Agjencioni floripress.blogspot.com

2026/02/16

Presidenti amerikan Donald Trump letër Prof.dr.PHD. Vjosa Osmanit në prag të 18 vjetorit të pavarësisë: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës


Letrën e ka publikuar kryetarja e shtetit të Kosovës. Në të, Presidenti amerikan shpreh gatishmërinë për të zgjeruar partneritetin mes dy shteteve. Trump gjithashtu falenderon Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes. 






Në letrën e tij drejtuar Presidentes prof.dr.  Vjosa  Osmani   ,Donald  Trump përgëzon popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Presidenti amerikan ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët, si dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.




 Donald Trump e ka felenderuar ndërkohë Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili siç thiotë, synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.



Nesër dita e Pavarësisë, pas Ramës dhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

 Pas vizitës së sotme të kryeministrit Edi Rama në  Kosovë. 


Bëhet me dije se edhe presidenti Prof.dr.Bajram Begajdo të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Kosovës kreu i shtetit do të qëndrojë sot edhe nesër që është edhe 18-vjetori i Pavarësisë.

Ashtu si edhe për kryeministrin Rama, policia bën me dije se edhe gjatë kohës së lëvizjes së eskortës së presidentit Begaj do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.




“Me datë 16 dhe 17 shkurt  2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Me këtë rast Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut,  gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes më datë 16 shkurt në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim më datë 17 shkurt në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjyqi në Hagë/ Rama: Nëse liderët e UÇK-së do varrosen për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Clinton e Balir

  Edi Rama theksoi se në rast se 4 liderët e UÇK-së do të varrosen për së gjalli duke i dënuar me 45 vite burg,  atëherë do duhet të nisin arrestimet edhe për Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve mbi ushtrinë serbe në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama nga Prishtina ka bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK, në Hagë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se pretenca e Prokuroria nuk qëndron në asnjë rast, ndërsa theksoi se në rast se 4 liderët e UÇK-së do të varrosen për së gjalli duke i dënuar me 45 vite burg, atëherë do duhet të nisin arrestimet edhe për Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve mbi ushtrinë serbe në Kosovë.

Ka diçka tjetër që është edhe më e rëndë për perëndimin sepse nëse Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të varrosen për së gjalli për luftën dhe çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duhet të vazhdojnë arrestimet, Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile  bombardimeve dhe duhet të ndodhë ekzaktësisht ajo që ka predikuar Milosheviçi që bashkë me atë zviceranin mos gjettë kurrë prehje atje ku është, të dy bashkë atje dhe kjo është e paimagjinueshme dhe unë flas e flas, më duket se çdo fjalë që them është pa kuptim, pa peshë, pa lidhje sepse ajo që po ndodh është shumë e rëndë dhe duhet të flasim, të shkruajmë libra, të tregojmë, por mbi të gjitha, të gjejmë mënyrën të veprojmë. Nuk e kam përgjigjen sesi, por besoj që bashkarisht të dyja shtetet tona mund ta gjejnë një përgjigje që në fund fare të mos i themi vetes si nuk provuam edhe këtë, por t’i provojmë që të gjitha brenda normave që jemi nënshtruar me liri të plotë si pjesë e bashkisë demokratike, euroatlantike etj”, tha Rama.

Ai e ka cilësuar Prokurorinë Speciale si një “prokurori idiotësh”, duke akuzuar se ata janë kthyer në instrumente politike, më keq se sa prokuroritë e Serbisë.

Mbrojtja e Thaçit në Hagë hedh poshtë pretendimet e prokurorisë, Mishetiq: Të shpallet i pafajshëm, s’ka prova për strukturë kriminale!

 Mbrojtja e Hashim Thaçit thotë se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një “qëllimi të përbashkët kriminal”. Sipas avokatit mbrojtës, një plan i tillë nuk ka ekzistuar kurrë.


Kryeavokati i Hashim Thaçit në gjyqin e Hagës, Lluka Mishetiq tha se ndryshe nga sa pretendon Prokuroria Speciale (ZPS), “qëllimi kriminal i përbashkët nuk ka ekzistuar dhe nuk ka pasur kurrë një plan kriminal për të nënshtruar kontroll në gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve që paraqiten në aktakuzë”.

Sipas tij, ZPS nuk i është përgjigjur pyetjes kyç dhe nuk e ka vërtetuar se si Thaçi ka dhënë kontribut në veprat për të cilat akuzohet, ku përfshihen vrasje, ndalime të paligjshme etj, duke argumentuar se Thaçi gjendej jashtë vendit shumicën e periudhës që mbulohet në aktakuzë.

“ZPS nuk ka vërtetuar akuzat kundër Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij dhe në vendin e tij. Është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin dhe mbrojtja mban qëndrimin e saj se rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja e pafajshëm i Thaçit”, tha Mishetiq.

2026/02/15

The former Dutch ambassador to Kosovo, Robert Bosch, considers the Prosecution's request for a 45-year prison sentence for the former leaders of the Kosovo Liberation Army absurd.

 The former Dutch ambassador to Kosovo, Robert Bosch, considers the Prosecution's request for a 45-year prison sentence for the former leaders of the Kosovo Liberation Army absurd.


He says that there is no evidence to support the SPS's claims of war crimes against Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selim and Jakup Krasniqi. In an interview for KosovaPress from The Hague, Bosch emphasizes that he expects the trial panel to declare them not guilty and release them due to lack of evidence.


On Monday, the final submissions in the largest trial in the Special Court began.


The Chief Specialized Prosecutor, Kimberly West, has requested a sentence of 45 years in prison for Thaçi and the others.


Meanwhile, the defense teams have requested that the same be declared innocent on all counts of the indictment, saying that there is no evidence to support the SPS's claims.


Former Dutch ambassador Robert Bosch says it is not true that the Liberation Army was criminal, adding that if it were otherwise, NATO would not cooperate.


"45 years in prison based on what? I mean, I'm really sorry. I can't understand it at all because, as you know, this trial has been going on for quite some time and there have been many witnesses, and many of them have really undermined what the prosecution was saying. What I don't understand about the prosecution is that they seem to be just enemies of those four people. It seems like they're just there to convict them at any cost. Normally they would say: 'Okay, we have a trial, they're accused'. I'm not a lawyer, but they're accused, then a lot of witnesses come and you think: 'Oh, maybe it's not as bad as we thought'. That would be normal. And now, in fact, they've made it even worse. They still say that the KLA was a criminal organization, which is not true and has been proven not to be true. It was not a criminal organization because I myself was personally involved in 1999 with the Dutch government and NATO. And of course, we knew that we were using the KLA "like NATO troops on the ground. And it, of course, was not a criminal organization, otherwise we would not cooperate with them. They worked for us. So what this prosecutor is saying de facto is that NATO was cooperating with a criminal organization, which is certainly not true. And again, Clark and all the other witnesses have confirmed that this was not the case," Bosch declares.


The trial panel, which is led by Judge Charles Smith, according to the Dutch diplomat, must be neutral in its decision towards the defendants.


"Judges should be neutral. They are not the same as the prosecution. So I hope and I have to believe that judges are truly objective. I think if they are objective, they will say that the prosecution has a very weak case. In my opinion, they will dismiss the whole case by saying: 'Listen, it is a very weak case' and then either acquit them for lack of strong evidence, or say that they have nothing to do with this. I would be surprised and I think the court would compromise itself... I want to say to the judges, of course I should not put pressure on them, but I believe that they are honest people. In that case, based on what I have seen, they cannot convict these people. They cannot. It would be very strange if they went after the prosecution," he adds.


Leaders from Kosovo and the region have reacted to the request of the Public Prosecutor's Office for 45-year sentences for the former KLA leaders.


Bosch also says this is an absurd request, as it is considered life imprisonment.


A protest will be held in Pristina on the 18th anniversary of Kosovo's declaration of independence, with the motto "Justice, Not Politics".


Former ambassador Robert Bosch says this is necessary, as Kosovo is being insulted by claims that the Kosovo Liberation Army is criminal.


"Protests are perfect as long as they are not violent. I don't like violent protests like the one you had in Tirana last week, but protests are okay. In this case there is room for protest, because calling the KLA a criminal organization is an insult to your country. It is an insult. Because if you look now in Serbia, which was the main responsible for the whole problem in the first place, a lot of people who were involved are still there. I think the head of their army is one of the people who was involved in the killings in Kosovo. They have a lot of people sitting there and laughing. Dacic and Vucic were also involved in a similar way to Thaci – they were not killing people by hand, but they were ministers of propaganda. They were really helping Milosevic. So how is it possible that they are sitting there comfortably? Why aren't they in prison for 45 years? Because they have done more or less similar things to what Thaci is alleged to have done. Thaci was promoting the KLA as a liberation movement, while "These were promoting Milosevic's policies for a Greater Serbia at the expense of Albanians in Kosovo and Bosniaks in Bosnia. But they are there," Bosch emphasizes.

2026/02/11

Paditet Milorad Dodik me deklaratat e fundit të Milorad Dodik që fyejnë dhe poshtërojnë popullin boshnjak,


Paditet Milorad Dodik

Delegatët e Klubit Popullor Boshnjak në Dhomën e Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH) paraqitën një padi penale në Prokurorinë e BeH kundër kreut të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) Milorad Dodik për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës.


Padia penale lidhet me deklaratat e fundit të Milorad Dodik që fyejnë dhe poshtërojnë popullin boshnjak, raportoi Avaz me seli në Sarajevë.

“Këto deklarata nga personi i lartpërmendur nuk janë të vetmet, por përfaqësojnë një vazhdimësi të deklaratave të bëra gjatë disa viteve të fundit, të cilat fyejnë dhe poshtërojnë popullin boshnjak. Padyshim, kjo sjellje përbën një vepër penale për të cilën ai po raportohet”, thuhet në deklaratë.

Ata shtuan se “është e qartë se vetëm ndjekja penale mund ta ndalojë sjelljen e paqytetëruar të personit të raportuar”.

“Historia e Bosnjës dhe Hercegovinës na mëson se fjalët që mbeten pa një përgjigje gjyqësore shpesh i paraprijnë krimeve që nuk mund të ndalen më”, deklaroi Klubi Popullor Boshnjak.

Ata njoftuan gjithashtu se do të ngrinin çështjen e ekzekutimit të plotë të vendimit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili dënoi Milorad Dodikun me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të mbajtur poste publike, para institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës përgjegjëse për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

“Kjo vlen veçanërisht për respektimin e pasojave ligjore të dënimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave të kryetarit të një partie politike”, thanë ata në një deklaratë, raporton Avaz.

2026/01/07

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.


AKADEMIK REXHEP QOSJA




Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “kombin kosovar” Nga Rexhep Qosja Thuhet: koha e krijimit të shteteve kombëtare ka kaluar që moti. Harrohet se Izraelin – shtetin kombëtar të hebrenjve, e kanë krijuar një shtet shumetnik – SHBA-të dhe dy shtete kombëtare • Anglia dhe Franca. Harrohet se ne jemi dëshmitarë (dhe krijues) të shteteve të reja kombëtare. Prej Jugosllavisë shumëkombëshe deri tani janë krijuar pesë shtete kombëtare, kurse dy të tjera – Kosova dhe Mali i Zi janë në krijim e sipër. Prej Bashkimit Sovjetik janë krijuar 14 shtete kombëtare, kurse prej Çekosllovakisë – dy. Numri më i madh i këtyre shteteve të reja kombëtare në kushtetutat e tyre quhen shtete qytetare, shumetnike, por ato janë krijuar prej një kombi, janë fryt i përpjekjeve politike apo, madje, i luftës kombëtare të një kombi për shtet kombëtar. Edhe shteti i nesërm i Kosovës është fryt, para së gjithash, i luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe i luftës politike për ruajtjen e identitetit shqiptar prej vitit 1912 dhe për emancipimin politik dhe kushtetutar-juridik të Kosovës prej Luftës së Dytë Botërore e këndej. Përkufizimi i Kosovës si qark menjëherë pas Luftës, mandej si autonomi me kompetenca të rrudhura, kurse në Kushtetutën e vitit 1974 si autonomi e gjerë, i detyrohet jo vetëdijes shumetnike jugosllave a evropiane të kosovarëve, po pikërisht identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Kufijtë administrative të Kosovës pas Luftës nuk janë caktuar për shkak të të gjithë kosovarëve – shqiptarëve, serbëve, malazezve, myslimanëve, turqve, romëve, por vetëm për shkak të shqiptarëve. Dhe, më tej: kur thuhet se koha e shteteve kombëtare ka kaluar, prandaj edhe identiteti i kosovarëve duhet të përkufizohet si identitet mbikombëtar, diçka si identitet evropian, harrohet se baskët, çeçenët, abhazët e një varg popujsh të tjerë në këtë planet vazhdojnë të trokasin në dyert e historisë duke kërkuar krijimin e shteteve të tyre kombëtare. Kush e lexon me mend historinë dhe mëson çka duhet të mësohet prej saj, do të dijë se këta popuj, sado të pakët në numër qofshin, do ta bëjnë nesër atë që e kërkojnë sot. Në të vërtetë, i gjithë shekulli njëzet ishte shekull i çlirimit të planetit prej kolonializmit dhe i krijimit të shteteve të reja kombëtare. De Goli i madh ka thënë: kombi është forca që e lëviz historinë. Kjo fuqi e ka lëvizur edhe historinë e Kosovës. Dhe, kjo fuqi që e ka lëvizur historinë e Kosovës e ka identitetin dhe emrin e vet: shqiptarët. Pse atëherë meritojnë për këtë t’ua dhurojmë edhe atyre që këtë meritë objektivisht nuk e kanë dhe s’kanë dashur ta kenë? Pse atëherë ta mbulojmë identitetin kombëtar shqiptar me një identitet që mund të jetë vetëm përbërës i tij? Thuhet: edhe austriakët ishin gjermanë, por kanë krijuar shtetin e tyre dhe identitetin e tyre dhe Harrohet se Austria është krijuar në kohën e feudalizmit. Feudalizmi ishte rend i feudalëve dhe i bujkrobërve të tyre dhe prej popujve të ndarë në feude të tilla në procesin e bashkimit janë krijuar shtetet kombëtare. Por, shumë rrallë ka ngjarë edhe tjetra: prej një populli mund të jenë bërë dy shtete. Austria është një shembull i tillë: prej një populli gjerman janë krijuar dy shtete – Gjermania dhe Austria. Mendësia feudale ka vdekur me vdekjen e feudalizmit në Evropë. Si pasojë e Luftës së Dytë Botërore prej Gjermanisë ishte ndarë dhe bërë shtet pjesa lindore, por gjermanët lindorë kurrë nuk kanë kërkuar që të krijojnë identitet të ri kombëtar. Edhe koreanët janë të ndarë në dy shtete, por as koreanët jugorë nuk kanë kërkuar që të bëjnë identitet të ri kombëtar me të cilin do të dalloheshin prej koreanëve veriorë, as koreanët veriorë nuk kanë kërkuar të bëjnë identitet të ri kombëtar me të cilin do të dallonin prej atyre jugorë. Këtë nuk e ka bërë, madje, as diktatori Kim Il Sungu. Tajvani është i ndarë prej Kinës – si shtet. Tajvanezët duan të ruajnë pavarësinë e shtetit të Tajvanit, por nuk kërkojnë të krijojnë identitet të ri kombëtar, sepse duan të quhen kinezë. Konfederata e Bosnjës e Hercegovinës është e përbërë prej dy shtetesh: Federatës Myslimane – Kroate dhe Republikës Serbe, por serbët e kësaj republike nuk kërkojnë të bëjnë identitet të ri kombëtar: mbesin çka ishin. Në qoftë se të gjitha këto të dhëna që e kundërshtojnë arsyeshmërinë e krijimit të identitetit të ri kombëtar në Kosovë, që do të quhej kombi kosovar, me të cilin kosovarët do të dallonin prej shqiptarëve, si thonë disa, si austriakët prej gjermanëve, në qoftë se, pra, këto të dhëna dihen edhe prej atyre që paraqesin mendime për këtë identitet të ri kombëtar, shtrohet pyetja: pse atëherë duan të bëjnë diçka që s’bëhet askund në botë sot? Koncepti feudal dhe koncepti modern për kombin Sigurisht nuk ka vetëm një përgjigje në këtë pyetje por, sigurisht, një përgjigje është kryesorja. Popujt evropianë që moti janë liruar prej mendësisë feudale, por nuk mund të thuhet se prej kësaj mendësie janë liruar edhe feudalët tanë politikë dhe bujkrobërit e tyre intelektualë. Ideologjia feudale ishte ideologji në të cilën përfaqësoheshin dhe me të cilën mbroheshin interesat e shtëpive feudale. Edhe ideologjia e identitetit të ri kombëtar kosovar në të vërtetë është ideologji në të cilën përfaqësohen dhe me të cilën mbrohen interesat e disa individëve dhe të disa grupeve politike dhe intelektuale në Kosovë. Nuk është e çuditshme, prandaj, pse ithtarët më të përkushtuar të kësaj ideologjie separatiste, feudale, gjenden kryesisht në disa institucione politike dhe në disa institucione shkencore e kulturore. Mund të besohet se kosovarizmi, që do të kurorëzohej si identitet i ri kombëtar, i frymëzuar dhe i propaganduar prej këtyre grupeve politike e intelektuale dhe prej institucioneve ku gjenden nxitësit e tyre, në të vërtetë synon të bëhet ideologji kundër konceptit modern: një popull shqiptar, një kulturë shqiptare, një gjuhë letrare shqipe, një komb shqiptar; a, rrjedhimisht, ideologji kundërhistorike me të cilën do të mposhtej përgjithmonë ideja që e ka lëvizur historinë e popullit shqiptar prej Lidhjes së Prizrenit e këndej: ideja e bashkimit kombëtar. Pse jo? Interesat e atyre që kanë arsye të frikësohen prej tërësisë gjithmonë përfaqësohen dhe mbrohen më mirë me përkushtime ndaj pjesës sesa me përkushtime ndaj tërësisë. Kjo është logjika e njohur feudale: më mirë i pari në fshat sesa i fundit në Romë. Mos do të thotë kjo se identiteti i ri, më parë sesa kategori kombëtare, është kategori ekonomike apo, ndoshta, kombëtare dhe ekonomike njëkohësisht. Në fund të shtjellimit të mësipërm është e kuptueshme të rishtrrohen pyetjet: cilat janë arsyet e përpjekjeve për ndryshimin e parimeve themelore mbi të cilat është krijuar gjuha strandarde, apo, madje, për krijimin e një gjuhe tjetër standarde për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët gegë përgjithësisht? Cilat janë arsyet e gjykimeve të anshme, të tejshquarjeve, tejtheksimeve të vetëdijeve fetare e të qëndrimeve të anshme të disa institucioneve politike e shtetërore ndaj ndonjërës prej këtyre vetëdijeve? Cilat janë arsyet e përpjekjeve për krijimin e identitetit të ri kombëtar, të quajtur identiteti kosovar? Cilat janë arsyet e përpjekjeve dhe gjykimeve të këtilla që mund të ushtrojnë ndikim çintegrues në proceset integruese gjithëshqiptare dhe, rrjedhimisht, ndikim shpërbërës ndaj identitetit kombëtar shqiptar? Përgjigjia, duket, është kjo: në bazën e përpjekjeve dhe gjykimeve të tilla qëndron mimikria politike! … /Trajtesën "IDENTITETI KOMBËTAR DHE MIMIKRIA POLITIKE" e keni të plotë në #mekuliPress.com

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...