Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/24

Avokati i Berishës: Shtyrja e vendimit, shkelje e rëndë nga Apeli, prokurorët sillen si në bar-kafe

 

Avokati i Berishës: Shtyrja e vendimit, shkelje e rëndë nga Apeli, prokurorët sillen si në bar-kafe

Avokatët që përfaqësojnë Kryetarin e PD, Sali Berisha, në çështjen e tij në SPAK deklaruan sot se vendimi i Gjykatës së Apelit për masën e sigurisë ndaj z. Berisha u shty për nesër, çka përbën një shkelje të rëndë.

Av. Genci Gjokutaj shpjegoi për mediat: "Mbi bazën e autorizimit të marrë nga Kuvendi, ne, brenda afatit ligjor e ankimuam këtë vendim. Së pari, ai vendim është marrë pa u shqyrtuar, kërkesa e përjashtimit për gjyqtaren Irena Gjoka. Është shqyrtuar pas një jave, ndërkohë që ajo gjykatë ishte në dijeni  të depozitimit në Postë të kërkesës sonë. Sigurisht që kjo e bën vendimin absolutisht të pavlefshëm. Ne sot parashtruam të gjitha shkaqet, por Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën për administrimin e konstatimit të gjykatës së shkallës së parë për qenien tonë brenda afatit.

Është një shkelje e rëndë proceduriale që sjell pavlefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Gjykata e shtyu për nesër.

Prokurorët sot mbajtën një qëndrim… Ne folëm dy orë e gjysmë, ata kishin tre minuta kontestim. I qëndruan kërkesës së tyre. Dje thoshin nuk paraqitet, sot thoshin është vepra e rëndë. Pra, një qëndrim variabël i tyre.

Ne presim vendimin. Vendimi për të mos e administruar sot dosjen e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka është një shkelje shumë e rëndë e kësaj gjykate, e gjykatës së Apelit, çka përbën një përgjegjësi të madhe për gjyqtaren e çështjes, sepse çështja nuk mund të shqyrtohet në gjërësi, në objektivitet, në mënyrë të gjithanshme nëse nuk administrohen të gjitha provat, faktet dhe vendimet të cilat kanë lidhje me vlefshmërinë ose të jot ë vendimit të shkallës së parë.

Gjithsesi ne do të presim nesër në orën 9 kur të bëhet shpallja e vendimit.

Pyetje: Ju përmendët një kontradiktë në qendrimin që ka mbajtur prokuroria.  Nëse më parë kërkoi masën detyrim paraqitje, sot thonë për vepër të rëndë. Cilin qëndrim kishin?

Gjokutaj: Duhet të dini një gjë. Mungesa e gjykatës i bën prokurorët që të vijnë në gjyq sikur shkojnë në një bar-kafe dhe nuk e kanë problem për çfarë thonë dhe çfarë argumentesh ngrenë njëherë dhe çfarë argumenti ngrenë herën tjetër. Sigurisht që nuk ka barazi palësh në këtë gjykim. Ne do të vazhdojmë dhe do të shikojmë vendimin nesër.

2024/01/23

(Editorial) Pse akuzat ndaj Sali Berishes janë dosja politike e shekullit


Editorial: Prof.dr.Flori Bruqi,PHD 



 
Heroi i demokracise shqiptare:Sali Rame Berisha



Në vendet diktatoriale dënohet opozita, por ndryshe nga vende si Rusia, Shqipëria goditen reformat e Partisë Demokratike. 

Dosja nda ish kryeministrit shqiptar prof.dr.Sali  Rame Berisha është e denjë për zyrat e Sigurimit të Shtetit diktatorial te ish sitemit monist te diktorit  monist Enver Hoxha &  komunistit me damke Edvin Kristaq Rama





 Me gjithë atë setapin e vendimeve të Qeverisë Shqiptare dhe vendimeve ndërkombëtare që Edvin Rama mbetet i vendosur në bindjen dhe idealet e tij, atëherë zgjodhi rrugën tjetër, mendoi se do i hapë një goditje të re opozitës, me një proces politik të shekullit.

 



Pse duhet ta quajme procesi politik të shekullit? 
 Edhe diktatori rus Vlladimir Putini dënon opozitar, edhe presidenti Bjellorus Alexander Grigoryevich Lukashenko.






 Pse është këtu ndryshe?

 Sepse Edi Rama me larot e tij komunist ne SPAK merr përsipër t’i bëjë gjyqin refomave.




 Edvin Kristaq Rama zgjedh reformat për të akuzuar prof.dr. Sali Berishën, pra zgjedh suksesin, shpirtin e brendisë së PD si një forcë reformatore transforumuese e vendit.





 Të gjithë ju që keni pasuri mundësi ta lexoni dacibaon e Edvin Krisaq Ramës konstatoni se ajo është e denjtë vetëm për zyrat e Sigurimit të Shtetit, të gjykatave të popullit të Diktaturës apo Gestapos.




 Shkruan qindra faqe për të përdor reformat për të akuzuar armikun, nga të cilat kanë përfituar qindra mijëra shqiptarë. 





 Nuk është këtu çështje e sulmit ndaj Sali Berishës. Çështja është këtu që Edvin Kristaq Rama, kryeministr shqiptar qe eshte i lidhur si mishi me thojin me kryeqetnikun serb Aleksander Vuqiqin me 3-4-5 vrasësve me pagesë të reformave kërkon t’i përdor ato.





 Të gjitha keto vendime kolektive, vendime te  Parlamenti shqiptar qe ja vertetojne sijamezet e tij ne SPAK dhe  Gjukaten Kushtetuese .




 Ky kryeminister i mjere Kërkon të delegjitimojë Parlamentin si ligjvënës, qeverinë si hartuese të ligjeve dhe synon të vendos me 4-5 vrasës të ligjeve, të Kushtetutës, të demokracisë.

Sali Berisha
, eshte Dielli i gjithe shqiptarise.Hero kombetar !

A do të jetë McGonigal fundi i Edi Ramës?

Së shpejti jurispondenca amerikane do ti gjynjezoje me burg Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe agjentin amerikan të FBI-së.


Prishtine,23.1.2024


Artmotion dënohet me 64 mijë euro, Kujtesa më 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro

Komisioni i Pavarur i Mediave i ka dënuar katër shpërndarësit e rrjetit kabllor në Kosovë me 100 mijë euro. Kështu, Artmotion është dënuar me 64 mijë euro, Kujtesa me 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Rekomandimi për sanksionimin e Artmotion, Kujtesa, IPKO dhe Telkos është votuar në mënyrë unanime nga anëtarët e KPM-së,

Nga janari deri më tash, në KPM ishin deponuar mbi 300 ankesa, prej tyre 221 ndaj Artmotion, 87 kundër Kujtesës, 23 për IPKO-n dhe 9 ankesa për Telkosin.

Pas vendimit, kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se KPM ka marrë me seriozitet ankesat dhe i ka dënuar operatorët në mënyrë proporcionale.

Komisioni i Pavarur i Mediave i kishte pranuar ankesat nga qytetarët e pakënaqur me ndryshimin e paparalajmëruar të listës së kanaleve televizive nga operatorët e shpërndarjes. 



Kryetari i KPM-së  tha se natyra e ankesave është pothuajse e njëjtë, përmes të cilave qytetarët kanë pretenduar për reklamime mashtruese, për mosnjoftim të qytetarëve për ndryshimin e pakos, e që kanë të bëjnë me mostransmetimin e kanaleve të “Digitalb”, si dhe “Super Sport”, “Top Channel” dhe “Klan TV”.

Mehmeti bëri të ditur se kanë evidentuar edhe shkelje të rregulloreve të KPM-së.  Ai tha se qytetari duhet të njoftohet 30 ditë më herët nëse ndryshon diçka nga pakoja.

Tjetër obligim, Mehmeti tha se është që lista e kanaleve t’i ofrohet qytetarit së bashku me kontratë, si dhe njoftimi i KPM-së për ndryshimin e katalogut të kanaleve.

Ndërkaq, pas përfundimit të mbledhjes, Mehmeti u pyet para mediave se ankesat që janë pranuar se a do të dërgohen si prova të mundshme për hetime të Prokurorisë.

“Ky është hap që duhet ta mendojmë, varësisht prej kompetencave tona ligjore që kemi, atëherë do marrim edhe hapa të tjerë”, tha ai.

Mirëpo, sipas tij, ka bazë edhe për organe tjera që ta hetojnë rastin.

Pas dënimit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar duke thënë se mbetet maksimalisht e përkushtuar për të adresuar secilën ankesë, përbrenda afateve ligjore, tek institucionet përkatëse, “në mënyrë që konsumatorëve t’u mbrohet e drejta e tyre e garantuar me ligj, dhe që shkelësit e ligjit, respektivisht të drejtave të konsumatorit, të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi”.

“Pas adresimit në afat rekord të afro 350 ankesave të pranuara vetëm brenda dy javëve të para të këtij muaji, nga qytetarët, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe si rezultat i bashkëpunimit ndër-institucional efektiv dhe të shpejt, Komisioni i Pavarur për Media ka shqiptuar gjobë ndaj katër operatorëve kabllorë, për të cilët ka pasur ankesa se nuk i janë përmbajtur kushteve të kontratave me konsumatorët”, thuhet në reagimin e MINT./BetimipërDrejtësi

Halil Rama vlerësohet nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve

Pasi ka marrë më parë titujt “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës (Dekret Nr.11724, datë 17.09.2020), avokat (Licencë nr.7979, datë 31.10.2014) dhe “Ambasador për paqe” (Dhënë nga Federata Botërore e Paqes Universale), shkrimtari dhe publicist i njohur Halil Rama, më 21 qershor përjetoi emocionin e marrjes së titullit “akademik”, dhënë nga Bordi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Nju Jork, SHBA. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Bibliotekën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, me praninë e më shumë se 50 personaliteteve akademike, të letrave, artit e kulturës, kryetari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Nju Jork, prof. dr. Skënder Kodra, ndërsa i ka dhënë certifikatën e anëtarësimit dhe të titullit “akademik”, ka vlerësuar veprën shumëdimensionale të Halil Ramës, të identifikuar në 20 libra të botuar prej tij në harkun kohor të dy dekadave, të mirëpritura nga lexuesi dhe të promovuara bujshëm, si edhe gjashtë dokumentarët televizivë që mbajnë autorësinë e tij. Halil Rama i ka dhënë shoqërisë vlera cilësore krijuese në disa zhanre njëkohësisht Mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e z. Halil Rama foli akademik Fatos Daci, botues i gazetës “DIBRA”. Publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur Daci, që moderoi mjeshtërisht këtë event, ndër të tjera, tha se “Tashmë, Halil Rama është aktor dhe faktor i vlerësuar në fushën e gazetarisë dhe të monografisë, ku nuk është rastësor, ku nuk është kalimtar, pasi me dekada, në vijimësi, ka qenë dhe është një zë i fuqishëm dhe i afirmuar, duke i dhënë shoqërisë vlera cilësore krijuese në disa zhanre njëkohësisht”. E rëndësishme, sipas tij, është se në gazetari, nuk ka kryer detyra të dorës së dytë e të tretë, apo të korrespondentit e kronikanit të thjeshtë, pasi ka kryer detyrën e gazetarit/redaktorit në dy nga gazetat më të mëdha ditore të vendit dhe detyrën e kryeredaktorit e të drejtorit në 5 (pesë) gazeta të tjera periodike, punë që aktualisht e kryen edhe sot. “Mjeshtri i Madh” Halil Rama është qëmtues i hollë i ngjarjeve e fenomeneve shoqërore dhe politike, kërkues i palodhur i personazheve të tij, të cilat mbartin vlera përgjithësuese, shoqërisht të dobishme. Personazhet e këtij autori asnjëherë nuk kanë qenë rastësore dhe të çfarëdoshme, por janë të përzgjedhura dhe me vlera e kontribute në fushat e tyre”, tha botuesi i gazetës “Dibra”, Fatos Daci. Kjo, sipas tij, për faktin se Halil Rama ka lëvruar me sukses, si shkrimtar, edhe fushën e monografive historike për fshatra, krahina dhe personazhe. Deri më tani ka shkruar e botuar 20 monografi, që të gjitha të mirërealizuara dhe me vlera ideoartistike, të cilat kanë përcjellë te lexuesi i shumtë vlera të padiskutueshme letrare, historike e shoqërore. NË SHËRBIM TË LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE Për librin “Magjia e fjalës”, botim i UET PRESS (Universiteti Europian i Tiranës), foli poeti, prozatori, analisti dhe politologu Preç Zogaj, i cili ka bërë dhe parathënien e këtij libri. Ndër të tjera, Zogaj tha se: “Të lexuarit për Halilin nuk mbetet në kuadrin e nevojave dhe kënaqësive individuale. Duke hedhur në letër e botuar rregullisht vështrimet e tij për librat që pëlqen, ai vihet në rolin e ndërmjetësit special mes librit dhe lexuesve. Merr kështu rolin e një shërbyesi publik, që ndërsa nuk ekziston në nomenklaturën zyrtare të funksioneve, i përgjigjet një kredoje më të lartë që përcakton vendin e intelektualit në shoqëri”. Sipas poetit, prozatorit, eseistit e analistit të mirënjohur Zogaj, “Magjia e fjalës”, përveçse një adresar titujsh për t’u lexuar dhe një koleksion citimesh që në lidhjen e tyre krijojnë një buqetë perlash për njohjen dhe kujtesën, është një shërbesë e madhe letrare dhe intelektuale në këto kohë të vështira për artin dhe kulturën. Nëse do të përfytyronim një “Urdhër” për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës si pasuri e shoqërisë dhe njerëzimit, Halil Rama është aty në shërbim të librit në gjuhën shqipe. Duke vijuar në të njëjtën linjë, prof. Bujar Kapexhiu, “Nderi i Kombit”, vlerësoi krijimtarinë rezultative të Halil Ramës, në arsenalin krijues të të cilit tashmë janë 20 vepra mjaftë cilësore, që nga monografitë “Një filozof popullor në oborrin mbretëror” (kushtuar mendimtarit dhe patriotit dibran Dine Hoxha), e “Muharrem Xhediku -kompozitori i tangos shqiptare”, “Rrahman Parllaku – një legjendë në kufirin e dy kohëve”, “Muhurri – histori dhe personalitete”, e deri te më e fundit “AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”, botuar dhe promovuar vetëm para disa ditësh. “PËR HALIL RAMËN, E PARA ËSHTË SHQIPËRIA” Mbresëlënëse qe për pjesëmarrësit edhe fjala e shkrimtarit Shpendi Topollaj, i cili, ndër të tjera, tha se: “Me shkrimet e tij për njerëzit që lanë gjurmë të pashlyera në fatet e krahinës apo atdheut, një intelektual i përkushtuar, i kulturuar dhe i ndershëm si Halili, qoftë edhe me ngjyrime letrare, ka dhënë ndihmesën e tij në saktësimin e historisë. Krijimtaria e tij me përmasa shkencore, si në gazeta, ashtu edhe në librat e tij monografikë, me shembujt që ai ka zgjedhur dhe analizuar, është njëkohësisht edhe një kontribut i çmuar në rritjen e ndjenjës së dashurisë për vendin tënd, krenarinë për qenien shqiptare, përpjekjet për bashkim kombëtar, i prirjes për ta respektuar tjetrin si vëlla, i largimit të urrejtjes e përçarjes, dhe sidomos i besimit të palëkundur se Shqipërinë do ta bëjmë ne dhe vetëm ne, e jo të huajt, kushdo qofshin ata”. Kadri Tarelli, një tjetër shkrimtar i njohur nga Durrësi, e vlerësoi Halil Ramën si një personalitet që nuk resht të dojë dhe nderojë mëmëdheun. “Personalisht jam takuar rrallë, por kam njohur një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij letrare e publicistike dhe ca më shumë ç’kanë thënë të tjerët për të, ku përfshihen pena të njohura të letrave shqipe. Besoj se të bëhesh personazh i ajkës letrare kombëtare, është nderim dhe lakmi për të gjithë krijuesit”, tha z. Tarelli. Një gjykim i shpejtuar, por jo i nxituar, e shtyn ta shtrydhë mendimin se: Në të gjithë prodhimtarin e tij intelektuale, që dikush e quan, “Testament i vyer historiko-kulturor”, dominon atdhedashuria, si kumti më i qenësishëm për çdo shqiptar. Fjalia e shkurtër se “Atdheu fillon nga familja”, në mënyrë lakonike flet shumë, duke jetësuar një fjalë të urtë amerikane, që thotë: “Dashuria e madhe për atdheun, lind nga dashuritë e vogla për vendlindjen”. Të gjitha më çojnë në mendimin logjik, se “Për Halil Ramën, e para është Shqipëria”. Vlerat publicistike, letrare e qytetare të akademik Halil Ramës, “Mjeshtër i Madh”, u shpalosën para pjesëmarrësve edhe nga akademik Arjan Hamiti, prof. dr. Bernard Zotaj, prof dr. Ylber Bezo – President i Kolegjit Universitar të Biznesit, prof. Shefqet Hoxha, prof. Jashar Demiri, Gjinovefa Kadriu – këshilltare e kryebashkiakut Veliaj, Bashkim Lami – kryetar i shoqatës “Bulqiza”, inxh. Munir Hoxha, akademik Xhelal Marku etj. Ndër të tjerë, të pranishëm ishin edhe poeti, shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj, Presidenti i këshillit Atlantik të Shqipërisë, dr. Arian Starova, gjeneral Piro Ahmetaj, “Mjeshtri i Madh” Faik Bruçi, Muharrem Gjoka – “Mjeshter i Madh”, nënkryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve, shkrimtari dhe poeti Sakip Cami, botuesi Bujar Karoshi, gazetari i njohur Dëfrim Karahasani, poeti Demir Rusi, biznesmeni Astrit Kuçi etj. Kësisoj, Halil Rama ndau me miqtë, kolegët dhe personalitetet e krijimtarisë letrare e publicistike në vend dy gëzime: përuroi librin e 20-të “Magjia e fjalës” dhe mori titullin “akademik” nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, SHBA.

Mjeku mes dy epokave






Isuf Kalo (Luzat, 1942 - 19 janar 2023) ka qenë endokrinolog dhe diabetolog shqiptar, hartues tekstesh shkencore, doktor shkencash si dhe profesor i mjekësisë. Ai po ashtu shërbeu si doktori personal i diktatorit Enver Hoxha. Emri i tij u shqua më tej vite pas diktaturës për memuarin e tij Blloku (Tiranë, 2019). Lindi në vitin 1942 në Luzat të Tepelenës. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964. Në vitin 1985 Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe është anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë. U nda nga jeta më 19 janar 2023.
Kam pasur fatin të shkruaj parathënien në dy prej librave të tij mbi systemin shëndetësor. Një miqësi prej gati 2 dekada e cila lindi krejt rastësisht, u konsolidua familjarisht dhe pavarësisht kësaj kumtese e cila përmbledh shkurtimisht veprimtarinë e tij, e kam të pamundur të perifrazoj sic duhet respektin tim për figurën dhe veprimtarinë e tij. Prof. Isuf Kalo mbetet një nga personalitetet më të spikatura të mjekëisë shqiptare. Ai ishte një mjek i shquar, një akademik me vlera te jashtëzakonshme, një drejtues vizionar i sistemit shëndetësor, një ekspert i nivelit europian për cështje kryesisht të diabetit dhe të sistemit shëndetësor. Ai ishte një enciklopedi lëvizëse, një thesar i vyer i cili ka vlera të pazëvëndësueshme në sistemin shëndetësor dhe në shoqërinë shqiptare. Ai ka merita të pazëvëndësueshme jo vetëm profesionale por edhe të trashëgimisë historike. Një personalitet emblematik i cili përmes një kulture të mahnitshme imponohej me thjeshtësinë e mendimeve të tij moderne. Prof. Dr. Isuf Kalo lindi në Luzat të Tepelenës më 1942. Klasën e parë e kreu në shkollën ‘’Naim Frashëri’’ në Elbasan e më pas vijoi arsimimin e tij në Tiranë. Në 1964 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë. Ai u specializua në endokrinologji dhe si nën specialitet në diabetologji në disa vende të Europës e më gjërë. Ai është një ndër pionerët e këtij shërbimi në Shqipëri. Për disa vjet ka drejtuar Katedrën dhe Shërbimin e Sëmundjeve Endokrine dhe Metabolike pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës. Ai ka marrë gradën shkencore ‘’Doktor i Shkencave’’, titullin akademik ‘’Profesor Doktor’’ dhe shumë tituj të tjerë si vlerësim i veprimtarisë së tij si mjek dhe kontributeve të veprimtarisë së tij akademike, shoqërore e profesionale si p.sh ‘’Punonjës i shquar i shkencës’’. Isuf Kalo pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë u punësua pranë Klinikës së Udhëheqjes. Përgjatë studimeve ai kishte lënë përshtypjet më të mira te profesori i tij, Fejzi Hoxha një autoritet i padiskutueshëm i mjekësisë shqiptare, i cili e ftoi atë t’i bashkëngjitej ekipit të mjekëve pranë klinikës speciale. Ky ishte dhe fillimi i rrugëtimit të tij profesional për 2 dekada në shërbim të drejtuesve më të lartët të vëndit për atë periudhë. Ai arriti që përmes profesionalizmit, përkushtimit, angazhimit të tij të dallohej për ekspertizën e lartë profesionale, diagnostikën e shkëlqyer, komunikimin e tij, empatinë që krijonte. Vlera të cilat e ndihmuan jo pak të atë të ishte mjek i njerëzve më të pushtetsëhm të kohës. Ai arriti që përmes vlerave profesionale të dëshmuara në kohë të shkurtër, aftësive të tij të jashtëzakonshme në komunikim dhe modelit të tij unik të krijimit të raporteve me të tjerët të bëhej një nga mjekët më të rëndësishëm të klinikës speciale dhe mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha. Publiku i gjere më së shumti e njeh si mjekun e Enver Hoxhës. Ai vetë në botimet e tij ndalet gjatë te pacienti i tij më i famshëm. Shprehja e tij, ‘’Unë mjekova pacientin Enver Hoxha jo diktatorin’’ është shpalosje e qartë e misionit të mjekut pa e ngatërruar atë me ngjyrime politike. Isuf Kalo ishte jo vetëm një mjek klinicist i shkëlqyer por vokacioni i tij për akademizmin dhe shërbimin mjekësor e riktheu atë në habitatin e tij natyral, Fakultetin e Mjekësisë dhe Qëndrën Spitalore Universitare në vitin 1985. Ai për më shumë se 5 vite drejtoi shërbimin e Endokrinologjisë duke mundësuar aspekte novatore në këtë shërbim për pacientët dhe trajtimin e tyre klinik. Ai futi koncepte të reja për kohën siç ishte monitorimi i pacientit përmes hemoglobinës së glukozuar, aftësimin e pacientëve diabetik duke i edukuar ata mbi sëmundshmërinë e tyre. Ndryshimet politike të vitit 1991, krijuan mundësi të reja dhe Prof. Kalo sfidoi veten duke krijuar histori jo vetëm personale suksesi, por duke qenë mjeku i parë shiptar (i vetmi deri tani që ka arritur të ketë një nvel kaq të lartë në hierarkinë e OBSH-së). Në vitin 1991 Prof. Kalo u punësua pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në krye të programit të saj për Diabetin e më pas deri në vitin 2005 si drejtues i Sistemeve Shëndetësore në Evropë. Dimensioni i tij internacional, i një autoriteti të padiskutueshëm, i një profesionisti që ekspertizën e tij në momentin e parë që u krijua mundësia e shfrytëzoi atë duke krijuar standarde për sistemet shëndetësore europiane së pari në fushën e tij klinike, diabetologjinë. Në krye të zyrës së OBSH-së për diabetin Prof. Kalo drejtoi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të cilët jo vetëm monitoronin sistemet shëndetësore të vendeve të ndryshme në raport me sëmundshmërinë nga diabeti por ata shërbyen edhe si grupi i ekspertëve për hartimin e protokolleve të reja mbi patologjitë e diabetit dhe strategjitë e luftimit të kësaj patologjise për disa nga vendet e europës dhe në nivel europian. Për disa vite rresht Prof. Kalo drejtoi Departamentin e OBSH-së për Sistemet Shëndetësore. Ai kaloi nga diagnostikimi i pacientit në diagnostikimin e sistemeve shndetësore. Me natyrën e tij novatore ai arriti të krijojë një koncept të ri për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve shëndetësore, monitorimin e cilësisë së tyre bazuar në evidencë mjekësore, nxitjen e transparencës, decentralizimin e vendimëmarrjes përmes një procesi gjithëpërfshirës. Ai evokoi një system shëndetësor me në qendër paciaentin. Ai në këtë sektor ka lënë një trashëgimi të çmuar ndërkombëtarisht botimesh dhe artikujsh shkencorë të cilët udhëheqin edhe sot sistemet shëndetësore orientuar drejt cilësisë së shërbimit shëndetësor. Në vitin 2005 ai themeloi Qendrën Kombëtare të Akreditimit dhe Cilësisë së Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri. Eksperiencën e tij ndërkombëtare në nivelet më të larta Prof. Kalo synoi ta zbatonte në Shqipëri. Ai kishte dëshirë që Shqipëria t’i paraprinte vendeve të ballkanit dhe rajonit të Europës Juglindore duke ofruar ekspertizën e tij. Ngritja e këtij institucioni kishte për qëllim nxitjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor, zhvillimin e sistemit shëndetësor përmes diemnsioneve të cilësisë dhe fuqizimin e pacientëve. Përpjekja e tij nuk rezultoi e lehtë në habitatin tonë. Ai ka një veprimtari shumë të ngjeshur jo vetëm në rrafshin profesional dhe atë mjekësor por ai ishte një nga personalitetet e jashtëzakonshëm që përmes një veprimtarie publicistike në fushën e mjekësisë ai arriti të krijonte staturën e vështirë të një autoriteti publik. Disa prej veprave të tij janë udhërrëfyesi më i qartë i rrugëtimit të sistemit tonë shëndetësor në dy dekadat e fundit por dhe vizioni se si duhej zhvilluar. Kryevepra e tij ‘’Blloku’’ do t’i mbetet historisë si një dëshmi e një dëshmitari që i ngjason një gjiganti të heshtur deri në publikimin e saj. Ai ka mbajtur shumë detyra të tjera përgjatë kësaj periudhe si p.sh kosnulent i Bankës Botërore, Këshilltar i pesë Minsitrave të Shëndetësisë, madje dhe asaj të Kosovës. Ai ka qenë ekspert i Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë për diabetin. Profesor Kalo ka një veprimtari të ngjeshur akademike gjithshtu. Prej vitit 1985 – 1991, si pedagog i Fakultetit të Mjekësisë ai ka drejtuar edhe shërbimin e Endokrinologjisë. Ndërkohë ai ka qenë lektor edhe në Universitetin e Dubrovnikut dhe në fund të karrierës së tij kemi themeluar bashkërisht Fakultetin e Shekncave Mjekësore pranë UET. Ndërkohë për rreth 3 vite ai ka drejtuar revistën akademike ‘’MEDICUS’’. Veprimtaria e mësipërme ëhstë vetëm një pjesë nga lista e gjatë dhe e pamundur për t’u listuar e gjitha në një përvjetor si ky. Prof. Kalo është një figurë shumëdimensionale. Ai do të mbetet gjatë në historinë e shoqërisë sonë si një nga mjekët më të spikatur. Ai do të mbetet një akademik me vlera të posaçme, një drejtues vizionar vizionar i sistemit shëndetësor, i pari punonjës i OBSH-së dhe i vetmi drejtues në nivelin e saj qendror deri më tani. Mbi të gjitha Isuf Kalo do të mbetet një autoritet publik, i cili përmes penës së tij arriti të krijonte një sinergji publike e cila dizenjon figurën e mjekut dhe të një intelektuali suigeneris, që tashmë fatkeqësisht janë gjithmonë e më pak. Historia e tij u qëndërzua më së shumti në kapërcyell të dy epokave në komunizëm dhe post komunizëm. Përmes energjisë së tij pozitive ai ka ndikuar në këto procese jo me interesa por me vizion dhe ide zhvilluese.

Flori Bruqi

Avokati serb zbulon lidhjen serbe me agjenturën ruse: Branimir Nestoroviq është agjent i Putinit, ka numrin 14 në listën “Oktobar Group”

Avokati serb zbulon lidhjen serbe me agjenturën ruse: Branimir Nestoroviq është agjent i Putinit, ka numrin 14 në listën “Oktobar Group” Avokati serb, Çedomir Stojkoviq i cili ditë më parë vizitoi varrezat e Jasharëve në Prekaz, duke kërkuar falje për krimet serbe, ka thënë se një bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit po kërkon luftë në Kosovë dhe se i njëjti, është agjent i Vladimir Putinit, transmeton "Kosova Sot Online ". Branimir Nestoroviq para disa ditëve bëri thirrje për luftë dhe tha se “Serbia duhet të bëhet gati për pushtim në një moment të përshtatshëm”. Stojkoviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “X”, ka thënë se Nestoroviq është agjent i Putinit dhe ka numrin 14 në listën “Oktobar Group”.

2024/01/22

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që të mos lejojë pagesat në Kosovë me dinarin serb, ishte një “befasi e panevojshme”. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “po monitorojnë nga afër dhe po analizojnë zhvillimin e situatës”.

Banka e Kosovës vendosi të mos lejojë pagesa me dinarin serb, Hill: Befasi e panevojshme Sipas ambasadorit Hill, një fazë e rëndësishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar, dhe se befasitë dhe çështjet që nuk janë në interes të përbashkët duhet të shmangen, raportoi Radio Televizioni i Serbisë. “Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme tani është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por po ashtu që Kosovës t’i jepet mundësia e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Ne duhet të përqendrohemi në këto dhe të shmangim temat që nuk janë në interes të përbashkët”, tha Hill. Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, sipas së cilës, monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro. Rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale. Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë. Në rregulloren e BQK-së, u tha se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim. Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim. Pas miratimit të kësaj rregulloreje, Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e pakoordinuara. Nga blloku evropian po ashtu kanë thënë se janë dhe analizuar dhe duke kërkuar sqarime nga Kosova për këtë vendim dhe për implikimet që ai mund të ketë./

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...