Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/13

Në nderim të Profesorit të historisë, Rasim Bebo

Rezultate imazhesh për eshref ymeri

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D



Me Profesorin e nderuar të historisë Rasim Bebo, i cili ndërroi jetë më 12 dhjetor 2017, jam njohur përmes faqeve të internetit, ku ai botonte artikuj publicistikë, të cilët më bënin shumë përshtypje për përmbajtjen e tyre me theks Çështjen Kombëtare Shqiptare. 

Në një artikull me titull “Mirënjohje të thellë për Profesorin e historisë, zotin Rasim Bebo”, të botuar në disa faqe interneti më 03 prill 2012, pata theksuar se më kishte rënë në sy sidomos faktologjia befasuese që karakterizonte analizat e tij profesionale për probleme të rëndësishme kombëtare dhe sidomos për figura të shquara të historisë. 

Rezultate imazhesh për rasim bebo

Prof.dr.Rasim Bebo,Ph.D


Letërkëmbimi ynë në internet ka qenë i pandërprerrë për shumë vite me radhë. Të paharrueshme më kanë mbetur në kujtesë sidomos mbresat që kam pasur nga bisedat në skajp me Profesor Rasimin, në të cilat merrte pjesë shpeshherë edhe bashkëshortja e tij e nderuar, zonja Zenepe.

Rezultate imazhesh për rasim bebo

Artikujt e tij studimorë dhe publicistikë, Profesor Rasimi i pati përmbledhur dhe botuar në disa libra. Në periudhën mes viteve 2012-2017, ai botoi gjashtë libra.


Rezultate imazhesh për rasim bebo

 M’i dërgonte me postëdhe unë i lexoja me një kënaqësi të jashtëzakonshme. Në to ai trajtonte Çshtjen Kombëtare të Çamërisë (kishte lindur më 14 prill 1926, në fshatin Shalës të asaj treve martire), qëndrimin e heshtur, deri në servilizëm, të shtetit shqiptar ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë, qoftë gjatë periudhës së sundimit komunist, qoftë gjatë viteve të pluralizmit; lashtësinë e kombit shqiptar dhe argumentimin e saj me fakte shkencore, figurën e mbretit Ahmet Zogu, si themeluesin e shetit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë; marrëdhëniet me shtetin grek të periudhës së pasluftës, si edhe problemin e pushtimit të kishës sonë ortodokse fanoliane nga kisha shoviniste greke.
Rezultate imazhesh për rasim bebo
Libri i fundit i Profesor Rasimit, titullohet “Shala e kalit të jetës”,i cili doli nga shtypi në vitin 2017, ca muaj para se ai të largohej për në botën e përtejme. 

Kjo vepër ka vlerat e një romani autobiografik, i shkruar në stilin e rrëfimtarisë së letrarizuar. Ajo të rrëmben aq shumë që në faqet e para, saqëështë e pamundur ta lëshosh nga dora, derisa të arrish në faqen e fundit.
Rezultate imazhesh për rasim bebo
Informacioni që përmban ky libër për rrugëtimin e Profesor Rasimit, duke filluar që nga fëmijëria e largët dhe deri në vitin 2017, është kaq i pasur dhe kaq befasues, saqë ai, me të drejtë, mund të vlerësohet pa mëdyshjen më të vogël si një enciklopedi e vërtetë e jetës së tij. 
Rezultate imazhesh për rasim bebo
Ajo që bie më shumë në sy në rrëfimtarinë mjeshtërore të Profesor Rasimit, është kujtesa e tij e jashtëzakonshme, përmes së cilës lexuesi njihet me përpjetat dhe tatëpjetat e jetës së tij, me rreziqet e shumta që i janë kanosur papushim, me shkathtësinë e admirueshme intelektuale që e ka karakterizuar për kapërcimin e tyre, me intrigat dhe mepabesitë e disa kolegëve ziliqarë për talentin e tij shembullor, qoftë si ushtarak, qoftë si profesor i hidstorisë.
Rezultate imazhesh për rasim bebo
Në këtë libër prej 194 faqesh, unë do të ndalem vetëm në ca rrëfime të Profesor Rasimit, në të cilat bëhet fjalë për kohën e studimeve ushtarake në Jugosllavi, për tankist, në vitet 1946-1948.

Rezultate imazhesh për rasim bebo


Por para se të ndalem në këtë periudhë, dëshiroj të theksoj se vitet 1944-1948 janë shënuar si koha më“e artë” në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Jugosllavia titiste, e përfaqësuar nga dy emisarët e saj në Shqipëri, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, pati themeluar Partinë Komuniste të Shqipërisë, duke e shndërruar atë në një agjenturë të Beogradit, me në krye argatin e tij të bindur Enver Hoxhën. 
Rezultate imazhesh për rasim bebo
Madje duhet theksuar se që prej 08 nëntorit të vitit 1941, Partia Komuniste e Shqipërisë, tërë“antenat e veta” i pati drejtuar nga Beogradi dhe madje nënshtrimi tërësor dhe servilizmi i saj neveritës ndaj Jugosllavisë titiste, pati arritur deri në atë shkallë, saqë Dushan Mugosha mbante detyrën e shefit të sigurimit në Ushtrinë Nacionalçlirimtare. 

Rezultate imazhesh për rasim bebo

Nënkuptohet fare qartë se nënshtrimi, mercenarizmi dhe servilizmi i përmasave të pështira të Enver Hoxhës dhe të bandës rreth tij ndaj Beogradit shovinist, në heshtje, do të sillte si pasojë qëndrimin e tij shpërfillës, deri në neveri, jo vetëm ndaj udhëheqjes shqiptare, por edhe ndaj shqitarëve në tërësi, një neveri, të cilën serbosllavizmi e pati trashëguar që nga shekujt e mesëjetës së hershme, kur iliroshqiptarët nuk patën qenë të zotë të mbronin trojet e tyre amtare gjatë dyndjes sllave drejt Gadishullit Ilirik. Pëkundrazi, ata u treguan mikpritës fort mendjelehtë me sllavët e ardhur nga stepat ruse, duke mos qenë të aftë ta kuptonin se mikpritja e tyre do t’u kushtonte shumë shtrenjtë me kalimin e shekujve, siç edhe rezultoi në të vërtetë.
Rezultate imazhesh për rasim bebo
Mungesën e respektit, deri në shpërfillje, nga ana e Beogradit ndaj vendit tonë, e pati shprehur haptasemisari jugosllav Velimir Stoiniçi në Plenumin e Beratit në nëntor të vitit 1944. Ai pati deklaruar:
Rezultate imazhesh për rasim bebo
“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do ta gëlltiste;… e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konferderatë me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Çështja kolaboracionizëm e të tjera. T’i gjykojmë”. Detroid 2014,f. 105).

Ky ishte një poshtërim i rëndë që Velimir Stojniçi i bënte haptazi vendit tonë, por askush nga të pranishmit nuk pati burrërinë t’i tregonte vendin atij emisari të shovinizmit jugosllav.

Tre vjet më vonë dhe pikërisht më 15 dhjetor 1947, Enver Hoxha, i mbrujtur mirë tashmë me kompleksin e inferioritetit, me mercenarizmin dhe me servilizmin ndaj shovinizmit jugosllav, në mbledhjen e Byrosë Politike doli me këtë deklaratë publike, duke vazhduar poshtërimin e vendit të vet, sipas shembullit të Velimir Stojniçit tre vjet më parë:

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (po aty).

Pikërisht në atmosferën e mercenarizmit dhe të servilizmit të pështirë të Enver Hoxhës dhe të bandës së tij ndaj shovinizmit jugosllav, një grup prej 44 oficerësh të armës së tankeve, në kushtet kur, siç shkruan Profesor Rasimi, oficerët jugosllavë bënin ligjin në Ministrinë e Mbrojtjes, u dërguan të vashdonin studimet për dy vjet në Jugosllavi. Shumica e tyre kishin qenë partizanë gjatë viteve 1943-1944. Profesor Rasimi kujton:
Rezultate imazhesh për rasim bebo
“…instruktorët jugosllavë në Ministrinë e Mbrojtjes, në degën e kuadrit, në Tiranë, kishin përgatitur të dërgoheshin për studime persona analfabetë dhe gjysmanalfabetë, me dy-tri klasë fillore ose me fillore. A mundej vallë që oficerët e kuadrit në Ministrinë e Mbrojtjes të dërgonin për studime njerëz me këtë nivel kaq të ulët kulturor?...

 Kuptohej, aty dominonin oficerët-instruktorë jugosllavë që vepronin qëllimisht për diskriminimin e njerëzve tanë” (Rasim Bebo. “Shala e kalit të jetës”. Shtypur në Shtypshkronjën “Botimet Male”. Tiranë 2017, f. 72).

Dhe më poshtë Profesor Rasimi vazhdon:

“… sebët na shihnin me përçmim dhe na vinin në lojë. Fjala e parë e tyre ishte: “Albanac bez kulturni çovek (Shqiptari pa kulturë)… Shpesh, gjatë stërvitjeve në terren, veç talljeve me gojë, na vinin këmbëzën, duke na penguar, për të rënë në baltë ose në pellg me ujë dhe kjo ishte gëzimi i madh i tyre” (f. 74).

Më 07 maj 1947 ishte ditëlindja e Titos. Të gjithë studentët ushtarakë do të shkonin në Shtëpinë e Rinisë për ta festuar. Studentët ushtarakë serbë ishin veshur me uniformë festive, ndërsa studentët shqiptarë nuk qenë pajisur me uniformë të tillë nga komanda e shkollës, megjithëse kishin marrë urdhër të paraqiteshin. 

Oficer Rasimi i pati dhënë këtë përgjigje nënkolonelit serb Milosaleviç Kristivoj për urdhrin që ky kishte lëshuar:
“Ne, edhe po të vijmë, do të mbetemi në fund të kolonës, sepse jemi me uniformë të keqe dhe qytetarët do të na marrin si robër gjermanë e mund të na gjuajnë me sende të qelbura, pasi me ne krijohet një kontrast i madh përpara grand uniformës suaj…” (f. 76).

Më në fund, Profesor Rasimi, zbulon një të vërtetë mizore, të cilën kryeservili i Beogradit Enver Hoxha dhe mbarë udhëheqja e Partisë Komuniste të Shqipërisë ia mbanin të fshehtë opinionit publik shqiptar:

“Me paturpësi, na kërkojnë të rreshtohemi për ditëlindjen e Titos, në fund të kolonës, që të dukemi më keq se robërit gjermanë në këtë qytet ku ka shumë të tillë.

 Me paraqitjen tonë, edhe populli mund të arrijë të na qëllojnë me ndyrësirat që ka rruga. Sepse edhe në popull ekziston një urrejtje e dukshme kundër shqiptarëve” (f. 79).

Pra, në radhët e popullit serb “ekzistonnjë urrejtje e dukshme kundër shqiptarëve”, ndërkohë që kryeservili i Beogradit Enver Hoxha shtrembëronte të vërtetën, duke i rokanisur kokën opinionit publik për të ashtuquajturën dashuri të popujve të Jugosllavisë për shqiptarët.

Madje mashtrimi i Enver Hoxhës me parullën e një “dashurie” të tillë, arrinte deri në nivelin e paturpësisë. Asokohe ai deklaronte:

“...Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. 

Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia...

 Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tonë.., do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë.(Citohet sipas: “Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).

Me këtë deklaratë, shërbëtori i Beogradit Enver Hoxha merrte përsipër rolin e një falsifikatori të pacipë të historisë. Sepse e vërteta qëndronte krejt ndryshe.

Në njërin nga Portalet me fymëzim nacionalist është dhënë ky informacion:

“Shkrimtari hebre Leo Freundlih, me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysmë milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. 

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912” (Citohet sipas: Vrasja e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut, botuar më 1913”. Faqja e internetit “Syri”. 18 mars 2018).

Kopjen e vetme të librit të lartpërmendur, studiuesja Safete Juka, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pati zbuluar në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit.

Kishte shumë të drejtë Profesor Rasimi. Sepse serbët, që t’i rikthehem mendimit që shprehja më lart, e kanë tradicionale urrejtjen ndaj shqiptarëve, që asokohe kur pararendësit e tyre, të zhvendosur nga stepat ruse, kaluan Danubin dhe hynë në territoret e Ilirisë.

 Ilirët, të dalluar për mikritjen e tyre naive, në vend që t’i mbronin trojet e veta amtare, lejuan që ato t’ua rrëmbenin pak e nga pak ardhacakët sllavë, duke i shtyrë gjithnjë e më shumë drejt jugut, derisa, në bashkëpunim me grekët nga jugu, t’ua katandisnin trojet në gjendjen tragjike të ditëve tona.

Serbët nuk krijuan kurrfarë respekti për iliroshqiptarët, paçka se këta u liruan trojet amtare. Sepse për njerëzit e pazotë nuk ka kush respekt. 

Madje për ta të tjerët ushqejnë përbuzje, deri në neveri. Sepse iliroshqiptarët zotësinë e tyre e manifestonin me forcë vetëm në luftë kundër njëri-tjetrit, në smirën dhe në dashakeqësinë që ushqenin ndaj njëri-tjetrit, çka binte në sy më së miri në përplasjet mes principatave ilire, të cilat kërkonin t’i hanin kokën njëra-tjetrës.Përkundrazi, duke e nuhatur mirë natyrën e tyre përçarëse, me pasojë pazotësinë për t’i mbrojtur vatrat e veta, në qenien e serbëve erdhi e u kristalizua me kohë psikologjia e shpërfilljes dhe e urrejtjes ndaj iliroshqiptarëve, një urrejtje kjo, e cila ka ardhur eështë ngritur deri në nivelin e neverisë.

Librin e ka redaktuar shkrimtari i njohur Vullnet Mato. 

Ai është edhe autor i parathënies, në të cilën i ka bërë një “skaner” të mrekullueshëm karakterit mjaft burrëror të Profesor Rasimit.
Santa Barbara, Kaliforni...


12 dhjetor 2019

Reshat Sahitaj(1952-)

Reshat Sahitaj.jpg

Reshat Sahitaj ka lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës. Ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare. Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhës frënge dhe diplomon në Ecole Supérieure de l’Etat. Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë. Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin. Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Parlamentin Evropian që nga viti 1989 deri më 1998.

Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.

Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie–Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.

Veprat letrare:

Reshat Sahitaj ka interpretuar në teatër dhe film: në dramën “Sfinga e gjallë”, në regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977;

 “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978; 

“Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978; 

“Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984;

 “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004;

 “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.

“Nëntoka e Kosovës II” , film nga Halil Budakova , maj 2008.

 Deri më tash ka botuar këto libra:

“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;

“Rruga pa kthim”-roman ,1983; 

“Mali i ndaluar”- roman , 2003;

“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004; 

“Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;

“7 Minutat e fundit”- roman, 2007;

 Përktheu nga frëngjishtja “Munuali i luftëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etj.

Autor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalës” RTK 2006 

Autor i filmave dokumentar:“Atdheu mbi të gjitha”

“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”

“Miftar Hasani-legjendë apo realitet...? “ RTK 2007

“Musli Dumoshi” RTK 2008 etj

Në Paris më 1 mars 2016, doli nga shtypi romani « Gracka"
(L'EMBUSCADE ) nga autoriReshat Sahitaj, në përkujdesjen e Shtëpisë botuese L'Harmattan.

Qe nga pas lufta e këtej Reshat Sahitaj është prozatori i parë kosovar i cili ka arritur ta botojë romanin e tij në një shtëpi botuese serioze në Francë.

Romani « Gracka » nga krijuesit Reshat Sahitaj temë qendrore e ka fatin e një femre shqiptare nga Prizreni burrin e së cilës paramilitarët serbë e marrin nga shtrati në një mengjes të hershem të vitit 1999.

Pas luftës, Donika kryeprotagonistja e këtij romani, është në kërkim të identifikimit të eshtrave të trupit të burrit të saj duke shkuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, në varreza masive, për të gjetur një shenjë identifikuese të burrit.

 Donika përballet me avokatë matrapazë të cilët dëshirojnë ta mashtrojnë se gjoja burri i saj gjendet diku në burgje private serbe.

 Donika ka qenë marrëzisht e dashuruar në burrin e saj, dhe nuk mund të pajtohet më fatin e saj se pse pikërisht kësaj i ka ndodhur rasti tragjik duke ia shembur të gjitha ëndrrat e jetës. “Reshat Sahitaj me sukses ka arritur që nga ngjarja e dhëmbshme e Donikës, pjesërisht si dëshmi,të na paraqesi fatin e popullit të tij dhe të një femre e cila më kotë është në kërkim të burrit të saj të zhdukur gjatë luftës.


Ajo viziton varret masive, për të gjetur gjurmë të burrit të vdekur a të gjallë,dhe mundohet të gjejë strehim në fundin e botës së shpirtit të saj duke jetuar më kujtimet e sëkaluarës.

Gjatë tërë romanit, autori e elaburon reflektimin mbi kufizimin në mes të realitetit dhekufinit të frikshem mbinatyror.

Rreth kryefjalës “magjike” të cilës i jepë përparësi, me një mjeshtritë rrallë e më shpejtësit krijon lidhshmëri në mes jo stabilitetit dhe dobësisë sonë për ta kuptuarjetën në botë. Paraqitejt, halucinacionet, dhe vizionet që i shfaqen Donikës, a nuk janë e kundërta erealitetit?

Herë pas here heroina Donika mendon se këto a thua janë shenja nga djalli, apo siç i thotëfalltorja Hana , një segment tjetër i botës misterioze, dhe asgjë nuk ka të bëjë me çmenduri? ( profdr. Héléne Stafford e diplomuar në Universitetin e Oxfordit).


Etj.

Reshat Sahitaj ka  shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova
“Mësuesi i malit”- artistik “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar për jetën dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jetën dhe pushkatimine M.Hasanit- RTK“Musli Dumoshi” RTK etj.

Flori Bruqi

Zymer Ujkan Neziri(1946-)

Rezultate imazhesh për zymer neziri

Prof.Dr. Zymer Ujkan  Neziri lindi më 6 nëntor 1946 në Siparant (Zahaq) të Pejës, është mbledhës e studiues i letërsisë popullore dhe pro­fe­­­sor universitar, epikolog.

 Në vendlindje, në Siparant (Zahaq), e në Pejë kreu sh­koll­­ën fillore (1960).Gjimnazin e kreu në Pejë (1964) dhe Shkollën No­r­­­male e kreu në Prishtinë (1966).

Kreu studimet e larta në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Shkollën e Lartë Pe­da­go­gjike në Prizren (1969) dhe studimet e shkallës së dytë në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1971).

Në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, gjatë vi­te­ve 1972-1974, vijoi edhe mësimet e stu­di­meve të shkallës së tretë në Degën e Le­të­r­sisë dhe mbrojti ma­gj­i­s­traturën me temën «Fi­gura e kra­ha­simit në këngët to­na lirike të dashurisë» (1979), me mentor aka­de­mikun prof. dr. Rexhep Qosja.

Pas shumë vite pengesash politike, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mb­ro­jti disertacionin e doktoratës me temën «Poezia le­gjendare e Rugovës» (1995), me mentor aka­de­mikun Re­xhep Qosja.

Puna gjatë studimeve

Gjatë studimeve, 1967-1971, punoi përkohësisht në dy shkolla fillore (Zllakuqan dhe Klinë) dhe në katër shkolla të mesme (Lipjan, Pejë, Prizren dhe Prishtinë). Për shkak të veprimtarisë në Lëvizjen Studentore të vitit 1968 në Kosovë, e larguan nga puna në Klinë, Lipjan dhe Pejë.

Më 1971, pas mbarimit të studimeve themelore, u pranua asistent në Degën e Folklorit dhe të Etnologjisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, nga e cila e përjashtuan më 1973, me vendim të organeve politike të Kosovës, po ashtu për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare në Lëvizjen Studentore të vitit 1968 në Kosovë.

Largime nga puna, arrestime

Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, ka qenë tri herë i arrestuar (1967, 1968, 1981) dhe pesë herë i përjashtuar nga puna (1968, 1969, 1970, 1973, 1990). Për rreth tridhjetë vjet nuk ka pasur pasaportë udhëtimi jashtë shtetit (1968-1978 dhe 1981-1999).

Shumë vite punoi jashtë profesionit, pa dëshirën e tij, përkthyes dhe lektor në Bankën e Kosovës (1977-1990). Puna e tij është censuruar, prandaj në revistën shkencore të Institutit Albanologjik të Prishtinës ka filluar të botojë tek në fund të viteve 80.

Puna në Institut pas vitit 1992

Pas zhbërjes së Federatës së Jugosllavisë, organet drejtuese të Institutit e lejuan që të kthehet sërish në Institut, pas 19 vjetësh, në qershor 1992, në vendin e përparshëm të punës asistent (1971-1973). Ka qenë udhëheqës i Degës së Folklorit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të IAP-it (1996-2003). Ka qenë anëtar redaksie në rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 2006-2013, ku ishte sekretar shkencor më 1972-1973, në fillim të daljes së saj.

Ka marrë titutujt: bashkëpunëtor shkencor/profesor asistent, më 1996; bashkëpunëtor i lartë /profesor i asociuar, më 2000; këshilltar shkencor/profesor i rregullt, nga viti 2003.

Puna në fakultete, profesor i jashtëm

1998-1999: SHLP, Prizren. 2002-2004: Universiteti i Tetovës, FF, Tetovë. 2003-2006: Universiteti i Prishtinës, FF, Prishtinë. 2010-2012: Universiteti i Prishtinës, FE, Prizren. 2011-2014: Universiteti i Prishtinës, AKM, Prishtinë. 2012-2014: Universiteti i Shkupit, FF, Shkup.




Vepra të botuara

Ndër veprat e tij të botuara janë: vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», V (1997); antologjia «Këngë të kreshnikëve», (1999, 2001, 2003, 2009, 2011, 2013); monografia «Poetika e krahasimit. Figura e krahasimit në këngët tona lirike të dashurisë» (2004); përmbledhja «Studime për folklorin, I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike» (2006); përmbledhja «Studime për folklorin, II: Epika gojore dhe etnokultura» (2008); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», I (2009); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», II (2011); përmbledhja «Studime për folklorin, III: Eposi i Kreshnikëve» (2018);

Është bashkëpërgatitës për shtyp i veprave të Institutit Albanologjik të Prishtinës:libri 30 vjet të Institutit Albanologjik: 1967-1997» (1997), bashkëredaktor; përmbledhja e kumtesave «Rëndësia e veprës së Gustav Majerit për studimet albanologjike» (1998), «Pajtimi i gjaqeve 1990-1991» (1999, 2001).«Rëndësia e veprës së prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike» (2003), «Anton Çetta, figurë poliedrike e kulturës shqiptare» (2011) etj.
«Opoja - Aspekti folklorik» (2017), redaktor; përmbledhja e kumtesave «Demonstratat e vitit 1968, I,» (2018); re¬dak¬tor dhe bashkëpërgatitës për shtyp; përmb¬le¬dhja e kumtesave «Demonstratat e vitit 1968, II,» (2018), redaktor dhe bashkëpërgatitës për shtyp; libri për 40-jetorin e SHKA Rapsha (2018), kryeredaktor dhe përgatitës për shtyp; përmbledhja e kumtesave «Folklori në krahinën e Llapushës» (2019), redaktor dhe përgatitës për shtyp.

Nga publicistika historike, për brezin 1968, ka botuar veprat «Isa Demaj-jeta dhe veprimtaria atdhetare» (2000); «Avdi Kelmendi-jeta dhe veprimtaria atdhetare» (bashkautor, 2002, 2016), bashkëpërgatitës për shtyp; libri i Xhevat Hasanit, «Me Selman Lajçin nëpër Sa-nxhak» (2015), redaktor; përmbledhja e kumtesave «De¬¬mar¬ka¬cioni Kosovë-Mali i Zi»,(2015, tri bo¬ti¬me), libri i Bedri Tahirit, «Drenica, djep i trimërisë», (2015), redaktor; libri i Meriman Brahës «'Goli Otoku»' (2018)


Etj.


Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...