Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/25

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron të ruaj fëmijët e saj, të shkojë në Evropë dhe të bashkëpunojë me të gjithë.



Aleksandar Vuçiq ka ironizuar duke thënë se Serbia do të jetë në gjendje të ruajë paqen në Kosovë.

Sipas tij, Kosova vazhdon të bëj kërcënime dhe akuza, por me këtë shpreh vetëm nervozizmin asgjë më shumë, shkruan ‘RTS’.

Theksojmë se presidenti serb një ditë më parë qëndroi në Tiranë ku mori pjesë në Samitin e Mini-Shengenit me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. 

Ky i fundit u kritikua nga politikanë kosovar se po e tradhton shtetin e Kosovës.

Ndërkohë, Rama e cilësoi nismën e Mini-Schengenit ballkanik – nismë për të ardhmen e rajonit. 

Ai e quajti të gabuar refuzimin e autoriteterve të Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e Tiranës.

Pas mosarritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të VV-se dhe LDK-së, ka reaguar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.



Mbrëmjen e së mërkurës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi përmes një videoje në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, se nuk është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Pas kësaj ka reaguar kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka shkruar se Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë asnjë dallim nga qeverisja e kaluar.

Postimi i plotë i Molliqajt pa ndërhyrje:

Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.

Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:

Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.
Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.
Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj.

Ymer Ibishi i cili me vite punon në morgun në Gjilan ka treguar disa ngjarje të frikshme që i kanë nodhur në morgun e spitalit në Gjilan.


Rrëfimet nga morgu i spitalit janë jashtëzakonisht interesante, ndonjëherë edhe të frikshme. Nuk flitet njësoj, si për vdekjen, ashtu edhe për jetën, edhe pse të dyja këto rrinë pranë njëra-tjetrës.

Ymer Ibishi, zyrtar në spitalin e Gjilanit, pjesën më të madhe të kohës së tij e kalon në shtëpinë ku nuk frymon njeri tjetër pos tij, brenda atyre mureve që njihen si shtëpia e të vdekurve. Ai nuk ndjehet keq mes të vdekurve. “Është obligim moral që i gjalli të përkujdeset për të vdekurit”, thotë Ymeri.

Banorë të kësaj shtëpie kanë qenë persona të moshës prej 5 ditësh e deri në 93 vjeç, nga të gjitha nacionalitetet dhe besimet fetare. Qëndrimi më i gjatë në morg ka qenë tri net. Në raste të tilla, zakonisht pritet ardhja e familjarëve nga bota e jashtme, sidomos kur ata janë larg, si në Australi, SHBA e gjetiu.

Në botë njihen raste të rikthimit në jetë të personave të “vdekur”. Ibishi nuk ka pasur ndonjë përvojë të tillë, por ka pasur momente tjera interesante. Atij i ka ndodhur që të dëgjojë zilen e telefonit në dhomën e të vdekurve.

Për një moment, nuk e ka kuptuar se çka po ndodh dhe si është e mundur që nga “komora” të vije zilja e telefonit. Kur është afruar te personi i vdekur, ka kuptuar se telefoni po binte në trupin e të vdekurit.

“Nuk e mora telefonin për ta hapur, sepse nuk doja t`i lajmërohesha dikujt të panjohur nga morgu i spitalit. Ndoshta ai që telefononte ende nuk e kishte marrë lajmin e hidhur”.

Si besimtar i madh, ai mundohet t`ua lehtësojë dhembjen familjarëve, kur vijnë për të marrë trupin e pa jetë.

Atij, gjatë kohës që punon në morg, i ka ndodhur edhe një befasi e madhe. “Me duart e mia ia kam hapur dyert e morgut një personi të gjallë”, rrëfen Ibishi, ndërkohë që nis dhe e tregon rastin.

“Unë dola jashtë për të pastruar pak ambientin përreth objektit dhe pas një kohe u ktheva dhe e mbylla derën, për të dalë deri në qytet, që t`i kryeja disa punë. Kur u ktheva pas një kohe, pashë se dorëza e derës së morgut, po lëvizte nga brenda. U habita. Askënd nuk e kisha lënë brenda kur dola. Nuk kishte as kufoma në morg atë ditë. Mendova se diçka po ndodh”.

Ymeri e vazhdon tutje rrëfimin. “Kur e hapa derën pashë një plak që po përpiqej të dilte. Më vonë, ai më tregoi se ishte futur brenda për nevoja të tij, pasi e kishte parë derën të hapur, duke mos e ditur se çka ishte ky objekt. Kur i tregova se kishte hyrë në morg, aty ku rrinë të vdekurit, ai desh u çmend”.

Në një rast tjetër, një vajzë të re, rreth 20-vjeçe, kishte ardhur për ta parë trupin e babait të saj, që sapo kishte vdekur nga infarkti, shkruan gazetametro. Ymeri kishte dyshime nëse duhej ta lejonte ta shihte, pa qenë ndonjë person më i vjetër me të, por ajo e kishte bindur se do të tregohej e fortë. Ashtu edhe ndodhi.

“Qava unë përpara asaj vajze të re që erdhi të piqej me babanë e saj dhe u tregua aq e fortë përballë dhimbjes dhe vdekjes”, thotë Ymer Ibishi.

Kafeja përherë është njohur për efektet pozitive të saj në shëndetin njerëzor.


Madje, sipas një studimi nga Qendra e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në Hjuston, një kafe në ditë mund t’iu shpëtojë nga problemi me ereksioni.

Studiuesit zbuluan se burrrat që pinin nga dy deri në tre filxhanë kafe çdo ditë kishin më pak të ngjarë të kishin probleme ereksioni.

Është interesante që lidhja midis kafeinës dhe ereksioneve të forta ishte më e dukshme tek burrat në mbipeshë.

Kafeina ndikon në penis në një mënyrë të ngjashme si Viagra, sipas bashkëautori i studimit Run Wang, M.D.

Pija e shijshme bën që arteriet në penisin tuaj të pushojnë dhe rrjedha e gjakut të shtohet.

Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve shkon përtej çdo limiti, ja si u gëzuan ata për tërmetin në Shqipëri



1:11 | 27 Nentor 2019

Një numër i konsiderueshëm tërmetesh kanë prekur Shqipërinë që nga ora tre e mëngjesit të hershëm.

Sipas informacioneve të fundit mbi , 50-persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 600 të tjerë janë lënduar.

E vetëm në lajmet e para ku shkruhej për atë se çka po ndodhte në Shqipëri (Blic.rs i referohet si vendi fqinj) një numër i madh komentuesish në rrjetet sociale kishin shpërthyer me urrejtjet e tyre dhe me ngazëllimin për fatin që i kishte gjetur njerëzit e pafat, shkruan Blici Serb, përcjellë Insajderi.

Tërmeti i parë kishte ndodhur diku rreth orës 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale, e që kishte fuqi prej 6.4 shkallë të Rihterit, ndërsa i dyti u regjistrua në ora 7:10 (5.4 shkallë).

Sipas informacioneve të fundit, 20-persona kanë humbur jetën, përfshirë këtu edhe një vajzë (10-vjeçe) dhe një adoleshente (18-vjeçe).

Kështu qysh herët në mëngjes, ende pa u ndalur mirë lëkundjet e tokës, “urrejtjet” dhe thirrjet nisën të “helmohen”.

Nëse doni t’i ndihmoni ata që kanë dhunuar fëmijët tuaj, ata që po presin që një gjë e tillë të përsëritet…atëherë ndihmoni shqiptarët e prekur nga tërmeti. Kaq e thjeshtë është – ka shkruar një person në Twitter vetëm dy orë pas lëkundjeve.

Кул

@SrbijaJeKul

Ako biste pomogle/i onom ko je vas ili vasu decu silovao i nabio na kolac, onom ko to podrzava ili vreba priliku da ponovi.. onda pomazite i Albance koje je pogodio zemljotres.
Simple as that.


8:57 AM - Nov 26, 2019

Twitter Ads info and privacy
See Кул's other Tweets

Edhe pse shumica e njerëzve merreshin më shumë me atë nëse kishin ndjerë edhe të tjerët tërmetin, apo nëse ishin zgjuar pikërisht nga ky rast, ka pasur postime të tilla që mezi e kanë pritur këtë lajm.

“Nëse iu godet tërmeti, zoti iu ka ndëshkuar” – kishte shkruar një person duke u papjekur të shpjegojë shkaqet e tërmetit të këtij mëngjesi.

Ka edhe nga ata që vajtonin, por jo për vajzat e vdekura por pse tërmeti “nuk i bëri rrafsh me tokë”.

E nek vas je pogodio zemljotres, to vas bog kažnjava

— Milan-san みらんさん (@SickDodir) November 26, 2019

Po thoni se tërmeti ishte më i fortë në Shqipëri e nuk i bëri rrafsh me tokë? Gjynah! – ka shkruar një person që Blici serb e konsideron si të turpshëm.

Дудалајна

@Dudalajna

I šta kažete zemljotres bio najjači u Albaniji, a nije ih sravnio sa zemljom? Greota



9:08 AM - Nov 26, 2019

Twitter Ads info and privacy

See Дудалајна's other Tweets

Dhe pastaj Teoria e famshme “A do t’u vinte atyre keq për neve”


Nikola Panić

@PanicNikola

Žao mi je kad svaku zemlju pogodi zemljotres. Bilo da je to Albanija, Hrvatska, ili SAD. Samo, da li bi i njima bilo žao da se nama to dogodi? Mislim da nigde nema empatije, i saosećajnosti sa drugim narodima, kao kod nas.



9:07 AM - Nov 26, 2019

Twitter Ads info and privacy

See Nikola Panić's other Tweets

“Më vjen keq për këdo dhe sa herë që godet tërmeti. Qoftë Shqipërinë, Kroacinë apo ShBA-të. Veçse a do t’iu vinte keq atyre po të na ndodhte neve? Unë nuk besoj që edhe kombet e tjera kanë kaq dhembshuri sa në vendin tonë – komentoi një tjetër person në “Twitter”.

Sido që të jetë, “atyre s’do t’u vinte keq për neve”, “gjynah që nuk u mbytën edhe më shumë”, mirëpo edhe “ndëshkim prej zotit”, janë vetëm disa komente të cilat gjithmonë gjejnë vend nëpër të tilla raste kur ka goditje tërmeti nëpër vendet që disa nuk i konsiderojnë si “miqësore” , shkruan Blici Serb, përcjellë Insajderi.

“Ka shumë përgjakje mes popujve”

Ballkani është një zonë që ka pozitë shumë të pafat gjeografike, pra edhe gjeopolitike e që ka shkaktuar shumë të këqija dhe shumë mosmarrëveshje të cilat kanë sjellë shumë përgjakje mes nesh, përmes pakënaqësive historike, për fat të keq, kemi periudha të rralla në histori që e kemi pasur pak më mirë mes vete – ka thënë për Blicin Serb, Marko Brakovic, psikoterapist, shkrimtar dhe kolumnist derisa ka komentuar këto lloj shkrimesh në rrjetet sociale.

Në ndërkohë, është empatia ajo që me siguri na mungon. Për këtë gjë u pyet sociologia, Sanja Stankovic.

Paragjykimet, stereotipat dhe ksenofobia janë më të përhapura shkaku i mungesës së dialogut dhe shkaku i ekzistimit të interesit të një pakice që të marr në menaxhim konflikte të tilla e me to ta manipulojë opinionin publik. Megjithatë ka mjaft hapësirë për të vazhduar tutje me zhvillimin e empatisë kolektive në Serbi, pasi kjo do të na çojë deri tek largimi nga roli i viktimës dhe i të pafuqishmit siç jemi mësuar të luajmë suksesshëm për vite të tëra – tha Sanja Stankovic, një sociologe.

LUAJE MACË KRYET E BUALLIT.


Albin Kurti: VV bëri 4 kompromise, LDK asnjë, përtej kësaj dhe ndryshe nuk mundemi e nuk duam

Sipas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili konfirmoi se ka dëshuar marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës, partia e tij ka bërë 4 kompromise në dialogun me LDK-në, ndërsa këta të fundit asnjë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE ka bërë 4 kompromise të rëndësisshme e LDK asnjë:

1. Programi qeverisës i imi si kryeministër do të jetë 50 për qind si ai i LDK-së.

2. Zëvendëskryeministri i parë do të jetë nga LDK.

3. Pesë ministri në qeveri do të jenë të LDK-së.

4. E cila edhe zgjodhi si të përzgjidhen ato.

Ofera e parmbrëmshe ishte edhe kompromisi i pestë.

Përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë. Duam ta ndajmë përgjegjësinë qeverisëse me drejtësi e bujari duke lëshuar pe edhe pse fitues.

Në këto ditë do të dëshironim konstitumin e qeverisë së re, por duhet të presim dhe kjo i kushton Kosovës”, tha Kurti



Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konfirmuar qëndrimin zyrtar të partisë së tij sipas të cilit nuk do të ketë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Kurti sot ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar të partisë së tij me ç’rast duket se kanë marrë vendim të mos shkojnë në koalicion me LDK-në.

Në rrugën e arritjes së marrëveshjes midis këtyre dy partive qëndruan posti i Presidentit të Kosovës si kërkesë eksplicite e LDK-së dhe Ministria e Punëve të Brendshme si kërkesë eksplicite e VV-së.

Dështimin e marrëveshjes, e ka konfirmuar Albin Kurti nëpërmjet një video në Facebook ku thotë se nesër do të shkohet në Kuvend pa marrëveshje.

“Është obligim i imi që t’iu njoftoj se në seancën inagururese të Kuvendit do të shkojmë pa marrëveshje. Marrëveshjes tonë për planprograme nuk mundëm t’ia bashkangjesim edhe atë për ndarje të përgjegjësive”, tha Kurti ndër të tjera.


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur ofertën të cilën ia kishte paraqitur LDK-së më 23 dhjetor2019.

Ai ka zbuluar 3 pikat të cilat ka përmbajtur kjo ofertë:

“Oferta ime e parevokueshme kishte 3 pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme.

Pika 1: Lëvizjes Vetëvendosje i takon kryetari i Kuvendit dhe nnkryetari i pare, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rrokadë, Kryetarin e merr LDK ndërsa LVV dy kryetar.

Pika 2: Presidentin e lëmë, por nëse LDK insiston, atëherë LVV-së i shtohet një ministry që është Minisria e Punëve të Brendshme.

Pika 3: Sipas kërkesës së LDK-së, MKRS ndahet me ç’rast Kultura dhe Rinia i takojnë Ministrisë së Arsimit ndërsa Sporti ministrisë së Shëndetësisë.”.

Në sytë e publikut të mencur, Edi Rama , mund të duket vetëm si pacient i spitaleve për të sëmurët mendor.

Fotografia e profilit të Bajram Kabashi

Bajram Kabashi 



Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph, në një intervistë paska thënë se ai "e kupton pozicionin e Vucicit, që do izolimin e Kosovës, por ai nuk është duke e kuptuar pozicionin e Edi Ramës."
_________


Fotografia e Bajram Kabashi


Po, pra !


Nuk mund të gjendet njeri të ndërgjegjshëm që e ka lindë Nana e Babai Shqiptar, që mund ta kuptoj pozicionin e Edi Ramës. 

Pozicioni dhe sjelljet e tij janë tipike joshqiptare, apo më mirë të thuhet antishqiptare. Një shtet serioz kombëtar edhe po ta kishte Kryeministrin që si përket etnisë shqiptare, në bazë të Kushtetutës së vendit, kishte për ta detyruar të sillet si shqiptar i mirë dhe kryeministër i denjë i vendit. 


Ky njeri me komplekse të shumëta dhe me sjellje të sforcuara e të shtirura intelektuale, në sytë e publikut të mencur mund të duket vetëm si pacient i spitaleve për të sëmurët mendor.

 Një popull dinjitoz e krenar askund në botë nuk do ta duronte një "Kryeministër" të tillë që në vend se të jetë mbështetës i popullit e vendit të vet, i mbështetë interesat e popujve të huaj, madje edhe të atyne të njohtun për anmiqësi ndaj Shqiptarëve!

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe tekst


Edi Rama, më parë se i sëmutë mendor del të jetë i kapun prej shërbimesh anmiqësore dhe atë që nga periudha kur propagandistit serbomadh në muzikën serbe, Goran Bregovic-it, apo edhe më herët, të cilit ia dha "Celësin e Tiranës"!

Tek një njeri që i tradhëtoj interesat kombëtare dje, nuk ka asnjë mundësi që të shpresohet sot në te, kur Vucic, nga Tirana, ia persëritë se në Recak nuk ka pasë masakër dhe ky gjoja kryeministër shqiptar, heshtë si mumje!

Nuk ka faj Edi, ky kombëtarisht indiferent, por ka faj populli, secili prej nesh vec e vec, që ndihet Shqiptar i mirë e me ndërgjegje kombëtare shqiptare!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...