Naxhije Doçi -
Prishtinë
PRANVERË E SPROVUAR - 2020
Është stinë
pranvere 2020
në Kosovën me
kurorëzim lirie
që prej njëzet
vjetësh.
Përbetimi i
dhënë mbi gjakun e derdhur rrëke,
mbi vuajtjet
nëpër dekada robërie
e mbi rrënoja të
shkrumbuara etnie
nuk flakërinë
siç kemi ëndërruar.
Nuk rrëzëllon me
gufim zemre
as bulëzimi i
krenarisë së trashëguar
nga të parët
tonë lashtorë
spektrit të
dëlirë hyjnor
që të kemi
dashuri vëllazërore
deri në pakufi
e mirëkuptimin
me njëri-tjetrin
shenjtëri.
Në këto ditë të
etura për dritësisrë
pranverë e
sprovuar në Kosovë
në një anë
sëmundja-murtajë
që nga 11 marsi
2020
si Corona Virus
i emëruar
e edhe si
COVID-19
gadi edhe në
krejt globin
trishtim i
shtrirë.
Plagë tjetër mbi
dhembjen sa një muran
në Kosovë shqiptarët
krahëve të ndarë
mbetur udhëve të
trembura
rrjedhave në
shterrime
me etje të
pashuara për gurgullime.
Populli thërret
pa pushuar
Kosovë të jemi
tok të bashkuar
krejt si mish e
thua
si mantelbardhët
në vijën e parë
Heronj të
paparë.
qofshin përherë
të bekuar e krenarë,
Edhe policia
jonë
bashkë edhe me
ushtrinë krahëshqiponjë
frontin
heroikisht e mbajnë,
ashtu si edhe
krejt përgjegjësit e përkushtuar
edhe vullnetarët
madhështorë e zemërbardhë,
masa e
disciplinuar në respektim këshillash
për çmim dhe
vlerësim jete.
Populli i
Kosovës thërret pa pushuar
Ju të zgjedhurit
nga përkushtimi ynë,
nga vota jonë e
sinqertë
të jemi
thellësisht të bashkuar
që të dalim
fitimtar
në luftimin
biologjik dhe strategjik
të armikut të
padukshëm
të Corona
Virusit ziliqarë e vrastar
me emrin edhe
Covid-19
që frekueton pa
ndalur edhe në Kosovë
për të shuar
jetë.
jetë njerëzizh
për të shuar
krejt planetin
tokë për ta shkretuar.
Prishtinë – 21.
03. 2020
RRI
NË SHTËPI - SHPËTO JETË
Është
dhjetëditësh i parë i muajit prill 2020
në dukje vërtetë
pranverë e dëshmuar
natyra si
përherë edhe këtë herë
vrullit të
përtërirë me lule e fletë,
me cicërima
zogjësh degë më degë
që në nismë
agmie të ditës së re
melodi e jehut
krahështrirë
në tela lyre
komponuar.
Në thellësinë e
shpirtit të tronditur
kjo pranverë
2020
në Kosovën me
vite e dekada
etur për lirinë
e mohuar
e për dashurinë
e vërtetë
edhe stinë me
buzëqeshje të zbehur
në krahët e
erërave të panjohura.
Megjithatë,
shpresat e pafajësisë së dëlirë
në krejt dheun
tim krahështrirë
lashtor e sublim
përherë të
pashuara në jetë
në mbijetim të
pakohësisë.
Mendjendriturit
e bekuar
shkenctarët
mjekësor të përkushtuar
të botës mbarë
anë për anë
natë e ditë
hovit të pandalur në zbulime
në mundje të
sëmundjes tinzare
që merr jetë
njerëzish të pafajshëm
CorenaVirusit të
panjohur vrastar
llojit të paparë
me emrin edhe
COVID-19.
Që stina e
radhës,
vera e nxehtë me
hovin e saj të shpejt
të flakërojë me
buzëqeshje agu
dhe me jehun
krahëletë
në fusha e male
dhe në rrjedha
të cemta e në det
vargu im me
ndjenjësi shpirti
përgjerohet për
të vërtetën,
pikturon ikona
dashurie për jetën
se jeta është e
bukur si shenjtëri
e vetmja bukuri
që nuk përsëritet.
Andaj t’i
respektojmë mesazhet e hyjnizuara
të dhëna nga
zemërbardhët shëndetësorë
të përkushtuarit
hirëplotë
në Kosovë e në
Botë:
-Rri në Shtëpi -
Shpëto jetë-
nga armiku i padukshëm e agresiv
nga Corona Virusi-COVID-19.
Ta vlerësojmë jetën tonë me mençuri,
me dashuri e mirëkuptim ta mbulojmë
edhe mjek të vetvetës të bëhemi,
në frekuentime trishti dhe në përditëshmëri
bashkimin me njëri-tjetrin ta kultivojmë,
urrejtjen e frikën ta largojmë.
Vetëm me guxim e vullnet mund të triumfojmë
mbi armikun e planetit tokë
vrastar e kobëzi.
Prishtinë – 10 prill 2020
NJË JETË
NË KËRKIM TË DRITËS
(Korifeut Destan Bajraktari)
Stinëve me hapekrahje të dehur lirie
në Kosovën flamur shkabë anë e mbanë
flas me emrin tëndë në pllakë mermeri
ngritur në Therandën rrënjëthellë lashtësie
djep në rrjedha zgjimi me dehje frymëzimi
ku u linde ti puls i ndezur orfeik
nga hirësi e etur në ekstazë shprese.
Përbri krahëhapur në përqafim të diellit
gumëzhin hareshëm tempulli i diturisë
me emrin tënd pagëzuar
“Destan Bajraktari”
ta mbanë ison e moteve të derdhura
me dëshmi krenarie kurorëzuar.
Feniks i dëlirë nga hiri yt ripërtrirë
të flakërinë edhe “EMBLEMA E ARTË
për veprimtari jetësore në çështjen kombëtare”,
Mirënjohjet në numër për krijimtari,
të thanë edhe simbol me përkushtim thesari.
Në Prishtinë, ku gjatë bëre jetë sfidimi
një rrugë e emërtuar
ujëvarë zgjimi emri yt,
galeri urtësie.
Penarti pishtar me syrin zjarr
vargëzimesh të derdhura me motive agu
mençuritë popullore në panumërim
një jetë në kërkim të dritës
ritualin e buzëqeshur shqip
me shkronja mrekullie qëndisur
në tërë trinën e trashëguar
në ribashkimin
me gjoks e zemër kërkuar.
Ti pajtimtar i sprovave të mëdha
vëllain me vëlla të përqafuar e doje
shtrëngimin e duarve me thellësi ndjenjësie.
Vetëm kështu shuhen përmallimet thoje,
dhembjet fashiten e plagët shërohen,
pa pikë gjurmësh mbesin ndasitë,
shlirshëm jehojnë shtigjet skaj më skaj
nga melodi e krisur.
Përjetove burgje të tmerrshme
labirinteve të errëta, Fortesë Ifi
përplotë me lagështirë trishti
e minigjallesa gjakpirëse mveshur shtatit
në Rahavec e në Prizrenin lashtor
me vargonj robërie pllakosur,
të shumtat nëpër Serbi
me krime krekosur.
Mesnatave të damkosura deri në shëmtim
torturimet fizike me petk mesjete
nuk kishin kurrë të ndalur mbi ty
deri edhe për vdekje,
UDB-istët kriminelë serbë
dhe argatët mjerana të paguar
edhe mendësinë tënde në fokusim.
Hark ylberi me shkrepje pranvere
në mijëvjeçarin e tretë rrëzëllues
dhjetëvjetësh i dytë në hapërim
kurorëzuar edhe me Mëvehtësi të shumëpritur
Kosova me dekret madhështie të vlerësojë
“MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE
të dekorojë.
TRE YJE
DRITE
(Tre djemëve të mi)
Në skalitje vargjesh purpuri
fjalët më vijnë krejtësisht të krisura
nga gurrë e shpirtit burojnë
praruar me rreze të arta dielli
për tre yje drite në hark ylberi flakëruar
hirësi e pamposhtur në zemër nëne,
për tre djemtë e mi shënjtëri e trashëgimisë
për tre djemtë e mi shënjtëri e trashëgimisë
në kështjellën e fatit,
pagëzim i dëlirë në madhështim stinësh
ILIR- krenari e lashtë e rrënjës,
BURIM- thellësi e mrekullisë,
DRILON rrjedhë e dehur cemi
ndër ahishte e lugje të fushëblerta.
Të tretë rrënjëprush mbi qerpikun e dashurisë
me shtatin lis në shteg mali
për fis e plis bardhësie,
dhuratë që më erdhi nga Hyji
si një mrekulli e krisur purpuri,
falënderimi me jeh të derdhur thellësie.
U lindët në kohë etjesh të dehura për
liri
furtunash në vazhdim
tre petritat e mi
në shkëlqim drite hirësuar,
që kur ishit fëmijë dhe në vazhdimësi
ecurinë na bënit përherë të lumtur
gjallërinë me porta triumfale,
uratat për ju vullkan i
pashuar.
Ju jeni kuptimësia e rrjedhës në gufim
përplotë me buzëqeshje agu
që jetën e zbukuron
edhe përtej së mundshmes.
Edhe në rininë e mugulluar
çdo ditë të re
me ngazëllim krenarie e mbushnit
ëndërrat gurrë e kristaltë në gurgullimë
shtigjeve krahështrira pranverën në bulim.
Në shkollimin bazë dhe në universitet
diturinë mal me borë në rrëzëllimë
për trasim ardhmërie
drejt qëllimit të dëlirë në reflektim.
Edhe trashëgiminë simfoni të komponuar,
nektar vargëzimi në përqafim kohësh
me urtësi e dashuri zemre bekuar.
Tre yje drite si engjuj bardhësie
ju rritëm me përkushtimin e pathyer
që fisnikëron zgjimin e etur
me përgëzimin sublim që të bëheni vetvetja
kokë e zemër për gjuhë e atdhe
melodi orfeike me jeh kumbimi shtigjeve,
krenari e paskaj për ne.
Prishtinë – prill - 2020
No comments:
Post a Comment