Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/01/29

Kosova është kandidat potencial: Kroacia do t’i kushtojë vëmendje gjatë presidencës në BE




Ambasadorja kroate Daniela Barishic, ka thënë se gjatë Presidencës në BE do t’i kushtojnë vëmendje Kosovës pasi që e shohin si kandidat potencial.
Kështu deklaroi ajo në prezantimin e prioriteteve të Presidencës së Kroacisë në gjashtë muajt e ardhshëm në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Edhe këtu u kërkua që Kosovë të formojë sa më parë Qeverinë, në mënyrë që të punohet në reformat e nevojshme.

“Kosova është një kandidat potencial, kështu ne do të kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, unë iu siguroj se ekziston një vullnet i forte në Zagreb për të përparuar”, tha ajo.






Kujtojmë se liderët e Kosovës e kanë kritikaur BE’në se ka lënë anash proceset kryesore për vendin si liberalizimi i vizave

Meliza Haradinaj, këshilltarja e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti i VV’së derisa sulmonte institucionet e Kosovës në trenerka e pizhama, kjo u bë shtet.


Këshilltarja e Haradinajt i reagon ashpër Kurtit: Kur zhagitëshe ti në trenerka e pizhama, Kosova u bë shtet

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk falet trajtimi i Kosovës si shtet në mbikqyrje.

“Kosova u bë e pavarur. Kosova u bë partnere e botës. Dhe po kjo Kosovë, ta dha mandatin kushtetues për formim të qeverisë. Sot, NUK TA FALIM ta trajtosh Kosovën si shtet në mbikqyrje. Vetëvendosjen trajtoje si të duash. Kosovën ruaje ashtu si e gjete, dhe forcoje sa më shumë po munde e dite. Mundësinë e ke të bëhesh kryeministër. Merre sepse ta dha populli. Mos ik, mos u fsheh prapa syzeve të diplomatëve”, ka shkruar ajo.


Rezultate imazhesh për meliza haradinaj

Shkrimi i plotë i    Meliza Haradinaj : 



Ishte historike përfundimi i mbikqyrjes ndërkombëtare të Kosovës me shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt 2008, përfundimi i mandatit të ICO-së në shtator 2012, dhe së fundmi përfundimi i mandatit të EULEX-it në qershor të vitit 2018.

Përkujtojani dikush Albinit, se Kosova tanimë është shtet në marrëdhënie partneriteti me komunitetin ndërkombëtar, jo në marrëdhënie mbikqyrëse. Kosova sot nuk është më konsumuese, por kontribuese e komunitetit ndërkombëtar.

Përkujtojani Albinit që derisa ai zhagitej herë në trenerka e pizhama, e herë në kat tesha, herë duke sulmuar institucionet e herë duke sulmuar ndërkombëtarët, herë duke flirtuar me ekstremistët fetar, e herë duke u shtirur si shqiptar i devotshëm me shqiponjë dykrenare, Kosova u bë shtet. Kosova u bë e pavarur. Kosova u bë partnere e botës. Dhe po kjo Kosovë, ta dha mandatin kushtetues për formim të qeverisë.

 Sot, NUK TA FALIM ta trajtosh Kosovën si shtet në mbikqyrje. Vetëvendosjen trajtoje si të duash. Kosovën ruaje ashtu si e gjete, dhe forcoje sa më shumë po munde e dite. Mundësinë e ke të bëhesh kryeministër. Merre sepse ta dha populli. Mos ik, mos u fsheh prapa syzeve të diplomatëve.

E përsëris: refuzimi i qëllimshëm i moskrijimit të qeverisë do të mbetet njollë e pashlyeshme e historisë politike të Vetëvendosjes si parti, dhe Albinit si politikan. Shans tjetër si ky nuk do të ketë.

Kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca : Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Në Kosovë posti i tij po e mban peng koalicioni, Konjufca nga Brukseli thotë se po bëhet qeveria e re


Kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka Brukseli ka dhënë alaramin se shumë shpejt do të krijohen instutcionet e reja në vend, ani pse pikërisht posti i tij është duke e mbajtur peng arritjen e marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK’së.

Konjufca i cili këto ditë po qëndron në Bruksel ka thënë para të pranishmëve nënvizoi suksesin e procesit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Gjithashtu ka folur edhe sfidat që e përcjellin Kosovën në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane.

”Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta në rrugëtimin e saj evropian. Pavarësisht nga arritja e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim ne nuk kemi shkuar drejt statusit të vendit kandidat. Kanë kaluar 96 muaj nga kur e kemi filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe sot ne mbesim vendi i vetëm që nuk është liruar nga regjimi i vizave në zonën e Schengen’it”, tha kryetari i Kuvendit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e mbrëmshme tragjike në Zhur të Prizrenit, ku humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Policia tregon si ndodhi vrasja e policit në Zhur: I dyshuari kishte të kaluar kriminale


Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka dhënë detajet e kësaj ngjarje për EO, i cili tha se fillimisht policia është thirrur për të intervenuar në një rast dhunë në familje, por më pas kanë hasur edhe në substance narkotike dhe mjete shpërthyese.

“Po e shoh që po spekulohet, policia është njoftuar fillimisht për dhunë familjarë, pastaj familjarët kanë treguar se kryefamiljari përveç dhunës në familje posedon edhe substancë narkotike. Fatkeqësisht në njërën nga hapësirë e pabanuara në atë shtëpi policia ka has në mjet shpërthyes dhe ka shkaktuar vdekjen e një polici dhe dy të lënduarve dhe një fëmijë që është lënduar”, tha Qalaj.

Ai tutje ka njoftuar se personi i arrestuar, i cili ka shkaktuar këtë ngjarje tragjike është i njohur për policinë dhe se ai tashmë gjendet në paraburgim.


“Personi i dyshimtë ka qenë i njohur për policinë e Kosovës, ka qenë për veprën penale i arrestuar i paraburgosur”, tha ai.

Për policin tjetër që ka mbetur i lënduar me ç’rast po qëndron në mjekim intensiv në QKUK, Qalaj tha se momentalisht gjendja e tij është stabile, duke shpresuar që të mbijetojë dhe pastaj të trajtohen ato pjesë që ka nevojë.

“Momentalisht gjendja e tij është stabile, lëndimet e tij janë të rënda në pjesën e kokës dhe të qafës. Mirëpo sipas mjekut organet vitale janë të paprekura, momentalisht gjendja është stabile shpresojmë qe polici të mbijetoj dhe pastaj të trajtohen ato pjesë qe ka nevojë”, tha ai.
Qeveria merr vendim për kompensim financiar për familjarët e policëve të rënë në detyrë

Qeveria merr vendim për kompensim financiar për familjarët e policëve të rënë në detyrë

Policin e plagosur në ngjarjen e mbrëmshme tragjike, Artur Mrasorin, e ka vizituar në QKUK edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se nëse ka nevojë do të trajtohen edhe jashtë vendit, bashkë me policët e tjerë të lënduar në aksionin antidrogë, në fshatin Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vdekur një pjesëtar i Policisë.

Haradinaj në këtë vizitë ka folur edhe për dy ligjet për policët, për atë të sigurimeve shëndetësore dhe të pensionit të parakohshëm, për të cilët paralajmëroi se do të ndodhin shumë shpejt.

“Sigurimet shëndetësore, kërkesë e drejtë kjo e policisë. Dy ligjet ai për sigurimet dhe pensionimin e parakohshëm, por që jemi në pritje të formimit të qeverisë. Dy ligjet janë në proces, por që s’mund tani të dërgojmë në parlament ligje, por besoj që do të ndodhë. Gjatë këtyre viteve kemi qenë më afër policisë me buxhet, por që dy ligjet janë të domosdoshme”, tha tutje Haradinaj.

Kreu i qeverisë ka informuar se përveç pensionit, familjarëve të cilët kanë rënë në detyrë, do të iu ndahet një shumë që do ta marrin vazhdimisht.

Analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Janusz Bugajski konsideron se Perëndimi duhet të përgjigjet shumë më energjikisht ndaj shtrirjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan.



 Janusz Bugajski thekson se në hapësirat e Balklkanit po ndodh lufta për mbizotërim midis Moskës dhe fuqive perëndimore e ngjashme me atë të shekullit të 19-të, ka shkruar ai në sajtin CEPA (Qendra amerikan për analiza të politikës europiane) , transmeton Koha.net.

Ai vlerëson se tani po ndodh versioni i ri i asaj loje të madhe ballkanike, por tani “Moska po përdor subversionet dhe mashtrimet, meqë nuk mund të matet ekonomikisht e ushtarakisht me Perëndimin”.

ka thënë ai, terminët se Rusia e Putinit “po ndërhyn dhe ka ndikim malinj në Siujdhesën e Ballkanit” janë shumë të thjeshta për të shprehur qëllimet e njëmendta të Moskës dhe se për këtë arsye do të mund të zbusë ndjenjën e urgjencës kur bëhet fjalë për përgjigjen e Perëndimit.

Bugajski në tekstin e publikuar në sajtin CEPA shkruan se Kremlini sheh në Ballkan përparësinë strategjike për shkak të realizimit të së paku katër qëllimeve:

I pari, që të shtrihet ndikimi gjeopolitik i Rusisë, për çka si shembull përmend ndikimin e Moskës në qeveritë ballkanike, “angazhimin e saj ushtarak, si në rastin e Serbisë” dhe praninë e saj institucionale;

Qëllimi i i dytë është që Rusia të zvogëlojë rolin e institucioneve perëndimore, që po e bën duke nxitur konflikte, duke çuar kështu në shmangie në përgjigjet ndërkombëtare ndaj këtyre konflikteve;

Një prej tyre, sipas Bugajskit, është ideja për shkëmbim territoresh në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, e mbështetur nga Moska dhe disa vende perëndimore, e kundërshtuar nga vende të tjera perëndimore.

Qëllimi i tretë i Moskës është zvogëlimi i pranisë së SHBA në Ballkan, që shpjegohet me kundërshtimin rus dhe minimin e zgjerimit të NATO-s.

Qëllimi i katër i Kremlinit është fitimi i aleatëve të rinj ose aleatëve potencialë, gjë që po e bën përmes ndikimeve ekonomike e energjetike, konsideron Bugajski, transmeton Koha.net.

Në kontekstin e realizimit të këtyre qëllimeve Moska përdor një varg “mjetesh taktike”, ndër të tjera duke promovuar nacionalizmin lokal.

Në favor të pohimit të këtillë, Bugajski përmend Kosovën, anëtarësimin e të cilës në Kombet e Bashkuar po e pengon Rusia me këmbëngulje.

Me qëllim të nxitjes së konflikteve interne atje, Rusia thekson tregimin për serbët si pakicë e diskriminuar.

“Rusia nuk është palë neutrale në çështjen e dialogut. Ajo është, do të thoja, një lojtar negativ në raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thotë Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA), me seli në Uashington.

Pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, ne kemi dëgjuar disa deklarata politike për këtë incident tragjik. Në anën tjetër, po zvillohen hetime zyrtare. Sipas jush, a janë të dobishme këto deklarata politike apo jo?

Janusz Bugajski: Nuk mendoj se çdo gjë e thënë në këtë moment është shumë e dobishme. Mendoj se duhet të ketë hetime të plota, të cilat aktualisht kanë filluar. Mendoj, po ashtu, se Prishtinës i duhet bashkëpunimi ndërkombëtar. Para se të dënohet qeveria në Kosovë, mendoj se Beogradi duhet të jetë shumë më tepër i gatshëm të thotë: ne kemi vullnet të bashkëpunojmë.

Në fakt, është ironike, por vetë vrasja mund të jetë një rast për Beogradin dhe Prishtinën, për të punuar së bashku kundër terrorizmit, kundër sabotazhit, kundër përpjekjeve për vrasje, e të tjera, që ne i kemi parë në Ballkan më parë. Pra, unë gjithnjë mendoj se vrasja tragjike, po ashtu, është edhe një mundësi për të dy palët.



Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tensionet ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë po shtohen. Ne kemi parë ndikim edhe në rundin teknik të dialogut, i cili u anulua në Bruksel. Por, presidentët e të dy vendeve thonë se janë të përkushtuar për vazhdimin e dialogut për normalizim në të ardhmen. Si e shihni ju këtë dialog për normalizim në tërësi?

Janusz Bugajski: Dialogu, i cili është vonuar për një vit, duhet të ristartoj. Janë një numër i çështjeve shumë të rëndësishme me të cilat duhet të merret. Unë do të thosha, se jo vetëm me çështjet e vogla, por duhet të merret edhe me ato të mëdhat, që ne i quajmë normalizim në krijimin e raporteve bilaterale, që e lejojnë Kosovën të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Tjetër fakt është se Shtetet e Bashkuara aktualisht mund të jenë më të dobishme, më mbështetëse, në lëvizjen e dialogut përpara. Deri tash, Bashkimi Evropian, është marrë me çështje të vogla. Mendoj se janë Shtetet e Bashkuara që do të merreshin me çështje më të mëdha. Po ashtu, do të thoja se lidhur me vrasjen, ekstremistët e dyshuar e kanë zgjedhur momentin kritik.

Me fjalë të tjera, kush është ai që do të dëshironte t’i sabotonte bisedat ndërmjet dy kryeqyteteve? A janë ata politikanë nacionalistë, a janë elemente kriminale brenda Serbisë, brenda Kosovës Veriore, apo është ndonjë fuqi e jashtme?

Mos harroni, Rusia ishte përpjekur t’i sabotonte zgjedhjet në Mal të Zi. Nuk ka arsye, do të thoja, të ketë dyshim se Rusia do të ishte e lumtur t’i sabotonte raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Do të dëshiroja t’i kthehem përsëri dialogut. Ju e përmendët se ndoshta do të ishte e dobishme që Shtetet e Bashkuara të përfshiheshin në këtë dialog. Por, serbët thonë se në atë rast, ata do të kërkonin që të përfshihet edhe Rusia. Çka mendoni ju?

Janusz Bugajski: Serbët mund të kërkojnë që Rusia të përfshihet, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht ajo do të përfshihet. Rusia nuk ka prani në terren në Kosovë. Rusia nuk e mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Rusia nuk është, të themi, ndërmjetësues i besueshëm në këtë proces.

Pra, nuk mendoj se Rusia do të përfshihej në bisedime dhe mendoj se nëse Shtetet e Bashkuara e marrin udhëheqjen së bashku me Bashkimin Evropian, bile do të mund të silleshin edhe dy vende të tjera, siç janë Kina ose Turqia.

Përse do të duhet të përfshihej Rusia? Rusia nuk është palë neutrale në këtë çështje. Ajo është, do të thoja, një lojtar negativ në raportet ndërmjet dy vendeve.

Zoti Bugajski, liderët e Kosovës dhe anëtarët e kuvendit janë kritikuar nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore, për nismën për tërheqjen e legjislacionit për Gjykatën Speciale për Krime të Luftës. Por, situata është ende e paqartë. Disa thonë se kjo është kriza më e madhe në raportet ndërmjet liderëve të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. A pajtoheni me këtë vlerësim?

Janusz Bugajski: Nuk do ta ekzagjeroja, por mendoj se është problem madhor, i cili mund të zhvillohet, nëse qeveria e Kosovës do të shkojë prapa në përkushtimin për Gjykatën Speciale, Prokurorinë Speciale, Dhomat e Specializuara. Kjo do të indikonte se qeveria e Kosovës diçka po fshehë… se ajo nuk është e gatshme të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar. Kjo mund ta pengojë progresin e Kosovës kah institucionet ndërkombëtare. Po ashtu, kjo mund t’i dëmtojë raportet me Shtetet e Bashkuara. Siç e dini, Shtetet e Bashkuara ishin mbështetësi kryesor për pavarësinë e Kosovës.

Por, ekzistojnë çështje të caktuara të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat me të vërtetë duhet të trajtohen. Mendoj se kjo është një mundësi e mirë për Kosovën të thotë: ne nuk kemi asgjë për të fshehur.

Ka pasur lëvizje çlirimtare dhe sikur në çdo lëvizje çlirimtare, aty gjithmonë ka indidivë të cilët kanë kryer disa lloje të krimeve. Kjo ka ndodhur në çdo vend. Kjo e bën Kosovën normale… Nëse nuk merr pjesë në këtë, atëherë do të jetë, të themi, e izoluar dhe potencialisht e lënë anash.

Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian. Njëri prej kushteve kryesore i BE-së për Kosovën është ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Por, përsëri, duket se në Kuvendin e Kosovës nuk ka shumicë për këtë ratifikim. Si e shihni ju këtë situatë dhe sipas jush, a ka gjasë që kosovarët të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian?

Janusz Bugajski: Për viza ka spekulim nga BE-ja se kufiri me Malin e Zi duhet të ratifikohet para riprocedimit për marrëveshjen për liberalizim të vizave. Ka edhe mënyra të tjera për tu marrë me këtë, natyrisht, por mendoj se kjo masë ka të bëjë me raportet e Kosovës, jo vetëm me vendin fqinj, por, po ashtu, memarrëdhëniet e saj me NATO-n.

Mos harroni se Mali i Zi tash është anëtar i NATO-s. Ky vend është edhe në binarët, me gjasë më të shpejtë në rajon, për pranim në BE.

Prandaj, mendoj se bllokimi i kësaj marrëveshjeje kufitare nuk i shërben interesit kombëtar të Kosovës. Ne po flasim për një pjesë shumë të vogël të territorit dhe për një marrëveshje, për të cilën ishte arritur pajtueshmëria.

Kjo është çështje e guximit në parlament për të shkuar sipas kësaj marrëveshjeje me qeverinë, dhe të lëvizet përpara dhe të ratifikohet.

Ushtarët shqiptarë dhe gjermanë, në mbrojtje të Çakorrit, 1943





Kampi suhtarak në Çakorr, 1943
Ushtarët shqiptar dhe gjermanë duke u ngjitur në majen e Çakorrit, 1943
Një grup i serbëve të kapur robër nga Divizioni SS Skanderbeg, në Çakorr, 1943
Ushtarët shqiptar me lisa, në mesin e tyre
 edhe një gjerman, në Çakorr, 1943
Çakorr, 1943
Ushtarët shqiptar dhe gjermanë duke u ngjitur në majen e Çakorrit, 1943
Pas ardhjes së ushtrisë gjermane në Kosovë, në vitin 1941 brezi kufitars mes Malit të Zi dhe Kosovës ishte kthyer në një arenë lufte mes forcave shqiptare dhe forcave çetnike serbe.Në kë foto të rralla shihen luftëtarët shqiptarë dhe ushtarët gjerman në majen e Çakorrit, ku gjatë LDB janë zhvilluar luftime të ashpëra mes forcave shqiptare dhe atyre serbe.

Xhaferr Deva(21 shkurt 1904-25 maj 1978)


Rezultate imazhesh për xhafer deva sipas cias

Xhaferr Deva,lindi nё Mitrovicё më 21 shkurt 1904.Ishte djali i pestë, ndër shtatë djemtë e Ibrahim Agë Devës dhe Esmës, nga familja Osmani. Ibrahim Deva, babai i Xhaferit, i lindur në Mitrovicë, por me prejardhje nga Gjakova, ishte pronar i një punishte druri. Origjinën familja e kishte nga Deva e Hasit.

Xhaferi,mësimet fillestare i kreu në Mitrovicë, dhe të mesmen në Selanik para Luftës Ballkanike. Më pas vazhdoi shkollimin e tij në Stamboll në "Robert College" për tregti - shkolla më e vjetër amerikane jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , që në gjuhën turke quhet: İstanbul Amerikan Robert Lisesi, ku mësoi anglishten. Ndoqi kurse për Pyllëtari në Vjenë.

Pas “Robert Kolexhit” në Stamboll, Deva u vendos në Aleksandri si punonjës në Bankën Osmane. Duke vuajtur nga reumatizmi, la Egjiptin dhe shkoi për kurim në Austri. U rikthye në vendlindje më 1932 për t'u përkujdesur dhe për ta mbarështuar më tej sipërmarrjen e drurit, manifaturën dhe 8 mijë lirat turke që i la i ati i ndjerë. Me paratë ndërtoi një punishte bashkëkohore për përpunimin e drurit, pjesët e së cilës i solli nga Çekosllovakia.

Qe kryetar i dhomës së tregtisë të Mitrovicës dhe anëtar i bordit financiar të njësisë administrative.

Veprimtaria politike

Hyn në politikë pas pushtimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene më 17 prill 1941, pёr organizimin e pushtetit nё rajonin Mitrovicë-Podujevё-Vushtrri, që ishte ajo pjesë e trevës së Kosovёs nёn pushtimin gjerman. 

I cilësuar si njeri i afërt me të Plotfuqishmin e Reich-ut në Europën Juglindore Hermann Neubacher,të cilit i kishte fituar besimin; themeloi administratën me nëpunës, agronomë, arsimtarë shqiptarë. Mendohet të ketë punuar pranë Abwehr, shërbimit informativ ushtarak gjerman për një kohe të pacaktuar.

Në bashkëpunim me Rexhep Krasniqin dhe Ernest Koliqin, hap shkolla shqipe në territoret shqiptare të ish-Mbretërisë SKS, e drejtë e cila ishte mohuar nga ish-mbretëria.

Pasi takoi Neubacher në Beograd, niset për Tiranë me Ago Agajn dhe me vete batalionin "Kosova". Xhafër  Deva merr postin e ministrit  të Punëve të  Brendshme në qeverinë Mitrovica.

Më 14 shtator 1943 dhe deri nё mbarim tё luftёs ishte kryetar i organizatёs së Lidhjës së  Dytё  të Prizrenit dhe drejtoi qendresёn pёr tё penguar futjen e trupave partizane jugosllave nё Kosovё. 

Në muajt e pranverës ngarkon një ndër krerët e "Lidhjes së Dytë të Prizrenit", Bedri Pejanin, të krijonte divizionin SS "Skanderbeg" - emri i plotë zyrtar: 21. Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr.1).

Nё shtator të 1944 Shefqet Verlaci pat propozuar Xhafër Devën të bëhej kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, por ky propozim nuk u pëlqye nga shumica e asaj kohe.

Mërgimi

Pas mbarimit tё luftёs shkoi nё Austri në dhjetor të 1944, mandej në Itali, nga Italia në Egjipt më 1947 ku takohet me Mbretin Zog. 

Takoi anëtarët e grupeve politike të ndryshme dhe nënshkroi një protokoll të quajtur "Protokolli i Aleksandrisë" me katër pika.

Nga Egjipti në Damask të Sirisë në fund të 1947. Këtu filloi një aktivitet politik, sikurse botimi i gazetës "Bashkimi i Kombit" në vitin 1948, si zëdhënse e parë e nacionalizmit shqiptar, pas Luftës II Botërore. 

Në shkurt të vitit 1948 ambasada amerikane në Romë e thërret, ku dhe kthehet. 

Nga 20 prill 1950 largohet drejt Greqisë e Turqisë e Egjiptit që të takonte dhe rekrutonte njerëz në dobi të axhendës së Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë" dhe operacionin "Valuable". 

I zhgënjyer, kthehet në Romë ku punoi pranë Zyrës Polake për Ndihmën e Emigrantëve duke mbledhur fonde për emigrantët shqiptarë.

Në vitin 1956, Xhafë  Deva shkoi në Amerikë. Në fillim jetoi e punoi në New York, më vonë në Boston, kurse në vitin 1960 shkoi në Kaliforni, ku vendoset në Calavera County.

Më 1966 rikrijoi organizatёn "Lidhja e Dytё e Prizrenit në Mërgim", qё propagandoi çlirimin e Kosovёs e tё trojeve tё tjera shqiptare nё Jugosllavi. 

E respektuar nga të gjitha organizatat nacionaliste shqiptare jashtë Atdheut; vërehet në krye të tubimeve politike shqiptare të udhëheqjes nacionaliste, në Aleksandri të Egjiptit, më 1949 dhe në Madrid më 1972.

Ndërroi jetë më 25 maj 1978, në nekrologjinë e tij shkruhet se shërbente si ndihmësdrejtor i shërbimit postar në Universitetin e Stanfordit, ku qe lektor në vitet 1959-1971.


Ndër bëmat e jetës politike së Devës përmendet ngritja në këmbë e 

Shpëtimi i hebrenjve

Nga fundi i pranverës së vitit 1944 nazistët kërkuan zyrtarisht jo vetëm listat, po dhe grumbullimin e gjithë hebrenjve në një fushë përqendrimi. Mbështetur në burimet amerikane, sipas Sarner, dy përfaqësues të bashkësis hebraike në Shqipëri, duke përfshirë dhe hebrenjtë e deportuar prej vendeve të Europës Qendrore, që kishin gjetur këtë vend si strehë shpëtimi, Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë ("Shoah"), iu drejtuan Mehdi Frashërit për ndihmë:

"Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit. Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin. Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur. Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Deva ia doli që t'i bindtte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve".

Xhafer Deva ishte i pasukseshem në luftimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Ai ishte pro përendimor dhe luftoi që forcat demokratike të fitonin në Shqipëri.

Xhafer Deva ishte lideri më karizmatik i shqiptarëve në Kosovë, duke marrë parasyshe edukimin dhe aftesitë e tij, ai është një faktor shumë i rëndësishem për CIA-në, për ta përmbysur regjimin komunist në Shqipëri.

Xhafer Deva fliste 10 gjuhë: angleze, gjermane, frënge, turqisht, serbo-kroate, arabe, greke, çeke, bullgre duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Ai kishte aftesi të jashtëzakonshme sidomos në aftësitë inxhinerike të minerave dhe aftesitë bankare.

Është me të vertetë për të ardhur shum keq kur të gjith ata që gjith jetën e tyre luftuan për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër instalimit të murtajës komuniste në Kosovë dhe në Shqipëri të mos vlerësohen por përkundrazi të injorohen. Kjo tregon se shoqëria jonë dhe politika në Shqipëri është tejet e infektuar nga reminishencat e regjimit komunist.

 Nga ky batak që kemi rënë sa më parë duhet të ngrihemi që të rendim në rrugën e vështirë të demokracisë dhe të bashkohemi me kombet e tjera të qytetëruara.

 Trathëtia kombëtare nuk ka qenë kurrë dhe asnjëher në anën e nacionalistëve. Nacionalistët ishin të vendosur në idenë e tyre, të një Shqipërie etnike demokratike të bashkuar me të gjitha trojet e sajë, të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë nga konferenca e Londrës e vitit 1913. Shqipëria dhe çështja kombëtare u trathëtuan nga Enver Hoxha dhe komunistët që shërbyen në veprën e tyre kriminale kundër popullit shqiptar. “Këtu provohet se qendrimi kundrejt Kosovës është trathëtia më e madhe e Enver Hoxhës që dërgoj shqiptarët me derdh gjakun për me u sigurue komunistëve jugosllav sundimin e Kosovës.” (Shih Tajar Zavalani, “Historia e Shqipërisë,” pjesa e dytë, fq.278/79, Londër 1966).

Duhet hedhur poshtë me neveri ideja e historianëve komunistë që ulurijnë nëpër TV të kapura nga Edi Rama se nacionalistët shqiptarë me Mit’hat Frashërin, Xhafer Devën, Abaz Kupin etj. e kan humbur luftën. 

Është një gënjeshtër monstruoze. Duke u larguar nga Shqipëria pas marrjes së pushtetit nga komunistët, Mitat Frashëri do të deklaronte:

”Ne po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën por për të vazhduar luftën për përmbysjen e komunizmit dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri”.

Ata kishin humbur një betejë por nuk kishin humbur luftën. Dhe me të vertetë, pas shumë përpjekjesh, gjakut të derdhur për lirinë e Shqipërisë, komunizmi u përmbys dhe ka fituar ideja e nacionalistëve dhe antikomunistëve shqiptarë, ideja e Mit’hat Frashërit për një Shqipëri të lirë, demokratike të bashkuar me Evropën dhe kundër murtajës bolshevike.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...