Redaksia "Floripress" njofton bashkëpunëtorët dhe lexuesit që adresa elektronike që mund të komunikojnë më Stafin e Agjencionit "Floripress" është sa vijon:
ptcflomed@yahoo.co.uk dhe floribruqi@live.com
Stafi
Agjencioni floripress.blogspot.com
2018/11/07
2018/11/06
Letër nga Amerika ...
…personazhet ne romanet e Camajt jane lisa ne token e lisave!
ZEF PERGEGA
Sipas mendimit tim romani eshte shpirt njeriu, kur flasim per temen e ngjarjeve reale. Shpirt mes shpirtera njerezish dhe lufte mes tyre. Nje bote tundimesh, qe sillet rreth drites se nje zjarri te brendshem e qe gulfon e hera-heres, mbytet ne valen e nxehte te vlimin pa mundur te dale jashte e, hera heres rend neper shtigje te panjohura, ne fillin te holle te ngushtices, sa arrine nepermjet daltes se fjales te na shfaqet ne letren e bardhe, si dielli mes reve.
Nese romani nuk ka shpirt me te gjitha brengat, dhimbjet, shqetesimet dhe me kodet e tij te panjohura, atehere ai kthehet ne lavd ne kopertine me foton dhe bieografine e autorit, ku me shume flasin titujt dhe kredhjet e pafishme ne partituren e fjales dhe mesazhit jetesor. Romani eshte elite dhe si i tille kerkon thjeshtesi elitare dhe talent, per te kapur e trajtuar tema me personazhe e karaktere qe rrjedhin ne lumin e turbullt te koherave, apo qendrojne nen gurin e rende te shekujve.
Shpirti i nje personazhi lufton me shpirtera te tjere. Shpirtbardhe apo shpirtzi qofshin ato. Fitorja e shpirtit te bardhe vjen nepermjet guximit te madh, kembenguljes se pakufishme deri ne vdekje. Ne raport me shpirtin fiton ai qe ne e ushqejme, e ketu dallohet dalta e autorit se si e skalit personazhin e tij, si e vesh dhe si ia pret kostumin, karakterit ne raport me te tjeret. E ne kete beteje midis dy shpirterave vjen ne pytje lartesia intelektuale dhe krijuese e autorit dhe mjetet qe ai perdor per te realizuar nje veper letrare te dinjitetshme dhe pa dyshim ka sukses kur ai nuk i ndane nga koha qe kane jetuar e vepruar. Shume autor i zhvarrosin personazhet nga vendi ku kane jetuar dhe ku kane vdekur, duke organizuar ceremonine e varrimit apo zhvarrimit ne nje dhe tjeter, per tu dukur original dhe zbulues i nje te reje, por qe ka rroba te vjetra dhe pa interes. Sot romani po renkon nga deliri i ketyre njerezve, duke shperfillur edhe disa rregulla te koloseve te letersise kombetare dhe boterore. Por demi nuk eshte kaq i rende, nese keta njerez nuk do te dekoroheshin, si partizanet e luftes pa shkrehur asnje pushke, pasi u hodhen ca lopata Dhe, heronjeve qe nuk bzajne!. Fatet nuk kane moshe. Ato nuk mund te quhen as te vjeter dhe as te rinje. Fatet lidhen ne kohen, por nuk kane dite lindje apo dite vdekje.
Autori Fran Camaj me dy romanet e fundit qe nuk percaktojne fundit, por bazen per tu nisur drejt te tjetrit me te mire, vjen ne trajtesen e romanit si nje jehonte qe del prej llogores se vet, per t’u cliruar nga pengu i gjate i heshtjes se drames qe perjetuan personazhet e tij ne nje treve ne Malesi, te cilen nuk e ka lene ne doren e te tjereve, por e ka marre vete me nje energji pozitive, per ta deshmuar me te gjitha drite hijet e nuret, me krisma te jashtme e me beteja te bredeshme, sic ishin ato njerez qe i dolen zot Malesise, tokes dhe zakoneve te saj. Fran Camaj eshte autor me kembe ne toke e me sy te imet neper plasaritjet e gurit ne galerite e minjeres se shekujve, gjithnje ne zbulime te reja, per te kumtuar fytyrat qe u muruan ne traun e zakonit.
Personazhet e tij nuk dalin nga kupa e shenjte e ujit te pagezimit, por nga shpirti i forte i shkembit te fatit tragjik te Malesise. Fati i tyre jetoi me malin dhe sa mali. Autori Camaj nuk largohet nga vendi i tij nga lokacioni i ngjarjes qe trajton. Ai nuk ka nevoje te hedhe mbi supet kapoten e modernizmit, per te marre arna nga dheu i huaj e per ti dhene force dheut te vet. Jo, ai me te drejte merr floririn e bjeshkes dhe kulles se lashte malesore dhe nga frengjite e saj te patundura u flet te tjereve se ishin, jemi e do te jemi gjalle, keshtu original shiptare, me gjithe boten e ndjenjave, karakterin, gjuhen dhe zakonin. Kesulla e bardhe vetem mbi vetull te malit ka hije e Fran Camaj ua sjell diellin e ndricimit dhe mbijeteses, nepermjet fjales dhe personazheve, aty ne kembet e tij dhe kjo fortesi e ben romanin e tij te lexueshem, te kuptueshme me mesazhe te panumerta, qe varen ne sup te kohes, si frutat e pjekur dhe te virgjer te pemes se Malesise.
E rendesishme eshte te theksohet se Fran Camaj me dallim te shume shkrimtareve qe trajtojne temen e Malesise, personazhet i nxjerr nga hija ne drite duke preferuar te qendroje vete ne hije dhe jo si disa qe i “marrin” personazhet per dore, te shterrur nga shpirti, drejt poltronit, per tu treguar atyre perrala dimri.
Bota e femres malesore, me frytin e barkut te saj, vjen nepermjet penes se Camajt, kapercyer, ndoshta per here te pare koloritin e pejzave te jetes dhe te xhubletes qe veshi. Ajo pra qe fati e kishte mberthyer ne lakun e ngushte te nje fati qe mendohej se kurre nuk do te ndryshonte, e nenshtruar qe vetem duhet te pyeste e kurre te mos pytej dhe kete duhet ta bente vetem nepermjet kuptimit te heshtjes dhe ndryshimt te tiparit te fytyres se burit, mberrine eshte te triumfoje.
Me romanet e fundit “Tobelia e penduar” dhe “Njeriu me mjekerr te thinjur” Fran Camaj tregon se Malesia ka tema thelbesore qe arrijne ne nivelin e romanit dhe ai eshte trajtues tipik i virgjirise se saj. Personazhet e tij me nje thjeshtesi deri ne admirim, nepermjet artikulimit te fjales me mencuri dhe veprimit te matur, dalin nga akulli i ngrire i fatit, triumfal dhe te dashur ne vatren e rrefimit, te cilet te skalitur nga autori na e skalisin edhe ne udhen e shikimit.
Akumulimi intelektual i Fran Camajt është si një gurrë që buron visare epizmi, heroizmi dhe fisnikerie të shpirtit që nuk epet para çdo ligësie. Ai të çon aty ku ka ndodhur ngjarja dhe si një kirurg i zoti operon me bisturinë e fjalës, njollën e keqe të shoqërisë që na bef nga huazimet, ta zhduki, dhe jo si disa nga romancieret e tjerë që flasin me tërkuzen e rrethanave dhe nuk mbetet gjë për kulmin e ndodhisë, në skenen e teatrit e madh të dramave njerëzore. Me ka mbetur gjate ne mendje me profilin e veçantë te romanit “Dosja e Tmerrit” Camaj me virtytin e thinjave të bardha është një za, aty ku ai meket, është një dorë e fortë aty ku ajo ndjehet e dridhur, është një fjalë e madhe aty ku ajo shtypet dhe mohohet!
Tragjizmi arrin kulmin kur nana e Kolës, Stana çel me thonjë dheun e gropës, ku është mbuluar i biri me të tjerë. Dhe pasi e zbulon dhe ia pastron fytyrën nga balta me njolla kondaku të pushkës vrastare, e mbulon me shami dhe aty i biri i flet që ta mbante një amanet, të mos e linte aty, por ta varroste si njeri se nuk kishte bërë asnjë tradheti. Kacneci vjen në fshat dhe i thotë të atit se zyrtari i lartë i partisë komuniste jugosllave duhet pritur mirë me gëzim e hare!
“Duhet të qeshësh dhe ta ngresh në qiell luftën që po bëhet ndaj armiqve të popullit, sidomos atyre të brëndshem. Të distancohesh nga veprimtaria armiqësore e Kolës, birit tënd!”
“Po çfarë krimi ka bërë biri im?! Dhe nana si nana. Shkon dhe e zhvarros të birin natën dhe në dy tre thasë, pa u vënë re nga spiunat i fut kockat e të birit dhe i sjell në shtëpi. Po ku ti varrosnin?! Spiunet, tronditja, ankthi, ideologjia, frika, tmerri, propaganda që krijonte armiqtë e rrëmë dhe urrejta e skajshme për shqiptarin në tokën e vet, nuk të linin të kryhej ceremonia motore, se e kishin shpallur “armik i popullit”
24 vjet ata u prehen nën krevatin e babës dhe nanës, në një gropë me dërrasa të çelur që kur u hodhen themelet e kullës, për të fshehur armet a po sendet e shtrenjta. Frika, për ti vënë kryqin tek koka kockave dhe gjumi mbi ëndërra të llahtarshme, janë një përbindesh qe kaploi zakonin dhe rodin e mishëruar në kanunin e botës aq mistike e aq krenare, deri në shënjtërim të malësorit. Dhe pa asnjë mëdyshje kjo është një nga gjetjet me fenomenale të romanit shqiptar, madje edhe atë ballkanik, të cilën na e zbulon Fran Camaj, njeriu mendimit të thellë, si një eksplorues i minjerës së thesareve të tradites tonë. Më këtë gjetje artistike, Camaj i thotë botës krijuese se në rend të parë jemi ne malësoret dhe shënj që nuk e vret as plumbi i armikut, as ligësia e tradhëtarit, se jemi lis në tokën e lisit. E bash me mbushet shpirti të them se Fran Camaj është një penë e palcës së trungut arbëror, që ka jehonë më shumë së njëqind pushkë në krahët e trimave. Kulla ishte kthyer në një varrëze e shpirti mbërthyer në hekurat e dosjës së tmerrit, për tu trimeruar njera me tjetrin.
Camaj si shpirt i gjalle, nuk ka nevoje te fshihet pas shpirterave te vdekur. Nepermjet personazheve, te cilet i pershkruan me kujdes deri ne detaje te imta ku fshihet bota dhe shpirti i tyre, ai kthehet ne i jetesuar, duke deshmuar me romanet e tij pjekurine e nje letersie ne zhvillim, si per kombin e ne vecanti per Malesine. Malesia me shkrimtare si Fran Camaj po ia kalon legjendave te shtate maleve dhe fiseve te saj. Ky autor brenda “Lisi te Tamlit” dhe “Lisit te Zjarrit” malesor eshte vete zjarr i rrefimit dhe i deshmise, ku mblidhen personazhet, te cileve ua flakeron syte, fytyren dhe karakteret. Ai eshte sfide e shpirtit dhe e provices qe shpesh paragjykohet, duke u kthyer ne nje befasi te kendeshme, sidomos per ato qe kohen e kalojne nen cadren e salloneve. Camaj mban ne dore armen e forte te kurajes malesore. Ashtu si misionaret e besimit, autori i ndjek malesoret edhe ne boten e lire ne Amerike me rolin si misionar i fjales, duke na e sjelle tranformimin e personazheve ne kontakt me kete bote, qe sic eshte e vertete, kalon nga nje cep i lindjes ne cepin me te larget te prendimit ne nje rruge te pameshirshme, asht sic e ka edhe titullin njeri nga romanet e tij. Pakti i rrefimit te thjeshte, sic jane ne te vertete malesoret, spikat si tipar i veshjes se mendimeve dhe shperthimeve te personazheve qe trajton autori. Ky autor nuk rend pas eksperimentesh moderniste, kur vete jeta malesore eshte nje eksperiment me dheun dhe me rrenjet e te pareve dhe ai me fanatizem e ruan tendencen realiste, ku ne qender jane fatet e personazheve dhe ai i Malesise. Dhe kete ai e gjen ne familje qe emigruan ne “Token e Premtuar” apo te enderrave. Familja e Mark Lul Hasit eshte nje e tille, simbol i Malesise dhe i fatit te tij. Ai eshte njohes i realiteteve shpirterore breda nje ligjesie te tradites, zakonit, historise, por dhe i ndeshjes se malesorit me boten e zhvilluar pertej syve dhe imagjinates se tij.
Pikerisht figures së Pal Lulit, tashmë me cilesi të reja, si malesor i shkolluar, njeri mënçur dhe bujar, patriot deri në sakrifice sublime, autori Camaj i ka kushtuar vemendje të vecantë. Ai si nje mjeshter që gdhend detajet e trupit dhe mendimit të një heroi, ka qenë shumë i kujdeshem që personazhin kryesor dhe me nje stilitike, kurora fjalesh me kolor te embel, e mbulon me virtyte të mira, si tharm i pare i tradites malesore që lexuesi ta ndjej veten krenar i të qenurit shqiptar e malesor.
E ne shpirtin realist te “Rruges se Pameshirshme” ne te cilin kuptojme me dallim nga te tjeret, qe ne veprat e tyre e zhveshin shpirtin e personazhit nga ambjeti social dhe kohor, Camaj i perjashton moralizimet apo unin e autorit, duke ua vene veshin mesazheve te qarta dhe porosite qe u japin me te vjetrit, te rinjeve qe duan te largohen nga Malesia:
“…Nuk ju kam rrite per Amerike, por per kete toke qe na lane te paret, per kete gjuhe perendie e per keto tradita…!” se “Amerika ka nevoje vec per krah pune se medjen e ka ble ne te tane boten…!”
Ne bosht te romaneve te Fran Camajt qendron forca edukuese e personazheve, te cilet jane plotesisht te besueshem. Dialogjet e tyre nuk jane stisje e aurtorit, por ato vijne original me gjuhen dhe dialektin qe flitet dhe kjo eshte force, force e pare.
Vizatimi i nje personazhi nuk eshte vetem ai i tipareve fizike, por ne gjinine e romanit eshte dhenja e vorbullesise se mendimeve e veprimeve nepermjet diologjeve te brendeshme individuale apo me njerez te tjere deri ne fundin e kthjellet qe mund te jete pozitiv i bardhe apo negative i zi. Ja si e jep autori dualitetin e personazhit Gjergj, i cili mendonte se do te koritej dhe i vinte keq per prishjen e miqesise me familjen Dedushajve:
“Si guxon vajza ime ta lere te fejuarin, ate fare djali qe ne dac eshte i pashem si asnje tjeter ne fshat e ne dac shkon ne shkolle dhe neser do te behet nje njeri i madh, ne dac eshte nga familja me e mire ne Gropen e Zeze?! Si mendon ajo se do ta lejoi nje gje te tille per Trimin, djalin e shokut tim me te ngushte?!. Edhe si arsyetim ka sjelljen time ndaj gruas qe ne te vertete e rrah ngandonjehere. Syzana, kjo marruar, nuk e sheh qe kete veprim e bejne te gjithe burrat e fshatit?! Don ta zhbeje fejesen dhe te shpallet tobeli qe te mos behet skllave e Trimit!”
Nje vend te rendesishem ne romanet e Camajt ze edhe femra malesore si personazh, e cila nuk ka ardhur ne jete vetem per ta mbushur vatren me vocrrake ne shperngajt e mjerimit, per te bajtur ne shpine turren e druve apo buljeren e ujit, por edhe per te qene zoje shtepie, qe zevendeson burrin ne parmende dhe ne kembezen e pushkes. Besoi se nuk ka shkrimtar te vendit dhe aq me pak nga treva e Malesise sa romancieri Camaj qe ta kete skalitur me dalten e tradites femren malesore e ne kete kend veshtrim sjellim faktin ne romanin “Tobelia e penduar”
Ne funsion te vepres autori i perdor me forcen e personifikimit edhe personazhet e dyta, po aq te fuqishem sa ato kryesore! Sic mund te themi per bashkeshorten e Koles.
“…Ti je e re Coke. Djalin qe linde nuk patem fat te na jetoje. Po nuk patem fat ta vazhdojme as jeten bashke. Most e vije keq aspak. Ndoshta do te kesh fat me te mire se me mua…Cokja nuk mund ti thoshte asnje fjale. Ia shterngoi doren me te dyja duart, ia ledhatuan faqet njeri tjetrit dhe i ndane pergjithmone. Deshironin te shkembenin puthjen e fundit…por i ndanin hekurat e trashe te burgut…!”
Heronjte lindin nga tragjedite dhe pikerisht ne keto situate kunfigurohen personazhet, te cilet nuk dorezohen, por shpesh flijohen. Heronjt dhe martiret jane deshima e te vertetes dhe me kete postulat ne mendje Camaj troket ne dyert e heshtura te historise ende te pashkruar te Malesise. Ne kete kontekst mund te them se personazhet e Fran Camajt ne romanet e tij jane Saga e tragjedise se familjes malesore.
…Syzana vendos vete te shkoje ne shtepine e Lek Dedushajt, per ta lajmeruar per vendimin qe kishte marre. Autori e jep dyluftimin e gjate te mendimit te Syzanes duke u mbeshtet ne kohe e ne kanun, i cili thote se nese vajza heq dore perfundimisht nga martesa nuk i ka asnje borxh te fejuarit pervec unazes dhe dyfishin e pareve qe ka lene diten e fejeses…! Se si rrjedhin ngjarjet, duhet te lexohet romani.
Stil quajmë kualitetet e veçanta të të folurit. Ai është sistem i shprehjes së një vepre, i një autori, i një epoke. Stili është veçanti e autorit ose shmangie nga gjuha e zakonshme. Kjo shmangie shihet në çdo gjë, duke filluar nga ndërtimi i fjalisë e deri tek përdorimi i fjalëve dhe i tingujve të veçantë në fjali. Nje veper artistike nuk mund te jete e sukseshme pa nje stilt te rrjedhshem te rrefimit, pra pa nje qendisje plot ngjyra te fjales dhe pershkrimit te karaktereve dhe situatave. E ne kete kontekst them se Frani i nderton fjalite, dialogjet ne skenen e kontradiksionit figurativ me mjete te thjeshta, autoktone, duke perdor edhe fjale apo shkembim fjalesh nga dialekti malesor me nje fjali te shkurter, por te plote qe shperthen ne dhenjen e idese. Ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur, autori perdor figurat letrare sidomos krahasimin, hiperbolen, alegorine, personifikimin, antitezen.
Figura të fjalëve dhe të shprehjeve: metafora, ironia, sarkazma, perifraza, epiteti. Figurat të fjalorit poetik të leksikut: sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, dialektizmat apo fjalet e krahines, huazimet, per te mos e lene fatin ne dore te tjetrit. Thenjet e mocme te popullit ne gojen e personazheve japing vepres se tij nje vlere te shtuar.”Vetem njehere vjen pranvera tek dera!” Perdorimi i tyre u “ve” flaken emicioneve e m…
2018/11/01
Beteja e Sandër Lleshit, ja dekreti që e liroi nga detyra, si fitoi dëshmpërblim me pagë Gjenerali

Lleshi maj të vitit 2013, është nxjerrë në lirim me dekret nga Presidenti i kohës, Bujar Nishani. Ky propozim është bërë nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami me urdhër Nr. 1093 dt. 27. 05. 2013.
Vendimi i Presidentit është marrë më datë 21 maj të vitit 2013 dhe në të argumentohet se Sandër Lleshi, lirohet nga detyra e Zëvëndësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Po ashtu ai është nxjerrë në lirim dhe nga funskioni i Gjeneralit të Brigadës.
“21 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi
Dekretoj: Neni 1 Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, lirohet nga detyra e Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe del në lirim”, thuhet në dekretin Nr. 8189 e firmosur nga ish Presidentit, Bujar Nishani.
Por pas këtij vendimi, Sandër Lleshi ka ankimuar dekretin dhe urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami në Gjykatën e Tiranës.
Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur 8 muaj më vonë të pranojë ankesën e Sandër Lleshit, si dhe ka vendosur të shfuqizojë, dekretin e Presidentit Nishani dhe urdhin e Ministrit Imami.
Në vendim thuhet se Sandër Lleshi duhet të paguhej nga Ministria e Mbrojtjes për 8 muajt që u nxorr në lirim, si dhe ky shpërblim financiar do ti jepej deri sa ai të sistemohet në një pozicion si ai që mbante.
Por Sandër Lleshi nuk u kthye më në detyrën që mbante, për rrjedhojë ai është paguar edhe për këtë funksion që nuk e ka ushtruar.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, vendosi:
Pranimin e kërkesë-padisë.
Anulimin e Dekretit Nr. 8189 dt. 21. 05. 2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Anulimin e Urdhrit Nr. 1093 dt. 27. 05. 2013 të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Detyrimin e palës së paditur Ministria e Mbrojtjes t’i paguaje paditësit Sander Lleshi, pagën nga data 27. 05. 2013 deri në ditën e sistemimit të paditësit në një detyrë në përputhje me gradën që mban.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur Ministria e Mbrojtjes””, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Ndërkohë që ish-Presidenti, Nishani gjatë një intervistë për ABC Neës ka deklaruar se Sandër Lleshin e ka nxjerrë në rezervë dhe nuk e ka liruar nga detyra. Ndërkohë që dokumenti fakton të kundërtën.
“Për mua ishte një lëvizje e sforcuar. Lleshi nuk ka qenë i shkarkuar por i dalë në rezervë. Zotëria iu nënshtrua rregullit të ushtrisë, qëndroi në kohë për aq kohë që ia lejon grada”, u shpreh Nishani.

Dekreti i ish-Presidenit Nishani
21 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi
D E K R E T PËR LIRIM NGA DETYRA DHE DALJE NË LIRIM
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi, lirohet nga detyra e Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe del në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 8189
Tiranë, më 21.05.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

****
Pas emërmit të Gjeneral Sandër Lleshi si Ministër i Brendshëm,Lindita Çela gazetare e sjell nga arkivi një ngjarje që lidhet me karierën dhe personalitetin e Gjeneralit
Gjenerali paralajmëron katastrofën në Ministrinë e Mbrojtjes. Pse foli, e shkarkuan
Një njeri që ka rrëmbyer tankun për të sulmuar institucionet sigurisht që duhet të ketë një urrejtje patologjike ndaj tyre. Ky nuk është rasti i Sandër Lleshit, gjeneralit që është betuar në mbrojtje të tyre që kur ishte 15 vjeç.
Civil, Sandër Lleshi është më i lirë për të folur për shkarkimin, një rresht letër të Presidentit, e për katastrofën që Arben Imami po shkakton në Ministrinë e Mbrojtjes. Në një intervistë për TemA-n, Sandër Lleshi rrëfen arsyet e shkarkimit të tij. Uzurpimi i institucionit nga Imami duket se është beteja e humbur e gjeneralit.
Z. Gjeneral, dje u vumë ne dijeni se ekziston një dekret i Presidentit që bën me dije shkarkimin tuaj, por në fakt, dekreti nuk është publikuar deri në mesditë e ju nuk jeni njoftuar zyrtarisht. Cili është pozicioni juaj? Ju jeni liruar nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë?
Është e vërtetë që kam marrë dijeni në një rrugë gjysëm zyrtare, për një dekret të Presidentit të Republikës, që flet për lirimin tim nga detyra dhe nga Forcat e Armatosura. Them gjysmë zyrtare, sepse unë kam në dorë dy fotokopje vendimesh që flasin për lirimin tim: një dokument është dekreti i Presidentit të Republikës dhe tjetri është një urdhër i ministrit të Mbrojtjes, i cili thotë se brenda datës 29 maj duhet të dorëzoj detyrën time. Megjithatë, edhe pse nuk kam ende një njoftim zyrtar, unë e konsideroj të mbyllur këtë çështje. Sot jam i liruar nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Z. Lleshi, a ka ndonjë motiv ligjor mbi të cilën është argumentuar lirimi juaj nga funksionet drejtuese dhe nga Forcat e Armatosura?
Fatkeqësisht nuk ka asnjë motiv dhe asnjë bazë ligjore. Dekreti që urdhëron lirimin tim është një rresht e gjysëm tekst. Urdhërohet lirimi, por nuk jepet asnjë motivacion dhe arsye. Me aq sa pashë, me trishtim konstatoj se dekreti është krejtësisht i pambështetur në ligj. Nuk duhet shumë kohë e as ekspertizë ligjore apo profesionale për të kuptuar se dekreti është më shumë se i gjymtë. I gjymtuar në thelbin e tij, dekreti nuk i referohet as formalisht ligjit për gradën dhe karrierën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ligj i cili rregullon gjithë detajet, gjithë ciklin e jetës së një ushtaraku në Forcat e Armatosura, nga momenti i rekrutimit e deri në daljen e tij në pension. Ky dekret lirimi, jo vetëm që nuk përputhet në asnjë germë të tij me këtë ligj, por Presidenti as nuk i referohet, të paktën formalisht.
Z. Gjeneral, shkarkimi juaj thuajse është i papritur. Pak ditë më parë ju ishit ideatorë të një aktiviteti të rëndësishëm në kuadër të aderimit të Shqipërisë në NATO. Dukej se karriera juaj vazhdonte normalisht. Sipas gjykimit tuaj, përse vendosi t’ju shkarkonte nga detyra Presidenti i Republikës?
Kjo është një pse e madhe, e cila më mundon dhe mua. Do më duhet pak kohë për ta kuptuar psenë. Normalisht përgjigjen e saj duhet ta kishin dhënë ata persona që kanë vendosur lirimin tim nga detyra, që është një veprim i madh dhe i rëndësishëm. Këtu nuk bëhet fjalë për mua si individ. Dekreti ka rëndësi sepse janë liruar nga detyra tre gjeneralë, që në një farë mënyre janë 30 përqind e gjeneralëve të Forcave të Armatosura, ose kupola drejtuese e saj. Arsyen unë nuk e di. Por duke mos pasur një arsye zyrtare, kuptohet që njeriu do gjykojë mbi deduksionin se kush mund të jetë arsyeja e vërtetë, apo se kush qëndron pas rreshtave të dekretit. Duke qenë se dekreti është i jashtëligjshëm, dhe arsyet për të duhen gjetur jashtë ligjit. Kjo për arsyen e thjeshtë se ligji e ka përcaktuar në mënyrë taksative kur një ushtarak largohet nga Forcat e Armatosura. Asnjë prej tyre nuk besoj se plotëson largimin ndaj më lë të kuptoj se bëhet fjalë për një arsye përtej ligjores. Unë mendoj, dhe jam i bindur, se gjithçka ka lidhje me qëndrimet e mia, me profilin tim, me identitetin tim profesional në karrierën time, por kryesisht ka lidhje me qëndrimet e mia, të cilat janë artikuluar në mënyrë konstante gjatë viteve që isha në atë detyrë. Qëndrime, të cilat mund të them se jo rrallëherë, por shpeshherë, kanë rënë ndesh me qëndrimet e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për qëndrime që trajtojnë parimet të mëdha të funksionimit dhe drejtimit të Forcave të Armatosura. Unë këto i kam thënë zyrtarisht. Gjithçka që them sot, e sidomos ato që do të them nesër publikisht, unë i kam thënë zyrtarisht. Kam kënaqësinë dhe krenarinë të mos them gjëra që janë post factum, pra mbas lirimit, por ajo që do të bëj është thjesht se do të sjellë edhe në vëmendjen e opinionit publik problematikën që i kam thënë zyrtarisht. Fakte dhe problematika, të cilat ia kam drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Kryeministrit të vendit, Kuvendit të Shqipërisë, ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Në kohën ku unë kam pritur përgjigje, reagime, korrigjim kursi në lidhje me problematikat që unë kam evidentuar, unë marr këtë dekret. Si duket zgjidhja është gjetur tek largimi im.
Z. Gjeneral, teksa ju thoni se për problematikat e konstatuara keni vënë në dijeni institucionet më të larta të vendit, kujtoj se të njëjtën gjë ka bërë edhe ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, para se të ndodhet tragjedia e Gërdecit. Ekzistojnë dhjetëra dokumente që z.Hoxha i përcillte Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit, Ministrit, për problematikat, ku mos reagimi shkaktoi 26 të vrarë e disa fshatra të rrafshuara. Mos jemi sërish në të njëjtën situatë?
Nuk mund të them se sërish jemi përballë një tragjedie apo katastrofe sa ishte tragjedia e Gërdecit. Por them me bindje se jemi përballë problemeve serioze, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe jo dekrete shkarkimi.
Që janë?
Unë nuk jam sot i gatshëm të merrem me detajet e këtyre probleme, por i premtoj publikut se në një kohë shumë të shpejtë do t’i bëj me dije. Por mund të them se janë probleme që mua më kanë shqetësuar vazhdimisht e që kanë të bëjnë me raportet me NATO-n, me nevojën për një thellim të reformave të transformimit të Forcave të Armatosura, si forcë e një vendi anëtar të NATO-s. Kam pasur dhe vazhdoj të kem shqetësim të madh mbështetjen me buxhet të Forcave të Armatosura. Probleme këto, të cilat kanë pësuar tronditje të thellë dhe që janë në kundërshtim me premtimet tona zyrtare në aderimin në NATO. Janë probleme që kanë të bëjmë me trajtimin e njerëzve me uniformë, të atyre njerëzve që mbajnë në këmbë Forcat tona të Armatosura. Janë probleme që kanë të bëjnë me menaxhimin e personelit ku janë evidentuar në vijueshmëri probleme të mëdha. Janë probleme të përqendrimit absurd dhe absolut të të gjitha kompetencave në një dorë, në nivelin politik të drejtimit, pra tek ministri i Mbrojtjes. Kompetencat administrative kurrsesi nuk duhet të plotësohen tek kompetencat politike, duhet të ketë një ndarje të qartë mes tyre. Marrja e të gjitha kompetencave në një dorë hap të gjitha dyert.
Z. Gjeneral për këto arsye kemi një ushtri që është në dispozicion të z. Imami dhe në fushatën e tij elektorale?
Unë e them me trishtim, me dhimbje, që kjo është e vërtetë. I jam drejtuar me shkrim dhe i kam kërkuar zyrtarisht ministrit Imami që të heqë dorë në keqpërdorimin e Forcave të Armatosura jashtë funksionit të tyre. Në kohën e përshtatshme do i bëj publike dhe këto. I kam kërkuar zyrtarisht, profesionalisht dhe me një ndjenjë qytetare dhe patriote ministrit që të mos përdorë asetet ushtarake, të cilat janë të destinuara për të përballuar emergjencat civile, atëherë kur vendi ka nevojë për to, por jo në kushtet jashtë emergjencës. Në fakt po ndodh e kundërta. Po përdoren asetet e parashikuara për emergjenca civile në kushte normale.
Z. Gjeneral, mos ndoshta këto kundërshti tuajat kanë iniciuar edhe nismën e ministrit Imami për shkarkimin tuaj?
Patjetër që po. Presidenti ka vepruar në përgjigje të propozimit të Ministrit të Mbrojtjes.
Z. Lleshi, tashmë Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Janë disa reklama të qeverisë që e trumbetojnë fortë këtë si një sukses, por shkarkime të tilla, të jashtëligjshme si dhe ju thoni, në nivelin drejtues së ushtrisë, a ndodhin në vendet e kësaj aleance?
Jo. Kurrsesi. Dhe për këtë ju garantoj. Kam kaluar vite jashtë vendit, një pjesë të madhe të karrierës e kam kaluar në këto vende, jam familjarizuar me praktikat e tyre të funksionimit të ushtrisë, ndaj ju them me kompetence se kjo nuk mund të ndodhë. E them me të madhe. Nuk mund të lirohet numri dy i Forcave të Armatosura pa një kontakt sy më sy me Presidentin, me Kryeministrin e Ministrin e tij. Pa një protokoll, pa një ceremonial. Në shtetet normale dhe ligjore organizohen dhe parade ajrore apo tokësore, dhe kjo nuk bëhet për personin, por për respektin që shteti ka ndaj pozicionit dhe institucioneve. Por ne jemi, për fat të keq, vite drite larg. Unë thjesht ndjej një trishtim të thellë që Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka hedhur firmën në një dekret, i cili nuk ka asnjë mbështetje në ligjet e këtij vendi dhe as në parimet në të cilat mbështet aleanca në të cilën ne aderojmë.
Atëherë ju e keni krejtësisht të lehtë për të fituar betejën ligjore me Presidentin e Republikës?
Procesi ligjor është gjëja më e thjeshtë. Aktualisht, Presidenti i Republikës ka mbi tavolinë katër dekrete të rrëzuara për shkarkimin e gjeneralëve në mënyrë të jashtëligjshme nga Forcat e Armatosura. Çështja ime është më e thellë dhe më alarmante.
Aq alarmante sa të shkaktojë dhe reagimin e strukturave të partnerëve tanë?
Që kjo do të mbahet shënim, nuk ka asnjë pikë diskutimi. Por nuk besoj se do të ketë një reagim zyrtar sepse shtetet dhe strukturat kur ne aderojmë respektojnë sovranitetin e një shteti. Në një vend të lirë reagimet bëhen nga institucionet. Nëqoftëse institucionet e këtij vendi gjykojnë që nuk kanë nevojë më për kontributin tim, personalisht nuk kam asnjë problem. Por nëqoftëse institucionet e këtij vendit ia lejojnë luksin çdokujt për të shkelur ligjet në mënyrë brutale, atëherë do të ketë pasoja. Unë po ju them, me përgjegjësi të plotë, që për shkak të vendimeve të paligjshme të marra nga ministri i Mbrojtjes, shteti shqiptar paguan dëmshpërblim ndaj personave të dëmtuar padrejtësisht nga autoritetet e ministrisë një faturë miliona dollarë. Është fatura që e paguajnë qytetarët shqiptarë për shkak të qëndrimeve dhe vendimeve të papërgjegjshme, aspak profesionale dhe arbitrare të drejtuesit të Ministrisë së Mbrojtjes.
E keni fjalën për z. Imami?
Kjo faturë është agravuar në mënyrë eksponenciale gjatë viteve të fundit, sidomos në periudhën që drejton z.Imami. Rasti im është një grimcë e papërfillshme në morinë e shkeljeve dhe problematikave që ka ky institucion, dhe pse ka një peshë specifike të caktuar.
Z. Gjeneral, nisur qoftë dhe nga përditshmëria juaj, a gjeni tek vetja ndonjë veprim që ka rënë ndesh me detyrën apo betimit që ju keni kryer?
Kjo është çështja më e thjeshtë për mua. Jo në çdo sekondë, por që nga data 1 shtator e vitit 1978 e deri më sot, pra që në moshën 15- vjeçare e deri më tani, nuk ka asnjë nanogram apo asnjë veprim që bie ndesh me betimin tim ndaj Flamurit dhe ligjit. Përkundrazi. Është një karrierë e vlerësuar në çdo aspekt, qoftë brenda apo dhe jashtë vendit. Nuk kam shkelur kurrë ligjet e shtetit tim. Betimi që kam dhënë është një vendim i pacenueshëm. Në shërbim të këtij betimi vjen dhe fjala ime. Po ju rrëfej një thënie që qarkullon shpesh mes nesh. Nëse një gjeneral flet me zë të lartë, për të trajtuar problemet e Forcave të Armatosura të sigurisë dhe të atdheut, ai rrezikon karrierën, familjen apo dhe të ardhmen e tij. Por nëse ai hesht, rrezikon atdheun e tij. Tani përballë këtyre dy rreziqeve, unë po zgjedh të flasë.
Atdheu unë është në rrezik?
Unë kam zgjedhur për të folur. Dhe jo sot. Sot po flas publikisht. Kam kohë që flas në mënyrë institucionale.
Në mënyrë institucionale foli edhe ish- Gjeneral Luan Hoxha, por ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Unë them që Gërdeci tërhoqi tragjikisht vëmendjen ndaj Forcave të Armatosura, dhe duhej të ndodhte ajo katastrofë për të kuptuar shumë gjëra që nuk shkonin në Forcat e Armatosura, por unë nuk dua të flas për këto tani. Unë dua të them që drejtimi aktual i Ministrisë së Mbrojtjes ka evidentuar probleme të mëdha, probleme të cilat kanë konfliktuar ministrinë me opinionin publik.
Z. Lleshi, ju keni 36 vite që i shërbeni vendit. Keni një karrierë të admirueshme, e cila pritet në mes me një dekret të Presidentit. Sot jeni i veshur civil, si ndiheni?
Është një ndjenjë komplekse. Nuk mund ta përcaktojë atë që ndjej. Ndiej gjithçka. Ndihem krenar, i plotësuar, i rrethuar nga shumë miq. Por gjithashtu ndjej trishtimin, ndjej boshllëkun. Kam një jetë të tërë ushtarak e nuk gjejë fjalë për ta përshkruar. Vetëm ai që e ka përjetuar e di se çfarë është përgjegjësia dhe jeta e një ushtaraku, mund ta kuptojë se si ndihem sot. Është diçka e cila nuk mund të shprehet. Mund të më kuptojnë ata që e kanë veshur uniformën për 30 vjet. Ata që i kanë hequr vetes lirinë për t’i shërbyer vendit. Duhet ca kohë për t’u kuptuar kjo. Uroj të ndodhë.
****
Rreth komenteve të Bujar Nishanit për Sandër Lleshin!
Nga Elida Buçpapaj
Kur pashë reagimin e Bujar Nishanit për Sandër Lleshin, kandidatin për Ministër të Brendshëm, ndjeva nauzea!
Nuk e marr në mbrojtje Sandër Lleshin, sepse ai do ta tregojë veten se cili është.
Uroj që të mos ketë vëlla a të afërm, fis e farë si pararendësit.
Nuk mund të ndyhet individi nga veprat e ndyra të njerëzve të afërm,
por individi nuk mund të mbajë pozita shtetërore sepse edhe sikur ta kryejë detyrën me devotshmëri, opinioni ngre dyshime për konflikt interesi.
Por reagimi i Bujar Nishanit ishte gërditës!
E kam parasysh Bujar Nishanin që të gjithë karierën e tij ia dedikon vetëm Sali Berishës! Për servilizëm shterrues.
Nuk e zgjidhte askush president me votë popullore as deputet me garë të ndershme vlerash Bujar Nishanin.
E kam parasysh këtë Bujar Nishanin, që ka firmosur dekredet presidenciale për ambasadorë të dhëndërrit të Lenka Çukos e të tjerëve të kësaj kategorie nga nomenklatura ish-komuniste dhe këtë Bujar Nishanin që nuk firmosi dekretin për Ambasador të Visar Zhitit, një personaliteti të shquar të kulturës shqiptare dhe një të burgosuri politik në burgjet e diktaturës!
S’ka moral Bujar Nishani të bëjë moral lartë e poshtë, i ftuar në studio televizive ! As moral s’ka, as kapacitete dhe as merita!
I ftuar tek News24, Nishani u shpreh se “ministri i ri i Brendshëm, gjeneral Sandër Lleshi, është një ekstremist politik që ka fyer kushtetutën”.
Do të qe skandaloze nëse do të ishte e vërtetë!
Por si fakt dihet se në 28 majin e vitit 2013, një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013, presidenti i Republikës asaj kohe Bujar Nishani nënshkroi shkarkimin e ardhur nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami të tre gjeneralëve të FA, midis tyre gjeneral brigate Sandër Lleshi, i cili ishte edhe zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë!
Gjeneralët e FA dhe zvshefi i shtabit shkarkohen vetëm për arsye madhore, për grusht shteti, tradhëti apo shkelje të Kushtetutës!
Nuk ekziston asnjë fakt i tillë për të lartpërmendurit, aq më tepër kur dihet se Sandër Lleshi e fitoi gjyqin. Kështu shkelësa të kushtetuetshmërisë dalin Arben Imami dhe Bujar Nishani, dy të emëruar politikë nga njëshi, që i janë falur njëshit sikur të jetë Atdheu dhe Kushtetuta.
Për arritjet personale si ushtarak s’kam se çfarë të them, por sa i përket karierës, majat më të larta Sandër Lleshi i arriti kryesisht kur ka qenë PD në pushtet, ndërkohë që opinioni publik nuk ka asnjë veprim të tij evidentues të ekstremistit apo të shkelësit të Kushtetutës. Ndërsa shkarkimi i tre gjeneralëve të FA një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare është një akt i paprecedent!
Prandaj komentet e Bujar Nishanit janë të pështira.
Sepse opinioni publik ka para sysh puthadorjen e llojit të Bujar Nishanit ndaj eprorit politik, pa të cilin puthadorësit e llojit të Bujar Nishanit nuk do të përfitonin asgjë nga ato që kanë përfituar. Populli nuk do t’i zgjidhte as presidentë, as nuk do t’i votonte dhe televizionet nuk do t’i intervistonin. Kategori si e Bujar Nushanit, nuk kanë kredite besueshmërie, pasi karierën dhe pushtetin e kanë të dhuruar jo të fituar me merita!
Prandaj Shqipëria ka nevojë për reformë zgjedhore, por kjo është temë tjetër!
Sa për Sandër Lleshin, ky e ka me merita gradën e gjeneralit të FA të Shqipërisë, partnere e Aleancës Verio-Atlantike.
Tani pritet të provohet si MB.
Përpara ka një detyrë shumë të vështirë!
Nga Fritz RADOVANI: DOSJA 1108: NDUE MIRASH PALI…
2 NANDOR 1945
ZALLI I KIRIT SHKODER

NDUE PALI (1922 – 1945)
ZALLI I KIRIT në Shkoder, jo pak djelm si Ndue Pali ka kalbë në lule të Rinisë. Edhe krimineli Aranit Çela, mik i tiranit Enver Hoxha, jo pak plumba mbas koke ka shprazë aty n’ atë Zall të bardhë si biluri pranë atij Muri Gjakut, rrethues i Rrëmajit .
Kaçubat e ferrave me kandilat e ndezun brij Pendës, nuk harrohen asnjëherë prej nesh!
Ashtusi shprazjet e pafund të automatikëve vrastarë që nuk pushuen asnjëherë...
DOSJA 1108: NDUE MIRASH PALI…
“ V.F.L.P.
Proçes- verbal
I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij.
Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.
Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!
Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve!
Të fala familjes.
Prokuror (Aranit Çela) d.v.”
14 KORRIK 1945 Asht dita e zezë që u dha “Vendimi me vdekje, me pushkatim”.
Arkivi ruen edhe një letër që Ndue Pali i dërgon Riza Danit, me anë të së cilës Ndou i kërkon Rizasë, mundësinë e ndërmjetsimit për me u dorzue.
Mbrojtja e Avokat Paulin Palit ka titullin “Liri, Nderë e Burrni”.
15 GUSHT 1945: Aty rreth orës 3.30 e mëngjezit, kur rojet e Burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët e sigurimit të shtetit per me marrë të dënuemit me vdekje me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët vrasës e katila të sigurimit të Degës së Mbrendshme të Shkodres, gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare prej katilash të panjohun nga historia e Popullit të pafajshem.
Heroizmi i Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm perjetsisht në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë. Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve barbare në gjithë Shqipninë e robnueme nga sllavokomunistët.
2 NANDOR 1945 Si gjithmonë, Shkodra kujton të vdekunit. Ishim ndër vorret e Rrëmajit që atë ditë marrin një pamja madhështore nga vizitorët. Papritmas u hap fjala, se mbas murit të vorreve, në Zallin e Kirit, pranë Çinarëve, janë rregullue disa vorre të njerëzve të pushkatuem. Si fëmijë kaluem mbas Pendës së Kirit kur, shka me pa me sy?! Një korte i vërtetë njerzish. Drejtë me Çinarin e dytë ishin pesë vorre të bame me gurtë e Zallit të Kirit, të mbuluem me guraleca të vegjël, të bardhë si biluri. Tre prej tyne me kokë nga Penda e Kirit ishin me Kryqa, ndërsa dy që hynin ndërmjet me fëtyra përballë atyne të treve, kishin shenjën e Myslimanëve. Ndër të gjithë shenjat varëshin fotografi të mëdha (rreth 35x50 cm.). Ishin Portretet Atyne djelmëve të pushkatuem në lule të rinisë. Tek koka e sejcilit vorr ishte e ulun kacuk Nana ose një i afërm i të vramit. Mbi gurët anësor të vorrit ishin të rreshtueme cigare, të cilat, dy a tre nga të afërmit ose miqtë që rrinin në kambë, ua shpërndanin burrave që vinin aty dhe i banin ngushllimet.
Kujtoj, se mbi vorrin e Ndue Palit e Kol Sokolit kishte edhe fruta tek fundi i vorrit Tyne. Ishte zakon i malëve. Në mes të Ndout e Kolës, me fëtyrë përballë, ishte Caf Meti. Emnat tjerë nuk i kujtoj. Nën fotografia kishte lule të bardha dhe të freskëta që na kujtonim se lagëshin nga lotët e atyne Nanava me futa të zeza e degërmia të bardha, Ato vetem u merrnin erë atyne luleve, por jo, jo tue kja loçkat e zemrës së Tyne, që ua kanë tha Shpirtin për gjithë jetën. Asnjenës nuk i pashë pikë loti!..

Aty kuptova se Herojtë Nanat Shqiptare nuk i vajtojnë!..
Për pak minuta erdhën disa makina me ushtarë të mbrojtjës, filluen me vrritë si bishat e tërbueme. Kur filluen krizmat e automatikëve na ikëm me vrap prej frikës.
Mbas asaj ngjarje nuk bahej fjalë ma për vorre të pushkatumëve. Aty ai vend u mbush me pleh e mbeturina, me kafshë të ngordhuna, me pisllëkun e pusave të zezë të qytetit, që karrocat hillnin sipër me zhdukë çdo gjurmë. Aty-këtu filloi ndërtimi i ndonjë shtëpisë ku Sigurimi, solli të besuemit e vet me qëndrue gjithënjë në roje t’ atij vendi.
Megjithatë, kishte ndër kaçuba e ferra ndonjë qiri të ndezun e të futun mbrenda në një kuti teneqeje që mos të fikej. Ai qiri derdhte lotët e tij në atë vend të bekuem...
Ishin Lotët e Nanave Tona që nuk u thane kurrë...Asnjëherë! U vorrosen me lot perfaqe!
Edhe “Rilindja” atë detyrë ka... Me Lot’ e Vaje Nanash me mbytë Shqipninë...
E Ajo pra, asht bash Shqipnia e Gjergj KASTRIOTIT – SKENDERBEUT !
Melbourne, 1 Nandor 2018.
*****
“V.F.L.P.
Proçes-verbal
I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
Ndue Mirash Pali
dhe
Caf Meti,
nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkurë, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipendente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!
Të fala familjes.
Prokuror (Aranit Çela) d.v.
2018/10/31
Nga Flori Bruqi : Nivelet e larta të dopamines ne tru na shkakton humbjen nga realiteti.
Një fëmijë hiperaktiv? Si ta dalloni dhe si të silleni me të
Për fëmijët është normale të vrapojnë, të kërcejnë dhe të jenë vazhdimisht në lëvizje. Por, kur kjo sjellje tipike kalon në hiperaktivitet, respektivisht në sindromën ADHD, atëherë duhet të tregohet një vëmendje dhe kujdes i veçantë.
I nevojshëm është këshillimi me psikologun, por janë edhe disa sjellje të thejshta që ju vijnë në ndihmë në rast se vëreni këto simptoma tek fëmija juaj.
Ekzistojnë tri lloje të ndryshme të sindromës ADHD: kryesisht të pavëmendshëm, kryesisht hiperaktivë-impulsivë, dhe tipi i kombinuar.
Fëmijët të cilët kanë tipin e parë të kësaj sindrome janë kryesisht të pakujdesshëm, kanë shumë vështirësi të përqëndrohen në detaje, janë të paorganizuar, të shkujdesur, harrestarë, i humbin gjërat dhe vazhdimisht gabojnë.
Të vegjlit të cilët janë hiperaktiv-impulsiv janë gjithmonë në lëvizje: vrapojnë, kërcejnë dhe ngjiten kudo dhe në çdo vend, janë të zhurmshëm dhe i ndërpresin të tjerët.
Natyrisht, të gjithë fëmijët shfaqin disa nga këto simptoma kohë pas kohe, mirëpo fëmijët hiperaktiv shfaqin shumicën e këtyre simptomave vazhdimisht dhe në ambiente të ndryshme. Ky çrregullim i sjelljes fillon para moshës shtatë vjeçare dhe me kohë dobësohet apo zbutet.
Edhe pse sindroma ADHD mund të zhvillohet tek secili fëmijë, ata të cilët kanë një histori familjare me këtë sindromë janë më të rrezikuar. Gjenet luajnë rolin kryesor në rreth 75 për qind të rasteve të fëmijëve hiperaktivë.
Gjinia është po ashtu me rëndësi, meqë djemtë e kanë këtë sindromë dy deri tri herë më shpesh, megjithëse shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar arsyen.
Rreziqet e tjera janë ekspozimi para lindjes në tym të duhanit, oksigjeni i pamjaftueshëm gjatë kohës së lindjes, helmimi me plumb, statusi i ulët socio-ekonomik ose depresioni dhe problemet tjera shëndetësore-mentale të njërit prind.

Çrregullime me simptoma të ngjashme
Shumë çrregullime të tjera mund të duken si ADHD, kështu që është me rëndësi vitale që fëmija të kontrollohet dhe vlerësohet hollësisht para caktimit të diagnozës. Për shembull, fëmijët që janë kronikisht të pagjumë për shkak të apneas, fëmijët me dëmtime dëgjimi dhe fëmijët me probleme shikimi, po ashtu mund të shfaqin disa simptoma të ngjashme me këtë sindromë.
Nëse pediatri përjashton faktorët fizikë, ekspertët rekomandojnë një vlerësim psikologjik, si hap të ardhshëm. Rreth gjysma e të gjithë fëmijëve me sindromën ADHD kanë të paktën edhe një çrregullim tjetër të sjelljes.
Jeta me sindromën ADHD është një sfidë e përditshme për fëmijën, por edhe për më të afërmit e tij.
Disa këshilla mund të ndihmojnë në zbutjen e stresit të tërë familjes:

• Lavdërojeni për ndonjë sjellje të caktuar të cilën dëshironi që ai ta përsërisë prapë. Për shembull: “Shkëlqyeshëm i ke rregulluar lodrat e tua”. Fëmijët me këtë sindromë i pranojnë më pak shtytjet pozitive, por megjithatë ndaj tyre reagojnë më mirë se ndaj kritikave.
• Shikojeni fëmijën tuaj në sy dhe i thoni se çfarë duhet të bëjë hap pas hapi. Në këtë mënyrë do ta dini nëse ju dëgjon.
• Shpërblejeni për sjellje të mirë dhe ndëshkojeni për sjellje të keqe – menjëherë. Fëmijët hiperaktivë e humbin shpejt lidhjen mes veprimeve të tyre dhe pasojave të vonuara.
• Ofroni nxitje konkrete, sepse këta fëmijë hutohen lehtë nga tundimet përreth. Jepni një shpërblim konkret, në mënyrë që ta mbani në rrugën e duhur. Për shembull, zgjateni lojën për gjysmë ore, nëse fëmija bën atë që ju kërkoni nga ai.
Joseph M. Carver, Ph.D., Clinical Psychologist
Gjate viteve, zhvillimet ne neurologji dhe studimet shkencore e kane thjeshtezuar menyren se si psikologet, psikiatrit dhe te tjeret e diagnostikojne dhe I trajtojne problemet mendore. Ne mbi 100 vjet trajtimi mjekesor, symptomat dhe trajtimi I disa gjendjeve mjekesore kane ngelur te pandryshuara. Crregullimet psikotike, ku pacienti nuk ndan realitetin me fantazine e tij manifestohen ende me zera. Pacientet me depresion akoma vazhdojne te mos flene dhe te jene te shqetesuar nga e kaluara. Femijet hiperaktive akoma shfaqin nje mospushim te pakontrolluar.

E gjithe pamja u be me e qarte kur u zbuluan kimikatet “neurotransmetuesit” ne trurin e njeriut. Truri perbehet nga biliona neuronesh ose qeliza qe duhet te komunikojne me njera tjetren.Komunikimi ndermjet neuroneve mban gjithe funksionimin e trupit, na informon ne kur nje mize na vjen ne dore ose kur ne kemi nje dhimbje. Komunikimi ndermjet neuroneve kontrollohet nga tipi dhe niveli i neurotransmetuesve. Neurotransmetuesit jane substanca kimike qe kontrollojne dhe krijojne sinjalet ne tru , brenda neuroneve edhe ndermjet tyre. Pa neurotransmetues nuk do te kishte komunikim ne tru. Zemra nuk do merrte sinjal per te rrahur dhe kembet dhe duart nuk do te dinin si te leviznin.
Duke zbuluar me shume per neurotransmetuesit ne filluam te kuptojme se kush nga transmetuesit kontrollonte disa levizje te caktuara te trupit ose kush ishte i lidhur me veshtiresi emocionale ose psikotike. Serotonina nje neurotransmetues ishte i lidhur me temperaturen e trupit dhe me onset te gjumit(Kalimi nga gjendja zgjuar ne gjendje gjumi- psh me anestezi kalon direkt ne gjendje gjumi faza para gjumit eshte ~0 s). Studimet e lidhen gjithashtu Serotoninen me depresionin dhe me vone me varietete te tjera te shendetit mendor si anoreksia dhe obsesiv-kompulsive disorder.
Studimet vazhduan dhe ato treguan qe ka lidhje ndermjet sasise se neurotransmetuesve dhe prezences se simptomave specifike psikiatrike.
Studimet ne fushen e neurologjise kane gjetur mbi 50 neurotransmetues ne tru. Kerkimet thone gjithashtu qe disa nga neurotransmetuesit jane te lidhur me problemet mendore- Dopamine, Serotonin, Norepinephrine, and GABA (Gamma Aminobutyric Acid). Pak ose shume nga keta neurotransmetues dihet tashme qe prodhojne kondita psikiatrike si schicofrenia, depresioni bipolar ose obsessive-compulsive disorder dhe ADHD.
Duke mos pasur nje tregues te neurotransmetuesve shume profesioniste i vleresojne keta neurotransmetues duke pare per tregues te tjere si mendimet, sjellja, humori, perceptimi dhe te folurit qe konsiderohen te lidhura me disa neurotransmetues. Kjo mund te shprehet me mire ne trajtimin e individeve me depresion.Psikologu shume shpesh duhet te ndaje ata qe do te perfitonin nga keshillimi me ata qe kerkojne keshillim dhe nje mjekim me antidepresant. Celesi eshte ne te venit re te simptomave qe dihet qe kane lidhje me ndryshimet kimike ne tru. Per shembull gjendja e depresionit prodhon shpesh fytyre te merzitur, shqetesim,sjellje pesimiste dhe gjera te tjera por nuk krijon ndryshime te gjata ne simptoma fizike si interesi sexual, uria apo gjumi.Prania e zgjatur e simptomave fizike na tregojne se neurotransmetuesit kane ndryshuar.
Aspektet teknike se si nivelet e neurotransmetuesve, simptomat psikiatrike qe ata prodhojne dhe si veprojne ilacet ne ulje ngritjet e niveleve te ketyre neurotrans mund te jene shume komplekse. Per kete arsye e njejta procedure qe shpjegon kushtet mjekesore ku mjekimi sjell simptomat mund te perdoret per te ndryshuar gjendjen.
Pacientet me tension te larte diabetiket, ose me kolesterol te larte informohen qe kimia e trupit te tyre eshte rritur ose ne disa raste edhe eshte ulur keshtu qe duhet te rregullohet me ilace.
Per shume vite , profesionistet e fushes psikike kane perdorur termin “crregullim kimik” te shpjegojne nevojen e mjekimeve qe perdoret ne trajtimin e gjendjeve mendore.Ky shpjegim I thjeshte dhe I perhapur ve ne dukje qe gjendja eshte nje problem mjekesor dhe mund te trajtohet me mjekime. Termi “crregullim kimik” reflekton gjithashtu menyren e trajtimit duke evidentuar neurotransmetuesit qe jane te perfshire ne gjendjen klinike me simptomat e saj dhe me ane te mjekimit, perpiqet ti kthej neurotransmetuesit ne gjendjen e tyre normale.
Niveli i neurotransmetuesve dhe gjendja juaj emocionale
Gjendja jone emocionale eshte nje kombinim i sjelljes, personalitetit, sistemit mbeshtetes dhe niveleve te neurotransmetuesve ne tru. Sjellja positive dhe niveli i neurotransmetuesve ne tru na ndihmojne ne gjate veshtiresive te jetes dhe nje suport i mire nga familja dhe shoqeria eshte gjithashtu i vlefshem gjate koheve te veshtiresise. Pavaresisht gjithe ketyre rezervave ka kohe kur eksperiencat tona dhe ndodhite e jetes na ndryshojne stusin e neurotransmetuesve. Si nje makine e mbinxehur ne fillojme te kemi veshtiresi te sillemi dhe te operojme brenda normales.
Ne jemi te gjithe te rrezikuar per ndryshime ne trurin tone. Me e zakonshmja eshte depresioni, ankthi dhe reagimet e stresit.
Kur neurotransmetuesit ndryshojne ata sjellin eshe simptoma shtese, sjellje dhe ndijime qe I shtohen veshtiresive qe po kalojme. Te njohesh keto ndryshime eshte nje pjese shume e rendesishme e trajtimit dhe e kthimit te jetes tende ne normalitet dhe ne uljen e stresit.
Ky artikull ofrohet qe te shpjegoje se si neutransmetuesit ne tru mund te krijojne kushte psikiatrike dhe probleme mendore. Shpresojme qe ky artikull te jape informacion me vlere per ata qe mendojne se sistemi I tyre I neurotransmetuesve po krijon probleme. Artikulli shpjegon se si neutransmetuesit involvohen ne semundjet mendore. Kater neurotransmetues nga pesedhjete jane te studiuar dhe dihet qe kane lidhje me kushtet psikiatrike.
Dopamine: Semundja e Parkinson dhe ADHD deri ne turbullim dhe paranoje
Dopamina eshte nje neurotransmetues i lidhur me shqetesimet e levizjeve motorike(te trupit) me ADHD me varesite, me paranojen, dhe skicofrenine. Dopamina influencon fuqishem dhe pjesen e trurit te lidhur me levizjet motorike edhe pjeset e lidhura me mendimet.
Nje tip i dopamines punon ne pjesen e trurit te lidhur me sistemin motorik dhe levizjen. Me uljen e nivelit te dopamines poshte pjeses normale ne fillojme te ndjejme probleme me sistemin motorik dhe me levizjet e zakonshme. Nivele shume te uleta te Dopamines mendohet se jane te lishura me semundjen e Parkinson me simptoma si :
Ngrirje dhe fortesim te muskujve(Njihet si pamundesia e muskulit per tu qetesuar normalisht e shoqeruar me dhimbje fortesim dhe mund ti ndodh cdo muskulit te trupit)
Qendrim i ndaluar ose jo I drejte (qe mund te jete problem ne uljen e kokes ne kembe)
Humbje e ekuilibrit dhe koordinimit.
Crregullime ne ecje (mund te shfaqet ne muskujt e ndryshem)
Levizje te ngadalta dhe veshtiresi me levizjet e pavullnetshme
Hapa te vegjel(crregullim i ecjes)
Dhimbje ne muskuj
Dridhje dhe Aches in muscles
Levizje jovullnetare ne muskuj te ndryshem qe manifestohen me dridhje ose Dridhje me te vrullshme si lekundje.
Ekspresion I fiksuar I fytyres si maske.
E folur e ngadalte dhe monotone
Keqesim ne aftesite e levizjeve motorike qe kerkojne koordinim te syrit me doren si piktura e shkruajtura etj.
Rrezimi gjate ecjes.
Keqesim I aftesive intellektuale.
Dopamina ne zonat e mendimit ne tru mund te konsiderohet si neurotransmetuesi i fokusimit dhe thithjes se informacionit. Nivele te uleta demtojne ose dobesojne aftesine tone per tu fokusuar ne ambientin qe na rrethon domethene per tu dedikuar mnje veprimi, aktiviteti ose bisede.
Nivele te uleta dopamine e bejne fokusin dhe perqendrimin shume te veshtire dhe kjo shfaqet edhe ne semundje ADHD crregullimi me hiperaktivitet ne femijet autik. Ne anen tjeter te matjes se dopamines kur ajo fillon te rrite ne behemi shume energjik te eksituar pastaj dyshues dhe paranojik e me ne fund te hiperstimuluar nga ambienti yne.
Me nivele te uleta dopamine nuk mund te fokusohemi asgjekundi dhe me nivele te larta fokusi yne behet aq I larte sa fokusohemi ne cdo gje qe eshte ne ambientin tone sikur te kete nje lidhje direkte me ne.
Rritje mesatare ne nivelin e dopamines eshte e lidhur me varesite. Nikotina kokaina dhe substanca te tjera prodhojne nje gjendje euforie kenaqesie duke rritur nivelet e dopamines ne tru. Me shume sec duhet nga keto substanca dhe ne ndihemi te cuditshem sepse nivelet e dopamines na bejne me te stimuluar nga ambienti duke I kushtuar shume rendesi dhe duke mos ndare dot kush eshte e rendesishme dhe kush jo.
Ne nje femije hiperaktiv(ADHD) nivelet e uleta nuk e lejojne ate te fokusohet dhe te beje ndonje gje ne ambientin qe e rrethon duke u dukur fizikisht shume aktiv dhe duke vrapuar neper dhome ose duke kaluar nga nje aktivitet ne tjetrin nga mungesa e fokusit . Kur nivelet e dopamines rriten mbi norme fokusi yne rriten ne piken qe behemi paranojik. Rritje mesatare e bejne ambientin shume stimules dhe aktivizues.
Nivele moderativisht te larta te Dopamines na vene neve te kemi kujdes, dyshues dhe na cojne drejte keqinterpretimit te eksperiencave ne ambientin tone. Ne fillojme qe eksperienca qe skane lidhje me ne ti mendojme si papritur qe kane lidhje me ne.Njerez qe kemi pare qe po flasin ne rruge befas kane lidhje me ne, ata po flasin per ne.
halucinacione(kthehen ne zera). Mendimet e brendshme tona tani degjohen jashte trupit tone. Keto zera fillojne te na flasin dhe njihet folja e tyre ne menyra te ndyshme ne tipin e kerkimit te llogarise qe te ulin, zera te tipit komandues ose te tipit fetar. Halucinacionet(te kesh nje eksperience me dicka joreale) do te zhvillohet shpejt ne te gjitha ndjenjat tona. Ne mund te fillojme te shohim fytyra ne re qilima ose paterna. Ne mund te ndjejme prekjen e shpirtrave dhe levizje ne trupin tone. Ne mund te ndjejme aroma jo te zakonshme ose shije jo te zakonshme.
Trajtimi per problemet mjekesore/psikiatrike te kushteve te lidhura me crregullimin e nivelit te Dopamines perfshijne rritjen ose uljen e niveleve te dopamines ne tru.
Shqetesimet nga Dopamina e ulet trajtohen me mjekime qe e rriitin dopaminen ne tru. Per Parkinson’ –jepet L Dopa dhe per ADHD mjekime qe jane stimulues. Amfetaminat dhe mjekime te ngjashme e ngadalesojne nje femije me ADHD qe duke i rritur Dopaminen ne nivele normale e lejojne ate te fokusohet dhe te ndjeke dicka.
Rritjet e moderuara ose ne nivele te larta te Dopamines te shoqeruara me sjellje psikiatrike si paranoia dhe skizofrenia trajtohen me mjekime qe bllokojne ose ulin dopaminen ne tru.
Keto mjekime quhen antipsikotik dhe kane shume vite qe perdoren. Antipsikotiket e hershem eulnin dopaminen duke ulur dhe dopaminen e ishte e lokalizuar ne zonat e levizjes dhe prodhonin keshtu probleme me levizjen motorike qe ngjanin me semundjen Parkinson-patern te crregullte levizjes , fytyre fikse, dridhje, ekuiliber I keq etj. Antipsikotiket e rinj kane me pak efekte ne zonat motorike sepse ata mundesojne vetem uljen e dopamines ne zonen e mendimit.
Nje student kolegji do te zhvillonte nje ndjenje te qenit ne limit ose ndjenja te pazakonshme, me pas do te behej dyshues dhe do te ndihej I lene menjane, me pas do te kishte halucinacione(ndjente zera) dhe ne fund do te zhvillonte besime te paverteta si persekutimi ose ndjenja vetevleresimi te ekzagjeruara ne vitet ne vazhdim. Stresi mund ta rrisi dopaminen me shpejtesi megjithate kjo shume rralle mund te ndodh brenda dites.
Perdorimi i zgjatur i amfetaminave ose steroideve mund te sjell nje humbje nga realiteti dhe paranoje te menjehereshme Presenca emenjehereshme e psokizes(sera, iluzione dhe paranoje) ne nje individe me nje histori te rregullimit te balancave para kesaj sugjeron nevojen per mjekim intensiv dhe pune neurologjike te vazhdueshme.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...