Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/30

"SEX SKANDALI" TRILLIM I SHËRBIMEVE SEKRETE MAQEDONE

 

Sasho Ivanovski i kërkon falje 
Deputetës shqiptare z.Ermira Mehmetit


Kryeredaktori dhe pronari i portalit Maktel.mk, Sasho Ivanovski-Politiko nëpërmjet një shkrimi të postuar në portalin e tij i ka kërkuar falje publike Ermira Mehmeti se lajmi që u postua të shtunën gjatë natës se Ermira Mehmetit dhe ministri Nikolla Popovski si të përfshirit në "seks skandalin" ka qenë vetëm trillim.
Image result for ermira mehmeti


-E nderuara Ermira më vjen keq për stresin që ju ka sjell ky lajm, mirëpo portali ynë dhe disa portale tjerë tani më e kanë mësuar se ju nuk keni qenë në skandalin e publikuar disa ditë më parë. Kurse tani e dimë të gjithë se kush ka qenë. Un të kërkoj falje publike ty dhe familjes tënde, shkruan Ivanovski.

Ermira pa dyshim të gjithë mllefin e saj e shprehu nëpërmjet Facebook-ut, ku në një status e quajti Sasho Ivanovskin si gazetar antishqiptar duke bërë thirrje tek popullata shqiptare që ti bojkotojnë dhe mos të bien në gracka të gazetarëve antishqiptar.




3 persona nga Kosova që mund të ekstradohen në SHBA


Janë tre persona nga Kosova që mund të ekstradohen në SHBA
Në Kosovë ka persona të cilët kërkohen në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Uashington dhe të cilët dyshohet se mund të paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
Radio Evropa e Lirë ka mësuar se deri më tash janë tre persona që jetojnë në Kosovë, e të cilët duhet të ekstradohen me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për ekstradim.
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradim. Marrëveshja, sipas presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, garanton që kriminelët do të vihen para drejtësisë.
Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, po ashtu nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, e ka cilësuar atë si një ngjarje historike duke thënë se Kosova dhe SHBA-të zotohen se nuk do të bëhen strehë për kriminelët.
Në Ministrinë e Drejtësisë kanë shpjeguar se procedurat për ekstradim nisin me "arrestimin e personave të kërkuar dhe më pastaj dorëzohet kërkesa për ekstradim dhe e njëjta shqyrtohet nga organet gjyqësore lidhur me ekstradimin e personit apo jo".
Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale ndërkombëtare, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se marrëveshjet për ekstradime dhe bashkëpunime juridike mes shteteve janë shumë të rëndësishme.
"Me ketë marrëveshje obligohen si Kosova ashtu edhe SHBA-të, që të bashkëpunojnë në këto çështjet penale, në mesin e tyre edhe të ekstradimit. Kështu që, në këso raste ka obligim Kosova që ta ekstradojë ndonjë person që ka kryer ndonjë vepër penale në SHBA. Pra t'u dorëzohet autoriteteve të atjeshme", ka thënë Salihu.
Profesor Salihu, ka shpjeguar se në Kushtetutën e Kosovës ka parime që shtetasit e Kosovës, nëse kanë kryerje ndonjë vepre penale në një shtet, nuk dorëzohen te autoritetet e atij shteti, por sipas tij, me marrëveshjet ndërkombëtare mund të ketë përjashtime.
"Në rastet kur një qytetar i Kosovës kërkohet nga SHBA-të, gjykata e trajton atë kërkesë dhe nëse i plotëson kushtet të njëjtën kërkesë ia delegon Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë është organi shtetëror i cili vendos definitivisht a do të dorëzohet apo jo. Ky është një sistem i përzier administrativ i ekstradimit të një personi që ka kryer vepër penale në shtetin tjetër", ka shpjeguar Salihu.
Juristi Salihu konsideron se pa një bashkëpunim juridiko-penal ndërkombëtarë, është e pamundur të luftohet me efikasitet kriminaliteti.
"Këtu nuk është puna vetëm e bashkëpunimit midis shteteve, po në këto çështje penale ndërkombëtare bashkëpunojnë edhe policitë mes veti. Edhe pse Kosova nuk është e pranuar në Interpol dhe Europol, dhe përkundër faktit që Kosova nuk ka pasur marrëveshje të nënshkruar ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shtete të tjera, bashkëpunimi ka ekzistuar me marrëveshjet të veçanta", tha Salihu.
Marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe SHBA-së parasheh edhe ngritjen e aftësive profesionale të prokurorëve dhe gjykatësve për të qenë sa më efikas në ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve.
Juristi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të kalojnë disa procedura sidomos në SHBA për të ardhur deri te fillimi i zbatimit i saj.
"Në bazë të praktikave me shtete të ndryshme që ka bërë Amerika, marrëveshje të tilla i marrin kohë senatit një vit deri sa ta jap pëlqimin dhe të vlerësojë a është në pajtim me ligjin e brendshëm. Në momentin që jepet pëlqimi atëherë presidenti i SHBA-së e ratifikon këtë marrëveshje dhe pastaj në momentin e ratifikimit dërgohet në Kosovë. Në momentin që bëhet shkëmbimi i këtyre shkresave, marrëveshja është në fuqi dhe mund të zbatohet në praktikë", tha Miftari.
Në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Uashington, figurojnë emrat edhe të shqiptarëve të cilët janë në kërkim.
Byroja Federale të Hetimeve dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në muajin e kaluar kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që “ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e forenzikës”.
Siç është thënë, me atë memorandum, Kosova do të përfitojë nga ekspertiza e SHBA-ve në luftimin e krimeve të rënda, përfshirë edhe terrorizmin.

Rrëfimi i nënës e cila u dhunua në luftën e fundit bashkë me tri vajzat



Rrëfimi i nënës e cila u dhunua në luftën e fundit bashkë me tri vajzat - 30.03.2016 - Klan Kosova

Rrëfimi i nënës e cila u dhunua në luftën e fundit bashkë me tri vajzat (Video)
Rrëfimi i 54 vjeçares nga Drenica e cila u dhunua seksualisht nga forcat serbe në shtatorin e vitit 1998.
Tmerrin e torturën e njëjtë e përjetuan edhe tri vajzat e saj në atë kohë 20, 18 e 13 vjeç, njofton Klan Kosova.
Çfarë përjetuan të katër femrat e një familjeje në rajonin e Drenicës?
Pse kryefamiljarja nuk i tregoj asnjëherë bashkëshortit të saj dhe pse njëjtë vepruan edhe vajzat që nuk i treguan askujt për dhunën seksuale?
Pse ajo mendon se ngjarjet e përjetuara duhej të raportoheshin menjëherë dhe ndoshta të pranohej edhe ekzekutimi nga burrat e familjes siç thotë viktima që do të mund të ndodhte?
https://www.youtube.com/watch?v=oXX8YLrB18k

Republika e Kroacisëtregon muskujt, shkakton tensione në rajon

Kroacia tregon muskujt, shkakton tensione në rajon
Në një nga lëvizjet e saj të para si ministër i ri i jashtëm, Miro Kovaç i tha punonjësve të ministrisë së tij të mos e përdorin më termin “rajon” kur i referohen vendeve të ish-Jugosllavisë. “Rajoni është një koncept i mjegullt, kështu që në të ardhmen, termi më i saktë ‘fqinjët’ do të përdoret,” tha Kovaç kur ai mori postin në janar.
Termi “rajon” ndërkohë do t’i rezervohet vetëm vendeve fqinje që janë sakaq anëtare të BE-së, të tillë si Austria, Hungaria, Italia e Sllovenia.
Njoftimi qe më shumë se sa thjeshtë dallim gjuhësor dhe ka pasoja të qarta gjeografike dhe politike, duke sugjeruar se qeveria e re synon të vendosë theksin te marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së më shumë se sa te marrëdhëniet me pjesën tjetër të Ballkanit.
Në deklaratat e para zyrtare, Kovaç këmbënguli se ai do t’i kushtojë vëmendje të posaçme marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, veçanërisht me Bosnjën dhe Serbinë.
Gjithsesi, marrëdhëniet me Serbinë janë në pikën e tyre më të ulët në shumë kohë pasi Kroacia kërcënoi javën e kaluar se do të bllokojë hapjet e Kapitujve 23 dhe 24 të bisedimeve për anëtarësim mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Duke renditur të gjitha problemet kyçe në marrëdhëniet plot telashe mes dy vendeve, si dhe pjesës tjetër të rajonit, Kroacia tha: “Kushtet që Serbia duhet të plotësojë për të hapur kapituj të rëndësishëm si kapitulli 23 mes të tjerave, janë respekti për të drejtat e njeriut [veçanërisht ato të minoriteteve]… bashkëpunim i plotë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë dhe… anulimi i juridiksionit për të ngritur akuzë dhe gjykuar krimet e luftës për të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë”.
Lëvizja e kroatëve për të bllokuar rrugën e Serbisë drejt BE-së vjen në një kohë të papërshtatshme për politikanët serbë, të cilët më së shumti janë duke bërë fushatë për zgjedhje të parakohshme vendore dhe parlamentare, zgjedhje që do të zhvillohen më 24 prill.
Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi se Serbia do të protestojë ndaj Kroacisë dhe Brukselit për veprimet “e padrejta” të qeverisë së re të Kroacisë.
“Kjo nuk është hera e parë ë Kroacia ka vepruar në mënyrë të padrejtë në marrëdhëniet me fqinjët,” tha Daçiç, duke e akuzuar Kroacinë se po përpiqej të minonte integrimin e Serbisë në BE.
Daçiç iu përgjigj me kundërakuza mbi trajtimin e minoritetit serb në Kroaci, duke thënë: “Është më mirë që ata të zgjidhin fillimisht problemet që serbët po kanë në Kroaci dhe të veprojnë në përputhje me kriteret e BE-së”.
Dueli verbal vijoi ndërsa zëvendëskryeministri i Kroacisë Bozo Petrov, i tha medias se kjo është “kohë për katharsis” për Serbinë, duke nënkuptuar se Beogradi duhet të përballet fillimisht me rolin që ka luajtur në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe në luftërat që pasuan.
Pas kësaj, zëvendëskryeministri i Serbisë Rasim Ljajiç, deklaroi se politikanët kroatë qenë “duke treguar muskujt patriotikë” kundër Serbisë, tashmë prej muajsh.
Menjëherë pas zgjedhjeve të Kroacisë, disa analistë politikë pretenduan se fitorja e së djathtës do t’i përmirësonte marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Beogradit, me argumentin se të djathtët kanë tendencën të bien dakord më lehtë dhe më shpejtë se sa të majtët.
Serbia në të vërtetë bëri përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, papritur mori pjesë në ceremoninë e inagurimkit të presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic shkurtin e kaluar, pavarësisht se ish presidenti i kroacisë Ivo Josipovic dhe ish-kryeministri Zoran Milanovic, nuk patën marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic në maj, 2012.
Në prak të shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në Kroaci nëntorin e kaluar, Vuçiç qe nga të parët që uroi Tomislav Karamarko, kreun e Bashkimit Demokratik të Kroacisë, HDZ, për fitoren e partisë së tij.
Biseda telefonike e Vuçiç parapriu një njoftim zyrtar të rezultateve, gjë që u pa si lëvizje për pajtim mes vendeve.
Që nga koha e zgjedhjeve, të dy vendet kanë diskutuar për një vizitë në Kroaci nga Vuçiç, por deri tani kjo ide nuk është realizuar.
Burime pranë udhëheqësisë kroate thanë se Zagrebi e ka lënë iniciativën në pritje pa zhurmë, e pakënaqur nga fakti se vetëm një javë para se vizita të kryhej në janar, Vuçiçi shkoi në Bosnjë për të festuar ditën kombëtare të Republikës Srpska, pjesës serbe të Bosnjës, festë të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka cilësuar të paligjshme.
Një vizitë e mundshme nga presidenti i Serbisë Nikolic, e cila është diskutuar tashmë që prej një viti, u vendos gjithashtu në pritje në të njëjtën mënyrë pasi Nikolic vitin e kaluar nxiti Papën të ndalojë kanunizimin e Aloysius Stepinac, një kryepeshkopi të Zagrebit gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili është një figurë e debatuar.
Lëvizja e Kroacisë për të bllokuar rrugën e Serbisë drejt BE-së është në thelb një përsëritje e asaj që Sllovenia bëri kur Kroacia po lëvizte drejt anëtarësimit. Qeveria në Ljubljanë bllokoi procesin për dy vjet, duke cilësuar si shkak mosmarrëveshjen për kufirin detar mes dy vendeve.
Ndërsa marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Ljubljanës janë përmirësuar formalisht që kur Kroacia hyri në BE, ato kanë mbetur te ftohta dhe të tensionuara pasi mosmarrëveshja nuk është zgjidhur ende.
Tensionet u rritën sërish pasi Sllovenia ngriti një gardh me tela me gjemba pranë disa pikave të kalimit kufitar me Kroacinë si barrierë kundër refugjatëve.
Përveç kësaj, të dy vendet kanë mendime të ndryshme mbi çështjen nëse një proces arbitrazhi ndërkombëtar aktualisht i pezulluar mbi statusin e kufirit, duhet të vijohet apo jo.
Arbitrazhi u pezullua pasi Kroacia u tërhoq vitin e kaluar, pasi një bisedë telefonike e përgjuar tregoi se Sllovenia po lobonte pranë Gjykatës së Arbitrazhit për të dhënë një vendim favorizues për të.
Presidentja Grabar Kitarovic i ngriti të dyja çështjet kur ajo u takua me presidentët e Sllovenisë dhe Austrisë, Borut Pahor dhe Heinz Fischer, në Varazdin në Kroacinë e veriut javën e kaluar.
Pala Kroate tha se e mirëkuptonte dëshirën e Sllovenisë për të mbrojtur veten nga dallga e emigrantëve, por gjithsesi priste heqjen e gardhit kufitar sa më parë të qe e mundur.
Marrëdhëniet e Kroacisë me Bosnjën janë më të mira se sa ato me Serbinë apo Slloveninë. Gjithsesi, gjatë një vizite të kohëve të fundit të presidencës tripalëshe të Bosnjës në Zagreb, çështje të pazgjidhura dolën në sipërfaqe gjatë bisedimeve me Grabar Kitaroviç.
Çështjet e diskutuara nuk u deklaruan publikisht, por dukshëm ato përfshijnë mosmarrëveshjet aktuale mbi vijat kufitare si dhe planet e Kroacisë për të ndërtuar një urë në gadishullin e Peljesaç për të lidhur qytetin e Dubrovnikut me pjesën tjetër të Kroacisë dhe duke anashkaluar rrugën ekzistuese që kalon në territorin e Bosnjës.
Zyrtarët e Bosnjës kanë frikë se kjo urë do të bllokojë daljen në det për anije të mëdha të qytezës së vetme bregdetare të Bosnjës, Neum.
Në anën tjetër, Kroacia fitoi disa pikë në Bosnjë pasi mbështeti me forcë dëshirën e Sarajevës për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe pasi presidentja kroate deklaroi se vendi i saj nuk i mbështeste dëshirat e disa kroatëve të Bosnjës për krijimin e një entiteti federativ të veçantë për këtë popullsi në Bosnjë.
Megjithatë, duke parë tendencat aktuale politike në Kroaci dhe orientimin më nacionalist të qeverisë së re, disa zyrtarë kanë frikë se ky pozicion mund të ndryshojë në të ardhmen. Nëse ndodh kjo, tensionet shtesë në “rajon” dhe “fqinjësi” ka gjasa do të vijnë. /BIRN/

Demarkacioni me Malin e Zi do të zhbëhet


Pas dorëzimit të raportit vlerësues për demarkacionin te presidentja nga Komisioni Ndërkombëtar, ku tha se gjatë këtij procesi nuk janë bërë shkelje, Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate thotë se është ndarë e kënaqur me faktin se ekspertët e këtij Komisioni thanë se çdo gjë është në rregull me demarkacionin.

Qeveria thotë se që në fillim ka përshëndetur iniciativën e presidentes.

“Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës qysh në fillim kemi përshëndetur iniciativën e Presidentes z. Atifete Jahjaga për krijimin e ‘Komisionit për Demarkacion’ i cili do të vlerësoj gjithë procesin e shënimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. E kemi bërë këtë të vetëdijshëm se kështu po i marrim parasysh dhe nuk po i anashkalojmë shqetësimet e ngritura rreth këtij procesi, gjithsesi të ndjeshëm”, thuhet në komunikatë.

Qeveria gjithashtu vlerëson se ky Komision, konkretisht ekspertët e tij, kanë mundësi dhe kushte për të bërë një punë të mirë profesionale dhe hulumtuese në këtë drejtim, qoftë duke biseduar me të gjithë akterët politik dhe institucional, qoftë duke shqyrtuar dokumentacionin e nevojshëm, qoftë duke zhvilluar vizita në terren.

“Thënë përmbledhtazi ne jemi të kënaqur me faktin se ekspertët e këtij Komisioni, nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion. Kështu ky Komision rikonfirmon atë që është konfirmuar edhe më herët se, me shënimin e vijës kufitare, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Kosova, as nuk ka humbur as nuk ka falur tokë”, thuhet tutje.

Qeveria përshëndet gjithashtu gjetjet e ‘Komisionit për Demarkacion’ sepse ajo duke qenë edhe në përputhje me përfundimet e mëhershme të Departamentit të Shtetit Amerikan heq të gjitha dilemat rreth kësaj çështje.

“Vlerësojmë se kjo është një arritje e qëndrueshme në drejtim të plotësimit të një kushti shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave dhe si e tillë do të paraqet një hap të rëndësishëm e kualitativ në rrugëtimin tonë drejtë integrimeve evropiane”, thuhet në fund.



Meha: Ndihem i lehtësuar, Haradinaj le t’i kërkoj falje popullit
Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha ka komentuar gjetjet e ekspertëve ndërkombëtarë për vijën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët kanë konstatuar se puna është kryer në përputhje me ligjin.
Meha ka thënë se e ka pritur këtë vendim. Meha nuk ka dashur të flas edhe për situatat që janë krijuar gjatë punës së tij, derisa për përplasjet mes tij dhe Ramush Haradinjat ka thënë se le të vlerësohen nga populli.
“Unë kam qenë i bindur në atë që është bërë nga komisioni për demarkacion të kufijve. Kemi qenë edhe të bindur në punën që është bërë. Vlerësimi i ndërkombëtarëve mbi këtë për ne është edhe lehtësim dhe vërtetim i punës sonë. Këtë fakt e kemi thënë edhe në çdo herë”, ka thënë Mehaj.
Ai tutje ka thënë për Express se presioni që i është bërë gjatë punës së tij nuk ka pasur ndikim mbi atë se çfarë ka menduar. Derisa, ka thënë se për përplasjet mes tij dhe Ramush Haradinjat le te jep vlerësim populli.
“ Unë nuk kam çka them për ato veprime. Të gjitha janë parë nga populli në media. Ata edhe le të vlerësojnë se kush ka pasur të drejtë”, ka thënë Meha.
Kur është pyetur se a duhet t’i kërkojë falje Haradinaj për ofendimet dhe përplasjes e hartës, Meha ka thënë se këtë le ta bëj para qytetarëve të Kosovës dhe jo ndaj tij.
“ Ai nëse do këtë mund ta bëjë para qytetarëve. Ata i ka fyer dhe atyre mund edhe tu kërkojë falje. Mua nuk ka nevojë. Unë dhe komisioni e kemi bërë punën tonë dhe ajo tashmë është vërtetuar”, ka thënë Meha.

Pas të gjeturave nga komisioni ndërkombëtar për demarkacion ku sipas tyre vija kufitare me Malin e Zi është në rregull dhe nuk ka shkelje nga komisioni shtetëror, kanë reaguar partive opozitare VV, AAK dhe Nisma.
Sipas tyre, komisioni ndërkombëtar e ka bërë të njëjtën punë sikur komisioni paraprak shtetëror dhe se për opozitën kjo është e papranueshme.
Reagimi i plotë:Opozita e Bashkuar, që me krijimin e komisionit të ri për demarkacionin me Malin e Zi ka shprehur skepticizmin dhe kundërshtimin e saj, për shkak se ky komision nuk përmbante asnjë ekspert vendor dhe në anën tjetër, kishte përcaktuar që metodën e punës ta kishte të njëjtë me atë të komisionit paraprak.
Një komision që nuk përmban ekspertë vendorë dhe që ka metodë të njëjtë me komisionin e kaluar, nuk kishte se si të sillte rezultate të ndryshme nga ai.
Opozita e Bashkuar vlerëson se të gjeturat e këtij ekipi ndërkombëtarë, për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes dhe si të tilla nuk mund të kenë reflektim në domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit me Malin e zi.
Kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një Komision kredibil shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumente valide, metodologji adapte të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë.
Kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtarë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshtohet pa kompromis. Mbi 205 mijë qytetarë kanë nënshkruar kundër këtij demarkacioni dhe vullneti i tyre nuk është marrë parasysh as nga presidentja e as nga ky ekip.
Argumentet e paraqitura nga ky ekip ndërkombëtarë se demarkacioni me Malin e Zi është një proces legal e ku nuk ka pasur shpërputhje ndërmjet dy komisioneve shtetërore, nuk qëndrojnë, sepse edhe në një proces legal, e ku nuk ka as shpërputhje, mund të bëhen zgjidhje jolegale, siç ka ndodhur me rastin e Kosovës me Malin e Zi.
Kosova nuk ka territore për të falur dhe tërësinë e saj territoriale do ta mbrojmë pavarësisht vendimeve të tilla.
Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje
Nisma
Haxhiu: Demarkacioni me Malin e Zi do të zhbëhet
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, komentoi vlerësimin e fundit të komisionit ndërkombëtar për verifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Haxhiu e ka quajtur absurde përbërjen e komisionit për demarkacion, duke thënë se vetëm në Kosovë diplomatët e vlerësojnë vijën kufitare.
“ Të anashkalosh ekspertët vendas dhe të angazhosh ca diplomatë për vlerësimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kjo ndodh vetëm tek ne! Të coptojnë gjithandej dhe pastaj të thonë “është e ligjshme”!”, shkruan Haxhiu.
“Nëse Malit të Zi i janë falë mbi 8.000 hektarë, merreni me mend çfarë do të na bëjnë me demarkacionin me Serbinë, nëse i tolerojmë!!”.
“Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të zhbëhet sepse ne NUK kemi territore për të falur! Rezultatet e porositura nuk na zmbrapsin!”
Bulliqi: Ekspertët ndërkombëtar ia huqën… edhe me metodologji
Shpejtim Bulliqi, profesor i gjeografisë, ka thënë se e ka pritur një konkludim të tillë çfarë sot e prezantoi Komisioni Ndërkombëtar për Demarkacion me Malin e Zi.
Sipas tij, formimi i komisionit është bërë në mënyrë të tillë që rezultati të mos jetë tjetër, ndërsa është shprehur i habitur me procedurat e ndjekura nga ai.
“Nuk është pritur diçka ma tepër nga ana e këtij komisioni, pasi vetë formimi i tij është shkuar në atë formë që të vije ky rezultat”.
“Vendimi që thotë se është në rregull, të gjitha faktet që i kemi hulumtuar e thojnë të kundërtën, na është thënë edhe nga ky komisioni sepse nuk do të shkojmë në substancë vetëm do ta vlerësojmë procedurën, kështu që ka qenë e pritshme kjo”.
“Opinioni publik ta dëgjojë realitetin objektiv, qytetarët e Pejës, e Deçanit të Rugovës e dinë më së miri ku qëndron vija kufitare. Kadastri është hera e parë sui generis që merret për bazë katasdri për përcaktimin e Demarkacionit. 8300 hektarë i humb Republika e Kosovës me këtë demarkacion”.
Isufi: Komisioni i ekspertëve për demarkacion duhet t’i gjente defektet në hartat e Ish-Jugosllavisë


rofesori i gjeorgafisë Florim Isufi, tha se ashtu si deklaroi komisioni i krijuar nga Presidentja për demarkacion, ishte e pritur se do të dalin më një përfundim se nuk ka shkelje të vijës kufitare me Malin e Zi.
Diplomati amerikan nxirri si përfundim duke dhënë disa opsione teknike që nuk u azhuruan nga ata dhe nuk dhanë detaje të rëndësishme.
“Nuk e si pse ata u ndalëm më shumë tek CV e tyre, ato edhe ishin të njohura pasi ishin bërë publike edhe më parë”, tha Isufi.
“Aspekti ligjore dhe korniza ligjore ishte interesant pasi që nga viti 1988 çdo bazë ligjore pas këtij viti nuk vlen asgjë.”
“Dhe nuk mund të themi se vija komunale e vitit 2004 është ndryshe nga ajo që është e njohur nga Ish- Jugosllavia.”
“Komuna kadastrale e përbëjnë kufirin e jashtëm komunal, kornizat ligjore përputhet me komuna kadastrale pasi deri më 31 dhjetore mund të ndryshohet kufijtë, pas kësaj date në mes të vitit nuk ka ndryshim”.
“Hartat më herët kanë qenë të krijuar nga Ish-Jugosllavia, nuk ekziston një dokument të ndryshojë vijën kufitare prej një vendi në vendin tjetër.”
“Ata është dashur të vlerësojnë hartat e që janë bërë gjatë kohës se Ish-Jugosllavisë dhe t’i gjejnë defektet e tyre në to.”
“Sot e kësaj ditë nuk dihet diçka e madhe për marrëveshjen, dhe nuk mund të jemi transparent, po ashtu shumica e deputetëve kanë thënë se nuk i është dhënë i gjithë materiali për marrëveshjen me Malin e Zi.”
“Po të ishte i gjithë materiali do të ishte ndryshe krejtësisht ndryshe dhe do kishim rezultate të tjera”, është shprehur Isufi.

Kuçi: Ekspertët ndërkombëtar gabuan, kauzën e kemi të vërtetë
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, duke komentuar gjetjet e Komisionit Ndërkombëtar për Demarkacion me Malin e Zi, në Info Magazine, ka thënë se i vie keq për përfundimin në të cilin ka ardhur ky komision.
Sipas tij, kriteri në bazë të të cilit komisioni ka nxjerrë përfundimet e veta është e gabuar.
“Neve na vie keq kur një komision ad hoc ndërkombëtar thotë atë çfarë e tha. Në aspektin legal edhe departamenti i shtetit e ka gjetur këtë nxjerrje sepse është bazuar në kadastrën që Kosova e ka”.
“Ky s’është dashur të jetë kriteri, nëse janë thirrur në kriterin legal nuk është bërë ndonjë gabim, ne kemi pritur gabim në faktet tjera të cilët i kemi deponuar”.
“Pa marrë parasysh komisionin ndërkombëtar, ne kemi kundërshtuar metodologjinë pse është marrë për bazë vetëm metoda kadastrale”.
Kuçi ka theksuar gjetjet e eksperëtve të vendit për këtë çështje, të cilat sipas tij përfaqësojnë të vërtetën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
“Derisa ne i kemi ekspertët tanë që e thonë të kundërtën kjo nuk e rrëzon kauzën tonë për Demarkacionin, ne mund të takohemi edhe një herë me ta, ta shohim raportin në detaje dhe do të takohemi me ata ekspertë që i kemi në Kosovë dhe do të dalim prap me një qëndrim zyrtar”.


Selimi: Kujt ia kemi borxh 8.300 hektarë? (Foto)
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas vlerësimin të komisionit ndërkombëtar për verifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Selimi ka thënë se dikur na dukej jeta pak për ta dhënë për Kosovën e tash dikujt në pushtet po i duken pak 8.300 hektarë për ta shpëtuar vetën.
“Kujt ia kemi borxh 8.300 hektarë?
Në luftë u futëm duke e rrezikuar vetën për ta mbrojtur Kosovën, për dallim prej dikujt sot në pushtet që po e rrezikojnë Kosovën për ta ruajtur vetën.
Dikur na dukej jeta pak për ta dhënë për Kosovën e tash dikujt në pushtet po i duken pak 8.300 hektarë për ta shpëtuar vetën.
Kosovës ia kemi borxh edhe jetën por Kosovën askujt”, ka shkruar Selimi në Facebook

Kush eshte Ermira Mehmeti, bartese e listes ne njesine e 1


Ermira Mehmeti pa mundësi për të ndihmuar rindërtimin e vendit, duke filluar nga rindërtimi i marrëdhënieve mes njerezve të zakonshëm nga bazamenti deri në krye. Kjo ishte një mundësi që ajo nuk deshti t’a leshoj per te miren e vendit te saj.


Ermira Mehmeti është deputete e Bashkimit Demokratik për Integrim, parti politike e cila u krijua pas konfliktit të vitit 2001 në vend. Udhëheqësit e saj janë ata që luftuan për më shumë të drejta dhe trajtim të barabartë të shqiptarëve dhe maqedonasve. Ermira është duke punuar për të sjellë së bashku të dy komunitet më të mëdha që ishin në konflikt.

Mesazhi i saj është se paqja dhe demokracia janë vlerat me të rëndësishme që mund të sjellin vendin në Europë dhe se diversiteti e bën vendin të fortë, element qe duhet qene gurë themeli i kësaj demokracie të re dhe se pajtimi duhet promovuar ne cdo faze te zhvillimit te shtetit. Ermira Mehmeti është simbol i grave të reja dhe të emancipuara shqiptarë që jetojnë në Maqedoni me perspektiva të qarta për të ardhmen e tyre.
ermira mehmeti

Ajo është bërë zëri i moderimit të brezit të ri të arsimuar e shqiptarëve etnik që jetojnë në Maqedoni. Miti i nje komuniteti te paarsimuar dhe primitiv shqiptar që jeton në vend eshte thyer me daljen e saj në skenën politike. Ermira është vajza e një avokati të ndjere dhe një ish-punonjës social qe punonte për Kryqin e Kuq të Maqedonisë. Babai i saj ishte një i burgosur politik në kohën e regjimit komunist në ish-Jugosllavi.

Nëna e saj e ka kaluar jetën duke ndihmuar ata që kanë pasur nevojë, sidomos familjet që kanë pasur nevojë për ndihmë sociale dhe fëmijët pa kujdes familjar. Ermira ka përfunduar studimet e saj te drejtesise në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe me pas ka vijuar studimet master prane London School of Economics ne Angli ku ka studiur per Shkencat Politike. Ajo ka punuar në Kosovë pas konfliktit si dhe ka kontribuar në procesin e paqes në Maqedoni para dhe pas konfliktit te 2001. Në Kosovë, Ermira Mehmeti ka shërbyer si një nga përkthyesit kryesorë për Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës për ish-Jugosllavinë, ofrimin e ndihmës gjatë hartimit të deklaratave të dëshmitarëve që u përdoren në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit. Për më shumë se një vit, ajo ka qenë e angazhuar me Zyrën Humanitare te Komunitetit Evropian (Echo) në dhënien e ndihmës për familjet në Kosovën e pasluftës.

ermira mehmeti

Në vitin 2001, Ermira ka punuar si raportuese e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe si perkthyese kryesore nga Anglishtja ne Shqip gjatë negociatave të paqes të mbajtura në Ohër, e cila rezultoi në Marrëveshjen kornizë që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Në vitin 2002, ajo u punësua nga Bashkimi Demokratik për Integrim për të punuar si zëdhënëse epartisë. Në pjesën e botës ku jeton Ermira , sigurimin e paqes dhe demokracise është një nga shqetësimet më të mëdha . Ajo i përket një brezi që është rritur me imazhet e gjakderdhjes , dëbimit të detyruar , varrezave masive dhe dhunimet e shfaqura në TV çdo ditë.

Gjithashtu, ajo i takon nje gjenerate që e ka mësuar fjalorin politik për parandalimin e konflikteve dhe sigurimin e paqes. Eshtë kjo nje realitet me te cilin ajo eshte rritur. Ajo eshte dëshmitare e ndarjes te nje shtetit te madh qe ishte një ideologji dhe një mentalitet . Gjithashtu, eshte dëshmitare e nje realiteti qe promovonte tolerancën dhe mirëkuptimin, realitet ky qe u kthye ne urrejtje dhe vrasje brenda sekondave . Brez i Ermires është një brez i marrëveshjeve të paqes . Fjalët "marrëveshjet e paqes", "negociatat" dhe "proceset e paqes ," jane fjale me te cilat ajo u rit dhe zhvillua profesionalisht.
ermira mehmeti

Keta shprehje jane bere nje realitet , një detyrim qe duhet përmbushur, një përgjegjësi për të kuptuar si dhe një angazhim i perbashket. Procesi i rivendosjes se paqes është bërënatyra e punës se kesaj gjenerate si dhe kulturë e të jetuarit . Te rrethuar nga vende ku paqja është ende shumë e brishtë, kjo gjenerate ka mësuar te njeh avantazhet e një procesi të tillë.

Megjithatë, ata gjithashtu njohin edhe agoninë e shkaktuar nga kushtezimet e vazhdimshme nga dispozitat që përfaqësojnë një marrëveshje paqeje . Ermira vjen nga një pjesë e botës që ka parë disa nga tmerret më të keqija që nga Lufta e Dytë Botërore. Shqiptarët etnik në Maqedoni apo komuniteti qe ajo përfaqëson, është një komunitet i shtypur dhe I diskriminuar, i cili ende vuan pasojat e regjimit të vjetër komunist të ish-Jugosllavisë .

Shumë analistë te njohur ndërkombëtarisht kanë thënë se një nga arsyet kryesore të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ishte çështja e pazgjidhur e shqiptarëve etnik që jetonin në federatën Jugosllave . Kjo popullsi ishte e përbërë nga rreth 3 milion njerëz, të drejtat e te cileve ishin të kufizuara dhe të cilët janë trajtuar në mënyra të ndryshme vetëm për shkak te dallimeve kulturore, historike, si dhe dallimeve ne zakone dhe tradita. Historia në Maqedoni ishte shumë e ngjashme. Komuniteti shqiptar ne Mqedoni , që përfaqëson rreth një të tretën e popullsis , ka qenë vazhdimisht subjekt i diskriminimit dhe keqtrajtimit nga ana e shtetit të Maqedonisë, e cila u bë e pavarur pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990 .

Kush eshte Ermira Mehmeti, bartese e listes ne njesine e 1

Shqiptarët etnik pësuan diskriminim veçanërisht në arsimin e lartë. Ata ishin te diskriminuar dhe pa perfaqesim te barabarte në administratën shtetërore. Pakënaqësia që u rrit mes shqiptareve shpërtheu në vitin 2001 kur shqiptarët morën armët për të rezistuar forcat konservative në vend .

Konflikti përfundoi pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë (Marrëveshja e Ohrit) në gusht te vitit 2001. Marrëveshja paraqet një grup të të drejtave politike dhe socio-ekonomike për pjesëtarët e
komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Maqedoni. Zbatimi i saj filloi menjëherë pas nënshkrimit dhe vazhdon deri më sot. Procesi politik në Maqedoni është një proces i ndërtimit të paqes. Njerëzit shpesh kanë pyetur Ermiren se pse ajo e bën gjithë këtë? Kjo nuk është një pyetje e lehtë për t'iu përgjigjur.

Në moshën 25 vjeçare ajo ka dëshmuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme historike të vendit. Që nga fillimi i konfliktit në fillim të vitit 2001, ajo ka qenë e përfshirë thellësisht në momente vendimtare për të ardhmen e vendit të saj. Ajo është përpjekur të kontribuojë në mënyrën me te mire qe ka mundur, në përpjekje për të parandaluar gjakderdhjet në Ballkan dhe për të aritur më shpejt drejt një marrëveshje paqeje. Aktualisht, Ermira garon si bartese e listes se deputeteve te Bashkimit Demokratik për Integrim ne njesine zgjedhore numer 1.


Ermira vendosi të angazhohet në politikë sepse ajo beson se asaj i është dhënë një shans i rrallë qe jo shumë të rinj munden ta fitojne ne jetën e tyre dhe e sheh si mundësi për të bërë diçka të veçantë për mirëqenien e vendit. Rindërtimi i vendit, duke filluar nga rindërtimi I marrëdhënieve mes njerëzve të zakonshëm është një mundësi jashtezakonisht e mire qe nuk duhet leshuar. Vendosja e paqes në një vend etnikisht të përzier nuk është një proces i lehtë, sidomos kur e dijme qe kishte konflikt ne mes te dy grupeve të ndryshme etnike, si dhe për shkak se marrëveshjet e paqes nuk janë perfekte për palët ne konflikt.

Që nga viti 2002 kur u formua Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kur procesi i paqes ishte ende në një fazë shumë të hershme, Ermira ka vënë re një ndryshim pozitiv në punët e brendshme të vendit. Armiqësia dhe urrejtja e së kaluarës nuk janë më të pranishme në mesin e njerëzve. Mareveshjet politike po tregohen funksionale dhe promovojne kohezion social në mesin e popullatës. Në këtë proces të tërë roli i saj ka qenë i ndjeshëm dhe kompleks .

Ajo është parë si "imazh", që përfaqëson rebelët në një kuptim të moderuar , modern dhe konstruktiv. Misioni i saj ka qenë qe të përcjellë mesazhin se që nga viti 2001 Maqedonia po ndërton një realitet të ri. Ky realitet i ri është I bazuar në frymën e Marrëveshjes Kornizë , e cila synon krijimin e statusit të barabartë politik dhe ligjor për anëtarët e të gjitha komuniteteve të ndryshme që jetojnë në vend .



Realiteti i ri në Maqedoni gjithashtu ka për qëllim të tregojë që të gjithë qytetarët mund të jenë besnik ndaj vendit të tyre ku jetojne, me kusht që ata të gjithë të gëzojnë të njëjtin trajtim nga ana e institucioneve të saj. Në fund të fundit, Maqedonia pas konfliktit synon të bëhet një mjedis në të cilin të gjithë mund të jetojnë të barabartë dhe në të cilën të drejtat e bashkësive etnike qe janë të garantuara me Marrëveshjen kornizë në asnjë mënyrë nuk reduktojnë të drejtat që shumica e popullsisë ka gëzuar për dekada të tëra. Ermira thiret ne keto parime cdo dite, si ne foltoren e parlamentit te Maqedonise ashtu edhe si perfaqesuese e votuesve te saj jashte vendit.

Ekspertët ndërkombëtarë: S’ ka shkelje në demarkacion

Ekspertët ndërkombëtarë:  S’ ka shkelje në demarkacion (Video)

Gjetjet që janë paraparë, janë prezantuar nga komisioni ad-hoc për vlerësimin e demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i Zi. Por ato nuk kanë qenë shumë më ndryshe nga ato që i ka deklaruar kohë më Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me këtë çështje. Presidentja Atifete Jahjaga në një konferencë për media tha se në raportin e hartuar nga ekspertët ndërkombëtar nuk kanë gjetur asnjë shkelje në marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.



Jahjaga thotë se pasi kanë diskutuar dhe analizuar hartat, nuk është gjetur asnjë shkelje në këtë marrëveshje. “Unë e kam krijuar këtë komision për të gjetur paqartësitë eventuale në këtë marrëveshje dhe për t’i adresuar ato”, tha Jahjaga. “Ftoi institucionet e Kosovës dhe spektrin politik që të reflektojnë dhe t’i marrin parasysh gjetjet tona”, tha Jahjaga.


“Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion e Kosovës me Malin e Zi, dhe sipas tyre gjithçka është me standarde ndërkombëtare”, ka deklaruar presidentja Atifete Jahjaga.

“Njëkohësisht, komisioni ka vlerësuar, se ky proces është dashur të jetë më transparent, përfshirë familjarizimin e publikut kosovar me procesin e vendosjes së kufirit, ligjet në fuqi, hartat dhe gjetjet gjeodezike”, ka shtuar më tej ajo.


Amerikani Fletcher M. Burton, gjermani Herbert Wilmes dhe britaniku Fred Newton, kanë konfirmuar atë që kishte deklaruar përfaqësia e SHBA-së në Kosovë, më 21 dhjetor 2015. Në njoftimin e asaj dite thuhej se pas një shqyrtimi të hartave të viteve 1940 deri tashti, duke përfshirë edhe ato të përdorura nga komisioni për shënimin e kufirit, Departamenti i Shtetit Amerikan ka ardhur në përfundim që vija kufitare e përcaktuar nga Komisioni për Demarkacion është me një vijë me atë të Kushtetutës së vitit 1974.

“Kufijtë e përshkruar që nga viti 2008 përputhen plotësisht me propozimin e vitit 2015 deri në detaje. Ne konstatojmë se përfundimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit është një kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhej në konstatimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Komisioni ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, që ishte themeluar 15 ditë më parë (më 15 mars) del sot me përfundimet që ka nxjerrë, pas një pune dyjavëshe.

Vlerësimi i tyre i dorëzohet presidentes Atifete Jahjaga, pranë zyrës së të cilës ata edhe kanë punuar. Gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë, tre anëtarët e tij kanë zhvilluar takime të shumta me shumë palë të interesuara rreth demarkacionit dhe kanë zhvilluar vizita në terren për të krijuar një pasqyrë të qartë për rrjedhën e këtij procesi

Atifete Jahjaga's Profile Photo
Atifete Jahjaga
Konferencë për media: Komisioni ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionit

https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/videos/984870818268728/


Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...