Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/24

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi për Die Presse: Rusia është një kërcënim për Ballkanin

Përgatiti: Flori Bruqi
Kosovos Außenminister Hashim Thaçi.












Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, në një intervistë për të përditshmen më të madhe ditore në Austri “Die Presse” ka thënë se Kosova është viktimë e tërthortë e krizës së refugjatëve me të cilën po merret tash intensivisht BE-ja dhe se nuk duhet të përballemi me standarde të dyfishta të saj.

“Ne jemi një viktimë e tërthortë e kësaj krize. Në fillim të vitit ka pasur një periudhë të shkurtër të migrimit ilegal nga Kosova për në BE. Por, ne e kemi ndalur atë. Tani ne jemi duke punuar për të kthyer në Kosovë këta njerëz nga Gjermania dhe vendet e tjera. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne nuk duhet të përballemi me standarde të dyfishta të Brukselit”, ka thënë Thaçi për Die Presse, ku ka sqaruar se ky ishte edhe një mashtrim i kontrabandistëve me interes financiar. “Ne kemi arrestuar disa prej tyre. Dhe ne kemi nisur fushata informuese për të informuar qytetarët tanë që të kuptojnë, se ata nuk do të marrin azil në vendet e BE-së”, ka thënë Thaçi.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka bërë progres, por ende ka nevojë për të bërë më shumë. Këtë vit, ka shtuar Thaçi për ditoren austriake, ne kemi siguruar investime të huaja që arrijnë në 1.5 miliard euro. Por se, nuk mund të mohohet që krijimi i vendeve të reja të punës mbetet problemi më i madh. “Politikanët e të gjitha vendeve të rajonit i quajnë sfida të njëjta: ekonominë dhe vendet e punës. Për fat të mirë nuk ka pasur kurrë më shumë bashkëpunim në rajon se sa tani. Këtë e ka dëshmuar edhe Samiti Ballkanik i Vjenës në gusht. Çdo politikan në rajon duhet ta përmbyll shpejtë kapitullin e së kaluarës. Ngaqë ne ende paguajmë çmimin për luftërat në ish-Jugosllavi”, ka deklaruar Thaçi për austriaken Die Presse, raporton KosovaPress.

Thaçi është pyetur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se krijimi i saj ishte një çështje shumë e ndjeshme. “Vendimi nuk ishte i lehtë, por ne e kemi bërë atë. Ky ishte një detyrim ndërkombëtar i Kosovës. Edhe pse nuk ishte vendim popullor, megjithatë ishte një vendim i drejtë”, ka thënë Thaçi. Ndërkaq, i pyetur nëse anëtarët e PDK-së mund të jenë në vëmendjen e Gjykatës Speciale, ai ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me personat, por me procesin, i cili ofron një shans. “Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje, çfarë me këtë vendi mund të fitojë. Ne nuk duhet të diskutojmë mbi emrat. Kosova ka dëshmuar pjekurinë ndërkombëtare me vendimin për themelimin e gjykatës”, ka deklaruar Thaçi.

Për Die Presse, Thaçi ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet me padi dhe se Kosova ka udhëhequr një luftë mbrojtëse. “Unë nuk mund të jap asnjë garanci se nuk ka pasur në Kosovë sulme nga njerëz të pezmatuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Por, kjo nuk mund të barazohet me përpjekjet e serbëve për gjenocid. Është e rëndësishme se tani çdo gjë është transparente. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse ka mundur të imagjinojë gjatë luftës, që një ditë do t’i udhëheq negociatat karshi palës serbe, kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiç, që asokohe ishte ministër i Informacionit në Beograd dhe me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, i cili ka qenë zëdhënës i partisë së diktatorit Sllobodan Millosheviq, Thaçi ka thënë se negociatat nuk ishin atëherë të pakonceptueshme, por se kurrë nuk do të kishte mundur të imagjinojë se do të luanin në të njëjtin ekip të futbollit, si në Samitin Ballkanik të Vjenës. “Aty në mbrëmje, ekipi i politikanëve të Ballkanit ka luajtur kundër ekipit të politikanëve të BE-së”, ka thënë Thaçi.

Për Die Presse, Thaçi ka thënë se Serbia de facto tashmë e ka pranuar se Kosova është shtet i pavarur. “Beogradi çdo ditë bën hapa që e shpien atë më afër një njohjeje zyrtare të Kosovës. Kryeministri Vuçiç ka luajtur një rol konstruktiv në përfundimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. Ato janë në interes të të dyja vendeve, që kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe përshpejtojnë procesin tonë të integrimit për në BE”, ka thënë Thaçi.

Për t'u bërë anëtar i OKB-së, Kosovës i nevojitet pëlqimi i Moskës, kurse i pyetur nga Die Presse nëse sheh ndonjë shans, që aleati i Serbisë Rusia ta njeh Kosovën, Thaçi ka thënë se rusët nuk mund të jenë serbë më të mëdhenj se vetë serbët.

“Ne kemi lidhur marrëveshje me Beogradin, për t’i normalizuar marrëdhëniet. Prandaj, do duhej që edhe Rusia të ketë një pamje më pozitive për Kosovën dhe që ta njohin pavarësinë tonë. Ne duam marrëdhënie të mira me Rusinë. Por, ne e shohim atë si një kërcënim, pasi që Moska dëshiron të rrisë ndikimin në rajonin e Ballkanit se sa në të kaluarën. Sa më shumë që BE-ja lejon kohë për ta pranuar këtë rajon, aq më i madh do të jetë kërcënimi”, ka përfunduar Thaçi.

http://diepresse.com/home/politik/aussenpolitik/4827888/Thaci_Moskaus-Einflussnahme-ist-eine-Bedrohung?from=suche.intern.portal

*******

Thaçi: "Moskaus Einflussnahme ist eine Bedrohung"

Kosovos Außenminister Hashim Thaçi.















Kosovos Außenminister Hashim Thaçi. / Bild: (c) EPA (VALDRIN XHEMAJ) 
Kosovos Außenminister Hashim Thaçi über Russlands Balkanpolitik, die Flüchtlingsfrage und mögliche Ermittlungen gegen Ex-UÇK-Kämpfer.
   (Die Presse)
Die Presse: Das Thema Flüchtlinge beschäftigt derzeit intensiv die EU. Fürchten Sie, dass als Nebeneffekt die Bürger des Kosovo nicht mehr in den Genuss von visafreiem Reisen in die EU kommen?
Hashim Thaçi: Wir sind ein indirektes Opfer dieser Krise. Anfang des Jahres gab es eine kurze Phase von illegaler Migration in die EU aus dem Kosovo. Aber wir haben das gestoppt. Jetzt sind wir dabei, diese Personen aus Deutschland und anderen Ländern in den Kosovo zurückzuführen. Der Kosovo hat alle Kriterien für die Visa-Liberalisierung erfüllt. Wir sollten von Brüssel nicht mit doppelten Standards konfrontiert werden.

Werbung



Was war der Grund für diese massive Auswanderung?
Das war ein Trick von Schleusern mit finanziellem Interesse. Wir haben einige von ihnen verhaftet. Und wir haben Infokampagnen gestartet, um unseren Bürgern klarzumachen, dass sie in EU-Ländern kein Asyl bekommen werden.

Wenn so viele Menschen den Kosovo verlassen wollten, zeigt das doch, dass sie mit ihrem Leben dort nicht zufrieden sind.
Der Kosovo sieht sich großen sozialen Herausforderungen gegenüber. Wir haben Fortschritte gemacht, aber es muss noch viel getan werden. Dieses Jahr haben wir Auslandsinvestitionen in Höhe von 1,5 Milliarden Euro gesichert. Aber wir können nicht leugnen: Das Schaffen neuer Jobs bleibt eines der größten Probleme. Politiker aller Länder der Region nennen dieselben Herausforderungen: Wirtschaft und Jobs. Zum Glück gab es nie mehr Kooperation in der Region als jetzt. Das hat auch der Balkangipfel in Wien im August gezeigt. Jeder Politiker der Region sollte die Kapitel der Vergangenheit rasch schließen. Denn wir zahlen noch immer den Preis für die Kriege in Ex-Jugoslawien.

Zu diesen Lasten der Vergangenheit gehören die Verbrechen im Kosovo-Krieg. Prishtina richtet dazu nun einen Sondergerichtshof ein. Veteranen der Kosovo-Befreiungsarmee (UÇK, Anm.) sind dagegen. Was sagen Sie ihnen als einstiger politischer Direktor der UÇK?
Die Schaffung dieses Gerichtshofs war eine sehr sensible Angelegenheit. Die Entscheidung war nicht einfach, aber wir haben sie getroffen. Es war eine internationale Verpflichtung des Kosovo. Auch wenn es nicht populär war, so war es eine richtige Entscheidung.

Fürchten Sie nicht, dass Mitglieder Ihrer Partei ins Visier des Gerichtshofs geraten könnten?
Es geht nicht um Personen, sondern um einen Prozess, der eine Chance bietet. Wir sollten darauf achten, was das Land dadurch gewinnen kann. Wir sollten jetzt nicht über Namen diskutieren. Der Kosovo hat mit der Entscheidung, den Gerichtshof einzurichten, international Reife bewiesen.

Aber der neue Gerichtshof wird Prozesse gegen konkrete Personen führen. Seine Einrichtung ist ja auch das Resultat des Berichts von Sonderermittler Dick Marty zu Verbrechen im Kosovo, der auch Sie persönlich belastet hat.
Die Geschichte kann durch Gerichtsprozesse nicht umgeschrieben werden. Der Kosovo hat einen Verteidigungskrieg geführt. Ich kann keine Garantien dafür abgeben, dass es nicht auch auf kosovo-albanischer Seite Übergriffe durch verbitterte Personen gegeben hat. Das kann man aber nicht mit dem Genozidversuch der Serben gleichsetzen. Wichtig ist, dass nun alles transparent verläuft. Der Kosovo hat jedenfalls nichts zu verbergen.

Während des Kosovo-Kriegs war Serbiens heutiger Premier, Aleksandar Vučić, Informationsminister in Belgrad, und der jetzige Außenminister, Ivica Dačić, war Pressesprecher der Partei des Machthabers, Slobodan Milošević. Hätten Sie sich damals vorstellen können, eines Tages mit beiden Gespräche zu führen?
Verhandlungen waren damals für uns nicht unvorstellbar. Ich hätte mir aber nie vorstellen können, im selben Fußballteam zu spielen so wie beim Balkangipfel in Wien im August. Da hat am Abend eine Balkan-Politiker-Mannschaft gegen die EU-Politiker-Mannschaft gespielt.

Trotzdem erkennen Vučić und Dačić die Eigenstaatlichkeit des Kosovo nicht an.
Serbien hat de facto bereits akzeptiert, dass der Kosovo ein unabhängiger Staat ist. Jeden Tag setzt Belgrad Schritte, die es einer offiziellen Anerkennung des Kosovo näherbringen. Premier Vučić hat eine konstruktive Rolle beim Abschluss der jüngsten Vereinbarungen zwischen Belgrad und Prishtina in Brüssel gespielt. Sie sind im Interesse beider Länder, tragen zur Normalisierung der Beziehungen bei und beschleunigen unseren EU-Integrationsprozess.

Um UN-Mitglied zu werden, braucht der Kosovo aber Moskaus Zustimmung. Sehen Sie eine Chance, dass Serbiens Verbündeter Russland den Kosovo anerkennt?
Die Russen können keine größeren Serben als die Serben selbst sein. Wir haben Verträge mit Belgrad geschlossen, um die Beziehungen zu normalisieren. Deshalb sollte auch Russland eine positivere Sicht auf den Kosovo haben und unsere Unabhängigkeit anerkennen. Wir möchten gute Beziehungen zu Russland. Wir sehen es aber auch als Bedrohung, dass Moskau in der Balkanregion größeren Einfluss nehmen will als bisher. Je mehr sich die EU damit Zeit lässt, diese Region aufzunehmen, desto größer wird diese Bedrohung werden.

ZUR PERSON

Hashim Thaçi war während des bewaffneten Aufstands gegen Serbien (1997 bis 1999) politischer Direktor der kosovo-albanischen Untergrundarmee UÇK. Im Juli 1999 zogen die serbischen Truppen nach mehrmonatigen Nato-Luftangriffen aus dem Kosovo ab. Thaçi wurde Übergangspremier des Kosovo, der zunächst unter internationaler Aufsicht stand. Als das Parlament in der Hauptstadt Prishtina 2007 die Unabhängigkeit des Kosovo erklärte, war Thaçi erneut Regierungschef. Seit Dezember 2014 hat er das Amt des Außenministers inne.

Shoferi shqiptar shkel rregullat e qarkullimit, Zvicra kërkesë Shqipërisë: Gjejeni!

Shoferi shqiptar shkel rregullat e qarkullimit, Zvicra kërkesë Shqipërisë: Gjejeni!
Drejtuesi shqiptar i një automjeti ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane.
Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet, me automjetin e tij  me targa shqiptare AA 373 ET është shpallur në kërkim, pasi sipas hetimeve të palës zvicerane është përgjegjës për thyerjen e kodit rrugor atje.
Ka patur apo jo pasoja shkelja e rregullave të rrugës apo aksidenti ku mund të jetë përfshirë ky mjet, ende nuk dihet. Ky mjet është një veturë model Daimler Chrysler në pronësi të shtetasit T.A.
 Kërkesa e autoriteteve zvicerane drejtuar policisë shqiptare
Me një kërkesë drejtuar autoriteteve shqiptare policia rrugore zvicerane kërkon krijimin e identitetit te plotë (emër, mbiemër, datëlindje, kode postar, vendbanim, gjendje financiare etj) të drejtuesit të automjetit me targë AA 373 ET, duke dëgjuar zotëruesin e atij automjeti në kohën e kryerjes së shkeljes duke u informuar se kundrejt tij ka filluar një procedim penal për dhunim të trafikut rrugor parashikuar nga legjislacioni zviceran, si edhe duke i komunikuar të drejtën për të emëruar avokat apo përkthyes.
Kjo kërkesë e palës zviceriane është miratuar nga Gjykata shqiptare e cila tashmë i kërkon policisë shqiptare të gjejë shoferin që pas shkeljes së rregullave në rrugë është larguar nga Zvicra.

Në prag të vjeshtës së nxehtë kosovare

Në prag të vjeshtës së nxehtë kosovare











Nga Florim ZEQA  


 Protesta asnjëherë nuk vijnë si produkt i së mirës, as si dëshirë e popullatës për të demonstruar kërkesat dhe nevojat e saj para pushtetarëve, por vijnë si rrjedhojë e së keqes, e keqqeverisjes dhe shkëputjes së pushtetarëve nga interesat e qytetarëve.
 
Paralajmërimi i protestave të fuqishme të opozitës për mbrojtjen e shtetit nga Asociacioni, po vjen si pasojë e rrëshqitjeve të njëpasnjëshme të liderëve shtetërorë në bisedimet e pabarabarta me pushtuesin verior në Bruksel, pas lëshimeve drastike në procesin e demarkacionit, pas skandaleve të shumta qeveritare e deri tek aferat e njëpasnjëshme në sistemin e drejtësisë, probleme të cilat e kanë rrezikuar seriozisht funksionimin dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.
 
Që nga koha e zgjedhjeve të 2007 e deri me 8 qershor 2014, akrepat e orës kosovare kanë mbetur në 17 shkurtin e vitit 2008. Kjo ishte ecja më e shpejtë dhe më e shënuar pozitive për shtatë vite qeverisje të PDK-së! Nga 17 shkurti 2008, qeveria e Kosovës ka bërë aq shumë rrethrrotullime dhe vendnumërime rreth kësaj date, derisa filloi me bisedimet "tekniko"-politike me Serbinë. Nga momenti i fillimit të bisedimeve politike me Serbinë fillojnë edhe hapat e parë të rrëshqitjes drastike të Qeverisë së Kosovës nga pavarësia e 17 shkurtit dhe elementet shtetformuese të Kosovës!
 
Amnistimi i krimeve serbe legjitimoi strukturat kriminale në veri, krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë e rrezikon tjetërsimin e luftës çlirimtare, krijimi i Asociacionit të komunave serbe ndan sovranitetin e vendit në dysh. Liderët aktualë, në vend të kushteve për Serbinë, pranuan gjithçka që ofroi kjo e fundit në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, invalidëve dhe të rreth 1700 të pagjeturve nga lufta e fundit.
 
Me nënshkrimin e "Zajednicës" (kancerit serb në zemër të shtetit të Kosovës) me 25 gusht 2015 në Bruksel nga liderët e korruptuar (Thaçi-Mustafa), Kosova shënon rrëshqitjen më drastike në 41 vitet e fundit. Për ironi të fatit, edhe kësaj qeveritarët e korruptuar po i thonë sukses! Po, i thonë kështu sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë çelës suksesi për pasurimin dhe ngritjen e tyre politike. Shtatë vite e gjysmë vendnumërim, rrethrrotullim, rrëshqitje dhe izolim ndërkombëtar për Kosovën nuk janë pak, madje janë shumë për një shtet në formim e sipër, janë tepër shumë për një popull më varfëri të skajshme. Por akoma më të rënda bëhen për një popull të varfër, që për shtatë vite e gjysmë mbi supe barti një kastë politike të korruptuar dhe shantazhuar, duke u pasuruar skajshëm në kurriz të saj! Shtatë vite e gjysmë regres politik, ekonomik, social, shëndetësor, kulturor, sportiv, edukativ dhe moral të shtetit të Kosovës, do të mbeten gjatë në kujtesën e popullit, të shkruara apo të pashkruara qofshin ato!
 
Ndërsa liderët shtetërorë bënin gara në kapjen e tenderëve milionësh në proceset e privatizimit, populli i lodhur nga varfëria numëronte kilogramët e fundit të miellit dhe artikujve të tjerë ushqimorë në shtëpitë e tyre. Ndërsa për këto shtatë vite e gjysmë liderët milionerë të Kosovës shijonin plazhet më luksoze të globit, të sëmurët kosovarë harxhonin centët e fundit për blerjen e ilaçeve në spitalet tona të boshatisura nga medikamentet dhe mjetet e tjera sanitare! Këto shtatë vite e gjysmë të kaluara, po ashtu do të mbeten të paharruara për të pangopshmit, të pasuruarit nga abuzimet me pushtetin, të cilët ëndërrojnë të mbeten prapë në pushtet apo të rikthehen përsëri në fronin e artë. Këto argumente janë një arsye më shumë pse protestat e paralajmëruara nga opozita në asnjë rrethanë nuk guxojnë të marrin karakterin ideologjik si dhe nuk guxojnë të shndërrohen në protesta për marrjen e pushtetit me dhunë. Protestat duhet të jenë gjithëpopullore, gjithëpërfshirëse, duhet të jetë ky reagim i arsyeshëm dhe i fuqishëm i të gjithë qytetarëve si domosdoshmëri e kohës për ndryshime pozitive, për ndryshimin e qasjes qeverisëse në këtë vend.
 
Nëse njëmend opozita e ka qëllimin e mirë dhe fisnik të protestave për ndryshime pozitive, atëherë liderët e saj duhet ta bëjnë të qartë një gjë; të betohen para popullit se nuk do të jenë pjesë e hierarkisë politike shtetërore, se do të jenë përherë korrektor i vazhdueshëm i qeverisjes së vendit, luftëtarë të paepur të krimit dhe korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në vend, për të thënë ndryshe, vendit i duhet një klasë e re politike, me mendësi të re, vizion dhe pikëpamje të reja politike konform 
rrethanave politike dhe zhvillimore.
 
Një qasje e tillë e drejtuesve të protestave do të ishte inspirim shtesë për pjesëmarrje masive, mbarëvajtje dhe realizim të suksesshëm të qëllimit të protestës. Të mos mashtrohemi duke pritur ndërkombëtarët, çlirimin e vendit nga oligarkia e pushtetit, nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe dukuritë e tjera negative duhet ta bëjmë vetë, në të kundërt do t'i kalojmë edhe 16 vite të tjera në anarki, pabarazi qytetare dhe varfëri të skajshme. Vënia njëherë e përgjithmonë në binar të shëndoshë të rendit dhe ligjit do të jetë bazë për riparimin e të gjitha defekteve shoqërore si dhe do të ndikojë në kthimin e besimit të qytetarëve në institucione. Kësaj radhe, protestat patjetër duhet të sjellin përmbysjen e kësaj qeverie kuislinge, kësaj diktature të kusarëve politikë. Protestat duhet të sjellin ndryshimin substancial dhe përmbajtësor, në të kundërtën vetëm sa mund të forcojnë akoma më shumë pozicionet e pushtetarëve, të prodhojnë anarki dhe degradim të mëtejshëm të institucioneve shtetërore. 
 
Krijimi i menjëhershëm i një qeverie të shpëtimit kombëtar do të shënojë fillimin e një epoke të re në qeverisjen e vendit dhe hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare mbi bazën e parimeve të shëndosha, mirëkuptimit dhe reciprocitetit politik. Ndryshimi i ligjit mbi zgjedhjet dhe përgatitja e një procesi kredibël zgjedhor, do ta shpjerë vendin në rrugën e mbarë të vënies së themeleve të shëndosha të demokracisë, ku secili ka të drejtë të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur nga të tjerët. Mbajtja e zgjedhjeve të lira, mbrojtja e votës së lirë me ligj dhe transparenca e plotë në numërimin e votave garanton mbarëvajtje të procesit zgjedhor, i cili do të prodhojë një udhëheqje kredibile dhe të qëndrueshme në këtë vend.

Skicë satirike,nga Prof. Dr. Ago NEZHA : Deputetët janë bërë të gjithë për t’u rrahur

Deputetët janë bërë të gjithë për t’u rrahur












   Para pak kohësh dëgjuam vendimin e Gjykatës së Lartë për dy deputetët e majtë që me “dashuri” në mjediset e Parlamentit “Gjigand” Shqiptar, spërkatën me disa shuplaka një deputet të PD-së, të kampit kundërshtar. Ky incident ndoti gjithë atmosferën politike dhe atë publike, si të kishte ndodhur një cunam në gjirin e Parlamentit tonë të “pastër”, të mbushur me gjithfarë speciesh deputetësh, që e kanë origjinën siç dëgjojmë rëndom nga biznesi i “ndershëm”, i ngritur nëpërmjet drogës, korrupsionit dhe prostitucionit. Por le t’i lëmë mënjanë gojët e liga dhe të merremi me moralin e “shenjtë” të deputetëve tanë, sharlatanë, që turpëruan dynjanë. Gjykata jonë, që gjykimin e “ndershmërisë” e ka zërin e Perëndisë, i quajti të pafajshëm dy deputetët e mazhorancës. Ky gjykim është i pamoralshëm po të ndjekësh traditën dhe zakonin e shqiptarit, që më i madhi, më i forti, nuk tregon kurrë trimëri me të voglin, me të dobëtin, edhe pse ai mund të jetë pak rrugaç dhe meriton kërbaç. Por, për kohët moderne këto parime tingëllojnë disi anakronike, për të mos thënë komike. Shkallët e sallës të Parlamentit tonë ngjajnë me shkallët e amfiteatrit të gladiatorëve të Veronës në Itali.
 
Sot, arena e cirkut të deputetëve në Parlament, ka zëvendësuar teatrin e Estradës së dikurshme, por me një risi klasike, që çdo replikë shkëmbehet me një fjalor cinik, sa që ke turp ta dëgjosh, pse jo dhe frikë. Në Parlament, nuk e dallon dot se kush e prish dhe kush e ndreq, se deputetët shahen e rrihen pa të keq, të rinj dhe pleq. Dhe ky Parlament ka vajtur për dreq. Kanë treguar me fakte, se dinë të shajnë njëlloj, gra e burra, se nuk ju mungon “kultura”. Fjalori i tyre i sharjes me fjalë turpi, në formë grupi, del si vullkan nga goja e nga trupi. Ne krenohemi se kemi një alfabet me fjalor të pasur me 36 shkronja, por Zot shpëtona, nga deputetët kufoma. Megjithëse gjuha Shqipe ka një vokacion të gjerë, ajo stonon po të ballafaqohet e krahasohet me zhargonin që përdorin deputetët tanë, kur diskutojnë për hallet e popullit, që në shpinë i “kanë”. Bagazhin e sharjeve të parlamentarëve tanë, pak vende në botë e kanë. Ata e fillojnë me libër shtëpie, me nënë, me motër, me grua e me komshije, që s’dinë ku bie. Dhe burrave të moçëm, kjo gjuhë ju ka hije. Nga Parlamenti i parë s’i kishim dëgjuar këto fjalë, se kishte më shumë intelektualë se shpellarë. Nuk dimë nga e gjetën liderët e partive këtë “farë”, që po konkuron të mençur e të marrë. Liderët e partive e kanë bërë kriter, po nuk di të shash, s’të hapet ajo derë. Ndaj deputetët janë bërë njësoj, që s’di këtë qash më parë, nga këta qyqarë, se të gjithë janë bërë pashallarë, pa dallim ngjyrash, si të zinj dhe të bardhë. Dëgjon dhe ndonjë filozof pa emër, që thotë se nuk është në nderin e burrit që të shajë një femër. Por ai harron dhe është arkaik, se këta deputetë kanë fjalor të ri demokratik, or mik.
 
Ka lindur një diskutim popullor i gjerë, a duhet të rrihen deputetët të tërë, po ti vesh në pe e gjilpërë, për t’u rrahur të gjithë janë bërë. Kontaktova me një kompani monitorimi, që a duhet të rrihen deputetët me listë? Më rezulton se 70% janë për rrahje në grup, ndërsa 30% për rrahje me zgjedhje, se ndryshe do ishte turp. Ti rrahësh të gjithë nuk është e lehtë. Nuk janë pak, po 140 deputetë. Një plak i mençur më solli në kujtesë. Të gjendet një rrahës me pagesë. Bile do jetë mirë që të shpallet tenderi, që të fitojë, një rrahës me pagesë me përvojë, që mund të përballoj këtë kope deputetësh të majmur nga pasuria e popullit. Po paratë ku do gjenden i thashë, se rrahësit me pagesë kanë çmim të lartë?! Ai, tha: Të grumbullohen para nga çdo deputet. Po si mund të paguajë deputeti të rrahë veten e vet!? Edhe këtu një version u gjet. Të majtët të grumbullojnë fonde për të rrahur të djathtët dhe anasjelltas. Por përsëri, s’ka barazi, se të majtë janë më shumë se të djathtë dhe kjo s’është demokraci. Me llogari i bie, që një i djathtë të rrahë një të majtë e gjysëm. Por përsëri, s’del kjo llogari. U mendua që një i majtë të rrahë një të djathtë në mes e lart, ndërsa tjetri në mes e poshtë dhe kështu nuk mbetet asnjëri bosh. Kjo është si ta mendosh. Edhe po ta pranojnë këtë variant parlamentarët, ka mundësi të mos jenë dakord ndërkombëtarët. Ka një krizë në Parlament, që nuk di nga t’ia fillosh, se do mbetet salla bosh, me këta deputetë kodoshë, kokëboshë, diplomashoshë, që je i detyruar të shterosh. 
Mediat e shkruara dhe ato elektronike, i kanë mëshuar fort rasteve të përleshjeve të këtyre qenieve komike. Mediat janë kthyer në rolin e qenve të gjahut, duke bërë alarm publik, sa që kanë vënë deputetët në rrezik. Deputetët kanë treguar spektakël jo vetëm me grusht, por dhe me pushkë. Shqetësimi është permanent, se me kaq “pak” deputetë që kemi ne, plot 140, njëri të na dëmtohet, Parlamenti rrezikohet. Pra, rëndësi ka që t’i kemi si krerë, pa le të zihen e rrihen, s’ka qeder. Vetëm të mos vriten, se nuk “ngjiten”. Ç’do me thënë nuk ngjiten, më tha një kolegu im, ata nuk janë sende. Po, i thashë, nuk ngjiten, se ata janë njëlloj, si një trup, apo turp i vetëm. Nuk i dallon dot nga koka te këmbët, se i kanë të përbashkëta rrënjët. Shqipëria është katandisur në këtë gjendje, se ka 140 deputetë, që kanë një mendje. Kolegu ma kundërshtoi dhe s’deshte ta besojë. S’jam dakord ndërhyri ai, ata zihen si qentë për kockat dhe harrojnë që fërkojnë doçkat, kokoroçkat. Deputetët ujqër hëngrën gjithë pasurinë e Shqipërisë, në emër të demokracisë, me përkrahjen e partisë. Por ata shahen e zihen me njëri tjetrin duke akuzuar, se pasurinë e kanë grabitur e përvetësuar, por asnjëri nuk është dënuar, a e ke kuptuar?! Po ku e gjetën pasurinë deputetët, ata nuk janë të gjithë biznesmenë, por janë sejmenë, që me çanta në dorë vijnë e venë, nuk merren me penë, as gjumë nuk flenë. Pasurinë ata e kanë ndarë, shpërndarë e rishpërndarë dhe përsëri s’kanë karar. Ata zihen se s’kanë rënë dakord në pazar, mor qyqar.
 
Të dy palët janë një prerje, socialist e demokrat, njëri poshtë e tjetri lart, këto mostra patëm fat. Thonë se kanë dalë nga një mitër. Janë rritur e stërvitur, për të grabitur. Neve na kanë vjedhur e na kanë shitur, kjo kope e uritur. Po si shpjegohet, që ditën rrihen e zihen, e pastaj natën bashkë gdhihen. Atë e bëjnë për të prishur syrin e keq, se ky popull e di se ç’heq, me këtë klasë politike qenka fatkeq. Ç’faj kanë deputetët, vazhdoi ai, ne i votojmë, u besojmë, si dele prapa u shkojmë, i nderojmë si të jenë apostuj dhe pastaj i komentojmë. Edhe po të mos i votojmë ne, ata prapë fitojnë, se vetë i numërojnë, i kryqëzojnë, i shartojnë dhe i rregullojnë bilancet që t’i trashëgojnë. Ata që i kanë vënë zjarrin Shqipërisë, 25 vjet mes stuhive, janë liderët e partive. Historia e deputetëve më kujton një episod nga e kaluara në spitalin e Vlorës, që një fshatar nga Myzeqeja donte të hynte të takonte një njeriun e vet që ishte i shtruar. Doktori i rojes nuk e lejoi dhe fshatari e qëlloi. Drejtori spitalit qe shumë i shqetësuar për këtë incident dhe i qante hallin një mikut të vet drejtor, që njihej për humor. Mos u shqetëso i tha ai, shyqyr që u bë trim myzeqari. Por atëhere bënte bujë të goditej një qytetar, e pale si sot një parlamentar. Drejtori insistonte se ishte një skandal shumë i rëndë. Atëhere Kamberi i tha: “Ke shumë të drejtë, fshatari ka gabuar, se duhet ta fillonte nga ti si drejtor, se ju jeni bërë të gjithë për t’u rrahur”. Për analogji, kjo histori i shkon për shtat parlamentit tonë fri. 
 
Dhe si përfundim, ka një gjykim. Që deputetët e shtetarët, duke nxjerrë në krye kryetarët, të partive dhe qeverive, duhen vënë para përgjegjësisë, për këtë tragjedi që i kanë shkaktuar Shqipërisë. Këtu, penaliteti duhet të nisë. Që t’i ngjallet shpresa Shqipërisë.

Dritëro Agolli: Zërat kritikë brenda partive janë pasuri, ja "shkëlqimi" i I Edi Ramës, Sali Berishës e i Lulzim Bashës

Dritëro Agolli: Zërat kritikë brenda partive janë pasuri, ja "shkëlqimi" i Ramës, Berishës e Bashës












Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli flet në një të përditshme për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku tregon se si e ka njohur atë në rini dhe më pas në politikë. Ai po ashtu ka komentuar Ramën si publicist dhe si kryeministër. Thotë se e vlerëson për reformat që ka ndërmarrë dhe e mbështet atë në aksionin për të bërë shtet dhe për të vendosur ligjin. Për zërat kritikë brenda partive, Agolli shprehet se janë “pasuri” dhe nuk duhen luftuar, madje ai thotë se duhen mbështetur, sepse tregojnë se funksionon demokracia dhe mendimi ndryshe. Autori i romanit “Shkëlqimi dhe Rënia e shokut Zylo” ka dhënë përshtypjet për “shkëlqimin” e politikanëve të rinj dhe për kujdesin që duhet të kenë ata në politikë. Ai këshillon Bashën, Veliajn dhe deputetët e rinj që të mos kopjojnë Berishën apo Ramën, por të demonstrojnë eksperiencën e tyre, duke i këshilluar që të lënë inatet personale. Sipas tij, të rinjtë kanë ambicie, por duhet të lënë anash zënkat dhe gjuhën vulgare të politikës së vjetër.
 
"Sali Berishën e kam njohur shumë herët. Madje, në shtëpinë e tij në Viçidol, më është bërë një pritje tepër bujare, nga pritjet më të veçanta. Jam ndjerë shumë i vlerësuar nga mënyra se si i prisnin njerëzit në atë anë. Ndërsa personalisht për mua ai është një nga njerëzit më lexues që kam takuar. Ishte gati e pamundur ta shihje Berishën pa libër në dorë. Nuk ka lënë vepër timen, por dhe të autorëve të tjerë në atë kohë pa lexuar. Sa herë që e kam takuar kemi diskutuar për autorë dhe libra të ndryshëm. Ishte lexues i përkushtuar. Nuk para e gjen shpesh entuziazmin e tij. Edhe si mjek ka qenë i përkushtuar. Më është i dhimbsur që e la profesionin e mjekut, sepse ishte i talentuar. Ndërsa sa i përket politikës ky është një kapitull që duhet diskutuar. Ai ka treguar se është një politikan impulsiv dhe ia ka dalë falë këmbënguljes. Vetëm një gjë nuk ia fal. Si mjek që ishte duhet të kishte bërë spitale luksoze dhe duhet t’i kishte dhënë më shumë prioritet arsimit.
 
Ndërsa lëshimi i stafetës ishte një hap i rëndësishëm për mua. Lulzim Basha është një djalë i kulturuar. Unë e kam uruar dhe kur fitoi në zgjedhjet lokale para katër vitesh, edhe pse socialistët u mërzitën për deklaratën time. Por unë si shkrimtar dhe duhet t’i motivoj të rinjtë që futen në politikë për të kontribuar ndaj vendit. Duhet të heqim dorë nga inatet dhe ndarjet politike. Është koha që të ulen tonet dhe të bashkëpunojnë të gjithë intelektualët për të mirën e vendit. Rezultatet kanë treguar se politikanët shqiptarë në këto 25 vite kanë qenë shumë grindavecë. Do të kishim ecur më shumë nëse s’do të kishin parë interesin personal. Unë i kam njohur shumë prej politikanëve dhe çuditem kur shoh që këta personalitete që me formimin e tyre kulturor janë për tu admiruar, në politikë sillen krejt ndryshe. Kush e di, politika ndoshta dikton të tjera rregulla. Ndoshta", tha shkrimtari i njohur.
 
Ndërkohë, Agolli ndalet edhe tek kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai e quan Bashën një djalë të zgjuar, të kulturuar, dhe që po e bën mirë kryetarin e opozitës. 
 
 
"Ai është një djalë i zgjuar, njeri që di më shumë dhe ka studiuar dhe punuar jashtë. E kam takuar dhe është një djalë i kulturuar. Për mënyrën se si po e bën kryetarin e opozitës, po më pëlqen. Ai duhet të synojë që të ndryshojë gjërat duke bashkëpunuar me qeverinë. E ka kapacitetin për ta bërë këtë. Ai ka këmbëngulje që t’u qëndrojë ideve të tij. Unë mendoj se ai deri tani nuk është për t’u kritikuar, sepse ka të tjerë që nuk kanë ide, hidhen nga një pozicion te tjetri. Ndërsa ai e ka të qartë se çfarë është duke bërë", shprehet Agolli.
 
Ndërsa, flet majft mirë edhe për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se rrezaton kulturë. 
 
"Ramën e kam ndjekur gjatë viteve ’90 kur shkruante, por edhe më pas. Ka stilin e tij dhe më ka pëlqyer stili i tij. Librin e tij “Kurbani” nuk e kam lexuar. Më ka bërë përshtypje gjithnjë e folura e tij. Rrezaton kulturë. Ndërsa, si kryeministër duhet vlerësuar për përpjekjen për t’i rregulluar gjërat. Iniciativa nuk i mungon. Pastaj çdo gjë do kohën e vet. Edhe Rama reflekton dhe transmeton botë të pasur. Është artist dhe duhet të shfrytëzojë këtë pjesë dhe në politikë. Ai ka një rol frymëzues dhe po synon që të sjellë në politikë parimet dhe vlerat të cilat i ka përvetësuar. Të gjithë palët duhet të kujdesen për klimën politike në vend. Politika është fushë e realizimit të idealizmave dhe ai si artist duhet të bëjë përpjekje ta realizojë këtë. Rama me sa duket po mundohet ta bëjë shtetin të kontrollueshëm. Në këtë formë, ai, e ka konceptuar ndërtimin e shtetit. Ai i merr seriozisht gjërat dhe jo në mënyrë hipokrite, sepse i ka të vërteta. Nuk ka deklarata për “sy e faqe”. Edhe me reformat mirë bëri. Me universitetet bëri gjënë më të mirë, pavarësisht se ç’thonë. Të gjithë janë të mendimit, si dhe unë, që studentët që studiojnë në këto universitete, nuk kanë njohuritë e një nxënësi të shkollës së mesme", përfundon Dritëro Agolli. 

200 vjetori i Sulejman Vokshit, zbulohet foto origjinale e strategut të shek. XIX

200 vjetori i Sulejman Vokshit, zbulohet foto origjinale e strategut të shek. XIX












Sivjet mbushen 200 vjet qëkurse në Gjakovë u lind strategu e burrështetasi i shquar shqiptar Sulejman Vokshi. Njeriu e ka vështirë që, në faqet e një punimi përkujtimor si ky, të përfshijë personalitetin e shquar shumëdimensional dhe kompleks të njërit nga përfaqësuesit më të mëdhenj e më të denjë të atdhetarisë shqiptare të shekullit XIX. Gjatë hulumtimit të jetës dhe veprimtarisë së tij vështirësi të mëdha paraqiste zhdukja e dokumenteve personale, vepra e tij “Projekti i Ushtrisë Shqiptare” dhe kronika e familjes.
 
Asnjë kërkimtar deri më sot s’ka arritur të gjejë madje as fotografinë e tij. Pas përpjekjesh mbi tridhjetëvjeçare, “Koha Ditore” arriti të sigurojë një fotografi origjinale të Sulejman Vokshit, ndonëse tejet e vjetruar dhe e dëmtuar, e cila për herë të parë u jepet në dorë kërkimtarëve dhe lexuesve në Kosovë e Shqipëri, pranë portretit të tij, dhënë në përfytyrimin artistik të Guri Madhit. Shumë ngjarje tek ai përqendronin përmbajtjen e epokave të tëra e si gurë shënues dëftonin përpjekjet e Sulejman Vokshit për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe të gjuhës shqipe.
 
Sulejman Vokshi është ushqyer kurdoherë nga heroizmi i heshtur dhe gjallëria e pandërprerë gjuhëkrijuese e gjuhëmbrojtëse e popullit tonë, të cilit i ka prirë me qëndrueshmëri e në mënyrë dinjitoze, duke përshkuar dhjetëvjeçarët e luftërave të tij si një frymëzim dhe shqetësim i thellë. Ndonëse në rrethanat e luftës së vështirë e të pandërprerë, ai shkollën shqipe e shihte si tempull të formimit e të edukimit atdhetar. Krismat e hutave të lirisë dhe këngët e popullit, ia pavdekësonin bëmat, duke shprehur me vërtetësi historike, luftërat e pandërprera të tij, si njëri nga qëndrestarët më të mëdhenj. Sulejman Vokshi jetoi e veproi energjikisht pas viteve të mënjanimit të Napoleon Banapartës nga skena e përgjakur evropiane dhe pas krijimit të “Lidhjes së Shenjtë” të Evropës së krishterë (1814) e tutje.

Çfarë gjuhe flisnin shqiptarët para 400 vitesh?!

Çfarë gjuhe flisnin shqiptarët para 400 vitesh?! Ja ndryshimet drastike që ka pësuar shqipja e bukur në 4 shekujÇfarë gjuhe flisnin shqiptarët para 400 vitesh?! Ja ndryshimet drastike që ka pësuar shqipja e bukur në 4 shekuj











Një dokument për shqiptarët e Bullgarisë dhe legjenda e tre vëllezëve nga Vithkuqi...
 
Si flisnin shqiptarët para 400 vjetësh?! Përgjigjen na e jep një fjalor i botuar në Bullgari, ku jepet kuptimi i fjalëve në gjuhën bullgare, shqipen e sotme dhe gjuhën e vjetër shqip të përdorur nga banorët e fshatit Mandricë në Bullgarinë Juglindore, të cilët janë larguar 400 vjet më parë nga atdheu i tyre. 
 
Të bën përshtypje në fjalorin, i cili ka mijëra fjalë, përveç fjalëve bazike si bukë, ujë, sëmundje, lind, vdes, fle, ngrihem, ha, pi, etj etj, të gjitha të tjerat përgjithësisht ndryshojnë dhe janë shqiptuar krejt ndryshe. 
 
Për shembull “sallam” nuk i thonë mishit të përpunuar, por i thonë “i shëndetshëm”.
 
Tarshit, do të thotë “kërkoj”, etj. Megjithatë fjalët bazike nuk ndryshojnë si numërimi apo gjërat kryesore të të bërit. Edhe pse nuk ka gramatikë, foljet janë zgjedhuar afërsisht siç bëhen në morfologjinë e sotme. Për shembull “do të fle” shqiptarët e Mandricës i thotë “ot fli”.
 
Kurse shprehja apo fjala “flas” është krejt ndryshe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve të Mandricës. Ata thonë “zallahis”.
 
Hartuesja e këtij fjalori, Marija Georgieva (Peeva), banorë e Mandricës është marrë me fjalët bazë të gjuhës së vjetër shqipe që gjithmonë e kanë folur banorët e Mandricës, ndërsa është ndihmuar nga studiuesi i apasionuar ndaj gjuhës shqipe, Ludmill Stankov, i cili ka punuar në një kohë të gjatë në Tiranë si diplomat i Bullgarisë.
 
Autorja e fjalorit Marija Georgieva (Peeva) është 70 vjeç dhe ka ruajtur thuajse të gjitha fjalët e vjetra që kanë folur banorët e Mandricës.
 
Mandrica
 
Mandrica është strukur në mënyrë mahnitëse në bregun e djathtë të lumit Bjalla (Lumi i bardhë), në pjesën lindore të malеve Rodope, në vetë kufirin me Greqinë. Fshati ka ruajtur bukurinë, pamjen e tij autentike dhe gjuhën e vet që nga viti i largët 1636. Duke u bazuar mbi një mbishkrim të vjetër fshati është themeluar pikërisht në atë vit.
 
Një legjendë tregon se fshati është themeluar nga tre vëllezër shqiptarë nga fshati Vithkuq, që ndodhet jo larg qytetit të Korçës. Vëllezërit kanë qenë barinj të mëdhenj. Ata kanë furnizuar ushtrinë osmane me qumësht, mish dhe produkte të tjera në rrugëtimin e saj për në Edrene. Ashtu vëllezërit dhe familjet e tyre kanë udhëtuar bashkë me ushtrinë, duke arritur Edrnenë.
 
Ali Pasha ka dashur t’i falënderojë tre burrat dhe u ka propozuar të zgjidhin një vendbanim të përshtatshëm për bagëtinë e tyre. Ato fshatra janë bërë pronë të tre barinjve dhe pas kësaj të banorëve të sotëm të fshatit të Mandricës.
 
Me kalimin e kohës gjatë lëvrimit të tokës janë gjetur shumë byzylykë, pllaka, unaza dhe sende të tjera të cilat dëshmojnë për jetën mbi këto vende.
 
Pasi që familjet janë vendosur në fshat, ato kanë ndërtuar një baxho ose mandër. Tepricën e produkteve të qumështit ua kanë shitur fshatarëve në fshatrat fqinje. Blerësit kanë thënë se i kanë marrë produktet nga “mandra”, siç e kanë quajtur fshatin.
 
Bullgari- Shqipëri
 
Më 22 shtator Bullgaria ka festën e saj kombëtare të pavarësisë. Konsulli i nderit i Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj, gazetar me profesion, thotë se Bullgaria ka qenë shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912 ndërkohë ndër 5 shtetet e para që njohën pavarësinë e Kosovës. Interesat e shqiptarëve janë përputhur me ato bullgare shpesh herë, ndërkohë që në Bullgari ka tre katedra të shqipes në Universitetet Publike.
 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...