Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/25

Kambanat që tund Thani Naqo !

Nga Përparim Hysi


Për lexuesin mbarëshqiptar Thani Naqo nuk është i panjohur. Përkundrazi ai është i njohur edhe si prozator, por dhe si një poet i bukur lirik. Duke lëvruar që të dy gjinitë, lexuesi e ka të vështirë që të bëjë dallimin: është poet a prozator ? Unë ( ma merr mëndja që nuk gaboj ) kësaj mëdyshjeje sikur i jap një përgjigje pak oportune: Thani Naqo i ka të dy dhuntitë. Por,siç mendoj unë, sikur poezia rrëmben paksa, gjersa edhe proza e tij ka poezi. Jo vetëm poezi, por, përjgithësisht, në prozën e THani Naqos gjen dhe një veçori tjetër që rrallë e kanë prozatorët. Proza e THanit sikur ka dalë nga një "banjë" humori (në mund të bëj një metaforë të tillë ). Aq humor ka sa të duket se nuk je duke lexuar një libër në prozë, po je duke ndjekur një shfaqje teatrale ku të gjithë personazhet kanë një komicitet të çuditshëm. Lexon librin e Thanit dhe buzëqeshja të rri varur mbi buzë aq, sa po të ndoqi kush me vëmëndje tek lexon, do të të marrë pa frikë për një të lajthitur që qesh me veten. Ka penë të hollë dhe di e sjell ngjarje e personazhe që, me të vërtetë, të gajasin. Dhe mos kujtoni se këta personazh vijnë nga larg ( po të përdor një eufomizëm nga astronomia, do të thosha si "mysafirë nga kozmosi"), ta zëmë nga parahistoria; jo ata janë aq larg në kohë, sa ç'është koha e Enverit (e koperativave?!!! po e shkruaj me një o, sipas muzikës gjuhësore së fundi) dhe po kaq afër, sa ç'është tranzicioni maratonë që vazhdon tek ne.

* * *

I fundmi i Shalgjatëve është një libër me rreth 200 faqe, por rrallë kam lexuar një libër që të ketë një densitet problemesh siç ndodh me këtë libër. Aty gjen jetën e "bukur" të socializmit "ngadhnjimtar" ku për një ditëpune blije" një pllakë bukë" dhe, për gjellën duhet të bëje dhe një normë tjetër. Ndryshe, në mos dilte të tepronte. Autori nuk zgjatet e stërzgjatet, por godet atje ku duhet.
Të shkuarën e sjell përmjet gojës së personazheve që, për çudi, qysh në emërtimet e tyre të bëjnë të qeshesh: mësues Marroku; kryeplak Çibuku,teto Dabucka, berber Shejtani, Paganini, Vjenezi, Gjermani, Kanadezi etj e tjerë, janë veç disa nga gjithë ajo galeri aq e pasur e këtij shkrimtari kaq me homor. Secili nga personazhet ka botën e vet, por secili për lexuesin tund ndonjë kambanë. Janë kambana të forta ato që tund Thani. Veç në i paçë zënë veshët me dyllë, atëherë nuk ka kush faj. Ti e lexon librin dhe aty-këtu sikur gjen veten. Në mos gjen veten, gjen fshatin që po rrënohet; gjen qytetin që rritet demografisht, por ka rrezikun evident të papunësisë apo dhe të tjera "kokolizje" që kemi mbajtur në kurriz që të gjithë, pa përjashtim. Dhe Thani, pothuajëse, si një mjek i mirë ka bërë anamnezën e kohës.
Natyrisht, të nxjerrësh në relief të gjithë vlerat që ka ky libër nuk është aq punë e lehtë. Por unë besoj nuk do ta bezdisë lexuesin , në se i përqas disa pasazhe apo dhe personazhe të këtij libri dhe,mandej, lë lexuesin që të gjykojë.

* * *

Simo Babjeni ( nuk di pse ky mbiemër më sjell në mëndje një nga kaçakët me famë të atyre anëve ku zhvillohen ngjarjet ) është një ishkapter i kohës së diktaturës. Ka qenë i martuar me Simovicën e cila ua ka bërë copë kurrizin me biografitë njerëzve *qe sekretare partie*. Por kjo nuk mjafton: arkivoli i saj qe i rëndë, jo se dërrasat qenë të njoma, por se brënda i vunë gjithë konspektet poltike dhe veprat e Enverit. Me kaq dhe lexuesi e rrënjos mirë në memorie se kushh qe Simovica. Autori shkon dhe më tej: martesa e tyre qe si në grykë të pushkës,tërë jetës.
Por Simo Babjeni të mbetë në mëndje edhe për dy aryse të tjera:
- Po t'ma takosh Gjermanin (është një nga djemtë e Simo Babjenit) , të m'i japësh një grusht, sa t'ia thyesh kërcin e hundës !!! Se nuk erdhi t'i hidhte një grusht dhe së ëmës kur vdiq.
Kjo porosi e Simo Babjenit është si një kambanë që bie dhe për mua. Qeshë në kurbet, kur vdiq ime ëmë dhe, nuk munda të vija. Më duket sikur Thani e ka shkruar për mua. Dhe jo vetëm për mua.
Simo Babjeni nuk mbahet mend për kaq. Kënaqesh kur sheh që ndrron kapelet apo si një "kcim Pindarik" (meritë e autorit që di mirë të vëjë pikat mbi i ) ky, Simo Babjeni, vjen në një ngushëllim si një djalë çapkën: ka veshur golf,xhinse dhe atlete të bardha (mos qesh po deshe) dhe jo vetëm kaq; Simo Babjeni zë e lëshon "lastar" pas vdekjes së shoqes, me teto Dabuckën dhe kjo 80-vjeçare.

Ose sa simpatike është personazhi i mësues Marrokut *vetëm nofka flet shumë* që, duke bërë historikun e fshatit, tregon nga dyqind shtëpi që qenë, kanë mbetur vetëm 27 pleq apo plaka. Mësues Marroku (i kanë vrarë djalin e vetëm dhe gruaja i ka vdekur), thotë "marrëzinë" e bukur: tani shteti nuk pyet as për folklor,as për legjenda e gojëdhëna dhe as për gjuhë. Historia këtej e tutje do shkruhet me këmbëpërpjetë. Dhe, po vazhdoi kështu,- vazhdon Marroku- do vijë një kohë që Shqipëria do fshihet nga harta. Unë as do merrem me të tilla "marrëzira" që,me të vërtetë,janë tronditëse, por nga ç'na shohin sytë Marroku vetëm i marrë nuk është. Vetëm sillni në mënd prishjen e Onufrit në Valësh të Shpatit apo pllakat që iu morën monumentit në Tiranë, "gër-mëret" për detin, tregojnë që ky i"marrë" tund një kmbanë alarmi. Autori e vë mësuesin për të bërë historikun e fshatit dhe ky historik i kalon njëmijëfaqet!!! Duke hiperbolizuar autori është si një thikë me dy presa: as duhet zmadhuar dhe as duhet zvogëluar. Ca më keq: nuk duhet harruar historia që nga fshati,në qytet dhe historia kombëtare.

* * *
Lupës së autorit nuk i shpëton asnjë problem i kohës. Për të nuk janë të huaja: emigracioni i egër, tranzicioni i gjatë, peripetitë e migracionit, mafiozët që shfaqen si risi kancerogjene në radarët e kujtesës. Roli negativ i partive politike, të cilat, sadopak, por i godet përmjet personazheve të tij.
Grifsha vret veten se humbi paratë në firmat piramidale. E bija nuk vjen dot në varrim "se nuk ka bërë letrat". E bija e Marjanës u martua me një itlaian. Berber Shejtani i ka paratë me thasë. Aq para ka vënë sa do të blejë "malin e kuq" e të "bardhë". Për Berber Shejtanin teto Dabucka thotë: - Drejton mafien e botës. Ky,berber Shejtani, e bëri të"Fundmin e Shalgjatëve" që mos lërë tavan dhe qyngje nëpër tavan për të kërkuar "tapitë e sulltanit". Si me "qesh e ngjesh" dhe Thani Naqo të ka bërë që të gjithë radiografinë e kohës sonë. Pyetjes se ç'tregon radiografia, ai si mjek i mirë, i përgjigjet: Shoqëria sikur është me "ftomë". Boshatisja e fshatit (mbetur vetëm me pleq që nuk ka as kush i varros) është si një "thagmë". Vetëm në Itali,- thotë një nga personazhet,- janë 23 familje nga fshati ynë. Në se shkon më tutje, "ftoma" është më tronditëse.

* * *
Librin e mbaron si pakuptuar. Është tërheqës dhe çlodhës. Aq çlodhës është, sa do që ta kesh si një valium për të të zënë gjumi.
Unë jam i shkollës së vjetër ( në se i refeerohem së së sotmes) dhe me psikologjinë jam ndarë qysh mesviteve '50-të të shekullit të kaluar. Në psikologjinë e asaj kohe thuhej,mes tjerash, se është mirë që dhe çlodhja duhet të jetë aktive. Të lexosh librin e Thanit ke bërë një çlodhje aktive. Provojeni dhe nuk do mbesni të zhgënjyer. Përkundrazi. Përfitimi do të jetë juaji. Unë nga larg e përshëndes autorin dhe i them:- Me të tjera, o Thani Naqo !


Tiranë, 23 prill 2013

Vëllezërit Carnaev janë udhëhequr nga bindjet fetare


Fundamentalistet apo radikalet e cdo ideje fetare apo jo-fetare kane mision dhunen dhe vrasjet per perhapjen e ideve ne sherbim te premtimeve nga komanda perkatese. Keta tipa te vrasjeve masive si veellezeerit Kharnaev, jane shtaze te qelbura nga me te shemtuarat mishngrenese, dhe i takojne tipave kamikaze te shitur dhe te inkuadruar ne repartet e armatosura nen nje komande absolute te krahut ilegal te dhunshem, qe i sherben krahut te propagandes islamike fundamentaliste legale, per te perforcuar normat antidemokratike dhe qytetruese feudo-patriakale, ne emer te Allahut dhe me porosi te Allah-Allahut te formuluara nga shkruesit e Muhametit ne Kuran. Ky rast ekstremisht terroris i pakuptimte, duhet te behet mesim per te gjithe besimtaret e urte myslymane qe te distancohen nga propaganda fundamentaliste islamike dhe te ushtrojne ritet e tyre konforme lutjeve perkatese aspak agresore dhe gjakatare; njekohesisht te ecin ne udhen e qytetrimit, demokracise dhe progresit Euro-Atllantik.
Vedat Shehu

Nje parrulle helmuese e maskuar.



U ndesha me kete parrulle "E ardhmja e njerezimit nuk eshte evoluimi i teknologjise, por menyra e perdorimit te saj'', qe shoqeron si moto komentet e derguesit LKAB_cameri-arvaniti@yahoogroups.com. Ne pamje, bie ne sy njera ane e saj, ana e ndriciura. Dihet sa me forte te ndricohet nje ane e dickaje aq me teper erresohet ana tjeter e saj. Sesa eshte kunder qytetrimit, shkences dhe teknologjise kjo thenie joshese, po ama, e njeanshme, kuptohet lehte, po te rikujtojme se progresi, qysh prej foshnjerise se prodhimit te veglave te punes deri ne ditet tona te mjeteve te transformimit te mjedisit natyror. Sot, me shume se kurre, progresi teknologjik i kushtohet lehtesimit te menyrs se te punuarit, menyres se te jetuarit, perdorimit masiv te talekomunikimit e te telekomandimit. Kjo moto regresive dhe mashtruese perpiqet te fsheh, me djelperi, konfliktet e sotme ne shoqerine njerezore, sikur gjoja vijne nga keqperdorimi i teknologjise. Formuluesi i kesaj motoje me dinakri te sofistikuar, largon vemendjen nga e verteta historike. E verteta e pamohueshme eshte ajo qe, qysh kur njeriu prodhoi me mjeshteri thiken e pare, shtizen, apo sepaten prej guri, pprej kocke, apo druri e perdori ne sherbim te vete ne dy drejtime: per pune me efektive ne perpjekje per jetese, dhe, si mjet me efikas, ne lufte kundr kercenimeve armiqsore. Keto dy drejtime, te perorimit te mjeteve gjithenje e me te permiresuara prej zhvillimit te teknologjise, njihen, prandaj nuk mund te aludohet ndonje teori qe te ndal zhvillimin e teknologjise per te eliminuar perdorimin e saj nga kamikazet e sotem, apo nga shtete agresore si Serbia e Miloshevicit. Kjo thenie, duket sheshit, ka per qellim, nxitjen e ideologjive pseudofetare dhe pseudohumane kunder progresit maramendes te 8-shes boterore me te zhvilluar. Ky citat, maskon hapet qellimin e vertete te forcave regresive e te parpambetura ne te tera zgeqet e globit, te cilat, per te ruajtur gjendjen shekullore te sundimit feudo-patriakal, perpiqen te ndalin hyrjen e shkelqimit te botes moderne ne oboret e qetesise se tyre mesjetare. Pra, kjo perifaraze e bukur, ne dukje, e ka helmine brenda qe vepron me ngadal tek mediokrit dhe te mangtit qe mund ta "hane sapunin per djath".
Vedat Shehu

ÇFARË I BASHKON TADIÇIN QOSEN DHE RAMËN


REXHEP SHAHU

ÇFARË I BASHKON TADIÇIN QOSEN DHE RAMËN

Një kordinim i frikshëm i Serbisë përmes ish presidentit Tadiç, i Greqisë përmes Papandreut dhe Internacionales Socialiste, duke angazhuar renegatë shqiptarë si argatë të dreçit të tipit Rexhep Qose, me qëllimin e vetëm final rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti dhe instalimin në pushtet në Shqipëri të socialistëve shqiptarë.
Shkaku i vërtetë është që të mos lejohet Shqipëria të ecë përpara, të mos bëhet ajo faktor qendror në rajon dhe të mos ngjallë shqiptarinë në rajon, të mos mundet askush nga shqiptarët të mendojë dhe ëndërrojë bashkimin kombëtar për të cilin punon Sali Berisha dhe nuk e përllom me fjalë.
Sinjalet u dhanë që në festimet e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Përveç grekëve dhe maqedonasve, më me vrull kundër nacionalizmit të shëndetshëm shqiptar u hodh kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilit, siç po del këto ditë, serbët dhe grekët i kanë premtuar si këmbim se e sjellin në pushtet në Shqipëri kundër Sali Berishës, i cili në gjithë projektin e tij politik afatgjatë ka punuar për bashkimin kombëtar. Dhe puna më e vështirë që ai e kreu me sukses në shërbim të bashkimit kombëtar ishte ndertimi i Udhës së Kombit që e bashkoi fizikisht kombin shqiptar, Shqipërinë me Kosovën, projekt kombëtar që u kundërshtua fort nga Edi Rama dhe një çetë e tij.
Për Tadiçin nuk kam dilemë se ai e din dhe njeh mirë historinë e krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë nga Miladin Popovici, Dushan Mugosha dhe serbë të tjerë nën këshillimin e Titos. Dhe atij, si nacionalist serb, i intereson më së shumti që pasuesit e partisë së Enver Hoxhës të jenë në pushtet në Shqiëpri.
Për shokun Rexhep Qose nuk kam dilemë se ai me ndërgjegje i shërben projektit të Tadiçit dhe internacionales socialiste që të rrëzojë nga pushteti Sali Berishën i cili është problematik për Serbinë e Greqinë sepse kërkon dhe punon për bashkimin kombëtar të shqiptarëve në trojet e tyre dhe si figurë shqiptare len nën hije Qosen, I cili urren Berishën dhe Kadarenë, të cilët ia zënë diellin.
Për Edi Ramën druaj të them se është në shërbim të serbëve e grekëve, por lakmia për pushtetin e bën të verbër.
Për socialistët e ndershëm shqiptarë, patriotë, atdhetarë, nacionalistë nuk dyshoj se s’janë kundër Serbisë e Greqisë, por tronditem si nuk kuptojnë e mendojnë se nuk bëhet fjalë për të ardhë në pushtet PS apo Edi Rama, por bëhet fjalë dhe synohet të rrëzohet Berisha.
Edi Rama e din më mirë se unë se Berisha është lider rreth të cilit bashkohen shqiptarët e rajonit më shumë se sa u bashkohen gjithë liderve të tjerë shqiptarë të marrë së bashku.
Por për hir të asaj që të bëhet kryeministër, Edi Rama bëri gabim të madh, vetvrasje politike në Shkodër, duke marrë zvarrë edhe Ilir Metën, në sy të Tadiçit dhe të gjithë opinionit. Rama u bekua nga Tadiçi për pushtet. Mungonte kryeprifti serb aty.
Edi Rama mund të bëhet dhe do të bëhet një ditë kryeministër, por jo shqiptar i madh, jo patriot. Sepse çdo ditë, unë dhe çdo shqiptar, nuk do të mund të harrojmë se Edi Ramën e solli në pushtet dhe e bëri kryeministër Serbia dhe Tadiçi, Papandreu dhe Greqia dhe Internacionalja Socialiste, duke përdorë edhe politikanin Rexhep Qose, i cili urdhërohet nga Serbia të luftojë e vrasë Sali Berishën.

SHTATE FJALE PER REXHEP QOSEN

REXHEP SHAHU

SHTATE FJALE PER REXHEP QOSEN

Në Shkodër vijnë të majtët e rajonit për të rithemeluar partinë e re komuniste të Shqipërisë nën mbykqyrjen e ish presidentit serb Tadic, për të larguar nga pushteti Sali Berishën. Shumica e atyre serbëve e sllavëve që erdhën në rikrijimin e partisë së re komuniste të Shqipërisë, Shkodrën e quajnë Skadar ku janë varrosur mbretërit serbë, sipas ishkryeministrit serb Vlladan Gjeorgjevic, shkruan miku im Izet Duraku.
Në mos me porosi apo i urdhëruar nga Tadici a ndonjë tjetër influent në UDB në Serbi, në Tiranë vjen politikani shoku Rexhep Qosja, vjell vner, mallkon Sali Berishën dhe është gati të bëhet fli, të vrasë veten në sy të gazetares, para kamerave, që Sali Berisha të ikë nga pushteti, bash sikur e don dhe kërkon Serbia dhe Greqia.
I shpërfillur deri në harrim dhe i përbuzur deri në neveri në Kosovë, u eksitue në Tiranë politikani shoku Qosja dhe pushtoi TCH duke e quajtë njerzia TV Qosja atë ditë. Iu rras rradakja e kresë se rreth tij rrotullohet bota dhe hapsira shqiptare.
1. Në vitin 1999, kur jepeshin lajme nga TVSH dhe Dojçevele se në Prishtinë kanë mbetë vetëm serbë dhe qenë, shkrimtari Rifat Kukaj delte në kafe me shokët e tij dhe fliste qenqe ham ham.... Ibrahim Rugova qëndronte ne Prishtinë, qëndronte aty në llogore.
Në këtë kohë, shoku Rexhep Qosja u vesh si grue me dimia, e hoqi mjekrën, vuri shami grash në kokë, u fsheh mes turmës, të cilën e përbuzte si morracake, saqë nuk ia çeli derën e shtëpisë në Prishtinë asnjë të dëbuari…, kaloi në Maqedoni e pastaj erdhi direkt tek vila 31 e Enver Hoxhes në Tirane. Siç u pati ikë demostratave të vitit 1981 në Kosovë dhe shkoi në Plavë e Guci atëhere... Qendroi në vilen 31 të Enver Hoxhës në Tiranë derisa iu rrit mjekra e ju bë rrathë-rrathë… dhe pas një muaji shkoi në katundin Mullet te Tiranës me Thacin dhe takoi shqiptaret e dëbuar dhe ju foli për dashurinë për Kosovën.
2. Kur erdhën në Vlorë xhenazet e të mbyturve në Otranto dhe Vlora e Shqipëria lotonte e vajtonte, aty para të pranishmëve që vajtonin, Rexhep Qosja tha : Në sytë tuaj shoh lumturi.
3. Në Vlorën e flamurit kombëtar shqiptar, kur ngriheshin tre gishtat lart si simbol serb në vitin 1997, dhe vetvritej Shqipëria, Rexhep Qosja ndoshta në zbatim të ndonjë porosie të tregishtorëve, tha : Ky është revolucioni i vonuar demokratik.
4. Në vitin 1997, shqiptari i vetëm që në një sallë në Tiranë i puthte dorën Janullatosit ishte Rexhep Qosja. Nuk është mëkat, por në ato ditë ishte më shumë se mëkat
4 Akademiku më i paguar në hapsiren shqiptare e ishjugosllave, adhuruesi, promovuesi dhe mbrojtësi gjenial i shokut Tito, njeriu që endej dhe lypte dojçmarka pa pikën e turpit e të marres “për çashtjen kombëtare”, nëpër sallat e klubet e emigrantëve kosovarë me xhepin e palltos të hapur, si lypës profesionist, që të fusnin dojçmarka emigrantët që i besonin si zotit, në atë xhep të pangopur kurrë, ka shkruar për romantizmin shqiptar, për urrejtjen kundër kolegëve, kundër atyre që kalëruan kohën dhe e lanë politikanin Qose me shokun e lavdishëm Tito. Shumë bukur. Por vetëm romantizmin shqiptar nuk na e ka kërcënuar asnjëherë askush as serbët as grekët.
Por nderim të përhershëm sërish për librat që ka shkruar shkrimtari dhe studiuesi i klasit Rexhep Qosja dhe njëheresh haram bukën e Kosovës për shokun Rexhep Qose politikan komunist në shërbim të serbëve kundër atyre që luftojnë për bashkimin kombëtar shqiptar, kundër Sali Berishës që bëri Udhën e Kombit shqiptar, me paratë e gjithë taksapaguesve shqiptarë, Udhë që bashkoi fizikisht Kosovën me Shqipërinë.
Aq sa është paguar Rexhep Qosja nga populli i Kosovës, do të kishte botuar para të tjerëve një histori të Kosovës në miliona kopje se do ia paguante dhjetëfish populli i Kosovës që t'ia tregonte botës anglishtfolese se Kosova është shqiptare, se kishat që quhen serbe në Kosovë janë shqiptare. Por Qosja nuk ka mundur të dalë kurrë kundër shokut Tito, udheheqësit të tij të pazevendësueshëm, pasi në kohen e shokut Tito ka ngrene me lugë floriri shoku Qose dhe mbase shoku Tito dhe vëllezërit serbë e kanë paguar shumë më tepër se populli i Kosovës.
E kanë paguar që të mos flasë e shkruajë për masakrën e Tivarit, të mos flasë për komunistët e Shqipërisë që masakruan e burgosën e zhdukën mijëra djem të Kosovës që arratiseshin nga Kosova e vinin në Shqipëri.
Të mos flasë sepse ata komunistë që masakronin e vrisnin djemtë e Kosovës janë aktivë sot në Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Të mos flasë as sot sepse komunistët shqiptarë ishin e janë kundër Kosovës.
Të mos flasë se Partia Socialiste e Shqipërisë ende i konsideron kosovarët miq e kinezët vëllezër, apo rumunët vëllezër.
Të mos flasë se në programin politik të PS janë shkruar vetëm 54 germa për Kosovën “Ndërtimi i një partneriteti shumëplanësh me shtetin e ri të Kosovës”.
Të mos flaës se PS është në aleancë me armiqtë shekullorë të Kosovës dhe ato armiq serbë e grekë po luftojnë bashkë me politikanin shokun Qose për ta sjellë PS në pushtet në Shqipëri.
5 Shoku Qose politikan ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave dhe një ndër arkitektet dhe çimentuesit e ngrehinës së vëllazërim bashkimit jugosllav nën udhëheqjen e ndritur të shokut të lavdishëm Tito.
6. Shoku Rexhep Qosja ka qenë drejtor i Ibrahim Rugoves. Ia hiqte ditën e punës Rugovës vetëm për shkakun se Rugova nuk i thoshte mirëmëngjes apo drekën e mire dhe Rugova fliste me Pjetër Bogdanin dhe shoku Qose fliste me shokun Tito. Dhe shoku Qosja ditën kur jepeshin rrogat linte çdo punë dhe vëzhgonte si do të reagonte Rugova kur të marre rrogen. Rugova firmoste, i merrte paratë grumbull dhe pa numëruar i rraste në xhep. Qosja kruante kokën dhe shkulte mjekrën nga deshpërimi pse nuk po e përfill Rugova.
7. Qosja është i punësuar në gazetat e majta të Shqipërisë dhe paguhet shumë mirë çdo muaj. Nuk e paguan Serbia. Nuk e paguajnë komunistët. Ka ardhë argat i dreçit me sjellë komunistët e rinj në pushtet në Shqipëri për nostalgjinë që ka për Enver Hoxhën të cilin e pati sjellë në pushtet shoku Tito i shokut Qose.
Shoku Qose erdhi në Tiranë si Tadici në Shkodër për të bërë të njëjtën punë që po bën Tadici dhe Serbia, të njejtën punë që po bën Greqia, të njëtën punë që po bëjnë komunistët e fundit në Europë që nuk përbëjnë as një të tretën e politikanëve në Parlamentin Europian.
Shokut Qose i është premtuar një shumë e madhe parash dhe i është lëvruar që të përkrahë PS kundër Sali Berishës në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
Po ia shlyn borxhin PS meqë nuk pati takat ta priste kryetarin e PSSH në Prishtinë.
Si mercenar po e justifikon honorarin që merr nga të majtët kundër të djathtëve.
Si misionar politik komunist po vazhdon rrugën e shokut Tito që të mbajë gjithmonë në pushtet në Shqipëri komunistët ose bijtë e tyre të nomenklaturës së diktaturës.
Nuk dua ti besoj zërat që thonë se politikani shoku Rexhep Qose e ka bashkërenduar me UDB dhe Serbinë vizitën dhe fushatën e urrejtjes kundër Sali Berishës, fushatën kundër të djathëve shqiptarë që të rikthehën në pushtet komunistët e rinj si Enver Hoxha i adhuruari i shokut Rexhep Qosja me leje e porosi të shokut Tito
(kush don të dijë më shumë, le të lexojë duke kërkuar në Google: “Rexhep në letërsi e Qose në politikë”; ose “Rexhep Qosja i deshpëruar prej harrimit”; )

“Tradhtarët e Kosovës...!”


Lëvizja Popullore Serbe, (Srpski Narodni Pokret), ka ndërmarrë një aksion ku tre liderët serb, presidentin Tomislav Nikoliç, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zv.kryeministrin e parë serb Aleksandar Vuçiq, i paraqet si tradhtarë.

Përmes afisheve të shpërndara nëpër vende të ndryshme në Serbi, ata i paraqesin tre liderët serbë, me nga një plis në kokë, simbol i kapelës shqiptare, me mbishkrimin “Ata tradhtuan Kosovën dhe Metohinë”, transmeton Reporteri.

Ata shprehen se tre liderët serbë, përmes pranimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, kanë shkelur Kushtetutën e vendit, duke kontribuar për armikun.

Edi Rama rrihet në Vjenë me diplomatin, e godet në kokë




Kryetari i PS, Rama është përfshirë dje në një përleshje publike me një nga diplomatët, pjesë e Akademisë Diplomatike të Vjenës, ndërsa të pranishëm kanë qenë mbi 100 diplomatë.

Rama ka qenë i ftuar në këtë takim për të mbajtur një fjalim nga Fatmir Velaj. Fjala e tij ka qenë e zymtë për zhvillimet dhe realitetin në Shqipëri. Pasi ka ofenduar rivalët e tij politikë, ai është kthyer të ofendojë edhe diplomatët shqiptarë. Sipas tij shqiptarët jashtë vendit nuk mund të votojnë nëpër ambasada sepse ambasadat tona sipas tij vjedhin votat. Ky qëndrim i Ramës ka ardhur pas kërkesave të përsëritura të Kryeministrit Berisha, i cili i ka kërkuar PS që të votojë në Kuvend nismën për të lejuar votën e emigrantëve, transmeton portali “ Ex-press.al”

Në përfundim të takimit, Egin Ceka, një diplomat shqiptar në misionin tonë në OSBE i ka kërkuar Ramës sqarime në lidhje me këto qëndrime fyese të tij. Rama nuk ka preferuar që të japë përgjigje për kërkesën e bërë nga diplomati Ceka, por e ka kapur prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo, e ka goditur më pas në kokë. Kjo ka sjellë një tensionim dhe sherr të hapur mes Ramës dhe diplomatit Ceka, i cili është pasuar me sharje dhe fyerje mes të dyve. Prezent në këtë sherr skandaloz të kryetarit të PS kanë qenë të gjithë të pranishmit e Akademisë Diplomatike të Vjenës. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të ndërhyjnë për të ndarë kacafytjen e Kryetarit të PS me diplomatin. Kjo ka shkaktuar mjaft tension, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe diplomatë të huaj, të cilët janë skandalizuar nga sjellja e pretendentit për Kryeministër të vendit.

Gjatë gjithë takimit me Akademinë Diplomatike të Vjenës, Rama ka qenë mjaft i acaruar. Ai ka pasur një debat edhe me një student nga Vlora. Ai e ka pyetur Ramën se: “për çfarë arsye duhet të të zgjedhim ty në 23 qershor dhe jo Berishën”. Përgjigja e Ramës ka qenë jashtë kontekstit të pyetjes dhe kjo ka bërë që studenti të përsërisë pyetjen e bërë në drejtim të Ramës duke i thënë se: “nuk iu përgjigje pyetjes, çfarë ke ti më shumë se Berisha”. Në këtë moment Rama, i cili në takime të tilla nuk lejon të pranishmit që të bëjnë pyetje, është revoltuar dhe i ka kërkuar moderatorit të takimit që t’i marrë mikrofonin dhe të mos e lejojë që të flasë më.

Situata e Ramës është tensionuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit, veçanërisht pas daljes bllof të lojës së tij me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka humbur ekuilibrin dhe i është rikthyer konflikteve verbale dhe sherreve banale si ai i djeshmi në Vjenë. Edhe në takimin e zhvilluar dje, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Zannieri i ka kërkuar Ramës që të plotësojë vendet në KQZ, gjë të cilën Rama deri tani ka refuzuar që ta bëjë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...