Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/18

Republika Sërpska ofron marrëveshje për "ndarje paqësore" në Bosnje dhe Hercegovinë


Mbledhja e Qeverisë së Republikës Sërpska. 23 maj 2024.



“Qeveria e Republikës Sërpska, në 30 ditët e ardhshme, do të hartojë një marrëveshje, të cilën do t’ua ofrojë kolegëve tanë në entitetin tjetër, për ndarjen paqësore të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Vishkoviq.

 Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska - plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. 

Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion. Megjithatë, paqja nuk është se i ka përafruar komunitetet shumicë: boshnjakët, kroatët e serbët. 

Milorad Dodik ka ngritur shpesh mundësinë e ndarjes nga ai që vetë e cilëson si “shtet të dështuar”. 

Këtë e ka bërë përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të SHBA-së se do të ndërhyjë, për të parandaluar një skenar të tillë. Po, a mund të ekzistojë Republika Sërpska vërtet si shtet më vete? Për ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy - jo. “Ndarja ose shkëputja nuk do të thotë pavarësi e Republikës Sërpska ose fund i Bosnje e Hercegovinës. Do të thotë fund i Republikës Sërpska”, sipas tij. James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se retorika e Dodikut shkakton efekt tejet destabilizues në Bosnje e Hercegovinë, por se është boshe.

Çfarë thuhet në Deklaratën e" KUvendit gjithëserb"


Presidenti  ëetnik serb, Aleksandar Vuçiq, duke biseduar nga afër me presidentin e Republikës Sërpska,ëetnikun  Millorad Dodik përgjatë “Kuvendit gjithëserb” në Beograd. 


P
ërveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 
Pamje prej ceremonisë së lutjeve të kryera në Kishën Shën Sava në Beograd, në kuadër të “Kuvendit gjithëserb”. (Foto:Radio Evropa e Lirë)
Pamje prej ceremonisë së lutjeve të kryera në Kishën Shën Sava në Beograd, në kuadër të “Kuvendit gjithëserb”. 
 Mes tjerash përmendet që serbët në Kosovë, si dhe gjithë qytetarët tjerë që janë besnikë të Serbisë, duhet të mbrojnë manastiret, kisha, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara. Nënshkruesit e Deklaratës i kanë dënuar edhe ato që i kanë konsideruar kushte të patolerueshme të jetesës së serbëve në Kosovë, të krijuara prej autoriteteve të Prishtinës, por pa përmendur ndonjë fakt konkret.

Çfarë thuhet në Deklaratë? 

Dokumenti përbëhet prej 49 pikash. Aty thuhet që populli serb përbën një entitet të vetëm dhe që ndonëse “përgjatë historisë, populli serb ka jetuar në shumë shtete me emra të ndryshëm, ai ka të drejtë të ruajë traditën e tij të pasur”. Disa besojnë që nëse ai zbatohet në përpikëri, bashkëpunimi ndërmjet të dyja palëve do të jetë shumë më i madh, dhe se Serbia do ta rrisë ndikimin në Republikën Sërpska, rrjedhimisht në Bosnje. Deklarata e përbashkët u miratua në kohën kur presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik – i sanksionuar nga SHBA-ja – përmend mundësinë e shkëputjes prej Bosnjës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dokumenti u përpilua në përputhje me rezolutat, me të drejtën ndërkombëtare dhe me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve të periudhës 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë, dhe ka krijuar dy entitete, Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Sërpska. Vuçiq u bëri thirrje përfaqësuesve të Republikës Sërpska që të gjitha problemet të zgjidhen në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, ndonëse përsëriti se Serbia “nuk do t’i lërë kurrë në baltë serbët e Bosnjës”. Disa e panë këtë qëndrim të Vuçiqit si përpjekje “për t’i qetësuar nacionalistët në Bosnje e Hercegovinë”.

Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” 31 korrik 2024

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të mërkurën të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb, e cila doli nga një “Kuvend gjithëserb” muajin e kaluar në Beograd.

Deklarata - e miratuar më 8 qershor në Beograd në një takim të përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës - përbëhet nga 49 pika dhe e përmend edhe Kosovën. Aty thuhet se populli serb "përbën një entitet të vetëm" dhe se, ndonëse “përgjatë historisë, populli serb ka jetuar në shumë shtete me emra të ndryshëm, ai ka të drejtë të ruajë traditën e tij të pasur”. Në takimin e 8 qershorit në Beograd ishte insistuar në, siç është thënë, “përdorimin e emrit të plotë të provincës jugore serbe - Kosova dhe Metohija” - si referencë për shtetin e Kosovës. Agjenci serbe e lajmeve Beta, raporton se Deklarata u miratua me 139 vota pro dhe u duartrokit nga përfaqësuesit e Qeverisë serbe. Nëntë deputetë votuan kundër, ndërsa asnjë nuk abstenoi.

Çfarë peshe ka deklarata për Vojvodinën?

Çfarë peshe ka deklarata për Vojvodinën? Sipas Popovit, deklarata për Vojvodinën “nuk ka status ligjor, ashtu si edhe deklarata e miratuar në Kuvendin gjithëserb”.

 Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb” Në këtë kuvend, që ishte një seancë e përbashkët e qeverive të Serbisë dhe Republikës Sërpska, e mbajtur në Beograd më 8 qershor, 2024, u miratua Deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb - një dokument prej 49 pikash. Ky dokument u miratua në korrik nga Kuvendi i Serbisë dhe në të, mes tjerash, thuhet se populli serb përfaqëson një entitet të vetëm. Popov thotë se deklarata për Vojvodinën do të kishte peshë ligjore nëse do të mbahej “referendum për heqjen e autonomisë së Vojvodinës”. “Do të duhej të zbatoheshin të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese që ekzistojnë për vendosjen apo heqjen e autonomive ekzistuese”, thekson ai. Popov beson se teza për separatizmin “nuk ka asnjë bazë në realitet”, por se qëllim i saj është “t’i riparojë dëmet e shkaktuara nga të gjitha lëvizjet e gabuara që ka bërë pushteti”. “Pasojat mund të jenë katastrofike nëse plani [i pushtetit] për të krijuar përçarje mes njerëzve të Vojvodinës dhe pjesës tjetër të popullsisë në Serbi, ka sukses”, thotë Popov. Çfarë statusi ka Vojvodina? Kushtetuta e Serbisë thotë se ky vend ka dy krahina autonome, Vojvodinën dhe Kosovën, edhe pse kjo e fundit është shtet i pavarur qysh në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh. Me Kushtetutë, propozimi për krijimin e krahinave të reja ose për shfuqizimin ose bashkimin e krahinave autonome ekzistuese konfirmohet nga qytetarët me referendum. Krahina autonome në Serbi i ka institucionet dhe të ardhurat e veta, menaxhon prona, i ka simbolet dhe përcakton mënyrën e përdorimit të tyre.

Kush po bën pretendime për “separatizmin e Vojvodinës”?

Vuçiq tha më 7 shkurt  2025 se do ta kundërshtonte “separatizmin” përmes mjeteve demokratike dhe politike. “Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Nuk ka dorëzim apo tërheqje para atyre që duan ta shkatërrojnë vendin tonë”, shkroi Vuçiq në një postim në Instagram. Kryeministri në largim i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i tha Televizionit Pink më 2 shkurt 2025  se opozita dëshiron shkëputjen e Vojvodinës dhe se protestat i sheh si mundësi për planet e saj. 
Disa përfaqësues të opozit Partia opozitare, Lidhja e Social-Demokratëve të Vojvodinës (LSV), u distancua nga kjo. Agjencia Beta raportoi se edhe një pankartë me mbishkrimin “Republika e Vojvodinës” është varur në Urën e Varadinit në Novi Sad, më 23 janar 2025 , dhe se ekspozimi i saj është siguruar nga policia komunale, gazetarët nuk morën  përgjigje as nga policia komunale, as nga qyteti i Novi Sadit lidhur me këto pretendime.

Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Nuk ka dorëzim apo tërheqje para atyre që duan ta shkatërrojnë vendin tonë".

Mes protestave të studentëve që zgjasin me muaj, autoritetet në Serbi janë duke paralajmëruar miratimin e një “deklarate të popullit” për Vojvodinën, që është një krahinë autonome në veri të Serbisë. Ky hap është thënë se do të ndërmerret në përgjigje të iniciativave të supozuara separatiste në protesta. Vojvodina është Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 7 shkurt se, javëve të fundit, janë rishfaqur iniciativat për t’i dhënë Vojvodinës autonomi më të gjerë. Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se me disa mesazhe “kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë, me disa të flitet gjuha vojvodinase e me disa të tjera duan që Vojvodina të ndahet prej Serbisë”. Ai nuk specifikoi se kush i dërgon mesazhet e tilla. Zyrtarë të tjerë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet kanë pohuar, gjithashtu, se “kërkesat separatiste” janë pjesë e protestave në Serbi. Presidenca serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këto iniciativa e as për arsyet e sakta për miratimin e deklaratës së lartpërmendur. REL-i e kontaktoi edhe Millenko Jovanovin, shef i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe, por as ai nuk u përgjigj. Aleksandar Popov, nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë për Radion Evropa e Lirë se pretendimet e Qeverisë serbe për separatizmin e Vojvodinës, janë pjesë e strategjisë “përçaj dhe sundo”. “Asnjë nga figurat publike, as nga opozita, as nga njerëzit e shënjestruar nga mediat pro regjimit, nuk kanë përmendur deri më tani as ‘V’ prej Vojvodinës, kur bëhet fjalë për ndryshimet që janë të nevojshme”, thotë Popov. Protestat e studentëve, sipas tij, kanë treguar unitet dhe flasin vetëm për kërkesat kryesore, “e ato janë që institucionet të nisin punën”. Studentët - të cilët prej muajsh kanë bllokuar fakultetet në Serbi, për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit - kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e këtij stacioni, ndëshkimin e sulmuesve të studentëve në protestat pas tragjedisë, pezullimin e procedurave ndaj protestuesve të arrestuar, si dhe rritjen e buxhetit për 20 për qind të arsimit të lartë. Që nga ajo tragjedi, në Serbi janë mbajtur disa protesta, ku kanë marrë pjesë edhe qytetarë të tjerë. Por, në to, organizatorët nuk kanë thënë se shkëputja e Vojvodinës është kërkesë e tyre.

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ka rënë dakord me presidentin rus Vladimir Putinin për fillim të negociatave për luftën në Ukrainë





Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe shumë produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe se ata kanë rënë dakord që ekipet e tyre të “fillojnë menjëherë negociatat” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe tema të ndryshme të tjera”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social. Trump shtoi se ai dhe Putini “duan të ndalojnë miliona vdekje që po ndodhin në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës”, ku vlerësimet për viktimat ushtarake nga të dyja palët, duke përfshirë të vrarët dhe të plagosurit, variojnë midis 1 dhe 2 milionë njerëz. “Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë edhe vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, ramë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat”, tha ai, duke shtuar se ishte gati të telefononte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, “për ta informuar atë mbi bisedën”. Zyra e Zelenskyt më vonë e konfirmoi se dy liderët kishin folur në telefon. Vetë Zelensky tha se kishte diskutuar "mundësitë për të arritur paqen" në një bisedë telefonike "të rëndësishme" me Trumpit, gjatë së cilës ky i fundit kishte "ndarë detaje të bisedës së tij me Putinin". Pas bisedës, Trump tha se Zelensky "njëjtë si presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE". "Ne diskutuan një sërë temash lidhur me luftën, por kryesisht për takimin që do të mbahet të premten në Mynih, ku zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëheqin delegacionin", shkroi Trump në Truth Social. "Shpresoj që rezultatet e atij takimi të jenë pozitive", shtoi ai. Ndërkohë, në telefonatën me Putinin, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Trump “shprehu mbështetje për një ndalim të menjëhershëm të armiqësive dhe për zgjidhjen e çështjes përmes mjeteve paqësore”. “Presidenti Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për të eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe u pajtua me Trumpin se një zgjidhje afatgjatë mund të arrihet përmes negociatave paqësore”, tha Peskov. Peskov shtoi se Putini e ftoi Trumpin ta vizitojë Moskën dhe se Rusia është e gatshme të presë zyrtarë amerikanë për bisedime. Telefonata ishte kontakti i parë i drejtpërdrejtë i konfirmuar midis dy presidentëve që kur Trump, i cili është zotuar të ndërmjetësojë një fund të shpejtë të luftës, mori detyrën më 20 janar 2025.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...