Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/19

Shqipëria e ime e dashur, këndo dhe për mua.... Cikël poetik nga poetja Trandafile Molla -Baja.

 


Përgatiti :                         Flori Bruqi 

Trandafile Molla – Baja lindi më 5.01.1957, në qytetin e Durrësit, në një familje me traditë dhe kulturë patriotike. Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, si dhe kursin letrar 2-vjeçar me aktorët e njohur Milto Profi, “Nderin e Kombit” Gjergj Vlashi, aktorin dhe regjisorin Enver Plaku.





Shqipëria e ime e dashur, këndo dhe për mua....





Prej 25 vjetësh jeton në Novara të Italisë. Në vitet 2000-2001 ka mbaruar kursin interkomunal në shëndetësi me diplomën “Assistente domiciliari e dei servizi tutelari”, ndërsa në vitin 2004 është kualifikuar me diplomën evropiane “Operatore Socio Sanitario”.





Ka marrë pjesë në shumë festivale poetike kombëtare dhe është vlerësuar me çmime letrare: në Durrës më 2017, “Muza e Adriatikut”; në Istog më 2017-2018 me mirënjohjen “Dr. Ibrahim Rugova”, në Mat – “Mirënjohje” dhe me çmim të tretë në konkursin e poezisë për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, “Mirënjohje” në festivalin e poezisë “Muza poetike budiane”, Mat – 2018 dhe çmimin e “Karrierës poetike” po në “Muza poetike budiane” – Mat, 2019. Në Tiranë, në konkursin letrar “Dritë për Dritëroin”, 2018, është vlerësuar me çmimin e dytë. Më 17 dhjetor 2018 në Prishtinë, në TL “Esad Mekuli” me çmimin “Bardi III”. Më 5 mars 2020, në “Orën e Lirisë” të LSHK-së në Prishtinë u nderua me çmimin letrar “Adem Demaçi”. Shkrimet e saj janë publikuar edhe në revistën “Metafora”, organ i rëndësishëm i LSHK-së.





Në manifestimin tradicional poetik, “Fjalët e Shpirtit”, organizuar nga LSHASHI në Itali, është vlerësuar me çmimin e tretë. Gjithashtu poezitë e saj i janë botuar edhe në disa antologji letrare: në revistën “Pelegrin”, organ i klubit të shkrimtarëve dhe të artistëve “Drita”; “Në gjurmët naimiane”, Përmet, 2018 dhe 2019; “Na bashkoi poezia”, antologjia “Babai” të Rr. Hysenit, antologjia poetike kombëtare “Jehona shqiptare” në vitin jubilar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Tiranë, 2018, me çmimin e tretë; po në antologjinë “Jehona shqiptare”, 2019 për nder të lindjes së babait të krijimit të kombit, Ismail Qemali, është vlerësuar me titullin “Presidente Nderi e Diasporës”; në vitin 2020, po në antologjinë “Jehona Poetike shqiptare” për sensibilizimin e tërmetit të 26 nëntorit i jepet trofe nderi artistik, “Çmimi i Dytë Poetik 2020 Për Italinë”.






Më 26 mars 2019, në Takimin me poeten Trandafile Molla, organizuar nga Biblioteka Publike Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, iu akreditua nga GSFEN-Albania titulli “Ambasadore Paqeje Network Evropiane”.





Është pjesë e antologjisë së Milazim F. Kadriut, “Një krismë pushke për liri”, kushtuar dëshmorit Selim H. Berisha, mars 2019; në Antologjinë Vjeshta Poetike 2019, organizuar nga “Unioni Global i Poetëve Shqiptarë” përgatitur nga poetesha, zonja Blerina Pëllumbi. Në antologjitë “Të tjerët për Lame Kodrën”, Malëshovë, mars 2019 dhe shkurt 2020. Rregullisht ka marrë pjesë në antologjitë e organizuara nga klubi letrar “Zahir Pajaziti”, “Revista shqiptare”, Albania Shqipëri natyrale; në antologjinë “Dritat poetike” të autorit Bedri Neziri, organizuar në nëntor 2019 nga shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot.
Gjithashtu është përfshirë nga autori Sabit Alidema në antologjinë “Mendja, zemra, duart e arta”, kushtuar femrës shqiptare kudo nëpër histori, në antologjinë “Stinë e blertë” të klubit letrar “Pjetër Budi”, Mat, si dhe në revistën letrare “Malli i Shtampës” në mars 2020, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës në Viti dhe kryetari i saj, Sabit Alidema.




Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Durrësit, anëtare e klubit letrar “Pjetër Budi”, Mat, anëtare e klubit “Drita”, anëtare e klubit letrar “Princ Muzaka”, anëtare e shoqatës kulturore “Jehona shqiptare”, Tiranë, anëtare e kryesisë së LSHASHI-së në Itali dhe e kryesisë së “Lobit Euro-Atlantik Shqiptar” për mërgatën në botë. Është edhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Gjatë gjithë jetës është marrë me krijimtari letrare, poezi e prozë.

Ka botuar këto vëllime poetike:

Fjalë zemre” (përkthyer dhe në italisht)

Kur zemra flet

Vazhdoj të jem

Atje dua

Mall për gjithësinë

Dallëndyshe në fluturim” etj.


Disa poezi nga poetja e mirënjohur nga Durrë Trandafile Molla-Baja






HERONJTE E KOSOVES THERASIN

 

Sa shpejtë, kanë harruar moj Kosova trime,

pse kërkojnë prapë terrorë edhe krime,

kur historia me armë të nxehta veproi,

dhe tokën martire me gjak e mbuloi.


Vasha shtatëselvia dhe djemtë si delia,

pa mëshirë u torturua, në të errëta qelia,
sa poetë e këngëtarë u lanë pa emër,

i vranë i prenë, pa mëshirë në zemër.

 

Demon i vdekje, larg duart, nga Kosova zonjë,

njëherë në zjarr e dogje, ndërmend mos të shkojë,

se zogjtë e të vdekur, foshnjën do shpëtojë.

 

Duan të hyjnë me fantazma trena,

do të thyejnë kokën, në të ashprat bedena,

mbulohen me dredhi edhe me mashtrime,
çfarë kërkojnë nga ty moj Kosova ime.

 

Si çapkëna kërkojnë, dhëmbët të t'i ngulin,

duan pa mëshirë, zemrën të ta shkulin,

nuk arrijnë dot kapuçonët e zinj,

që vranë e prenë pleq, therën dhe fëmijë.

 

Kush, qiellin e ndau, tokën me gjak lau,

klithma e zëra ndihen , jashtë e brenda saj,

kujdes mos Kosovë, nga ujqër e djaj,

mos të derdhesh lot, të mbytesh në vaj.

 

Këta demonë, që vijnë vërdallë, fortë mirë le ta dinë,

se nuk kemi vdekur, se ne jemi gjallë,

mos të sillen rrotull, si të velenosur,

edhe pse të vdekur jemi bijtë e saj.

 

Edhe pse na vrau e na dogji shkau,

shpirti edhe zemra nuk na është fik,

ju na zhuritët edhe na përzhitët,

në zemrën, ju ngulët bajonetë e thikë.

 

Ju lutem, larg duart, nga shqiponja jonë.

E kemi të shtrenjtë e mbrojmë me jetën tonë,

ndër shekuj, do ta mbrojmë e ruajmë në gji,

është krenaria jonë, ne e kemi nënë, ajo na ka bijë.

 

Se doni respekt, fqinjët respektoni,

gjarprin në gji mos e shtini, lakmi mos na kini,

se do të pendoheni, me turp do të mbuloheni,

krenaria jonë, është flamurë kuq e zi.

 

 

NE ENDRREN SEKRETE

 

Jetuam të dy, momente romantike,

jetuam të dy, emocionet e para,

jetojmë bashkë, pasionet fantastike,

dhe mbetemi aty, si në përralla.

 

Me majë të këmbëve, lehtas do të vij,

në ëndrrat e tua e tua sekrete, do të hyj,

si lule, si flutur të më përkëdhelësh ti,

dhe mbi qerpikët e syve, ëmbël do të fryj.

 

Dhe gjumin, plot ëndrra do ta prish,

me puthje e ledhatime do të mbuloj,

me epshin e ngrohtë të dashurisë,

Me gjithë qenien time do të pushoj.

 

Dhe me zjarrin e shpirtit, do të thërres,

Të dua, kjo fjalë le të ushtojë,

dhe kur të më mungosh, do të pres,

pa ty, ekzistencë time nuk e pranoj.

 

Dhe ty, do të shikoj, në gjithësinë e natyrës,

si një frymëmarrje, do të ndjej brenda meje,

tek lulet, tek gjethet ku shpërthejnë sythet,

në rrahjen e zemrës, në gjak e në deje.

 

 

PER TY DET E PER JU VALE

 

Për ty det e ju o valë,

për ju o valë, të kaltra,

frymëzim seç mu ndezë,

me zjarr e me flakë të arta.

 

Duke menduar për ju,

tek ju unë gjejë frymëzim,

më jepni jetë e shpresë,

emocionin dhe gëzimin.

 

Për ty i bukuri det

që je i magjishëm,

jo vetëm që përcjellë e pretë,

ti, ëndrrat e poetëve  i bënë realitet.

 

Për ty, o det madhështorë,

për ty, armiratorësh qytet,

për ju o dallgë me pasion dashurorësh,

tek ty, ndihesh një princ, një mbretë.

 

Për ty o Durrës klasikë,

me det e me valë,

respekt për poetë fisnikë,

respekt, pë kompozitorë e këngëtarë.

 

Respekt o qytet i dashurisë,

o det, o valsi i lumturisë,

o dallgë jeni shpirti i qetësisë,

për ju do të këndoj, jeni simbol i krenarisë.

 

 

TOKA  IME

 

Një copë tokë, në dorën time,

sa herë vijë, tek ty e marrë,

në të ruaj shumë kujtime,

tokë e ëmbël plot me barë.

 

Dhe me mall të shikoj,

shpirti, digjet e përvëlohet,

s'ka melhelm, që t'i mjekojë,

plagët e marra, nuk shërohen.

 

Si thesar të mbajë në duar,

të jem, tek ti ma ka ënda,

edhe duke biseduar,

na gjenë mbrëmja, na sheh hëna.

 

Shpesh, herë në një qoshe,

nis e qaj me ngashërime,

futem, thellë në mendime,

pë mendime,

për ty tokë, toka ime.

 

Sa poetë, për ty kënduan,

dhe rapsod me çifteli,

edhe në gjumë, duke ëndërruar,

thurën vargje plotë dashuri.

 

Ah, ta dish, sa ndjejë dhimbje,

larg teje në vetmi,

o, e dashura toka ime,

më jep frymë, jetë e gjallëri.

 



 

MUZA E POETIT

 

Zhuzhurima e dallgëve të detit,

cicërima e zogjve në pranverë,

janë si muza e këndshme e poetit,

janë si trëndafilat me petale plot erë.

 

Seç më zgjojë, sot malli i vjetër,

prej një ëndrre të largët e të shkuar,

mblodha notat e pentagramit,

fjalët e këngës për të shkruar.

 

Shpesh herë përlotem e më dridhet zemra,

kur lexoj shkrimet e poetit,

me lot lajë faqet e librit,

siç lagin, dallgët rërën e detit.

 

Zemra e poetit është zjarr,

vlon e djegë si flakë e marrë,

nga fjalë e përvëluar, del lot i shuar,

për të njomur tokën e tharë.

 

Ashtu si drita e mëngjesit,

ashtu dhe muza, shkrepë e vetëtinë,

ashtu si bryma me vellon e mëngjesit,

dritë e saj shpirtrat ndrinë.

 

Sa bukur, muza e poetit, i këndoi vajzës,

biondes, sykaltër e shtatëselvi,

apo brunes, me flokë të derdhur,

shtojzovalles me sytë e zi.

 

Edhe djalit simpatikë e bukuroshë,

sa ëmbël, poeti i këndoi,

dhe as vajza elegante e djali i ri fisnikë,

nga forca e fjalës tij, nuk shpëtoi.

 

Kush guxon, mbi muzën tuaj të hedhë gurë,

gurët me turp do ti mbulojnë,

dashuria, për muzën tuaj është brenda meje,

ashtu siç qëndrojnë, fjala e artë, brenda tej.











FLUTURO DALLËNDYSHE  

Fluturo dallëndyshe,

dhe lajmëro behar,

plot me cicërime

ëmbël ja ke marrë.

 



Kërkon fije bari,

gjethe edhe degë

se ka ardhur behari,

këndon mbi një shegë,

 

Edhe me zë shumë,

më thërret me zemër,

të fluturoj dhe unë,

e din se e kam ëndërr.

 

Fluturo mikja ime,

unë s'të ndjek dot,

mbeta një jetime,

shkrehur jam në lot.

 

Folenë nën çatinë,

mbi dritaren time,

aty kam shtëpinë,

mbushe me cicërime.

 

Dhe vërtetë s'e di,

shoqja ime e mirë,

dallëndyshe si ti,

nuk jam më e lirë.

 

Sa gjëra ndryshuan,

ma vranë lirinë,

jetën dashuruam, 

na hodhën pandeminë.

 

Ndërtoje folenë,

këndo dhe për mua,

në mbarë mëmëdhenë,

që aq shumë e dua.





VARGJET E LIRA 

Me trupin e brishtë dhe në sytë dy pika loti,  

me librin  e mësuesit në gjoks shtërnguar,

bark tharë nga uria,zemra ngrirë nga të ftohti,

"Luli i vocërr" me buzëqeshjen e hidhur kish mbaruar.

 

Vargjet e lira buçitën me oshëtimë, 

tronditën rrēnjēt e malit që s'bëzan,

padrejtësinë goditën me fshikëllimë, 

grushtet u mblodhën,të fuqishme u banë.

 

Vargjet e lira lajmëruan t'parat shkëndijë,

për "Të birtë e shekullit të ri",

kur nana s'kish qumësht t'i jepte fēmijës të pijë, 

dhe bota ishte mbushur me urrejtje e ligësi.

 

Vargjet e lira ishin revoltë, thirrje ndinjimi,

mbi trupin pa shpirt, shpresë dhe pa jetë,

që mëngjeset të zbardhnin me dritë "Zgjimi ",

me bukurinë e natyrës dhe jo atë që vret.

 

Vargjet  e lira u bënë për kohën kushtrim, 

çdo ditë luteshin:"Falja bukën sot,

fëmijve të pa fajshëm të zhytur në mjerim, 

me dhimbje në shpirt,të lutem o zot ".

 

Dhe jeta për ty qe një mollë e ndaluar, 

mësues dhe poeti ynë i ri Migjen, 

në vargjet e lira do të mbetesh i paharruar, 

në shekullin e shkuar, të sotëm dhe atë që vjen.

 

 MË SHUMË SE DIELLI NDRIN

 

E lodhur netëve pa hënë,

për ty rri e mendohem,

si diell shfaqesh ti moj nënë, 

si yll pranë teje unë afrohem.

 

Te ti u linda dhe u rrita,

qymështin tënd kam pirë,

valët e detit me ty sodita,

si bijë e urtë, ti si nënë e mirë.

 

Loti i nxehtë rrodhi në faqe,

shpirti qan me ngashërim,

mallin zemra hedh në vargje,

dashurinë e zjarrtë për Shqipërinë.

 

Mallin për fusha dhe male,

për dete, kroje, ujë kulluar

bagëtinë që lozin në livadhe,

për korijet lulegjeth bleruar.

 

Me sytë e qiellit të shohë unë,

tutje ku janë ëndrrat e mia,

shkëputem nga i thellti gjumë,

për ty rreh zemra nga dashuria.

 

Një shqiponjë vjen nga larg,

hap krahët, më rrok në gji

si zog i humbur e ndjek në varg,

në mallin e përvëluar më përfshi.

 

Në hapësirën tënde dua të tretem,

se trupi më digjet si eshkë,

në prehërin e ëmbël le të mbetem,

Shqipëri, emër i bukur, i lashtë!

 

Kështu vitet më ikin, pa kuptuar

në sytë e mi më shumë se dielli ndrin,

zgjohem për ty duke ëndërruar,

plot shpresa, atdhe, o shpirti im...






2022/12/18

Cfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…

 Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës) është një asociacion i krijuesve letrarë të Kosovës, që ka ekzistuar nga viti 1965, fillimisht si seksion i shkrimtarëve të Kosovës ndërsa si Shoqatë e Shkrimtarëve të Kosovës është themeluar më 30 tetor 1970.

Kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte poeti dhe studiuesi Mark Krasniqi, ndërsa i fundit përderisa e mbante këtë emër (deri në përfundim të Luftës së Kosovës) ishte studiuesi i letërsisë, Akademik Prof.dr.  Ibrahim Rugova. Ka dhënë çmimet vjetore, si atë për librin më të mirë të vitit (në të gjitha gjinitë dhe llojet), i cili në vitet 1990 mori emrin e Pjetër Bogdanit, pastaj Çmimin "Hivzi Sulejmani" për librin më të mirë në prozë, si dhe çmimin e "Mitingut të Poezisë në Gjakovë" për librin më të mirë të poezisë.

Pas Luftës së Kosovës (1997 - 1999), Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës riemërohet Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, e cila mori statusin e asociacionit të lirë të shkrimtarëve të Republikës së Kosovës, që kultivon vlerat letrare artistike dhe emancipon jetën kulturore. Asociacioni organizon manifestime letrare, tryeza dhe tribuna, ore letrare, ligjërata, përurime librash dhe përvjetorë. Asociacioni jep çmimin letrar "Esad Mekuli" për veprimtari letrare të shkrimtarit dhe çmimin "Metafora", që ndahet në kuadër të festivalit "Drini poetik", Takimet e poeteshave shqiptare në Vushtrri, etj.Kryetar i LSHK-së është shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar nga Prishta Prof.dr.Shyqri Galica(mandati i dytë).




Flori Bruqi

 

Poezia që fitojë çmimin letrar në LIdhjën  e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK)“Bardi  - II-“ në Festivalin letrar të poezisë “Esat Mekuli”, më dt.17.12.2022.

 

Portat me gurë

Në shkofshi ndonjëherë ju niper në Isniq,

Në shtëpinë e të parëve,

Udhëve të stërlashta do të gjeni gjurmë,

Në gurrat e shumta të Lojzave

Në burime nga malli,

Këpusni një dushk gështenje,

E vini në buzë,

Aty do të shuani etjen për ujë.

Bisedoni me zogjtë e malit,

Seç çfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…

Edhe pse s’dëgjohet më troku i kalit të Isa Boletinit,

Sorrat do të gugasin nën  blinit plak,

Po po, kjo është  një Legjendë e lashtë…

 Edhepse dyert kanë ngelur si gërdalla,

Me çelës të ndryshkur nga koha,

Shikoni me kujdes gurët e sokakut,

Në çarjet e tyre do të gjeni plagë,

Dhembesh të isniqasve ndër mote….

 

 

Më vellon e bardhë të trishtimit të hedhur,

Mbuluar do të jenë tek tuk shtëpitë e gurta,

Nga plakat më gurë të dyerve hijerënda,

Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura…

 

2022/12/17

Sot Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK) mbajti takimin e 13 -të letrar "Esat Mekuli".

 

Prishtinë, 17.12.2022.

Takimi u hapë sot në ora 12:00  me ekspozenë e Kryetarit të LSHK-së Prof.dr.Shyqri Galicës, për të vazhduar me pas me seksionin letrra-“Poezia Sot”.Të pranishmit folën për poezinë  si dhe rolin e sajë në shoqëri ku referuan Profesoresha dhe poetja nga Gjakova z.Migena Arllati, shkrimtarja nga Shqipëria Trendafile Molla si dhe profesoresha dhe poetja  Naxhije Kastrati nga Peja.  Nè orët e pasditës u  përuruan edhe 8 vepra letrare dhe publicistike te t disa shkrimtarëve nga LSHK .

Gjatë këtij takimi u dorëzuan edhe  çmimet letrare të Manifestimit letrar për poetin dhe studiuesin e ndjerë  Akademik prof.Dr. Esad Mekulin, si dhe  u dorëzuan  çmimi  Letrar "Esad Mekuli" i LSHK-së për krijimtari të përgjithshme letrare të shkrimtarëve :” Bardi I”,artistit dhe poetit e shkrimtarit Akademik Idriz Berisha-Xhixhit,  :  Bardi II :
shkrimtarit,studiuesit dhe poetit Flori Bruqi dhe Bardi 3:poetit Isa Bahtijaj.


Romani "Shamia e nënës" është një roman për dhembjen e Bardhit, që ka humbur të ëmën, me fytyrë engjëllore, në moshë relativisht të re, ndoshta kur ende s’i kishte mbushur të dyzetat. Në narracionin e tij, autori i romanit në fjalë, Rrahim M. Sadiku, është shprehur hapur, pa fshehur asgjë, as dhembjen deri në lemeri, as vuajtjet në varfëri ekstreme, por as përballjen e tij me gjithë andrallat e botës....Ai ka shkruar një roman, kësaj here me elemente autobiografike, ku është paraqitur gjithë jeta e një të riu, e Bardhit mitar, i cili veç varfërisë, do të mbetet edhe pa nënë, që prej kohësh lëngonte nga një sëmundje e rëndë, por pa u ndalë asnjëherë si në punët e shtëpisë, ashtu edhe në ato, madje tepër më të rëndat, punët e fushës.Hapësira e shtrirjes së kujtimeve kap një periudhë që nga mosha e njomë e Bardhit, duke filluar nga fëmijëria e hershme, kur lozte në pluhurin e truallit të vjetër edhe me qenin e tij e deri në ditët dhe javët që ndërrojnë truall, për të jetuar atje në majë të kodrës, në Shetorr të Vendenisit...për ta vazhduar jetën në një kasolle të vogël.

close
volume_off

Në truallin e moçëm Bardhi ishte lindur, ku edhe kishte hedhur hapat e parë, e në të cilin kishte kaluar fëmijërinë e hershme, përherë nën kujdesin e nënës, e cila ia ka mësuar, si thuhet, hapat e parë të ecjes në jetë.

Ndërtimi i strukturës së romanit "Shamia e nënës" të Rrahim M. Sadikut, mund të thuhet se është një autobiografi artistike, thuajse e rrallë në letërsinë tonë, jo vetëm për faktin e shtjellimit të ngjarjes, as vetëm për strukturën kronologjike, që nuk e ka shpërbërë as kur është lodhur me rrëfimin, madje as vetëm për dialogjet e kursyera, por aq të domosdoshme, edhe përkundër faktit se në tërësinë e ligjëratës së romanit, shtrihen hapësira të pafund të një jete, e cila po përgatitej të mbyllej, kur duhej të vazhdonte.

Rrahim M. Sadiku krijon një monument për atë që quhet dashuri prindore, krijon një lapidar krejt të freskët me gjuhën e rrëfimit, për vdekjen e një personi, në këtë rast të nënës së tij, Bidës, së cilës mezi priste t’ia dëgjonte zërin, sa herë që kthehej nga shkolla, apo kur i kthente delet nga kullosa...ndaj vegimet e tij për të ëmën vinë tashti përmes romanit në fjalë si pjesë e kujtimeve.

Autori Sadiku me romanin "Shamia e nënës" ka krijuar një model shkrimi, që na ka munguar, ndoshta vetëm për faktin se ata që kanë përjetuar tragjedi të këtilla, nuk kishin fuqi krijuese për ta përjetësuar dhembjen e humbjes. Por z. Rrahim M. Sadiku pati guxim dhe fuqi ta bëjë këtë gjë.

Në romanin në fjalë të shkrimtarit Sadiku pra rrëfehet tërësia e jetës të së ëmës, por edhe të vetë autorit...

Janë tablo të bukura edhe dromcat që shpërfillin vuajtjet e varfërisë, siç është humanizmi i mullinxhiut të fshatit, xha Ilazit, pastaj bujaria e shoqes së tij, Hamides, që gjithmonë u gjenden pranë prindërve të Bardhit, kur ata patën nevojë për dorën e tyre... Edhe çastet e punës së Bardhit të detyrave shkollore, pastaj leximi i abetares, por edhe marrëdhëniet me shokë e me shoqe, edhe me nënën më së shumti në këtë mes, që tashti ligjëratën e romanit e shtrijnë në tërë hapësirën e jetës.

Kur lexon me durim dhe me vëmendje romanin "Shamia e nënës" të Rrahim M. Sadikut, një dukuri që hetohet, është galeria e vogël e personazheve që bëjnë jetë në faqet e këtij romani. Një numër i vogël fytyrash njerëzore, nga ata dhe ato që ishin familjarë, fqinjë e bashkëmoshatarë të Bardhit, duke filluar nga i ati, nëna, vëllezërit e motrat. Edhe xha Fejza me tri çikat: Feriden, Xheziden e Fahrijen, besa edhe çika e katërt, Bahtija, pastaj  fqinjët: xha Ilazi me të shoqen e deri te e shoqja e Ademit, Azeminja, me shpirt satanai që dinte ta lëndonte shpirtin fëmijëror të Bardhit, siç veproi kur e gjet duke lozur në pluhur, bashkë me qenin e tij.

Përfundimisht babai, e sidomos nëna e Bardhit, normalisht secili shquhej me karakteristikat e veta edhe si pjesë e dhembjes, por edhe si pjesë e durimit, me të cilin i kishte mësuar jeta.

Janë pastaj shokët dhe shoqet e shkollës, që befasohen me zellin e Bardhit për mësim, e sidomos mësuesja Shukrije, të cilët bëhen pjesë e jetës së Bardhit deri në ditën e fundit të jetës së tij në këtë botë.

2022/12/16

AKTUALE “Jo një mijë ushtarë, por 100 mijë le t’i nisë Vuçiqi! Të gjithë në kufoma do t’ju kthehen!”

 



NGA: IDRIZ MORINA MË: 16 DHJETOR 2022 NË ORA: 17:37
Forcat e Sigurisë së Kosovës

Serbia, siç ka paralajmëruar për të blerë kohë, dhe për të nxitur vullnetin ekspansionit ruso-serb, i ka dërguar një shkresë zyrtare KFOR-it, që në emër të Rezolutës 1244 u dashka, që të pranohen një mijë ushtarë nën urdhrat e NATO-s.

Sigurisht se të gjithë e dimë përgjigjen negative. Madje një nga shpjegimet më të mira për Serbinë, i ka dhënë ish-presidenti i Serbisë Tadiç, sipas të cilit as që bëhej fjalë për trupa të armatosura, dhe po ashtu e shihte si një blof mashtrues nga Vuçiqi.

Përgjigjen zyrtare e ka marrë nga i dërguari i SHBA-së për dialogun, dhe ndihmësi i zëvendës sekretarit të shtetit, Gabriel Eskobar, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

close
volume_off

Përgjigjen e prerë e ka dhënë SHBA-ja

Ndërsa, ambasadori Hill në Serbi, i kishte thënë se mund ta bënte këtë, në kuptimin, që askush se ndalon një president ta shkruajë një letër.

Përgjigja për këtë letër, mbetet e qartë, e plotë, dhe pa ekuivoke, nuk ka kush që dërgon trupa ushtarake nga Serbia në Kosovë.

“Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike. Ne e refuzojmë këtë në mënyrë kategorike. Nuk e mbështesim fare. Dhe, po ashtu, dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Gabriel Escobar për REL-in.

Po ashtu, ai i qe përgjigjur edhe hipotezës tjetër, që po ngritet këto ditë për kërcënimin për luftë, duke iu referuar kërkesës publike të Serbisë, për t’i sjellur në Kosovë, një mijë trupa.

“Para së gjithash, nuk e pres këtë. Por, së dyti, do të ritheksoj se Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara me pjesëmarrjen e tyre në KFOR”, ka thënë Gabriel Escobar.

Por, cili është qëllimi i letrës? Padyshim, që Vuçiqi po luan me harxhimin e ‘letrave’, për të dëshmuar se ai po i shpenzon të gjitha rrugët ligjore, pra për të dëshmuar, se ai nuk ka lënë asgjë pa bërë ‘për të mirën e serbëve’. Por, fajtorët dihen, janë refuzuesit, shtetet perëndimore, që nuk ia mundësuan këtë, në krye me SHBA-të.

Në të njëjtën kohë, ai po e shfrytëzon këtë kohë, për të arsyetuar mbajtjen e barrikadave dhe po ashtu për t’u arsyetuar para barrikadistëve të zhgënjyer, të cilët, nuk po arrijnë të bëjnë asgjë, përveç se të shijojnë motin e ftohtë, dhe disa vështirësi qarkullimi që ia kanë krijuar policisë, por edhe vet qytetarëve serbë.

Sigurisht se letra u shkrua edhe e nxitur nga Moska, për të provuar, sipas kësaj mënyre të menduari, se ka pasur ca gjëra, që nuk janë përmbushur sipas Rezolutës 1244.

Por, që kur Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran nga 17 Shkurti 2008, Rezoluta 1244 ka vdekur. Vdekjen e saj e ka konfirmuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila përveç se ka legjitimuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, i ka dhënë fund, zbatimit në Kosovë, të Rezolutës 1244.

Me Shpalljen e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, e vetmja forcë që lejohet të veprojë në Kosovës, është e KFOR-it, kështu, që Serbia letra, nuk mund t’i dërgojë thjesht kësaj organizate.

Zot shpie në Kosovë, janë institucionet e saj, ndërsa KFOR-i, është mision në shërbim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë, mbi të gjitha të sigurisë së kufijve.

Është e vërtetë, që situata me KFOR-in ka mbetur komplekse, sepse burimi i këtij misioni është Rezoluta 1244, por edhe udhëheqësi i këtij misioni, NATO-ja, është e vetëdijshme, që Kosova është një shtet i pavarur, dhe se për të pasur sukses misioni ka pranuar aktet shtetërore të Republikës së Pavarur.

Ish-luftëtarë dhe pjesë të organizimit të armatosur në Kosovë për rreth një dekadë, Saim Tahiraj, beson se nëse Serbia do të niste një mijë ushtarë, do të ballafaqohej në kufi me 100 mijë shqiptarë të armatosur!

Image
Saim Tahiraj

“Kjo kërkesë e Serbisë për t’i sjellë 1000 ushtarë në Kosovë është vetëm një provokim i radhës i banditit Vuçiqit. Ai e din mirë se nëse kjo ndodhë do i ketë 100.000 shqiptarë në kufi përballë dhe pa kaluar mbi trupat tonë nuk do ta kalojnë kurrë kufirin e Kosovës. Ka kaluar koha kur ushtria kriminale e Millosheviçit 2 mund të futej në Kosovë. Nëse ju ka mbetur merak, serbët le ta provojnë prapë se ne jemi këtu, por atëherë nuk do të ndalemi deri në bashkimin e të gjitha trojeve tona, që ju i keni pushtuar me ndihmën e Rusisë dhe miqve tjerë. Do mbeteni vetëm me pashallëkun e Beogradit!”, thotë Saim Tahiraj, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të heroit Sali Çekut, në organizimin e grupeve të para të armatosura para luftës, dhe gjatë luftës brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Një “Kalë Troje”

Letra e Vuçiqit, është përpjekje për të mashtruar ndërkombëtarët, duke futur një mijë ushtarë, për të përsëritur lojën me “Kalin e Trojës.

Betejën e humbën trojanët, vetëm kur u mashtruan që ta pranonin dhuratë, kalin e drunjtë, brenda të cilit qenë futur ushtarët e Agamemnonit, dhe natën vonë, dolën nga Kali, dhe bën kërdi mbi ushtarët e fjetur, të cilët kishin festuar gjatë “miqësinë” për dhuratën, dhe disa të tjerë, arritën t’ia hapnin portën ushtarëve të tjerë, që po rrinin gati.

Kështu, ne një dhuratë, u fitua lufta 10 vjeçare, nëpërmjet tradhtisë.

Pra, ushtarët apo forcat serbe brenda KFOR-it, do të ishin një “Kalë Troje” për Kosovën, sigurinë dhe vetë ekzistencën e saj

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...