Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/12

Europa do jetë e ndarë në 3 pjesë : " Evropa e re", "Evropa e vjetër" dhe "Evropa ortodokse".


           

 Shkruan Flori Bruqi


Inteligjenca amerikane ka deklasifikuar dokumentacionin e viti 1951, në të cilën analizon situatën në Shqipërinë komuniste dhe interesat e tre vendeve fqinje, Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Plani jugosllav kërkonte një nënshtrim të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë
Në kohën kur tre vende të Ballkanit Perëndimor kanë marrë iniciativën për krijimin e “Mini-Shengenit” të Ballkanit, ajo që e pret me padurim këtë projekt është Serbia. Pa një dalje në det dhe me zhgënjimin nga Bashkimi Europian, Serbia është bërë promotore bashkimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në formën e një “Mini-Shengeni” të Ballkanit, ku në qendër të këtij projekti do të jetë lëvizja e lirë e qytetarëve të këtij rajoni vetëm me Karta Identiteti. Por projekte të tilla, në formën e lëvizjes së lirë, nuk janë të panjohur për këtë rajon. Gjithmonë me iniciativë të Serbisë dhe e veshur me petkun e lëvizjes së lirë, ky projekt synon edhe një formë presioni ndaj Bashkimit Europian. Rritja e influencës së Serbisë në Shqipëri dhe përtej saj, ka sjellë në qendër të vëmendjes një dokument të deklasifikuar të agjencisë së inteligjencës amerikane (CIA), në të cilën zbuloheshin planet për një rivendosje të kontrollit të Jugosllavisë së atëhershme mbi Shqipërinë. Dokumenti është i tetorit 1951 dhe tregon konfliktin që ka Jugosllavia, Greqia dhe Italia për çështjen e Shqipërisë.

Raporti i CIA-s:

Rëndësia e Shqipërisë

Pavarësisht fakteve, perspektiva e një largimi të Enver Hoxhës nga pushteti në të ardhmen e afërt nuk është premtuese. Shqipëria, megjithatë, përbën një problem të një rëndësie primare në Lindjen e Afërme. Forcat detare të dislokuara në Ishullin e Sazanit dhe në një pjesë të Vlorës, për shembull, mund të kontrolloj rreptësishtë pragun e Adriatikut. Për Bashkimin Sovjetik, Shqipëria paraqet një bazë të avancuar, me zhvillime të qëndrueshme, por që mund të përdoret nga forcat ajrore sovjetike dhe ato detare në Mesdhe. Ishulli I Sazanit, në fakt, në fillim ishte një bazë e nëndetëseve italiane dhe për këtë ka pasur të dhëna se Sovjetikët mund të ndërtojnë një bazë të tillë në të ardhmen. Por për këtë nuk ka evidence të konfirmuara, që ky ishull të përdoret për qëllime të tilla. Në mënyrë të njëjtë nuk ka aspak evidence të tilla të cilat mund të tregojnë se sovjetikët mund të ndërtojnë një bazë ajrore, një bazë e cila do të fuqizonte fuqinë Sovjetike në Mesdhe.

Për shkak të pozicionit të saj strategjik në detin Adriatik, Shqipëria është një objekt shqetësues për fqinjët e tij dhe për interesat e tyre individuale , por që edhe në të tilla rrethana Shqipëria përbën një mundësi për konflikte por edhe bashkëpunim midis Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë.

Interesat e Italisë

Interesat e Italisë në Shqipëri kanë qenë gjithmonë të një natyre strategjike, me interesin primar për të ndaluar çdo fuqi të huaj që të dominojë në Adriatik, dhe në mënyrë indirekte të kontrollojë bregdetin e Adriatikut. Për këtë arsye, Italia mbështeti krijimin e shtetit të pavarur shqiptar në vitin 1912. Në vitin 1914, Itali pushtoi ishullin e Sazanit dhe trupat Italiane okupuan atë në vitin 1920, por me kohën u detyruarin që të largohen nga territori i okupuar, por qëndruan në Sazan duke lënë një bazë dhe fuqishme detare. Në vitin 1921, Konferenca e Ambasadorëve nënshkroi një marrëveshje duke i dhënë Italisë rolin e protektoratit mbi Shqipërinë. Influence e Italisë është manifestuar edhe në huat financiare, Italia menaxhon të gjitha ndërmarrjet e rëndësishme zhvillimore, dhe ata kanë trajnuar dhe pajisur forcat e armatosura. Në deklaratën saj zyrtare, Ministria e Jashtme e Italisë, ka bërë të qartë se kontinuiteti i pavarësisë territoriale të Shqipërisë përputhet me interesat e Italisë, por përpjekjet e Italisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, nuk kanë arritur ndonjë progres nën regjimin komunist. Në vitin 1939, Musolini bashkoi Shqipërinë dhe Italinë, në vitin 1940, lançoi pushtimin e Greqisë nga ky territor. Me nënshkrimin e Traktatit të Paqes me Italinë, në vitin 1947, kjo e fundit njohur pavarësinë e Shqipërisë, cedoi nga ishulli i Sazanit, dhe hoqi dorë nga të gjitha të drejtat e pronës private dhe publike, koncesionet, kërkesat në Shqipëri. Politika e Italisë në lidhje me Shqipërinë që në përfundim të luftës dhe nënshkrimin e Traktatit të Paqes ka vetëm dy qëllime kryesore: largimin nga kjo zonë e të gjitha fuqive të huaj të mëdha dhe vendosjen e influencës politike dhe ekonomike të Italisë në Shqipëri. Në këto rrethana, politika Italiane është e një rëndësie direkte për të ardhmen dhe Italia shpreson të rivendosë influencën e saj përmes grupeve të emigracionit shqiptar në Itali.

Italia është shumë e shqetësuar për prezencën Jugosllave në Shqipëri, sidomos për faktin se do të largojë regjimin e Enver Hoxhës në një të ardhme të afërt. Interesat strategjike në Shqipëri janë shumë t mëdha, dhe dëshira e saj është shmangë vendosjen e një fuqie të tretë në Shqipëri, pra është për një ruajtje të një status quo që do të mundësonte ruajtjen e interesave të Italisë. Në këtë mënyrë Itali është dyshuese edhe për rolin e Britanisë në këtë territor.

Interesat e ish Jugosllavisë

Jugosllavia dhe para saj Serbia dhe Mali i Zi, e kanë kundërshtuar gjithmonë pavarësinë e Shqipërisë. Gjatë dhe pas Lutëses së Parë Botërore, trupat Serbe pushtuan Veriun e Shqipërisë dhe nuk u larguan prej territorit që në vitin 1921. Në vitin 1926, Jugosllavia më në fund e pranoi kufijtë e Shqipërisë të vitit 1913. Deri në fillimin e viti e Luftës së Dytë Botërore, doMinimi Italian në Shqipëri ishte e mjaftueshme për të parandaluar Jugosllavinë nga ushtrimi i influencës në Shqipëri. Kjo situatë ndryshoi radikalisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Tito, nëpërmjet regjimit Komunist në Shqipëri, u mundua që të vendosë kontrollin mbi Lëvizjen Çlirimtare të Shqipërisë. Gjatë luftës, kontrolli i Titos pati ndikim të madh nëpërmjet emisarëve të cilët ishin të pranishëm në qendrat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe që na viti 1944-1945, Shqipëria ishte një kukull e Jugosllavisë. Në vitin 1948, Hoxha u largua nga orbita Jugosllave, për shkak të natyrës që mori politika e Kominformit e Titos. Që nga viti 1948, Tito ka përkrahur një politikë pavarësia ndaj Shqipërisë dhe ka dënuar kërkesat territorial greke dhe ka përkrahur propozimet e Greqisë për një ndarje të Shqipërisë midis saj dhe Jugosllavisë. Në muajt e fundit, propaganda Jugosllave ka për përgjegjëse Italinë se ka inkurajuar emigracioni shqiptar për krijimin e një Shqipëria etnike, e cila do të përfshinte brenda edhe provincën e Kosovës dhe Metohisë, dy vende të banuara nga Shqiptarë. Qëllimi aktual i Titos duket se ka të bëjë me synimin për krijimin e një vije anti-Staliniste, të një regjimi Pro-Tito në Shqipëria dhe kthim në statusin e viteve 1944-1948. Është shumë e dukshëm kjo dhe për këtë arsye u krijua edhe Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë në Jugosllavi, në Maj 1951.

Interesat e Greqisë në Shqipëri

Interesat e Greqisë në Shqipëri kanë të bëjnë me kërkesat e Greqisë për Epirin e Veriut, një zonë të cilën Greqia e ka pushtuar nga vitet 1912 deri në vitin 1916, territor të cilin ata e kanë kërkuar historikisht. Grekët e lidhin me të kaluarën etnike, ekonomike dhe strategjike. Grekët aktualisht janë të shqetësuar se Shqipëria shërben si një bazë për sulmet e Italisë ndaj Greqisë në vitin 1940 dhe në vitet e pas luftës për operacionet e guerileve grek. Edhe në këtë periudhë, Shqipëria është baza më e madhe nga e cila agjentët komunistë janë duke u infiltruar në Greqi. Greqia ndoshta ka një plan për të ndarë Shqipërinë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, si një zgjidhje ideale për këtë problem. Ata janë të shqetësuar për një doMinim të mundshëm të Jugosllavisë ose Italisë mbi këtë vend dhe ndoshta do të mundësojë pushtimin e Epirit të Veriut, në çdo moment apo iniciativë të gatishmërisë greke për të pushtuar Shqipërinë nga ana e Jugosllavisë. Për momentin, aleatët janë të shqetësuar për një mundësi dhe tentativë të Jugosllavisë dhe Italisë për një doMinim në Shqipëri. Nga ana e saj Greqia preferon më shumë që të ketë një ruajtje të status “quos”ë, për të paktën për kohën që regjimi i Enver Hoxhës nuk jep mbështetje të madhe ndaj guerileve grekë. Greqia, njësoj si Italia dhe Jugosllavia, është duke u përpjekur që të mundësojë aktivizimin e refugjatëve nga Shqipëria. Refugjatët në Greqi janë përgjithësisht nga Shqipëria e jugut dhe janë përqendruar në kufirin me Shqipërinë. Qeveria greke nuk i lejon ata që të emigrojnë ose të bëhen qytetarë të Greqisë. Disa nga ata që ndodhen në kamp në Janinë, janë raportuar të kenë formuar një njësi ushtarake, të cilat mund të përdoren në Shqipërinë e Jugut në rast të ndonjë zhvillimi





CIA dhe gjermanët planifikuan ndarjen e Jugosllavisë, ku mbeteshin Preshave dhe Kosova

Sekretari i CIA-s e kishte identifikuar si “konfidencial” dokumentin e shkruar në Mynih në vitin 1977, pas një takimi të agjentëve të CIA-s amerikane dhe shërbimit gjerman BND.

Plani parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe të mëdha. Njëri nën ndikimin gjerman dhe tjetri nën influencën e e SHBA. Dhe nëse shohim situatën aktuale, gjithçka ndodhi sipas këtij plani, thotë gazeta serbe, Kurir.

Dokumenti, i cili u publikua për herë të parë nga britanikja Telegraph, tregon se CIA dhe BND diskutuan ndarjen e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë në tri koloni apo zona të influencës.

Sipas këtij dokumenti, Fuqitë e Mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë si më poshtë:

Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, Bosnja veriore dhe perëndimore do të ishin pjesë e zonës gjermane të influencës, ndërsa Dalmacia, Mali i Zi, Kosova, pjesa e Rashkës, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia do të ishin direkt nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara.

Vojvodina do të vendosej nën autoritetin e Hungarisë. Serbia si shtet i pavarur do kishte territoret e sotme, por pa Kosovën dhe të gjithë pjesën jugore të Serbisë, ndërsa Vojvodina do të ishte protektorat hungarez.

CIA kishte planifikuar të copëtonte Jugosllavinë në fillim të viteve 70, 10 vjet para vdekjes së liderit jugosllav Josip Broz Tito.

Nga viti i kaluar, dokumentet e vjetra të CIA-s janë deklasifikuar dhe planet e hershme dhe tani janë të hapura për publikun, por edhe për historianët dhe gazetarët.

Europa do jetë e ndarë në 3 pjesë :
" Evropa e re", "Evropa e vjetër" dhe
 "Evropa ortodokse".

Agjencia e inteligjencës amerikane, CIA dhe agjencia Stratfor, parashikojnë ndryshime të mëdha në Evropë deri në vitin 2020.

Sipas këtij shkrimi, parashikim i CIA thotë se Europa deri në vitin 2020 do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e sotme. Europa do jetë e ndarë në tri pjesë - Evropa "e re", "e vjetër" dhe "ortodokse".


"Evropa e vjetër"


CIA parashikon se blloku perëndimor, ose "Evropa e vjetër" do të përbëhet nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda.


"Evropa e Re"


"Evropa e Re" do të përfshijë Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë, Kroacinë, me çfarë këto vende, dikur anëtare të Paktit të Varshavës, tani do të jenë mbështetësit kryesorë ushtarakë të SHBA-së në Evropë.


Në të njëjtën kohë, agjencia Stratfor parashikon ndryshime të mëdha - forcimin e Polonisë dhe Rumanisë përmes partneritetit strategjik me SHBA, rritja e Turqisë si një fuqi rajonale, me dobësimin e ndikimit gjerman.


Këtij grupi do t'i përkisnin edhe Bosnja dhe Shqipëria.


Zona katolike evropiane  &Zona  ortodokse europiane


Sipas CIA-s, në zonën ‘katolike’ të vendeve të Evropës Lindore do të ishin nën patronazhin e SHBA-së, ndërsa Shqipëria dhe Kosova, edhe pse CIA i prezanton dhe paraqet krejtësisht të ndara nga këto venden, do të ishin pjesë e "zonës ortodokse europiane" .
Kjo është arsyeja pse Kosova vlen shumë më shumë se Serbia



Pse  Kosova është e rëndësishme për amerikanët, britanikët dhe francezët. 


Nga 14 gushti i vitit 2000, UNMIK-u mori përsipër menaxhimin e “Trepçës” në Kosovë e cila punonte e ndarë në dy pjesë në very dhe jug.


Derisa në Serbi ka rezerva të qymyrit vetëm për 35 vitet e ardhshme, Kosova me pasuritë e saj ka për të kaluar 16 shekuj më shumë. Në qoftë se ne e dimë se ekspertët amerikanë vlerësojnë se rezervat e qymyrit në Kosovë janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë nuk është çudi pse kjo zonë është kompani shumë interesante multinacionale për të cilën po zhvillohet një betejë e fortë për shfrytëzimin e saj.



“Pasuria magjike” e Kosovës
 prej 500 miliardë dollarësh


Tema e “pasurive magjike” të Kosovës filloi rreth një dekadë më parë. Sipas të dhënave për burimet natyrore Kosova ka një sasi të madhe të kromit (20 për qind të përmbajtjes totale të kromit në botë), e nikel, zink, magnez, bakër, zhivë, argjend, ari, metalet bismuthi dhe të tjera të rralla. Vlerësohet se rezervat e Kosovës për thëngjillin, gazin natyror dhe metalet janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë.


Ky vlerësim më vonë konfirmoi nga CIA në një nga raportet e saj, e cila deklaroi se, sipas standardeve ndërkombëtare, Kosova është me vlerë dy herë më të madhe se Serbisë, dhe se kjo krahinë është me vlerë pesëqind miliardë dollarë, ndërsa Serbia me Vojvodinën pa Kosovës e ka vlerën rreth dyqind miliardë dollarë. Sipas vlerësimeve nga UNMIK-u, minierat e Kosovës do të jenë shumë atraktive për shumë kompani minierare në botë.


Sipas këtyre vlerësimeve, lokacionet Belo Brdo, Crnac, Stari Trg, Hajvali dhe Novo Brdo ka një total prej rreth 21.5 milion ton të plumbit mineral që përmban, zink dhe argjend në sasi ekonomikisht të qëndrueshme për shfrytëzim. Përveç kësaj, afërsisht ka edhe rreth 1.7 milion ton boksit (me potencial shtesë 4-5000000), kompleksi “Feronikël” me rreth 14 milionë ton mineral që përmban rreth 1.3 për qind nikel dhe 0.07 për qind kobalt, pastaj magnezit nga Strezovci (2.8 milion ton) dhe Goleshi (1.7 milion ton).




Mineralet e rralla për teknologji të lartë

Rezervat e linjitit u vlerësuan në 8.3 miliardë ton me dhjetë miliardë më shumë rezerva potenciale, të cilat duhet të shqyrtohen më tej. Në “betejën” supreme të minierave të Kosovës janë mineralet e rralla, kryesisht indium, kadmium, germanium, tallium dhe galium. Këto minerale të rralla përdoren në industrinë e teknologjisë së lartë, prandaj shumë besojnë se këto potenciale janë objektivi kryesor i kompanive “të bardha”.

Avionët e veçantë kërkojnë ar, nikel dhe krom


Komisioni i Pavarur i Kosovës për Miniera dhe Minerale (ICMM) paraqiti rezultatet e para të hulumtimeve gjeofizike ajrore në Kosovë.



 Kosova ka një shkallë shumë të lartë në fushat e metaleve dhe mineraleve.

 Veçanërisht rezerva të mëdha prej ari, nikeli dhe kromi gjenden nën sipërfaqen e Kosovës. Më e madhe se ajo që ishte menduar. Por gjithashtu alumini, bakëri, mineral hekuri dhe rezerva të plumbit dhe zinkut. Hulumtimi filloi në shtator 2006.


Një avion me fluturim të ulët i projektuar posaçërisht ka mbledhur të dhëna gjeofizike në të gjithë Kosovën duke përfshirë fushat magnetike, elektromagnetike dhe radiometrinë gama. Hulumtimi u krye nga Aftësia e Përbashkët e Gjeoshkencës në Aeroplan, e përbërë nga ekspertë nga Finlanda dhe Britania e Madhe.


Beteja gjermano – amerikane për Kosovën dhe Kombinatin XM"Trepça" …

Edhe pse veriu nuk është sector i menaxhuar nga Kosova, aty pra në very të Kosovës është KFOR-i amerikanë dhe gjermanë. Në emër të Amerikës, për Trepçën luftoi ambasadori i këtij vendi në Prishtinë Christopher Dell, kurse për Gjermaninë ka lobuar personalisht Kancelarja Merkel, e cila ka kërkuar nga Serbia që të heqë dorë nga provincat në very dhe të njohin Kosovën e pavarur. Kush do të fitojë në këtë lojë nuk është ende e njohur: duke gjykuar nga njoftimet se amerikanët do të tërhiqet nga Kosova, Trepça duhet ti takoj një kompanie gjermane-franceze, megjithatë, ka njoftime se amerikanët do të largohen vetëm nga Bondsteeli, duke u lëshuar vendim turqëve dhe në anën tjetër duke rritur praninë amerikane dhe ndërtimin e një baze ushtarake në kodrat përbri Leposaviqit, ku ata do të mbajnë nën vëzhgim burimet minerare në këtë pjesë.


Por këto i ka hedhur poshtë komandanti i forcave amerikane në kuadër të KFOR-it, nënkolonel Xhefri Leyten i cili tha se trupat amerikane nuk do të tërhiqet në mënyrë të shpejtë nga Kosova. Aktualisht, 1,477 trupa amerikane në KFOR synojnë kryesisht të mbrojnë bizneset e Uashingtonit dhe interesat ushtarake në rajon. Zyrtarisht, Trepca ende punon, por askush nuk e di saktësisht se si dhe sa. Vetëm kur është kapur kohët e fundit një kamionë në Vushtri ku Euro-gropë nga Rashka transportonte koncentratin e plumb-zinkut të Leposaviqit në Zvicër, ata zbuluan se pjesa e Trepçës që kontrollohet nga Serbia po u përpunoka pjesërisht një grimë e këtyre metaleve për eksport. Sipas informatave jozyrtare, i njëjti koncentrat u eksportua në Bullgari dhe Mal të Zi (Porti Bar), dhe prej aty në disa vende të tjera.


Kapacitetet e minierës të reduktuara deri në stabilizimin

Të huajt duan që së pari të stabilizohet situata në veri të Kosovës, të vendosën kufij të fortë me Serbinë për të siguruar funksionimin e kalimeve kufitare. Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është duke bërë përpjekje për tija shitur Trepçën Princit Michael të Kentit, po marrë në konsideratë faktin se Serbia ka investuar miliarda dollarë. Para Luftës së Dytë Botërore, britanikët e kanë menaxhuar Trepën por nuk dihet pse u tërhoqën më vonë nga një përfitim kaq i madh.


Në Prishtinë nuk e fshehin faktin se Trepça dhe minierat e saj (Old Square, Belo Brdo, Crnac, Koporiće), diga, rezervuari dhe Hidrocentralet Ujmanit afër Zubin Potokut, nënstacioni Valaçit afër Zveçanit … e gjithë kjo pronë i takon shtetit të Kosovës dhe duan të shesin për të mbushur arkat bosh, por edhe të “paguajnë” Madeleine Albright, Wesley Clark, Christopher Dell, William Walker dhe të tjerët që tani po dalin si pronarët ose përfaqësuesit e kompanive të mëdha që duan të blejnë objektet më të mëdha të energjisë në Kosovë.



*****



Wesley Clark, ish-komandanti i NATO-së që kishte udhëhequr operacionin e bombardimeve ndaj caqeve serbe gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se ‘Serbia duhet të drejtohet kah Perëndimi’.
Ai ka thënë se po ashtu, është në të mirën e Serbisë që të punojë për anëtarësim në NATO.



“E kuptoj se nuk është e lehtë për Serbinë por kjo do të ishte në interesin e saj, të kthehet kah Perëndimi.


Integrimi në Perëndim do t’i sjelltë Serbisë një stabilitet më të madh ekonomik, politik e diplomatik.



Serbia është e njohur që i ka dhënë shumë shkencës, duke filluar me Nikola Teslën.


Perëndimi dëshiron sa më shumë njerëz të tillë”, ka thënë Clark, në një intervistë që e transmetojnë mediat serbe.


Clark ka thënë se ‘mirëkupton hezitimin e opinionit në Serbi lidhur me NATO-në”, por se ‘bashkëpunimi dhe anëtarësimi në NATO do t’i sjellte shumë përfitime Serbisë’.


Ndryshe, gjenerali Clark ka udhëhequr operacionin e NATO-së kundër forcave serbe në Kosovë.




Featured image of article: Ish-shefi i CIA-s: Kosova e Serbia mos t’i lënë problemet në dorë të Amerikës dhe Brukselit, të ulen vetë në bisedime

 Ish-drejtori i CIA-s, për Ballkanin, Steven Meyer, në një intervistë për telegrafin serb, ka thënë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë së Madhe e as kundër Serbisë së Madhe, e cila do ta përfshinte pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë intervistë Meyer, ka paraqitur vizionin e tij për Ballkanin modern, Evropën dhe botën.


Duke u bazuar në përvojën e tij, Meyer, ka thënë se politikanët amerikanë dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk i kuptojnë problemet e vërteta të Ballkanit.


“Kjo ishte veçanërisht e qartë gjatë luftërave të viteve 1990, kur Qeveria amerikane, Departamenti i Shtetit dhe administrata e Clintonit vendosën se çfarë do të ishte e ardhmja politike e Ballkanit. Gjëja më e rëndësishme që administrata ka humbur, dhe shumë prej nesh në CIA e kanë ndjerë këtë, është thellësia dhe rëndësia e dimensioneve etnike. Sa e rëndësishme është origjina etnike, sa e rëndësishme është lidhja me njerëzit. Gjatë 20 viteve të fundit, kam thënë vazhdimisht dhe kam shkruar se nuk është e mundur në këtë kohë në kohë për të ndërtuar shtete ndëretnike dhe multietnike. Kjo do të vijë në të ardhmen, por tani shtetet që ekzistojnë në këtë rajon duhet të jenë monoetnike – komunitetet e vetëm një kombi. Për shkak të kësaj, Bosnja nuk punon, prandaj Kosova është në kaos dhe vështirësi, kështu që Maqedonia ka probleme të mëdha”, u shpreh Meyer në këtë intervistë, transmeton lajmi.net.


I pyetur në lidhje me Kosovën dhe dialogun, i cili tash e ca muaj është bllokuar, Meyer ka thënë se vet Kosova e Serbia duhet t’i zgjidhin problemet e tyre e jo t’ia lënë Amerikës apo Brukselit. Sipas tij, që të dyja shtetet duhet ta dinë se çfarë duan e jo t’i lënë të tjerët të bëjnë një zgjedhje për ta.


Sipas Meyer, edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Pavarësinë e Kosovës, nuk ishte një konfirmim i pavarësisë së Kosovës, por që ishte një opinion këshillues.


“Vendimi i gjykatës ishte këshillëdhënës, nuk u transponua në ligj. Ajo që ata thanë ishte se ata nuk gjetën ndonjë arsye, asnjë arsye ligjore përse Kosova nuk mund të deklarojë pavarësinë. Nuk ishte një konfirmim i pavarësisë së Kosovës, por ishte një opinion këshillues. Ju përmendët OKB-në dhe Rezolutën 1244, të gjithë e injorojnë Rezolutën 1244, dhe në atë rezolutë ka udhëzime shumë specifike. Sidomos ato që i japin Serbisë të drejta të caktuara në Kosovë. Të ketë atje policinë dhe të ketë një ushtri atje në bashkëpunim me KFOR-in. Ndiqeshin shumë masa të këqija kalimtare. Siç thashë, 1244 dhe gjithë koncepti i së drejtës ndërkombëtare do të thotë që, në rast se e merrni provincën dhe kur ajo është e ndarë nga shteti, kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj mendoj se duhet të kthehemi në një numër të këtyre dokumenteve dhe marrëveshjeve që njerëzit i kanë harruar, sidomos në Uashington”, u shpreh Meyer.


Sa i përket dialogut, ish-drejtori i CIA-s ka thënë se zgjidhja për Kosovën nuk do të jetë në Uashington, Moskë apo Bruksel, por do të jetë në Prishtinë e Beograd dhe në këtë mënyrë, politikanët e Kosovës se Serbisë, sipas Meyer-it, duhet të jenë të fort dhe të guximshëm për t’u takuar.


Ai po ashtu ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, për vendosjen e taksës, pasi që siç u shpreh Meyer, taksa po e bllokon tërë procesin.


“Zgjidhja për çështjen e Kosovës nuk do të jetë në Uashington, nuk do të jetë në Moskë apo në Bruksel. Kjo do të ndodhë në Prishtinë dhe Beograd. Udhëheqja e këtyre shteteve duhet të jetë e arsyeshme, por e fortë, e guximshme dhe për t’u takuar. Haradinaj ka kërkesa që janë të paarsyeshme, me ndalimin e lirimit të diplomatëve serbë dhe zyrtarëve serbë në Kosovë dhe me taksën 100 për qind. Ai duhet të kuptojë se kjo po bllokon marrëveshjen nëpërmjet negociatave. Ata duhet të jenë shumë serioze në bisedat e tyre të ndërsjella. Si Beogradi dhe Prishtina duan të thonë “le të shohim se çfarë dëshiron Uashingtoni” ose “le të shohim se çfarë dëshiron Brukseli”. Injoroni të gjithë këtë dhe vendosni se çfarë doni dhe filloni të flisni”, deklaroi Meyer.


Sa i përket demarkacionit apo ndryshimit të kufijve, se Lugina e Preshevës duhet të merret në konsideratë dhe se “Republika Srbska” të merrej parasysh.



“Unë nuk e di se sa ideja e demarkacionit do të jetë në qeverinë amerikane, por kur unë i këshilloj qeveritë këtu, do të thosha se po rrëmbehet, po merr dhe punon me të. Përdoreni këtë për të shkuar përpara. Po, mendoj se do të ishte shumë inteligjente, për shembull për serbët, se në fund, pas dy vitesh negociata, ata thonë – ne marrim çdo gjë në veri të Ibrit, ju merrni të gjithë në jug. Ne kemi marrëveshje të veçantë për komunitetet dhe monumentet historike dhe vendet e shenjta në Kosovë. Por, gjithashtu, Lugina e Preshevës duhet të merret në konsideratë dhe duhet të merret parasysh “Republika Srpska”. Mendoj se një nga arsyet pse Beogradi nuk kërkon përfshirjen e Republika Srpska në Serbi është se Uashingtoni nuk do ta pëlqente këtë. Vuçiç dhe të tjerë thonë se Uashingtoni nuk do ta pëlqente këtë. Nuk ka rëndësi për Uashingtonin, bini dakord për atë që dëshironi dhe cili është interesi juaj”, u shpreh Meyer.


Sa i përket idesë për një “Dayton 2”, Meyer ka thënë se ideja e një konference do të ishte e mirë, por jo edhe “Dayton 2”.


Kjo sipas tij, do të thotë se nëse ka “Dayton 2”, Amerika përsëri do të jetë prezent në Kosovë e Serbi dhe për këtë duhet vet Kosova e Serbia ta zgjidhin çështjen e tyre.


“Ideja e konferencës është e mirë, por jo “Dayton 2”. Sepse, Dayton 2 do të thotë se Amerika është atje. Siç thashë më parë, duhet të jetë pa Moskën, Brukselin dhe Uashingtonin. Në veçanti Prishtinën dhe Beogradin, por edhe Shkupin dhe Zagrebin nëse dëshirojnë të marrin pjesë. Ata duhet t’i tregojnë Uashingtonit, Moskës dhe Brukselit që të mos ndërhyjnë. Ky është problemi ynë dhe ne do ta rregullojmë atë. Nuk duhet të jetë në Dayton, sepse tingëllon sikur Amerika po shtyn. Duhet të jetë në një vend neutral, si për shembull Algjeria 1 ose Bukureshti 1, apo diçka e tillë”


Në lidhje me çështjen e “Shqipërisë së Madhe”, Meyer ka thënë se Serbia nuk duhet të shqetësohet, pasi që nëse do të bëhej “Shqipëria e Madhe”, do të bëhet edhe “Serbia e Madhe”.


“Pozicioni im për këtë ka qenë gjithmonë: Pse Shqipëria shqetësohet për Serbinë? Si mund të dëmtojë Serbinë? Serbia është shumë më e fortë, shumë më e fuqishme, më e rëndësishme, ka një ekonomi më të mirë. Nuk e dëmton fare Serbinë. Mund të jetë edhe një avantazh nëse Serbia thotë: “OK, ne mbështesim një Shqipëri të madhe, por gjithashtu duhet të përkrahni një Serbi të madhe”. Në vend që të thoni se keni frikë nga Shqipëria e madhe. Edhe çfarë? Si është e rëndësishme? Nuk ka të bëjë fare me Serbinë. Mund të ndihmojë edhe Serbinë”, ka thënë Meyer.


Kujtojmë se Meyer ishte ndihmës drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-së (CIA), për Ballkanin gjatë luftës në Bosnje, një njeri që punoi si menaxher i lartë dhe analist i specializuar në politikën evropiane dhe ruse.


Meyer është i njohur për publikun serb për qëndrime të pazakonta për një çështje me rëndësi kombëtare, veçanërisht nëse konsiderohet se kulmin e karrierës së tij ishte në kohën e konflikteve të forta midis Serbisë dhe Perëndimit, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara.


Prishtinë,12.12.2019.

LVV dhe LDK i ndajnë ministritë, ja cilat i mori Albin Kurti e cilat Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa

VV dhe LDK i ndajnë ministritë, ja cilat i mori Kurti e cilat Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një procesi të gjatë bisedimesh, janë marrë vesh për mënyrën sipas së cilës do t’i ndajnë ministritë në koalicionin e ardhshëm qeveritar. 

Dy partitë që nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dolën fituese dhe që paraprakisht, në një proces shumë më të shpejtë e me më pak telashe qenë marrë vesh për programin, kanë arritur që t’i ndajnë edhe pozitat qeverisëse.

Megjithëse, pas dështimit të takimeve të fundit, në media kishte dalë lajmi se heshtat mes LVV dhe LDK ishin thyer në kërkesat e kësaj të fundit për postin e presidentit dhe Ministrinë e Brendshme, të dyja janë akomoduar brenda dakordësimit. 


LVV : 


 Ministria e Financave e Kosovës  

Ministria e Jashtme e Kosovës 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës

Ministria e Drejtësisë e Kosovës 

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës 

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës


LDK :

 Ministria e Brendshme e Kosovës 

 Ministria e Mbrojtjes  e Kosovës 

 Ministria e Infrastrukturës  e Kosovës 

 Ministria e Zhvillimit Ekonomik  e Kosovës 

 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  e Kosovës 


 Siç ka ndodhur zakonisht në marrëveshjet për bërjen e qeverive në Kosovë, Ministria e Kthimit i takon minoritetit serb, ndërsa habitshëm – edhe sepse LDK e kishte udhëhequr dikur këtë ministri, edhe për faktin se VV-ja e ka pasur pjesë të narrativit të saj politik gjatë kohë – është vendosur që Ministria e Kulturës t’i takojë minoriteteve tjera. 

Dakordësimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është arritur edhe për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila atë do t’ia besojë Prof.Dr. Vjosa Osmanit. 

Dhe, megjithëse ishte çështja më e diskutuar dhe një prej arsyeve që herë njëra e herë tjetra palë paralajmëronte se mund ta prishte krejt marrëveshjen, për postin e presidentit të dy partitë janë marrë vesh që të merren vesh pas një viti. 

Kjo marrëveshje i çel rrugë finalizimit të bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverinë e ardhshme, si dhe lehtëson seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidenti  i Kosovës zt. Hashim Thaçi më 24 dhjetor 2019.

Flori Bruqi

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Bullgarisë deklaroi se gjuha maqedonase nuk ekziston, dhe se ajo është një normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare, dhe se qëndrimi maqedonas për këtë çështje është i rremë.


Akademia bullgare e shkencave kundërshton Kartën që e miratoi ASHAM për gjuhën maqedonase

Po ashtu, akademia pohon se “pretendimi se ekziston një gjuhë maqedonase prish marrëdhëniet midis dy vendeve”.


Akademikët bullgarë e vlerësuan gjuhën maqedonase si të rreme pas miratimit të Kartës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve për gjuhën maqedonase, më 3 dhjetor 2019.



“Një dokument nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ka ngritur kundërshtime serioze shkencore. Pozicioni maqedonas është i rremë “, thuhet në një deklaratë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bullgarisë.


Qëndrimi i akademikëve bullgarë është në pajtim me deklaratën e miratuar nga qeveria bullgare më 9 tetor, e ndjekur nga parlamenti, i cili thotë se “dokumentet e Bashkimit Evropian nuk duhet të përmendin gjuhën maqedonase”.


Një takim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë më 3 dhjetor të këtij viti miratoi “Kartën e gjuhës maqedonase”, e cila përmban, siç thuhet, fakte të njohura shkencërisht për gjuhën maqedonase.


Përndryshe, më 1 gusht 2017, Bullgaria dhe Maqedonia Veriore nënshkruan një marrëveshje miqësie që parashikon gjithashtu zgjidhjen e çështjeve të historisë së përbashkët.


Puna e Komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike merret me libra shkollorë të historisë në shkollat fillore dhe të mesme në të dy vendet, si dhe me përkujtimin e personaliteteve të përbashkëta gjatë gjithë historisë.


Karta për gjuhën maqedonase që e miratoi ASHAM përmban pozicione të pasakta dhe të papranueshme, të cilat i dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, ceket në reagimin e Akademisë bullgare të shkencave (ABSH).

“Më 3 dhjetor 2019, Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe arteve të Maqedonisë së veriut (ASHAM) miratoi “Kartën për gjuhën maqedonase”. në të janë konstruuar argumente historike dhe gjuhësore për mbrojtjen e gjuhës zyrtare letrare në Republikën e Maqedonisë së Veriut si gjuhë e posaçme e pavarur me vazhdimësi dhe gjenealogji, e cila në Shkup është quajtur ‘maqedonase’”, ceket në reagimin e ABSH-së.

ABSH  bullgare thekson se dokumenti ka shkaktuar “shumë vërejtje serioze shkencore”, për ç’arsye është shqyrtuar nga ana e kryesisë së ABSH-së, pasi që rreth tij u deklaruan edhe Instituti për gjuhë bullgare, Qendra shkencore cirilo-metodiste dhe Instituti për hulumtime historike pranë Akademisë.

“Në mbledhjen e vet të 11 dhjetorit 2019, Kuvendi i akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë (të ABSH-së) i shqyrtoi kartën e ASHAM-it dhe qëndrimet e institucioneve. Anëtarët e kuvendit paraqitën qëndrime unanime në mbrojtje të të vërtetave dhe fakteve shkencore lidhur me prejardhjen, historinë dhe karakterin e gjuhës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët në Kartën e cekur ishin paraqitur në mënyrë të parregullt dhe me zëvendësim të terminologjisë shkencore. ABSH dhe Kuvendi konsiderojnë se qëndrimi i Akademisë së Maqedonisë së Veriut i paraqitur në dokument është i pasaktë dhe i papranueshëm dhe i dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. Në atë kuptim, qëndrimi i ABSH-së mbetet unanim dhe i pandryshueshëm – gjuha zyrtare në RMV është standard i shkruar-rajonal i gjuhës bullgare. Kuvendi do të fokusohet në këtë fakt shkencor me një sërë ngjarjesh që do të marrin mbulim të gjerë publik dhe medial jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë”, ceket në reagimin e Akademisë bullgare.

Duke vlerësuar se “faktet kërkojnë vëmendje të posaçme”, ABSH paralajmëron se për qëndrimet e veta zyrtarisht do t’i njoftojë Kuvendin nacional të Bullgarisë dhe institucionet më të larta shtetërore. .


FLORI BRUQI

David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington thotë se historia e Evropës është një histori e ndryshimit të kufijve.

Rezultate imazhesh për david kanin

Një ekspert i çështjeve të Ballkanit, ish-analist i lartë i CIA-s për rajonin dhe Evropën, thotë se patologjia e perëndimit për çdo zhvendosje territori e cungon diskutimin për Kosovën dhe Serbinë. David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington thotë se historia e Evropës është një histori e ndryshimit të kufijve. Por në këndvështrimin e tij, debati i rihapur për këtë temë është dytësor dhe çështja më e rëndësishme është ajo e sovraniteti të Kosovës, që do të mbetet e hapur përsa kohë nuk njihet nga Serbia dhe nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj.

Ai e shpreh hapur mundësinë e një konflikti në Ballkan që mund të sjellë zgjidhje të përhershme. “Por mendoj se përsa kohë të ekzistojë në rajon statusi i imponuar nga perëndimi, i imponuar nga jashtë, presioni do të vazhdojë të shtohet. Do të vijë një ditë kur luftërat e viteve 1990, do të mbeten mjaftueshëm larg në të shkuarën, saqë dikush do të arrijë në përfundimin se nuk janë më të shqetësuar për dëmin e shkaktuar, njerëzit do të harrojnë për dëmin, një brez i ri do të vijë dhe do të ketë luftime prapë, unë mendoj se ka gjasa që kjo të ndodhë”, thotë ai.

Kanin shprehet se sipas mendimit të tij status-quoja në Ballkan do të ndryshojë përsëri, duke e parë konfliktin si mundësi për zgjidhje të përhershme.

Zoti Kanin, ju jeni mes ekspertëve që e njohin rajonin që e kanë ndjekur me vëmendje diskutimin e rihapur për shkëmbim territori, ndryshim kufijsh, apo ndarje mes Kosovës dhe Serbisë. Por mendoj se ju jeni ndoshta i vetmi që keni shprehur shqetësim se kjo përbën një kërcënim për statusin e Kosovës. Pse?

David Kanin: Unë nuk mendoj se ky diskutim kërcënon statusin e Kosovës. Statusi i Kosovës ishte i kërcënuar që në fillim. Konteksti është sovraniteti i cunguar i Kosovës. Nuk është një shtet i njohur universalisht. Nuk ka rëndësi sesa vende e njohin, pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin dhe sigurisht edhe Serbia, Rusia dhe Kina. Çështja është statusi i kontestuar i Kosovës. Diskutimi i tanishëm për ndarjen sado i zhurmshëm merret me çështjen dytësore se cili (vend) merr cilin territor. Pyetja për sovranitetin e Kosovës është çështja kryesore dhe do të mbetet e hapur përsa kohë nuk njihet nga Serbia dhe nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin dhe unë nuk shoh shenja se kjo do të ndryshojë. I gjithë ky diskutim nuk ka lidhje me këtë.

Shkëmbimi i territoreve mund të ndodhë midis dy shteteve sovrane. A nënkupton kjo që Serbia duhet ta njohë Kosovën më parë? Si mund të hyjë Serbia në diskutim me një territor që sipas saj nuk është shtet?

Jo, nuk është e thënë. Pjesë e diskutimeve ka qenë mundësia që Kosova të marrë një vend në Kombet e Bashkuara, domethënë që të mos njihet zyrtarisht (nga Serbia). Kjo do të bënte të mundur që Serbia të shmangte njohjen de jure të Kosovës. Shumë akademikë dhe diplomatë perëndimorë do të ishin të kënaqur me anëtarësimin në OKB, duke menduar se vendi në OKB do të thoshte njohje e pavarësisë. Jo, nuk do të thotë këtë. Kosova do të ishte në OKB dhe një shkëmbim territori mund të ndodhte – dhe e përsëris që kjo është teorike dhe nuk besoj se do të ndodhë – por Kosova do të kishte diçka më pak sesa status të plotë. Taivani kishte një vend në OKB dhe në Këshillin e Sigurimit për dekada, derisa balanca e pushtetit ndryshoi dhe tani Kina është në OKB dhe Taivani jo. Kosova nuk është Taivan, është një kontekst tjetër, por ngjashmëria mes dy situatave do të ishte se Kosova nuk do të kishte sovranitet, do të kishte vetëm një vend në OKB, që është shumë më pak. Kjo ka qenë pjesë e diskutimeve. Sipas pikëpamjes sime, nëse Kosova pranon që në fillim më pak sesa sovranitet të plotë, si pjesë e marrëveshjes fillestare, atëherë e ka humbur lojën.

Çfarë mendoni për idenë në vetvete?

Ndarjen?

Njerëzit po e quajnë shkëmbim territori, ndryshim kufiri. Nuk e di nëse mund të quhet ndarje nëse palët bien dakord…

Çdo shkëmbim territori dhe lëvizje popullate – dhe të dyja këto do të ndodhnin me këtë ide – sido që t’ia vësh emrin, do të ishte sakrilegj në sytë e institucioneve perëndimore, diplomatëve OJQ-ve, akademikëve dhe intelektualëve publikë, që kanë një farë besnikërie patologjike ndaj demokracive laike, shumëetnike, të integruara, si rruga e vetme për të ecur përpara, rruga evropiane. Angela Merkel tha përsëri se kufijtë në Ballkan nuk do të ndryshojnë. Historia evropiane është një histori e ndryshimit të kufijve dhe lëvizje popullsish. Kjo nuk ka ndaluar. Çdo ndryshim i Jugosllavisë që kur Jugosllavia u shpërbë ka qenë për ndryshim kufijsh lëvizje njerëzish, disa të mbështetura nga perëndimi dhe disa të kundërshtuara.

Ajo që po them është se elitat perëndimore që pretendojnë se dominojnë rajonin, vazhdojnë t’u thonë njerëzve në rajon se nuk ka alternativë përveç demokracive shumëetnike, laike të integruara. Çdo zhvendosje territori që do të sillte lëvizje njerëzish dhe njohje e çdo gjëje mbi baza etnike është sakrilegj, sulmohet si ide, gjithkush thotë që është e tmerrshme, se nuk mund të ndodhë. Pra është diçka që ka të bëjë me politikat e perëndimit dhe ndjesisë së tij të privilegjit në rajon, pasigurive të veta për problemet e veta dhe modelet e veta dhe mendoj se patologjia për këtë nocion, e cungon diskutimin, do të thotë që nuk lejohesh t’i shqyrtosh këto lloj idesh. Dhe është kjo mungesë e shqyrtimit të mundësisë për ndryshim që do të ishin të ngjashme me ndryshimet që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në Evropë, lënia e të gjitha atyre jashtë, që e ndryshon drejtimin e diskutimit dhe bën që të mos jetë shumë i vërtetë sipas mendimit tim dhe sjell si rezultat mungesë zgjidhjeje, e lë pezull statusin aktual dhe mendoj se do të vijë dita kur të ketë një raund të ri luftimesh, qoftë në Maqedoni, Bosnje, Kosovë, do të ketë raunde të reja vështirësish, pjesërisht sepse shqyrtimi i mundësive të tjera përveç atyre që lejohen nga institucionet perëndimore nuk lejohen.

Pra ju mendoni se kundërshtimi nga Perëndimi ia ndryshon drejtimin diskutimit?

Mendoj që ia ndryshon drejtimin dhe e frenon diskutimin, e mban rajonin në pozita varësie. “Nuk janë gati për këtë apo atë”. Kjo e gjitha presupozon se të huajt i lejojnë vetes të drejtën që t’u thonë njerëzve në rajon se ç’të bëjnë. E bllokon diskutimin.

Ju sa folët për pozicionin e Kancelares Merkel, pozicionin e Bashkimit Evropian, por pozicioni i Shteteve të Bashkuara ka qenë më pak i qartë. Më parë ishte thënë se nuk do të kishte ndryshim kufijsh dhe shkëmbim territoresh ndërsa tani thuhet se palët duhet të jenë elastike dhe zgjidhja duhet të vijë prej tyre. Por nuk ka qëndrim të prerë pro ose kundër. A është kjo një çarje mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara?

Së pari desha të them, meqë kam punuar për qeverinë se mendimet që po shpreh janë të miat, jo të qeverisë. Jam i kënaqur që shoh një mungesë qartësie në pozicionin e Shteteve të Bashkuara, sepse ka hapur shumë gjëra për diskutim. Mendoj se saktësia e rreme e këndvështrimit tradicional perëndimor dhe i këndvështrimit që ende ka Evropa, i ndrydh shumë gjërat. Ideja e shkëmbimit të territoreve, lëvizjes së popullatave, ka qenë që në fillim mbi tryezë.

Privatisht, njerëzit flasin për këtë në rajon gjithë kohës, ky diskutim nuk ka ndalur kurrë. Pyetja për qëndrimin e Amerikës, i ka hequr kapakun këtij diskutimi dhe tani po bëhet hapur dhe kjo është diçka e mirë. Nuk do të thotë se do të sjellë këmbim territoresh ose ndarje, ose çfarëdo që do ta quash. Unë nuk besoj se do të ketë zgjidhje, diplomatike apo të ndonjë lloji tjetër, për një kohë të gjatë në rajon.

Mendoj se kjo gjendje do të vazhdojë për një kohë të gjatë, derisa disa aspekte të kontekstit të lëvizin, përsa u takon fuqive të jashtme dhe vendasve. Por mendoj se mungesa e qartësisë në pozicionin amerikan nuk është gjë edhe aq e keqe, duke pasur parasysh problemet në rajon dhe dëmin që është bërë nga kufizimi që perëndimi ka imponuar për një kohë kaq të gjatë. Është diçka konstruktive.

Kur thoni mungesë qartësie, a keni parasysh mungesën e shprehjes së një qëndrimi publikisht, apo mungesë e një politike koherente, sepse ka nga ata që mund të thonë që mungesa e një politike koherente amerikane do të ishte problematike.

Nuk jam i sigurt nëse ka një politikë koherente amerikane (për këtë çështje). Unë nuk shoh që të ketë. Kjo nuk me shqetëson edhe aq shumë. Gjithmonë flasim se çfarë mendon perëndimi, cila është politika perëndimore, nëse popujt e Ballkanit Perëndimor do të hyjnë në Bashkimin Evropian ose jo, nëse amerikanët kanë një politikë apo jo.

Unë mendoj se sa më shumë vendasit t’i marrin çështjet në dyert e tyre, aq më mirë është, çfarëdo që të ndodhë. Unë mendoj se i vetmi shans për një zgjidhje afatgjatë është nëse për të bihet dakord nga vendet vetë dhe kjo do të kishte problemet e veta. Jo vetëm që nuk është e lehtë dhe ka shumë çështje që pengojnë një zgjidhje së shpejti. Por mendoj se përsa kohë të ekzistojë në rajon statusi i imponuar nga perëndimi, i imponuar nga jashtë, presioni do të vazhdojë të shtohet. Do të vijë një ditë kur luftrat e viteve 1990, do të mbeten mjaftueshëm larg në të shkuarën, saqë dikush do të arrijë në përfundimin se nuk janë më të shqetësuar për dëmin e shkaktuar, njerëzit do të harrojnë për dëmin, një brez i ri do të vijë dhe do të ketë luftime prapë, unë mendoj se ka gjasa që kjo të ndodhë.

Lajmi i mirë përsa i takon mungesës së konfliktit, është se ka njerëz mjaftueshëm që e mbajnë mend tmerrin dhe nuk duan që ta përjetojnë prapë. Por kjo nuk do të zgjasë ndërsa vijnë brezat e rinj. Do të vijë një kohë kur status-quo-ja e tanishme që është tentative dhe asgjë nuk është zgjidhur në Jug të lumit Ibër, do të vijë koha kur të do të ketë konflikt tjetër nëse nuk fillon të zgjerohet diskutimi, të marrë drejtim tjetër dhe nëse vendim-marrësit lokale nuk fillojnë të marrin autoritetin dhe përgjegjësinë për atë që ndodh në rajonin e tyre dhe të ndjejnë përgjegjësinë e llogaridhënies para aktorëvë të tjerë lokalë që kanë interesa, jo vetëm ndaj amerikanëve, evropianëve ose apo edhe rusëve apo të tjerëve.

Por si mund të ndodhë kjo kur këto vende aspirojnë të futen në klubin ku janë këto vende të Perëndimit, të Bashkimin Evropian?

Mendoj se aspirata për BE-në, është pjesë e patologjisë. Ata nuk do të futen aty të paktën për të ardhmen e afërt. Data që ekziston sot është 2025 por evropianët vazhdojnë ta shtyjnë. Nuk ka shenja që evropianët janë pranë pranimit të ndonjërit prej këtyre e vendeve. Shtyrjet e vazhdueshme e mbajnë situatën siç është, e ngrijnë. Por status-quoja nuk do të vazhdojë përgjithmonë, ashtu si edhe kufizimet e tjera të sigurisë të imponuara nga perëndimi që nga Kongresi i Berlinit, kanë mundur të zgjatin për një periudhë kohe dhe pastaj kur gjendja e sigurisë ndryshon, kur kushtet e jashtme të sigurisë ndryshojnë, kur konteksti ndryshon atëherë gjërat rrëzohen në rajon. Dhe me situatën e tanishme, nëse asgjë nuk ndryshon kjo do të çojë në konflikt të mëtejshëm.

Pra ju po thoni që nuk është ide e keqe por nuk është realiste?

Nuk është ide e keqe, është një bazë konstruktive për diskutim. Nuk ka asgjë mbi tryezë, mbi tryezën e askujt, nuk ka asgjë në Uashington, e sigurt që nuk ka gjë në Bruksel, asgjë në Moskë, që do ta zgjidhte këtë çështje, asnjë ide, asnjë propozim. Asnjë nga palët e jashtme nuk do ta zgjidhë këtë. Ajo që mund të bëjnë është që ta ngrijnë (freeze) për një kohë dhe këtë kanë bërë. Problemi është se një ditë kur kjo ngrirje të thyhet, kur kjo situatë të kriset, personat që do të jenë viktima do të jenë njerëzit e rajonit sepse do ta gjejnë vetën në një situatë kur gjërat përsëri do të jenë të mundura për t’u marrë.

Çfarë të ngrijnë?

Ata përpiqen të ngrijnë kufijtë dhe kontrollojnë diskutimin për zgjidhjet e mundshme. Asgjë nuk është e pranueshme në Bruksel nëse nuk është “prodhuar” në Bruksel. Bashkimi Evropian ka nevojë ta përdorë Ballkanin për të marrë meritën për çdo “zgjidhje” dhe e them në thonjëza, sepse nuk ka një zgjidhje, por për çdo “zgjidhje” që mund të japin ata, sepse evropianët janë të shqetësuar sepse tani janë të vegjël, nuk kanë atë ndikim që kanë pasur. Dhe këtu bëhet fjalë vetëm për përpjekjen e Evropës që t’i provojë vetvetes dhe të tjerëve, se janë ende të rëndësishëm në botë. Ballkani është thjesht një instrument në këtë drejtim, asgjë më shumë.

Nëse kjo ide hidhet në tryezë dhe BE-ja dhe Uashingtoni bien dakord, a e vë kjo Kosovën në një pozicion më të dobët se sa Serbinë meqenëse është ajo të cilën Serbia dhe vende të tjera nuk e kanë njohur?

Kosova është në një pozitë më të dobët se Serbia sepse është një vend që nuk është i njohur nga të gjithë. Kjo nuk ndryshon nëse Serbia nuk e ndryshon. Serbia ka avantazhin që është një vend universalisht i njohur që ka të drejtën të japë ose jo njohjen e Kosovës. Kosova nuk e ka atë marrëdhënie me Serbinë. Mënyra se si u bë pavarësia e Kosovës në vitin 2008, dhe ne e bëmë këtë, ne e kemi fajin, e ka bllokuar sovranitetin e saj dhe e ka vendosur Kosovën në një pozitë të pafavorshme. Ky diskutim nuk e ndryshon një gjë të tillë.

Si mendoni që kjo iniciativë e prek rajonin më gjerë, së pari Maqedoninë meqë referendumi po afrohet por edhe rajonin?

Lidhja me Maqedoninë është e qartë. Dy çështjet nuk janë identike por nuk janë as paralele. Evropianët kanë nevojë për disa lajme të mira, u duhet që diçka të shkojë mbarë në Kosovë, ose Maqedoni. Këto dy çështje nuk do të përcaktojnë njëra-tjetrën por nëse gjërat nuk shkojnë mirë në Maqedoni, kjo do të ushtronte më shumë presion mbi serbët dhe kosovarët nga evropianët që të gjejnë diçka, që të mund ta quajnë normalizim, që mua më duket një term shumë i keq.

Nëse çështja e Maqedonisë është e suksesshme, atëherë do të ketë një lloj tjetër trysnie ndaj Kosovës për të ruajtur vëmendjen e njerëzve. Unë jam i shqetësuar se problemi i Maqedonisë do të dështojë në Greqi. Mendoj se qeveria e Maqedonisë do të jetë në gjendje që të ketë sukses me referendumin dhe nga ana e saj ta nënshkruajë marrëveshjen, por nuk jam shumë i sigurt për Greqinë. Opozita greke mund ta hedhë poshtë. Dy proceset do të ndikojnë tek njëri-tjetri për shkak të nevojës së BE-së për sukses, për shkak të paqartësisë së qëndrimit amerikan, sespe i jep mundësi Rusisë të manovrojë në dy pjesët e rajonit ka mjaft hapësirë të veprojë në dy pjesët e rajonit, si edhe në Bosnje, por gjithçka është disi e papërcaktuar dhe përsa kohë që këto diskutime të vazhdojnë, kjo gjendje do të vazhdojë.

Parashikimi im është që në fund të fundit nuk do të kemi shumë ndryshim për Kosovën, që ky diskutim do të shkojë deri në një farë pike dhe pastaj do të fillojë të zbehet. Mendoj se çështja e Maqedonisë është shumë më kritike sepse atje ose do të kemi ose nuk do të kemi ratifikim marrëveshjeje. Me Kosovën, diskutimi i ndarjes, shkëmbimit të territoreve, mund të vazhdojë deri në një farë kohe, të zbehet dhe pastaj të vazhdohet me të njëjtën situatë. Por me Maqedoninë meqë ka pasur një marrëveshje mes dy vendeve, nëse ajo dështon do të ishte shumë më serioze.

Një nga temat që është hapur me diskutimin e shkëmbimit të territorit, është se disa njerëz filluan të shprehin shqetësimin se çfarë do të ndodhë në të ardhmen nëse Kosova do që të bashkohet me Shqipërinë. Nëse dy vendet bien dakord, ç’të keqe do të kishte?

Problemi është se jo të gjithë do të bien dakord, as në botën shqiptare nuk do të bien të gjithë dakord. Nuk është aq e thjeshtë. Le të mos flasim për anën ekonomikë, për disa çështje kulturore dhe historike. Për shqiptarët e Maqedonisë problemi bëhet i mprehtë. Ata do të pyesin veten. Çfarë do të bëjmë? A mund të bashkohemi edhe ne me ta? Dhe maqedonasit do të pyesin se ç’do të thotë kjo për vendin e tyre, a mund të mbështetemi tek shqiptarët që të jenë pjesë e këtij koalicioni që kanë pasur që më vitet 1990, me qeverinë me përfaqësues nga të dyja komunitetet? E vë në pikë pyetje Maqedoninë.

Por nuk besoj se duhet të shqetësohemi për këtë, sepse kundërshtimi ndaj një Shqipërie të Madhe, brenda komunitetit shqiptar është i konsiderueshëm. Nuk është aq e thjeshtë. Dhe sigurisht ata që nuk janë shqiptarë do të kishin shumë dyshime për këtë çështje. Këto gjëra mund të ndodhin në një të ardhme të pacaktuar, por vetëm si rezultat i një konflikti të mëtejshëm. Për fat të keq – dhe ka literaturë për këtë – nëse nuk ka konflikt, është shumë vështirë të kesh zgjidhje të përhershme. Unë nuk po bëhem avokat për konflikt por historikisht negociatat nuk janë të suksesshme, përsa i takon marrëveshjeve të përhershme dhe të pranuara universalisht. Prandaj unë nuk do ta shikoja diskutimin aktual si bazë për Shqipëri të Madhe, apo ndarje të Kosovës, apo anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Asnjë nga këto nuk ka gjasa që të ndodhë,

Domethënë, gjendja do të mbetet për të ardhmen e afërt ashtu siç është?

Do të mbetet për të ardhmen e afërt, e papërcaktuar. “Ashtu siç është” është e diskutueshme. Ndryshime kemi parë. Shumica e ndyshimeve që kemi parë që nga vitet 1990, kanë qenë shkëmbime territori, ose ndarje, ose lëvizje popullatash, të gjitha gjëra që qeveritë dhe intelektualët perëndimorë, thonë se nuk mund të ndodhin dhe kanë thënë që nuk mund të ndodhin që në vitet 1990. Shikoni deklaratat e qeverive perëndimore, akademikëve dhe OJQ-ve gjatë gjithë kësaj kohe, që thonë çfarëdo që të jetë status-quoja, nuk mund të ketë më ndryshim kufijsh dhe në fakt janë bërë ndryshime kufijsh dhe pastaj ajo bëhet status-quoja. Status-quotë nuk mund të zgjasin për gjithmonë. Status-quoja aktuale, sipas mendimit tim do të ndryshojë përsëri.

2019/12/11

Ali Daci(1959-)

Rezultate imazhesh për ali daci

Ali Daci shkrimtar shqiptar nga Mali i Zi. Lindi më 3. dhetor 1959 në Dacaj të Rozhajës nga prindërit Nezir Daci e Begie Nikçi. 

Klasët e para të fillores i kreu në fshatin e lindjes në gjuhën serbe, ndërsa katër të fundit në shqip pranë shkollës në Novosellë.

 Pas fillores, kreu të mesmen në Pejë dhe vazhdoi studimet për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në SHLP «Bajram Curri» në Gjakovë. 

Pas kryerjes së studimeve u kthye në katund dhe punësohet mësimdhënës ku punon akoma sot.

Përveç si arsimues i brezave, Ali Daci përcjell dhe është aktiv në lëvizjet shoqërore brenda shqiptare dhe më gjërë në Ballkan e Evropë ku merr rolin e prijësit për ndryshime dhe ardhmëri.

Më 09 shtator 1990, bashkë me intelektualë të tjerë, vendosin dhe themelojnë në Tuz, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, subjekt politik i cili u lakmua edhe nga joshqiptarët.

 Këtu zgjidhet në krye të partisë në fjalë, Dega në Rozhajë, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

Mbajti lidhje të afërta me udhëheqësit politik shqiptare e sidomos me LDK-në dhe kryetarin Dr. I. Rugovën… 

Ali Daci është veprimtar i Konferencës Shkencore për të Djathtën Shqiptare. 

Është bashkëpuntor i RZMZ-Redaksia në gj. Shqipe dhe pas luftës dy vjet me rradhë ka qenë korrespondent i Radio Pejës. 

Bashkëpunoi me gazetat dhe shtypin e kohës ku më së shumti shkruajti për gjendjen dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi e Sanxhak si dhe dha fillet e para të veprimtarisë humane- atdhetare të Mulla Jakup Kombit, Aqif Blytës, Xhemail Konicës…

 "Shtigjet e përgjakura" është libri i tij i parë kurse ka botuar në bashkëautorësi me Rrahman Jasharin me titull " Zemër e madhe në Malësi" (2006), Mali i Zi fsheh krimin tash 19 vite(2018)


Ali Daci në librin e tij“Shtigjet e përgjakura” në 250 faqe shënime, dëshmi e fotografi rrëqethëse për 18 prillin e vitit 1999 kur forcat vrasëse serbo – malazeze me uniforma paramilitarësh e ushtarësh kishin vrarë e masakruar brenda kufirit administrative të Malit të Zi 21 civilë, gra, burra e fëmijë, që ishin nisur në kërkim të një strehe më të sigurt. Ata po iknin nga trojet e tyre të shtyrë nga dhuna e urrejtja e shfrenuar serbe.



Strehë për refugjatët nga Kosova, përveç Rozhajës, ishte edhe Plava e Gucia, Tuzi Tivari, Ulqini, Kraja etj., gjithandej ka janë trojet shqiptare në Mal te Zi,

T’i përkujtojmë lexuesit se autori, jo vetëm se ishte dëshmitarë , por gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte kryetar i Këshillit emergjent për pritjen, strehimin e refugjatëve ( të përndjekurve) nga Kosova .



Autori Ali Daci në faqet e këtij libri përmbajtjesor ka sjellë fillimisht fragmente e shënime nga kohët kur në Rozhajë, Guci, Plavë, Tuz, Hot, Grudë, Kojë, Triesh Ulqin, e troje tjera shqiptare po gjenin kujdes e strehë mijëra të zhvendosur dhunshëm nga trojet e tyre. Daci flet me admirim për mikpritjen shqiptare dhe atë boshnjake dhe për presionet që u bëheshin atyre pse po kryenin akte të tilla humane.



Lexuesi tashmë edhe në gjuhën boshnjake, me plot dhëmbje do të takojë fragmente nga ngjarja plot krime e dhembje e 18 prillit të vitit 1999 kur vrasësit si hije po zinin prita maleve dhe po vrisnin e torturonin civilë të pafajshëm shqiptarë. Në fund të këtij libri autori ka sjellë edhe foto , disa nga të cilat paraqesin pamje tmerruese të civilëve të masakruar. Daci ka bërë mirë që në këtë libër ka sjellë edhe fragmente nga seancat gjyqësore dhe pjesë nga procesverbalet duke përmendur edhe emrat e të vrarëve e masakruarve , por edhe emrat e të dyshuarve e të akuzuarve për këtë vepër kriminale.

Flori Bruqi



Autori ka kryer misionin e tij intelektual dhe i ka lënë edhe një dëshmi kohës dhe brezave për kohët e viteve të vrara të Kosovës, ndërsa Gjykatës malazeze i ka ardhur koha ta kryej punën ashtu si duhet. Në të kundërtën kriminelë e vras do të vazhdojnë të shëtisin lirshëm nëpër Mal të Zi e Serbi.

Fatmir Terziu(1964-)


Fatmirterziu

Prof.Dr.Fatmir Terziu lindi në vitin 1964 në Elbasan, është një shkrimtar shqiptar, studiues, regjisor, kritik i artit dhe letërsisë.



Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri" , studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.

Ka punuar mësues dhe më vonë drejtor shkolle në disa shkolla të Shqipërisë. 

Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë gazetar i gazetës "RD", kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë" dhe Drejtor i Televizionit "Dardan", kryeredaktor i "Albanian Mail" dhe "Albanian News", gazetë në Mbretërinë e Bashkuar. 

Ai drejton dhe boton dhe portalin www.fjalaelire.com.

Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College, [South Thames College] për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari). 

Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University] (2004). 

Më tej kreu studimet në London South Bank University], pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007).

 Autori ka fituar gradën e Masterit për Media, Kulturë dhe Politikë pranë Roehampton University në Britaninë e Madhe dhe Phd-së për Media, Kulturë, Politikë nga London South Bank University.


Veprat e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond).

 Krijimet e Fatmir Terziut janë përfshirë në disa Antologji Kombëtare, duke përmendur Antologjinë poetike Kombëtare “Pena e vjeshtës së artë”, Antologjinë poetike “Metaforë malli”, Antologjia e Letërsisë “Lule për lulet” etj.

Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen agimi.com, shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar etj.

Prej disa kohësh ai ka shkruar në Blogun e tij “Media Information Production"dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë" me liçencën e rregullt të njohur në fushën letrare në Angli dhe Wells.

“Mos hesht” 2000, Sejko
“Djalli i Argadasit”, 2003, Silver
“The Devil of Argadas”, 2004, Lulu
“Ecje në qelq” 2005, Silver
“Krokamat” 2006, “Lulu”
“Integrimi” 2007, “Lulu”
“Misteriozja” 2008, “Globus R”
“Kohëbota” 2010 “Emal”
“Eagles Voices” 2010 “Emal”
“Lumenjtë e ëndërrave” 2011 “Lulu”
“Lotët e Virgjër” 2011 “Lulu”
“Rrëfenjat e Xha Avramit” 2012 “Filara”
“Grykës” 2012 “Lulu”
“Bunari” 2012 “Lulu”
“Kojrillat” 2013 “Lulu”.
“Borxh ajrit” 2013 “Lulu”
“Xhungël mendimesh” (2010)
"Blirët e Pejës" (2014)
"Era nuk jepet me qera" (2015)
"Fijet e barit të thatë" (2016)
"Pas shiut" (2016)
"Zjarri është Blu" (2016)
Libra studimorë:
“Parametric Narration në filmat e Norman Wisdom” (2007) “Lulu&LSBU”
“Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë shqiptare; Pjesa e parë” (2009) “Arbëria”
Media Technology and Everyday Life
“Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë shqiptare; Pjesa e dytë” (2011) “Globus R”
“Një sy pas në Letërsinë për Fëmijë” “Lulu”
“Poezia haraçi për kohërat”, “Lulu”
“Joni Poetik” “Lulu”
“Disimetria, Universaliteti, Oksimoroni, (Anti)misigonia” studime (2016)
Writing the dictatorship: reuse of myth in Ismail Kadare’s work (2016)
Esse dhe studime:
Freud and Spellbound
Ballkan Chiaroscuro
Shifting Boundaries in Documentary Film
Blogjet, nje shperthim i vrullshem krijues (shqip)
Kadare dhe disidenca e tij
Postmodernizmi i vonuar shqiptar
Stuart Mann dhe letërsia shqiptare në syrin britanik.
Bukuria Mashkullore dhe tregimi i Kadaresë
Ferexheja si nocion kulturor në tregimin e Kadaresë
Konferenca dhe simpoziume:
‘Reality TV and the therapy playroom’, Reality TV day event, Roehampton, University of Surrey, 2007.
Reality TV: Contexts, Debates, Futures, 2008, Symposium, Roehampton.
Media War: Covering conflicts after Iraq, November 2008.
Transnationalisation and cultural effect LSBU 2010 dhe 2011.
Summer PhD Conference LSBU 2011 dhe 2012.
Konferenca akademike e gjinisë dhe kulturës, LSBU.
Dokumentarë
"Clouds of Smoke" (Retë e Tymit) eshte perzgjedhur nga Festivali i Filmit të Pavarur në New York 2007
“Trokamat në jetën e një Pene” 2003
"Footsteps in the life of a writer" 2006 (shqip-anglisht)
“Në Kosovë Andej nga Kulla e Jasharajve” (2004-shqip)
“Rivermusic”(2003-anglisht)
“Capoeira” (2005-anglisht)
Gjatë punës në TV Dardan ka realizuar disa dokumentarë ku spikat ai për Universitetin e Tetovës, Diktaturën, Azem Hajdarin etj.

Filma me metrazh të shkurtër:
Windy Corner (Rruga e Erërave)
Think Again!
Sentimental Journey
Pencil and Computer (në dy versione me çmim përkatës dhe vlerësime nga BBC)

Etj.
Flori Bruqi

Teki Dervishi(1943-2011)


Teki Dervishi.jpg

Teki Dervishi lindi më 16 Janar 1943 në Gjakovë dhe vdiq me 29 qershor 2011 në Prishtinë. 

Është shkrimtar dhe publicist shqiptar nga Kosova. Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës ditore "Bota Sot". 

Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. 

Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.

Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike.

 Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama.



Veprat letrare 



Pirgu i Lartë, 1972
Padrona, 1973
Skedarët. 1974
Herezia e Dervish Mallutës, 1981
Palimpsest për Dush Kusarin, 1993
Përmbledhje tregimesh
Etje dhe Borë

Nimfa 1970
I Varun me Vargje për Drunin e Blertë 1971
Shtëpia e Sëmurë 1978
Thashë 1981
Nimfa 1986
Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979
Bregu i Pikëllimit, 1985,
Pranvera e Librave, 1990
Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990
Kufiri me atdhe, 1996
Vojceku, 1996
Eshtrat që kthehen vonë, 2000
Nesër nisemi për Parajsë, 1999
Ku është Populli?, 2003
Qan e qesh Talia, ese dhe kritika mbi teatrin, 1978

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...