Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/06

Kënga për Edi Ramën e ILir Metën që u fshi nga interneti 24 orë pas lançimit


Shkencëtarët belgë shpjegojnë pse në Ballkan dhe Skandinavi kishte më pak viktima nga Covid-19

Studiuesit në Universitetin e Gentit në Belgjikë besojnë se ndryshimet gjenetike midis banorëve mund të shpjegojnë pse diferencën e vdekjeve  nga vendi në vend nga COVID-19.

 Shkencëtarët belgë shpjegojnë pse në Ballkan dhe Skandinavi kishte më pak viktima nga Covid-19

Sipas mendimit të tyre, kjo mund të shpjegojë pse vendet skandinave ose ato të Europës Lindore janë më pak të prekura se vendet e tjera, raporton gazeta belge La Libre.


Gazeta tregon se në vendet skandinave numri i vdekjeve nga koronavirusi është shumë më i ulët se mesatarja, e po ashtu dhe në vendet e Ballkanit numri i vdekjeve është relativisht i ulët.


Virusi koronar, nga ana tjetër, ka goditur me forcë Italinë veriore, Spanjën dhe Nju Jorkun.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ashpërsia e pandemisë ndikohet nga karakteristika të caktuara gjenetike.

Variante të shumëfishta të të njëjtit gjen

Ata gjetën një lidhje midis gjenit ACE1 dhe zhvillimit të virusit koronar dhe arritën në përfundimin se sa më shumë njerëz në një vend kanë polimorfizmin D të atij gjeni, aq më pak vdekje ka nga sëmundja COVID-19 në atë vend.

Polimorfizmi është shfaqja e varianteve të shumta të të njëjtit gjen brenda një popullate të vetme.

Joris Delanghe

Prof. Joris Delanghe (MD, PhD)

Clinical biologist (UZ Gent)
Full professor Clinical Chemistry (Faculty of Medicine and Health Sciences, UGent

“Sa më tej shkojmë në Evropë, në lindje, aq më e zakonshme është polimorfizmi DE ACE1”, shpjegoi Prof.dr. Joris Delanghe, që gjithashtu tregoi se ashpërsia e epidemisë po shihet duke zbritur nga Evropa Perëndimore në atë Qendrore dhe Lindore.

Shkencëtarët vlerësojnë se deri në 41 përqind të ndryshimeve në ashpërsinë e një pandemie në vendet e veçanta mund të shpjegohen nga incidenca e polimorfizmit.





Prof. Dr. Joris DelangheDept of clinical chemistry
Ghent University
De Pintelaan 185 (2P8)
B 9000 Gent
Belgium
Phone: +32 93322956
Fax: +32 93324985
Website: www.rbslm.be

Profesoresha Lucy Yardley, nga Universiteti i Bristolit, i tha BBC-së se provat tregojnë që “ngarkesa virale” luan një rol të rëndësishëm në mënyrën e sëmundjes.


Profesoresha Lucy Yardley, nga Universiteti i Bristolit ,shpjegon , pse kaq shumë punonjës të kujdesit shëndetësor – të cilët janë në kontakt me pacientët e sëmurë rëndë më Covid 19  –janë bërë viktima të epidemisë.

 Habit shkencëtarja: Ja si llogaritet se kush sëmuret më rëndë nga koronavirusi

Një ngarkesë e madhe virale i jep fuqi sëmundjes që në fillim, argumenton ajo, ndërsa rrit nga ana tjetër rrezikun që sistemi imunitar i një pacienti të mbingarkohet në betejën e tij kundër COVID-19.

Kjo do të thotë me pak fjalë, sipas Yardley, se dikush që është infektuar në mënyrë indirekte, për shembull duke prekur një dorezë dere, mund të përfundojë me simptoma më të butë sesa dikush që goditet nga kolla e spërklat e një personi të infektuar.

Ekspertja paralajmëroi se virusi mund të jetë më vdekjeprurës nëse përhapet në mes të familjarëve që ndodhen në të njëjtën shtëpi për shkak të kontakteve të ngushta e të zgjatura mes tyre.

Dasmat dhe COVID-i 19-të.


A do t’ju kthehen paratë që kanë paguar kosovarët për rezervimin e dasmave?
A do t’ju kthehen paratë që kanë paguar kosovarët për rezervimin e dasmave?

Pas paralajmërimeve se këtë verë mund të mos ketë organizime të dasmave e ahengjeve të tjera familjare, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, shumë qytetarë janë shprehur të shqetësuar pasi tashmë kanë rezervuar restorantet dhe kanë paguar avanc, për dasmat e tyre ose ahengjet të ndryshme familjare.

Ata kanë paguar shuma nga më të ndryshme avanc nëpër restorante e hotele të Kosovës , por që nuk dihet nëse do t’i marrin mbrapsht ato para nëse merret vendim për anulimin e dasmave dhe ahengjeve.

Një qytetar ka thënë për lajmi.net se i kanë paguar 500 euro avanc për dasmën të cilën kanë menduar ta mbajnë në korrik.


Mirëpo, ai thotë se nuk e di nëse do t’i marrin përsëri paratë që i kanë paguar, nëse nuk mund ta mbajnë dasmën. Madje thotë se ka person që kanë paguar edhe nga mbi 1 mijë euro avancë.

“I kemi paguar 500 euro në momentin kur e kemi rezervuar dasmën për në korrik. Kam dëgjuar se kjo shumë caktohet varësisht nga shuma totale për rezervimin e sallës, si dhe varet edhe nga vlera e menysë. Nëse nuk mund ta mbajmë dasmën, nuk e di nëse do t’i marrim përsëri paratë. E di qe ka persona të tjerë që kanë paguar edhe nga mbi 1 mijë euro”, ka thënë D.Sh, qytetar nga Prishtina për lajmi.net.


Mirëpo Visar Demolli, nga shoqata e Hotelierëve të Kosovës thotë se në bazë të marrëveshjes mes pronarëve të restoranteve ose hoteleve dhe dasmagjive, ose shtyhet data ose atyre ju kthehet avanci.

“Ne sot në ora 12 ishim në takim me zëvendësministrin e Tregtisë dhe nuk qëndron ajo që është deklaruar nga ministri Vitia, është keqinterpretuar ajo deklaratë, qysh e argumentojë zëvendës ministri. Nuk ka vendim që të mos mbahen dasmat këtë vit. Pra, nuk ka vendim përfundimtar. Këtu po shifet që mundësia shumë e mirë është që edhe ne te jemi në fazën e tret, pra që fillon me me 2 qershor. Krejt varet prej neve se çfarë masa kemi me marrë si pronar, si hotelier, si pronar restoranteve e të tjera çka lidhen direkt me neve. Kështu që për këta muajt prill, maj, qershor çka janë. Këto sigurt që kanë bërë marrëveshje pronarët e restorante direkt me dasmagjit. Kanë bërë marrëveshje ose për shtyrje e datës ose për ose ju ka kthyer avanci ose kapari”

Ai është i bindur se sezoni i dasmave do të fillojë me 1 korrik

“Po normal që i kthejnë besojë që i kthejnë ato se nuk ka asgjë të keqe aty. Po ne po shpresojmë se s’ka me ndodh ajo hiç. Nga 1 korriku jemi të sigurt dhe jemi optimist që kanë me fillu dasmat. Po me masa qysh i parashohim ne dhe kjo varet edhe prej IKSHPK-së”, ka thënë Demolli.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, ka marrë vendim për lehtësimin e masave në tri faza. Faza 1 nga 4 maj deri 18 maj, faza 2 18 maj deri me 2 qershor dhe faza 3 nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

https://www.kosova-sot.info/lajme/463439/a-do-tju-kthehen-parate-qe-kane-paguar-kosovaret-per-rezervimin-e-dasmave/

Mikrobiologu kosovar prof.dr. Lul Raka viziton policinë e Kosovës, pritet nga drejtori Rashit Qalaj


Lul Raka viziton policinë e Kosovës, pritet nga drejtori Rashit Qalaj

Mikrobiologu  Prof.Dr.Lul Raka sot ka vizituar Policinë e Kosovës ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i PK’së, Rashit Qalaj.

Nga Policia kanë bërë teë ditur përmes një komunikate për media se kjo vizitë punë u realizua në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të PK’së dhe institucioneve shëndetësore.

“Sot, në Policinë e Kosovës ishte për vizitë zyrtare Dr. Lul Raka, përgjegjës i komponentës së parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve në kuadër të “Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit për COVID-19”, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-se z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtor nga Departamente të ndryshme policore, përfshirë Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të PK-së dhe ICITAP-in Amerikan.


Kjo vizitë pune në Policinë e Kosovës, u realizua në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët si dhe për koordinimin e mëtejmë të aktiviteteve në mes të PK-së dhe institucioneve shëndetësore. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth sfidave të përbashkëta të përballjes me pandeminë COVID-19”, shkruhet në njoftim.

Analisti politik, doktor Hysni Aliu: Qeveria LDK,AAK, NISMA dhe LISTA SERBE nuk duhet të lejohet, sepse do të ishte 100% antikushtetuese dhe antishqiptare!

Image


Dr. Aliu : Qeveria LDK,AAK, NISMA dhe LISTA SERBE nuk duhet të lejohet, sepse do të ishte 100% antikushtetuese dhe antishqiptare!

Disa komandantë të luftës po kthehen te okupuesi e dhunuesi serb , ekzaktë sikurse psikologjia e jep. 

Por unë besojë që Kosova do të fitojë betejën me krimin , dhe ky dekret do të shpallet antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. 

Kosova duhet të shkon në zgjedhje të reja që populli të thotë fjalën e vet sërish në mbrojtje të demokracisë ...



Analisti politik, doktor Hysni Aliu, duke qenë optimistë në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit të Kosovës, me të cilin është mandatar në kundërshtim me Kushtetutën LDK-ja dhe kandidati i saj Avdullah Hoti për ta bërë Qeverinë e re të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, thotë se Gjykata kushtetuese ka bazë të mjaftueshme që ta anulon dekretin e kontestuar nga LVV. 

Aq me tepër, sipas Aliut, një qeveri e tillë nuk duhet lejuar të formohet pasi që duke qenë në kundërshtim me Kushtetutën, do të jetë edhe e varur tërësisht nga Lista serbe dhe politika destruktive e Beogradit.



-Rrëzimi i qeverise Kurti, e para në historinë e Kosovës me një kryeministër dhe ministra të pa korruptuar , ka qenë një gjë tronditëse për qytetarët e Kosovës. 

Popullit ju shtua edhe një ankth i panevojshëm, përveç ankthit si rrjedhojë e koronavirusit. 

Rrëzimi i Qeverisë Kurti, tregoj që sa e fortë është nëntoka e dirigjuar plotësisht nga Serbia nëpërmes të partive robëruese politike shqiptare LDK AAK NISMA AKR E PDK, të cilat kanë një addiksion në Serbinë dhe Listën Serbe. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e dekretit të Presidentit ka qenë një lajm tepër i mire për gjithë popullin. 

Ky lajm, ka lehtësuar dhimbjen çdo njeriu që gjykon arsyeshëm. Është një rregull fatkeqe në psikologji, ku, njeriu që ka qenë viktimë e dhunës dhe terrorit, çuditërisht dhe fatkeqësisht i kthehet dhunuesit dhe terrorizuesit, duke vazhduar të jetë pa vetëdije në shërbim të tij. 

Këtë po e bëjnë partitë e lartë përmendura, së bashku me Presidentin, të cilët nuk po ia dalin kurrsesi të largohen nga pushtuesit serb, të cilët nga pushtimi fizik, kaluan në një pushtues psikologjik, duke zotëruar çdo veprim dhe gjithë qenien njerëzore të këtyre udhëheqësve kosovare. 

Nëse ata befasohen nga kjo që po them, le të më tregojnë pra , se për çfarë arsyeje qenka më e mirë një qeveri që është plotësisht e varur nga Lista Serbe e si rrjedhojë logjike nga Beogradi, në krahasim me një qeveri që po këta addikta e rrëzuan, dhe e cila ishte plotësisht e pa varur nga Lista Serbe, dhe nga Beogradi, qeveri e pa korruptuar e si rrjedhojë e pa shantazhueshme. A po e kuptojnë këta udhëheqës të këtyre partive që e kanë turpëruar luftën e tyre dhe gjakun e dëshmorëve, shumë prej të cilëve janë edhe nga familjet e tyre. 

A po e kuptojnë që me veprimet e tyre po shkaktojnë ankth , humbje të gjumit e stres të pa masë tek njerëzit sepse kjo që po bëjnë është dhunim i vullnetit të tyre të shprehur me votën e 6 tetorit dhunim për së dyti nga pushtuesi serb që po realizohet nëpërmes tyre.

A po e kuptojnë këta udhëheqës partiak, se sa fyese është për ne, kur po na drejtohen me thënien " të dashur qytetar" , ashtu siç na u drejtohej Millosheviqi me "dragi gragjani" e pas kësaj bënte çdo gjë të keqe ndaj këtij populli”, thotë Hysni Aliu


Madje ai pyet se si mundesh ti drejtohesh një populli me " i dashur qytetar" ndërsa në anën tjetër të bësh koalicion me Serbinë gjenocidale.


“Ju lutem, mos na fyeni, së paku fyerjen nuk ua kemi borxh! Sipas mendimit tim, qeveria LDK AAK NISMA Lista serbe , nuk duhet të lejohet, pikërisht nga Gjykata Kushtetuese sepse ajo do të ishte antikushtetuese, një precedan i tmerrshëm për të ardhmen, por do ishte edhe një qeveri 100% e varur nga Lista Serbe dhe Serbia, si rrjedhojë antishqiptare. 

Pa marr parasysh, verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, formimi i asaj qeverie do ishte plotësisht nën mëshirën e Listës Serbe dhe Beogradit, sepse edhe një votë e vetme e tyre do jetë përcaktuese për atë qeveri, e dhimbshme apo jo, për disa komandantë të luftës që po kthehen te okupuesi dhe dhunuesi, ekzakt sikurse psikologjia e jep. 

Një qeveri LDK AAK NISMA Lista serbe, do i shërbente mbijetesës së krimit të organizuar, do ja mundësonte presidentit Thaçi edhe një mandat tjetër, por do ta bënte edhe të pamundshëm heqjen e regjimit të vizave nga BE ja, si pasoj e frikës për eksod të popullit, si rrjedhojë e dëshpërimit në qeverinë pro serbe.

 Kjo qeveri do ta largonte reciprocitetin e pjesshëm dhe do të detyrohej të bënte lëshime tjera ndaj Serbisë, sepse çdo ditë e kësaj qeverie do të varej nga Lista Serbe dhe Beogradi, pra kur do të donin ata do ta rrëzonin. 

Të mbeturit jashtë i PDK së, tregon që kjo qeveri nuk do formohej për të përmbushur ndonjë dëshirë të Grenellit, por për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin dhe si rrjedhoje do ti shërben vetëm Serbisë. 

Unë besoj shumë që Kosova do fitoj në këtë betejë me krimin, dhe ky dekret do të shpallet antikushtetues nga Gjykata kushtetuese, përndryshe, ditë të errëta e presin Kosovën. Definitivisht, Kosova duhet të shkon në zgjedhje të reja, në mënyrë që populli ta thotë fjalën e vet sërish. 

Mos të harrojmë, në Kosovë, tani është duke u mbrojtur rendi demokratik Evropian e më gjerë. Kjo e bënë edhe më të fortë bindjen time që e keqja do mposhtet”, thotë analisti politik doktor Hysni Aliu.

(Kosova Sot Online)

CIKËL POETIK NGA ELMA HYSA



SYTE E TU!



hena del e zemerohet
Sa here ti del ne dere
Syte e tu ngjyre kafe
Rrezatojn e ndrijne si diell
Nata ze dhe largohet
Hena hesht ndihet e mjere
Syri yt drite plote
S'njeh asnjehere terr
Syri yt qellon mbi mua .
Sy e mendje mi merr
Zemra rreh ne kraharuar
Shpirti gati sa s'me del
me fut ne nje bote tjeter
Kur diell dhe hena behen nje
Kur erresira bashkohet me driten
Ku dhe jeta flet nen ze
Ku syte e tu , syt e tu
Fleksin ,fleksin mbi erresir ,
Aty ku zemrat tone
Ndihen mjafte mire.


PRANVERE

Ti zgjodhe të ikësh në pranverë,
kur qielli ishte më i bukur se kurrë,
kur bari lulëzonte tej e tej,
kur toka avullonte pak më shumë.
Në prag të kësaj pranvere të sapo ardhur,
ti u largove, befas, pa shkak,
Pranvera e trishtuar, ndali lulëzimin,
Zogjtë këngën e ndalën për pak.

FOTOGRAFIA


Hapa albumin e fotografive te mia
Castet e bukura sodisja
Kujtimet rridhnin pale -pale
Neper to vitet e mia
Si shatervan kujtimet rridhnin
Rridhnin qe nga femijeria
Rridhnin e gjurme linin
Gjurmet e viteve te mia
Floket me jane rritur
Rritur zbukuruar
Krehur e leshuar
Here gershetuar
Eh ! Si ikin vitet
Ikin s’kthehen me
Femija ndryshon rritet
S’njihet dot me
Sa doja te isha si ne fotografi
Koha s’kthehet mbase s’behem dot femije.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...