Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/01

Abaz Pllana :Një manifestim madhështor në Lyon të Francës për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Abaz Pllana
Sikur në të gjitha trojet shqiptare, ashtu edhe në diasporë ku ka shqiptarë, valët e festës dhe gëzimit përfshinë mërgatën shqiptare të Lyonit të Francës. Të premten më 30 nëntor 2012, me organizimin e Shoqërisë Shqiptare Iliria të Lyonit, u mbajt një mbrëmje festive që ishte njëra ndër festat më të bukura që janë mbajtur ndonjëherë në Francë apo Evropë.

Prezenca e ambasadorit shqiptar në Paris, në mesin e mërgimtarëve shqiptarë të Lyonit rriti edhe më shumë karakterin festiv të kësaj nate. Aq më shumë i dhanë karakter festiv kësaj mbrëmjeje festive edhe prezenca e dy miqve të mëdhenj të shqiptarëve, dy figurave të shquara publike franceze, Jacques Bruyas dhe Denis di Leonardo.

Mbrëmja festive u mbajt në sallën e mrekullueshme që ka një emër të madh, Victor Hugo, që është pjesë e kompleksit të Komunës së Lyon VI. Një skenë shumë e bukur siç mund ta meritojë 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas një mori aktivitetesh të Ambasadorit shqiptar dhe Shoqërisë Shqiptare Iliria gjatë gjithë ditës, duhej të finalizohej me diçka të bukur në mbrëmjen e së premtes. U arrit kjo falë mundit dhe punës së organizatorëve duke mos harruar pa përmendur prezencën mjaft të madhe pjesëmarrësve mërgimtarë, që jetojnë larg vatrave të tyre atërore.

Mbrëmja u hap me hymnin e Flamurit, kurse një përshëndetje nga cilësia e organizatorit të pranishmëve iu drejtua nënkryetarja e Shoqërisë Shqiptare Iliria, zonja Rina Çela. Ajo shpalosi pjesët përbërëse të festës duke prezentuar edhe miqtë dhe të pranishmit e nderit që ishin në sallë.

Në fjalën e tij, zoti Ylljet Aliçkaj, ambasador i Shqipërisë në Francë, përshëndeti punën dhe unitetin e shqiptarëve rreth Shoqërisë Shqiptare Iliria. Ai përshëndeti punën dhe aktivitetin e veprimtarëve të kësaj Shoqërie duke konsideruar si një ndër Shoqëritë më aktive të diasporës. Ambasadori shqiptar foli gjithashtu për të arriturat e Shqipërisë dhe shqiptarëve në 100 vjetët e fundit duke vërë theksin në fitoren e Kosovës ndaj pushtuesit shekullor serb.

Në vazhdim të programit foli edhe kryetarja e Shoqërisë Shqiptare Iliria, zonja Ledia Dema , profesoreshë e Semantikës në Universitetin e Lyonit. Ajo mbajti referatin kryesor për rëndësinë historike të 28 Nêntorit. Dita e flamurit dhe e Pavarësisë marrin kuptim edhe më të madh – tha zonja Dema – kur në të njëjtën ditë shënojmë edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe daljes në skenë të UÇK-së që u ngrit në luftën çlirimtare për çlirimin e Kosovës.

Denis Di Leonardo , konsull nderi i Shqipërisë në Lyon, si çdo herë tjetër ishte në përbërjen e këtij organizimi. Ai foli për punën e madhe që bënin veprimtarët e kësaj Shoqërie për promovimin e kulturës shqiptare në Francë. Ai që kishte qenë një ndër bartësit kryesor të shumë aktiviteteve të natyrës ekonomike mes Francës dhe Shqipërisë, sonte ishte në mbështetje të një prezentimi akoma më të madh të shqiptarëve dhe Shqipërisë në Francë.

Një personalitet i njohur i letrave të gjuhës frënge është padyshim edhe intelektuali i madh francez Jacques Bruyas. Siç ndihej i lumtur në mesin e shqiptarëve në 100 vjetorin e pavarësisë, ai ndihej gjithashtu shumë i lumtur për një mbështetje që po i jepte një populli kaq të vjetër dhe kaq të pasur me virtyte të mëdha. Ai sonte foli edhe Justin Godard, një njeri i politikës franceze që ishte një admirues i madh i shqiptarëve. Ai është në krye të një Asociacioni që mban emrin Justin Godard, të njërit nga miqtë më të njohur të shqiptarëve në Francë.

Pas pjesës së parë të programit, këngët dhe vallet duhej ta plotësonin e ta përmbyllnin sa më mirë këtë mbrëmje festive. Dhe kjo përmbyllje e aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk do të mund të bëhej më madhështor seç e bënë dy grupet muzikore – Shoqëria Kulturoro-artistike Iliria nga Saint Julieni dhe ansambli i këngëve dhe valleve Rinia nga Gjeneva.

Këngët tradicionale me sharki dhe çifteli kënduar nga Shoqëria Iliria e Saint Julienit nën udhëheqjen e muzikantit tashmë të dëshmuar, Mufail Hazirit, mbushi sallën Victor Hugo me duartrokitje të mëdha. Këngët atdhetare shqipe tundnin me kaq forcë mbi çatinë e kësaj salle sa të vjetër dhe prestigjioze. Repertori i këngëve nga ky grup entuziazmoi fuqishëm zemrat e mërgimtarëve shqiptarë që me aq mall presin të dëgjojnë zërin e çiftelisë.

Një paraqitje solo e artistes Lule Nikaj gjithashtu u prit shumë mirë në këtë përvjetor jubilar. Kënga "More e bukura More" u përcjell me duratrokitje të gjata.

Në fund të programit ishte paraparë koncerti i Ansamblit të këngëve dhe valleve Rinia nga Gjeneva. Një muzikë shumë e pastër shqiptare, me një përgatitje tejet profesionale, me një koreografi madhështore, me kostumet aq të bukura dhe me shije, ngritën në këmbë sallën. Megjithëse reputacionionin e madh të kësaj salle, nuk besoj se shpesh mund të dridhet me kaq forcë çatia e këtij institucioni kulturor. Të rejat dhe të rinjtë e ansamblit Rinia, tundën edhe më fuqishëm zemrat e pjesëmarrësve me prezentimin e tyre madhështor. Iu lumtë këtyre djemve dhe vajzave kaq të mrekullueshëm për punën në kultivimin e kulturës dhe traditave shqiptare. Një mirënjohje të posaçme duhet t’iu bëjmë atyre që punuan dhe punojnë me përgatitjen e këtij ansambli.

Në Lyon të Francës u shënua në mënyrë madhështore 100 vjetori i Pavarësisë. Valët festive vërshuan edhe mërgatën shqiptare. O sa mirë me kenë shqiptar – ishte një thënie që u dëgjua sa e sa herë edhe në festën e shqiptarëve të Lyonit.

Në fund i entuziazmuar nga një mbrëmje kaq madhështore mund të them edhe njê herë më shumë "Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar".

ILJASA SALIHU: MEGJITHATË TË NDARË!



 (Shkup, 30. 11. 2012) - Para se të gëzohemi në këtë përvejtor, është mirë ta shfrytëzojmë rastin që t’i themi të gjithë, mbase edhe ato që dikur vetëm i kemi pështjelluar nëpër mendjet tona. T’i pyesim haptas politikanët tanë se pse edhe pas 100 vjetëve jemi të ndarë, pse edhe pas 100 vjetëve i gëzohemi konceptit fisnor dhe aspak fisnikor të qeverisjes, pse politikanët tanë u pasuruan aq shumë dhe aq shpejtë dhe në të njëjtën kohë pse na gënjejnë se për rrugëtimin e bashkimit duhet shumë kohë???

Rrapëllima e këmbëve drejtë Vlorës ka filluar të dëgjohet. Tiktaku i orës drejtë datës së 28 nëntorit ka filluar të bëhet i këndshëm për veshin e atij që pritet t’i dëgjojë fjalët e atyre që e duan ndarjen nga shkaku se duan të krijojnë nastalgji dhe emocione për dukurinë e bashkimit. Do të shkoqiten ngjarje mbreslënëse me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët e Shqipërisë nuk do t’i gëzohen gjithaq kësaj date, ngase përjetuan shumë tmerre në këtë Shqipëri, tani këmbadorës përpiqen për një jetë më të mirë ekonomike në këtë vend, që edhe kur t’i shohin sythet nëpër pemë, nuk besojnë në ardhjen e pranverës, ngase dimri i vetmisë së madhe u është bërë gjemb i pështirë në kokë. Ata do të llogarisin më mirë se ata që janë jashtë kësaj Shqipërie, ngase shumica prej tyre e kanë kaluar kohën e dashurisë së zjarrtë për atdheun dhe flamurin si simbole të krenarisë historike dhe kombëtare. Ata duan punë, siguri dhe më tepër dinjitet. Shumica e tyre këtë përvejtor do ta shfrytëzojnë për të hëngër ndonjë pjesë të tortës disa kilogramëshe në mes të Tiranës. Dikush tjetër do të gëzohet se atë ditë nuk do të punohet, mbase disa të rinj do t’i gëzohen edhe asaj se atë ditë do të jetë një rast i mirë për të gjuajtur gjëra të njoma, aq më e lehtë do të bëhej çështja kur dihet se atë ditë feste pritet të ketë dehje, dalldisje dhe degjenerim të skajshëm, madje kjo gamë veprimesh do të arsyetohet edhe prej policisë shtetërore dhe asaj prindërore, ngase atyre që do ta vendosin flamurin në sy, nuk do t’i bëhej vonë edhe nëse bien keqas në greminën e thellë të jomorales. Po si do të sillemi atë ditë ne që jetojmë jashtë kësaj Shqipërie?

Ditë e mërkurë.


Rrezet e diellit nuk shihen, mbase as moti në është me diell apo i vranët, ngase mendja ime është kredhur thellë në rravgimin e ngjarjeve historike. Ku ishim dhe ku gjendemi sot, është thumbi i përsiatjeve që bëj me vetën time. Meqë këto përsiatje i përkasin mendimeve të paprekshme u lodha shumë. Posa gjeta pak guxim që atë bjeshkë mendimesh ta hedhi në letër, më shfaqet fjala ANAKRONIZËM. Nuk di kah t’ia filloj, si të eci dhe ku mund të përfundoj. Në vend të fjalëve, hudha lapsin, të pakën në këtë përvejtor të kënaqem duke menduar, paçka se më mungon një standart shkencor i mendimit. Kryesorja unë po mendoj, edhe pse moti në mendjen time sot është me mjegulla. E rëndësishme është që nuk vuaj prej sëmundjes së astmës! Krejt beftë dëgjoj seç më pëshpëritë diçka në vesh bashkëshortja. Unë reagova çmeritshëm, thuajse dikush më kishte prekur me gacë në kohën kur ndieja shumë ftohtë. Më tha, - nuk e shikon orën dot! As që dua sot ta shikoj orën, - ia ktheva, ngase sot shqiptarët ditën e masin vetëm diell. Në rregull, atëherë vagëllima e diellit tregon se duhet të bëhesh gati për punë. Për punë! Si mund që sot t’ma përmendësh fjalën punë, kur dihet mirëfilli se sot shqiptarët festojnë. Me vrik bashkëshortja mori kalendarin për t’më treguar se 28 nëntori në Maqedoni është ditë pune.

Para se të gëzohemi në këtë përvejtor, është mirë ta shfrytëzojmë rastin që t’i themi të gjithë, mbase edhe ato që dikur vetëm i kemi pështjelluar nëpër mendjet tona. T’i pyesim haptas politikanët tanë se pse edhe pas 100 vjetëve jemi të ndarë, pse edhe pas 100 vjetëve i gëzohemi konceptit fisnor dhe aspak fisnikor të qeverisjes, pse politikanët tanë u pasuruan aq shumë dhe aq shpejtë dhe në të njëjtën kohë pse na gënjejnë se për rrugëtimin e bashkimit duhet shumë kohë???

Mua më vjen keq që ditën e mërkurë në punë duhet të flas maqedonisht, ngase edhe pse zjarrshëm dua të shprehem në gjuhën time zyrtarisht, me ligj e kam të ndaluar, apo ata që për vite të tëra u zotuan se do t’ma mundësonin që edhe në mes të Shkupit, në ministrinë ku punoj do të kem të drejtë të flasë zyrtarisht në gjuhën time amtare, tani janë të zënë me bllokada, sepse ata më në fund zbuluan se mbrojtja është frika më e mirë për ta arsyetuar moslëvizjen. Desha t’ia uroj këtë ditë, por me ngutim më thirrin që ta lexoj një “предмет” që kishte ardhur prej lartë!

PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: PËR HIR TË SË VËRTETËS HISTORIKE HARRONE LIBRIN: 'HASAN PRISHTINA - LIGJËRIMET E MOTRAVE' DHE FILMIN 'DOKUMENTAR' - 'HAJDE VËLLA, SE EDHE VORRET GËZOHEN PËR TY' TË NYSRET PLLANËS!



(Pashtriku.org, 30. 11. 2012) - Hasan Aliuka i Palacit nuk është alias Hasan Vuçitërni – Prishtina. Por, nuk mund të mos shfaqet qortimi publik: Pse z. Nusret Pllana nuk u konsultua me historianë. Së paku me autorin e veprës për HASAN PRISHTINËN!!?? Pse poetët, letrarët, gjuhëtarët, gazetarët kanë marrë guxim të marrin mbi vete përgjegjësi jashtë profesionit. Pse “Rilindja” boton libër dhe RTK-ja emeton dokumentar të pavlerësuar nga profesionistët?! Autor i nderuar, z. Nusret Pllana, shumë i adhuruar imi për angazhimet Tuaja për lirinë e atdheut, tërhiqi, publikisht, librin dhe filmin!. E tëra kjo është në interes të ruajtjes së figurës historike të Hasan Prishtinës, madhor i kombit, nga përdhosja, krejt e paqëllimshme, e idealistëve ndër më të dëshmuarit si të tillë. 

“Mos bëj dëshmi të rrejshme!” - J e z u s i.

Më 11 shtaror 2000, miku dhe i adhuruari im, z. N u s r e t P l l a n a, ma dhuroi librin “publicistik”: “Hasan Prishtina. Ligjërimet e motrave”, me përkushtimin “Përzemërsisht” dhe më ftoi në promovimin e tij që duhej të mbahej në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” të Vushtrrisë. Librin e lexova menjëherë dhe u ndjeva i shokuar. Informatoret: Shehide e Hajrije Aliuka nuk janë motra të Hasan Prishtinës, as kanë lidhje gjaku vëllazërie me Hasan Prishtinën. I Vëlla i tyre, Hasan Aliuka, nuk është figurë historike.

Nuk shkova në promovimin e librit, sepse në atmosferën e shënimit festiv të një “suksesi” nuk mund ta shfaqja të vërtetën. U përpoqa të gjeja prehje në mendimin e Volterit: “Me librat është si me njerëzit. Një numër i vogël i tyre luan rol të rëndësishëm, kurse të tjerat humbin në shumicë”.I Thashë unit: “Lëshoje teposhtë, edhe kjo harrohet…!”


Dr.Nysret Pllana, autori i librit: “Hasan Prishtina. Ligjërimet e motrave” dhe filmit “dokumentar”: “Hajde vëlla, se edhe vorret gëzohen për ty”!

........................................................

Por, koha vërtetoi se gabova. RTK-ja, më 28 qershor 2002, emetoi filmin “dokumentar”: “Hajde vëlla, se edhe vorret gëzohen për ty!” (citim sipas librit, sepse nuk e kapa fillimin e dokumentarit). “Kuriozitet” i befasishëm, eurekë “shkencore historiografike” e shekullit. Hasan Prishtina, aq i Madh dhe, gjaku i tij (i prindërve dhe i vllezërve) aq i harruar, deri në përbuzje në “djepin e lindjes”. Aliukët që paskëshin“d h a n ë” një Hasan Prishtinë – tashti të vdekur për së gjalli?! Dhe, Ku janë historianët – sikur alarmon ekipi i fakultetlinjve që mori pjesë në bërjen e librit “publicistik” dhe të filmit “dokumentar” të Nusret Pllanës?!!!

Dhjetëra veta nga Drenica, nga Kosova dhe nga mërgata, edhe publicistë e studiues, në ballafaqime dhe me telefonata, kërkojnë shpjegime dhe njëkohësisht akuzojnë: “Ku jeni Ju, historianët…?!”

Këtu nuk dua as mund të flasë gjithanshëm për librin, as për filmin. Realisht, me vetë faktin se fjalët “publicistik” dhe “dokumentar” i kam futur nën thonjëza që nënkupton se librin nuk mund ta kuptojë si pupblicistikë (e botoi Biblioteka PUBLICISTIKЁ e gazetës Rilindja), as filmin për dokumentar. Vepra publicistike dhe filmi dokumentar, nisur nga teoria e përgjithshme, janë kurorëzim i hulumtimeve, janë pasqyrim i rezultateve të hulumtimeve të kryera, janë sublimim i mesazheve të çështjes, dhe jo hetim i çështjes, jo procedim hetimor, aq me pak parapërcaktim i autorit për të arritur diçka, me çdo çmim, siç është dokumentuar në tekstin, drith e miell, të librit: “Hasan Prishtina. Ligjërimet e motrave” dhe në dokumentarin: “Hajde vëlla, se edhe vorret gëzohen për ty”! - shumë të rëndësishëm si autopsikotekst për të caktuar shkallën e paranojes apo të delirium expansivum të ekipit të intelektualëve që morën pjesë në ngritjen e “librit” dhe të “dokumentarit” të z. Nusret Pllana.

Për këto që u thanë më lart, veçant për librin, nuk do të reagoja, përpos, paevitueshëm, në nëntekst të ndonjë vepre historiografike për Hasan Prishtinën, ngase po të reagoja aktualisht do të binte sikur “de lana caprina rixari”, për faktin se në shoqërinë tonë libri lexohet pak dhe lihet, e “harrohet”, kurse filmi shikohet, përfolet dhe krijon opinion. Vërtet, për vërtetësinë e rrëfimeve në librin e Pllanës, për afro dy vjet nga botimi, më kanë pyetur dy-tre veta, kurse për filmin, për tri-katër ditë më janë drejtuar dhjetëra veta, shumica për të më qortuar, me një dozë të sharjes: “Ku jeni Ju, historianët, bre…?!”


Mehmet Kajtazi

........................................

Pse më drejtohen lexuesit e librit dhe shikuesit e filmit të Pllanës vetëm mund të paragjykoj: Se i përkas gjeneratës së vjetër të historinëve të Kosovës, se isha dhe jam bukur publik, se jam marrë me jetën dhe me veprën e Hasan Prishtinës, se jam njohës i kujtesës historike të popullit jo vetëm në Drenicë, se jam nga Drenica dhe, në njëfarë dore, i lidhur ngushtë me të kaluarën, me të sotmen dhe me të ardhmen e saj deri në shkallën e familjarizmit. Ndaj, pse i kam “heshtur faktet”, ose pse “nuk i kam parë ato”, që i “zbardhi” z. Nusret Pllana?!

Dreqi tapall që e lëkundi kujin dhe u bë shamata në përrallë, është Mehmet Kajtazi, gazetar dhe shkrimtar me imagjinatë teke. “Shpikjen” e tij e përvetësuan, pa hezitim dhe pa gjykim, idealistët Nusret Pllana e Zeqir Gërvalla. Në këtë kurth mehmetkajtazian ra i tërë ekipi që ngriti librin dhe filmin e Pllanës. Informatorët: Shehidja (lindur më 114?) dhe Hajria ((lindur më 109?) në kohën e intervistimit kandidate për pacientë potencial për hospitalim në psikiatri me diagnozat: demens, dementia, dementia agitata plus senilis. Dhe, bërësitë e librit dhe të filmit, fatkeqësisht, nuk e kuptuan urtakun Kamer Mëziu (1908), më 15 nëntor 1997, në Marinë: “Ju deri tashti keni kërkuar rrënjën edhe të Hasan Prishtinës, edhe të familjes së Aliukëve. Që besa, nuk e keni gjetur deri sot” (fq. 97)!!

Vërtet, as qenia shoqërore shqiptare e Hasan Ahmet Ali Shishkut nuk përkonte me qenien shoqërore shqiptare të Hasan Ahmet Ali Ukës. Qenia shoqërore shqiptare e të parit ishte qyterare fisnike borgjezo-intelektuale orientale, kurse e të dytit fshatare bujqësoro-blegtorale tradicionale. Faktet janë kokëforta, thonë anglezët!

Sa dihet, gjyshi i të parit, pra Ali Shishku, u shkëput nga Drenica, fillimisht nga Hasaprishtina (ish-Palaci) në Mikushnicë, e pastaj në Vushtrri, aty rreth - sipas Biografit të parë Hasan Prishtinës Ali Berisha shkoi në Vushrri në vitin 1771. Kjo datë nuk mund të konsiderohet e sakt edhe për faktin se në periudhën e Lidhes së Prizrenit djali i Aliut ishte Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare për Nahinë e Vushtrrisë. Kjo familje në Vushtrri më vonë do të njihet me emrin Shishkoviq, nga fundi i shekullit XIX nisi të quhet Familja e Zejnullah Begut.

Ndërkaq, Aliukët u shkëputën nga Lumëkuqi (ish-Samadrexhë) e Përmalinës, në verilindje të Vushtrrisë, fillimisht në Besnik (ish- Beçiq) e tani në Hasaprishtinë (Palac) të Drenicës.

I pari, Ali Shishko, la Drenicën për shkaqe ekonomike, kurse i dyti, Ali Uka, sa di unë, la Samadrexhën nga “rraxhat”. Nipi i të parit, Hasan Prishtina, u vra për shkaqe politike, kurse nipi i të dytit, Hasan Aliuka, ra viktimë e hasmërive me moh (as i dihet varri). Për Hasanin historik (Hasan Prishtinën) është e pasur kujtesa historike në Drenicë, kurse Hasan Aliuka (pa ndonjë rëdësi për historinë e vendit) është inekzistues në kujtesën historike.


Historiani dhe studiuesi -  Prof.Dr.Muhamet Pirraku.

................................................

Më lartë thashë se burimi i çështjes është imagjinata teke e Mehmet Kajtazit. Ky, më 15 tetor 1997, botoi në “Bujku” shkrimin: “Shpalime historike: Motra e Hasan Prishtinës jeton në Kastriot të Drenicës” (?!!!), të ilustruar me fotografinë e plakës Shehide Ahmeti – Dervishi. Pa vonuar kontaktova me autorin dhe, si miku i tij i moçëm, e qortova: “Mehmet, kam ardhur për të ta rikujtuar një sentencë të një dijetari: “Kurrë nuk dëshiroj të flas me njeriun i cili ka shkruar më shumë libra, se sa i ka lexuar!?”, ndaj, vëlla, lexoje librin: që për autor ka një Burrë- Dr. Tahir Abdyli: Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, botuar më 1990, dhe pikërisht Kreun I: Shënime të shkurtra për familjen dhe fëmijërinë, mjafton faqet 14-24. Do të mësosh diçka reale nga ajo që Ti synon ta gjeshë në kujtesën e një halle fatzeze dhe të sëmurë…!?!”

Pse i thashë kështu?!

E drejta, e njoh bukur mirë kujtesën historike të Hasaprishtinës (Palacit), të Mikushnicës , të Drenicës e të Vushtrrisë për Hasan Prishtinën. Edhe sot më janë ruajtur 29 faqe shkrimi me makinë, “Shënime nga Fazli Barani (Klinë), Osman Kryshefci (Dardhisht), Daut Loshi (Pemishtë) dhe Brahim Rexha (Turiçec)”. Shënimet i realizuan, në fillim të viteve të ’50-ta të shekulli XX, profesorët: Ibrahim Zherka e Sabit Shabi-Uka - me kërkesë dhe për interesa të UDB-ës. Aty flitet edhe për lidhjet e Hasan Vuçitërnit - Prishtinës me Drenicën.

E njoh mirë punën kolosale në terrenin e Drenicës të gjurmuesve të traditës dhe të folklorëve: Halil Kajtazi, Anton Çetta e Mehmet Rukiqi. Kisha shënime nga mësuesit veteranë: Beqir Bajraktari, Ymer Dervish, Islam Fana e Selim Spahia. Kisha një det informatash të hedhura në letër në vitet ’60-80-ta të shekullit XX për kujtesën historike të Drenicës dhe të viseve periferike, nga më shumë se njëqind e pesëdhjetë pleq urtakë të Drenicës e të Kosovës Qendrore, të moshës deri në 98 vjeç. Të përmendi këtu vetëm informatorët nga Palaci: Mulla Abdullah Arif Hoti (1903), Zenel Fazli Hoti (1898), Mulla Jashar Miftar Kabashi (mbi 80 vjeç), Fejzullah Kabashi (70 vjeç), Zukë Xani (1902), Milazim Shaqir Koca (1906), të intervistuar më 28 dhe 29 prill 1977.

Kurrë, para shkrimit të M. Kajtazit, nuk kisha dëgjuar, shënuar as lexuar se Hasan Prishtina ishte drenicar i mirëfilltë (i lindur në Drenicë) as se ishte djalë fshatari, e fshatareje, vëlla i dy motrave fshatare, bija të Aliukëve të Palacit.

Për fëmijërinë, për familjen, për shkollimin dhe për lidhjet e Hasan Prishtinës me djepin e paraardhsve, me Drenicën, tre breza para tij, dija më shumë se sa është në veprën: me autor- Dr. Tahir Abdyli: Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933. Kur është shkruar kjo vepër, edhe po të donte autori vetëm aq ka mundur të përbirojë para syrit shumë të mpreftë të botuesit Nazmi Rahmani, kam përvojë të hidhur gjatë përgatitjes së botimit të librit “Hasan Prishtina….”.

Dhe, të mos më përshkruhet për lavd ky konstatim: Jam njohës relativisht i mirë i burimeve për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës dhe jam i sigurt në faktet: Hasan Prishtina nuk ishte i tillë, çfarë portretohet në librin dhe në dokumentarin e N. Pllanës. Nuk është rritur në ambient shqiptar fshatar, nuk ishte bir analfabetie belaxhjije, nuk është i Aliukëve të Palacit, të cilët, dorën në zemër, patën telashe edhe nga pushteti serbo-jugosllav në vitet të ’20-30-ta të shek. XX. Disa nga ta shtegtuan në Shqipëri, si edhe një pjesë nga të gjakut tim. Vëllazëria Aliuka nuk është aq e padenjë ndaj gjakut të vet, siç del në libër dhe në film.

Por, të mos largohemi nga problemi. Në përvjetorin e Shoqatës “Hasan Prishtina” për Kthimin e të Shpërngulurve, të mbajtur në Xhaminë e Palacit, në fillim të vitit 1992, u ligjërua për Hasan Prishtinën, si bir i gjakut të veliqëve-mangjollajve. Ishte i pranishëm i tërë fshati, një pjesë e Drenicës dhe e Kosovës. Midis tyre, mund t’i dalloni, në incizimet filmike dhe në fotografitë, shumë aliukëve. Madje edhe mësuesin Selim Mëziu, të Marinës, i cili, sipas M. Kajtazit e N. Pllanës, e paskësh lëshuar larvën për aferën publicistiko-dokumentare për “Hasan Prishtinë bir i Aliukëve” ?!!!

Ishin aty edhe dy veprimtarët: Idriz Rreci, Gani Koci e, besoj, nuk mund të mos ishte edhe Mësuesi Selim - Spahia, tashti të gjithë “konsulentë” në “eurekën” Kajtazi - Pllana. Të gjithë, fuqimisht u aplauduan konstatimeve për prejadhjen drenicare veliqo-mangjollore të Hasan Prishtinës. Ndaj konstatimi i M. Kajtazit në hapje të librit: “Hasan Prishtina. Ligjërimet e motrave”: “…Unë jam motra e Hasan Prishtinës (…) Të gjithë në Palac e kanë ditur se Hasan Prishtina ka lindur në Palac. Të gjithë heshtnin dhe bënin me dorë nga themelet e djegura … (fq.5)” . Kjo është më shumë se somnabulizëm e poshtësi !!??

Dhe, pse as më parë, as aso kohe, as kurrë më pas, nuk folën Aliukët e shëndoshë për fatin e Hasanit të tyre - as për si Hasan Aliuka e as për si Hasan Prishtina!? Nuk më takon as dua rolin e hetuesit gjyqësor. Këtë ia la atij që dyshon në vërtetësinë e konstatimeve të mia.

Për të mos mbetur në nivel të spekulimeve retorike, detyrohemi të ballaqojmë të “dhënat” nga “procesi” i marrjes në hetuesi me dashamirësi, të Nënëlokës Shehide Ahmet Aliuka - Dërvishi nga “shokët e Hasanit” (fq.19 etj.) me të dhënat historiografike bublike në veprën: Dr. Tahir Abdyli: Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, të cilën grupi i “hetuesve”, me Z. Gërvalla – N. Pllana në krye, i “dhuruan” “Motrës Shehide” (Filmi, Libri, fq. 119, III). Do të shtoj vetëm ndonjë shpjegim të domosdoshëm.


Nuk do të ndalem në llapsuset dhe kundërtshtitë brenda faqeve të librit as të storieve të filmit. Ali Uka i Samadrexhës së Përmalinës (fq. 84 etj.) la djemtë: Ferizin, Abdylin dhe Ahmetin. I pari vdiq rreth 100 vjeç, kurse Abdyli dhe Ahmeti u vranë (fq. 53-54). Familja e Hasan Aliukës, sipas Shehides, ishte puro fshatare patriarkale me 55 anëtarë (fq. 21 etj). Nisur nga gjuha e dy “motrave” – Shehides e Hajrisë, në familjen e Hasan Aliukës gjuhë nëne ishte shqipja. Ahmet Aliuka la tre djem: Hasanin, Hysenin dhe Brahimin dhe tri vajza: Shehiden, Havën dhe Hajrinë (20-21). Ishin nipa të Shalakëve të Gjytetit (ish-Dubofci). Hasani mësoi për hoxhë në Prishtinë dhe “nga Prishtina vinte këmbë në Palac, vëllai i motrës” (fq.85, 89!) dhe ishte i fejuar me Halimen, motër e Azem Bejtës (fq. 56 etj.). Pasaktësitë eventuale për Aliukët nuk janë punë imja.

Por, nëse, më 1997, Hajria ishte rreth 90 vjeç (fq. 43, 44), del se Hasan Aliuka ishte larguar nga shtëpia, pa nishan, rreth vitit 1907, në moshën 34 vjeç. Dhe, nëse është e saktë se Nënë Shehidja ka vu kororë martese më 1912 (fq. 79), pas “largimit” të të vëllait, Hasan Alisë, del se kotnasekoti përmenden Azem Bejta, Isë Boletini e Bajram Curri përkrah Hasan Aliukë Prishtinës - shpikje kajtazo-pllaniane (fq.46, 88 etj.).

Mbështetje e Hasan Aliukës, sipas Pllanës, ishte i ungji, Ferizi (fq. 21, 29, 54), i cili e “këshilloi” nipin, Hasan Aliukën: “Bëju, more bir, kurban për këtë shtëpi, për këtë familje dhe largoju nga këtu, nuk po sheh se duan të na qesin fare” (fq. 84). Ferizi “i ka thënë të largohet nga shtëpia (…) pa këpucë dhe pa çorapë. (fq. 86).

Zerzele!!!?? Halimja është martuar dhe trashëguar në Llaushë, ndaj pse Kajtazi – Pllana nuk dënjuan t’i intervistonin pinjollët e saj - për fatin e nënës, të tezeve dhe të dajallarëve aliukë të Palacit?!!!

Dhe, në thërritjet e motrës, Shehides: “O hajde, more Hasan Aliuka, hajde njëherë…!” Se qe njëqind e më shumë vjet po të pret motra! Hajde, he burrë i dheut… Hajde kalle edhe një herë… Hajde, vëlla, një herë… se edhe varret çohen në këmbë e gëzohen për ty!” a nuk do parë dëshirën e motrës të shtresuar në ndërdijen e saj, në qenien e saj shqiptare, për hakmarrje, për gjakmarrje. Një sensorium et delirium fixum plus delirium hallucinatorium.

Vërtet, i tërë rrëfimi kajtazo-pllanian është intrigues dhe i paqëndrueshëm. Në Letrën e Hasan Aliukës!!??, pak muaj pas “largimit nga shtëpia”, me porosinë për nënën shtatzënë për emrin e fëmijës që do ta lindë (fq.10, 22, 44), do parë mjetin alibi të vrasësit për të humbur gjurmët e viktimës. Edhe vëllau i vogël i Hasan Aliukës, Brahimi nuk u trashëgua, sepse sapo kishte mbaruar ushtrinë, gjithësesi të Mbretërisë së Jugosllavisë, e “mbytën me dru” (fq.20) “fqinjët për asgjë…!?” (54). Nënë Hajrija dinte për këtë tragjedi dhe kërkonte të mos zbardhej shkaku: “Më mirë të mos dihen këto punë për çka jemi vrarë” (fq. 54). Hajrija dinte saktë se i et, Ahmet Ali ukka, i ishte vrarë në Palac “atë vit kur kishte hyrë Shqipëria” (1941), kurse nënë, Zadeja, kishte vdekur në Palac “gjatë Luftës së Shaban Palluzhës” (1945).

* * * 

Tashti të shohim faktet gjenealogjike dhe historike për Hasan be Vuçitërnin – Prishtina, sipas historisë me autor Dr. T. Abyli: Hasan Vuçitërni - Prishtina është brezi i tretë i ambientuar në jetën qytetare orientale të Vushtrrisë. Familja e Hasan Ahmet Ali Shishkos, është degë e vëllazërisë Veliq të Palacit, siç është edhe vëllazëria Mangjolli e Mikushnicës. Haxhi Ali Shishko la djemtë: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin. Nisur nga të dhënat arkivale osmane e serbe, së paku nga koha kur lindi Hasan Vuçitërni – Prishtina (më i sigurt është viti 1878, (e as viti 1873) i kalkulimeve mehmetkajtaziane për moshën e Hasan dhe Shehide Aliukës nuk përputhet me realitetin.

Të themi edhe këtë: Aliukët gjuhë e familjes e kishin shqipen, kurse fmilja e Hasan be Vuçitërnin- Prishtina gjuhë të familjes e kishin turqishten.

Djemtë e Ali Shishkos nuk kanë përjetuar hasmëri, gjakosje e vëllavrasje. Të gjithë ishin intelektualë dhe i takonin shtresës shoqërore qyterare borgjeze. Mehmeti ishte haxhí dhe pati pushtet në Rrethin e Vushtrrisë. Ishte në miqësi me Ali pshë Dragën e Zia pashë Gjinollin me Sylejman pashë-Berishën-Prishtinën dhe ishte përfaqësues i Vushtrrisë në Komitetin Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i nënshkryar herë “Haxhiu” here Haxhi Mehmet. Ai La djalë Sylejman Agën (I cili më 1898 mori gradën “pashë”, vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore në Vushtrri.

Mahmuti ishte bartës i realizimit të projektit të hekurudhës Mitrovicë-Shkup-Selanik, të përfunduar më 1873. Ai la Zejnullah be Vuçitërnin, mbështetja kryesore e Hasan Prishtinës, lidhja e parë e Tij me vendlindjen stëgjyshore, Drenicën. Në Familjen e Zejnullah Beut në fund të shekullit XIX edhe gratë dinin gjuhën e grave të fqinjve – serbisht. Vetë Zejnullah Begu, si edhe Hasan Prishtina, shqipen e fliste me sintaksë turke,- gjuhë tregu.

Djali i tretë i Ali Shishkos, Ahmeti, i et i Hasan Prishtinës, ishte intelektual, ekonomist në shërbim të ushtrisë perandorake osmane. Nga vitet e ’60-ta të shekullit XIX e gjejmë kontraktues dhe furnizues të garnizonit të Selanikut. Nuk ka vdekur në Kosovë. Ahmet Ali Shishko la dy djemë: Hasanin dhe Ymerin. Hasan Vuçitërni, kurrë nuk mësoi për hoxhë, kurse në Selanik e mbaroi liceun frëngjisht. Studioi në drejtësi. I martuar me Igballen, intelektuale çerkeze, e cila frëngjishten e fliste si turqishten, njësoj si Hasani. Nëna e Hasan Vuçitërnit – Prishtinës, ishte qytetare dhe, më 1933, kur u vra Hasani, ishte e vejë. Jetonte në Selanik me Ymerin.

Besoj se mjafton të ndalem këtu me ballafaqim të fakteve. Hasan Aliuka i Palacit nuk është alias Hasan Vuçitërni – Prishtina. Por, nuk mund të mos shfaqet qortimi publik: Pse z. Nusret Pllana nuk u konsultua me historianë. Së paku me autorin e veprës për HASAN PRISHTINËN!!?? Pse poetët, letrarët, gjuhëtarët, gazetarët kanë marrë guxim të marrin mbi vete përgjegjësi jashtë profesionit. Pse “Rilindja” boton libër dhe RTK-ja emeton dokumentar të pavlerësuar nga profesionistët??!!

* * *

Para se të përfundoj, e ndjej për nevojë të rezimoj: Nënteksti i librit: “Hasan Prishtina. Ligjërimet e motrave” dhe filmi: “Hajde vëlla, se edhe vorret gëzohen për ty”!! të Nusret Pllanës me shokë rrezatojnë mesazhe të dëmshme për Fenomenin Hasan Prishtina. Del se Hasan Prishtina nuk ka prejardhje stërgjyshore puro drenicare, porse është përmaliot në lindje të Silnicës (Sitnicës), i lindur në Palac të Drenicës, si bir belaxhie….!!!???

Ndonëse, sipas kursit Kajtazi-Pllana, Hasan Aliukë - “Prishtina” bëri shkollë për hoxhë dhe u bë autoritet, që kur “u largua” nga shtëpia, arriti “grada oficeri”, pozitë “deputeti” perandorak osman dhe të kryeministrit të Shqipërisë, kaluroi për “çështje të kombit”!!?? - Selanik, Shkup e Shkodër - Stamboll, Vjenë e Parisë, por kurrë më, të themi nga viti 1907 (i Pllanës), nuk e ktheu kokën kah vendlindja stërgjyshore, nuk u mejtua të kthente në Palac për të vizituar babanë, mëmën, vëllazërit, motrat, as varret e përgjakura të Aliukëve…!!!??

Faktet thonë krejt tjetër: Pikërisht nga viti 1907, përmes lidhjeve të hershme të Zejnullah Begut nis filli i lidhjes dhe i mbështetjes politike e ushtarake çlirimtare të Hasan Prishtinës në Drenicë, i pashkëputur deri në vdekje.

Të konstatojmë edhe këtë fakt: Në prak të shpalljes së Kryengritjes së Madhe të Kosovës, më 5 maj 1912, i shoqëruar nga Ahmet Deli Prekazi, i vizitoi varret e stërgjyshërve në Varre të Veliqve të Palacit dhe bëri dua para varrit të Abdullah Alisë, aty afër lisit, “Kryevarreve”. Në nishanin e atij varri, shkruan: “Abdull-llah bin Ali, ruhiçyn elfatiha, sene 1213” që i përgjigjet vitit 1798 , në librin: Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933 fq.16, është 1797, gabim shtypi). Pse shkoi në Varret e Veliqve e jo te “prindërit e gjallë”, të Aliukët..??!! Kështu veproi për të vetmin fakt se me Aliukët nuk e lidhnin varret, as gjaku.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1915-1918) Hasan Prishtina dhe Igballja jetuan dhe vepruan kryesisht në Mitrovicë dhe në Vushtrri. Igballe Prishtina kishte pasion etnografinë. Ajo është gruaja e parë e shqiptarit që organizoi ekspozitë etnografike me veshje të femrave drenicare, artakollase, përmaliote e shaljane më 1916. Ka vizituar shumë familje në këto vise. Dhe, a mund të mos i vizitonte babë e nënë, motra e vëllezër të burrit, të cilin jo vetëm e ka dashur, por e ka çmuar pa masë, si edhe Hasani atë.

Dhe, pse të mos pyesim: Çfarë udhëheqësi çlirimtar, çfarë burrështeti, çfarë personaliteti historik yni do të mund t’ishte Hasan Prishtina sikur t’ishte çfarë e konsakruan Kajtazi-Pllana - të pa asnjë interesim shpirtëror, moral e material për prindërit, për vëllezërit, për motrat, të lënë midis katër rrugëve. I tilli as mund t’ishte shqiptar, aq më pak një drenicar.

Në fund, të shtojmë:

Hasan Prishtina ishte ideologu dhe udhëheqësi suprem në prapavijë i Lëvizjes Kaçake në Drenicë (e Kosovë) të udhëhequr nga Shaçir Smaka, Azem Bejta, Çorr Ilazi e Shaçë Pirrakut (1915-1928) e Hasan Aliukën e vrau Azem Bejta.

Ndaj, o shqiptarë, për hir të së vërtetës historike, harrone librin: “Hasan Prishtina. Ligjërimet e motrave” dhe dokumentarin: “Hajde vëlla, se edhe vorret gëzohen për ty”!

Autor i nderuar, z. Nusret Pllana, shumë i adhuruar imi për angazhimet Tuaja për lirinë e atdheut, tërhiqi, publikisht, librin dhe filmin!. E tëra kjo është në interes të ruajtjes së figurës historike të Hasan Prishtinës, madhor i kombit, nga përdhosja, krejt e paqëllimshme, e idealistëve ndër më të dëshmuarit si të tillë.

Unë bëra atë që pata detyrë ta bëja. O ideal, vetëm ti ekziston!!

Prishtinë, 5 korrik 2002

.......................................................


FOTO'DOKUMENTE PËR HASAN PRISHTINËN

http://www.pashtriku.org/?kat=48&id=19

=====================================

(ILUSTRIMET I PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)

PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: GJENEALOGJIA E HASAN PRISHTINËS



Prishtinë, 30. 11. 2012 - (“Në jetë je i detyruar të shkelësh shumë rrugë, por nga njëra nuk guxon të largohesh, kurrë! Ajo është rruga e shqip¬tarisë që na vie nga Skënderbeu te Hasan Prishtina...! - Stak Mark Mirdita") Për prejardhjen dhe për Gjenealogjinë e Veprën e HASAN PRISHTINËS kam filluar të interesohem nga fundi i viteve të 60-ta të shekullit të 20-të, në të gjitha Arkivat shtetërore të Jugosllavisë, të Vjenës, të Tiranës e të Shkodrës.

E kam shënuar Kujtesën historike në Drenicë e në të gjitha viset e Kosovës, në Shkup, Tiranë e në Shkodër. Dhe si në burime, ashtu edhe në Kujtesën historike Hasan Prishtina, thuhet se rrjedh nga Vëllazëria stërgjyshore VELIQI të Palacit të DRENICËS.


Prof.Dr.Muhamet Piraku - gjatë hulumtimit të gjenealogjisë së Hasan Prishtinës.

..............................................................

Gjurmëve të këtyre burimeve më 24 prill 1977, duke i pasur me vete pleqtë më në zë të Palacit shkova në “Varret e Katunit” te “Likeni”, ku janë të varrosur Barqet e fisit Berishë nga “Paganizmi”, të varrosur në drejtimin jug –lindje. Aty i hyra leximit të “Nishaneve”, dhe në vendin “Krye vorreve” afër një lisi shekullor e gjeta të vdekurin që ma diktonte Kujtesën historike, Katragjyshin dhe Pestagjyshin e Hasan Prishtinës. Për fatin e problemit që dallkaukët në fushë të historiografisë e bënë Çështje për marre të Zotit, u ruajt Blloku Nr. 5 i shënimeve të 24 prillit 1977. Në Gurin e Varrit shkruan: “El-mehrum vel- magfur Abdull-llah bin Ali, ruhiçyn elfatiha, sene 1213” që i përgjigjet vitit 1798.


Gjyshi i Hasan Prishtinës, Haxhi Ali Berisha del se e

trashëgoi emrin e Gjyshit të vet -Ali Veliqit.

....................................................

Sipas kujtesës historike të ndjekur me kujdes një familje nga Vëllazëria e Veliqëve shkoi në Mikushnicë (fshatë i afërm), e cila me kohë do të quhet Manxholl (nga turqishtja: të bijtë e MAN-it?)

Gjyshi i Hasan Prishtinës, Haxhi Ali Berisha u shkëput nga Manxhollët e shkoi në qëndren e “Nahisë” në Vushtrri. Kujtesa historike në Palac e shënuar më 28 e më 29 qershor të vitit 1977 e saktëson pa asnjë dilemë se Rizah Manxholli i Mikushnicës Hasan Prishtinën, e ka një shokë (brez), më afër se sa Veliqët e Palacit.

Sipas shumë gjasave, Ali Veliqi, Gyshi i Hasan Prishtinës shkoi në Vushtrri i pa martuar, pak vite pasi i kishte vdekur i ati Abdullahu (1798)

Shikimi i fakteve me analizë shkencore tregon se sikur Aliu të kishte qenë i martuar do të ishte ruajtur kujtesa për të bijtë e Haxhi Aliut, si nipa të dikujt në Drenicë. Edhe për faktin se Ata u bënë alamet burra të rëndësisë pushtetore e kombëtare, e veçantë tre nipat e Haxhi Ali Berishës: Syleman Aga (pashë më 1898), Zejnullah Begu, Vuçiterrni e Hasan beg Prishtina, të cilët famën e arritën me mbështetje në lidhje gjaku me Drenicën e jo në lidhje krushqie. Këtu duhet të konstatojmë edhe faktin se së paku nga vitet e 90-ta të shekullit të 19-të pasardhësit e Haxhi Ali Veliqit në burimet konsullore serbe janë quajtur “Shishkoviç”, nga turqishtja “Shishko”( i trashë).

Lexuesin tim kam nderin ta informoj saktësisht se: Nëna e Hasan Prishtinës, gruaja e Ahmet Haxhi Ali Veliqit - Berishës ishte Vushtrriase e pikërisht: Nexhibe Haxhi Sallahu (sipas Z.Fahri Buçinca është quajtur edhe Salih).

Realisht, Haxhi Ali Veliqit, e dimë nga burimet arkivale se i ka pasur tre djem që kanë pasur trashëgimtarë. Të bijtë e Haxhi Ali Veliqit, kishin në miqësi e krushqi: me Mulla Haxhi Zekën (Pejë), me Ali pashë Dragën (Mitrovicë) me Zia pashë Gjinollin (Prishtinë) me Sylejman pashë-Berishën-Prishtinën, me të bijtë e Emin Agës (Sllatinë e Moravës së Epërme), me Begollët e Pejës, me Shaban Pashën e Shkupit.

Djali i madh i Haxhi Ali Veliqit, Mehmeti (nuk ishte i martuar me Drenicase), ishte haxhí me autoritet, në vitet e 70-ta të shekullit të 19-të pati pushtet në Rrethin e Vushtrrisë ishte Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Vushtrri dhe përfaqësues i kësaj Dege në Komitetin Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i nënshkruar herë “Haxhiu” e here Haxhi Mehmet. Sipas kujtesës të ruajtur zymtë në Vushtrri i la djemtë: Sylejman Agën (i cili më 1898 mori gradën “pashë”, vdiq në Vushtrri më 1918), Abdurramanin dhe Jusufin (ishte pashë proturkë jetoi e vdiq në Stamboll) dhe Nefisën e martuar në Vushtrri për haxhi Hysen haxhi Aliun).


Hasan Prishtina, udhëheqësi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

..........................................

As djali i Dytë i Haxhi Ali Veliqit, Mahmuti (nuk ishte i martuar me Drenicase), ishte kontraktorë në projektin të hekurudhës Mitrovicë - Shkup - Selanik, e përfunduar më 1873 Mahmuti e la Zejnullah beg Vuçitërnën,( ishte rreth shtatë vjet para: Hasan Prishtinës), e mbështetja kryesore e Hasanit, lidhja e parë e Tij me vendlindjen stërgjyshore, Drenicën.

Djali i tretë i Haxhi Ali Veliqit, Ahmeti, (1848- 1919), ishte intelektual, ekonomist. Nga vitet e ’60-ta të shekullit XIX e gjejmë furnizues të garnizonit të Selanikut. Ahmeti Haxhi Ali Veliqit, tashti e di se i pati tre djem: Hasanin dhe Ymerin dhe Jakupin (e evidencojmë për të parën herë).

Këtu e vlen të shtrohet edhe një pyetje kruciale: Sikur Haxhi Ali Veliqi - Berisha të kishte ardhur në Vushtrri më 1871, siç është futur në historiografi, si një katundar, që mund ta fliste vetëm shqipen, si të gjithë drenicasit, a do të mund të arrinte ti shkollonte djemtë, të lidhte miqësi (krushqi) me haxhinjë “sheherli”, me bejlerë, e me pashallarë. E të bijtë e një katundari a do të arrinin pozitat shoqërore, ekonomike e pushtetore që i kishin së paku nga fillimi i vite të 70-ta të shekullit të 19-të!!??

* * *

Të ndjekim gjenealogjinë e brezit të Hasan Prishtinës e tutje:

Sylejman pasha e la: Ibrahim begun, e Ky i la: Besimen, Xhemilen e Minirën.

Abdurraman beu e la Sabit begun, e Ky: Abdurramanin, Masharin e Isan. Zejnullah beg Vuçitërna, i la: Mynaverën, Qemajlin e ky e la Ismet beun (vdiq më1977, në moshën 75 vjeç).

Ismeti, i la: Abdullahun, Besimin, Shykrijen, Nazirën, Hakanin (i lindur më 2 dhjetor 1930 në Vushtrri), jeton në Mitrovicë me mbiemrin Berisha), e Muazezën.

Të bijtë e Ahmet Haxhi Ali Veliqit- Berishës, Hasani, Ymeri e Jakupi

Hasani ishte i martuar me Ikballën (çerkeze), nuk patën Fëmijë, ndaj thuhet se e birësuan një vajzë, shkodrane e quajtur Sadaka, por e cila nuk pati fat të rritej në prehrin e Hasan Prishtinës.

Ymer beg Ahmeti Haxhi Ali Veliqit Berisha, e la vajzën Allma (vdiq në Tiranë në durtë e Behixhës, motra e Iljaz Agushit, në vitet e 80-ta të shekullit të 20-të. Më 1 maj 1993 në ”Varre të Sharrës”, së bashku me Ali Agushin, mbi Varrin, e Allmës, e vendosëm një “Dorë Lula”

Për Jakup beg Ahmet Haxhi Ali Berishën, nuk kam të dhëna, se a ishte i martuar.

Këtu për hir të realitetit shkencor duhet të konstatojmë: Para se të botohej Libra “Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratik Shqiptare 1908-1933, Prishtinë, 1991 në bazë të kujtesës se Izet Pertef Badivukut i lindur në Vushtrri në vitin 1931, burri i Besime Ibrahim beg Syleman pashës. Ka qenë e hartuar një “gjenealogji e Mehmet Ali Beut”. Këtë gjenealogji e ka hartuar vushtrriasi Dilshat Bytyqi, i biri i vajzës së Nefise Haxhi Mehmet Haxhi Aliut. Këtë dorëshkrim e kam prej datës 24 dhjetor 2011.

Në këtë dorëshkrim nuk thuhet se Mehmeti ishte Haxhi as përmendet fama e tij. Madje Ahmeti i ati i Hasan Prishtinës tregohet i “Mehmet Ali Beut, Nefise Haxhi Mehmeti tregohet si “Halla e Hasan Prishtinës”.

Nga dokumenti në vijim shihet se Ajo ishte kushërirë e Hasan Prishtinës.


Në këtë dorëshkrim nuk është emri i Nënës së Hasan Prishtinës, aty e kemi emrin e të vëllait të tij Jakupit dhe emrat e vajzave, të Derës së Haxhi Ali Velqit-Bershësi. 

 http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=1056

MEHMET HAJRIZI: JETË ME INTEGRITET



(Prishtinë, 30. 11. 2012) - Reflektim nga libri “Një jetë me integritet Amazing Grace Uilliam Uillberfors dhe fushata heroike për t’i dhënë fund skllavërisë” i autorit Erik Metaksas (Eric Metaxas). Vepra e Metaksas, siç ka sintetizuar në parathënien e saj, Fllojd Flejk, ish kongresmen amerikan dhe president i Universitetit Uillberfors, “do të qëndrojë si pikë e gjallë referimi, jo aq për shkak të prozës së bukur që e karakterizon, apo rrëfimit të detajuar të jetës së Uillberforsit, por për faktin se ajo rrok në mënyrë mjeshtërore thelbin e fuqisë shpirtërore, qartësisë morale, brishtësisë njerëzore dhe synimit hyjnor që karakterizonin njerëzit në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë e në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.”

1. Erik Metaksas, autor dhe folës i shkëlqyer

Autori amerikan, Erik Metaksas, përveç monografisë së tij për Bonhoeffer, është bërë i njohur edhe me librin për Uilliam Uillberfors, një deputet i famshëm britanik i para më shumë se dy shekujsh. Vepra është shpallur nga "New York Times" si libri më i shitur. Figura historike e Uilliam Uillberforsit, gati e harruar, u skalit mrekullisht nga pena e Erikut, duke e rikthyer në kujtesën e njerëzimit, si një vlerë të lartë të së kaluarës së tij. Libri i Erik Metaksas është përkthyer në gjuhën shqipe me titull “Një jetë me integritet Amazing Grace Uilliam Uillberfors dhe fushata heroike për t’i dhënë fund skllavërisë” Tiranë, 2010.


Kopertina e librit të Erik Metaksas (Eric Metaxas) në anglisht.

Erik Metaksas, tashmë shkrimtar i shquar, njihet edhe si orator i madh, prandaj presidenti Obama e kishte ftuar këtë vit të mbante fjalë në Lutjet e Mëngjesit.

Vetë autori Metaksas, i shoqëruar nga dr. James Neathery, një intelektual tjetër i mprehtë, ka ardhur në Tiranë dhe në Prishtinë, për të mbajtur fjalime përpara deputetëve të kuvendeve tona.

Vepra e Metaksas, siç ka sintetizuar në parathënien e saj, Fllojd Flejk, ish kongresmen amerikan dhe president i Universitetit Uillberfors, “do të qëndrojë si pikë e gjallë referimi, jo aq për shkak të prozës së bukur që e karakterizon, apo rrëfimit të detajuar të jetës së Uillberforsit, por për faktin se ajo rrok në mënyrë mjeshtërore thelbin e fuqisë shpirtërore, qartësisë morale, brishtësisë njerëzore dhe synimit hyjnor që karakterizonin njerëzit në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë e në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.”

2. Uilliam Uillberfors, reformatori më i madh shoqëror në historinë e botës

I lindur në një familje të pasur, Uillberforsi i ri ishte dhënë pas dafrungave e kënaqësive, por shpejt e ndryshoi ekuacionin e jetës, duke iu përkushtuar përmirësimit shoqëror e mbrojtjes së të vuajturve e të varfërve. Ai, si besimtar i vërtetë dhe metodist, në veprimtarinë e tij jetësore abolicioniste dhe reformiste, udhëhiqej nga parimi i mbipartisë, nga vendosmëria dhe përkushtimi, duke u shndërruar, siç thotë Metaksas, në “viktimën fatlume të suksesit të vet”.

Uilliam Uillberfors, në veprën e Metaksas, vjen si një hero, jo i hipur në kalë me shpatë të zhveshur, por nga bankat e buta të Parlamentit të Britanisë së Madhe, ku një jetë të tërë ia kushtoi luftës kundër çdo ligësie shoqërore. Por, nga synimet e tij të shumta, më i rëndësishmi ishte shfuqizimi i tregtisë së skllevërve, të cilin e arriti në atdheun e tij më 1807, kurse përfundimisht në plan botëror, më 1833, vetëm tri ditë para se të vdiste. “Bota ku ai lindi më 1759 dhe bota që la më 1833 ndryshonin nga njëra-tjetra si plumbi nga ari“, shkruan Metaksas. Me veprën e tij jetësore, Uillberforsi u bë reformatori më i madh shoqëror në historinë e botës. Metaksas shkruan: “Mënyra më e efektshme për parandalimin e krimeve më të rënda është ndëshkimi i atyre më të lehta, si dhe përpjekja që ta shtypim këtë frymë të përgjithshme shthurjeje, e cila është nëna e çdo lloj vesi... Nuk e teprojmë kur themi se ky vëzhgim i vetëm ishte leva me të cilën trupvogli Uillberfors zëvendësoi një botë të tërë dhune e mjerimi me një botë qytetërimi e shprese, të cilën tani ne e quajmë epoka viktoriane.”

............................................

Eric Metaxas: Amazing Grace, Dietrich Bonhoeffer & Harlem - Biola University Chapel


Uillberfors nuk ishte hero i vetmuar në një “botë mizore, harbutërie dhe dëshpërimi”, por inspirues dhe prijës. Ai gëzonte solidaritetin e personaliteteve të shquara, si kryeministra, deputetë, shkrimtarë, prokurorë etj. Përveç “Rrethit të Klapamit” të cilin e udhëhiqte, në kohën e tij në Britaninë e Madhe ishin formuar për herë të parë rreth shtatëdhjetë grupe për çdo kauzë shoqërore, me të cilat deputeti Uillberfors mbante lidhje të afërta. “Jeta është përpjekje në bashkëpunim”, thotë Metaksas.

3. Uillberfors dhe ne

Në qoftë se e keqja e shëmtuar e kohës së Uillberforsit dhe përgjatë pesëmijë vjetëve para tij, ishte tregtia e lirë me skllevërit, kundër së cilës ai luftoi me vetëmohim, sot gati dy shekuj pas tij, përballemi me dukuri, si trafikimi i qenieve njerëzore dhe prostitucioni, që përbën formën e skllavërisë së ditëve tona, mjerimi social, krimi i organizuar dhe korrupsioni, diskriminimi i gruas, puna e fëmijëve dhe mospërfshirja sociale, shkelja e të drejtave të njeriut etj. Siç ka shkruar Fllojd Flejk, në çdo cep të botës mbetet punë e madhe për t’u bërë.

Në rrugën e gjatë, me shikim drejt së ardhmes, çdo shoqëri ka nevojë ta kthejë kokën pas, si Metaksas, për të parë të kaluarën dhe për të kujtuar e rikthyer vlerat, shpeshherë të harruara.

Në jetën përfaqësuese shqiptare të traditës, gjejmë figura të shquara, me vullnetin e çeliktë të Uillberforsit dhe me konsistencën e gjatë për të arritur qëllimet e larta të popullit që e përfaqësonin, si Abdyl Frashëri e Ymer Prizreni, Haxhi Zeka e Hasan Prishtina, Isa Boletini e Ramiz Cernica etj.

Në këtë kuptim, Uillberfors, nga Britania e Madhe dhe uillberforsët shqiptarë, para përfaqësuesve tanë të zgjedhur, andej e këndej kufirit kombëtar, para personaliteteve të jetës politike, arsimore e shkencore, kulturore e letrare, para vetë shoqërisë sonë, paraqiten, jo thjeshtë si vlerë historike, por edhe si frymëzim i gjallë e gjithmonë aktual për të luftuar të këqijat e kohës, për të mbrojtur, kultivuar e pasuruar fondin e thesarit të vlerave tona, për t’i kontribuuar zhvillimit e emancipimit, sipas shembullit të tyre.

Mendjet e ndritura të kombit shqiptar, duke bërë qëmtimin e afirmimin e vlerave të së kaluarës dhe gërshetimin e tyre me vizionin e së ardhmes, bënë kthesa të mëdha historike. Kombi ynë sot, njëqind vjet pas Pavarësisë, ka nevojë për reforma të gjithanshme, me përmasat e një rilindjeje tjetër.

Beteja e parë dhe e madhe e saj mbase do të fillonte pikërisht me mbrojtjen dhe pasurimin e sistemit të vlerave, që ka filluar të rrezikohet seriozisht.

Do filluar prej këtij sistemi historik, jo nga pikëpamja konservative, por dialektike, sikur arkitekti që kërkon përforcimin e themeleve të vjetra të kullës së bukur që do t’i shtohen katet. Ky sistem do të mbrohet e kultivohet me emancipim dhe ndërgjegje, me shembujt e përfaqësimit moral, por edhe me legjislacion e strategji kombëtare.

Shoqëritë moderne kanë vlera të cilat qarkullojnë lirshëm, por shpesh bashkë me to shkojnë e vijnë edhe dukuri të shëmtuara, kundër të cilave, ato kanë ngritur mekanizma adekuatë mbrojtës, për t’i mbajtur në kontroll dhe amortizuar pasojat e dëmshme. Këta mekanizma u kanë munguar ndjeshëm shoqërive në tranzicion, të cilat shpeshherë ngjajnë me trupin pa imunitet.

Veprat e mëdha të historisë kanë lënë vlera të mëdha, të cilat mund të ruhen e të kultivohen vetëm nëse përkthehen në virtyte personale dhe kolektive dhe nëse mishërohen në karakterin e vetë shoqërisë, në përputhje me idealet e së ardhmes.

Libri i Metaksas sintetizon në mënyrë të shkëlqyeshme vlera të tilla.


Erik Metaksas, dr. James Neathery dhe Mehmet Hajrizi.


http://www.pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=1057

Çudi! Një grek flet për “miqësi” me Shqipërinë!


Eshref Ymeri


Çudi! Një grek flet për “miqësi”
me Shqipërinë!

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Kryeministri Berisha deklaroi në Vlorë se në vitin 1912, burrat e shquar shqiptarë, me në krye Ismail Qemalin, shpallën pavarësinë e vendit për mbarë trojet tona etnike, që nga Preveza në Preshevë dhe që nga Shkupi në Podgoricë.
       Pas kësaj deklarate, vjen reagimi i menjëhershëm i ministrit të jashtëm grek Avramopulos, i cili anuloi vizitën e tij në Tiranë. Nga Athina ai deklaroi:
       “Deklarata si këto nuk kontribuojnë në krijimin  e një klime të miqësisë, besimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve…” (Citohet sipas informacionit të zonjës Anila Jole nga Athina, të botuar në faqen e internetit BalkanWeb me titull “Deklarata e Berishës, Avramopulos anulon vizitën në Tiranë”, 28 nëntor 2012).  
       Një deklaratë e çuditshme kjo e ministrit të jashtëm grek, i cili, së vërtetës që tha Kryeministri Berisha, i trembet si djalli vetëtimës. Nuk e kuptoj se për çfarë “miqësie” e ka fjalën ky ministri Avramopulos, aq më tepër kur dihet që shteti grek, që prej themelimit të tij e deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk e ka pasur në rendin e ditës “miqësinë” me kombin shqiptar. Përkundrazi, në rendin e ditës vazhdimisht ka pasur armiqësinë dhe sendërtimin e saj përmes pabesisë, shpifjeve, mashtrimit dhe hipokrizisë ndaj kombit shqiptar, tipare këto, të cilat përbëjnë themelet e kodit moral grek.
Këtu nuk është nevoja të ndalem aspak në krimet e shtetit shovinist grek dhe të kishës shoviniste greke kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kur na helmoi pionierët e saj, si Naum Veqilharxhin, Anastas Kulluriotin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin dhe na vrau shumë të tjerë. Këtu, me fakte, do të përmend vetëm disa nga çastet më të vështira që ka përjetuar kombi shqiptar në historinë e vet, pas shpalljes së pavarësisë, kur Greqia, si shtet fqinj, paçka se nuk na ka dashur kurrë, të paktën duhej të tregohej korrekte me ne. Ajo mund edhe të mos e ndihmonte Shqipërinë për kapërcimin e situatave të vështira, madje të rrezikshme, që ia ka imponuar shovinizmi evropian i Fuqive të Mëdha, i cili, për interesin e ortodoksisë sllavo-greke, është munduar ta zhdukë fare Shqipërinë nga harta e Evropës. Shqipëria Londineze duhet t’u jetë mirënjohëse vetëm armëve të veta dhe SHBA për mbijetesën e saj.
Këtu poshtë do të rendis disa fakte konkrete që m’u desh t’i qëmtoj me kujdes nga disa burime dhe kryesisht nga dy vepra shkencore (gjithsej 1 000 faqe) të  historianit të shquar Prof.dr. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë. Vepra e parë titullohet: “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), kurse vepra e dytë mban titullin: “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë” (Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë, 2004).
 Pra, Greqia të mbante, së paku, një qëndrim asnjanës ndaj vendit tonë dhe të na linte t’i përballonim vetë fatkeqësitë tona. Jo! Përkundrazi! Greqia, pikërisht atëherë kur vendi ynë përpëlitej për të mbijetuar në kulmin e fatkeqësive që e kishin pllakosur, është turrur për ta gllabëruar pabesisht, pikërisht si nepërka që rri strukur në pusi, në pritje të presë së vetë. Le t’i shikojmë ca faktet me radhë.
Së pari, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë, shteti shovinist grek, tamam si bandit, dërgoi në ujërat e Gjirit të Vlorës kanonieret e veta dhe filloi bombardimin e qytetit, duke prerë, në të njëjtën kohë, edhe kabllon e lidhjes telegrafike me Italinë (Eqrem bej Vlora. Kujtime, 2, f.18, 21-22).
 Së dyti, në vitin 1913,  kur populli shqiptar, ende i paorganizuar mirë në një shtet të centralizuar, për shkak të pazareve që po bënin Fuqitë e Mëdha në Londër për copëtimin e trojeve tona etnike, shteti shovinist grek shfrytëzoi pabesisht rastin për të kryer barbarizma në Shqipërinë e jugut. Ja se çfarë shkruan Faik Konica për ato çaste tragjike në një letër që u dërgonte nacionalistëve Dervish Duma dhe Andon Logoreci, më 6 dhjetor 1940:
“Nuk do t’ju mërzis duke iu referuar historisë së shkuar, për t’ju treguar se çfarë i ka bërë Greqia Shqipërisë Jugore.., që do t’ju rifreskojë kujtesën rreth barbarizmave greke të vitit 1913: vrasje të shumta, djegie sistematike, përdhunime pa numër, madje edhe vajzash nën 15 vjeç”  (vëllimi 4, f.276-277).
Së treti, me fillimin e Luftës I Botërore, shteti shovinist grek organizoi pabesisht në Jug të Shqipërisë të ashtuquajturën “lëvizje popullore” dhe formoi “Qeverinë Autonome Vorio-Epirote”, me qëllim që, në kundërshtim me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të 11-12 gushtit 1913 për përcaktimin e kufijve jugorë dhe juglindorë të Shqipërisë (edhe pse Greqisë i ishte aneksuar një ndër “thelat më të majme” të trojeve shqiptare - Çamëria), të realizonte aneksimin e “Epirit të Veriut”. “Kjo formë qeverie ishte ngrehur nga qeveria greke, vënë në veprim prej saj, e paguar prej saj, e përkrahur politikisht dhe ushtarakisht prej saj” (Sejfi Vllamasi. “Ballafaqime politike në Shqipëri. 1897-1942”, f.73).  Dhe “ndërkaq “bandat vorio-epirote” (8070 ushtarë grekë dhe vullnetarë kretanë, së bashku me oficerët e tyre të liruar nga ushtria e rregullt) kryen masakra të tilla të turpshme, që mund të krahasohen mbase vetëm me mizoritë e hunëve, siç tregojnë kronikat e Mesjetës” (Eqrem bej Vlora, po aty, f.39). Madje ushtria greke, në kulmin e Luftës I Botërore, e ripushtoi Shqipërinë e Jugut “dhe në mars rë vitit 1916 Greqia e shpalli, me dekret mbretëror, aneksimin e saj…” (Tensioni greko-shqiptar…, f.20).
Së katërti, pas Luftës I Botërore, në Konferencën e Paqes në Paris, kur Fuqitë e Mëdha përsëri po diskutonin për copëtimin përfundimtar të Shqipërisë mes ortodoksisë sllavo-greke, gjë që s’u realizua falë ndërhyrjes së presidentit amerikan, Uillson, kryeministri shovinist grek, Venizellosi, “u përpoq me të gjitha forcat të fitonte bekimin për realizimin e ambicieve territoriale në kurriz të Shqipërisë. Më 13 shkurt 1919 ai i kërkoi Konferencës aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia” ( po aty, f. 22).
 Për realizimin e qëllimeve të veta aneksioniste ndaj Shqipërisë së Jugut, pikërisht në çastet e luftës për mbijetesë të kombit shqiptar, shteti shovinist grek ka vënë në funksionim edhe mekanizmin e shpifjes, e cila në Greqi është një “shkencë” me arritje shumë të shënuara. Falsifikimi i së vërtetës, mashtrimi dhe shpifja kanë qenë dhe mbeten tipare karakteristike të kodit moral të diplomacisa greke. Zhan Zhak Ruso thotë:
“Të gënjesh vetveten për përfitime personale do të thotë të bësh një falsifikim, të gënjesh për një tjetër njeri do të thotë të mashtrosh, kurse të gënjesh me qëllim që të dëmtosh dikë do të thotë të merresh me shpifje”.
 Dhe shovinizmi grekomadh ka shpifur pikërisht për ta dëmtuar kombin shqiptar. Kështu, Faik Konica, në një letër që i dërgonte Fan Nolit më 26 gusht 1940, e njoftonte si më poshtë:
“… po ju komunikoj juve një lajm me rëndësi, nga një burim diplomatik grek i sigurt: Greqia ka përgatitur një memorandë për Konferencën e Paqes, ku do të provojë se Shqipëria është bërë një vatër panislamike dhe një sukursalë e Mustafa Qemalit” (vëll.4, f.218).
 Pra, diplomacia greke, për të “shpëtuar” Evropën nga “krijimi” i një vatre “panislamike” shqiptare, kërkonte që Shqipërinë ta fuste në “gjirin” e ortodoksisë greke. Gjynah që s’ia dëgjoi fjalën presidenti Uillson! Greqia për “të mirën” e krishtërimit evropian “po përpiqej”!
Në një informacion të ambasadës sonë nga Moska për Behar Shtyllën, datë 8 tetor 1956, thuhej:
“MPJ e Bashkimit Sovjetik i ushqeu shpresat e udhëheqjes shqiptare se mundësitë për vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë ishin reale. Ajo njoftoi ambasadorin shqiptar në Moskë, se nga bisedimet me deputetët grekë dhe me të dërguarin special të qeverisë greke, kishte arritur në konkluzionin që tani Greqia dëshironte të përmirësonte marrëdhëniet me Shqipërinë, porse ajo gjente kundërshtim nga amerikanët” (Shqipëria dhe Greqia…, f.125).
Një shpifje tipike greke kjo, sa e poshtër, aq edhe cinike, që kishte si qëllim pikërisht armiqësimin edhe më shumë të Shqipërisë me SHBA. Po si qëndronte e vërteta? SHB vazhdimisht kanë qenë për normalizimin e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, jo vetëm sapo mbaroi lufta civile atje, por edhe në vijim, deri sa ato u vendosën faktikisht më 6 maj 1971. Le t’u drejtohemi fakteve që hedhin poshtë shpifjet e ulëta greke: “Ambasadori amerikan (në Beograd më 1949 - E.Y.) Kanon pohonte:
“Ne do të presim që zhvillime të tilla të bëjnë të mundur marrëdhënie të mira të Shqipërisë me Greqinë… dhe ta orientojmë Shqipërinë nga Perëndimi” (Tensioni greko-shqiptar…, f.625).
Ja edhe një tjetër fakt i vitit 1963, që hedh poshtë shpifjen greke:
“Me qëllim që Shqipëria të hapej drejt Perëndimit, amerikanët e mirëprisnin një dialog të saj me vendet perëndimore. SHBA dëshironin marrëdhënie të reja tregtare dhe, gradualisht, të zgjeronin njohjen diplomatike të Shqipërisë, duke pasur parasysh që kjo njohje të bëhej edhe nga Greqia” (Shqipëria dhe Greqia…, f.197).
Ja edhe një fakt i tretë i vitit 1966:
 “Qeveria amerikane e konsideronte çështjen e vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë si një vendim, që duhej ta merrtë vetë qeveria greke, në bazë të interesave të saj dhe se qeveria greke ishte në gjendje të gjykonte për perspektivat dhe rrjedhojat më mirë se Vashingtoni. Qeveria e SHBA, as në të shkuarën, dhe as në të ardhmen, nuk kishte kundërshtuar dhe nuk do të kundërshtonte përpjekjet e qeverisë greke për të hequr gjendjen e luftës dhe për të vendosur marrëdhëniet diplomatike” (po aty, f.200).
Ja edhe një tjetër shpifje e vitit 1966 kundër Shqipërisë nga arsenali i shpifografisë greke, që kishte për qëllim armiqësimin e Evropës me Shqipërinë, një shpifje e fëlliqur kjo, që mbështetej edhe nga Moska, “mikja” e deridjeshme e popullit shqiptar:
“Ndërsa Tirana po përsëriste ofertat për normalizimin e marrëdhënieve, shtypi grek ngriti në këmbë opinionin vendas mbi rrezikun që i kanosej Greqisë dhe Evropës nga instalimi i raketave kineze në territorin shqiptar… Ajo (Shqipëria - E.Y.) u krahasua me rrezikun që paraqiste Kuba për SHBA. Gazeta “Eleftheros Kosmos” theksonte se… ekzistonte mundësia që Kina komuniste të kërcënonte Evropën nëpërmjet Shqipërisë në të ardhmen… Pikërisht në këtë kohë, edhe Agjencia Sovjetike e lajmeve njoftoi se Shqipëria po ndërtonte një bazë raketash bërthamore me ndihmën kineze, rrezja e të cilave mbulonte gjithë zonën e Evropës” (po aty, f.204-205).
Si gjithmonë, edhe këtë herë diplomacia amerikane doli në mbrojtje të Shqipërisë:
“… Departamenti i Shtetit e vuri në dyshim vlerën e këtyre informacioneve sepse: nuk kishte të dhëna që kinezët të kishin aftësi për ndërtimin e një baze të tillë; nuk kishin arsye të dukshme që të ndërtonin një bazë të tillë në Evropë dhe sepse as shqiptarët as kinezët nuk mund të fitonin ndonjë gjë duke ndërtuar një bazë të tillë. Madje, përkundrazi, në rastin e ndonjë krize, ekzistenca e një baze të tillë do ta shndërronte Shqipërinë në një objekt primar goditjeje” (po aty, f.205).
Pas shembjes së komunizmit,   në vitet 90-të të shekullit të kaluar, një tjetër pinjoll i shovinizmit grekomadh, një armik i betuar i kombit shqiptar dhe i kombit turk, një gjeneral ultrashovinist grek me emrin Nikolaos Grilakis, ish-këshilltar i kryeministrit Micitaqis, në një libër me kujtime, të botuar në vitin 2001 me titull: “…zbuloj ngjarjet dramatike të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të 20-të në Greqi dhe në Ballkan, siç i jetova”, vazhdon të notojë në ujërat e fëlliqura me shpifjet e diplomacisë shoviniste greke dhe të shtetit shovinist grek. Greqia nuk rri dot pa shpifje kundër kombit shqiptar. Në artin e shpifjes ajo gjen ngushëllim për mosrealizimin e objektivave “madhore” të shovinizmit grekomadh - kthimin e trojeve të Perandorisë Bizantine, për trashëgimtare të së cilës e mban veten edhe sot e kësaj dite.
 Ky gjenerali Grilakis shkruan:
 “Personalisht e kisha bërë të qartë  qysh në fillim se isha kundër një mendimi për dhënie ndihme partive të djathta në vendet myslimane, si Shqipëria, me mendimin se partitë e djathta shqiptare do të përfundojnë në serat e kultivimit të shtrirjes turke në Ballkan. Parashikova, gjithashtu, se imamët e Turqisë shumë shpejt do të mbillnin në mendjet ateiste të shqiptarëve hashashin e myslimanizmit me idetë kanceroze të shtrirjes turke në Ballkan” (“Shekulli”, 8 maj 2004, f.3).
I shkreti Grilakis! Megjithëse ishte në shërbim të kabinetit të djathtë të Micotaqisit, atë e paska torturuar dashuria përvëluese për të majtën shqiptare, së cilës, tërthorazi, gjenerali i gjorë  ia zbulon keq ca vende delikate faqe miletit dhe e lë zbuluar, si tradhtare të çështjes kombëtare shqiptare: të majtës shqiptare nuk na i pëlqeka “çallma” myslimane, ajo na qenka e djegur për kamillafin e greko-ortodoksisë!
Në kujtimet e veta gjenerali Grilakis pretendon se kur e ftoi Kryepeshkopi Serafim për të biseduar lidhur me helenizimin e “Vorio-Epirit” pas rënies së komunizmit, ai nuk e vuri në dijeni kryeministrin Micitaqis. Këto përralla gjenerali i zhgënjyer le t’ua shesë atyre grekëve që vuajnë nga trashtina e trurit, jo shqiptarëve. Deklarata shoviniste e Micotaqisit e 14 korrikit 1993 vërteton më së miri se sa “i painformuar” paska qenë ai për veprimtarinë armiqësore kundër Shqipërisë të prapavijave të kabinetit të tij kryeninistror!
Së pesti, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe fillimit të luftës italo-greke më 28 tetor 1940, shovinizmi grekomadh përsëri iu kthye realizimit të ëndrrës së vjetër për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke shfrytëzuar pabesisht rastin që vendi ynë e kishte humbur tashmë sovranitetin e vet dhe, si subjekt juridik, figuronte vetëm nën kurorën e Viktor Emanuelit III.
“Duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe organizimin e dobët të sulmit italian, forcat greke e thyen shpejt atë dhe në mesin e nëntorit kaluan në kundërsulm. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe më 8 dhjetor Gjirokastrën” (Tensioni greko-shqiptar…,  f.50).
Së gjashti, pas prishjes së marrëdhënieve të Jugosllavisë me Shqipërinë në vitin 1948 dhe përfundimit gradual të luftës civile në Greqi, vendi ynë u gjend i rrethuar nga dy shtete armiq. Pikërisht këtë situatë të rrezikshme që po përjetonte Shqipëria shovinizmi grekomadh u mundua ta shfrytëzonte pabesisht. Atij iu nxitën edhe më shumë epshet shoviniste për pushtimin e Shqipërisë së Jugut. “Në fillim të prillit të vitit 1949 qeveria greke i dërgoi një memorandum tjetër Londrës dhe Vashingtonit, i cili sugjeronte dhe argumentonte nevojën e pushtimit të Shqipërisë” (po aty, f.621). Disa muaj më vonë qeveria greke bëri një tjetër kërkesë këmbëngulëse për pushtimin e Shqipërisë. “Në gusht të vitit 1949 u zhvilluan luftimet vendimtare të UKG kundër gueriljeve. Qeveria greke e shtoi presionin ndaj aleatëve perëndimorë që ushtria e saj të lejohej të pushtonte territorin shqiptar” (po aty, f.622).
Së shtati, Greqia shfrytëzoi pabesisht edhe situatën e rrezikshme që u krijua për vendin tonë pas prishjes së marrëdhënieve të Bashkimit Sovjetik me Shqipërinë. “Udhëheqja shqiptare, tani në marrëdhënie krejt të ndryshme me Moskën, e ndiente se ajo po e kërcënonte, duke përkrahur synimet greke ndaj Shqipërisë së Jugut” (Shqipëria dhe Greqia…,  f.166). Synimet shoviniste të shovinizmit grekomadh i kishte përkrahur vetë Hrushovi në takimin që kishte pasur me Sofokli Venizellosin më 5 qershor 1960. Ndërkohë, “perveç deklaratave të hapura të qeveritarëve grekë mbi “Epirin e Veriut”, qeveria e Athinës kishte pyetur qeverinë austriake se cili do të ishte reagimi i saj në rast se Greqia sulmonte ushtarakisht Shqipërinë për të aneksuar Shqipërinë e Jugut” (po aty, f.169-170).
Së teti, me daljen në pah të acarimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, shovinizmi grekomadh u hodh përsëri në veprime agresive kundër vendit tonë. “Qeveria greke…dha një sinjal tjetër se planet e saj kundrejt Shqipërisë së Jugut nuk ishin arshivuar. Në vitin 1976, në parlamentin grek u aprovua një ligj i ri mbi emigracionin. Ai ishte shtojcë e ligjit të vjetër të Venizellosit, i cili ndalonte dhënien e shtetësisë greke emigrantëve me origjinë nga Shqipëria e Jugut, me synimin që, në rastin e zhvillimit të ndonjë referendumi të mundshëm, ata të votonin pro aneksimit të saj nga Greqia” (po aty, f.300).
Së nënti, në vitin 1990, kriza e regjimit komunist, që ishte në kulmin e saj, ashtu edhe periudha e gjatë e tranzicionit të vështirë,  “e nxitën më tej aktivizimin e lobit grek, sepse ai pa hapësira të reja për të realizuar objektivat e tij të vjetra. Vazhduan përpjekjet e qeverisë dhe të shtetit grek për të mobilizuar dhe nxitur diasporën si një vegël për zbatimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë. Madje ajo ka krijuar një përvojë të madhe dhe mekanizma shumë efektive për të realizuar një politikë të tillë” (po aty, f.326).
Përveç organizimit të të gjitha strukturave shtetërore kundër Shqipërisë, shovinizmi grekomadh, në këto kushte, përveç lobit shovinist greko-amerikan, si gjithmonë në historinë e tij, nxiti për veprime të shpejta kishën shoviniste greke për helenizimin e Shqipërisë së Jugut. Gjenerali Grilakis kujton: “…më ftoi Kryepeshkopi i Greqisë, Serafimi, për të shkëmbyer pikëpamje rreth çështjeve të helenizimit të Vorio-Epirit pas rënies së komunizmit. E pranova me kënaqësi…” (“Shekulli”, 9 maj 2004, f.3).
Pikërisht në kohën e amullisë politike dhe të varfërisë së skajshme që kishte pllakosur vendin tonë, shovinizmi grekomadh, si gjithmonë me pabesinë që e ka karakterizuar, harton “Planin Lotos”, në themel të strategjisë së të cilit qëndronte çlirimi i “Epirit të Veriut” nga “sundimi shqiptar”. Me hollësitë e këtij Plani lexuesi është njohur në fjalën e Kryetarit të SHIK-ut, zotit Bashkim Gazidede, të mbajtur në Kuvendin popullor në pranverën e vitit 1997 dhe të botuar në gazetën “Albania” më 4 mars 2004.
Së dhjeti, rënien e firmave piramidale dhe  tragjedinë që shkaktuan neokomunistët socialistë në Shqipërinë e Jugut, të përkrahur tërësisht nga shteti shovinist grek, në bashkëpunim më tradhtarë shqiptarë, që sot ndodhen në opozitë, shovinizmi grekomadh u mundua ta shfrytëzonte pabesisht për të futur trupat e veta pushtuese në Shqipërinë e jugut. Në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, të transmetuar në TV “Top channel” më 18 mars 2004, Prof.Sherif Delvina deklaroi:
“Më 1997 Greqia, përmes zonjës Ollbrait (Allbright), u kërkoi SHBA që të fuste trupat e veta në Shqipërinë e Jugut, por zonja Ollbrait u tha: “Po ç’do të bëjë Turqia? Do t’ju bjerë nga pas”. Dhe Greqia nuk u fut në Shqipëri”.
Ja, kjo ka qenë dhe e tillë vazhdon të mbetet fytyra e vërtetë e shtetit shovinist grek, i  cili e ka manifestuar me fakte armiqësinë e egër ndaj Shqipërisë, sa herë që kësaj i është dashur të përjetojë çaste kthesash vendimtare dhe situata të rrezikshme në historinë e saj të vështirë që prej shpalljes së pavarësisë.
Këtu nuk po ndalem në presionet prej “zonje hijerëndë” që Greqia i ka bërë Shqipërisë për të zhvatur prej saj lëshime pas lëshimesh (siç edhe i ka zhvatur konkretisht falë servilizmit të pështirë të klasës sonë politike, lëshime këto që do të na kushtojnë shumë shtrejtë), duke kërcënuar me mosfirmosjen prej saj për pranimin e vendit tonë në struktura të ndryshe të Bashkimit Evropian. Këto presione përbëjnë një tjetër faqe turpi të Athinës zyrtare në qëndrimin ndaj kombit shqiptar.
Pikërisht ca fakte të pakta që radhita më lart rreth qëndrimit të kristalizuar armiqësor të shtetit shovinist grek ndaj vendit tonë në vazhdimësi, më bënë të befasohesha kur u njoha me deklaratën e ministrit Avramopulos, në të cilën përmendi fjalën “miqësi” në raport me vendin tone, fjalë kjo që zbulon fare qartë hipokrizinë tipike greke.

Santa Barbara, Kaliforni/30 nëntor 2012













Santa Barbara, Kaliforni
30 nëntor 2012

Kush jane firmetaret qe n[nshkruan Deklaraten e Pavaresise




Nga Flori Bruqi








Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919)

Ngriti flamurin ne Vlore. Firmetar i Aktit te Pavaresise. Kryetar i Qeverise se Perkohshme, Minister i Jashtem, diplomat, guvernator, atdhetar. Me 28 nentor, ngriti flamurin shqiptar ne Vlore. Deklaroi ne Vlore pavaresine e Shqiperise. Firmosi i pari Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen "Ismail Kemal". Ne deklarate shkruhej: "Ne Vlone me 15/28 te Vjeshtes se Trete 1328/ 1912. Pas fjaleve qe tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me te cilat tregoi rrezikun e math ne te cilin ndodhet sot Shqiperia, te gjithe delegatet me nje za venduan qe Shqiperia me sot te bahet ne vehte, e lire e mosvarme".

Ismail Qemal bej Vlora u zgjodh kryeminister Qeverise se Perkohshme Ndihmoi levizjen e armatosur te shqiptareve ne kryengritjet e pergjithshme te viteve 1910-1912. Me 22 janar 1914 jep doreheqjen dhe pushtetin ja dorezon Komisionit Nderkombetar te Kontrollit. Largohet nga Shqiperia per ne Itali ku edhe vdes ne rrethana te dyshimta me 24 janar 1919.


Dom Nikolle Kacorri (1862-1917)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Klerik i larte, atdhetar, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombetare. Mori pjese ne levizjen politike-kulturore-kombetare. Gjate kryengritjes se Kurbinit 1905-1907, hyri si ndermjetes midis popullsise dhe administrates osmane qe te shmangte gjakderdhjen. Pjesemarres ne Kongresin e Manastirit (1908) dhe ne Kongresin e Elbasanit (1909). Perfaqesues i krahines se Durresit ne Kuvendin Kombetar te Vlores ku u zgjodh nenkryetar i qeverise se perkohshme. Firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen "Kacorri".


Vehbi Dibra Agolli (1867-1937)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Klerik i larte. veprimtar i levizjes kombetare shqiptar, Mori pjese ne vititn 1909 ne Kongresin e Dibres, mbeshteti alfabetin me shkronja latine te Kongresit te Manastirit. Me 28 nentor 1912 ne krye te delegateve te Dibres, merr pjese ne Kuvendin Kombetar te Vlores ku u zgjodh kryetar i Pleqesise. Ka luajtur rol te rendesishem ne organizmin e kryengritjes shqiptare te vitit 1913 kunder pushtimit serb ne zonen e Dibres. Ne vitin 1920 mbeshteti perpjekjet per rimekembjen dhe demokratizimin e shtetit te pavarur shqiptar.


Jorgji Karbunara - Bab Dud Karbunara (1842-1917)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombetare. Punoi shume per hapjen e shkollave shqipe ne Berat. Jorgji Karbunara ishte perfaqesues i Beratit ne Kuvendin Kombetar te Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen " J. Karbunara ". Ne kete Kuvend, ai u zgjodh anetar i Pleqesise.

Elmaz Boce (1850-1925)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Mori pjese ne organizimin e deges se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne qytetin e Gjirokastres ne vitin 1880. Elmaz Boce, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkolles shqipe te Gjirokastres "Lirija". Ne nentor te vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastres ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen "Elmas Boce".

Qazim Kokoshi (1882-1945)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar per perhapjen e gjuhes shqipe, patriot, njeri me bindje dhe pikepamje demokrate. Zgjidhet delegat i Vlores ne Kuvendin e Gerces ne vitin 1911. Merr pjese ne kuvendin e Vlores ne nentor 1912, ku firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Qazim Kokoshi". Ne vitin 1921, zgjidhet deputet i qarkut te Vlores ne Keshillin Kombetar. Regjimi komunist e arreston dhe burgos. i izoluar ne hetuesine e Vlores, vdes nga torturat.

Jani Minga (1872-1947)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i shkolles shqipe, i Rilindjes Kombetare dhe i levizjes demokratike 1920-1924. Ishte nder nismetaret e hapjes se klubit patriotik " Laberia " dhe te shkolles se pare shqipe ne Vlore (1908). Ne nentor te vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastres ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen "J. Minga".


Rexhep Mitrovica (1888-1960)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, intelektual, deputet, minister, kryeminister. Mori pjese si delegat i Pejes ne Kuvendin Kombetar te Vlores dhe ishte njeri nga nenshkruesit e deklarates se Pavaresise. Nje nga themeluesit e Partise Kombetare (1914), anetar i Komitetit "Mbrojtja Kombetare e Kosoves". Zgjidhet senator i Kosoves ne Keshillin Kombetar te Lushnjes.


Dhimiter Tutulani (1875-1937)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare. Ne nentor te vitit 1912, zgjidhet delegat i Beratit ne Kuvendin historik te Vlores, ku nenshkroi Deklaraten e Pavaresise, me siglen "Dh. Tout.". Ne vitin 1918 ishte delegat ne Kongresin e Durresit dhe ne vitin 1920 ne Kongresin e Lushnjes. Ne vitin 1925 kreu detyren e kryetarit te Bashkise se Beratit.

Abas Dilaver (Celkupa) (1850 - 1926)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare. Gjate viteve 1905-1907 u lidh dhe bashkepunoi me atdhetaret e njohur te asaj kohe si Dom Nikoll Kacorri etj. Priti ne Durres Ismail Qemalin e me pas, bashke me delegatet qe e shoqeronin ate, mori pjese ne mbledhjen e pare Kuvendit te Vlores. Delegat i Durresit, Deklaraten e Pavaresise, e firmosi me siglen "Abas Dilaver".


Shefqet Dajiu (1882-1946)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i perhapjes se gjuhes shqipe dhe i levizjes kombetare. Ne nentor te vitit 1912, zgjidhet si perfaqesues i Elbasanit ne Kuvendin historik te Vlores per shpalljen e Pavaresise Kombetare. Firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen "Shefqet Daji". Ne vitet 1920-1923 eshte deputet i Elbasanit ne parlamentin shqiptar. Shefqet Dajiu arrestohet dhe burgoset ne vitin 1945. Vdes ne burg ne vitin 1946.

Xhelal Koprencka (1876-1919)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Nismetar per hapjen e shkollave shqipe ne vitin 1908 ne Skrapar, veprimtar i levizjes kombetare per pavaresi. Zgjidhet delegat i Skraparit ne Kuvendin e Vlores dhe ishte nje nga 40 firmetaret e Aktit te shpalljes se Pavaresise kombetare ne vitin 1912, dhe firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen "Xhelal Ko.". Zgjidhet anetar i Pleqesise.

Hajredin Cakrani (1860-1940)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne vitet 1908-1909, bashkepunoi ngushte me klubet atdhetare " Laberia " te Vlores dhe te Filatit. U zgjodh delegat i Mallakastres ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor te vitit 1912, ku firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen "Hajredin Cakrani". Pjesemarres ne luften e Vlores kunder pushtuesve italiane.

Iljaz Vrioni (1882-1932)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Nen-kryetarit i Lidhjes se Prizrenit, deputet, minister, kryeminister. Ne nentor te vitit 1912 zgjidhet delegat i Beratit ne Kuvendin historik te Vlores, ku nenshkroi Deklaraten e Pavaresise, me siglen "Iljas Vrijon". Ne vitin 1920, zgjidhet delegat i Beratit ne punimet e Kongresit te Lushnjes. Kater here Kryeminister i Shqiperise dhe disa here si Minister i Jashtem dhe si Minister i Plotfuqishem i Shtetit Shqiptar ne Paris.

Murad Toptani (1867-1918)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Poet, publicist. Mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912 si delegat i Tiranes dhe firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen "Murad Toptani". Pas renies se qeverise se Vlores, Esat Pashe Toptani (kusheri i tij), i dogji shtepine dhe nje pjese te madhe te pasurise se tij qe ndodhej brenda saj si: libra, korrespondencen, antikuare.



Luigj Gurakuqi (1879-1925)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, minister, deputet, gjuhetar, poet, publicist. Pjesemarres ne Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anetar komisioni per njehsimin e alfabetit. Pjesemarres ne kryengritjen e malesoreve te Mbi Shkodres dhe bashkehartues me I. Qemalin i Memorandumit te Greces. Gjate vitit 1912, ishte nder organizatoret e kryengritjes se pergjitheshme. Ne Kuvendin e Vlores per shpalljen e pavaresise, si perfaqesues i Shkodres, firmosi Deklaraten e Pavaresise nen siglen "Luz Gurakuqi". Minister i Arsimit ne Qeverine e Perkohshme te Vlores. Anetar i delegacionit ne Konferencen e Paqes ne Paris. Deputet i Shkodres ne Keshillin Kombetar dhe perseri perfaqesues i Shkodres ne Kuvendin Kushtetues ne vitin 1924. Minister i Financave ne qeverine e Nolit. U vra ne Bari ne 2 mars 1925.

Spiridon Ilo (1876-1950)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Patriot, atdhetar. Shoqeron Ismail Qemalin ne udhetimin Trieste-Durres-Vlore. Merr pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912, ku firmosi firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen "Spiro T. Ilo". Ne vitin 1914, perfshihet ne ceten e Themistokli Germenjit ne luftimet kunder shovinisteve greke.

Thanas Floqi (1884-1945)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Jurist, veprimtar i levizjes kombetare, publicist, gjuhetar, botues, kompozitor, perkthyes. Mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen " Thanas V. Floqi ". Me pas punoi si jurist ne administraten shteterore ne Vlore.

Lef Nosi (1873-1946)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, albanolog, studiues, deputet, minister. Ne nentor 1912 ishte delegat i Elbasanit ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen " Lef Nosi ". Ne qeverine e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet ne detyren e ministrit. Anetar i delegacionit shqiptar prane Konferences se Paqes ne Paris. Ne vitin 1945 u burgos dhe denua me vdekje. U pushkatua ne vitin 1946.

Nuri Sojliu (1870-1940)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Mbeshteti Kongresin e Elbasanit dhe ate Manastirit, ku mbeshteti alfabetin latin te gjuhes shqipe. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Struges ne ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen " Nuri ". Nuri Sojliu mbeshteti levizjet politike me fryme demokratike te viteve `20.

Ferit Vokopola (1887-1967)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Teolog, ekonomist, poet, publicist, minister, deputet. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Lushnjess ne ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen " M. Ferit Vokopola ". Ferid Vokopola ishte perfaqesues i Beratit, ne Parlamentin shqiptar nga viti 1923-1939. Minister i Bujqesise ne kabinetin e Iljaz Vrionit (1927-1928).

Ymer Deliallisi (1873-1944)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen " Ymer ". Ne vitin 1920, perfaqeson nenprefekturen e Shijakut ne Kongresin e Lushnjes, ku edhe zgjidhet senator.

Xhemal Deliallisi (1880-1941)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen "Xhemmalyyddin bej". Ngarkohet me detyra ne Qeverine e Perkohshme te Vlores dhe me pas ne administraten e Princ Vidit.

Mustafa Merlika Kruja (1887-1958)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Deputet, minister, Kryeminister, albanolog. Si delegat i Krujes ne Kuvendin Kombetar te Vlores me 28 nentor 1912, firmosi Aktin e Pavaresise kombetare, me siglen "Mustafa Asim Kruja" ku u zgjodh dhe anetar i Pleqesise. U caktua nenprefekt ne Vlore dhe me pas sekretar i pare i Qeverise se I. Qemalit. Me 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ishte deputet i Kosoves ne zgjedhjet e para parlamentare te vitit 1921. Pas ardhjes se komunizmit u detyrua te arratisej. Mustafa Kruja vdiq ne SHBA me 27 dhjetor 1958, ne moshen 71-vjecare.

Abdi Toptani (1864-1942)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, minister. Ne vitin 1902 organizoi kryengritjen e armatosur te malesoreve te Shengjergjit e te Shupalit kunder dhunes se administrates osmane. Ne Kuvendin e Vlores ai firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Abdi". U zgjodh minister i Financave ne Qeverine e pare shqiptare.

Veli Harci (1850-1914)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, intelektual. Veli Harci ishte nje intelektual i formuar. Veprimtar i klubit patriotik te qytetit, ai perfaqesoi Gjirokastren ne Kuvendin e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Veli Harci".

Nebi Sefa (1861-1942)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme te viteve 1911 dhe 1912. Ne nentor te atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes per ne Kuvendin e Vlores. Ku nenshkroi Aktin e Pavaresise me siglen "Nebi Sefa Lushja". Ne vitet `20 perkrahu kursin politik te ndjekur prej forcave fanoliane.

Mit'hat Frasheri (1880-1949)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, intelektual, deputet, patriot, minister. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit, me 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nenkryetar i Komisionit te hartimit te alfabetit. Ne Kuvendin e Vlores, Frasheri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Mid'hat Frasheri". Ne qeverine e Ismail Qemalit zgjidhet minister i Puneve te Pergjithshme. Ne janar 1923 fillon detyren e ministrit Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Athine, deri ne dhjetor 1925. Me 1941 eshte nje nga themeluesit e Organizates Nacionaliste - Balli Kombetar. U detyrua ne nentor 1944 te largohet nga Shqiperia dhe te vendoset ne Itali. Nuk u pajtua kurre me komunizmin. Komunistet e detyruan te birin e Abdyl Frasherit, te ikte nga Shqiperia. Vdiq ne New York, SHBA, me 3 tetor 1949.

Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, minister. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme te vitit 1911. Ne Kuvendin e Vlores, si delegat i Vlores, firmosi ne Aktin e Pavaresise me siglen "Zihni Abbas Kanina". U zgjodh drejtor i pergjithshem ne ministrine e Puneve te Jashtme. Me fillimin e Luftes se Dyte Boterore, Kanina u be pjese e Ballit Kombetar, perkrah Mit'hat Frasherit. Ne vitin 1951 u arrestua dhe u burgose, derisa vdiq, me 1957.

Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, patriot, deputet. Ne nentor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit ne kuvendin e Vlores dhe u caktua te shoqeronte Ismail Qemalin nga Durresi per ne Vlore. Firmosi Aktin e Pavaresise kombetare, me siglen "Qemal Elbasani". Mbeshteti qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes dhe per disa vite ishte asamblist. Ai u persekutua nga regjimi komunist.

Sali Gjuka (1876-1925)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme te viteve 1910-1912. Si perfaqesues nga Kosova dhe delegat i Pejes, Gjakoves, Plaves e Gucise, mori pjese ne shpalljen e pavaresise kombetare dhe firmosi Aktin me siglen "Salih Gjuka". U zgjodh keshilltar i Pleqesise. Ne janar 1913 filloi punen si drejtor i arsimit per qarkun e Beratit.

Dhimiter Berati (1888-1970)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, diplomat, minister. Firmos Aktin e Pavaresise se 28 nentorit 1912, nen siglen "D. Beratti", si delegat i kolonise shqiptare te Bukureshtit. Berati u emerua sekretar i kryetarit te Qeverise, anetar i Pleqesise si dhe u caktua drejtor i pergjithshem ne gazeten e qeverise se Vlores. Ne Konferencen e Paqes me 1919 ishte delegat i shqiptareve te Bukureshtit.

Dhimiter Mborja Emanoil (1884-1945)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Me 28 nentor 1912, firmos Aktin e Pavaresise me siglen "Dh Emmanuel" ne emer te kolonise se Bukureshtit. Ne shkurt 1915 zgjidhet keshilltar prane shoqerise se "Komunitetit Ortodoks Shqiptar te Bukureshtit". Me 1924 mbeshtet qeverine e Nolit. Ishte kunder regjimit komunist.

Dimiter Zografi (1878-1945)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. U zgjodh delegat i kolonise shqiptare te Bukureshtit per te marre pjese ne Shpalljen e Pavaresise. Me 28 nentor 1912 firmosi vendimin e Pavaresise me siglen "Dimitri Zografi". Anetar i Pleqesise. Kundershtoi vendimet e padrejta te Konferences se Parisit ne kurriz te popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesise se saj ne qershor 1919.

Pandeli Cale (1879-1923)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, minister, deputet. Ne kryengritjen e pergjithshme te vitit 1910 - 1912 drejtoi cetat e zones se Korces. Merr pjese ne mbledhjen e Bukureshtit te 5 nentorit 1912 dhe shoqeron Ismail Qemalin per ne Shqiperi. Me 28 nentor 1912, si delegat i Korces, firmos Aktin e Pavaresise me siglen "Pandeli Cale". Zgjidhet anetar i qeverise se pare shqiptare. Merr pjese aktive ne levizjen patriotike qe coi ne Kongresin e Lushnjes me 1920. Po ate vit ishte Prefekt i Korces, ndersa ne shkurt 1921 deputet ne te parin parlament shqiptar.

Bedri Pejani (1885-1946)

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Delegat ne Kongresin e Dyte te Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit te Kosoves (1918-1924). Ne nentor 1912, mori pjese si perfaqesues i Plaves, Gucise, Gjakoves dhe Pejes ne mbledhjen e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Bedri Pejan". Ne vitin 1943 ishte nga nismetaret per krijimin e "Lidhjes se Dyte te Prizrenit" dhe deri ne vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftes u arrestua ne Shqiperi. Vdiq sapo doli nga burgu, ne vitin 1946.

Qemal Mullaj (1881-1966)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, deputet. Si delegat i Lushnjes, ne nentor 1912 mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores dhe firmosi Aktin e shpalljes se Pavaresise me siglen "Qem. Mullaj". Pas renies se qeverise se Vlores dhe me nisjen e Luftes i Boterore u largua nga Shqiperia. U kthye ne atdhe rreth vitit 1920, per t'u rimarre perseri me politike. Deputet ne parlamentin e pare shqiptar.

Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, mjek, patriot. Ne nentor te vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, se bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhen delegate te Ohrit e Struges per ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Dr. H. Myrteza Aliu". Perseri si perfaqesues i Ohrit e Struges ishte delegat ne Kongresin e Lushnjes me 1920.

Aristidh Ruci (1875-1950)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Merr pjese ne kryengritjen e pergjithshme me 1911. Ishte delegat i Vlores ne Kuvendin qe shpalli pavaresine dhe firmosi Aktin me siglen "A. Ruci". U zgjodh anetar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare me 1937.

Zyhdi Ohri (1872-1938)

Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, senator. Ne vitet 1898-1900 u perfshi ne veprimtarine e Lidhjes Shqiptare te Pejes. Ne nentor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjese ne Kuvendin e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen "Zuhdi Ohri". Ishte pjese e Senatit te dale nga qeveria e Ismail Qemalit. Ne janar 1920 mori pjese ne Kongresin e Lushnjes.

Qeveria e Lushnjes dhe personalitetet e tjera qe nderon Kuvendi i Shqiperise



1. Sulejman Delvina (1884-1932)

Minister, Kryeminister. Kryeminister i qeverise i dale nga Kongresi i Lushnjes. Perfaqesues ne Konferencen e Paqes ne Paris. Mori pjese ne revolucionin e Qershorit 1924 dhe ne qeverine e kryesuar nga Fan Noli u emerua minister i Puneve te Jashtme per periudhen nga 16 qershor 1924 - 23 dhjetor 1924. Pas deshtimit te ketij revolucioni, Delvina u largua nga Shqiperia. Me vone i semure u kthye ne Shqiperi dhe vdiq ne Vlore ne vitin 1933. Ne korrik 1911 udhehoqi manifestimin e studenteve shqiptare ne Stamboll per te mbeshtetur alfabetin dhe kerkesat shqiptare.

Eshref FRASHERI (1874-1938)

(Kryetar i Keshillit Kombetar, 1922-1923) - (Kryetar i Kuvendit Kushtetues, 1924) - (Kryetar i Senatit, 1924-1925) - Qe nje nga organizatoret e Kongresit te Lushnjes zv.kryeminister dhe drejtor i pergjithshem i Puneve Botore ne qeverine e dale nga ky Kongres. Kish perfunduar studimet universitare ne inxhinjeri. U zgjodh Kryetar i Parlamentit Shqiptar qe doli nga zgjedhjet e para parlamentare te prillit te vitit 1921. Me 1925 u zgjodh senator dhe ne shtator te atij viti u caktua kryetar i Senatit. Deputet i parlamentit shqiptar ne shume legjislatura.

Mehmet Konica (1878-1948)

Minister. Diplomat kariere dhe veprimtar politik. Anetar i delegacionit te Qeverise se Vlores dhe anetar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer (1913). Ne qeverine e dale nga kongresi i Durresit u emerua minister i Puneve te Jashtme, detyre te cilen e mbajti edhe ne qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes. Ne vitet '20-'24 sherbeu si perfaqesues diplomatik i Shqiperise ne Britanine e Madhe. Ne periudhen 1925-1939 ka sherbyer si keshilltar politik prane kryetarit te shtetit shqiptar.

Mbreti Zog i Pare, 1895-1961, Ahmet Zogu

Minister, Kryeminister, President, Mbret i Shqiptareve. Krejt i ri, pas Shpalljes se Pavaresise u angazhua ne levizjen kombetare e politike te vendit. Ne qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes, u emerua minister i Puneve te Brendshme. Caktoi Tiranen Kryeqytet. Vendosi bazat e shtetit te ri shqiptar. Ne 7 prill te vitit 1939, duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqiperia se bashku me familje. Jetoi si emigrant ne disa vende, ne Turqi, Angli, Egjipt dhe perfundimisht ne France.

Ndoc Coba (1870-1945)

Deputet, Minister. Ishte delegat i Shkodres ne Kongresin e Lushnjes dhe ne qeverine e dale nga ky kongres ju caktua detyra e ministrit te Financave. Gjate periudhes 1921-1936, kreu detyra te ndryshme shteterore, ndersa ne vitin 1937-1939 qe kryetar i Bashkise se Shkodres. Nuk u pajtua me pushtimin fashist te Shqiperise. Drejtues i Mbledhjes se Konferences se Pezes me qellimin e bashkimit te te gjitha forcave antifashiste. U zgjodh anetar i Keshillit te Pergjithshem NCl. Pas clirimit te vendit arrestohet nga komunistet dhe vdes ne hetuesi nga torturat.

Hoxhe Kadri Prishtina, 1878-1925

Deputet, nenkryetar i Keshillit Kombetar, Minister. Veprimtar i Levizjes Kombetare jurist. Themelues dhe kryetar i Komitetit "Mbrojtja Kombetare e Kosoves", 1918. Nje nder organizatoret e Kongresit te Lushnjes. Ne vitin 1921 ishte deputet dhe nenkryetar i Keshillit Kombetar. Ne Kongresin e Lushnjes (27 -31 janar 1920), ku iu vune themelet e Shqiperise, Minister i Drejtesise u zgjodh Hoxha Kadri Prishtina. Vdiq ne moshen 47 vjecare.

Ali Riza Kolonja (1880-1930)

Ushtarak, politikan, Minister. Ushtarak i larte, politikan, diplomat. Ishte nje nder gjeneralet dhe organizatoret e pare te Ushtrise Kombetare Shqiptare qe u themelua nga qeveria e Vlores. Minister i Luftes ne qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes. Ali Riza Kolonja, ishte perfaqesues i pales shqiptare ne Komisionin Nderkombetar te Kufijve te Shqiperise (1921-1925). Ai ka luajtur nje rol te vecante per organizimin dhe modernizimin e ushtrise shqiptare.

Sotir Peci (1873-1932)

Minister, anetar i Keshillit te Larte te Shtetit. Rilindas i shquar. Figure e madhe i arsimit shqiptar. Shtypi fjalorin shqip te Kostandin Kristoforidhit. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit (1908) dhe drejtoi Mesonjetoren shqipe te Korces. Ne vitin 1920 mori pjese ne Kongresin e Lushnjes dhe ne qeverine e formuar prej tij u emerua Minister i Arsimit. Anetar i Keshillit te Larte te Shtetit Shqiptar.

Bajram Curri (1862-1925)

Heroi i Popullit, udheheqes i Levizjes Kombetare dhe nje nga drejtuesit politik e ushtarak te kryengritjeve popullore kunderosmane dhe te luftes per clirimin dhe bashkimin kombetar te vendit. Organizator i Lidhjes Shqiptare te Pejes. Zgjidhet anetar i Komitetit Mbrojtja Kombetare e Kosoves (1918). Ne Kongresin e Lushnjes u zgjodh senator i Keshillit Kombetar dhe u caktua minister pa Portofol ne qeverine e dale prej saj. Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura ne qeverine e Hasan Prishtines (1921). Perkrahu Revolucionin Demokratik te Qershorit 1924 dhe vazhdoi qendresen kunder regjimit te Zogut derisa u rrethua dhe u vra ne nje shpelle te Dragobise

Spiro Jorgo Koleka (1880-1940)

Deputet, Minister. Veprimtar politik. Ne Kongresin e Lushnjes u zgjodh senator i Keshillit Kombetar dhe per nje kohe te shkurter ka qene nenkryetar i tij. Ka qene minister pa Portofol ne qeverine e Sulejman Delvines si edhe deputet ne Parlament (1921-1923), Minister i Puneve Botore ne disa qeveri ne vitet ne vijim.

Hysen Vrioni

Politikan, diplomat dhe minister ne disa kabinete qeveritare. Delegat i Beratit ne Kongresin e Lushnjes, zgjidhet senator dhe emerohet minister pa Portofol ne qeverine e dale prej saj. Disa here minister i Drejtesise dhe i Puneve te Jashtme ne kabinetet qeveritare ne vitet 1921-1931. Deputet i prefektures se Beratit ne vitet 1921, 1925 dhe 1932-1939.

Hasan Prishtina ( 1873-1933)

Arkitekt i Pavaresise se Shqiperise. Ideolog, vizionar, udheheqes i kryengritjes se pergjithshme per pavaresine e tokave shqiptare. Tre here deputet ne Parlamentin Osman, ku luftoi per te drejtat e shqiptareve, per njohjen zyrtare te kufijve te Shqiperise, per hapjen e shkollave shqipe, per administraten shqiptare ne Vilajetet shqiptare etj. Hasan Prishtina u emerua Minister i Puneve te Brendshme ne qeverine e Vlores dhe kryeminister ne qeverine e vitin 1921. Ishte nje nga organizatoret e Kongresit te Lushnjes dhe deputet i Dibres ne Parlamentin Shqiptar ne vitin 1921. Perpjekjet e tij per shkollen shqipe perbenin nje krah te luftes se pergjithshme per lirine kombetare shqiptare. Hasan Prishtina nder udheheqesit kryesore te Komitetit"Mbrojtja Kombetare e Kosoves". Ne vitet 1922-1923 shfaqet si nje nga figurat e opozites ne Shqiperi, duke marre pjese ne pergatitjen e Revolucionit te Qershorit (1924). Vdiq gjate nje atentati te organizuar kundra tij ne Selanik (1933). Gjithe pasurine e tij e dha per ceshtjen kombetare shqiptare.

Isa Boletini ( 1864-1916)

Luftetar dhe udheheqes ushtarak popullor, organizator e drejtues i levizjes per clirimin kombetar. Hero i Popullit. Luftetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe nje nga perkrahesit e themelimit te Lidhjes Shqiptare te Pejes dhe ne qendresen e saj kunder sunduesve osmane. Udheheqes dhe organizator i kryengritjeve te medha popullore kunderosmane te viteve 1909-1912. Ne ditet e shpalljes se pavaresise, ai u ndodh perkrah Ismail Qemalit ne Vlore dhe mori pjese aktive ne organizimin e forcave te armatosura per mbrojtjen e Qeverise se Perkohshme te Vlores. Anetar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Londres, kundershtoi me force vendimet e Fuqive te Medha per copetimin e Shqiperise. Me 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistet malazeze ne Podgorice?.

Naim Frasheri

"O malet e Shqiperise dhe ju o lisa te gjate...." Kush nga ne nuk i ka ne mendje keto vargje te poetit tone me te madh te Rilindjes Kombetare. Atdhetar, mendimtar iluminist dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kultures se Rilindjes Kombetare. Morri pjese ne ngjarjet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, dhe me penen dhe vargjet e tij iu kushtua punes per zgjimin kombetar permes levrimit te gjuhes shqipe, te letersise kombetare si dhe ngritjes se shkollave shqipe. Me perkushtimin dhe veprimtarine e tij te dendur atdhetare e kulturore, Naim Frasheri u be figura qendrore e Rilindjes Kombetare dhe u pagezua per se gjalli si "Apostull i Shqiptarizmes".

Sami Frasheri (1850-1904)

Sami Frasheri eshte ideologu me i shquar i levizjes sone kombetare. Dijetar, shkrimtar dhe publicist. Ai mbetet nje nga personalitetet me te rendesishme te Rilindjes. Ne Stamboll, zhvilloi nje veprimtari te gjere atdhetare per clirimin dhe bashkimin kombetar te popullit shqiptar. Ishte nje nder organizatoret kryesore te Komitetit Qendror per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare dhe me themelimin e Shoqerise se te Shtypurit me Shkronja Shqip, u zgjodh kryetar i saj. Vepra "Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behet" u be manifesti politik dhe ideologjik i Rilindjes, ku u shprehen idealet demokratike te zhvillimit politik e shoqeror te vendit, te arsimit, te kultures e te shkences. Ai shkroi edhe mjaft vepra te tjera, artikuj, libra shkolle per gjuhen shqipe, fjalore etj...

Abdyl Frasheri (1839-1892)

Udheheqes kryesor te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, atdhetar demokrat i shquar, nje nga ideologet perparimtare te Rilindjes Kombetare. Heroi Popullit. Minister i Jashtem i qeverise se Perkohshme Shqiptare e formuar ne Prizren. Abdyl Frasheri ishte deputet i Janines ne parlamentin e dyte osman. Ai u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare, dhe ishte nje nga hartuesit e platformes politike qe adoptoi levizja kombetare. Abdyl Frasheri nuk e shkeputi asnjehere luften per mbrojtjen e teresise tokesore te atdheut nga lufta per autonomine e Shqiperise. Pas shtypjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, u arrestua dhe u denua me vdekje nga gjyqi special osman, por denimi u kthye ne burgim te perjetshem.

Mehdi Frasheri (1874-1963)

Deputet, Minister, Kryeminister. Veprimtar politik, publicist dhe perkthyes. Delegat i Shqiperise ne Konferencen e Paqes ne Paris. Minister ne shume kabinete qeveritare duke filluar nga viti 1919. Deputet i parlamentit shqiptar ne vitet 1921-1923 dhe kryeminister i Shqiperise ne vitet 1935-1936. Nje nga ideatoret e themelimit te Bankes Shqiptare dhe te reformes Agrare ne Shqiperi. Denoi pushtimin fashist. Ne perfundim te luftes largohet nga Shqiperia.

Dede Gjo Luli ( 1840-1915)

Dede Gjo' Luli duket se kishte lind me pushke. Prijes dhe luftetar i Levizjes Kombetare, per clirimin kombetar dhe per ruajtjen e teresise territoriale te atdheut. Hero i Popullit. Mori pjese ne qendresen e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes. Aftesite e tij organizatore u shfaqen gjate Kryengritjes kunderosmane ne vitin 1911. Ne bashkepunim me qarqet patriotike, ai parashtroi ne Memorandumin e Greces kerkesen per autonomine territoriale-administrative te mbare Shqiperise. Dede Gjo Luli i qendroi besnik deri ne fund luftes per krijimin e shtetit kombetar shqiptar. Edhe pas Shpalljes se Pavaresise, megjithese ne moshe te thyer, iu desh te vazhdonte luften per mbrojtjen e vendit dhe bashkimin kombetar. Vritet ne shtator 1915 ne Sheshez afer Oroshit, nga nje prite e bere nga malazezet e serbe.

Imzot Luigj Bumci, 1872-1944

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire: Klerik i larte, veprimtar politik, diplomat. Mik dhe bashkepunetor i vjeter i Luigj Gurakuqit. U aktivizua ne ngjarjet politike te vendit ne prag te pavaresise. Ne vitin 1911 mori pjese ne bisedimet e kryengritesve shqiptare te mbi Shkodres me autoritetet osmane. Ne dhjetor 1918 u zgjodh anetar i qeverise se perkohshme qe doli nga Kongresi i Durresit si dhe kryetar i delegacionit te kesaj qeverie ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ne Kongresin e Lushnjes u zgjodh anetar ne Keshillin e Larte.

Elez Isuf Ndreu (1861-1924)

Elez Isuf Ndreu ka lindu ne Fshatin Sllove te Dibres. Bir i Isuf Ndreut, nga nje familje qe do behej simbol i Dibres. Strateg dhe udheheqes popullor ne luften per mbrojtjen e pavaresise kombetare. Ne krye te forcave atdhetare dibrane u ndesh me pushtuesit serbe. Tre here forcat serbe ja dogjen kullat e familjes Ndreu. Mbeshteti qeverine kombetare te Vlores dhe udhehoqi kryengritjen e armatosur ne krahinen e Dibres. Ne janar te vitit 1916, Franc Jozefi - perandori i Austro-Hungarise dekoron Elez Isuf Ndreun me Kryqin e Kontures te Oficereve te Urdhrit te Franc Jozefit (dekorate lufte). Ka marre pjese ne Revolucionin e Qershorit 1924 dhe vdiq ne betejen e zhvilluar ne Peshkopi kunder forcave te Ahmet Zogut.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...