Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/07/14

Sadije Aliti boton librin me poezi në frëngjisht dhe gjermanisht

Sadije Aliti boton librin me poezi në frëngjisht dhe gjermanisht

Vargu i poetes tetovare Sadije Aliti tani komunikon edhe ne gjuhën frënge dhe gjermane. “Romanca dashurie” titullohet libri më i ri me poezi i shkrimtares që sapo doli nga shtypi. Poezitë janë si një dozë e ngrohtë relaksimi, ku nga njëra në tjetrën gjejmë grimca nga përjetime të ndryshme, interesante, origjinale dhe sensibilizues.
“Sadije Aliti dëshmon se nëpërmjet poezisë kuptojmë se bëhet fjalë për një poezi jete që ndihet mirë brenda vargut poetik, e cila e ndërton poezinë mbi një metaforë të shkëlqyer, me një ritëm të brendshëm, të fshehur thellë në zërin shpirtëror, ku ajo që të bie në sy është pikërisht atmosfera shpirtërore poetike dhe bota e madhe femërore.Ai shpërthim i magjishëm ngjyrash që e bëjnë fjalën poetike të autores të jetë sa e vecantë aq dhe origjinale, sa e bukur aq dhe befasuese”-shprehet Rami Kamberi, redaktor i librit.
Poetja Sadije Aliti vjen para lexuesve me një tufë poezish të zgjedhura, të cilat kanë ngjyra dashurie, mesazh njerëzie dhe mirësie dhe sens artistik, shoqëruar me një stil përshkrues, imagjinues dhe analizues. Ajo u hedh flakën e duhur krijimeve të saj, dhe përthyerjet e përditshmërisë i stilizon me një gjuhë shpërthyese të ndjenjave.
“Poezitë në këtë përmbledhje u ofrohen edhe lexuesve gjermanofolës dhe frankofolës. Autorja me këtë dëshiron të tejkalojë kufijtë e krijimtarisë, duke depërtuar në letërsinë e gjerë europiane dhe botërore. Padyshim se kjo i jep asaj konfrontimin me një nivel tjetër të shkrimeve dhe i hap rrugën e përvojave të reja”-thekson Besim Xhelili, recenzent botimit ne gjermanisht.
Në vargun e poetes ndesh në shpalosje ndjenjash, krenari, identitet, qëndresë dhe së fundmi në gjithë atë që quhet lufta për jetën, dmth., përpjekja për ta arritur kulmin e së bukurës.
“Stili i vecantë i autores herë-herë të lë pa frymë, e herë-herë të shpie në
botën e përtejimagjinatës, të magjisë së quajtur dëshirë e përflakur në
ndjenja paskaj; qoftë përditshmërisë, qoftë Atdhe-Dashurisë njëkohësh”-thekson Adem Xheladini, redactor i përkthimit në frëngjisht.
Libri është botim i shtëpisë botuese “Albas”, ndërsa është botimi i dhjetë me radhë i autores që ka edhe një botim në gjuhën rumune.

Armend Preteni : Origjinaliteti i poezisë së Pol Valerit

Origjinaliteti i poezisë së Pol Valerit

Që nga fillimet e krijimtarisë letrare, me botimin e veprave në prozë: Hyrje në metodën e Leonardo Da Vinçit dhe Mbrëmja me zotëri Test, Pol Valeri dha shenjë, se do të bëhet një shkrimtar i njohur. Këtë gjë e dëshmoi, edhe vepra e parë poetike “Parka e re”, në të cilën e shkriu mendimin letrar – estetik, megjithatë vepra e tij më e njohur do të vinte pesë vite më vonë, e të cilën do ta titullonte “Varreza afër detit” (Pikërisht këtu, do ta varrosnin më vonë, pasi ishte dhe dëshira e tij e fundit, e lënë dhe në testament).
Një rëndësi të veçantë, Valeri, ia ka kushtuar edhe shkrimit të gjuhës në veprat e tij, për të gjuha e poezisë është e dëlirë, kurse ajo e prozës “e papastër”.
Pikërisht, në librin poetik “Zgjimi i dritës” i botuar në gjuhën shqipe në vitin 2008, Valeri hapjen e librit e bën me poezinë, kushtuar poezisë, në vargjet e së cilës hetojmë dashurinë që ai ndijen për poezinë, duke bërë krahasime:
“O nëna ime Mençuri, ti na sjell shumë kënaqësi, çfarë është kjo pamaturi, që shterr qumështin në afërsi”
Këtu poeti, e gjen qetësinë e dëshiruar, thurja e vargjeve e bën të jetë i lumtur dhe krenar, dhe ka të drejtë, pasi përmes vargjeve mund ta shprehësh atë, që ndoshta nuk mund ta thuash me fjalë. Prandaj, poezia ka magjinë e vetë të artë.
Në poezinë “Bleta”, Valeri e metaforizon aq ngrohët cilësinë e këtij insekti kaq të dobishëm, mirëpo mendimi i tij i thuktë na jep një pasqyrë krejtësisht tjetër, këtë e shprehin më mirë vetë vargjet:
“Prek gjoksin e bukur dikur, aty dashuria vdes e kotet, diçka nga unë shpejt e ikur, prap prek trupin që s’ndotet!”.
Këtu autori i bën thirrje dashurisë, që t’i jep kuptim jetës së tij.
Megjithatë, një gjë është e qartë, Pol Valeri është mjeshtër për ta thurur vargun kur është fjala për dashurinë, ai këtë e ndjen në zemër, andaj e përçon kaq ëmbël “Duart e mia të ngrohëta, laji pra, në tuajat!”, e nga ledhatimi, kjo ndjesi shpesh mund të kalojë në melankolinë e shfrenuar, këtë e thotë dhe vetë poeti.
Në këtë libër, mund t’i gjejmë dhe poezitë Parka e re dhe Varreza afër detit, të cilat janë krijuar nga një shije e stërholluar e unit të poetit Pol Valer.
Jo më kot, për këtë poet, poezia është “kremtë e intelektit”. Në këtë festë, ai i sheh të gjitha magjitë, stolitë, skenat e gjuhës, dhe harqet e bukurisë së sonoritetit të fjalës poetike.
Kështu që, mendimi artistik i Pol Valerit, sa është intelektual, aq është dhe estetik, duke ditur t’i sundonte, dhe t’i orientonte mendimet e tij, nëpër horizonte të reja dhe të freskëta të artit poetik.

Mirush Kabashi në Butrint me “Apollogjia e Soktratit”

Mirush Kabashi në Butrint me “Apollogjia e Soktratit”

Aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi i cili tashmë është i njohur për lojën e tij në shfaqjen “Apollogjia e Soktratit”, me të njëjtën ndjesi do të ngjitet edhe në skenën e Butrintit.
Në edicionin e 13-të këtij festivali ku janë kryesisht shfaqje ndërkombëtare, për shfaqjen e Kabashit është rezervuar mbrëmja e 22 korrikut ku Kabashi do të prezantohet në Teatrin Antik te Butrintit. Festivali i Butrintit do të nis më 18 dhe do të mbyllet më 22 korrik 2015.

Rita Ora, Kate Moss dhe 60 yje të tjera në fushatën Ruaje Arktikun

Rita Ora, Kate Moss dhe 60 yje të tjera në fushatën Ruaje Arktikun

Shumë yje botërore me fytyrat e tyre, u bënë pjesë e fushatës Save The Arctic, apo “Ruaje arktikun”.
Duke filluar nga modelja e njohur Kate Moss e deri tek pjestarja e re e jurisë së X Factor Rita Ora, 60 yje me famë botërore, janë fotografuar me bluzat e dizajnuara nga Ëestëood Vivienne, për një ekspozit të veçantë, ku fotografitë e tyre do të rreshtohen në muret e Stacionit Underground Ëaterloo në Londër.
Kjo fushatë është ndërmarrë si sensibilizim i njerëzve në mbarë globin, për ta mbrojtur peizazhin unik të Arktikut dhe kafshët e egra. m.l.

Ja çfarë thoshte i arrestuari i Badovcit për sulmet e ISIS në Kosovë

Ja çfarë thoshte i arrestuari i Badovcit për sulmet e ISIS në Kosovë (Video)

Njëri nga pesë të arrestuarit e rastit të “Badovcit”, të cilëve dje iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka folur, pak kohë më parë për ISIS dhe kërcënimet e shtetit islamik ndaj Kosovës.
Fehmi Musa, në një intervistë për Kallxo.com, duke komentuar deklaratat e dhënë në një video të punuar nga shteti islamik, kishte thënë se nuk beson që kjo organizatë fetaro-politiko-ushtarake e ka ndërmend t’u bëjë keq shqiptarëve myslimanë të Kosovës.
“Nuk shohë kurrfarë rreziku për myslimanët e Kosovës nga kërcënimet e ISIS-it, nëse kanë kërcënuar atëherë kanë kërcënuar serbët, maqedonasit, të cilët ia duan të keqën Kosovës dhe Shqipërisë, të gjithë armiqtë e islamit por jo shqiptarët”, thotë ai në deklarata.
Sipas Musës, kjo video mund të jetë një montim.
“Nuk e di a janë video të bërë nga ata (ISIS), apo janë vetëm montazhe, sot ka arritur shumë teknologjia, por nuk janë shumë të besueshme”.
Musa, por edhe katër të dyshuarit e lartpërmendur u arrestuan me 11 korrik.
Tre nga ta u kapën afër liqenit të Badovcit, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar gjatë ditës në lokacione tjera.
Arrestimi i tyre vjen pas kërcënimeve të ISIS, të publikuara në një dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan.
Dy shqiptarët që flasin ishin identifikuar si Abu Bilqis (Al Albani), minuta dhe Abu Muqatil (Al Kosova).
“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ia bani myslimanëve”, ka thënë Al Kosova”. “Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë. Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja. Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja”
Ai ka shtuar se “do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.

Komentet

2015/07/13

“Katunar”, filmi i parë horror në Kosovë


Cine DION VENTRESS FILMI KATUNARI - PLAY - ZICO TV



https://www.youtube.com/watch?v=Maymmiexk5M

“Katunar”, filmi i parë horror në Kosovë
‘Katunar’ do të jetë një film bashkohor horror që do të xhirohet në Kosovë dhe një pjesë në Kanada.Storia e filmit është për një vajzë që jeton në Toronto dhe pasi i vdes babai, kthehet në Kosovë. Për rolin e Aurit, dashnorit të vajzës, artistët e famshëm kanadez kanë shprehur interesim të madh.


Lindur dhe rritur në Kanada, skenaristi dhe regjisori Dion Ventress, thotë: ‘Kam qenë i befasuar me interesimin e artistëve kanadez për projektin, këtu në Amerikën Veriore. Derisa bisedimet vazhdojnë, nuk mund të japim emra, ashtu siç nuk mund të publikojmë persona të tjerë të involvuar në projektin e filmit. Mund vetëm të them se kemi tre kandidatë për rolin e dashnorit kanadez. Dy artistë janë nga Kanada që kanë bërë emër në art, këtu dhe në vende të tjera edhe në muzikë. Personi i tretë është djaloshi nga programi i MTV’.

Dion VentressDion Ventress

https://www.facebook.com/DionConflict


‘Krijimi i një filmi në Kanada dhe Kosovë nuk ka qenë detyrë e lehtë. Për më shumë, refuzoj të bëj ckado që do të duket keq për Kosovën. Gjërat duhet bërë si duhet. E unë në këtë film do të bëj më të mirën.’

Në bisedë me krijuesit kanadez, për filmin, Ventress tregon : ‘ E kanë pëlqyer storien e filmit,janë profesionist dhe çmoj mendimin e tyre, dëshirën time për të bërë një film në Kosovë e përkrahin’./kp

2015/07/12

Në ditët e fundit si kryetar bashkie të Tiranës z.Lulzim Basha përmbush amanetin e Ibrahim Kodrës




Ibrahim Kodra-Guri i Jetes-Kater Stinet-:-Pietra della Vita-Quattro Stagioni -Tirane 2015

Veper e realizuar ne vitin 2002, sot gjendet ne Tirane prane sheshit Skenderbej .
The work carried out in 2002, now located in Tirana, close Scanderbeg square .
Il lavoro svolto nel 2002, ora si trova a Tirana, vicino alla piazza Scanderbeg

https://www.youtube.com/watch?v=H94RoK3bw2Y



Në ditët e fundit si kryetar bashkie Basha përmbush amanetin e Kodrës
Kryetari në largim i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar sot memorialin e ri në sheshin “Skënderbej”, pranë Bankës së Shqipërisë.

Image result for ibrahim kodra guri i jetesImage result for ibrahim kodra guri i jetes

Ai quhet "Guri i Jetës" dhe është realizuar nga piktori i mirënjohur shqiptar, Ibrahim Kodra.

Image result for ibrahim kodra
Basha u shpreh se kjo vepër do të jenë një pikë referimi për ata që duan të vizitojnë kryeqytetin.

basha ibrahim kodra
Ibrahim Kodra la këtë vepër si një amanet për Tiranën, i cili tashmë u përmbush.
basha ibrahim kodra
basha ibrahim kodra

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...