Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/06

Sa jemi afër zbulimit të vaksinës ose ilaçit kundër Covid-19?

“Mjekësi mesjetare” apo masa të domosdoshme?
Koronavirusi SARS CoV- 2  po përhapet në të gjithë botën, por ende nuk ekziston ndonjë ilaç që do të mund ta mposhtte virusin apo një nga vaksinat që mund të mbronte njerëzit kundër tij.

Pra, sa larg jemi nga zbulimi i këtyre ilaçeve që shpëtojnë jetën?

Hulumtimet janë duke u bërë me shpejtësi të madhe dhe ka më shumë se 20 vaksina që janë aktualisht në zhvillim.

Testimi i parë te njerëzit për një vaksinë u bë i ditur gjatë muajit të kaluar, nga shkencëtarët në një laborator në qytetin amerikan Seattle. Ata kanë ndërmarrë hapin e pazakontë për të anashkaluar çdo hulumtim që përfshinte kafshët për të testuar sigurinë ose efektivitetin e vaksinës.

Shkencëtarët australianë kanë filluar testimin e dy vaksinave të mundshme.

Është prova e parë gjithëpërfshirëse paraklinike për të kaluar në fazën e testimit të kafshëve, dhe studiuesit kanë thënë se shpresojnë që të kalojnë në fazën e testimit te njerëzit deri në fund të prillit.

Testet si këto po zhvillohen shumë më shpejt nga sa do të ndodhte normalisht dhe në disa prej tyre po përdoren qasje të reja për vaksinat. Nga kjo rrjedh se nuk ka garanci se gjithçka do të shkojë pa probleme. Por edhe nëse këto - ose ndonjë provë tjetër - rezultojnë të suksesshme, nuk pritet që prodhuesit të jenë në gjendje të prodhojnë një vaksinë për njerëzit deri në gjysmën e dytë të 2021. Ekzistojnë katër koronaviruse që qarkullojnë tashmë mes qenieve njerëzore. Ato shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe nuk ka vaksina për asnjë prej tyre.

A munden ilaçet ekzistuese të trajtojnë koronavirusin?

Mjekët janë duke i testuar ilaçet aktuale antivirale për të parë nëse ato funksionojnë kundër koronavirusit. Kjo përshpejton kërkimin, derisa të dihet nëse janë të sigurta për t'ua dhënë njerëzve.

Testimet po zhvillohen në Angli dhe Skoci për një numër të vogël të pacientëve me një ilaç antiviral të quajtur “Rremdesivir”. Ky ilaç fillimisht u zhvillua si një lloj kure për virusin e Ebolës, por gjithashtu duket efektiv kundër një larmie të gjerë patogjenësh.

Teste të ngjashme tashmë janë kryer në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rezultatet priten që të dihen gjatë javëve të ardhshme. Kishte shumë shpresë se një nga ilaçet kundër HIV-it (“Lopinavir” dhe “Ritonavir”) do të ishin efektive, por të dhënat e testeve janë treguar zhgënjyese.

Edhe në rast se do të zhvillohet një vaksinë, atëherë furnizimi do të jetë i kufizuar, të paktën në fazat e hershme. Punëtorët e kujdesit shëndetësor që vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët, të cilët janë të prekur nga virusi pandemik Covid-19, do të ishin në krye të listës për të marrë ilaçin.

Sëmundja është më vdekjeprurëse tek personat e moshuar, kështu që ato do të kishin përparësi po qe se vaksina del të jetë efektive për këtë grupmoshë. Sidoqoftë, mund të jetë më mirë të vaksinohen ata që jetojnë ose kujdesen për të moshuarit.

Si krijohet një vaksinë?

Vaksinat i trajtojnë në mënyrë të padëmshme viruse ose baktere (apo edhe pjesë të vogla të tyre) në sistemin imunitar. Mbrojtjet e trupit i njohin ato si një pushtues dhe mësojnë se si t'i luftojnë. Më pastaj, nëse trupi është ekspozuar ndonjëherë realisht, vaksina tashmë e di se si ta luftojë infeksionin.

Metoda kryesore e vaksinimit për dekada me radhë ka qenë ajo e përdorimit të vetë virusit origjinal. Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) u bë duke përdorur versione të dobësuara të atyre viruseve që nuk mund të shkaktojnë një infeksion të plotë. Ndërsa disa shkencëtarë po heqin pjesë të vogla të kodit gjenetik të koronavirusit dhe po e vendosin atë në viruse të tjera, plotësisht të padëmshme.

Grupe të tjera janë duke përdorur copa të kodit gjenetik të papërpunuar (qoftë të ADN-së apo ARN-së, varësisht prej qasjes), të cilat, pasi të injektohen në trup, duhet të fillojnë të prodhojnë copa të proteinave virale që sistemi imunitar përsëri mund të mësojë t’i luftojë.


*****


Tetëdhjetë milionë qytetarë anembanë Gjermanisë po mundohen ta mbrojnë veten nga një virus, me dhjetëra-mijëra qytetarë tashmë të prekur prej tij – një numër që po ngrihet dita-ditës në ekonominë më të madhe të Evropës.

Faza e dytë është mbyllja e jetës publike, që tashmë ka filluar në pjesën më të madhe. Të gjithë po dëgjojnë shkencëtarët duke u lidhur për fjalët e epidemiologëve dhe virologëve. 

Krejt puna po bëhet me qëllim që të sheshohet lakorja. Nëse sëmuren shumë njerëz njëherësh, paralajmërojnë ata, nuk do të ketë mundësi për ofrimin e shërbimit intensiv dhe numër të mjaftueshëm shtretërish nëpër spitale.

Sa mund të frenohet përhapja?

Por, sa infeksione mund të frenohen duke mbyllur shkollat? Deri në çfarë mase mund të ndihmojë mbyllja e kufijve? 

Askush nuk është i sigurt, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”. Efikasiteti i rregullave të strehimit strikt, si ato që po vihen tashmë në Spanjë dhe Itali, gjithashtu nuk ofrojnë siguri të madhe.

Dhe me mungesë njohurish shkencore për këtë virus, e vetmja punë e sigurt që mund të bëjnë politikanët është të eksperimentojnë. 

Gjatë javëve të ardhshme, duhet të monitorohen strikt masat që janë marrë me qëllim të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, dhe nëse është e domosdoshme, ata do t’i ashpërsojnë ato masa. 

Por, herët a vonë, do të ngrihet pyetja se sa gjatë masat e tilla të jashtëzakonshme mund të ndihmojnë që situata të mbahet nën kontroll. Dhe, mbi të gjitha, çfarë ndodh pastaj?

Në Kinë, që të jeni të sigurt, masat e ashpra kundër epidemisë tani kanë nisur të zbuten me shpresë se numri i rasteve të infektuara nuk do të fillojë të shënojë ngritje të përnjëhershme.

Optimistët besojnë se COVID-19 mund të frenohet nëpërmjet këtij reagimi të menjëhershëm dhe se virusi do të mbahet nën kontroll në planin më afatgjatë me numër të ulët të infektuarish.

Betejë e gjatë

Hulumtuesit e tjerë presin se beteja do të jetë më e gjatë. Ata druajnë se pandemia do të përhapet pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra.

Por, të gjitha parashikimet bazohen në kalkulime të modeluara sipas të cilave mund të dalin edhe faktorë të panjohur. Sa mund ta përhapë virusin një person i prekur? Sa persona do të sëmuren pasi të preken prej virusit? Dhe, në fund të fundit, sa prej atyre që janë sëmurë do të vdesin?

Shkencëtarët mbështeten në vlera të besueshme kur bëjnë parashikime. Normalisht, ata lënë gjithashtu të kuptohet se sa të pasakta mund të jenë parashikimet e tyre. 

Por, margjinat e tilla nuk janë kushedi sa të dobishme për politikanët në këtë moment, për shkak se ata duhet të marrin vendime konkrete. Dhe aktualisht duket se ata po bëjnë çmos që të përgatiten për rastin më të keq të pandemisë.

Një studim i shumëcituar, i përpiluar prej një ekipi të prirë prej epidemiologut Neil Ferguson në Kolegjin Perandorak të Londrës, mbështet pesimizmin e tyre. 

Kalkulimet e ekipit të Fergusonit sugjerojnë se lufta kundër virusit me gjasë do të marrë vite në disa faza të serta. Kriza nuk do të përfundojë, sipas kësaj pikëpamjeje, derisa të gjendet vaksina.

Ky këndvështrim për të ardhmen bazohet në kalkulime të ndërlikuara.

 Ekipi i Fergusonit ka përdorur modele matematikore për ta zhvilluar një botë të simuluar, të populluar me shtëpi, shkolla, biznese të përmasave të ndryshme, krejt të bazuara në të dhëna prej regjistrimit të fundit britanik. 

Dhe shpërndarja e moshës së banorëve korrespondon me regjistrimin.

Dhe kjo botë virtuale lejon që të studiohet përhapja e pandemisë. Më e rëndësishmja, megjithatë, është se studimi ua mundëson shkencëtarëve të simulojnë masa të ndryshme për frenimin. 

A është e mjaftueshme që të izolohen personat më të cenueshëm, personat më të moshuar se shtatëdhjetë vjet? Dhe deri në çfarë mase mund të kontribuojë mbyllja e shkollave?

Rekomandimet shkencore

Të dhënat e raportit nuk ishin fort shpresëdhënëse. Masat gjysmake duket se nuk bëjnë punë, tregoi studimi. E vetmja gjë që tregoi sukses ishte zhvillimi i një arsenali masash, përfshirë kërkesat për distancim social në krejt segmentet e shoqërisë.

 Ndryshe, virusi do të mund të vazhdonte të shumëfishohej në përmasa të sëmundjes serioze duke vështirësuar edhe trajtimin mjekësor. Madje mund të mos shkohej fare me trajtim mjekësor. 

Në Britani, kjo do të nënkuptonte më shumë se 250 mijë vdekje, përderisa në SHBA do të kishte më shumë se një milion viktima.

Gjermania nuk ishte përfshirë në kalkulimet e studimit. Por, edhe pse në Gjermani ka shumë shtretër të kujdesit intensiv krahasuar me shumë shtete të tjera, kapacitetet me siguri se do të shtereshin, nëse do të merreshin parasysh kalkulimet e studimit. Natyrisht nëse merren të qëndrueshme pretendimet shkencore.

Por, mbyllja radikale nuk mund të jetë e pakufishme. Kështu, Fergusoni sugjeron zbutjen e ngadalshme të masave në një pikë kur mendohet se virusi ka nisur ta ngadalësojë përhapjen.

Studimi i Kolegjit Perandorak ka rrokur vëmendje të theksuar ndërkombëtare. Në Britani shihet si katalizator për vendimin radikal për masa të ashpra nga politika. Ekipi i Fergusonit përbëhet nga shkencëtarët më të mirë në botë në këtë fushë. Por, edhe simulimet më të përafërta zor se mund të krahasohen me realitetin e ashpër në terren. Dhe kritikët kanë kritikuar disa prej pretendimeve shifrore.

Qasje premtuese

Kundërshtimi më serioz erdhi nga hulumtuesit në Institutin e Sistemeve të Ndërlikuara të Anglisë së Re në Kembrixh. Ata kanë hedhur poshtë pretendimin se përhapja e virusit do të rishfaqet vazhdimisht. Ata pretendojnë se Fergusoni ka dështuar të marrë parasysh kundërmasat e stimulimit të tij: përcjelljen e personave të kontaktuar me personat e infektuar. Në këtë instancë, kur këta njerëz futen në karantinë, atëherë këputet zinxhiri i personave që mund ta përhapin virusin.

Megjithatë, fillimisht duhet të ketë reduktim të numrit të bartësve të virusit poshtë një pragu të caktuar si minimal – mbase në mijëra sosh. Vetëm atëherë do të mund të flitej për masat që do të merreshin në raste individuale.

Fatmirësisht, sjellja e këtij virusi mund ta bëjë këtë qasje më premtuese. Duket se virusi po përhapet në rrethe më të ngushta: anëtarë të familjes, miq dhe kolegë pune që shpesh infektojnë njëri-tjetrin. Kjo nënkupton se edhe rrethi i afërt mund të ketë ndikim të fuqishëm.

Në Korenë Jugore vullnetarët po i vizitojnë kontaktet e personave që janë sëmurë me sëmundjen COVID-19, duke u mbështetur në të dhënat e siguruara nga përgjimi i telefonit. Njëherësh, vendi po teston gjithnjë e më shumë njerëz. Kjo ia ka mundësuar Koresë Jugore që të mbajë lakoren të sheshtë, duke mbajtur shifrat e rasteve me fatalitet poshtë kulmit të lakores.

Epidemiologu amerikan, Trevor Vedford, beson se pandemia do të mund të frenohej kudo nëse do të ndiqej modeli koreano-jugor.

Ai ka këshilluar gjithashtu që të testohen sa më shumë njerëz që është e mundshme për prani të antitrupave kundër SARS-CoV-2, emri zyrtar i virusit që shkakton COVID-19. 

Testet e tilla prodhojnë rezultate vetëm disa ditë pas infektimit, duke e bërë të padobishëm testimin në fazën fillestare për detektim të virusit. Por, mund të përdoret për të gjetur njerëzit që tashmë kanë marrë veten nga infeksioni me koronavirus pa e ditur se e kanë pasur. Kjo do të dëshmonte se ata ishin imunë ndaj sëmundjes.

Dy përparësi

Kjo do të kishte dy përparësi: do të mund të hidhte dritë se si virusi është përhapur pa u detektuar, që mbetet një prej çështjeve më të mistershme për shkencëtarët deri tani; dhe do të tregonte numrin në ngritje të personave të cilët i rezistojnë virusit. Ata më nuk mund të sëmuren dhe nuk mund t’i infektojnë të tjerët, që do ta bënte ideale që ata të punojnë në spitale dhe të ndihmojnë ata që janë në rrezik më të madh prej simptomave të ashpra të COVID-19.

Bedford nuk e mohon se plani i tij kërkon mund të madh dhe se suksesi nuk është i garantuar. “Ky është një program Apollo për kohën tonë”, ka shkruar së fundmi në një postim. Pavarësisht të gjitha dallimeve e kundërthënieve, shkencëtarët pajtohen në një pikë: së pari duhet të ketë sheshim të lakores dhe të reduktohet numri i të infektuar me qëllim që të blihet kohë. Gjatë kësaj kohe, shpresojnë ata, do të punohej bashkërisht për t’i zgjidhur të gjitha dilemat.

Janë dy skenarë. Është një grup njerëzish që beson se do të ketë përhapje, por shpresojnë të ketë sa më shumë njerëz që mbijetojnë dhe kështu të krijohet tufa shoqërore imune ndaj virusit.

I dyti pretendon se ju duhet t’i zbatoni të gjitha masat e mundshme për parandalimin e përhapjes. Pak njerëz do të infektoheshin, por ju nuk do të shënonit ndonjë përparim në zhvillimin e imunitetit të tufës. Virusi do të kishte pak vështirësi që të përhapej përsëri kur të zbuteshin masat dhe shkalla e lartë e kujdesit do të duhej të ruhej.

Çfarë po bën OBSH-ja në kohën e koronavirusit SARS CoV-2

Çfarë po bën OBSH-ja në kohën e koronavirusit
 Me 7 prill 1948 është themeluar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Si shihet roli i saj deri më sot, në kohën e virusit korona?

Si shihet puna e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)?

Në mendjen e njerëzve kthehet roli i OBSH-së në veçanti në kohërat e sëmundjeve të rënda, epidemive dhe pandemive, si për shembull në vitin 2009 me rastin e përhapjes së gripit të derrave, 2014 dhe 2019, për shkak të Ebolës dhe tani kur bota po përballet me pandeminë e rëndë të virusit korona. Por detyrat dhe fushëveprimi i OBSH-së është shumë më i gjerë. Qëllimi është që në mbarë botën të ofrohet një shërbim sa më i mirë shëndetësor dhe që në veçanti në kohërat e krizave dhe katastrofave të ofrohet një ndihmë sa më e shpejtë dhe e mirë. OBSH-ja mbikëqyr zhvillimet në shëndetësi në mbarë botën, gjendjen me ushqimin dhe kushtet sanitare. OBSH-ja ka 194 vende anëtare dhe mbështet hulumtimet në shëndetësi, përcaktimin e normave dhe standardeve në këtë fushë.

Themelimi i OBSH

Ideja e autoriteteve shëndetësore është paraqitur me rastin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me 1945. Ato e kishin të qartë se mbajtja e paqes dhe sigurisë në botë nuk është e mundur pa mirëmbajtjen e shëndetit dhe pa zgjidhjen e problemeve të mëdha të asaj kohe në këtë fushë. Kushtetuta e OBSH-së është miratuar dhe nënshkruar në vitin 1946 nga 61 vende të ndryshme në New York, shkruan DW. Me 7 prill 1948, pra në ditën që sot konsiderohet si dita e themelimi të OBSH, është futur në fuqi. Selia e OBSH gjendet në Gjenevë të Zvicrës, e ajo ka rreth 150 zyra rajonale në botë. OBSH pohon se ajo ka rreth 7000 bashkëpunëtorë.

Financimi

Buxheti i OBSH për periudhën 2020-2021 ka rreth 4.8 miliardë dollarë amerikanë, pra rreth 4.2 miliardë Euro. Rreth një e pesta e buxhetit sigurohet nga kontributet e 194 vendeve anëtare. Por nuk paguajnë të gjitha vendet shumën e njëjtë. Pagesat varen nga fuqia ekonomike e vendeve anëtare.

Pjesa më e madhe e sasisë tjetër të buxhetit varet nga kontributet vullnetare të vendeve anëtare si dhe donacionet e fondacioneve, institucioneve të OKB, por edhe personave privat. Kjo pjesë e financimit është rritur në mënyrë permanente në dekadat e fundit, e njëkohësisht janë shtuar edhe kritikat për mungesë pavarësie të OBSH. Shoqata Gjermane për Kombet e Bashkuara (DGVN) pohon për shembull se në periudhën 2010 -2011 kanë qenë ndër vendet me pagesat më të mëdha (me mbi 60 % të buxhetit): SHBA, Japonia dhe Gjermania. Ndërsa në vitet 2012-2013 paguesi më i madh ka qenë Bill & Melinda Gates Foundation, pra para SHBA dhe vendeve të tjera.

Roli i OBSH-së në krizën koronavirusit SARS CoV-2 

Në luftën për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të virusit korona, OBSH ka një rol qendror. Tek infektimet me viruset e sëmundjeve si AIDS, Malaria apo COVID-19, OBSH koordinon aktivitetet ndërkombëtare, ndër to edhe bashkëpunimin për hulumtimet në fushën e virusit korona, për teste, medikamente dhe vaksina. OBSH ka iniciuar edhe një studim klinik për testimin e medikamenteve ekzistuese në luftën kundër Covid-19. Ajo është edhe pjesë e programeve të tjera në luftën kundër virusit, ku ndahen edhe sasi të konsiderueshme parash. Ekspertët e saj kanë bërë edhe programe emergjente për veprime të caktuara, si për shembull, masat e karantinës, ndalimi i udhëtimeve etj. Sugjerimet e OBSH-së nuk janë obliguese, por respektohen në të shumtën e rasteve. OBSH-ja e ka shpallur virusin korona si pandemi në fillim të marsit, që do të thotë se përmasat e rrezikut dhe përhapjes së saj janë përmasa botërore. Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vet shpallja e pandemisë nuk paraqet ndonjë ndryshim esencial në punën e OBSH dhe vendeve anëtare.

Si shihet roli i OBSH-së në kohën e virusit koronavirusit SARS CoV-2 ?

OBSH është lavdëruar kohët e fundit për shkak të përhapjes së njohurive për rrezikun dhe veprimit në kohën e krizës së virusit korona. Në kohën e krizës së pandemisë me gripin e derrit (2009) apo Ebola (2014 dhe 2015) ka pasur kritika ndaj punës së OBSH. Kjo ka bërë që OBSH të ndërrojë punën e saj në kohën e krizave. Suksesi i tanishëm global lidhet edhe me emrin e shefit të ri të OBSH Tedros, i cili nuk heziton fare që të paraqitet në opinion. Por Tedros është kritikuar për lëvdatat e tij ndaj Kinës, në rastin e luftimit të pandemisë atje, sepse Kina fillimisht ka heshtur për krizën në Wuhan e pastaj vendosi masa shumë rigoroze atje.

Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së: Virusi nuk do të zhduket

WHO boss arrives today - Solomon Star News

Dr.Takeshi Kasai

Pandemia e Covid-19 nuk është një luftë e lehtë dhe nuk do të zhduket lehtë. Ky parashikim i frikshëm vjen nga një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas tij, kurba rënëse e virusit në botë nuk ka gjasa të shkojë drejt fundit tani shpejt dhe se vendet duhet të fokusohen në ngadalësimin e transmetimit të virusit.

“Ne ende nuk dimë se sa do të vazhdojë lufta me Covid-19. Njerëz në të gjithë botën po luftojnë me të 24 orë në 24 dhe po japin maksimumin e tyre, por nuk ka të ngjarë që ai të zhduket në javët apo edhe muajt e ardhshëm”, nënvizoi  Dr.Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së

Nga ana tjetër, ai shtoi gjithashtu në një konferencë për shtyp të zhvilluar online se ende nuk ka një mjekim të caktuar apo vaksinë kundër Covid-19. Virusi ka infektuar mbi 800 mijë persona në mbarë botën dhe prej tij kanë humbur jetë 38 mijë të tjerë. Pasojat më të mëdha i kanë patur Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja, duke ia Kinës me numrin e rasteve të konfirmuara, vend ku lindi virusi në fund të vitit 2019.

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe ( Botuar nga: EDFA në 2007 )

Autori: Edmond Tupe , Eshref Ymeri , Ali Dhrimo



titleToAlt

I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.


Çmimi: 1300 Lekë



DETAJET E LIBRIT


Shtëpia Botuese:EDF(2007)
Botuar në2007
ISBN-1978-99943-920-7-0
Formatime kapak të hollë
Nr. faqe:698
Përmasa:169 x 239 x 31 mm

Ali Dhrimo lindi në marsin e vitit 1939 në një familje të varfër ekonomikisht si gati të gjitha familjet në fshatin Çorraj të cilët e përballonin jetën me vështirësi e duke punuar si argat edhe në vende jashtë territorit të fshatit për të plotësuar nevojat bazike për të jetuar e për të siguruar bukën, pasi me prodhimin vendas fshatarët siguronin rreth 50-60 përqind të nevojave vjetore, ndërsa për produktet e tjera as që bëhej fjalë për të patur ndonjë standart të përcaktuar. Kësaj varfërie të skajshme ju shtua edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore që për Shqipërinë njihet si datë historike fatkeqe Prilli i vitit 1939, kuptohet se në ç’kushte u rrit Aliu dhe bashkëmoshatarët e tij në fshatin Çorraj që gjatë periudhës gati 5 vjeçare që vazhdoi lufta fëmijët e asaj periudhe me përkujdesin e nënave e baballarëve të tyre u rritën më shumë nëpër pyje se në banesat e tyre pa asnjë kusht minimal për jetesë. Pikërisht për këtë të vërtetë të hidhur duke biseduar me Aliun në Tiranë për sakrificat e nënave tona se si ato na kanë rritur e shpëtuar jetën, ai në mënyrë të përmbledhur e përcaktoi atë periudhë afërsisht në këtë mënyrë: “Dëgjo Arqile më thotë përderisa neve nuk vdiqëm në atë periudhë që të porsalindur filloi lufta dhe varfëria ekstreme ekonomike e familjeve tona nuk besoj se do vdesim ndonjë herë”. Natyrisht me këtë nuk duhej të thoshte se jemi të pavdekshme por për të treguar vështirësitë e paperceptueshme për ditët tona.

Pra, në këtë mjedis familjar dhe shoqëror u lind e u rrit Ali Dhrimo i cili shkollën fillore pas çlirimit të vendit e kreu në fshatin e lindjes në Çorraj, ndërsa shkollën 7-vjeçare në fshatin Kuç rreth 5-6 km larg vendlindjes. Natyrisht që për brezat e sotëm është e pabesueshme për vuajtjet e sakrificat që bëri Aliu për të mbaruar shkollën 7-vjeçare në Kuç, por unë do mundohem ta përshkruaj atë ashtu si ishte e vërteta pasi duke qenë bashkëmoshatar patëm të njëjtin fat për të marrë sadopak dije të përballonim ato sakrifica dhe në atë moshë. E them këtë se si rregull nga shtatori në nëntor dhe nga maji në qershor që do të thotë 5 muaj nga 9 muaj që vazhdonte shkolla ne shkonim dhe vinim më këmbë nga Çorraj në Kuç duke përshkruar rreth 10-12 km rrugë çdo ditë, të ushqyer e të veshur mjaftueshëm sa që kur ktheheshim na merrte aq shumë uria sa që kur vinim afër fshatit nuk mund të duronim nga urija dhe shpërndaheshim si zogjtë në pemë të ndryshme për të gjetur ç’të mundnim për t’u ushqyer. Por kur bashkohet dëshira me inteligjencën natyrale të çdo individi kapërcehen vështirësitë dhe arrihet dëshira dhe objektivi që ka secili, gjë e cila karakterizon gati çdo Çorrjati, pasi ata pas çlirimit të vendit bënë përpjekje të mëdha për ngritjen e nivelit arsimor e kulturor dhe të zhvillimit të gjithanshme të tyre dhe u arrit që sipas statistikave të kohës u konstatua se nëse në prag të çlirimit të vendit nuk kishte nga fshati asnjë djalë apo vajzë me arsim të lartë, në vitin 1984 ose pas 40 vjetësh në një fshat me rreth 60 shtëpi, kishin marrë arsimimin e lartë 177 vetë, nga të cilët 39 vetë inxhinierë 36 vetë ekonomistë, 22 vetë agronomë, 64 vetë arsimtar dhe 16 vetë në fushën e mjekësisë si dhe 226 vetë me arsim të mesëm. Sipas këtyre të dhënave për këtë periudhë që analizojmë rezulton se kanë mbaruar arsimin e lartë e të mesëm mesatarisht 6 vetë për çdo familje.

Pikërisht në këtë mjedis arsimdashës u rrit e u edukua edhe Ali Dhrimo që me zgjuarsinë që i kishte falur natyra, vullnetin dhe këmbënguljen skrupuloze që kishte për t’u shkolluar si dhe duke vlerësuar të kaluarën nga vinte e objektivat për ku duhej të arrinte bëri që ai të përfundonte shkollat e çdo cikli me rezultate të larta dhe të arrijë në ato nivele për të marrë e merituar titullin e lartë “Profesor Doktor” Ali Idris Dhrimo.


Duke vlerësuar karakterin, këmbënguljen për arritjen e synimeve që ai i vinte vetvetes dhe zgjuarsinë natyrale si dhe përbërjen patriotike të familjes pasi xhaxhai i tij Toger Demir Dhrimo humbi jetën duke luftuar për çlirimin e Tiranës në nëntor 1944 dhe i shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Aliu pasi mbaron arsimin e mesëm dërgohet nga shteti Shqiptar për studime të mëtejshme në Laipcig të Gjermanisë.

Vlerësimi që ju bë e meritoi dhe e justifikoi plotësisht me punë, duke lënë gjurmë në rrugën studimor-shkencore. Kështu ai pasi përfundoi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në vitin 1963 në Fakultetin Histori-Filologjik për shkak të rezultateve të larta në mësime, emërohet në Institutin e Gjuhësisë dhe të Historisë në sektorin e gramatikës e më vonë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” si redaktor në redaksinë e veprave seriale. Për një periudhë të gjatë kohore prej 12 vjetësh ka kryer detyrën e kryeredaktorit të revistës “Gjuha Jonë” pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ndërsa nga viti 1992 deri në vitin 1998 ka kryer detyrën e Dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e më pas shef i departamentit të Gjuhës Gjermane në këtë fakultet. Falë nivelit profesional, kërkesës së llogarisë dhe figurës morale të tij, ka bërë që brezi i studentëve të dalë nga dora e Aliut të dallonin nga të tjerët e për pasojë autoriteti dhe respekti për të ishte gjithmonë e më shumë në rritje.

Profesor Aliu, krahas punës zyrtare në vartësi nga funksionet që ka kryer nuk ka lenë pas dore edhe punën studimore-shkencore, kështu pasi plotësoi kreditet e kërkuara në vitin 1986 mori titullin “Doktor i Shkencave” dhe duke u thelluar në veprimtarinë shkencore në vitin 1994 mori titullin e merituar “Profesor në Gjuhësi” pasi njihte dhe fliste mirë gjuhën gjermane si dhe gjuhën angleze dhe atë rusishte.

Ndonëse ai ka shumë punime apo edhe dorëshkrime por unë duke ju referuar librit “Çorrajt, traditat dhe njerëzit e tij”, me autor Jorgo Melica, rezulton se Profesor Aliu ka lënë trashëgimi për shoqërinë shqiptare punime me vlerë shkencore, pedagogjike dhe shoqërore. Kështu ai ka hartuar dhe botuar mbi 140 shkrime (vepra, monografi, artikuj, publicistikë dhe përkthime) për probleme të gjuhës, kulturës, folklorit dhe të botës shqiptare në përgjithësi, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Midis shkrimeve të tij përmendim ato që lidhen direkt me krahinën e Labërisë, si: monografi për emrat e vendeve të Kurveleshit (në “Studime Filologjike” 1973-74), dy kumtesat në dy konferencat albanologjike (1968 dhe 1981),për emërtimet e vendeve të Kurveleshit dhe për emërtimet e Labërisë si dëshmi e unitetit tonë kombëtar dhe kumtesën për emërtimet e fshatit Çorraj (“Kultura Popullore” 1985). Por veprat fondamentale të tij janë: Fjalori gjermanisht – shqip, (viti 1999), Fjalori shqip-gjermanisht (viti 2005), dhe fjalori sinonimik, e vendosin Aliun në një nga specialistët më të mirë të gjermanishtes, por dhe një nga njohësit dhe studiuesit me të mirë të gjuhës shqipe, i cili në tërë veprimtarinë studimore i lë gjuhës shqipe rinisë studenteske, intelektualëve, vepra monumentale,te cilat, do të qëndrojë në shekuj, bashke me emrin e tij. Në vitin 2008, botoi në dy vëllime të gjithë veprimtarinë studimore “Për shqipen dhe Shqiptarët”në të cilat bie në sy jo vetëm larmia e temave, por dhe trajtimi i tyre me kompetencë shkencore. Ali Dhrimoja, si thotë Profesor Shaban Demiraj: “është një ndër ata studiues të suksesshëm që numërohen me gishta në vendin tonë” Ka mbajtur shumë kumtesa dhe ligjërata, në kongrese, në konferenca, në takime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe në universitete, si në Gjermani, Austri, Angli, Zvicër, Poloni, Kosovë, Maqedoni e Greqi e të tjera.

Pra ky është Ali Dhrimo si qytetar, si intelektual dhe shkencëtar në fushën e gjuhësisë, vepra e të cilit unë mendoj se përbën një kontribut të rëndësishëm shoqëror për sot e në të ardhmen, prandaj edhe nuk duhet harruar si nga familjarët, bashkëfshatarët të cilët sikur thjesht të mblidhen kudo që janë e të kujtojnë thëniet e mençura dhe shakatë me krip të Aliut jo vetëm do nderojnë e kujtojnë atë por edhe do argëtohen për vete. Po kështu organet e pushtetit vendor si në Tiranë, Sarandë e Himarë nderojnë vetën e tyre që të përjetësojnë me emrin e Aliut një institucion arsimor apo objekt social-kulturor, ndërsa Akademia e Shkencave dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mund e duhet të bëjë objekt studimi e rivlerësimi të veprës shkencore të Profesor Ali Dhrimos e plotë forma për të kujtuar e vlerësuar njerëzit që e meritojnë atë.



Edmond Tupja është përkthyes dhe shkrimtar shqiptar, ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris. Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, pastaj mësues në qytetin e Gramshit, më vonë përkthyes në Tiranë, sot drejton seksionin e përkthimit pranë departamentit të frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Autor tekstesh universitare, vëllimesh me poezi e prozë në shqip dhe frëngjisht, leksikograf, publicist e kritik përkthimesh, laureat çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, ka shqipëruar vepra të shkrimtarëve francezë: Proust, Gracq, Tournier, Sartre, Giono, Mauroius, Pieyre de Mandiargues, Delerm, Plazy etj. dhe ka përkthyer në frëngjisht autorë shqiptarë si F. Kongoli, I. Kadare, D. Çomo, D. Çuli, B. Shehu dhe S. Çapaliku. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike. Përmendim këtu: “69 variacione për një temë erotike”, “Tingujt e trupit tënd” dhe “Fjalori erotik”. Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike “Mos ik, o ma” dhe “Kur dhimbja premton dashuri”.



Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Është anëtar i ASHASHA.Ka shkruar dhjeta libra dhe mija artikuj shkencor në revista të ndryshme në vend, botë dhe internet.

Prof.Dr. Eshref Ymeri,Ph.D : Përkthimi, një histori pasioni

Autori: Prof.Dr.  Eshref Ymeri,Ph.D.

Përkthimi, një histori pasioni 

( Botuar nga: OMSCA-1 në 2015 )


titleToAlt


Libri “Përkthimi, një histori pasioni” i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat. 

Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme. 


Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para se të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. 

Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot)në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”.

 Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe.

Çmimi: 1500 Lekë

DETAJET E LIBRIT

Prof.Dr.  Eshref Ymeri,Ph.D : 

Përkthimi, një histori pasioni 

Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2015)

Botuar në: 2015

Gjuha e publikimit: Shqip


ISBN-13: 978-9928-132-67-3

Formati: me kapak të trashë

Nr. faqe: 518

Përmasat e librit: 150 x 212 x 35 mm

Një vepër e re shkencore e Akademik Prof.dr. Eshref Ymerit: Fjalor frazeologjik anglisht-shqip

Prof.dr. Hajri Shehu

Një vepër e re shkencore e Prof.dr. Eshref Ymerit:

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip

(Parathënie e Fjalorit)

Fjalorët japin tablo të ndryshme të gjuhës dhe, kur janë dygjuhësh, japin tablo të gjuhëve që ballafaqohen. 

Për pasojë, nëse një fjalor leksemor dygjuhësh është ndërkombëtar, sepse ka dy gjuhë, dy struktura gjuhësh, dy semantika dhe dy barasvlerës, një fjalor frazeologjik dygjuhësh është dyfish ndërkombëtar, për shkak të shtresës social-kulturore specifike.

 I tillë është edhe “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” i prof. dr. Eshref Ymerit, që jep një tablo të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe.

Një vepër që lartëson gjuhën shqipe | Gazeta Dita


 Është një tablo mjaft e gjerë sepse, siç dihet, njësitë frazeologjike (dhe fjalët e urta) janë jo vetëm mjet komunikimi, por edhe burim të dhënash për jetën social-kulturore (dhe materiale) të një populli. 

Edhe nga një vështrim i pjesshëm i këtij Fjalori shihet shtresa social-kulturore specifike e botës anglosaksone po edhe e jetës shqiptare, që e sjell barasvlerësi në gjuhën shqipe.

Fjalorët frazeologjikë hyjnë te fjalorët specialë (kësisoj, janë diferencues). 

Dhe sa më gjerë të konceptohet detyra e fjalorit frazeologjik, aq më i rëndësishëm është roli i tij si mjet i kulturës së gjuhës. 

Por, po kaq i vështirë është hartimi i tij. Në fjalorët frazeologjikë dygjuhësh, vështirësia më e parë është barasvlerësia. 

Sepse barasvlerësia nuk vjen me përkthim, por, siç do ta themi më tej, me gjetje.

Por te fjalorët frazeologjikë, në dallim nga fjalorët e përgjithshëm, ka edhe një vështirësi tjetër. 

Ajo lidhet, më së pari, me natyrën e njësisë frazeologjike. Autori i njeh mirë konceptin njësi frazeologjike dhe kufijtë e fondit frazeologjik të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe - veçoritë strukturore tipologjike dhe përmbajtjesore figurative të njësive frazeologjike dhe variantet e tyre, funksionet e tyre gramatikore dhe kushtet e tyre përdorimore, pra, rolin e tyre komunikues-funksional.

Në këtë Fjalor, përveç shprehjeve frazeologjike të mirëfillta, përfshihen edhe fjalë të urta, proverba e fjalë fluturake, çka është në përputhje me konceptin mjaft të gjerë për frazeologjinë në leksikografinë angleze. 

P.sh., në Fjalor gjejmë proverba, si: long absent, soon forgotten larg syve, larg zemrës; when it is not of your business, keep your nose of it kur s’ke pula, mos bëj “ish!”! (kur s’ke pula, pse hahesh me dhelprat?); fool’s haste is no speed kush nxitohet, pengohet (kush e mban hapin shtruar, më larg ka për të shkuar); strain at a gnat and swallow a camel lë miellin e merret me krundet (i lirë në miell dhe i shtrenjtë në krunde); who keeps company with the wolves, will learn to howl kush fle me qenin (qentë), ngrihet me pleshta (kush shkon pas brumbullit, te plehu do ta shpjerë, më thuaj me kë rri, të të them se cili je), etj.

Proverbat, janë mjete gjuhësore që afrohen me frazeologjinë, ngaqë kanë përdorim të qëndrueshëm (për të karakterizuar ngjarje e ndodhi jetësore), kanë kuptim të figurshëm dhe shprehësi emocionale. 

Nga proverbat mund të vijnë fjalë të urta. Si për fjalët e urta, edhe për proverbat, përdoruesi e ka më të lehtë t’i kërkojë e t’i gjejë në një fjalor frazeologjik sesa në një fjalor të përgjithshëm gjuhësor.

Duke përfshirë në Fjalor edhe fjalë fluturake (p.sh., there is but one step from the sublime to the ridiculous (“madhështoren një hap e ndan nga qesharakja”, madhështia me absurditetin janë pranë e pranë), me origjinë nga frëngjishtja, me autor Napoleon Bonapartin), mendojmë se është vepruar drejt, sepse, duke u frazeologjizuar, fjalët fluturake e humbasin lidhjen e drejtpërdrejtë me tekstin nga janë formuar. 

Tashmë, janë me karakter të figurshëm dhe, si citate, janë modele të njohura letrare.

Sa i përket cilësisë së Fjalorit, për këtë mund të gjykohet nga: 
1. zgjedhja e fjalësit. 
2. gramatika e fjalësit.
 3. barasvlerësia; 
4. përveçimi i dallimeve kulturore.
 5. shembullsimi.

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof. dr. Eshref Ymerit i ka zgjidhur të gjitha shkencërisht drejt e leksikografikisht qartë.

1. Fjalori është diferencues (Ai është fjalor frazeologjik dhe jo fjalor i përgjithshëm leksemor.) 

Dhe detyra e tij ka qenë përzgjedhja e njësi frazeologjike, gramatikisht dhe leksikografikisht drejt. 

Ato janë të gjuhës standarde (vetëkuptohet, bashkë me gramatikën e tyre) - edhe në anglishte, edhe në shqipe; kanë kuptim të mbartur e të figurshëm. Çfarë u tha më sipër, besojmë se e plotëson këtë vlerësim. 

Një krahasim i thjeshtë i disa njësive më poshtë në anglishte e në disa gjuhë të tjera, besojmë se e vërtetëson këtë: Ariadne’s clew (thread) / fil d’Ariadne (frëngjisht) / filli i Arianës; the heel of Achiles /talon d’Achile (frëngjisht) / thembra e Akilit; appetite comes with eating (nga frëngjishtja) oreksi vjen duke ngrënë; look for a needle in a haystak (stack of hay) kërkon gjilpërën në kashtë etj.

2. Në një fjalor dygjuhësh, barasvlerësia është një ndër vështirësitë më të para. 

Mund të vendoset, thuajse gjithnjë barasvlerësí përkthimore midis fjalive - gjuhë burimore - gjuhë përkthimore.

 Jo gjithnjë është e mundshme barasvlerësia midis njësive leksikore. Arsyeja? 

Dallimet gjuhësore dhe kulturore (p.sh., fjalët e përbëra ekzocentrike). 

Te shprehjet ekzocentrike (pra, tek idiomat), te njësitë frazeologjike, te fjalët e urta e te proverbat, dallimet gjuhësore (strukturore e semantike) e kulturore (kulturore-gjeografike, kulturore-historike etj.) janë edhe shumë më të mëdha. 

Atëherë, barasvlerësit idiomatikë, frazeologjikë etj. duhet të vijnë jo për nga tipologjia strukturore e thënies (sigurisht, kjo ka vlerën e vet), por për nga koncepti (si mjet leksiko-semantik) që përcjellin. 

Krahaso, p.sh., dy konceptet: make hay while the sun shines dhe rrihe hekurin sa është i nxehtë. 

Atëherë, barasvlerësia në një fjalor frazeologjik dygjuhësh është onomasiologjike dhe jo semasiologjike, është gjetje barasvlerësish konceptorë dhe jo thjesht transferim simbolesh, kuptimesh e motivimesh. 

Por, përveçse përmbajtjesore, barasvlerësia idiomatike, frazeologjike, proverbore etj. duhet të jetë edhe funksionale. Nuk mund të vlerësohet shkëputurazi përmbajtja e njësisë nga funksionimi i saj në gjuhë. 

Kjo do të thotë atëherë që barasvlerësit përkthimor i duhen krijuar kushte identike përdorimi me ata në mjedisin e saj të mëparshëm. Ky është përkthim frazeologjik ndërgjuhësor.

 Ky është përkthim i vërtetë. Dhe ky është përkthimi në “Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip” të prof. dr. Eshref Ymerit.

 Aty ka gjetje barasvlerësish. Aty ka ndërkëmbim frazeologjik ndërgjuhësor.

 Kësisoj, ai është krejt i besueshëm. Shih, p.sh.: be between two fires është midis dy zjarreve; better late than never më mirë vonë se kurrë; fish in troubled waters peshkon në ujëra të turbullt; set the wolf to keep the sheep vë ujkun bari; thread breaks where it is the weakest peri këputet ku është më i hollë; with a stone kill two birds me një gur vret dy zogj. 

Shih barasvlerësit (fjalë të urta) e gjetur për fool wants his cloak in a rainy day: guna nuk qepet kur ka filluar lloha [langoi s’ushqehet ditën që del për gjah, s’shëndoshet (s’majmet) kau (pata) ditën që do të theret, ushqeji qetë para se t’i mbrehësh] etj.

Para barasvlerësit, autori jep në thonjëzamotivimin strukturor ose kuptimor të njësisë së huaj.

 Është një lloj kalkimi në gjuhën shqipe. Kjo është shumë ndihmuese për përdoruesin e Fjalorit.

 Te njësia frazeologjike në origjinë janë dy kuptime: kuptimi aktual dhe kuptimi etimologjik (forma e brendshme, motivimi). Në aktin e ligjërimit, në plan të parë del kuptimi aktual.

 Kjo rrethanë bën, siç e përmendëm më parë, që të çsemantizohen gjymtyrët e saj përbërëse dhe shkallë-shkallë të harrohet forma e brendshme.

 Por në shumë njësi frazeologjike mund të njihet a të kuptohet forma e brendshme, sepse ajo mbështetet në togfjalëshin që e përbën atë. 

Forma e brendshme e njësisë frazeologjike (edhe e fjalës së urtë), domethënë, struktura e saj semantike është vetë përmbajtja konkrete. 

Dhe kjo përmbajtje i tregohet përdoruesit për t’i thënë: ja barasvlerësi, ja si motivohet ky barasvlerës. 

Nga pikëpamja psiko-linguistike, shpjegimi a kalkimi në thonjëza shton shumë në njohjen dhe përvetësimin e të dy shënuesve ndërgjuhësorë.

Si në “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip” (2015) të prof. dr. Eshref Ymerit, edhe këtu, në shtyllën e gjuhës shqipe kemi një fjalor të vërtetë sinonimikfrazeologjik. 

Sinonimet - barasvlerëse të njësisë së huaj - në shqipe janë edhe përmbajtjesore, edhe funksionale. 

Për shembull, te gaunt (as gaunt) as bone: e ka qafën me një dell (është bërë bark e shpinë bashkë, është bërë për në plasë të derës, është bërë cipë e kockë, është bërë kockë e lëkurë, është me dy fije brinjë, i është bërë qafa fije peri, i ka hyrë shtati në shtat, i numërohen brinjët). 

Dhe te throw a mist before smb’s eyes: i hedh hi (pluhur, kashtë) syve, i hedh trutë e gomarit, e hedh kodër më kodër, ia shet sapunin për djathë, ia shet shkumën për ajkë,ia shet ujin e pusit për verë, e nis me shoshë për ujë, e vë në bisht të lugës) etj.; te fly on the wheel mbi dhjetë sinonime të tjera frazeologjike: e ka hundën të gjatë, e mban bishtin cakërr, i duket hunda dyfek, i kullot hunda lart, kapardiset si maçoku në thekër (si qeni në qerre, si gjeli majë plehut) etj.

Vargu sinonimik në gjuhën shqipe shkon deri mbi 40 njësi. 

Së pari, kjo tregon zhvillimin e vrullshëm të frazeologjisë shqipe; së dyti, tregon shkallën e zhvillimit të letërsisë artistike, publicistike etj.; së treti, tregon mundësitë për përdorimin stilistik të njësive frazeologjike; së katërti, tregon njohjen e thellë të sinonimisë frazeologjike të gjuhës shqipe nga autori. 

Në vargun sinonimik te kolona e shqipes, njësia e parë është barasvlerësi më i parë i njësisë së huaj. Sinonimet që e ndjekin atë, janë relative.

 Zgjedhja e tyre i takon përdoruesit të Fjalorit (le të themi, përkthyesit nga gjuha burimore) për kontekstin, që e kërkon ai.


3.Frazeologjia, në masë, i përket ligjërimit bisedor. Prandaj të gjitha njësitë frazeologjike mund të etiketohen si bisedore. 

Por ato përdoren në stile të ndryshme. Ka frazeologji me ngjyrim mospëlqyes; ka frazeologji të ligjërimit të shkujdesur; ka edhe frazeologji me burim ose me përdorim libror. 

Frazeologjitë kufizohen edhe nga figurshmëria. Atëherë, duhet njëfarë kujdesi në punë të ngjyrimit shprehës-emocional, kohësor-historik etj. 

Autori i ka shenjuar stilistikisht aty ku është dashur. Janë përdorur dy lloje shënimesh: 

a) gjuhësore: bisedore, librore, e vjetruar etj.;

 b) sociale: përçmuese, përbuzëse etj.

Fjalori është filologjik. Çdo njësi frazeologjike është glosë më vete.

 Kur janë variante, bashkohen në një glosë. Përbërja leksikore e njësisë frazeologjike, e fjalës së urtë etj. jepet e plotë (sipas fjalorëve të anglishtes standarde).

Renditja ka të bëjë me vendosjen e lidhjeve ndërmjet aksh frazeologjie me frazeologjitë e tjera në sistemin e gjuhës. 

Njësia (frazeologjike) mund të pasqyrohet aq herë, sa gjymtyrë ka (përveç fjalëve shërbyese). 

Vendosja sipas gjymtyrëve përbërëse na e sjell njëherësh të njëjtën frazeologji në grupe të ndryshme. 

Por kjo kërkon shumë hapësirë. Në një fjalor dygjuhësh, njohja e grupeve nuk vlen edhe aq shumë. 

Prandaj në këtë Fjalor renditja është bërë vetëm një herë:

 a) sipas boshtit semantik (shih, p.sh., te fjala battle);

 b) sipas gjymtyrës së parë (kur nuk është fakultative dhe kur nuk ka variant leksikor); 

c) sipas vokabulit, d.m.th. vetë njësisë frazeologjike.

Duke i përmbushur të gjitha kriteret e mësipërme, “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” i prof. dr. Eshref Ymerit, u përgjigjet më së miri kërkesave të përdoruesit, qoftë ky lexues i thjeshtë apo përkthyes.

 Kushdo që lexon, rilexon, përkthen e ripërkthen letërsi artistike, publicistike, fetare etj. nga anglishtja, do ta ketë tashmë në tryezën e tij të punës këtë fjalor si një ndihmëtar të veçantë.

Leksikografia lidhet ngushtë me zhvillimin e gjuhësisë dhe, para së gjithash, me zhvillimin e leksikologjisë, si shkenca për leksikun e gjuhës. 

Fjalorët frazeologjikë dygjuhësh të botuar deri tani, pasqyrojnë bindshëm arritjet në fushën e leksikografisë e veçmas, të frazeologjisë si disiplinë gjuhësore. 

Në këto arritje një vend të veçantë zënë tre fjalorët frazeologjikë të prof. dr. Eshref Ymeri, në një si bashkautor dhe në dy si autor i vetëm.

Në “Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip” të tij studiuesve të frazeologjisë u jepen zgjidhje të caktuara shkencore në ballafaqimin anglisht-shqip. 

Etnolinguistët kanë përpara fushat konceptore e grupet tematike të frazeologjisë (edhe të leksikut) së gjuhës angleze e të gjuhës shqipe. Leksikografët shqiptarë kanë përpara një fjalor sinonimik frazeologjik te kolona e shqipes. 

Etnografët kanë përpara doket e zakonet angleze, të materializuara gjuhësisht. (shih, p.sh., të ashtuquajturën privacy). 

Kushdo që dëshiron të njihet me histori frazeologjizmash, fjalësh të urta, fjalësh fluturake etj., mund ta lexojë me ëndje në këtë Fjalor.

 Fjalorët janë zakonisht libra referimi dhe nuk lexohen. 

Por ky Fjalor mund të lexohet mu për këto histori, shpjegime e motivime jashtëgjuhësore. 

Shih, p.sh., te: Teddi boy qejfli huqesh (rrebesh, trillesh). Shpjegimi e motivimi jashtëgjuhësor: Teddy është shkurtim i emrit Edward. Shprehja e ka prejardhjen nga emri i mbretit anglez Eduardi VII (Edward VII - 1841-1910), i cili dallohej për mënyrën origjinale të të veshurit.

 Teddy boys kanë qenë imituesit e tij në radhët e rinisë së viteve ’50 të shekullit të kaluar. 

Shih edhe te punic faith; Knights of the Round Table; There is but one step from the sublime to the ridiculous; Fortune’s wheel; put on the buskin(s); fools rush in where angels fear to tread; strain at a gnat and swallow a camel etj.

Anglishtja është gjuha e huaj nga e cila përkthehet më shumë në shqip dhe e cila mësohet më shumë në Shqipëri. 

Rrjedhimisht, fjalorët me anglishten janë më të përdorurit. 

Ky fjalor u vjen në ndihmë të gjithë përkthyesve, pedagogëve e mësuesve të gjuhës angleze dhe të gjithë studentëve dhe nxënësve që duan ta thellojnë njohjen e saj. 

Në mësim, edhe për të krahasuar, për të njohur ose për të gjetur universale frazeologjike (tipi hekuri rrihet sa është i nxehtë / strike while the iron is hot) ose universale kuptimore, p.sh. përdorimin mbiemëror të emrave për të shënuar një njeri të dobësuar në trup te gaunt (as gaunt) as bone: është bërë fshikull [furde, furkë, gisht, grep, gjethe, kërrabë, kufomë, labot, lapër,laskar,lëkurë maceje, liktyrë, lipsanë, një dorë, një grusht, pe, petë, qiri, (si) bisht luge, shirit, shkarpë, (si) shkop, trëndelinë]. 

Si do të ishin korresponduesit e tyre në anglishte ose në një gjuhë tjetër?

Dhe në fund, nuk mund të rrimë pa vënë në dukje edhe përmasat e këtij Fjalori.

 Me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip, “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i prof.dr. Eshref Ymerit. 

Me këtë Fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze.

Tiranë, 12 korrik 2019

2020/04/05

Nga Gjin Musa : Doli nga shtypi “Leksikoni enciklopedik”, i autorit Prof.Dr.FLORI BRUQI



Gjin Musa - Home | Facebook

Akademik Prof. Gjin Musa


Kryeredaktor dhe administrator i Medias Online
                                                                           Tel.: 0039 34 603 424 12

                                                                            Email: gjinmusa@yahoo.it


Përë herë të parë në trojet tona shqiptare , më një punë të palodhshme në fushën e shkencës,letërsisë , artit doli nga shtypi sot libri me titullin “Leksiokon enciklopedik” , botim nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane -Dega në Prishtinë (Botues Flomed SHPK,Prishtinë).

Flori Bruqi

Autori i Librit Flori Bruqi


Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe që trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në në Kosovë, Shqipëri , Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare (Flori Bruqi, Dibran Fylli,Hakif Bajrami,Naim Kelmendi,
Nijazi Halili,Fatmir Halimi,Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji ne hapësirën shqipfolëse.

Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj.

Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe ne vitin 2019 ASHAK ,botioi ” Fjalorin enciklopedik” me dy vëllime…,ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve -Dega në Prishtinë , do të ketë disa vëllime…. dhe përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve, shkrimtarëve,artistëve në fushat e ndryshme.

Enciklopedia ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij qoftë nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Është bërë një sistemim i plotë, i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca,letërsia ,arti shqiptar në shekuj.

Veprat e realizimit socialist janë pjesë e Enciklopedisë dhe historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to…

Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull, që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet në këtë libër.

Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht.

Çfarë janë botimet për shkencë,letërsinë, artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Enciklopedia…. i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim ngase behet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare.
Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…vlerësoni,…por ka edhe të tillë që e gjykojnë veprën akoma pa e lexuar,


*******



Fritz Radovani 4 Prill 2020 At 8:42 am

Urimet ma te mira prej zemret te gjithe Atyne qe kane kontribue per kete Veper!

I uroj shndet, po edhe krijimtari te pashterrshme ne sherbim t’Atdheut!

Ju pershndes, jete te gjate e te kandshme i Nderuem Profesor Flori Bruqi!

Nga Melbourne, 

Fritz Radovani.


****


Ju falnderoje nga zemra juve z.Klevelan Ohaja dhe juve z.Frtz Radovani per mbeshtetjen dhe perkujdesjen tuaje.
Me shum respekte

Akademik Gjin Musa

Rom,Itali

4 Prill 2020 At 8:42 am
*****


I dashur Profesor Flori, akademik,

Ju uroj nga zemra Juve, si nismëtarin dhe kontribuesin kryesor për botimin e veprës madhore “Leksikoni Enciklopedik”. 

Kjo është vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse.

 Ju, si një intelektual i shquar i kombit shqiptar dhe si autor i gati 50 veprave të botuara në disa gjini të letrave shqipe, keni zënë një vend nderi në aradhën e intelektualëve shqiptar. 

Kjo është vepër me dimensione të tilla perceptimi, të cilën si zor se mund të ishte në gjendje ta përgatiste edhe një sektor i tërë i Akademisë së Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë.

 Është për të ardhur keq që ne, si komb, për fajin e këtyre dy akademive, nuk kemi të botuar një Enciklopedi Shqiptare shumë vëllimshe. 

Pikërisht pë fajin e këtyre dy akademive ne nuk kemi të botuar një Fjalor të gjuhës shqipe, me, të paktën, 100 mijë fjalë. 

Gjuha shqipe është themeli i gjuhëve evropiane. por, çuditërisht, hartimi i një Fjalori me përmasa të tilla, as që që është parashikuar për t’u hartuar në perspektivë.

Edhe një herë urime nga zemra për botimin e “Leksikonit Enciklopedik” dhe të veprës “Diademë letrare 4”.

Me respekt të veçantë.

Eshref Ymeri

Kleveland, Ohajo


4 Prill 2020 At 1:37 pm


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...