Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

Kohë pa kohë, Durim apo frustrim!(20)



Lule Alidema Zejnullahu


Vallë jemi lodhur, mërzitur, trishtuar nga kjo gjendje e mbyllur brenda caqeve të caktuara, brenda shtëpive, që po vazhdon ende mes nesh…

Njeriu natyrshëm është qënie që ka nevojën të jetë aktive, siç shpesh e kemi parë veten pa qënë nevoja bëjmë diçka, mirëpo njëkosishtë, jemi qënie edhe që dijmë të përshtatemi dhe adaptohemi…!

Vet ideja se jemi të kufizuar, dhe nuk e kemi lirinë e lëvizjes, njeriun e shpie në një gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike…
E vërteta qëndron se njeriun e mbanë të shëndetshëm aktiviteti, lëvizshmëria, e në të kundërtën e dëmton pasiviteti.

Prandaj, kjo gjendje pasiviteti kur atëherë detyrohemi të ndërpresim gjitha aktivitetet rutinore, nuk është për t’u habitur se mundë të na shpie në gjendje frustruese…

Frustrimi shumicën e rasteve shkaktohet si pasojë e ndrydhjes psiqike të nevojave dhe kërkesave tona, tek secili nga ne pa përjashtim!

Mirëpo, ne duke ditur se çfarë sillet rreth nesh, aq më tepër diçka që na cënon shëndetin gjithmonë duhet të gjejmë arësyen që ta mposhtim frustrimin.

Kjo gjendje vërtetë do të jetë e kushtueshme për secilin nga ne, sepse në një formë na nxori pa dashje nga binarët e jetës normale, na pasivizoi, nga shkaktoi humbje materiale, e mbi gjitha pasiguri në vete dhe mes vete.

Por sigurisht ne kemi durimin dhe dijmë qëllimin për qfarë bëhet fjalë, atëherë përveç që nuk do të frustrohemi, durimi ynë do të kthehet në një ndjenjë qetësie dhe stabiliteti për ne…!

Nëse nxitojmë dhe humbim durimin, atëherë do t’i bejmë dëme organizmit tonë, do të jemi të frustruar, të acaruar, irituar, do kemi ngarkesë psiqike, ramje inuniteti, ndjenja negative, dhe do të dëmtohemi më tepër se që kishim menduar!

Pra, ne dijmë qëllimin, prandaj do ta kemi forcën që durimi të mbizotëron mbi neve…

Për një durim të qëndrueshëm duhet vënë para vetes disa objektiva si psh, të ndërmarrim sa më tepër aktivitete që janë të mundura brenda ambienit, rrethanave, dhe kushteve tona.

Fundja, ky durim na u imponua nga rrethanat tashmë të krijuara, nuk është zgjedhja jonë, po është interesi jonë në mbrojtje të shëndetit tonë, prandaj të vazhdojmë t’a pranojmë në qetësi dhe pa dëmtuar vetën në këtë fazë kalimtare.

Vallë pushuam, apo u lodhëm!(19)


Vallë pushuam, apo u lodhëm!


Lule Alidema 


Në kohën që tash po jetojmë, mes botës reale dhe virtuale, krahas dijes e mbi dijes, edhe jetën tonë sikur e ngarkuam paksa shumë, e bëmë shumë dinamike, shumë të shpejtë, po aq sa gati harruam të jetojmë!

U distancuam nga shumë obligime, çofshin personale apo familjare, e knaqësi që mund t’i shijojmë!

Thjeshtë harruam se duhet vënë disa masa mes punës, obligimeve, dhe knaqësive tona!

Po pra, aq sa njeriu ka dije e mundësi, e ngarkon edhe veten, i jep vetes shumë e më shumë punë e obligime, dhe që për pasojë patjetër do të ndjej edhe lodhje edhe stres më të shtuar.

Nga lodhja e “tepërt” shpesh kemi thënë, e kemi kërkuar: ah sikur të kisha pushim së paku tri ditë të zhveshem nga obligimet e punës, dhe nga kjo rutinë e ngarkuar, dhe stresuese… 

Po ja që vijka një ditë, ndoshta edhe për të na vetëdijësuar se duhet një rregull çoftë në punë, çoftë për pushim, apo edhe ndoshta edhe sa për t’ia ditur vlerën punës, vijka një ditë dhe na detyron të ndalim gjitha aktivitetet tona që kishim, dhe të mbyllemi brenda shtëpive tona për ditë të tëra!

Po, tashmë kaluan 15 ditë pa punuar, pa obligime, bile pa dalur nga shtepitë tona, vallë pushuam, vallë nuk u stresuam apo mos ndoshta më tepër u lodhëm u stresuam.

Ne, besoj që përveç që nuk pushuam, bile bile ishim në konflikt të vazhdueshëm psiçikë me veten tonë!

Nuk po besoj se dikush pushoi, ngase mendja dhe trupi nuk janë në harmoni me njera tjetrën, edhe pse nuk punuam, ne u lodhëm më tepër, u stresuam më tepër, ngase mendja jonë nuk e pranon dhe përpunon këtë lloj pushimi.

Pushimi bëhet atëherë kur e planifikon, kur e përgatitë veten dhe mendjen se vërtetë dëshiron të pushosh!

Ky rast, besoj shumë se na bëri të kuptojmë vlerën e punës, kufijtë sa duhet punuar, dhe se krahas punës duhet edhe pushuar, duhet menduar për veten dhe familjen!

Kjo periudhë, përgjatë këtij pushimi të detyruar, na dha kohën edhe mundësinë të kuptojmë se njeriun nuk e lodhë puna, sepse tashmë edhe pa punuar ne po lodhemi, por na lodhë mosorganizimi i punëve.

Po pra, angazhimet rutinore nuk na lodhin po na mbajnë në jetë normale dhe më të shëndetshëm!

Citoj thënien që gjithmonë thotë babi im : “Puna e mbanë njeriun, me punë zgjatet jeta”

Porosia ime: Të punojmë, por edhe të jetojmë mirë, krahas punës mos të presim vetëm atëherë kur detyrohemi nga arësyet e ndryshme të pushojmë, sepse pushimi detyruar nuk shijon sa pushimi planifikuar!

Të dominon mirëkuptimi mes familjes!(18)

Të dominon mirëkuptimi mes familjes!
Lule Alidema

Duke parë situatën në të cilën ndodhemi, e shkaktuar nga kjo pandemi që nuk na kurseu as neve, sikurse gati gjithë globin, normale se te secili nga ne reflekton me një dozë shqetësimi, nervozizmi dhe euforie.

Po pra, secili nga ne kemi turbulenca të ndryshme emocionale, çoftë mashkull, çoftë femër, çoftë i vjetër apo i ri.

Secili po e ndjejmë…!

Përveç shqetësimit që mundë të prekemi nga virusi aktual, neve na ndryshoi ritmi i jetës në çdo aspekt.

Prandaj, para së gjithash të dijmë që në një formë, dhe mënyrë sa më të mirë, dhe gjithmonë duke gjetur arësyen t’a menagjojmë këtë situatë, aq sa të komplikuar po aq edhe të vështirë për t’a menagjuar!

Kaherë kishte filluar një ndarje e përkohshme mes familjarëve brenda shtëpisë, nuk ishim mësuar që të qëndrojmë kohë të gjatë bashkë e gjithë familja, nuk dijë nëse ishte “trend” i kohës apo edhe rrethanat e bënin të tillë!

Kishim jetën deri diku të organizuar, secili në punën e vet, obligimet e veta, kishte njëfarë rregulli ditorë në familje!

Tashmë që mbase jemi në këtë gjendje, nëse mundë të them “të izoluar” si në aspekt të lëvizjes ashtu edhe në atë psiçikë, disi po dalin në pah edhe dobitë tona, në aspektin kontribues e ndihmues brenda shtëpisë.

Njeriu normal mundë të zotëroj thuajse çdo punë, sidomos punëve që kërkohen brenda një shtëpie, asnjëherë mos të lejojmë t’i themi vetes apo tjetrit/es nuk mundë të bëjë se nuk e dij, ngase askush nuk lindi duke ditur, gjithë u mësuan me kohë.

Në situatën në të cilën ndodhemi, duke qenë brenda shtëpisë, nuk është e udhës që t’i ndajmë detyrat dhe obligimet në role, apo baza gjinore, por bashkarisht të përkrahim njëri tjetrin, qoftë burrë-grua dhe anasjelltas, ngase shqetësimi nëpër cilin po kalojmë ndjehet njejtë në dy gjinitë, natyra e problemit gjithëve na futi në një demotivim e pesimizëm…

Sigurisht se, ndoshta edhe është një mundësi e mirë të vetëdijësohemi se nuk ka rëndësi kush dhe si kryen atë punë në shtëpinë tonë, puna që duhet të bëhet nuk zgjedhë njeri të caktuar, rëndësi ka të bëhet, fundja është foleja jonë e përbashkët, gjithë njejtë duhet kontribuar për një mirëqënie dhe ambient të ngrohtë familjarë!

Nuk është e nevojshme të kufizojmë veten, dhe të themi jo nuk e bëj atë se jam burrë, apo grua, kjo është vetëm një “tabu” për kohën e sotit, bëje atë që ke forcën të bësh, poqëse nuk e din mësoje, është rasti të mësosh edhe diçka ndryshe, asnjëherë jetës nuk i dihet se me çfarë mundë të përballesh, mos thuaj se nuk është detyrë imja. Gjithmonë i detyrohemi famijes, pa marrë parasysh natyrën e punës, punë të keqe apo gjinore nuk ka!

Puna që bënë nuk të ndërron gjininë!

Nëse na u deshtë të ndërpresim për një kohë punën që bënim jashtë shtëpisë, nuk do të thotë se duhet të pasivizohemi totalisht, ngase mundemi edhe aty ku jemi, të jemi të dobishëm.

Çdo punë që bëjmë është e dobishme në një formë! Përveç që ndihmojmë njëri-tjetrin, së pari e ndihmojmë veten, 
shpërqëndrojmë vëmendjen, largojmë mendimet negative, urrejtjen, largohemi nga të gjykuarit e tjetrit, bëjmë disa lëvizje, ndihemi më të relaksuar, e mbi gjitha ndjejmë knaqësi që kemi një familje ku mundemi të kontribojmë per ta…!

Pyetje e shpeshtë- Edhe sa kjo gjendje do të zgjasë?(17)


Pyetje e shpeshtë- Edhe sa kjo gjendje do të zgjasë?

 Lule Alidema


Sa e vështirë aq e komplikuar, dhe e pakuptueshme kjo situatë që po kalojmë tashmë mbi dy javë plot stres, demotivim, dhe panikë nga kjo pandemi…


Vetëdetyrimi që të qëndrojmë të mbyllur, është vështirë e pranueshme për neve…

Vërtetë të ndihesh pasiv, dhe në pritje për njeriun është e bezdishme dhe e rëndë!

Gjatë gjithë kohës jemi konfuz për atë se çfarë po ndodhë, dhe sa do zgjasë kjo gjendje?

Vërtetë është lodhje psiçike kur je në pritje të diçkaje, inagjinoni kur presim ndonjë dhuratë apo fjalë të premtuar, njeriun e kaplon një stres padurimi, e lëre më stresi i pritjes së kësaj gjendje që ndodhemi tani, kur nuk dijmë çfarë po ndodhë, apo sa do të zgjasë kjo gjendje e pashpjegueshme deri me tani nga askush!

Neve si njerëz që jemi, falë mekanizmave mbrojtës, dijmë të mbrojmë egon tonë, kemi durimin deri në fund, kemi, shpresën e vazhdueshme, dijmë të përdorim mendimin pozitiv, dhe do të ia dalim mbanë!

Nëse nuk do të mundohemi t’a përballojmë, patjetër se do të pësojmë momente acaruse, do t’i bëjmë dëme vetes dhe familjes, do të atakohemi me çrregullime të ndryshme psikologjike, që zakonishtë mund të vijnë si pasojë e një situate që dëmton egon tonë, dhe që zgjatet për një kohë më të gjatë!

Sikurse puna e stërzgjatur edhe pushimi, normal se kanë kuptim deri në njëfarë limiti kohor, por në momentin që teprohen vërtetë i humbet kuptimi, sikurse situatës së tanishme, gati se i humbi kuptimi, por të shpresojmë se shpejt do të kaloj dhe pa pasoja…shpresa mbanë njeriun!

Pyetja që përsëritet vazhdimisht mes nesh është: Edhe sa do të zgjasë?

Këtu pikërisht qëndron problemi se nuk dijmë kohëzgjatjen!

Eshte situatë vërtetë e jashtëzakonshme dhe e papritur për neve, ajo qka ne dijmë është se; nëse ne tregojmë kujdes dhe ju përmbahemi këshillave të profesionistëve shëndetësorë atëherë nuk do të lejojmë rritjen e numrit të rasteve, sepse çdo epidemi nëse ka numër më të vogël të infektuarve është më e kontrollueshme, në të kundërtën nëse rritet numri, patjetër se situata do të del jashtë kontrollit dhe se do të përfshihemi të gjithë, dhe do të jetë e pamundur të mbrohemi…

Po pra aq sa kujdesemi ne, aq më shpejtë do të kaloj, dhe do t’i kthehemi normalitetit jetës!

Sot është dita që ne, të jemi më shumë se kurrë afër njëri-tjetrit, të jemi më tolerues se kurrë më pare…(16)

Msci. Lule Alidema, Psikologe klinike; Sot është dita që ne, të jemi më shumë se kurrë afër njëri-tjetrit, të jemi më tolerues se kurrë më pare…


Akademik Mr.Sci. Lule Alidema, Psikologe klinike


’Aktualisht thuaja i gjithë globi është ngritur në këmbë, dhe është në gjendje paniku, dhe gatishmërie nga kjo pandemi e rrezikshme! 

Situata e cila ndodhet tashmë, sikur tejkalon gjitha luftërat e përjetuara deri më tani, ngase njerëzimi po përballet me një dukuri të panjohur, dhe të pashpjeguar nga askush! 

Kjo epokë, shënon kulmin e panikut që njeriu asnjëherë nuk e përjetoi më parë, sepse; nuk përfshihet vetëm një, apo disa vende, këtu përfshihet thuaja i gjithë globi! 

Kjo pandemi bëri që gjithë bota të jetë në izolim, të mbyllet dhe të pret se çfarë do të sjellë dita nesërme! 

Sot është dita që ne të jemi më shumë se kurrë afër njëri-tjetrit, të jemi më tolerues se kurrë më parë, të kemi durimin dhe shpresën e pa kontestueshme, të jemi të aftë të përkrahim moralisht e fizikisht njëri-tjetrin, të jemi solidarë ndaj familjarëve tanë, ndaj miqve tanë, ndaj atyre që kanë nevojë ndihme në forma të ndryshme, dhe bashkërisht t’a tejkalojmë, dhe të dalim sa më të fortë nga kjo situatë…

 Po pra, tashmë kjo pandemi na mbylli gjithëve në shtëpitë tona, andaj sugjeroj që secili nga ne, të dimë dhe të gjejmë arsyen se si të përballemi gjatë këtyre ditëve ngase bëhet fjalë për pandemi globale dhe rrezikshmëri jete. 

Andaj të ruajmë durimin dhe qetësinë! Të shtojmë kujdesin që na preferojnë profesionistët shëndetësorë, sepse edhe ne, çdo individ në vete ka një dozë përgjegjësie të kujdesit, që të minimizojmë përhapjen e virusit! 

Sa më pak raste, situata është më e kontrolluar, mos të lejojmë që situata të na rrëshqas nga duart me vetëdije. 

Për askënd nuk është e lehtë kjo situatë “izolimi”, por të mundohemi secili nga ne të gjejmë formën dhe mënyrën e mundshme brenda kushteve që kemi ta tejkalojmë. 

Ka forma dhe mundësi të ndryshme që të relaksojmë veten dhe familjen brenda shtëpisë, para se t’a mundojmë dhe mbushim veten dhe familjen me mendime negative, mos të lejojmë të depresohemi për atë çfarë është, dhe çfarë do të bëhet! 

Të shpresojmë se shpejt do të kalojë dhe pa pasoja! Prandaj qëndro në shtëpi.

Vetëbesimi ndihmon në përballimin e vet-izolimit(15)



Lule Alidema

Shumë shpesh këto ditë dëgjojë se thuhet; si po ja kaloni, çfarë po bëni, si po ju ecën dita, a po mundeni të përballoni vet- izolimin etj, dyshoj se secili nga ne kërkon ndonjë formë ndryshe që të ndryshojë ditën, dhe ti bëj vetes më interesant këto ditë që po kalojmë!


Besoj shumë se vet-izolimi, sikur më tepër është prirje mendore që na krijon një bllokim mendorë, se sa të ndërmarrim aktivitete dhe të organizojmë një ditë “normale” brenda shtëpive tona.

Kjo varet krejt nga ne, pak a shumë varet edhe nga ajo se si ne dijmë të organizojmë jetën edhe jashtë izolimit, apo edhe në çfarëdo rethane që na del përpara.

Dikush nga ne, edhe në gjendje jo izolimi, sikur nuk ka vullnetin të eksplorojë me jetën, i mungon vetëbesimi për iniciativë, dhe perdorë mekanizma mbrojtës sikurse; jam sëmurë, nuk kam disponim sot, e bëj nesër, ka kohë, e shumë arësye të ndryshme, që t’i shmanget obligimeve që ka në jetë!
Thjeshtë nuk e gjenë arësyen, i mungon vetëbesimi, guximi, të sfidohet me aktivitetet që atij i duken të pa arrirra, që besoj shumë se duhet merr iniciativën të provoj, të fillojë edhe poçëse nuk ia del.

Citoj; “Asgjë nuk arrihet, nëse nuk ke filluar”
Njeriu duhet të ketë vetëbesim, të jetë i guximshëm, atraktiv, duhet provuar, e sfiduar veten, duhet ketë vetëbesimin se kur dikush i’a del, çfarë ke ti që nuk mundesh?

Nëse nuk e ke aftësinë, apo vetëbesimin të bësh veten inicues, të guxosh, atëherë patjetër se kjo gjendje do të shpie në ndryshime afektive mendore, çrregullime psikologjike, sikurse depresionet e ndryshme! Njeriu përderisa është aktiv, organizmi do të jetë i aftë të funksionojë në gjitha organet njejtë. Kur jemi aktiv, dhe shofim veten se kemi guximin të veprojmë, të sfidohemi atëherë do të kemi ndryshime disponimi.

Disponimi ynë është faktori kyç në atë se si ndihemi ne, lidhet me një sërë çrregullime organike, duke filluar nga ndryshimet hormonale që thuaja janë përgjegjëse e të gjithë mirë funksionimit tonë organikë.

Trupi njeriut ngjason sikur makina, ngase shumica e arritjeve teknologjike kanë model njeriun, sikurse kompjuteri,aparati fotografik, makina etj.

Hormonet tona tajisin thuaja në bazë të mendjes sonë, përjashtimisht problemeve që mund t’i kemi nga shkaqe tjera organike. Krahaso sikur veturës të i shtojmë lëngë vaji më tepër se që duhet, patjetër se do të shkaktojmë ndonjë prishje të makinës.
Ngjashëm janë edhe hormonet, poçëse tajisin sasi të shtuar do të pasojnë çrregullimet hormonale, disbalancim hormonal, çoftë atyre të stresit, atyre që ndikojnë në ulje apo ngritje të disponimit, patjetër se organizmi ynë do të pësojë ndryshime që lidhen me organizmin tonë!

Andaj, personat aktiv që kanë vetëbesim, dhe guxojnë, e dijnë të organizojnë jetën jashtë kësaj gjendje vet-izolimi do të janë të aftë të menagjojnë edhe këtë gjendje!

Mendja jonë duhet drejtohet, pse mos të drejtohet nga aktivitetet, ngase kemi forma dhe mënyra të ndryshme që mundë të na relaksojnë, dhe të jemi aktiv.

Pse ne duhet që fokusin e mendjes tonë, të mbajmë tek vet-izolimi, kurse në ndërkohë mundë të merremi me shumë aktivitete rrethë shtëpisë…

Patjetër se situata është kjo që është, por mos të lejojmë që një situatë që është e kalueshme, të lë pasoja të përhershme tek ne.
Bëhu i dobishëm aty ku je, dhe në çfarëdo rrethane që je!

Ndërmerr, organizo, bëja vetes çdo moment interesant, testo veten sa guxim ke, sepse poçëse vet nuk ndërmerrë iniciativën drejt ndryshimeve në jetën tënde, askush nuk do të vie të t’i bëjë ndryshimet në mendjen dhe jetën tënde…

ÇRREGULLIMI PSIKO SOMATIK, DHE VET-IZOLIMI(14)

ÇRREGULLIMI PSIKO SOMATIK, DHE VET-IZOLIMI


Lule Alidema Psikologe Klinike


“JO ÇDO NDRYSHIM NË TRUPIN TONË QË JEP SIMPTOMË NË FORMË TË DHEMBJES ËSHTË SËMUNDJE TRUPORE”

Njeriu është qënie komplekse për nga natyra! Komplekse ngase njeriu funksionon nga dy “aspekte”, në atë psiçikë dhe fizikë!
Mundë të na ndodhë, çoftë nga gëzimi, çoftë nga hidhërimi, të kemi luhatje të organizmit tonë, dhe të kemi mosmarrveshje me veten tonë!
Them mosmarreveshje, ngase trupi dhe mendja kanë aq lidhëshmëri mes vete, sa që nga një luhatje psiçike fare e lehtë, mund të pasojmë në luhatje fizike, organike, dhe anasjelltas.
Në situatën në të cilën jemi të ekspozuar, para kësaj situate nëse mundë të them “tronditje” psiqike, sepse pranuam ose jo në një mënyrë po na tronditë, nga vet ideja se duhet të vet-izolohemi për javë të tëra, frika se do të përfshihemi etj, e aq më keq se nuk dijmë aspak se çfarë po ndodhë, apo çfarë do të ndodhë, gjithësesi se sado që do të mundohemi të menagjojmë aspektin psiçikë na ndodhë se momente, momente të kemi luhatje psiçike që mundë të zëvendësohen me ato fizike, si psh, nga një sasi stresi, frike, paniku ne mundemi të kemi simptoma të ndryshme fiziologjike dhe organike.
Psh, kur jemi në ndikim të stresit, panikut, frikës etj, mundë të kemi frymënxënie, djersitje, shtrëngime në krahëror, që mund të na shpiejnë deri tek Kardiologu, sepse ne këto simptoma i’a adresojmë problemve me zemrën, pastaj ndryshime në metabolizëm, përzierje barku, marramendje e shumë simptoma të ndryshme!
Po pra, secila nga këto shqetësime psikologjike të lartëcekura munden të ndërlidhen edhe me simptome të ngjashme të një dhembje fizike.
Gjithë kësaj gjendje, kur janë prezente çrregullimet organike, dhe kanë bazë psiçike, quhen qrregullime PSIKO SOMATIKE.
Po pra, kjo ndërlidhje e pavetëdijshme apo zëvendësim semundjesh, në psikologji njifet si çrregullim PSIKO SOMATIK.
Fjala psiko somatik rrjedh nga gjuha greke që do të thotë: psiko- shpirti, mendja dhe somatike- diçka që i referohet organizmit, dmth, nga një formë çrregullimi me bazë mendore zëvendësohet me ndryshime të strukturës organike trupore.
Pra, një çrregullim psiko somatik është atëherë, ku nga nje atak psiçikë ndjejmë simptome në formë dhembje në organizëm.
Sëmundja mund të ketë shtrirje në një pjesë të trupit fizikë, në disa pjesë, apo në gjithë trupin.
Disa herë ky çrregullim mund të përshkruhet edhe si tendencë për t’i ikur konflikteve psikologjike, dhe duke i zëvendësuar me ato fizike.
Psh, njeriu mundë të ketë shqetësime të mëdha emocionale, por mendja tij nuk don të pranon, dhe e zëvendëson me një dhembje fizike.
Pra, lufton e ndërgjegjshmja me të pandërgjegjshmen. Njeriu është në dijeni se ka shqetësime emocionale, por mendja tij e zbërthen në dhembje fizike, konfliktë mes të ndërgjegjshmes dhe të pandërgjegjshmes psh, e ndërgjegjshme është se personi e kupton se ndjehet keq, dhe “unë” që të mos ndjehem keq, futet e pandërgjegjshmja ime dhe reflekton në dhembje fizike.
Pra,ky është një mekanizëm mbrojtës shmangës, krijon një lloj dominimi tjetër fizikë për të lenë në mjegull deri diku konfliktin psikologjikë…
Zakonisht, ankesat më të shpeshta të personave me këtë çrregullim përdorin shmangien si mbrojtje, dhe i lidhin me probleme të dhembjes së kokës, lukthit, zemrës, kockave etj, dhe se bindshëm i referohen asaj se këto ankesa janë probleme trupore.
Sigurisht me këto ankesa pacientët munden të kenë problematika kliniciste, por jo edhe laboratorike.
Andaj, besoj se shumë sëmundje trupore bazën e kanë në atë mentale.
Si shkaktarë i këtij çrregullimi janë streset e ndryshme, fobitë (frikërat), depresioni, xhelozia e tepruar etj.
Patjetetër se nuk anashkalohen: gjenetika, trajtimi gjatë zhvillimit, faktorët që na rrethojnë, etj.
Për fund, për të mos arritur deri tek problemet organike trupore, duhet filluar me eliminimin, kontrollimin, trajtimin e shkaktarëve të lartëcekur!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...