Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/28

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan :U MBAJTE TRYEZE : “KUNDËR HYRJES SË SHQIPËRISË NË JUGOSLLAVINË E RE - TENDENCË PËR KRIJIMIN E SERBISË SË MADHE”

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme

U MBAJTE TRYEZE : “KUNDËR HYRJES SË SHQIPËRISË NË JUGOSLLAVINË E RE - TENDENCË PËR KRIJIMIN E SERBISË SË MADHE”



Nën përkujdesjen e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot në Deçan i ka zhvilluar punimet tryeza me titull : “Kundër hyrjes së Shqipërisë në Jugosllavinë e Re - tendencë për krijimin e Serbisë së madhe”, tryezë kjo që u organizua në kundërshtim të Samitit për mini-shengenin ballkanik, iniciativë kjo e nisur nga Beograd.

Fotografia e Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Në këtë takim përveç drejtuese të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, morë pjese edhe një numër i konsideruar i intelektualëve dhe veprimtarëve deçanas.
Fillimisht tryezën e shpalli të hapur, Dr.Shkodran Imeraj kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i cili në fjalën tije theksoj se : “Jemi tubuar sot këtu në Deçan për të shtruar si problem mini-shengen ballkanik, i cili në vete përmban shumë enigma. Sot, bashke me juve që jeni prezent këtu do mundohemi të trajtojmë në mënyrën më të mirë këtë teme e cila është një teme komplekse dhe mjaft e ndjeshëm për shqiptarët në përgjithësi, e ata të Kosovës në veçanti”, tha nder te tjera kryetari Imeraj.

Fotografia e Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
Në vazhdim të fjalës së ti kryetari Imeraj, duke potencuar rolin e Kosovës në këtë mes, ai tha se : “Duhet përshëndetur qëndrimin e Presidentit të vendit dhe Kryeministrit në detyre, të cilët janë shprehur kundër mini-shengeni ballkanik, andaj shpresojmë se ky kundërshtim i Kosovës duhet të vazhdoje edhe me teje”, tha nder të tjera kryetari Imeraj.
Ne fjalën e tije historiani njohur Selim Lokaj, i cili mbanë edhe detyrën e kryetarit të nderit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, tha se : “Kur vendet e Ballkanit, këtu flasim për Kosovë, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë dhe Bosnja e Hercegovina, gjithsecila nga to, dihet se asnjëra e as tjetra, përveç kosovarët kanë pengesa për kalim kufitare vetëm me Bosnjën, ngase për të hyre në këtë vend neve na nevojite viza, asnjeri nga këto vende, pra nuk e kanë problem qarkullimi apo lëvizjen e lire. Për të shkuar në këto vende, ndaje vetëm në Bosnje, nuk ke nevojë të ju nënshtrohet procesit të vizave. 

Fotografia e Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Atëherë pse duhet të këtë marrëveshje për lëvizjen të lirë, kur kjo gjë është e rregulluar me marrëveshje nder shtetërore, ku vetëm me letërnjoftime apo edhe me pasaportë një shqiptare i Kosovës, hynë në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, dhe mbi të gjitha edhe në Serbi” tha profesor Lokaj, duke shtuar se : “Krahas kësaj, do me doemos shtrihet pyetje, se pse vyen një marrëveshje tjetër në aspektin ekonomik, kur ne e kemi një marrëveshje në kuadër të CEFTA-s, marrëveshje kjo e cila në praktikë nuk ka funksionuar apo thëne ndryshme me gjuhen e mjekësisë ajo është marrëveshje e vdekur?” the historiani Lokaj.
Në vazhdim të falës së tije historiani Lokaj tha se : “Kësisoj ne jemi për liri të lëvizjes, jemi për liri të mallrave, por ne jemi kundër çdo iniciative e cila qonë në një data baze të te dhënave, në një data bazë të informatave në aspektin ekonomik, pra ne jemi kundër që Beogradit të jetë qendër nga ku do të kontrollohen të dhënë për gjithsecilin nga ne, pra kjo që po themi bazohet në deklaratën publike që Presidentit serb Vuçiç e beri në Tiranë në Samiti e III-të të mini-shengenti ballkanik. Ai pra nder të tjera tha se nga Beogradi do të kemi qasje në të dhënat personale të gjithsecilit banorë të shteteve që do të jetën pjese e mini-shengenit ballkanik, pra thëne shkurt siç ne e kemi titulluar pjese e Jugosllavisë se Re.”, tha historiani Lokaj.
Në fjalën e tij veterani i luftës Milazim Maraja, theksoi se : “Bazuar në deklaratën e përbashkët të Rames, Vuçiçit dhe Zaevit shtetet tani nuk kanë shumë rëndësi, më e rëndësishme është anëtarësia në mini-shengen” tha veterani Maraj, duke shtuar se : “Ne po ndërtojmë një urë thotë kryeministri shqiptar Edi Rama, po e harrojmë të kaluarën që na ndanë dhe po bëjmë të ardhmen që na bashkon. Po ndërtohet një urë, mbi Kosovën e masakruar që të i sigurohet Serbisë dalja në Durrës, dhuratë për krimet e shënuara më lartë. Që të realizohet projekti i Jovan Cvijiqit i përshtatur nga qendra e inteligjencës ruse në Nish. Tani më shumë së kurrë më parë kërkohet mobilizim i trurit shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Mal të Zi e kudo që janë në botë, që Shqipërinë ta shpëtojnë nga kolonizimi serb dhe rus. Nga se ky është projekti i rrezikshëm dhe përfundimtarë për zhdukjen e shtetit dhe kombit shqiptarë. Shqipëria nuk është e qeverive të shitura ajo është e shqiptarëve”, tha Milazim Maraj.
Nga punimet e tryezës, u konstatuat se Shqipëria duhet të jetë jashtë çdo mini-shengeni ballkanik dhe se kryeministri Edi Rama, nuk duhet të jetë me pjese e takimeve që krye këpute janë takim anti kombëtare dhe të dëmshme për shqiptarët në përgjithësi e posaçërisht për Kosovën ne veçanti.
Po ashtu u theksua se Serbia duhet ë pranoi gjenocidin që ka kryer në Kosovë, dhe assesi drejtuesit e shtetit serb të mos i mohojnë krimet që kanë kryer në vendin tonë.
Në fund të tryezës u theksua se shumë shpejtë Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, do të dal me një deklaratë ku do të jepen argumente se pse është i dëmshëm mini-shengeni ballkanik.

Deçan, 27.12.2019
Nr. 109-19

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan
Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA I AKORDOHET TITULLI “KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR”


Fotografia e Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me rastin e shënimit të vitit jubilarë të XX-të të çlirimit të Republikës së Kosovës, me 02 dhjetor 2019, ka marrë vendim dhe ka dekoruar me titullin : “Krenaria e kombit shqiptar” – pas vdekjes, Presidentin historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me motivacion:

- Për kontributin e dhënë në rrugëtimin e shqiptarëve të Kosovës për lirin, çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës nga pushtimi serb.

- Për kontributin e dhënë në ndërtimin dhe funksionim e institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë periudhës 1990-1999.

- Për kontributin e dhënë si President i parë i Republikës së Kosovës.

- Për kontributin e dhënë në studimet për gjuhën dhe letërsinë shqiptare.

Dekorata do të i dorëzohet Familjes së Presidentit Rugova në një ceremoni të veçantë.

Deçan, 02.12.2019

Nr. 091-19

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

Abdyl Kadolli(10 nëntor 1946-16 prill 2019)



Profesor Abdyl Kadolli lindi më 10 nëntor 1946 në fshatin Bukosh të Therandës.

Kishte mbaruar studimet themelore dhe ato pasuniversitare më 1974 për letërsi,në Prishtinë.

 Është shkrimtar, kritik, eseist e publicist, i cili tërë jetën u përpoq të japë ndihmesën e tij në shumë fusha, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të arritur në qëllimin parësor – lirinë dhe bashkimin e kombit.

Abdyl Kadolli ishte intelektual dhe njeri me diapazon të gjerë u angazhua në periudhat më të ndjeshme në veprimtari që gati do t’i kushtojnë me jetë. 

Pos punës si pedagog, publicist, shkrimtar, esesit, kritik, ai në vitet ’90 të shekullit të kaluar do të bëjë një punë të veçantë si sekretar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë me seli në Prishtinë, me ç’rast do të rrëmbehet, do të torturohet e do të kërcënohet nga policia sekrete serbe për veprimtarinë e tij atdhetare dhe do të hidhej në shpatet e Gërmisë për t’ia ndalur veprimtarinë e tij.

 Por, përkundrazi, ai do të punojë e do të angazhohet veçanërisht pas këtij veprimi me tërë mundin e vullnetin për të dalë nga prangat e pushtuesit.

Si rezultat i punës së tij me përkushtim është vepra publicistike “Ora kombëtare” (“Ars”, Prishtinë, 2001), që do ta shohë dritën në vitin 2001.

 Ai ka botuar dhe vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit” (“Rilindja”, Prishtinë, 1998), por ka lënë në dorëshkrim edhe disa vepra të pabotuara.

Abdyli gjatë viteve ’80-ta e më pas është angazhuar edhe me ndihma materiale për të realizuar një varg aksionesh të veprimtarëve të lëvizjes çlirimtare.

Këto dy dekadat e fundit ishte anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe redaktor e kryeredaktor i revistës letrare të LSHK-së “Metafora”, të cilën e realizoi me profesionalizëm e përkushtim të veçantë, madje duke lënë shumë punë personale anash.

 Ndihmesa e tij e dalluar ka qenë edhe në organizmin e manifestimeve tona letrare e kulturore, sidomos në dy takimet që tashmë janë tradicionale, festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9 e 10 qershor në Prishtinë, Prizren e Kukës dhe takimi letrar “Esad Mekuli” që mbahet në Prishtinë. 

Shumë herë ka qenë anëtar jurie e pjesëmarrës në aktivitete letrare në Kosovë, në Shqipëri e në mjedise të tjera. 

Vdiq në Prishtinë më 16 prill 2019.

Flori Bruqi


PO MBYLLET NJË VIT I ZI PËR LIRINË E SHPREHJES NË TROJET SHQIPTARE – HIPOKRIZIA E DIASPORËS?


Nga Frank Shkreli

Viti 2019 po përfundon si është më zi për lirinë e fjalës, për lirinë e të shprehurit dhe për lirinë e medies në përgjithësi, anë e mbanë trojeve shqiptare.

Janë tri ngjarje, vetëm të javëve të fundit të këtij viti, që e bëjnë 2019-tën, një vit që nuk u jep nder pushtetarëve shqiptarë në Tiranë as atyre në Prishtinë, për mënyrën se si ata merren me gazetarët dhe me lirinë për të kryer detyrën e tyre në një vend demokratik. Po ndalem tek këto tri raste të javëve të fundit, pasi janë ende të freskëta në mendjen e njerëzve dhe në media. Jo se nuk ka pasur shkelje të tjera serioze të fjalës së lirë, me vepra dhe me fjalë – nga pushtetarët më të lartë shqiptarë -- gjatë vitit të kaluar dhe gjatë tre dekadave të fundit post-komunizëm, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Më 18 Dhjetor, 2019, shumica socialiste në parlamentin e Shqipërisë miratoi me 82 vota pro “paketën antishpifje”, por që do të ishte më korrekt të quhej paketa anti-shprehje, pasi e tillë është. Kjo paketë kundër lirisë së fjalës në Shqipëri e propozuar nga Kryeministri Rama dhe e miratuar nga shumica e tij socialiste në Kuvend, me të drejtë është kundërshtuar dhe po kundërshtohet nga një mori organizatash kombëtare dhe ndërkombëtare, si një ligj që (nëqoftse dekretohet nga Presidenti Meta ) është në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës dhe të konventave dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare mbi lirinë e medias dhe mbi të drejtat bazë të njeriut. Fatbardhësisht, ky akt antilgjot dhe antidemokratik kundër lirisë së fjalës dhe medias në Shqipëri, po kundërshtohet nga organizata mediatike mbrenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që premtojnë se do të vazhdojnë një fushatë të gjërë dhe të gjatë, për përmbysjen e të ashtuquajturës, “paketë anti-shpifje”. Shumë prej tyre i kanë bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos dekrektojë këtë projektligj, ndërsa disa organizata ndërkombëtare, mbështetëse të lirisë në botë, kanë premtuar se do të informojnë qeveritë dhe institucionet përkatëse ndërkombëtare, sidomos ato evropiane, për efektet negative të këtij ligji shqiptar ndaj lirisë së medias, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe për influencat negative që mund të ketë ky ligj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë.

Rasti i dytë që goditi rëndë lirinë e fjalës në Shqipëri kohët e fundit, ishte largimi nga Shqipëria, për të kërkuar strehim politik në një vend të Evropës, shkrimtari, poeti dhe publicisti, Z. Agron Tufa, ish-Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit. Siç dihet, Z. Tufa u detyrua të arratisej nga Shqipëria për të kërkuar azik politik në një vend të Evropës, si pasojë e kërcënimeve serioze ndaj tij dhe familjes, madje edhe nga figura të njohura të politikës shqiptare dhe të jetës publike. Kërcënime, pra me jetë, për t’i mbyllur një shkrimtari e akademiku – jo nga nodnjë rrugaç, por nga pushtetarë, përfaqësues të institucioneve politike aktuale shqitare! Unë nuk besoj të ketë shkelje më serioze të lirisë së të shprehurit se kërcënimi me jetë si ai ndaj Z. Tufa për arsye të natyrës së punës akademike ose publicistike të tij. Mbrojtja e jetës dhe e të drejtave të qytetarëve duhet të jetë obligimi dhe përgjegjësia e parë e qeverisë, përfshir mbrojtjen nga kërcënimet me jetë ndaj shtetasve të vet e sidomos ndaj zyrtarëve të shtetit, siç ishte Z. Tufa. Por, kur qeveria nuk e bën këtë, si në rastin Tufa, atëherë dikush tjetër duhet të ngrejë zërin. Fatkeqsisht, ndryshe nga protestat kundër ligjit “anti-shpifës” ose anti-shprehje, që siguruan mbështetje të fortë, mbrenda dhe jashtë vendit, rasti i Z. Agron Tufa nuk tërhoqi vëmendjen që meritonte, madje as nga media shqiptare, as nga ndërkombëtarët dhe as nga diaspora.

Dhe rasti i tretë i sulmeve ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë së gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre, na vjen nga Kosova këto ditë të fundit të vitit 2019. Një rast ky sikur Kosova nuk dëshironte të mbetej mbrapa Shqipërisë dhe ta mbyllte këtë vit pa një sulm fatzi kundër lirisë së fjalës edhe atje, pikërisht nga një përfaqsues i politikës aktuale, bile, bile, nga një ministër, i cili sulmoi fjalën e lirë duke ngritur dorën kundër lirisë së fjalës me një sulm fizik ndaj një gazetari. Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me anë të deklarate për publikun tha se, “Dënon ashpër sulmin që i është bërë gazetarit të IndeksOnline, Ensar Ramadanit nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala”. Sipas Indeksonline, thuhet në deklaratën e gazetarëve të Kosovës, “Ministri Shala e ka goditur në fytyrë gazetarin Ramadani, përderisa ky i fundit ishte në kryerje të detyrës”. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Policia e Kosovës po bën hetime rreth këtij rasti dhe shton se AGK, “Dënon këtë sulm dhe çdo sulm tjetër fizik e verbal që bëhet nga politikanët dhe bartësit e institucioneve dhe fton policinë, prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë, të trajtojnë me prioritet rastet e gazetarëve”.

Megjithëse këto tre raste kanë ndodhur kohët e fundit, ato nuk janë të lidhura me njëra tjetrën, por ama të trija paraqesin një përfytyrim tronditës të mungesës së lirisë së fjalës në Shqipëri dhe në Kosovë ndërsa pasqyrojnë prirjet anti-demokratike të kësaj klase politike shqiptare, e cila po tregon për dekada tani se nuk është mike e lirisë së fjalës as edhe e gazetarisë së pavarur dhe as e demokracisë së vërtetë. Fatkeqësisht, pushtetarët shqiptarë, të periudhës post komuniste, deri më sot, na kanë mësuar që prej tyre të presim vetëm zhgënjime përsa u përket zhvillimeve demokratike, lirisë së fjalës dhe të gazetarisë në përgjithësi – anë e mbanë trojeve shqiptare. Natyrisht, se këto mangësi në zhvillimet demokratike kanë rezultuar në ngërçin e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kjo situatë nuk më habit aspak, por ajo që më habit dhe më shqetëson është reagimi ose mos reagimi i diasporës shqiptare, sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj këtyre dukurive dhe prirjeve anti-demokratike të kësaj klase politike shqiptare 30-vjeçare. Unë ju garantoj se cilido qoftë prej këtyre tre rasteve të sulmeve dhe shkeljes së lirisë së fjalës të shqiptarëve në trojet tona, po të ishte bërë kundër tyre një gjë e tillë nga Serbia ose ndonjë vend tjetër, diaspora shqiptare në Amerikë, ashtu siç e ka pasë zakon e traditë gjatë 50-viteve të fundit, do të protestonte fuqishëm para Kongresit Amerikan në Washington dhe para Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ose me mënyra të tjera --me letra e memorandume -- do të protestonte keqtrajtimin dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve nga armiqtë e tyre. Në të vërtetë, kohët e fundit kishim një rast, për të cilin unë vet jam në dijeni, ku një numër organizatash të komunitetit shqiptaro-amerikan protestuan arrestimin dhe largimin nga Mali i Zi i një shqiptari, vetëm e vetëm sepse valviti flamurin shqiptar në një takim folkorik në Krajë, duke dërguar letër protestë Presidentit të Malit të Zi dhe zyrtarëve të lartë në Shtetete Bashkuara. Si është e mundur atëherë që komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe ai në Evropë, bie në gjumë kur autoritetet shqiptare abuzojnë me të drejtat dhe shkelin liritë themelore të shqiptarëve, siç është liria e shtypit. Si, dhe pse, keqtrajtimi i shqiptarëve nga pushtetarët shqiptarë nuk na qenka aq i keq sa keqtrajtimi i shqiptarëve, le të themi nga serbët, për të merituar protetsën tonë. Për cilindo rast që përmenda më lartë, po të ishin ndërmarrë këto masa shtypëse nga autoritetet serbe kundër shqiptarëve, komuniteti shqiptaro-amerikan do të kishte dalë nepër rrugë të Amerikës për të protestuar shkeljen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve nga qeveria serbe.

Fatkeqësisht, për rastet e lartëpërmendura të shkeljes flagrante të të drejtave të shqiptarëve nga autoritetet shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë -- nga komuniteti shqiptaro-amerikan nuk pati pothuaj asnjë reagim, as nga orgnaizata as edhe nga perosnalitete të shquara të komunitetit -- lëre më që të presim ndonjë protestë të organizuar prej komunitetit, në mbështetje të lirisë së fjalës dhe të gazetarëve shqiptarë në Atdhe. Tirana dhe Prishtina zyrtare, për fat të keq, e kanë përçarë dhe neutralizuar, politikisht, komunitetin shqiptaro-amerikan, sa që sot komuniteti këtu mund të jetë më i shkatërruar se kurrë. Autoritetet shqiptare janë të interesuara në dollarët dhe eurotë e diasporës shqiptare dhe jo në idetë, liritë dhe vlerat demokratike të perëndimit ku ata jetojnë.

Në fillim të Vitit të Ri, diaspora shqiptare në perëndim, në përgjithësi, dhe komuniteti shqiptaro-amerikan në veçanti, duhet të jenë të vetëdijshëm se, “paketa antishpifje” e anti-shprehjes të qeverisë Rama, e miratuar këto ditë në parlamentin shqiptar, largimi i shkrimtarit dhe publicistit Agron Tufa nga Atdheu nën kërcënim për jetën e tij dhe të familjes nga përfaqsues të politikës aktuale shqiptare, i detyruar të kërkojë azil politik në Evropë, si dhe sulmi fizik I ditëve të fundit kundër gazetarit Ensar Ramadanit nga një ministër në Kosovë –tregojnë se politikanët shqiptarë sot, me mendimet, pikëpamjet dhe prirjet e tyre politike, janë shumë më afër politikave autoritare putiniste dhe erdoganiste se sa vlerave dhe lirive të demokracive perëndimore, ku të gjithë ne kemi gjetur mikpritje dhe strehim. Si të tillë, nuk na falet që të mbetemi me gojë, me sy dhe me veshë mbyllur ndaj këtyre shkeljeve flagrante të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në përgjithësi dhe lirisë së fjalës dhe të gazetarëve në veçanti, nga vet autoritetet qeveritare në Tiranë dhe në Prishtinë.

Mohimi i lirive themelore të shqiptarëve nga vet pushtetarët shqiptarë, nuk është më pak i rëndësishëm se kur këto liri u mohohen shqiptarëve nga të huajt. Mohuesit e lirive bazë, cilët do qofshin ata, duhet të luftohen kudo dhe kurdoherë. Nuk duhet të kënaqemi as nuk duhet të pranojmë një demokraci të pjesëshme në trojet tona. Për ne që jetojmë në liri, demokracia e pjesëshme dhe liritë e kufizuara -- përfshirë lirinë e fjalës -- për vëllëzërit dhe motrat tona në Atdhe, duhet të jenë të paranueshme, ashtu siç ishte i papranueshëm komunizmi në Shqipëri dhe pushtimi i Kosovës nga Serbia. Prandaj, ashtu siç ishte dikurë i angazhuar komuniteti shqiptaro-amerikan për çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe për shembjen e komunizmit në Shqipëri, ashtu duhet të jemi edhe sot të angazhuar dhe jo më pak të organizuar për të kundërshtuar shkeljen e lirive të shqiptarëve nga autoritetet që e kanë obligim dhe përgjegjësi t’i mbrojnë ato të drejta dhe liri universale për të gjithë shqiptarët, pa dallim.

Për fat të keq, standardet e plota demokratike, zbatimi i të drejtave universale dhe lirive bazë të njeriut – përfshir edhe lirinë e medias -- mbeten ende objektiva të parealizuara në trojet tona. Për realizimin e vërtetë të këtyre të drejtave, puna jonë si diasporë dhe si komunitet shqiptaro-amerikan, duhet të vazhdojë si kauzë e gjallë dhe e shenjtë, si një ëndërr që nuk shuhet kurrë deri në realizimin e të drejtave të plota për të gjithë shqiptarët! Kjo nuk është një ëndërr e pa realizueshme. Përvoja ndërkombëtare tregon se gjatë historisë, armiqtë e demokracisë dhe sulmuesit e fjalës së lirë, mund të shënojnë ndonjë fitore të përkohëshëme, aty këtu -- por më në fund -- ata përfundojnë me faqe të zezë. Heret ose vonë, në luftën e tyre kundër medias dhe fjalës së lirë, ata do të pësojnë disfatë politike. Ndërkohë që, përpjekjet e tyre kundër të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë së fjalës – përfshir lirinë e medies dhe të gazetarëve -- do të mbeten një pikë e zezë në historinë e tyre të dështuar, si shqiptarë dhe si politikanë!

2019/12/27

MEMORANDUM PËR ANULIMIN E MARRËVESHJES TREPALËSHE-SERBI-SHQIPËRI-MAQEDONI VERIORE VERSUS KOSOVËS SË PAVARUR DHE SOVRANE

Rezultate imazhesh për akademia e shkencave dhe arteve shqiptaro amerikane


Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Departamenti i Politikës dhe i Diplomacisë në Nju-Jork, më 27 dhjetor 2019, miratoi këtë :

MEMORANDUM PËR ANULIMIN E MARRËVESHJES TREPALËSHE-SERBI-SHQIPËRI-MAQEDONI VERIORE VERSUS KOSOVËS SË PAVARUR DHE SOVRANE

Edhe ne sikur gjithë klasa intelektuale dhe populli liridashës e patriot shqiptar i Kosovës dhe anembanë Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë, e denoncojmë ashpër dhe e hedhim poshtë prerazi “Minishengenin” e turpshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të përfunduar me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore kundër interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Prandaj, për të mbyllur me kapak të hekurt këtë tradhti ndaj Republikës së Kosovës, të bërë me qëllim dhe për interesa egocentrike vetjake dhe të interesave koloniale të Serbisë nga kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, njëzërit kërkojmë që:

1) Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ta hedhin poshtë-anulojnë ligjërisht dhe sipas Kushtetutës në fuqi (Premabula dhe Neni 8, Pika 1) Marrëveshjen e “minishengenit ballkanik” të kryeministrit Edi Rama, të lidhur me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore në Novi-Sad (Deklarata e datës 10 tetor 2019); në Ohrid (Deklarata e dates 10 nëntor 2019) dhe në Tiranë (Traktati final, 20-21 2019), të nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i M.Veriore, Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sepse kjo Marrëveshje e turpshme ka grindur Prishtinën zyrtare (Qeverinë, Presidencën dhe liderët e tjerë politikë të lartë) dhe Tiranën, ku u mbajtën edhe prostesta popullore kundër mbajtjes së “samitit” të kësaj trojke në Tiranë, si dhe kanë ftohur marrëdhëniet politike në relacionin Prishtinë-Tiranë.

2) Kryeministri i qeverisë së Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, urgjentisht nevojitet të shpallin PERSONA NONGRATA, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama , spese me vetëdije të plotë, me prepotencë dhe me arrogancë, duke u shtirur si “lider numër 1” i Ballkanit sheshit po përzihet në punë të brendshme të Kosovës, që së bashku me Serbinë, të marrë në dorë fatin e saj, ashtu si po kërkon miku i tij serb, presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili me “bishtat” e tjerë në Beograd nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.

3) Nëse Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shqipërisë nuk e anulojnë Marrëveshjen e “minishengenit” Rama-Vuçiq-Zaev, që dëmton interesat e përbashkëta vitale të Kosovës dhe të Shqipërisë, atëherë, nuk mbetet tjetër alternativë veç NDËRPRERJES SË PËRKOHSHME të marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh DERISA Shqipëria ta anulojë de fakto dhe de jure “Minishengenin” e Edi Ramës, sepse kjo rrezikon izolimin e Kosovës si në palin e brendshëm rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Këtë fakt e justifikon edhe një numër i shteteve të anëtare të OKB-së, të cilat e kanë njohur Kosovën, do t’i tërhiqnin njohjet paraprake të tyre, ashtu siç vepruan deri tani 16 sosh. Kjo është “dashuria” dhe “miqësia idilike” e Vuçiqit ndaj kryeministrit Rama, që ta ndihmojë në “bombardimin” e shtetësisë së Republikës së Kosovës, jo kurrfarë liberalizimi i “licna kartave” dhe i “radna dozvolave” të punëtorëve dhe të skamnorëve të shkretë shqiptarë, që prapë si punëtorë krahu të mësynin Beogradin për të kryer punë të vështira krahu si hamajë; për të sharritur dru dhe për të shkarkuar-ngarkuar qymyr në stacionin e trenit, si dhe të bartin nëpër shtëpitë dhe banesat e beogradasve, ashtu sikur këtu e 100 vjet më parë, të përbuzur dhe të poshtëruar, pa bukë, zdeshur e zbathur, dhe, duke fjetur nëpër parqe, nënviadukte dhe nëpër zgiqe të errëta dhe qymeze të braktisura nga njerëzit. Kjo është esenca e “minishengenit” të tandemit Vuçiq-Rama, që t’i “rehatojnë” lypësarët e papunë shqiptarë në Serbi dhe në Maqedoni, në këto vende, ku as vetë serbët nuk gjejnë punë, nuk kanë bukë e as strehë, por përditë ikin nëpër vende të huaja në Evropë, në Amerikë e në Australi etj., ashtu sikurse shqiptarët e shkretë me strajca në krah, qe 30 vjet (1990-2019), me miliona sish, bredhin poshtë e lartë për të gjetur ndonjë krodhe buke dhe ndonjë qati mbi kokë.

4) Të shqetësuar dhe të indinjuar nga lidhja e paktit Aleksandar Vuçiq-Edi Rama dhe Zoran Zaev për njëfarë “minishengeni ballkanik”:Serbia+Shqipëria+Maqedonia Veriore, i cili është arritur dhe nënshkruar pa pjesëmarrjen e Kosovës, me qëllim që kjo të anashkalohet si shtet dhe si faktor i rëndësishëm politik në Ballkan, duke qenë se Beogradi zyrtar nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran, por vetëm si “provincë serbe”(Këtë e thotë Kushtetuta në fuqi e Serbisë e viktit 2006). Këtë e thotë edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.



5) Kështu, presidenti Aleksandar Vuçiq vazhdimisht po i trumbeton gjithë botës, duke ia biruar tëmthat kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjoja se “Kosovo is part of Serbia and always will be!’ ( 10 nëntor 2014)!



6) Këtë sintagmë me përmbajtje kolonialiste, hegjemoniste, aneksioniste dhe gjenocidale për “spastrimin” e shqiptarëve nga Kosova dhe të rikolonizimit të saj, miku i ngushtë serb Aleksandar Vuçiq për çdo takim ia përsërit kryeministrit Edi Rama, se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, dhe se Serbia nuk ka kryer kurrfarë gjenocidi në Kosovë (1989-1999). Mirëpo, ky qëndrim dhe kurs i politikës zrytare promilosheviqiane i Serbisë së Vuçiqit, të Daçiqit dhe të Bërnabiqit, të ASHAS-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Mirëpo, sa ia vlen, kur kjo politikë antishqiptare e Serbisë së A. Vuçiqit nuk e pengon fare Edi Ramën për të lidhur “Mini Shengenë” me Serbinë e presientit Aleksandar Vuçiq, gjoja për arritjen e ndonjë prosperiteti ekonomik dhe tragtar, kur Kosova nuk ka kurrfarë marrëdhëniesh politike e as diplomatike me Serbinë ngaqë kjo nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, por institucionet e saj i quan “institucione të përkohshme” !

7) – Çfarë do të thotë kjo për “politikën” dhe për “diplomacinë” e proserbe të Edi Ramës? – “Pajtimin ekonomiko-tregtar-kulturor e politik” të shqiptarëve të Kosovës me serbët pushtues dhe me Serbinë kolonialiste”, para se Serbia ta njohë Republikën e Kosovës? – Kjo do të ishte tradhti mbi tradhti ndaj luftës çlirimitare kombëtare të UÇK-së dhe të popullit të viktimizuar të Republikës së Kosovës, që me gjakun e tyre të derdhur si lumë kundër pushtuesit barbar dhe agresor, e kanë paguar shtrenjtë, duke humbur mbi 13000 shqiptarë të të gjitha moshave, të vrarë dhe të masakruar nga harangat barbare çetniko-fshiste serbe (1989-1999).



ARSYETIM



(A) Të anulohet “Minishengeni” nga Shqipëria dhe të revokohet Edi Rama nga posti i kryeministrit për shkak të përzierjes në çështje të brendshme të Kosovës për interesa të politikës dhe të diplomacies kolonialiste të Serbisë së Madhe .

(B) Të gjithë këta “narrativa” të paktit “minishengen ballkanik” Vuçiq-Rama-Zaev, që pengojnë shtetndërtimin e Kosovës në kuptimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, pa DYSHIM SE mund të sjellin jo vetëm ftohjen, por edhe prerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Mirëpo, që të mos ndodhë ky nonsens për shkak të gabimeve dhe të tradhtisë së kryeministrit Edi Rama, URGJENTISHT DUHET REAGUAR QEVERIA, KUVENDI DHE PRESIDETNI I SHQIPERISE, NE MENYRË QË TË ANALUOJNË “MINISHENGENIN” E TURPSHËM PROSERB TE EDI RAMES, DHE TË PËRQËNDROHEN VETËM NË STRATEGJINË E OBJEKTIVAVE PRIORITARE NACIONALE DHE SHTETËRORE PËR T’U INTEGRUAR NË BASHKIMIN EVROPIAN (BE). Ky DUHET TË JETË IMPERATIVI I POLITIKËS SË JASHTME DHE I DIPLOMACISË SË SHQIPËRISË, jo kurrfarë “Minishengeni ballkanik”PROJUGOSLLAV, ku fjalën kryesore, do ta ketë Serbia si superfuqi koloniale ballkanike, natyrisht, e ndihmuar edhe nga Rusia, si dhe nga ndonjë aleat tjetër tradicional sllav i saj (1878-2019).



(C) Pra, QEVERIA, PARLAMENTI DHE PRESIDENTI I SHQIPERISE, duhet të reagojnë urgjentisht dhe të reflektojnë thell dhe me maturi, pa u hamendur ta denoncojnë paktin “Vuçiq-Rama-Zaev sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi (1998), si dhe sipas objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës pozitive ndërkombëtare, të cilat rreptësisht e ndalojnë përzierjen në çështje të brendshme të shteteve të pavarura dhe sovrane. Në këtë kontekst, as Vuçiqi (Serbia) e as Rama (Shqipëria) nuk kanë asnjë të drejtë morale e as ligjore, që të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, edhe pse kjo ende nuk është e njohur de fakto e as de jure nga OKB-ja.

(Ç) Një përzierje e tillë e kryeministrit Rama në çështje të brendshme të Kosovës në favorin e politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë bie ndesh me interesat kompelementare nacionale dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës ngaqë edhe “Minishengeni” i mbështjellur me “folie alumini ekonomiko-tregtar liberal” ka të njëjtin mision historik të shtypjes së mëtejme kolonialiste të shqiptarëve të Kosovës, si dhe të Preshevës, të Bujanovit dhe të Medvegjës. Për këtë qëllim strategjik shumëshekullor të tiranisë koloniale mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike, Serbia gjithmonë ka ditur dhe ka qenë e suksesshme , që t’i ndërtojë dhe t’i ruajë me fanatizëm lidhjet, kontaktet, interesat dhe marrëdhëniet ndërshtetërore me Shqipërinë .

(D) Kështu flet historia dhe praktika politike dhe diplomatike e Serbisë së Nikola Pashiqit (1912-1926); historia e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941); historia e RSFJ-së Tito-Rankoviq (1945-1980), si dhe historia më e re e Serbisë gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, e Tomsilav Nikoliqit, e Aleksandar Vuçiqit, e Ivica Daçiqit, e Vojsilav Sheshelit, e Akademisë Shkencave dhe të Arteve Serbe (Me Memorandumin e saj çetniko-fashist famëkeq 1986) dhe Kisha Ortodokse Serbe, që bashkërisht, duke bashkëdyzuar trurin, pushkën, penën, lutjet dhe mjetet e tjera shfarosëse kundër kroatëve, bshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve, kanë kryer 3 (tre) gjenocide kundë Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Për çudi, kjo Serbia gjenocidale e Sllobodan Milosheviqit dhe e Aleksandar Vuçiqit dhe e Arkanit…etj., nuk pati prerë lidhjet dhe allishverishet diplomatike, ekonomikee as tregtare me Shqipërinë deri më 1998, kur Evroa dhe bashkësia ndërkombëtare e futën Serbinë nën embargën ndërkombëtare për shkak të luftërave gjenocidale të saj, edhe pse Kosova ndodhej në shtetrrethimin e hekurt, në flakën dhe në zjarrin gjenocidal të Serbisë. MJerisht dhe tragjikisht, ky rast provon recidivat miqësore të liderëve politikë shqiptarë me ata serbë të Serbisë (1990-1999). Së fundi, rast konkret miqësia Vuçiq-Rama, të cilët i ka bashkuar Kosova ngaqë frikësohen nga pavarësimi i saj i plotë në kuptim e së drejtës ndërkombëtare si subjekt i saj. Mirëpo, kot e kanë, sepse as Vuçiqët e as Ramiqët, as Toptanët me “bishtat” e tyre proserbë, kurrë nuk do t’ia arrijnë qëllimit që Kosovën ta kthejnë prapa në “baltën e gjallë” koloniale dhe gjenocidale të Serbis֝ë së Madhe, pavarësisht sesa është dhe, sa do të jetë e fortë dhe jetëgjatë miqësia Vuçiq-Rama.

Sa më sipër, apelojmë Tiranën dhe Prishtinë zyrtare, që sa më parë të jetë e mundur të marrin masa ligjore dhe kushtetuese përkatëse për ZGJIDHJEN e këtij problemi të paparashikuar mes dy vendeve, si rrjedhim i lidhjes së marrëveshjes së “minishengenit ballkanik” mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Ndryshe, nëse kjo Marrëveshje Trepalëshe nuk anulohet nga ana Shqipërisë, atëherë kjo, do të gjenerojë kriza dhe konflikte të paparashikuara mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjë që ky është objektivi strategjik dhe taktik i politikës dhe i diplomacisë së “MINISHENGENIT BALLKANIK” të Serbisë, që sa më parë t’i konfrontojë shqiptarët mes veti, duke krijuar ndonjë incidient dhe konflikt të rëndë në brezin e kufirit Kosovë-Shqipëri, me qëllim që ta detyrojë OKB-në, t’i vendosë forcat e saj paqësore, sepse vetëm në këtë formë, Serbia do të mund t’ia arrinte që të “rikthente murin e Berlinit” në kufirin qindravjeçar serbojugosllav mes dy shteteve shqiptare. –Kjo, do të ishte humbja më e madhe për interesin nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar, sepse de fakto dhe de jure, do të pezullohej BASHKIMI i Kosovës me Shqipërinë. –Këtë, edhe përmes “Minishengenit” e do Serbia, këto e do Edi Rama, që ta izolojnë Kosovën si në aspektin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar si shtet të papërfunduar juridikisht sipas së normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, duke e zvarritur me vite e dakada mosnjohjen e Kosovës nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Nga një mision i këtillë antikombëtar shqiptar Vuçiq-Rama, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë me procedurë të shkurtër ligjore dhe kushtetuese, do të duhej ta revokonin nga posti i kryeministrit, Edi Ramën, sepse ka shkelur ligjin, Kushtetutën dhe parimet dhe normat e Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke pretenduar që përmes “Minishengenit” serbojugosllav, të ndërhyjë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës.

( Departamenti i Politikës dhe i Diplomacisë së ASHASHA-së, Nju-Jork)

Presidenti,

Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra

Murteza Osdautaj :Në Drenicë ka vdekje por ska vdekur kush(Njerëzit rrojnë në jetë kur vriten për liri)

Fotografia e Murteza Osdautaj



Murteza Osdautaj

Poezi e parë

Gjak!

27 shkurt ’98

Sa keni rënë ende s’është thënë
Fotografitë heshtin sikur t’mos kishte vdekur kush
E askush nuk ka vdekur
Veç jetë kanë ndërruar
Ata që se ndërrojnë atdheun
E edhe unë kam rënë me ju sonte
Veç msa t’më derdhet gjakut kjo poezi
Erdha!
Askush nuk ka vdekur sonte
Ju keni rënë ju keni ndërruar jetë
Për të shkuar n’Atdhe
Ju që s’keni vdekur
Asnjëherë!..

Poezi e dytë

Poezia e Drenicës

2 mars ’98

Unë mbrëmë kam vdekur në Drenicë
Kjo është veç hija ime
Hija ime e gjethtë
Hija ime që s’është më
Për ata nuk shkruhet poezi
Për ta nuk dijnë të këndojnë muzat
Ata presin derisa gjaku t’u ndërrojë ngjyrë
Dhe ngritetn përseri
Për t’ja dhënë zjarrin heshtjes
Për t’ja ndalur frymën frikës
E unë kam vdekur në Drenicë
Në këtë qenpranverë të gjaktë
E kjo është veç hija ime
Hija ime hija ime
Se unë jam vrarë në Drenicë
Atdheut për t’i dhënë kumtin e mbramë
Në do të jeshë
Eja në Drenicë!..

Poezi e tretë

Kënga e Drenicës

3 mars ’98

Atje kanë vjellur zjarr perënditë
Kanë folur fjalë që s’është thënë
Të shohësh e kan nxjerrur nga sytë
Zjarrin në zjarr e kanë vënë.

Ka ndodhur në drenicë e nuk ka ndodhur
Eshtë derdhur dhe mbi gjakun e derdhur
Lotët janë tharë se derdhur janë lodhur
Dhe kënga e saj me akull është nxehur.

Në Drenicë jemi vrarë të gjithë gjallë që jemi
Dhe të gjallët që kanë vdekur kanë ndërruar vend
Kanë ikur në botën ku ne s’jemi
Ku emër Kosovë ka veç një vend

Në Drenicë varreve të gjithë jemi në to
Dashurinë e mbulojmë me copa dheu të flakur
Gjakun se merr dheu gjak është ja kjo
Drenicë e mbushur varre varre të përflakur

(Në Drnicë ka vdekje por ska vdekur kush
Atje mund t’kenë ndërruar jetë vëllezëriut e mi
Se njerëzit s’mund të vdesin kur bien me pushkë
Se njerëzit rrojnë në jetë kur vriten për liri)


Lexuesi Biografinë dhe Bibliografinë  për  Prof.Dr.Murteza Osdautajn mund ta lexojë këtu :

Glauk Konjufca :“Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G.W.F. Hegel”


Rezultate imazhesh për GLAUK KONJUFCA
Glauk Konjufca lindi  më 25 korrik 1981 në Prishtinë. 

Ka kryer filozofinë në Universitetin e Prishtinës. Banon në Prishtinë.


Glauk Konjufca është nga dje President i Kuvendin e Kosovës . 

Në legjislacionin e gjashtë  ishte nënkryetar i Kuvendit dhe anëtar i Komisionit për Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.

Konjufca është nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka shërben si drejtor i komitetit për politikë dhe kryeredaktor i gazetës së përjavshme "VETËVENDOSJE!".

Më parë ka shërbyer si zëvendës-drejtor i Qendrës për të Drejtat në Universitetin e Prishtinës (2005-2010).


Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është një studiues të apasionuar i idealizmit Gjerman.

 Së paku kështu shpërfaqet në librin e tij “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G.W.F. Hegel”, të cilën e botoi në vitin 2012.


“Të lexosh një libër nga Glauk Konjufca mbi Hegelin do të thotë të lexosh jo vetëm një studiues të apasionuar të Idealizmit Gjerman, por dhe një veprimtar politik shqiptar të angazhuar në një lëvizje politike me potencial emancipues dhe me histori të vetën që, për kuriozitet, ka njëfarë lidhje jo të parëndësishme me emrin e Hegelit”, kështu shkruan doktoranti, Gent Carrabregu në një shkrim të tij mbi librin e Konjufcës.

Studijuesi i filozofisë politike dhe morale, në recensionin e tij, të botuar po atë vit kur edeh u publikua libri i Konjufcës, vlerëson se duke i mbetur besnik karakterit holistik të doktrinës filozofike hegeliane, Konjufca prek pothuaj të gjitha temat e rëndësishme të studimeve hegeliane që mbesin arkiva të hapura që prej vdekjes së filozofit, disa më shumë e disa më pak.


“Po përmend këtu disa nga më të rëndësishmet:

 1) Raporti në mes të veprave të hershme të Hegel-it, ku vend të veçantë zëFenomenologjia e Frymës, dhe sistemit të maturuar ashtu siç është artikuluar tek Enciklopedia e Shkencave Filozofike; pyetja më e rëndësishme këtu është: çfarë ndodhi me statusin e Fenomenologjisë në Enciklopedi?

 Dhe pse Enciklopediapërmbysi kronologjinë e zhvillimit të veprës së Hegelit?”

Këtu Konjufca sipas tij, sheh një domosdoshmëri sistematike që nuk ka asgjë të bëjë me një koincidencë të thjeshtë historiko-intelektuale, pa pasoja për leximin filozofik të veprës si tërësi. 

Përkundrazi, Konjufca mbron me vendosmëri lidhjen sistematike ndërmjet problemit të papërputhshmërisë në mes të shpalosjes kronologjike dhe asaj konceptuale të veprës, në njërën anë, dhe vetë idesë themelore prapa dialektikës hegeliane, në anën tjetër.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...