Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/12

Flori Bruqi : Telefonia 5G dhe pandemia e koronavirusit COVID 19

5G: cos'è la nuova generazione di reti cellulari e come cambierà ...

Disa kompani kanë nisur përgatitje për internetin celular të gjeneratës së re, 5G. Testimet janë realizuar dhe ZTE premtoi telefonin e parë 5G në 2019-ën.




Tranzicioni drejt 5G-së premton telefonë inteligjentë më të shpejtë, internet më të shpejtë dhe teknologji të reja.


Ajo është gjenerata e pestë e rrjeteve celulare. Kjo gjeneratë do të rrisë ndjeshëm shpejtësinë e internetit në pajiset tona mobile.


5G, rischi per la salute? Gli esperti: "Le frequenze non sono ...


Krahasuar telefonisë me 4G-në, i cili është pjesë e thuajse çdo telefoni të ditëve të sotme, 5G ofron bandwidth disaherë më të lartë dhe vonesa më të ulëta transmetimi.




E thënë thjeshtë përdoruesit e telefonëve do të mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë video e foto shumë më shpejtë. Sa shpejtë? Ende nuk dihet.


Il 5G in Italia: la rivoluzione partirà dai 6,5 miliardi di euro ...

Nëse mbani mend tranzicionin e telefonisë drejt 4G-së, telefoni juaj 3G nuk kishte internet po aq të shpejtë. Kështu lindi nevoja për një telefon që mbështeste telefoninë 4G por edhe 3G. Diçka e ngjashme pritet të ndodhë kur telefonët e rinj do të mbështetin 5G por edhe 4G.


5G-ja është më shumë sesa një internet më i shpejtë celular. Teknologjitë që do të përfitojnë nga vonesat e ulëta të transmetimit janë realiteti virtual dhe pajisjet e lidhura në internet të njohura i Interneti i Gjërave (IoT.)


Il 5G è più pericoloso del sole? - Ticinonline


5G-ja do të mundësonte një shoqëri të ndërlidhur, një mision që 4G-ja nuk ishte ndërtuar për ta përmbushur.



Telefoni i parë me 5G ka ardhur nga ZTE në 2019-ën ndërsa testimet e para janë kryer në Korenë e Jugut.


Por për ministrin Gjermane të financave Olaf Scholz, ankandi i frekuencave 5G ka qenë një sukses dhe vendi synon ti përdorë për të financuar zhvillimin e infrastrukturave dixhitale në vend.


Telefonia 5G, prima di tutto la salute dei cittadini


Tenderi i frekuencave 5G në Gjermani u mbyll  për 52 ditë pasi grumbulloi plot 6.6 miliardë euro në një betejë të egër mes Deutsche Telekom dhe Vodafone .


Shuma ishte shumë më e lartë sesa kishin pritur analistët prej 3 deri në 5 miliardë euro.


Katër kompanitë që fituan të drejtat e ofrimit të shërbimeve 5G ishin Deutsche Telekom me 2.2 miliardë euro, Vodafone me 1.9 miliardë euro, Telefonica me 1.4 miliardë euro dhe Drillisch me 1.1 miliardë euro.

Prima antenna di telefonia mobile 5G in Calabria, Arpacal studia ...
Deutsche Telekom kritikoi çmimin e lartë të frekuencave 5G. Kompania tha se kjo do të bëhet pengesë për zgjerimin e rrjetit 5G brenda afateve të parashikuara.

Shefi i operacioneve Gjermane të Vodafone gjithashtu mbështeti qëndrimin e Deutsche Telekom duke thënë se tenderi ka qenë një fatkeqësi për Gjermaninë.


Horizon telecom


Por për ministrin Gjermane të financave Olaf Scholz, ankandi i frekuencave 5G ka qenë një sukses dhe vendi synon ti përdorë për të financuar zhvillimin e infrastrukturave dixhitale në vend.



Stop 5G. Hanno installato nuove antenne nella tua città? Non sai ...
Gjenerata më e fundit e teknologjisë celulare shihet si jetike për kompanitë industriale në Gjermani të cilat duan ta përdornin 5G për të avancuar operacionet e tyre kryesisht në makinat autonome dhe internetin e gjërave.

Ankandi i fundi i frekuencave celulare u mbajt në 2015-ën ku u ngritën 5.09 miliardë euro.


*****

5G: cos'è, cosa cambia e come funziona la nuova connessione mobile

Telefonia  5G dhe pandemia e koronavirusit COVID 19 

Në kohën kur pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën, po ashtu janë përhapur dhe teoritë e konspiracionit në lidhje me se çfarë e shkaktoi atë. Disa prej tyre fajësojnë teknologjinë e re 5g.


Entro quattro anni avremo comprato 1,9 miliardi di telefoni 5G ...


Në Angli, Australi dhe Shtetet e Bashkuara, aktivistët besojnë se rrjeti teknologjik 5g fshihet pas pandemisë së koronavirusit. Shumë prej tyre madje besojnë se koronavirusi është një mashtrim.


Por, pse i besojnë njerëzit teoritë e konspiracionit?



Në rrënjë të këtij besimi është në fakt mosbesimi tek qeveritë dhe organizatat e mjekësisë. Po ashtu, njerëzit janë veçanërisht të tërhequr nga këto teori gjatë periudhave të krizave.


Danni da inquinamento delle rete cellulare 5G



Shumë prej teoricienëve të teorive konspirative e quajnë veten “kërkuesit e së vërtetës”. Ata punojnë “prapa skenave” dhe “burimi i së keqes” është i padukshëm. Në dallim nga kjo, “burimi i së keqes” në rastin e teorive konspirative në lidhje me rrjetin 5g dhe koronavirusin është i dukshëm, i thjeshtë të identifikohet dhe i aksesueshëm.



5G e aumento tumori, le ultime ricerche parlano chiaro: il ...

Njerëzit në përgjithësi duan që gjërat e komplikuara të thjeshtëzohen. Në rastin e pandemisë ekzistojnë 2 teori konspirative, njëra është zyrtare dhe tjetra jozyrtare. Teoria konspirative zyrtare është e thjeshtë: COVID 19 u transferua nga kafshët tek njeriu.


Pericolo elettrosmog: ecco i primi 120 Comuni dove si sperimenta il 5G


 Teoria jozyrtare lidh teknologjinë 5g me përhapjen e pandemisë. Popullariteti i kësaj teorie nga ana tjetër ka të bëjë me mosbesimin tek teoritë shkencore, ekspertët dhe tek e vërteta. Gjithashtu dhe tek mosbesimi tek qeveritë dhe tek mënyra se si ato reaguan në lidhje me menaxhimin e krizës; nëse reaguan shumë herët apo shumë vonë.


La UE spinge per i servizi 5G, la TV frena

Ajo çka është më shqetësuese është se grupet populiste të djathta po e intensifikojnë këtë klimë mosbesimi. Donald Trump, Mateo Salvini, Jair Bolsonaro dhe Nigel Farange po fitojnë mbështetje duke e portretizuar këtë “luftë” si ajo e liderave të mirë kundër institucioneve të këqia.

Vodafone presenta 12 progetti 5G della sperimentazione di Milano


Ndarja midis të vërtetave shkencore dhe teorive konspirative është bërë e paqartë deri në nivel qeverish. Ndërhyrjet politike të cilat supozohet që të zgjidhin problemin janë në fakt pjesë e problemit.


La Svizzera, un'isola di resistenza al 5G


Këto problematika bëhen dhe më të rëndësishme në një kohë kur njerëzit janë në izolim dhe kalojnë më shumë kohë se zakonisht në internet. Në kohën kur njerëzit po përpiqen të përshtaten me mënyrën e re të jetesës, të famshmit në Youtube apo “kërkuesit e së vërtetës”, janë duke marrë një vemendje të paprecedentë. 



A MOLA IN ARRIVO IL 5G. CI SARANNO ANTENNE OVUNQUE | Mola Libera ...

Megjithëse në Facebook mund të shfaqen udhëzimet zyrtare të qeverive në lidhje me koronavirusin, grupe private përhapin informacion që i kundërshton këto udhëzime.



Pra, 5G është rrjeti i gjeneratës së re të telefonave mobilë dhe premton shpejtësi më të madhe, kohë të përgjigjes më të shpejtë dhe më i besueshëm se teknologjia 4G.

Telefonia mobile, sempre più connessi con 5G | Agorà Blog

Shpejtësia e një shkarkimi do jetë 5 deri në 10 herë më e shpejtë se tani. Kjo do thotë se një film do të shkarkohet brenda disa sekondave dhe jo në disa minuta. Përgjatë viteve në vijim do të bëhet edhe më i shpejt teksa teknologjia përparon.

Ndoshta gjëja më e rëdnësishme që 5G do të bëjë për përdoruesit është kapaciteti më i madh, që do të thotë se më shumë përdorues do të lidhen në të njejtën kohë.



Telefoni, arriva il 5G. L'Arpav tranquillizza sui rischi

Kjo do u nevojitet shumë personave që dëshirojnë shpejtësi të madhe dhe që jetojnë në zona me popullësi të dendur. 4G shpesh ka pasur probleme si për shembull kur keni pasur sinjal të plotë në telefonë por rrjeti po punonte jashtëzakonisht ngadalë.


I timori degli svizzeri per la nocività del 5G - SWI swissinfo.ch


Nuk pritet që të kushtojë shumë më shtrenjtë. 


Në Britani parashikohet që të kushtojë vetëm 5 funta më shumë se rrjeti 4G.


Acquaviva: Approvato in Consiglio Comunale il monitoraggio della ...

Për të e përdorur rrjetin 5G ju duhet një telefon i menqur me një modem 5G. Samsung Galaxy S10, OnePlus 7 Pro janë disa nga këto, si dhe Iphone X poashtu.


Në “Mobile World Congress”, që u mbajt në fund të muajit shkurt në Barcelonë, liderët e sektorit theksuan se 5G do të jetë revolucioni i ardhshëm mobil.

5G may be both faster and slower than the previous wireless ...

Ekspertët thonë se rrjeti mund të vihet në përdorim vitin e ardhshëm. Avantazhet e tij janë shumta: shpejtësia e rrjetit dhe koha që i nevojitet mundëson krijimin e ‘smart city’, ndërhyrjet kirurgjikale në distancë dhe download-ime më të shpejta, midis funksioneve të tjera të panumërta.

Le torri INWIT ospiteranno anche le antenne Iliad | INWIT

Një grup prej 170 shkencëtarësh kanë ngritur shqetësimin rreth teknologjisë në Bashkimin Evropian, duke u bërë thirrje vendeve të BE-së që të rishikojnë kufijtë e ekspozimit, duke përmendur rreziqet shëndetësore që mund t’u shkaktohen qytetarëve evropianë,telefonia 5 G.

Cuándo se producirá el despliegue masivo del 5G en España?

Për të llogaritur rritjen e vëllimit të informacionit që do të transferohet nga rrjetet 5G, do të jetë i nevojshëm më shumë spektër me frekuenca më të larta – tha për Euronews një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Frekuencat më të larta që do të përdoren, do të jenë rreth dhjetë herë më të larta se frekuencat që përdoren nga teknologjitë aktuale të rrjetit – aktualisht deri në disa dhjetëra GHz. Ekzistojnë udhëzimet ndërkombëtare deri në 300 GHz, përtej frekuencave maksimale që janë duke u diskutuar për 5G.

Iliad: Tra Ampliamento della Rete di Proprietà ed il Traguardo dei ...


Ndërkohë që Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-jonizues (ICNIRP) po rishikon udhëzimet e tij në lidhje me radiofrekuencën, ka paraqitur një draft këshillash në lidhje me frekuencën e lartë (nga 100 kHz në 300 kHz) për një konsultim publik. “Efekti më i rëndësishëm i ekspozimit ndaj frekuencës së lartë që lidhet me shëndetin dhe sigurinë e njeriut është ngrohja e indeve të ekspozuara” – lexohet në draft.
A është e rrezikshme ta mbani telefonin në xhepin tuaj? - Bota Sot
“Fushat me frekuencë të lartë mund të depërtojnë në trupin e njeriut (sa më e lartë frekuenca, më e ulët është thellësia e penetrimit)… kjo shkakton fërkim e për rrjedhojë nxehtësi”. ICNIRP thotë se efektet akute dhe afatgjata të ekspozimit të frekuencës së lartë nën pragun termik janë studiuar gjerësisht, duke treguar se nuk kanë asnjë pasojë të dëmshme te shëndeti i njeriut.


Erdfunkstelle Raisting Foto & Bild | world, wolken, himmel Bilder ...

Se çfarë rreziqesh mund të sjellë rrjeti 5G, “askush nuk i di”, shprehet Dariusz Leszczynski, ekspert i biologjisë molekulare dhe profesor në Universitetin e Helsinkit, në Finlandë.

KÖNIGSCARD - Einfach ausprobieren: Erlebnisse

“Siguria që jepet ndaj shqetësimit në lidhje me rrezatimet e rrjetit 5G mbështetet ekskluzivisht te supozimi se sasi të ulëta rrezatimi janë të sigurta, jo në hulumtime biomjekësore”, shtoi profesori. Në mënyrë të veçantë, pikëpyetja qëndron tek efektet e valëve milimetrike, të njohura si frekuenca jashtëzakonisht të larta, që do të përdorë 5G. 




“Ne nuk e dimë në praktikë ndikimin e tyre në sistemin tonë imunitar”. Valët me frekuencë të lartë penetrojnë vetëm disa milimetra në trup dhe ky përdoret si një argument mbrojtës nga industritë e teknologjisë – por lëkura jonë është organi më i madh i trupit dhe lidhet me gjëra të ndryshme, duke përfshirë edhe përgjigjen imunitare”, shpjegon Leszczynski.

File:Erdfunkstelle Intelsat Fuchsstadt.jpg - Wikimedia Commons

Antena 5G do të jetë e pranishme në çdo makinë dhe shtyllë në qytetet inteligjente dhe sensorët duhet të instalohen edhe në shtëpi, pasi valët milimetrike nuk mund të depërtojnë nëpër mure dhe dritare, shpjegon Leszczynski. 


Erdfunkstelle Raisting – Historisches Lexikon Bayerns

Por, pjesa më e madhe e rrezatimeve, nuk vijnë nga këtu. “Ashtu si tani, me rrjetet 3G dhe 4G, pjesa më e madhe e rrezatimeve do të vijë nga telefonat celularë”, thotë ai. Antenat do të përçojnë rrezatim më të ulët krahasuar me këtë”. “Rrezatimet nga shtyllat do të jenë të ulëta, përjashto rastin kur jeni pranë tyre”, shtoi prof. Leszczynski.

Datei:Erdfunkstelle Fuchsstadt.jpg – Wikipedia

Leszczynski thotë se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga rreziqet e panjohura që lidhen me rrjetin 5G është e njëjta këshillë me rrjetin 3G dhe 4G – të kufizoni ekspozimin. 

akg-images -

“Përdoreni telefonin sa të dëshironi, por mos e përdorni kur nuk është e nevojshme”, thotë ai. Është e këshillueshme të tregoheni të kujdesshëm.

KÖNIGSCARD - Einfach ausprobieren: Erlebnisse

 “Parandalimi ka kuptim derisa dyshimet të jenë zhdukur”, thotë Lerchl. “Është ndoshta më mirë të tregoheni të kujdesshëm”.

Përhapje e papërgjegjshme e dezinformatave në Facebook


Nga Flori Bruqi

Kur publikohet ndonjë informacion i pa verifikuar që i prek qytetarët si rrezik për shëndetin e tyre, në periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga  pandemia COVID 19 , duhet pasur shumë kujdes se çfarë efekti mund të ketë një postim i tillë. Ky rregull vlen jo vetëm për mediet, por edhe për postimet në rrjetet sociale, pasi edhe ato janë një lloj medie për transmetimin e informacionit dhe nuk mund të shfajësohen nga përgjegjësia. Ekziston një kufi deri në të cilin shpërndarja e postimeve në rrjetet sociale kontribuon për mirëqenien e publikut, ndërsa përtej tij shkakton dëme. Ky kufi janë informacionet e paverifikuara dhe ato nga burime jo të besueshme.

Përhapja e papërgjegjshme e dezinformatave, madje edhe nën pretekstin se kjo bëhet për të mirën e popullatës më të gjerë që duhet të informohet, është e dëmshme, ndërsa shteti, në kuadër të masave që ndërmerren për t’u përballuar me COVID 19 e në vend dhe të gjendjes në të cilën ndodhet Kosova , tduhet  të sanksionoheshin nga Prokuroria e Shtetit.

Fjala vjen në Maqedoi kohë më parë në Facebook është shpërndarë një postim i këtillë:

Ramstore Kapitol, Ramstore Qendër, Tinexi te Teatri i Dramës, Tinexi në rrugën 1 Maji. Kemi informacione se ka pasur të sëmurë me virusin korona. Shmanguni këtyre marketeve

Ky postim, i shpërndarë dhe i komentuar nga shumë individë dhe në grupe, nuk i referohet asnjë informacioni zyrtar nga ndonjëri prej marketeve të përmendura.

Pretendimet se në marketet e përmendura ka pasur punonjës që kanë qenë pozitivë ndaj virusit të rrezikshëm Kovid-19 mund të shkaktojë valë paniku në mesin e qytetarëve që blejnë për çdo ditë ose herë pas here në këto objekte, duke detyruar më shumë njerëz të kërkojnë të testohen nga shërbimet, gjë që mund ta rëndojë edhe më shumë sistemin shëndetësor tashmë të ngarkuar në vend. Të mos flasim për frikën te klientët e këtyre marketeve, që do të mbesin me dilemën, a janë të sëmurë dhe a e përhapin virusin tek të afërmit e tyre, si dhe ku dhe si të vazhdojnë të blejnë artikujt e nevojshëm ushqimorë. Për më tepër, paniku mund të shkaktojë turma dhe tollovi në ato dyqane që nuk përmenden në këtë postim dhe kështu të rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Këtë lajm të rremë së shpejti e demantuan kompanitë, dyqanet e të cilave u gjendën në listë – “Tinex” dhe “Ramstore”. Shpjegi  erdhi edhe nga  vetë “Tinex”-i:

Dëshirojmë t’ju informojmë se këto informata NUK JANË TË VËRTETA dhe se kështu dëmtohet reputacioni i kompanisë sonë.
Punonjësit në të gjitha marketet tona dhe në filialet e tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka përjetuar ndonjë nga simptomat e virusit.

Shëndeti i klientëve dhe i punonjësve tanë është PRIORITETI YNË MË I MADH gjatë kësaj periudhe dhe nuk do të lejonim që kjo të vihej në dyshim për asnjë arsye!

Ata qytetarëve ua theksojnë informatën në vijim:

Ju lutemi që t’i konsideroni si të sakta dhe relevante informatat që publikohen vetëm nga burime dhe media të verifikuara siç janë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

Përveç kësaj, “Tinex”-i dhe “Ramstore”-i në profilet e tyre në Facebook postojnë rregullisht këshilla dhe informacione të dobishme se si ta mirëmbani higjienën dhe si duhet të sillen blerësit dhe punonjësit në markete gjatë epidemisë.

Në ndërkohë, nga asnjë organ kompetent shtetëror nuk ka ardhur ndonjë informacion se në ndonjërin nga marketet është regjistruar ndonjë rast i punonjësve të sëmurë, e as se ndonjë nga objektet është mbyllur, që do të thotë se nuk ka asnjë informacion të tillë nga një burim relevant.

Për lajmin e rremë për marketet u fol edhe në “Twitter”. Një nga përdoruesit kështu i komentoi këto pohime:

Ky mesazh po qarkullon në “chat”-et në FB, tani arriti edhe tek unë. Kushdo që e filloi këtë përhapje të lajmeve të rreme, dua t’i them: T’I ***** GJITHË ROBTË E SHPISË NË ********. Ju faleminderit për vëmendjen.

Për rrezikun e përhapjes së lajmeve të rreme dhe dezinformatave që mund të kontribuojnë në përhapjen e frikës dhe panikut në kushte të gjendjes në Kosovë  të shkaktuar nga epidemia e koronavirusit në fillim të këtij muaji paralajmëroi edhe Qeveria e Kosovës .

Do ishte e udhës që  përdoruesit e rrjeteve sociale të mos shpërndajnë dhe të mos përhapin lajme të paverifikuara ose “të rreme” për virusin Covid 19, me të cilat krijoet shqetësim dhe panik në mesin e qytetarëve. Lajmet e rreme që krijojnë panik të pabazuar kanë pasoja afatgjata si në gjendjen shoqërore ashtu edhe në shëndetin kolektiv të qytetarëve. Keqpërdorimet e këtilla do të sanksionohen me ligj pasi, kjo në këtë mënyrë shqetësohen qytetarët dhe krijohet panik i panevojshëm. Nuk do të ketë kompromis në sanksionimin e atyre që me vetëdije përhapin lajme të rreme në Kosovë . U bëjmë thirrje mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që t’i referohen vetëm të dhënave të lëshuara zyrtarisht nga institucionet kompetente të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHK .

 Për të gjitha informatat e nevojshme, kontaktoni Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës , sektorin për marrëdhëniet me publikun të qeverisë ose institucionet e tjera relevante, të cilat vazhdimisht e informojnë publikun me të dhëna të azhurnuara disa herë në ditë.

Nën maskën e ndjeshmërisë dhe shqetësimit të pretenduar për mirëqenien e bashkëqytetarëve të tyre, disa njerëz tregojnë një nivel befasues të papërgjegjësisë në shpërndarjen e informatave të pa verifikuara. 

Vetë-arsyetime e llojit: “Unë ta përcjellë, dikush tjetër le të mendojë”, me të cilat shpërndahen përmbajtje të pa verifikuara dhe alarmante, mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Është e udhës të parandalohën edhe reklamat e disa firmave në
Facebook, Instagram,Twitter etj.që kryen shërbime DDD me preparate jo adekuate(Domestos,Varakin etj)për parandalimin e COVID 19.

Firma të tilla janë edhe pa Licenca adekuate nga MBPZHRK.

Flori Bruqi


Pandemia e virusit SARS-CoV-2 , terren i përshtatshëm për teoritë e konspiracionit


Verën e vitit 2005, presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, ishte me pushime në Crawford, Teksas, kur po e lexonte një libër për pandeminë e gripit në vitin 1918. Nuk mundi të mos e përmendte.
Bushi më 2005: Nëse presim shfaqjen e një pandemie, do të jetë shumë vonë për t’u përgatitur

Me t’u kthyer në Washington, ai e thirri këshilltaren e tij kryesore të sigurisë kombëtare në Zyrën Ovale dhe i dha asaj librin e historianit John M. Barry, “The Great Influenza”, i cili tregon tregimin rrëqethës të murtajës misterioze që “do të vriste më shumë njerëz se çdo përhapje e çdo sëmundjeje tjetër në historinë e njerëzimit”.

“Duhet ta lexosh këtë”, kujton Fran Townsend t’i ketë thënë presidenti. “Më tha: ‘Shikon, kjo ndodh çdo 100 vjet. Na duhet një strategji kombëtare’”.

Aty lindi edhe plani më gjithëpërfshirës pandemik i vendit – një strategji që përfshinte diagrame për një sistem global paralajmërimi të hershëm, fonde për të zhvilluar teknologji të re, të shpejtë të vaksinave dhe një stok të fortë kombëtar të furnizimeve kritike, siç janë maskat për fytyrë dhe ventilatorët, tha Townsend.

Për tri vitet pasuese, përpjekjet ishim shumë të forta, përfshirë stërvitje ku zyrtarët ushtronin reagimet e tyre, por nuk u mbështet. Pjesë të mëdha të planit ambicioz ose nuk u realizuan në tërësi ose u vendosën krejtësisht nëpër rafte sepse në rend erdhën prioritete dhe kriza të reja.

Por elemente të kësaj përpjekjeje kanë formuar bazën e reagimit kombëtar ndaj pandemisë së koronavirusit që po ndodh tani.

“Përkundër politikës, përkundër ndryshimeve, kur godet një krizë, nxirrni gjithçka keni nga raftet dhe nisi punën nga aty”, tha Townsend.

Kur Bushi për herë të parë u tha ndihmësve të tij se dëshironte të përqendrohej në potencialin e një pandemie globale, shumica prej tyre shfaqën dyshime.

“Reagimi im ishte – e hëngra. Unë po merrem me kundërterrorizëm. Sezon stuhish. Zjarre. Dhe i thash, ‘Çka, çka?’”, tha Townsend. “Më tha, ‘Mund të mos na ndodh në mandatin tonë, por vendi ka nevojë për një plan”.

Gjaët muajve pasues, zyrtarë të kabinetit e kuptuan idenë. Shumica prej tyre kishin qeverisur gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit, dhe ngjarjet që konsideroheshin vështirë të ndodhnin por me ndikim shumë të madhe, kishin një rezonancë të caktuar.

“Nuk ishte më fantastike të ndërtosh skenarë për aeroplanë që bien nga qielli, apo për antraks që vije me postë”, tha Tom Bossert, i cili punoi në Shtëpinë e Bardhë të Bushit dhe vazhdoi të shërbente si këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën Trump. “Nuk ishte diçka e re. Ishte bota në të cilën po jetonim”.

Sipas Bossertit,  ish presidenti amerikan George W.Bushi jo vetëm që insistoi për përgatitjen e një pandemie, por ishte i obsesionuar me të.

Në fjalimin e tij nëntorin e vitit 2005 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, George W. Bushi paraqiti propozimet e tij për parandalimin e një pandemie – duke sqaruar me shumë precizitet se si pandemia do të përhapej në SHBA. 

Në mesin e atyre në audiencë ishte edhe Dr. Anthony Fauci, lider i reagimit të krizës aktuale, i cili edhe atëherë e edhe tani ishte drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

“Pandemia nuk është si një zjarr në pyje”, kishte thënë George W.Bushi në atë kohë. “Nëse kapet herët, mund të fiket me dëme të vogla. Nëse lejohet të përhapet, pa u vënë re, mund të rritet në një ferr që mund të përhapet me shpejtësi përtej kapaciteteve tona për ta kontrolluar atë”.

Presidenti George W. Bush e pranoi se virusi është një fatkeqësi tjetër në krahasim me ato që qeveria federale është ndërtuar për t’i adresuar.

“Të reagosh ndaj një pandemie, na duhet personel mjekësor dhe pajisje adekuate”, kishte thënë George W.Bushi. “Gjatë pandemisë, çdo gjë, nga shiringat deri te shtretërit e spitaleve, respiratorët, maskat dhe pajisjet mbrojtëse, do të jenë në mungesë”.

Bushi u tha shkencëtarëve të mbledhur se do t’u duhet ta zhvillojnë një vaksinë në kohë rekord.

“Nëse godet pandemia, vendi ynë duhet t’i ketë kapacitetet e zhvilluara që do të na mundësojnë të ofrojmë një vaksinë me shpejtësi dhe të prodhojmë sasi të mjaftueshme për të imunizuar çdo amerikan kundër virusit”, ishte shprehur George W. Bushi.

Presidenti amerikan George W.Bushi kishte vendosur të ndante 7 miliardë dollarë për planin e tij. 

Sekretarët e kabinetit të tij urdhëruan stafin e tyre t’i marrin përgatitjet seriozisht. Qeveria hapi edhe ueb-faqen, www.pandemicflu.gov, që edhe sot është e hapur. Por me kalimin e kohës, u bë shumë e vështirë të arsyetoheshin financat, stafi dhe vëmendje, tha Bossert.

“Duhet të keni zotime vjetore buxhetore. Duhet të keni institucione që mund t’u mbijetojnë çdo administrate. Dhe duhet të kenë përvojë në lidership”, tha Bossert said. “Të tria këto mund të ndikohen nga forma jonë e mrekullueshme dhe unike e qeverisjes në të cilën çdo katër vjet e transferoni pushtetin”.

Përmes një zëdhënësi,George W. Bushi refuzoi të komentonte për krizën në zhvillim e sipër apo të diskutojë për reagimin e tanishëm. Por vërejtjet e tij të para 15 vjetëve ende rezonojnë.

“Nëse presim që të na shfaqet një pandemi, do të jetë shumë vonë për t’u përgatitur. Dhe një ditë, shumë jetë mund të humbin pa nevojë sepse dështuam të veprojmë sot”, kishte paralajmëruar George W.Bushi më 2005.

****

Koronavirusi u ka fryrë flakëve të zjarrit të teorive të konspiracionit, propagandës dezinformuese dhe gërryerjes së besimit publik dhe nënvlerësimit të zyrtarëve të shëndetësisë në mënyrë larg më të organizuar se para kohës së shpërthimit të pandemisë.

Pretendimet se virusi është armë e huaj biologjike, një sajesë e qëllimshme për të ndryshuar gjendjen e popullsisë në botë janë gjëra të njohura, të përhapura nga njerëz shpirtzinj. Dhe secili pretendim duket se vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë gjendjen në kohë tragjedie botërore, pavarësisht se në çfarë situate është njerëzimi, raporton NYT.

Parakushtet “ideale” për të besuar

Thashethemet rreth ilaçeve sekrete – që shkojnë deri aty sa thonë se mjafton të fikni pajisjet tuaja elektronike ose të hani banane – premtojnë shpresë për mbrojtje nga një kërcënim, të cilin nuk do të mund ta shmangnin edhe liderët botërorë.

Kjo është një bindje e abuzuar pa u bazuar në njohuri, duke luajtur me ndjenjat e njerëzve në kohë paqartësie të madhe shkaku i krizës që ka përmbysur përnjëherë botën. Dhe ndarja e kësaj “njohurie” mund të ofrojë diçka që vështirë se mund ta sjellin mbylljet e disajavshme dhe vdekja: Njëfarë ndjenje agjencie, ndjenjë ndërmjetësimi

“Janë të gjitha parakushtet që njerëzit të besojnë në teori konspiracioni”, ka deklaruar Karen M. Douglas, psikologe sociale, e cila studion besimin në konspiracione në Universitetin e Kentit në Britani të Madhe.

Thashethemet dhe pretendimet e pabesueshme janë përhapur prej të gjitha sojeve të njerëzve, të cilët thjesht kanë humbur betejën për të besuar në deklarimet e arsyeshme dhe shkencore, thonë psikologët, për shkak të hutimit dhe ndjenjës se s’ka kush që mund t’iu ndihmojë.

Naxhije Doçi - Cikë poetik

Poezi nga Naxhije Doçi | Fokusi
Naxhije Doçi  -  Prishtinë

PRANVERË E SPROVUAR - 2020

Është stinë pranvere 2020
në Kosovën me kurorëzim lirie
që prej njëzet vjetësh.
Përbetimi i dhënë mbi gjakun e derdhur rrëke,
mbi vuajtjet nëpër dekada robërie
e mbi rrënoja të shkrumbuara etnie
nuk flakërinë siç kemi ëndërruar.
Nuk rrëzëllon me gufim zemre
as bulëzimi i krenarisë së trashëguar
nga të parët tonë lashtorë
spektrit të dëlirë hyjnor
që të kemi dashuri vëllazërore
deri në pakufi
e mirëkuptimin me njëri-tjetrin
shenjtëri.

Në këto ditë të etura për dritësisrë
pranverë e sprovuar në Kosovë
në një anë sëmundja-murtajë
që nga 11 marsi 2020
si Corona Virus i emëruar
e edhe si COVID-19
gadi edhe në krejt globin
trishtim i shtrirë.
Plagë tjetër mbi dhembjen sa një muran
në Kosovë shqiptarët krahëve të ndarë
mbetur udhëve të trembura
rrjedhave në shterrime
me etje të pashuara për gurgullime.

Populli thërret pa pushuar
Kosovë të jemi tok të bashkuar
krejt si mish e thua
si mantelbardhët në vijën e parë
Heronj të paparë.
qofshin përherë të bekuar e krenarë,
Edhe policia jonë
bashkë edhe me ushtrinë krahëshqiponjë
frontin heroikisht e mbajnë,
ashtu si edhe krejt përgjegjësit e përkushtuar
edhe vullnetarët madhështorë e zemërbardhë,
masa e disciplinuar në respektim këshillash
për çmim dhe vlerësim jete.
Populli i Kosovës thërret pa pushuar
Ju të zgjedhurit nga përkushtimi ynë,
nga vota jonë e sinqertë
të jemi thellësisht të bashkuar
që të dalim fitimtar
në luftimin biologjik dhe strategjik
të armikut të padukshëm
të Corona Virusit ziliqarë e vrastar
me emrin edhe Covid-19
që frekueton pa ndalur edhe në Kosovë
për të shuar jetë.
jetë njerëzizh për të shuar
krejt planetin tokë për ta shkretuar.
Prishtinë – 21. 03. 2020


RRI NË SHTËPI - SHPËTO JETË

Është dhjetëditësh i parë i muajit prill 2020
në dukje vërtetë pranverë e dëshmuar
natyra si përherë edhe këtë herë
vrullit të përtërirë me lule e fletë,
me cicërima zogjësh degë më degë
që në nismë agmie të ditës së re
melodi e jehut krahështrirë
në tela lyre komponuar.

Në thellësinë e shpirtit të tronditur
kjo pranverë 2020
në Kosovën me vite e dekada
etur për lirinë e mohuar
e për dashurinë e vërtetë
edhe stinë me buzëqeshje të zbehur
në krahët e erërave të panjohura.
Megjithatë, shpresat e pafajësisë së dëlirë
në krejt dheun tim krahështrirë
lashtor e sublim
përherë të pashuara në jetë
në mbijetim të pakohësisë.

Mendjendriturit e bekuar
shkenctarët mjekësor të përkushtuar
të botës mbarë anë për anë
natë e ditë hovit të pandalur në zbulime
në mundje të sëmundjes tinzare
që merr jetë njerëzish të pafajshëm
CorenaVirusit të panjohur vrastar
llojit të paparë
me emrin edhe COVID-19.

Që stina e radhës,
vera e nxehtë me hovin e saj të shpejt
të flakërojë me buzëqeshje agu
dhe me jehun krahëletë
në fusha e male
dhe në rrjedha të cemta e në det
vargu im me ndjenjësi shpirti
përgjerohet për të vërtetën,
pikturon ikona dashurie për jetën
se jeta është e bukur si shenjtëri
e vetmja bukuri që nuk përsëritet.
Andaj t’i respektojmë mesazhet e hyjnizuara
të dhëna nga zemërbardhët shëndetësorë
të përkushtuarit hirëplotë
në Kosovë e në Botë:
-Rri në Shtëpi - Shpëto jetë-
nga armiku i padukshëm e agresiv
nga Corona Virusi-COVID-19.

Ta vlerësojmë jetën tonë me mençuri,
me dashuri e mirëkuptim ta mbulojmë
edhe mjek të vetvetës të bëhemi,
në frekuentime trishti dhe në përditëshmëri
bashkimin me njëri-tjetrin ta kultivojmë,
urrejtjen e frikën ta largojmë.
Vetëm me guxim e vullnet mund të triumfojmë
mbi armikun e planetit tokë
vrastar e kobëzi.
Prishtinë – 10 prill 2020  
  
NJË JETË NË KËRKIM TË DRITËS
      (Korifeut Destan Bajraktari)


Stinëve me hapekrahje të dehur lirie
në Kosovën flamur shkabë anë e mbanë
flas me emrin tëndë në pllakë mermeri
ngritur në Therandën rrënjëthellë lashtësie
djep në rrjedha zgjimi me dehje frymëzimi
ku u linde ti puls i ndezur orfeik
nga hirësi e etur në ekstazë shprese.

Përbri krahëhapur në përqafim të diellit
gumëzhin hareshëm tempulli i diturisë
me emrin tënd pagëzuar
“Destan Bajraktari”
ta mbanë ison e moteve të derdhura
me dëshmi krenarie kurorëzuar.
Feniks i dëlirë nga hiri yt ripërtrirë
të flakërinë edhe “EMBLEMA E ARTË
për veprimtari jetësore në çështjen kombëtare”,
Mirënjohjet në numër për krijimtari,
të thanë edhe simbol me përkushtim thesari.

Në Prishtinë, ku gjatë bëre jetë sfidimi
një rrugë e emërtuar
ujëvarë zgjimi emri yt,
galeri urtësie.

Penarti pishtar me syrin zjarr
vargëzimesh të derdhura me motive agu
mençuritë popullore në panumërim
një jetë në kërkim të dritës
ritualin e buzëqeshur shqip
me shkronja mrekullie qëndisur
në tërë trinën e trashëguar
në ribashkimin
me gjoks e zemër kërkuar.

Ti pajtimtar i sprovave të mëdha
vëllain me vëlla të përqafuar e doje
shtrëngimin e duarve me thellësi ndjenjësie.
Vetëm kështu shuhen përmallimet thoje,
dhembjet fashiten e plagët shërohen,
pa pikë gjurmësh mbesin ndasitë,
shlirshëm jehojnë shtigjet skaj më skaj
nga melodi e krisur.

Përjetove burgje të tmerrshme
labirinteve të errëta, Fortesë Ifi
përplotë me lagështirë trishti
e minigjallesa gjakpirëse mveshur shtatit
në Rahavec e në Prizrenin lashtor
me vargonj robërie pllakosur,
të shumtat nëpër Serbi
me krime krekosur.

Mesnatave të damkosura deri në shëmtim
torturimet fizike me petk mesjete
nuk kishin kurrë të ndalur mbi ty
deri edhe për vdekje,
UDB-istët kriminelë serbë
dhe argatët mjerana të paguar
edhe mendësinë tënde në fokusim.
Hark ylberi me shkrepje pranvere
në mijëvjeçarin e tretë rrëzëllues
dhjetëvjetësh i dytë në hapërim
kurorëzuar edhe me Mëvehtësi të shumëpritur
Kosova me dekret madhështie të vlerësojë
“MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE
të dekorojë.
  


TRE YJE DRITE
(Tre djemëve të mi)


Në skalitje vargjesh purpuri
fjalët më vijnë krejtësisht të krisura
nga gurrë e shpirtit burojnë
praruar me rreze të arta dielli
për tre yje drite në hark ylberi flakëruar
hirësi e pamposhtur në zemër nëne,
për tre djemtë e mi shënjtëri e trashëgimisë
në kështjellën e fatit,
pagëzim i dëlirë në madhështim stinësh
ILIR- krenari e lashtë e rrënjës,
BURIM- thellësi e mrekullisë,
DRILON rrjedhë e dehur cemi
ndër ahishte e lugje të fushëblerta.
Të tretë rrënjëprush mbi qerpikun e dashurisë
me shtatin lis në shteg mali
për fis e plis bardhësie,
dhuratë që më erdhi nga Hyji
si një mrekulli e krisur purpuri,
falënderimi me jeh të derdhur thellësie.

U lindët në kohë etjesh të dehura për liri
furtunash në vazhdim
tre petritat e mi
në shkëlqim drite hirësuar,
që kur ishit fëmijë dhe në vazhdimësi
ecurinë na bënit përherë të lumtur
gjallërinë me porta triumfale,
uratat për ju vullkan i pashuar.

Ju jeni kuptimësia e rrjedhës në gufim
përplotë me buzëqeshje agu
që jetën e zbukuron
edhe përtej së mundshmes.
Edhe në rininë e mugulluar
çdo ditë të re
me ngazëllim krenarie e mbushnit
ëndërrat gurrë e kristaltë në gurgullimë
shtigjeve krahështrira pranverën në bulim.

Në shkollimin bazë dhe në universitet
diturinë mal me borë në rrëzëllimë
për trasim ardhmërie
drejt qëllimit të dëlirë në reflektim.
Edhe trashëgiminë simfoni të komponuar,
nektar vargëzimi në përqafim kohësh
me urtësi e dashuri zemre bekuar. 

Tre yje drite si engjuj bardhësie
ju rritëm me përkushtimin e pathyer
që fisnikëron zgjimin e etur
me përgëzimin sublim që të bëheni vetvetja
kokë e zemër për gjuhë e atdhe
melodi orfeike me jeh kumbimi shtigjeve,
krenari e paskaj për ne.

Prishtinë – prill - 2020


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...