Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

KY KONFUZION, VALLË PO NA DËMTON NË ASPEKT PSIKOLOGJIK!(6)



Fotografia e Lule Alidema Zejnullahu

Shkruan: Akademik Mr.sc. Lule Alidema, PSIKOLOGE KLINIKE

Ende njëjtë…

Ende në pritje të ndryshimit të kësaj gjendje konfuze!

– Vallë na dëmton neve?

– Çfarë të bëjmë?

– Si t’ia bëjmë që mos të dëmtohemi në aspektin psikologjikë?

– Vallë duhet t’a pranojmë, dhe të vazhdojmë jetën pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë?

Vërtetë kjo kohëzgjatje karantimimi sikur po na ngufatë psiqikisht, sikur nuk dëshiron të na jep mundësinë e shprehëses, gjithë andej konfuzion, askush nuk din se çfarë bëhet e do të bëhet!

Ende njëjtë, ende në karantinë, ende rrugët e boshatisura!

Ky konfuzitet me këtë shtrirje kohe, nuk e përjashton mundësinë e dëmtimit në aspektin psikologjikë, konflikte me veten, duke filluar nga humbja e durimit, nervozë e shtuar, rënie imuniteti, demotivim, stres, humbje të oreksit, çrregullim gjumi, etj, gjë që domosdo po ndikon në neve!

Mirëpo, ne të jemi të zgjuar të veprojmë me vigjilencë konformë situatës, t’i qëndrojmë stoik unit tonë, të përdorim mekanizma mbrojtës që na shmangin nga mendimet e gabuara që munden të n’a adresojnë në çrregullime të ndryshme psikologjike.

Patjetër, edhe nëse do të vazhdojë ky karantinim, ne do të qëndrojmë pa asnjë dyshim, sepse tashmë secili nga ne kemi një nivel shkollimi, që na mundëson t’i njohim rrethanat me cilat po përballemi.

Asgjë nuk qëndron përgjithmonë, gjithmonë ka një dritë në fund tunelit!

Ne po presim dritën, asnjëherë pa u dorëzuar!

– Pse të dorëzohem?

– A nuk e dua unë veten?

– Pse duhet të dëmtoj veten?

Assesi në asnjë formë nuk dorëzohemi!

Do t’i vëmë detyrim vetes, ngase e dua veten time, do të mbrohem nga çdo sfidë që më del para, nuk do të lejoj që të më humbë shpresa, dhe të futem në mendime kote, të depresohem, sepse jemi mese të vetëdijshëm se sfidat janë për njerëz, njeriu ka dije, prandaj sfidohet, njeriu i kupton, përballon dhe i tejkalon…

Po, po, kjo gjendje karantimimi do të kaloj, t’a shfrytëzojmë këtë kohë karantinimi për të pushuar, për të qenë afër familjes, për t’u çmallur me shtëpitë tona, t’a shijojmë mundin e punës tonë prej viteve, që gati se nuk e shijuam.

Prandaj, para se t’a shijojmë jetën jashtë, e kemi tashmë mundësinë t’a shijojmë brenda shtëpive tona!

Shijoje, para se të stresoheni për diçka që nuk keni mundësi ndryshimi, diçka që nuk varet nga ju, prandaj nuk ja vlen të stresoheni…

Atë që ne mundemi t’a bëjmë në ndryshim të situatës, është kujdesi shtuar, aq sa ne kujdesemi aq më shpejt do t’ia dalim!

KNAQUNI PA FRIKË, PUSHONI, RELAKSOHUNI, SEPSE PRAPË DO T’I KTHEHEMI RUTINËS SË DIKURSHME STRESUESE!

ÇRREGULLIMI OBSESIV KOMPULSIV(5)


Fotografia e Lule Alidema Zejnullahu


Shkruan: Akademik Mr.sc. Lule Alidema, PSIKOLOGE KLINIKE


(Çrregullim mendimi që nxitë në veprim)

Çrregullimet e ankthit janë një ndër ankesat më të shpeshta që atakojnë njerëzit.

Çrregullimi i ankthit shfaqet në forma dhe lloje të ndryshme.
Forma më e shpeshtë e këtij çrregullimi është çrregullimi obsesivo kompulsiv, (çrregullim mendimi që nxitë në veprime).

Si shkaktarë të shfaqjes së këtij çrregullimi mund të jenë faktorët biologjikë, sjellorë, dhe psiko social.

Këtë çrregullim e karakterizojnë mendimet dhe idetë brenda ndërgjegjies, gjendja emocionale, ndjenjore, si dhe nxitja në kompulsione(veprime) në realizimin e mendimit apo idesë së tyre.
Nuk ka të bëj me dëmtime mendore, por me ndjenjën e pasigurisë brenda vetes.

Me obsesion nënkuptohet frikë e vazhdueshme, ankth që njeriun e shtyen në mendime të përsëritura dhe të pakuptimshme, iracionale, të pakontrolluara dhe të bezdisshme.

Kompulsiv- ka të bëjë me veprime që nxiten nga po ai mendim, pra shtytje mendore për të vepruar.

Personat me çrregullim ankthi kanë bindjen se vazhdimisht dikush i ndjekë, i vëzhgon i kontrollon. Janë të obsesuar pas përpikshmërisë, nuk i përballojnë parregullsitë, çdo parregullësi sillet rreth botës së tyre deri sa të vënë rregull me detaje.
Është çrregullim që vështërson rrjedhën normale të jetës së tyre, ngase ky çrregullim bënë që personi të lidhet me rregullin, përpikshmërinë dhe saktësinë!

Përveç që i komplikon jetën personit me çrregullim, patjetër se edhe personat rreth tyre do të jenë në bezdi, sidomos familjarët do të jenë të kufizuar, dhe kontrolluar që asgjë mos të del nga kontrolli!

Ky çrregullim prekë dy gjinitë dhe gati gjitha moshat. Më të predispozuar janë psh, fëmijët e vetëm në familje, ku marrin maksimumin e kujdesit dhe vëmendjes, personat që janë shumë të dhënë pas përpikshmërisë, rregullit, pastërtisë, personat që nuk kanë imunitet ndaj problemeve dhe që në sfidën e parë atakohen me reagime të këtij lloj ankthi etj.

Personat me këtë çrregullim janë vazhdimisht dyshues psh, dyshojnë e mbylla derën pasi dola, apo e lash hapur!
Këta persona detyrohen të kthehen për vërtetësi të dyshimit që kanë.

Pra obsesion është mendimi e “mbylla” derën apo “lash” hapur, ndërsa kompulsion është kthimi (veprim) vërtetësia e dyshimit, në të kundërtën nëse ata nuk e vërtetojnë dyshimin do u rritet sasia e ankthit, do të kenë parehati me veten dhe një sërë shqetësime tjera.

Obsesionet mund të jenë nga më të ndryshmet, psh, dikush ka obsesion pastërtinë e tepruar, dikush ka mbeturinat në rrugë (shpesh këta persona qëndrojnë mbyllur, nuk preferojnë daljen shkaku i mbeturinave në rrugë të qytetit apo vendit ku jeton), larja e duarve shumë shpesh, frikë nga mikrrobet, infeksionet, dyshime tek vetja mos veproj ndryshe nga tjerët e keqkuptohem etj.

Gjitha këto mendime të brendshme janë një maltretim për personin, edhe pse e dinë që janë të gabuara ata nuk mund t’i heqin nga vetja.
Personave të tillë deri në një masë mundë të ju vij në ndihmë familja, rrethi, shoqëria por domosdo duhet kërkuar për trajtim nga profesionistët e kësaj fushe.

Sepse, çdo gjë deri në një masë është normale, është e lejuar për një shëndet të mirë organik e psikologjikë, por jo të bëhemi obsesiv nëse në shtepinë tonë shofim pluhurin, shofim qime flokësh, shtrembërimin e jastëkut në divan, rrëmujë në kuzhinë , mbeturina në rrugë, mos pranim mendimit tonë, mos pëlqim nga tjerët etj.

Porosia ime; Mos fokusoni mendjen dhe veten brenda mureve të caktuara, jeta është edhe jashtë atyre mureve, mos lejo çdo parregullsi të ju vras mendjen, ngase është e pamundur të kemi gjithëçka që ne duam nën kontrollë!

NËSE NUK JE PRODUKTIV GJATË KARANTINËS!(2)



Fotografia e Lule Alidema Zejnullahu

Shkruan: Akademik Mr.sc. Lule Alidema, PSIKOLOGE KLINIKE



Tashmë u bë një muaj e më tepër, ne ende gjendemi në karantinë.
Normale se kjo situatë, ndryshe nga ajo që kishim, nuk është aspak e lehtë për t’a përballuar.

Dikush punoi dhe ende po punon me orarë të plotë, dikush të përgjysmuar, dikush nga shtëpia, e dikujt iu dashtë të ndërpresë komplet aktivitetin në punën e tij.

Në fillim disi u përballua me shpresën se nuk do të zgjasë, menduam që vetëm dy javë janë kritike, nuk e menduam se do të zgjasë edhe shumë dy-javëshe të tjera.

Mirë u bë që kohën e ndanë në periudha, dy- javëshe, sepse kjo ndarje në kohë të caktuar ndihmon të mbajmë njëfarë balanci shprese për t’a tejkaluar këtë gjendje momentale, n’a jep njëfarë shtytje motivimi sa për të mos humbur gjithë vullnetin, motivimin, kondicionin, si dhe energjinë që na mbanë si në aspektin organik, ashtu edhe në atë psikologjikë!

Në të kundërtën, sikur të dinim se do të kaloi muaji, dhe ne ende do të jemi të kufizuar, vështirë do të ishte e pranuar nga truri ynë!
Pa dyshim, edhe gjatë qëndrimit në karantinë duhet energji, durim, qetësi, etj. me një fjalë është sukses të i’a dalim pa pësuar apo pa pasoja të ndonjë dëmtimi organik dhe psikologjikë.

Sigurisht, ky pasivitet për shumicën që janë mësuar me qenë produktiv në punën që bëjnë, është gjendje gogja e konklavitur që të përshtaten, disi sikur brenda nesh mbretëron ndjenja e kotësisë, zbrazëtirës, sikur asgjë nuk po bëjmë, e aq më pak të ndjehemi produktiv.

Kjo ndjenjë e të qënit jo produktiv, mendoj se është e gabueshme, sepse vet ideja e menagjimit në aspekt organik e psikologjikë, të vetes dhe familjes është produktivitet në vete.

Ende je person produktiv, ngase ju ishit ai që arrite të kesh një familje, t’u sigurosh egzistencën edhe atëherë kur nuk je duke punuar!

Nuk jemi vetëm ne, është e përfshirë gjithë bota, flitet për një problem global, pandemi, prandaj nuk duhet fajësuar veten, e as të ndjejmë brenda vetes tonë ndjenjën që nuk jemi produktiv, mjafton të i’a dalim shëndoshë e mirë, dhe nesër të kthehemi njejtë në punët tona, të jemi produktiv ashtu siç ishim!

SHPRESOJ TË JETË DY-JAVËSHI I FUNDIT NË KARANTINË!

Femra në menopauzë gjatë karantinimit(1)



Fotografia e Lule Alidema Zejnullahu

Shkruan: Akademik Mr.sc. Lule ALIDEMA,psikologe klinike 


(Shpresoj të jetë shkrimi im i fundit që shkruaj rreth karantinës, dyshoj se femrave ju mbeta borxh, prandaj vendosa të shkruaj këtë shkrim, dedikuar gjithë femrave shqipëtare gjithandej ku janë)!
Ju lus që mos t’a personalizoni, sepse nuk e them për person të caktuar.

Mund të tingëllojë si gjykim i gabuar, sepse sigurisht kemi rregulluar jetën deri diku, edhe pse mendojmë se jemi tolerues dhe jemi zhvilluar, mendoj se ende çalojmë në këtë drejtim, e them bindshëm nga ajo që shof sepse jetoj në Kosovë, nuk them për gjithë, por për një pjesë bukur të madhe, ngase në shumë familje tona ende mbretëron kjo klimë.)

Faleminderit për mirëkuptim!

U tha shumë çka në lidhje me karantinën, si po e përballojmë, si duhet ta përballojmë, masat cilat duhet ndërmarrë, si duhet menaxhuar aspektin psikologjikë etj.

U informuam përmes rrjeteve sociale edhe nëpër botë çfarë po ndodhë gjatë kësaj pandemie, nëpër media, portale, profile etj., por askund nuk takova se u diskutua për femrat, e sidomos ato në periudhën e menopauzës, se si po ia dalin me shqetësimet që ajo ka në këtë fazë të jetës, si po trajtohet nga anëtarët e familjes gjatë karantinës, sa kujdes duhet pasur për ato femra në atë periudhë, po pse jo edhe në përgjithësi si është trajtimi i femrës në vendin tonë, nëpër familje!

Gjithkush i qanë hallin vetes, e asnjëherë nuk u përmendë femra, sidomos ato që janë në periudhë menopauze, që dukshëm e kanë më të ndjeshëm aspektin emocional. Athua këtë karantinim më së shumti e vuajnë femrat që janë në menopauzë, apo ndoshta femra është makinë e hekurt, është ajo që përveç gjitha obligimeve rreth shtëpisë duhet edhe aspektin emocional t’i menaxhoj gjithë familjarëve, apo të ndodhë e kundërta.

Athua askush nuk e dinë, apo nuk duam të dimë për femrën, shtyllën e shtëpisë, apo ndoshta ende vazhdojmë me traditën e vjetër, femra gjithmonë në karantinë, ajo është e kalitur të jetoj e kufizuar, ajo është e hekurt, ajo përballon, ajo i qëndron ballë çdo sfide, sepse është femër, dhe e dedikuar për këtë trajtim.

Femra, sigurisht që ka një fuqi të pa imagjinueshme pasi që kaloi shumë sfida, duke filluar me ciklin e parë menstrual, martesën, lindjet, e deri tek faza e menopauzës e tutje…

Ata që pak kanë lexuar, dhe kanë njohuri sado pak, duhet të dinë se nëpër çka kalon nëna, gruaja, motra në këtë periudhë.

Sigurisht, vet ideja se në këtë periudhë fillon të pakësohet gradualisht prodhimi i hormoneve femërore, ndalon cikli riprodhues, duhet kuptuar se është periudhë e ndryshimeve në trupin dhe mendjen e saj!

Kuptohet, menopauza nuk është sëmundje, nuk është as çrregullim, është proces biologjikë, natyral por sidoqoftë është periudhë me një sërë ndryshimesh, ku tek disa hasen shenja dhe shqetësime më të vogla, ndërsa tek disa tjera shqetësime shumë të rënda dhe të komplikuara, si në aspekt organik ashtu edhe në atë psikologjikë.

Në aspekt organik priren të kenë shqetësime me kockat, osteoporozë, tension të lartë të gjakut, shqetësime me zemrën, etj.

Ndërsa shqetësimet psikologjike më theksuara gjatë menopauzës janë: luhatje emocionale, humor të ndryshueshëm, ndjenja të qarit, temperament i shtuar, probleme me gjumin, depresione, nervozizëm, dëshpërim, ankth, lodhje, probleme me përqendrimin, rënie të dëshirës seksuale etj.

Menopauza zgjatë me vite, andaj duhet pasur shumë kujdes, dhe mbështetje nga familjarët, sidomos gjatë periudhës fillestare deri sa organizmi të adaptohet me ato ndryshime.

Qoftë edhe nëse nuk është në pyetje periudha e menopauzës, mendoj që femra duhet pasur një trajtim meritor, ndryshe nga trajtimi që ende mbretëron në shumë familje tona.

Femra duhet të përkrahet, të ndihmohet, të nxitet, të zhvillohet, të arsimohet, të emancipohet, sepse një femër që posedon këto karakteristika do të jetë e dobishme sikur për familjen, ashtu edhe për shoqërinë, si në aspekt edukimi ashtu edhe mirëkuptimi, sepse sikur çdo njeri, ashtu edhe femra kur ndihet mirë me veten do të ndihet mirë me gjithë!

Me shumë bindje them se ende në disa familje tona, femrat janë të kufizuara e të karantinuara që nga rinia e tyre, fillimisht nga familja tek prindërit, mandej tek familja e burrit!

Kuptohet se femra duhet të jetë e kujdesshme në obligimet dhe misionin e saj që ka si nënë e grua, por jo të jetë e vëzhguar, e kufizuar, pa liri shprehje e lëvizje.

Tashmë gjithë e provuam çfarë do të thotë të jesh i kufizuar, dhe mendoj që është momenti të vetëdijesohemi dhe të kuptojmë se çfarë është jeta e kufizuar brenda shtëpisë dhe obligimeve të njëjta, sepse ka femra që terë jetën ishin dhe janë kështu thuaja në karantinë, përderisa duhet mbyllet tërë ditën rreth punëve të shtëpisë, e pa arsimuar, e pa socializuar, çdo lëvizje që bën duhet t’i raportoj bashkëshortit, athu nuk është ky kufizim e karantinim a?

Sikurse çdo kush që ka nevojën e socializimit ashtu edhe femra e ndjen këtë nevojë, e mos të flitet për kohën e menopauzës që është domosdoshmëri!

Pavarësisht në çfarë kushte të mira të jetoj një femër, nëse nuk ka një jetë të organizuar dhe socializuar e që nuk shpërblehet për atë që bënë, nuk ndihet e vlerësuar, është shumë frustruese dhe e pa arsyeshme.

Socializimi është domosdoshmëri, nevojë jetike për njeriun, prandaj femra si qenie natyrshëm më e ndjeshme meriton të jetë e sicializuar.

Më habitë fakti se disa herë dëgjoj nga meshkujt, sikur thonë se ju është konsumuar mbas disa viteve dashuria ndaj gruas, sikur e ndjen nevojën për një shoqëri të re dhe ndryshe, sikur gruas vitet ja morën bukurinë e freskinë, thjeshtë të lodhur nga gruaja dhe nëna e fëmijëve të tyre.

– Vallë vetëm për gruan po ecin vitet?

– vallë mashkulli nuk pësoi ndryshime ndër

vite?

– vallë nuk ishte ajo që deshe dikur?

– vallë nuk ishte ajo që t’i lindi trashëgimtarët tuaj?

– vallë ajo nuk ndjehet njëjtë sikur ju?

– Vallë ku mbetën premtimet e rinisë?

Nuk pajtoj me këtë mendim, jeta nuk është vetëm ashtu si neve na pëlqen, nuk do të ishte e kuptimshme që çdo dhjetë vite ta ndryshojmë familjen, duhet pranuar gjitha ato ndryshime që vijnë krahas viteve, fundja ec me kohën, dhe krahas kohës, zhvilloje veten dhe gruan!

Një grua e mbyllur në shtëpi sigurisht se nuk do të zhvillohet, nuk do ketë mundësinë të jetë një grua që ndjek modelet e reja të trendit të fundit të gardërobës, frizurës etj., sepse nuk do t’a ketë as arsyen, as vullnetin duke qenë e ndeshur tërë kohën pranë punëve të shtëpisë.

Prandaj, je ti ai që mundë ta ndryshoj mendjen, dhe fizikun e saj, do t’i bësh mirë së pari vetes, mandej asaj…

Fundja ajo është gruaja, nëna, motra jote, trajtoje dinjitetshëm ashtu siç e meriton.

Mos e shiko femrën si mjet për kryerjen e punëve të shtëpisë, si statujë shtëpie, pranoje se jeta ecën, e krahas kalimit të viteve, ndryshimet vijnë natyrshëm, ta duam njëri tjetrin ashtu siç i premtuam në rini, ta duam me flokë të thinjura, me deformime trupore, me rrudha në ballë, sepse gjitha këto ndryshime dëshmojnë një dashuri të përjetshme dhe kohën të cilën kaluam bashkë…

Porosia ime; Dija vlerën femrës, ajo krejt çka bëri deri më tani bëri për ty, la familjen e vet erdhi të jetoj në familjen tënde, përjetoi dhembjet më të mëdha të ju sjellë në jetë trashëgimtarët tuaj, deformoi trupin e saj, ata fëmijë që t’i solli ajo, mbajnë mbiemrin tënd jo të saj.

Krejt çka ajo bënë deri në ditën e fundit të jetës së saj është përfitimi yti!

VLERËSOJE FEMRËN SEPSE NUK ËSHTË ASPAK E LEHTË TË JESHË FEMËR!

Nuk vendosin virologët në krizën e Koronës


Christoph Strack

(DW)

Vendimet e politikës rrallë kanë pasur pasoja kaq të drejtpërdrejta për qytetarët. Në këtë krizë politikanët kërkojnë me të drejtë këshillat e virologëve, por përgjegjësia mbetet tek ata.


Lufta kundër virusit Korona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi, është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe politikën në vend e në botë. E në raste të tilla politika kërkon këshillën e ekspertëve. Por si bëhet kjo? Kanë kaluar “duartrokitjet” në ballkone për mjekët e infermierët për punën e tyre aq të rrezikshme. Vetëm në Itali ndërruan jetë 150 mjekë. Sigurisht që duhej duartrokitur dhe brohoritur për heronjtë. Por vetëm heronjtë nuk i mjaftojnë një shoqërie, të paktën një shoqërie mediatike. Ajo kërkon yje që i ngre lart, por edhe i rrëzon. Tek yjet e kësaj krize të Koronës janë renditur tani virologët.

Virologët, yje mediatike

Gjermania mund të jetë e kënaqur me studiuesit e saj dhe gazetarët shkencorë. Ata ofruan dije shkencore në gjuhë të thjeshtë për publikun, këshilla që i kuptonte kushdo, si larja e duarve, mënjanimi i turmave, ruajtja e distancës edhe në ambientin privat. Kështu ne u bëmë dëshmitarë të hulumtimeve në zhvillim e sipër, teza e hipoteza, deklarata konkurruese, përftim i dijes në kohë reale. Si përgjigja ndaj pyetjes, nëse duhet të mbahet maska apo jo, e cila kaloi në të kundërtën, fillimisht u tha jo, tani maskat janë me detyrim në publik. Virologët janë kthyer në yje të matur me rezonancën shkencore dhe prezencën mediatike. E kush do të zbulojë një vaksinë kundër virusit, qoftë në Bonn, Oxford, Paris apo Vuhan do të ngrihet nga yll në Mesian.


Që studiuesit kanë hyrë në këtë rol është përgjegjësi edhe e politikës. Qartësisht: Për ta zbatuar të pamendueshmen deri tek kufizimi i të drejtave bazë në shumë drejtime, politika, qeveria gjermane kërkoi edhe mbështetjen e këshillën e virologëve e ekspertëve të fushave të tjera. Por veprimi konkret, çështja e marrjes së vendimeve i mbetet politikës e vetëm politikës. Ekspertët japin ekspertizë. Mediat transportojnë informacione, japin rëndësi qëndrimeve të ndryshme. Por veprimi i mbetet në dorë politikës. Për këtë zgjidhen politikanët dhe kanë mandat për një kohë të caktuar.

Ekspertiza gjithnjë e më e rëndësishme

Në një botë gjithnjë e më të komplikuar ekspertiza është e rëndësishme dhe po bëhet më e rëndësishme. Instancat përkatëse për këtë ekzistojnë. Para 20 vitesh, kancelari Gerhard Schröder për shkak të pyetjeve kritike të biomjekësisë ngriti Këshillin Kombëtar të Etikës, nga i cili më vonë u krijua Këshilli Gjerman i Etikës. Pak pas marrjes së postit në vitin 2005, kancelarja Merkel e rivlerësoi Leopoldinën, Akademinë Kombëtare të Shkencave, jo edhe aq të njohur më parë. Dy shembuj nga dekadat e kaluara.

Sigurisht, tek përgjegjësia e politikës bëjnë pjesë edhe peshimet e rreziqeve të paparashikuara, vendime të hapura, veprim në perspektivë e me faza, si këto javë. Kjo nuk është shumë larg nga shkalla e gabueshmërisë së shkencës. Mund të konsiderohet si një nga momentet më mbresëlënëse të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, kur ai hapur më 22 prill në Bundestag bëri fjalë, se disa vendime të marra këto kohë më vonë mund t’i shohim edhe si të gabuara, e më vonë ndoshta mund të kërkojmë falje për to. Kjo është për t’u vlerësuar. Spahn foli për vete, jo për shkencën.

Vendimtare si vepron politika


Prandaj të gjitha deklaratat publike, edhe konkurrenca mes virologëve në luftë kundër pandemisë janë vetëm një aspekt i së tërës. Ata janë të rëndësishëm, por jo vendimmarrës. Këtë mund dhe duhet ta thotë politika në një shoqëri të tronditur nga themelet. Vendimtare është se si vepron politika, Bundestagu, parlamentet. Gjithnjë presidentët e Bundestagut në fillim të një legjislature kujtojnë rëndësinë e mandatmbajtësve. Ata e kanë përgjegjësinë tani. E në këtë pandemi akoma më shumë

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre



Shkruan: Elisa Hajrullahu, psikologe

Pandemia me të cilën po përballemi tash e disa muaj, ka filluar të konsiderohet si eksperimenti më i madh psikologjik i kryer ndonjëherë.


Gjendja nëpër të cilën po kalojmë ne dhe shoqëritë në mbarë botën, nuk është duke na infektuar vetëm fizikisht me virusin korona, porse është duke ndikuar dukshëm edhe në aspektin tonë mendor.

Në këtë shkrim do të shihni se si Covid-19, ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë negativisht në aspektin psikologjik pasi që ka ndërprerë në të njëjtën kohë shumë aktivitete tona të përditshme jetësore, siç janë: vijimi i mësimit në të gjitha nivelet, projektet personale dhe shoqërore, mirëqenien, punën dhe planet afatshkurtra dhe afatgjata, si pjesë përbërëse e shoqërisë.

Në rrethana normale mendja e qenies njerëzore është e kristalizuar, por pandemia bën që ajo të vuaj nga stresi, depresioni, frika, frustrimi, ankthi, apatia, ndjenja e vetmisë, izolimi social, etj. Për këtë procesi mendor do të vuaj më së shumti nga kjo situatë. Prandaj, individi në këto rrethana është vetëm si një figurë.


Duke e ngarkuar vetën me mendime të ndryshme negative dhe duke reduktuar emocionet pozitive, na shtynë drejtë mosmenaxhimit të mirë të situatës.

Studimet thonë se “emocionet negative dëmtojnë zemrën dhe rrisin nivelet hormonale”.

Këto dëmtime vazhdojnë edhe pas periudhës post-pandemike.

Tranzicioni nuk do të kalojë lehtë dhe do të lë gjurmë derisa psikika të rikthehet në gjendjen e mëparshme.


Ne, duhet kuptuar se çdo negativitet ka edhe anën pozitive, pse?, Ja ca shembuj që do ta kuptoni, edhe pse kjo nuk duhet të na bëjë neutral ndaj pandemisë.


Izolimi na kthen në rolin të cilin e kishim lënë anash për një kohë të gjatë, ku jeta dinamike gjatë ditëve normale na bënte që ta harrojmë përkujdesin ndaj vetës, fëmijëve dhe përkushtimi ndaj familjes.

Psikologët pranojnë që të izoluarit po zbulojnë aftësi të reja, krijimi i kontakteve të reja virtuale, punime artizanale, artistike, aktivitete fizike, që po ndikon drejtpërdrejtë ose tërthorazi që njerëzit motivohen të zbulojnë kënaqësi të reja.

Për menaxhimin e kësaj situate nga ana e fëmijëve, prindërit parësore duhet të kenë; vetë-reflektimin, të mendojnë për karakterin, influencën, motivin, përmirësim të aftësive sociale, emocionale, suksesin në detyrat dhe aktivitetet që kanë ndikim pozitiv në aspektin psikologjik.

E për të parandaluar absorbimin në sistemin nervor që krijohet nga pandemia ku e dëmton aspektin emocional nga faktorët e lartcekur, do të na duhej t’i kontrollojmë mendimet negative që mund të na vijnë në këtë kohë.

Pika e parë, në mënyrë që të reduktojmë faktorët negativë duhet kuptuar në vetvete dhe me optimizëm se jemi një hap para sepse kemi një sistem imunitar që mundet të luftojë në çdo moment me të panjohurat që mund të na sulmojnë.

Dhe me qetësi duhet ta pranojmë realitetin e kësaj situate duke filluar të kujdesemi së pari ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë. Mungesa e energjisë që reflektohet me frikë ndaj gjendjes së pasigurt, duhet të largohet për t’i liruar hapësirë produktivitetit, fleksibilitetit, aktivitetit dhe adaptimit që do të na mundësonte t’i rezistojmë më lehtë pandemisë.

Prandaj, ne duhet të jemi të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj nevojave unike të shëndetit tonë mendor dhe të atyre për të cilët kujdesemi dhe i duam.

Të qënurit me vetëdije të plotë rreth situatës nëpër të cilën po kalojmë, anët pozitive nuk na lejojnë që ta humbim entuziazmin për të ardhmen, shëndetit, të qenurit në jetë, pranë familjes dhe kujdesin ndaj shëndetit mendor i cili është parësor në jetën e individualiteti tonë.

Po ashtu, ky kujdes na mundëson që ta krijojmë një qetësi dhe siguri për t’i krijuar vetit relaks. Vetëm kështu mundemi të arrijmë kalimin e lehtë pandeminë Covid-19, siç njihet si mbreti i viruseve të deritashëm që janë shfaqur në këtë botë të cilën e jetojmë.

Ata që kanë frikë nga e kaluara e tyre edhe sot nuk i duhen Kosovës





Shkruan: Izmi Zeka

Vitet po ikin dhe Kosova po shihet më shumë se kur se ka nevojë për dënimin ose nxjerrjen e një ligji i cili dënon krimet e sistemit të kaluar dhe jo vetëm kaq por edhe përballjen me kryesit e veprave që kanë bërë akterë të ndryshëm gjatë sistemit të kaluar jugosllavë.


Tani për t’i ikur zhurmës ligji i lustracionit për pastrimin e figurave që janë futur në institucione kredibile i bënë mirë shtetit të Kosovës.

Nuk po kuptoj nga kush po frikohen kur të gjitha shtetet e Evropës e kanë bërë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata e kanë bërë për fëmijët e tyre, perspektivën shtetërore etj.


Duhet guxim politik dhe jo vetëm kaq, ne duhet të përballemi me të kaluarën tonë qoftë edhe kur është e dhimbshme.


Ikën 20 vjet dhe ne i tregojmë njëri-tjetrit histori të qena e të paqena prandaj ligji i lustracionit është shpëtim për mos degradimin e institucioneve tona, perspektivës tonë.

Gjithmonë do të ketë rezistencë në këtë segment por duhet të jemi të vetëdijshëm se mbi të gjithë është interes shteti i Kosovës.

Ato shtete të cilat kanë hezituar të futen në këtë përballje janë ballafaquar me probleme shtetërore dhe zhvillimi i tyre ka qenë i ngadalshëm për mos të thënë se politikat e tyre kanë ra ndesh me përpjekjet shtetëformuese dhe zhvillimore.

Ata që kanë frikë nga e kaluara e tyre edhe sot nuk i duhen shtetit të Kosovës

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...