Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/18

Eurodeputetja Viola Von Cramon: Nuk do të ketë më zvarritje, liberalizimi i vizave është kryer

Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë në një intervistë për T7 se procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar dhe se tani asgjë nuk mund ta zvarrisë më këtë proces. Ajo po ashtu ka thënë se të gjitha qeveritë e Kosovës kanë meritë në këtë proces dhe se ajo nuk e sheh veten si meritore pasi që i gjithë Parlamenti Europian ka qenë gjithnjë për liberalizim të vizave për kosovarët, por që procesi është stagnuar për shkak të skepticizmit të disa prej anëtarëve të BE-së. “Nuk ka ndodhur për shkak të insistimit tim apo përkushtimit tim por është sepse vendi juaj i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka bërë gjithçka të nevojshme që më në fund të marr dritën jeshile”, tha ajo. “Nuk ka qenë asnjëherë problem në Parlament e as në Komisionin Evropian, por Këshilli Evropian dhe disa përfaqësues të shteteve kanë qenë skeptik. Ne tentuam që të flasim me ata në mënyrë që të ndryshojnë qëndrim dhe të shtyjnë procesin në drejtimin e duhur dhe më në fund pamë rezultatin që dëshiruam. Liberalizimi i vizave për Kosovën ka mund të ndodh më herët pasi që populli juaj e meriton, por fatkeqësisht mori disa vite që të finalizohet ky proces”, shtoi Von Cramon. Ajo thotë se është ndjerë mirë dhe se tani është koha që qytetarët e Kosovës të merren me gjëra tjera më të rëndësishme. “Unë jam ndjerë mirë, megjithatë është një ditë akoma më e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë pritur aq gjatë. Është mirë që kjo ka përfunduar pasi tashmë mund të merremi me çështje të tjera që janë po aq të rëndësishme”, shtoi Von Cramon. Në fund ajo tha se kishte akterë të ndryshëm në historinë e Kosovës që punuan për liberalizim dhe se merita nuk është e një qeverie të caktuar, por për të gjithë ata që kanë marrë pjesë për vite me radhë në ktë proces. “Kuptohet që Bashkimi Evropian nuk ka aq shumë merita. Me shumë mundësi arritja erdhi nga Qeveri të ndryshme, nga akterë të ndryshëm politik të cilët punuan dhe u siguruan që të gjitha kriteret të përmbushen. Kështu që nuk do ti jepja merita vetëm për një Qeveri të caktuar, por për të gjithë ata që kanë marrë pjesë”, tha ajo. “Nuk ka ndonjë gjë që mund të zvarrisë procesin, tani është çdo gjë e përfunduar”, përfundoi Von Cramon.

NASA jep lajmërimin e fortë: Nesër do bjerë një satelit, ka mundësi që tëvrasë njerëz

 

 

NASA jep lajmërimin e fortë: Nesër do bjerë një

Një satelit i prishur i NASA-s do të bjerë nga hapësira dhe do të përplaset në Tokë të mërkurën. Dailymail shkruan se sipas raporteve ka një në 2500 mundësi që mund të vrasë dikë. Agjencia Amerikane e Hapësirës zbuloi se teknologjia prej 600 paundësh e ngjashme me një makinë shitëse, do të rihyjë në atmosferën e Tokës në orën 21:30 dhe pjesa më e madhe e saj do të digjet në qiell.


Por disa komponentë do t'i mbijetojnë zbritjes dhe NASA paralajmëron rreziku i dëmtimit që i vjen kujtdo është... një në 2,467. Se ku do të jetë saktësisht zona e goditjes mbetet e paqartë, me NASA-n që duhet të ndajë përditësime rreth anijes pasi të rrëzohet përsëri në Tokë. Imazhuesi spektroskopik diellor me energji të lartë Reuven Ramaty (RHESSI) kishte për detyrë të vëzhgonte ndezjet diellore përpara se të çmontohej në 2018 pasi NASA nuk arriti të komunikonte me të. Ky do të jetë sateliti i dytë në pension i NASA-s që do të rrëzohet në Tokë këtë vit. E mëparshme ishte një satelitë 5,400 paund që u rrëzua në janar.

Horror në cirk/ Akrobatja ra për vdekje pasi burri i saj nuk arriti ta kapte para audiencës

 

Një akrobate kineze ka vdekur pasi u rrëzua për vdekje gjatë një shfaqjeje akrobatike.

Akrobatja, e quajtur Sun, ra teksa po jepte shfaqe me trapez fluturues në qytetin Suzhou në provincën qendrore Anhui.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë se gjimnastja bie në një fazë të vështirë pasi një lëvizje shkoi keq me partnerin e saj akrobatik, i cili është edhe bashkëshorti i saj. Ajo nuk arriti ta kapej me këmbë gjatë një marifeti.

 

Ajo u dërgua në spital ku përpjekjet e mjekëve për t’i shpëtuar jetën dështuan. Faqja e njohur e lajmeve The Paper raportoi se ajo la pas dy fëmijë.

Zyrtarët thonë se një hetim është duke u zhvilluar për ngjarjen.

Sipas The Paper, Sun dhe bashkëshorti i saj, me mbiemrin Zhang, kishin punuar së bashku për shumë vite dhe shpesh kishin performuar pa rripa sigurie “për hir të  shfaqes së mirë”.

The performance artists Ms Sun and Mr Zhang

Pamjet kanë tmerruar njerëzit në Kinë dhe megjithëse përdoruesit e mediave sociale në vend kanë pranuar se akrobaci mbart një nivel të lartë rreziku, ata gjithashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për masat e dobëta të sigurisë të industrisë.

Disa në rrjetin social Weibo kanë komentuar se kanë parë shfaqje të ngjashme të zhvillohen në vend pa tapet apo rrjetë sigurie dhe po bëjnë thirrje për rregullim më të mirë në industri.

Gazeta ndau pamjet e arkivës së çiftit, të cilët shihen shpesh duke kryer marifete në lartësi të mëdha dhe thjesht duke u mbështetur në forcën e njëri-tjetrit për mbijetesë.

Top chanel 


Monika Kryemadhi padi ndaj Top Channel/ Kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim, por jo të vërtetën e fakteve

Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në Gjykatën e Tiranës për të bërë një padi civile ndaj televizionit Top Channel dhe lajmëroi edhe një padi penale.

Arsyeja është publikimi i disa fakteve nga Top Channel për pagesa të marra dhe të dhëna nga zonja Kryemadhi por të vërtetuara, që pas tyre qëndrojnë oligarkë rusë të lidhur ngushtësisht me Kremlinin.

Monika Kryemadhi: Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal për veprën penal që ka kryer shoqëria Top Channel ndaj meje duke paraqitur dokumente të falsifikuara apo edhe duke ushtruar shantazh dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Përveç kësaj kam kërkuar dhe një dëmshpërblim financiar për të cilën jam e bindur që i gjithë ky buxhet do të shkojë në shërbim të shumë gjërave të mira për të rinjtë dhe të rejat. 

Në padinë e saj, Kryemadhi nuk i kërkon të vërtetëm mbi faktet por të vërtetës i ka vendosur një çmim.

Monika Kryemadhi: Për momentin kam kërkuar vlerën 400 mijë euro. E cila do të jetë një vlerë e cila më vonë mund të rritet me tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet në qoftë se shoqëria mediatike do të vazhdojë të shpifë apo falsifikojë ndaj personit tim.

Ndryshe nga Kryemadhi, Top Channel ka qëllim vetëm të vërtetën dhe historia ka treguar se nuk ka çmim

Padia me dëmshpërblim e ish-kryetares së LSI-së, nuk ka për qëllim pastrimin e figurës së saj,por dëmtimin e medias në aspëktin financiar.

Padia civile e Monika Kryemadhit ndaj Top Channel, nuk ka për qëllim vërtetimin e fakteve publike ndaj saj, por goditjen e medias më të madhe kombëtare në aspektin financiar.

Në Qendrën Europiane për Lirinë e Medias, padia e Kryemadhit njihet si e llojit SLAPP (Strategic Laësuit Against Public Participation), e cila synon intimidimin dhe rritjen e presionit ndaj medias për të mos publikuar fakte ndaj politikanëve që cenojnë interesin publik.

Top Channel i bën thirrje organeve të drejtësisë që paralelisht me padinë e zonjës Kryemadhit ndaj medias, të vërtetojë faktet e implikimit të saj me financimet ruse.

Rikujtojmë zonjën Kryemadhi që fjala e lirë u godit një herë këtë vit, dhe meqenëse nuk tregoi as solidaritet në ato momente për median tonë e ftojmë që të sqarojë publikisht faktet e raportuara në lajme.

Top Channel nuk  shantazhohet nga asnjë subjekt politik, sepse kjo media është pronësi e shqiptarëve, të cilët prej vitesh i qëndrojnë besnik ekranit tonë.

Top chanel 

Votimi i Parlamentit Europian përshëndetet në Prishtinë

 

Urime Kosovë. Pa viza nga 1 janari i vitit 2024

Pas 11 vitesh që nga fillimi i procesit, këtë të martë Parlamenti Evropian mori vendimin e fundit sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Që nga 1 janari i vitit 2024, çdo qytetar i Kosovës mund të udhëtojë në zonën Shengen pa u pajisur me vizë. Qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim, siç thonë ata të vonuar.

“Është një satisfaksion, është një padrejtësi e madhe që është hekë ndaj popullit të Kosovës”.

Me siguri do të jetë më mirë. Ma shumë kemi paguar për të caktuar terminin, 55 euro i morën për termin vetëm edhe për sigurime e këto, deri në 300 euro”.

Megjithatë ka në mesin e atyre që i druhen një migrimi masiv pas janarit të 2024-ës.

“Nuk po gëzohem hiç. Ma mirë mos me u pas bë hiç. Krejt rinia do ikin”.

Qeveria e Kosovës ka marrë meritat për liberalizim të vizave e thotë se tashmë lëvizja e lirë pa viza është realitet e kjo falë punës së institucioneve në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit e menaxhimit të migrimit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se kjo është një fitore e qytetarëve të Kosovës. Vendimi i Parlamentit Evropian është mirëpritur nga ambasadorët e akredituar në Kosovë. Që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

POlitikanët terroristë serbë nga Kosova

 Terroristët serbë të kësaj organizate, sa herë që ndiqen të kapen nga organet antikrim të Kosovës, kalojnë kufirin ilegalisht dhe paraqiten në Rashkë, aty tek gjendet shkolla politike e Vuçiqit për Kosovën për t’i marrë detyrat vijuese për krimet e reja!





Me këtë emërtim e kualifikojnë Listën Serbe disa liderë serbë. Aksiomë. Më se e vërtetë. Madje e vetëdëshmuar me vepra si e këtillë (terroriste). Hëpërhë ajo bën pjesë në organizatat më të mëdha kriminale jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë. Shtojca me këtë term (terroriste) kësaj partize me të drejtë i është vënë nga mbështetja në të dhënat empirike e pragmatike, që trupëzohen në terrenin e komunave veriore me shumicën e popullatës serbe tash e disa vjet. Lista Serbe, me krimet e rënda e të rrezikshme si ndaj banorëve vendës, ashtu edhe ndaj organeve të rendit e të sigurisë të Kosovës, edhe me mbështetjen e Beogradit zyrtar, është bërë vatër lidere e anarkisë nga burojnë veprimet terroriste, të cilat organizohen nga krerët e kësaj organizate gjithnjë sipas politikës së Vuçiqit.

Në këtë krahinë të Republikës së Kosovës, të cilën politika serbe e Beogradit ka si qëllim kryesor ta aneksojë ashtu sikundër ka vepruar me shumë krahina të tjera të etnisë shqiptare të Vilajetit të Kosovës, sidomos gjatë viteve 1877- 1878, labërgohen e zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë kriminale si p. sh.: qarkullimi i lirë i drogës, tregtia me armë, korrupsioni, kontrabanda, djegia e pronave të serbëve, të cilët u përmbahen ligjeve të Kosovës; e tërë kjo veprimtari vihet në praktikë nga njerëzit e rrethit të ngushtë i Listës Serbe. Veprimet e këtilla kriminale i toleron politika e Vuçiqit. Dhe, jo vetëm që i toleron, por edhe vihet e tëra në mbrojtjen e tyre. Madje ndërhyrjen e organeve shtetërore të rendit e të sigurisë të Kosovës për t’i kapur e për t’i arrestuar kriminelët, Beogradi e quan “presion e terror ndaj serbëve” të atjeshëm! Demagogji e paparë! Këtë po e sheh edhe BE- ja, por e kalon në heshtje dhe nuk reagon. Qëndrim frapant!




Për të qenë ironia edhe më absurde, intervenimin e zyrtarëve policorë të Kosovës për t’i zënë autorët e krimit në këtë pjesë të Kosovës, vjeshtën e kaluar, edhe intermediatorët ndërkombëtarë: Borrel e Lajçak e quajtën “ndërhyrje të njëanshme!”





 E pabesueshme, por e dëshmuar nga realiteti. Prandaj, s’është habi që në komunat me shumicë serbe në hapësirën veriore të shtetit të Kosovës lulëzon e gufon kriminaliteti në krye të të cilit gjenden krerët e Listës Serbe: G. Rakiq, M. Radoiçiq etj., të cilët kanë bashkërendim të ngushtë me Vuçiqin e P. Petkoviqin. Pra, shprehur me stilin metaforik, problemi qëndron te rrënja dhe jo te pipthi. Rrënja është strategjia e Beogradit dhe pipthi (Lista) rrjedhojë e strategjisë. Kështu ndodhi edhe ditët e fundit të marsit, kur për ta trupëzuar urdhrin e Vuçiqit, drejtuesit e Listës Serbe autorizuan personin e tyre (Bozhoviqin) për t’i djegur disa vetura përpara shtëpive të pronarëve të tyre të regjistruara me targat RKS!





Djegia e veturave nga motivet politike serbe vijnë nga Beogradi






Njësitë e ndjekjes dhe të zbulimit të policisë së Kosovës e gjetën dhe e arrestuan autorin e veprës terroriste, njeri i Rakiqit dhe i ndjekur për disa vepra kriminale: për djegien e veturave të qytetarëve serbë të Kosovës nga motivet politike, për plagosjen me armë zjarri dhe mjete shpërthyese të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, i kërkuar nga organet e hetuesisë si i dyshuar për vrasjen e zyrtarit të Euleksit etj.

Në vend se ato (njësitë e ndjekjes) të lavdërohen me mirënjohje për kapjen e kriminelit që djeg pasurinë e qytetarëve për shtysat politike, P. Petkoviq e G. Rakiq, në konferencën për mediet nga Beogradi, kërkojnë nga organet kompetente lirimin e kriminelit!

Vihet re pra publikisht se për ç’arsye Rakiqi e Radoiçiqi e kërkojnë  tërheqjen e njësive policore të Kosovës nga komunat veriore. Ndonëse me vonesë të madhe, është pozitive që veprimtarinë kriminale të Listës Serbe tani e kanë parë dhe përjetuar edhe qytetarët e atjeshëm serbë. Andaj, rrodhën shumë reagime e protesta kundër politikës despotiste të Vuçiqit, e cila trupëzohet në këtë pjesë të Kosovës nga krerët e korruptuar, komplotistët e shovinistët e Listës Serbe, të cilët, ku me gënjeshtra e mashtrime, ku me diktat e kërcënime, imponuan lëshimin e vendeve të punës të serbëve në institucionet e Kosovës.

Si ilustrim faktik do parë vizita e P. Petkoviqit në Zubin Potok, e cila u prit nga qytetarët serbë me mllef, me mëri  të madhe kundër tij e krerëve të Listës Serbe si dhe me sharje e fyerje të rënda: “ Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë.”

Për organizimin dhe ekzekutimin e veprimeve kriminale, G. Rakiq dhe M. Radoiçiq, tok me bashkëpunëtorë të tjerë, zbatojnë urdhrin e mentorit të tyre- Vuçiqit. Kush është Rakiq të flasë në emër të popullit serb? Një oktapod e filistin i jep vetes të drejtë që, nga Beogradi, t’i grishë serbët në kryengritje të përgjithshme po qe se nuk lirohet serbi i arrestuar për veprat kriminale: “Duam të paralajmërojmë Prishtinën se në rast të moslirimit të të arrestuarit, do të ketë kryengritje të përgjithshme… etj.” për t’u pasuar, po për këtë rast, nga Vuçiqi: “Kosova do përshkallëzim të konfliktit.” Habi e madhe! Sepse po e lufton krimin dhe po e mbron sigurinë dhe pronën e qytetarëve.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde reagoi i befasuar se si krerët e Listës Serbe  nuk e dënuan djegien e veturave të qytetarëve serbë në Veri të Kosovës! Reagim i drejtë i ambasadorit. Këtë akt krimi do të duhej ta kritikonte edhe Lista. Duket se ambasadori gjerman ende nuk e njeh politikën e Listës Serbe. Kjo partizë është një organizatë që drejtohet nga kriminelët: nënkryetari i saj (M. Radoiçiq) gjendet në Listën e Zezë Amerikane për krimet vrastare e vepra të tjera terroriste madje edhe ndaj serbëve.

Prandaj, Lista Serbe nuk mund ta dënojë djegien e veturave siç ka pritur ambasadori gjerman nga shkaku se atë (djegien) e ka organizuar vetë G. Rakiq dhe, sikundër u bë e ditur, autori i këtij akti terrorist (Bozhoviq) qenka njëri nga rrethi e ngushtë i kriminelëve të Rakiqit, të cilët paguhen nga Beogradi për ekzekutimin e krimeve të ndryshme gjithnjë të motivuara politikisht.

Gazetari serb Zhelko Velkoviq, nga TV “Nova”, akuzoi Listën Serbe dhe Vuçiqin për mashtrimet e mëdha që po ua bëjnë serbëve të Kosovës për arritjen e qëllimeve politike. Ai, ndër të tjera, tha: “I mblodhën dhe i morën me autobusë nga e tërë Kosova për t’i dërguar në protestën e Shtërpcës me qëllim që ta minimizonin protesën e Mitrovicës veriore, që ishte organizuar kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe.”

prof.dr. Bajram Begaj ; Presidenti i Republikës së Shqipërisë , mori pjesë sot në ceremoninë e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të zhvilluar në Prishtinë.

  Nga Akademik Prof.dr. Flori Bruqi  Në vijim, Presidenti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe asa...