Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/01

Mosharrim në deklarata publike : Me shkas:Nëse Serbia mendon të rikthehet në Kosovë, atëherë “Vetëvendosja” shndërrohet në mekanizëm çlirimtar

 


Me shkas:Nëse Serbia mendon të rikthehet në Kosovë, atëherë “Vetëvendosja” shndërrohet në mekanizëm çlirimtar


https://floart-press.blogspot.com/2007/03/me-shkasnse-serbia-mendon-t-rikthehet-n.html?zx=c0b47248f8641836

Njëri nga drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Glauk Konjufca, në një intervistë për Kosovapress ka thënë se pjesëmarrja në demonstratën e 3 marsit  2007do të jetë edhe më e madhe për faktin se me plumba dhe vrasje nuk mund të ndalet shprehja e vullnetit politik të popullit, përkundrazi kjo formë nxit më shumë vendosmërinë e për arritjen e synimeve. Sipas tij, demonstrata do të jetë paqësore sikurse kanë qenë deri tani dhe nuk do të jetë për cak okupimi i institucioneve siç kanë propaganduar partitë politike për 10 shkurt 2007.

Kosovapress: Sa është përgatitur Lëvizja “Vetëvendosje!” për demonstratën e 3 marsit?

Konjufca: Kemi bërë përgatitjet e nevojshme për zhvillimin paqësor të demonstratës së 3 marsit, përveç informimit të aktivistëve dhe ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për secilin në lidhje me demonstratën. Po ashtu kemi marrë edhe disa veprime tjera shtesë, siç është përpilimi i manualit për qëllimet politike të demonstratës dhe si të demonstrohet. Ky manual është shtypur në disa dhjetëra mijëra kopje dhe do t’iu shpërndahet demonstruesve dhe këtë manual do të publikojmë në media një ditë para demonstratës. Kjo bëhet me qëllim që të jetë edhe një element i kontrollimit sa më të mirë të demonstratës dhe i parandalimit të çfarëdo infiltrimi të mundshëm, nëse ka dikush qëllime të këqija për të prishur skenarin tonë.

Kosovapress: Çfarë moto ka demonstrata dhe cila do të jetë kjo formë paqësore e protestimit?

Konjufca: Paqësore do të jetë në kuptimin që nuk do të lëndohet askush, cak i demonstratës nuk do të jenë okupimi i institucioneve, siç kanë thënë këta institucionalistët dhe partitë politike për 10 shkurt. Unë ju them se askush prej stafit njerëzor të UNMIK-ut dhe institucioneve vendore nuk do të rrezikohet. Përndryshe motoja e demonstratës është kundër pakos së Marti Ahtisarit dhe për vetëvendosje, pra kundër Grupit Negociator, i cili po vazhdon negociatat me Serbinë dhe jemi kundër çfarëdo negociate para se të realizohet vullneti politik i popullit. Pra, qëllimet politike janë që të njihet në mënyrë të pakushtëzuar e drejta për vetëvendosje popullit të Kosovës, e cila e drejtë duhet të realizohet nëpërmjet referendumit, ku të gjithë qytetarët do të merrnin pjesë. Vetëm kjo mënyrë do të ishte një rezultat, nga i cili mandej do të mund të merrnin vizën institucionet e vërteta të Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Kosovapress: Pas 10 shkurtit është hera e parë që “Vetëvendosja” takohet me Shërbimin Policor të Kosovës. A keni arritur ndonjë marrëveshje?

Konjufca: Jo nuk ka pasur marrëveshje, sepse me sa kam kuptuar unë policia nuk erdhi për të arritur marrëveshje, por për t’u informuar me natyrën dhe mënyrën e zhvillimit të demonstratës. Në atë takim SHPK-në e kemi informuar aq sa e kemi informuar edhe popullin e Kosovës, që nëpërmjet mediave kemi treguar se demonstrata e 3 marsit nuk do të ketë për qëllim hyrjen në institucione apo okupimin e tyre. Pastaj ua kemi bërë të ditur trajektoren e marshit demonstrues paqësor, pikënisjen dhe përfundimin. Ndërkohë që përveç të tjerave, skenari jonë do të ketë edhe detajet e veta teknike, të cilat nuk mund t’i bëjmë publike 100 për qind, sepse mendojmë se do të mund të shfrytëzoheshin që të pengohet demonstrata jonë për t’u realizuar. Pra, qëllimi jonë është që të realizohet skenari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, sepse kjo është mënyra më e sigurt që askush prej njerëzve të mos pësojë.

Kosovapress: Do të thotë ky takim se kemi filluar të pranoni SHPK-në si institucion?

Konjufca: Faktikisht ne më parë pranojmë popullin si institucion. Institucioni i parë në Kosovë duhet të jetë vullneti i popullit, e që aktualisht nuk është kështu. Meqë vullnetin e popullit ne e konsiderojmë institucionin kryesor, atëherë çdo kush është pjesëtar i tij dhe në të ardhmen ka vendin në gjirin e popullit. Prej këtij populli janë edhe pjesëtarët e SHPK-së dhe ne kemi biseduar me ta vetëm se mendojmë që si shqiptarë që janë kanë përgjegjësi morale që gjatë zhvillimeve të ardhshme të dinë si të veprojnë dhe në momentin vendimtar të pozicionohen në anën e popullit për vetëvendosje dhe kundër pakos së Ahtisarit. Përderisa ekziston kjo hapësirë dhe kjo shpresë që ata një ditë do të mund të vetëdijesoheshin politikisht, do të ekzistojë edhe hapësira e komunikimit, por gjithmonë duke i respektuar kushtet tona, që do të thotë pa prezencën e eprorëve të tyre ndërkombëtarë.

Kosovapress: Nga demonstrata e 10 shkurtit janë me dhjetëra të plagosur dhe dy të vdekur. Çka nëse policia intervenon si atë ditë?

Konjufca: Asgjë, vetëm se unë mendoj se ky sistem i padrejtë ia përshpejton fundit vetvetes dhe definitivisht e motivon popullin edhe më shumë për domosdoshmërinë e ndryshimit të këtij regjimi të padrejtë. Regjimi vetëm vazhdon të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, përderisa kjo i ngrit tensionet dhe vjen deri të një vetëvrasje e këtij sistemi.

Kosovapress: Doni të thoni se tani keni përkrahje më të madhe?

Konjufca: Natyrisht që do të kemi, sepse prej se është krijuar “Vetëvendosja” nuk i ka rënë përkrahja ndonjëherë, por në vazhdimësi jemi duke u rritur, aq më tepër që tash po mbahen në burg padrejtësisht njerëzit që demonstruan paqësisht, ndërsa në burg do të duhej të ishin kriminelët, ata që plagosën e që vranë. Mirëpo këto veprime kriminale të këtij regjimi edhe më shumë i kanë bindur dhe i kanë qartësuar politikisht njerëzit, prandaj mendoj se pjesëmarrja në demonstratë do të jetë edhe më e madhe.

Kosovapress: Ju tani jeni para një situate të re, meqë ka edhe të vdekur. Mendoni të ndryshoni formën e demonstrimit?

Konjufca: Jo nuk do të ndryshojmë, por do të vazhdojmë me këtë formë paqësore të demonstrimit. Mirëpo, duhet të dinë se asnjë populli nuk mundet pandërprerë t’i shkelet vullneti politik, bile aty ku kanë filluar të përdoren armët kundër popullit, vullneti i tij veç sa është forcuar edhe më shumë. Sikurse ka ndodhur edhe nga përpjekja e Serbisë për të na shtypur me armë, që nxiti edhe më shumë vendosmërinë e popullit tonë për çlirim.

Kosovapress: Meqë pritni pjesëmarrje më të madhe, sa ka rrezik që demonstrata t’ju dalë nga kontrolli?

Konjufca: Nuk ma merr mendja që do të dalë nga kontrolli, sepse kemi bërë përgatitjet e nevojshme, numri i kujdestarëve do të jetë më i madh, por edhe kemi vërejtur se te demonstruesit ekziston një gatishmëri tejet e lartë që t’iu përmbahen skenarit organizativ të Lëvizjes “Vetëvendosje!”. Dihet fare mirë se në demonstratën e 28 nëntorit gjithçka ka shkuar nën kontrollin e duhur dhe ajo çka ka ndodhur ka qenë e paraparë në skenarin tonë, por kjo nuk ndodhi edhe me 10 shkurt, sepse policia e ndërpreu marshin tonë me plumba dhe gjak. Ne jemi që kjo të mos përsëritet më 3 mars dhe të realizojmë skenarin tonë, ku masa do të jetë e dëgjueshme ashtu siç ka qenë më 28 nëntor.

Kosovapress: Bisedimet në Vjenë janë para përfundimit dhe dokumenti i Ahtisarit në mars pritet të shkojë në Nju Jork. Cili është efekti i demonstratave në këtë kohë dhe çka mund të ndryshohet me to?

Konjufca: Duhet të përmend ato që ka thënë Ismail Qemajli, se një popull që hesht edhe vdes. Në momentin që Serbia po bën demonstrata për të riokupuar Kosovën, ne duhet të bëjmë demonstrata kundër planeve të Serbisë, si dhe kundër pakos së Ahtisarit që përmban në masë të madhe këto plane serbe për të copëtuar Kosovën nëpërmjet decentralizimit, për të zhdukur kulturën dhe historinë tonë mesjetare si popull autokton i Kosovës. Ne mendojmë që këto plane duhet të kundërshtohet me demonstrata sa më masive të mundshme dhe prej tyre ka vetëm gjëra pozitive dhe asgjë negative për Kosovën. Populli tregon nëpërmjet këtyre demonstratave që është këtu, që është i zëshëm dhe që nuk do të pranojë çfarëdo plani, përveç ato plane me të cilat ai pajtohet. Ndërsa këta negociatorët s’po e pyesin popullin me çka pajtohet dhe me çka nuk pajtohet, por po vendosin vetë me disa grupe që kanë krijuar dhe popullit nuk po i jepet e drejta për të shprehur mendimin e tij.

Kosovapress: Nga partitë politike që bëjnë pjesë në Grupin Negociator, jeni cilësuar si njerëz ekstremistë, radikalë, të papërgjegjshëm që po veproni kundër pavarësisë së Kosovës. Si i komentoni këto?

Konjufca: Këtyre njerëzve liria iu duket kategori radikale për arsye se ata tashmë kanë hequr dorë prej vullnetit të popullit dhe janë absolutisht instrument i UNMIK-ut dhe i interesave të caktuar të disa ndërkombëtarëve. Si të tillë këta negociator dhe parti politike, vullnetin e popullit e shohin si kategori të skajshme, do të thotë si diçka ekstreme, kurse për Lëvizjen “Vetëvendosje!”, realizimi i pakusht i të drejtës së popullit për vetëvendosje është njëra nga gjërat më normale dhe parakusht i demokracisë.

Kosovapress: Janë disa demonstrues të burgosur në mesin e tyre edhe Albin Kurti. Këto burgosje ju i keni cilësuar si politike. A i keni vizituar ata, çfarë trajtimi po iu bëhet?

Konjufca: Disa prej të arrestuarve që u patën dënuar me nga 40 dhe 15 ditë burg po vuajnë dënimin, ndërsa shpesh herë në burgje ka pasur raste të provokimit të hapur nga institucionet e burgut. Kemi pasur përsëritjen e fenomenit të ofrimit në shujta të produkteve serbe, por aktivistët kanë refuzuar këto produkte duke kushtëzuar me grevë urie dhe mandej drejtoria e burgut ka vendosur që të heqë këto produkte të Serbisë. Ndërsa sa i përket Albin Kurtit, ju e dini që vetëm iu ka vazhduar paraburgimi prej 30 ditëve dhe tani është në burgun e Pejës. Ne nuk kemi shkuar ta vizitojmë, sepse nevojitet një vendim special i gjykatës, e ne nuk mund të marrin vendime të tilla prej institucioneve që nuk janë të popullit, por kam përshtypjen që edhe Albinit nuk do t’i vinte mirë të bënim një gjë të tillë.

Kosovapress: A keni përkrahjen e organizmave tjerë politik dhe shoqëror të Kosovës për demonstratën e 3 marsit?

Konjufca: Sa më lart që ngjitesh në parti politike përkrahja është më e vogël, kurse në majën e kësaj piramide ne kemi kundërshtarët, mirëpo sa më poshtë kësaj piramide partiake, baza e anëtarësisë së zakonshme nëpër komuna dhe fshatra të ndryshme është shumë e madhe, sepse nuk janë të afërt me krerët e këtyre partive. Këta njerëz na ndihmojnë në mënyra të ndryshme dhe marrin pjesë në masë të madhe në demonstratat tona, por më shumë do të marrin pjesë në të ardhmen, sepse fenomeni i shkëputjes së krerëve të partive politike prej popullit po rritet. Meqë këtyre negociatorëve nuk është duke iu interesuar dhe mbrojtur interesin politik të popullit, këta njerëz që kanë votuar ndonjëherë për ndonjë parti politike po ofrohen me Lëvizjen “Vetëvendosje!”.

Kosovapress: Ju thatë se nuk keni arritur ndonjë marrëveshje me policinë. Çka nëse bllokohet rruga si më 10 shkurt dhe nuk lejohet marshimi i protestuesve?

Konjufca: Nëse policia do të bllokojë rrugën, unë mendoj se aktivistët do të duhej të synonin ta merrnin rrugën, sepse ajo është hapësirë elementare publike ku masa ka të drejtën e demonstrimit. Kjo për faktin se mandej nuk na mbetet ndonjë vend tjetër ku do të mund të demonstronim, por me këtë veprim ky regjim politik që është antidemokratik shndërrohet në tiranik, e cila është faza më e rëndë e një diktature, sepse qytetarëve përpos që iu mohohet vullneti politik, mohohet edhe e drejta një elementare civile me të cilën kthehemi në shekujt e mesjetës. Mirëpo kjo do të përshpejtojë fundin e këtij procesi politik, sepse pakënaqësia është në rritje të madhe.

Kosovapress: Deri kur do të demonstroni dhe a është kjo mënyra e vetme për realizimin e synimeve që ka “Vetëvendosja”?

Konjufca: Ne do të demonstrojmë deri në momentin kur të tjerët të na pranojnë të drejtën tonë si popull, për të shprehur të papenguar mendimin dhe vullnetin tonë politik, dhe të ndërtojmë institucione të cilat janë reflektim i këtij vullneti. Mendojmë që kjo është njëra ndër format e domosdoshme të konfirmimit dhe imponimit të vullnetit politik të popullit. Natyrisht që këtë e kemi thënë edhe me parë, se në raport me pushtetin e brendshëm shfaqin vullnetin tonë në këtë mënyrë, pra me demonstrata paqësore, por nëse mendon Serbia që në Kosovë mund të rikthehet prapë, atëherë Lëvizja “Vetëvendosje!” automatikisht shndërrohet në mekanizëm çlirimtar dhe do të kërkojë prej popullit mobilizim të përgjithshëm.

Kadare: Fatkeqesia e Solzhenicinit per "Kosoven"

 


Kadare: Fatkeqesia e Solzhenicinit per

 Shkrimtari yne i mirenjohur Ismail Kadare ne nje interviste dhene në  "Zerit te Amerikes" e ka cilesuar si planetare figuren e disidentit rus Laureatit te cmimit Nobel, Aleksander Solzhenitsin shkrimet e te cilit ekspozuan tmerrin e punes skllaveruese te periudhes sovjetike.

Laureati rus i cmimit Nobel, Alexander Solzhenicin, autori disident shkrimet e te cilit ekspozuan tmerret e kampeve te internimit te periudhes sovjetike, u varros sot me nje ceremoni qe i ngjante nje funerali shteteror, ne nje varreze historike te Moskes. Solzhenicini vdiq te dielen ne moshen 89 vjecare. Aleksander Solezhenicin ne veprat e tij pershkroi dhe denoncoi sistemin stalinist te ish-Bashkimin Sovjetik.

Solzhenicini u be simboli i luftes kunder diktatures, ai ishte njeriu qe denoncoi boterisht sistemin me te ashper totalitar dhe beri publike kampet famekeqe te internimit, te ashtuquajturit Gulage sovjetike. Cfare ndikimi paten veprat e tij ne ato vite?

Natyrisht, qe mendimi unanim boteror eshte se Solzhenicini eshte nje figure kolosale e shekullit, eshte nje shkrimtar emancipues, ne shkalle planetare, ai ai luajti nje rol ne gjysmen e planetit, qe ishte bota komuniste, por edhe ne boten tjeter, ku vepra e tij rrezatoi gjeresisht. Ka qene nje shkrimtar i pakrahasueshem ne demaskimin e krimeve te Stalinit, nje proces qe ende vazhdon sot ne bote, me denimin e krimeve te komunizmit, nje proces qe ende vazhdon sot ne bote, pra eshte nje proces ende i pambyllur. Sic ndodh shpesh me figurat e medha, te gjithe duan te perfitojne prej tyre, Rusia zyrtare, qe pame edhe ceremonine, e nderon ate, mendoj une per te tjera arsye qe e nderon Rusia demokratike dhe liberale. Opinioni boteror cmon tek ai mbi gjithcka vepren e tij te madhe letrare artistike dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut qe ai beri ne shkalle boterore, si rralle kush. Edhe ne qofte se vihet re ndonje rezerve, sic ndodh me shkrimtaret e medhenj, kjo ka te beje pikerisht me te drejtat njerezore, kampion i te cilave ai qe. Eshte vene ne dukje kohet e fundit afrimi i tij me Putinin, qe ka luajtur nje rol ne mendimet e tij, te cilat paten rene disa here ndesh me vepren e tij, sic ishte rasti i Kosoves, kur per fat te keq, e perseris, per fat te keq, ai u pajtua me mendimin e Rusise zyrtare, kunder forcave te lirise ne Ballkan. Disidentet ruse kane pasur per kete arsye nje polemike me te dhe Kosova u be, si te thuash, nje pike ndarjeje midis tyre. Por kjo ndodh jo rralle me shkrimtaret e medhenj dhe te shquar, qe jo rralle, parimet qe ata mbrojne ne veprat e tyre, bien disa here ndesh me mendimet qe ata kane ne nje periudhe te caktuar te jetes se tyre. Por, ne fund, eshte vepra ajo qe mbetet dhe qe cmohet dhe jane keto mendime kalimtare, te cilat harrohen dhe pa dyshim, dhe figuren e tij kolosale nuk do ta cenoje kjo gje ne teresi, ato mendime kalimtare do te harrohen dhe vepra e tij do te jetoje pergjithmone.

Pra, ai mbetet nje figure komplekse ne historine e letersise boterore...

Nuk mund te thuhet komplekse, figura e tij eshte ne pergjithesi e qarte, por qe thashe une, eshte nje incident...

Ju keni pasur rastin ta takoni Aleksander Solzhenicinin. Ne c'rrethana e keni njohur dhe cilat jane disa nga mbresat tuaja per te?

Po, une kam pasur rastin ta njoh ne Paris,para se te instalohej perfundimisht ne Rusi, ai beri nje udhetim ne France. Ne te dy, kemi te njejtin editor dhe botues francez, dhe ne mjediset e Shtepise Botuese "Fayard", ku ai u prit, kam pasur rastin te njihem me te dhe te bisedoj me te, ishte nje njeri jashtezakonisht i komunikueshem, kishte deshire te fliste, nje deshire qe ndoshta ishte e theksuar nga jeta e tij teper e vetmuar, qofte ne burgjet e Stalinit dhe ne internim, qofte ne nje fare jete te izoluar qe ka bere me vone. Ai ishte teper i komunikueshem.

Duke bere nje paralelizem me ish Bashkimin Sovjetik, ne se do te flitej per nje disidence, apo nje Solzhenicin te Shqiperise, ne mend te vjen emri juaj, megjithese ju vete jeni shprehur se nuk keni qene disident. Sa e veshtire ishte disidenca ne radhet e intelektualeve shqiptare gjate periudhes se komunizmit?

Nje here, dua te them, se nuk ka figure ne letersine shqipe, ne kulturen shqiptare, ose ne mendimin kulturor shqiptar, te krahasueshem me Solzhenicinin ne ate kompleksitetin e tij, si njeri i madh i letersise dhe i lirise, nuk ka. Nuk ka dhe nuk mund te kishte ne Shqiperi, sepse edhe ne Rusi, Solzhenicini doli ne ate periudhe qe quhej periudhe staliniste, d.m.th ai kishte vite, vite qe shkruante, por u deshen te kalonin 8 vjet nga vdekja e Stalinit, qe ai te botonte faqet e para. Kaq e rende ishte hija e Stalinizmit, ne Rusi, ku qe permbysur nderkohe. Tani mendoni se si kane kjo hije e Stalinizmit tone dhe e kishim gjalle Stalinin deri ne rrezimin e komunizmit. Pra, ishte praktikisht dhe teorikisht e pamundur, qe ne Shqiperi te kishte disidence. Ne Shqiperi nuk ka pasur disidence, ne kuptimin klasik te fjales, qe disidenca konsiderohet si nje kundershtim publik ndaj shtetit, si nje kundershtim, nje sfide, nje dalje publike kunder shtetit qe sundon. Ne kete e dime dhe shpesh thuhet se vertet ka qene ne Shqiperi kaq e ashper kjo shtypje e kultures, e jetes shoqerore, apo ndoshta shkrimtaret mundet qe e teprojne pak per te justifikuar faktin qe ata nuk arriten dot te benin ate disidence qe i beri ata qe si ne Rusine e Solzhenicinit, se dhe atje per nje kohe te gjate nuk u be disidenca. Une them se shtypja ka qene reale dhe mjafton te kujtoj jo vetem vitet e para te terrorit, kur terrori kunder intelektualeve, elites intelektuale, ishte nje praktike e dites ne Shqiperi, ishte nje sport i dites, si te thuash, por te marrim vitet e fundit, ne mes te viteve '70, eshte thene disa here, ne Shqiperi u pushkatuan dy poete, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Mendoni, te pushkatohen dy poete ne mes te viteve '70, kur nderkaq kishte nje lloj emancipimi ne mbreterine komuniste te botes; por une do t'ju them nje shembull tjeter, edhe me te pabesueshem. Pasneser, me 11 gusht, mbushen 20 vjet nga varja e nje poeti, une po e perseris fjalen, nga varja e nje poeti shqiptar, nje poet shqiptar me emrin Hazi Mela. U var ne mes te Kukesit dhe kur, ne vitin 1988. Eshte e pabesueshme, nje poet shqiptar varet dy vjet para renies se komunizmit dhe mbahet tre dite i varur ne sheshin e Kukesit, per te terrorizuar qytetin. Ja pra, cfare persekutimi dhe cfare terrori ka pasur ne Shqiperi. E megjithate, mund te thuhet, se letersia shqipe, jo ne kete forme kaq radikale si Solzhenicini, por ne forma me te permbajtura si Pasternaku, os esi Bulgakovi, ka arritur te shkruaje vepra qe kane shprehur rezerven e tyre te thelle kunder regjimit komunist.

A u be i famshem Aleksander Solzhenicini per shkak te disidences se tij dhe pasqyrimit te komunizmit rus me tere ashpersine e tij, apo edhe per faktin e vlerave artistike te veprave te tij?

Solzhenicini eshte nje shkrimtar i rralle ne fatin e tij, ku vepra letrare dhe dokumentare kane pak a shume, nje peshe te barabarte. Jane te dyja teper te rendesishme, jane te dyja teper te fuqishme, sepse rralle ka ndonje shkrimtar qe te kete kryevepra letrare, si ta zeme, "Pavioni i kancerozeve", qe eshte nje roman, pra thjesht nje roman artistik dhe te kete nje veper dokumenetare, ose me mire nje deshmi tronditese, si "Arkipelagu Gulag" dhe eshte shume e veshtire per lexuesin te vendose se cila eshte me interesante, qofte dhe nga ana e realizimit artistik, se jane te dyja jashtezakonisht te bukura, vec qe jane tronditese dhe te thella; jane edhe te bukura, lexohen me nje fryme. Prandaj, ai eshte nje shkrimtar qe e ka te ndare vepren ne dy korpuse, qe do te thoja, pak a shume te barabarte.



Varroset me nderime shkrimtari Solzhenitsin

Laureati rus i cmimit Nobel, Aleksander Solzhenitsin, autori dizident, shkrimet e te cilit ekspozuan tmerrin e punes skllaveruese te periudhes sovjetike, u percoll dje ne nje varreze historike te Moskes. Solzhenitsin, i cili vdiq te dielen ne moshen 89 vjecare, u varros prane manastirit Donskoi te shekullit te 16-te prane figurave te famshme te kultures ruse. Presidenti rus Dmitri Medvedev u bashkua me qindra njerez dhe nje prift ortodoks ne ceremonine qe i ngjante nje funerali shteteror, ku perfshihej banda ushtarake dhe roje nderi. Ruset sfiduan reshjet e shiut per te bere homazhe prane arkivolit te Solzhenitsin ne Akademine e Shkencave. Kryeministri Vladimir Putin ndaloi te fliste me te vene dhe djemte e Solzhenitsin.

Propaganda e partisë dhe mediat sociale në Shqipërinë

 

Nga Flori Bruqi - Tiranë, mars 2024


Për ata që kanë ndjekur që nga viti 1920 zhvillimin e proceve zgjedhore dhe përgatitjet e forcave politike muajt e fundit para zgjedhjeve, shpesh herë rezultati është parashikuar saktë, pa ndonjë surprizë. 

E kam fjalën jo vetëm për gazetarët, politikanët, opinionistët TV partiake  ,  apo drejtuesit e stafeve për organizimin e fushatave politike, por edhe për shumë prej qytetarëve shqiptarë që në vitin 1920 ishin mbi 18 vjeç dhe sot janë mbi 47 vjeç. 

Shumë prej të rinjve të vitit 2020, zgjedhjet e ardhshme,  do të votojnë bashkë me fëmijët e tyre.

Pra, në zgjedhjet e këtij viti do të kandidojë dhe votojë edhe një brez tjetër, për të cilin mund të dukej me vend diskutimi nëse do të ndryshonte diçka nga vendimmarrja e brezit të mëparshëm. Ndryshimet mes dy brezave duken herë të mëdha dhe herë të papërfillshme, sipas rolit që luajnë në shoqëri dhe peshës që kanë në vendimmarrje. Ndonjëherë të dy brezat gjejnë pika takimi në mënyrën e të menduarit dhe të veprimit, por shpesh nuk takohen, sepse e zhvillojnë aktivitetin e tyre në mjedise, mënyra, madje edhe kohë të ndryshme.

Le të bëjmë një krahasim të sjelljes dhe kulturës që përfaqësojnë këta dy breza përballë procesit zgjedhor dhe se si janë përshtatur forcat politike me këtë ndryshim. Çfarë pritet të ndodhë me rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme me alternimin e qasjeve të ndryshme të dy brezave lidhur me shprehjen e mendimit, perdorimin e infrastrukturës dhe organizimin politik?

Në vitet ‘90 ishte normale që një forcë politike të mbështetej maksimalisht tek simpatizantët e bazës në çdo shtëpi, fshat, qytet apo rreth. Përhapja e fjalës dhe ideve politike bëhej shpesh në tavolinat e vjetëruara të bareve, në tubimet e organizuara në fushat sportive, në autobus, në punë, madje edhe në institucione. Të pamësuar me pluralizmin e mendimeve, ose me respektin për idenë e tjetrit, zakonisht debati ekstremizohej dhe shpesh ai që ngrinte fjalën më tepër apo ju ndërpriste fjalën të tjerëve shpallej fitimtar. Debatet ishin aq të ashpra, saqë shpesh kishte raste, kur edhe familjarë, të afërm u ndanë e nuk flisnin më me njëri-tjetrin. Anëtarët e partisë shfaqeshin herë pas here pranë këtyre zënkave duke imituar rolin e ish-sekretarit të partisë që ose e shuante sherrin, ose e ndizte më keq. Në këto ambjente ishte e zakonshme që të dëgjoje shpesh tallje e të shara për kundërshtarin politik, ose shfaqje të stigmatizimit për më “të dobëtit” e “të urtët”. Ndërsa media e vetme ishin gazetat e televizioni i vetëm TVSH. 

Informacioni përcillej me vonesë dhe partitë politike nuk kishin asnjë strategji të përcaktuar. Çdo reagim vinte i menjëhershëm, kryesisht për të hedhur baltë mbi kundërshtarin, i cili të nesërmen bënte të njëjtën gjë, e kështu vazhdonte deri në ditën e zgjedhjeve.

Në vitin 2017, diçka ka ndryshuar. Debati i ashpër i tryezave të vjetra të bareve është transferuar në studiot e televizioneve moderne, me kolltukë të mëdhenj, karrige rrotulluese dhe spote me drita verbuese, megjithëse nuk ka ndryshuar përmbajtja boshe dhe sharjet pa etikë. 

Për disa analistë sherri falas i viteve ’90 është kthyer sot në profesion me kohë të plotë, madje i paguar shumë mirë. 

Debatet vazhdojnë përsëri me gjuhën e ashpër, por njerëzit duken më indiferentë, ose nuk tregojnë më interesin e dikurshëm.

 Për shumë votues nga brezi i ri, ka shumë më tepër një ndeshje futbolli në stadium Tirana – Partizani (ose Kukësi – Partizani), sesa ndeshjet Rama – Berisha  në bulevardin para kryeministrisë apo ne rrugën  e Shpresës .

 Ajo që nuk kanë kuptuar mirë forcat politike, është se duke e tepëruar me politizimin e çdo ngjarje që ndodh në Shqipëri, u kthyen në qesharakë e të pabesueshëm. 

Kordinatorët partiakë vazhdojnë t’u afrohen mjediseve mospërfillëse të atyre që ata i quajnë “elektorat gri”, por ky brezi i ri duket më i pabindur ndaj tyre, më i lirë. 

Në fakt ata nuk janë elektorati gri.

Janë pjesëtarë të një brezi të zhgënjyer që ndryshe nga të tjerët nuk zgjedh të dëgjojë propagandë nga mediat e shitura të politikës, por preferon mediat sociale, aty ku informojnë njëri-tjetrin më saktë dhe më shpejt.

Rasti i para pak ditëve, kur gazetarja e një televizioni i kërkonte me insistim filmimet një pjesëtari të grevistëve të Zharrëzës, tregon se media tradicionale ka vdekur. Komentet tallëse që pasuan pas kësaj skene të transmetuar “live” në mediat sociale, dëshmonin se brezi i ri e ka humbur besueshmërinë tek mediat e kontrolluara.

Një strategji parazgjedhore e mbështetur vetëm tek mediat tradicionale, tashmë shihet si e rrezikshme edhe nga vetë forcat politike. Kështu që me të drejtë përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të kufizuar në gjithfarë mënyre qindra portalet e ndryshme që informojnë për hapësirat boshe të lëna qëllimisht nga mediat tradicionale, janë të justifikuara.

Përfshirja e brezit të ri në mënyrat e reja të komunikimit dhe interaktivitetin me informacionin, as që mund të krahasohet me ato të mediave tradicionale, megjithëse këto të fundit kanë në dispozicion mjete të shumta financiare.

Fakti është se nuk ka njeri që nuk e dëshiron mënyrën demokratike të organizmit të një grupi shoqëror, qoftë kjo një faqe në rrjetet sociale apo një shoqatë tifozësh. Askush nuk pranon të ndjehet i mënjanuar, i përbuzur dhe gojëkyçur. Çdo njeri do të preferonte të dëgjohej mendimi i tij, të dëgjohej e vërteta dhe të pasqyrohej realiteti para mendimit të politikanëve, gënjeshtrave të formuluara aq keq, sa të fyejnë inteligjencën dhe krijimin e një bote virtuale të paqenë. Punonjësit me tre turne që moderojnë rrjetet sociale të qeverisë e partive politike, e kanë pothuajse të pamundur të përballojnë fshirjen e komenteve dhe dëshpërimisht e pranojnë humbjen.

Para disa ditësh për disa prej faqeve më të mëdha sociale janë bërë oferta marramendëse për t’u shitur. Edhe nëse ndodh që ndonjë prej tyre të shitet, anëtarët e tyre do ta kuptonin që prej postimit të radhës se çfarë ka ndodhur dhe shitja do të rezultonte e kotë, edhe pse do të fitohej koha e nevojshme për të ringritur një faqe të re nga zero, kohë që mund ta tejkalojë ditën e zgjedhjeve. Gjithsesi në çdo skenar të mundshëm, duket se kjo pjesë e elektoratit është shumë vështirë të fitohet nga partitë politike shqiptare, jo më shumë për faktin se ky brez ka një sjellje, kulturë dhe komunikim ndryshe, sesa për faktin se mungojnë alternativat e një force politike që mendon për qytetarët në rradhë të parë, për fatin e Shqipërisë dhe që ka qëllim ndarjen nga bota e krimit dhe ecjen përpara drejt zhvillimit.

Për fat të mirë, radhët e atyre votuesve të bindur që shkojnë votojnë sa herë i thërret kryetari i partisë po zëvendësohen me radhët e atyre që i shohin problemet vetë, i transmetojnë vetë dhe duan t’i zgjidhin vetë. Dhe nuk janë pak. Janë shumë më tepër se forumet partiake, shumë më tepër se elektorati tradicional “gri”. Ndoshta në zgjedhjet e 18 qershorit, pjesëtarët e këtij brezi nuk do ta gjejnë veten e përfaqësuar dhe mund të mos e tregojnë se sa të rëndësishëm janë për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve, por koha po ec në favor të tyre.

Mediet sociale, armë e re në duart e “të mirëve” dhe “të këqijve”

 



Mediet sociale janë bërë sot një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit në botë. Edhe Kosova, sado që është përfshirë me vonesë, vlerësohet se ka hyrë fuqishëm, nëse merret parasysh numri i përdoruesve të rrjeteve dhe medieve sociale. Përfshirja e shpejtë e Kosovës në këto media e ka pasuar zhvillimin e shpejtë të internetit.

Valon Canhasi, një ekspert lokal i rrjeteve sociale, thotë se numri i përdoruesve të medieve sociale në Kosovë është shumë i madh.

Sipas tij, rreth 70 për qind e popullatës merr pjesë në këto media, duke kaluar deri në 3 orë në ditë në shfrytëzimin e tyre.

Por, për shkak se zhvillimi i infrastrukturës së uebit në Kosovë ishte i vonë, nënvizon Canhasi, portali i parë ishte hapur në vitin 2006. Nga ajo kohë, revolucioni global online është shtrirë edhe në Kosovë, ku fillimisht ishin përfshirë gjeneratat e reja. Më pas, edhe politikanët, sikurse edhe afaristët dhe persona tjera nga fusha të ndryshme të interesit, ishin përfshirë aty, për të promovuar idetë, mesazhet dhe politikat e tyre.

Sidomos nga politikanët, mediet sociale u panë si mundësi e mirë për t’i plasuar projektet, idetë dhe mesazhet e tyre tek publiku, thotë Valon Canhasi.

“Ky format, ky lloj i komunikimit, ta jep mundësinë që ta promovosh idenë tënde, kauzën tënde, të gjesh përkrahës për kauzën tënde, në çështje minutash, në kohën reale, për shkak se shumë njerëz, përafërsisht 500 mijë veta, e përdorin Facebook-un, çdo muaj dhe mesatarisht i harxhojnë 3 orë kohë në këtë platformë”.

“E bukura e krejt kësaj është që është transparente, është publike dhe i jepet mundësia gjithkujt që nuk kish me pas qasje me iu afru një politikani dhe të mund të komunikojë drejtpërdrejt me personin përgjegjës”, thekson Canhasi, nën një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Me gjithë aktivitetin e tyre të përditshëm, e meta apo dobësia e shumë politikanëve në komunikimin e tyre me publikun, kur është në pyetje rasti i Kosovës, sipas Valon Canhasit, është se ata përmes platformës dhe ‘PR-it Online’ lansojnë vetëm një komunikim vertikal, duke plasuar mesazhet e tyre, por jo edhe duke e praktikuar komunikimin me publikun.


“Padyshim që potenciali ekziston. Unë do t’i sugjeroja të gjithë politikanët të krijojnë debate, përmes pyetjeve, përgjigjeve e diskutimeve, si formë e komunikimit me shfrytëzuesit dhe ndjekësit e tyre, sepse deri më sot nuk kishte një platformë si kjo që ta jep mundësinë që në kohën reale mund të komunikosh me qytetarët e vendit dhe me i ndëgju brengat, ta zëmë me një lagje a një grup të caktuar shqetësimet”.

“Krejt këto mundësi t’i ofrojnë këto media, por unë nuk kam parë – ka kohë që i përcjellë këto media – dhe nuk kam parë që dikush i shfrytëzon të gjitha potencialet që t’i ofrojnë mediet sociale”, thotë Canhasi.

Ndërkohë, edhe Dardan Qadraku nga organizata PAKT, përkatësisht, Partnerët në Veprim, thotë se rrjetet dhe mediet sociale ofrojnë sot shumë mundësi, por, informacionet që servohen aty, qofshin ato edhe qëndrime të caktuara politike, janë të njëanshme, pasi që nuk sfidohen me pyetje apo debate.

“Media sociale ka një rol të madh, është një mjet shumë i fuqishëm, shumë efektiv, ka një kosto shumë të ulët të transmetimit të mesazhit, marrë si shembull. Por, ne duhet ta kemi edhe skepticizmin tonë lidhur me transmetimin e atyre mesazheve, derisa është mesazh që transmetohet njëanshëm, nuk e kritikën e duhur, nuk e ka mendimin tjetër. Por, mundëson një komunikim shumë më të lehtë me qytetarin”, vlerëson Qadraku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Mediat e fuqishme globale, si Facebook apo Youtube, e të ngjashme, në vende të ndryshme, u kanë shërbyer jo vetëm përfaqësuesve të popullit në nivele të caktuara të pushtetit që të komunikojnë me mbështetësit e tyre, por edhe organizatave nga më të ndryshmet që t’i përhapin idetë dhe ideologjitë e tyre që shpesh paraqesin kërcënim global dhe rrezik potencial të përhershëm.

Dardan Qadraku thotë se nga ky prizëm mund të shihet ana pozitive dhe negative e medieve sociale, pasi që përmes tyre subjekteve të caktuara u është dhënë mundësia që në formë krejt të hapur të bëjnë thirrje për aktivitete të ndryshme, qofshin ato legale apo jo. Nga këto anë negative, nuk është kursyer as Kosova.

“Ka organizata të cilat bëjnë thirrje terroriste apo për kryerjen e akteve terroriste. Kjo praktikë fatkeqësisht ka filluar ta prek edhe vendin tonë. Kemi disa organizata të cilat e shfrytëzojnë internetin dhe këto mediat sociale në përgjithësi për promovimin e këtyre organizimeve, promovimin e mesazheve të ndryshme dhe të cilat synojnë të gjitha moshat, por me fokus i synojnë të rinjtë, çka ka sjellë edhe përfshirjen e të rinjve kosovar në luftërat e ndryshme”, thotë Qadraku.

Sidoqoftë, lënë anash mundësitë negative që këto media ofrojnë për përhapje të ideologjive e thirrjeve kërcënuese dhe të paligjshme, mediat sociale sot konsiderohen si mjet i fuqishëm për komunikim, promovim, përhapje të ideve, platformave e mesazheve, qofshin ato komerciale apo politike. Madje, në disa raste, mjeshtëria e shfrytëzimit të këtyre medieve konsiderohet si faktor kyç në garat zgjedhore nëpër vende të ndryshme botërore. 

Rinia Kosovare Përdor Mediat Sociale Për Avokim Politik Faqja e facebook-ut për fushatën për përfaqësim të barabartë në qeverisjen lokale. Photo: Image of the Facebook page Faqja e facebook-ut për fushatën për mbrojtjen e kafshëve Gusht 2013 Vetëdijesimi përmes Facebook-ut dhe Twitter-it

 Nga Flori Bruqi 


Rinia e Kosovës, duke përfshirë aktivistët në forumet e partive politike, shumë më shpesh është duke përdorur mediat sociale për fushatat e tyre. Duke shkuar një hap më tutje nga mediat tradicionale, qëllimi i tyre është të rrisin ndërgjegjësimin në lidhje me çështjet duke përdorur rrjetet si Facebook, Twitter dhe forume të tjera për të krijuar faqe të komunitetit me fotografi, logo dhe pamjet vizuale. Në vitin  2013, Shkolla e re e mediave pranë USAID‐it bashkoi 25 pjesëmarrës nga OJQ‐të dhe forumet rinore të partive politike për të zgjeruar rrjetet e tyre dhe të mësojnë aftësi të reja dhe praktikat më të mira të mediave sociale që të avokojnë në mënyrë efikase çështjet e tyre. Si pjesë e programit pilot, i cili u zhvillua nga 1 shkurti deri 26 qershor, 2013, nga studentët u kërkua që të kryejnë një ushtrim për të demonstruar aftësitë e tyre të reja.   Studentët udhëhoqën katër fushata avokuese në tërë Kosovën që kanë të bëjnë me tema siç janë ndërprerja e duhani, mbrojtja e kafshëve dhe ambientit, dhe përfaqësimi i barabartë në qeverisjen lokale.  “Facedog Kosova: Një pëlqim, një vrasje më pak," “Gjysma e popullatës, e drejta për përfaqësim,” “Shpëtoni Shpellën,” dhe “Mos pini duhan” janë iniciativat që dolën si rezultat të cilin e krijuan të rinjtë duke përdorur mediat e reja. “Kemi bërë një hulumtim në të gjitha komunat për të vlerësuar situatën e grave të punësuara në sektorin publik sipas Ligjit mbi Barazinë Gjinore. Kemi kuptuar se situata është zhgënjyese duke u nisur që nga niveli i kryetarit të komunës e deri te shërbyesit civil, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim këtë çështje edhe pas pjesëmarrjes në shkollën për mediat e reja që të përmirësojmë këtë situatë," tha Saranda Bllaca e fushatës  "Gjysma e popullatës, e drejta e përfaqësimit"

Projekti shkolla për media të reja është i krijuar për të trajnuar gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve për parti politike dhe OJQ‐ ve. Kjo është inicuar si pjesë e programit të financuar nga USAID‐i për mbështetjen e proceseve dhe partive politike i cili funksionoi që nga shtatori 2009 deri shtator 2013. Ky aktivitet ofron mbështetje për të gjitha partitë politike për të krijuar organizim të brendshëm, konkurrim për zgjedhje, përgjegjen ndaj votuesve dhe të zhvillojë politika.   Si fokus i rëndësishëm i këtij aktiviteti kanë qenë gratë dhe forumet rinore pranë  partive politike dhe përmirësimi i mundësive për këto grupe

Xhungla informative në Kosovë .... më tallava-gazetarë , opinionista , e tallava-redaktorë në TV dhe radiot tona...

 

Shkruan: Flori Bruqi

Në komunikimin publik e social sot ndeshim një “trafik” të dendur, të cilit, për hir të së vërtetës, i mungojnë disa “semaforë”. E para, për ta orientuar në xhunglën e stërmadhe të përdoruesve pa kriter të mediave të reja dhe, e dyta, për ta vendosur këtë “trafik” në funksion të profesionalizimit të mediave dhe komunikimit publik.

Sot gjithkush bën gazetarin dhe redaktorin nëpër media sociale, por askush nuk merr përgjegjësinë për efektet shpërdoruese të lirisë pa kufi dhe cenimit të standardeve minimale profesionale. Postimi pa kriter i materialeve (ku zakonisht mungojnë datat dhe vendet ku kanë ndodhur ngjarjet), qofshin të shkruara apo të multimedias, po krijon jo vetëm një publik pa shije e pa sens, por po ngre murin ndarës që po i ndihmon me të madhe mosqarkullimit normal të ndikimeve, vlerave e modeleve reciproke.

Ka rrezik që ky publik i ri që po formohet në këtë mënyrë, të jetë aq shumë i lidhur pas ‘’realitetit të tij’’, sa të humbë sensin e prekjes në realitetin konkret të jetës së përditshme, por edhe heqjen dorë nga mediat e tjera, të ashtuquajtura konvencionale, ndaj të cilave, me pa të drejtë mund të ngrihet një gardh paragjykues.

Të udhëhequrit e shoqërisë me sasi të mëdha paragjykimi mund të shpjerë njeriun modern para dilemës hamletiane të jesh apo të mos jesh i mirinformuar. Një publik i tillë, i përbërë nga qindra e mijëra “dembelë Stambolli” që vetëmjaftohen duke dremitur e vegjetuar brenda kështjellave të tyre virtuale, është i padobishëm në planin e përgjithshëm të mendësisë civile të komunitetit dhe formimit kulturor të njerëzve.

Askush nga pjesëmarrësit e debatit të madh sot në botë, nuk ka mundur të gjejë një përgjigje fatlume para kësaj dileme që po i mundon sociologët e mediave dhe ekspertët e shumtë të komunikimit. Në kuadër të strategjive të zhvillimit të mediave, vende të ndryshme të botës kanë provuar forma të shumta të vendosjes së njëfarë rregulli brenda standardeve të përgjithshme të komunikimit tek mediat e reja.

Por, deri më tani, asnjë nga këto strategji nuk është provuar se mund të prodhojë një model të pranueshëm nga të tjerët, aq më tepër kur gjeografia e komunikimit publik ka edhe diversitetin social, kulturor, gjuhësor, religjioz etj.

I ndodhur në konkurrencë joluajale me këtë tip komunikimi, media konvencionale ka rrezik të stërkeqet në prototipe subkulturore të stilit tallava. Goditja që mori muzika e akademisë nga tallavaja e kafeneve, mund të reprizohet me një frymë të njëjtë edhe në fushën e medias dhe të komunikimit, kurse ‘galaktika e Gutenbergut’, siç McLuhani e quante shtypin, ka të ngjarë që të eklipsohet një çikëz nga ‘galaktika e Zuckerbergut’, për aq sa do të kompensohej nga një tufë dritë që do të depërtonte në gardhin paragjykues të komunikimit virtual.

Gara në mes të risive teknologjike dhe formimit të publikut, do të duhej të jetë preokupimi kryesor i përpiluesve të strategjive të reja komunikimit dhe medias. Gjithkush sot e ka të qartë se mediat online po thyejnë rekorde avantazhi kundrejt mediave klasike. Mirëpo përparësitë e këtij avantazhi nuk i merr si favore profesionale krejt publiku, për arsye se në fushën e paanë të komunikimit virtual sot kemi një oqean përdoruesish dhe, jo pak prej tyre, po ngrenë ‘principatat e tyre’ të realitetit virtual.

Për aq sa po shihet i efektshëm ndikimi i mediave të reja në ngritjen e disa standardeve të munguara teknologjike tek mediat klasike, për aq do të duhej të jetë i efektshëm edhe një ndikim kthyes që mund të kenë mediat klasike tek ato të reja. Në radhë të parë, në ruajtjen me rigorozitet të standardeve themelore të informimit profesional, pa anashkaluar kriteret e bazuara mbi paanshmërinë, gjithëpërfshirshmërinë dhe treburimësinë e lajmit. Pa këto dhe standarde të tjera të nevojshme profesionale, mediat online (sidomos portalet e shumta) por edhe ata që marrin guximin të bëjnë gazetarin dhe redaktorin nëpër rrjetet sociale, do të dukeshin karikatura në përpjekjet e tyre për të aktruar opinionbërjen.

Në anën tjetër, identiteti i medias në shoqëritë multietnike, siç proklamohet kjo e jona, paraqitet më kompleks, aq më tepër kur ka prirje të shumta të kontrollimit të hapësirës publike në gjuhën shqipe nga individë e grupacione joshqipfolësish të cilët parësore e kanë profitin e pastaj informimin profesional. Në kushtet e tilla ku mediat ende prodhojnë politikë të ditës për të kënaqur nevojat momentale të publikut, pa detektuar problematika të vërteta të tij, është vështirë të presim ndonjë ndryshim të statusit të vetë mediave në shoqëri.

Sensibilizimi i fushatave politike dhe mediatizimi i diskursit publik pa ndonjë parakusht të balancuar profesional, i jep mediave rolin që s’e kanë – atë të dërgesave postare nga njëri llogor tek llogori tjetër partiak-politik. Degradimi i mediave në rolin e postierit e zhvesh përfundimisht ndikimin që mund të kenë ato në formimin e opinionit kritik të publikut.

Megjithatë, mediat e reja dhe politika janë dy skajet e kundërt të një litari që vazhdon të tërhiqet mbi kurrizin e një mase të madhe njerëzish që janë në kërkim të identitetit të ri mediatik e shoqëror. Sikundër ka dëshmuar edhe realiteti në disa pika të globit, sidomos ngjarjet e lidhura me ’Pranverën Arabe’, aktivizmi qytetar i përfshirë brenda komunikimit virtual, është treguar mjaft efikas në mediatizimin dhe globalizimin e ngjarjeve, pa pasur nevojë të harxhohen energji të kota të aktivistëve të shumtë politikë nëpër tribuna e mitingje. Janë të shumtë në numër ata persona që po e kultivojnë identitetin e tyre qytetar, intelektual e social përmes kësaj bote virtuale dhe favori më i madh që del nga ky realitet është pamundësia e politikës së ditës për të manipuluar me këtë “masë elitare” që po e projekton refuzimin e vet jo vetëm personal, por edhe grupor.

Një përparësi tjetër shumë e ndjeshme, që pak po trajtohet si vlerë në komunikimin publik e social, është dimensioni i lirisë së shprehjes, në kushtet kur politika provon të monopolizojë hapësirën publike me të vërtetën e saj të njëanshme. Mediat e reja, që janë të pakontrollueshme nga “punëtoria partiake”, gjithsesi, do t’i japin një dimension të ri lirisë së shprehjes, por edhe mundësive të pakufizuara për të ndërtuar “mirëqenie publike” pa e patur të domosdoshme ndihmën e aparatit shtetëror e institucional, me kusht që në komunikacionin e zhurmshëm të ketë kulturë të mirëfilltë qarkullimi.

Në të kundërtën, tallavaja me paturpësinë e saj mund të mbërthejë edhe komunikimin publik e social, kurse shansi për të patentuar me bollëk tallava-gazetarë e tallava-redaktorë, do të jetë i pahuqur. Mbase, beteja për të triumfuar mbi këtë destruksion profesional, do të duhej të jetë strategjia e re e përballjes së vlerave e produkteve mediatike kundrejt deformimeve që i sjell keqmenaxhimi i tyre.

Gjatë këtij viti zgjedhor, të ashtuquajturat “Media sociale”, si Facebook apo Twitter, janë kthyer në një mjet të rëndësishëm të komunikimit politik

Nga Flori Bruqi -     Prishtinë,1.4.2024.

Për çdo zgjedhje presidenciale, roli dhe ndikimi i internetit ka ardhur duke u rritur. Gjatë këtij viti zgjedhor, të ashtuquajturat “media sociale”, si "Facebook" , Twitter(X), Instagram, Telegram.com,   janë kthyer në një mjet të rëndësishëm të komunikimit politik në Kosovë dhe botë.

Fushatat politike dikur mbështeteshin tek fjalimet, tubimet dhe gazetat për të komunikuar dhe për të motivuar votuesit. 
Më pas, radioja dhe televizioni bënë të mundur që të flitej me të gjithë, shpejt dhe në të njëjtën kohë. 
Sot, fushatat në vend  mund të përhapin mesazhet e tyre në mënyrë të menjëhershme dhe me komunikim të ndërsjelltë, nëpërmjet të ashtuquajturave “media sociale” të internetit.

Roli i internetit në fushatat politike është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë 20 viteve të fundit.
 Shërbimi është përdorur për të përhapur mesazhet e kandidatëve, për të mbledhur para si dhe për të motivuar votuesit që të jenë aktivë.

Kur kandidati presidencial i Partisë Demokrate Barak Obama zhvilloi fushatën në vitin 2008, ekipi i tij e përdori internetin në një shkallë të paarritur më parë dhe me efekt të rëndësishëm, thotë specialisti i komunikimit politik Peter Fenn.

“Para së gjithash, nëse u hedhim një vështrim shifrave, është absolutisht diçka e pabesueshme. Ai kishte katër milionë dhurues të fushatës së tij, që do të thotë se një në 17 njerëz që votuan për të i dhanë atij para. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në politikën amerikane. 
Gjëja e dytë është se fushata kishte rreth 16 milionë adresa e-maili të njerëzve.”

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, të dy kandidatët kryesorë - Presidenti në detyrë, Barak Obama, dhe sfiduesi i tij republikan, Mitt Romney - janë duke përdorur internetin, duke përfshirë dhe rrjetet sociale si Facebook-u dhe Twitter-i, në mënyrë masive dhe strategjike.
Dhe secila formë luan një rol në shpërndarjen e mesazhit, thotë drejtori i mjeteve dixhitale të komunikimit i fushatës së kandidatit Romney, Zac Moffat.

“Mënyra se si unë do t’i cilësoja është se Twitter-i (X) është mjeti më i mirë për përfshirjen e njerëzve në mënyrë të menjëhershme. 
Twitter-i(X) mundëson bisedat në kohë reale, ndërsa mendoj se Facebook-u i përket asaj që ndodh brenda së njëjtës mbrëmje. 
Duket pak a shumë sikur ngjarja ka ndodhur dhe njerëzit reflektojnë mbi të. 
Roteri Google fillon rolin e saj ditën e nesërme dhe është në gjendje të krijojë një farë strukture për gjithë atë rrëmujë informacioni, duke ofruar një panoramë të diskutimeve që njerëzit zhvilluan lidhur me ngjarjen.”

Rrjetet sociale gjithashtu u japin votuesve mundësinë për t'iu përgjigjur deklaratave të papëlqyera të kandidatit si dhe situatave të çuditshme që krijohen, të cilat më pas përhapen me shpejtësi në internet. 
Korrespondenti i gazetës Politico Tony Romm.

“Në thelb, kemi të bëjmë me informacion që fillon e qarkullon. Informacioni shpërndahet, përsëritet, jehon. Të njëjtën gjë e shohim me Facebook-un, kur një përdorues ndan me miqtë një lajm të medias në lidhje me diçka që një kandidat ka bërë. 
Më pas, kjo fillon të përhapet me shumë shpejtësi, derisa përfundon në gazetat më të mëdha, duke u bërë pjesë e titujve kryesorë në të gjithë vendin.
 Pra, ka një efekt shumë të madh.”

Specialistët e strategjive politike të internetit thonë se qëllimi me mediat sociale është mbledhja e të dhënave nga votuesit, në mënyrë që fushata të mund të personalizohet, duke e bërë kandidatin jo vetëm të njohur, por duke e kthyer në një lloj miku që di dhe kupton problemet me të cilat përballen votuesit dhe që duhen zgjidhur . Kjo, thonë analistët, është politika e individualizuar e sotme dhe e ardhme.Në Kosovë Faceboc-un e përdorin më shumë politikanët e rinjë, sidomos të rintë nga LVV si dhe partitë tjera kosovare si LDK,PDK dhe AAK...për të komunikuar më votuesit e vet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...