Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/08

NGA FLORI BRUQI : GJENOCIDI SERB DHE "NDARJA" E kOSOVËS ?!



Hashim Thaçi :Nuk duhet të frikësohet askush, aq më pak kur dihet saktësisht se do të jetë kjo një marrëveshje që bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovë


Teza për ndarjen e Kosovës ka prodhuar një debat të ashpër edhe mes vetë amerikanëve. Pas vizitës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, analisti dhe profesori amerikan, Edward Joseph e ka cilësuar këtë takim si një dakordësi për ndarjen e Kosovës.

“Qëllimi i vërtetë i Grenell, Vuçiçit dhe Thaçit ishte të arrihet marrëveshja. Dhe unë besoj se bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje apo të ngjashme për të cilën ishin dakordësuar gjatë mandatit të Mogherinit. Dhe kjo nënkupton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej shkëmbimi i territoreve, por në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse nuk e dimë se sa territor të Serbisë do të përfitonte Kosova. Sipas të gjitha gjasave diçka minimale”, ka thënë Edward Joseph .

Por, menjëherë pas kësaj deklarate reagoi i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke i quajtur të pavërteta pretendimet e  Edward  Joseph-it.

Sipas tij, asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës të paktën në Shtëpinë e Bardhë apo kur ai ka qenë prezent. Gjithashtu edhe presidenti Thaçi e cilësoi një trillim deklaratën e profesorit Joseph.
Albin Kurti flet për "The Guardian"/ Grenell nxiti puçin kundër ...



“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me lehtësi krijojnë planet e tyre të trillimeve (shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të bëjnë një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e planeve dhe lajmeve të rreme nuk do të ndihmojë këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Me gjithë reagimet e Grenellit dhe Thaçit, Joseph ka vijuar të mbrojë qëndrimin e tij duke thënë se duke iu referuar të kaluarës, marrëveshjet e drejta në Ballkan kanë funksionuar, ndërsa marrëveshjet që flasin për territore nuk kanë funksionuar asnjëherë ndërsa mori si shembull marrëveshjen e Dejtonit.

Kurti zbardh dy takimet me Grenell: Për tu përshëndetur deklarimi ...
“Kjo është ajo që kemi mësuar. Marrëveshjet e Ballkanit të bazuara në të drejta, si ajo e Prespës dhe Ohrit, funksionojnë ; ato të bazuara në territore si e Dejtonit, nuk funksionojnë. Kosova dhe Serbia mund ta kenë një marrëveshje që funksionon. Krejt çka duhet është lidership”, ka shkruar ai.


Here is what we’ve learned: Balkan agreements based on rights, like and , work; agreements based on territory, like , don’t. and can have an agreement that works. All it takes is leadership. @RichardGrenell @HashimThaciRKS @avucic


Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç 3 muaj më parë zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë nën prezencën e të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell. Pas këtij takimi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh për mediat se do të arrihet një marrëveshje, por e bazuar gjithnjë në Kushtetutën e Kosovës.
Albin Kurti ka të drejtë', Grenell, Kadri - Syri | Lajmi i fundit
“Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e aprovuar në Kuvendin e Kosovës, në tavolinën e bisedimeve. Kjo është një punë nacionale askush nuk ka nevojë t’i frikësohet prezencës në tavolinë, derisa aty e pranishme është SHBA-ja. Nuk duhet të frikësohet askush, aq më pak kur dihet saktësisht se do të jetë kjo një marrëveshje që bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh  Hashim Thaçi në konferencë.
Gazeta Metro – Si gënjeu publikisht Albin Kurti për telefonatën me ...
Por, pretendimi i analistit amerikan Joseph duket se ua kthyer planet përmbys, ndërsa nuk dihet nëse SHBA ka dhënë pëlqimin për ndarjen e Kosovës që mund të çojë në një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit apo mbetet vetëm një spekulim.


Kanë kaluar 21 vjet që kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova dhe 12 vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap për të vlerësuar siç duhet koston e dëmeve të shkaktuara nga fushata ushtarake e Serbisë gjatë luftës së viteve 1998-1999 ose për t’u përpjekur ta detyrojnë shtetin serb të paguajë dëmshpërblime.


US Burns Credibility in Grenell Quest for Foreign Policy Win, as ...


Kostoja e përgjithshme është vlerësuar nga ekspertë ekonomikë nga Kosova dhe arrin në 22 miliardë euro, por detajet ende nuk janë vërtetuar siç duhet nga autoritetet e Kosovës, të cilët gjithashtu nuk kanë ndërmarrë ende ndonjë hap domethënës drejt kërkimit të dëmshpërblimeve.


Ndërkohë, në një zyrë juridike në Skenderaj, Kosovë, dy avokatë janë përpjekur për më shumë se një dekadë të ndihmojnë për kompensime individët që vuajtën gjatë luftës. 



Jahir Bejta (Foto: Dardan Hoti) 


Jahir Bejta, 70 vjeç, dhe Kadri Osaj, 54 vjeç, të cilët drejtojnë një OJQ të quajtur “Ngritja e Zërit”, e nisën betejën e tyre për drejtësi në 2008.

“Ngritja e Zërit” mbledh dhe klasifikon prova në mbështetje të pretendimeve për dëme që rezultuan nga lufta e Kosovës.

Pa ndonjë mbështetje financiare nga shteti, Bejta dhe Osaj kanë ndihmuar qytetarë të zakonshëm të Kosovës të përgatisin padi dhe nuk kanë pranuar të heqin dorë pavarësisht se çdo çështje që ata kanë përgatitur deri më tani është hedhur poshtë nga gjykatat në vend.

“U lamë në mëshirë të Zotit”


Në zyrën e  Jahir Bejtës dhe  Kadri Osajt është çështja e familjes Sejdiu nga fshati Qirez në komunën e Skenderajt të Kosovës. Familja ka kërkuar drejtësi për dhjetë vjet për vuajtjet që u shkaktoi shteti serb gjatë luftës.

Hamdi Sejdiu, tani 66 vjeç, u plagos nga trupat serbe më 28 shkurt 1998, në masakrën e Qirezit dhe Likoshanit, në të cilën u vranë 24 civilë.




Familja Bugujevci para luftës, me Saranda Bugujevcin në qendër. Foto kortezi e Saranda Bugujevci.


Sejdiu tha se ai dhe fshatarët e tjerë ishin të detyruar të shtriheshin para një tanku serb, ndërsa të tjerë ishin vrarë.

“Njëzet e një nga ne u shtrinë para tankut. Ata më goditën me thikë dhe më thyen pesë dhëmbë atë ditë. Unë mbijetova me vetëm këto lëndime, por ndenjëm shtrirë para atij tanku derisa masakra në Qirez mbaroi. Katër vëllezërit e mi u vranë atje”, kujtoi Sejdiu.

Dy nga vëllezërit e tij, Bedriu dhe Bekimi, ishin binjakë, të dy studentë që kishin mbaruar studimet vetëm një ditë para se të merreshin peng dhe të vriteshin.



Tym nga shtëpitë që digjen në fshatin Seqishtë, Kosovë, i qëlluar nga tanket serbe në mars 1999.
 Foto: EPA/LOUISA GOULIAMAKI.

“Pas kësaj, shumë prej nesh u mbajtën peng për dy muaj. Pas kësaj u liruam, nuk u vramë, por ata na rrahën dhe na torturuan. U lamë në mëshirë të Zotit. Gjatë këtyre dy muajve si i burgosur lufte, isha i vetëm, pa asnjë të afërm tjetër”, vazhdoi Sejdiu.

Pas lirimit të tij, Sejdiu u ribashkua me familjen e tij dhe në muajt që pasuan, ata u endën nga një qytet në një tjetër, duke u përpjekur të gjenin strehë dhe të shpëtonin nga dhuna dhe vrasjet që po ndodhnin në të gjithë Kosovën. Më 18 qershor 1999, pasi lufta mbaroi dhe forcat e Sllobodan Millosheviçit u tërhoqën nga Kosova, ai u kthye në Skënderaj me familjen e tij.

Disa vjet më pas, Sejdiu filloi të mblidhte dokumentet e nevojshme për të kërkuar kompensim nga Serbia.

“E gjithë prona që kisha në Qirez ishte dëmtuar, djegur dhe shkatërruar. Duke nisur nga shtëpia, veglat, hambari dhe gjithçka tjetër”, tha Sejdiu, i cili tani jeton me një pension mujor prej 120 eurosh që merr nga shteti.

Ja numri i të vrarëve në Kosovë për dy vjet - Lajmet e fundit - Zëri


Megjithatë, ai beson se një vite do të vendoset drejtësi dhe se Serbia do të paguajë për dëmet që ajo shkaktoi në Kosovë gjatë luftës.

Natasha Kandiq: ″I kam parë vetë krimet serbe″ | Ballkani | DW ...



“Duke marrë parasysh ligjet ndërkombëtare, do të prisja që Serbia të paguajë për këto dëme, por përsa i takon institucioneve, Gjykata Kushtetuese e Kosovës na ka refuzuar tre herë tashmë”, tha ai.

Çështjet e Bejtës dhe Osajt gjithmonë janë refuzuar nga gjykatat e shkallës së parë me arsyetimin se institucionet gjyqësore të Kosovës nuk kanë fuqi për të sjellë në gjykatë një shtet tjetër. Kur çështjet e tyre refuzohen, të dy avokatët apelojnë në gjykatën e apelit dhe paraqesin kërkesa për vlerësime të ligjshmërisë së çështjes së tyre në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese gjithmonë është përgjigjur negativisht ndaj këtyre kërkesave, megjithatë, “në vend që të marrë një vendim dhe të vërtetojë faktin se kushtetutshmëria është shkelur, ajo justifikon vendimet e mëparshme nga gjykata e shkallës së parë”, tha Bejta.

Në luftën e Kosovës u vranë 8 mijë e 693 shqiptarë - Lajmet e ...


Kjo ka bërë që Bejta dhe Osaj të akuzojnë institucionet e Kosovës se nuk kanë vullnet të ndihmojnë në procesin e kërkimit të dëmshpërblimeve nga Serbia.

Ata gjithashtu argumentojnë se pretendimi se institucionet gjyqësore të Kosovës nuk kanë fuqi për të sjellë një shtet tjetër në gjykatë është i pasaktë dhe këmbëngulin se Ligji për Procedurën Kontestimore i Kosovës ofron një bazë ligjore për të paditur shtetin e Serbisë në gjykatat e Kosovës.

Kush është serbi që Prokuroria Speciale i ngriti aktakuzë për ...
Ata sugjerojnë se një thirrje ligjore mund të dërgohet në Serbi përmes oficerit ndërlidhës të Beogradit në misionin e BE-së në Prishtinë. “Ligji parashikon se mund ta çoni një shtet në gjykatë, por ata duhet të informohen se po paditen”, tha Osaj,shkruan gazetari Dardan Hoti.

Viti 1998, tmerri dhe vuajtjet që shpejtë u harruan: Kosova në ...


“Serbia e pranoi fajin”

Dëshmitarët po vdesin, rrezikohet ndriçimi i krimeve të luftës në ...
Për Saranda Bogujevci, një e mbijetuar nga një masakër nga paraushtarakët serbë në fshatin Podujevë më 28 mars 1999, paratë nuk mund ta kompensojnë kurrë atë për dhimbjen që ajo po vuan ende për humbjen e të afërmve të saj që u vranë atë ditë.

Bogujevci humbi nënën e saj, gjyshen dhe dy vëllezërit më të vegjël, si dhe gruan dhe vajzën e xhaxhait të saj. Përkundër kësaj, ajo pati guximin të udhëtonte në kryeqytetin serb Beograd për të dëshmuar për krimet. Gjykata Themelore e Beogradit i dha familjes së saj 200,000 euro kompensim.

Tre ish-oficerë serbë akuzohen për krime lufte në Kosovë - DİĞER ...
Gjyqi filloi në vitin 2003, kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe. Ajo kujton se si, në fund të dëshmisë së saj, u pyet nëse dëshironte të vazhdonte çështjen gjyqësore për kompensim.

“Kur ata më bënë këtë pyetje, ishte shumë ofenduese për mua. Mbaj mend që u revoltova shumë”, tha tha Bogujevci, e cila tani është deputete për partinë Vetëvendosja.

Ajo tha se e kuptoi vetëm më vonë rëndësinë e vendimit të gjykatës, pasi Serbia në vitin 2007 burgosi ​​pesë anëtarë të njësisë “Akrepat”, e cila funksiononte si pjesë e Ministrisë së Brendshme serbe, për rolin e tyre në sulmin vdekjeprurës në Podujevë.

Aktakuzë ndaj policit serb për krime lufte në Kosovë


Familjarët e 14 grave dhe fëmijëve të vrarë nga luftëtarët e “Akrepave” ngritën një padi kundër Serbisë për kompensim dhe e fituan çështjen e tyre në vitin 2016 – e para e këtij lloji, sipas OJQ-së Fondi për të Drejtën Humanitare me qendër në Beograd.

“Unë isha shumë e re dhe nuk e kuptoja se çfarë nënkuptonte i gjithë ky proces. Çështja e familjes sonë është e para në të cilën shteti serb mori një vendim për të dhënë dëmshpërblime, që do të thotë se ata e pranuan fajin për krimet e luftës të kryera prej tyre”, tha Bogujevci.

Është përgjegjës për 1400 vrasje, Dikoviq kërkon përmendore në ...

Detyrimi i shtetit serb për të ofruar kompensim për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe shkeljet ndërkombëtare humanitare, që rrjedh nga konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që Serbia ka ratifikuar, do të thotë se shteti është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga trupat e tij.

Në Serbi, ekzistojnë tre mekanizma që viktimat mund t’i përdorin për të kërkuar kompensim.

Ekskluzive:Ja çka shkruan gazeta amerikane për Fetah Rudin dhe ...


Fillimisht, ka procedura përmes të cilave njerëzit mund të fitojnë statusin e një viktimë civile të luftës, status i cili garanton përfitime të caktuara – edhe pse Serbia nuk e përkufizon luftën e Kosovës të viteve 1998-1999 si luftë, por si një konflikt të brendshëm të armatosur brenda Jugosllavisë.


Së dyti, paditë civile që mund të paraqiten për të kërkuar kompensim nga shteti serb.

Dhe në fund, ekziston një mekanizëm gjyqësor për të ushtruar të drejtën për dëmshpërblime. Ky mekanizëm aktivizohet duke paraqitur një kërkesë për dëmshpërblim ndërsa një proces penal është në vazhdim e sipër, por duke qenë se Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi u themelua në vitin 2003, kjo nuk është përdorur asnjëherë.

VRASJA E 45 SHQIPTARËVE NË REÇAK/ Masakra që ndryshoi historië e ...

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, qindra kërkesa individuale për kompensim janë ngritur si padi civile kundër Serbisë, qoftë përmes FDH-së ose duke përdorur avokatë privatë.

“Prej vitit 2000 e deri më tani, FDH ka përfaqësuar mbi 1,000 viktima të krimeve të luftës, torturës, ndalimit të paligjshëm, rekrutimit të detyruar dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut të kryera nga forcat serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Kosovë në aktakuza kundër shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës”, tha Meris Musanovic, një analist ligjor në FDH.

Nga këto raste, midis vitit 2006 dhe 2010, FDH ngriti 52 padi kundër Serbisë, duke kërkuar kompensim për 188 viktima të luftës në Kosovë.
pashtriku - krimet - sheradin berisha: dhunimi i femrave gjatË ...
“Kostoja e dëmeve të luftës në Kosovë arrin në 22 miliardë euro”


Muhamet Mustafa, një këshilltar në Institutin Riinvest në Prishtinë, ishte koordinatori i ekipit të çështjeve ekonomike të delegacionit të Kosovës në negociatat mbi statusin e saj përfundimtar në Vjenë në mesin e viteve 2000.

“Ekipi i ekspertëve që unë udhëhiqja në atë kohë bëri një vlerësim të dëmeve të luftës në sektorë të ndryshëm dhe kjo kosto arriti mbi 22 miliardë euro”, tha Mustafa.

Shuma përfshin dëmtimin e pronave, të mirat e vjedhura, humbja e kursimeve dhe pensioneve dhe kostot të tjera në buxhetin e Kosovës, shpjegoi ai.

Mustafa u shpreh se nëse marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës do të normalizohen, Serbia duhet të pajtohet të paguajë kompensimin.


Operacioni i fshehjes së trupave të 941 shqiptarëve”/ Në Beograd ...


“Tani sigurisht për të vendosur pajtimin dhe për të parë që Serbia dëshiron vërtet të lërë pas politikat e Sllobodan Millosheviçit, ajo duhet të jetë e gatshme të shlyejë llogaritë dhe të kompensojë dëmet ekonomike të pronës private dhe dëmet e tjera të shkaktuara në Kosovë përmes qeverisjes së saj dhe luftës për shfarosje që zhvilloi kundër shqiptarëve të Kosovës”, tha ai.

“Shansi i fundit për të rënë dakord për dëmshpërblimet”


Furtuna Sheremeti, e cila është duke punuar për doktoraturën në lidhje me krimet e shtetit dhe kompensimin në KU Leuven, një universitet në Belgjikë, dhe është gjithashtu një profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, tha se komuniteti ndërkombëtar është përpjekur të ndihmojë në dokumentimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës duke krijuar dhe financuar agjenci dhe gjykata ndërkombëtare.

Kontraktnikët - mercenarët rusë në luftën e Kosovës: Bënë krime ...


Por, përkundër kësaj, Sheremeti tha se deri më tani është bërë shumë pak në çfarëdolloj niveli – ndërkombëtar, rajonal apo vendor – për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga krimet shtetërore dhe për të kuptuar më shumë rreth dëmshpërblimeve të nevojshme për viktimat.

Ajo gjithashtu tha se raundi i fundit i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ishte momenti i fundit për t’u përqendruar te dëmshpërblimet gjatë bisedimeve në Bruksel.

Megjithatë, ajo paralajmëroi që institucionet shtetërore të Kosovës nuk janë të gati të kërkojnë dëmshpërblim nga Serbia sepse “një padi e mirëfilltë duhet të mbledhë të dhëna të sakta dhe origjinale, gjë e cila nuk po bëhet nga zyra e presidentit ose kryeministrit, as nga ndonjë institucion shtetëror në Kosovë ”.

Heidi Matthews, asistent profesoreshë dhe bashkë-drejtuese në Qendrën Jack dhe Mae Nathanson për të Drejtat Transnacionale të Njeriut, Krimin dhe Sigurinë në Universitetin York në Kanada, tha ndërkohë se nëse Kosova kërkon dëmshpërblime gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia mund të kërkojë diçka tjetër në këmbim.

“Kosova dhe Serbia aktualisht po negociojnë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë si një shtet i pavarur politik dhe sovran. Është e arsyeshme që në këto kushte Serbia mund t’i kërkojë Kosovës që të minimizojë kërkesat për dëmshpërblim në këmbim të njohjes nga ana e Serbisë”, sugjeroi Matthews.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, propozoi në vitin 2016 që të ngrihej një padi për gjenocid kundër Serbisë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por ekspertët paralajmëruan në atë kohë që kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë sepse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, e cila është një detyrim që të mund të ngresh një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

GJND-ja gjithashtu nuk ka juridiksion të detyrueshëm, që do të thotë se mund ta dëgjojë një çështje vetëm nëse si paditësi ashtu edhe i akuzuari pajtohen. Kjo do të nënkuptonte që Serbia do të duhej të ishte dakord me këtë, që me siguri nuk do të ndodhte.

Matthews sugjeroi megjithatë që “lejimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të ketë juridiksion mbi çështjen e dëmshpërblimeve shtetërore mund të përmirësojë qëndrimin e Serbisë me shtetet anëtare të BE-së ndërsa Serbia punon drejt pranimit të saj në BE”.

“Është një çështje politike nëse përdorimi i ligjit ndërkombëtar për të zgjidhur problemin e dëmshpërblimit sot do të ishte në interes të Serbisë”, shtoi ajo.

Tema e dëmshpërblimeve ende nuk është diskutuar gjatë negociatave të ndërmjetësuara nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

Ish-ministrja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri, i cili drejtoi ekipin e Prishtinës në bisedime në një moment, tha për mediat se kompensimi nga Serbia do të diskutohej në fazën përfundimtare të bisedimeve.

“Në dokumentin e paraqitur në BE në vitin 2014, ne si qeveri e asaj kohe kërkuam që faza e fundit e dialogut të zgjidhë edhe çështjen e dëmshpërblimeve të luftës; domethënë, përmes kompensimit të dëmeve të luftës në përputhje me ligjin ndërkombëtar, siç ndodh me të gjitha shtetet që kanë qenë në luftë, kur agresori ka detyrim të paguajë për dëmet e luftës”, tha Tahiri.

Ish Drejtuesi aktual i ekipit negociator  në ish Qeverinë Haradinaj në bisedimet  Kosovë-Serbi , Shpend Ahmeti,ka thënë  se Prishtina tani ka paraqitur kërkesën e saj për shqyrtim.

“Në këtë fazë, na është kërkuar që të paraqesim të gjitha temat që mendojmë se duhet të jenë pjesë e marrëveshjes përfundimtare. Ne kemi sqaruar se një nga pikat kryesore të kërkesave tona është çështja e dëmshpërblimeve”, tha Ahmeti.

“Por në këtë fazë, Brukseli nuk po komenton kërkesat e secilës palë, nuk po thotë nëse është një pretendim i mirë apo i keq”, shtoi ai.

Kosova po këmbëngul që një mekanizëm për pretendimet e kompensimit të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, qoftë në formën e një procesi arbitrazhi apo duke përfshirë gjykata ndërkombëtare.

Ahmeti pranoi se Kosova nuk ka ekspertizë të mjaftueshme për të vlerësuar siç duhet këto dëmshpërblime dhe tha se do të ishte më mirë të pranohet një mekanizëm ndërkombëtar që do të ofronte një zgjidhje të drejtë.

Për Hamdi Sejdiun, katër vëllezërit e të cilit u vranë në një masakër nga forcat serbe 21 vjet më parë, çdo kompensim i paguar nga Beogradi do të ishte vetëm një njohje e vuajtjes së tij dhe jo një zgjidhje për të.

“Edhe sikur të më jepni botën, Serbia s’mund ta shlyejë kurrë dhimbjen emocionale që ata më kanë shkaktuar”, tha ai.

“Çfarë mund ta kompensojë vrasjen e katër personave? Asgjë.”

****

Lideri i opozitës serbe e cilëson një zgjidhje katastrofike shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç sipas ka patur ndërmend të gjejë një zgjidhje Presidenti  Aleksandër Vuçiç.

Borko Stefanoviç tha se Serbisë nuk ia ka kërkuar askush nga Perëndimi që ta njohë Kosovën.

Zoti Stefanovic, ishte kryenegociator për palën serbe kur kishte negociata me Kosovën...

Ne negocionim cështje teknike, arritëm 7 marrëveshje të ndryshme me Prishtinën, kryesisht për lirinë e lëvizjes, përdorimin e pullave doganore dhe kontrollin e integruar të kufirit, sic e quajmë ne kufi administrative…

IBM?

Po IBM, po është në fakt, IBBM, secila palë e lexon siç do. Ishte gjysëm e suksesshme do të thoja, shumica e këtyre marrëveshjeve nuk patën kurrë jetë në terren, por ishte gjithsesi një hapje e madhe midis nesh dhe Prishtinës. Ishte hera e parë që ne u ulëm bashkë dhe filluam negociatat sy më sy, ballë për ballë dhe ishte një lëvizje e qartë e nevojshme nga Beogradi për të pranuar ekzistencën e Kosovës si një entitet, jot ë Kosovës si shtet. Kështu që është dicka e ndryshme. Miqtë tanë nga Prishtina gjithmonë besonin se ne duhet të nxitonim dhe të pranonim realitetet. Ata thoshin që ne duhet të pranojmë realitetin e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur, të cilën ne nuk mund ta bëjmë asnjëherë. Por pavarësisht kësaj, ne gjetëm një rrugë për të filluar për të zgjidhur cështje dhe problem që bëjnë presion tek njerëzit e zakonshëm kudo. Ne nuk u morëm me cështjen e statusit, kështu që zoti Vucic shkoi një hap më tej dhe filloi të negocionte statusin e Kosovës. Ne mendojmë se kjo ishte një grackë e panevojshme për Serbinë dhe dicka që na coi në një rrugë pa krye. Sepse tani kemi një situatë ku Prishtina thotë duhet të na njohni si vend I pavarur dhe Serbia thotë, ne nuk mund ta bëjmë këtë, ose të paktën, nuk mund ta bëjmë pa një lloj shkëmbimi territoresh, që ne besojmë se është një histori edhe më katastrofike. Dhe ne besojmë se cdo shkëmbim territoresh është I dëmshëm për rajonin, edhe për Serbinë, dhe kryesisht për njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe Metohi.

Pra ju po thoni që zoti Vucic po e kërkon këtë?

Ka thashetheme dhe ai e ka thënë edhe publikisht disa herë se do të ishte një zgjidhje e mirë, ne besojmë se do të ishte një zgjidhje katastrofike.

Por a ka folur ai për gjëra praktike? Zoti Vucic, a ka folur se cfarë territoresh do të shkëmbeheshin?

Me sa duket, por ne nuk i dimë hollësitë e të ashtuquajturit plan, sepse askush nuk e pa asnjëherë atë, të paktën këtu në Beograd; ne nuk e dimë cfarë I ka premtuar ca njerëzve jashtë, por e dimë që disa nga partnerët tanë perëndimorë po bëjnë një sy qorr për gjërat që zoti Vucic po bën brenda vendit. Ka një spekulim të fundit në publikun serb, se në këmbim të të bërit një sy qorr për sjelljen e tij brenda Serbisë, ai ka premtuar të përmbyllë cështjen e Kosovës. Por askush nuk mund ta përcaktojë vërtetë cfarë do të thotë përmbyllja e cështjes së Kosovës. Për Prishtinën, sigurisht që do të thotë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës zyrtarisht, për ne sigurisht që jo, dhe për miqtë tanë perëndimorë, me sa duket do të thotë që Belgrade mund të bjerë dakord që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së. Kështu që diku në mes, jemi duke pritur për një zgjidhje, por ne jemi po aq larg zgjidhjes sa ishim në 2012. Kështu që asgjë nuk do të ndodhë. Njerëzit nuk duhet të presin zotin Vucic të bëjë ndonjë gjë për të zgjidhur cështjen e Kosovës.

Po pse vazhdoni të thoni tërë kohën se nuk do ta njihni kurrë pavarësinë e Kosovës, pse është kështu, ajo është një realitet, është atje, është e pavarur, është shpallur e pavarur dhe është njohur nga lojtarët më të mëdhenj ndërkombëtarë...


Kosova 1998 -1999: rekrutimi dhe organizimi i kontratnikëve

Gjatë spastrimit etnik që bënë serbët ndaj shqiptarëve në Kosovë më 1998 dhe 1999, madje edhe gjatë fushatës së NATO-s kundër Serbisë më 1999, Federata Ruse, politikisht dhe materialisht, e përkrahu regjimin e Milosheviqit në Beograd. Konvojet me ndihma ruse dhe belloruse udhëtonin haptas për në Serbi duke bartur ndihmë vitale ushtarake, siç janë komponentet elektronike për mbrojtje të sistemit ajror që kamufloheshin si ndihmë humanitare ruse. Ndihma ruse nuk përkufizohej vetëm në teknologji ushtarake, por përfshihej edhe faktori njerëzor.

Më 1998, Milosheviqi vendosi të angazhojë kontraktnikë rusë, duke i urdhëruar ministrit serbë të punëve të brendshme (shokut të tij të akuzuar për krime të luftës), Vllajko Stojiljkoviqit, që të rekrutojnë vullnetarë të këtij qëllimi. Ministria e punëve të brendshme (MUP), me ndihmë të ministrisë së jashtme, rekrutoi kontraktnikë nëpërmes kompanive tregtare dhe ndërtimore siç ishte “Yugoimport” (udhëhequr nga generalmajori Jovan Çekoviq) që punonte në projektet e ndërtimit dhe të restaurimit në Rusi dhe pastaj këta i dërgonte në Serbi. Vëllau i Milosheviqit, Borisllavi, në funksion të ambasadorit serb në Moskë, mbi të gjitha, veproi si koordinator për rekrutimin e mercenarëve rusë si dhe për trafikimin materialit të luftës nga Rusia për në Serbi që u bë gjatë konfliktit. Banka jugosllave (ABK Bank), që operonte me një degë të saj edhe në Moskë, po ashtu ishte instrumentalizuar në dërgimin e kontraktnikëve rusë për të luftuar në Kosovë. Shumica e kontratnikëve rusë, më origjinë kozake, u rekrutuan nga zyra e ABK-së në Moskë.

Në mars 1999, pas fillimit të fushatës 78 ditëshe të NATO-s në Jugosllavi, një numër i madh i organizatave civile dhe politike ruse nënshkruheshin si vullnetarë për të luftuar kundër shqiptarëve të Kosovës. Për shembull, politikani ekstrem nacionalist rus dhe udhëheqësi i Partisë Liberal Demokrate, Vladimir Zhirinovski, rekrutoi kontraktnikë për të luftuar në Kosovë nëpërmes organizatës së tij militante “Shqiponjat”. Generali Viktor Filatov, organizator i kësaj partie, në mars të 1999 krijoi lista të vullnetarëve, por iu bë shumë vonë për t’iu bashkuar luftës. Vullnetarë rusë u rekrutuan edhe nga neonacisti Aleksandër Barkashov dhe degët e lëvizjes së tij për Unitet Nacional Rus. Në fillim të prillit, një grup i kontraktnikëve rusë kishte arritur në Novi-Sad. Ata ishin rekrutuar nga Fondi Jugosllavo-Rus për Vëllazërim, që organizohej nga Vlado Miqunoviqi, kryetar i degës jugosllave për këtë fond.


Mercenari rus i vrarë në Betejën e Koshares (Video +18) - Telegrafi

Si ishin të organizuar kontratnikët rusë në Kosovë?

Sipas zëdhënësit të Ministrisë për Mbrojtje të Rusisë, Vladimir Mukhinit, në luftën e Kosovës morën pjesë rezervistë dhe ushtarakë të pensionuar rusë. Komandanti i Ushtrisë të rajonit të Lindjes së Largët të Rusisë, Viktor Çeqevatov, kishte parashtruar kërkesë në gjeneralshtabin rus për të dërguar kontraktnikë në Serbi. Është tërësisht e mundshme se disa nga kontratnikët rusë që luftuan në Kosovë, në fakt, kanë mundur të jenë zyrtarë rusë, anëtarë të njësisë elitë policore paramilitare OMON dhe SOBR, brigada komando e Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), brigadat “Spetsnaz” apo njësitë ajrore, siç është Divizioni i 76 i Gardës Pskov dhe Regjimenti 331 që është në kuadër të Divizionit 98 Kostroma, anëtarë të të cilëve u dërguan në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë si paqëruajtës pas përfundimit të armiqësive që u bë në verë të vitit 1999. Kontratnikët rusë, në mënyrë rutinore, arrinin nëpërmes Beogradit dhe nuk hasnin në probleme me zyrtarët serbë edhe pse nuk kishin bagazh me vehte e që jepnin shenja të qarta se po shkonin në luftë. Vullnetarët e plagosur rusë mjekoheshin në spitalet e Serbisë.

Disa nga rusët që vullnetarisht shërbenin në MUP, u dërguan në Brigadën Intervenuese 124 të njësisë speciale policore, të cilën njësi më vonë e dekoroi Milosheviqi për “shërbim” në Kosovë. Rusët që shërbyen në MUP punuan ngushtë me korpusin e tretë të Prishtinës që komandohej nga gjeneralmajori Vladimir Lazareviq, me batalionin 52 të policisë të udhëhequr nga majori Zhelko Pekoviq, dhe me brigadën 549 të motorizuar, që komandohej nga koloneli Bozhidar Deliq. Një brigadë speciale ishte stacionuar në Gërmi (pushimore afer Prishtinës) dhe nga kjo bazë operonin kontratnikët rusë. Kontratnikët rusë që shërbenin në këtë brigadë bartnin uniformë të rregullt të MUP-it, në ngjyrë të kaltër dhe të beretave të kuqe, e cila gjë i bënte të padallueshëm nga policia serbe.

Burimet e shërbimeve sekrete perëndimore besojnë se ende ka shumë kriminelë brenda mu këtyre forcave serbe të cilat kryen krime edhe në luftën e Bosnjës. Pjesëtarët e këtyre njësive kishin pajisje me kualitet të lartë, që ishte e blerë në Perëndim, veçanërisht çizmet që kushtonin mbi 200 dollarë për një palë, për t’iu përballuar marshimeve të gjata.


The Balkan Line - Wikipedia


Operationi Patkoi: dërgimi i trupave – 1998

Disa nga kontratnikët rusë kanë shërbyer edhe në dy njësitë speciale të forcave “antiterroriste” të MUP-it. Anëtarët e njësisë 700 anëtarëshe (SAJ), kanë qenë të stacionuara në Prishtinë nën komandën e Zoran Simoviq Tutinac. Kontratnikët rusë, sikur edhe anëtarët e SAJ-it, bartnin uniformë ngjyrë kafe të mbyllur dhe maska të zeza në kokë, me vrima për sy. Komandantët e MUP-it, të SAJ-it, gjenerali Obrad Stevanovq, gjeneralmajori Senta Milenkovq si dhe komandanti i gjeneralshtabit të MUP-it, Sreten Lukiq, ishin përgjegjës dhe në mbikëqyrje të kontratnikëve rusë. Ata vepronin të lidhur ngushtë me gjenerallejtënantin Geza Farkash, shefin e Shërbimit të Sigurimit (inteligjencës ushtarake) të Ushtrisë Jugosllave.

Oficeri serb i inteligjencës, Franko ‘Frenki’ Simatoviq, ishte komandant i Forcave Speciale (JSO) të Sigurimit Shtetëror Serb (RDB), kurse miku i tij Raja Bozoviq dhe ish-shefi i policisë së Beogradit, Radomir Markoviq, dërguan në Kosovë edhe trupat e tyre të beretave të kuqe. Djemtë e ‘Frenki’-it, siç ishin të njohur, në Kosovë operuan së bashku me formacionet tjera paramilitare, siç ishin “Shqiponjat e Bardha” (nën komandën e Milan Lukiqit dhe kushëririt të tij, Sredoje Lukiqit) dhe “Tigrat”, siç kishin vepruar në Bosnjë para 3 vjetëve në operacionet për spastrime etnike kundër boshnjakëve.

“Operationi Patkoi” ishte shifra e planit të Milosheviqit për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë. Një kopje e planit “Operacioni Patkoi” është në duart e Gjykatës së Hagës e që vërteton masat e spastrimit etnik që u planifikuan gjatë vitit 1998. Shefi i Armatës së Tretë Jugosllave, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, ishte i ngarkuar për forcat e Ushtrisë Jugosllave (VJ) në Kosovë. Brenda disa javëve të fushatës serbe Pavkoviqi dërgoi në Kosovë dhe rreth kufirit të Serbisë me Kosovën edhe 40.000 trupa shtesë, duke vepruan i lidhur ngushtë me njësitë e MUP-it. Pavkoviqi merrte urdhrat nga gjenerali Dragoljub Ojdaniq, i sapo emëruari shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë Jugosllave (VJ), një i akuzuar tjetër për krime të luftës. Emërimi i Ojdaniqit në nëntor 1998 ishte çelësi që hapi operacionet e vrasjeve masive në Kosovë për të cilën ai nuk hezitoj për t’i përdorur, që të ushtrojnë akte brutale, njësitet e MUP-it dhe të VJ-së. Në disa raste, kontratnikët rusë të njësive të MUP-it operuan nën kontrollin e ushtrisë jugosllave.


Paraushtarakët e Arkanit: Tigrat që ia mbathën nga drejtësia ...


“Tigrat” e Arkanit, “djemtë” e Frenkit dhe “shqiponjat e bardha” të Sheshelit, të gjitha së bashku janë paraqitur në Skënderaj të Drenicës në Kosovë në janar të vitit 1998. 


Gazeta Metro – 40 vite më pas: Publikohet pamjet kur Arkani me ...

http://floripress.blogspot.com/2018/05/tigrat-e-arkanit-ekzistojne-edhe-sot.html


Arkani, kapiten Dragani (një shtetas australian me origjinë serbe) dhe kontratnikët rusë operuan së bashku, duke bërë shumë krime në luginën e Drenicës, që u bënë në dimër dhe në pranverë të vitit 1998. Në fillim të marsit 1998 kontratnikët rusë të njësive shtetërore jugosllave morën pjesë në masakrat që u bënë në Prekaz të Ulët. Ky operacion, nën pretekstin e sulmit kundër njësive të UÇK-së, zgjati disa ditë dhe përfundoi më 5 mars. Në qershor 1998, kontratnikët rusë i identifikuan edhe një herë në Kosovë kur anëtarë të LDK-së, me anë të radiolidhjeve, vërtetuan që disa ushtarë në uniformë të gjelbërt të Ushtrisë Jugosllave flisnin rusisht në rajonin e Deçanit. 


Kjo foto e shqiptarit kishte përlotur botën – InfoKosova

Dëshmitarët shqiptarë në verë të vitit 1998 tregonin se kontratnikët rusë bartnin maska në fytyrë dhe flisnin në rusisht në fshatin Korenicë, ku i vranë 4 meshkuj shqiptarë dhe ua dogjën shtëpitë. Një mercenar rus, 40-vjeçar, duke përdorur emrin Igor Novikov, e që më herët kishte shërbyer në JNA në Bosnjë, luftoi edhe në Kosovë. Sipas Novikovit, kontratnikët rusë kanë qenë në detyrë në Kosovë nga vjeshta e vitit 1998.

Image result for milosheviq i arkan
1999

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, kontratnikët rusë dhe paramilitarët serbë të Bosnjës kanë qenë aktivë në rajonin e Rahovecit gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s më 1999. Kjo qendër ka mbledhur raporte të dëshmitarëve për krimet që kanë bërë kontratnikët rusë në Rahovec mes muajit mars dhe qershor të vitit 1999, gjatë fushatës së bombardimeve. Kontratnikët shpeshë kanë ndalur civilë shqiptarë në Rahovec dhe i kanë plaçkitur. Gjithashtu, kanë vënë shumë mina anti-personel në qytet dhe rreth qytetit, e cila gjë shkaktoi vdekje të numërta në mesin e popullatës shqiptare të Rahovecit.

Kush është Stanishiqi, ish shefi i Sigurimit Sekret serb të cilin ...

Në pranverë të vitit 1999, 60 kontratnikë rusë ishin angazhuar në sulm kundër qytetit të Prizrenit, ku mbetën të vdekur 22 civilë shqiptarë. Gazetari amerikan, Roj Gutmen (Roy Gutman), që punonte për gazetën “Newsday” të Nju-Jorkut, raportonte se kishte vullnetarë rusë edhe në vijat e frontit të vrasjeve që u bënë në fshatrat Krushë e Madhe, Piranë, Samodrazhë, Korishë, Bellacërkë, Pustosellë dhe Drenoc. 



Në prill të të njëjtit vit, në afërsi të Pashtrikut, UÇK kishte zënë rob një mercenar rus, i cili barte uniformë të gjelbër të ushtrisë jugosllave. Po ashtu, në prill, gazeta e përditshme ruse “Novje Izvestia” reportonte për arritjen e një kufome në Moskë e që ishte trupi i pajetë i 34-vjeçarit Fjodor Shulga, një mercenar që kishte luftuar në anën e serbëve në Kosovë dhe i cili më parë kishte udhëtuar për Serbi si turist. Me vazhdimin e bombardimeve të NATO-s, në fund të majit 1999, UÇK-ja ia dorëzoi Kryqit të Kuq kufomën e një mercenari rus, 34-vjeçarit, lejtenant Vitali Bukharin (apo Bulakh), të cilin e kishin vrarë në fushëbetejë. Bukharini, deri në vititn 1997, kishte qenë komandant i një njësie të Ministrisë Ruse për Emergjenca.


Mercenari rus në Gjakovë vrau tre civilë shqiptarë!

Shumë herë gjatë luftës, njësitë e UÇK-së kishin ndërhyrë në radiolidhje dhe kishin dëgjuar bisedat e kontratnikëve në gjuhën ruse, të cilët në muajin maj ishin të angazhuar në fshatin Xërxë dhe në Bellacerkë. Po ashtu, gjatë të njëtit muaj, kontratnikët rusë janë vërejtur në Pejë, një qytet në Kosovën Perëndimore, duke bartur uniformë të gjelbër të ushrtisë jugosllave, por që flitnin rusisht, duke i këshilluar njësitë serbe të mbrojtjes ajrore për përdorimin e taktikave kundër aeroplanëve të NATO-s. Kontratnikët në prill të vitit 1999 janë pa edhe në qytetin e Gjakovës (30 mila në veri të Prizrenit), të armatosur dhe në uniformë të ushtrisë jugosllave.

Dëshmitarët shqiptarë kanë theksuar se një kontratnik rus ka udhëhequr njësitë paramilitare serbe në aksionet shkatërruese që kanë bërë në Gjakovë dhe në Mitrovicë. Në Gjakovë, një mercenarë rus, pjesëtar i brigadës 549 të motorizuar të armatës së tretë të ushtrisë jugosllave, i ka prirë një grupi tetanëtarësh të serbëve vendas, të cilët ishin me maska kur sulmuan shtëpinë e një shqiptari, nëna e të cilit shqiptar ishte ruse dhe e cila e identifikoi mercenarin rus. Aty, mercenari rus me dorë të vet vrau tre burra shqiptarë.

Edhe pse kontratnikët rusë ishin në kuadër të zinxhirit komandues të Ushtrisë Jugosllave, kishte raste kur ata dilnin jashtë tij. Një njësi, me përafërsisht 100 kontratnikë rusë dhe paramilitarë serbë, është bërë e ditur se ka dalë jashtë disiplinës ushtarake dhe ka hyrë në fshatin Zhegër (Gjilan) në fund të marsit 1999, ku abuzuan popullatën vendase. Dy ushtarakë me gradë të lartë u hoqën nga pozita e tyre pasi që kjo njësi, madje, i brengosi edhe civilët serbë të këtij vendi. Duke tentuar që të kontrollohen kontratnikët, njësia u shpërbë dhe pastaj u formuan banda të vogla që vazhduan të shkonin rrugëve të ndryshme, duke shkaktuar probleme të mëdha në fshatrat e këtij rajoni. Ushria jugosllave dhe njësitë e MUP-it filluan të bartnin shirita me ngjyra në kraharor me qëllim që të dalloheshin nga kjo njësi renegate.

Image result for milosheviq i arkan

Nacionalitetet tjera

UÇK ka deklaruar se, pos rusëve, ka patur edhe mercenarë të nacionaliteteve tjera, siç ishin bellorusët, rumunët dhe grekët e që ishin të përfshirë në radhët e forcave serbe. Ata jo vetëm që luftuan në beteja, por ishin të angazhuar edhe në transportimin e municionit, vendosjen e minave dhe në ndërtimin e autoblindave të rrejshme. Paguheshin nga 300 deri në 400 marka gjermane në muaj.

Image result for milosheviq i arkan

Në fund të majit 1999, kontratnikët rusë, në mesin e tyre izraelitë me origjinë ruse, janë vërejtur në “Grand Hotel” në qendër të Prishtinës. Gjatë kësaj kohe kontratnikët rusë ishin pjesë e një bande ekzekutorësh që vranë së paku katër civilë në fshatin Korenicë. Besohet që kjo bandë është formuar nga serbët që u përjashtuan si të papërshtatshëm nga ushtria jugosllave, e cila bandë udhëhiqej nga një izraelit (ish-shtetas sovjetik), i quajtur David Ben Ami. Diku rreth 40 izraelitë janë raportuar të kenë marrë pjesë në kuadër të forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Vullnetarët izraelitë, të gjithë imigrantë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe ish- ushtarë të Armatës së Kuqe, luftuan kryesisht në njësitë e përziera ruso-serbe në forcat jugosllave. Izraelitët, disa në fakt nuk ishin fare jevrej, por ishin të martuar me gra jevreje, nga ku kishin marrë shtetësinë izraelite dhe ishin veteranë të luftës në Afganistan dhe në Çeçeni.

Ekzistonte edhe një numër i mercenarëve nga Evropa Perëndimore që luftuan për Milosheviqin në Kosovë. Në mesin e tyre kishte gjermanë, francezë, finlandezë dhe danezë. Një danez 26-vjeçar foli për gazetën daneze “Extra bladet”, duke treguar se paguhej 400 dollarë në muaj. Gjatë shërbimit të tij kishte vrarë 20 civilë shqiptarë. Më vonë u arrestua nga autoritetet daneze dhe u akuzua për krime të luftës.

Igor Saburov – Noki, kishte marrë pjesë në vrasjen e qindra civilëve në rrethin e Prizrenit

Roj Gutmen shkroi për kontratnikët rusë në të cilët hasi me 13 qershor 1999 në Prizren. Atje ai kishte parë një rus të gjatë muskuloz e me mjekër të krehur, i cili pozonte para fotografëve me dy shokë të luftës, duke i mbajtur lart pushkët automatike dhe duke u përshëndetur me tre gishta të ngritur dhe me bërtimë, duke recituar parulla serbe në një përzierje të rusishtes, anglishtes dhe serbishtes. Kjo kishte ndodhur pak çaste para se ta lëshonin Kosovën, siç diktonte Marrëveshja Teknike Ushtarake, e nënshkruar para disa ditësh në mes të NATO-s dhe Qeverisë së Milosheviqit. Kur trupat gjermane mbërrinë në Prizren, kontratnikët u paraqitën përsëri në dy autobusa dhe në një mercedes të lyer me ngjyrë kafeje kamuflazhi, për t’iu ikur shqiptarëve vendas dhe NATO-s. Kontratnikët u larguan vetëm atëherë kur gjermanët sollën dy topa artilerikë dhe iu urdhëruan që të dalin sa më shpejt nga ndërtesa që e kishin okupuar.

Mjekëroshi rus, të cilin e kishte pa Gutman, ka qenë me siguri Vladimir Mijasnikov, i cili ishte udhëheqës i kontratnikëve rusë që luftonin për Milosheviqin. Mijasnikov operoi rrejshëm nën cilësinë e diplomatit rus, por që besohet të ketë qenë anëtar i GRU-së. Ai dhe koloneli Igor Saburov (në Kosovë i njohur me nofkën ‘Noki’), i kishte udhëhequr disa kontratnikë rus që kishin marrë pjesë në vrasjen e qindra shqiptarëve dhe në shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave në rrethinën e Prizrenit, siç ishte rasti në Tusus ku këta vranë 34 shqiptarë dhe dogjën qindra shtëpi me datën 26 maj të vitit 1999. Disa shqiptarë vendas kishin vënë re se kontratnikët, në uniformë kamuflazhi, me maska dhe me shirita rreth kokës, bartnin thika të gjata, pinin cigarillos dhe flitnin në mes vete në gjuhën ruse dhe greke. Madje, edhe në mesin e forcave serbe, koloneli Saburov ishte shumë famëkeq për shkak të brutalitetit të tij ekstrem ndaj civilëve shqiptarë.
Herët, në mëngjesin e 16 majit, një grup me gati 100 “Tigra” të Arkanit, në mesin e të cilëve ishte Vladimir Mijasnikov, kishte ardhur në Bilbildere, në periferi të Prizrenit ku kishte ekzekutuar dy civilë shqiptarë. Të afërmit e dy shqiptarëve të vrarë kishin qenë në gjendje ta njohin Mijasnikovin nga fotografia, edhe pse ai ishte i lyer me ngjyrë nën sy dhe në pjesë tjera të fytyrës. Edhe pse në raportet e mëhershme thuhej që vullnetarët rusë ishin personel ushtarak në pension dhe jo aktiv në shërbim, profesionistët udhëheqës siç janë Saburov dhe Mijasnikov, ofrojnë indikacione se disa nga kontratnikët rusë ishin personelë aktivë në detyrë dhe se ishin dërguar nga qeveria ruse për të shërbyer në MUP dhe në VJ.

Ish Presidenti serb Sllobodan Milosheviqi pranon njohurinë e rastit – detyra e Tribunalit të Hagës

Gjatë gjykimit për krime të luftës që është duke vazhduar në Hagë, Milosheviqi ka pranuar se ka njohuri të plotë për prezencën e vrasësve kontratnikë rusë në Kosovë. Përfshirja e zyrtarëve rusë në këto krime, disa nga të cilët ende janë në funksion, ilustrohet me sa vijon: Në prill të vitit 1999, ministri i Federatës Jugosllave të Mbrojtjes, Pavle Bulatoviq kishte bërë një marrëveshje me autoritetet ruse që këtyre t’ua dorëzojë pjesët e aeroplanit ushtarak amerikan F117 Stealth, të shkatërruar pasi që ishte rrëzuar nga serbët. Ministri jugosllav këtë e kishte bërë pjesërisht në shenjë të falënderimit për shërbimet që kishin dhënë kontratnikët rusë dhe pjesërisht për shkak të kërkesës nga autoritetet ruse. Gjenerali Aleksandar Koshelnik, komandanti i kontigjentit rus të forcës paqëruajtëse në Kosovë (KFOR), ka pranuar mundësinë e pjesëmarrjes së disa mercenarëve rusë në Kosovë.

Image result for milosheviq i arkan


Në maj të vitit 2000, gjenerali Dragoljub Ojdaniq, i cili qe bërë ministër serb i mbrotjes, vizitoi Moskën, përkundër faktit se ishte akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, për atë që kishin bërë trupat serbe dhe ruse në Kosovë. Ojdaniq kishte udhëtuar në Rusi për të diskutuar prospektet për një bashkëpunim ushtarak me ministrin rus të mbrojtjes, Igor Sergejev, dhe shefin e gjeneral shtabit, Anatoli Kvashnin. Përkundër fletarrestimit ndërkombëtar, të lëshuar nga Tribunali i Hagës, gjenerali Ojdaniq u prit ngrohtë në Moskë dhe qëndroi së bashku me zyrtarë të huaj, duke shikuar paradën ushtarake ruse në Sheshin e Kuq. Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, prandaj autoritetet në Moskë kanë qenë të obliguara që ta paraburgosin Ojdaniqin si të dyshuar për krime të luftës. Nuk është vështirë të dihet pse rusët dështuan ta bëjnë këtë.

Dr. Bernar Kushner (Bernard Kouchner), përfaqësues special i sekretarit të OKB-së në Kosovë, sikur edhe gjenerali Ueslli Kllark (Wesley Clark), komandant i forcave amerikane gjatë operacioneve të NATO-s në vititn 1999, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e kontratnikëve rusë në spastrim etnik, sidomos në rajonin e pjesës jug – perëndimore të Prishtinës. 

Image result for milosheviq i arkan
Më 22 qershor 1999 Pentagoni ka konfirmuar zyrtarisht se kontratnikët rusë kanë luftuar në anën e forcave serbe në Kosovë dhe ka premtuar që hetuesit e krimeve të luftës do të ekzaminojnë rolin e Rusisë në krimet kundër shqiptarëve të Kosovës. Kanë kaluar më shumë se 3 vjet qëkur është dhënë ky premtim e qëkur janë ngritur aktakuzat kundër kriminelëve kryesorë serbë të luftës, të cilët organizuan krime të tmerrshme në Kosovë, por ekzekutuesit e këtij organizimi, siç janë Vladimir Mijasnikov, koloneli Igor Saburov dhe kontratnikët tjerë rusë që arrijnë shifrën mbi 150, mbetën ende të lirë.

Flori Bruqi : Serbia dhe Kosova – dy shtete të papërfunduara 20 vjet pas luftës


21 vjet pas fundit të luftës  së përgjakshme në Kosovë konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve ende jeton në kokat e shumë njerëzve. 

Ndodh kështu edhe sepse ka të tillë, që kjo u shkon përshtati në Kosovë dhe Serbi.

Termi „Shtete të papërfunduara" padrejtësisht lidhet vetëm me Kosovën. 

Kosova me të vërtetë nuk e ka kontrollin mbi të gjithë territorin, e sajë por nëse shikojmë edhe Serbinë, në mënyrën si ajo përkufizohet, atëherë as ajo nuk e ka kontrollin e plotë mbi të gjithë territorin e saj.

 Të rinj nga Serbia dhe Kosova, të lindur në vitin 1999, flasin për pajtimin dhe përvojat e tyre në lidhje me luftën në Kosovë. 

Nuk ka zgjidhje brenda natës

 Projekti për shkëmbim teritorësh (Kosovë-Serbi)i hedhur disa vite më parë pas bisedimeve  Mogerini - Thaçi- Vuçiç për marrveshjën  e shkëmbimit të teritorëve mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe  zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dështojë.

Ajo  përfundimisht dështojë  në samitin e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Berlin në fund të prillit. Zgjidhja për të ardhmen e marrëdhënieve  Kosovë-Serbi nuk duket në horizont.

 Nuk ka çelës të artë, që do të bënte mrekulli brenda natës. 

Një gjë e tillë nuk ekziston, Fjala është për hapa të vegjël, që në fund mund të çojnë te synimi. Është joreale të presësh ndryshime brenda natës.

Marrëveshja e Brukselit me plot të meta

Një optimizëm të lehtë rreth formës së re të bisedimeve Kosovë-Serbi  më  përfshirjen  aktive të Gjermanisë , Francës, SHBA-ve etj  do të mbështetet  shumë më tepër në parimet  dhe vlerat e Bashkimit Evropian, që do t‘i detyrojnë të dyja palët dialoguese për një farë mënyrë më të civilizuar të  bisedimve  për të ardhmen e Kosovës, që ka nxjerrë marrëveshja e Brukselit, e që është " kryer" mbi parime të gabuara që nga fillimi.

Marrëveshja e Brukselit është plot me gabime, të pa rikoporuara  dhe të pa  anashkaluara dhe  mu për këtë arsye kemi këtë situatë më mospajtueshmërinë e kushtetutës së Kosovës me marrëveshjen e Brukselit.

Paaftësia e elitave

Pesimizmi është i pranishëm nga të  ashtuquajturat elita politike në Ballkan.

Kemi  dembelizëm intelektual, i politikanëve të Serbisë dhe Kosovës, kur është fjala për gjetjen e zgjidhjeve për pajtim dhe për atmosferën konstante të luftës, e cila nuk është zhdukur as pas 21 vjetësh.

Elitat politike të Ballkanit kontribuojnë në shkatërrimin e hapësirës politike dhe sociale, sepse bëhet fjalë për njerëz, që nuk kanë guxim për të bërë asnjë hap përpara.

Ekipet politike  të BE-së ,Kosovës dhe Serbisë i kanë bllokuar këto procese, sepse janë pak a shumë të pasuksesshme në të gjitha reformat dhe demokratizimin, për të cilin në fakt nuk mund të thuhet as se ka filluar, se ende merremi me tema siç është konsolidimi i shtetit.

Qytetarët janë më të pjekur se elitat, por janë të mbyllura kanalet, që do të mund të nxirrnin një lloj alternative politike. 

I vetmi, që mund të ndihmojë këtu nga jashtë, është Bashkimi Evropian ,SHBA-të , që në bashkëpunim të ngushtë dhe pa hile të bisedojë rreth shtetësisë së Kosovës , që një gjë të tillë e  ka  aprovuar edhe  GJND.

FITIM SALIHU : A MUND ME TË VËRTETË TË SHKËMBEJNË TERRITOR KOSOVA DHE SERBIA?

PËR AUTORIN/EN
Fitim Salihu është gazetar i cili shkruan kryesisht për politikë dhe qeverisje. Fitimi ka kryer studimet për shkencat politike në Universitetin e Prishtinës.




Në Kosovë është dominuar nga një temë e vetme. ‘Ndarja’ – kështu i thanë në fillim. Pastaj “shkëmbimi i territorit”. Pak më vonë u shfaq termi “korrigjim i kufijve”.

Në media është raportuar se dy presidentët fqinj të Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vučić – janë bajraktarët më të mëdhenj të kësaj ideje. Por pse, kur dhe si u lind kjo ide?

Idetë e tilla nuk janë të huaja në rajonin e Ballkanit – luftërat e viteve ’90 në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë (BeH) në masë të madhe buronin nga Serbia, e cila po përpiqej të ndryshonte kufijtë për të krijuar territore etnikisht homogjene.


“Mos e përmend litarin në shtëpinë e të varurit,” thotë një shprehje e urtë e gjuhës shqipe dhe në një rajon që nuk ka kompaktësi gjeografike etnike dhe ku shumë rajone shtetesh janë të pleksura me grupe të ndryshme etnike, shumë ekspertë paralajmërojnë se çdo orvatje për të ridefinuar kufijtë etnikë do e provokonte një situatë të rrezikshme që do të mund të prodhonte si efektin bumerang ashtu edhe atë domino.

Për shembull, rreth 30 përqind e popullsisë së BeH është etnikisht serbe dhe udhëheqësi i entitetit me shumicë serbe, Republikës Srpska, rregullisht i bie daulleve të ndarjes dhe pavarësisë. Njënjëshëm, rreth 25 përqind e qytetarëve të Maqedonisë janë shqiptarë etnikë dhe çdo lloj rishqyrtimi i kufijve mund ta riafirmojë çështjen kombëtare atje, e cila solli konfliktin e vitit 2001.

Thaçi – i cili pasi u bë president e vuri njëanshëm veten në krye të ‘fazës përfundimtare’ të dialogut me Serbinë – ka sugjeruar që çdo ndryshim i fundëm i kufijve do të ndodhte vetëm pasi Serbia ta ketë njohur Kosovën si shtet më vete dhe për rrjedhojë një marrëveshje të këtillë do të bëhej mes dy shtetesh të pavarura dhe sovrane, me miratim të ndërsjelltë.

Kjo mund të jetë një arsyetim se përse një shkëmbim i këtillë nuk mund të ndodhë në shtetet e tjera të rajonit, për sa kohë që nuk ka pajtim të dyanshëm mes dy shteteve gjegjëse. Është e vështirë ta përfytyrosh, për shembull, ndonjë marrëveshje të përbashkët midis dy shteteve në rastet e Serbisë dhe BeH, Maqedonisë dhe Shqipërisë ose Malit të Zi dhe Kosovës.

Në ndërkohë kanë reaguar edhe organizatat e shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia. Përmes një letre të hapur dërguar përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, ata u shprehen kundër ndarjes së Kosovës ose shkëmbimit të territoreve në vija etnike. Njashtu, në letër i bëhej thirrje publike Federica Mogherinit që vetë ajo të deklarohej qartë kundër idesë së ndarjes së Kosovës.

Një reagim ka ardhur edhe nga David L. Philips, drejtor i Programit për ndërtim të paqes dhe të drejta pranë Institutit për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias. Në një shkrim autorial ai, ndër të tjera, nënvizon një çështje tejet të ndjeshme: çfarë do të ndodhte me popullsinë shqiptare që jeton në veri të lumit Ibër dhe me popullsinë serbe që jeton në jug të këtij lumi dhe ç’mekanizëm do të ngritej për të menaxhuar një dyndje të mundshme të të dy popullsive?

Një histori e ndarjes

Ideja për ridefinimin e kufijve të Kosovës ka lindur në vitet ‘80 në mesin e qarqeve akademike serbe dhe bymoi viteve të ‘90 me këmbënguljen e ish presidentit jugosllav, Dobrica Ćosić, para se disi ta humbiste intensitetin pas luftës së vitit 1999. Asgjëmangut, në terma praktikë në terren, në një farë mase u konkretizua pas luftës, kur shumë joserbë u dëbuan nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Megjithëkëtë, mu atëherë kur për shumëkë kjo ide ishte e vdekur, fantazma e saj nuk iu nda Kosovës. U riaktualizua pas zgjedhjes së presidentit të ri amerikan, Donald Trump, sidomos me letrën që kongresmeni republikan amerikan, Dana Rohrabacher, ia nisi presidentit të asokohshëm serb, Tomislav Nikolić, në fundjanarin e vitit 2017. Në këtë letër Rohrabacher e udhëzonte Nikolićin që ta merrte parasysh mundësinë që të bëhej një “ndryshim reciprokisht i dobishëm i kufirit verior”.

Letra në fjalë u kritikua dhe u harrua për një kohë, por idetë që përmbante ajo sërish dominuan kryetitujt që nga pranvera. Në prill të këtij viti, në një konferencë të organizuar nga Grupi për Hulumtime të Politikave të Ballkanit, Thaçi tha se ka ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe Kosova do ta merr ulësen në OKB.

Por prilli ishte gjithashtu pikërisht muaji kur opsioni i ndarjes filloi të përflitej në media, sado që kryeministri Haradinaj e mohoi të ishte në dijeni për diç të atillë dhe e hodhi poshtë si opsion. Një muaj më vonë, gjatë një ligjërate në Universitetin e Oksfordit, Thaçi u shpreh se Kosova është gati për kompromis. Më vonë në Prishtinë ai shtoi se marrëveshja do të ishte e dhimbshme, megjithëse e potencoi se Kuvendi do të kishte fjalën e fundit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

HASHIM THAÇI IDETË QË VETË I NXJERRË NË SHESH PARADITE, PASDITE REND T’I MOHOJË DHE TË DISTANCOHET PREJ TYRE, DUKE I ETIKETUAR SI "FAKE NEWS" VARIANTET E NDARJES QË AI VETË I KA NXJERRË NË QARKULLIM.
Në të vërtetë, rravgimet e tij për këtë çështje duket të jenë intensifikuar kohëve të fundit, me sjelljen e tij që ta kujton një barsaletë të treguar nga ish-Presidenti i ShBA-së, Ronald Reagan, gjatë Luftës së Ftohtë, në të cilën një rus i lebetitur ia beh në KGB për të njoftuar se i kishte humbur papagalli. I habitur, agjenti i KGB-së i thotë që aty nuk është vendi i duhur dhe se me këto raste merret policia lokale. “E di, e di, vetëm erdha t’ju them se nuk pajtohem me asnjë fjalë të asaj që ka për ta thënë papagalli im!”

Ngjashëm me qasjen e parapëlqyer nga një president më bashkëkohor i ShBA-së, Thaçi idetë që vetë i nxjerrë në shesh paradite, pasdite rend t’i mohojë dhe të distancohet prej tyre, duke i etiketuar si “fake news” variantet e ndarjes që ai vetë i ka nxjerrë në qarkullim. Krejt rishtazi, ai tërë kësaj çështjeje ia gjeti një emër të ri – e emërtoi “korrigjim kufijsh” – as ndarje, as shkëmbim.

Përkundër kësaj loje me ndryshim qëndrimesh brenda ditës dhe me mospërjashtim të prerë të mundësisë së ndarjes, Presidenti s’ka rreshtur së akuzuari mediat, duke e akuzuar grupin medial “Koha” se po e përdor diskursin e njëjtë sikurse të homologut të tij Vučić. Si rrjedhojë, “Koha” vendosi të ndërpret çdo komunikim zyrtar me presidentin dhe zyren e tij, duke e shtyrë Thaçin që të kërkojë falje, i cili tha se qëllimi i tij nuk kishte qenë të fyente askënd.

Një tjetër temë që presidenti ka qenë i zëshëm kohëve të fundit është tema e bashkimit kombëtar shqiptar. Në një intervistë për gazetën tiranase, “Tema”, ai u shpreh se bashkimi kombëtar nuk është tabu e në një intervistë tjetër për televizionin shqiptar, “Top Channel”, deklaroi se shpreson që Shqipëria do të pozicionohet në favor të vullnetit të qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Thaçi gjithashtu ka parashtruar idenë e nxjerrjes së propozimit të shkëmbimit territorial në një referendum publik. Megjithatë, kushtetuta e Kosovës aktualisht nuk e lejon një veprim të këtillë, që do të thotë se paraprakisht duhet bërë ndryshime kushtetuese. Ndryshimet në kushtetutë kërkojnë dy të tretat e shumicës së votave në Kuvend, një skenar i pamundur, marrë parasysh kundërshtimin e gjerë kundrejt këtij plani në mesin e spektrit politik kosovar.

Pozicionimet ndërkombëtare

Hashim Thaçi, në një mënyrë a tjetër, e ka lënë të nënkuptueshëm edhe faktin se mundësia e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është lënë e hapur nga vetë akterët e mëdhenj ndërkombëtarë.

“Deklarimi i sinqertë dhe shumë i përgjegjshëm i ambasadorit të ShBA-së, duhet të merret seriozisht nga të gjithë, pa dallim”, ka thënë presidenti Thaçi, duke komentuar intervistën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, dhënë në KTV më 19 korrik, në të cilën ai nuk e përjashtoi mundësinë e ndarjes, duke shtuar se “nuk do të flasë rreth elementeve të marrëveshjes përfundimtare”.

OKB-ja nuk e ka përjashtuar këtë mundësi. Farhan Haq, zëdhënësi i OKB-së, nga Nju-Jorku tha: “Ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.

Thaçi e ka bërë të qartë njashtu se edhe Rusia e përkrah cilëndo marrëveshje që e arrijnë dy palët, duke thënë se në takimin që kishte me Dimitry Medvedevin në Ankara gjatë inaugurimit të Presidentit turk Erdoğan, kryeministri rus i ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia merren vesh mes veti, pozicioni rus do jetë në përputhshmëri me marrëveshjen e përbashkët.

Akterë të tjerë ndërkombëtarë, megjithatë, e kundërshtojnë haptazi idenë në fjalë. Ambasada Britanike e ka bërë të qartë se Britania e Madhe beson se thirrjet për ndryshime kufitare mund të jenë destabilizuese, ndërsa Ambasada Gjermane ka folur gjithashtu kundër kësaj ideje, sikundër që është shprehur dhe vetë kancelarja gjermane.

Refuzimi politik

Në frontin e brendshëm, në Kosovë, pothuajse që të gjitha partitë politike e kanë hedhur poshtë çdo mundësi të ndarjes ose shkëmbimit të territoreve që nga fillimi.

Pasardhësi i Thaçit në krye të PDK-së, Kadri Veseli, i cili njëherazi është kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “ndarja e Kosovës nuk do të jetë asnjëherë në tryezën e bisedimeve”. Në fakt, nga radhët e PDK-së, idenë e Thaçit e ka përkrahur publikisht vetëm ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili, ndonëse u deklarua kundër ndarjes, tha se Kosova do ta përkrah vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nga partnerja e PDK-së në koalicionin qeveritar, AAK-ja, kryeministri Haradinaj dhe nënkryetari i partisë, Daut Haradinaj, janë deklaruar kundër mundësisë së korrigjimit të kufijve, duke paralajmëruar se kjo do të shpinte drejt luftërash të reja. Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili kryeson partinë e koalicionit, Nisma Socialdemokrate (më parë e njohur si NISMA) ka deklaruar gjithashtu se idetë për shkëmbime territoriale janë të papranueshme.

Nga ana tjetër, opozita ka qenë disi më e rezervuar në gjykimin e veprimeve të fundit të Presidentit Thaçi. Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se “nuk është koha për ndarje dhe shkëmbim territoresh”, por nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, e ka ngritur zërin në mbështetje të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, madje duke mëtuar se këtë ide e ka pasur ai që para Thaçit.

Vetëvendosje, ndërkohë, ka paralajmëruar protesta kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve, me liderin Albin Kurti që ka thënë se “idetë për shkëmbim territoresh apo korrigjim të kufijve më shumë janë në funksion të një lloj krijimi të atmosferës ku një status special për veriun e Kosovës bëhet më i kollajshëm në emër të një premtimi për kompensim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili nuk do të ndodhë”.

E vetmja parti që pa mëdyshje është shprehur në favor të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, është Lëvizja për Bashkim (LB), e cila nuk ka përfaqësues të zgjedhur në Kuvend. Udhëheqësi i partisë, Valon Murati, ka thënë se duhet të njihet e drejta e vetëvendosjes për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë.

Ndër të rallët intelektualë që e përkrahën idenë e shkëmbimit është akademik Rexhep Qosja, i cili shkroi se shqiptarët duhet ta pranojnë idenë e shkëmbimit të territorit, përndryshe Serbia do ta marrë si Luginën e Preshevës ashtu edhe autonominë për Veriun e Kosovës.

Pamja nga Beogradi

Por si po rrjedhin gjërat kah Serbia vis-à-vis kësaj çështjeje? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, muaj më parë zuri ta përgatiste opinionin serb për mundësinë e njohjes së shtetësisë së Kosovës, por pak ditë më pas tha: “Më brengos fakti që Thaçi beson se Mitrovica veriore ose Leposaviqi nuk i përkasin Serbisë”, duke folur në mënyrë implicite për ndarjen.

E kur u pyet për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe për pretendimet kosovare ndaj Luginës së Preshevës, ai u përgjigj me shpoti, duke bërë pyetje retorike se mos kosovarët “kanë menduar edhe për Vojvodinën, Beogradin e Shumadinë?”

Në anën tjetër, Ivica Dačić, ministri i jashtëm serb, tha se “Thaçi do dialog dhe përpiqet për kompromis, por nuk po e përkrahin të tjerët”, gjersa pak ditë më parë deklaroi se “s’do të kemi moment më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, duke u munduar kësodore ta qetësojë opinionin publik serb. Megjithatë, kryeministrja serbe, Ana Brnabić, më pas ka thënë se ndarja e Kosovës është thjesht qëndrim i Dačićit dhe se qeveria serbe akoma nuk ka vendosur për qëndrimin e vet zyrtar.

Pavarësisht garancive të kryeministres, ka pasur njëfarë reagimi në Serbi dhe Presidenti Vučić ka folur edhe për media rreth idesë së njohjes së shtetësisë së Kosovës dhe shkëmbimit të mundshëm territorial. Ai tha se nëse serbët nuk pajtohen që kufiri me Kosovën duhet demarkuar, atëherë “le të përgatitemi që ta mbrojmë Vranjën pas 40 vitesh”.

Vučići gjithashtu u takua me Patriarkun Irinej, kreun e Kishës Ortodokse Serbe, me të cilin e sqaroi tërë situatën e krijuar në raport me Kosovën. Më parë, abati i Manastirit të Deçanit, Sava Janjić, kishte paralajmëruar për një incident të cytur ndërsjelltazi, i cili do të çonte në ndarjen e Kosovës.

Sa i përket opozitës, Vuk Jeremić nga Partia Popullore Serbe dhe ish-ministër i jashtëm serb, ka thënë se nuk do ta pranojnë as ndonjë zgjidhje që e parasheh pranimin e Kosovës në OKB. Lideri tjetër opozitar serb, Čedomir Jovanović nga Partia Liberale, i cili që moti është shprehur pro njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se në shtator do ta krijojë një koalicion opozitar që do të dalë me një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Njerëzit në terren

Por një tjetër element i rëndësishëm në këtë drejtim është qëndrimi i dy popullsive – shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe serbëve të Kosovës. Në fund fare a s’janë vallë vetë ata që do të jetojnë në njërin apo tjetrin shtet?

Sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfaqësuesit e tyre politikë këto ditë i kanë takuar që të gjithë liderët politikë të Kosovës, me ç’rast në secilin takim është konfirmuar mbështetja e Kosovës për shqiptarët e Luginës.

Sa i përket mundësisë së bashkimit me Kosovën, që të gjithë liderët shqiptarë nga Lugina janë deklaruar pro bashkimit me Kosovën, ndonëse kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë së fundi se një bashkim i atillë do të mund të paramendohej vetëm nëse Lugina e Preshevës bashkohet si e tërë (dmth me territorin e plotë të tri komunave shqiptare në Serbi) dhe se çdo bashkim i pjesshëm do të sjellte pasoja të rënda.

Kërkesat e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit, ishin edhe më të mëdha – ai tha se të tri komunat me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës duhet të bashkohen me Kosovën, porse Serbia të mos marrë asgjë nga Kosova.

ISH-DEPUTETJA SERBE E KUVENDIT TË KOSOVËS, RADA TRAJKOVIQ, KA THËNË SE SECILA NDARJE OSE KORRIGJIM KUFIJSH DO TA LINTE SHUMICËN E POPULLATËS SERBE TË KOSOVËS NË JUG TË LUMIT IBËR ME NJË ZGJIDHJE TË VETME - EKSODIN.
Nga ana e udhëheqësve serbë të Kosovës, partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, javë më parë u shpreh haptas në favor të ndarjes së Kosovës, pas një takimi të mbajtur me Presidentin Vučić në Beograd.

Sidoqoftë, të tjerë liderë politikë serbë të Kosovës kanë folur kundër ndarjes. Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajković, ka thënë se secila ndarje ose korrigjim kufijsh do ta linte shumicën e popullatës serbe të Kosovës në jug të lumit Ibër me një zgjidhje të vetme – eksodin. Ndërkohë, ish kreu i Listës Serbe, Aleksandar Jablanović nga Partia Serbe e Kosovës nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Presidentit Vučić, ka thënë se serbët e Kosovës nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga Beogradi, duke e vazhduar një armiqësi të gjatë me presidentin serb.

Me të dyja shoqëritë e ndara, duket e pashmangshme që një shkëmbim territori do të lë pas pakënaqësi nga të dy anët dhe se ndarja potenciale përgjatë lumit Ibër nuk do të garantonte stabilitet afatgjatë në marrëdhëniet midis dy shteteve.

A do të provojnë dy presidentët që të ravijëzojnë kufirin mbi këto prerekuizita demografike dhe gjeopolitike? Ngelet për t’u parë. Ajo që është e sigurt është fakti që të dy presidentët, si Thaçi ashtu dhe Vučići, duken të vetëm në këtë tentativë aktuale. Një herë për një herë.

Në Kosovë, kundër mundësisë së një shkëmbimi territoresh janë që të gjitha partitë kryesore të shumicës dhe opozitës. Kundër janë deklaruar edhe pjesa më e madhe e shoqërisë civile. Ani pse jo të gjithë e kundërshtojnë këtë propozim nisur nga motive të njëjta, do të jetë shumë e vështirë që një propozim i tillë të pranohet nga opinioni publik kosovar.

2020/05/07

Lajmi i botuar dje me titull në TOP NEWS MK " E konfirmon DioGuardi: Grenell është shkarkuar!" , është "Fake News"


Lajmi "Fake News" në  TOP news MK


Një lajm  jo i konfirmuar nga Lobi Shqiptar dhe jo i konfirmuar nga vetë  zoti  Joseph  J. DioGuardi .

Sipas një shkrimi të zt. Shpëtim Pollozhani, citojmë : " Presidenti amerikan Donald Trump e ka shkarkuar përfaqsuesin e vetë për negociata ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, zt. Richard Grenll.


Richard Grenell named U.S. special envoy for Serbia and Kosovo ...

Atë e zëvendëson zt.Redclif një mik i madh i Lobit shqiptar në Amerikë.Urime të gjithë shqiptarëve të Amerikës,të cilët kontribuan për këtë kthesë të madhe në dobi të demokracisë dhe të lirisë.


Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane për MekuliPress: - Është ...
Urime z.Dioguardi.Urim Lobi Shqiptar në ShBA, shkruan mes tjerash Shpëtim Pollozhani.



Informacioni  i publikuar   nga TOP news MK, më dt.6.5.2020  :
  E konfirmon DioGuardi: Grenell është shkarkuar!   lypset më e verifikuar nga vetë zt.DioGuardi.




Se a është lajm i saktë ,agjencioni "Floripress" nuk e dinë deri në këto memente, por shpreson që agjencioni  TOP news.mk është i saktë ngase :





Agjencioni" Floripress" nga Prishtina , falenderonë  publikisht Anetarin Ekzekutiv te Bordit, Faton Bislimin, qe publikisht ka reaguar ndaj ketij "lajmi te rremë" : "Fake News" me qellime anti-kombetare!


Image result for fatos bislimi

Faton Bislimi 

Faton Bislimi shkruan : https://www.facebook.com/aaclus/ : 


Eshte totalisht e pavertete se z. DioGuardi ka bere prononcime per "shkarkimin e z. Grenell!" 

Zevendesimi i z. Grenell nga Kongresisti Ratcliffe ne cilesine e Drejtorit Nacional te Intelegjences se SHBA-ve, nuk e afekton detyren e tij si Ambasador ne Berlin dhe i deguar per ceshtjen e Dialogut Kosove-Serbi.

DioGuardi nuk ka bere asnje prononcim per kete pune per askend.

 Kete e konfirmoj ne cilesine time si Anetar Ekzekutiv i Bordit te Drejtoreve te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane. 

Ka disa portale qe ia kane atribuar nje lajm te pavertete DioGuardit dhe kjo po behet per te krijuar me shume amulli. 

Figura dhe puna e DioGuardit jane historike, te pazevendesueshme dhe ta pa cenueshme. 

Kushdo qe perpiqet te hedhe balte aty, eshte antikombetar dhe soj i armiqeve tane!

DioGuardi si gurethemel i marredhenjeve tona specifike dhe permanente me SHBA-te si dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si organizata e vetme e regjistruar lobiste ne Washington, DC, do te vazhdojne te punojne ne favor te kauzes sone kombetare dhe ne interes te popullit shqiptar!

 Nuk ka kush as qe i ndale e as qe i shantazhon per interesa miskime te politikes ditore!, shkruan  mes tjerash  patrioti i devotshëm i çështjës shqiptaro-amerikane zt.Faton Bisslimi.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti për letrën nisur zëvendës-presidentit amerikan të shtetit, Mike Pences: Nuk ishte ankesë, por sqarim i pozicionit të qeverisë

Kurti për letrën nisur Pences: Nuk ishte ankesë, por sqarim i pozicionit të qeverisë


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se i është ankuar zëvendës-presidentit amerikan të shtetit, Mike Pence, në lidhje me rolin e ambasadorit Richard Grenell në bisedimet Kosovë – Serbi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas dhurimit të gjakut në Klinikën e transfuzionit , sot në Prishtinë, tha se letra është e para një muaji dhe se nuk ka të bëjë më ankesë, por me sqarim të pozicionit të qeverisë që ai udhëheq në lidhje me dialogun.
Mike Pence - Wikipedia

Mike  Pence


“Kam shprehur edhe qëndrimet tona, si qeveri e Kosovës, të mijat si kryeministër në detyrë për çështje të ndryshme politike përfshirë dialogun. 


Is Mike Pence In Danger of Getting Bounced from Trump's 2020 ...

Nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin  Richard Grenell, por kam shprehur pikëpamjet e mija për këtë dialog, se si duhet të jetë parimor. Për shkak se ka shumë keqinformim për qeverinë tonë, për mua si politikan se çka bëj e çka them, i kam shprehur qëndrimet e mija që të mos ketë keqkuptime”, tha Albin  Kurti.

Albin Kurti ka thënë se e ka për detyrë që kur ka keqinformime, të sqarojë situatat.


Media dhe politikanë të shumtë kanë kritikuar  Albin Kurtin ditëve të fundit, duke thënë se i është ankuar të zëvendës-presidenti amerikan i shtetit, Mike  Pences në lidhje me rolin e  ish ambasadorit amerikan në Gjermani zt. Richard Grenellit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, ndërsa ka folur për tema të nxehta që kanë shtuar akuzat e ndërsjella mes partive politike. I pyetur nga drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, mbi akuzat që ka hedhur ndaj të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se ka gisht në rrëzimin e qeverisë së tij, Albin Kurti e shpjegoi këtë si vijon:

“Ambasadori Grenell në tetor 2019 dhe janar 2020 ka qenë në Kosovë. Unë e kam takuar në të dyja herët, dhe ai fillimisht në tetor pati thënë se Kosova duhet të heqë tarifën 100%, ndërkaq në anën tjetër Serbia duhet ta ndërpresë fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, prej kur shkoi në janar në Beograd këtë pjesën e dytë e hoqi plotësisht dhe thoshte se vetëm Kosova duhet të heqë tarifën, ndërsa nuk fliste për Serbinë. Trysnia e tij fillimisht u shpreh për një lloj insistimi që kërkonte të mos diskutohej. Unë kam komunikuar me të, madje deri vonë edhe pasi jemi rrezuar si qeveri. Në anën tjetër, ai filloi ta shtojë trysninë ndaj partnerit tim në qeverisje deri sa ata u dorëzuan dhe u nënshtruan. Pra, ai ka pasur një rol, i cili nuk ka qenë neutral, por përkundrazi ka pasur një rol aktiv. Për mua kjo nuk do të thotë asgjë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një emisar të SHBA shumë i fuqishëm, me të cilën unë kam bashkëbiseduar, por nga ana tjetër nuk kam pranuar ta vë në pikëpyetje interesin e Kosovës, raportin me Serbinë, subjektivitetin tonë sepse reciprociteti është gjëja më normale në marrëdhëniet bilaterale ne fqinjësinë e mirë pavarësisht insistimeve të tij. Mendoj se ai ka qenë shumë i interesuar për një marrëveshje shumë të shpejtë Kosovë-Serbi. Përqendrimi i tij ka qenë tek nënshkrimi në fund të marrëveshjes se sa tek teksti i saj, që do të kishte pasoja për Kosovën si shtet dhe për popullin e saj", theksoi Kurti.

Pavarësisht mohimit që bëri Grenell për ekzistencën e një plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se nuk është kështu, por theksoi se diplomatët amerikanë nuk kanë thënë fare që nuk ka plan, por se nuk e kanë parë një të tillë.

Ai nuk kurseu akuzat ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilin theksoi se ka ndërtuar një lidhjeje të shkurtër me homologun e tij serb, Aleksdandër Vuçiç. Ai theksoi se dy presidentët, ai i Serbisë dhe i Kosovës kanë hartuar një plan për shkëmbimin e territoreve duke mos përfillur përfaqësuesit europianë.

“Ata kanë thënë se nuk kanë parë një plan, jo se nuk ka një plan. Unë mund ta besoj këtë, sepse presidenti i Kosovës dhe i Serbisë kanë krijuar një lidhje të shkurtër. Unë mendoj se ka një plan midis dy presidentëve, ndërsa në këtë mënyrë ata nuk i përfillin përfaqësuesit europianë", shtoi ai.

Teksa shprehu bindjen e tij se Lëvizja Vetëvendosje është partia më e votuar në popullatë, Albin Kurti tha se ata që iniciuan planin për shkëmbimin e territoreve do t’u mbetet turpi, ndërsa Kosovës shtoi ai, do t’i mbetet i gjithë territori i saj.

“Kemi herën e parë në këtë shekull që një lider i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë ndërmjetësim ndërkombëtar. Ata kanë hyrë në ujdinë e brendshme për çështjen e shkëmbimit territorial, që për mua është një eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Ndarja e Kosovës është projekt i kamotshëm i Serbisë dhe ai merr forma të ndryshme. Të gjitha këto janë ambalazhe të ndryshme të të njëjtit plan, që është ndarja e Kosovës dhe kjo është e papranueshme për mua si kryeministër, si shqiptar dhe si njeri. Ata që lançuan projektin e shkëmbimit territorial do t’u ngelet turpi, ndërsa Kosovës komplet territori i saj. Ne nuk duhet të japim, ne kemi vuajtur dhe kemi aq shumë humbje në njerëz”, shtoi Kurti.

Flori Bruqi







Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...