Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/10/13

Profesor dr.sci. Paskal Milo kundër arrestimit të Berishës: Ç’janë këta deputetë që i heqin imunitetin, pse i urdhëroi dikush tjetër

 

Paskal Milo kundër arrestimit të Berishës:

Paskal Milo ka dalë kundër arrestimit të Sali Berishës.

Ai ka kritikuar Parlamentin, pse i hoqi imunitetin.

“Unë nuk jam prokuror dhe nuk mund të hyj në probleme teknike, por për sa kohë Sali Berisha ka qenë i hetuar për 3 vite të tjera, ai mund të vazhdojë të hetohet, ose mund t’i thellohen hetimet edhe pa kaluar, pa marrë miratimin për arrestimin në Parlament.

Këtu problemi nuk qëndron tek fakti që prokurori e tha atë fazë, por tek substanca. Dhe subsanta është, Parlamenti a është institucioni i vërtetë që ka vullnet, përgjegjshmëri për t’ju qasur kësaj çështje kaq të rëndësishme politike, me shumë përgjegjësi.

Unë këtë e vë në dyshim, sepse Parlamenti sot, ka kohë është bërë një instrument që nuk gjykon vetë. Formalisht atje mund të dalin njerëz dhe të flasin, por ata flasin sipas një skenari të parapërgatitur dhe dalin atje të konsumojnë minutazhin që ju jep spikeri i parlamentit për procedurë, sepse vendimet realisht merren diku tjetër.

2024/10/08

Hakif Bajrami: Këta akademikë më ftuan në 1989 në Kuvendin e Gazimestanit ku ishte Milloshi

 


Akademia e Kosovës,  po i mbush 50 vjet që është shndërruar në një bujtinë shterrpakësh. Akademia serbiane nuk kalon muaj pa e botuar ndonjë libër kundër Kosovës dhe Shiptarëve, kuptohet me falsifikime ordinere të motodave dhe fabrimimit të rrenave nga shekulli XIX. Por, “akademikët” e Kosovës janë të heshtur, sepse Isa Mustafa ua ka siguruar një buxhet solid për t` i kaluar pushimet edhe në pushimoret më prestigjioze të botës.


 Në nënor-dhjetor 1980, më pati pranuar në bisedë Akademik Aleks Buda. E kishte lexuar doktortanturën time “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941 në 1100 faqe dorëshkrim me 4316 referenca dokumnete. Ai më pyeti  pse nuk je  i pranuar në Akademi, kur aty ka akademikë që nuk e kanë asnjë libër të botuar, ose kanë nga një, por me ngjyrë ideologjike.”. Të them se prej atij dorëshkrimi janë botuar doktorantura e mbrojtur më 15 janar 1979, e botuar më 1981, PKJ në Kosovë 1919-1941; Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Bedri Pejani, Xhemjeti, Konventa Jugosllavo Turke për shpërnguljen e shqiptarëve, Shpërngulja  e shqiptarëve 1877-1966; Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës 1912-1941; Partitë politike  jugosllave-të gjitha të pabotuara atëborë. Profesor Aleksit i thash : “Jo nuk kam emër për Akademi”. Do të bisedoi me Vllaçkon (Ali Hadrin) tha, dhe çdo gjë mori fund me kaq. Erdhi viti 1981 dhe çdo gjë ndryshoi.

Po, më 1983 më ka ftuar i famshmi Akademik Esat Mekulli, me të cilin kam bashkëpunuar për tetë vite në “Leksikografski Zavod” të Zagrebit, për përpilimin e “zërave” për shqiptarë, që të konkurojë në Akademi. E pata lutur dhe i thashë se  i kam lexuar si drejtor i Arkivit Shtetëror të Kosovës (Kështu ka qenë i regjsitruar-HB) dosjet e Akademikëve. Çdo respekt për Juve, për dy tre anatrë aty e sidomos për Akademik Ali Hadrin, të cilin po  hetojnë qe DHJETE vjetë pesë anatrë  të pushtetit: (tre shqiptar e një  serb-Bora Zivgareviq, një malazez-Mihaljo Zvicer), të cilët e kanë themluar Akademinë, sepse kanë qenë pushtetarë. Mos më ngatrro se aty UDB-a i ka rrënjët shumë thellë. Dhe, Esati si patriot që ishte , u ndal dhe më tha: “ Bën që ta bisedojë këtë me shokun Fadil?”. Jo profo, unë qe tri herë konkuroi në Katedren e Hostirisë, dhe dikush nga aty po ua sjellë “vërtetimin” nga UDB se unë mbi punëtorinë e Simon Shirokes më 27 XI 1968, e kam mbajtë Flamurin Kombëtar, derisa Osman Dumoshi i ka lexuar kërkesat e Demonstratve revolucionare patriotike shqiptare, se unë në Dekanatin e Fakultetit Filozofik, iu kam kërcnuar dy porfesorëve, se ju ma nuk do të jeni në këtë fakultet dhe na paska “pajtuar” Ismail Bajra dhe Qenan Shaipi; I pari prof Esat është gjallë dhe mund ta konsultosh se si jam siell me ta.Unë kam qenë demonstrant dhe e kam mbajtë Flamurin pranë Osman Dumoshit, të cilin, asokohe  nuk e kam njohur fare, po cili historian do të rrinte neutral në ato ngjarje historike për pjesën e shtypur të kombit.

Po, nuk e kam lejuar t` i afrohen telefonit për të na rrethuar milicia, kur tanket veq kishin hy në Prishtinë. Po, pastaj ( e them për herë të parë-HB) kam ndejtë ilegal në “Kodrën e Triamve” tre muaj në banesën e  Osman Zekës, në shtepinë e Kryetarit të sotëm (2017) të Parlamnetit Prishtinës,  zotëri Halim Halimi, por as i zoti i shtëpisë, as tre nxënës që ishin aty, asnjëri nuk më ka lejamëruar.

I falenderoi publikisht, se me kanë siellë edhe ushqim, pemë dhe perime. Bile ka shumë fqinjë që më kanë siellë edhe bukë dhe pemë  e perime, e nuk i njifja fare. Me kaq Esat Mekuli  e mbylli akademizimin tim, sepse tre historisanë me kishin akuzuar se në Librin PKJ në Kosovë 1919-1941, madje kisha kërkuar republikë dhe babshkim me Shqipërinë, duke cituar Kongrsin e Drezdenit dhe Konferencën e V-të të PKJ më 1940.. Në mars të vitit 1989, jam ftuar në Akademi nga Jashar Rexhepagiqi, Gazmand Zajmi, Syrja Popovci, Idriz Ajeti, Vuk Filipoviqi, Esat Mekuli, Muslim  Mulliqi, Dervish Rozhaja, Enver Gjergjeku. Më është komunkuar se: “Je i zgjedhur “akadmik” i rregullt”, dhe ti duhesh ta përfaqësosh Akademinë në kuvendin e Gazimstanit (1989), ku do të mbajë flajim Milloshi më 28 VI 1989”. Kam reguar si vetima, gati i pakontrolluar, por shumë i vëndosur dhe thellësisht i bunduar se si po sillem: “Ndigjioni akadmikë të nderuar, shumë ju respektoi.  E keni gabuar adresën, unë për të gjallë në atë tubim fashist (popo- fashist!) nuk marrë pjesë kurrë , për jetë. Aty lexohet dhe provohet hyrja në “memoriamin e shqiptarëve në Kosovë!” Lidhur me këtë e kisha një kurajo dhe përvojë nga ballfaqimet dhe kundershtimet publike me Tempon në Beograd dhe Prishtinë (1988/9),  e kisha një përvojë me takimin me kasapin e Kosovës, oznashin kryekriminel Spasoje Gjakoviq,  në Beograd 15 maj 1985, që më kërcnonte nga viti 1981 kur ishte inkorporuar në Shtabin e Dushko Ristiqit, e ku bënin pjesë edhe dy akdemikë, por të tjerëve ku kishte sllovenë, kroatë, boshnjakë, malazezë, maqedonë dhe një hungarezë. Shtab i plotë sikur të ishte Rankoviqi shef i tyre. Dhe atë farë letre të vulosur  e kam bërë (1989) copë e grimë, para tyre. Të vetmit që kanë qenë i qetë dhe më kanë përcilllë ishin Baca Esat, Idriz Ajeti e i fundit Muslim Mulliqi, i cili më tha kur dola te dera: “Pranoje dhe mos shko”!. Jo prof , i thash se këta më parqesin në milici pastaj. Janë të njohur për këto marifete për shokët e tyre më parë. Baca Esat, si e quaja edhe në kabinetin e  tij ku ishte Drejtoria e “Leksikorgafski Zavodit” të Zagrebit, që përgatitej të jetë e Kosovës në ndertesën “Iber-Lepencit”, prap një ditë doli nga zyrja dhe më ftoi duke më thën : “Mirë bëre, por dikush duhet të shkojë në Gazimestan. Ky është qëndrim i shtetit”. Unë: Kush shkon është problem i juej, jo i imi Baca ESAT.

Kush shkoi nga akademia në Gazimestan më 28 qershor 1989?

Pas dhjetë ditësh më vjen akti nga Kuvendi i Kosovës me një DOSJE, që gjindet në Arkivë, se për Gazimetan 1989, janë zgjedhë akademikët: Jashar Rezhepagiqi, Vuk Filipoviqi, një jurist  nga akademia që nuk i fioguron emëri, shkrimtari, Bedri Hysa dhe drejtori i “Putnikut” . E unë në vend që të bëhem akademik për shkak se e botova Konventën Jugosllavo -Turke 1938, për deportimin e shqiptarëve në Anadoll në “Gjurmime Albanologjike”, me insitim të guximshm të Rexhep Qosjes dhe  Kryeredaktoritm Xheladin Shala në 82 faqe , pa e evituar asnjë rresht; se e botova për herë të parë “Naçertanin 1844” ne gjuhen shqipe ne vitin 1986 ne Vjetarin e Arkivit te Kosoves; pse e botova dokumentacionin për Diktaturën ushtrake, të vëndosur në Kosovë më 8 II1945; pse botova fjalimin e Emin Durakut të shkurtit 1942; pse e botova tërë dokumentacionin e Konferencës Bujanit 1943/4, më 1983 në “Vjetar”, me recensent, prof dr Tahir Abdylin, e “fitova” kohën trevjeçare nën hetime të prokurori Njazi Burgideva ( me spiunime nga kjo akademi e mykur në shovinizëm dhe racizëm, jo ndaj të tjerëve, por ndaj bashkvandasëve!!!

Ja kush jeni, dokumnetet janë, dikush do të i botoi një ditë. Dhe, askush përpos atyre që janë në majet e diturisë në lëminë  e vet shkencore, nuk e din se sa çelb është grmubulluar në këtë katrahurë  akademie, që quhet akademi nepotiste politike, fillim e mabrim. Atëbotë, Najzi Burgideva si porkuror e mbante emrin tim në “bllokun privat”. I falëm nderit, se ka mund të veprojë ndryshe, sepse botimi ishte publik dhe nuk kisha çka të them vetëm se: Ja ku jam, nuk pendohem për punë shkencore kurrë, përgjegjësia është e imja dhe askujtë tjetër. Ja kush janë disa akdmikë tanë atëherë e tani, ku ka pasë dorë edhe një historikuc dervish ; pa asnjë fie morali njerëzor. Hulumtoni në Arkivin e Kosovës në fondin Këshili Ekzekutiv i Kosovës. Aty i keni të gjitha të palarat, çka i keni spiunuar edhe njeri tjetrit, madje duke derguar edhe në izolime famëkeqe. Por, kësaj pune i thonë: “Ah Shqipni mos thuej mbarova….”!

Më 1993 në Tiranë mbahej një sipmozium, ku prezentova temën për “Shpërnguljet e shqiptarëve nga viti 1877 e deri më 1966” me dokumente arkivore, temë kjo që në Insititut  e kisha hulumtuar për katër vjetë 1978-1982. Aty  ngritet Hivzi Islami dhe më akuzon se po i rriti numrat e të shpërngulurve!!!

Nuk kishte hy ky narcist kurrë në jetë në ndonjë arkivë të hulumtoi shpërnguljen por manipulonte me do statistika monstruoze të Punisha Raçiqit, Tomë Popoviqit, Milivoje Magovqeviqit e pastaj si vulosës i tyre ishte Bozha Maksimoviq Kundak. (Ndoshta edhe nuk e dinte se kush i ka përpiluar ato statistiaka më 1921 dhe 1931.Heshta.). Se po  flisja me faktet e Seksionit të Kryqit Kuq  Ndëkombëtare për emigrantët, me shifrat që i kisha hulumtuar në Gjenevë, në të ashtuqujturen “Dosjen e NANSENIT”, dhe statistikat shtetërore sekrete serbiane , të cilat disa herë i kisha prezentuar nepër ish Jugosllavi dhe askush nuk kishte patur guxim të reagojë, sepse ato  ishin fakte të verifikuarara, plus shtypi i kohës nga katër gjuhë botërore që ishin grumbulluar në CPB të DASIP-it. Dhe ky gjeogarfi (H.I) i statistikave falso të ish jugosllavive, vetëm sa të më “poshtërua” publikisht, me një dituri mjerane të rregjistrimit të popullisë më 1921 (po çfarë regjistrimi ka pasë më 1921 kur e tërë Kosova ishte në flakë të kryengritjes-HB), me shifra nga qeveria fashiste jugosllave 1931, por kurrë duke mos i pasë statistikat e ushtrisë që ishin sekrete, të sakta sepse i nevoiteshin ushtrisë dhe qevrisë për hesape ushtrake, se sa shqiptarë “po  e lëshojnë vendin për çdo muej, çdo gjashtë muaj, çdo vit”. Ja “shkenca” e akademikut tonë pra.

Më duhet të them se më 1993, nuk ka pasur akademikë nga Preshvea e Bujanofci , si ia kthejnë sot armet veti këta tre “preshevarët”, me nga dy mandate dhe të mbajnë një akademi në maje të thikës pa asnjë vepër kapitale kombëtare.

E them sinqerisht se asnjë intelektual i mirëfillët në Kosovë, nuk ka sot asgjë kundër Kosovës Lindore , sepse lufta jonë dihet. Unë atje kam lëvizë e pajtuar madje edhe gjaqe me Antonn Qetën e Idrzi Kosovën. Populli dhe  intelektualët e asaj treve kreshnike  të Ibrahim Kelmendit , Ali Aliut   etj. për mua janë herojë, e heronjët nuk janë krahinorë, siç po na trajtojnë disa neve tani duka na quajtur se kemi bërë reagim pamflet! Kurrë në jetë nuk kam nënshkruar pamflet, por këtë shkrim e kam nënshkruar por është dashur ta konkretizojmë edhe më thellë (Si vepër e Institutit Albanologjik).

Më 1995 arrijta që ta përpiloj një dorëshkrim me titull: “Politika  e shfarosjes së Shqiptarëve dhe kolonizmi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë 1995. Këtë dorëshkrim ia prezentoi së pari Akademisë për botim, në prani të katër profesorëve ordinarë. Jo,  e refuzojnë se “nuk mirren me krime”. Çka ngjanë. Kur dëgjon Gazmend Zajmi, se është ofruar një dorëshrim i tillë me fton në zyre dhe propozon: “Do ta mbajmë një simpozoium për gjenocidin serb”. Unë (Gazmaned Zajmi ) do ta shtjelloi gjenocidin në aspketin ideor, Zekeria Cana në aspektin teorik,  e Hakif Bajrami në apsektin praktik, sepse i ke faktet.  Pas kësaj ti dhe Zeqa, Ju premtoi se do të pranoheni në Akademi si antar të rregullt. Pas një muaji shqyrtimesh propozimi i Akademik Gazmendit, çitet në kosh, dhe Zeqa me shumë veshtërsi erdhi për ta lexuar kumtesen pastaj. E unë ia dorëzova Akademisë tërë DOSJEN E KRIMEVE dhe elaboratet serbe , nga 1844 e deri më 1995, kuptohet si fotokopje. Jo që nuk pati pranim, por pati hipokrizi dhe fyerje, po prej këtij stafi, që edhe të ndjerin Fehmi Aganin  e qitën në kurthë më vonë, e lanë rrugëve…

 Si u dekorova më 27 XI 1997 në Tiranë për librin “Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (Dokumnete) nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë si dhe nga Ministria  e Kulturës?

Pikërisht këtë libër e zgjodhi Hivzi Islami, që me një plumb  në stilin:“t` i vrasi dy veta”, që ta përvetsoi tërë librin tim, botim i Shoqatës “Hasan Prishtina”,se “autori nuk paska ditur mirë të përkthej…” dhe i përvetson :“Naçertaninë 1944’, kinse me përkthim të Idriz Ajetit, të cilit vet ia kisha dorëzuar botimin tim, por duke i thënë se përkthimin e ka bërë Kadri Halimi. Një tjetër e përvetson Konventën , e cila në DASIP është vetëm një ekezamplar frengjisht. Askush kurrë-kurrë, nuk  e ka hulumtuar tjetër, e Hivzi Islami e përvetson. Si është e mundur që Elaboratin e Ivo Andriqit 1939, V. Çubrilloviqit (ky është në çdo kënd sepse është shpërndarë nga M. Pirraku), S. Moleviqit, D. Mihajloviqit etj. t` i përvetsoi Hivzia e gjithdishëm pa hy në arkiva kurrë. Nuk durohet ma me këta piratë mizantrop që nuk respeektonjë asnjë Ligj për autorësinë sepse janë tiranë, janë pa konkurencë grabitaqar[, që pastaj edhe fyejnë sepse i kanë mekanizmat politik dhe pushtetar dhe dalin  e shkrujanë se “nuk ka askush çka na ban”.

Më 30 dhejtor 1998 në Institutin Albanologji mbahet konferencë për Buajnin. Adem Demaçi me kishte autorizuar me shkrim që ta përshendes n` emër të Zyrës Politike të UÇK-ës tubimin dhe të japim shenjen se po lidhen epokat e luftës Nacionalçlirimtare. Aty, dy antarë të LDK reagojnë duke pshty LUFTEN E ShEJTE që po zhvillohej si Epope e Adem Jasharit-Legjendarit. Kur i tregova Fadil Hoxhës, që ishte aty se kush po pengon përshendetjen, prapë të njetit nuk lejuan publikun të kthehet në sallë dhe çdo gjë u mbyll. E sot, njeri prej atyre që më kanë paditë se kam kërkuar Republikë më 1983?, se aty nuk lejoi që të lexohet Letra përshendetëse e UÇK-ës për Pjesëmarist e Bujanit 1943/4, se njeri prej tyre më 2001 do të pajtohet dhe nënshkruaj dokument të UNMIK-ut dhe do të nëshkruaj së bashku me një averazh që e ka sjellë  tash në akademi, kanë shkruar e nënshkurar se “në Kosovë nuk ka pasë luftë çlirimtare, por ka pasë konflikt”, që do të thot se ne kemi qenë për ndryshim të rregjimit në Beograd, e jo për ndryshim të kufijëve shtetëror. Ja ku jemi, me këta tiranë që i kanë tiranizuar edhe disa të tjerë që janë aty për shkak se bugjeti i kësaj akadmie është më i larti në Ballkan, por puna  e saj është ZERO vlerë, se paratë ua siguron Isa Mustfa ish nxënës i Kumrovcit.

Tani reagimin e 47 intelektualëve (2017) akademikët e matufosur e quajnë “pamflet” dhe krekosen se nuk ka ligje për ta. Madje  duke i sigmatizuar 28 nënshkrues nga Instituti Albanologjik. E ta dini akademikë të Kosovës varfur se Institutin Albanologjik kur ta përmndëni, duhet të lëvizni prej vendit, se prej aty kanë filluar të gjitha të mirat e Kosovës. Edhe më kjartë. Nëse Kosova e ka vend të SHEJTE PREKAZIN e ADEM JASHARIT ne rrafshin e luftes, kete vend ne rrafshin shkencore e ka Instituti Albanologjik, të cilin e urreni. Ja një shembull e ka edhe plot tjere. Këto ditë isha në një qytet kala i mbrojtur nga UNESCO, dhe nëpunësi i lartë ma tha këtë se: “Po t` i botonte 16 vllime këngë kreshnike ndonjë intelektual francez,siç i botoi Zymer Neziri, ai do të ishte akademiku më i respektuar në Francë”. Profesor.Dr. Zymer Neziri eshte ne Institutin Albanologjik por jo ne Akademi, dhe mu për këtë shahet epshtyuhet Instituti.

Tani po i kthehem rastit tim. Nëse më ka propozuar për Akademik: Aleks Buda (1980, unë them pa meritë, por të tillë ishin edhe akademikët tjerë të asaj kohe, pa libra fare mbi gjysma!!!), nëse më kanë propozuar për akdemik: Esat Mekuli më 1983, Jashar Rexhepagiqi (1989), Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Mark Krasniqi (më 1997), Muslim Mulliqi, Bacë Adem DEMAÇI publikisht, e ndonjë tjetër, atëherë unë jam akadmeik moral shumë më i qëndrueshëm se sa, nëse të votojnë disa partiak anonim dhe palgiator, për t` ua mbuluar të palarat. Jo kurrin e kurrës, mos qofsha aty me këtë strukturrë dhe këtë Ligj që është sajuar në mënyrë meskine me qëllim, që pas këtyre “akademikëve’, Kosova të rangohet edhe më ulët se sa Zanzibari. JU qoftë rruga  e mbarë, “akademikë” që jeni grumbulluar aty për të marrë rroga, e jo për ta naltuar zërin e Kosovës, sepse nuk jeni Kosova, por ju jeni “akademik në stilin unë ty, ti mua, punë me fajde-fajdegji”.

Po e përfundoj me një thënie se ju keni blerë e shitë tituj pa dituri, në dëm të Republikës Kosovës dhe popullit të saj heroik. Jam i lumtur që nuk jam në atë mes, që kur të botohen dokumentet, toka do të flasë, sepse do të akuzoheni: Se si shumë korba i bëtë shqipe; popull, si i duron e kryet s` jau shtype”. Jo, unë jam që me punën time , me 47 libra, prej tyre nga 12 si vlera kombëtare, me 6200 zëra artikujsh nepër gazeta e revista në gjashtë gjuhë botërore, me 86 vellime dokumente të sjellura në Kosovë nga Arkivat e botës, nuk e mertoj që të më klasifikoj[ një anonimus që nuk i di kufijtë e Kosovës, kurrë-kurrë, sepse as Ligji nuk ma lejon, sepse i kam mbi 65 vjetë punë letrare, duke fillura si nxënës, dhe shkencore si student , postdiplomë studenti i parë i Kosvës, e doktranturë në afat rekord, docenturë, inordinar dhe ordinar. Majft është për mua, kudo i kam dyert e hapura, vetëm ish nxënësit e Gjimanizit Prishtinës ku isha arsimtar, shokët e Institutit Historisë, Institutit Albanologjik, Institutit Historisë Tiranës, Akademisë Shqipërisë, Leksikografski Zavod’ i Zagrebit, puntorët e Arkivit shtetëror të Kosovës (ku i kam botuar 47 vellime të Vjetsrit); për mua është pasuri e patundshme.Unë jam pa modesti ,( pasi që jeni kaq alergjik në punën  shkencore te të tjerëve), Akademik me germë të madhe, të paktën për juve anonimusa! Për popull dhe për këtë pushtet plotë nepotizëm, korrupsion dhe hajni, nuk dua as nuk kam shansë “teorike” të bëhem akademik, bile me germë të vogël! Këto ditë “Epoka e Re” po  e boton studimin tim në 527 faqe me titull: Kë e akuzojnë plagët e Kosovës 1844-1999. Mos është edhe Akademia e Kosovës hisedare e asaj palge. Kush thoshte më 1989 nuk humbin asgjë. Akadmikët tanë që nuk janë më e askush nuk është distancuar prej tyre!!!!. https://www.radiokosovaelire.com/dr-hakif-bajrami-akademia-e-plagjiatoreve-aktiviste-te-lkj-ldk-se-turret-insitutit-alganologjik-dhe-atyre-qe-nuk-jane-pjese-e-klaneve-mafioze-politike/

Prishtinë 10 qershor 2017

2024/09/24

ÇFARË GJYSHËR JETONIN NË ISNIQIN E LASHTË…

 Nga Flori Bruqi









Në shkofshi ndonjëherë ju nipër në Isniq,
Në shtëpinë e të parëve,
Udhëve të stërlashta do të gjeni gjurmë,
Në gurrat e shumta të Lojzave
Në burime nga malli,
Këpusni një dushk gështenje,
E vini në buzë,
Aty do të shuani etjen për ujë.
Bisedoni me zogjtë e malit,
Seç çfarë gjyshër jetonin në Isniqin e lashtë…



Edhe pse s’dëgjohet më troku i kalit të Isa Boletinit,
Sorrat do të gugatin në blinit plak,
Po, po, kjo është një Legjendë e lashtë…
Edhe pse dyert kanë ngelur si gërdalla,
Me çelës të ndryshkur nga koha,
Shikoni me kujdes gurët e sokakut,
Në çarjet e tyre do të gjeni plagë,
Dhembesh të isniqasve ndër mote…

Më vellon e bardhë të trishtimit të hedhur,
Mbuluar do të jenë tek tuk shtëpitë e gurta,
Nga plakat më gurë të dyerve hijerënda,
Do të pikojnë lotët për gjurmët e humbura…

Qelësi i rikthimit në LDK të Ibrahim Rugovës.

 



Çdo ditë e më afër zgjedhjeve po shkojmë! Por shtrohet pyetja, për kë do të votojnë qytetarët dhe mërgimtarët në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025?! Përderisa partitë politike na janë të njohura, enigmë mbeten kandidatët e rinjë për deputet në subjektet e vjetra politike!

Nga shpresa për ndryshim në zhgënjim të madh

Në mungesë të një alternative të re politike, edhe për këto zgjedhje, qytetarët (mërgimtarët) do të jenë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga alternativat e vjetra politike!

Përderisa për deputetët e rinj të kuvendit duhet të pritet pak më gjatë, kryeministri i ardhshëm do të mësohet në mbrëmjen e 9 janarit 2025, me të shpallur të rezultateteve preliminare.

Mashtrim pas mashtrimi nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, sot ka humbur besimi në të gjithë elektoratin pa dallim, për çka votuesit janë në dilemë të madhe për kë të votojnë, kujt t’i besojnë, nëse ka mbetur dikush për t’i besuar e për ta votuar në këtë vend!

Pra, votuesit e dekurajuar janë në hall të madh dhe të papërcaktuar, pasi nuk mbeti kush pa u provuar deri më sot në këtë vend.

U provuan të gjitha partitë: LDK, PDK, AAK, LVV dhe të gjitha, për të mirë dhe për të keq e dëshmuan veten në skenën politike kosovare.

Nëse deri para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, LVV-ja konsiderohej shpresë për ndryshim, ajo tanimë është kthyer në zhgënimin më të madh për qytetarët e vendit dhe diasporën shqiptare në shtetet evro-perëndimore.

Dallimi mes partive aktuale të skenës politike është vetëm në emra, e shumë pak në përmbajtje. Pasi të gjitha janë përafruar më njëra tjetrën gjatë qeverisjes me vendin. Pushteti i bëri të njëjtë dhe të barabartë krim të organizuar dhe korrupsion, në nepotizëm dhe punësime familjare, në tendere dhe përfitime personale.

Sa u përket vijave të kuqe, vijave të “çokeve” ju dha fund Vetëvendosja, e cila në takimin e fundit me kryetarin e PDK-së u pajtua që të bëhet bashkë me “hajnat” që nuk arriti t’i fusë në burg!

Më në fund edhe Albin Kurti u bind se pa hajni nuk ka shtet! Ai sot gjysmën e ministrave i ka nën hetimet e prokurorisë për abuzim me paratë e shtetit përmes të ashtuquajturve tendere njëburimore të arritur në mënyrën më të pastër korruptive dhe pa konkurencë në tregun e punës.

Punësimet familjare në qeveri, staf diplomatik dhe çdo institucion fitimprurës në vend ishin moto e ‘Qeverisë Kurti” për katër vjet!

‘Qeveria Kurti për katër vjet qeverisje me vendit u mishërua me gjithçka të keqe që akuzonte qeveritë paraprake në vendin tonë. Si e tillë çfarë është tani, gjithçka tjetër mund të jetë përveqse qeveri me duar të pastra jo!

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 është i mundur të ndodhë vetëm riformatimi i Kuvendit, por jo edhe ndryshimi i mentalitetit qeverisës në vend. Mbase ardhja e një legjislature të re e Kuvendit do ta krijonte një imazh më pozitiv të organit më të lartë ligjvënës në vend, për çka qytetarët më me kurreshtje do t’i percjellin seancat pa sharje e kacafytje në ‘Tempullin e Demokracisë’ siq kishte ndodhuar disa herë në legjislaturat paraprake dhe këtë të fundit në veçanti!

Qelësi i rikthimit është vetëm LDK-ja , e Akademik Prof.dr. Ibrahim Rugovës!

2024/09/21

Lideri Dardann, Akademik Prof.Dr.'Ibrahim Rugova, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin dhe me SHBA'

 


'Ibrahim Rugova, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin dhe me SHBA'

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë.

Gjenerali Ramush Haradinaj ka thënë se ky manifestim organizohet në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit.

“Sot në Stubëll të Vitisë, në djepin e arsimit shqip në Kosovë, në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, i cili organizohet për 35 vjet me radhë në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se edicioni i sivjetmë i dedikohet presidentit Ibrahim Rugova për të cilin pati disa lëvdata.

“Në edicionin e sivjetmë, i cili i dedikohet Presidentit Ibrahim Rugova, theksova vizionin e tij për Kosovën, që me drejtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me SHBA”, është shprehur Ramush  Haradinaj, duke shtuar se “mes fjalëve dhe veprave të tij s’ka pasë ndryshim”.



2024/09/18

TAKIM ME DY KRIJUES SHQIPTAR NGA KOSOVA

 





18/09/2024


Prof. dr. Šuklri Galica, prof. Flori Brući i Božidar Proročić
SUSRET SA DVA ALBANSKA STVARAOCA SA KOSOVA



Nga e majta në të djathtë Prof. Ph.D. Shyqri Galica, Prof. Flori Bruqi dhe Bozidar Proroçiq

 Shkruan: Bozhidar Proroçiq, shkrimtar dhe publicist

nga Mali i Zi

 

Gjatë manifestimit të vjeshtës kulturore të Plavës dhe të takimeve të 47-ta letrare në Plavë, pata nderin dhe privilegjin të takohem me dy krijues të jashtëzakonshëm shqiptarë nga Kosova - Flori Bruqin (Alb. Flori Bruqi) dhe prof. Dr Shukri Galica (Alb. Shyqri Galica).

Të dy intelektualët më lanë mbresa të thella me veprat, njohuritë dhe përkushtimin e tyre. Ata njihen jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon si intelektualë dhe punëtorë të shquar të kulturës, kontributi i të cilëve në fushën e letërsisë, shkencës dhe arsimit ka vlerë të paçmuar.

 

Flori Bruqi, me përvojën e tij të pasur në botën e letërsisë, shkencës dhe farmacisë, është një shembull i vërtetë i punës së përkushtuar krijuese.

Emri i tij jehon në shumë vepra letrare e shkencore, ndërsa përkushtimi për avancimin e shkencave fiziologjike ia forcoi edhe më shumë peshën intelektuale. Nga ana tjetër, prof. Dr. Shukri Galica, si profesor dhe studiues i njohur, lë gjurmë të pashlyeshme në fushën e arsimit dhe kulturës, duke ia kushtuar punën e tij përmirësimit të komunitetit akademik të Kosovës dhe lidhjes së tij me hapësirën e gjerë ballkanike.

 

Kosova, si zonë e pasur me trashëgimi kulturore dhe intelektuale, lindi disa nga poetët dhe krijuesit më të rëndësishëm gjatë dekadave të kaluara.

 Nuk duhet harruar se ky vend ishte një terren pjellor për zhvillimin e shumë artistëve, fjalët dhe mendimet e të cilëve i kalojnë kufijtë e gjuhëve dhe të kombeve. Bruqi dhe Galica janë vetëm një pjesë e atij fener krijimtarie, e cila pavarësisht sfidave vazhdoi të ndriçojë rrugët e brezave të ardhshëm.

Nëpërmjet punës së tyre, intelektualët kosovarë janë dëshmitarë të një aspirate të përhershme drejt arsimit, kulturës dhe artit, dhe trashëgimia e tyre mbetet e gdhendur në mënyrë të pashlyeshme në themelet e historisë kulturore të rajonit.

Njohja me të mëdhenj të tillë jo vetëm që më thellon respektin për skenën letrare dhe kulturore të Kosovës, por edhe konfirmon se urat ndërmjet popujve dhe kulturave të Ballkanit janë të forta dhe të pashkatërrueshme, njësoj si veprat e pathyeshme të Bruqit, Galicës dhe shumë kosovarëve të tjerë.

 Krijuesit,Flori Bruqi, një intelektual dhe shkrimtar i shquar nga Kosova, është autor i shumë romaneve dhe një përmbledhjeje poetike që hedhin dritë mbi fatet njerëzore, dilemat shoqërore dhe përmbysjet historike përmes prozës dhe poezisë së fortë dhe autentike.

Veprat e tij, të përkthyera dhe të lexuara në të gjithë rajonin, pasqyrojnë një kuptim të thellë si të betejave të brendshme individuale ashtu edhe të sfidave kolektive nëpër të cilat po kalojnë shoqëritë e Ballkanit.

 

Këtu janë disa nga veprat e tij të shquara:

 

"Zjarri i diellit "poezi, Prishtinë, 1995 - Kjo përmbledhje poetike sjell imazhe të forta dhe emocionale të natyrës dhe lidhjes së njeriut me të, ndërsa dielli është simboli qendror i pasionit, fuqisë dhe ekzistencës.

 

"Ndërgegjja" , roman, Prishtinë, 1995 - Ky roman eksploron botën e brendshme të një njeriu të përballur me vendime të vështira morale, ku ndërgjegjja luan një rol të rëndësishëm në procesin e vetëreflektimit dhe të transformimit shpirtëror.

 

"Vrasësit e liridonëve", roman, Prishtinë, Tiranë, 1996 - Një rrëfim dramatik për dashurinë, tradhtinë dhe luftën për liri, i vendosur në kontekstin e ngjarjeve të trazuara historike.

 

"Ringjallja", roman, Tiranë, Prishtinë, 1996. - Romani trajton temën e rilindjes, si në kuptimin metaforik ashtu edhe në atë real, ku personazhet kalojnë në ripërtëritjen fizike dhe shpirtërore.

 

"Gjarpërinjtë e pallatit", roman, Tiranë, Prishtinë, 1996. - Roman që përshkruan në mënyrë simbolike intrigat dhe korrupsionin në shoqëri, përmes marrëdhënieve komplekse midis individëve të fuqishëm.

 

"Dorëzeza", roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

- Rrëfim për sfidat dhe luftën për drejtësi, ku simbolika e dorezëzes paraqet ftesë për dyluftim, por edhe luftë për moral e etikë.

 

"Tokë e djegur", roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998. - Ky roman trajton temat e luftës, shkatërrimin dhe humbjen, por edhe fuqinë e pathyeshme të vullnetit njerëzor për të mbijetuar dhe rindërtuar pas një tragjedie.

 

“Burri dhe gruaja”, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

 - Një vepër shkencore që hulumton marrëdhëniet midis burrave dhe grave nga këndvështrimi i fiziologjisë dhe psikologjisë, me një analizë të thellë të roleve gjinore dhe evolucioni i tyre gjatë historisë.

 

“Pallati dhe Akhereoniti” , roman, Tiranë, Prishtinë, Nju Jork, 2000.

- Një vepër e errët dhe mistike e frymëzuar nga mitologjia, ku Akeroni, lumi i dhimbjes dhe pikëllimit në mitologjinë greke, bëhet vendtakim mes jetës  dhe vdekjës , e shkuara dhe e tashmja.

 

Literatura e tij mjekësore, në të cilën ndërthuren shkenca, kërkimi dhe humanizmi, ka një rëndësi të veçantë në veprën e Flora Bruqit. Puna e tij në fushën e fiziologjisë dhe kineziologjisë kontribuoi jo vetëm në kuptimin e proceseve fizike në trupin e njeriut, por edhe në përmirësimin e shëndetit nëpërmjet një qasjeje multidisiplinare.

Nëpërmjet punimeve të tij shkencore Flori Bruqi lë gjurmë të pashlyeshme në fushën e shkencave mjekësore, duke ndërthurur njohuritë teorike me zbatimin praktik, çka e bënë atë një autor jashtëzakonisht të rëndësishëm në botën letrae dhe shkencore.

Një intelektual dhe shkencëtar shumë i çmuar është edhe  prof. Dr Shyqri i Galica ,I  lindur në vitin 1951. Ai është një nga ekspertët kosovarë më pjellorë dhe me ndikim në fushën e letërsisë, gazetarisë dhe arsimit akademik. Veprimtaria e tij e gjithanshme mbulon një gamë të gjerë fushash - nga poezia dhe proza, përmes studimeve letrare, kritikës dhe esesë, deri te ligjëratat publike dhe veprat shkencore.

Si autor, kritik dhe profesor, Galica ndërtoi një reputacion si një mendimtar i palëkundur, një punëtor intelektual i përkushtuar dhe një profesor i respektuar.

Punimet e tij, janë të botuara në që  mbulojnë aspektet krijuese dhe shkencore të fjalës së shkruar.

Galica merret me analiza të thella letrare, si dhe me tema të kritikës dhe eseistikës bashkëkohore, dhe me krijimtarinë e tij të larmishme kontribuon jo vetëm për Kosovën, por edhe për hapësirën më të gjerë kulturore ballkanike.

Aftësia e tij për të kombinuar kërkimin shkencor dhe artistik tregon gjerësinë e tij të jashtëzakonshme intelektuale.

 

Ndër veprat më të rëndësishme të Prof. Dr. Shyqri Galices , shquhen :

 

"Koha flet me brezni", poezi, 1979 .

- Kjo përmbledhje poezish pasqyron lidhjen thelbësore midis së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes, ku koha si koncept bëhet motiv qendror në krijimin e një ndjenje të vazhdimësisë midis të ndryshmeve. brezave.

 

"Poezia e Fatos Arapit" ,studim monografik, 1990 .

- Një analizë e thelluar e poezisë së një prej poetëve më të rëndësishëm shqiptarë, Fatos Arapit, në të cilën Galica eksploron motivet komplekse dhe risitë stilistike që shënuan. krijimtarinë e tij.

 

"Amësia", tregime, 1991.

 - Përmbledhje tregimesh që trajtojnë temat universale të dashurisë, sakrificës dhe amësisë, duke eksploruar forma të ndryshme të marrëdhënieve dhe emocioneve njerëzore përmes personazheve dhe fateve të tyre.

 

"Simbolika e sundimit" kritikë dhe ese, 1995 .

- Kjo përmbledhje esesh dhe kritikash analizon simbolet politike dhe shoqërore përmes thjerrëzës së letërsisë, duke ndriçuar mënyrat se si qeveria ndikon në krijimtarinë dhe shprehjen artistike.

 

"Konica - modernitete, ese, kritikë", studim monografik, 1997.

 - Monografi kushtuar njërit prej figurave kryesore të modernizmit shqiptar, Faik Konicës, në të cilën Galica eksploron rolin e tij në zhvillimin e Letërsia shqipe dhe mendimi kritik.

 

"Mesazhi kritik" , ese dhe kritikë, 1999 .

- Një përmbledhje esesh në të cilat Galica reflekton në mënyrë kritike mbi aspekte të ndryshme të letërsisë dhe artit, duke ofruar një pasqyrë të qasjeve kryesore teorike të kritikës bashkëkohore.

 

“Dashuria deri në vdekje”, roman, 2003.

 - Një roman që eksploron marrëdhënien komplekse midis dashurisë dhe vdekjes, ku personazhet vënë në dyshim kufijtë e emocioneve njerëzore dhe natyrën tragjike të ekzistencës njerëzore.

 

"Identiteti artistik", kumtesa shkencore dhe recensione kritike, 2005.

 - Ky koleksion i punimeve shkencore dhe reflektimeve kritike eksploron nocionet e identitetit artistik, shprehjes krijuese dhe dinamikës kulturore.

 

"Bota magjike e fëmijëve", 2007.

 - Një libër që trajton fëmijërinë dhe BOTËN E FËMIJËVE, duke analizuar mënyrën magjike në të cilën fëmijët përjetojnë realitetin dhe botën përreth tyre.

 

"Mesazhi intelektual", 2012.

 - Ese dhe reflektime publike që trajtojnë rolin e intelektualit në shoqërinë bashkëkohore, përgjegjësinë dhe kontributin e tij në formësimin e opinionit dhe kulturës publike.

 

Krahas karrierës së pasur autoriale, prof. Dr.Shyqri  Galica ka ligjëruar  për historinë e letërsisë në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, si dhe për tema të tilla si bazat e gazetarisë, media dhe komunikimi publik, shkrimi akademik dhe kultura gjuhësore në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës, Kosovë.

 Leksionet e tij vlerësohen shumë për thellësinë e tyre të depërtimit, qasjen inovative dhe aftësinë për të motivuar studentët në fushat e letërsisë, medias dhe të folurit publik.

Shyqri Galica është një figurë e pazëvendësueshme në peizazhin intelektual dhe kulturor të Kosovës, kontributi i të cilit në fushën e letërsisë, kritikës dhe arsimit lë gjurmë të thella në mendimin akademik dhe kulturor bashkëkohor.

Biseda me të dy profesorët, Flori Bruqi dhe prof. Dr. Shyqri Galicën , ishin jashtëzakonisht frymëzues dhe plot peshë intelektuale.

Jam munduar të përthith sa më shumë në çdo moment të njohjes për gjendjen e letërsisë në Kosovë, punën e Lidhjës  së Shkrimtarëve të Kosovës dhe veprimtarinë e tyre në fushën e kulturës.

Historitë e tyre për përfshirjen në skenën kulturore, përkushtimin ndaj letërsisë, si dhe dëshirën për të lidhur njerëzit përmes artit dhe letërsisë, ishin të jashtëzakonshme.

 Përmes fjalëve të tyre, imazhi i Republikës së Kosovës u përvijua qartë si zonë e trashëgimisë së pasur kulturore, por edhe vend ku sfidat në kulturë dhe art janë të pashmangshme, por jo të pakapërcyeshme.

 

Moti thjesht lindi dhe para se të gjenim veten, na gjeti gjysma e natës. U ndamë plot mbresa, të mbushur me një dëshirë të sinqertë për t'u takuar sërish në Prishtinë, ku do të isha i lumtur të vazhdoja këtë dialog të çmuar për urat kulturore që po ndërtojmë. Përzemërsia dhe çiltërsia e këtyre intelektualëve më lanë gjurmë të pashlyeshme.

 

Përktheu dhe përshtati në shqip:Flori Bruqi

Burimi i materialit  është botuar në medium të shkruara dhe elektronike ,  këto ditë në B.H dhe Malin e Zi :

1.https://bosnjaci.net/prilog.php?pid=82166

2.https://radioskala.me/susret-sa-dva-albanska-stvaraoca-sa-kosova/

 

2024/09/16

Rusia dhe Kina larg Ballkanit Perëndimor

 


Ish-komandanti i NATO-s tregon si të mbahet Rusia dhe Kina larg Ballkanit Perëndimor

Në një opinion të publikuar në Bloomberg, ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën, James Stavridis, analizon rëndësinë strategjike të Ballkanit dhe mënyrat për të mbajtur larg ndikimin e Rusisë dhe Kinës nga rajoni.

Stavridis fillon duke përshkruar historinë e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar Ballkanin si një rajon me një histori të ndërlikuar dhe shpërthime të shpeshta të dhunës.

Ai rikujton se kur ishte komandanti suprem i NATO-s, kishte nën urdhër 15,000 trupa nga 20 vende, të cilët kontribuuan në ruajtjen e paqes mes dy vendeve në fillim të viteve 2010.


Sipas tij, urrejtja mes serbëve të krishterë dhe kosovarëve myslimanë ka rrënjë të thella historike që datojnë që nga rënia e Perandorisë Bizantine dhe ngritja e Perandorisë Osmane.

“Në fillim të viteve 2010, kur unë isha komandanti suprem i NATO-s, ne kishim 15,000 trupa nga 20 vende që ndihmonin për ta mbajtur një paqe të pakëndshme midis Serbisë dhe Kosovës – kjo e fundit një rajon i shkëputur nga i pari që SHBA e njeh si shtet sovran. Armiqësia buronte nga konflikti shekullor midis të krishterëve serbë dhe kosovarëve myslimanë – që daton që nga rënia e Perandorisë Bizantine dhe ngritja e Turqisë Osmane. Ndjeja urrejtjen e rrënjosur thellë sa herë që e vizitoja rajonin, gjë që e bëra dhjetëra herë. “Shumë histori”, më tha një udhëheqës kosovar”, shkruan Stavridis.

Këto tensione mbeten të larta edhe sot, veçanërisht në kufirin Serbi-Kosovë dhe në Bosnjë, pavarësisht një pranie më të vogël të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Ish-komandanti i NATO-s thekson rritjen e ndikimit të Kinës në rajon përkrah Rusisë, duke e përshkruar Serbinë si një pikë hyrëse strategjike për Pekinin.

Marrëveshjet tregtare mes Serbisë dhe Kinës, si dhe lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë përmes fesë dhe tregtisë, janë arsye për shqetësim për botën demokratike, thotë Stavridis.

“Serbia është vendi më konfliktual në rajon. Nga njëra anë, serbët kanë afinitete të rëndësishme kulturore dhe historike me Rusinë e Vladimir Putinit. Ata ndajnë një lidhje të fuqishme fetare përmes kishave ortodokse ruse dhe serbe dhe janë partnerë të rëndësishëm tregtarë. Dhe në maj, Presidenti Xi Jinping i Kinës bëri një udhëtim të profilit të lartë për ta nënshkruar një marrëveshje tregtare me Beogradin”, tregon ai.

Stavridis vlerëson edhe vizitën e presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi dhe shitjen e avionëve luftarakë “Rafale”, duke e parë këtë si një hap drejt afrimit të Serbisë me Perëndimin.

Ai nënvizon se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka një rol kyç në këto zhvillime dhe se ai është një lider pragmatist që mund të udhëheqë vendin drejt NATO-s dhe BE-së në të ardhmen.

“Serbët kanë parë gjithashtu disa vende të Ballkanit që kanë arritur anëtarësimin në NATO (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi) dhe BE (Kroacia dhe Sllovenia). Kjo i jep shtysë idesë që Serbia, në thelb trashëgimtare e Jugosllavisë së vjetër, të vijë drejt Perëndimit”, shkruan ai.

Në përfundim, Stavridis sugjeron një angazhim më të madh të NATO-s në Ballkan për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për të penguar planet e Putinit dhe Xi-së në këtë rajon strategjik të Europës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...