Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/04/22

LETËR E HAPUR NGA UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË L’UNION DES ECRIVAINS ET DES CRITIQUES ALBANAIS

UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË
L’UNION DES ECRIVAINS ET DES CRITIQUES ALBANAIS


Rr PRISHTINA E RE –KULLA POETIKE E mail:reshats@hotmail.frTel:044 111 430


Prishtinë, më 22 prill 2016

LETËR E HAPUR DREJTUAR:

QEVERISË SË KOSOVËS

SHEFI TË ZYRES SË BE-së SAMUEL ZHBOGAR

SHEFES SE  POLTIKES SE JASHTME TË BE-së  FEDERICA MOGHERINI

MINISTRIA E INTEGRIMIT APO E DEZ-INTEGRIMIT E BEKIM COLLAKUT ? !

Ministria e Entegrimit Europian , është një ministri e sajuar për vendet e mbrapambetura dhe monitorohen nga tjerët , në mënyrë që t'ua mësojnë hapat e parë drejt civilizimit botëror. Vendet e pazhvilluara po të mos e kenë një mbikëqyrje ndërkombëtare do të krijonin kaos politik që vendin do ta çonin drejt një lufte qytetare, sepse klasa poltike e këtyre vendeve (në të cilin bënë pjesë edhe Kosova), dirigjohet nga instikti shtazarak.
Duke u nisur nga fakti se Ministria e Integrimeve së Republikës së Kosovës, është kompetente për integrimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj sa më mirë e më shpejt qytetarët e Bashkësisë Europiane, asociacionet e ndryshme kulturore dhe jo kulturore i drejtohen kësaj ministrie për përkrahje dhe mbështetje të projekteve të tyre që ndikojnë në integrimin e qytetarëve tanë me popujt tjerë europian.
Një përpjekje të tillë vite më radhë e bëri edhe kryesia e Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, duke ia prezantuar dhe konkuruar në këtë ministri me disa projekte kulturore që dukshëm ndikojnë në integrime europiane.

NË VEND TË PËRRGJIGJES- KËRCËNIM FIZIK

Këto ditë,  RESHAT SAHITAJ përgjegjës i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, nuk iu lejua as ta protokolonte projektin kulturor për subvencion lidhur më një projekt kulturor, madje një zyrtar i lartë i kësaj ministrie iu kërcënua fizikisht duke e thirrur në përforcim një punëtor të sigurimit, thuase një nuk ishte i mjaftueshëm.

Zyrtari i kësaj ministrie siç dukej kishte kompetenca të plotfuqishme të rrahte fizikisht kë do dhe kur të do të gjithë ata që guxojnë t'ia kundërshtojnë mendimin e tij shkalla e inteligjencës e të cilit nuk mund të ishte më e lartë se e një qeni.

SQARIM

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, gjermë tani ka realizuar takime letrare, tribuna shkencore më krijuesit më eminent botërorë si : Franca, Belgjika,Spanja,Greqia,Rusia,Anglia, Italia, Argjentina…

Në këto aktivitete kulturore moren pjesë krijuesit më në zë shqiptarë si:Ali Podrimja,Gani Xhafolli, Rexhep Qosja, Sadri Fetiu,Begzat Baliu …..

Në vitin 2014 iu kemi drejtuar kësaj ministrie , por kurrë nuk janë përgjigjur.

Në vitin 2015, poashtu iu kemi drejtuar kësaj ministrie duke i protokoluar projektet si psh dokumenti :6/05/2015 PRANUAR & dokumenti 24/06/2015 PRANUAR.






Pavarësisht se projektet tona, ndihmojnë dhe kontribuojnë nê integrimet europiane, Ministria Integrimit Europian, harruan të përgjigjen vitin e kaluar , ndërsa tani u kërcënuan fizikisht. 
Përfundim

Zyrtaret e lartë apo sigurimi qeveritar, nuk ka të drejt të sillet brutalisht më asnjë qytetar të Kosovës !
Zyrtarët qeveritarë, të shqyrtojnë kerkesat dhe projektët e qytetarëve tanë objektivisht!

Zyrtarët e qeverisë sonë, t'i velrësojnë projektet në baza të vlerave e jo të klaneve poltike dhe familjare !
Drejtësia të marra masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve të qeverisë që sillen brutalisht ndaj intelektualëve dhe ndaj çdo qytetari të Kosovës !
Kjo nuk është Kosova për të cilën është derdhur gjaku i dëshmorëve !
Kjo nuk është Kosova për të cilën kemi vepruar dhe sakrifikuar tërë jetën !
Kosova nuk është pronë private e disa zyrtarëve matrapaz, mafiozë !
NË KOSOVË TË MBIJETOJË E TË ZHVILLOHËT  FJALA E LIRË DHE MENDIMI KRITIK ! 

RESHAT SAHITAJ, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe të Kritikëve Shqiptarë
Tel 044 111 430 

PS. Kjo letër do u dergohet të gjithë eurodeputetëve nê Bruksel

Të gjitha abmasadave te huaja në Kosovë dhe institucioenve tjera nderkombetare në Bruksel

2016/04/20

Histori shokuese: Në një skutë të fshehur u konsumua marrëdhënia jonë e parë





Poetja Misterjoze


Histori shokuese: Në një skutë të fshehur u konsumua marrëdhënia jonë e parë

E di që kur të lexoni letrën time do të shokoheni, ndoshta edhe do të më urreni, por mua do të më vinte shumë mirë sikur qoftë edhe një lexues ta kuptonte gjendjen time dhe të mos mendonte keq për mua. Kam një sekret të madh brenda vetes, të cilin vendosa ta ndaj me shumë njerëz, duke ruajtur anonimatin. Kam mëkatuar, por në emër të dashurisë.

Po shkoj drejt të dyzetave dhe jam rritur në frymën e historive të dashurisë të romaneve që lexoja kur isha e re. I përpija ato histori me shpejtësi skëterre dhe më pas ëndërroja se si do të ishte jeta ime, si do të ishte njeriu që do të kisha në krah, si do të ishte marrëdhënia jonë. Kisha krijuar shumë ide, shumica e të cilave qenë të gabuara, gjë që e kuptova kur hapa sytë dhe pashë që jeta e vërtetë ishte ndryshe.

U martova me një njeri të mrekullueshëm, por me të cilin çdo gjë shkonte qetësisht. Mbështeteshim dhe e respektonim njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk i përjetova ato skenat e fuqishme të dashurisë si nëpër faqet e librave. Unë ëndërroja që dikush të më merrte me forcë, të më rrëmbente, të bënte dashuri me mua për netë të tëra.

Nisa të jetoja monotoninë e ditës, duke e pranuar si një pjesë normale të jetës së gjithsecilit. Gjithçka që tashmë doja ishte një fëmijë. Isha e dëshiruar për të pasur dashuri dhe, duke qenë se nuk e merrja dot nga bashkëshorti im, doja të paktën të provoja dashurinë e nënës.

Por me burrin, pavarësisht se kishim marrëdhënie, unë nuk po mbetesha dot shtatëzënë. Unë ia vija fajin natyrës së marrëdhënies sonë. Ne bënim dashuri si me buton, sikur na detyronte njeri dhe jo sikur e donim me të vërtetë këtë gjë.

Pavarësisht nga gjendja që po kaloja, asnjëherë nuk e kam menduar që do ta tradhtoja tim shoq. Pavarësisht se mbetesha një femër shumë pasionante, e dija që tashmë jeta ime kishte marrë një drejtim të caktuar dhe nuk mund të bëja gabime të tilla, por Zoti gjeti pikërisht atë kohë për të më bërë dhuratë dashurinë e jetës sime. Arbeni ishte shoku i burrit tim. E di çfarë po mendoni, që është diçka e pështirë ajo që do t’ju tregoj, por në fakt e di që ju kurrë nuk do ta kuptoni dot atë që ndieja unë në ato momente. Unë doja të ndihesha femër, e dashuruar, ndaj dhe vendosa t’i pranoja përkujdesjet e Arbenit, të cilat në fillim ishin miqësore dhe më pas nisën të kishin natyrë sentimentale.



Me rastin e një feste të organizuar, në një skutë të fshehur midis një morie njerëzish u konsumua marrëdhënia jonë e parë. Ishte e fuqishme, e plotë, shpërthyese. Asnjëherë nuk isha ndjerë ashtu. U ndjeva femër, u ndjeva e re, u ndjeva sërish plot jetë dhe besim.

Kur ishim në festa apo raste të tjera shiheshim e prekeshim vjedhurazi sa herë mundeshim. Ishte një situatë absurde, por shumë joshëse. Të gjithë festonin, bisedonin, bërtisnin dhe në mes të asaj rrokopuje dy njerëz po i shprehnin ndjenjat njëri-tjetrit vetëm me sy. E ndjeja që mezi merrnim frymë.

Sigurisht që pasuan shumë takime të tjera. Sigurisht që e dija se ishte një gjendje që nuk do të mund të shkonte asgjëkundi, por nga ana tjetër ndihesha mirë, e dëshiruar, nuk doja që kjo lidhje të mbaronte.

Ndërkohë, marrëdhëniet e mia me tim shoq vazhdonin, por ishin më te rralla. Më dukej si një njeri i panjohur në krevat, ndërkohë që në jetën tonë të përditshme ai vazhdonte të ishte bashkëshorti im i dashur. Ishte shumë e çuditshme ajo që ndieja.

Por e gjithë situata u përmbys kur mora vesh se kisha mbetur shtatzënë. U lumturova, isha në qiellin e shtatë sa për një moment harrova të mendoja se kush mund të ishte babai i foshnjës.

Aty e kuptova që kishte ardhur momenti për ta zgjidhur të gjithë situatën në të cilën ndodhesha. Arbenin e doja, por edhe tim shoq nuk mund ta lija. Vendosa të flisja me Benin. Kur i thashë që isha shtatzënë, ai u gëzua gjithashtu.
“Unë e dua shumë këtë fëmijë!”, i thashë, “më shumë se çdo gjë tjetër! Nuk dua të bëj asgjë që mund ta dëmtojë atë, dua që të ketë një të ardhme të sigurtë!”.

“Dhe ne do t’ia sigurojmë!”, më tha ai.

“Jo ne, unë! Unë dhe ai që duhet të jetë babai i tij!”, iu përgjigja.

Arbeni nuk më foli. Më tha që nuk do të lejonte asnjëherë që fëmija i tij të rritej pa babain e vërtetë. U zumë gjatë. Unë nuk doja që ai të ndërhynte. I thashë që unë vazhdoja të kisha marrëdhënie me burrin tim. Kjo gjë e nxehu jashtë mase.

Në atë kohë nuk e dija se ku isha. Çdo zile telefoni, çdo e rënë dere më dukej si shkatërrimi im, sikur ishte Arbeni që kishte ardhur për të treguar gjithçka, por Arbeni nuk u duk më. Asnjëherë. Pas një muaji frike im shoq më tha se ai ishte larguar jashtë vendit përgjithnjë dhe që më bënte të fala pasi nuk kishte pasur mundësi të gjente kohën për të më takuar.

U lehtësova. Pikërisht në atë moment i thashë bashkëshortit tim se isha shtatzënë. Tani djali im është shtatë vjeç. Arbeni nuk është bërë më i gjallë. Unë vendosa që të mos ia bëja analizat e AND-së djalit tim. Nuk e di i kujt është ai fëmijë natyralisht, por realisht, ai është fëmija im dhe i bashkëshortit tim, është fëmija që na ka zbukuruar jetën. Ne jemi prindërit që e duam dhe e rrisim. Kjo ka më shumë rëndësi nga të gjitha.

Ne, njerëzit që ikëm (për fëmijën refugjat të mbytur në det)



Nga Veton Surroi

Është i veshur me rrobat e veta më të mira sepse ne, njerëzit që ikim, i veshim fëmijët tonë me rrobat më të mira. Duam që ata që na presin, kur ne ikim, të na shohin më së miri. Nuk duam që të na shohin si ikanakë. Duam që të na shohin ashtu si jemi, ndoshta edhe më të mirë se jemi. Nuk duam të koritemi. Nuk duam të koritemi edhe kur e dimë se nuk do të hamë, nuk do të pimë, nuk do të dimë ku do të flemë. Duam të dinë se kur kemi ikur, kemi pasur një copë vete dhe se nuk e lamë pas. Kemi lënë shumëçka tjetër. Ndonjëherë shpresën, ndonjëherë gëzimin, ndonjëherë forcën që të na shpjerë te e mira.

femija

Kur e veshim me rrobat më të mira duam të dinë se ne kujdesemi për tonët, edhe kështu, edhe kur ikim. Duam të dinë se kur kemi lënë ndonjëherë shpresën, ndonjëherë gëzimin, ndonjëherë forcën që do të na shpjerë te e mira nuk e kemi lënë prapa veten. Atë që e kemi rigjetur në mëngjes, kur e kemi veshur të birin me rrobat më të mira.
Sepse ato, rrobat më të mira, do ta mbrojnë prej qiellit që errësohet, valës së detit , shpirtrave të këqij . Do ta mbrojnë prej fatit.
Do t’ia ndjellin të mirën. Atë që na humbi ne, njerëzve që ikim.
Ato, rrobat më të mira, do ta çojnë në bregun tjetër, atë breg që është krejt tjetër prej këtij në të cilin jetojmë; në bregun tjetër ku nuk të zgjojnë pushkët, as barku i zbrazët e as ëndrra frikësuese e prindërve se e nesërmja nuk do të gdhijë.
Ne, njerëzit që ikëm, njerëzit që ikim, ne shqiptarët dhe të gjithë të tjerët si ne, humbëm një tonin sot. E kishim veshur me rrobat e veta më të bukura. Dinim se do të sfidonte qiellin e errësuar ,edhe valët, edhe shpirtrat e këqij.
Kaq dinim.

“Heroi i Popullit” Dedë Gjo’Luli, në letërsinë gojore, të kultivuar dhe atë dokumentare

kadri ujkaj

Besoj bashkarisht, gjithë sa jemi të pranishëm,i bashkohemi mendimit që dekada me radhë, sidomos në rininë tonë dhe shumë më vonë, njëra prej shëmbëlltyrave që ndikoi fuqishëm në formimin tonë patriotik , atdhedashës, qe padyshim shëmbëlltyra emblematike e “Heroit të Popullit”Dedë Gjo’ Luli, në personalitetin civil dhe ushtarak të të cilit do të manifestohej impenjimi total deri në pikën e fundit të gjakut në emër të mbrojtjes së trojeve tona dhe të një ardhmërie në liri, në pjesën tonë të diellit, përballë barbarisë sa klasike, sa moderne të pushtuesit osman dhe po aq ndaj sjelljes sa grabitqare, sa asimiluese të kontinentit plak me mbështetje gjithherë nga oreksi aneksues i shovinizmit fqinj . Synimin fisnik të kësaj veprimtarie, organizuar nga shoqata patriotike -atdhetare “Malësia e Madhe”Nderi i Kombit”” me president z.Sytki Ndrecaj, e lexoj si një apel për një reflektim serioz ndaj obligimit që ne kemi për një analizë kritike, bashkëkohore, të personaliteteve, dëshmi dhe aq më shumë faktorë në historinë tonë kombëtare, ndryshe si njëlloj emergjence sui-generis në posthistori, në kontekstin e kontestimeve deri edhe denigrimeve të pamotivuara profesionalisht si njëra nga plagët e tranzicionit tonë të tejzgjatur në mjedisin tonë nga ai i zakonshmi deri tek ai akademik. Ky akt reflektimi vjen si sfidë serioze ndaj asaj filozofie mjerane, që, ndonëse vetëdija jonë e shëndetshme popullore, etike, letrare dhe historike nuk i nxjerr dot nga vetvetja vlerat dinjitoze historike, tek shqiptari i ditëve që po jetojmë, mjerisht ,vërehen deri prirje të dukshme për të injoruar apo denigruar,këtë vetvete, historinë e kombit të tij, sa klasike, sa moderne.Absurditeti i këtij qëndrimi sa tragjik, sa komik manifestohet me denigrimin drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë të figurave serioze, faktorë prehistorikë dhe historikë, që nga epoka iliro-shqiptare, ku shkëlqyen figura të tilla si Agroni, Genti apo Teuta, vijon me epokën e lavdishme antiosmane të “Heroit tonë Kombëtar “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pasurohet me cinizmin injorues ndaj figurave të tilla, si: “Heronjtë e Popullit”: Ismail Qemali, lideri historik i Pavarësisë së Shqipërisë,Luigj Gurakuqi, sekretari dhe njëri nga bashkëluftëtarët më dinjitozë të Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, vazhdon me trajtimin abuziv,të politizuar, aspak shkencor dhe mirënjohës, ndaj Fan Nolit, njërit nga kryeministrat shqiptarë dhe evropianë më të kulturuar të kohës, sikurse nuk harrohet në këtë mes hija e heshtjes injoruese dhe denigruese publike ndaj tribunit popullor, Dedë Gjo’Luli dhe mbyllet kjo lloj duhme, nën peshën e kultpragnmatizmit, apo kultpartitizmit karikaturë, sui-generis shqiptar, me denigrimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, aneks fatndritur i Luftës II Botërore, pjesë e Luftës së Koalicionit Antifashist Botëror , fitorja e të cilit është mamia që shoqëroi Lindjen e Epokës së Demokracisë liberale, gjithëpërfshirëse të ditëve tona. Ditën për diell lartësohen politikanë ordinierë me profile të kthjellët diktatorësh. Provoni të vini në lëvizje memorian tuaj dhe do të mësoni se si prirja e baltosjes së vetvetes sonë po kompromenton keqas aspiratën tonë evropiane si komb, aq sa edhe sot në këtë ditë jubile të vrasjes së pabesë të Tribunit popullor të Malësisë, ne na mungon një shtatore e kësaj legjende të qëndresës kundër Perandorisë Osmane, ndryshe e Flamurtarit të parë të Pavarësisë në tërë Shqipërinë Natyrore,Dedë Gjo’Lulit! Do të thoni pse kjo situatë turpi sa lokale, sa kombëtare?!? Më falni,nëse detyrohem të përsëris vetveten:”Dedë Gjo’ Luli dhe familja e tij nuk votojnë në fushatat tona elektorale, sikurse edhe atje ku prehen apo gjallojnë farë e fisi i tij, politikanët shqiptarë kanë frikë ta artikulojnë këtë emër të madh, publikisht, edhe në Ditën e Flamurit, sepse do të mirrnin mbi vete urrejtjen e politikës zyrtare të Podgoricës, ndryshe do të cënonin flamurin e kultpragmatizmit dhe të kultpartitizmit të skajshëm në paturpësinë e tij! Në analogji me këtë, pa patur frikë se po dalë nga tema , do të më lejoni t’u sjell në vemendje se, nëqoftëse në qendër të Shkodrës sonë të vlerave sa historike ,sa kulturore, qeveria turke financoi ngritjen e një monumenti vigan dhe të merituar të Hasan Riza Pashës, vrarë pabesisht nga antishqiptari më i urryer, Esat Pashë Toptani, fare pranë tij, ndryshe as 20 m. larg ngrihet monumenti memec ,që mund të jetë i kujtdo, por jo i atij Fishtës së Madh, i cili me përmasat e vokacionit politik, letrar dhe historik deri në diplomacinë evropiane përmes “ Lahutës së Malcis” i këndoi dhe përjetësoi karaktere të tilla, sa letrare, sa historike, si: Oso Kuka, Dedë Gjo’ Luli, etj. etj.si modelet identitare më autentike, sa shpirtërore, sa filozofike, të vetë Poetit tonë Kombëtar, avokatit të pashoq të mbrojtjes së Çështjes sonë Kombëtare në arenën ndërkombëtare, në Konferencën e Paqes në Paris etj. Jo rastësisht, Prof.Eqerem Çabej eposin e Fishtës “Lahuta e Malcis”, për nga funksioni misionar kombëtar i saj , në kontekstin e emergjencës historike të kombit shqiptar, përballë etjes grabitqare antishqiptare, sa evropiane, sa asaj fqinje ndaj vendit tonë, eposin e Fishtës”Lahuta e Malcis” do ta vlerësonte më të arrirë nga eposi “Histori e Skënderbeut” i Naimit, Poetit tonë Kombëtar. Konkluzioni shkencor i Prof.Çabejt do të rridhte nga fakti se, kur shkroi Naimi , interesi për poemën , apo poezia popullore tek ne, ndryshe nga poezia kroate, serbe apo ajo malazeze me Njegoshin(1813-1851), në shekullun XIX nuk kishte lindur ende, pra nuk pati ndonjë efekt në zgjimin kombëtar. Ajo, më thelbësorja , në këtë konkluzion Çabejin do ta diktonte argumenti shkencor, më kokëfortë: autoriteti maksimal, që kishte fituar në krijimtarinë popullore bëma historike, ndryshe gjithë investimi total , sa personal, sa familjar, i Dedë GJo’ Lulit, këtu kam parasysh kontributin e shkëlqyer veçanarisht të dy djemve:Gjergjit dhe Kolës si dhe Norës, gruas së Kolës, “djalit më të mirë”, sipas Dedës. Qëndresa e tij legjendare u bë simboli më brilant i identitetit tonë, po ashtu i krenarisë të të qenit shqiptar .Vepra e “Heroit të Popullit” Dedë Gjo’ Lulit zuri vend nderi në letërsinë gojore dhe atë të kultivuar, sikurse edhe në atë dokumentare evropiane të kohës, sepse Dedë Gjo’ Luli qe malësori që diti të orientohet drejt dhe të kryejë më së miri detyrën në zonën e vet, në emër të M.Madhe”, -nënvizon studiuesi, akademiku i asociuar Dr.Maringlen Verli(Simpoziumi ”Hoti në rrjedhat e shekujve”, nëntor 2o13).Pas Fishtës me “Lahutën e Malcis”dhe Mjedës me poemin”Liria”, poemat si “Lufta e maleve” e sekretarit dhe bashkëluftëtarit të Dedë Gjo’ Lulit, mësuesit, poetit dhe publicistit Pal Traboini, poezitë e Risto Siliqit si pjesëmarrës dhe dëshmitarë okularë të ngjarjeve historike, si kryengritjet e Malësisë së Madhe në vitet 1911-1912, janë të një rëndësie të veçantë historike, letrare dhe dokumentare. Më 1913, kur planet ogurzeza të Evropës plakë nuk ngopeshin dot me grabitjen e tokave shqiptare, Risto Siliqi, poeti dhe bashkëluftëtari i Dedë Gjo’ Lulit do të shkruante:”

”Ah, prapë duan t’na ndajnë copa,

Prapë mendimi i parë asht’ ngjallë,

Por ta marrë vesh gjithë Evropa,

Dedë Gjo’ Luli prapë është gjallë”.

Ndërsa Pal Traboini, njëri nga flamurtarët e parë në Epopenë e Deçiçit, më 6 prill 1911, përmes vargjeve të goditura në poemën”Lufta e maleve” mishëron apelin e pavarësimit të plotë , pra të çlirimit nga pushtuesi osman, si shprehja më kuptimplote e dinjitetit kombëtar :

“Tue krisë pushka shpat m’shpat,

Një djalë Hoti vjen prej larg,

Pa pikë frymë prej Dalmacisë,

Dedë Gjo’ Luli e ka nisë,

Me pru flamurin e Shqipnisë “.

Media e kohës, gazeta ‘’Ora e maleve “,nr.20 e vitit 1923, do të shprehej:”Emri i Dedë Gjo’ Lulit nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojnë edhe kepat e thepishme të maleve tona , prandaj emri i tij do të vuloset i gdhendur në historinë tonë kombëtare”.Populli do ta qëndiste në vargje sfidën dinjitoze morale të Dedë Gjo’ Lulit , së bashku me 7 mirditorët të cilët do ta shoqëronin në bazë të traditës kanunore: Mark Llesh Doda, Ndue Kolë Pjetri, Zef Ndue Gjoka, Prend Cub Deda, Prend Gjokë Skanaj, Bibë Mark Lula dhe Llesh Deda ,përballë pritës së pabesë dhe makabre, më 24 shtator 1915, në Sheshëz të Oroshit të Mirditës , realizuar nga krimineli serb, kapedan Gjura” (Sipas historianit, Mr.Ndue Oroshi , libri ”Dëshmi kohërash”, fq.37-43. ). Një analizë e thjeshtë rrethanash politike të çon në konkluzioni n se kjo vrasje-kurth vinte nga një kombinim i fshehtë i serbëve me antishqiptarin më të tërbuar të kohës, Esat Pashë Toptanin, kur kujtojmë se,në qershor të këtij viti, 1915-tës, nënshkruhej në Tiranë marrëveshja mes këtij të fundit dhe ministrit serb të luftës, Luba Jovanoviç, në kontekstin e këmbënguljes së vazhdueshme serbe për të siguruar me çdo mjet daljen në detin Adriatik duke marrë Shkodrën, po aq sa njihej edhe vendosmëria e palëkundshme e Dedë Gjo’Lulit, ”pushkë e ngrehur për mbrojtjen e trojeve shqiptare” për ta dështuar me çdo kusht një objektiv të tillë të serbëve. . Në bjeshkë të Oroshit na u derdh zani,

Se ç’ban me ne serbjani,

Si ata trimat kanë rrethue,

Me vargonj na i kanë shtrëngue,

Zana e malit t’jam ankue,

Curril gjaku tue u shkue

Mu në Sheshëz burrit të botës,

Pa iu tremb qerpiku i lotës,

Serbi thikën i ngul në krahnuer

Dedë Gjo’ Luli burrë malcuer,

Po i thotë këto fjalë açik:

“Gjaku em të shkojë fli ,

Për me pshtue të shkretën Shqipni.

Po ashtu gjenerali i poezisë shqipe,Lazgush Poradeci, në poemën”Mbi ta” do të lartësonte madhërishëm virtytet e luftëtarëve të shquar shqiptarë, solidaritetin e tyre të mrekullueshëm në përballjet, aspak të barabarta, numerikisht, me barabarët osmanë dhe lakmitë kobëzeza sllave, mes të cilëve, luftëtarë të këtij kalibri, artikulohet edhe emri i “Heroit të Popullit” Dedë Gjo’ Luli.Nuk mund të mos evidentohet fakti që Dedë Gjo’Luli qe nga të paktët breza luftëtarësh që do të shuheshin, me fare e fis, në emër të lirisë.As bashkëmalësorët e Dedë Gjo’ Lulit nuk rreshtën së nderuari veprën legjendare të tribunit të tyre, këtij personifikimi të maleve shqiptare, vatra të pashuara zjarri kundër hordhive osmane, në kuptimin sa organizativ-vetëmbrojtës, sa ushtarak dhe tokësor të kësaj fjale.Në këtë vështrim në këngët tona, si trevë dhe si Shkodër, shoqëruar nga instrumentë të muzikës popullore apo të kultivuar, ka gjetur veten edhe jehona kushtuar “Heroit të Popullit” Dedë Gjo’ Luli.Kështu, bie fjala, kënga popullore:

“Dedë Gjo’ Luli çoi një letër,

Valiut të Shkodrës ia ka çue,

Se Shqiptari s’do gjë tjeter,

Don veç veten me sundue,

nën interpretimin brilant, veçanarisht të “Artistit të merituar” Bik Ndoja, u përjetue gjithherë si një manifest atdhetarie, ndryshe si himn i dinjitetit tonë historik si shqiptarë, po aq si krenari e ligjshme e të të ndjerit të vetvetes sonë, si pasardhës të bijëve të tillë si Dedë Gjo’ Luli.Në këtë sens vlen të kujtohen edhe kontributet, sado të vona, të krijuesve apo hulumtuesve shkodranë apo malësorë si: Prof.dr.Mahir Hoti, anëtar i Seminarit shkencor ndërkombëtar”Shkodra në shekuj” dhe Prof.as.dr Romeo Gurakuqi me studimet dhe kumtesat e mbajtura herëpashere në simpoziumet shkencore kushtuar kësaj figure të ndritur historike, Nikolla Spathari, shkrimtar, me poemën” Flamurtarët e Deçiçit”, revisata periodike”Fjala” me pronar dhe drejtor poetin Gëzim Vuçaj, publicistika historike e zotërinjëve Ndue Bacaj, Nikë Bujaj dhe Gjokë Luli, krijimtaria folklorike e poetit popullor Palokë Luni, kontributi folklorik i rapsodëve të talentuar Jonuz Delaj dhe Rrok Gjelaj, kryetar I shoqatës kulturore”Si e muar emrin Malësia?”, tekstet dhe interpretimet e këtij profili të këngëtarëve të talentuar Lindon Camaj, Nikollë Nikëprelaj, investimi publicistik dhe eseistik i intelektualit Kadri Ujkaj, anëtar I Seminarit shkencor ndërkombëtar ”Shkodra në shekuj”, librat “ Malësia e Madhe dhe fiset e saj” me autor Prof.Lulash N.Palushaj, si dhe libri i dytë, “Malësia e Madhe” , i shoqëruar me Albumin-foto-montazh, ” Amaneti i tokës dhe shpirti i të parëve” me autor studiuesin Sokol P.Lulgjuraj, shkrimet e Gjergj Nikëprelaj, revistat “Kuvendi” dhe, veçmas, “Ëndrrat shqiptare”në Michigam, SHBA-ës, me pronar dhe drejtor të saj publicistin dhe intelektualin kelmendas z.Rush Dragu. Shumë interesant vjen në këtë drejtim vëmendja e studiuesve të huaj ndaj vlerave identitare të Malësisë së Madhe duke marrë spunto nga vepra historiko-legjendare e tribunit të Malësisë, Dedë Gjo’ Luli: Kështu Prof.gjerman, Dr.Ferdinand Huepe, do të theksonte:”Vetëm në malet shqiptare u zmbraps furia sllave”, kurse francezi Ciprion Robert do të nënvizonte:”Malësitë janë nervi kryesor i Shqipërisë”, ndërsa admiruesja e mirënjohur botërisht e shqiptarëve, Dora D’Istra do të pohonte:”Në Malësitë e Veriut ka gjetur strehë shpirti i Pavarësisë së Shqipërisë”.Njëherish historianët e shquar perëndimorë, Hamilton Greb dhe Heny Bowen e kanë vlerësuar Hotin si mal qëndrese, i cili do të njihej botërisht si mal i parë, në atë trevë, nisur nga fakti ,se aty lindi, u rrit dhe u burrërue Dedë Gjo’ Luli”, beja më e madhe e të cilit ishte”Mundi dhe gjaku i Skënderbeut”. “Sipas albanologëve të huaj Dedë Gjo’ Luli , referuar sukseseve të tij usharake, krahasohej me gjeneralë të shkolluar evropianë, po aq sa i sfidonte, në këtë aspekt, gjeneralët turq. Jo rastësisht , Kryesia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit( 1878-1881) do ta zgjidhte Dedën komandant i forcave ushtarake të Malësisë dhe zëvëndëskomanadant i përgjithshëm për Shkodrën. Matematika e përballjes legjendare të Dedë Gjo’ Lulit me forcat ushtarake turke, në rapot 1:8, të komanduara nga gjenerali Turgut Pasha, është algjebrika më misterioze e suksesit të Dedë Gjo’Lulit si strateg ushtarak popullor përballë një gjenerali, me autoritet dhe shkollim të kompletuar akademik, si Turgut Pasha. Për kuriozitet të dëgjuesit dhe të lexuesit le të kujtojmë se “përballë 3280 forcave ushtarake, që numëronte Dedë Gjo’ Luli, prej të cilëve 380 ishin grudas, 900 hotianë, 100 nga diaspora, 500 kastratas dhe shkrelas, 500 shaljanë në jug dhe 900 kelmendas në veri përballë ushtrisë së Turgut Pashës me 11000 këmbësorë, 8 mitrolozë të rëndë, 8 topa malorë, me detyrë të bllokojnë daljen e malësorëve në Mal të Zi, të pushtojnë Deçiçin dhe të marrshojnë drejt Rapshës.Në Koplik, po ashtu, numëronte 11000 këmbësorë, 4 mitrolozë të rëndë, 8 topa malorë, me detyrë të mos lejojnë ndihmën nga Dukagjini, kurse në të djathtë të pushtojnë Kastratin dhe Shkrelin dhe të dalin në Rapshë.Sikurse nga veriu pozicionohet, fillimisht, kundër malësorëve me 500 këmbësorë, 8 mitrolozë të rëndë, 12 topa malorë. Pra, në total, përballë 3280 trupave ushtarake, modeste nga sasia dhe aq më shumë cilësia e armatimit, të Dedë Gjo’ Lulit, me shkollën ushtarake të maleve, ishin vendosur 27000 trupat ushtarake , 20 mitrolozë të rëndë dhe 27 topa malorë të Turgut Pashës me dy akademi ushtarake, të kryera njërën në Stamboll, tjetrën në Gjermani.Megjithatë pushtuesi turk , nuk arriti t’i sigurojë tjetër avantazh vetes, veç disfatës së turpshme të Turgut Pashës përballë qëndresës legjendare të forcave luftarake të Dedë Gjo’Lulit, aq sa Porta e Lartë detyrohet ta shkarkojë si gjeneral dhe ta largojë nga Shqipëria Turgut Pashën, e shnderuar botërisht përballë gjeneralit legjendar të maleve tona, “Heroit të Popullit” Dedë Gjo’ Luli”(Pal Doçi”Simpoziumi shkencor kushtuar 85-vjetorit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, më 13.04.1966). Le të jetë, të nderuar pjesëmarrës, edhe ky simpozium shkencor, organizuar në “100-vjetorin e ndarjes nga jeta të tribunit popullor, Dedë Gjo’ Luli, një tjetër investim serioz, në funksion të nderimit, evokimit dhe të prehjes, larg çdo folkorizmi, krenare dhe të pakontenstueshme, në Panteonin e Kombit, të “Heroit të Popullit” Dedë Gjo’Luli, ndryshe një obligim nga më fisnikët përballë zbehjes aktuale, mjerane, të vlerësimit të historisë sonë sa lokale, sa kombëtare, në të cilën “Heroi i Popullit” Dedë Gjo’Luli, do të rrezatojë në shekuj lavdinë dhe përjetësinë e dinjitetit tonë, sa kombëtar, sa civil, si njëri nga popujt më të lashtë të Evropës.



Kadri Ujkaj, kritik letrar

Libri më i ri nga Agron Gjekmarkaj” Reaksionari”




Gjekë Gjonaj Ulqin

Libri më i ri “ Reaksionari” i Agron Gjokmarkajt botuar para pak ditësh nga Enti Botues “ Gjergj Fishta “ në Lezhë është një përmbledhje kritikash letrare mbi libra dhe autorë bashkëkohorë shqiptarë. Meqë autori vetë është përcaktuar si “ reaksionar” ndaj edhe këtij libri ka vendosur t’i vë këtë titull.

agron gjekmarkaj

” Reaksionarët” , pohon autori, po zinin gjithë kohën e tij. “ I lexoja me ëndje dhe ndieja admirim. Ata ishin vërtetë pa shtiratje, me cenet dhe virtytet e tyre, me sukseset dhe kufizimet, me meritat dhe gabimet. Mbi ta kishte kishte rënë gjykimi dhe përjashtimi ideologjik. Sa më shumë njihja traditën e mohuar të kulturës sonë po aq ndihesha “ reaksionar”. Një braktisje e natyrshme ndaj “ përparimtarëve” plazmohej në shijet e mia për arsye estetike dhe etike”, shkruan Gjekmarkaj.

Ky libër i studieusit të letrave shqipe Agron Gjekmarkaj për nga tematika është i rrallë në letërsinë shqipe, sepse kohëve të fundit ndjehet një mungesë e shkrimeve me synim kritik. Autori u ofron lexuesve shqiptarë një analizë kritke letrare të veprave të autorëve bashkëkohorë shqiptarë, si At Zef Pllumbi, At Daniel Gjeçaj, At Gjergj Fishta, Sami Repishti, Ismail Kadare, Ernest Koliqi, Agron Tufa, Parid Teferiçi, Gential Çoçoli,Aurel Plasari, Uran Butka, Mustafë Kruja, Lazër Stani, Ben Blushi, Besnik Mustafaj e të tjerë. Në vazhdim flet për heroizmin, rebelizmin dhe paralelet në veprën e Bardhyl Londos, Spartak Ngjelës dhe Ryszard Kapuscinskit.

Pjesë e këtij libri janë edhe shkrimet kushtuar Lukë Kaçaj,këngëtar, Lin Delisë, piktor, Alush Shimës, piktor, Luçia Nadin, albanologe dhe studiuese italiane, por edhe Qytetare Nderi e Shkodrës pastaj familjes kryesore të Shqipërisë – Gjonmarkaj, sikurse edhe edhe fenomene kulturore dhe jo vetëm, shpjegimi i nocionit “ malok” në ligjërimin e përditshëm, në atë politik, mediatik, artistik e popullor shtjellon fenomene kulturore dhe jo vetëm çështja e Kanunit të maleve, i njohur edhe si Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe shkrimet e përfshira në kapitullin e fundit me titull “Antropologji shqiptare”.

Antropologjinë kulturore të kësaj epoke shqiptare të cilën Gjekmarkaj e trajton në këtë përmbledhje kriitikash letrare e pasurojnë edhe disa libra me karakter historik e sociologjik, që kanë qenë objekt i leximit të tij, të cilët autori ka preferuar t’i vë krahas tyre me karakter letrar dhe t’i lë së bashku nën një çati, sepse leximet ngjajnë rastësore por nuk janë të tilla. Leximi nxit leximin si nevojë mendore dhe Gjekmarkaj e ndjen që duhet të rrinë bashkë, pa kërkuar shumë arsye shpjegimi.

Duke lexuar librin e Agron Gjekmarkajt “ Rekasionari” njohim veprat madhore të disa nga autorët bashkëkohorë shqiptarë dhe pikëpamjet e tyre për ngjarje, fenomene e dukuri të ndryshme të kohës që shfaqin në botimet e tyre.

Studiuesi dhe kritiku Agron Gjekmarkaj, njëheri edhe profesor në Universitetin e Tiranës, përmes këtij libri e plotëson në një farë mënyre mungesën e ktirkës letrare në Shqipëri dhe në vendet tjera shqiptare, duke qenë ndër të paktët autorë shqiptarë që i qaset botimit të librave studimorë e kritikë. Nëpërmjet një këndvështrimi interesant mbi letërsinë, mbi tekstin, mbi sistemet letrare, duke argumentuar me interpretimin e tij krijues, lëvruar në perspektivë historike, Gjekmarkaj, ka materializuar disa nga parimet e kritikës në këtë libër.

Bisede me Tenorin Saimir Pirgu




Bisedë me tenorin me famë botërore Saimir Pirgu



Intervistoi: Mimoza Dajçi




Prill 2016, New York



http://www.zeriamerikes.com/media/video/3274916.html

Tenori Saimir Pirgu dhe violinistja Merlin Tushe

Me Saimirin u takuam në hollin e hotelit ku ishte akomoduar, jo larg “Kaufman Music Center” ku do të mbante edhe koncertin e tij recital. Ishte i saktë, erdhi në kohë. U përshëndet me ne. Veshur me xhinse e kapele sportive, dhe me mënyrën e thjeshtë të komunikimit, bënte të harroje për pak çaste që përballë kishe këngëtarin operistik me famë botërore. Me vajzën time Merlinin kishin studjuar bashkë në Liceun Artistik – Tiranë. Së bashku folën rreth muzikës, miqve të përbashkët e më pas unë i drejtova disa pyetje për intervistë.

M.D - Përshëndetje Saimir, e mirë se u takuam në New York!


S.P - Eshtë kënaqësi edhe për mua.

M.D - Ju vini këtu pas disa koncerteve të suksesshëm nëpër Europë e botë, po pas New York-ut cila është ndalesa juaj operistike?


S.P - Ndalesa tjetër do të jetë në Chicago, ku do të interpretoj operan “Falstaff” të dirizhuar nga Maestro Riccardo Muti, shoqëruar nga “Chicago Symphony”. Sapo kam ardhur nga Moska ku interpretova në Teatrin “Bolshoi”. Sot jam në New York për mbylljen e turneut tim botëror “Il mio canto” që mban titullin albumit tim të cilin jam edhe duke promovuar në nivel internacional. Në këtë turne u përfshinë 9 performanca si në Tokyo, Tiranë, Firenze, Opera e Vienës, Opera e Berlinit, Teatri Châtelet i Parisit. Janë nga qytetet më kryesore, ku unë kam pasur sukses vitet e fundit dhe kam një publik që më ndjek rregullisht. 


ms2
M.D - Si ka qenë pjesëmarrja e shqiptarëve gjatë turneut tuaj?


S.P - Në Tokyo, përveç përfaqësisë diplomatike, mesa di unë nuk ka shumë shqiptarë. Prezent në koncertin tim ishte vetëm ambasada jonë. Kam takuar shqiptarë në Vienë, se ka më tepër popullsi shqiptare, shumë pak shqiptarë në Berlin, por kam përshtypjen se në New York është pjesa dërrmuese e diasporës tonë, të cilët përbëjnë një numër të madh si ndjekës të koncerteve të mia.
Kam një publik internacional që më ndjek prej 12 vitesh, ku unë kam kënduar në Operan “Metropolitan” në Manhattan e në Teatrin “La Scala” në Itali, por çfarë më bën përshtypje është se prezenca e shqiptarëve është e pranishme, pavarësisht faktit që repertori im nuk përmban vepra shqiptare në përgjithësi.

M.D - Sa e rëndësishme është për ju muzika lirike - operistike dhe kur filluat të merreshit me tingujt e saj të parë?


S. P - Muzika operistike është jeta ime. Sfida është tek ajo ç’ka ti do të sjellësh të re tek një vepër klasike e kompozuar 100 apo 200 vite më parë, dhe kjo është gjëja më e vështirë. Mënyra se si ti do ta interpretosh përpara publikut bën diferencën midis teje dhe qindra të tjerëve që e këndojnë. Të kënduarit për mua nuk është punë, është diçka hyjnore.

M.D – Në fëmijërinë tuaj keni studiuar për violinë. Kur i keni rënë për herë të
fundit instrumentit tuaj të dashur?


S.P – Hera e më e fundit kur unë kam luajtur në violinë ka qenë me nipin tim, me rastin e vitit të ri që lamë pas. Ai është gati 4 vjeç. Improvizuam një koncert dhome për familjen. Ai dirizhonte e i binte pianos. Unë këndoja dhe më pas i rashë violinës.

M.D - Në çfarë moshe morët leksionet e para në violinë?


S.P - Në klasën e parë të shkollës fillore.

M.D - Pse ndryshuat drejtim nga instrumentist violine në këngëtar i muzikë operistike. Kush e dëshiroi i pari këtë zhanër tek ju, ju vetë, prindërit apo ndonjë pedagog i
juaji?


S.P – Në retrospektivë, nuk e shikoja veten në një nivel të lartë si violinist. Endrra e bukur e të kënduarit filloi me koncertin e tri tenorëve Plácido Domingo, José Carreras dhe Luciano Pavarotti në televizor kur isha ende fëmijë, derisa mori përmasa që as në ëndërr nuk do t’i kisha menduar. Nganjëherë e lexoj curriculumin tim dhe habitem me arritjet e mia.

M.D - A është e vërtetë se Pavarotti është ai që zbuloi tek ju talentin e rallë me famë botërore?


S.P - Ajo ç’ka më dha pa masë Maestro Pavarotti ishin leksionet si dhe më mësoi të mos kënaqesha me pak e me arritjet e vogla në jetë. Në këtë aspekt kam qenë shumë me fat. Shikon një koncert në vitin 1995, ku tre tenorët këndojnë, dhe jeta e sjell që me njërin (Pavarottin) studjon e bëhet pjesë e jetës tënde deri sa u nda nga jeta, ndërsa me tjetrin (Domingon) këndon së bashku në Operan “Metropolitan”.

M. D - Nga kush e trashëgoni artin e bukur të muzikës, violinës e kantos?


S.P - Asnjë nga prindërit e mi nuk është muzikant, por janë dashamirës të artit. Gjithsesi nuk më kanë shtyrë me ngulm në këtë drejtim.

M.D – Për arritjet e sukseset tuaja jeni fitues i disa Çmimeve të mëdha nëpër botë, e tani së fundi Bashkia Tiranë ju dekoroi me Çmimin e Lartë "Çelësi i Qytetit". Ç’do të
thotë kjo për ju?


S.P – Eshtë e vërtetë se jam fitues i disa çmimeve nëpër botë, por asgjë nuk arrihet pa sakrificë e përpjekje intensive. Ftesa nga Bashkia e Tiranës ishte e çiltër, e sinqertë. Pati shumë kërkesa për bileta nga publiku. Vura re se kishin dëshirë për të më ndjekur live, pasi kishin kaluar shumë vite që nga hera e fundit që kisha mbajtur koncert atje. Herës tjetër duhet të organizoj një koncert 2-3 netësh për të kënaqur bashkëkombasit e mi artdashës.

M.D – Në karakterin tuaj gjithashtu spikat edhe humanizmi. Së fundi fitimet e koncertit që mbajtët në Tiranë i dërguat për fëmijët e sëmurë.


S.P – Po ashtu ka ndodhur. Ishte dëshira ime që fondet e atij koncerti t’i adresoja për fëmijët e pediatrisë. Menduam që t’i jepeshin fëmijëve në nevojë, të cilët kanë sëmundje terminale dhe janë në fazat e fundit të jetës. Me kërkesën time, kjo iniciativë nuk u bë publike, për vetë faktin se i shërbente një kauze bamirësie që nuk ka nevojë për reklamë.

M.D – Një gjë që i bëri përshtypje artdashësve të muzikës klasike, ishte çmimi i arsyeshëm që vendoset për shitjen e biletave.


S.P - E kam bërë me dëshirë që t’i vendos çmimet e biletave me 30 dollarë, në mënyrë që t’i jap mundësi më shumë njerëzve të vijnë. Pasi jemi në kohëra të vështira e njerëzit vuajnë ekonomikisht. Kur jam në “Metropolitan” sigurisht që vendosja e çmimeve të biletave nuk varet nga unë, por ky është recitali im.

M.D – Faleminderit Saimir e suksese të mëtejshme!


S.P – Faleminderit edhe juve!

Kolonelit që kam përse i shkruaj...



Kujtimit të Ëngjëll Dervishit

Tregim







Nga Përparim Hysi

Ka qenë viti 1982, kur u njoha me kolonelin Ëngjëll Dervishi. Atë kohë ai ishte komandant në një regjiment kondra-ajror dhe, pikërisht atje, në atë repart im bir kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Nëse e mbaj mend vitin, nuk ndodh se kam një kujtesë për t'u patur zili, por ka ca data që nuk i harron dot. Kështu ndodhi dhe me mua. Kur të lexoni më poshtë, as mos u çudisni që veç vitit 1982, mbaj mend dhe ditën: ishte 1 janar 1982. Pra, festa e vitit të ri, dhe, ndërsa unë po e bëja grurë me mysafirin që kisha ftuar për drekë, dhe, ndërsa imeshoqe, jepte e merrte në kuzhinë, befas ndjej që më thërresin. Zëri vinte nga poshtë, në oborr, dhe unë, sado që banoja në katin e dytë të një pallati, e ndjeva mirë që më thërrisinin. Dola në ballkon dhe, kur njoha thirrësin, e ftova që të vinte lart. Ai ngulmoi që të zbrisja unë poshtë dhe, pasi i kërkova lejë mysafirit, zbrita në oborr.
- E di pse të thirra këtu,- më tha ai. Dhe, ndërsa pa shënjën mohuese me kokë, filloi të shpjegohej:
- Nuk doja të shqetësoja Sikën (ishte fjala për time shoqe), por duhet të nisesh urgjent për në Fier,se S... (ishte fjala për timbir), është rrahur me një ushtar që ishte në vendroje dhe ka thyer pushkën që kishte roja.
Sa më tha kështu, tak m'u prish gjithë ai gëzim që kisha duke pritur dhe mysafirin dhe të ftohtët më drodhi dhe zemrën.
- Ka thyer pushkën, në gjuhën e ligjit të asaj kohe, do të thoshte:- Burg, më prit me dyerhapur! Po ku kish kohë për t'u menduar më? Mikut i kërkova leje se nuk do vonohesha as edhe një orë, mora biçikletën dhe u bëra erë për në Fier. Nga shtëpia ime, Fieri nuk është as 4 km larg, por, tek pedaloja si një çiklist në një garë individuale shpejtësie, me mendje qeshë bërë tym dhe ku nuk më shkonte mendja.
Dhe kjo më duhej. Të shkoje në gjyq ushtarak për dy thyerje të rënda: ka sulmuar rojen dhe jo vetëm ia ka marrë pushkën, por dhe e ka thyer atë në dy copa. Por ja,çfarë bën armiku më shumë se sa kaq?!
Ashtu, tym nga koka, mbrrita në Fier, por tani nga do t'ia mbaj? Patjetër, që duhet të takoj o komandantin o komisarin e repartit. Të paktën të nxjerr merakun, se më shumë nuk kam se çfarë bëj. Si i vdekur, hyra tek "Turizimi" dhe recepsionisti që më njihte si pare e kuqe, ma pati:" Ore, por dhe sot për vit të ri, nuk t'u durua pa ardhur këtu për kafe ti?". Kur e pa që nuk isha në të, më pyeti:- Po si e ke hallin, se sikur je prishur në çehre?
-E di,- i thashë,- më bën një nder, Dua të flas në telefon me komandatin e repartit X... Ma zgjati telefonin dhe, pasi formova numrin, duke u dridhur prisja zërin matan.
- Jam babai i ushtar S...,- fola ashtu përmbytshëm. Të më falësh, se është dhe festë, po a ke mundësi që të vish deri tek "Turizmi" për një kafe?
-Po vij,- tha zëri tjetër.
Kur tha kështu, veten e ndjeva pakëz më lehtë dhe, për të qetësuar pak më shumë veten, e ndeza dhe e bëra tym. Isha ulur në një nga tavolinat dhe, kur pashë që erdhi, u ngrita në këmbë.
E ftova dhe, kur zuri vend ballas meje, nuk më la që të flisja.
- E di pse je shqetësuar. Ytbir ka bërë një faj të rëndë. Ka sulmuar rojen në vendroje dhe jo vetëm kaq: i ka marrë pushkën dhe, tek ka dashur ta godasë me kondakun e pushkës, duket pushka ka takuar në çimento dhe është thyer. Kur tha"thyer", mua tak dhe zemra m'u thye dysh. Por unë çuditem me një gjë,- vazhdoi komandanti,- si ai ushtari në vendroje nuk e ka vrarë tëtbir? Kjo do ishte më fatale se sa çdo gjë tjetër. Kur pa që kafja ime u ftoh dhe u bë buzëgjysheje, më tha:-Pije kafen, se t'u ftoh. Isha në repart dhe e mora vesh dhe shkakun e atij sherri aq banal. Tek gjerba gllënjkën e parë, komandanti filloi të më tregojë...

* * *


Ytbir kish shkuar për në banjo. Pak i kapërdisur ai, ytbir, se kushedi se ku kish molloisur një rryp marinari nga ato me tokëz pak si të"artë". Si qejfli që qenkësh, e bënte me solidol dhe nën dritën e diellit shkëlqente. Të gjithë ushtarët e tjerë e kishin ndryshe rrypin e mesit, me tokëz të thjeshtë, kurse ky, bandilli yt sikur bënte vezë të kuqe, me yll në ballë: me atë tokëzën e ndritshme që, kur nuk kishte solidol, e pastronte me pastë dhëmbësh. Dje, kur ndodhi dhe "proçka", paska shkuar në banjo dhe, pasi e ka hequr rrypin, e ka varur në murin e banjos. Kur ngrihet që të marrë rrypin, shikon se rrypi sikur paska bërë këmbë e ka avulluar. Del jashtë me vrap, shikon rreth e përqark dhe asnjë ushtar për be. Vetëm roja,atje në vend roje. Afrohet dhe jo vetëm harron që roja dhe mund të të vrasë nëvendroje, por e sulmon jo vetëm me fjalë, por përleshen turp me trup. Ia merr dhe pushkën dhe, si të thashë, tek maste ta godiste, e theu. Epo tani nuk mbante më ujë pilafi. Siç llogarisja, djali im, e kishte hak si burgun, por dhe më tej: dhe gjyqin ushtarak.
- Komandant,- fola dhimbshëm,- të falnderoj që erdhe, aq më tepër sot, që është ditëfeste. Faji i djalit tim është i lexueshëm dhe kot nuk thonë që atë që të bën fëmija, nuk ta bën as Perëndia.
Por komandanti jo vetëm ishte një oficer i zoti, por ishte njeri me zemër të madhe. Isha në repart, ia tërhoqa veshët tëtbiri dhe ia bëra një pashë, por e mbyllëm këtë ngjarje që desh u bë krejt tragjike. Tëtbiri le t'i bëhet mësim dhe, pasi më përqafoi, ika andej nga kish ardhur. Unë isha gati që ta merrja në krahë që aty nga turizmi dhe deri atje ku kishte shtëpinë.
Nga ana tjetër, mezi prisja që ta shihja timbir, dhe jo t'ia zgjasja veshët e t'ia bëja tërkuzë, por gati që t'ia prisja e ta lija me shënjë për tërë jetën. Se a kishte shaka kaq të"rënda" si kjo që për një tokëzrrypi, të shkoje si qeni në vresht?
Mbrrita në shtëpi, tash i qetë, dhe dreka kaloi vaj , sikur mos kish ndodhur gjë.
Dhe me komandantin u bëmë miq. Xhëku shkëmbenim ndonjë kafe, sado që ai ishte për mish të pjekur. Por...
* * *
Por qëlloi prapë një "thyerje" pushke. Por këtë radhë "thyerjen" nuk e bëri imbir, por unë. Sado që kjo ishte një"thyerje" e një lloji tjetër, prapë ka lidhje me komandantin.
Gruaja e komandantit, Ferzileti, ishte shefe kuadri në spitalin e Fierit. Imeshoqe punonte në maternitetin e Fierit dhe mua më shpuri puna atje , tek zyra e kuadrit. Nuk e mbaj mend se përse vajta, por, siç gjykoja, kisha të drejtë. Kisha të drejtë unë, por nuk gjykonte kështu ajo e kuadrit dhe unë, tip impulsiv dhe fare i padurueshëm, u përlesha me fjalë me të. Aq e humba pusullën, sa harrova që, në fund të fundit, kjo ishte gruaja e mikut tim. U largova tym nga zyra dhe u betova që, për cilëndo arsye më mos shkelja atje. Në fund të fundit, ç'punë kisha atje, kur fare mirë imeshoqe mund t'i zgjidhte vet punët e saj? Sidoqoftë, ndodhi dhe si ndodhi, i kisha rënë në qafë apo më kish hyrë në hak, as që kishte më rëndësi dhe mikut tim as që do t'ia zija në gojë.
Nuk ia zura unë, por ja që ia paska zënë në gojë vet e shoqja. Po unë as do ta kisha marrë vesh këtë gjë. Por ja se si ndodhi. Isha para maternitetit dhe po prisja timeshoqe, kur ndjeva zërin e Ferziletit që më thërriste. Fillimisht, bëra sikur nuk dëgjova, se unë jam iinatçi dhe nuk harroj kollaj, por Ferzileti ngulmoi dhe unë shkova drejt saj.
- Dëgjo,- më tha,- atë zënien bashkë ia rrëfeva Ëngjëllit dhe a e di seç më tha:- Nuk dua që të dëgjoj fare. Fajin e ke patur ti dhe kërkoj të falur Papit!!! Ndaj,- vazhdoi fisnikja Ferzilet,- më fal! Tani më qenë skuqur që të dy veshët dhe, natyrshëm, u bëmë miq.
* * *
Epilog...
Me kolonelin dhe të shoqen e tij, Ferziletin, jemi takuar tek "Taivani" në Tiranë dhe kemi bërë nga një qerre me muhabet. Ashtu si gjuha vete atje tek dhëmb dhëmbi, edhe ne fjalën e kemi çuar tek fëmijtë. Këta, dy çupa i kanë në Belgjikë dhe një në Kosovë. Edhe dy miqtë e mi, kohën më të gjatë e kalojnë pranë çupave. Mirëpo në Begjikë ndodhi hataja dhe, duke menduar se edhe dy miqtë e mi, me siguri janë atje, po provoj t'u bëj një telefon. Me këtë mendim po kthehesha në shtëpi, po mu tek rruga "Myslim SHyri" pashë një lajmërim vdekjeje. Afrohem dhe mbeta për një çast i ngrirë. Komandanti aq i mirë, Ëngjëll Dervishi, kish ndërruar jetë. Lamërimi thosh se do e nisnin në Vinçan nga dhe ishte. Më mbyti trishtimi dhe, si ngushëllim për këtë KOLONEL NJERI, ky shkrim modest imi.
Lamtumirë, or mik i mirë! Dheu të të jetë i lehtë si pupël,se ti veç që qe një ushtarak i zoti, ishe NJERI me zemër të madhe!

Tiranë, 24 mars 2016

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...