2020-11-09

Vijojnë replikat, Rama-Bashës: Mos u fshih pas Covid, përgjigju për dosjen e Shtëpisë së Verdhë

Edi Rama @ediramaal · Nov 8 Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty! https://twitter.com/ediramaal/status/1325402277008601088?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325402277008601088%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fvijojne-replikat-rama-bashes-mos-u-fshih-pas-covid-pergjigju-per-dosjen-e-shtepise-se-verdhe%2F Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryedemoratin Lulzim Basha në lidhje me dosjen në Shtëpinë e Verdhë. Kreu i qeverisë i thotë Bashës që të mos fshihet pas pandemisë, por të përgjigjet për faktin që ka qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë. Ai i bën gjithashtu thirrje që të tregojë mendimin e tij për votën e PD-së dhe LSI-së pro raportit të Dick Marty-t. “Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty”, tha Rama.

Mbi 300,000 persona të vdekur nga koronavirusi në Evropë

Në Evropë është tejkaluar shifra e 300,000 të vdekurve nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, teksa shtetet nga Rusia e deri tek Italia, kanë regjistruar rekord të personave të infektuar brenda një dite. I gjithë kontinenti evropian tani pothuajse ka rikthyer kufizimet në lëvizje, me qëllim të frenimit të pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar për një rekord të ri të personave të infektuar brenda një dite në nivel global. Evropa ka regjistruar 300,688 të vdekur nga virus, bazuar në të dhënat e agjencisë së lajmeve AFP, ndërkohë që dy të tretat e viktimave janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë, Spanjë dhe Rusi. Rritja e shkallës së infektimit ka ndikuar në mbushje të kapaciteteve spitalore në këtë kontinent. Kjo pasi, zyrtarët shëndetësorë janë duke paralajmëruar se vala e dytë e infektimit është më e fuqishme dhe më serioze. Ndonëse Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë ka paralajmëruar se dyfishimi i numrit të pacientëve me COVID-19, në njësitë e kujdesit intensiv çdo 10 ditë, është i papërballueshëm, spitalet në këtë shtet kanë vazhduar të pranojnë pacientë të sëmurë nga kufiri francez. Më shumë se 85 për qind e shtretërve për kujdes intensiv në Francë janë të zënë me pacientë të infektuar me koronavirus, apo mbi 4,000. Të hospitalizuar janë mbi 30,000. Situata është duke u përkeqësuar edhe në Rusi, aktualisht vendin e katërt me më së shumti të infektuar në botë. Rusia ka raportuar 20,396 persona të infektuar më 7 nëntor, duke e çuar në mbi 1.7 milion, numrin e personave të prekur nga COVID-19. Për dallim nga pjesët tjera të Evropës, Rusia nuk ka vënë kufizime në lëvizje dhe as nuk ka mbyllur bizneset. Autoritetet ruse kanë thënë se nuk ka nevojë për diçka të tillë, sepse sistemi shëndetësor mund t’i përballojë rastet. FLORI bRUQI

Shkon në mbi 50 mln numri i të infektuarve në botë

Numri i të infektuarve me Sars Cov2 po shtohet me ritme të shpejta në të gjithë botën. Një pjesë e vendeve në të gjithë planetin po përballen me një valë të dytë të COVID-19 dhe sistemi shëndetësor po shikon një ngarkesë të papërballueshme. Sipas universitetit Jons Hopkins sot është regjistruar një tjetër rekord, pasi numri i të infektuarve ka arritur në mbi 50 milionë. Po ashtu bëhet me dije se numri i atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi është më shumë se 1.25 milion. Por shifrat mendohet të jenë shumë më të larta para në shumë vende nuk bëhen mjaftueshëm testime për të zbuluar të infektuarit. Evropa është kontinenti me më shumë se raste, rreth 12.5 milionë dhe 305,700 vdekje dhe është duke u përballur me valën e dytë. Po ashtu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me raste të shumta, ku janë regjistruar më shumë se 125,000 në tre ditët e fundit Flori Bruqi

Edhe Portugalia futet sërish në karantinë

Portugalia është vendi i radhës në Bashkimin Evropian që merr masa shtrënguese për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri portugez tha se situata në vend është serioze. Nga e hëna në 121 bashki rikthehet shtetrrethimi nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit ndërsa në fundjavë ndalimi i lëvizjes fillon që në orën 13:00. Portugalia ka mbi 170 mijë raste të konfirmuara. Franca është një nga vendet më të goditura në Evropë. Vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 270 vdekje dhe mbi 125 mijë raste të reja. Rémi Salomon, kreu i komisionit mjekësor të spitaleve të Parisit tha se së shpejti ata do të duhet të vendosnin se kë mund të mjekonin dhe kë jo, pasi urgjencat po tejmbushjen. Shumë vende evropiane kanë marrë ndërkohë masa shtrënguese. Britania e Madhe hyri në bllokimin e saj të dytë kombëtar që prej 5 nëntorit. E megjithatë gjatë fundjavës u shënuan mbi 400 viktima duke e çuar totalin në mbi 49 mijë. Edhe Greqia ka hyrë në bllokimin e saj të dytë prej 7 nëntorit, por infeksionet vijojnë të jenë të larta. Italia gjithashtu ka vendosur të mbajë të bllokuara hyrje-daljet nga 4 rajone. Shumica e bizneseve jo-thelbësore janë mbyllur. Por kundër masave nuk mungojnë edhe protestat. Pas Gjermanisë, tubime në rrugë pati edhe në Kroaci kundër rikthimit në karantinë. Të dielën të prekurit nga koronavirusi tejkaluan shifrën e 50 milionëve në rang botëror. Flori Buqi

Mbi 9 milionë raste me COVID-19 në ShBA

Shtetet e Bashkuara prijnë për nga numri i rasteve me COVID-19 në botë me rreth 9 milionë të infektuar. Ndërkohë të dhënat tregojnë se të premten u regjistrua numër rekord prej 100 mijë rastesh të reja brenda një dite. Në shtete si Uiskonsin autoritetet u kërkuan qytetarëve të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit. “Duhet të ndërmarrim veprime të rëndësishme e kolektive. Duhet të qëndrojmë në shtëpi. Shmangni kontaktin me njerëzit që nuk jetoni”, tha Andrea Palm I Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin. “70 nga 72 qarqet e shtetit tonë kanë nivele shumë të larta të sëmundjes. Spitalet janë të mbingarkuara. Dje, një në pesë spitale në Uiskonsin raportoi shkurtim kritik të stafit”, tha Julie Willems Van Dijk, e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në çdo 1.2 sekonda një amerikan rezulton pozitiv ndërsa një vdes çdo 107 sekonda. Vendi i dytë më i prekur në botë është India që të enjten raportoi mbi 8 milionë raste prej fillimit të pandemisë. Ministria e shëndetit tha se ka një rritje prej 50 mijë infektimesh të reja ditore. “Arritëm në 8 milionë infektime sepse njerëzit nuk po respektojnë distancimin fizik. Po ashtu, njerëzit nuk po i lajnë shpesh duart. Kemi shumë pacientë që vijnë pa një maskë në spitale dhe nuk u shmangen turmave”, tha Dr. Pankaj Yadav nga një spital nëDistriktin Moradabad. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes ndërsa paralajmërojnë një valë të dytë të pandemisë. “Nuk duhet ta ulim vigjilencën, sepse mund të vuajmë një valë të dytë. Ajo që kemi mësuar nga sëmundjet SARS dhe MERS, vala e dytë është më e rrezikshmja”, këshillon Prasanna Kumar T, Pulmologe në Spitalin MS Ramaiah. Brazili është vendi i tretë më i goditur pas SHBA-së dhe Indisë, por zë vendin e dytë në botë për nga numri i viktimave me COVID-19. Presidenti brazilian Jair Bolsonaro kritikoi vendet që rikthyen masat e izolimit me qëllim bllokimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. Ndërsa numri I vdekjeve rritet, Brazili është kthyer në vendin kyç të testimit të vaksinës kundër koronavirusit si dhe ka miratuar provat klinike të fazës të fundit për katër vaksina./ Voa Flori Bruqi

Arrestohen 7 persona në Francë, jepnin teste false për COVID

Policia Franceze ka arrestuar 7 persona të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi dhe pajisnin qytetarët me certifikata false për qytetarët që kërkonin të largoheshin nga vendi. Pas hetimeve, policia ka zbuluar se banda me 7 anëtarë, 6 burra dhe 1 grua kishin pajisur më shumë se 200 qytetarë me certifikata të falsifikuara për COVID. Mediat ndërkombëtare raportojnë se certifikatë që tregonte se ishe negativ kundër COVID, ishte shitur rreth 300 Euro. Hetimet zbuluan një udhëtar nga Etiopia, i cili kishte marrë raportin tek të arrestuarit, por u zbulua si ai nuk kishte kryer test dhe certifikata ishte false. Po ashtu është zbuluar se të gjitha certifikatat për testin negativ mbanin emrat e laboratorëve në Paris, duke përdorur pa të drejtë emrin e këtyre të fundit. Të arrestuarit do të përballen me akuza për falsifikim dhe bashkëpunim në mashtrim, të cilat mbajnë një dënim maksimal deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 375,000 €. Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...