Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/09

Marrëveshja Kosovë-Izrael theu bllokadën diplomatike serbo-ruse

 Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit është një moment i favorshëm diplomatik për të avancuar në arenën ndërkombëtare interesat e Kosovës, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.



Nga Shaban Murati

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në 1 shkurt 2021 nuk është thjesht akti pozitiv i njohjes zyrtare midis dy shteteve, por ka një domethënie më të gjerë diplomatike dhe rajonale. Është një sukses i rëndësishëm diplomatik i shtetit të Kosovës, i cili thyen bllokadën e egër që Serbia dhe Rusia i kishin vendosur procesit të njohjeve diplomatike të Kosovës në arenën ndërkombëtare.


Shteti më i fundit, që kishte njohur Kosovën, ishte Barbados në 15 shkurt 2018 dhe tani pas një ngrirje tre vjeçare kemi Izraelin, i cili bëhet shteti i 117, që ka njohur Kosovën. Thyerja e kësaj bllokade të egër diplomatike serbo-ruse ka një rëndësi të veçantë, sepse sinjalizon një kthesë të rëndësishme në procesin e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Thyerja e bllokadës diplomatike serbo-ruse kundër Kosovës është një shuplakë e fortë ndaj strategjisë dhe taktikave sabotuese dhe diversioniste të Serbisë dhe të Rusisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndaj vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit u prit me shqetësim të madh në Beograd dhe në Moskë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në 1 shkurt se Serbia është e pakënaqur nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës dhe kërcënoi Izraelin se kjo do të influencojë negativisht në marrëdhëniet e Serbisë me shtetin hebre.

Shqetësimi i presidentit serb buron nga fakti se thyerja e bllokadës diplomatike serbo-ruse kundër procesit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës përbën një dështim për diplomacinë antishqiptare të Serbisë dhe të Rusisë.

Së pari, duhet thënë se akti zyrtar i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike nuk u bë rastësisht menjëherë pas inaugurimit në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të ri Xho Bajden, megjithëse de facto ishte lajmëruar qysh në marrëveshjet e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 të SHBA me Kosovën dhe me Serbinë.

Realizimi i këtij akti në 1 shkurt 2021 dëshmon vazhdimësinë e politikës dhe të angazhimit të SHBA në Ballkan. Ai sinjalizon një kthesë apo një impuls të ri në gjithë procesin e stabilizimit të situatës në Ballkan për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës nëpërmjet njohjes reciproke.

Ngjarja e 1 shkurtit konfirmon rolin e pazëvendësueshëm primar që SHBA kanë dhe duhet të kenë në procesin e stabilizimit dhe demokratizimit të Ballkanit. Gjëja kryesore, që duhet pasur parasysh nga të gjithë, është se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit është meritë, produkt dhe vendim i SHBA, shteti mbrojtës i lirisë dhe i pavarësisë së popujve dhe flamurtari i çlirimit dhe i pavarësisë së Kosovës.

Vetë presidenti serb e pranoi në 1 shkurt se “Ne nuk donim që Izraeli ta ndërmerrte këtë hap, por Izraeli zgjodhi që Amerika për të është më e rëndësishme”. Aq i hutuar është Vuçiç nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit sa që harron se ai vetë ka deklaruar në Uashington në 4 shtator 2020 se “nëse Izraeli dhe Prishtina bien dakord të njohin njeri-tjetrin, mirë”.

Ishte Amerika ajo që vendosi në marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë të 4 shtatorit nenin e njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe është Amerika ajo që i dha fund hezitimit të paqartë trembëdhjetë vjeçar izraelit për njohjen e Kosovës. Sepse, siç deklaroi edhe ambasada amerikane në Prishtinë në përshëndetjen e saj në 1 shkurt për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit: “Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA është më e fortë”.

Serbia është e shqetësuar, sepse e sheh që nuk mund të zgjasë në pafundësi në vendrrotullimet e saj diplomatike bizantine në dialogun e stërzgjatur midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel me ndërmjetësimin e BE.

Është e shqetësuar edhe Rusia, e cila e sheh se po i afrohet fundit intriga e saj diplomatike për ta mbajtur të pazgjidhur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës si një konflikt të ngrirë për ndërhyrjen e vazhdueshme ruse në Ballkan.

Paralajmërimi i madh i qeverisë së re amerikane për hyrjen në procesin e zgjidhjes përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve me njohjen reciproke, erdhi në datën 28 janar 2021, kur stacioni zyrtar radiofonik amerikan “Radio Europa e Lirë” publikoi deklaratën e departamentit të shtetit lidhur me dialogun Serbi-Kosovë:

”Siç ka thënë presidenti Bajden: Një zgjidhje e plotë, që çon në njohje reciproke, në ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të të dy vendeve”. Është qëndrimi zyrtar i qeverisë së re amerikane, që sinjalizon ritme dhe angazhime të reja për t’i dhënë fund bllokadës së gjatë diplomatike dhe politike të Serbisë ndaj Kosovës dhe mbylljen e diplomacisë së kalendave greke, të ndjekur në dialogun Serbi-Kosovë nga BE.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit ka rëndësi të veçantë, sepse neutralizon dhe zhvleftëson tezat dhe argumentet diplomatike të disa shteteve, që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Kjo mund të ndodhë me disa shtete në Amerikën Latine, në Afrikë dhe në Azi, që nuk e kanë njohur Kosovën, por ku Izraeli ka ndikime të llojeve të ndryshme dhe të cilat tani mund të kenë efekt në vijën e rishikimit të qëndrimeve të tyre.

Kjo mund të ndodhë edhe me pesë shtetet e BE, të cilat nuk e kanë njohur ende shtetin e pavarur të Kosovës dhe të cilat tani ndjehen më të paargumentuar në mbrojtjen e këtij pozicioni përballë faktit që Izraeli vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Mendoj se Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro do të jenë më të dobët tani në justifikimin e qëndrimeve të tyre për mosnjohjen e Kosovës.

Tronditjen zyrtare të Serbisë dhe të Rusisë nga thyerja e bllokadës së tyre diplomatike ndaj Kosovës e dëshmon sidomos përpjekja absurde e tyre për të keqinterpretuar në plan fetar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

Presidenti i Serbisë Vuçiç mori pozën e mbrojtësit të shteteve myslimane dhe deklaroi në 1 shkurt se pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës asnjë shtet mysliman nuk do të kërkojë ta njohë Kosovën, duke bërë sikur nuk e din që Izraelin e njohin dhjetëra shtete myslimane. Përtej paragjykimit fetar të presidentit serb ndaj Kosovës dhe ndaj Izraelit, kemi ligësinë bizantine të një prirje diplomatike për të futur përçarje dhe armiqësi midis Kosovës dhe shteteve me shumicë myslimane, të cilat e kanë njohur ose nuk e kanë njohur Kosovën.

Këtij avazi i mëshuan të gjitha mediat ruse për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit. Madje portali “eadaily.ru” arrinte në 1 shkurt deri atje sa krijonte insinuata duke shkruar që “Kosova deri tani nuk e ka njohur Izraelin, sepse shumica myslimane e saj ishte kundër”.

As Serbinë dhe as Rusinë nuk i ha malli për shtetet dhe popujt myslimanë të botës, kur të dyja brenda shteteve të tyre i kanë vrarë dhe masakruar popujt myslimanë. Taktika diplomatike e Serbisë dhe e Rusisë synon të fusë përçarje dhe të nxisin shtetet me shumicë myslimane kundër Kosovës dhe kundër Izraelit.

Nuk ka gjë më idiote se sa të shohësh apo të interpretosh me sy fetar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis shteteve. Në këtë frymë serbo-ruse ranë dhe disa media e portale në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilat nuk dihet se për çfarë arsyesh e interpretuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit me një ekzaltim anti-mysliman njësoj si Serbia dhe Rusia.

Thelbi i intrigës diplomatiko-propagandistike serbo-ruse është që ta mbajnë konfliktin Serbi-Kosovë si pretekst për të ngritur tensionet në Ballkan dhe për të shtrirë ndikimin serb dhe rus në rajon. Kaq të dalldisur janë në këtë drejtim, sa që portali proqeveritar rus “regnum.ru” në 29 janar 2021 dilte me titullin me tone histerike luftënxitëse: “Serbia duhet të shpallë pushtimin e Kosovës dhe të presë kushtet për kthimin e saj”.

Thyerja e bllokadës diplomatike serbo-ruse në arenën ndërkombëtare me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit duhet të shërbejë si shkundje e madhe për diplomacinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilat për fat të keq sikur ishin familjarizuar me atë bllokadë. Shqipëria dhe Kosova duhet të kapin momentin për një ofensivë të re diplomatike për të rivitalizuar procesin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë duhet të zgjohen dhe të rilexojnë detyrën e tyre kushtetuese, diplomatike dhe kombëtare për t’u kërkuar shteteve të tjera njohjen e Kosovës.

Nuk është në nderin e qeverisë dhe të diplomacisë së Shqipërisë që ka harruar në takimet dhe në bisedimet zyrtare t’u kërkojë Greqisë dhe Rumanisë, me të cilat Shqipëria ka edhe Traktate Miqësie, që të njohin Kosovën, por duhet t’ua kërkojë gjitha shteteve me të cilat ka marrëdhënie diplomatike dhe që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit është një moment i favorshëm diplomatik për të avancuar në arenën ndërkombëtare interesat e Kosovës, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.


Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e NATO-s! Analiza e një pakti të habitshëm ushtarak midis Parisit dhe Athinës, pse nuk është një lajm i mirë për Ballkanin

 





Nga Shaban Murati


Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e deritanishme të Aleancës Atlantike, që nga themelimi i saj në 1949 e deri më sot, që dy shtete anëtare të nënshkruajnë midis tyre një marrëveshje dypalëshe strategjike të ndihmës ushtarake reciproke ndaj njeri-tjetrit në rast të një konflikti të njërit prej tyre edhe me një shtet anëtar të NATO-s.

Mund të klasifikohet si një novacion “sui generis” juridik, diplomatik dhe strategjik, kur zyrtarisht dy shtete anëtare të NATO-s, Franca dhe Greqia, vlerësojnë si të pamjaftueshme garancitë dhe detyrimet e mbrojtjes kolektive atlantike të shteteve anëtare, që janë themeli i NATO-s, dhe zyrtarizojnë nevojën e mbrojtjes individuale me pakt ushtarak dypalësh, jashtë NATO-s dhe pa pyetur NATO-n.

Ndaj pakti ushtarak, që nënshkruan në 28 shtator në Paris presidenti i Francës E.Makron dhe kryeministri i Greqisë K.Micotaqis, ka habitur shumë kancelari diplomatike dhe rrjete mediatike në botë me vendimin e tyre të bujshëm për të veçuar paktin e tyre ushtarak nga Traktati themelues i Aleancës Atllantike dhe nga fryma e tij e mbrojtjes kolektive dhe e solidaritetit atlantik.

Kryeministri grek e shpalli hapur këtë distancim të paktit franko-grek nga NATO, kur i raportoi në Athinë presidentes greke për paktin e ri në 29 shtator dhe deklaroi se “ne kemi tani një marrëveshje me një klauzolë të ndihmës shumë të fuqishme të mbrojtjes reciproke, e cila shkon përtej dhe mbi angazhimet e mbështetjes kolektive të NATO-s”.Euforia e shpërthyer nga qeveria dhe diplomacia greke për rëndësinë historike të këtij pakti të ri ushtarak mbështetet në nenin 2 të paktit, ku sipas medias greke “Protothema” të 29 shtatorit: “Neni 2 është më sinjifikativi, meqë parashikon ndihmë të menjëhershme ushtarake të Francës për Greqinë, nëse ndodh ndonjë sulm nga një shtet i tretë, edhe në qoftë se ai shtet është brenda aleancës së NATO-s”.

Euforia qeveritare greke është aq e madhe, sa që revista prestigjioze britanike “The Economist” shkruante jo pa ironi në 2 tetor se “Kryeministri i Greqisë, K. Micotaqis, e paraqiti paktin si histori dashurie. “Historia na do ne së bashku. Po ashtu edhe gjeografia”, i tha ai presidentit francez Makron”.

Neni 2 i ndihmës reciproke ushtarake për njeri-tjetrin në rast konflikti të armatosur me një shtet të tretë, qoftë dhe anëtar i NATO-s, përbën kuintesencën e paktit të ri ushtarak midis Francës dhe Greqisë. Është shumë e lehtë të konstatohet se novacioni juridik dhe diplomatik franko-grek për t’u bashkuar ushtarakisht edhe kundër një shteti anëtar të NATO-s paraqet një kurs të ri të hapur të Francës dhe të Greqisë kundër frymës së atlantizmit dhe mbrojtjes kolektive atlantike.

Pakti i kundërvihet direkt Nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s, që përmban detyrimin e gjithë shteteve anëtare që çdo sulm ndaj një shteti anëtar konsiderohet si sulm ndaj gjithë shteteve anëtare.

Traktati themelues i NATO-s me nenin 5 ka ndërtuar arkitekturën e madhe të sigurisë atlantike të mbështetur në parimin e madh ushtarak, politik dhe diplomatik “një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Pakti franko-grek e përjashton tani zyrtarisht vlerën dhe efektshmërinë e nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s, sepse refuzon mbrojtjen kolektive atlantike për të gjitha shtetet anëtare.Madje pakti ushtarak franko-grek e vë në dyshim vetë thelbin e ekzistencës së NATO-s dhe arrin deri atje sa që parashikon si element doktrinal ushtarak franko-grek rrezikun nga brenda vetë NATO-s.

Analisti diplomatik dhe ushtarak grek Athanasios Drougas theksonte në 2 tetor në “greekreporter.com” se “marrëveshja e Parisit ka shumë hije të dyshimta, veçanërisht në termat e garancisë. Ajo u kundërvihet atyre transatlantike”.

Historia e Europës në përgjithësi dhe e shteteve të veçanta anëtare të NATO-s dëshmon se Neni 5 i Traktatit themelues të Aleancës Atlantike ka qenë garancia e paqes dhe e sigurisë së të gjithë shteteve anëtare si gjatë Luftës së Ftohtë, ashtu edhe pas shembjes së komunizmit. Është ky nen, që ka frenuar agresivitetin e Bashkimit Sovjetik më parë dhe të Rusisë tani ndaj shteteve anëtare të NATO-s. Është Neni 5 që i ka dhënë të njëjtën siguri atlantike si SHBA, ashtu dhe shteteve të vegjël të NATO-s si Islanda apo Greqia.

Tani Parisi dhe Athina me paktin e tyre ushtarak i largohen thelbit dhe detyrimit të Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, duke nënshkruar një marrëveshje ushtarake dypalëshe, që identifikon rrezikun për të dy shtetet nga brenda Aleancës Atlantike. Në këtë mënyrë Franca dhe Greqia duan të konfirmojnë se NATO nuk mund të garantojë sigurinë, sovranitetin dhe integritetin e shteteve anëtare.Ky kurs individualist i Francës dhe i Greqisë në kundërvënie të frymës dhe të Traktatit të NATO-s krijon precedentin e rrezikshëm që mund të nxisë shtete të tjera anëtare që ta braktisin detyrimin dhe zbatimin e nenit 5 dhe të kërkojnë sigurira të reja me shtete të tjera anëtare ose jo të Aleancës Atlantike. Me një fjalë pakti ushtarak franko-grek inkurajon erozionin e NATO-s.

Në një farë kuptimi pakti mund të cilësohet hapi i parë strategjik i largimit de facto të Francës dhe të Greqisë nga strukturat ushtarake dhe nga detyrimet ushtarake të NATO-s. Franca e ka zbatuar zyrtarisht këtë kurs në kohën e presidentit De Gol. Presidenti Makron po e ringjall dhe po e shkallëzon distancimin dhe largimin e Francës nga NATO dhe me paktin e ri ushtarak dypalësh po tërheq edhe Greqinë në këtë kurs.Bazën e doktrinës së re franceze për largim nga NATO presidenti francez Makron e afishoi hapur në 7 nëntor 2019 në një intervistë me revistën britanike “The Economist”, ku e përkufizoi NATO-n “me tru të vdekur”, dhe ku deklaroi se “nuk e di nëse akoma beson te Neni 5 i Traktatit të NATO-s”.(Për më gjërë shih gazeta “Dita”, 19.11.2019).

Parisi dhe Athina janë të ndërgjegjshëm që pakti i tyre i çuditshëm ushtarak, i cili planifikon luftë të përbashkët edhe kundër një shteti anëtar të NATO-s, zgjon dyshime të bazuara atlantike për një distancim franko-grek nga angazhimet e NATO-s.Edhe presidenti francez, edhe kryeministri grek, u munduan ta justifikojnë paktin e tyre ushtarak si hap i parë i madh i konkretizimit të “autonomisë strategjike mbrojtëse” të Europës. Projekti i një “Europe autonome ushtarake” të ndarë nga NATO dhe nga SHBA është një ambicie dhe ëndërr e vjetër franceze, dhe presidenti Makron vlerëson se ka ardhur koha e konkretizimit të tij.

Në qarqet diplomatike dhe mediatike perëndimore mbizotëron opinioni se Franca e ndërmori hapin e paktit ushtarak dypalësh me Greqinë për të sfiduar aleancën e re “AUKUS”, që krijuan në 15 shtator 2021 Australia, Britania e Madhe dhe SHBA, të cilët nuk e ftuan Francën të marrë pjesë dhe kjo e irritoi së tepërmi Parisin, sepse “AUKUS” injoroi rolin e Francës si fuqi e madhe me interesa në Azinë e Largët dhe Oqeani.

Nga pikëpamja financiare me marrëveshjen ushtarake me Greqinë, e cila angazhohet të blejë disa fregata franceze me vlerë 5 miliard dollarë dhe gjuajtës francezë me vlerë 3 miliard dollarë, presidenti Makron po përpiqet të kompensojë disi goditjen që pësoi Franca nga vendimi i qeverisë australiane në muajin shtator që në vend të nëndetëseve elektrike franceze të ndërtojë nëndetëse atomike me ndihmën e SHBA dhe të Britanisë së Madhe.

Në planin ushtarak dhe gjeopolitik pakti ushtarak franko-grek ngjall dyshime të mëdha për mundësitë dhe kapacitetet për t’u konsideruar si bazë e krijimit të “autonomisë ushtarake europiane”.

Nuk mund të mos ngjallë habi fakti se si dhe përse Franca zgjodhi si partner strategjik për ndërtimin e “autonomisë mbrojtëse të Europës” Greqinë e vogël, të krimbur në borxhe dhe një nga shtetet më të varfra të BE, dhe nuk zgjodhi shtete të mëdha dhe të fuqishme aleate në NATO dhe në BE si Gjermania, Italia, Spanja, për të mos thënë edhe Britania e Madhe, e cila është një shtet i madh dhe i fuqishëm europian, që vërtet doli nga BE, por nuk ka dalë dhe nuk e nxjerr dot kush jashtë nga Europa.

Është unik mendimi se shtysa bazë emotive e nënshkrimit të paktit të ri ushtarak, sidomos për Greqinë, është humori i keq i të dy shteteve ndaj Turqisë. Siç shkruante “The Economist” në 2 tetor: “aleanca e re franko-greke reflekton frikat e tyre të njëjta nga Turqia”. Greqia e vogël mendon se me paktin e ri ushtarak me Francën ajo do të krijojë një raport të ri të barabartë forcash ushtarake me Turqinë, që mund t’i japë mundësinë të realizojë ambicjet e mëdha detare në detin Mesdhe.

Natyrisht tingëllon naive shpresa greke se Franca pa u menduar dy herë do të nxitojë të hyjë në konflikt ushtarak me një fuqi rajonale si Turqia për hatrin e rivendikimeve greke për zona sa më të mëdha detare në Mesdheun Lindor. Pavarësisht se ministri grek i mbrojtjes në 30 shtator deklaroi se pakti i ri përfshin ndihmën ushtarake franceze për gjithë sovranitetin grek në tokë dhe në det, e vërteta është se pakti franko-grek e përjashton ndërhyrjen franceze për zonat ekskluzive ekonomike detare apo për shelfin kontinental, për të cilat ka debate dhe tensione midis Greqisë dhe Turqisë. Ndaj pakti ushtarak franko-grek realisht dëmton më shumë NATO-n se sa Turqinë.

Me paktin e ri ushtarak me Greqinë Franca realizon interesin e saj gjeopolitik për të forcuar dhe konsoliduar influencën si fuqi e madhe në detin Mesdhe. Presidenti Makron e deklaroi qartë në 28 shtator se “ajo që ne nënshkruam është një partneritet i strukturuar, i cili diktohet nga situata gjeopolitike në detin Mesdhe”.

Greqia kështu vihet në dispozicion të kësaj strategjie mesdhetare franceze. Me paktin e ri Franca e përfshin zyrtarisht Greqinë në sferën e saj të influencës, sepse siç shkruante në 1 tetor “martenscentre.eu”: “Është hera e parë në historinë e saj që Greqia nënshkruan një marrëveshje dypalëshe me një nga fuqitë e mëdha me klauzolën e ndihmës reciproke ushtarake”.

Nuk janë të qarta llogaritë makrostrategjike të Greqisë në lidhje me këtë pakt, sepse vështirë të mendohet se Franca do të hyjë në luftë me Rusinë apo me Kinën në eventualitetin e një konflikti të armatosur të tyre me Greqinë. Nuk po shtrojmë fare pyetjen nëse do të hyjë Franca në luftë për hatër të Greqisë, nëse do të kishte një konflikt të Greqisë me SHBA ose me Britaninë e Madhe.

Një nga efektet imediate të paktit të ri franko-grek është përurimi i fenomenit të përçarjes strategjike brenda aleancës atlantike dhe një prirje për të kundërvënë Europën dhe BE me Amerikën. Nuk është e e rastit, që Rusia e priti me kënaqësi paktin e ri franko- grek, sepse e konsideron dobësim të kohezionit të NATO-s dhe një hapësirë të re për diversionin rus në gjirin e NATO-s. Media ruse “expert.ru” shkruante në 29 shtator: ”Makron përçan Europën”.

Franca dhe presidenti i saj ambicioz po luajnë kartën e madhe gjeopolitike të zgjerimit të sferës së influencës franceze në pellgun e Mesdheut dhe në rajonet rreth tij. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE dhe largimi i kancelares dominuese gjermane Agela Merkel nga posti i saj po shfrytëzohen nga presidenti francez si një shans i ri i zgjerimit të rolit të Francës në Europë dhe në zona të ndryshme të botës.

Pakti dypalësh ushtarak franko-grek shfaqet si demonstrim i politikave individualiste të dy shteteve, gjë që bie ndesh me frymën, idealet dhe objektivat e Aleancës Atlantike. Asnjë pakt dypalësh midis shteteve të veçanta të aleancës nuk mund të zëvendësojë garancitë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Nuk pritet të jenë pozitive efektet e këtij pakti ushtarak as në Ballkan. Nuk është lajm i mirë për Ballkanin. Përkundrazi mund të ketë efekte negative për shkak të nxitjes së një spiraleje të re të garës së ethshme të armatimeve, ku është futur Greqia, si dhe për inkurajimin e ri që i jep pakti diplomacisë greke të shantazhit ushtarak ndaj të gjithë shteteve fqinjë me të cilat Athina ka probleme të hapura dhe tensione.


Shaban Murati diplomat karriere dhe gazetar shqiptar. Autor i shumë librave , shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

Botime

  • Serbia kundër Serbisë : analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë - 2004
  • Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës : (fletë nga ditari i një ambasadori) - 2007
  • Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës : një testament diplomatik - 2009
  • Profile të diplomacisë europiane në Ballkan - 2009
  • Hije në diplomacinë shqiptare - 2012
  • Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit - 2013
  • Rusia ballkanike - 2014
  • Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare - 2016
  • Ballkani faustian - 2016
  • Çështja e paqenë e detit, një intrigë diplomatike greke apo shqiptare? - 2018
  • Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës - 2018
  • Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana - 2019
  • Antitabu : Këshilla për miqtë - 2020
  • Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë - 2020

Ja pse Lumiri duhet ta “vras” politikisht Isa Mustafën

 


Faton MehmetiNGA FATON MEHMETI : 
Isa Mustafa

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë testi i parë dhe mjaft serioz për kreun e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lumiri erdhi në krye të LDK-së menjëherë pas dorëheqjes së Isa Mustafës pas debaklit të 14 shkurtit. Me ardhjen e Lumirit synohet që të ndryshohet kursi i udhëheqjes së LDK-së, jo vazhdimi i politikës së Isës, e cila prodhoi dështimin total të LDK-së, si kurrë më parë në historinë e saj. 

Me të ardhur në krye të LDK-së, Lumiri pagëzoi Isa Mustafën me epitetin “kryetar historik i LDK-së”, i ndikuar edhe nga ngazëllimi që paraardhësi i tij dha dorëheqje, Lumiri bëri gabimin e parë. Në vend se të “vriste” politikisht Isa Mustafën, Lumiri nuk ka bërë deri tani ndryshimin  e pritshëm. Akoma ska arritur t’i tregojë vendin ku e ka Isa, gjë që i mundëson këtij të fundit me paftyrësi të flet "për fitoren e LDK në zgjedhjet lokale”.  

Pavarësisht se as Lumiri dhe askush nuk mund t’i ndalojë fjalën e lirë, marrja e guximit për të folur me kompetencë edhe në emër të LDK-së, i krijon telashe Lumirit, me fajin edhe vetë të këtij të fundit. 

Për të pasur guximin e munguar, Lumiri të merr shumë shembuj të cilët kanë dështuar në raste kur nuk kanë arritur të “vrasin” politkisht paraardhësin e tyre politikë, duke qenë gjithnjë nën hijen e dikujt tjetër s'kanë arritur asnjëherë të jenë lider. 

Veset e Isës, arrogancën, mendjemadhësinë, injorimin e vullnetit të qytetarëve, etj, Lumiri t’i zëvëndësojë me përulësi, respektim të vullnetit të qytetarëve, bashkëpunim, sinqeritet, etj.

Duke e bërë të kundërtën e Isës, Lumiri ndërton parametrat e fortë për një LDK të fortë si dikur. Deklaratat e herë pas hershme të Isës, Lumiri mos t’i marrë fare parasysh, përveç atyre që thamë më lart, qershia mbi tortë do të ishte prishja e vendimit të tij duke i zhveshur Isës epitetin e “kryetarit historik”, një vendim i tillë akoma në fuqi fyen vetë LDK të kaluarën e saj, mbi të gjitha historinë e saj. 

Me një vendim të tillë që zhvlerëson ekzistuesin, Lumiri merr një hap të fuqishëm për të shkëputur përfundimisht LDK nga katandisja ku e ka futur Isa me klanin e tij. Për më tepër, do të dëshmonte seriozitet për të bërë gjërat ndryshe, për të fituar besimin e humbur të qytetarëve. Sa më shumë që Isa del dhe flet për LDK-në, vetëm sa e dëmton më shumë atë, nami i keq i tij eklipson madhështinë e kësaj partie. 

Duhet forcë e madhe, vullnet dhe energji të reja për ta kthyer LDK'në në rrugën e saj të drejtë, e cila më shumë se kurrë ka nevojë për të lënë pas të hidhurën. Është koha që Lumiri të dëshmojë se është lider, jo veç një figurë e re, por një imazh i ri, një lindje e re, respektivisht rikthim në AND-në e saj që lidhet me frymën rugoviane, e cila ka qenë vetëm pamlfet gjatë kohës sa Isa ishte kryetar.

Gratë e fuqishme në Akademi kërkojnë nga familjet edukimin për avancimin e vajzave

 


 

Justina Shiroka-Pula, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), dhe Suzana Manxhuka-Kërliu, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, kanë rrëfyer përvojat e tyre dhe vështirësitë që kanë kaluar si gra, gjatë rrugëtimit të tyre profesional dhe avancimit në karrierë.

Në “Java Sonte me Rronin” të KTV-së, Shiroka-Pula e Manxhuka-Kërliu kanë kërkuar që edukimi për barazinë gjinore dhe avancimin e vajzave, të nisë nga familjet.

Shiroka-Pula ka thënë se avancimi i femrës në shoqëri nënkupton edhe avancim dhe zhvillim të shoqërisë në përgjithësi. Sipas saj, avancimi i femrës duhet ndihmuar në katër segmente.

“Mendoj që një avancim i femrës duhet shikuar në katër segmente: përkrahja e familjes së ngushtë e pastaj edhe familjes së dytë, familjes së burrit, e dyta duhet motivi dhe iniciativa, e treta, femra duhet të ballafaqohen edhe me stereotipe, dhe e katërta, është pengesë edhe ndikimi i politikës në avancimin e femrës. Për avancimin duhet të nis edukata që nga fëmijëria, të mos bëhen dallime mes gjinive", ka thënë Shiroka-Pula.

Ajo ka thënë se femra duhet ta planifikojë jetën dhe të mos bëhet vetëm kujdestare e shtëpisë dhe fëmijëve.

Ndërkaq, Manxhuka-Kërliu ka deklaruar se ka sakrifikuar shumë për tu avancuar në profesion, duke u larguar nga vajza e saj e vogël për kohë të gjata, për shkollim.

Ajo ndihet krenare që sakrifica, çmimin e të cilës siç thotë e ka paguar, po i shpërblehet, duke thënë se tani ajo u shërben vajzave të saj si rol model, për të qenë të suksesshme.

“Më është dashur studimet e mjekësisë janë shumë të gjata, të integruara, është dashur të shkojë në Kroaci për specializim, pastaj në SHBA dhe në Evropë, kam lëvizur shpeshherë nëpër Kongrese dhe është dashur që të kem përkrahjen e familjes. Është një sakrificë e madhe që të largohesh nga familja. Kur më së shumti i jam nevojitur vajzës më është dashur të udhëtojë. Por tani vajzave ju shërbej si një rol model për të qenë të suksesshme ngase sakrifica duhet të ketë edhe çmim”, ka thënë ajo.

Duke qenë dekanja e parë femër pas 50 vitesh në Fakultetin e Mjekësisë, Manxhuka-Kërliu ka thënë se femrat janë udhëheqëse të mira dhe më të përkushtuara në punë dhe profesion.

“Femrat janë më precize dhe më të sakta, shefet e Degëve në katër degë të Fakultetit të Mjekësisë janë femra”, është shprehur ajo.

Edhe Shiroka-Pula ka thënë se femrat janë udhëheqëse të zonja, të cilat e ruajnë integritetin e tyre profesional dhe janë vështirë të korruptueshme.

Prof.dr.Islam Lauka: Tirana s’ka unitet për çështjen e kufijve të Kosovës - jam pro Ilir Metës, kundër Edi Ramës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,prof.dr.  Islam Lauka, shprehet se debati për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë hap debatin për statusin e Kosovës.

Në një intervistë për News24, Islam Lauka kritikoi edhe qëndrimin e Tiranës zyrtare, për të cilin u shpreh se nuk ka unitet.

“Vetë hapja e këtij debati është kritik. Ky debat nuk duhej të hapej, edhe nëse dikush do përpiqej ta hapte, ne Kosova, institucionet zyrtare, Presidenti në radhë të parë që është iniciatori kryesor i kësaj hapjes së çështjes së kufijve duhet të përpiqej ti shmangej me të gjitha mundësitë që ka. Dhe ne Shqipëria duhet ta ndihmonim që ti shmangej. Pse? Sepse në gjykimin tim, çështjet territoriale janë çështje shumë të mprehta, shumë të rëndësishme, dhe është vështirë ti përballojnë shtete të konsoliduara, jo më Kosova që është me institucione të brishta të paqëndrueshme. Por kryesorja sipas mendimit tim, Kosova është e papërgatitur tani për të përballuar një agravim të tillë. Hapja e çështjes së kufijve për mua është hapje e çështjes së statusit të Kosovës. Ne kemi menduar që me ndërhyrjen e NATO-s dhe me shpalljen e pavarësisë, u mbyll çështja, por janë disa të tjerë, disa kryeqytete të tjera si Beogradi dhe Moska që këtë çështje e kanë konsideruar gjithnjë të hapur, dhe ne me këtë që po bëjmë në fakt po çojmë ujë në mullirin e tyre. Dhe po themi jo nuk është e mbyllur është e hapur çështja kryesore e kufijve. Jemi gati të diskutojmë. Për mua që me këtë, është e destabilizuar situata në Kosovë”, tha Lauka.

N24: Si ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, si e shihni qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me çështjen e kufijve?

Islam Lauka: Tirana zyrtare nuk është unike, në qëndrimin zyrtar. Sepse në rast se i referohemi presidentit Meta, ai ka një qëndrim të prerë, të qartë kundër ndryshimeve territoriale. Sipas tij, çështja e Kosovës është e mbyllur. Por, Putini dhe më konkretisht Edi Rama, i fut edhe pak mish dhie, në gjuhën popullore. Ai nuk ka dal hapur në mbrojtje të kësaj teze por, në fjalimet e tij shpesh lavdëron autorët dhe mbështetësit e kësaj teze. Dhe së fundi, ju e dini me 26 nëntor, tha që kush e kritikon Thaçin është tradhtar. Kjo nuk do më koment. Le për vrazhdësinë e shprehjes, se të kritikosh Thaçin nuk është as tradhtar e as gomar tjetri, në një kohë që përball kishte kryeministrin e Kosovës, që është kundërshtari numër një i idesë së ndryshimeve territoriale. Sepse Ramush Haradinaj thotë nëse futet kjo tezë, kufijtë vihen me luftë e ndryshohen me luftë. Unë mbështes qëndrimin parimor të presidentit dhe natyrisht që jam kundër qëndrimit të Edi Ramës. Tirana zyrtare e pakta që duhet të bëjë është t’i bëjë thirrje partive politike në Kosovë të shkojnë për një fjalë, që duhet të mbrohen kufijtë ekzistues, të njohur ndërkombëtarisht, të Kosovës.

N24: Po qëndrimi i Vuçiqit, lidhur me vizitën e tij në SHBA që nuk e përmendi këtë pjesë. . .

Islam Lauka: Halli i Serbisë për publikun është që Kosova u humb në ’99 me shpalljen e pavarësisë akoma më shume dhe Serbisë i iku fytyra. Tani Serbia, Beogradi thotë unë kam një kusht, që ta njoh si shtet të pavarur, dua të shpërblehem me diçka, për fytyrë në Botë të marr diçka, dhe këtë e ka konkretizuar. I ka vënë emrin e Veriut në lumin Ibër e sipër, këtë ma jepni mua thotë dhe pastaj unë do t’ju njoh. Plus kësaj ka edhe një kusht tjetër që është fiksuar nga BE, që nuk Serbia nuk anëtarësohet në BE pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Dhe Vuçiqi prapë thotë unë i normalizoj por më jepni diçka, se nuk kam fytyrë ti dal popullit me humbje. Kjo është logjika. Mesa gjykoj unë e vërteta është diku tjetër. Vuçiqi dhe Beogradi e ka hallin te pasuritë e mbi tokës dhe të nëntokës së Veriut. Pjesa mbi lumin Ibër është një ndër kolonat më të fuqishme ekonomikisht, është Ujmani, Kopaoniku që po i kaloi Serbisë, Kosova mbetet zbuluar.

N24: Në radhët e qytetarëve si po përjetohet ky debat?

Islam Lauka: Unë jetoj në Kosovë, me aq sa e njoh unë opinionin këtu, kjo çështje ka hapur shumë probleme. Dhe është një ndër të këqijat e mëdha, që Thaçi ka sjellë. Opinioni këtu e dënon dhe është kundër kësaj teze. Të gjithë mendojnë se kjo tokë është e larë me gjak, dhe ta nxjerrësh në pazar për interesa të Thaçit, kjo s’mund të vlerësohet pozitivisht. Por ka krijuar përçarje edhe mes popullit të Kosovës dhe Luginës se Preshevës. Ka krijuar një gjendje pritshmërie te ata, janë me mendje të ngritur, kur po bashkohemi si po bashkohemi... është kollaj të thuash shkëmbim territoresh, po ai shkëmbim implikon fate njerëzish. Kosova nuk ka këllqe të durojë probleme shtesë, sepse edhe tani ka mjaft probleme. Detyra e Kosovës është të mbrojmë atë që kemi, me hy në luftë territoriale sot është me rrezik dhe Kosova nuk del e fituar. I fituar del Beogradi, sepse na vjen apo jo ne mirë sot është në avantazh me Kosovën.

Islam Lauka – Pasqyrat e kolonizatorёve

 Kur shkon pёr Valbonё, nuk mund tё mos vёsh re dy ndёrtesa, tё cilat, nё dukje, s’ke ҫ’thua – janё tё bukura. Por bukuria e tyre ёshtё bukuri qё vret. Ato kanё ardhur nё jetё, mbi bazёn e krimit, mё saktё, tё ekocidit ndaj lumit tё Valbonёs. Bukuria e tyre ka si qёllim tё maskojё kёtё krim, i cili ёshtё i pranishёm aty, nё shtratin e tij, nё masivin e hekurit dhe tё betonit, tё derdhur mbi tё.






Kёto ndёrtesa tё kujtojnё copёrat e pasqyrave tё kolonizatorёve europianё, tё cilёt, shekuj mё parё, ua “dhuronin” indigjenёve tё Amerikёs Latinё, nё kёmbim tё floririt dhe sendeve tё tjera tё tyre me vlerё.
Ҫudia ёshtё se si sot, nё shekullin e 21-tё, ne vazhdojmё tё shfaqim injorancёn e indigjenёve latino-amerikanё, duke kёmbyer ajrin e pastёr, ujin e kulluar dhe tokёn e virgjёr tё Luginёs sё Valbonёs me copat e thyera tё pasqyrave tё kolonizatorёve tё rinj – pjellё bastarde e pushtetarёve dhe oligarkёve tё babёzitur.
Nё qoftё se sjellja jonё nuk ndryshon, ka rrezik qё, nesёr, tё kёmbejmё me copёrat e pasqyrave tё kolonizatorёve tё radhёs edhe bjeshёkt, edhe alpet, pra vetё atdheun tonё.

slam Lauka ka lindur më 18. 06. 1954 në Bytyç të Tropojës. Eshtë diplomat i njohur karriere, studiues dhe autor i disa veprave shkencore.

Arsimimi

Në vitin 1976, ka përfunduar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Në vitin 1982, përfundoi kursin e lartë të filozofisë, ndërsa në vitin 1986, atë të diplomacisë.

Në vitin 1994, mbrotji doktoraturën në politologji, në Akademinë Diplomatike të Moskës, në Rusi.

Karriera

Pas disa viteve punë 1976-1981, si mësimdhënës, në Lekbibaj dhe Bytyç, të rrethit të Tropojës, si dhe drejtues i Komitetit të Rinisë në po këtë rreth (1982-1985), në shtator të vitit 1985, transferohet në Tiranë, në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fillim, si i atashuar, referent, shef sektori, ndërsa në vitin 1991, emërohet sekretar i parë dhe, më vonë, i ngarkuar me punë i Ambasadës së Shqipërisë në Moskë. Pas kthimit në atdhe, në vitin 1996, jep dorëheqjen nga Ministria e Jashtme dhe deri në vitin 2005 merret me aktivitet privat. Në vitin 2005, rikthehet në MPJ, duke kryer detyra të rëndësishme si, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë Rajonale, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare dhe Drejtor i Bordit të Institutit të Diasporës. Në vitin 2009, emërohet Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.[1] Në periudhën shtator 2013 - mars 2014 ka kryer detyrën e Dekanit të Trupit Diplomatik, të akredituar në Prishtinë.[2] Pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador, në mars 2014, transferohet në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me gradën diplomatike Ministër Këshilltar, ku qëndroi deri në mars 2015. Aktualisht, është ligjërues në UBT[3] dhe Kolegjin Fama,[4] në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombtare. Nga viti 2003, është Presidenti i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano – Britanike dhe nga viti 2005 Drejtori Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj të shumtë shkencorë, kryesisht, për çështjen e Kosovës, në shtypin vendor dhe atë të huaj.

Veprat

Vepra kryesore e tij është “Kosova, rast universal apo sui generis” e botuar në vitin 2007, në disa gjuhë të huaja. Në këtë libër, Lauka polemizon, kryesisht, me autorë rusë, rreth “precedentit” të Kosovës, duke i hedhur poshtë pretendimet e tyre për analogji të rastit të Kosovës me “konfliktet e ngrira” në hapsirën e ish Bashkimit Sovjetik dhe duke argumentuar shkencërisht që Kosova është një rast i veçante, i cili kërkon zgjidhje të veçantë dhe se nuk ka alternativë tjetër, veç pavarësimit të saj.

Libra të tjerë:

Evoluconi i problemit të Kosovës dhe gjendja e tij aktuale (1994)

Shkëputja e Kosovës nga Rusia” (2007)

Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe” (2011)

Bashkëautor i librave:

Shqipëria në arkivat ruse” (2006)

“ Antologjia e kryqëzimit: qëndrimi rus ndaj çështjes shqiptare, 1878-2012”(2012)

Botues:

Toni Bler për shqiptarët " (Ramiz Lushaj, 2001)

Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike” (Haxhi Bajraktari,2009)

Medlin Ollbrajt- misionarja e Kosovës (Fatbardha Lauka, 2011)

Për këto libra, ai ka shkruar edhe parathënien e tyre .

Jeta personale

Ështe i martuar me Fatbardha Laukën dhe ka një djalë dhe dy vajza.

Vlerësime

Është shpallur dy herë qytetar nderi, fillimisht në komunën e Bytyçit (2010) dhe në Bashkinë e qytetit të Bajram Currit (2015), në të dyja rastet me motivacion të njejtë – për argumentimin shkencor dhe mbrojtjen diplomatike të çështjes së Kosovës, si dhe lobimin për njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran.

Referimet

  1. ^ http://www.ambasadat.gov.al/kosovo/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 10 qershor 2015.
  3. ^ UBT
  4. ^ Fama Arkivuar 9 korrik 2015 tek Wayback Machine”

Një Papë i Madh KLEMENTI XI Gjon Françesk Albani, papë shqiptar në 300-vjetorin e vdekjes 1721-2021

 






Për këtë Papë me origjinë shqiptare, në Shqipni, tue fillue nga Pavarësia deri në vitin 2000, s’dihej gja për të, as flitej as shkruhej. Përsonalisht, sa isha i ri e ndiqja shkollën në Italia, me kishte ra rasti që të njihësha me veprat e tij si një papë i pmadh italian. Kisha admirue në shshin San Giovanni, obeliskun e madh të sjellë nga Egjipit prej tij. Dhe në pallate të mëdha të përiudhës së tij ishin shkrue me gërma të mëdha emnat e tij si papa Clemrente XI, pa dëgjue e përme,dë prej askuj se ishte me origjinë shqiptare. Sngurisht se unë isha i ri, deri në moshën 14 vjeç, që jretova e studiova në Romë,ku për këtëpapë s’dija asgja ma tepër, veçse një papë imadh, që kishte su,ndue 21 vjet mbi fronin e Vatkanit. Profesori shoqnues i ynë na e paraqiste si një papëitalian të madh. Kaq ishin njohunitë e mija fillestare për të. Gjat kohes para komunizmit, ne shkonim ne kishene laçit të dielave për mesh, ku takonmo prifta, si Pater Klementin e te tjere. As qe permendej emeni i papësKlementi Xi as dihej gja për të.«Ni puha ni Duha» As era as fryma) siç thoshte Pushkini, që i bie siçthotë toska, «as parë as dëgjuar. Gjatë asaj kohë, si të mbretnisë ashtu të Italisë, as klerik katomlik f as ndonjë i quejtunu historian nuk ia permendi emnin. E pastaj nën diktaturën komuniste, patjetër heshtjje e madhe. Ku ne të tjerët të damkosun si a „armiq“, vuenim të zezat e ullirit, siç tashma dihet, e s’po e zgtjasim.

Kur befasihtt ndohi ndryshimi i madh, përmbysja e komunizmit; që rikthej lirinë aq të dashur e të andrrueme. Nga kjo liri edhe ne përfituem dhe u gjetëm, pikërisht në botën e lirë, me kete rast, në Belgjikë.Ndër të tjera, se nuk po flasim se si na u hapen të gjithë dyert e dijëve. Jo vetëm me libra ae mu ndësi shprehje të fjalës e mendimit, por dhe për të iu afrue asaj bote nga re cila na kishin izolue hermetikisht. Ndër të tjera, puna e parë vendi ynë Shqipnia. Në këto rrethana, në encikopedinë e madhe italiane Trekani( Treccani), kërkojaç’shkruhej e thuhej pë Shqipninë, dhe ne faqet Albania, me del një hartë e vitit 1689; e cartografit italian …………., e punueme bukur e sakte përt atë kohë,me memnat e vendëve, të plota. Sa mirë! Kuë atë hartë sipër në një sitabelë me shkrim të vogël, që s’dallohej asgja. C’do jete vallë? Arrita me e fotokopjue harten me lejen e punonjësit aty, në Bibluioteke Mbretnore të Belgjikës. Mbasi e kopjova, në shtëpi e zmadhoj atë tabele, dhe për habi timën, harta i kushtohej Monsinjor Gjon Françesk Albani, pasardhës i Mikkel it nga Laaçi e e bijve të tij, j Karli e Filipi, siç lexuesi do të lëxoje vetë në atë tabelë të zmadhueme. Po kush na iszhte ky GjonFrançesk Albani. Përsëri te Teakani, te emni Albani, Gjon Françesku na dilte së _isht ba papë me enin Klementi Xi. Po kjo? Një dshqiptar papë i Romës, dhe ç’papë se? i Madh.Në Enciklopedinë çishte paraqitë si papë italian i li,ndun në Urbino, ku emri Shqipni e shqipëtar nuk përmendej asgjëkundi. As se kush ishte MIkeli as dy djemt e tij Karli e Filipi. Hulumtimet më çuen deri aty sa pranohej se Klemeni Xi ishte me origjinë shqiptare nga Laçi. Sigurisht se mue me mjaftonte tabela e hartës,dokument ma se i saktë.Ne vitn 2000 shkoj me gruen në Laç, por i pregatyitun, si me shkrime ashti me fotografi të Papës. takohem ùme Krybashkijakun , Bardhok Rica, i cili mbetet i befasuem, dhe me thase do te intersohej te Mons. ………për ifdormacion. Unë iu përgjigja,mos kujto se ai dfi gja për këtë çesht? Hiqe nga mendja! Edhe unë i rashë në të rastësisht, se asaj askush shqiptar, as klerik as historian, të ketë pasë haber për këtë papë me origjinë shqiptare. E kështu u ndamë. Bardhoku, pastaj e bani problem, sepse ajo punë doli sheshit, se nisi holumtimi dhe ai organizoi një simpozium, ku Papa Klementi Xi, uriabilitue si meorigjinë shqiptare nga Laçi.Sigurisht me nje të metë nga ana e tij, që nuk me njofoi, se do të kisha shkue në atë Simpozium, që shkaku kryesor isha pikërisht vetë.Kështu u arrit që rrugës që çondrejt Satuarit të Shna Ndout t’i vihej emni i tij.Joqë ai meritonte nderime ma të nalta. duke e ditë shumë mirë, se ai ishte promotori i Kuvendit të Arbnit që u mba jt në Merçinë të Lezhës.Kaq e kishim, se si papa KlementiXi, Gjon Françesk Albani,u ba i njohun në Shqipni. Po fatkeqësish akoma nuk i asht dhane e shpallë me vepra arti,j ose emertim objektesh të randësishëm kulturore. Tashti në vijim japim se ç’ nisi të shkruhej për të, pasi u muer vesh se ai ishte me origjinë shqiptare. Kështu e nisim me këto shënime qe kemi nxierrë nga shtypi francez. Nuk i specifikojme burimet, sepsekemi nderhyrjet tona, aty ku ato shkrime çalojnë.

Një biografi e përafërt.

Gjon Françesk Albani, i lindurmë 23 korrik 1649 në Urbino në Marsh(Itali) dhe vdiq më 19 Mars 1721 në Romë, ishte Papa i 243-të i Romës, dhe për këtë arsye Papa i Kishës Katolike, të cilin ai e drejtoi nga 1700 deri në vdekjen e tij në 1721 , me emrin Klement XI (në latinisht Clemens XI, në italisht Clemente XI)., Origjina familjareMe origjinë shqiptare, nga Laçi i Kurbinit, paraardhësi i tij, Michel Laçi, u largua nga Shqipëria me dy djemtë e tij, Gjergj dhe Filip(luftëtarë me Skënderbeun) për shkak të turqve. Ai u vendos në Urbino, Itali, ku mori emrin Albani. Gjergji kishte dy djem, Altobelli dhe Hanibal. Altobelli gjithashtu kishte dy djem, Horacin dhe Karlin. Horaci u zhvendos në Romë, ku u emëruasenator nga Papa Urban. Karli ishte babai i Gjon Françeskut.Një degë tjetër e familjes Albani u vendos nëBergamo, duke u dalluar me GjonGirolamo Albani (1504-1591), autor i veprave të rëndësishme, i cili u bë kardinal në 1570.Klementi XI e emnoi nipin e tij Hanibal (1682 – 1751) kardinal.

Stema e Papës Klementi XIku simbolikisht ai vendosi tre malet,kushtue origjinës së tij shqiptare

Karriera kishtare

Gjon FrançeskAlbani hyri në Kolegjin Romak në moshën 11 vjeç, të drejtuar nga Jezuitët. Me At Pierre Poussines si mësues privat, ai studioi shkëlqyeshëm atje dhe u vu re nga Mbretëresha Christine Ie Suedisë, atëherë në internim në Romë. Në moshën 28vjeç , ai u emërua guvernator i Rieti. Ai pastaj ka përgjegjësi për dioqezat e Sabinës dhe Orvieto. I thirrur përsëri në Romë, ai u emërua Vikar i Shën Pjetrit në Romë, atëherë Sekretar i ShkresavePapale. Në 1690, ai mori kapelën e kardinalit me titullin kardinal i Santa Maria në Akuiro, megjithëse ende nuk ishte prift. PontifikatiNë vitin 1700, me vdekjen e papës Innocent XII, konklava po përgatitej të zgjidhte Kardinalin Mariscotti, por Franca vuri veton. Kardinalët më pas iu drejtuan Kardinalit Albani, t që ishte vetëm 51 vjeç. U shugurua një prift njëzet e katër orë para zgjedhjes së tij, ai u shugurua menjëherë edhe peshkop.

Médalje ose monedhë e Klementit XI

Sapo u zgjodh, Klement XI i ri duhej të përballej me Luftën e Pasardhjes Spanjolle: Karli II me të vërtetë vdiq gjatë konklavës. Ai së pari mori anët, në 1701, përFilipin V dhe Francën. Sidoqoftë, kjo i dha atij armiqësi austriake dhe problemi i investimit të mbretërisë së Napolit dhe Siçilisë gjithashtu i dha atij pakënaqësinë e FilipitV. Ngecjet e trupave franko-spanjolle kundër Perandorisë lanë të pazbuluara Shtetet Papale. Eugjèni iSavoie-Carignan solli trupat e tij atje. Clement XI duhej të jepte dorëheqjen për të njohur karlin III në 1709. Më në fund, ndodhën ngjarje të reja dramatike: Francezët morën pushtetin, Jozefi I vdiq dhe Karli u largua nga Spanja pas zgjedhjes së tij në fronin perandorak. Louis XIV, i tërbuar, refuzon ndërmjetësimin e Klementit XI dhe papati përfaqësohet vetëm nga një vëzhgues me traktatin e Rastatt. Papatit iu desh pak kohë për t’u rikuperuar nga Pasardhja Spanjolle.Në fushën e doktrinës së krishterë, ai lëshoi demën Vineam Domini (1705) dhe Unigenitus (1713) kundërJansenism. Ai e bëri festën e konceptimit të Virgjëreshës Mari një festë detyrimi dhe e shenjtëroi, ndër të tjera, PiusinV. Një frazë e shkurtër shënon një kthesë të madhe në jetën fetare të grave: “Lërini gratë të sundojnë mbi gratë”.Në një letër të 23Prillit 1718, Papa Klementi XI themeloi kanonikisht në Romë Akademinë Papnore të Teologjisë (atë), të cilën e plotësoi me privilegje, në mënyrë që ky vend studimi të ishte, me fjalët e Gjon Palit II, ” selia e disiplinave të shenjta dhe ushqen shpirtrat fisnikë dhe se, si një burim, prodhon fruta të bollshme për kauzën katolike “1.Lidhur me origjinën e tij, ai e konsideronte Shqipërinë si atdheun e tij. Ai shprehu interes për bashkatdhetarët e tij, duke dhënë dy bursa për shqiptarët për kolegjin e ‘Propaganda Fide’ në 1708, dhe një të tretën me një shumë prej 4,000 ECU.

Ai dërgoi françeskanët në Shqipëri të cilët hapën shkolla nga viti 1711, ku mësohej gjuha shqipe. Ai organizoi një sinod në Merqine de Lezhe, për t’i kundervenëmarrë me islamizimint tëvendit. që u quejt Kuvendi i Arbnit. Origjina shqiptare e Papa Klementit XIluajti një rol në armiqësitë kundër turqve. Ai u bë promovuesi i Lidhjes Evropiane që çoi në dy humbje të përgjakshme të Turqve, në Petrovaradin dhe në Beograd, nga Princi Eugjeni Savojës.Ai vdiq më 19 mars 1721. Dy beteja vendimtare të taposhtës së Pernadorisë Osmane pas disfatës së Vjenës.Pasardhësi i tij ishte i Inoçenti XIII.Familja Albani u shua në 1852, me Princin DonFilipi, djali i fundit i Horacit III.Kjo ishte pakashumë një përmbledhje eshkurt ijetës e vepritarisë së Papa Klementitit XI, te këti pape të mad me origjinë shqiptare, që sundoi mbi f fronin e kishes katolike 21 vjeti rreshtua ndër 20 papët me sudim më të gjatë të 266 papëve të historrsë së kishës katolike.E dhamë këtë përmbledhje, që lexuesit të jenë të qartë, për përkatësin shqiptare të PapësKlementit Xi, trahsëgimtar I famimjës së Mikelit nga Laçi e djemt e tij. Ndërkohë që ai hyn në radhën e figurave t me ë mëdha e të ndritura të historisë sonëkmbëtare. Ishte pikërisht pas ndërhyrjës së Klementit XI tij në Kuvendin e Arbrit në Merçinë, që benë të mundur afirmimni e tre shqiptarve të tjerë të përmendur, Gjon Buzuku, Pjetër Budi e Pjetër Bogdaani, shkrimtarëtthemelues të letërsisë shqiptare e të lëvrimit të gjuhës shqipa nënsundimni Osman.Mjerisht ne shqiptarët karkaterizohemi nga mospërfillja e vetvetës, duke mospërfillur dhe bile mohuar e denigruar vlerat e mëdha kombëtare, të cilave u përkasin, këtofigura, ne rastin tone një papëi shquar, për të v cilin mburret kisha katolike dhe Italia, ndërsa shqiptarët bejn sehir.Roma ëdhtë e mbushur me monumente të tij, ndërsa në Sqipëri as që e di kush së cili është; përveç ato pak laçjanë që I kanë venë emnin një rruge aty.punë e madhe fortse na paska qenë një papë me stërgjysh nga Laçi!

Giacomo Cantelli,hartografi ishquar Italian që hartoi hartën e Shqipërisë, botue më 1689

Shkrimi në tabelën sipër:Shërbëtori i jua shumë I dëvotshëmdhe i përkushtuem, Gian Giacomo Rossi, 1689

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi  Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare.... “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i D...