Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/09

Ernest Hemingway (21 Korrik 1899 - 2 Korrik 1961)




Shkruan :Akademik prof.dr.Flori Bruqi,PHD

 Ernest Hemingwai ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit Nobel dhe Pulitzer, autor i romanit të famshëm, “Plaku dhe deti”. Ai shquhej për pasionet e tij të gjuetisë dhe peshkimit.

Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899 në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte peshimin. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte ta kishte vajzë foshnjën që më pas mori emrin Ernest. Hemingway e kaloi fëmijërinë dhe rininë pas peshkimit dhe gjuetisë. Ndërkohë, fillon të merret me gazetari pranë gazetës “Kansas City Star”.


Në vitin 1917 ai u bashkua Kryqit të Kuq si ambulancier në frontin e luftës në Itali dhe këtu, në moshën 18 vjeçare plagoset rëndë dhe dërgohet në spitalin e Milanos ku dashurohet me një infermiere. Kjo histori vjen te romani “Lamtumirë armë” (A farewell to Arms) i cili u hodh në qarkullim në vitin 1929. Me kthimin në SHBA, ai u martua me Hadley Richardson por mendja i rrinte gjithmonë në Europë. Së fundi arrin të shkëpus një mision gazetarie dhe akoma si i panjohur, vendoset në Paris. Këtu njihet me Gertrude Stein e cila i mëson stilin e shkrimit.


Në fillim botoi tre tregime dhe dhjetë poezi


Në veprën “Dielli lind përsëri”, (1926) e cila pati sukses të papritur, flet për heroin e tij të plagosur nga predha. Vepra përcjell jetën e të mërguarve të rinj anës Senës.. “Kjo është historia e brezit të humbur” pat thënë Gertrude Stein kur lexoi këtë vepër.


Në majin e vitit 1925, njihet me Scot Fitzgerald-in e famshëm, i cili konstatoi talentin e madh të Hemingway-it. Në mes tyre lindi një miqësi e vërtetë, por edhe një rivalitet i madh.


Ndërkohë e ndjekin ngjarje të vështira si vetëvrasja e babait, shkurorëzimi por edhe momente të lumtura si rimartesa dhe botimi i veprës “Lamtumirë armë”. Në vitin 1930 vendoset në Key West të Floride-s ku edhe shkroi “Vdekja pasdite”.


Më 1936 e gjejmë në Spanjë, të angazhuar në krahun e forcave republikane. Këtu jepet pas pijes, por vazhdon të shkruaj dhe boton librin “Të kesh apo të mos kesh” (1937) i cili ka për temë padrejtësinë shoqërore të kohës së vet dhe në vitin 1940 boton librin “Për kë bien kambanat” që është frymëzim nga koha e angazhimit të tij në Luftën e Spanjës.






Prej Spanjës vendoset në Havanë deri në vitin 1944 nga ky kthehet rishtazi në Paris. Më parë pati botuar “Dëborërat e Kilimanxharos (1936). Në vitin 1950 shkroi Përtej lumit që njëherësh është vepra e fundit me brendi dashurie ku flitet për një kolonel të moshuar të armatës amerikane dhe një venedikase nëntëmbëdhjetë vjeçare. Në vitin 1952 del libri Plaku dhe deti, me të cilin dy vjet më vonë, në vitin 1954 fiton Çmimin Nobel.


I moshuar dhe i sëmurë, i mbyllur në pronën e vet në Idaho, më 2 korrik 1961, përfundon jetën duke bërë vetëvrasje. Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e Ernest Hemingwayt, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.



Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.


Plaku dhe deti (titulli origjinal: The Old Man and the Sea) është një novelë e shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway në vitin 1951 në Kubë, dhe botuar në vitin 1952. Ishte vepra e fundit madhore fiksion e prodhuar nga Heminguej dhe botuar gjatë gjalljes së tij.

Vepra - një nga më të famshmet e autorit - rrotullohet rreth Santiagos, një peshkatar i moshuar që përpiqet të kapi një peshk Marlin në largësi të . Plaku dhe deti ka fituar çmimin Pulitzer për Fiksion (Pulitzer Prize for Fiction) në vitin 1953 dhe është cituar nga komiteti i Nobelit si një nga veprat që kontribuan në dhënien e Nobelit në Letërsi për Hemingwayn në vitin 1954.

Permbajtja

Kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme : Plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, ate fuqi te pambarueshme. Personazhi kryesor Santiago është perzierje e vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot zhgënjim e pabesi. Santiago lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar.

Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore : trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.

Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe natyrës por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta. Njeriu plaket ndërsa natyra mbetet po e njëjtë, deti mbetet po i pamase dhe i pabesë. Ne qendër te veprës "Plaku dhe Deti" është plaku Santiago, një peshkatar i zoti.


Ndërsa Santiago vazhdon udhëtimin e tij per tu kthyer në breg, peshkaqenët janë të tërhequr në gjurmët e gjakut të lëna nga Marlin në ujë. Ai pa një peshkaqen te madh Mako, dhe Santiago e vret me fuzhnjen e tij, duke humbur armen në këtë proces. Ai bën një fuzhnjë te re nga leukoplasti me thikën e tij dhe me fund të rrem për të ndihmuar të shmangjen e nje linje tjetër peshkaqenësh, në total, janë vrarë pesë peshkaqenë dhe shumë të tjerë janë shtyrë larg. Por peshkaqenët të mbetur vijnë, dhe ne mbrëmje peshkaqenë i gllabërojnë pothuajse tërë trupin e pajetë të Marlin-së, duke lënë një skelet të përbërë kryesisht nga shtylla kurrizore e saj, bishtin e saj dhe kokën e tij. Së fundi duke arritur në breg para agimit në ditën e ardhshme, Santiago lufton në rrugën për në kasollen e tij, duke mbajtur nje shtyllë te rëndë mbi shpatullat e tij. Pastaj, në shtëpi, ai shtrihet mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë.




Kopshti i Edenit, bestseller në vitin 1986, edhe pse libri i fundit i pambaruar i Ernest Heminguejit, me të cilin punoi prej 1946-s deri sa vdiq në 1961. Libri tregon historinë e një shkrimtari të ri amerikan, David Bourne, dhe gruas së tij Catherine.




Të shkruara gjatë kohës kur Hemingueji ishte në kulmin e fuqisë së tij krijuese, në tregimet e tij Fitimtari nuk merr asgjë shkëlqen vula e talentit të veçantë. Karakteret, dialogët, mjediset, bota e brendshme, mund të kenë ardhur vetëm nga imagjinata e Heminguejit.




Për kë bie këmbana nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amaerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.




Subjekti tërheqës është vendosur me mjeshtëri në sfondin romantik të Spanjës. Në libër lexuesi përjeton një atmosferë dhimbjej.


Veprat

  • Three Stories and Ten Poems, 1923
  • The Torrents of Spring, 1925
  • In Our Time, 1925
  • The Sun Also Rises, 1926
  • Men Without Women, 1927
  • A Farewell to Arms, 1929
  • Death in the Afternoon, 1932
  • The Snows of Kilimanjaro, 1932
  • Winner Takes Nothing, 1933
  • Green Hills of Africa, 1935
  • The Fifth Column, 1938
  • The First Forty-Nine Stories, 1938
  • For Whom the Bell Tolls, 1940
  • Across the River and Into the Trees, 1950
  • The Old Man and the Sea, 1952
  • A Moveable Feast, 1964
  • Islands in the Stream, 1970
  • The Garden of Eden, 1987
  • True at First Light, 1999

Vepra te Heminguejit ne shqip

  • Plaku dhe deti
  • Dëborërat e Kilimanxharos
  • Për kë bien këmbanat
  • Të kesh e të mos kesh
  • Vërtetë në dritë të parë
  • Lamtumirë armë
  • Jeta dhe vepra
  • Ernest Hemingway ishte një novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe gazetar. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në USA.

    I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza  e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.

Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1953 ky shkrimtar merr Çmimin Nobel me " Plaku dhe deti " u vetevra me 2 korrik te vitit 1961 vetem tre jave para 62-vjetorit te lindjes se tij. 

Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanesh, e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Vlen të përmenden shqipërimet kolosale të Ismail KadareseVedat Kokonës.

Rigjenerimi dhe ripërtëritja e letërsisë e të arteve, njëmijë vjet e mbas rënies së qytetërimit antik greko-romak.




                                      Flori Bruqi,PHD

 Shumë popuj të Lindjes kanë trashëguar vepra letrare të shkruara edhe para grekëve, mirëpo letërsia evropiane ngrihet mbi dy epe të mëdha greke mbi “Iliadën” dhe “Odisenë”, autor i të cilave supozohet se është Homeri. 


Meqë në veprat e Homerit u gërshetuan në mënyrë të përsosur historia dhe mitologjia greke, më vonë pjesa më e madhe e artit grek i shfrytëzoi si burim tematik këto dy epe të mëdha. 

Tragjedia greke u krijua fund e krye nga burimi Homerian. 

Edhe Virgjili e shkroi epin e tij “Eneida” po në këtë vazhdë, e të mos flasim për ndikimin që pati ajo edhe në artet figurative dhe në pikture. 

Humanizmi dhe renesansa linden në Itali, por shumë shpjetë fryma e tyre përshkoi gjithë Evropën. 


Një prej figurave më të mëdha të kësaj kohe qe Uilliam Shekspiri, tragjeditë, komeditë dhe dramat e të cilit vazhdojnë të vihen në skenat e teatrove të të gjithë botës, kurse disa prej tyre u bënë edhe filma të jashtëzakonshëm.

Nga periudha e romantizmit është zgjedhur poeti anlez George Gordon Byron. 

Ai me veprën “Child Harold” solli një ndjeshmëri krejt të re në letërsinë angleze, duke I prirë kështu romantizmit në Evropë. 


Për ne është me rëndësi se në këtë vepër u ngrit shumë lart edhe figura fizike dhe morale e shqiptarit dhe u dhanë pamje nga jeta shqiptare e kohës.

 Realizmi si drejtim letrar përfaqësohet me Honore dë Balzakun, që njihet si baba I romanit, e me të cilin ai hap epokën e prozës realiste e cila do të luaj një rol të rëndësishëm në letërsinë e shekujve XIX dhe XX.

Letërsia botërore u nda në tri epoka:

Epoka e Rilindjes

Rilindja letrare evropiane përfshin një periudhë historike trishekullore, e cila nis me një vigan si Danteja e përfundon me një gjeni si Shekspiri.

Fjala Rilindje shpreh në mënyrë metaforike rigjenerimin e ripërtëritjen e letërsisë e të arteve, njëmijë vjet e mbas rënies së qytetërimit antik greko-romak. 

Por termi Rilindje shënon njëkohësisht rilindjen e kulturës antike, e cila nis të shërbejë si model I përsosmërisë për fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore.

Së fundi, me emërtimin Rilindje kuptojmë rilindjen shpirtërore e kulturore të njeriut, i cili rizbulon vlerate jetës, të artit, të shkencës, të lirisë.Rilindasit e quajtën veten humanist, kurse veprimtarinë e vet humanizëm, çka dëshmon karakterin human, pra njerëzor, të kësaj lëvizje. Në Rilindje dallohen tri periudha kryesore:

  • Periudha e parë – Shekulli XIII dhe në fillim të shekullit XIV
  • Periudha e dytë – Gjatë shekullit XV
  • Periudha e tretë - Nga shekulli XVI dhe në fillim të shekullit XVII.

Llojet letrare gjatë periudhës së Rilindjes kanë qenë : Poezia,Proza dhe Drama.

Rilindasit botërorë kanë qenë : Françesko Petrarka,Giovanni Boccaccio,Miguel de Cervantes dhe William Shakespeare

Epoka Klasiciste

Klasicizmi është një term i historisë së letërsisë ,i cili shërben për të emëruar një drejtim të caktuar letrar , që lindi dhe u zhvillua në Francën e shekullit XVII.

Klasicizmi francez është një dukuri komplekse, që na lejon të njohim jo vetëm zhvillimin letrar në rrafshin historik, por edhe shumë veçori, enigma e teknika konkrete të krijimit letrar në përgjithësi. 

Arti antik ofronte modelet më të mira të përsosmërisë. 

Duke vënë në qendër të tij të bukurën, si kategori universal, që e bënte veprën antike artistike të vlefshme për të gjitha kohët dhe të gjtha vendet. 

Autorët bashkëkohorë e vlerësuan lart këtë traditë dhe e quajtën për nder të imitonin mjeshtërit e moqëm. 

Ky imitim, megjithatë, nuk duhej të ishte servil, por të shërbente si pikënisje për të frymëzuar vepra të denja origjinale

Klasicizmi Francez njohu tri periudha të rëndësishme zhvillimi:

  • 1660-1690~Periudha e klasicizmit të pastër
  • 1690-1720~Periudha e klasicizmit të vonë.
  • 1720-1820~Periudha kalimtare që përgatiti lindjen e romantizmit

Parimet e klasicizmit: Impresionalizmi dhe vërtetësia, Motivimi psikologjik, Parimi I arsyes, Ndarja e gjinive, Stili elegant dhe Fryma kristiane.

Autorët e stilit klasicist janë:Zhan Rasin dhe Molieri.

Epoka Romantike

Epoka e romantizmit solli ndryshime rrënjësore në shoqëri, në arte, në vizionin e botës.


Me parullën e famshme “Liri, barazi, vllazëri”, Revolucioni Francez I fund shekullit të XVIII ia ndërroi kursin historisë së njerzimit, duke I shpërthyer strukturat feudo-mesjetare dhe duke e hapur shoqërinë kah sistemet politike të reja, të frymëzuara prej mendimtarëve illuministë. 


Romantizmi ka karakteristika të përbashkëta, por dhe veçori specifike sipas vendeve ku zhvillohet. 

Ai shërbeu për t’i konsoliduar të gjitha letërsitë kombëtare, sidomos ato më të rejat, ku afirmohet si një lëvizje ideologjike e kulturore në luftë për identitet kombëtar.

Gjëja më e shtrenjtë për romantikët, në jetë dhe në art, është liria. 

Në përputhje me vizionin që ka gjithësecili poet për lirinë, romantizmi evropian zhvillohet sipas dy modelesh: 

Modeli i pare është ai i poetit melankolik e të dëshpëruar, që e çon jetën diku në gjirin e natyrës, ose izolohet në vetmi, larg njerëzve që nuk e kuptojnë Modeli i dytë është ai poet energjitik, që i kushtohet një çështje të madhe, një idela të lartë, një mizion historik. 

Një poezi e tillë përcjell tek njerëzit mesazhe të mëdha humane, politike, sociale e filozofike.

Fjalët lirizëm dhe romantizëm janë bërë thaujse sinonime, aq mire shpjegohen ato me njëra-tjetrën dhe nga njëra-tjetra.

Ndaj poeti romantik shprehet në vetën e pare, që është veta e unit të tij vetiak, por edhe e unit njerëzor në përgjithësi. 

Romantizmi kap periudhën nga fundi I shekullit XVIII deri në fund të shekullit XIX .

George Orwell (Eric Arthur Blair) : Ferma e Kafshëve




Nga Flori Bruqi,PHD



George Orwell lindi më 25 .06. 1903, në Motihari,  në Bengal të Indisë.  Emri i tij i vërtetë ishte Eric Arthur Blair. I ati, Richard Walmesley Blair, shërbente si civil për qeverinë britanike. 

Arsimi: Eton College (1917–1921), Wellington College (1917–1917), St Cyprian's School (1911–1916)

Në vitin 1904, Oruelli u transferua bashkë me nënën dhe motrën e tij në Angli, ku mbeti deri në vitin 1922. Filloi të shkruante në një moshë të re e madje botonte edhe në periodikët e kolegjit, por atij nuk i pëqente shkolla me ide komuniste, por në vitin 1943, shkroi romanin Ferma e Kafshëve   "Animal Farm" një satirë mbi revolucionin komunist dhe shtetin sovjetik. Kjo vepër u ndalua të publikohej në Britaninë e Madhe, e cila në atë kohë qe aleate me Stalinin kundër Hitlerit. Veprat e tij nuk janë thjeshtë mbi diktaturën siç e njohim ne sot, por mbi shpirtin e çuditshëm njerëzor, që fillon të kuptojë se çfarë është diktatura vetëm pasi kjo e fundit ka vdekur.
Oruelli shkroi për eksperiencat e tij të papëlqyeshme në shkollën parapërgatitore, në esenë "Such ëere the Joys" (1968). Oruelli nuk fitoi ndonjë të drejtë studimi dhe meqë nuk kishte mundësi për të vazhduar arsimimin e tij, shkoi në Bruma dhe shërbeu në administratën e Policisë Perandorake Indiane nga viti 1922 deri në vitin 1927, kur ai dha dorëheqjen, pjesërisht për shkak të mospëlqimeve të tij në rritje për imperializmin britanik, një mospëlqim që e shprehu me fjalë në esetë e tij "Shooting an Elephant" (1950) dhe "A hanging" (1931).






Kur Oruelli u kthye në Europë ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist. Duke filluar nga viti 1930, Oruelli u bë një kontribues i rregullt për "New Adelphi" dhe në vitin 1933 ai e mori emrin Xhorxh Oruell, me të cilin ai do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë, ai përdori si frymëzim përvojat e tij të fundit me varfërinë dhe shkroi "Doën and out in Paris and London" (1933). Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme "Burmese Days" (1934). Dy vjet më vonë ai u martua me Eileen O'Shaugnessy.


Gjatë viteve '30, Oruelli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën e tyre civile. Ai mori anën e militantëve të Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Oruelli shkroi një libër mbi Spanjën, "Homage to Catalonia", që u botua në vitin 1938. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oruelli shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC – në, Observer – in dhe Tribune – n, ku ishte redaktor letrar nga viti 1943 deri në vitin 1945.


Aty nga fundi i luftës ai shkroi "Fermën e kafshëve" dhe kur lufta mbaroi ai shkoi në Skoci. Ishte "Ferma e kafshëve" që e bëri më në fund të suksesshëm Oruellin. Suksesi tjetër i tij mbarëbotëror ishte "Nineteen Eighty – Four", për të cilin Oruelli tha se ishte shkruar "për të ndryshuar mendimin e të tjerëve mbi llojin e shoqërisë për të cilën ata duhet të luftojnë". Fatkeqësisht, Oruelli nuk jetoi aq gjatë për të parë sa i sukesshëm do të bëhej, sepse ai vdiq nga turbekulozi në Londër, më 21 janar 1950.


Përralla e famshme e George Orwell dhe portretizimi satirik i politikës, e bëri autorin një figurë të urryer për komunistët europianë, por ndihmoi, gjithashtu, të gjithë qytetarët që kërkojnë drejtësi dhe barazi, të kuptojnë rreziqet që mbartin revolucionet e shkuara keq.


“Një libër shumë i keq, por shumë i mençur”, e cilësoi Simone de Beauvoir, ndërsa CIA, fshehurazi, sponsorizoi prodhimin dhe shpërndarjen e një filmi vizatimor të mbështetur te ky roman, si përpjekje subversive kundër bllokut komunist.

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Adeline Virginia Woolf (1882 –1941)

 



                                         Flori Bruqi,PHD





Adeline Virginia Woolf  (1882 –1941) ishte një shkrimtare angleze e konsideruar si një nga modernistet më të rëndësishme të shekullit të njëzetë dhe një pioniere në përdorimin e rrëkesë së vetëdijes si mjet rrëfimtarie.

Woolf lindi në një familje të pasur në Londër dhe ishte fëmija i shtatë në një familje të përzierë me tetë fëmijë. Nëna e saj, Julia Prinsep Jackson, kishte tri fëmijë nga martesa e parë ndërsa babai i Woolf, Leslie Stephen, kishte një vajzë nga martesa e mëparshme. Këta bënë edhe katër fëmijë të tjerë, përfshirë piktoren Vanessa Bell.

Virginia Woolf përjetoi shumë shtëpinë e verës që familja përdorte në Cornuell, në cepin jugperëndimor të ishullit britanik, ku ajo pa për herë të parë farin që më pas u bë objekti qendror i romanit të saj Për te fari (1927) një roman eksperimental për nga teknika e shkrimit.

Fëmijëria e Woolf pati një përfundim të papritur më 1895 me vdekjen e nënës së saj, pasuar nga vdekja dy vjet më vonë e gjysmë-motrës së saj, Stelës, e cila ishte edhe një figurë mëmësore për të. Nga vitet 1897 deri më 1901 ajo ndoqi studimet në klasicizëm dhe histori në departamentin e Zonjave në Kolegjin Mbretëror të Londrës, ku ajo ra në kontakt me reformues të hershëm të të drejtave të grave. Ndikime të tjera të rëndësishme për të ishin vëllezërit e arsimuar në Kembrixh dhe biblioteka e stërmadhe e babait të saj.

E nxitur nga i ati, Woolf filloi të shkruajë në vitin 1900. Vdekja e të atit të saj më 1905 shkaktoi një krizë tjetër nervore për të. Pas vdekjes së tij, familja Stephen lëvizi nga Kensingtoni, lagjja e pasur e Londrës në lagjen Blumsburi, e cila është më boheme. Ishte në këtë lagje ku Woolf në bashkëpunim me vëllezërit dhe miqtë e vet intelektualë krijuan grupin artistik me të njëjtin emër.

Më 1912 ajo u martua me Leonard Woolf ndërsa më 1917 çifti themeloi shtëpinë botuese Hogarth, e cila publikoi shumicën e veprave të saj. Ajo vuajti disa herë gjatë jetës së saj nga probleme të shëndetit mendor. Vdiq në vitin 1940 në moshën 59 vjeçare.

Ndër veprat e saj më të njohura janë Zonja Dallouej, (1925), Për te fari (1927) dhe Orlando (1928). Ajo njihet edhe për esetë e shumta, të tilla si Një dhomë më vete (1929) si dhe Flush, një biografi (1963).

Vepra e Woolf u bë pjesë qendrore e lëvizjes së kritikës feministe të viteve 1970 dhe veprat e saj kanë marrë famë për "frymëzim të feminizmit".





Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks”.
Është një libër sui generis, jo vetëm për  krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi. Janë nëntë episode me monologët e gjashtë personazheve, Bernardit, Nevilit, Luisit, Suzanës, Xhinit dhe Rodës, ku paraqitet jeta e tyre që nga fëmijëria e hershme deri në moshë të mesme. Në këta monologë, ata “thonë” fakte dhe jetë dhe “mendojnë” rreth reflektimeve e ëndrrave. Zërat bashkohen në një frymë të vetme, si një valë që tregon ekzistencën e secilit prej të gjashtëve, dhe jo vetëm të njërit. Valët janë forma e romanit: valët e detit, të dritës, të kohës, të emocionit, të gjesteve dhe të dhimbjes.
Monologët e personazheve shkrihen me njëri-tjetrin dhe duket se i gjithë teksti rrëfehet nga uni kolektiv, që shtrihet përtej çdo uni individual që i bashkon ata.
Monologët ndërthuren me disa fragmente që Woolfi i ka emërtuar “interlude të natyrës”, të cilat paraqesin në mënyrë impersonale një peizazh bregdetar dhe lëvizjen e diellit nga agimi deri në perëndim dhe që përkojnë me rrjedhën e jetës së personazheve.
Qëllimi i Woolfit në këtë vepër ishte që, nëpërmjet kësaj ndërthurjeje, të krijonte një vepër e cila, ndonëse në prozë, t’i përngjante një “drame poetike”.





Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut. 

Si mund të parandalohet lufta? – pyet Woolf. Ajo merr përsipër t’i përgjigjet kësaj pyetjeje të vështirë, para së gjithash, duke vënë në dukje se lufta është punë burrash, një normë e shoqërisë së tyre që nxit dhunën, konkurrencën për dominim. 

Tri monedhat e arit është në thelb një kritikë e patriarkisë. Shtypja e grave brenda familjes është produkt i shtypjes së tyre në shoqëri. Woolf vuri në dukje që, nëse gratë duhet të kenë ndikim në jetën publike, dhe që ky ndikim të jetë kundër luftës e jo pro saj, duhet të marrin pjesë në jetën publike duke ruajtur të ndryshmen që kanë dhe jo duke adaptuar të njëjtat sjellje që duhet të ndryshohen. Kjo është një nga esetë kyçe për të kuptuar feminizmin e Woolf dhe botën në të cilën ne jetojmë sot. 

Tri monedhat e arit vjen në shqip për herë të parë.



“Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia

 

Flori Bruqi

Alberto Moravia: shkrimtar, gazetar, eseist, reporter udhëtimesh dhe dramaturg italian.Alberto Moravia u përket autorëve klasikë të shekullit të XX – të. I lindur më 1907, ai rrjedh nga një familje e pasur hebraike të Romës. Pas një fëmijërie të rëndë, për shkak të sëmundjeve të ndryshme, Moravia në vitin 1929 botoi romanin e parë "Indiferentët", ku shquhet si romancieri i realizmit moderne psikologjik.


Moravia konsiderohet si një prej romancierëve më të rëndësishëm të shekullit XX si në Itali ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, bazuar në temat kryesore të veprave të tij, të cilat realizojnë një hetim të imët e të kujdesshëm mbi seksualitetin, alienimin shoqëror dhe ekzistencializmin, nën frymën e Kafkës, Kamysë dhe Xhoisit.

Puna e tij nuk vërtitet vetëm rreth një zone të caktuar apo traditave italiane, por është seriozisht e angazhuar me përqasjen ndaj dinamikave kulturore e politike të një Europe të madhe.

Ai është më shumë se një autor italian, ai është autor europian, pasi shkrimet e tij përmbajnë tema si: Hiroshima, politikat ndaj Indisë dhe Revolucionit Kinez (tema të trajtuara në esetë e tij kritike).

Njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Moravia përfaqësoi për shumë vite me radhë, deri me vdekjen e tij, një shembull të shquar e të dallueshëm të një intelektuali të angazhuar, i cili luante rolin e mjeshtri të mendimit.

Pikërisht në vazhdën e intelektualëve të angazhuar, si J. P. Sartre apo A. Gramsci dhe të shumë shkrimtarëve të tjerë të gjysmës së dytë të shek. XX. Moravia dha mendimin e tij të vyer në disa fusha, si letërsi, kritikë, kinematografi, politikë etj.

Ai është ndoshta një nga shkrimtarët e paktë që patën një famë dhe një ndikim të fortë në bashkëkohësit e tij kur ishte gjallë. Por kjo famë e ky ndikim humbi më pas në një mënyrë mjaft të shpejtë me ndarjen e tij nga jeta.



Temë e romaneve të tij janë sidomos raportet ndërmjet gjinive dhe ndriçimi i tyre nga aspekti psikoanalitik. Pas një satire therëse kundër diktatorit Benito Musolini, Alberto Moravias iu ndalua çdo publikim letrar, por ai vazhdoi të botojë me pseudonim.

Pas luftës vazhdoi me shumë sukses aktivitetin letrar. Moravia, i cili edhe përtej kufijve të Italisë çmohej si instancë letrare, provokator dhe autor skandalesh, vdiq më 27 shtator 1990. Veprat e tij, romane, ese, udhëpërshkrime, janë përkthyer në më se 30 gjuhë.



 “Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia është një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht të zvetënuar.
 Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë”, që mund të interpretohet si gazetar, psikolog, shkrimtar, interviston Deziderian, duke e ngacmuar me pyetje në dukje të thjeshta mbi jetën e saj, por nga ana tjetër duke nxjerrë në pah rrënimin e vërtetë të vlerave shoqërore.

E shtyrë nga një Zë i brendshëm, nga shpirti i revoltës, i cili do t’i imponohet përmes një “plani për shkelje dhe përdhosje” të të gjitha të ashtuquajturave vlera borgjeze, ajo nuk ngurron të ndërmarrë hapa të guximshëm që do ta shpien drejt prostitucionit, orgjisë, komplotit të rrëmbimit, grabitjes dhe incestit.

I botuar më 1978, “Jeta shpirtërore” ngjalli reagime të shumta negative te kritika italiane e asaj kohe. Shoqërimi i saj me prostituta, tutorë dhe zhigolo të klasës së mesme, që maskohen si revolucionarë, zhytur në afera seksiste e kthejnë në një lloj udhëtimi ekzistencialist e madje nihilist gjithë jetën e saj.

Një roman i shkëlqyer psikologjik... Vetëm Moravia mund të shkruante një vepër kaq të përsosur dhe që të bën të mendosh..."

Harper's Magazine

 

Agostino, një djalë 13 vjeçar, gjendet befas në një pozitë të pasigurt, mes fëmijërisë dhe adoleshencës. Ai është biri i dashur i një nëne të ve dhe tërheqëse dhe ndihet i kënaqur që po pushon bashkë me të në plazh. Por më pas, nëna krijon një marrëdhënie të përzemërt me një djalë të ri që punon aty pranë.





Mërzia 

I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, që fillon me romanin "Indiferentët" dhe përfundon me romanin "Jeta intime", "Mërzia", botuar në vitin 1960, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale. Është një histori krizash, dështimesh, zhgënjimesh.

I përshkruar në tri aspekte të tij, si artist, si njeri, si dashnor, protagonisti përplaset në mënyrë të pashmangshme me realitetin, një realitet i cili mohohet në mënyrë të përsëritshme, sepse në fund të çdo përpjekjeje që bën, ai ndeshet gjithmonë me të njëjtën aksiomë: realiteti është realitet.

Fragment nga libri

Mërzia, për mua, është pikërisht një lloj pamjaftueshmërie ose papërshtatshmërie, ose mangësie e realitetit. Për të përdorur një metaforë, kur mërzitem, realiteti më jep ndjesinë turbulluese që i shkakton, një natë dimri, mbulesa tejet e shkurtër e një njeriu në gjumë: e ul te këmbët dhe ndien të ftohtë në kraharor, e ngre në kraharor dhe ndien të ftohtë në këmbë; e kështu nuk arrin kurrë të bjerë në gjumë.

Ose, tjetër krahasim, mërzia ime i përngjan ndërprerjes së shpeshtë e të mistershme të rrymës elektrike në një shtëpi: një çast çdo gjë është e qartë, këtu janë kolltukët, divanet, e më tej dollapët, raftet, pikturat, perdet, tapetet, dritaret, dyert; një çast më vonë ka vetëm terr dhe zbrazëti.

Ose, krahasimi i tretë, mërzia ime mund të përcaktohet si sëmundje e sendeve, që është një vdirrje ose humbje e gjallërisë thuajse të papritur; si të shohësh në pak sekonda, me shndërrime të shpejta e të njëpasnjëshme, një lule që kalon nga çelja në vyshkje dhe bëhet pluhur.



...Titulli do të mbetet "Çoçarja", megjithëse titulli më i saktë do të ishte "Përdhunimi." Madje edhe më tej, në mënyrë klasike, "Përdhunimi i Italisë", si për të nënvijëzuar jo vetëm përdhunimin e një vajze, por përdhunimin e një vendi të tërë të shkaktuar nga lufta. Më duket se është një roman i mirë dhe do të ketë sukses...

Alberto Moravia,

Nga letra drejtuar botuesit më 24 dhjetor 1956

 

"Çoçarja" është historia e dy përdhunimeve, i pari mbi shoqërinë, i dyti mbi individin. Moravia zgjedh të vërë përballë dy nga aktet më të tmerrshme - luftën dhe përdhunimin - duke treguar se, si njëri, ashtu edhe tjetri, përfaqësojnë të njëjtën fytyrë të shoqërisë sonë dhe kanë të njëjtat pasoja për njeriun.




Romani"Konformisti", i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi. Heroi bashkëkohor, sipas Moravias, është njeriu që kërkon të mjegullohet, të jetë i njëjtë me gjithë të tjerët. Por, në të gjitha kohët, pranimi në shoqëri kërkon një çmim shumë të lartë për të paguar, kryesisht në termat e lirisë individuale.

Vepra, një histori muaji mjalti dhe krimi shtetëror, biografi e një njeriu dhe përshkrimi i një epoke dhe i një shoqërie është, megjithatë, shumë më tepër se historia e një çmimi të paguar nga një konformist modern për të arritur dhe për të qenë pjesë e një shoqërie joekzistente, dhe për sa i përket përballjes me temën e madhe të marrëdhënieve mes njeriut dhe shoqërisë, ajo paraqitet si një nga veprat më të guximshme dhe aktuale të shkrimtarit.

Fragment nga libri

Duke dyshuar, e ngushëllonte mendimi se, edhe po të kishte pasur ndonjë gabim, dhe kjo s’mund të përjashtohej, ai kishte rrezikuar më tepër se çdo njeri tjetër, më tepër se gjithë ata që gjendeshin në po ato kushte. Ishte një ngushëllim krenarie ky, i vetmi që i mbetej.

Të tjerë njerëz nesër do të mund të ndryshonin ide, parti, jetë, madje edhe karakter; përkundrazi, për të, kjo nuk ishte e mundur dhe, jo vetëm në marrëdhënie me të tjerët, por edhe me veten e vet. Kishte bërë atë që bëri për shkaqe vetëm të tijat dhe jashtë çdo komunikimi me të tjerët; të ndryshonte, edhe po të kishte mundësi, do të donte të thoshte të asgjësohej. Tani ai, midis aq asgjësimeve, do të donte t’i shmangej pikërisht këtij.





Mendoi në atë çast se në rast se kishte pasur gabim, gabimi i parë dhe më i madh ishte ai se kishte dashur të dilte nga anormaliteti i vet, të kërkonte një normalitet çfarëdo nëpërmjet të cilit të komunikonte me të tjerët.

Ky gabim kishte lindur nga një instinkt i fuqishëm; për fat të keq normaliteti me të cilin ishte ndeshur ky instinkt, s’ishte veçse një formë e zbrazët brenda së cilës gjithçka ishte anormale dhe arbitrare. Në përplasjen e parë, kjo formë ishte bërë copë e thërrime; dhe ai instinkt aq i përligjur dhe aq njerëzor e kishte shndërruar në xhelat atë që kishte qenë dikur viktimë....



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...