Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/27

Përparim Hysi – “Harta” e mirënjohjes (ese)


Përparim Hysi.jpg
Nuk ka ndjenjë më të bukur se mirënjohja. Mirënjohja është tipar i njerëzve me dinjitet. E kundërta e mirënjohjes, është mosmirënjohja. Nga mirënjohja tek mosmirënjohja është veç një pe i hollë që i ndanë. Se sa vlerë ka mirënjohja për njerinë,e ka thënë me kohë IMMANUEL KANTI:- Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive! Pak më vonë se KANTI. LUDWIG van BEET’HOVEN , të cilit ia hëngri shpirtin i nipi duke u treguar mosmirënjohës për gjithë atë kujdes e dashuri që tregoi BEET’HOVENI për të, e la me shkrim postulatin:- Po bëre mirë, do ta paguash me lot!!! * * *Pak nga pak, dua ta ndërtoj “hartën” e mirënjohjes me shembuj nga historia e letërsia dhe nga përvoja ( tani po shkoj drejt të tetëdhjetave dhe më kanë parë sytë jo pak). PUSHKINI tek “Vajza e Kapitenit” ka një fragment ku reklamohet mirënjohja. Saveliçi, çifuti që i shërbente Zotnisë, i thotë PUGAÇOVIT, ku ky, rebel ndaj Carit,po i vinte në satër pronarët:- E harrove atë peliçen prej lëkure? Dhe zemra e”rebelit” PUGAÇOV u zbutë. NIKOLLAJ GOGOL tek “TARAS BULBA” ka dhe ky një rast të madh mirënjohjeje. TARAS BULBA,heroi homonim i romanit, është Ataman dhe me detashmentin e tij prej kozakësh, kanë vendosur që të “provojnë” shpatat mbi çifutët. Por aty është dhe çifuti JANKEL që i thotë Atamanit:- Po si do më vrisni mua,kur unë ju kam shpëtuar xhaxhanë? Atamani u thye dhe i tha:- E sheh atë karrocën jashtë fushimit? Atje , poshtë asaj karroce fshihu. Dhe,ndërsa Jankeli andej e mbajti frymën,Atamani i priu repartit për në SEÇ ku jo vetëm”provuan shpatat”,por bënë dhe pogrome ndaj komunitetit çifut.
Kur po kthehej,ATAMANI hodhi sytë nga karroca. JANKELI nuk mund të bënte përjashtim se e”thërriste gjaku”, mu poshtë karrocës kishte hapur dyqan që shiste “çerte”. Atamani mezi mbajti të qeshurit, por”mikun” e shpëtoi. Dhe kush? TARAS BULBA që vrau djalin e tij,ANDREI, se”tradhtoi”… * * *
Diktatorët nuk e njohin mirënjohjen. Përkundrazi: janë shumë mosmirënjohës. STALININ e shpëtuan nga ndëshkimi (LENINI kish dhënë porosi që të shikoheshim grindjet STALIN -TROCKI),dy anëtarë të Byrosë Politike të asaj kohe: KAMENIEVI dhe ZINOVIEVI, të dy,sado çifutë si TROCKI, votuan pro STALINIT. Më tej,TROCKIN e përzunë dhe sosi në MEKSIKË,ku,me porosi të STALINIT,e vranë. Dy mirënjohësit e tij, STALINI i vuri para togës së pushkatimit. Njerëzit e”afërm” të STALINIT (ai nuk ka patur,historikisht, të tillë), i thërrisnin,në intimitet:KOBA!
KOBA,- bërtiti njëri prej fatkeqëve,- e njeh mirënjohjen ti?
– E njoh,- tha qetë-qetë mosmirënjohësi,- është ajo sëmundja e ligë e qenit!!!
Dhe një diktator tjetër: ENVERI “YNË”!
ENVER HOXHA qe nxënës në LICEUN FRANCEZ të KORÇËS. Në të njëjtën kohë me të,mbaroi LICEUN edhe nxënësi HILMI QAZIM HYSI nga VËRZHEZHA e SKRAPARIT. As e di fare se si mundi ENVER HOXHA të merrte të drejtë studimi për në MON PELJE të FRANCËS. Se unë flas e shkruaj vetëm për gjëra që di. Dhe di që HILMI HYSI është xhaxhai im që, pse qe laureat, u thirr në audiencë tet a tet nga ish-ministrt i ARSIMIT,MIRASH IVANAJ dhe iu dha bursë shteti për në MON PELJE në fakultetin juridik. Pra,sado në degë të ndryshme, shokët e LICEUT qenë bashkë. Siç duket,edhe kur HILIMI HYSI ushtronte detyrën e gjykatësit në TIRANË, shokët e mbanin miqësinë. Kishte një përkim në këtë mes: HILMI HYSI qe martuar me MYNEVER SKRAPARIN,ish- nxënëse e “NANA Mbretneshë” që qe,bashkëshoqe, me DELIKATEN me të cilën flirtonte ENVERI nën hundën e fashistëve.
* * *
Vjeshta e vitit 1947,HILMI HYSIN, e zuri në Gjirokastër si kryetar të asaj gjykate. Papritur e pakujtuar,jo vetëm e arrestojnë, por dhe e”grupojnë” me Grupin e dytë të Deputetëve me RIZA DANIN e CO… dhe, pas një gjyqi fars made in BEDRI SPAHIU, e pushkatojnë në moshën 35-vjeç duke lënë jetime dy vajza të mitura:njërën 6 dhe tjetrën 4-vjeç. Bashkëshorten, shoqen e DELIKATES,e heqin familajrisht nga Tirana dhe e degëdisin në një fshat të Lushnjes. Po ç’hyn këtu mirënjohja ? Në ndihmë,për ta hedhur në”hartë”,vjen vet ENVER HOXHA që pohon me gojën e tij. Ky pohim që na”zgjoi dhe ne nga gjumi”,ndodhi shumë vonë: kur fantazma e BANKOS nuk po e linte të qetë dhe,për të “shpëtuar” pak nga krimi,tek retushonte një nga veprat e tij,shkruan: “… kur fashistët më kërkonin me qiri në dorë, në klandestinitet, jashtë Tiranës, unë nën hundën e tyre, mu në mes tyre kaloja me biçikletë me Delikaten. Do të thoni ju:- Po si ishte e mundur? Dhe po vet sqaronte:- A e kini parë një fotografi timen me syze e mustaqe në Muzeun e Luftës? Atë fotografi ma ka bërë QEMAL STAFA. Syzet dhe mustaqet i lashë se doja t’i ngjaja atij që më dha letër-njoftimin. Do të thoni ju:- Po si quhej ai miku apo shoku që iu dha letër-njoftimin?
Aha,emrin nuk “ia mbaj mend”,por mbiemrin e kishte HYSI!!! Dhe Delikates ia dha bashkëshortja e tij:VERA (shkurtimi i emrit MYNEVER) dhe,prej asaj kohe, në shtëpi Nexhmijes i thërresim VERA!!! A ka mosmirënjohje më të ligë se sa kaq? I shpëtoi kokën gjatë luftës dhe i mori jetën në kohën e paqes. Vetëm e vetëm se mos i demaskohej”trimëria” në kohën e fashizmit. * * *
Dhe për ta bërë më të prekshme “hartën”. Pa modesti të rreme, ngaqë jam pakëz poet, kam shkruar:-Po harrova të ligën, të më nxjerrin njërin sy. Po harrova të mirën, të m’i nxjerin që të dy. Unë e kam rrokur mirënjohjen de,ndaj po e bëj këtë “hartë”. Kam qenë një mësues i rreptë, por i drejtë. Do të skuqesha po të gënjeja: kam përdorur dhe pëllëmbën. Në dyzet e ca vjet që kam punuar nuk gjen qoftë dhe një nxënës që të thotë një fjalë të keqe për mua dhe kjo më bën që të ndihem mirë.
Kishte ardhur demokracia dhe mua, në vitet e fundit të punës, më gjeti si inspektor në Drejtorinë Arsimore të Fierit. Kisha dalë për makinë se kisha mbledhje në Ministrinë e Arsimit. U afrua një veturë dhe më qendroi tek këmbët. Hedh sytë dhe shoh:shofer një ish-nxënës i im që,për ca”kalamallëqe të vogla”,por ndëshkoheshin rreptë në ato kohë dhe kish bërë dhe burg. Shoferi foli:- Profesor,hip se do paguash atë burgun tim. Jo vetëm më çoi në Tiranë,por më priti deri sa mbarova punë dhe më ktheu në shtëpi. Kurrë nuk e kam ndjerë veten më të lumtur se sa atë ditë. Bëhej 100-vjetori i shkollës ku kam filluar punën si mësues dhe,nga të gjithë,unë qëllova gjallë. Nxënësit e parë të mi: që të gjithë në pension dhe unë,pothuaj, në një moshë me ta. Duar që zgjateshin dhe nxënëset femra një nga një puthnin me mall. Por nuk dua të harroj që,njëra,duke menduar se mësuesi i saj u plak,nxori nga çanta një palë çorape leshi,të shoqëruar dhe me papuçe leshi dhe nuk dua të shtoj dhurata të tjera që më përlotën.
Isha në klub në Fier (kam vjete në Tiranë) dhe dikush bërtiti:- Uh, profesori! U përqafova:qe një nga ata paksa “rebelat”,por tani qe bërë goxha djalë dhe më tha:-Nuk ke nga ia mban? Do vemë të hamë një drekë. E falnderova,në pamundësi t’i plotësoja dëshirën, por ai jo vetëm nuk u nda,por nxori njezet mijë leksh dhe më tha:-Zëre se të dhashë një kafe dhe dëgjo,profesor, nëse ke nevojë të lyesh shtëpinë,ky është numr im. Kam një kompani që lyej. E përqafova fort,këtë”xhagajdur” që nuk linte dy gurë bashkë. * * *
Të shtunën e këtij pas tërmeti isha në Fier,se më vdiq një koleg. U nisa me ngutë se qe një njeri i ndershëm që nuk kishte shok. Pasi e përcolla mikun në banesën e fundit, mbasdite duhet të kthehesha në Tiranë seimeshoqe qe e vetme dhe gjysëm e trauamtizuar..Pak vonë për të gjetur makinë, por ja tek vjen ish-nxënësi im,KADRI BILALI që më tha:- Profesor,do të çoj unë. U mundova ta kundërshtoja me politesë,por ai jo vetëm e bëri rrugën,enkas për mua,por më zbriti mu tek dera e shtëpisë.. Kur mbrita në shtëpi,i bëra një mesazh falnderimi ku theksoaj se më futi në borxh me atë shërbim aq njerëzor! KADRI BILALI banon në Fier dhe është noter në qytetin e BALLSHIT. Ka qenë nxënësi im në vtin e largët 1968. Është sinjifikativ mesazhi i tij dhe ndaj po e sjell të plotë:
Përshëndetje,porfesor!
Sinqerisht, borxhi para teje jam unë dhe,ndoshta, gjithë nxënësit e tu. Personai ju dhe AI që përcollëm dje (është fjala për kolegun e ndjerë, të mirin KOZMA BLIDO, që,për fat të keq,janë të pakët.Ju kini qenë dhe do të mbeteni udhërrëfyesit e vërtetë të njerëzve të mirë në jetë. Ju kini lënë shpirtin për ne. Sinqerisht, ju hapët një dritare,përmjet së cilës, ne filluam ta shikojmë botën ndryshe: me shkëlqim dhe me ngjyra,ashtu siç paraqitet bota në artin e letërsisë. Nga goja juaj dëgjuam për herë të parë se ka një Shekspir që ka shkruar “HAMLET”,”OTELLO”,”MAKBETH” dhe të tjerë autorë që programi i asaj kohe i prekte përciptas apo hiç fare..
E quaj veten me fat që kam qenë dhe mbetem nxënësi juaj. Ndjej kënaqësi çdo çast që kaloj me ju. Të uroj jetë të gjatë me gjithë familje. JIni i mirëpritur në çdo kohë.
Fier, më 2 dhjetor 2019
Pas këtij mesazhi kaq prekës si shenjë mirënjohjeje, nuk mund të rrija pa shkruar, kur bota është bërë “polare”. Aq më tepër është e prekshme kjo hartë ku mirënjohja është temë e ditës,për shkaqe kaq alarmante siç është kjo javë kaq e traumatizur apo javësizmike që vazhdon.

Tiranë, 3 dhjetor 2019

***

Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit.

Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier.

Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi.

Ka botuar disa libra me poezi:

“Rektimat e dashurisë”,

“Prushi i dashurisë”,

“Më piku dashuria”,

““Luftë” me dashurinë”.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë:

"Tregime",

"Faji" i Isakovskit,

"Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos",

"Lotët e Kumurisë"

Poezi :

"Eh,si qenka dashuria!",

"Kurthi i mallit",

"Kot s'jam i vdekshëm",

"Njerëz që dua"

"Mbeta dashurive".

Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë. Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.Etj.

Përgatiti:Flori Bruqi

Kristaq Turtulli : Oh ç’ditë e bekuar që ishte moj bijë, qyteti, qielli shndriste!



Me rastin e 10 dhjetorit, të kësaj dite të shënuar së Krahinës Autonome të Korçës dhe Shqipërisë po hedh për ju një fragment nga romani ‘ MISTERET E PARISIT TË VOGËL’ Respekt për historinë dhe burrat e shquar.

‘Rroftë Shqipëria! Rroftë Krahina Autonome” e Korçës!’

Oh ç’ditë e bekuar që ishte moj bijë, qyteti, qielli shndriste! Ditë e madhe. Na ngazëllohej shpirti, na këndonte zemra. Zonja Dhoksanë hapi kat më kat të gjitha dhomat e shtëpisë, shtroi rrugën me karafila të kuq dhe priti e përcolli me gjithë të mirat të madh e të vogël. E ndoqa nga afër rrjedhën e ngjarjeve kur Misto trimi hyri në qytet më 8 dhjetor 1916 me një fuqi prej 300 vetash. Djemtë tanë ishin të armatosur deri në dhembë dhe me besim në fitore. Një ditë para se të hynte Themistokliu, mora vesh që, francezet dëbuan nga Korça gjithë mbeturinat venizeliste dhe së bashku me ta internuan në Selanik disa nga lapangjozët vendas të propagandës greke dhe, mirë ua bënë dushmanëve. Më dëgjon, i kam të shkruara të gjitha, këtu në mendje:
Më 9 dhjetor u biseduan hollësitë për organizimin e administratës shqiptare që do të themelohej ne Korçë.
Për të siguruar një bashkëpunim midis elementeve me pikëpamje e rryma të ndryshme, burri i mençur Themistokli vendosi që në keshillin qeveritar të merrnin pjesë edhe persona qe ishin si krerë të propagandës greke. Nuk e meritonin djajtë me çizme, por ç’të bënte djali. Me taktiken e tij mundi të zgjedhë në keshillin qeveritar disa nga këta, të cilët i thirri në shtëpinë e tij duke i vënë përpara një fakti të kryer. Ne këto bisedime Themistokliu mori me vete edhe disa nga “djemtë” që nuk i ndante kurrë, si Andrean, Qemalin, Mehmetin, Sejfullanë e Maliqin.
Mbrëmjeve mblidheshin pranë vatrës në shtëpi dhe bisedonin kokë më kokë, u shkëlqenin sytë prej shpresës dhe besimit. U shërbeja djemve me durim e dashuri. I mbuloja me kuverta të ngrohta kur i kotëte gjumi. Lodheshin djemtë e nënave, lodheshin. Po bënin një punë të paqme:
Mes luftës së keqe, midis fuqive të mëdha, qyteti ynë po bëhej më vete, oaz paqeje…
Populli në këtë kohë mbushi rrugët, priste me nderime dhe entuziazëm Miston me shokë, i shoqëroi deri në Prefekturë ku do të bëheshin bisedimet.
Themistokliut kishte zënë miqësi me kolonelin frances Henri Dekuen. Ai ishte goxha burrë, i pashëm, gojëëmbël, ta pije në kupë. E donte Miston, si vëlla, respektonte qytetin dhe ëndrrën tonë.
Një mbas dite moti të ngrohtë, djemtë qëndronin në verandën e shtëpisë sonë, dhe unë u servira lëng lule manaferre. Misto ishte veshur me kostum gjahtari, ndërsa koloneli Dekuen me uniformën e ushtrisë franceze. Koloneli Henri Dekuen piu me ngadalë lëngun e shijshëm të manaferrës më buzëqeshi në shenjë falënderimi dhe i tha Themistokliut:
“Do të tregoj një sekret, miku im Misto. Më lejon të quaj me emrin që të thërresin korçarët, hë?!
‘Më quaj si të ndjehesh më mirë,’- i tha Misto me qetësi dhe shtriu këmbët.
‘Faleminderit i nderuar. Në fillim pa të njohur, pa rënë në kontakt me ju, ne të quajtëm ‘brigand’, të shihnim me dyshim. Komanda e lartë na udhëzoi të keni kujdes me këtë njeri. Por tani me respekt e deklaroj: Themistokliu Gërmënji më bëre përshtypje të mirë. Qysh në paraqitje, ke fytyrë të çiltër, të sinqertë, trup gjatë, qëndrim burrëror, me sjellje të përsosura.

‘Oh, ju lutem,’- ia bëri Mistoja dhe u skuq.

‘Ideali juaj është i admirueshëm miku im. Ju kujtohet kur ju pyeta, dhe ju burrërisht e çiltërsisht më thatë: Jam atdhetar shqiptar. Nuk kam arsye të kem armiqësi me francezët dhe s’kam qenë kundër jush. I quaj shovinistët grekë armiqtë tanë më të këqij. Jam me ata që garantojnë lirinë e atdheut.’

Misto qeshi lehtë dhe me seriozitet shtoi:

‘Sigurisht që nuk kam asnjë arsye. Unë e respektoj Francën, historinë, kulturën, traditën, personalitet e saj të shquara; shkrimtarët e mëdhenj, filozofët, shkencëtarët, iluministët, piktorët, etj. Franca e diturisë, vendi i demokracisë: i lirisë, barazisë, vëllazërisë. Franca që i dha Evropës dhe botës mbarë zhvillim dhe përparim. Por përsëri them mik i nderuar, koloneli Dekuen: Jam me ata që garantojnë lirinë e atdheut.’

‘Këto janë cilësi të veçanta miku im, të veçanta,’- tha koloneli Dekuen i përskuqur dhe i kënaqur shumë, që Misto ja lavdëroi Francën, vendin e tij:- ‘Lufta më detyroi të gjesdis gjithë Ballkanin, por vetëm në qytetin tuaj ndjeva burrërinë, fisnikërinë, dëshirën për dituri, flladin, civilizimin Evropian.’

‘Pikërisht, ndaj ne kërkojmë autonomi,’ -i tha Misto.
‘Ke të drejtë,’- i tha koloneli Dekuen dhe zë ulët shtoi:- ‘Ta themi mes nesh, kur jam këtu mes jush, ndjehem ca si më ndryshe.’
‘E kuptoj, ndaj nuk thonë kot O Korçare, o hiç fare,’ – i tha Misto me të qeshur. Koloneli Dekuen qeshi lehtë. Na kishte rënë në sevda oficeri frances me një çupën tonë.

Ngjarje e shënuar, e paharruar qe 10 dhjetori i 1916, kur Korça u shpall Krahinë Autonome. Qyteti ynë i dashur bë si një ishull i lulëzuar në gojën e përbindëshave. 

Sipas protokollit, qyteti i Korçës, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora do të administroheshin nga shqiptarët, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze. U ngrit një këshill administrativ prej katërmbëdhjetë vetash. Kishte edhe xhandarmëri për të mbajtur rregullin. 

Gjuha zyrtare në kërkesa, ankesa e kontrata, do të ishte shqipja dhe flamuri i Krahinës “Autonome”, ai shqiptar, me një shirit të trengjyrëshit francez.

Këshilli qeveritar me në krye Themistokline erdhi në Prefekture. Aty një togë ushtaresh franceze i priti djalin tone me nderime të posaçme. 

Koloneli Henri Dekuen dhe Themistokli Gërmënji dolën në ballkonin e prefekturës dhe mbajtën që të dy nga një fjalim të shkurtër. Midis brohoritjeve të popullit u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall Republika Shqiptare e Korçës.

Më rahu zemra me vrull, u përlota kur Themistokliu, ai burrë i rrallë, tundi gjithë madhështi flamurin kuq e zi.

 E shihja, i dridheshin mollëzat Burrit të dashur të qytetit prej emocionit. Më ngjau sikur fluturonte krenar, bashkë me shqiponjën tonë në qiell të hapur. Pashë nga zonja Dhoksanë dhe ajo qante e ngazëllyer. U përqafuam. Ishin lotë qëzimi dhe hareje.


Kristaq Turtulli, është gazetar, piktor, romancier ,shkrimtar, poet, i njohur korçar me banim në Kanada. Fitues i disa çmimeve kombëtare në prozë. Veprat e tij janë të përkthyera në gjuhën angleze Rrjedh nga një familje e shquar patriotike e cila gjithmonë i është gjendur pranë kombit. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Kanadasë.



Librat e botuar :

Hija e Ariut, roman 1996
Hani me dy Porta, roman, 1997
Ç’është jeta e një njeriu, roman 2003
Vetmia e zërave, roman 2006
Dëgjo, floriri im, roman 2009
Frends, novelë për fëmijë në anglisht 2009
The inn with two doors, novel 2009
Në trenin e linjës 16, roman 2010
Puthje e pamundur, roman 2010
Syri i Rirës, roman 2011
Tulipani i koresë, roman 2012
Pianisti, roman 2013
Zhgënjimi, roman: shkurt 2015
Kujdes vajzë, novelë 2015
Ati dhe fati, roman 2016
Ikje prej vetes, roman 2016
Misteret e parisit të vogël, roman 2017
Ëngjëlli I koresë, roman, ribotim, 2018
Zëra në humbëtirë,roman ,2019

Përgatiti :Flori Bruqi











Mimoza Rexhvelaj – Më vret ftohtësia e syve tu






Më fort se dimri i açartë që rend pas mejet. Avuj që tretën mes hapsirës boshe, ku fjalët nuk kanë vend.

 Pikat e shiut vazhdojnë të luajnë këngën time të preferuar mbi pasqyrimin e ujit, ku gropëzat e vogla mbi shkëmbinj mbushen si oaze ëndrre, më kujtohet të me kenë thënë se dikur kanë shuar etjen në këto rrasuka ku uji jetës i mbush me langun magjik pa të cilën njeriu nuk jeton.

Thonë se dikur zanat janë “kqyrë” si në pasqyrë dhe tani unë pres qetësin e tyre për të gjet imazhin e humbur, jam pa frymë në këtë pritje, jam më e vogël se pika që bije rrathë-rrathë në mes të pellgut dhe rrathët përplasen mbi shkëmb si dallga në det.

Unë s’jam zot i pellgut, por thjeshtë një humbarrugëtare ngarkuar me shpresë që kërkon shtegun, dua të iki prej dimrit tënd, më vret shumë ftohtësia që të buron nga sytë, janë po ata sy që dikur më treguan pranverën, shtegun e dritës drejt universit pakufi…

Stinët e shpirtit paskan tjetër rend, tjetër vlerë, i frynë tjetër erë, pritjet ngjajnë me H2 ku i mungon O.

2019/12/26

Minishengeni ballkanik është regres në ruajtjen e identitetit kombëtar


Rezultate imazhesh për VILHEME VRANARI

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Esse

Të nderuar bashkëkoombas kudo që jetoni e punoni, anekënd globit!

Përshëndes protestën e Akademisë shqiptare Amerikane të Shkencave e Arteve,me qendër në New York!

Gjithashtu dal në pëkrahje të z.Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve për gjithë shkrimet analitike me shumë vlera që janë në dobi të çështjes kombëtare, si dhe mbarëvajtjes së integrimit kombëtar.

Nëse bota e zhvilluar apo në zhvillim sot ecën me hapa galopante, Shqipëria çdo vit që kalon, jo vetëm mbytet për herë e më shumë në borxhe, por zhytet në varfëri të tejskajshme, shkon drejt humbjes së lirive dhe sovranitetit kombëtar gjoja të sanksionuara nga Kushtetuta, si dhe nga organizmat Nd/kombëtare. 

Pra ky komb i pasur si nëntokë dhe mbitokë, me resurse të jashtëzakonshme që i japin Shqipërisë të gjitha mundësitë e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social, çdo ditë po u zgjat dorën vendeve të zhvilluara, si lypsarët e Mesjetës.

Çfarë ndërgjegje kombëtare kemi ne shqiptarët vallë? 

Ku shkuan gjithë cilësitë e rralla që kanë karakterizuar shqiptarin që nga krijimi i botës si, guximi, besa, trimëria, shenjtëria e pronës dhe e Atdheut? 

A ka mbetur tek shqiptarët, apo tek ata që e heqin veten shqiptarë ai virtyt i rrallë,“Shqiptarizmi”? 

Dikur tingëllonin bukur ato fjalë zemre të Vaso Pashës: 

“ Feja e shqiptarit është shqiptaria”. 

Ku shkuan gjithë ata njerëz të shquar në fusha të ndryshme të jetës që kanë dhënë vlerat e tyre për një Shqipëri të lirë, demokratike e të zhvilluar? 

Pse nuk ditëm t’i çmojmë, por e shpërfillëm duke e hedhur poshtë shembullin e atyre elitave shqiptare që kanë shërbyer në vendet ku jetuan dhe punuan, të cilët sot nderohen duke qenë në panteonin kombëtar të atyre shteteve ku kanë dhënë vlerat e tyre? 

Si nuk na dhemb shpirti për gjithë ata djem dhe vajza nënash që dhanë jetën për të bërë një Shqipëri si e gjithë Bota e kulturuar?

 Si nuk na vret pak ndërgjegja për mijëra intelektualë që u vranë pa gjyq, pas shpine, që u burgosën dhe qindra mijëra të tjerë u internuan nëpër këneta, duke u shndërruar në pleh apo shtretër për gjarpërinjtë e mishkonjat? 

Ku shkoi puna e papaguar e rinisë, e të burgosurve që i lanë kockat nëpër miniera, kanale vaditëse e këneta, në hekurudha, në hapje rrugësh malore, në areodromin e Tiranës që sot mban emrin 
“Nënë Tereza”?

 Aq shumë “pse” dhe enigma ka, sa vetëm një i verbër apo i shurdhët nuk është në gjendje të shohë e të dëgjojë farsitetin e jetës që reklamohet në ekran apo në media. Nëse u jepen përgjigje pyetjeve të mësipërme, po t’i biem lapsit, shqiptarët vërtet duhet të hanim me lugë floriri, ndërkohë që presin lëmoshë nga të tjerët. Të gjithë e dimë se minatorët në botë kanë kushte specifike jetese, si dhe paga të larta, kurse vendi ynë minaralet i kishim dy herë të falura, nga toka dhe nga të burgosurit.

 Ku shkuan gjithë ato të ardhura vallë? 

 Vetëm me të ardhurat e aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza”,do të ishin shlyer dëmshpërblimet e të burgosurve politikë.

Është për të ardhur keq se ne kemi harruar traditën e bukur shqiptare të trashëguar brez pas brezi që nga paraardhësit tanë, Pellazgët, Ilirët Arbërit e deri tek shqiptarët e sotëm, gjë që na ka mbajtur gjallë si komb. 

Po humbet gjithçka e bukur dhe e mirë që na ka karakterizua si shqiptar. Natyrisht nga bota do marrim atë që na vlen për zhvillim, por pa e harruar traditën tonë, e cila na bën të mos harrojmë se jemi shqiptar.

 Ne vërtet kemi nevojë të jetojmë në paqe dhe harmoni me të gjithë shtetet e botës që nuk na cënojnë kufijtë, të drejtat apo liritë.

Një pëllëmbë toke ka Mal i Zi dhe vetëm me turizëm, ka një nivel ekonomik shumë më të lartë se vendi ynë.

 Qysh në vitin 2011(vetëm 5 vite shtet i pavarur) dhe i moshuari malazes ankohej se e kishte pensionin 450 euro, kur shumica e pensionistëve në Shqipëri ende e kanë pensionin100 euro.

E kemi llogaritur vallë se sa e gjatë është vija bregdetare e Shqipërisë, se sa resurse ka turizmi i vendit tonë disallojësh, historik, detar, lumor, liqenor, malor, kulturor, arkeologjik, ku çdo pëllëmbë e Shqipërisë ka një histori antike më vete? 

 “Nëse do të dimë të krijojmë kushte për turizëm dhe ta menaxhojmë atë si duhet, vetëm Vlora do të mbante Shqipërinë me të ardhurat e turizmit.

Të ardhurat e tjera do t’i kalonin buxhetit kombëtar. Nëpër fshatra duhet të fillojë të ngrihet turizmi familjar, që fermeri të mos e lerë tokën djerrë dhe të mërgojë jashtë vendit duke u shndëruar argat në vend të huaj.”( nga fjala ime në Konferncën “Vlora në rrjedhën e viteve”(17-18 maj 2001).

 Për realizimin e një niveli të lartë ekonomik, nevojiten mendje të freskëta intelektualësh të vërtetë, që të kenë vullnetin dhe dëshirën e mirë për zhvillimin e kombit. 

Për fat të keq çdo parlamentar apo qeveritar që zë një karrige, harron premtimet që i ka dhënë elektoratit, nuk mendon se çfarë duhet të bëjë që vendi të integrohet në botën e zhvilluar, por nuk e zë gjumi nga mendimet, se në ç’fushë do të korruptojë për të mbushur xhepat e tij. 

Ne flasim për reformë në Drejtësi dhe besojmë se do të bëhet diçka. Përsa shohim e dëgjojmë, ne nuk kemi asnjë lloj shprese, për aq kohë që ligjin e bën pushteti i parasë. 

E si mund të ketë drejtësi kur i korruptuari, krimineli, i paafti apo trafikanti përpilojnë dhe zbatojnë ligjin? Duke parë situatën e krijuar, brezi i ri, papërjashtim, kërkon të mërgojë. 

Veç mpakjes, tkurrjes ky komb vital, gradualisht po shndërrohet në një komb të plakur. Pastaj do të thonë: “Na ishte njëherë Shqipëria!”

Kush e ka fajin për këto?

Përgjegjësitë të gjitha si, ato politike, administrative, ekonomike, kulturore dhe diplomatike bijen mbi paaftësinë e politikave të mbrapshta që kanë zaptuar Pushtetin e Meduzës.

Pse e titullova këtë ese, “Minishengeni është regres në ruajtjen e identitetit kombëtar”?

Kur e dëgjova për herë të parë në ekran të TV apo e lexova në media, Minishegenin Ballkanik, m’u kujtuan përndjekjet për shkombëtarizim të krahinave etnike shqiptare nga gjithë pushtuesit duke filluar nga pushtimi Romak, ku me urdhër të Senatit Romak, Pal Emili shkatërroi 70 qytete ilire dhe përndoqi nga trojet amtare 150 000 shqiptarë. Përndjekjet për shfarosjen e shqiptarëve nga Janina e Thesprotia në shek.XIV , njihen masakrat e despotit bizantin, Thanas, i cili, atdhetarëve të pabindur që nuk u larguan nga vatrat amtare u preu hundën, gjymtyrët dhe u nxori sytë, të cilat ia dërgonte në shporta si dhuratë princit Gjin Bue Shpata. ( F.Konica, New.YorkTimes,1942). Në vend të shqiptarëve solli grekë nga Anadolli.

 Në këtë mënyrë Bizanti populloi Çamërinë me grekë për ta quajtur Epirin tokë greke të banuar nga grekët. Pas revolcionit grek që u fitua në saje të heroizmit të shqiptarëve, në messhek. XIX, u ndryshua emri i gadishullit ‘Hem’ ose ‘Ilirik’ në Ballkan. Kjo jo pa qëllim,por që të mos ekzistonte, të fshihej nga kujtesa emri i vjetër ”ILLYRIKUM”.

Pikat më kulminante të politikës antishqiptare kanë kaluar në disa faza:

Vo: V.Vrana Haxhiraj,“Tradhtia e madhe ndaj kombit”, Nacional, 2018:

1- Lufta e Kongresit të Berlinit(1878) ndaj vendeve me popullsi muslimane, i cili urdhëroi regjistrimin e popullsisë me këtë besim, si dhe vendimet e tij për heqjen e Shqipërisë nga harta gjeopolitike e Evropës, ku Bismarku u shpreh: “Shqipëria është inekzistente, s’është gjë veçse një shprehje gjeografike.”

2- Aneksimi i Tokave shqiptare në Konferencën e Londrës më 1913.
3- Aneksimi i Shqipërisë Jugore, Çamërisë nga Greqia shoviniste më 1945.

4- Përpjekjet e Federatës Jugosllave gjatë luftës çlirimtare, për aneksimin e Kosovës si Republikë e gjashtë e saj. Kujtoj se për arritjen e synimeve serbe, u arrit nga bashkëpunimi i Enver Hoxhës dhe klikës së tij me Dushan Mugoshën e Miladin Popoviçin që edhe Shqipërinë ta shndërronin në Republikë të shtatë të Jugosllavisë.

5-Qysh atëherë ku agjentura jugosllave, e cila e kishte nisur aktivitetin që nga vitet 1920, në Vlorë dhe Korçë ku kishte vendosur përfaqësuesit e saj,më 1946 kërkoi krijimin e një Federate Ballkanike drejtuar nga Jugosllavia, gjithmonë me përkrahjen e P.KSh, me Enver Hoxhën në krye. Për këtë afirmim shitjeje të trojeve kombëtare, Tito e dekoroi E. Hoxhën në Korrik 1946 me dekoratën më të lartë “Hero i popujve të Jugosllavisë”. Për çfarë merita ia dhanë një medalje që s’e merr asnjë i huaj?! Iu dha vetëm për shitjen e kombit më të vjetër në Evropë. Qysh në fillim të shek. XX, serbët krijuan bazat e tyre të agjenturës në shumë vende të Shqipërisë, të cilët kanë vepruar dhe veprojnë gati gjatë një shekulli.

6-Aneksimi i Kosovës në Republikë të shtatë të Federatës Jugosllave më 1948., duke vrarë e përndjekur shqiptarët nga trojet e të parëve dh dhe sillnin serbë në tokat shqiptare.
Tani që çështja e Çamërisë është bërë problem Nd/kombëtar, si dhe atdhetarët shqiptarë ngrehin probleme akute të një bashkëpunimi vëllazëror për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri- Kosovë. Madje synojnë për një bashkim të mundshëm si komb i vetëm, me të cilët na lidhin genet, raca, gjuha dhe traditat. Porse politika shqiptare e bëri si lopa, që si e mbush kupën mirë, i jep një shkelm dhe e derdhë.

Të dashur bashkëkombas! Fqinjët tanë (armiq shekullor të këtij kombi) atë që nuk e arritën në kohë lufte, e arritën në kohë paqeje, përmes një pushtimi të heshtur, i bazuar gjoja në fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunim dypalësh. Dhe kur ndodh Minishengeni? Në një kohë kur Kosova vë taksa të larta ndaj Serbisë, kurse kjo Hienë, nuk pranon ta njohë si shtet të pavarur, kur bota e ka njohur shtetin e Kosovës. Veç të gjithave Serbia gërthet me të madhe: “Kosova është Serbi”.

 A ka dhënë llogari ky shtet arrogant , gjakatar dhe i pangopur, këta ardhacak në Ballkan për krimet makabre që kanë bërë ndaj popullsisë së Kosovës? Kanë vrarë e masakruar mijëra shqiptarë të pafajshëm, burra, gra e fëmijë.Vetëm për gratë dhe vajzat e dhunuara Serbisë duhej bërë gjyq nd/kombëtar. Por çfarë ndodhi? Bota Evropine ka heshtur ndaj kësaj kasapane makabre për të cilën duhej dhënë llogari. Pse nuk u gjykua Serbia nga gjykata e Hagës për genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës? Nuk ishte kohë arkaike që mund të bëheshin krime ndaj bijëve të pafajshëm të Dardanisë Hyjnore.

 Përse i përndoqën shqiptarët e kësaj treve autoktone? Morën rrugën e emigrimit drejt botës së lirë, duke lënë vatrat atërore të të parëve në mëshirën e serbëve, të cilët populluan këto troje të lashta pellazge. Nuk e kuptoj dallimin që bën BE ndaj shteteve të të njëjtit rajon ose tolerimi i organizmave nd/kombëtare ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë dhe të shovinizmit grek në Çamëri apo në trojet e tjera etnike shqiptare. Ende rënkon Çamëria, kërkëllijnë kyçet e ndryshkur në portat e mbyllura që presin të zotët. 

Ende është i freskët gjaku i masakrës gjatë natës së Shën Bartolemeut në Tivar dhe në Srebenicë, ku u varrosën mijëra jetë. A mund të falen serbët për jetët e 2000 partizanëve që shkuan në ndihmë të Jugasllavisë më 1945, që u ngritën kurth te Hani i Hotit, i vranë pabesisht dhe i hodhën në një gropë.

 Ky krim është bërë me dijenin e Ramiz Alisë, i cili udhëhiqte ushtrinë shqiptare.

 Eshtrat e tyre janë gjetur tani vonë. A mund të falen apo anashkalohen këto krime e masakra të pashembullta?

Ky është absurditet që pas gjithë këtyre krimeve shfarosëse, shteti shqipëtar ka dalë kundër të drejtave dhe lirive kombëtare të Kosovës. Një gjë nuk kuptoj... Çdo lloj pushteti apo qeverie që udhëheq ka për detyrë të mbrojë paprekshmërinë e kufijëve tokësor dhe detar me qëllim që të mbrojë sovranitetin kombëtar. 

Ne shqiptarët na ka bërë politika dhe varfëria si zhele, pa dinjitet për derisa na marrin nëpër këmbë fqinjët.

 Politika jonë me të bukra mend bën lëshime në kufijtë detar, përdhos simbolet e kombit duke lejuar që në Himarën autoktone të ngrihet flamuri grek, tabelat të shkruhen në gjuhën greke dhe sa kalon Qafën e Llogarait, në celular të vjen mesazhi zanor:” Mirësevini në Tokën Greke!” 

Nëpër plazhet dhe lokalet e jugut flitet dhe këndohet greqisht. Arkeologët shkruajnë se qendrat arkeologjike shqiptare të ngritura si vendbanime ilire qysh para se grekët të zbrisnin në Egje, apo në shek.VII.pr.Kr,përzunë pellazgët autoktonë nga Atika dhe u vendosën vetëm aty. Me ç’të drejtë i quajnë vendbanime helene ose romake qytetet ilire? Kur thuhet koloni, ke ardhur si pushtues, sepse pushtuesi nuk mund të kolonizojë tokën e vet amtare. Nuk e di se çfarë po ndodh me ne?! Po bëj një pyetje që e kam bërë para disa vitesh në shtyp: “A kanë pyetur ndonjëherë politikanët, pushtetarët, historianët apo akademikët tanë : Pse genocidi në Ballkan u ndoq vetëm ndaj shqiptarëve?!

Veç fatkeqësive natyrore që nuk varen nga ne, si Tërmeti i 26 nëntorit, apo stuhitë, minishengeni është një e keqe tejet e madhe që po i ndodh kombit shqiptar, e cila është si ajo fjala e urtë që për pabesinë thotë:“Për hirë të sime vjehrre, unë po shkoj me millonanë.” Këtë aludim e kam për mosmarrëveshjen e forcave politike shqiptare, gjë që po e shfrytëzojnë bukur fqinjët tanë lakmiqarë. Shteti dhe politika shqiptare duhet të mbledhin mendjen para se të firmoset shfarosja e Shqipërisë nga harta gjeopolitike e Evropës.

Unë jam shqiptare që nga të parët e mi, ndaj më dhemb kur e plagosin kombin tim, i cili ende ka plagë të pashëruara në trupin e tij të gjymtuar e të cunguar.Boll ka vuajtur Shqipëria dhe kombi shqiptar. Pastaj nuk duhet harruar se të gjitha rrugët e Tiranës politike për në Beograd kalojnë përmes Prishtinës. 

Duhet të shkelësh mbi gjaku dhe eshtrat e e atyre që u masakruan, pra mbi trupin e saj të drobitur e të plagosur, i cili po ftillohet si shtet i pavarur, pastaj të firmoset ajo marrëveshje famëkeqe. Këtë hap të pamatur e quaj:” Vetëvrasja e kombit”

Uroj që në këtë fundvit të bëhet më e mira për shqiptarët!


Vlorë, 23. 12.2019

Edi Rama puth në ballë oligarkun e “Rrugës së Kombit”


Kryeministri Edi Rama ishte dje në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë Veliaj në një familje që kishte humbur shtëpinë e vjetër nga tërmeti 5,8 ballësh i 21 Shtatorit 2019.

Edi Rama puth në ballë oligarkun e “Rrugës së Kombit”
Kryetari Veliaj po prezantonte një e nga një të gjithë anëtarët e familjes që kishin humbur shtëpinë kur befas u shfaq edhe Pëllumbi, mirëbërësi, ndërtuesi i shtëpisë së re ku banorët do fusin kokën. “Oooo, ku je more” –dëgjohet Kryeministri t’i drejtohet Pëllumb Salillarit i cili i lumtur afrohet dhe merr një puthje mirënjohëse në kokën e tij.


Mirëbërësi është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave shtetërorë, një nga ndërtuesit më të përmendur të rrugëve apo veprave të tjera publike. I mirënjohur në mes të tjerash edhe për tenderin e fundit të Unazës së re prej rreth 15 milion milionë Euro. Salillari gjithashtu është përfituesi i koncesionit të Rrugës së Kombit bashkë me Kastratin, shkruan dosje.al.


Pas tërmetit të fundit firma Salillari dhuroi 1 milion Euro si kontribut për të dëmtuarit. Ajo që bie në sy në këtë video është prezenca e Salillarit sa herë ka nevojë Kryeministri të bëjë bamirësi.

Në një shkrim të para ca kohëve, Andi Bushati përmend rastin e familjes Koci nga Marikaj e cila jetonte në varfëri ekstreme siç shfaqet edhe në videon më poshtë.

Por ndërhyrja e Kryeministrit sapo merr vesh varfërinë është e menjëhershme. Salillari si fillim e punëson të zotin e shtëpisë e më pas i ndërton edhe shtëpinë dykatëshe… Po si arriti Kryeministri të bindte Salillarin të shpenzonte paratë nga biznesi i tij për të skamnorin e Marikajt? Po për këtë të Petrelës? Çdo njeri me logjikë normale do të mendojë se janë pikërisht përfitimet e Salillarit nëpër tendera që krijojnë edhe këto marrëveshje të dyshimta.


Janë pikërisht këto ndikime të ndërsjellta që e kthejnë një biznesmen të zakonshëm në oligark. Një biznesmen i ndershëm fiton tendera dhe paguan taksa. Nëse bën bamirësi është puna e tij, jo e Kryeministrit. Shfaqja e një biznesmeni si zbatues të vullneteve bamirëse kryeministrore e kompromenton rëndë ndershmërinë e tij.

ALEKSANDAR VULLIN KËRKON FALJE NGA VENDET TË CILAT I KANË TËRHEQUR NJOHJET E PAVARËSISË SË KOSOVËS


Vullin kërkon falje nga vendet të cilat i kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës
Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka deklaruar sot se thëniet e zëvendëskryetares së Partisë për Liri dhe Drejtësi të Serbisë Marinka Tepiq mbi dhënien e ryshfetit për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës janë goditje e madhe për politikën e jashtme të Serbisë dhe luftën që mos t’i lejohet Kosovës të hyjë në Kombet e Bashkuara.
Vullin kërkon falje nga vendet të cilat i kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës
Vullin në seancën e Kuvendit të Serbisë ka pyetur se si do të ndihen vendet të cilat kanë dalë në anën e Serbisë, pas deklaratave të tilla.

“Unë në emër të qytetarëve të Serbisë kërkoj falje gjithë vendeve të cilat i kanë tërhequr njohjet. I falënderoj që kanë dalë në anën e Serbisë dhe publikut të tyre i garantoj se nuk ka kurrfarë korrupsioni”, ka deklaruar ministri serb Aleksandar Vullin, i cili vet ka qenë shumë shpesh i akuzuar për korrupsion.

Siç ka lajmëruar Insajderi.com, Tepiq në një konferencë për gazetarë, e ka akuzuar ministrin e jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq se ka mbledhur para prej mafisë serbe për të paguar për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe ka bërë pyetje se a e ka keqpërdor ai pozitën zyrtare me këtë veprim.

Punonjësi i morgut kapet duke bërë seks me kufomën e një vajze të mitur


Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Brazil. Një punonjës i morgut pasi u deh gjatë festës së fitores së ekipit të tij të preferuar të futbollit ka bërë një akt të rëndë. Ai ka shkuar në morg dhe aty është kapur në flagrancë duke bërë seks me kufomën e një vajze.

Punonjësi i morgut kapet duke bërë seks me kufomën e një vajze të mitur

Mediat lokale raportojnë se Wanderley dos Santos Silva u përjashtua nga puna në morgun e Legal Medicine në Manaus. 52-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale me kufomën e të miturës në prani të një kolegu të tij dhe u kap nga një polic.

Dyshohet se Silva dhe kolegu i tij festuan fitoren e Flamengo kundër River Plate. Pasi ai dhe kolegu i tij u dehën u rikthyen në zyrë në orët e para të mëngjesit.


Një oficer policie hyri në morg për të mbledhur informacione për kufomën e një femre dhe gjeti Silvan duke bërë seks me të.

Ngjarja u raportua në polici dhe 52-vjeçari së bashku me kolegun e tij u pushuan menjëherë nga puna. Ndaj tyre është ngritur akuza për nekrofili (marrëdhënie seksuale me kufoma).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...