Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/21

Disa poezi nga Arkiva: Në kujtim të mikut tim të ndjerë Iljaz Prokshi





Shkruan Flori Bruqi,PHD


Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, më 28 prill 2007. 





Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera, 

Edhe në shkollën e mesme në Mitrovicë ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi.

 Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota shumë  të larta.


Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar , poet,shkrimtar dhe publicist më taban kombëtar.

Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës.

Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë.




Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit

Poezi

Është në botim e sipër përmbledhja me poezi Kambanat e shurdhra Shtëpia botuese DukagjiniPejë. Ka përgatitur edhe tri vëllime të tjerë me poezi.

Tregime

Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.

Romane

  • Fundi i zemërimitRilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)
  • Dashuri në labirint2001

Ka të përgatitur për shtyp edhe dy romane, një libër me kritika dhe ese letrare, si dhe shumë shkrime publicistike.

Qiell i dashurisë

2023/04/20

Ripostim : Më rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes së profesor Faik Xhanit (1.6.1948)

 



Me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, Faik Xhani me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Në ceremoninë solemne të dekorimit të zhvilluar në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të shoqërisë civile, aktivistëve të mbrojtjes së të drejtave të të moshuarve, intelektualëve dhe gazetarëve, Kreu i Shtetit u shpreh:

Fjala e Presidentit Meta:

“Është kënaqësi të jemi sot së bashku, për të vlerësuar Faik Xhani, Kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”.

Ky vlerësim ka një simbolikë të madhe sepse bëhet sot, në datën 1 Tetor, Ditën Botërore të të Moshuarve, që na jep mundësinë të theksojmë dhe vlerësojmë kontributin e rëndësishëm që të moshuarit japin për shoqërinë dhe për t’u ndërgjegjësuar, si për mundësitë, ashtu edhe për sfidat e moshimit në botën e sotme.

Ky vit është i rëndësishëm, sepse shënon 30 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. Fatkeqësisht, ky përvjetor ndodh në një situatë emergjence, si COVID-19, që sjell rreziqe të mëdha, veçanërisht për moshat më të vjetra.
Sot në botë kemi ndryshme rrënjësore demografike, me një rritje të madhe të numrit të të moshuarve, numër i cili do të vazhdojë të rritet edhe në dekadat e ardhshme.

Zgjatja e jetës duhet parë si një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të moshuarit, por edhe për familjet e tyre dhe për të gjithë shoqërinë. Ajo sjell mundësinë që të moshuarit të vazhdojnë të kontribuojnë në shumë mënyra si për familjen dhe për komunitetin.

Prandaj në këtë ditë, ju bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe veçanërisht atyre të kujdesit shëndetësor, që të punojnë fort për përmirësimin e mirëqenies së të moshuarve.

Sot, në këtë ditë të shënuar dhe të rëndësishme për të moshuarit, do të vlerësojmë kontributin e njërit prej tyre, që është shembull i njeriut aktiv dhe që vazhdon të kontribuojë për shoqërinë tone në mënyrë shembullore, z. Faik Xhani.
Z. Xhani ka një eksperiencë të gjatë si mësues. Dashuria dhe dedikimi e tij për mësimdhënien dhe për edukimin e të rinjve është vlerësuar, jo vetëm nga familjet e nxënësve e studentëve të tij, por edhe nga institucionet shtetërore.
Z.Xhani është dalluar gjatë gjithë jetës së tij edhe si veprimtar shoqëror, duke kryer me devotshmëri e përkushtim detyra të ndryshme shoqërore.

Ai ka qenë nismëtar e kontribues për themelimin dhe funksionimin e disa shoqatave jofitimprurëse, që kanë ndihmuar fëmijët jetim, moshën e tretë dhe familjet në nevojë.

Po ashtu gjatë gjithë jetës së tij, z.Xhani ka punuar për promovimin e vlerave atdhetare të krahinave të ndryshme të vendit, si dhe të traditave më të mira të popullit tonë.

Z.Xhani ka dhënë një kontribut të veçantë si studiues, publicist, autor e redaktor librash. Ai është autor i disa librave dhe i qindra artikujve në median e shkruar vendase dhe të huaj. Për punën dhe kontributin e tij, ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Për më shumë se 15 vite, z. Xhani është angazhuar në aktivitetin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, që e drejton prej vitit 2016.

Kjo shoqatë ka në fokus të punës së saj, mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të pensionistëve të vendit tonë.
Aktivitetet e saj janë të larmishme, nga përkujtimi i datave të rëndësishme historike, në vlerësimin e anëtarëve të saj, nga organizimi i takimeve dhe konferencave me fokus moshën e tretë, në botimin e gazetës “Zëri i Pensionistit”.
Duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e z. Xhani, aktivitetin e tij të larmishëm, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të të moshuarve dhe familjeve në nevojë, kam kënaqësinë t’i akordoj sot titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Top Channel

Prill 1999, epoka e mobilizimit të madh të UÇK-së te “Drenica” në Durrës

 


Prill 1999, epoka e mobilizimit të madh të UÇK-së te

Shkrim me rastin e  përvjetorit të mobilizimit të Përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për Çlirimin e Kosovës sipas Urdhrit nr. 151 dt. 31 03 1999 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u ngrit me 01 04 1999 Qendra Kryesore e Mobilizimit te “Drenica” e Gani KAPITIT, e cila së bashku me Ganiun dhe gjithë familja e patriotit Sadri KAPITI kanë hyrë në historinë tonë gjithëkombëtare për atë punë dhe vepër të vyer dhe shumë të rëndësishme kombëtare që është bërë prej tyre në vitet e Lavdisë sonë Kombëtare, të Luftës dhe të Qëndresës së madhe të popullit shqiptar kundër makinerisë shtetërore kriminale, terroriste dhe genocidiste të Serbisë. Jemi të gjithë dëshmitarë se si te “Drenica” e Durrësit buzë detit, pronë e Gani KAPITIT arritën me mijra luftëtarë shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare dhe iu bashkëngjitën UÇK-së për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Qëndra e mobilizimit “Drenica” u bë edhe epiqendra mediatike ndërkombëtare pasi aty mbërrinin çdo ditë reporterë e gazetarë nga e gjithë Europa, SHBA, Kanada etj., dhe që nga aty ndërkombëtarizohej si kurrë më parë çështja kombëtare shqiptare, sidomos ajo e Kosovës shqiptare dhe lufta e drejtë dhe heroike e popullit martir të Kosovës për liri e të drejtat kombëtare , për liri, pavarësi e bashkim kombëtar. Në një kohë rekord aty u grumbulluan dhe mobilizuan me qindra e mira luftëtarë të lirisë. Kjo ngjarje të sjellë në kujtesë atë zbarkim të ushtarëve amerikanë e britanikë në Normandi në Qershor të vitit 1944 për çlirimin e popujve të Europës nga nazizmi.  Kështu me 24 Mars 1999 aleanca euroatlantike e NATO-s e udhëhequr nga SHBA të atij zbarkimi qe çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi me 24 Mars 1999 ndërmori një veprim, një ndërhyrje vendimtare çlirimtare për popullin shqiptar të Kosovës kundër krimeve barbare, pastrimit etnik dhe kundër genocidit serb mbi popullsinë shqiptare të Kosovës, ndërhyrje ushtarake e cila çoi ne kapitullimin dhe dorëzimin e Serbisë dhe Çlirimin e Kosovës me 12 Qershor 1999. Një javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavi “Drenica” e Durrësit u bë qendra e pritjes dhe mobilizimit të vullnetarëve shqiptarë por edhe të huaj që iu bashkëngjitën UÇK-së, këmbësorisë së NATO-s, për çlirimin e Kosovës. Ushtria vrastare serbe dhe bandat gjithfarëshe kriminale paramilitare kriminelësh, plaçkitësish e hajdutësh të mbështetura nga shteti kriminal serb dëbuan mbi 900 mijë shqiptarë të Kosovës nga Atdheu i tyre, mbi 500 mijë të tjerë ndiqeshin e vriteshin nëpër male e pyje, mbi qindra e mijra fshatra e qytete u dogjën dhe u shkatërruan ashtu sikurse kishte bërë edhe më parë dhe gjithmonë harbutëria, verbëria, shovinizmi dhe genocidi serb në Toplicë dhe në Kosovë edhe më parë. Pa ndërhyrjen e NATO-s barbaria kriminale serbe do ta kishte pastruar etnikisht Kosovën me djegie e shkatërrim, me dëbim, me krime , me vrasje e me shfarosje të shqiptarëve. Kundër shtetit, ushtrisë dhe kundër makinerisë çnjerëzore, kriminale dhe genocidiste serbe luftonte heroikisht populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Por me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shpresa për lirinë e Kosovës ishte dhe u bë më madhe dhe më e sigurtë si kurrë më parë. Në këto rrethana të reja historike që për herë të parë në histori ishin në favor të shqiptarëve pasi kësaj radhe përkrah shqiptarëve ishte bota demokratike perëndimore dhe aleanca më e madhe ushtarake botërore, NATO e udhëhequr nga SHBA. Kjo ishte garanci dhe që u dha shqiptarëve guximin, shpresën dhe sigurinë se më në fund do të shpartallohej Serbia , dhe se do të merrte fund kolonializmi kriminal e çnjerëzor serb mbi Kosovën. Në këto rrethana të reja u bë e mundur që mijra e mijra shqiptarë nga diaspora dhe perëndimi të linin rehatinë e perëndimit dhe të ktheheshin në Kosovë, në atdheun e tyre dhe të të parëve të tyre për të luftuar për lirinë e atdheut, për çlirimin kombëtar dhe me qëllimin e madh për ndarjen përfundimtare me Serbinë dhe për Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve. Mijra luftëtarë të lirisë mbërritën te “Drenica”e Durrësit. Te “Drenica” në Durrës  vite më parë,në Prill 1999 mbërriti edhe Batalioni “Atlantiku”nga SHBA. Fatmir Fejzullahu-Mjaku: Po, që nga aeroporti Rinas e deri në fund të qëndrimit në malin Pashtrik. Prej Rinasit ikëm për në Durrës, ku tek restoranti “Drenica”, aktivistët e logjistikës së UÇK-së na e shtruan një drekë. Menjëherë vluan gazetarët nga mbarë bota, ndër to edhe më prestigjiozet amerikane, angleze, franceze, spanjolle, turke dhe shumë të tjerë, të cilët nëpërmjet të pyetjeve të tyre, e regjistruan entuziazmin dhe vendosmërinë e fuqishme të vullnetarëve të Amerikës, për t’u dalë zot trojeve të tyre etnike. http://prizrenpress.com/besa-e-pashtrikut-paska-qene-genjeshter. Kjo ngjarje e madhe historike gjithëshqiptare, Lufta e drejtë, patriotike dhe heroike e luftëtarëve të UÇK-së si dhe ndërhyrja e NATO-s e ndërkombëtarizuan botërisht si asnjëherë tjetër në Historinë e shqiptarëve Çështjen Kombëtare shqiptare. Luftëtarët e lirisë së Kosovës zbarkuan në Durrës, te “Drenica”e Durrësit që vinin nga perëndimi i lirisë dhe i demokracisë për t’i sjellë lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe demokracinë Kosovës dhe popullit shqiptar të saj, ku si aleat tashmë shqiptarët kishin edhe shtetet më të fuqishme të botës demokratike dhe aleancën më të madhe ushtarake të botës, NATO-n. Tashmë bota, opinioni botëror po njihej për tragjeditë dhe padrejtësitë që Europa kishte bërë mbi shqiptarët dhe mbi trojet shqiptare, për intrigat dhe për pazaret e fuqive të Europës mbi trojet shqiptare bërë në të kaluarën. Bota dhe civilizimi perëndimor tashmë po shikonte me sy masakrat dhe barbaritë çnjerëzore të ushtrisë serbe mbi popullin shqiptar, që deri atëhere prej 100 vitesh perëndimi kishte heshtur dhe kishte qëndruar indiferent ndaj Serbisë dhe aleates së saj Rusisë për ato tmerre që kishin shkaktuar mbi 100 vite mbi popullin martir të Kosovës. Në Prill të Vitit 1999 “Drenica” e Durrësit e Kapitëve ishte “vatra më e madhe gjithëshqiptare”, si një “Besëlidhje e Madhe” shqiptare në vitin 1999 në fundin e mijëvjeçarit te dyte, si një ngjarje bashkimi gjithëshqiptar në shërbim të UÇK-së, Ushtrisë më të re në Europë dhe të luftës për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës , krijimin e shtetit të ri shqiptar të Kosovës. Te“Drenica”e Durrësit u bë pritja dhe mobilizimi i madh i luftëtarëve të lirisë të cilën shumë personalitete të mëdha të historisë, letërsisë, akademisë dhe shoqata shkrimtarësh, poetesh, invalidë e veteranë të luftës, opinionistë e gazetarë shqiptarë dhe të huaj, politikanë e mediatikë e kanë quajtur, “tempull atdhedashurie dhe lirie”, “kështjellë e fortesë”, “monument historie”, “muze përjetësie” etj. Xhevahir Spahiu vizitë te Muzeu Qendra “Drenica” Durrës e mobilizimit të UÇK-së, Prill 2000 Bedri Tahiri: Z. Xhevahir, pse DRENICA e Durrësit dhe luftëtarët e lirisë, madje edhe vetë dëshmorët dhe familjet e tyre, as sot e kësaj dite, sidomos këtu në Shqipëri, nuk trajtohen si duhet dhe nuk e kanë vendin e merituar? Akademik Xhevahir Spahiu : Kjo qendër, e propozuar për muze nga poeti Moikom Zeqo, mund të themi se vetvetiu është kthyer në një lloj Tempulli. Këtu vazhdimisht vijnë poetë dhe shkrimtarë nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga diaspora, shpesh edhe të huaj, intelektualë që i bashkon qenësia shqiptare, gjuha, gjaku, kultura, mbijetesa, ardhmëria. Me sa kam marrë vesh këtu më së paku, për të mos thënë fare, vijnë politikanët.


2023/04/19

Nga shumat e majme që kanë firmosur te kërkesat e çuditshme, zbulohen kontratat e “Big Brother”! Më e paguara është Olta Gixhari, ndërsa Luiz Ejlli…

 Edhe pak javë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother”. Që prej 24 dhjetorit 2022, personazhet e kësaj loje kanë marrë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm, duke bërë për vete fansat nga e gjithë bota.Por si çdo format tjetër televiziv, edhe “Big Brother” është një produksion, që ka në qendër të vëmendjes fitimin dhe jo vetëm nga produksioni, por edhe nga vetë banorët. Ndonëse vitin e shkuar është mohuar se personazhet janë paguar, duket se disa prej tyre, kanë firmosur për të marrë pagesa për tu bërë pjesë e “Big Brother”.


Megjithatë, duke qenë se kontratat janë individuale, vetëm disa prej tyre kanë marrë pagesë, ndërkohë që të tjerët jo vetëm që nuk janë paguar për ditët e qëndrimit, por edhe kanë kërkuar ata vetë që të bëhen pjesë e lojës, duke pranuar çfarëdo lloj kushtesh që do t’i vendoseshin. E duket se një fakt të tillë e kanë pranuar edhe vetë banorët. Rikthimi i Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP” është shoqëruar me mjaft zhurmë.


Mes shumë hipotezash nuk ka munguar as ajo se vajzat kanë pranuar të rikthehen kundrejt një pagese nga produksioni, të cilit pas daljes së Oltës, “ringjallën” programin me rikthimin. Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.


Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet, duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit. Por kur Efi shprehet “mora pagesën dhe…”, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.


Nga ajo çfarë kuptohet nga kjo bisedë, Efi duket sikur është paguar për tu rikthyer në shtëpi. Dhe nga loja që ajo është duke bërë, është treguar edhe më e ashpër se herën e parë, duke u pozicionuar direkt tek konflikti me Dea Mishel. Nga ana tjetër, edhe Kiara ka ardhur ndryshe në këtë lojë, duke bërë me dije se ka parë shumë gjëra dhe tashmë është përqendruar vetëm te loja e saj, duke mos u shqetësuar më për banorët e tjerë dhe asaj çfarë ata mendojnë.


Një detaj, që na bëri përshtypje, ishte dhe Ronaldo, në momentin që la lojën mbrëmjen e së martës dhe në intervistën e tij në studio, zbuloi më shumë se duhej. Ndonëse ai u fut si një nga katër banorët me televotim, në studio ai u shpreh se kur më erdhi ftesa për t’u rifutur isha shumë i lumtur. Edhe më parë, kanë qenë disa biseda që dolën nga faqja e “Instagram”-it e Jurgenës që menaxhon profilin e Luizit dhe tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë.


Në kontratat e firmosura nga banorët, të ndryshme kanë qenë kushtet për ta. Por më e paguara ka qenë aktorja Olta Gixhari, e cila shihej edhe si pretendente për ta fituar lojën.


Kontratat e pagesave për banorët kanë arritur deri në shifrat 500 euro për një javë qëndrimi, apo kontrata ku garantojnë marrjen pjesë si pjesë aktive e televizionit të “Top Medias”. Ndonëse sot është Luizi, kandidati më i përfolur, këngëtari nuk ka firmosur një kontratë fitimprurëse, të paktën në fillim të këtij formati. Por, duket se gjithçka ndodhi më pas, e bëri Luizin milioner brenda asaj shtëpie.


Pak javë më parë, ai ka firmosur një kontratë me “Top Channel”, ku edhe do të menaxhohet prej tyre pas përfundimit të lojës. Teksa jashtë po bëhet një “luftë” se kush do të jetë klubi i parë që do ta marrë këngëtarin për të kënduar, kjo duket si një ftesë disi e vështirë për t’u realizuar, duke qenë se tashmë nuk është vetëm Luizi që vendos për ftesat e tij.


Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, teksa ka folur në emisionin “Natën me Aulonën” tha se koncerti i parë i Luizit është prenotuar dhe se çmimi i është rritur si në formë ankandi ku nisi fillimisht me 5 mijë euro dhe tani i ka shkuar 10 mijë euro. Por, duket se vendimet për Luizin do të merren nga produksioni, duke qenë se tashmë janë ata që i menaxhojnë imazhin, pas kontratës prej 100 mijë eurosh.


Veç Luizit, edhe Kiara ka një kontratë me produksionin, ku përfshihet pjesëmarrja e saj në një nga format e “Top Medias”, si moderatore. Pas daljes nga “Big Brother”, Kiara ka firmosur tashmë këtë kontratë. E teksa për banorët e tjerë, nuk ka pasur kontrata të majme, duke pasur kështu vetëm disa kufizime.


Madje ka pasur nga ata që kanë hyrë brenda për të promovuar një biznes të tyre. Por, kontratat e firmosura ia ndalojnë rreptësishtë këtë promovim, duke bërë që t’i përmendin bizneset e tyre në mënyrë tangjente brenda lojës. Një tjetër kontratë, e firmosur teksa banorët ishin brenda shtëpisë, ka qenë edhe për produksionet muzikore të krijuara aty.


Kujtojmë se fillimisht ka qenë Luizi, që i ka dedikuar një këngë Kiarës për “Shën Valentin”. “Me ty” numëron sot plot 12 milionë klikime dhe në kontratë ka qenë e përcaktuar se kënga do të ishte pjesë e kanalit të “Youtube” të “Top Medias” dhe do të administrohej prej tyre. E njëjta gjë ka vlejtur edhe për këngën e Armaldo Kllogjerit.


“Ta dija” ka sot 464 mijë klikime dhe kënga i përket po “Top Medias”. Veç bizneseve, banorët kanë qenë të ndaluar edhe të promovojnë projektet e tyre që kanë në televizione apo në biznese të ndryshme. Por si ka pasur disa klauzola nga produksioni, ashtu ka pasur edhe kërkesa nga vetë konkurrentët.

Ndër to ka pasur nga ata që kanë kërkuar që një histori apo një ndodhi e ndodhur jashtë shtëpisë, mos të përmendej në asnjë moment nga produksioni. Ashtu edhe si ka pasur nga ata banorë që kanë kërkuar të kenë brenda shtëpisë, mundësi më të shpeshtë për të folur në telefon me familjarët e tyre, për të mësuar më shumë rreth asaj çfarë po ndodhte me jetën jashtë.


Natyrisht që për mediat është e vështirë të zbulohet se çfarë realisht i është plotësuar nga këto kërkesa, duke qenë se vetë konkurrentët kanë si pjesë të kontratës edhe faktin që nuk duhet të flasin rreth këtyre detajeve. Por ajo që dihet me siguri, është fakti se nga këto kontrata, të gjitha palët kanë dalë të fituara, duke marrë atë çfarë i duhet.

Flori Bruqi

Pëllumb Nako : Siguria dhe ndjenja e pasigurisë.






 Ky është libri i pestë që boton autori Pëllumb Nako me tematikë sigurinë publike. Ndryshe nga botimet e mëparshme, ky i fundit nuk ka karakter publicistik.


Në bazën e këtij botimi janë kërkime të kryera nga sociologë dhe psikologë të ndryshëm që kanë trajtuar konceptet e sigurisë duke i dhënë kësaj të fundit një kuptim të plotë. Në thelb libri trajton temën nëse në shoqërinë e sotme njerëzore individi duhet të ndihet i sigurt thjesht kur ka të mbrojtur integritetin e tij fizik dhe të pasurisë, apo kur ai është i zhveshur nga frika dhe nga nevoja.

Janë këto dy të fundit që imponojnë çdo individ në zgjedhjet e tij të përditshme apo ai duhet të jetë i lirë dhe i zhveshur prej tyre? Dhënia përgjigje e këtyre pyetjeve trajtohet gjerësisht në libër duke evidentuar faktin e rëndësishëm se në ndërtimin e sigurisë në një vend demokratik, aktorët janë më të shumtë se sa policia apo drejtësia. Këto të fundit sigurisht janë të rëndësishëm, por larg garantimit të sigurisë për njeriun dhe komunitetin e lirë. Nuk mund të ketë shoqëri demokratike në një vend ku individi ka frikë.

Dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për frikën irracionale, por për frikën si eksperiencë e viktimizimit nga dhuna e të gjitha përmasave, si shqetësim për të afërmit dhe si preokupim për mbarë shoqërinë e një vendi. Në të njëjtën logjikë trajtohet edhe siguria e komunitetit. Aty kërkohet t’i jepet përgjigje pyetjes nëse një vend mund të quhet i sigurt kur në të ka tensione sociale, apo kur shoqëria karakterizohet nga “kohezioni dhe harmonia sociale”. Në libër analizohet edhe polarizimi i shoqërisë, përfshi edhe atë shqiptare, i cili krijon jo vetëm polarizim ekonomik, por shoqërohet nga padrejtësia sociale për të kulmuar më pas te mungesa e “së drejtës për drejtësi ligjore”. Pra, edhe vetë drejtësia ligjore rrezikon të kthehet në pasuri private dhe jo në një të mirë publike.

Një hendek i tillë bën që popullata të humbasë besimin jo vetëm te institucionet, por edhe te vetë sistemi demokratik. Nuk ka mundësi që qytetari apo edhe komuniteti të ndihet i sigurt kur u mungon besimi te institucionet dhe te vetë sistemi. Një temë tjetër e cila zë vend të rëndësishëm në këtë libër është edhe “ndjenja e pasigurisë”. Ajo trajtohet në mënyrë shteruese, duke përcaktuar se cilët janë faktorët që e ushqejnë, cilat janë shtresat sociale të prekura më shumë prej saj si dhe pasojat që shkaktojnë ato në modifikimin e lëvizjeve të viktimave dhe privimit të tyre nga liria e plotë e qarkullimit në përditshmëri. Me këtë rast evidentohen sjelljet jo civile degradimi i ambientit urban, cenueshmëria për shkak të kufizimeve fizike e financiare, ekspozimi ndaj rrezikut, paqëndrueshmëria shoqërore si burimet kryesore.

Në thelb, libri tregon se ndjenja e pasigurisë është eksperienca e individëve të cenueshëm (femrat, të moshuarit, individë në marzhën e shoqërisë me burime minimale financiare) e krijuar si pasojë e viktimizimit të tyre në përditshmëri nga sjelljet jo civile duke krijuar te ta frikë se mos një ditë do të jenë përsëri viktima të dhunës dhe nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë atë, pikërisht të nisur nga kufizimet që kanë. Presioni që ushtron mbi sigurinë e njeriut në përditshmëri si sjellja incivile dhe degradimi i ambientit, krahasohen me presionin që ushtron krimi në përgjithësi mbi ta. Dhe në këtë rast evidentohet qartë se sa i rëndë është kërcënimi me burim sjelljen incivile ndaj personave të cenueshëm dhe jo vetëm. Ndjenja e pasigurisë trajtohet mbi bazën e studimeve të disa sociologëve të huaj, por ilustrohet me shembuj të ndodhur në vendin tonë.

Një temë tjetër që trajtohet në libër është edhe shpjegimi ligjor i koncepteve “siguri dhe rend publik” duke qenë se në vendin tonë nuk ka jurisprudencë, e cila krijon koncept të qartë doktrinar për “rendin publik”. Më pas, vazhdohet me shpjegimin e konceptit të “qeverisjes së sigurisë” ku kjo e fundit nuk ka të bëjë me qeverisjen në përgjithësi, por për një lloj menaxhimi të integruar të sigurisë ku konkurrojnë së bashku ofertat publike të sigurisë me ato private e komunitare. Në fund, bazuar mbi doktrinat filozofike e të jurisprudencës së koncepteve të shpjeguara, i bëhet një analizë e thellë edhe sistemit të sigurisë së brendshme në vendin tonë. Libri i drejtohet një publiku profesional, por edhe më të gjerë.

Partia e Lirisë ka depozituar në KAS kërkesën për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.


           DY LIDERËT HISTORIK PROF.

DR.SALI BERISHA ,PHD DHE ILIR META

“Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të PL, Endrit Braimllari.





Pas kërkesës së PL për të vendosur Berishën si drejtues të koalicionit, pritet vendimi i KAS.

Dritarja e servilizmit të Rudina Xhungës

 


             Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,AAAS

 


 

(Servilizmi është një zeje që fitohet pa vështirësi)

                                               Sándor Petőfi

 

Disa muaj më parë, hasa në internet në një emision të Rudina Xhungës, të transmetuar në “Dritare TV - Youtube, (19. 10. 2022)”. Ajo kishte ftuar në studio ish-ambasadorin në Paris, Luan Rama. Emisionin Rudina e hapi me prezantimin në vijim, në të cilin u shfaq si një lajkatare e rangut më të lartë:

       “Mirëmbrëma! Mirë se keni ardhur në “Shqip”, “Dritare TV”. Do t’ju prezantoj me një njeri që e dua fort, e dua shumë dhe jam e sigurt që kushdo që e shikon e do, Luan Ramën, për shkak se është i mirë, për shkak se është profesional, për shkak se është njeri i jashtëzakonshëm, shkrimtar, e kam shkruar në titra, por je ambasador, je gjithmonë ambasador, je, je treguesi, ciceroni më i mirë i Parisit. Po t’i tregosh dikujt ti Parisin, ai e do për jetë”…

       Në atë emision, Rudina i paskej vënë vetes si qëllim që të hidhte dritë mbi një të shkuar të largët nga jeta e Edi Ramës në Paris. Kjo për arsye se në opinionin  publik kanë pasë qarkulluar fjalë jo të mira për mënyrën  se si ai e ka shtyrë kohën, si emigrant në Francë, në vitet e para të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit që kaloi. Dhe gjetja më e goditur e Rudinës për hedhjen poshtë të atyre fjalëve jo të mira, duhej të ishte intervista pikërisht me një njeri të tillë, i cili ka jetuar gjatë në Paris dhe që atje ka pasë qenë   njohur nga afër me Edi Ramën. Prandaj kandidatura më e mirë për realizimin e këtij qëllimi, domosdo që ishte Luan Rama, i cili ka jetuar 31 vite në Paris, fillimisht si ambasador i vendit tonë. Koha kaq e gjatë që Luan Rama ka jetuar në Paris, dëshmon më së mirë se ai ka pasë hyrë mirë në indin e jetës franceze dhe, si askush tjetër nga shqiptarët, është në gjendje të japë çdo lloj informacioni, vetëm të saktë, për këdo dhe për gjithçka që ndodh në Paris, deri në imtësitë më të vogla.

       Në vijim po iu përcjell lexuesve bashkëbisedimin e Rudinës me Luan Ramën:

- Ti je njeri diskret,  nuk të pëlqen të flasësh dhe të tregosh, edhe pse ti i ke parë të gjitha, që nga Miterani, Shiraku, Zhospeni, për të mos folë për Nano, Berisha, Rama. Ramën e ke njohur në Paris, kur ishte, kur jetonte atje, jashtë politikës?

       - Po, po, e kam njohur, kemi ndenjur bashkë, shikoja ekspozitat e tij, kam qenë në ekspozitat e tij, madje dhe kam shkruar.

       - Ka pasur ekspozitë në atë kohë në Paris?

       - Po, po.

- Sepse, e di si është krijuar ideja? Rama jetonte në këmbët e një ure, kështu mendojnë njerëzit.

- Po jo. Këto janë imagjinata. Ai ka hapur ekspozita në vende interesante, në një qendër mjaft interesante, ku ishte shtëpia e Viktor Hygoit… ishte një ekspozitë shumë e mirë. Unë bëra një shkrim atëherë, nuk e di, mbase te “Koha Jonë”… Ai ishte i interesuar me jetën intelektuale, kishte kontakte, ishte një njeri me një vizion perëndimor…” (Citohet sipas: “Ju tregoj cili qe Rama, emigrant në Paris! | Shqip nga Rudina Xhunga”. 19 tetor 2022).

Pra, me mënyrën se si Rudina e shtronte pyetjen e parë, mundohej të krijonte bindjen te teleshikuesit se ajo “nuk kishte si qëllim” të sqaronte se me çfarë është marrë Edi Rama në Paris. Ajo thjesht, ashtu kot, i tha Luan Ramës “ti i ke parë të gjitha, që nga Miterani, Shiraku, Zhospeni, për të mos folë për Nano, Berisha, Rama”. Dhe meqë, “fare rastësisht”, përmendi në fund Ramën-emigrant, po “fare rastësisht, pa kurrfarë qëllimi”, Luanit i drejtoi pyetjen “Ramën e ke njohur në Paris, kur ishte, kur jetonte atje, jashtë politikës?”.

Nga përgjigjja e Luanit (i cili e di shumë mirë se ku e ka furrikun edhe çdo pulë franceze), rezultoi se Edi Rama në Paris qenka marrë me punë krijuese, si një piktor i talentuar, i cili paska pasur “studio të posaçme” për krijimin e pikturave dhe “vende interesante” për organizimin e ekspozitave të atyre pikturave. Veç kësaj, Edi Rama, sipas Luanit, “ishte i interesuar me jetën intelektuale, kishte kontakte, ishte një njeri me një vizion perëndimor…”.

       Pikërisht “fakte të tilla” i interesonin Rudinës për jetën e Edi Ramës, si emigrant në Paris, “fakte”, të cilat, përmes “Dritares” së servilizmit të saj, i bëheshin të njohura publikut jo nga dokushdo, por nga një inteletual me paha të madhe, nga një ambasador, “i shartuar” në qytetar francez, që di të thotë “vetëm të vërtetën”.  Sepse në këtë mënyrë “hidheshin poshtë përfundimisht” llafet e “gojëve të këqija” për bëmat “e mira” të Ramës në Paris.

       Dihet botërisht që gazetaria është profesion shumë i vështirë. Sepse gazetari duhet të respektojë etikën e profesionit të vet. Shtrohet pyetja: ç’përfaqëson etika e gazetarisë ose e gazetarit? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është fare e thjeshtë: është e pamundur të merresh me gazetari, kur nuk je në gjendje ta ndiesh “aromën” e së vërtetës. Pra, nëse gazetari ka për qëllim të rrëfejë për një ngjarje të caktuar, për disa fakte konkrete, se çfarë ndodh në shoqëri, në politikë, ai duhet të ndjekë vetëm hullinë e versionit të vërtetë për çka rrëfen. Në të kundërt, ai, në rolin e një servili të pështirë, i shërben vetëm një agai të caktuar për “ylefenë” që i paguan. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse gazetari servil mundohet me të gjitha mënyrat të fitojë simpatinë e atij që ka pushtet.

Rudina nuk mund të mos e dijë që Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së ish-kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë Edi Ramës:

“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?”. (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019).

Sikur Rudina të ishte gazetare me integritet profesional, ajo, për të nxjerrë në dritë të vërtetën rreth bëmave faktike të emigrantit Rama në Paris, duhej të shfrytëzonte jo vetëm rrëfimet e Luan Ramës, por edhe rrëfime për të tjera fakte, për të cilat me siguri që është në dijeni. Sepse lind pyetja: pse nuk e ka ftuar në studio për intervistë liderin historik të partisë socialiste, Fatos Nano, i cili ka deklaruar publikisht, me zë dhe me figurë:

Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë si refugjat me thonj të paprerë nga Parisi dhe e kam bërë pjesë të ekipeve tona. Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve. Nga refugjat dhe shitës i ikonave të vjedhura, në ministër dhe në kryetar të bashkisë më të madhe në Shqipëri” (Citohet sipas:“Video  / Berisha rikujton deklaratat e Nanos: Ramën e solla nga Parisi me thonj të paprerë”. Faqja e internetit “Bold News”. 27 shtator 2022).

Rudina është plotësisht në dijeni për të vërtetën që ka rrëfyer publikisht për Edi Ramën edhe qytetari korçar Gjergji Thimo, sidomos për informacionin që ai dha më 30 qershor 2020 në studion e televizionit “Syri”, ku ishte i ftuar nga gazetari Adi Krasta. Edhe këtë qytetar Rudina nuk e ka ftuar në sudio. Në atë studio ai deklaroi se kishte refuzuar që t’i jepte Ramës pikturën origjinale të Onufrit, të cilën  ky donte t’ia bënte dhuratë këshilltarit të tij, ish-kryeministrit britanik, Toni Bler (Anthony Blair). Në atë studio, Gjergji Thimo deklaroi:

“Pas refuzimit tim për t’i dhënë pikturën që e kisha trashëgimi personale, u ngritën akuzat ndaj meje. Kërkoj drejtësi, sepse nuk jam trafikant. 2300 objekte mungojnë nga muzeu personal”.

Për teleshikuesit ishte befasues njoftimi në vijim i Gjergji Thimos për Ramën, si ish-i burgosur në Paris:

“Numri i Ramës, i burgosur në Paris është: AL.1961138/a”.

Pra, Rudina i ka këtu në Shqipëri Fatos Nanon dhe Gjergji Thimon, por s’ka dashur t’i ftojë për intervistë. Sigurisht, sepse, sipas saj, tagrin e “së vërtetës” për burgarin Edi Fama në Paris, e paska vetëm Luan Rama!!! Por ama Rudina nuk ka përtuar “të bëjë një udhëtim të gjatë” prej mijëra kilometrash, deri në skajin perëndimor të Kanadasë, në qytetin Vankuver (Vancouver), për të peshkuar një fshatar, emigrant nga Tropoja, me qëllim që të sulmonte Profesor Sali Berishën në emisionin e saj të 26 dhjetorit 2022. Rudina nuk mund të mos e bënte atë “udhëtim”, sepse zeja e servilizmit ndaj Edi Ramës nuk e linte të qetë orë e çast. A mund të imagjinohet që Rudina ta linte veten jashtë kopesë së servilëve të Edi Ramës, i cili, së bashku me Sorosin dhe Mcgonigalin, është kryeregjisori i komedisë karagjoze për shpalljen e Profesor Sali Berishës “person i padëshirueshëm” në Shtetet e Bashkuara, paçka se Profesori kishte 8 vjet që ishte larguar nga drejtimi i politikës?

Rudinës i shkëlqente fytyra kur Luan Rama deklaronte në studio se Edi Rama në Paris ishte një njeri me një vizion perëndimor”!!! Se pikërisht vizioni “perëndimor” i Edi Ramës është ai që “ka ndikuar aq shumë” në psikologjinë e shqiptarëve të brezit të ri dhe të mesëm për ta braktisur vendin dhe për t’u armatosur në Perëndim pikërisht me një vizion të tillë. Pra, kjo braktisje katastrofike e vendit “nuk bëhet” për t’i shpëtuar lakut të varfërisë që Edi Rama ua ka hedhur shqiptarëve në qafë gjatë këtyre gati dhjetë vjetëve të fundit të sundimit të tij. Jo, bëhet “vetëm” për t’u armatosur me atë vizion, për të cilin Luan Rama “i sqaroi mirë” bashkatdhetarët e vet në studion e Rudinës.

Një servileje të formatit të veçantë ndaj Edi Ramës, si puna e Rudinës, nuk i bën absolutisht përshtypje një e vërtetë tragjike për fshatin Shishtavec. Në një informacion, të botuar në internet, thuhet:

“Fshati është thuajse i boshatisur. Sipas censusit të vitit 2011, Shishtaveci ishte një ndër zonat më të populluara të qarkut të Kukësit, me një popullsi prej rreth 3800 banorë. Tani atje kanë mbetur vetëm të moshuar që jetojnë të vetmuar”. Citohet sipas: “Shqipëria po shpopullohet”. Faqja e internetit “Tetova News”. 09 korrik 2022).

E, pra, në vitin 2011 kryeministër nuk ishte Edi Rama, të cilit Rudina i serviloset, ashtu si edhe kopeja e gazetarëve servilë, pa dinjitet profesional. Asokohe kryeministër ishte Profesor Sali Berisha, që, siç u theksua më lart, për ta sulmuar, Rudina s’përton “të shkojë aq larg”, deri në Vankuver të Kanadasë.

Si shpjegohet që Rudina, si një gazetare me stazh të gjatë, nuk është shqetësuar fare për përgatitjen e një emisioni të posaçëm, për t’iu përgjigjur pyetjes që ka shtruar tani së fundi EUbserver: Pse 83 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria? Një pyetje kjo që shërben si titull i materialit, që është botuar në faqen e internetit “indeksonline” të datës 31 mars 2023. Rudina s’mund ta përgatitë një emision të tillë, se nuk e lejon servilizmi i saj të prekë sinoret e strategjisë së Edi Ramës për shpopullimin e pandalshëm të vendit tonë, çka është në përputhje të plotë me Megalidenë greke dhe me Naçertanien serbe të vitit 1844. Por Rudina përgatit me qejf të madh emisione për të sulmuar Profesor Sali Berishën, gjatë qeverisjes së të cilit as që mendohej ndonjëherë se mund të shtrohej pyetja e mësipërme e EUbserver-it.

Kaliforni, 18 prill 2023

 

 

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...