Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/02

EUGENA Tomini tregon vaksinën e preferuar të shqiptarëve: Po diskutojmë për dozë të 3-të te personat mbi 65 vjeç

 Vendi ynë ka shënuar bilance të rënda sa i përket situatës epidemiologjike në 5 ditët e fundit, ku nga asnjë, 1 apo 3 viktima, kemi kaluar gradualisht tek 17 fatalitete brenda 24 orëve, shifër që u arrit ditën e djeshme.






E ftuar në Repolitix në Report Tv, veç thirrjes për vaksinim, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka treguar edhe vaksinën më e preferuar të shqiptarëve. Sipas Tominit, vaksina më e aplikuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit, ka qenë Pfizeri dhe Coronavac (kinezja). Po ashtu, zv. ministrja shtoi se Komiteti Teknik po diskuton aplikimin e një doze të tretë vaksine te personat mbi 65 vjeç.


 

Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale sigurimi i një stoku që deri në fund të dhejtorit kemi një kontratë të re sa i përket Pfizerit që ndoshta është vaksina më e preferuar. Edhe vaksina kizene ka qenë e preferuar. U pa tendenca e Pfizer për shkak të lëvizjes. Pfizeri ishte më shumë për lëvizje turistike apo për studime. Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç.”– tha Tomini.

Kujtojmë se, brenda 5 ditëve të fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me COVID-19, 69 qytetarë, ndërsa apeli për vaksinim kundër koronavirusit vijon.

Google zhvillon sistemin “smart” që parashikon se sa shi do bjerë në dy orët e ardhshme

 ompania britanike e inteligjencës artificiale DeepMind , një degë e Google , Universiteti Britanik i Exeter dhe shërbimi meteorologjik britanik Met Office, kanë zhvilluar një sistem të zgjuar të transmetimit të reshjeve që mund të parashikojë me një saktësi mjaft të lartë nëse do të bjerë shi në një zonë brenda dy orëve të ardhshme.Metodat tradicionale meteorologjike, të cilat përdorin ekuacione komplekse që analizojnë lëvizjen atmosferike, zakonisht bëjnë parashikime të kënaqshme të reshjeve për gjashtë orët e ardhshme e deri në dy javë..Sidoqoftë, këto modele nuk bëjnë parashikime në intervalin kohorë të dy orëve të ardhshme. Sistemi i ri i inteligjencës artificiale, i cili synon të mbushë këtë hendek kohor, mund të bëjë parashikime afatshkurtra dhe më të sakta për shiun, stuhitë dhe përmbytjet deri në një sipërfaqe 1.536 km × 1.280 km, diçka e dobishme në mes të një krize klimatike .



Sistemi ishte “trajnuar” me të dhënat e reshjeve dhe të dhënat e radarit të viteve të kaluara dhe, siç treguan testet e tij, tani tregon saktësi 89% në parashikimet e tij. Studiuesit e botuan raportin në revistën Nature, sipas BBC dhe Guardian.

Kaq ishte, Luana Vjollca i jep fund lidhjes 15-vjeçare me TVL

 Kanë kaluar plot 15 vjet nga momenti kur Luana Vjollca u shfaq për herë të parë në ekran, si pjesë e "Fiks fare", një rrugëtim gjatë të cilit do të kishte pranë edhe krahun e saj të djathtë, Marinën. 






Nga ajo kohë e deri më sot, ish-velina e dikurshme ka ngjitur me hapa të sigurtë të gjitha shkallët e karrierës, duke u pozicionuar në radhët e prezantueseve më të suksesshme në vend.



Mirëpo ndryshe nga ajo çfarë prisnin teleshikuesit dhe ndjekësit, Luana nuk u shfaq askud këtë sezon të ri. Sot, moderatorja e dashur për publikun, ka bërë një sqarim të gjatë në Instagram, që siç shkruan ajo e ndjen si “detyrë”, duke konfirmuar publikisht largimin e shumëpërfolur nga "Top Channel" pas plot pesëmbëdhjetë vitesh.

Flori BRUQI








Letra e 93 - vjeçares që po përplot këdo: “Kam frikë, jetoj vetëm dhe s’ kam asnjë pranë”

TA LI

Zhvillimi i teknologjisë, dëshira për të kërkuar një mundësi më të mirë jetese dikund tjetër, por edhe ritmi frenetik i jetës së përditshme po na bën gjithnjë e më shumë asocialë. Dhe sigurisht që këtë e vuajnë më së shumti personat e moshës së tretë, të cilët janë të detyruar të mbyllin jetën në vetmi, larg familjarëve që i kanë braktisur dhe miqve të cilët në rastin më të keq mund të kenë ndërruar jetë. Por nevoja për t’u ndjerë e mbrojtur, për të patur dikë pranë është ajo që çoi një grua të moshës 90-vjeçare, të quajtur Wanda t’i shkruante fqinjës së saj Marleen Brooks.

Letra emocionuese nis me këto fjalë: "E dashur zonja X! Do të donit të bëheshit shoqja ime  Jam 93 vjeç dhe jetoj vetëm pasi të gjithë miqtë e mi kanë vdekur. Ndihem kaq e vetmuar dhe kam frikë. Lus që dikush të më përgjigjet .’’

Kjo letër jo vetëm që përloti fqinjen e re, e cila nuk nguroi aspak që t’i shkonte pranë dhe të bëhej mikja e saj, por do të bënte xhiron e web-it pasi u publikua në redaksinë Frank Somerville KTVU dhe pati me dhjetëra mijë shpërndarje në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Wanda, gruaja 93 vjeç është nënë e tre fëmijëve, një prej të cilëve ka humbur jetën si pasojë e kancerit vitin e shkuar, kurse dy djemtë e tjerë e kanë braktisur plotësisht duke e detyruar të jetoj mes izolimit dhe vetmisë. Sipas studimeve të fundit të bëra nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), të moshuarit që jetojnë vetëm rrezikojnë me 42% të vdesin më herët se bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë me familje

"Mos na quani veç sot HERONJ. Na keni sharë e na keni baltosur, por ne do të jemi gjithmonë aty për ju"


Meriton Siqeca kardiolog invaziv në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, u ka kushtuar një shkrim kolegëve të tij, mjekë dhe infermierë që prej 5 ditësh po përballen me COVID-19 në Shqipëri. Përmes rrjeteve sociale, kardiologu thotë se këshilla e vetme që jep si mjek është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi, e të mos iu bëjnë xhiro fëmijëve, apo të dalin edhe vetë. “Jemi HERONJ çdo ditë të punës sonë, prej nga ekzistoni dhe ju dhe ekzistojnë të dashurit tuaj!”-shkruan ai.

Postimi i plotë i kardiologut Meriton Siqeca: "Edhe atëherë kur harroni ekzistencën e mjekëve dhe stafit të shëndetësisë, edhe atëherë kur i shani me të gjitha fjalët e këqija që gjenden në fjalor dhe më shumë, ne jemi në punë çdo minutë të jetë sonë. Edhe kur na mbaron orari i punës, përgjigjemi në telefon,Whatsapp, Viber, Facebook ndaj çdo ankese të pacientit. Sa herë që na keni sharë, është parë që nuk gjykohet drejtë, andaj dhe gjykimi i tanishëm nga ana juaj nuk na duhet.

Ne kalojmë çdo ditë duke luftuar një pafundësi sëmundjesh e diagnozash. Aktualisht po merremi me vetëm NJË (1) diagnozë, patjetër shumë të rrezikshme dhe pandemike. Ju lutem, shfrytëzoni këtë moment ku po rezultojmë heronj për ju dhe “taposeni” përfundimisht në kokë që ne kemi një betim ndaj vetvetes që çdo njeri do ta trajtojmë si familjarin tonë dhe se të bësh mjekësi ka të mira të pafundta, por dhe këto situata.

Kjo është luftë e llojit tjetër. Me plumba luftojnë ushtarët, në pandemi jemi ne ushtarët. Do donim shumë të qëndronim në shtëpi edhe ne, por as nuk e diskutojmë në asnjë moment që do jemi në spitale deri sa ta qërojmë dhe këtë kërcënim ndaj njerëzimit, me apo pa “kurajën” tuaj që na jepni duke na quajtur “heronj”!

Ja nga çfarë mund të vuani nëse urina juaj mban erë dhe ka ngjyrë të errët

Shumë sinjale të trupit, të parëndësishme në dukje, mund të mbartin informacione të rëndësishme për shëndetin tonë. Shumë prej nesh i ngelizhojnë këto shenja, por Living ka përmbledhur më poshtë disa të tilla që lidhen me urinën. Shkaqet më të shpeshta të urinës me erë të rëndë, apo me ngjyrë të errët janë krejtësisht të padëmshme dhe mund të trajtohet lehtësisht, ndaj nuk keni pse të trembeni.

1. Mund të jeni të dehidratuar
Nëse urina ka ngjyrë të errët , kjo do të thotë që trupi juaj është i dehidratuar dhe i mungojnë lëngjet.
2. Keni ngrënë ushqime që i japin ngjyrë urinës.
Sipas British Medical Journal, shpargujt, panxhari alkooli jo vetëm që mund t’i japin një ngjyrë karakteristike urinës, por dhe mund t’i japin një erë të fortë karakteristike.
3. Infeksion i traktit urinar
Urina me erë të rëndë është shenjë e infeksionit të traktit urinar. Bakteret që shkaktojnë infeksionin , janë përgjegjëse për erën e urinës.
4. Diabeti
Urini i shpeshtë mund të jetë shenjë e diabetit tip 2.
5. Mund të vuani nga një çrregullim gjenetik për të cilin nuk keni dijeni.
6. Në periudha të caktuara ju mund të vini re ndryshime .
Gjatë pubertetit, para dhe pas ciklit menstrual, pas marrjes së kontraceptivëve orale dhe gjatë menospauzës ju do të vini re që urina juaj mund të nfryshojë ngjyrë apo erë.
7. Kur jeni në fazën e ovulimit
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Biological Psychology, hormonet mund t’i japin disa karakteristika të veçanta urinës.
8. Mund të jeni shtatzënë
Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë do t;ju bëjnë të shkoni çdo pesë minuta në tualet dhe urina juaj do të ketë një erë të athtë.
9.Medikamentet e ndryshme, vitaminat apo suplementet mund të ndikojnë në aromën e urinës duke e bërë atë më të fortë.

2021/09/30

Sllobodan Millosheviq është gjallë në Rusi me familje…

 Nga Flori Bruqi 



Admirali ushtarak  Davor Domazet Lošo  së bashku me dy gjeneralë të tjerë kroat, kanë mbajtur ligjërata në një asamble të përgjithshme në Kroaci, shkruajnë media serbe.




Admirali kroat  Davor Domazet Lošo



Davor Domazet Lošo dha një deklaratë shokuese kur tha se kasapi i Ballkanit  Sllobodan Millosheviç mund të jetë gjallë, pasi sipas tij, arkivoli i tij në vitin 2006 ishte bosh.

Rezultate imazhesh për a eshte gjalle sllobodan millosheviqi

“Arkivoli në funeralin e Millosheviqit në vitin 2006, ishte bosh. Nuk është e garantuar se Millosheviq është varrosur nën një pemë bliri në Pozharvec. Ai mund të jetë gjallë”, ka thënë ai.Së bashku me gjeneralët tjerë, ligjërata e tyre ishin kryesisht rreth luftës në Kosovë e në Kroaci


Rezultate imazhesh për a eshte gjalle sllobodan millosheviqi


Dyshimi se diaktorit Milosheviq pas “vdekjes” ende është gjallë dita ditës shtohen. Sidomos pas asaj se në trupin e tij u gjet një drogë që shkakton një gjendje hutimi të përgjithshëm, e cila i kishte shkaktuar “vdekjen e përkohshme”.

Veç kësaj, të vërtetës më shumë i afrohet edhe fakti se askush nuk do të zhvarrosë trupin e tij për të mohuar ndonjë numër të teorive konspirative dhe dyshimin se Sllobodan Millosheviçi ende është gjallë


Pa dyshim “vdekja” e tij është shumë më e përshtatshme. Megjithatë, fakti që askush nuk e ka parë kufomën e tij “live” me përjashtim të patologëve holandezë, rusë dhe serbë.Nuk është çudi që edhe vdekja e Sllobodan Millosheviçit ende të lidhet me histori të ndryshme.


https://www.kurir.rs/vesti/politika/2739965/hrvati-tvrde-slobodan-milosevic-je-ziv-zakopali-prazan-sanduk


Burimet nga ICTY nga Haga thonë se më 11 mars të vitit 2006 sipas informacioneve nga njësia e paraburgimit në burgun Sheveningen është kumtuar lajmi se vdiq presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç.

Është e qartë se të gjithë këtë kohë përhapën historinë se si vdiq Millosheviçi në paraburgim në Hagë, por vdekjen e tij e bënë në të vërtetë në ato momente kur priteshin dëshmi të mëdha.




Që Millosheviçi u varros në një vend mjaft të pazakontë, që askush nuk e ka parë kufomën e tij..këto janë thënë për varrin e tij deri sot.


Nuk është e pamundur që Millosheviçi dhe gjithë familja e tij (gruaja , vajza, djali dhe vëllai jetojnë në Rusi).


MIRA MARKOVIĆ OTKRILA TAJNU KAKO JE PORODICA MILOŠEVIĆ PREŽIVELA ATENTAT NA AUTO PUTU: Stajali smo pored slupanog auta, niko nije hteo da nam stane, a ja pitam Slobodana gde je moj cvet iz kose

Veç kësaj presidenti aktual serb, Tomislav Nikoliç para disa ditësh kishte akorduar për t’i dhënë amnisti të vesë së diktatorit serb, Mirjana Markoviçit dhe birit të saj, edhe pse janë në listën e Interpol-it.




Kryetari  serb, Slobodan Millosheviq, i cili u gjykua edhe në Tribunalin e Hagës, thuhet se është ende gjallë dhe jeton në Rusi. 
Kështu  po pretendon profesori nga Beogradi, Velimir Abramoviq.


Sipas tij, Millosheviqi ishte profil ideal për periudhën transitore midis komunizmit dhe nacionalizmit.

“Ku është Millosheviqi dhe Mira, ky çift bashkëshortor. Millosheviqi asnjë fjali gabim nuk e ka thënë . Por debatoi me disa dëshmitarë, është tallur dhe ka shkuar në Rusi. Pse ku është Millosheviqi ndoshta është në Pozharevc, kush e ka bërë atë obduksion, kush i ka konstatuar të gjitha këto…”, u shpreh Abramoviq për një televizion serb.


Ndryshe, e bija e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, pretendoi se babai i saj, kasapi i Ballkanit, nuk ka vdekur nga ndonjë sëmundje, por është vrarë në qelinë e tij në Hagë, ku po edhe po gjykohej për krime lufte të kryera në Kosovë, Bosnje e edhe në Kroaci.

“Është shumë e mundur se Sllobodan Millosheviq të ketë vdekur një ditë më herët se që është publikuar në versionin zyrtar, por trupi i tij është mbajtur me qëllim në qelinë E 04 disa orë në mënyrë që të avullohet bari për lepër “Rifampicin”, i cili i është dhënë për ta vrarë”.





Këto përfundime i paraqet në librin “Anatomia e vrasjes gjyqësore” autori Dr. Vukasin Andriq, njëri nga mjekët e Millosheviqit, e në këtë libër ka punuar edhe Marija Millosheviq si redaktore.


PRIJATELJ MIRE MARKOVIĆ OTKRIO DA LI ĆE JE SAHRANITI U SRBIJI: Marko mi je poslao poruku, ovako on i Marija podnose SMRT MAJKE

“E helmuan me bari për lepër”

Trupi i Sllobodan Milosheviqit u gjend të shtunën në mëngjes më 11 mars 2006. Sipas raportit zyrtar, vdekja besohet se ka ndodhur në mes të orës 7 dhe 9:45, mirëpo, autori i librit pretendon se koha e vdekjes është kontestuese, sepse ekzistojnë dyshimet se Millosheviq ka vdekur më 10 mars në mbrëmje.

Në libër pretendohet se toksikologu holandez Donald Uges ka konstatuar se rezultatet e gjakut nga janari 2006 tregojnë praninë e “rimfapicinit”, i cili neutralizon efektin e barërave kundër shtypjes së lartë të gjakut. Pikërisht ky rezultat ka ngritur dyshimin se Millosheviqi “është helmuar me ushqim apo me ujë një kohë të gjatë”.





Mediat serbe publikojnë pamje ku Millosheviq shfaqet i gjallë në Serbi 


Dyshimi se diaktorit Milosheviq pas “vdekjes” ende është gjallë dita ditës shtohen. Sidomos pas asaj se në trupin e tij u gjet një drogë që shkakton një gjendje hutimi të përgjithshëm, e cila i kishte shkaktuar “vdekjen e përkohshme”.

Veç kësaj, të vërtetës më shumë i afrohet edhe fakti se askush nuk do të zhvarrosë trupin e tij për të mohuar ndonjë numër të teorive konspirative dhe dyshimin se Sllobodan Millosheviçi ende është gjallë


https://floripress.blogspot.com/2019/04/millosheviq-eshte-gjalle-ne-rusi-me.html

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...