Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/12

Pandemia e virusit SARS-CoV-2 , terren i përshtatshëm për teoritë e konspiracionit


Verën e vitit 2005, presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, ishte me pushime në Crawford, Teksas, kur po e lexonte një libër për pandeminë e gripit në vitin 1918. Nuk mundi të mos e përmendte.
Bushi më 2005: Nëse presim shfaqjen e një pandemie, do të jetë shumë vonë për t’u përgatitur

Me t’u kthyer në Washington, ai e thirri këshilltaren e tij kryesore të sigurisë kombëtare në Zyrën Ovale dhe i dha asaj librin e historianit John M. Barry, “The Great Influenza”, i cili tregon tregimin rrëqethës të murtajës misterioze që “do të vriste më shumë njerëz se çdo përhapje e çdo sëmundjeje tjetër në historinë e njerëzimit”.

“Duhet ta lexosh këtë”, kujton Fran Townsend t’i ketë thënë presidenti. “Më tha: ‘Shikon, kjo ndodh çdo 100 vjet. Na duhet një strategji kombëtare’”.

Aty lindi edhe plani më gjithëpërfshirës pandemik i vendit – një strategji që përfshinte diagrame për një sistem global paralajmërimi të hershëm, fonde për të zhvilluar teknologji të re, të shpejtë të vaksinave dhe një stok të fortë kombëtar të furnizimeve kritike, siç janë maskat për fytyrë dhe ventilatorët, tha Townsend.

Për tri vitet pasuese, përpjekjet ishim shumë të forta, përfshirë stërvitje ku zyrtarët ushtronin reagimet e tyre, por nuk u mbështet. Pjesë të mëdha të planit ambicioz ose nuk u realizuan në tërësi ose u vendosën krejtësisht nëpër rafte sepse në rend erdhën prioritete dhe kriza të reja.

Por elemente të kësaj përpjekjeje kanë formuar bazën e reagimit kombëtar ndaj pandemisë së koronavirusit që po ndodh tani.

“Përkundër politikës, përkundër ndryshimeve, kur godet një krizë, nxirrni gjithçka keni nga raftet dhe nisi punën nga aty”, tha Townsend.

Kur Bushi për herë të parë u tha ndihmësve të tij se dëshironte të përqendrohej në potencialin e një pandemie globale, shumica prej tyre shfaqën dyshime.

“Reagimi im ishte – e hëngra. Unë po merrem me kundërterrorizëm. Sezon stuhish. Zjarre. Dhe i thash, ‘Çka, çka?’”, tha Townsend. “Më tha, ‘Mund të mos na ndodh në mandatin tonë, por vendi ka nevojë për një plan”.

Gjaët muajve pasues, zyrtarë të kabinetit e kuptuan idenë. Shumica prej tyre kishin qeverisur gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit, dhe ngjarjet që konsideroheshin vështirë të ndodhnin por me ndikim shumë të madhe, kishin një rezonancë të caktuar.

“Nuk ishte më fantastike të ndërtosh skenarë për aeroplanë që bien nga qielli, apo për antraks që vije me postë”, tha Tom Bossert, i cili punoi në Shtëpinë e Bardhë të Bushit dhe vazhdoi të shërbente si këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën Trump. “Nuk ishte diçka e re. Ishte bota në të cilën po jetonim”.

Sipas Bossertit,  ish presidenti amerikan George W.Bushi jo vetëm që insistoi për përgatitjen e një pandemie, por ishte i obsesionuar me të.

Në fjalimin e tij nëntorin e vitit 2005 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, George W. Bushi paraqiti propozimet e tij për parandalimin e një pandemie – duke sqaruar me shumë precizitet se si pandemia do të përhapej në SHBA. 

Në mesin e atyre në audiencë ishte edhe Dr. Anthony Fauci, lider i reagimit të krizës aktuale, i cili edhe atëherë e edhe tani ishte drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

“Pandemia nuk është si një zjarr në pyje”, kishte thënë George W.Bushi në atë kohë. “Nëse kapet herët, mund të fiket me dëme të vogla. Nëse lejohet të përhapet, pa u vënë re, mund të rritet në një ferr që mund të përhapet me shpejtësi përtej kapaciteteve tona për ta kontrolluar atë”.

Presidenti George W. Bush e pranoi se virusi është një fatkeqësi tjetër në krahasim me ato që qeveria federale është ndërtuar për t’i adresuar.

“Të reagosh ndaj një pandemie, na duhet personel mjekësor dhe pajisje adekuate”, kishte thënë George W.Bushi. “Gjatë pandemisë, çdo gjë, nga shiringat deri te shtretërit e spitaleve, respiratorët, maskat dhe pajisjet mbrojtëse, do të jenë në mungesë”.

Bushi u tha shkencëtarëve të mbledhur se do t’u duhet ta zhvillojnë një vaksinë në kohë rekord.

“Nëse godet pandemia, vendi ynë duhet t’i ketë kapacitetet e zhvilluara që do të na mundësojnë të ofrojmë një vaksinë me shpejtësi dhe të prodhojmë sasi të mjaftueshme për të imunizuar çdo amerikan kundër virusit”, ishte shprehur George W. Bushi.

Presidenti amerikan George W.Bushi kishte vendosur të ndante 7 miliardë dollarë për planin e tij. 

Sekretarët e kabinetit të tij urdhëruan stafin e tyre t’i marrin përgatitjet seriozisht. Qeveria hapi edhe ueb-faqen, www.pandemicflu.gov, që edhe sot është e hapur. Por me kalimin e kohës, u bë shumë e vështirë të arsyetoheshin financat, stafi dhe vëmendje, tha Bossert.

“Duhet të keni zotime vjetore buxhetore. Duhet të keni institucione që mund t’u mbijetojnë çdo administrate. Dhe duhet të kenë përvojë në lidership”, tha Bossert said. “Të tria këto mund të ndikohen nga forma jonë e mrekullueshme dhe unike e qeverisjes në të cilën çdo katër vjet e transferoni pushtetin”.

Përmes një zëdhënësi,George W. Bushi refuzoi të komentonte për krizën në zhvillim e sipër apo të diskutojë për reagimin e tanishëm. Por vërejtjet e tij të para 15 vjetëve ende rezonojnë.

“Nëse presim që të na shfaqet një pandemi, do të jetë shumë vonë për t’u përgatitur. Dhe një ditë, shumë jetë mund të humbin pa nevojë sepse dështuam të veprojmë sot”, kishte paralajmëruar George W.Bushi më 2005.

****

Koronavirusi u ka fryrë flakëve të zjarrit të teorive të konspiracionit, propagandës dezinformuese dhe gërryerjes së besimit publik dhe nënvlerësimit të zyrtarëve të shëndetësisë në mënyrë larg më të organizuar se para kohës së shpërthimit të pandemisë.

Pretendimet se virusi është armë e huaj biologjike, një sajesë e qëllimshme për të ndryshuar gjendjen e popullsisë në botë janë gjëra të njohura, të përhapura nga njerëz shpirtzinj. Dhe secili pretendim duket se vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë gjendjen në kohë tragjedie botërore, pavarësisht se në çfarë situate është njerëzimi, raporton NYT.

Parakushtet “ideale” për të besuar

Thashethemet rreth ilaçeve sekrete – që shkojnë deri aty sa thonë se mjafton të fikni pajisjet tuaja elektronike ose të hani banane – premtojnë shpresë për mbrojtje nga një kërcënim, të cilin nuk do të mund ta shmangnin edhe liderët botërorë.

Kjo është një bindje e abuzuar pa u bazuar në njohuri, duke luajtur me ndjenjat e njerëzve në kohë paqartësie të madhe shkaku i krizës që ka përmbysur përnjëherë botën. Dhe ndarja e kësaj “njohurie” mund të ofrojë diçka që vështirë se mund ta sjellin mbylljet e disajavshme dhe vdekja: Njëfarë ndjenje agjencie, ndjenjë ndërmjetësimi

“Janë të gjitha parakushtet që njerëzit të besojnë në teori konspiracioni”, ka deklaruar Karen M. Douglas, psikologe sociale, e cila studion besimin në konspiracione në Universitetin e Kentit në Britani të Madhe.

Thashethemet dhe pretendimet e pabesueshme janë përhapur prej të gjitha sojeve të njerëzve, të cilët thjesht kanë humbur betejën për të besuar në deklarimet e arsyeshme dhe shkencore, thonë psikologët, për shkak të hutimit dhe ndjenjës se s’ka kush që mund t’iu ndihmojë.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...