Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve nga të vdekurit, aq ka pasur nevojë të pastrohen listat e partive politike nga spiunët dhe udbashët, nga bijtë dhe bijat e tyre që kanë vërshuar listat e të gjitha partive tona politike!
Politika dhe institucionet të stërmbushura me udbash
Arsyeja pse institucioet e shtetit të Kosovës po hezitojnë në nxjerrjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit, për t'u ditur se kush ka punuar si spiunë e agjentë në kohën e regjimit serbo-jugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve, është fakti se rreth 50 % e politikanëve, liderëve shtetëror, ministrave, zv. ministrave, deputetëve dhe diplomatëve të jashtëm vet apo familjarët e tyre i kanë pasur pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.
Disa prej politikanëve të nivelit të lartë dihet botërisht se kanë qenë vegla të shërbimeve sekrete serbe, madje edhe të regjimit Millosheviqian, disa të tjerë i kanë pasur baballarët e sa të tjerë gjyshërit apo ndonjërin nga familjarët e tyre pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.
Pa pastrimin e politikës përmes ligjeve të lustracionit dhe të dekriminalizimit do të jetë e kotë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja sepse rezultati do të delë i njëjti për faktin se si pozita ashtu dhe opozita kanë në radhët e veta njerëz të inkriminuar të UDB-së serbe dhe familjarë të tyre, sikurse që kanë edhe njerëz me dosje kriminale të para dhe pasluftës në Kosovë.
Për t’u dhënë fund një herë e përgjithmonë regjimeve të korruptuara dhe të kriminalizuara është e domosdoshme të pastrohet politika dhe institucionet e shtetit nga të inkriminuarit, nga spiunët dhe bashkëpuntorët e UDB-së.
Andaj një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë pa bërjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit.
Për aq kohë të zgjatë prolongimi i këtyre dy ligjeve, Kosova jo vetëm që nuk do mund të ecën para, rrezikon të rrëshqas në mënyrë drastike prapa nën kthetrat e Serbisë, ngase deshëm apo s'deshëm ta pranojmë faktin, Kosova ende është shtet në embrion, e pakonsosliduar dhe e pazhvilluar ekonomikisht, pa ushtri të armatosur mirë dhe në varësi të skajshme nga bashkësia ndërkombëtare.
Shpresat e qytetarëve, në asnjë rrethanë nuk mund t'ua kthejë kjo klasë e korruptuar kusarësh politikë. Këtë mund ta bëjë vetëm një brez i ri, një klasë e re politike, e pastër dhe e padjallëzuar, në shpirtin e së cilës frymon dashuria për atdhe, barazia qytetare dhe respektimi i vlerave sipas meritokracisë.
Me afrimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, shumë prej nesh pyesim se si mund të mbrohen zgjedhjet në Kosovë nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga propaganda serbe. Si mund të mbrohemi si komb politik e si shoqëri nga valët e dezinformimit dhe manipulimit që synojnë të çorientojnë opinionin publik dhe të minojnë procesin demokratik në Kosovë?
Këto janë pyetje të rëndësishme dhe thelbësore, dhe për t’u përballur me to, duhet të reflektojmë dhe të ndërmarrim hapa konkretë për të rritur ndërgjegjësimin, për të parandaluar ndikimet e huaja dhe për të garantuar pavarësinë e votës sonë.
Një shoqëri që kupton rrezikun e ndikimit të huaj është më e aftë ta luftojë atë. Propaganda serbe është sofistikuar ndër vite dhe përdor mediat sociale, platformat online dhe madje edhe individë për të përhapur lajme të rreme dhe përçarëse. Prandaj, populli i Kosovës duhet të jetë i vetëdijshëm për teknikat e manipulimit dhe për qëllimet e prapaskenave të Beogradit. Edukimi mediatik është thelbësor për të ndihmuar qytetarët të dallojnë burimet e besueshme nga ato propagandistike.
Ja për shembull në Norvegji dhe SHBA, pas ndërhyrjeve të dyshuara ruse në zgjedhje, janë ndërmarrë fushata masive për ndërgjegjësim publik, duke përfshirë trajnime për analistët mediatik dhe krijimin e qendrave për luftën kundër lajmeve të rreme. Dhe ky edukim mediatik fillon që në shkollat fillore.
𝟐. 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐬
Parandalimi fillon me identifikimin e pikave të dobëta të sistemit të informacionit dhe zgjedhjeve. Kosova duhet të investojë në sigurinë kibernetike për të mbrojtur procesin zgjedhor nga ndërhyrjet e jashtme. Për shembull, në SHBA, pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, janë zhvilluar sisteme të forta për monitorimin e rrjeteve sociale dhe janë ndërtuar mbrojtje kundër sulmeve kibernetike në infrastrukturën zgjedhore. Në Kosovë, një fokus i veçantë duhet t’i kushtohet parandalimit të shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe ndikimit të drejtpërdrejt nga mediat pro-serbe; të cilat shpesh përdorin narrativat e Beogradit për të destabilizuar vendin. Kjo vlenë posaqërisht për mediat që opozita e Kosovës i ka blerë apo i ka nën sundimin e vet.
𝟑. 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢
Lufta kundër propagandës nuk është një detyrë që mund të realizohet nga një institucion i vetëm. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve shtetërore, shoqërisë civile (të cilat më shumë ushqejnë propagandën e opozitës se sa që mirren me luftimin e propagandës së opozitës), mediave dhe organizatave ndërkombëtare.
Ja për shembull, në Norvegji, qeveria ka krijuar një njësi të posaçme që bashkëpunon me mediat dhe platformat digjitale për të identifikuar dhe kundërshtuar lajmet e rreme. Po ashtu, Bashkimi Evropian ka ngritur një task-forcë për të luftuar ndikimin e huaj në zgjedhje. Kosova duhet të forcojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë për të pasur qasje në ekspertizë dhe teknologji që ndihmojnë në luftën kundër ndërhyrjes së huaj.
𝟒. 𝐌𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐞
Kosova sa më parë të krijojë një kornizë ligjore që ndalon dhe ndëshkon shpërndarjen e qëllimshme të propagandës dhe lajmeve të rreme që synojnë destabilizimin e shtetit. Mediat që po veprojnë si zgjatime të propagandës serbe ose që përkrahin hapur narrativat destabilizuese serbe duhet të mbahen përgjegjëse. Për shembull, në SHBA, platformat si Facebook dhe Twitter janë detyruar të rrisin transparencën mbi reklamat politike dhe të ndalojnë përmbajtjet që konsiderohen të rrezikshme për sigurinë kombëtare. Në Kosovë, një autoritet i pavarur duhet të monitorojë përmbajtjen mediatike dhe të ndërhyjë kur ajo shkel integritetin e zgjedhjeve.
𝟓. 𝐊𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐬𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞
Lufta ndaj propagandës nuk mbaron me mbrojtjen; kërkohen edhe masa aktive për të penguar dhe dekurajuar ndikimin e huaj. Kosova mund të përdorë ekspertizën teknologjike për të gjurmuar origjinën e dezinformatave dhe për t’i ekspozuar ato publikisht; dezinformatë që shpesh vjen nga opozita, analistët dhe mediat e tyre.
Gjithashtu, ndëshkimi i individëve dhe mediave që përhapin propagandë me qëllim destabilizimin duhet të jetë një prioritet i republikës sonë. Për shembull, BE ka vendosur sanksione kundër mediave ruse RT dhe Sputnik, duke i ndaluar ato të operojnë në territorin e saj. Një qasje e ngjashme duhet të zbatohet edhe në Kosovë për të ndaluar portalet, televizionet, platformat dhe individët (analistët) që përçojnë narrativat destabilizuese të Beogradit.
Pse mos të fillojmë me portalet dhe me televizionet e Prishtinës dhe të Tiranës, të cilat më shumë sajojnë propagandë dhe dezinformacion kundër Qeverisë së Kosovës, se sa që mirren me kundërpropagandën serbe ndaj Republikës sonë të shtrenjtë, Kosovës.
𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,
një kritikë shkon ndaj mediave shqipe të Tiranës dhe Prishtinës që shpesh mbështesin opozitën e korruptuar përmes narrativave serbe të shtrembëruara dhe lajmeve të paqena. Këto media po kthehen në zgjatime të propagandës politike serbe, të cilat jo vetëm që minojnë stabilitetin e Republikës, por edhe e privojnë publikun nga e drejta për t’u informuar saktë dhe drejtë. Kjo propagandë e tyre po krijon ndasi, polarizim dhe, më e rrezikshmja, po krijon mungesë të besimit në institucionet shtetërore; thjeshtë po i marrin popullit oksigjenin publik.
𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,
𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒒𝒚𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈𝒔,
mos u bëni viktima të përrallave të sajuara sall për t’ju manipuluar. Mos e merrni si të mirëqenë çdo gjë që lexoni apo dëgjoni. Hulumtoni burimin dhe qëllimin e çdo informacioni. Hulumto kush është pronari i medias dhe me cilën parti apo me cilin oligark është e lidhur kjo media.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës duhet të marrë seriozisht rrezikun e propagandës dhe dezinformimit dhe të veprojë për të mbrojtur demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur.
Lufta kundër ndikimit të huaj është një luftë për ruajtjen e Pavarësisë dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës që e kemi fituar me sakrificë, gazep dhe gjak që nga 1878-ta.
Duke kujtuar të kaluarën jo të largët të luftës në ish-Jugosllavi,vrasjët shkatërrimet, largimet masive nga vendet e origjinës, dhe ajo që po ndodhë tani më krizën politike dhe më kërëcinime më luftë nga Serbia , mund të konkludohet së sa e rëndësishme ka qenë largimi i ish republikave dhe të Kosovës, nga kthetrat e egra serbe.Ky shtet më hipotekë gjenocidi, është bërë sot problemi kryesor në Ballkan.Nuk po heqin dorë serbët nga politikat ekspansioniste dhe aneksuese të territoreve shqiptare por edhe të tjerëve.Mos ndalja eventuale e hegjemonizmit serbomadh, nga BE+ja dhe Amerika seriozisht mund të këtë pasoja për rajonin dhe më gjerë.
Është e pritshme që pas zhvillimeve të këtij tre vjeqari të fundit më vatra të luftës në Ukrainë dhe në Hamas, të reagohet nga administrata e re e SHBA-së dhe nga BE-ja, për të përdorë ndikimin e tyre në ndaljën e marshimit makabër të diktatorit rus, Vlladimir Putin dhe diktatorit të vogël, në Ballkan, Aleksander Vuqiq.Nuk është koha për inercion dhe mos interesim , por për ndërhyrje në këto vatra të konfliktit , dhe tentimi të futjës së konfliktit më motive ndëretnike të Rusisë dhe të Serbinë edhe në Ballkan.Ta ndalohën gjithë këto urrrejtje e hakmarrje të akumulura dekadash të Rusisë dhe Serbisë ndaj popujve të tjerë, që kan lënë plagë të thella në historinë e kombëve të tjera.Termat e tilla si përshkallëzim , terrorizem, agression , okupim , spastrime etnike , diskriminim , krime të luftës etj, janë product historic dhe në luftën e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar të Serbisë shoviniste , deri të shovenisti I fundit në pushtet të Aleksander Vuqiqit.Këto terma po aplikohen në varësi të interesave , paragjykimeve dhe ideologjive serbe pa I marrë fare parasysh interesat e popujëve të tjerë në Ballkan.Kush do që po mban qëndrim ndryshe , po shpallet armikë I Serbisë.Për serbët objektiviteti nuk është I mirëpritur.Ndodhën shumë krime të luftës n ë ish-Jugosllavi, të njërzëve të pafajshem që nuk ish të përfshirë në luftë, dhe Serbia , jo që nuk I dënojë kurrë vrasjët dhe dhunimet e shkatërrimet ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në BH, por qdo ditë krimineli I luftës , Aleksander Vuqiqi po I lartësona ata, duke ju ngritur shtatore.Qdo përson normal duhet të dënojë masakratë, rrëmbimet, abuzimet dhe dëbimet më forcë, e kilika serboqetnike më logjikë abnormale nuk po i sheh si të dënueshme.
Ndoshta, nga gjithçka ka ndodhur në të kaluarën e largët dhe të afërt dhe nga ajo që po ndodh tani, mund të konkludohet se sa e rëndësishme është bota demokratike të reagojnë më fuqishem dhe më vendosmëri për të ruajtur paqën dhe stabilitetin në Evropë dhe në Ballkanin ende të trazuar .Ta detyrojnë Rusinë e Putinit të heq dorë nga politika pushtuese ndaj Ukrainës , por edhe pretendimeve edhe në rajonin tonë. Shumë njerëz tani janë seriozisht të shqetësuar për mundësinë e radikalizimit të mëtejshëm të konfliktit. Kjo mund të ketë pasoja negative për të gjithë popujtë liridashës.Ne Serbi emisarët e ndryshem nga Evropa dhe Amerika , nuk duhet shkuar për ta lutur Vuqiqin dhe për të kërkuar mëshirë, por duhet dhënë afat të caktuar që të largohet nga logjika e luftës dhe pushtimeve të huaja territiorale, për ta rizgjeruar territorin e saj për të pestën herë .Të luftohën politikat helmuese antshqiptare e pan serbe .Vërtetë duhet pyetur vetën faktori ndërkombëtar , së a ka ndonjë kufi deri ku mund të shkojnë politikat qubrilloviqiane , millosheviqiane dhe vuqiqiane ndaj shteteve fqinje ?Serbia dhe serbët nuk po heqin dorë nga kurorat edhe të dy fashistëve serb, Andriqit dhe Qosiqit .A ka kufij hipokrizia serbe?A po është kufiri imagjinar në kokat e sëmuara të tyre si”popull qiellor”.Koha është në këtë vit që sapo kemi hapëruar të ndalohen marshimet macabre ruso.-serbomëdha në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, për realizimin e ideve raciste të “botës ruse’ dhe të “botës serbe”, sa nuk është bërë vonë….
Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të 9 shkurtit ofrojnë një pasqyrë të qëllimeve dhe strategjive të tyre. Gjithashtu këto slogane shfaqin dallimet e thella në porosinë dhe besueshmërinë e këtyre partive. Këto slogane nuk janë vetëm fraza të thjeshta marketingu politik; ato synojnë të përçojnë identitetin dhe prioritetet e secilës parti. Sloganet politike janë një mjet i fuqishëm komunikimi - ndikimi, por po e ritheksoj se këto nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbështetjen dhe besimin e votuesve. Ato mund të frymëzojnë, të ndikojnë dhe të përçojnë një porosi të shkurtër, por suksesi i tyre varet nga përputhshmëria midis përmbajtjes së sloganit dhe veprimeve konkrete të partive që i mbajnë këto slogane.
Po e filloj me analizën e sloganit të LVV-së: "Cep më Cep"
Ky slogan përçon një porosi të qartë dhe gjithëpërfshirës për shtrirjen e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në çdo pjesë të Republikës së Kosovës, duke u theksuar në sovranitetin dhe përgjegjësinë për të gjithë qytetarët. Për më tepër, qeverisja e VV-së nën Albin Kurtin ka treguar një qasje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e shtetit ligjor. Ky mesazh është i mirëarsyetuar nga veprimet e kësaj partie, që e kanë rimarrë sovranitetin në Veri nga Serbia dhe ka zbutur dukshëm nivelin e korrupsionit.
Pra, ky slogan apelon për një angazhim të qartë për të përmirësuar çdo aspekt të jetës së popullit dhe për të rimarrë kontrollin mbi çdo pjesë të territorit të Kosovës. Ai reflekton një qëllim të LVV-së për të qëndruar afër popullit, me projekte konkrete dhe prani të prekshme në terren.
Strategjia e LVV-së bazohet pra në rezultate të prekshme dhe në një qasje të bazuar në logos (logjikë), jo sall patos (emocion); si për shembull ulja e korrupsionit, rritja e transparencës dhe forcimi i sovranitetit në Veri të Kosovës. Ky slogan saldohet nga një etos (Autoritet - Besueshmëri) i ndërtuar mbi një histori qeverisjeje rikthim nderi, mirëqenjeje dhe pa skandale korrupsioni.
Duke u nisur nga aspekti retorik mund të them se:
Logos: Ka një bazë racionale që lidhet me veprimin konkret dhe praninë e Qeverisë Kurti në çdo cep të Kosovës.
Etos: LVV dhe lideri i saj, Albin Kurti vlerësohen nga populli si të pakorruptuar në krahasim me liderët e tjerë politikë, duke krijuar në këtë mënyrë besueshmëri- autoritet të fortë.
Patos: Slogani nxit ndjenjën e përkatësisë dhe kujdesit për të gjithë, pa dallim feje, etnie, statusi social, gjinie a kulture.
Mund të argumentoj se, LVV ka një përputhje më të mirë mes sloganit "Cep më Cep"dhe veprimeve konkrete. Puna e LVV-së në luftën kundër Serbisë së moçme dhe korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës forcon mesazhin e sloganit.
PDK: "Kosova mundet më mirë"
Ky slogan ngjan të jetë një pranim dhelpërak i dështimeve të mëparshme të qeverisjes së PDK-së, por nuk shoqërohet me asnjë provë bindëse për ndryshimin e praktikave të saj. Me një histori të lidhur ngushtë me skandalet e korrupsionit dhe miratimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në, besueshmëria (Etos – Autoriteti) i PDK-së mbetet shumë e ulët. Besimi i votuesve kërkon etos të besueshëm, i cili mungon në këtë rast për shkak të veprimeve të së kaluarës që kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe shtetërore. Duhet theksuar se një pjesë shumë e madhe e publikut e lidh këtë parti me një histori të gjatë skandalesh korrupsioni, dëshitme, zbythjeve politike dhe politizimit të institucioneve.
Strategjia e PDK-së duket e përqendruar në përdorimin e patos-it (emocioneve) për të mobilizuar votuesit e pakët, duke premtuar shpresë për të ardhmen, por mungesa e rezultateve konkrete dhe një planifikim i qartë e dobëson fort mesazhin retorik të PDK-së.
Ky slogan na le të kuptoj se partia ëndërron për përmirësimin e situatës aktuale. Megjithatë:
Logos: Premtimi për përmirësim kërkon argumente të forta dhe plane konkrete, të cilat shpesh mungojnë në mesazhet e PDK-së.
Etos: PDK përballet me mungesë besueshmërie për shkak të historisë së saj me skandale korrupsioni, zbythjeve politike dhe qeverisje të diskutueshme, duke filluar që nga lideri i tyre, Hashim Thaçi. Ky argument kokëfortë e dobëson fort efektivitetin e sloganit.
Patos: Përmbajtja emocionale ekziston, por nuk është bindëse për shkak të mungesës së veprave politike dhe ekonomike që do ta përforconin këtë mesazh; pra vuan nga mungesa e përputhjes mes fjalëve dhe veprave.
LDK: "Bëhu ndryshimi"
Ky slogan bënë përpjekje për të frymëzuar individët që të marrin pjesë aktive në ndryshimin politik. Por, për një parti si LDK, e cila është përballur me kritika të ashpra për korrupsion dhe vendime të diskutueshme, si nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin njëetnik serb, ky slogan duket mjaft hipokrit.
E për të pasur sukses, etos-i është vendimtar, pra autoriteti, por LDK e ka humbur këtë element për shkak të veprimeve të saj të kaluara. Kjo dobësi minon çdo strategji të bazuar në patos apo logos, duke e bërë sloganin më shumë një shprehje humori sesa një premtim të besueshëm.
E pra kemi të bëjmë me një thirrje motivuese, por të pabesueshme për një parti që, siq e thashë më sipër, historikisht është njollosur nga skandale të shumta korrupsioni dhe që ka mbështetur një marrëveshje për Asociacionin njëetnik serb, në kundërshtim me interesat e Kosovës si shtet sovran. LDK (ashtu si edhe PDK) nuk ka treguar asnjë shenjë të ndarjes nga e kaluara e saj skandaloze, duke mos pasur autoritet moral (etos) për të justifikuar këtë slogan.
Slogani i LDK-së kërkon të frymëzojë qytetarët që të bëhen shërbëtorë të ndryshimit, por:
Logos: Përmbajtja logjike është e paqartë, sepse LDK ka qenë pjesë e qeverive të mëparshme dhe nuk ka sjellë ndryshime të mëdha.
Etos: Besueshmëria është e dobët, sepse qytetarët mund ta shohin si jonormale që një parti që ka qenë pjesë e zbythjeve politike, marrifetllëqëve të shumta politike, ekonomike dhe status quo-së, të flasë sot me zë të lartë për «ndryshim.»
Patos: Slogani nxitë emocione, por mungesa e besimit në historinë e partisë e bën atë jo serioze.
AAK-NISMA: "Direkt në NATO - Plani aksional i anëtarësimit siguri-ekonomi"
Ky slogan i stërgjatur dhe bajat përpiqet të kombinojë dy nga temat më të rëndësishme për votuesit: sigurinë dhe ekonominë. Megjithatë, mungesa e rezultateve konkrete nga këto parti në këto fusha e bën mesazhin të duket jo realist. Për më tepër, historiku i tyre, duke përfshirë manipulimet me toka, korrupcionin dhe faljen e territorit Malit të Zi, e bëjnë këtë slogan të AAK-NISMA të duket si një shfaqje boshe retorike.
Strategjia e AAK-NISMA duket se synon të luajë me emocionet (patos), por pa një logos të qartë dhe një etos të fortë, slogani mbetet një premtim i zbrazët; thjeshtë një përrallë për fëmijët prej 7 – 14 vjeç.
Megjithatë:
Logos: Synimi është i lavdërueshëm, por plani i veprimeve duhet të jetë më konkret dhe realist.
Etos: AAK-NISMA kanë pak besueshmëri për të drejtuar një plan kaq ambicioz, për shkak të mungesës së arritjeve të ngjashme në të kaluarën dhe skanadaleve të tmershme korruptive në politikë dhe ekonomi.
Patos: Slogani mbështetet te ndjenjat e sigurisë dhe krenarisë kombëtare, por mbetet një premtim i zbrazët; popullizëm.
Për këto dy parti slogani mbetet më shumë një deklaratë «dëshirore» sesa një pasqyrim i realitetit.
Të nderuar lexues,
Unë si pikënisje për këtë analizë kam retorikën e Aristotelit. Dhe si përfundim mund të them se bindja – besueshmëria bazohet në tre elemente kryesore të tij:
Logos (arsyeja): Argumentet logjike dhe të bazuara në fakte. Për shembull, Vetëvendosje ka arsyetuar slogane të tilla si "Cep më Cep" përmes rezultateve konkrete, si ulja e korrupsionit dhe rimarrja e sovranitetit në Veri të Kosovës nga kthetrat e Serbisë së moçme.
Etos (besueshmëria): Partitë si PDK, LDK, AAK dhe NISMA nuk e kanë këtë përbërës, sepse veprimet e tyre në të kaluarën kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e tyre. Një politikan apo parti pa etos është si një mafioz që përdor sloganin "Me ne është ndryshimi".
As Al Capone, as Pablo Escobar nuk mund të bindnin njerëzit për «ndryshim pozitiv» vetëm me slogane, pra vetëm me fjalë. Sepse ju mungon Etos-i, pra autoriteti moral.
Patos (emocioni): Edhe pse sloganet si "Kosova mundet më mirë" apo "Bëhu ndryshimi" tentojnë të prekin emocionet e votuesve/popullit, ato nuk arrijnë të krijojnë një ndjenjë të qëndrueshme për shkak të mungesës së mbështetjes nga faktet, argumentet dhe etosi; mungon pra Autoriteti për shkak të skandaleve dhe marrëveshjeve me Serbinë e moçme në dëm të Kosovës.
Çka na tregojnë këto slogane për planet dhe strategjitë e partive politike në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit?"
Siç shpjegohet në analizën time retorike, etos-i (besueshmëria - autoriteti) është thelbësor. Pa të, slogani, sado emocionues apo logjik, nuk do të ketë ndikim te publiku. Si shembull, nëse një figurë mafioze si Pablo Escobar do të përdorte një slogan si "Me ne mundet më mirë ", populli nuk do ta merrte seriozisht për shkak të mungesës së besueshmërisë (Etos). E njëjta gjë vlen për partitë politike që nuk kanë histori të pastër e as rezultate pozitive.
Sloganet e partive politike shqiptare pasqyrojnë një zbrazëti, duke mos ofruar përmbajtje konkrete apo rezultate që të mbështesin premtimet. Harrojnë se sukseset, qëndrueshmëria dhe puna e mirëfilltë, janë ato që ndërtojnë besueshmërinë dhe legjitimitetin e një partie (apo të një lideri). Lëvizja Vetëvendosje, me sloganin "Cep më Cep", përfaqëson një përjashtim, sepse ka mbështetur fjalët me veprime konkrete dhe rezultate të matshme e të prekshme gjatë Qeverisë Kurti III, të më falni, Kurti II.
Të dashur lexues,
Fitorja e zgjedhjeve kërkon shumë më tepër sesa retorikë. Për të vërtetuar slogane si "Kosova mundet më mirë" apo "Bëhu ndryshimi", partitë duhet të ofrojnë rezultate konkrete, vepra të matshme dhe një histori që mbështet fjalët e tyre; jo ëndërrat e tyre! Pa këto elemente, slogani mbetet një premtim i zbrazët, një formë e demagogjisë që nuk bind as mendjen dhe as zemrën e anëtarëve të familjes së tyre.
Të jem i qartë: sloganet janë vetëm një fillim, por këto nuk i fitojnë zgjedhjet. Mos të harrojmë: votuesit shqiptarë janë gjithnjë e më të ndërgjegjshëm, më të kthjellët dhe kërkojnë rezultate konkrete. Partitë duhet të dëshmojnë me vepra dhe jo sall me fjalë. Për këtë arsye, LVV ka një përparësi, pasi slogani i saj është më i lidhur me veprimet konkrete dhe lidershipin e pakorruptuar.
Ndërkohë, për të ndërtuar etos-in dhe për të provuar se premtimet e tyre janë të realizueshme, PDK, LDK, AAK-NISMA duhet të punojnë më shumë, të premtojnë më pak, të distancohen nga nënshkrimet e marrëveshjeve në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë së moçme; marrëveshje të sponzorizuara dhe të nënshkruara nga liderët e partive të tyre.
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934,
në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.
Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në
vendlindje, ndërkaq Fakultetin e Drejtësisë e kreu
në Sarajevë në vitin 1965.
Ishte ndër shqiptarët e parë që punoi mësues
nga viti 1958, në Ujmirë të Klinës, pastaj punojë
në disa shkolla të Drenicës dhe në Llapushë, kurse
në vitet e '60-ta ishte mësues në Jabllanicë.
Zeqir Berdynaj i kthehet profesionit të tij prej
juristi, profesion ky i rëndë, i vështirë por që ishte
me rëndësi të veçantë që edhe shqiptarët të gjenden aty për ta ndihmuar
çështjen e shqiptarëve nën një regjim të rëndë e të egër të pushtuesitserb.
Prandaj, Zeqiri, këtë profesion e kreu me e nder dinjitet të lartë prej
shqiptari sepse, më në fund, Zeqiri rrjedhë nga një familje me virtyte të larta
kombëtare nga familja e Mulla Zekë Berdynajt, familje shumë e njohur në
Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjerë.
Zeqir Berdynaj me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga
shkolla e mesme, por që krijimtarinë e tij, deri në vitin 2004 nuk e nxori në
dritë, ndoshta për shkak të kohërave të liga...
Veprat:
1.”Lisi”,Sh.B.”Albi”, Prishtinë, 2004
2.”Dri ,o Dri”, Sh.B.”Albi”, Prishtinë, 2005
3.”Delfina”, Sh.B.” Druck Art”, Prishtinë, 2005
4.”Rruga e kombit”,”Illyricum”, Prishtinë-Zagreb, 2017
5.”Djali nga Gllogjani”, ”Illyricum”, Prishtinë-Zagreb, 2017.
Vepra publicistike:
”Mërgimi rrugë e dështuar”, ”Fjala jonë”, Prishtinë, 1997.
Si dhe dy librat e tij që janë në botim: ”Drenusha” dhe
“Dega dhe Lisi”, janë vazhdimësi poetike, që gjithsesi shënojnë
nivele të reja në krijimtarinë e tij poetike.
Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe anëtar i
Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork,
Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Zeqir Berdynaj krahas profesionit të tij si avokat, ai nuk ndalon së
shkruari, duke e pasuruar krijimtarinë e tij letrare...
Ishte anëtar i LSHK-së , si dhe anëtar i AAAS-it në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Biografia e Zeqir Berdynaj e botuar në Leksikonin Encikopedik të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-amerikane të autorit Flori Bruqi , e gjeni në faqën 521:
Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të përfshirjes së Kosovës si pjesë të Serbisë.
Videoja, që kishte për qëllim mirëseardhjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen, tregon një hartë të Europës me shtetet anëtare të shënuara me ngjyrë të kaltër, ndërsa shtetet jo-anëtare, përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ishin të shënuara me ngjyrë të bardhë.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se në hartë mungon vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë të kuptohet se Kosova është pjesë e Serbisë.
Ky gabim është vënë re nga shumë përdorues të rrjetit social X, ndër ta edhe politikania gjermane Doris Pack, e cila e pyeti von der Leyen se “Ku është shteti i Kosovës?”.
Pas reagimeve të shumta, videoja u hoq menjëherë nga platformat e Komisionit Europian. Një zyrtar i BE-së theksoi se pamjet u larguan sapo çështja u bë e njohur, duke e konsideruar këtë hap si një përgjigje të mjaftueshme për situatën.
Megjithatë, një përgjigje konkrete mbi qëndrimin e Komisionit Europian për statusin e Kosovës si shtet të pavarur nuk u dha, por tha se “fakti që pamjet u hoqën është mjaft vetë-shpjeguese”.
Theksojë publikisht që zonja Ursula von der Leyen, është politikane e koruptuar e Unionit Evropian e cila vazhdimisht më ka shkruar për rreth 12 muja së bashku më ish ministrin e Drejtësisë së Francës zt.Erik Dupond MOreti, shteta francezo-italian për ti autorizuar këta të heq dotë nga një Grand i dhuruar për mua në vlerë prej 875.000,00 eurosh dhuratë nga e ndjera Maria Hertz.
Zonja Hertz tentonte me dredhira ti merrte këtë dhuratë që rrinë pezull në Thesarin Francez për çka është i njoftuar edhe presidenti francez Emanuel Macron dhe kabineti i tij.
Profesor Dr. Mehdi Hyseni , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së si dhe nenkryetar i AAAS në New York,Tiranë , Prishtinë dhe Shkip.
A mund të jetë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë një zgjidhje e qëndrueshme, apo është një opsion i rrezikshëm që mund të shkaktojë tensione të mëtejshme në rajon.
Mehdi Hyseni: Qëndrimi im ishte, është dhe, ende do të jetë kundër këtij kompromisi të keq politik, sepse nuk ka kurrfarë mbështetjeje, historike, gjeopolitike, ligjore, kushtetutese e as jurdike ndërkombëtare, sepse në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me dy territore të ndryshme serbe dhe shqiptare, por me të njëjtin territor shqiptar si në Veriun, ashtu edhe në Luginën e Preshevës, d.m.th. është territor autokton integral i Shqipërisë Etnike Natyrale, jo i Serbisë !?
-Në këtë kontekst, ndarja e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, mund të bëhet vetëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas demaskimit dhe penalizimit të Serbisë kolonialiste mbi territoret autoktone të Shqipërisë Natyrale.
Prandaj, -JO, “shkëmbimi i territoreve” mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të jetë “zgjidhje e qëndrueshme” e as afatgjatë përfundimtare, por vetëm e përkohshme dhe me rrezik permanent, që Serbia ta gllabërojë sërish koloninë e saj sikurse në shtatorin e vitit 1912.
Prandaj, asnjë qeveri e Kosovës nuk duhet pranuar “recetën” serbofile të “shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”, pa konsultuar me Referendum Sovranin e Kosovës.
-E kam shumë të qartë se çfarë domethënie dhe peshe të madhe ka kompromisi politik, por, jo GJITHMONË të FITOJË Serbia e ASNJËHERË Kosova dhe Shqipëria! – O, “më të mençurit e botës”!
– E, po, kështu nuk thotë as Populli, as Zoti, as shkenca, as e drejta, as demokracia, as patriotizmi e as shqiptarizmi, sepse territori i Shqipërisë Etnike nuk është pronë e luajtshme, që kujt t’i “teket” për hesape të veta politike, bajraktariste, karrieriste, materialiste të ndyra, ta bëjë “rrush e kumbulla” në emër të rremë të atdhetarizmit, të demokracisë, të vërtetës, të drejtësisë, të popullit dhe të Zotit, por është thesar i paluajtshëm, që i përket mbarë kombit shqiptar.
Edhe sikur Beogradi zyrtar të pranonte formulën e gabuar të “shkëmbimit të territorit verior të Kosovës me atë të territorit të Preshevës”, ne, me asnjë kusht nuk duhet të pranojmë, sepse do ta humbisnim minierën “Trepça” dhe territorin shqiptar. Sikur të ndodhte kjo, Kosova do të ngelte një vend i varfër dhe i pazhvilluar, i parëndësishëm dhe pa kurrfarë perspektive. Por, gjithmonë e rrezikuar dhe e varur nga Serbia. – Andaj, kujt, do t’i duhej një Kosovë e tillë pa “Trepçen”? –Askujt, sepse “Trepça” është pasuria kryesore e ekzistencë së Kosovës!
“SHKËMBIMI” do t’i jepte “vulën” historiko-diplomatike Dialogut të Brukselit (2011-2024)!
Prandaj, thoni, -JO DIALOGUT TË BRUKSELIT (2011-2024), -Jo “shkëmbimit” të territorit shqiptar-shqiptar me Serbinë e Madhe kolonialiste dhe gjenocidale, sepse duam rikthimin dhe ribashkimin e territoreve tona autktone të Shqipërisë Etnike (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Vraja, Prokuple, Bllaca Kurshumlia etj.).
Kjo do të ishte zgjidhja e drejtë dhe përfundimtare e problemit kolonial shqiptar, pavarësisht nga aspiratat dhe nga pretendimet hegjemoniste, militariste dhe kolonialiste të Serbisë së Madhe për t’i mbajtur të copëtuar dhe të sunduar shqiptarët dhe territoret e tyre si “plaçkë” të përjetshme koloniale, duke u mbështetur në historiografinë falsifikatore të miteve të tyre nacionalshoviniste romantike të mesjetës dhe të shekujve XIX dhe XX.
Ndryshe, çdo zgjidhje tjetër do të kishte karakter paliativ afatshkurtër dhe të dëmshëm për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.
Humbja e Veriut të Kosovës nënkupton edhe humbjen e përgjithmonshme të “Trepçes”!
-Andaj, çfarë do na duhej Presheva dhe Kosova, pa “TREPÇEN”?!
-Asgjë, sepse do ngelnim tërë jetën të varfër dhe shtegtarë si “vezet e qyqes” nëpër botë, duke bredhur me djepa në shpinë për të siguruar një krodhe buke për fëmijët tanë, ashtu sikurse deri tash (1912-2024). –Nuk lihen gjithmonë në megrim mbi 6 milionë shqiptarë. Ndaj, duhet të jemi të kujdesshëm, të vendosur, largpamës dhe këmbëngulës, që të mos humbasim asnjë metër katror të territorit shqiptar, sepse “një popull pa territor, ai nuk është popull”, ka thënë Rilindësi, ideologu, patrioti dhe arktiketi i ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, SAMI FRASHËRI.
Pra, jo kurrfarë shkëmbimi territoresh shqiptare-shqiptare me Serbinë (ndoshta Serbia do të pranonte të shkëmbente Preshevën me Veriun e Kosovës, gjithnjë duke llogaritur në pasurinë milionshe dhe miliardshe të rezervave të arit, të plumbit, të zinkut, të argjendit dhe të bakrit të “ Trepçes”. Kjo pasuri llogaritet të jetë më e madhe sesa e gjithë pasuria e sheteve të BE-së. Kështu ka pohuar akademiku serb, Matija Beçkoviq: “ Pasuria e Kosovës vlen më shumë se krejt BE-ja. Nuk mendoj në vlerën shpirtërore, e cila është e paçmueshme, por në vlerën materiale, e cila, leht mund të llogaritet. Dhe, askush nuk mund të na japë më shumë sesa të na marrë.” (
A është ndikimi i Donald Trump në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë i mjaftueshëm për të tejkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve?
Mehdi Hyseni: Ndikimi i Donald Trumpit dhe i administratës së tij në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë i kufizuar në aspektin afatgjatë, pavarësisht disa përpjekjeve të dukshme për të ndërmjetësuar. Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e cila u promovua nga administrata Trumpit, kishte për qëllim t’i përmirësonte marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve si një hap drejt stabilizimit të marrëdhënieve politike të ndërsjella.. Megjithatë, kjo qasje u përball me disa sfida:
Fokusimi në Ekonomi dhe Jo në Problemet Thelbësore: Marrëveshja e Uashingtonit u përqendrua kryesisht në çështje ekonomike, duke anashkaluar temat themelore politike, si njohja reciproke dhe statusi i Kosovës. Kjo e bëri marrëveshjen të pamjaftueshme për të adresuar problemet më të thella.
Mungesa e Mbështetjes në BE dhe në Rajon: Marrëveshja nuk kishte mbështetje të plotë nga Bashkimi Evropian, i cili është ndërmjetësi kryesor në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo krijoi një mungesë koordinimi ndërkombëtar dhe e uli efektivitetin e përpjekjeve të administratës së Trumpit.
Qëndrueshmëria e Çështjeve Ndërkombëtare: Problemet midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë thjesht çështje bilaterale, por përfshijnë interesa më të gjera ndërkombëtare, përfshirë ndikimin e Rusisë dhe Kinës në qëndrimin ndaj Kosovës. Një administratë e vetme amerikane ka kufizime në ndikimin e saj për të zgjidhur këto dinamika komplekse.
Ndryshimi i Administratës: Me largimin e Donald Trump dhe ardhjen e administratës Biden, prioritetet dhe strategjitë e SHBA-së ndryshuan, duke shtuar pasiguri për implementimin afatgjatë të marrëveshjeve të arritura nën administratën e kaluar.
Përtej këtyre pikave, ndikimi i një presidenti të vetëm është i kufizuar nëse nuk mbështetet nga një strategji gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Procesi i normalizimit kërkon angazhim të qëndrueshëm nga të dyja palët dhe mbështetje aktive nga SHBA-ja, BE-ja dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë. Administrata e Trumpit ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje të qëndrueshme për problemet e thella që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë.
A po përdor Vuçiqi çështjen e Kosovës si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat dhe krizën politike në Serbi?
Mehdi Hyseni: Po, duket se Aleksandar Vuçiqi e përdor çështjen e Kosovës si një mjet strategjik për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi, duke përfshirë protestat dhe krizën politike. Kjo është një taktikë e njohur e liderëve që përballen me sfida të brendshme: të fokusojnë publikun te një “armik” ose një çështje e jashtme për të krijuar një ndjenjë uniteti kombëtar dhe për të shmangur kritikën ndaj qeverisjes së tyre.
Në Serbi, protestat kundër Vuçiqit kanë qenë të lidhura me çështje si kufizimi i lirive demokratike, korrupsioni dhe problemet ekonomike. Në këtë kontekst, retorika ndaj Kosovës shërben si një mënyrë për të devijuar vëmendjen dhe për të konsoliduar mbështetjen te elektorati nacionalist.
Vuçiqi shpesh përdor retorikë nacionaliste dhe kërcënime për konflikt për të mbajtur në fokus çështjen e Kosovës, duke e paraqitur veten si “mbrojtësin” e interesave gjithëserbe. Kjo strategji është veçanërisht e dukshme kur tensionet në veri të Kosovës përshkallëzohen, duke krijuar një narrativë krize që shpesh e lë opozitën serbe dhe komunitetin ndërkombëtar të përqendruar në stabilitetin rajonal, në vend të çështjeve të brendshme të Serbisë.
A është e mundur që Lëvizja Vetvendosje të ruajë këtë përparësi të theksuar deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, apo mund të ketë një ndryshim të papritur në balancën politike të Kosovës?
Mehdi Hyseni: Përparësia e theksuar që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gëzon aktualisht mund të ruhet deri në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, por kjo varet nga disa faktorë kryesorë:
Performanca e qeverisë në muajt e ardhshëm: Nëse qeveria e Albin Kurtit arrin të përmbushë disa nga premtimet kyçe, të menaxhojë me sukses sfidat ekonomike dhe të sigurisë, dhe të sigurojë një dialog konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare, LVV mund të forcojë mbështetjen popullore. Për shembull, përparime konkrete në drejtësi, arsim ose shëndetësi do të jenë vendimtare.
Marrëdhëniet ndërkombëtare: Roli i SHBA-së dhe BE-së në proceset diplomatike, veçanërisht lidhur me dialogun me Serbinë, mund të ndikojë ndjeshëm në imazhin e Kurtit dhe LVV-së. Një marrëveshje eventuale që shihet si e favorshme për Kosovën mund të rrisë mbështetjen për partinë, por çdo kompromis i perceptuar negativisht mund të sjellë pakënaqësi.
Rivali politik dhe mobilizimi i opozitës: Nëse partitë opozitare, si PDK, LDK ose AAK, arrijnë të artikulojnë një platformë të qartë dhe tërheqëse që ofron një alternativë ndaj LVV-së, mund të kemi një ndryshim në balancën politike. Megjithatë, opozita duket ende e fragmentuar dhe e pafuqishme për të sfiduar seriozisht Vetëvendosjen.
Ngjarjet e papritura politike: Çdo krizë e brendshme apo skandal mund të ndikojë në mbështetjen ndaj LVV-së. Për shembull, një destabilizim në veri të Kosovës, përkeqësimi i gjendjes ekonomike, ose një debat i fortë për ndonjë çështje të ndjeshme politike mund të ndryshojë dinamikën elektorale.
Në përgjithësi, LVV duket në një pozicion të fuqishëm për momentin, por stabiliteti i këtij avantazhi varet nga aftësia për të menaxhuar me sukses sfidat e përmendura. Votuesit në Kosovë janë tradicionalisht shumë të ndjeshëm ndaj zhvillimeve të fundit, prandaj asgjë nuk mund të merret si e sigurt.
A mund të zgjidhet me sukses problemi i furnizimit me energji elektrike nëpërmjet angazhimit të KOSTT dhe KEDS, apo është ky një problem struktural që kërkon një reformë më të thellë në sektorin energjetik?
Mehdi Hyseni: Problemi i furnizimit me energji elektrike në Kosovë është një çështje komplekse që lidhet si me sfidat operative të KOSTT dhe KEDS, ashtu edhe me çështje më të thella strukturore në sektorin energjetik. Për të kuptuar nëse problemi mund të zgjidhet me sukses përmes angazhimit të këtyre dy operatorëve apo nëse kërkohet një reformë më e thellë, duhet të merren në konsideratë disa aspekte kryesore:
KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut) ka për detyrë menaxhimin e rrjetit të transmetimit dhe garantimin e stabilitetit të furnizimit. Megjithatë, furnizimi varet nga kapacitetet e prodhimit vendor, të cilat janë të kufizuara dhe të mbështetura kryesisht në termocentrale të vjetëruara si Kosova A dhe Kosova B. Modernizimi i këtyre kapaciteteve ose investimi në burime të reja prodhimi (si energjia e rinovueshme) është jetik.
KEDS (Operatori i Shpërndarjes dhe Furnizimit) përballet me humbje të larta teknike dhe komerciale në rrjet, që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit.
Kosova është pjesë e Komunitetit të Energjisë të BE-së dhe ka obligime për të liberalizuar tregun e saj të energjisë. Kjo kërkon reforma rregullative dhe ndërtimin e një tregu të hapur, i cili mund të sjellë konkurrencë dhe përmirësim të furnizimit, por kërkon gjithashtu investime në infrastrukturë dhe bashkëpunim rajonal.
Mungesa e investimeve të mëdha në energji për dekada ka krijuar një hendek mes kërkesës dhe ofertës. Diversifikimi i burimeve të energjisë (p.sh., duke shtuar energjinë diellore dhe erën) dhe modernizimi i rrjetit janë domosdoshmëri për zgjidhje afatgjata.
Problemi me energjinë është gjithashtu një çështje strukturore që lidhet me menaxhimin dhe qeverisjen e sektorit energjetik. Transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti operacional janë thelbësore. Një reformë e thellë mund të përfshijë rishikimin e pronësisë dhe menaxhimit të kompanive publike, përmirësimin e modelit tarifor dhe krijimin e mekanizmave mbështetës për investime private.
Angazhimi i KOSTT dhe KEDS mund të ndihmojë në përmirësimin e situatës aktuale, por këto institucione janë të kufizuara nga kapacitetet dhe sfidat e trashëguara. Për zgjidhje të qëndrueshme, kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse, e cila përfshin:
Investime strategjike në burime të reja prodhimi.
Zhvillim të energjisë së rinovueshme.
Rehabilitim të rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes.
Përfshirje më të madhe të partnerëve ndërkombëtarë për financim dhe ekspertizë.
Nëse qeveria dhe institucionet e energjisë i qasen problemit me një vizion afatgjatë dhe bashkëpunim rajonal, problemi mund të zgjidhet me sukses. Përndryshe, do të mbetet një pengesë strukturore që do të vazhdojë të prekë zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës në vend.