2020-11-09

Rekord viktimash dhe infektimesh me Covid në botë

Koronavirusi duket se ka dalë jashtë kontrollit në shumë vende të botës, teksa në 24 orët e fundit u shënuan rekorde globale infektimesh dhe jetësh të humbura. Sipas Worldometers numri rasteve të reja në mbarë botën shkoi në afro 600 mijë, ndërsa ai i viktimave për herë të parë kalojë shifrën 8 mijë. Situata më e vështirë paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat raportuan mbi 118 mijë raste të reja dhe mbi 1200 jetë të humbura. Por përveç numrit të madh të viktimave, amerikanët i shqetëson pasojat që kjo situatë po shkakton në ekonomi. Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell e konsideroi situatën veçanërisht shqetësuese për ekonominë, ndërsa bëri thirrje që të ndiqen me rigorozitet këshillat e profesionistëve të shëndetit publik, si e vetmja mënyrë për të ndikuar në rivendosjen e ekonomisë në binarët e rimëkëmbjes. Në Europë situatën më të vështirë po e kalon Franca, ku për herë të parë që nga nisja e pandemisë u regjistruan afro 58 mijë infektime ditore. Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon deklaroi se vala e dytë është brutale dhe se virusi po përhapet me shpejtësi, ndërsa bëri të ditur se 1.6 milionë të infektuar në më shumë se tetë milionë persona të prekur në kontinent, i përkasin Francës. Në Itali është kthyer sërish frika e rikthimit të situatës gjatë fazës së parë të pandemisë, kjo pasi në 24 orët e fundit u shënuan mbi 34 mijë raste të reja dhe 428 viktima. Gjithashtu Gjermania kaloi kufirin e 20 mijë infektimeve ditore, teksa të enjten në mbrëmje raportoi për 21 mijë raste ditore. Flori Bruqi

637 raste të reja me COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Në Kosovë vijon trendi rritës për rastet e reja ditore. Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private janë testuar gjithsej 1 mijë e 712 mostra, prej të cilëve rezultojnë 637 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 324 raste, komuna Gjilan 66 raste, komuna Ferizaj 50 raste, komuna Fushë Kosovë 43 raste, komuna Mitrovicë 25 raste, komuna Podujevë 22 raste, komuna Vushtrri 20 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Klinë, Mamushë, Novobërdë dhe Skenderaj. Numri total i rasteve pozitive është 24 mijë e 792 raste nga 108 mijë e 482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën. Flori Bruqi

Do të kërkojnë përdorimin gjatë këtij muaji në SHBA

Kompania amerikane Prizer (Pfajzer) dhe partneri i saj gjerman BioNTech (BajoEnTek) deklaruan të hënën se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 është më shumë se 90 % efektive në parandalimin e virusit që ka vrarë mbi 1.2 milionë njerëz dhe ka gjunjëzuar ekonominë botërore. Kompanitë thanë se do të kërkojnë autorizimin për ta përdorur vaksinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë këtij muaji. Nëse autorizohet, numri i dozave të vaksinës fillimisht do të jetë i kufizuar. “Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin,” tha Albert Bourla, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer, në një deklaratë. Pfizer pret të kërkojë autorizimin e gjerë të përdorimit për njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç. Për ta bërë këtë, kompania do të duhet mbledhë të dhënat e dy muajve për afro gjysmën e 44 mijë personave që iu nënshtruan testimeve. Vaksina u injektua në 2 faza, përgjatë 3 javësh. Shkalla e efikasitetit të saj është shumë më e lartë se 50% e efikasitetit të kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për një vaksinë të koronavirusit. Por shumë pyetje mbeten pa përgjigje, përfshirë atë se, për sa kohë do të jenë të mbrojtur personat që e marrin vaksinën. Pfizer dhe BioNTech kanë një kontratë 1.95 miliardë dollarë me qeverinë amerikane për të shpërndarë 100 milion doza vaksinash duke filluar nga ky vit. Ata gjithashtu kanë arritur marrëveshje furnizimi me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Japoninë. Pfizer tha se pret të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza të vaksinës në 2021.

Vendimet e para që do të marrë presidenca e Joe Biden

Prioritet, masat e pandemisë dhe shtimi i testimeve Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do ta ketë menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, prioritetin e tij kryesor menjëherë sapo të nisë detyrën. Ndërsa ka njoftuar vendimet e para që do të marrë Biden në detyrë, skuadra e tij tha se testimet do të shtohen dhe se amerikanëve do t’u kërkohet të mbajnë maska. Biden do të caktojë një task-force me 12 anëtarë, pavarësisht se numërimi i votave ende vazhdon por rrjetet më të mëdha televizive e shpallen fitues të zgjedhjeve. Një tjetër hap do të jetë nxjerrja e disa urdhrave ekzekutivë, që do të synojnë të përmbysin disa nga politikat kryesore të Trump. Sipas mediave më të mëdha amerikane, Biden do të rikthejë Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen e Parisit për klimën, do të rikthejë vendimin për të dalë nga OBSH dhe do t’i japë fund ndalimit të lëvizjes me 7 shtetet më të mëdha myslimane të botës. Një tjetër vendim do të jetë ai për dhënien e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në Shtetet e Bashkuara nga emigrantë pa dokumente. Në fjalimin që mbajti të shtunën, Biden tha se për Amerikën ishte koha të shërohej dhe se vendi kishte nevojë për unitet në këto momente. Ai dhe zv. presidentja Kamala Harris kanë nxjerrë në treg një faqe interneti për tranzicionin e pushtetit, ku thonë se skuadra e tyre do të fokusohet tek ekonomia, racizmi dhe ndryshimet klimatike.

Avokati David Hooper disa herë e pyet disa herë Specialen e Hagës : Ku janë pretendimet për vjedhje të organeve dhe Shtëpia e Verdhë?

Avokati detyrohet të pyes disa herë në Gjykatën Speciale: Ku janë pretendimet për vjedhje të organeve dhe Shtëpia e Verdhë? https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=XTiDCqWxgnA&feature=emb_title Avokati mbrojtës ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, është treguar i ashpër me panelin gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Derisa iu është drejtuar Prokurorit të Specializuar dhe Gjyqtarit të procedurës, ai ka pyetur se ku janë? – pikat e akuzës ku pretendohej për vjedhje të organve dhe përmendej Shtëpia e Verdhë, njofton Klan Kosova. ”E di që njerëzit në Kosovë do t’i kushtojnë rëndësi kësaj”. ”Ku janë këto pretendime pra për vjedhje të organeve? – sepse këto ishin shumë të rëndësishme në lidhje me këtë Gjykatë Speciale”. Mbrojtja u detyrua që pyetjen e njëjtë ta përsërisë për disa herë drejtë panelit, meqë ish-presidenti Hashim Thaçi u ankua se po përkthehet në mënyrë të gabuar, njofton Klan Kosova. ”Është hera e tretë. Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore. Ku janë edhe Shtëpia e Verdhë që nxiti në ngritjen e kësaj Gjykate Speciale?”. ”Në këto pretendime, jo vetëm që është një njollë mbi Kosovën, por ishte edhe pretendimi që krijoi këtë Gjykatë të Kosovës. Gjykatë e Kosovës por nuk ka asgjë këtu nga Kosova. Nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Ndoshta mund t’i kushtohet një emblemën e saj”. ”Nëse do ishte e Kosovës, mund të kishte një shqiponje të zezë me të kuqe”. ”Këto pretendime, zotëri Thaçi e dinte që ishin gjepura, ai e ndihmoi komisionin europian në krijimin e kësaj Gjykate’.’ ”Ne dëgjojmë se ai mund të mos kishte qenë bashkëpunues. Pra asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për vjedhje të organeve dhe ato që pretendohej se ndodhën. Në vend të kësaj kemi një aktakuzë me incidente që shumë prej tyre që janë gjykuar në gjykata ndërkombëtare apo të Kosovës të vendosura në Kosovë”. ”Po të mblidhen këto bashkë, kanë vendosur një strukturë të komandës. Këto pretendime do të tregohen gjatë procesit të Gjykimit do të tregohen se janë false”. ”U çuditëm, që ju gjykuat të nevojshme të urdhëroni arrestimin e Hashim Thaçit në vend të dërgoni fletëthirrje”. ”Unë kam ndërmend që sot të kërkoj sot pasdite, lirimin e tij të përkohshëm. Pasi kam menduar më gjatë, ne mendojmë që nuk është e përshtatshme të bëhet kjo kërkesë, me çfarë pretendon Prokuroria me rrezikun e arratisjes. Pra ai është këtu”. ”Nuk e di se cilat janë pretendimet që mbështesin konkluzionet që ka pasur ndërhyrje”. ”Ne duhet ta dijmë se çfarë po thuhet”. ”Ne duam të marrim elemente specifike të informacionit, përveç materialit mbështetës që ka paraqitur Prokuroria pas 26 gushtit”.

Bardhyl Mahmuti: Dick Marty nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën

Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Mahmuti, ka reaguar serish ndaj raportit të senatorit zviceran Dick Marty për të ashtuquajturin trafikim organesh dhe shtëpinë e verdhë. Mahmuti ka thënë se raporti i Dick Marty është përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë dhe se janë dashur vite që kjo çështje të ndriçohet tërësisht. “Më 24 tetor të vitit 2018, gjatë përurimit të librit të tij të titulluar “Vendi i Wilhem Telit”, në televizionin serb “TV HAPPY”, ish- ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, rrëfen për mënyrën si ju dhanë Dick Martyt “provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për Shtëpinë e verdhë”. (Milan St. Protic – Izvestaj Dika Martija i unisteni dokazi o zutoj kuci – DJS – TV Happy 24.10.2018, https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=47bB7Ad7dZA). Ikja nga ballafaqimi nuk është karakteristikë e atyre personaliteteve që pretendojnë se janë burra të fjalës dhe që shesin moral.Sa më përket mua e lë të hapur mundësinë e ballafaqimit me cilindo qoftë që ka shpifur rreth luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Madje nëse do të ndihej më i sigurt, Dick Marty mund të vijë në debat së bashku me ish- ambasadorin e Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiqin dhe pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Serbisë të cilët redaktuan raportin për gjoja “trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtinë ilegale me organet e njerëzve në Kosovë”’. Reagimi i plotë: Dick Marty nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën Dick Marty përdor argumentum ad misericordiam për t’i ikur ballafaqimit me mua Meqenëse kishin kaluar më shumë se pesë muaj që nga koha kur Dick Marty pranoi publikisht se do të ballafaqohej me mua pasi të ketë lexuar librin tim dhe nuk kisha marrë përgjigje vendosa që t’i drejtohem përmes një letre publike. Letra ime e datës 7 prill 2019 pati një jehonë të madhe në mediat në gjuhën shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilat i falënderoj për korrektësinë e publikimit. Duke dashur të jem korrekt në komunikim, të gjitha publikimet në internet të mediave që kishin publikuar letrën time ia dërgova edhe Dick Martyt. Bashkëngjitjen e publikimit në internet e bëra si dëshmi se opinioni publik shqiptar është i interesuar për një debat të tillë. Dhe pikërisht publiciteti i madh që ju bë letrës sime ndikoi që më në fund Dick Marty të më kontaktojë. Në emailin që më dërgoi sot, më 10 prill ai kërkon që të mos e kontaktoj më. Në vijim po publikoj tekstin integral të letrës së tij, sepse reagimi im që vijon nuk do të mund të kuptohet plotësisht në mungesë të saj. Në letrën e plotë të Dick Martyt thuhet: “Zotëri, Ende nuk e kam lexuar librin tuaj thjesht për arsye se kam qenë i sëmurë dhe nuk kam pasur ende kohë. Ju keni thënë se nuk keni mundur të më kontaktoni, por ju e keni pasur adresën time të emailit dhe pos tjerash ju keni mundur t’i drejtoheni botuesit, siç e kanë bërë dhjetëra persona të tjerë. Ju keni preferuar ta publikoni një letër të hapur para se të më drejtoheshit personalisht. Me sa shihet juve ju intereson propaganda. Unë nuk e luaj këtë lojë. Prandaj ju lus të mos më kontaktoni më. Me përshëndetjet e mia të veçanta, Dick Marty”. Që në fillim e siguroj se nuk do ta kontaktoj Dick Marty në adresën tij private. Mirëpo ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur dhe vazhdojnë të shpifni kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të drejtës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur, gjërat do t’i trajtoj publikisht derisa të zhvishet tërësisht prapavija tyre. T’i marrim gjërat një nga një. Edhe pse publikisht pranoi se do të ballafaqohet me mua pasi të ketë lexuar librin tim, disa nga ata që e njohin mirë më thanë se ai nuk është njeri i fjalës dhe se do t’i bishtnojë ballafaqimit. Si hipotezë nuk e kam përjashtuar. Por nuk kam menduar se do të përdorë argumentum ad misericordiam për t’i ikur konfrontimit me të vërtetën. Është fakt që ka pohuar publikisht se ka qenë i sëmurë para se t’i qasej shkrimit dhe publikimit të librit “Une certaine idée de la justice- Tchétchénie-CIA-Kosovo-drogue” (Njëfarë ideje për drejtësinë – Çeçenia, CIA-Kosova-droga), mirëpo gjithashtu është fakt i pamohueshëm se, siç e ka thënë në disa prezantime publike, ai ndihet shumë mirë. Madje gjendjen e tij e shkëlqyer e ka dëshmuar duke qenë i pranishëm në përurimin e librit të tij në shumë qytete të Zvicrës dhe në intervista televizive. Nuk u mjaftua me përurimin e librit në Zvicër por shkroi në shoqërim të delegacionit të Serbisë në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe, pos tjerash, edhe atje e bëri përurimin e librit. Edhe pse letra ime ruan neutralitetin e plotë duke u kufizuar në faktin se “librat tonë karakterizohen me divergjenca të mëdha lidhur me luftën në Kosovë”, ai më akuzon për propagandë! Vërtet nuk është aspak serioz! Të gjithë ata që kanë lexuar librin tim kanë mundur të binden se nuk ka asnjë element të vetëm të propagandës. Përkundrazi, faktet janë aq bindëse sa nuk përjashtohet mundësia që të qëndrojnë në thelbin e asaj pse Dick Marty refuzon ballafaqimin. Kur është fjala për Dick Martin dhe raportin që mban emrin e tij, katër vite më parë pata treguar me fakte se ky raport ishte përpiluar nga Shërbimi Sekret i Serbisë. U dashtë të kalonin katër vite dhe kjo çështje të ndriçohet tërësisht. Më 24 tetor të vitit 2018, gjatë përurimit të librit të tij të titulluar “Vendi i Wilhem Telit”, në televizionin serb “TV HAPPY”, ish- ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, rrëfen për mënyrën si ju dhanë Dick Martyt “provat e përgatitura nga institucionet e Serbisë për trafikimin e organeve dhe për Shtëpinë e verdhë”. (Milan St. Protic – Izvestaj Dika Martija i unisteni dokazi o zutoj kuci – DJS – TV Happy 24.10.2018, https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=47bB7Ad7dZA ). Ikja nga ballafaqimi nuk është karakteristikë e atyre personaliteteve që pretendojnë se janë burra të fjalës dhe që shesin moral. Sa më përket mua e lë të hapur mundësinë e ballafaqimit me cilindo qoftë që ka shpifur rreth luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Madje nëse do të ndihej më i sigurt, Dick Marty mund të vijë në debat së bashku me ish- ambasadorin e Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiqin dhe pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Serbisë të cilët redaktuan raportin për gjoja “trajtimin çnjerëzor të personave dhe tregtinë ilegale me organet e njerëzve në Kosovë”. P.S. Argumentum ad verecundiam është formë e gabueshme e argumentimit që dëshiron të arrijë të pranohet mendimi i tij si i vërtetë duke e shti në gjynah tjetrin. 10 prill 2019

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...