2021-01-26

Me më shumë se 4.000 dhoma po ndërtohet godina në veri të Kinës.


Ç'po paralajmërohet? Dalin pamjet satelitore se

Në Kinë vazhdon që numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet. Nga të dhënat e fundit zyrtare dhe në përgjigje të një vatre të re të koronavirusit në Shijazhuang, një qytet me më shumë se 10 milionë banorë ka nisur të ndërtohet një godinë gjigante.

Pamjet satelitore të siguruara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, tregojnë ndryshimet e kryera përgjatë 10 ditëve në një zonë, ku kishte pasur vetëm tokë.

Me më shumë se 4.000 dhoma po ndërtohet godina në veri të Kinës.

Mediat vendase shkruajnë se deri më 19 janar kanë qenë gati rreth 600 dhoma, ndërsa priten që shumë shpejt të ndërtohen 3.600 të tjera.

Kujtojmë që vitin e kaluar dy spitale, Housheshan dhe Leshenshan, u ndërtuan brenda ditësh për të trajtuar pacientët me COVID-19 në qytetin e Wuhan, ku u zbulua për herë të parë koronavirusi.

JULIA VRAPI : Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

 


Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por

Letërsia shqipe dhe kritika letrare për studiues të ndryshëm duhet të jenë më cilësore, edhe pse problemet që përballet krijimtaria nuk janë të pakta. Në muajin e parë të këtij viti shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati thotë se për letërsinë shqipe shpreson që të bëjë hapa drejt vlerave, sepse në raste të shumta kanë munguar. Për studiuesin Xhahid Bushati, personaliteti i shkrimtarit në vendin tonë të mos jetë mjeran dhe shpreson, që ai të marrë vendin që meriton me aktivitetin e tij. “Shpresoj, që dinjiteti dhe personaliteti i shkrimtarit shqiptar të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon, të respektohet për vlerat që sjell. E kam fjalën për krijuesin e vërtetë”, shprehet mes të tjerave studiuesi Bushati. Duke folur për problemet në fushën e letërsisë, Bushati thotë se duhet të ketë më shumë vëmendje edhe për bashkëpunimet me Kosovën për krijimtarinë letrare. Për studiuesin Bushati, urat e bashkëpunimit me Kosovën duhet të jenë të dukshme, sepse kanë munguar. “Duke shpresuar që t’i kthehemi normalitetit të jetës, për vitin 2021 që sapo kemi filluar, do të doja që letërsia shqipe të ishte më cilësore, të bënte hapa të mëtejshme drejt hierarkisë së vlerave, sepse në të shumtën e rasteve kanë munguar ato. Për një plotësim të mëtejshëm të portretit të kësaj letërsie, urat e bashkëpunimit me letërsinë që zhvillohet në Kosovë, të ishin më të dukshme, më të dobishme dhe më të shfaqshme. Përgjithësisht kanë munguar”, shprehet në një reagim të tij shkrimtari Xhahid Bushati. Herë pas here si autor Xhahid Bushati ka reaguar për problemet me të cilat përballen shkrimtarët në vendin tonë, por sipas tij pak bëhet për njohjen e zhvillimeve të letërsisë të Shqipërisë dhe asaj që shkruhet në Kosovë. “Më duket se zhvillimet e letërsisë shqipe, si Shqipëria, si Kosova nuk i njohin njëra-tjetrës. Pak përpjekje bëhen në këtë drejtim. Nuk mund të flasim për letërsinë shqipe pa e njohur të plotë atë. Gjithashtu pa njohur edhe krijuesit e talentuar, që jetojnë në Evropë e më larg. Mendoj, se letërsia shqipe do të jetë gjysmake. Kjo nuk është mirë”, vijon më tej shkrimtari.

Hapa para në krijimtari

 Jemi në muajin e parë të vitit 2021 për të cilin shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati thotë se pret që të evidentohen vlerat, që janë harruar. Sipas tij, në krijimtarinë tonë letrare kujtesa duhet të jetë më e pranishme, sepse do të shërbejë për një gjykim më realist të vlerave. “Në këtë vit pres që studimet letrare dhe kritika letrare të bëjnë më shumë hapa. Evidentimi i vlerave të traditës së harruar apo pak të studiuar të shumë fenomeneve letrare, të veprave apo krijuesve mbetet udhërrëfyese për këto shkenca. Kujtesa duhet të jetë më e pranishme dhe e dukshme, sepse produkti i zhvillimeve letrare në kohë e hapësirë, do të na shërbejnë për një gjykim më realist e jashtë standardeve shpesh të realizmit socialist, që mjerisht ende ka ndikim”, vijon më tej ai. Si autor Xhahid Bushati është i njohur dhe me krijimtarinë letrare për fëmijë, ku prej vitesh vazhdon të sjellë libra të ndryshëm. Ai thotë se sa i takon letërsisë shqipe për fëmijë, veçanërisht disa gjini, si: poezia, novela, romani të kishin kuota të reja rreth problematikave të jetës së fëmijëve. “Kjo sepse, aktualisht këtë letërsi, por veçanërisht atë parashkollore dhe shkollore, të mos e kërcojnë botimet pa vlerë e komerciale, didaktike me shabllonizmat e moralizimet steriotipe, etj. Pra, letërsia shqipe të ketë frymëmarrje më të gjerë jetësore”, shprehet Bushati. Si autor Xhahid Bushati është i pranishëm me botimet e tij jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë, Maqedoni e Ulqin. Para dhe pas viteve ’90 është nderuar me çmime kombëtare të organizuar në konkurse të ndryshme letrare dhe artistike, që janë organizuar nga institucione, por dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, si dhe nga organe të ndryshme letrare- artistike. Xhahid Bushati shkruan poezi, prozë, merret me publicistikë e studime të letërsisë.

Behar Gjoka: Autori në letërsinë shqipe është pa të drejta, nuk ka vlerësim

 NGA JULIA VRAPI

Behar Gjoka: Autori në letërsinë shqipe është pa

Në javët e fundit të këtij viti, por nuk ka qenë i lehtë dhe për autorët me krijimtarinë letrare. Edhe pse nga institucionet janë bërë me dije projekte, që sipas tyre kanë pasur në fokus autorin dhe librin shqip, sërish problemet me të cilat u përballën shkrimtarët nuk kanë qenë të pakta. Studiuesi Behar Gjokja, në një reagim të tij kur jemi në muajin e fundit të këtij viti thotë se në një kohë pandemie problemet nuk janë pak dhe është një kohë e vështirë. Sipas tij kjo nuk duhet harruar, dhe si autori dhe gjithë shoqëria janë në një kohë të vështirë pandemie. “Gjatë këtij viti po të nisesh çfarë është thënë në media duket sikur është bërë nami. Por realisht unë mendoj, si letërsia, si autori dhe si e gjithë shoqëria jemi në pandemi, dhe të mos harrohet kjo rrethanë”, thotë studiuesi Gjoka, në një reagim të tij këtë muaj të fundit të 2020. Duke folur për çfarë ka ndodhur gjatë këtij viti me librin dhe autorët në vend, studiues Behar Gjoka vijon më tej se ka një zmadhim të gjërave që bëhen, ku ndalet dhe tek panairi i librit disa kohë më parë. “Ka një zmadhim gjeometrik të gjërave që janë bërë formalisht dhe të realizimeve konkrete, ku mjafton të thuash se çfarë ishte panairi i librit këtë vit dhe e ke marrë përgjigjen, për sa i përket marrëdhënies me librin për këtë periudhë që jemi”, shprehet më tej studiuesi Behar Gjoka. Sërish në qëndrimin e tij studiues i cili reagon herë pas here për letërsinë dhe autorët me problemet e tyre, thotë se këta të fundit nuk kanë të drejta. Sipas Behar Gjokës, autori në vendin tonë nuk është i vlerësuar. “Autori tek ne nuk ka të drejtën e tij. Si qenka i vlerësuar autori? Autori në letërsinë shqipe është pa të drejtë autori. Si qenka i vlerësuar?”, thotë studiuesi Gjoka.

 Letërsia det ku kridhesh

Por në lidhje çfarë ka ndodhur me krijimtarinë letrare, sipas studiuesit Gjoka letërsia, ose arti i fjalës, siç emërtohet ndryshe është vrapim me pengesa. “Shumë e nisin garën e lirë për dështim apo suksese. Pak, fare pak, mbërrijnë zenitin, madje aty arrijnë ata që nuk e menduan kurrë, ata që patën vetëdijen e kërkimit. Është ajo situata e vetëdijes së pavetëdijshme, që të ndih me shtegtuar në mes telave me gjemba, që e qarkëzojnë atmosferën, jo vetë shkrimin, tekstin, pra ligjërimin. Zbulimin e vlerës, e pranisë së shenjës letrare, e mundëson akti i leximit, si një proces i hapur, ose rileximi, që ka gjasa të vërë në dyshim edhe leximin e secilit prej lexuesve”, shprehet ai në një status të tij. Gjoka vijon se marrëdhënia me letërsinë, nga fillesa e në vijim, e sidomos në kohën kur secili është ekspert jashtë fushës së vetë, ka gjalluar dhe do të vijojë ekzistimin e vetë, në zgrip gati të pazbërthyeshëm. “Si mundësi kushdo ka gjasa të shkruaj, por jo të gjithë mbërrijnë te përçimi i vlerës, që me domosdo kapërcen autorin dhe kohën e tij. Shkrimi unik letrar, në poezi, prozë, dramatikë, apo metatekstet mbi letërsinë, kritika, eseja dhe studimi letrar, kërkojnë dhe shqiptojnë thelbe të përveçme shkrimi. Letërsia para së gjithash lyp talentin, që nuk ka mundësi që të jetë i shpërndarë të secili njeri. AND-ja letrare, e vështruar në gjithëkohësi dhe gjithëhapësi, ka qenë bujare, por jo dorëlëshuar. Pra, majat letrare janë të shumta, porse janë të shtrira në kohë dhe hapësirë, e secili brez, madje secili njeri, në njëfarë kuptimi i zbulon”, thotë studiuesi Behar Gjoka në pohimin e tij. Në pikën e dytë, studiuesi shton se lexues i letërsisë është kushdo, madje mjerë ai njeri, që rreket të merret me shkencë, histori apo filozofi, e të mos kridhet në hapësirat e pamatshme të saj. Megjithatë sipas Gjokës, në mes leximit për kënaqësi, dhe leximit si akt zbulues dhe depërtues në vlerat e tekstit, ka dallim. “Leximi kënaqësidhënës, vërtet është më i lirë, jashtë detyrimit të “shpjegimit” dhe zbërthimit të tekstit dhe ligjërimit letrar. Nga ana tjetër, leximi zbulues, kritik, studimor, marrëdhënien me tekstin e lë të lirë, si një proces i pambyllur, në gjithëkohësi. Marrja përsipër e zbërthimit, e kalon masën e gjasës, leximi nuk është akt trimëror, është akt përndritje dhe përjetimi, me bindjen se letërsia bart enigmën e pamundësisë për ta shpjeguar, në secilin grimëz, e këtu qëndron magjia e letërsisë, si limfa ku strehohet qenia, sidomos fryma shpirtërore”, shprehet Gjoka. Në përfundim të reagimit të tij, studiuesi Behar Gjoka thotë se në letërsi e vlen të kridhesh edhe pse nuk di not, së paku për ta lexuar, se shkrimi po nuk e dimë se është zonë e minuar, i kemi hyrë detit me këmbë.

2021-01-24

Bill William Gates dhe Covid 19.

 Bill Gates (William (Bill) H. Gates) është pronari edhe kryearkitekti software-i i firmës së njohur Microsoft e cila bënë xhiro rreth 36.84 miliard dollar Amerikan në vit edhe ka 128,000 punëtorë të shpërndarë në 85 vënde të ndryshme në botë.

I lindur më 28 Tetor 1955, Gates u rrit ne Siatëll të ShBA-ve bashkë me dy motrat e tij. I ati, William H. Gates Sr., ishte avokat ne Siatëll ndërsa e ëma, Mary Gates, ishte nje mësuese dhe drejtoreshe e United Way International.

Gates ndoqi shkollë fillore publike dhe më vone vajti në shkollën private Lakeside School. Atje ju krijua pasioni për software dhe filloi te programonte kompjutera që në moshën 13-vjeçare.

Në 1973 Gates filloi studimet në Universitetin e Harvard-it. Gjate kohës në Harvard ai krijoi një version të gjuhës së programimit BASIC për mikrokompjuterin e parë - MITS Altair.

Në moshë rinore Gates e la Harvard-in që ti përkushtohej Microsoft-it, një kompani që ai e kishte ndërtuar në 1975 bashkë me mikun e tij të fëmijërisë Paul Allen. Duke u drejtuar nga besimi se kompjuteri do të ishte një "vegël" e nevojshme në çdo zyre edhe shtëpi, ata filluan të krijojne software për kompjutera personal. Vizioni i Gates për kompjuterat personal ka qënë baza e suksesit të Microsoft-it edhe të industris së software-it në përgjithesi.

Nën drejtimin e Gates, misioni i Microsoft-it ka qënë që vazhdimisht të advancojë dhe te përmirësoj teknologjin e software-it edhe ta bëj më të lehtë, të lirë dhe të kënaqshme përdorimin e kompjuterave nga njerëzit. Kompania investon rreth 6 milion dollar Amerikan në vit për kërkim edhe rindërtim.

Në 1999 Gates shkruajti librin Business @ the Speed of Thought, që tregon si teknologjia e kompjuterave mund të zgjidhë probleme biznesi në mënyra të rreja. Libri ishte publikuar në 25 gjuhë edhe shitet në më shumë se 60 shtete te botës edhe ka qënë libri më i shitur (best seller) në Nju Jork për 7 javë me rradhë. Gates ka dhurruar fitimet nga shitja e librave të tijë në organizata jo fitim prurëse që përdorin teknologjinë për edukim.

Gates është tashmë njëriu i dytë më i pasur në botë, gjithashtu është një filantropist. Ai bashkë me gruan e tij Melinda kanë krijuar fondacionin "Bill and Melinda Gates" që menaxhon më shumë se 27 miliardë dollar Amerikan për të ndihmuar iniciativa filantropike në fushën e shëndetesisë edhe edukimit në mbarë botën.

Gates u martua më 1 Janar 1994 me Melinda French Gates. Ata kanë tre femije. Gates ka pasion leximin dhe i pëlqen të luaj golf.


2021-01-23

ANTISHQIPTARIN E REGJUR E LARGUAN NGA SHTËPIA E BARDHË

 

SHKRUAN AKADEMIK PROF.DR.ESHREF YMERI

 

Në personin e miliarderit Donald Tramp, teleshikuesit kanë pasë njohur sipërmarrësin kryesisht në sferën e pasurive të paluajtshme, si edhe në rolin e drejtuesit të emisioneve televizive, sidomos të atyre me programe argëtuese. Në një sërë filmash dhe teleserialesh, ai ka pasë luajtur role episodike. Prej vitit 1996 deri në vitin 2015, Trampi ka qenë pronar i konkursit ”Miss Universi”. Ambiciet e tij për postin e presidentit kanë pasë nisur pas zgjedhjeve të vitit 1988. Por vetëm në tetorin e vitit 1999 e pati deklaruar veten si kandidat të mundshëm të Partisë së Reformave (më 14 shkurt të vitit 2000 hoqi dorë nga kandidimi), një parti kjo, të cilën, në vitin 1995, e pati themeluar Ros Pero (Ross Perot - 1930-2010), biznesmen, filantropist, politikan konservator, kandidat i pavarur për postin e presidentit në zgjedhjet e vitit 1992 dhe 1996.

Më 16 gusht të vitit 2015, Trampi deklaroi se po hynte në garë për postin e presidentit në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2016. Asokohe, kur pata ndjekur disa nga emisionet e lartpërmendura televizive, Trampi nuk më pati lënë përshtypje të mira, sepse jo rrallëherë nuk mbante qëndrim serioz ndaj atyre që intervistonte. Por për dyshimet e mia për mosseriozitetin e tij, u binda më vonë, pasi kishte shpallur kandidaturën për president

Gazetarja e mediaportalit ndërkombëtarBuzzFeed”, Miriam Elder, më 18 dhjetor 2015, aty pati botuar artikullin me titull Kjo është arsyeja e vërtetë se pse Putini e ka qejf Donald Trampin”.

Sipas gazetares, Putini dhe Trampi kanë ngjashmëri: të dy duken si “máço” (nga spanjishtja “macho”, që do të thotë “mashkull”, në kuptimin “burrë agresiv, i pushtuar së tepërmi nga josha seksuale) dhe janë të prirur për stil autoritarist në ushtrimin e pushtetit. Ajo nënvizon:

“Trampi, ky tip i kuturisur, ky ksenofob, ky lojtar cirku, në retorikën e vet ka arritur deri atje, saqë ka nxjerrë nga goja të tilla deklarata absurde, të cilat e kanë bërë Vashingtonin  objekt talljesh në të gjithë botën. Dhe kjo klounadë vazhdon çdo javë. Të gjithë rrinë e hedhin fall se në çfarë katastrofe do të na çojë një gjë e tillë. Ende nuk kanë arritur t’i bien në të, ndërkohë që Putinit ia ka prerë mendja: nga kaosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet nxjerrë përfitim politik. Agai i Kremlinit e përkrah Trampin për të vetmen arsye se Trampi paraqet kërcënim për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Një javë pas leximit të këtij informacioni, në një tjetër portal, u njoha me një deklaratë të Trampit, krejtësisht antishqiptare. Por për përmbajtjen e saj do të bëj fjalë pak më poshtë.

Kishte disa muaj që po vazhdonte fushata elektorale dhe, më në fund, pasi Trampi i kishte lënë pas të gjithë rivalët gjatë garës, partia republikane, më 16 maj 2016, e shpalli të vetmin kandidat për president, çka u aprovua në kongresin e asaj partie që i zhvilloi punimet më 18-21 qershor. Është për t’u theksuar se Trampi ishte i pari president që kishte fituar më pak vota se rivalja e ti Hilari Klinton (Hillary Clinton - 1947), por postin e presidentit ai e mori me votat e kolegjit zgjedhor, ku kishte fituar 306 vota (56,88%).

Nuk më takon mua të flas për Trampin se si e ka drejtuar vendin me mënyrën e qeverisjes gjatë katër vjetëve të mandatit të tij dhe nëse republikanët, me Trampin, bënë një eksperiment të suksesshshëm apo të dështuar. Kjo është një zeje që e ushtrojnë analistët, opinionistët dhe publicistët amerikanë. Por nëse Trampi e ka ngritur apo e ka ulur autoritetin e Shteteve të Bashkuara në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, po mundohem të them dy fjalë, duke përfshirë edhe qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve.

Së pari, Si president i një vendi të madh dhe me autoritet në botë, Trampi, çuditërisht, u ngrit e shkoi, nga Vashingtoni në Singapor, për të takuar, pothuajse në derën e shtëpisë, diktatorin e Koresë së Veriut, për t’i mbushur mendjen të hiqte dorë nga armët bërthamore, udhëtim që përfundoi me një vërë në ujë: sipas informacioneve më të fundit, Koreja e Veriut, gjatë një parade ushtarake në Phenjan më 15 janar 2021, zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, ndërkohë që diktatori Kim i cilësoi Shtetet e Bashkuara si “armikun më të madh” të vendit të tij.

Së dyti, u ngrit e shkoi në kufirin e dy Koreve, për të “pajtuar” kryediktatorin e Veriut me presidentin e Jugut, pra, shkoi në shtëpinë e tyre dhe vizita i doli huq.

Së treti, pranoi të takohej me Putinin, “në derën e shtëpisë” së këtij të fundit, në Helsinki, ku u përqafua ngrohtësisht me neocarin rus. Para atij takimi, që u zhvillua më 16 korrik 2018, Trampi pati deklaruar se takimi i tij me Putinin do të ishte pjesa më e lehtë e udhëtimit të tij në Evropë. Por pas kësaj deklarate, reagoi ashpër senatori republikan Xhef Fleik (Jeff Flake), i cili tha:

“Presidenti rus është një njeri i shkolluar në tradhti dhe spiunim. Ai i burgos dhe i vret kundërshtarët e tij, kryeson një shtet mafioz dhe është armik i demokracisë. Përse takimi me Putinin do të ishte më i lehtë se takimi me aleatët?” (Citohet sipas: Valona Tela. “Putini është armik i Amerikës”. Faqja e internetit “Evropa e Lirë”. 13 korrik 2018).

Me këto takime, Trampi pati braktisur traditën dinjitoze të presidentëve paraardhës, të cilët, në takimet me udhëheqës të huaj jashtë territorit amerikan, respektonin parimin e baraslargësisë. Kështu, Bushi, i Madhi, qe takuar me Gorbaçovin në Maltë, kurse Regani, po me Gorbaçovin, qe takuar në Islandë.

Gjatë fushatës zgjedhore të Trampit për mandatin e dytë, ra në sy diçka shumë e çuditshme: për herë të parë në historinë e fushatave zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga zgjedhjet e para në vitin 1790, u dëgjua shprehja “vjedhje votash”, një dukuri karakteristike kjo për vende diktatoriale dhe ish-komuniste. Shembullin më domethënës për vjedhje votash e ka dhënë Putini, kur, për herë të parë, mori postin e presidentit në zgjedhjet e 26 marsit të vitit 2000. Asokohe, një gazetar i njohur në Tiranë më pati dhënë të lexoja një kopje të një gazete ruse me titull “The Moscow Times”, në të cilën përshkruhej mënyra e vjedhjes së votave nga taborret e Putinit, e cila ishte e pamundur të zbulohej.

Këtu do të mjaftohem të  ndalem edhe në disa fakte që vërtetojnë se ajo çka shkruante pesë vjet më parë gazetarja e lartpërmendur Miliam Elder për marrëdhëniet e Trampit me Putinin, kishte tërhequr edhe vëmendjen e gazetarëve të tjerë që në vitin 2016, deri edhe një vit apo disa muaj para përfundimit të mandatit të tij.

Një gazetar dhe shkrimtar anglez shkruan:

“Në dhjetor, disa muaj para se Trampi të propozohej nga partia republikane si kandidat për president, Putini e pati quajtur “njeri të ndritur, të talentuar, pa as dyshimin më të vogël”… Trampi, nga ana e vet, u shpreh për Putinin me simpati, duke e quajtur “udhëheqës të fortë”, me të cilin do të dëshironte të kishte marrëdhënie shumë të mira… Mjetet ruse të informimit masiv janë kryesisht në mbështetje të Trampit, i cili, në financimin e bizneseve të veta me pasuri të paluajtshme, tradicionalisht, vazhdon t’i var shpresat te paratë ruse” (Citohet sipas: Julian Borger. “Nuk ka dyshim që Putini përkrah Trampin”. Faqja e internetit e gazetës “The Guardian”. 26 korrik 2016).

          Autori i një analize gjatë fushatës së Trampit, pati tërhequr vëmendjen për një deklaratë të tij. Ai shkruan:

“Deklarata e Trampit, sipas të cilit do të ishte më mirë që diktatorët gjakatarë, si Sadam Huseini, Moamar Kadafi dhe Bashar Al Asadi të mbeteshin në pushtet, ndryshon kaq shumë nga politika e sotme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përputhet plotësisht me pikëpamjet e Putinit, saqë jehona e saj në mjetet ruse të informimit masiv vlerësohej si detyrë e dorës së parë”. (Citohet sipas: Rob Garver. “Kjo është arsyeja pse Putini dëshiron që Trampi të jetë në Zyrën Ovale”. Faqja e internetit “yahoo!news”. 27 korrik 2016).

Gazetari i gazetës angleze “Financial Times” Eduard Lus (Edward Luce), në numrin e datës 17 janar 2019, pati botuar një artikull, me titull  “E vërteta e pakëndshme për përqafimet e Trampit me ariun rus”. Aty ai shkruan:

          “Donald Trampi sillet në një mënyrë të tillë, sikur i detyrohet diçka Vladimir Putinit”, dhe shtron pyetjen:

          “A do të kishin votuar senatorët republikanë për heqjen e sanksioneve kundër kompanive të oligarkut rus Oleg Deripaski, sikur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kishte qenë dikush tjetër? Jo”.

Në revistën javore amerikane“Newsweek” të datës 16 dhjetor 2019, gazetarja Melissa Lemieux shkruante:

“Media shtetërore ruse e quan Trampin “agjent” të Moskës, duke  rekomanduar me shaka se do t’i duhet të arratiset nga vendi, pasi të lërë Zyrën Ovale”.

Reporteri amerikan Tim Uiner (Tim Weiner), autor i librit  më të ri “Marrëzia dhe Lavdia: Amerika, Rusia dhe Lufta Politike, 1945-2020, në një artikull me titull “Një pyetje pa përgjigje e ditëve tona: A është Trampi agjent i Rusisë?”, të botuar në gazetën “Washington Post” të datës 21 shtator 2020, shkruan:

 “Bizneset e Trampit janë plot me para të pista të Rusisë”.

Dhe më poshtë vazhdon:

“Agjentët e kundërzbulimit të Byrosë Federale të Hetimeve i shtronin vetes pyetjen: cila qe arsyeja që Trampi pati ftuar ambasadorin rus dhe ministrin e jashtëm rus në Zyrën Ovale të nesërmen e ditës kur i pati hequr një vërejtje të rëndë Drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve Xheims B. Komei (James B. Comey) dhe u mburr për një gjë të tillë? Trampi u tha atyre në intimitet:

“E shkarkova kreun e Byrosë Federale të Hetimeve se kam pasur shumë presione për shkak të Rusisë””.

Këto qëndrime të Trampit, në këndvështrimin tim, e kanë ulur së tepërmi autoritetin e Shteteve të Bashkuara në sytë e opinionit publik ndërkombëtar. Jo më kot, në internet, dikush e pati vënë veten në rolin e Trampit në një koment shakatar, si ato që shfaqen dhe zhduken nga ekrani i  kompjuterit si me magji, si ky në vijim:

Thanks to big Serbian community in the USA, I will win this elections! I have to give thanks to Serbian president @avucic for making this favor to me. As promised I will give back you Kosovo. And if you want a part of Croatia! I can’t touch Slovenia because of my wife. Sorry” (Falënderime komunitetit të madh serb në SHBA, unë do t’i fitoj këto zgjedhje. Më duhet të falënderoj presidentin serb Vuçiç për nderin që më ka bërë. Siç kam premtuar, do t’jua kthej Kosovën. Dhe, nëse dëshironi, edhe një pjesë të Kroacisë. Por Slloveninë nuk mund ta prek për shkak të sime shoqeje. Të më falni).

Analisti Alon Ben-Meir është profesor i Qendrës së Studimeve Globale të Universitetit të Nju Jorkut, ekspert për çështjet e Lindjes së Mesme. Në njërën nga analizat e veta, Shtëpinë e Bardhë nën qeverisjen e presidentit Tramp, ai e ka etiketuar “Shtëpia e Gënjeshtrave” (Citohet sipas: Alon Ben-Meir. “Vizita e Kasapit të Ankarasë në Shtëpinë e Gënjeshtrave”. Faqja e internetit “trojetshqiptare.net”. 08 nëntor 2019).

Historianit izraelit Yuval Noah Harar, profesor i Universitetit Hebraik në Jerusalem, i pati marrë një intervistë gazeta italianeLa Repubblica”. Në atë intervistë atij i është drejtuar edhe një pyetje, në të cilën është vënë theksi se Amerika, për momentin, as nuk po përpiqet të ofrojë një lidership global. Historiani pati dhënë përgjigjen në vijim:

“… gërryerja e besimit tek Amerika gjatë katër viteve të fundit ka qenë kaq e thellë, saqë rikthimi i këtij besimi nuk do të jetë as i thjeshtë dhe as i shpejtë (Citohet sipas: Profecia’ e historianit izraelit: Furtuna e koronavirusit do të kalojë, por…”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 15 prill 2020.

Prandaj Profesori i historisë në Universitetin e Prinstonit (Princeton University) Harold Xheims ((Harold James), shkruan:

“… Nën drejtimin e presidentit Donald Trump, Amerika është bërë një turp ndërkombëtar (Citohet sipas: Harold Xheims “Amerika si Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “Reporter.al”. 02 korrik 2020).

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, në gazetën “Bota Sot“ të datës 06 korrik 2020, duke pasur parasysh zgjedhjen e Trampit president në nëntor të vitit 2016, nëpërmjet pyetjes në vijim, nxjerr në pah ngazëllimin e serbëve për Trampin:

A ju kujtohet posteri i madh “Trampe Srbine” (Tramp, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan?”.

          Këto marrëdhënie të ngrohta të Trampit me Putinin, domosdo që do të refletoheshin në mënyrë të padiskutueshme në qëndrimin e tij antishqiptar në raport me Republikën e Kosovës. Sepse dihet që Rusia cariste dhe Rusia neocariste putiniane ka qenë, është dhe do të vazhdojë të mbetet armike e betuar e kombit shqiptar [Këtë qëndrim të saj antishqiptar e kam argumentuar me fakte konkrete në një ese të gjatë me titull “Rusia, kjo armike e betuar e kombit shqiptar”, të botuar për herë të parë në vitin 2008. Është botuar edhe në internet].

          Por, çuditërisht, analistët, gazetarët, opinionistët dhe moderatorët e kanaleve televizive në Tiranë dhe në Prishtinë, me ndonjë përjashtim të rrallë (e kam fjalën për analisten e talentuar dhe mjaft dinjitoze, me brumosje nacionaliste, zonjën Kimete Berisha, të cilën e përshëndes përzemërsisht) e kanë pasë anashkaluar qëllimisht qëndrimin antishqiptar të Trampit kundër mbarë kombit shqiptar, i konkretizuar me fakte të pakundërshtueshme kundër popullit shqiptar të Kosovës. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse ata udhëhiqen nga filozofia e servilizmit ndaj kastës politike shqiptare, e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet mercenare në shërbim të grekoserbizmit dhe, në rastin konkret, për rrjedhojë, ndaj antishqiptarizmit të Trampit, simpatizantit të Moskës dhe të Beogradit.

          Por atë që s’e kanë bërë të lartpërmendurit mjeranë, e kanë bërë figura të njohura nga radhët e personaliteteve amerikane të fushës së dijes, të diplomacisë

Për rreshtimin e Trampit përkrah Putinit, pikësynimi i të cilit ishte shpërbërja e NATO-s, shpëtimtares së Kosovës, është shprehur ish-Nënsekretari i Shtetit, Nikolas Burns. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, ai pati komentuar deklaratat e Trampit për NATO-n, sipas së cilave, nëse ai zgjidhej president, nuk do të vendoste automatikisht për mbrojtjen e vendeve aleate, nëse ato kërcënoheshin nga Rusia. Burns deklaroi:

“Ajo që zoti Trump tha javën e kaluar për NATO-n, e dëmton krejt besueshmërinë e Aleancës”. (Citohet sipas: “Dënohen deklaratat e Trampit për Rusinë dhe Klintonin”. Faqja e internetit e gazetës “Shekulli”. 28 korrik 2016).

Dihet që Trampi, në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës, për të kënaqur plotësisht interesat shoviniste të Moskës së Putinit dhe të Beogradit, fillimisht, si të dërguar special për Kosovën, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon Bolton (John Bolton), armikun e pavarësisë së Kosovës. David L. Filips (Phillips), Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe përgjithësisht të shqiptarëve,  për këtë këshilltar të Trampit, ka shkruar:

“Gjatë dhjetëvjeçarëve, Boltoni ka qenë i papërmbajtur në simpatinë e vet parësore ndaj Serbisë. Ai është në përkrahje të planit të tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” (Citohet sipas: David L. Phillips. Bolton's Bias Against Kosovo - Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës”. Gazeta “Dielli”. 18 shkurt 2019).

Pas Boltonit, Trampi emëroi Metju Palmerin (Matthew Palmer), dhëndrin e Serbisë, i cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej me banim në Serbi. Më në fund, siç themi ne në Labëri, Trampi “e shtiu në hi” (në kuptimin: e “ndriti” me atë që bëri), si të dërguar special emëroi Riçard Grenellin (Richard Grenell), një njeri të pamoralshëm dhe aspak dashamirës ndaj Kosovës.

Ish-diplomati amerikan Xheims Perdju (James W. Pardew), njohës i mirë i Ballkanit, në një analizë të botuar në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, shkruan:

“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs (Susan Rice), e ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë”… Pse po mban Grenelli një qëndrim proserb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend proamerikan në një kohë kaq të ndjeshme? Diçka mban erë këtu. Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet. Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Trampit dhe Vladimir Putinit. Unë dyshoj - pa pasur prova - se Putini i ka paraqitur Trampit pikëpamjet e tij proserbe, i ka theksuar se shqiptarët janë myslimanë dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për negociatat. Ashtu si me emërimet e tjera të keqpeshuara, Trampi bëri shërbëtorin e tij besnik, agresivin dhe antagonistin Grenell, njeriun kyç në Kosovë. Kjo do të ishte një dhuratë e fituar lehtë për Putinin, i cili kënaqet kur shkakton telashe të çfarëdollojshme në Evropë” (Citohet sipas: James W. Pardew. “Washingtoni ngatërrohet në Ballkan ndërkohë që flakët e COVID-19 gllabërojnë botën”. Uebfaqja amerikane e lajmeve “The Hill”. 04 maj 2020).

          David L. Phillips, me një guxim të admirueshëm intelektual, ka deklaruar:

“Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Kam pasur nderin të punoja për Kosovën me Ambasadorin Richard C. Holbrooke. Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën. Kur të votojnë në nëntor, shqiptaro-amerikanët duhet të kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë” (Citohet sipas: David L. Phillips. Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).

Ndërsa në një tjetër analizë, ka theksuar:

Diplomacia e Trumpit dhe paragjykimi proserb ka qenë një dështim. Ajo çnderon mijëra shqiptarë të Kosovës që vdiqën për shkak të agresionit të Serbisë” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Administrata Tramp kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë”. Faqja e internetit “Zëri”, 25 gusht 2020).

Lidhur me të ashtuquajturën “Marrëveshje e Vashingtonit” të 27 qershorit 2020, Trampi, në mënyrën më cinike dhe më poshtëruese për popullin shqiptar të Kosovës, pati deklaruar:

“Jam i sigurt se është një Çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet...” (Citohet sipas: “Trampi mendon se meriton çmimin Nobel pasi ‘po ndalon vrasjet masive’ mes Kosovës dhe Serbisë”. Faqja e internetit “Exit News”. 20 shtator 2020).

Pas kësaj deklarate absurde, vjen reagimi i analistit të njohur nacionalist Hafiz Shala, qytetar amerikan me banim në Nju Jork, i cili shkruan:

“... i bashkoi në Shtëpinë e Bardhë viktimën dhe agresorin, por pa bërë dallime se kush ishte ai që vrau e masakroi popullatën civile të Republikës së Kosovës... Ishte manipulim shumë i ulët i Presidentit Tramp kur e mashtroi popullin amerikan se gjoja i ndërpreu vrasjet masive, sikur ato po ndodhnin tani” (Citohet sipas: Hafiz Shala. “Debat kaotik dhe zhgënjyes për qytetarët amerikanë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 01 tetor 2020).

Tani, siç premtova më lart, po u bëj të njohur lexuesve atë deklaratën krejtësisht antishqiptare të Trampit të dhjetorit të vitit 2015, e cila i vinte shumë në osh Putinit dhe Beogradit.

I kapluar keq nga afshet e fushatës së ardhshme zgjedhore për postin e presidentit, ai shprehej se për të gjitha fatkeqësitë e Serbisë, fajin  e paskej administrata e Klintonëve. Ai deklaronte:

“Pikërisht ata organizuan kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se çfarë bënë ata në Serbi me bonbardimet nga lartësi të mëdha. Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Marrë nga faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

          Këtë informacion e ka pasë transmetuar edhe Radiostacioni “Zëri i Amerikës”, në datën 13 tetor 2016.

Me këtë deklaratë, Trampi bashkohej me eurodeputetin shovinist francez Aymeric Chauprade, i cili, në mars të vitit 2015, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Serbisë në pranverën e vitit 1999.

Trampit “duhe t’i japim hakun”. Ai, në krahasim me administratën e Klintonit, e ndryshoi tërësisht kursin e politikës së jashtme amerikane në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës dhe, përgjithësisht, ndaj popullit shqiptar të Kosovës, çka do të thotë edhe ndaj mbarë kombit shqiptar, sepse Kosova ka qenë dhe mbetet mburoja e fuqishme e tij. Ky qëndrim i Trampit, që merrte në mbrojtje Serbinë, këtë kryekriminele të Gadishullit Ilirik, e cila në themel të strategjisë së saj ka pasur shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës, në përputhje me platformën raciste të Vasa Çubrilloviçit dhe të Ivo Andriçit, platformë që Milosheviçi kërkonte ta vinte në zbatim në vitet e fundit të shekullit që kaloi, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se ai qe rreshtuar me bindje të plotë në krah të politikës neocariste të Putinit, si armike e tërbuar e kombit shqiptar, duke shkelur mbi gjakun e viktimave të pafajshme të gjenocidit të egër serb dhe duke poshtëruar rëndë mbarë popullin shqiptar të Kosovës. Pra, ai, me vetëdije të plotë, radhitej pranë politikës shoviniste ruse ndaj kombit shqiptar, e cila, me një zell të jashtëzakonshëm, pati mbrojtur krimet fashiste të Milosheviçit në Kosovë dhe madje, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pati dërguar dëshmitarë në mbrojtje të tij kryeministrat Evgjeni Primakov, Viktor Çernomëjrdin, gjeneralin Leonid Ivashov dhe të tjerë.

Më lart përmenda reporterin amerikan Tim Uiner, i cili artikullin e vet e pati titulluar “Një pyetje pa përgjigje e ditëve tona: A është Trampi agjent i Rusisë?”, të botuar në gazetën “Washington Post” të datës 21 shtator 2020.

Unë po iu parashtroj lexuesve një fakt tepër domethënës dhe ata le ta nxjerrin përfundimin vetë. Por para se ta parashtroj faktin në vijim, po shtroj pyetjen:

Çfarë ndodhi në Moskë në mbrëmjen e vonshme të  08 nëntorit 2016, kur zgjedhjet presidenciale kishin përfunduar në Shtetete Bashkuara dhe kishte dalë rezultati? Pra, kur Trampi ishte zgjedhur president? Ja se çfarë ndodhi:

“Deputetët e Dumës Shtetërore (parlamentit  E.Y.), gjatë mbledhjes plenare, lajmin për fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet për president në SHBA, e pritën me duartrokitje. Për këtë njofton “Interfaks”” (Citohet sipas: “Në Dumën Shtetërore duartrokitën për fitoren e Trampit”. Faqja e internetit “Novosti”. 09 nëntor 2016).

Interfaks quhet një agjenci informative në Rusi. Më poshtë vijon një tjetër fakt me jo më pak interes. Të entuziazmuar nga lajmi që morën, deputetët shtruan banket dhe shpenzimet i pati marrë përsipër udhëheqësi i partisë liberal-demokrate Vladimir Zhirinovski. Ja informacioni më i hollësishëm:

“Udhëheqësi i partisë liberal-demokrate ruse, Vladimir Zhirinovski, në Dumën Shtetërore shtroi një banket me rastin e fitores së Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjatë pushimit të seancës, në tryeza u mblodhën deputetët dhe gazetarët. Për qerasje u paguan 100 mijë rubla. Për gostitje u shtruan sallam, mish pule, sallatë, çokollata, shampanjë. Zhirinovski ngriti dolli për politikën e re të brendshme dhe të jashtme të SHBA dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë”. (Citohet sipas: “Zhirinovski shtroi banket në Dumën Shtetërore me rastin e fitores së Trampit në zgjedhje”. Faqja e internetit “RBK Group”. 09 nëntor 2016).

Pra, entuziazmi i deputetëve rusë s’ka nevojë për koment. Ai  entuziazëm zbulonte simpatinë e madhe të Putinit për Trampin. Dhe nënkuptohet vetvetiu që ajo simpati e ka pasur një arsye me jo pak peshë. Se nuk mund të besohet që parlamenti rus po ngazëllonte se në krye të Amerikës erdhi një përfaqësues i krahut konservator.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, për Trampin u tha e çfarë nuk u tha. Por, besoj, lexuesve nuk duhet t’u jetë fshirë ende nga kujtesa ai epiteti i famshëm që i pati vënë artisti i madh i Hollivudit Robert Deniro. Për më tepër, vetë Trampi pati deklaruar asokohe se “të gjitha mediet janë kundër tij” (Citohet sipas: “Donald Trump i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e NATO-s”. Faqja e internetit “zëriamerikës”. 13 tetor 2016).

Sigurisht që ato medie i kishin ca arsye shumë të forta që ishin kundër tij, sepse e njihnin fare mirë  se kush ishte. Kurse për faktin se kush është Putini, simpatizanti i Trampit, është shprehur shumë shkoqur në kujtimet e veta shoku i tij i klasës në shkollën e zbulimit, Juri Shvec. Lexuesit që dëshirojnë të kenë më shumë informacion, le t’i lexojnë në internet ato kujtime, me titull “Putini në kujtimet e shokut të klasës”.

Los Anxhelos, Kaliforni

20 janar 2021

 

 

Flori Bruqi Konti i kulures dhe letrave shqipe

 Nga Zef Pergega

Ate qe nuk e beri shteti e beri njeiu, Flori Bruqi Konti i kulures dhe letrave shqipe. Leksikoni pikesepari eshte nje leksion per akademite e shkencave te Shqiperise Kosoves dhe trevave te tjera shqiptare. Flori Bruqi u ka ngritur njerezve nje permendore te derdhur ne shkronja, i ka vlersuar ne motivin me te larte qe kurr nuk do ta perjetonin nga shteti, te cilit i sherbyen me devocion ashtu sic bene cdo gje per kombin e tyre. Gjeja me e keqe dhe e rendomte tek shqiptari eshte mungesa e kujteses dhe e nderimit, qe prej tyre vjen bashkimi ndersa ato i mbajne syte e lumturohen ne gardhin e larte te ndrajes mes nesh, qe po me paret e popullit nderton muret e ndarjes. Kam vene re ne media, njerez qe dalin e flasin per Leksikonin ndonese nuk kane asnje kontribut ose kane fare pak. Nuk vidhet ideja dhe perkushtimi i parmendes se pare dhe fares se pare ne kete toke te mblelle me eshtra, qe kullon ende gjak si gjiu i nuses se murimit. Flori Bruqi eshte nje etalon i papare, nje shpirt madh qe nuk kerkon lavd. Nje njeri qe cdo dite e ve nje gure te latuar ne kendin e kultures kombetare. Ai i ka dhene nje fryme te re Akademise se shkencave dhe arteve ne New-York. Flori Bruqi eshte nje tra i forte dhe i rreshkur si guri i xeherorit, me ane te te cilit mbahet kulmi i kultures qe te mos shembet. Ai ecen me vuajtjen dhe heroizmin e popullit te vet pa kerkuar merita dhe pa u dukur. Qete ecin para paramenda u shkon mbrapa e me pas plisi mbulon dheun qe te mbije fara. Keshtu mund ta perkufizoi kontributin e Flori Bruqit ne keto rreshta spontane sic mi tha shpirti e sic mi tha fjala. Kam qene ne promovimin e librit te te akademik Z. Fylli dhe e pashe respektin qe kishin njerezit me te larte te kultures ne Kosove per Flori Bruqin qe nuk ben ndarje as krahinore dhe as fetare. Ai ne Leksikon ka perfshire shenjtoren Nana Treze, nje nga Papaet e Romes, me origjine shqiptare dhe disa krijues , shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e ben vepren e Flori Bruqit qe ti kaperceje permasat Kombetare sa vete Vatikani eshte shprehur me konsiderate per kete njeri. I dashur, udha e Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrenjttje, nuk ka vese, por ajo eshte shtruar me mjaltin e shpirtit te tij , ku pranvera i mbush me lulet e Blinit. Me ka mahnitur pritja dhe nderimi i tij ndaj dy vetave qe kishin shkuar ne takimin e promovimit te librit te Dibrani Fyllit, bashke me Preg Pjetri Babon nga Italia. Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekes kombetare ku tavolina e nderit ishte poshte dhe shkencetaret apo pjesmarresit lart. Kjo kishte nje domethenje...Gruri i mban koken ulur, egjrat kerkojne te ngrihen mbi kallin e tyre te thate. Krijimtari e Flori bbruqit eshte nje blegerime ne jehone e letrave shqipe...jehone qe merr me vete njeriun e mire...

NJË VIZITË NË FOTOGALERINË PERSONALE TË FOTOGRAFIT ASLLAN KRASNIQI

Fushë-Kosovë, 21.01.2021

 NJË VIZITË NË FOTOGALERINË PERSONALE TË FOTOGRAFIT ASLLAN KRASNIQI

 
Dje Drejtori për marrëdhënie me publikun i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Prof.dr. Flori Bruqi dhe anëtari i kësaj Akademie regjisori Dibran Fylli vizituan Fotogalerinë personale të fotografit dhe autorit të mbi një milion fotografive, z. Asllan Krasniqi në Fushë-Kosovë. Duke vizituar fotografitë e ekspozuara e që për momentin ishin pesë tema kryesore të kësaj fotoekspozite personale të rëndësisë së veçantë: 1. "Eksodi’99" 2. “Luftë kundër harresës së gjenocidit të shekullit të kaluar” 3. "Kurrë mos të harrohet” 4. “Grafitet e lirisë“ 5. “Faleminderit Amerikë dhe NATO” dhe motoja e fotoekspozitës, sipas z. Asllan Krasniqi ishte bërë në shenjë falënderimi për të gjithë ata të cilët bënë të pamundurën qe ne sot të jetojmë të lirë në shtetin tonë të pavarur. Gjithashtu në këtë fotoekspozitë të Galerisë personale të z. Krasniqi, ishin ekspozuar edhe disa tema të ndryshme dhe mirënjohje që i janë dhënë autorit nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe organizatat tjera funksionale shtetërore e private. Sipas z. Asllan Krasniqi, së shpejti do të përgatitën edhe kornizat me tema të ndryshme, fotomontazhë, videomontazhë dhe tema tjera mjaftë interesante dhe me rëndësi për t’i ekspozuar në ekranet televizive dhe gjithandej ku është interesimi i publikut. Për të gjitha fotografitë e ekspozuara, z. Krasniqi ishte në gjendje të na jepte shpjegime të mjaftueshme si; vendi i fotografimit, data, muaj e viti dhe gjendja e kohës së shkuar, kryesisht gjatë periudhës së eksodit dhe shpjegime tjera të nevojshme.
Arsyet kryesore të ekspozitave të tilla personale e private janë: - Pamundësia financiare dhe mungesa e mbështetjes nga institucionet shtetërore, apo private për t’i ekspozuar këto fotografi me rëndësi kombëtare, të trashëgimisë historike dhe kujtimore. - Në pamundësi për të hapur fotoekspozitë në ndonjë Galeri në trojet shqiptare, apo jashtë tyre në ambiente të mbyllura, për shkak të Pandemisë, ose hapësirat publike për shkak të mos mbështetjes financiare të institucioneve shtetërore. Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë ta vizitojnë Fotogalerinë personale të z. Asllan Krasniqi mund ta paralajmërojnë vizitën: Viber & WhatsApp: +32 475 41 75 75 dhe +383 49 860 108, si dhe në facebook.com/asllan.fotograf, apo në E-mail; asllan.krasniqi@gmail.com Prishtinë, 22.1.2021 Flori Bruqi Dibran Fylli

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...