2020-10-01

OFICERI SERB: – Ç’janë këta njerëz këtu, nxirri nga objektet e Kishës, gjithë këta nuk janë katolikë, këtu ke mysliman e UÇK… DON KELMEND SPAQI: – Këtu s’ka katolik e mysliman këta janë shqiptarë, para se të kryeni ketë krim makaber më merrni jetën mua

 


Gurakuq Dobruna

… në vitin 1999 popullata civile e Dukagjinit po përballej me përjetime tmerri, në kohën kur vendi po digjej në katër anët nga forcat kriminale serbe. Don Kelmend Spaqi, një prift trup shkurt, por me zemër të madhe do i hapte dyert e Kishës për t’i strehuar ata civil. 
Në mesditën e së hënës se Pashkëve, fshati Gllogjan do pushtohej nga qindra ushtarë serb që ishin të armatosur deri në dhëmbë. Shënjestër ishte popullata civile e strehuar në Kishë. Një oficer serb me të zbritur nga eskorta do mësynte i tërbuar drejtë popullatës që pjesa dërmuese ishin pleq, gra e fëmijë. Por, para tij në mbrojtje të grigjës siç ishte misioni i tij, do shfaqej Don Kelmendi dhe motrat e nderit që nuk e lanë asnjëherë të vetmuar në atë kohe terrori. 
– Ç’janë këta njerëz këtu, nxirri nga objektet e Kishës, gjithë këta nuk janë katolike, këtu ke mysliman e UÇK, iu drejtua ushtaraku me arrogancë meshtarit që gjendej para një sprove të madhe.
I pa trembur, si shqiptar i madh me butesi dhe fuqinë e Zotit do i përgjigjej: 
– Këtu s’ka katolik e mysliman këta gjithë janë shqiptarë të pafajshëm në vendin e tyre, para se të kryeni ketë krim makaber më merrni jetën mua, pastaj motrave të nderit, atëherë ndani popullin tim, do i drejtohej Prifti, oficerit serb që e kishte mbështetur për muri e tytën e pushkës ia kishte vendose në fyt.

Treva e Dukagjinit nuk e njeh vetëm për ketë akt, Don Kelmend Spaqin. Ai njihet për kontributin e madh për gjatë gjithë luftës, në ndihmë të të plagosurve, sëmurëve, refugjatëve që vinin nga zonat e ndryshme të Kosovës.

Një gjest që kishte lënë pa fjalë një përfaqësues ndërkombëtar dhe që kishte bërë bujë në media botërore ishte veprimi i Priftit, kur rrahu kambanat e Kishës për t’u treguar shqiptarëve mysliman të strehuar në familjet e fshatrave katolike, Gllogjan e Nepole, se është koha e Iftarit për ata që kishin agjëruar, meqenëse ishin rrethana lufte në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Çfarë është kjo kambanë në ketë interval kohor të pa zakontë, kishte pyetur Priftin një përfaqësues ndërkombëtar? 
– Po bije në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptar të besimit mysliman që janë të strehuar nëpër familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi.

KËTA JANË VRASËSIT E AKADEMI PROF.DR. FEHMI AGANIT

 KËTA JANË VRASËSIT E DR. FEHMI AGANIT –

REK KËRKON DREJTËSI

Në publikimin tonë në fb me 24 Janar 2019, ne

REPUBLIKANËT E KOSOVËS, REK patëm premtuar se do ta ndërmarrin një nismë që të sjellin para drejtësisë, vrasësit e Akademikut Dr. Fehmi AGANI.

Sipas informacioneve tona, vrasja e Dr. Fehmi Aganit ishte urdhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB. Ky nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhërin e Ljubiša Diković, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.

Sipas dëshmisë së zonjës Agani:

“Më 6 Maj 1999 familja Agani për shkak se jeta e tyre ishte në rrezik në Prishtinë, ata u nisën nga Fushë Kosova me tren për në Han të Elezit për të kaluar në Maqedoni. Kur mbërritën aty, kufiri ishte mbyllur dhe u detyruan të kthehen prapa në Fushë Kosovë ku mbërriten në ora 13.00.

Aty i pritën forcat policore, paramilitare dhe ushtarake. Të gjithë u nxorën nga treni dhe u futën në tre autobusa, pasi që hynë në autobus forcat policore morën me forcë disa burra dhe djem të rinj të cilët filluan ti keqtrajtojnë dhe po përgatiteshin ti pushkatonin dhe do ta bënin vërtet nëse “nuk tregonin ku fshihej prof. Agani”. Në atë moment prof. Agani e zbulon veten vetëm për t’ju ndihmuar atyre që ishin renditur për tu pushkatuar.

Zbulimi i prof. Aganit solli gëzim dhe në të njëjtën kohë urrejtje ndaj tij nga forcat policore serbe, duke i thënë: Ja ku është ky që na e solli NATO-n”.

Të gjithë të tjerët i fusin në autobusa kurse Prof. Aganin e marrin dhe e fusin në një makinë të kuqe duke i thënë se kemi 5 minuta punë me ty.

Prej këtij momenti humbi përgjithmonë çdo gjurmë e Prof. Fehmi Aganit.”!

Armiqtë gjithëherë kanë sulmuar dhe eleminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani





MEKULI PRESS,24.1.2019.

Vjen përgjigja për Daçiq: I ke duart e përlyera më gjak

 Profesori Binak Maxharraj, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për të cilin thotë se nuk është për tu çuditur me të.

“Kohë më parë  Ministri i Punë



ve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar  së “Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës”. Kjo deklaratë e tij nuk është aspak e çuditeshe duke e ditur së kush është Ivica Daçiq”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori Maxharraj, ka përmendur të kalurën poltike të Daçiqit i cili ishte nënkryetar i partisë së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, i cili pas luftës edhe e udhëhoqi Partinë Socialiste.

2020-09-28

Fritz Radovani: Bajame Hoxha Çeliku - At Gjergj Fishta

 

Kulturë


Fritz RADOVANI:

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:

Poeten tonë...

BAJAME HOXHA ÇELIKU

Poezi per...

AT GJERGJ FISHTA

At Gjergj Fishta të kjofshim falë

Deri atje ku zani yt asht ndi

Në jetë t’jetve për mos me u ndalë

Je kthye në kangë e në histori.

Ai za’ i yt porsi i bylbylit

Nisi me këndue qysh’ në rini.

Aty ku çilë i bukur agimit

Atje n’ shkrepa n’ atë Shqipni.

At Gjergj Fishta kjofsh’ bekue

Mbi kët’ tokë; përmbi njat’qiell.

Ku t’parën herë ti ke ligjërue

Ka shkrep n’ dritza bash njaj diell.

Atje ku s’parit t’agoi drita

T’agoi jeta mbi kodra e mal,

Atje ku i deshte lul’e driza

T’ka ngrit atdheu n’piedestal.

Sot e nesër përmbi kët’ dhe

Përmbi drit’ që s’ka me u shue.

Ti je kthy nji fanar ndër ne

N’at dritë t’anden jem bashkue.

S’ke me kenë ma kurr i shkret

Në ket vend ku je burrnue.

T’kanë madhështu male e det

Tuj t’prit ty, e tue t’ bekue.

At Gjergj Fishta shkamb mbi gur

Rrezja jote s‘ka me u shue.

Shkroj’ e zjarrta përkrah flamur

Portreti yt qëndis plot yje.

“Lamtumirë! Atdhe i bekue!”

S’ka dasht kurr për me thanë.

“Kah njai diell që asht flakue”

Ke me kthye e me thirr: Nanë!

Ke shtegtue nëpër dhe t’huej

Nga trysnia mbarë mizore.

S’ t’ kanë përbuzë o i nderuem

T’kanë nderu’ fjalën hyjnore!

Shpesh ndër sy t’ asht pa dhe loti

Tuj rrjedhë, mbi ftyrë tuj t’ra,

T’kem kërkue dhe mot mbas moti

Ka erdh nama ne me ty me na nda?

Kah rrin besa në bjeshkë e male

Nëpër troje t’nalta t’Shqiptarisë,

Atje ku ndihen kreshnik’e valle

Asht aty besa jote e burrnisë!

At Gjergj Fishta kudo në krye

Për t’madhin Zot ti ke rilindë,

Lahuta jote ngrit kala mbi yje

E ti parrizin je tash tuj ndritë

Për atë hatër të këtij Atdheut

T’asht ngrit’ zani mos me tretë,

Ti ke qenë ajo drita’ e dheut

Për ty brezat s’kan me heshtë.

At Gjergj Fishtë t’këndoi ty fjala

Përmbi lis e n’ fusha t’gjana,

N’maje malesh e za’ mbi zana

Atje s’pari ku t’leu Ty Nana.

Shenim F.Radovani: E Nderuemja Bajame Çeliku kur ishte fëmijë 11 vjeç, udhtoi per Saver të Lushnjes… E interrnoi tirani barbar Enver Hoxha…

Një jetë nder vuejtje… 31 vjetë.., nder kampe shfarosjet...

E pra, sot, Kjo asht Poetja e vjerrshës per At Fishten… Ju falnderoj!

Melbourne. 27 Korrik 2020…

FLORI BRUQI ME PËRMASAT QË MERITON

Kukës,25.9.2020




ADEM  AVDIA,SHKRIMTAR NGA KUKËSI  

Në pamje të parë shkrimi të duket i ekzagjeruar dhe thua se nuk ka të tillë personalitet. Por unë dhe të gjithë që e njohim sadopak Akademik Flori  Bruqin kemi akoma për të shtuar. Është shpirti më bujar dhe paqedashës,  është njeriu inkurajues e mobilizues,  është ai që të ngjall shpresë dhe të bën ta vlerësoj veten tënde, është krijuesi i pashtershëm dhe këshilltari i pazëvëndësueshëm, është shoku i mirë e idealist, human e aspak materialist. I uroj këtij njeriu të shenjtë shëndet, mbarësi, krijimtari e jetë të gjatë për familjen e tij e krenarinë e shqiptarizmës.



Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës





                                                    NGA BAJAME HOXHA ÇELIKU

( Bajame Hoxha-Çeliku, është shkrimtare,poete dhe studiuese e përndjekur nga diktatura dhe tani emigrante, në Belgjikë)


(Bota sot,26 MAJ 2020 NË ORA: 21:15


https://www.botasot.info/kultura/1300417/flori-bruqi-enciklopedist-dhe-autor-i-permasave-letrare-te-kohes/


Flori Bruqi                 


Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.


Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e  personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.

Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan,  jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.

E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë,  është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.

Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy  menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme.

Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. Kudo  gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.

Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.

Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.

Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.

Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër  më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.

Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.



KAMPET E PËRQËNDRIMIT DHE DEMOKRACIA

 

Jo, ore popull i mirë, jo...

 


BAJAME HOXHA – ÇELIKU

 

KAMPET E PËRQËNDRIMIT DHE DEMOKRACIA

 

Mjerë kush vuajti nën thundrën e komunizmit, dhe lum ai që mundi të mbijetojë me faqe të bardhë, pa u epur përballë përbindëshave të uritur për gjak njeriu. Është e lehtë të gjykosh e ta dënosh një popull vetëm se ai kërkon lirinë, dhe pse mendon më mirë e ndryshe nga ti. Tjetra: ai sistem shfrytëzues e vrastar kishte nevojë për krahun e punës falas. Prandaj, fatkeqësisht, këtë goditje e torturë, e hoqën djem, vajza, nëna shqiptare që patën forcën e shkëmbit për t’i përballuar, që më vonë mbyllën sytë në ofshama e dhimbje të mëdha torturash. Ah, sa më dhimbsen, edhe sot më pikon loti për ato nëna të mjera, që në njërën anë qanin djemtë burgjeve dhe pushkatimeve, në anën tjetër, qanin burrat e tyre kohë më parë të arrestuar e pushkatuar! Pale ne të tjerët, s’jemi fare në defter, që për 45 vjet me radhë, u tërhoqëm zvarrë internimeve nga injoranca dhe krimi. Zot, më vjen edhe më keq për popullin, që një pjesë e tyre, madje intelektualë nuk e kuptojnë gjenocidin që është ushtruar në Shqipëri. Janë shkelur ligjet, cilat ligje? Me çfarë e me cilët, përveçse të arrestuarve, do ta nxirrte kromin, me kë do të thante kënetat, me kë do të bënte fabrika e uzina e bujqësi për të cilat sot thonë: "I bëri Enveri ato mrekulli dhe i prishi demokracia".

Jo, ore popull i mirë, jo, asgjë të mbarë nuk bëri Enveri! 


 Enveri vetëm vrau e preu sa mundi popullin e vet. Ai i kishte mashat dhe nuk i digjte duart. Të gjitha ato, që ju i quani “mrekullitë e Diktatorit”, i ngriti i burgosuri, o popull! Ai bir nëne, që hante vetëm një pjatë supë me krimba në ditë, dhe që ishte i rrethuar nga policë kriminelë, të cilët, shpesh e flaknin nga muret e larta, ku binte i vdekur. Kur erdhi demokracia e rreme, të gjitha këto gërdalla po jepnin shpirt, ndodheshin në grahmat e fundit nga mungesa e lëndës së parë, nga ndryshku, e çdo gjë ishte e skaduar dhe e prishur. 






Se gati të konsumuara i sillte Kina, hekurishtet e veta, vetëm të lustruara në dukje, e nuk i rezistonin më kohës. Po e zëmë se nuk do të qenë prishur fabrikat, uzinat, kombinate etj., kush do të ishte ai budalla, që do vazhdonte të punonte pas demokracisë së rreme, për 5 euro në muaj? Apo e shtyjmë, hajde, 50 euro në muaj? Kështu ishin të destinuara të gjitha të vdisnin. Kur dallimi vetëm me Greqinë, pale shtetet e tjera, qe aq mahnitës! Pra, ishim mbrapa botës, fundi dhe mbeturina e botës, leckamanët e botës, Rroba arnuarit e botës, këmbëzbathurit e botës, Ishim turpi pafund i botës. Për fat të keq, ky popull, e piu gjithë kupën e mjerimit!

Që kur vajtën shqiptarët e parë në Francë, të mjerët u vërsulën dyqaneve ushqimore e magazinave të rrobave, si të babëzitur, ashtu si ishin dhe merrnin ashiqare. Dhe kur u sinjalizua drejtori i përgjithshëm, pyeti:



- Kush janë këta kusarë të mëdhenj?

- Janë shqiptarët e ardhur me ambasadën!

E dini si ishte përgjigjja e tij?

- Lërini të marrin sa të duan, të hanë sa të duan, gjersa ta shuajnë urinë 45-vjeçare!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...