Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/25

Skender Kodra : Viti 2019 ,viti i vendimit historik për shqiptarët !


Nga Dibran Fylli : 



NJERIU QË NJË JETË IA KUSHTOI ÇËSHTJES KOMBETARE



Prishtinë-Gjilan, 24.01.2019




Dje në Kosovë qëndroj Kryetari i Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Skënder Kodra, njeriu që një jetë ia kushtoj çështjes kombëtare. 



Ai u prit nga anëtari i kësaj Akademie regjisori Dibran Fylli dhe bashkëveprimtarë tjerë. Ardhja dhe ligjërimi i tij për kauzen kombëtare, bëri që të kalojmë qaste të mira vëllazërore e të nivelit akademik. 




Në vazhdim me ftesën e udhëheqësit të emisionit “Odeon”, z. Naim Abazi, ishim mysafir të këtij emisioni shumë të shikuar dhe pas kësaj, me ftesën e Dr. Rabit Sadikut, kryetar i Komitetit për paqe në botë, udhëtuam për në Gjilanin e paqes. 



Atje u pritem me ngrohtësi vëllazërore nga shumë figura të njohura politike, shkencore, kulturore e qytetarë të Gjilanit, me ç’rast Prof. Dr. Skënder Kodrës, nga Komiteti i Paqes në Botë iu dha titulli i nderit dhe Çertifikata nga Komiteti The World Peace Committe.




*****


Nga Flori Bruqi 


Skender Kodra : Viti 2019 ,viti i vendimit historik për shqiptarët !


Shqiptarët në SHBA janë një komunitet i organizuar dhe çështjen kombëtare e kanë gjithmonë për zemër. 

 Nëse je shqiptar në territorin e SHBA dhe ke nevojë për ndihmë, rrjeti i bashkë atëdhetarëve të Akademisë Shqiptaro-Amerikane vihet në lëvizje dhe gjithçka merr rrugën e zgjidhjes në dobi të nevojtarit.


11268912_1627816520786611_248452842735473398_n

Ndërtesa e ASHASHA-New York 


Por një qëllim madhor që i mbledh bashkë profesorë dhe njerëz të njohur, është ngritja lart e imazhit të kombit shqiptar dhe përmirësimi i imazhit të shqiptarëve kudo janë. Një ndër njerëzit më të angazhuar në dobi të çështjeve të shqiptarëve në Amerikë, është Prof. Dr. Skënder Kodra.




Prof. Kodra, një shqiptar i Kosovës i emigruar herët, kryetar i Akademinë Shqiptaro-Amerikane, ndodhet këto ditë në Tiranë dhe bashkë me përvjetorin e Akademisë që themeloi, komenton të gjitha zhvillimet politike mes dy vendeve

Fotografia e Prof Dr Skënder Kodra, PhD Clinical Psycologyst


Profesor Skender Kodra ju jeni kryetari historik i Akademisë shqiptaro-amerikane.



Në fillim ishte e vështirë pasi për të formuar Akademi duhet të kishe gradën Doktor.


Rezultate imazhesh për Sami repishti

Sami Repishti 

 Në atë kohë vetëm dy shqiptarë e kishin këtë gradë,Sami Repishti
  dhe i ndjeri Arshi Pipa.




Fotoporteti


Arshi Pipa


Unë vendosa të vë themelet e një akademie me qëllimin që edhe kombi ynë të radhitet në standardet e 120 kombeve që ishin në atë kohë në SHBA.



Rezultate imazhesh për Pëllumb Kulla



                                         Pëllumb Kulla


 Pati skeptikë që thanë se për çfarë duhej kjo akademi, por unë e kisha vendosur dhe shkova të bisedoj në atë kohë me ambasadorin e Shqipërisë në Amerikë,Pëllumb Kulla.

 . Rezultate imazhesh për Adem Harxhi


 Adem Harxhi


Kam pasur një princip të cilin e kam ndjekur gjithmonë: në çdo aktivitet apo nismë konsultohem me ambasadorin e Shqipërisë. Edhe këtë herë shkova tek ambasadori shqiptar, i cili u shpreh shumë i gatshëm. Kontaktova edhe me profesor Luigj Vebihun dhe Prof. Adem Harxhin. 

Të dy pranuan të jenë pjesë e nismës sime, e kështu krijuam Akademinë Shqiptaro-Amerikane. Në fillim vendosëm edhe ura bashëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, megjithëse aktivitetet e përbashkëta nuk kanë qenë në lartësinë e duhur të qëllimit të këtij bashkëpunimi.


Sot kemi të antarësuar  akademikë shqiptarë  nga të gjitha trojet shqiptare me gradën Profesor dhe Doktor , amerikanë  dhe të tjerë që kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e kësaj akademie duke kontribuuar  në shkencë si dhe për çështjen kombëtare shqiptare.

Profesioni dhe aktiviteti im kanë bërë që pranë kësaj akademie të afrohen shumë profesionistë dhe të kemi një rrjet ndihme për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.


Ne jemi të interesuar për çdo gjë që ndodh me shqiptarët në territorin e SHBA.

 Reagojmë fort kur ka probleme kombëtare siç e kemi bërë në rastin e enciklopedisë së Maqedonisë, e cila i përbuzte shqiptarët.

 Ngrejmë flamurin në mes të Mahnatanite në Time Square dhe mblidhemi mbi 1 mijë veta kur në Amerikë vjen një personalitet nga Shqipëria.

Ju thatë që ndihmoni çdo shqiptar. Si?

Ne kemi krijuar rrjetin tonë të ndihmës. Unë vetë si kryetar i Akademisë jam një urë mes atij që ka nevojë dhe atij që ka mundësi. 

Mund t’ju tregoj një shembull: Një grua më merr në telefon një herë pasi kishte mbetur pa asgjë në një aeroport në Amerikë dhe nuk dinte ku të shkonte. 

Kam telefonuar një anëtar të akademisë dhe ai ka shkuar dhe e ka ndihmuar këtë zonjë që më telefononte nga një shtet tjetër të Amerikës.

 Kështu ne interesohemi për çdo gjë që ndodh me shqiptarët. Në shumë raste më shumë na lajmërojnë ne si akademi sesa ambasadën shqiptare. 

Pra, kur vjen puna për çështjet shqiptare, kemi mjekë, avokatë, struktura që ndërhyjnë duke bërë çfarë është e mundur që të gjendet një zgjidhje.

20 vjet pas themelimit të Akademisë, çfarë ka ndryshuar me shqiptarët që vijnë në Amerikë?

Në kohën kur kam shkuar unë kishte pak shqiptarë dhe duhej kohë për t’u inkuadruar në jetën amerikane. 

Në kohën e themelimit të Akademisë kishte ende shqiptarë që ishin larguar për politikë ndërsa sot në Amerikë vijnë shqiptarë për studime, nëpërmjet Llotarisë Amerikane dhe janë kryesisht intelektualë.

 Shqiptarët janë shtuar shumë dhe niveli i tyre. Në universitetin që unë kam dhënë mësim, “Mercy College” në Neë York sot vazhdojnë studimet 120 studentë shqiptarë. 

Ky universitet është ndër më të mirët në Amerikë. Pra imazhi i shqiptarëve në Amerikë ka ndryshar gjithmonë e më shumë për mirë.

Ju keni zgjedhur një ndër profesionet e vështira siç është psikologu klinik, ku edhe keni arritur gradat më të larta shkencore. Si vazhduat në këtë drejtim të psikologjisë?

Unë kam pasur një të kaluar të vështirë e me probleme. 

Kur isha i ri të gjithë më thonin se jam budalla dhe unë vendosa të gjej veten. Kur gjeta veten në profesion pashë që budallenj ishin ata që më quanin mua të tillë. 

Kam punuar në universitete të rëndësishme dhe kam përgatitur studentë për të gjitha spitalet psikiatrike në botë. Kam shkruar e botuar 8 libra në fushën e psikiatrisë. 

Vetëm një prej tyre e kam shkruar në shqip, pasi nuk e njoh shqipen sa duhet. Sekreti i suksesit tim është se unë i angazhoj shumë studentët e mi.

Ju në fakt keni lindur në Istog por familja ka jetuar edhe në Shqipëri…

Po, jeta e familjes sime është mes Kosovës dhe Shqipërisë. Familja ime ka jetuar në Mamurras e në Shijak. Prindërit e mi janë martuar në Shijak. Sa për mbiemrin mendoj se Kodra ka qenë shumë i përhapur për shkak se lidhej me vendin e qëndrimit.


Në periudha të vështira ju keni qenë në Shqipëri e Kosovë. Çfarë mbani mend nga ajo kohë?

Në Shqipëri kam punuar për 2 vjet tek spitali 5 në vitet 1992-1993 ku ishte hapur Shqipëria. Ruaj përshtypjet më të mira. Jam rikthyer në kohën e luftës së Kosovës.

 Djali im iu bashkua UÇK-së. Ishte detyrim ndaj vendit tim. Unë qëndrova në Tiranë në spitalin Ushtarak ku edhe kam dhënë kontributin tim. Kam shkuar në Kosovë e kam parë territore të tëra të djegura. Ndërkohë, djalin e kishin burgosur maqedonasit. Arritëm të dalim nga kjo situatë dhe të largohemi për në Amerikë.

Nuk është se na ka vlerësuar kush për atë që bëmë, por as nuk presim. Vazhduam jetën normalisht atje dhe atë që bëmë, e bëmë për kombin tonë.

Ju vini shpesh në Shqipëri e Kosovë dhe mund të shikoni sjelljet e politikës në të dy trojet shqiptare. Çfarë ju bën më shumë përshtypje?


Më është dhënë rasti t’i njoh, t’i ndjek e të krijoj një përshtypje për politikën shqiptare. Problemi kryesor i politikës shqiptare sot është se ajo nuk udhëhiqet nga vlera morale.

 Kombi ynë ka një difekt se, përveç vlerës akademike tek prijësit që zgjedh duhet të konsiderojë qënësor dhe moralin, të cilin sot në të dy vendet nuk po e kërkon askush.

 Kam ndjekur parlamentin shqiptar ku shpesh edhe familja është pjesë e fjalorit të deputetëve.

 Ai nuk mund të quhet parlament. Këta politikanë me ato që bëjnë, ia nxijnë imazhin Shqipërisë kur ne shqiptarët në diasporë mundohemi ta përmirësojmë imazhin dhe kemi bërë shumë hapa para në këtë drejtim.

Po si mund të kalohet kjo gjendje sipas mendimit tuaj?

I gjithë sekreti është tek vota. Një popull kur shitet për një kile miell nuk mund të ketë moral t’i kërkojë politikanëve llogari. Nuk është punuar për ta edukuar popullin për të pasur kujdes tek vota. Zgjidhja është me pas kujdes votën. Populli kur të votojë duhet të zgjedhë më të mirin dhe të gjykojë drejtë pasi nuk mund të ketë një parlament deputetë më të kaluar kriminale. Edhe vetë ambasadori amerikan Lu e tha; dhe kur e thotë një i huaj, çfarë duhet të presim më ne shqiptarët për të reaguar ndaj politikanëve të korruptuar.....




1267365_1381044772130455_1843389453_o

Skendër Kodra


Disa akademikë, intelektualë, profesorë, studiues dhe profesionistë të kësaj çështje, nga një tubim shkencor i organizuar në Tiranë, janë bashkuar në thirrjen drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke apeluar që t’i thuhet Jo dhënies së territoreve për viza!


Abdulla Mehmeti

Këto forca intelektuale, duke e ndjekur me shqetësim vendosjen e një kushti të paprecedent për popullin e Kosovës, sa i takon përfitimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen, konsiderojnë se, pasi që Republika e Kosovës i plotësoi të gjitha kushtet dhe kriteret e vendosura, edhe pse ato qenë ndryshe dhe më shumë se për të gjitha shtetet e tjera që morën liberalizimin e vizave, BE vendosi një kusht shtesë, që t’i jepet Malit të Zi një pjesë e territorit të Kosovës, të cilin e konsiderojnë si një kusht i padrejtë, i paarsyeshëm dhe denigrues për çdo shqiptar më dt.11.07.2016 kundërshton publikisht demarkacionin Kosovë-Mali i Zi:
.

Ju përkujtojmë se,

Pozita gjeografike e trojeve shqiptare, me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore, përherë ka qenë tragjike për popullsinë autoktone shqiptare, e cila përjetoi pushtime të njëpasnjëshme përgjatë shekujve, sidomos pas Paqes së Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës, kësaj radhe edhe Samitit të Vjenës, ku shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku kushtëzohet vetëm pala shqiptare, edhe pse harta politike e shtetit të tyre kufizohet nga të katër anët me trojet e veta etnike të grabitura nga shtetet fqinje.

Ashtu siç ndodhi në mënyrë të dhunshme copëtimi i territoreve në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë dhe përgjatë shekullit njëzet, me ndikimin dhe vendimin e Fuqive të Mëdha, pavarësisht kundërshtimeve të popullsisë autoktone shqiptare, me ndikimin e Rusisë dhe luajtjen e rolit të e viktimës nga popullsia sllave e gadishullit Ballkanik, duke i shpërblyer me toka shqiptare, drejtpërsëdrejti ndikuan në formimin e shteteve të reja sllave në territoret etnike shqiptare, në këtë rast edhe formimin e shtetit të Malit të Zi dhe atë të Maqedonisë.

Mali i Zi synim kryesor përgjatë historisë ka pasur zgjerimin në territoret shqiptare, siç kërkoi nga Kongresi i Berlinit, aneksimin e Plavës dhe Gucisë. Mbasi ushtria e Malit te Zi nuk mundi ta pushtojë me luftë Plavën dhe Gucinë kërkoi nga Kongresi i Berlinit që t’i jepen Hoti dhe Gruda, por pasi nuk arriti ta pushtoi as Hotin e Grudën, Mali i Zi kërkoi nga Kongresi i Berlinit që t’i jepet një zonë tjetër, Ulqini dhe Tivari.

Me gjithë vendimet e Fuqive të Mëdha për aneksimin e këtyre territoreve Malit të Zi, populli
shqiptar
asnjëherë nuk u pajtua më këtë ndarje dhe gjatë gjithë kohës bëri rezistencë të armatosur dhe kurrë nuk e njohu pushtimin malazez.

Populli shqiptar nga Plava, Gucia, Ulqini, Tivari, Ana e Malit, Hoti, Gruda, Trieshi, Koja e Podgorica gjithmonë qëndruan të rreshtuar në ballë të luftërave për çlirimin e këtyre territoreve të aneksuara. Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, si republikë e ish federatës jugosllave, Malit të Zi iu dha edhe Rozhaja, e cila ishte nën administrimin e Pejës deri në vitin 1945.

Duke konsideruar se, demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk duhet të konsiderohet si çështje formale dhe teknike, por si çështje politike që e cenon sovranitetin shtetëror dhe tërësinë e trojeve etnike shqiptare, si e tillë nuk është vetëm çështje e Kosovës, por edhe çështje e tërë kombit shqiptar, duke marrë parasysh luftën dhe përpjekjet shekullore për mbrojtjen dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të trojeve etnike. 

Edhe pse ekspertët kanë ofruar shumë fakte për këtë çështje, siç është Kushtetuta e Malit te Zi e vitit 1947, e cila e përshkruan saktë vijën kufitare, ku shihet qartë se vija kufitare ka qenë Çakorri dhe Kulla, por këto fakte të ofruara më herët Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë parasysh, prandaj, apelojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta rishikojë edhe një herë këtë çështje dhe të sjell vendim të drejtë, duke pasur parasysh përherë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

Duke pasur parasysh këto fakte, u bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos pranojë kushte që e vendosin vendin në pozicione të pafavorshme krahasuar me vendet tjera të rajonit, duke konsideruar se Qeveria e Kosovës nuk është e detyruar të pranojë kushte të padrejta dhe të pabarabarta, krahasuar me shtetet tjera, në dëm të integritetit territorial.

Ndërsa, Qeveria e Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por t’i përdorë të gjitha mundësitë për eliminimin e këtij kushti të padrejtë dhe të dëmshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në shtetet e Bashkimit Evropian.  

Demarkacioni i kufirit është çështje midis dy vendeve sovrane, Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk mund të bëhet peng për marrëveshje ndërkombëtare që Kosova lidh me palë të treta, në këtë rast me vendet anëtare të marrëveshjes Shengen të BE-së.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët kudo që janë, duhet ta ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane të detyrohen t’u japin territore fqinjëve të tyre ballkanikë.

U bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, TA RISHIKOJNË MARRËVESHJEN PËR DEMARKACIONIN E KUFIRIT SHTETËROR MES KOSOVËS DHE MALIT TË ZI, dhe të sjellin vendime të drejta, në interes të qytetarëve të Kosovës, të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, vlerave të demokracisë perëndimore për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit, si dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve dhe popujve të Ballkanit.    


Rezultate imazhesh për skender kodra



Kush është Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra,Ph.D.?




Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. 

Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Burgun Qendror( CZ) të Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.



Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.Fotografia e Skender Kodra

Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.



Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar,Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra,Ph.D e ka përcjellë në tetë libra si: 

1.Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001) 

2.Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003) 

3.Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004) 

4.Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.Fotografia e Skender Kodra

Etj.


Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, reagoi menjëherë ndaj dhunës së përdorur dhe dënimeve me rastin “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm.

NEW YORK : 

Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane në reagimin e saj thotë se:” Dënimet dragoniane, dhuna e përdorur dhe diskriminimi klasik, i shtetit Maqedonas, deri tek vrasjet brutale, ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, në këtë shtet, si dhe rasti “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, mendojmë se i ka ngjallur indinjat dhe ka detyruar të rinjët shqiptarë, të bëjnë thirrje në rrjetet sociale, të çohen fuqishëm dhe të dënojnë këto veprime që janë në kundërshtim me te gjitha normat, e kartat ndërkombëtare,për lirit e të drejtat e njeriut kudo në botë”.


Prandaj thotë kjo akademi përballja me të vërtetën, heqja dorë nga paragjykimi, dhe gjykimet e montuara ndaj popullit shqiptarë, si në kohën e Millosheviqit, do t’u bënte mirë edhe politikave e politikanëve të Shkupit, dhe, vet kryeministrit maqedonas Nikolla Gurevskit, për një Maqedoni europiane dhe e integruar në të gjitha strukturat euro -atlantike, natyrishtë së bashku me Shqipëtarët.

Ndërsa, reagimi ynë që vjen nga SHBA, dhe protestat e shqiptarëve në Shkup, Strugë, Tetovë, Gostivar dhe Dibër, patjetër, që janë një e drejtë themelore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata janë, në Kosovë, Bujanovc, Medvegje, Preshevë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamërinë.

Ne, thuhet në dekleratë kemi pasur një arsye e fortë, që na ka shqetësuar dhe indinjuar vazhdimisht për të mos heshtur dhe reaguar për t’u dalur në krah të shqiptarëve të Maqedonisë, edhe her të tjera, prej se kur kemi dalur në emigracion, dhe ashtu siç ishte edhe rasti më i fundit ai i Enciklopedisë famëkeqe të ideuar nga akademikët ultranacionalist sllavo-maqedonas.

Megjithatë, thuhet në dekleratën e kësaj akademie me bazë në New York, ne mendojmë se për një familje shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë, ajo çfarë po ndodh sot në Shkup, është një dhimbje e madhe dhe një e drejtë për të protestuar në mënyrë paqësore për botën e qyteruar, ndërsa këto ngjarje, provokuar nga dënimet të shqiptarëve për rastin “Monstra” ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, dhe dhuna e përdorur gjatë këtyre ditëve ndaj protestuesve do të mbeten një turp i madh, për Shkupin, dhe botën e qyteruar – kur sheh se qytetarët e një vendi me tradita e zakone të hershme, kulturë e histori perendimore, të trajtohen dhe diskreminohen si qytetar të dorës së fundit, pikërishtë, në zemër të Europës dhe shekullin e XXI-

Me këtë rast Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof.Dr. Skender Kodra,Ph.D në dekleratë, thotë:

 “Në emër të kësaj akadmie, dua t’ju falenderoj të gjithëve shqiptarët për pjesmarjjen e tyre në këto protesta dhe dëshirojë e lusë qytetarët, që ato të jenë paqësore dhe dhe të mos bien viktima të ndikimeve të çfarë do lloji qofshin ato, dhe që ia prishin dhe dëmtojnë imazhin e shqiptarëve. Është, një kenaqësi e veçantë që të bashkojmë zërin tonë, vetëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kundër diskriminimit, kundër , dhunës, vrasjeve dhe dënimeve të motuara siç është edhe rasti Monstra,”.

Në fund të kësaj deklerate Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, thotë se beson që SHBA së pari si mik i madh i shqiptarëve por dhe BE, me rolin e tyre do të afrojnë një zgjidhje të këtij problemi si një garanci shumë të madhe ndër popullsinë shqiptare, e cila ka të vetmën shpresë dhe të vetmën mbrojtje, me sy nga Washingtoni dhe Brukseli .

I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra,Ph.D  vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.

Ai punoi dy vjet në Tiranë si psikiatër  kliniçist pranë Klinikës Psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra,Ph.D  viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.



Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.



Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-Amerikane 
me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.Artistja e Kombit…Tinta Kurti ne New – York

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Shkrimtari dhe mediat (?!)


Fotografia e profilit të Arif Molliqi

Nga Arif Molliqaj 

Ç´është shkrimtari? S´është asgjë tjetër veç ai që shprehë mendimet e veta të shkruara në letër, ndryshe shkrimtari quhet edhe çlirues ndjenjash mbi letër. 

Prandaj puna e shkrimtarit është një art që përdor fjalën e shkruar si një mjet për ta sjellë një ngjarje në nivel artistik.

Kurse mediat janë mjete të komunikimit masiv drejtuar turmave përmes mjeteve (aparateve), që shpërndajnë informacione qofshin ato reale apo të imagjinatës, ku qëllim ka që të informojnë qytetarët
Që të dyja këto, pandërprerë, kanë pësuar ndryshime më zhvillimet teknologjike...

Derisa shumë kohë shkrimtari-vepra e tij, ka pasur rolin kryesor, në mungesë të medieve. 

Sot mediat kanë filluar të dominojnë falë zhvillimeve teknologjike dhe shkrimtari është mjaftë i varur nga mediat. 

Sepse shkrimtari për ta ndërtua identitetin e vet krijues sot, deshi a s´deshi, duhet ti nënshtrohet rolit të mediave.

Andaj marrëdhënia shkrimtari-media, është aq shumë e lidhur mes vete sa vetëm mesazhet e dërguara nga mediet ia mundësojnë shkrimtarit ta krijon identitetin e vet si krijues i mirëfilltë. 

Kjo rrjedh sepse ndikimi i mediave ka rolin e madhe, dominues sot për sot, në mjedise më të zgjeruara të shoqërisë, pa ketë shkrimtari mbetet më pak i njohur nga mungesa e lexuesit të mirëfilltë.

Në këtë kuptim shkrimtari përmes përveç ndikimeve të drejtpërsëdrejti të mediave, nga televizioni, interneti dhe informatat tjera online, i mundësohet në mënyrë kuptimplote ti afrohet opinionit ose lexuesit.

Mirëpo, herë - herë, edhe ky impuls mediatik mund ta dëmtoj lexuesin, mund ti afron një shkrimtar të “rrejshëm” pasi mediat me ndikimin dhe pushtetin e tyre bëjnë atë herë vetëdijshëm e herë pavetëdije. 

 Ky ndikim i mediave (interneti dhe rrjetet sociale), krijojnë imazhe apo edhe dërgojnë mesazhe të ndryshëm për shkrimtarin-krijuesin. 

Duke krijuar imazhe përmes mediave ato ndikojnë në krijimin e rrejshëm të identitetit të shkrimtarit, sidomos atëherë kur mediet vërshojnë në ngritjen e një pseudoshkrimtari, pseudo-intelektuali, apo pseudo-politikani.

Duke u nisur prej kësaj që u tha (herë për herë shumë kalimthi), në mund të themi se ndikimi i mediave përballë shkrimtarit po merr gjithnjë rolin dominues. 

Pse?! Sepse, për më tepër, shumë vlera dhe antivlera kulturore i nënshtrohen një regjimi mediatik(mediave), duke e zgjuar kërshërinë e opinionit publik më shumë dhe ato na krijojnë vlerën joreale.

 Shkrimtari dukur vetëm përmes lexuesit arrinte të prezantoj vlerën e librit të vet çka tash nën ndikimin e mediave kjo herë-herë nuk ndodh.

 Sidomos, ky problem po hetohet dhe e dëmton shkrimtarin (krijuesin tonë në Diasporë.

Njohë shumë shkrimtar (krijues) në diasporë që krijojnë vepra artistikisht me vlera, por mungesa e marrjes me ato vlera nga ana e mediave tonë në Kosovë, ato nuk janë të njohura, ose fare nuk përmenden. 

Ta marrim si shembull. Sa shoqata krijuesish ekzistojnë në Kosovë dhe asnjëherë nuk merren me shkrimtarët e diasporës vetëm atëherë kur ju duhet si anëtarësi numerike.

As mediat në Kosovë nuk merren me shkrimtarët (krijuesit) e diasporës dhe këtu kanë pak ndikim. 

Sa krijues (shkrimtar, poet, artist, e tjerë), nga diaspora ftohen në media; televizione, në radio apo gazeta për të fol për punën e tyre.

 Sa krijues nga diaspora janë në kryesitë e shoqatave të krijuesve të Kosovës? Sa vepra të autorëve nga diaspora janë botuar apo shpërblye nga shoqatat e Kosovës?

E gjithë kjo është mungesë e informimit jo të drejt të opinionit ose, edhe mos marrjes se mediave të Kosovës më shkrimtarët e diasporës, gjë që ata mbeten në harresë.

Si përfundim (pasi kjo është temë e gjerë), më zhvillimin e teknologjisë kumunikative, mediat gjithnjë po marrin rolin dominues ndaj shkrimtarit.

https://floripress.blogspot.com/2019/01/ne-spikame-te-lshk-se-shkrimtari-dhe.html


Një shkrim sa studioz po aq edhe intelektual

    
Fotografia e Adem Zaplluzha


Adem Zaplluzha 


Një shkrim sa studioz po aq edhe intelektual.Dihet botrisht se gazetaria është treni i gënjeshtrave. 

Ne nuk kemi vlerësues të kualifikuar për krijimet letrare sepse nuk kemi gazeta që i paguajnë atë vlerësime një honorar simbolik. 

Neve na ke mbetur t'i botojmë veprat tona pa kurrfarë kritike, vlerësimi sepse nuk ka se kush me të vlerësua.

Një krijues i mirëfilltë është në krizë morale dhe ekonomike. 

Shkruaj sa të duash dhe askush nuk të vlerëson, mbase edhe të përqesh pas shpine sepse nuk ka guxim qytetar të të thotë dy fjalë të sinqerta në fytyrë. 

Ne duke u nisur prej meje kemi dalë me nga një ose dy përkthime në gjuhë të huaj.

Kush doli me i vlerësua ato përkthime a kanë vlerë apo janë v etëm mashtrime .

Neve na ka mbetur vetëm të kakarisim, lavdërohemi, e promovojmë një libër që nuk dimë se si ta promovojmë në një gjuhë të huaj.

Kanë dalur , ose më mirë me thënë kanë mbirë nga dheu disa matrapazë  ,që  i mashtrojnë të tjerët.

 E vetmja udhë i ka mbetur shkrimtarit të sotëm t'i shëmbëllej pulës e të kakaris nëpër qytet si pula kur bënë një vezë...

Mjerisht  kështu është një  humori i zi që na ka mbështjellë në shpirtin tonë krijues.

https://floripress.blogspot.com/2019/01/ne-spikame-te-lshk-se-shkrimtari-dhe.html

Roli i medies në vlerësimin dhe përhapjen e shkrimeve sipas Flori Bruqi


Fotografia e Helena Grillo

Shkruan Prof.Dr.Helena Grillo

<helenagrillo@yahoo.com>

Roli i medies së shkruar e televizive ka ardhur gjithnjë e në rritje në nxitje tëpolemikave e diskutimeve politike, biznesi, arti, kulture etj duke ridimensionuar lidhjet ekontributin e medies në zhvillimin e përhapjen për audiencën/publikun.

 Zhvillimetpostkomuniste domosdoshmërisht do të ndryshonin parimet e lidhjet e medies me këto fushaduke përftuar medie të lira, demokratike e të pacensuruara, të cilat do të ishin tribuna evlerave të vërteta të potencialeve njerëzore.

 Raportin midis medieve dhe shkrimtarit e trajtonmes një vëzhgimi të thelluar dhe analize përqasëse-krahasuese në boshtin kohor autori FloriBruqi, kontributi i të cilit në fushën e letrave është tejet i vyer.

Shkrimi “Shkrimtari dhe media” i autorit Flori Bruqi pasqyron një panoramë të plotëtë shqetësimeve dhe problematikave të shumta që has procesi letrar në tërësi. 

Pas realizimit tëprocesit krijues nga autori, vepra kalon në realizime artistike , të cilat përjetohen estetikisht.

Këtë rrugë të kalimit të veprës, nga autori te lexuesi ka përshkruar mes analizës F. Bruqi nëtrajtesën e tij, si dhe procesin e vlerësimit dhe mekanizmave, apo “kritereve vlerësuese” tëveprave letrare. Eshtë e pritshme dhe e kuptueshme që historikisht të kenë ndryshuar dheevoluar kriteret e vlerësimit, kjo vartësisht nga të kuptuarit e veprave. 

Mbështetur në këtë Bruqi argumenton qasjen ideologjike të “kritikës letrare” në sistemin monist dhe mbështetetplotësisht në vlerësime objektive të veprave duke polemizuar mbi llojin e qasjes, të cilën equan dhe “vlerësim”.

Zhvillimet shoqërore e teknologjike sjellin dhe ndryshime të rrugëve tëkalimit e përhapjes së veprës artistike e letrare. Autori liston me kujdes emisionet në mediadhe disa të përmuajshme, të cilat kanë rubrika të vecanta mbi librin.

 Flori Bruqi ka ndërtur nëpunim portretin e gazetarit kulturor, të cilit i atribuon dhe ndikimin apo orientimin e përpiktëmbi lexuesin e veprës letrare apo artistike. 

Kriteret bazë të këtij gazetari kulturor për Bruqinjanë: ndershmëria, asnjanësia politike, kulturdashës, të njëanshëm, të drejtpërdrejtë e mbigjithcka mbrojtës të vlerave e jo “lojtarë” a “lojatarë” pushtetarësh a partish politike.

Bruqi konstaton se procesi i vlerësimit të veprës letrare së brendshmi është bjerrë,ekziston një proces i jashtëm, që nxit diskutimin, thashethemet apo fakte të rëndomta të jetëssë krijuesit/ autorit...

Është e pritshme një krizë e përhapjes dhe vlerësimit të veprës letrare, sipasojë autori konstaton se media nuk është institucion vlerësimi e certifikimi i cilësisë. 

Si hulumtues dhe vlerësues i shkrimeve shqipe F. Bruqi ka besim në vlerat e letërsisë shqipe, kukriter i vetëm dhe i domosdoshëm universal mbeten vlerat e trajtuara vetëm brenda procesitletrar, nga gazetarë kulturor e medie të mirfillta të paanshme dhe objektive.

https://floripress.blogspot.com/2019/01/ne-spikame-te-lshk-se-shkrimtari-dhe.html


Vlorë, 24 janar 2019.


Kur politikën e bëjnë yjet e kinemasë


Nga Paul Dallison

Yjet e kinemasë, janë shpesh të gatshëm të bëhen pjesë e politikës. Në SHBA, ata kanë pasur sukses të madh: Arnold Shvarceneger kaloi nga filmi “Terminatori” tek posti i guvernatorit, Klint Istud ndërroi “Dirty Harry” me postin e kryebashkiakut të Karmelit.


Featured Image


Ndërsa Duejn Xhonson e ka përjashtuar veten nga gara presidenciale e vitit 2020, vetëm pse është i zënë. Të tjerët nuk shkojnë aq larg, por u pëlqejnë të mbështesin publikisht politikanët, ose i orientojnë fansat mbi bindjet e tyre politike. Ja disa nga shembujt më të spikatur:

Çak Noris

Ylli amerikan i filmave si “Way of the dragon” dhe “Walker, Ranger Texas” është bërë mik me kryeministrin hungarez Viktor Orban, yllin e “Asnjë i huaj në vend” dhe “Mbyllni shpejt kufirin!”. Dy miqtë u takuan në Budapest muajin e kaluar, gjatë të cilit Orban e përshkroi veten si “një luftëtar të rrugës, nuk jam nga elita”.

Orban i tha gjithashtu amerikanëve, se “90 përqind e komenteve të tyre janë negative… liberalët më urrejnë”. “Ju jeni si Trump”- i tha Noris. Orbani u përgjigj me një gëzim të dukshëm. Të dy burrat, pastaj shkuan të shohin stërvistjen e njësisë hungareze anti-terrorizëm, teksa në fund Noris tha:”Kam parë trajnime në të gjithë botën, dhe kjo është më e mira”.

Stiven Sigëll

Ylli i filmave aksion – si “Mbi ligjin”, “Një njeri i rrezikshëm” dhe “Jashtë mundësive” – punon për mikun e tij të mirë Vladimir Putin, ylli i të njëjtave “filma” që realizon në Rusi. Pas një rënie në karrierën e tij, Sigëll nisi të merrej me muzikën bluz, pa ndonjë sukses. Ndërkohë në gusht të këtij viti, aktorit iu dha një rol të ri, si “përfaqësuesi i posaçëm” i Moskës mbi lidhjet humanitare SHBA-Rusi.

Ministria e Jashtme ruse, tha se misioni i Sigëll do të përfshijë nxitjen e “marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbime publike dhe rinore”, çka tingëllon tamam si ajo që po bën aktualisht Donald Trumpi. Aktori, gjyshja e të cilit ka lindur në Vladivostok, u bë shtetas rus në nëntorin e vitit 2016.

Zhan Klod Van Dam

Heroi i filmave aksion, dhe i atyre me arte marciale, që ka luajtur në filmin “Në ferr”, është një mbështetës i hapur i Donald Trumpit. “Tani për tani, ne kemi nevojë për Donald Trumpin”- u shpreh muskulozi nga Brukseli, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ndjenja është e ndërsjellë. Trump tha në një inervistë për gazetën “The New Yorker” se filmi “Bloodsport” i Van Damit, është një nga të preferuarit e tij.

Pamela Anderson

Anderson nuk ishte i njohur për bindjet e saj politike, kur luante në serialin e famshëm “Bayëatch”, ndërsa po e bën këtë tani. Ajo është shprehur kritike mbi Brexit, duke thënë:”Jam e sigurt se mund të kisha negociuar kushte më të mira, se sa kjo marrëveshje mjerane. Unë kam negociuar me Hollivudin për dekada, dhe unë mund të bisedoj me kryenegociatorin e BE-së zotin Mishel Barnier dhe politikën franceze. Zoti Melenshon për president“- shkroi Anderson në faqen e saj të internetit përpara zgjedhjeve presidenciale franceze, duke ofruar mbështetjen e saj për ekstremistin e majtë Zhan Lyk Melenshon.

Ajo mbështeti gjithashtu lëvizjen katalonjase për pavarësi në Spanjë, duke shkruar në një blog që “ata nuk po kërkojnë shumë, apo gjëra të tepruara”, dhe duke e përshkruar qeverinë spanjolle si ”krejtësisht idioteske”. Dhe e gjithë Evropa, duhet të shqetësohet nga “rrëshqitja drejt një forme të re fashizmi në Itali”- paralajmëroi ajo.

Ajo ka sulmuar edhe Tereza Mej, si ”kyeministrja më e keqe në histori”. “Tereza Mej përfaqëson një lloj fitoreje si ajo e Pirros. Ajo nuk kujdeset për njerëzit e varfër. Ajo nuk kujdeset për drejtësinë apo paqen”- shkroi Anderson, si pjesë e një lutjeje të apasionuar për të liruar themeluesin e ËikiLeaks, Xhulian Asanzh, nga kërcënimi i ndjekjes penale, dhe më të cilin ka një lidhje romantike.

Shon Koneri

Xhejms Bondi i dytë më i mirë i serialit të famshëm, është prej kohës një nacionalist skocez. Por nuk doli në skenë, deri para referendumit të 2014 mbi pavarësinë. Ka pasur spekulime se aktori, do të fluturonte nga Bahamasi drejt Skocisë për të bërë një ndërhyrje morale për rritjen e kampit pro pavarësisë. Por vëllai i tij Neil tha:”Shon mund të jetë në vend për arsye tatimore, kështu që unë e di se ai ka ndërmend t’i përdorë me mençuri ato ditë”.

Majkëll Kein

Jo thjesht një yll i filmit aksion, por edhe një fitues i dy çmimeve Oskar, Kein – i cili ka luajtur në filma si “Get Carter”, “Zulu” dhe “Italian Job” – është një mbështetës i fortë i Brexit, ndoshta i pavetëdijshëm, që pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga unioni, nuk do të ketë më mundësi të nisë me guxim një dërgesë prej ari nga Torino pa dokumente zyrtare . Ai i tha BBC në tetor:”Njerëzit më thonë do të jesh i varfër. Unë them se më mirë të isha një artizan i varfër i fatit tim, sesa të kisha dikë që nuk e di nëse më bën të pasur, duke e mbështetur atë”.

Brizhit Bardo

Ylli i kinemasë franceze, është një mbështetëse e Jelekëve të Verdhë, të cilat kanë shkaktuar një përçarje të madhe në mbarë Francën, dhe e detyruan Emanuel Makron të pranonte me një përulje publike të turpshme, kërkesën e protestuesve për anulimin e një takse të re mbi karburantin. Bardo nuk është e panjohur për aktivizmin publik dhe polemikat.

Në kundërshtim me atë që ajo e sheh si mizori të mënyrës së vrasjes së kafshëve, ajo ka bërë komente të shumta anti-myslimane, për të cilat është dënuar nga gjykatat me gjoba të majme. Midis viteve 1997-2008, ajo është përballur 5 hetë me gjyqtarët francezë, për “nxitje për urrejtjes racore”. Ajo i bëri gjithashtu thirrje njerëzve, që të votonin për Marin Le Penin, dhe kundër Makronin “sy-akullt”, në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Parazitët e letërsisë

Fotografia e profilit të Ag Apolloni
AG APOLLONI

Në relacion me artin, kritika ka karakter aposteriori. Si e tillë, ajo nuk mund t’i prijë artit, por mund ta përcjellë atë. Arti është mbreti, kritika është shpura e tij
Me lindjen e letërsisë ka lindur edhe nevoja për të folur për të. Dëshira për ta shpjeguar procesin e krijimit, ka sjellë tekstet shpjeguese dhe komentuese që njihen me emrin e përbashkët: kritikë. Fjala “kritikë” në greqishten e vjetër kishte kuptimin e “aftësisë për të gjykuar”, prandaj edhe ai që gjykonte (kritiku) konsiderohej, ashtu siç konsiderohet edhe sot: njeri kompetent për të gjykuar. Nëse përjashtojmë përgjithësimet teorike të Platonit (“Joni”, Republika” dhe “Kratili”), si kritik i parë në Evropë mund të konsiderohet Aristoteli me “Poetikën” (kritikë mbi tragjedinë), ndërsa në Azi si prijatar i kritikës mund të merret Bharata Muni me “Natya Shastra” (kritikë mbi teatrin). Përafërsisht në të njëjtën kohë, Aristoteli dhe Bharata Muni kodifikuan tekstet teatrore dhe potencuan funksionet e tyre (“katarsis” dhe “rasa”). Pas tyre, në Perëndim dhe në Lindje, kritika u zhvillua dhe u nda në shumë degë, derisa në shekullin njëzet pati një vërshimë të shkollave kritike: formalizmi, Humanizmi i Ri, Kritika e Re, psikanaliza, hermeneutika, kritika receptive, strukturalizmi, dekonstruksioni, kritika postkolonialiste, Historicizmi i Ri, kritika pragmatike, kritika ekscentrike (kritika LGBT), ekokritika etj.

Kritika zakonisht ka bërë punën e vet të natyrshme: ka përcjellë letërsinë. Vetëm kritika dogmatike (socrealiste) ka tentuar të ketë karakter apriori ndaj letërsisë, prandaj edhe ka dështuar bashkë me letërsinë që e ka prodhuar.

Kritika shqiptare

Natyrisht, në studimet letrare shqipe, që nuk datojnë para shekullit njëzet, nuk i hasim të gjitha shkollat kritike të lartpërmendura, madje mirëfilli nuk e hasim asnjë shkollë kritike. Kritika shqiptare, ndikimin më të madh e ka nga pozitivizmi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, parimeve të të cilit u janë përmbajtur, kush më shumë e kush më pak, të gjithë kritikët shqiptarë. Mirëpo, herë pas here ata janë ndikuar edhe nga shkolla të tjera, si: formalizmi, psikanaliza, strukturalizmi, kritika receptive, kritika e variantit dhe kritika pragmatike.

Edhe pse në kritikën shqiptare nuk e kemi asnjë kritik të vetëm që lidhet vetëm me një shkollë kritike, si themelues të kritikës mund të konsiderohen: Konica, Noli e Kuteli me shkrimet e tyre të shkapërderdhura nëpër periodikë, apo me parathënie librash; konsolidues: Qosja, Rugova e Hamiti, disa nga veprat e të cilëve janë kontribute kapitale të kritikës; atentatorë: Dh. Shuteriqi, K. Bihiku, R. Brahimi, D. Shapllo, K. Velça, të cilët, në vend se ta përcjellin, u përpoqën ta udhëheqin letërsinë; përfaqësues: Arshi Pipa, i cili me veprat e tij, shqip e anglisht, paraqet shembullin më të mirë të kritikut, aq sa pranë tij të gjithë kritikët shqiptarë duken si nxënës. Fatkeqësisht, për shkak se kritika e Pipës është shkruar kryesisht jashtë Shqipërisë dhe në gjuhën angleze, ai ende nuk është ulur në fronin që i takon. Kritika e tij është një gërshetim i kritikës evropiane (italiane, franceze, gjermane, angleze) me atë amerikane. Aty, pos të tjerash, gjejmë për herë të parë edhe kritikën e variantit, sigurisht nën ndikimin e Gianfranco Continit.

Nga letërsia te metakritika



Duke u nisur nga botimet e dekadës së fundit, mund të konsatohet se letrarët shqiptarë më shumë preferojnë ta studiojnë letërsinë sesa ta krijojnë atë. Këtë shembull e japin të gjithë ata që tash për tash janë më aktivë në jetën kulturore, duke u imponuar në radhë të parë me ese, recensione e kritika letrare, qoftë me libra të veçantë, qoftë me tekste nëpër gazeta dhe revista letrare. Shumë më pak janë shkrimtarët që merren intensivisht me shkrime fiksionale.

Gjithsesi, duhet pasur parasysh që letërsia postdiktatoriale shqiptare dhe kosovare është letërsi që po e krijon identitetin e vet me vështirësi, duke u munduar që herë pas here të sjellë risi nga modelet botërore, të hapet ndaj jetës dhe ndaj veprave të huaja. Kjo është një meritë e kësaj letërsie, ndërsa dobësi e saj është botimi i rrallë i romanit (me vlerë) dhe dominimi i letërsisë metatekstuale (kritikës). Në shekullin e ri, shumë flitet për letërsinë e pak bëhet letërsi. E, çka është edhe më keq, edhe ajo letërsi metatekstuale shpesh është rob i teorive të tejkaluara, si: pozitivizmi, formalizmi dhe strukturalizmi, metoda këto që po e kryqëzojnë letërsinë.

Letërsia shqipe pothuajse është kthyer nga letërsi fiksionale në letërsi metatekstuale (kritike), ndërsa dominimi i metatekstualitetit mund ta kthejë atë në metakritikë (kritikë mbi kritikën). Një “zhvillim” i tillë mund ta kthejë mbrapsht letërsinë, mund t’i injorojë krijuesit dhe mund t’i shtojë parazitët.

Hermeneutika dhe erotika

“Ai që nuk mund të bëhet artist, bëhet kritik”, ka thënë Gustav Flaubert. “Kritika është hakmarrja e intelektualit ndaj artit”, ka shtuar Susan Sontag. Megjithatë, shkrimtarë dhe studiues të tjerë mundohen të mos jenë kaq kategorikë në relacionin kritikë – art. Kështu, ata e shohin kritikun si person që flet me kompetencë për artin (letërsinë). Kritiku konsiderohet si një ndërmjetës mes librit dhe lexuesit. Ai herë pretendon ta orientojë lexuesin, herë sugjeron një alternativë leximi.

Në kritikën shqiptare, Konica në mënyrë arbitrare ia ka bërë të qartë lexuesit që letërsia dhe patriotizmi nuk duhet të përzihen. Dikush që është patriot, s’është e thënë të jetë patjetër dhe shkrimtar i mirë: “Naim Benë si atdhetar e kam kurdoherë lëvduar dhe ngritur në qiell; si shkronjëtor s’qe gjë”. Duke e lëkundur nga piedestali shkrimtarin më të madh kombëtar, Faik Konica shokoi lexuesin e kohës së tij dhe ndikoi në formimin e vetëdijes letrare.

Në anën tjetër, Noli me kritikat e tij sociologjike, kërkonte që nëpërmjet veprave botërore të sulmonte politikën shqiptare. Ai nuk e shkruante parathënien për ta orientuar lexuesin drejt tekstit, por për ta udhëhequr atë në një kontekst tjetër socio-politik. Prandaj, kritika e tij është kritikë tendencioze.

Kuteli, edhe pse shpesh tregohej lirik në kritikë, zotëronte metodën formaliste, duke manifestuar në shkrimet e tij një kulturë të madhe gjuhësore dhe teoriko-letrare. Po ashtu, Çabej, edhe pse shkroi pak për letërsinë, krijoi konturat e përgjithshme të letërsisë nga fillimi deri te romantizmi. Kompetencat e tij nuk shkonin përtej kësaj periudhe.

Skënder Luarasi me shkrimin mbi letërsinë moderne në Shqipëri, krahas vlerësimeve objektive, është i pari që hetoi mundësinë e shterimit poetik të Lasgushit, hipotezë kjo që u vërtetua vite më vonë. Ndërsa, Krist Maloki është i pari që e vuri në dyshim vlerën poetike të Lasgushit.

Në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, kritika në Shqipëri u bë dogmatike, kurse në Kosovë u formuan individualitete, mes të cilëve edhe tre autoritete: Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova dhe Sabri Hamiti. Qosja kodifikoi romantizmin shqiptar dhe, duke kritikuar “Dasmën” e Kadaresë, hodhi poshtë realizmin socialist; Rugova vuri themelet e metakritikës (“Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”); Hamiti mbrojti me konsekuencë kritikën eseistike, që arsyeton subjektivitetin dhe nëpërmjet saj kodifikoi letërsinë nga Buzuku e këndej. Derisa dy të parët hoqën dorë nga kritika në vitet ’80, i treti u bë më aktiv dhe dominoi pas viteve ‘80.

Në shekullin e ri, në Shqipëri, pos ardhjes së kritikës së Arshi Pipës në shqip, nuk pati ndonjë risi, ndërsa në Kosovë risitë nuk munguan, por besimi në kompetencën e kritikut është zbehur.

Megjithatë, as ngecja, as zhvillimi i kritikës nuk e ndihmuan letërsinë, së cilës “më shumë se hermeneutika i duhet erotika e artit” (S. Sontag).



Letërsia e kërrusur

Në vitin 1967, John Barth shkroi manifestin e postmodernizmit, “Letërsia e shterimit”, të cilin shumë studiues e lexuan si tekst apokaliptik për letërsinë, si “vdekje të romanit”. Për ta shmangur këtë keqkuptim, më 1980 ai shkroi “Letërsinë e rimbushjes”, ku theksoi kombinatorikën si teknikë të domosdoshme që shpie drejt asaj që Derrida e quan “diskurs brikolar”.

Në letërsinë shqipe këto ese nuk kanë sjellë ndonjë shqetësim, apo ngushëllim. Letërsia shqipe nuk është as e shteruar, as e rimbushur. Ajo është letërsi e kërrusur, e kërrusur nga kritika, e cila për nga natyra është parazite.

Kritika sot, si edhe në kohët e lashta, bazohet mbi fiksionin, pra, ka status aposteriori. Ajo e ndjek krijimtarinë, por nuk e dikton. Si e tillë, nëpërmjet metodave të ndryshme, ajo përpiqet ta kuptojë atë me të cilën merret. Por nëse nuk krijohet letërsi, çfarë mund të synohet të kuptohet?

Letërsia shqipe, prandaj, është letërsi në rrezik. Nëse nga kurrizi i saj nuk largohen një grumbull parazitësh gjykues e paragjykues, apo nëse vazhdon shtimi i tyre dhe mungon ardhja e individualiteteve të letërsisë artistike, atëherë së shpejti do të kemi një letërsi pa kurriz, që do të jetë letërsia metafiksionale, e cila më shumë do të lexohet si nekrologji sesa si kritikë.

Jetëshkrimi i shkrimtarit të shquar Jakov Xoxa “Nderi i KombitJetëshkrimi i shkrimtarit të shquar Jakov Xoxa “Nderi i Kombit







Njëri prej shkrimtarëve më të shquar të Shqipërisë Jakov Xoxa (1923 – 1979) lindi më 13 prill të vitit 1923 në qytetin e Fierit. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes e më pas në Vlorë, Kavajë e Berat. I ati ka qenë nëpunës i thjeshtë e më vonë magazinier në kriporen e Vlorës e të Kavajës. Jakovi i vogël, për arsye ekonomike detyrohet të punojë si çirak në familjen e Pilo Papës, dhe në farmacinë e vogël të qytetit. Arsimin e mesëm e kreu pjesërisht në liceun e Korçës, pjesërisht në Elbasan dhe e përfundon mbas çlirimit të vendit.


Gjatë LANÇ-it, merr pjesë aktive në formacionet e brigadave partizane. Fill mbas çlirimit, punon gazetar në organin lokal të Vlorës “Përpjekja e rinisë”. Në dhjetor 1947 dërgohet për studime në Jugosllavi por i ndërpret një vit më vonë, me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vëndeve. Pas kësaj i rifillon ato përsëri në Sofie në fakultetin Juridik, të cilin e ndërron dhe vazhdon po aty studimet për gjuhë-letërsi frënge. Kur kthehet në atdhe, fillon punën në Institutin e shkencave. Në vitin 1953 është redaktor në gazetat “Tribuna e letrarëve të rinj” dhe “Zëri i rinisë”. Në vitin 1957 emërohet pedagog në Universitetine Tiranës për lëndën e teorisë së letërsisë.



Me krijimtari letrare Jakovi është marrë në moshë fare të re. Poezitë e para i ka botuar në vitin 1941, gjithmonë duke i konsultuar ato me dy miqtë e tij, dëshmorët, Janaq Kilica dhe Andon Xoxa. Ndërsa prozën e parë, tregimin “I urituri”, e ka botuar në gazetën lokale të Vlorës “Përpjekja e rinisë”, në fillim të vitit 1945. Po në këtë gazetë u shfaq edhe talenti i tij i spikatur, duke rënë në sy edhe tek shkrimtarët e njohur të kohës, Sterjo Spasse, Dhimitër Shuteriqi e Fatmir Gjata, të cilët e inkurajuan atë në rrugën e nisur të krijimtarisë letrare.
Në shtypin periodik të kohës, nga viti 1945 deri në vitin 1979, Jakov Xoxa ka botuar 38 shkrime letrare. Nga viti 1952 deri në vitin 1977 ka botuar 17 shkrime për probleme të letërsisë dhe artit, 2 shkrime për probleme të letërsisë së huaj dhe 8 shkrime të botuar në shtypin e Kosovës nga viti 1970 deri në vitin 1971.


Në planet e tij krijuese Jakov Xoxa kishte si mendim të shkruante edhe dy romane të tjerë një me temë nga lufta me titull “Dielli lind nga malet” dhe një me temë nga klasa punëtore e sektorit të naftës, titulluar “Gjaku i zi”.

Jakov Xoxa zë një vend të nderuar në panteonin e kulturës sonë kombëtare dhe, si i tillë, ç’do përvjetor i tij, evokon vlera të pashtershme të cilat burojnë nga tre kujtesa kryesore. Së pari nga kujtesa letrare, nga kujtesa popullore dhe nga kujtesa artistike figurative dhe studimore. Të treja këto forma janë të “ngopura” me imazhin e këtij prozatori të jashtëzakonshëm dhe tashmë rrezatojnë vazhdimisht vlerat e tij të shquara dhe të pashtershme.

Gërshetimi i këtyre kujtesave filloi me vdekjen e tij 30 vjet të shkuara. Atë ditë, në fjalën e lamtumirës, Dritëro Agolli, ish Kryetari i LSHASH të kësaj periudhe, u shpreh midis të tjerash se, “Letërsia shqipe humbi një nga shkrimtarët e saj më të shquar”. 25 vjet më vonë, sërisht Dritëro Agolli, në një përvjetor të Jakovit do të thoshte tekstualisht se, “Datëlindja e këtij burri do të festohet edhe pas 800 vjetësh”. Ky përcaktim hipotetik i një të madhi për të madhin, të kujton përjetësimin e të mëdhenjëve, në memorje të mëdha.

Në kujtesën kulturore, Jakovi mbetet pika e referimit të vazhdueshëm, nga nxënësit e shkollave, studentët, studiues të ndryshëm e deri në nivelet më të larta akademike. Bibliografija e tij, është mjaft e pasur me botime origjinale, me botime të të tjerëve për të, me referenca nga ai, me disertacione të mbrojtura me temë nga veprat e tij, për vlerat letrare, gjuhësore, historike dhe etnokulturore, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Nga viti 1957 deri në vitin 1979 në shtypin tonë janë botuar për Jakov Xoxën 35 shkrime kritike duke përfshirë gati gjithë emrat më të njohur të sajë si: K. Bihiku, R. Brahimi, J. Bulo, J. Buzali, F. Gjokaj, L. Berati, M. Gurakuqi, D. Shapllo, A. Kallulli, K. Velça, D. Siliqi etj. Ndërsa në shtypin e Kosovës janë botuar 10 shkrime kritike me autorë të ndryshëm si S. Fetiu, J. Raifi, R. Qosja, A. Vinca etj.

Kurse në nivelet e kujtesës popullore ai lidhet ngushtë me gjurmët e komunikimit të tij human dhe me dashurinë e pashtershme për vendlindjen e tij. Shumëkush e donte, sepse i donte. Me Jakovin ka ndodhur si në Bibël: Kush jep dashuri merr dashuri. Dhe Bibla e Jakovit ishte vendlindja e tij, Myzeqeja. Nëse mund të mendosh një Myzeqe pa Jakovin, nuk mund të mendosh një Jakov pa Myzeqe. Pikërisht kjo lidhje e bëri atë të jetoj i gjallë në “Lumin e vdekur” të kësaj fushe. Kur e pyetën në një intervistë në vitin 1965, me rastin e marrjes së “Çmimit të Republikës” se ç’po shkruante?, ai u përgjigj; ”Po, kam në dorë dhe në mend diçka por do të vete t’i shkruaj në vendin tim më të preferuar, në Myzeqe.”

Myzeqeja në penën e Jakov Xoxës është kthyer në një vend të shenjtëruar. Ai ka bërë për të përcaktimin më kuptimplot nga të gjitha penat shqiptare dhe të huaja që kan shkruar deri tani për këtë krahinë. Ai e ka quajtur atë, ”Punishten e baltës së perëndisë”.

Në vitin 1953 ai shoqëronte për një vizitë në Myzeqe, mikun e tij bullgar, shkrimtarin Ivan Burin. Bullgari çuditet kur pa qerret me dy rrota, përkundër gjithë vëndeve të tjera që i përdornin ato me 4 rrota. Në vend të përgjigjes, fshatari që takuan, ndali qerren dhe i tregoi legjendën e ardhur nga stërgjyshërit, se këtu, “Perëndia, përpara se të krijonte njeriun, ngriti magjen e saj të baltës, urdhëroi retë të mblidheshin nga ana e anës e të lëshojnë shiun litar gjemije, e pastaj përveshi krahët e ju vu punës të gatuajë brumin e robit. Që atëhere Myzeqeja mbeti magje balte”.

Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite ligjëroi lëndën “Teoria e letërsisë”.

Në një tjetër intervistë të vitit 1971 kur e pyesin përse e ka titulluar romanin e fundit “Juga e bardhë”, ai përsëri e lidh përgjigjen e tij me Myzeqenë. “Në Myzeqe, thotë, Jugë e bardhë i thonë erës përtëritëse, të ngrohtë e të ëmbël, që fryn në muajët mars – prill dhe që lulëzon natyrën”.


Jakov Xoxa, në kujtesën popullore kujtohet edhe për humorin e tij të hollë. Kur dikush e pyet për kompozicionin e romanit “Lumi i vdekur” ai përgjigjet se nuk është roman i tipit “Lum”. Ndërsa kur dikush e ka pyetur përse i bën romanet kaq të gjatë, Jakovi i thotë, “Është fatkeqësi familjare. Edhe dy djemtë që kam ashtu i kam bërë, të gjatë.”

Një kujtesë të fortë e të pashlyeshme, Jakovi e ka lënë tek letrarët e rinj. “Punën e tij si shkrimtar, ai nuk e kuptonte pa një angazhim të vazhdueshëm e serioz, për të ndihmuar nga afër talentet e reja”, kujton për të Prof. Dok. Jorgaqi. Në këtë aspekt ai mbahet nga shkrimtarët e rinj, bashkëkohës të tij si një shembull i paharruar dashurie dhe mirësie.

Për të vegjël Jakovi ka shkruar rrallë dhe një botim i tillë i cili duhet konsideruar i rrallë, është tregimi “Zogu Miseroku”, botuar në gazetën “Pionieri” më 14 prill 1965. Ky është bashkëpunimi i tij i parë me këtë gazetë pasi një kopje i dhurohet me një shënim përkushtimi nga kryeredaktori i saj Bekim Gaçe.

Nga Jakovi përdoren edhe thënie postulate të tipit të rubairave, të cilat kan ngelur të pashlyera në kujtesën e brezave, si: ”Të të ecësh nën një çadër, do të thot të duhesh pakëz”, “Një urë lidh dy brigje, një e puthur mbyll dy shtigje”, “ Të falë vonesën por jo harresën” etj.

Kujtesa artistike dhe studimore për Jakovin kap fushën e arteve figurative, kujtimeve, kumtesave në përvjetor, referimeve të shumta dhe monografitë. Deri tani i janë kushtuar atij 12 vepra arti, grafika, piktura e skulptura, punuar nga autorë të ndryshëm, si; Jakovi në studio, Jakovi mes kooperativistëve, Jakovi mes naftëtarëve, etj., punuar nga P. Lena, A. Cini, Sh. Ruçi etj, busti i vendosur në ambjentet e jashme të shkollës së muzikës, si dhe monografia “Vite që shkuan” me autor Kristaq Shtëmbarin.



Në tekstin e Historisë së Letërsisë Shqipe, të vitit 1974, “Lumi i vdekur” cilësohet “Një ndër veprat themelore të prozës sonë”. Llazar Siliqi dhe Jorgo Bulo e kan quajtur atë “Biograf i Myzeqesë”, Dalan Shapllo është shprehur se “Jakov Xoxa zë një vend të nderuar në letërsinë tonë… Emri dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara”. Ndërsa studiuesi kosovar Shaip Beqiri e quan veprën letrare të Jakov Xoxës, “Një lumë i gjallë që prore rrjedh nën ne.”

Me emrin e tij është pagëzuar shkolla e muzikës “Jakov Xoxa” dhe bulevardi “Jakov Xoxa” në Fier, në Lipjanë është krijuar klubi letrar “Jakov Xoxa”, kurse fotografija e tij mbahet e ekspozuar në të gjitha katedrat e institucioneve letrare midis figurave më të shquara të kulturës shqiptare. Jehona e veprës së tij, përfshihet gjerësisht edhe në botën e internetit.

Nëse një krahinë, krijon kulmet e saj kulturore, Jakov Xoxa është kulmi më i lartë që ka nxjerr deri më sot Myzeqeja jonë. Nëse një krahinë, prezantohet në botë nëpërmjet bijve të saj, Jakov Xoxa është biri i saj më i denjë e më përfaqësues. Pesha e tij detyruese është sa aktuale aq edhe perspektive, sa sociale aq edhe historike. Ky borxh i të gjallëve mbetet për t’u shlyer tek ngritja e dhomës së tij muzeore pran Muzeut Historik të qytetit, vendosja e pllakës në vendin e ish shtëpisë së tij dhe ngritja e shtatores së tij mu në qendër të qytetit, ashtu siç janë ngritur edhe shtatoret e sivëllezërve të tij pogradecar, Lasgushit dhe Kutelit.

BOTIME DHE VEPRA

Tituj të veprave:

1949 – boton përmbledhjen e parë titulluar “Novela”
1957 – boton dramën “Buçet Osumi”
1958 – boton përmbledhjen e dytë titulluar përsëri “Novela”
1961 – prezanton variantin e parë të romanit “Lumi i vdekur” në revistën “Nëntori”
1963 – përgatit tekstin mësimor universitar “Hyrje në shkencën e letërsisë”
1965 – bwn botimin e plotë të romanit “Lumi i vdekur”
1965 – përgatit tekstin mësimor “Teorija e letërsisë stilistike” (kurs teorik dhe praktik)
1969 – “Hyrje në shkencën e letërsisë” botohet në Prishtinë
1971 – boton romanin “Juga e bardhë 1 dhe 2”, roman
1971 – “Rilindja” në Prishtinë boton veprën e plotë të tij.
1972 – botohet “Bazat e teorisë së letërsisë”.
1972 – “Lumi i vdekur” botohet i përkthyer në italisht.
1974 – botohet në frëngjisht “Juga e bardhë”
1978 – romani “Juga e bardhë” botohet për herë të dytë në frëngjisht i paisur këtë herë edhe me një hyrje nga Jorgo Bulo.
1982 – “Lulja e kripës” botohet mbas vdekjes, ku gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar.
ÇMIME
1965 – me romanin “Lumi i vdekur” autori ka fituar çmimin e Republikës.
1971 – me romanin “Juga e bardhë” fiton çmimin e parë në konkursin e shpallur me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të atdheut
12 nëntor 2003 – U bë dekorimi i tij “Nderi i Kombit” me propozimin nga “Ministria e Kulturës”, znj. Arta Dade.

Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist: fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike.

Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare: nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...