2018-11-30

Interneti kthehet në ves të keq


Shumë "përdorues" të rinj as që mund ta kuptojnë më jetën "offline". Ata tashmë e kanë si ves navigimin. Gati 3% e të rinjve nga mosha 12 deri në 18 vjeç në mbarë Evropën konsiderohen se vuajnë nga vesi i internetit.



"Të qëndruarit online ende nuk është pranuar si një simptomë e dëmshme për shëndetin psikik"

Ka forma të veseve, që kanë "fituar" një status zyrtar si p.sh. alkooli, droga apo lojrat e fatit. Këto forma të vesit janë të përshkruara mirë dhe simptomat e tij si sëmundje janë klasifikuar në katalogët ndërkombëtar. Ndryshe qëndron puna me lojrat kompjuterike apo vesin e internetit, sqaron Kai Müller, psikolog pranë ambulancës për vesin e lojrave në Universitetin e Maincit:

„Vesi i të qëndruarit online ende nuk është pranuar si një simptomë e dëmshme për shëndetin psikik. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikon direktivat, se çfarë konsiderohet si dëmtim pisikik, që duhet trajtuar dhe çfarë jo, kjo organizatë nxjerr katalogët përkatës. Në këto katalogë të OBSH-së varësia nga online ende nuk është klasifikuar si tipar i mëvetsishëm që dëmton shëndetin psikik.“

Të rinjtë humbasin rrjetin real social dhe kontaktin me botën reale

Por kjo kurrsesi nuk do të thotë, që nuk ekziston vesi i lojrave kompjuterike. I sëmuri nga vesi është i fiksuar vetëm tek marrja e "drogës", por në rastin e kompjuterit s' kemi të bëjmë me substanca kimike, por me ofertat online në formën e lojrave. Edhe një i prekur nga ky ves i njeh simptomat e mungesës së "drogës", pra në qoftëse ai nuk mund të luajë, normalisht bëhet agresiv ose depresiv, thotë Alexander Axmann, psikolog pranë klinikës së veseve në St. Marientift në Neuenkirchen:

„Kësaj i shtohet edhe rënia e rendimentit si dhe tendencat e tërheqjes nga shoqëria, sepse sfera e jetesës së personit të prekur nga ky ves kufizohet vetëm tek lojrat kompjuterike. Këto janë karakterisitika që shfaq vesi i lojrave kompjuterike.“

Të rinjtë e prekur nga ky ves e kalojnë të gjithë kohën e lirë të tyre, më shumë se dhjetë orë në ditë në internet. Si rrjedhojë ata humbasin rrjetin real social dhe kontaktin me botën reale. Megjithatë ky ves deri më tani është studjuar shumë pak dhe në nivel ndërkombëtar nuk njihet si sëmundje. E ngarkuara e qeverisë gjermane për problemin e drogës, Sabine Bätzing, lidhur me këtë problem global të premten (03.07) organizoi një takim ekspertësh me temën " Interneti dhe lojrat kompjuterike - Kur fillon vesi?“. Ekspertë nga Koreja e Jugut, Kina dhe SHBA të ftuar në panele të ndryshme kosnultohen lidhur me masat parandaluese të kësaj dukurie tek të rinjtë dhe fëmijët.

***

Fatkeqësia më e madhe është se internetin e përdorin edhe shumë të sëmurë menderisht si bije fjala  "shkrimtari" B.H nga Toronto apo shoku i tij nga Washingtoni njëfarë  Sab Gashi , si dhe "patrioti" i përjashtuar nga ASHASHA ,njëfarë   spijuni  me damkë i sigurimit të shtetit  shqiptar -Elektriçisti me shkollë të mesme zt. Bajram Doka,për të cilin disa herë Agjencioni "Floripress" ka shkruar .

Të gjithë këta "patriota" të internetit janë njërëz pa taban kombëtar,   analfabetë me diagnoza skizofrenike  dhe  të dëmshëm për rrethin shoqëror.


Fatkeqësia më e madhe është se të tillët kanë aftësi manipulative që ju kanë bërë edhe disa figurave të ndritura politike të qarqeve amerikane.  


Flori B.ruqi

Televizioni dhe interneti prishin ekuilibrin psikik të fëmijëve

BERAT BILALLI 


Është konstatuar se televizioni dëmton ekuilibrin psiko-fizik të fëmijëve, gjuhën, fjalorin, komunikimin dhe aftësitë motorike. Qëndrimi i gjatë përpara televizorit shkakton te fëmijët efekte negative në zhvillimin e tyre psikologjik, mental dhe fizik. Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç, po aq i rëndësishëm është edhe zhvillimi i trurit të tij.
Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive, për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.
Nisur nga ky fakt, familjet duhet të flasin shpesh me fëmijët, të komunikojnë direkt me ta, të vishen me rroba shumëngjyrëshe, për të ngjallur interesin e fëmijëve dhe rritjen e përqendrimit të tyre. T’i marrin fëmijët në krahë dhe t’i puthin shpesh. Të mos i lënë me orë të tëra para televizorit, vetëm me mendimin se kështu nuk bëjnë zhurmë. Për një zhvillim më të shëndetshëm emocional dhe social sugjerohet rritja dhe edukimi i fëmijëve me metodat tradicionale dhe në një mënyrë sa më të hapur.
Në ç’masë prindërit bëjnë kontrollin e fëmijëve sa i përket shikimit të televizionit dhe përdorimit të internetit? Si duhet bërë ky kontrollim?
S’do mend se mediumet luajnë një rol të madh në shoqëri dhe se ato janë të involvuara në çdo shtresë të shoqërisë dhe në çdo familje. Nëse merren parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat jetojmë sot dhe zhvillimin tekniko-teknologjik të shoqërisë apo shoqërinë informative, padyshim që njerëzit e veçanërisht të rinjtë sot kanë fituar varshmëri të skajshme nga mediumet, sidomos  nga interneti.
Nëse kihet parasysh fakti se sa kanë ndikim mediumet, televizioni dhe interneti, pa hezitim mund të thuhet që ato aq sa kanë ndikim pozitiv po aq kanë edhe ndikim negativ në shoqëri.
Shpesh herë ndikimi negativ është  me përmasa shumë më të larta, veçanërisht te gjeneratat e reja, atëherë kur ato nuk e kanë nivelin e duhur edukativ-arsimor, si dhe kur keqpërdoren nga të rinjtë. Roli i familjes duhet të jetë tepër i madh ndaj fëmijëve, sidomos në fazën e pubertetit të tyre.
Në këtë rast vjen në shprehje funksioni edukativ-arsimor, gjegjësisht socializues i familjes, e cila e ka për detyrë edukimin dhe ngritjen profesionale të tyre. Familja ka obligim që fëmijët e vet t’i përgatisë për përvetësimin e roleve të reja në shoqëri, që ata të integrohen në dhe të bëhen pjesë e funksionalitetit të shoqërisë. Padyshim që familja duhet të ketë një kontroll ndaj fëmijëve kur vjen në shprehje ndikimi mediatik, por jo  në kuptimin represiv patriarkal dhe autoritar, porse në kuptimin e kultivimit të personalitetit dhe vlerave humane të fëmijëve si ardhmëri e shoqërisë.
Përveç familjes, edhe mediumet shërbejnë si burim i socializmit të tyre. Ky lloj socializimi mund të jetë në kontekst pozitiv, por edhe negativ. Ana pozitive e mediumeve ka të bëjë me emetimin e programeve televizive, të cilat kanë përmbajtje edukative dhe arsimore dhe bëjnë ngritjen dhe avancimin e vlerave të mirëfillta, të cilat do të bëhen pjesë përbërëse e personalitetit të fëmijës. Kurse, ana negative e mediumeve ka të bëjë me ekspozimin e vlerave të dyshimta, të cilat ndikojnë që te bota fëmijërore të paraqitet shmangia apo devijimi si dukuri sociopatologjike.
Gjithsesi se familja duhet të ketë qasje fenomenologjike në kontrollimin e fëmijëve të tyre, duke marrë parasysh që  ata janë pjesë e projektit të planifikimit familjar. Ky kontrollim duhet të zbatohet veçanërisht në fazën e adoleshencës apo të pubertetit, atëherë kur fëmija është në kërkim të identitetit, kërkesa këto të cilat vijnë si pasojë e ndryshimeve psiko-fizike dhe fiziologjike.
Sa ka nevojë për zbatimin e rregullave restriktive të shikueshmërisë së TV-së,dëgjimit të radios dhe përdorimit të internetit në familje?
Në çdo familje ka nevojë që të vihen rregulla në përcjelljen e mediumeve e sidomos të televizionit dhe internetit, por jo në kuptimin represiv dhe diskriminues, e cila vjen nga familjet patriarkale,  disfunksionale dhe jo kohezive. Sot shumë familje nuk kanë qasje në kontrollimin e fëmijëve të tyre, çka do të thotë që fëmijëve iu jepet një liri skajshmërisht e madhe ndaj mediumeve, ku vjen edhe deri te keqpërdorimi i tyre.
Përkundrazi, prindërit janë ata që duhet ta menaxhojnë çështjen e përdorimit të mediumeve. Mediumet shpeshherë demonstrojnë akte dhune përmes filmave aksionale dhe luftarake, dhunë e cila në personalitetin e fëmijës shkakton traumë, e cila më vonë do të ketë edhe reperkusione tjera të dëmshme për shëndetin mental të tij.
Edhe eksperimentet shkencore i kanë vërtetuar këto të dhëna se nëse fëmija një kohë të gjatë i ekspozohet dhe është nën ndikimin e filmave, ku demonstrohet terrori dhe dhuna ekstreme, një pjesë bukur e madhe e tyre më vonë do të merren me zbatimin praktik të kësaj dhune. Raste të këtilla janë të shumta psh. shpeshherë ka ndodhur që një adoleshent me aktivitet të armatosur të shkaktojë krim dhe masakër qoftë në shkollë, në rrugë e gjetiu.
Në anën tjetër, edhe përdorimi i internetit pa kontroll dhe “pa censurë” nga ana e fëmijëve ka pasoja të mëdha negative dhe atë në dy kuptime: në njërën anë i riu –fëmija i cili e përdor pa kufi internetin do të fitojë një varshmëri psikologjike, e cila përveç pasojave shëndetësore, ka edhe efekte negative në procesin arsimor në shkollë, kurse në anën tjetër mund të vjen deri te keqpërdorimi i internetit siç është pornografia, filma me përmbajtje erotike, që nuk janë në përputhje me moshën e tyre.
Shkencëtarët që merren me patologji sociale kanë vërtetuar që pornografia është hyrje në kriminalitet. Si rezultat i këtyre pasojave negative të mediumeve, me të cilat po ballafaqohet shoqëria njerëzore në tërësi e po ashtu edhe shoqëria jonë, familja ka rol primar në programimin e veprimtarisë  mediatike ndaj fëmijëve, me qëllim që këta fëmijë të edukohen dhe arsimohen drejt, në frymën e vlerave të mirëfillta.
Nëse nuk bëhet kontrolli, çfarë pasojash mund të ketë fëmija
Nëse nga ana e familjes nuk ka kontroll në kuptimin e bashkëpunimit, qortimit, sugjerimit, me qëllim që këta fëmijë të mos devijojnë nga fryma e rregullave dhe sistemit normativ, atëherë pasojat mund jenë të paparashikueshme dhe të dëmshme, si për vetë adoleshentin, familjen e tij, ashtu dhe për shoqërinë në tërësi.
Si pasojë e këtyre aktiviteteve destruktive të mediumeve, e veçanërisht të televizionit dhe internetit, fëmija shumë lehtë i nënshtrohet botës së krimit. Shpeshherë fëmijët e lënë pas dore në aspektin edukativ dhe socializues, fillojnë të merren me praktikimin e sjelljeve devijonte, siç janë prostitucioni, alkoolizmi, narkomania, vetëvrasjet, kriminaliteti etj.
Çfarë shoqërie mund të presim në këto rrethana, nëse kemi një mangësi në kontrollimin e gjërave te gjeneratat e reja?
Nëse vazhdohet me mangësi të përhershme në kontrollimin dhe mbikëqyrjen e fëmijëve në përgjithësi, e veçanërisht në aspektin medial, atëherë do të kemi dhe do të kultivojmë një shoqëri me përmbajtje anarkike, anemike dhe disfunksionale. Kjo do të thotë që familjet me vetëdije vazhdojnë të prodhojnë antivlera, me të cilat iu hapet rruga dukurive sociopatologjike, të cilat e brejnë shoqërinë nga brenda, duke i dhënë asaj tendenca të fuqishme dekadente në kuptimin aksiologjik.
Jo rastësisht thuhet që fëmijët apo rinia është ardhmëria e çdo shoqërie, prandaj familjet dhe shoqëria në tërësi kanë obligim moral dhe atdhetar që të kujdesen për këtë grupmoshë, e cila edhe i ka specifikat e veta të veçanta. Këto elemente dekadente janë prezent dhe vërehen edhe praktikisht në mjediset e theksuara shoqërore. Hulumtimet shkencore e vërtetojnë këtë fenomen, duke e shprehur edhe përmes të dhënave statistikore, ku vërehet që një pjesë bukur e madhe e rinisë sot merret me përdorimin e alkoolit, të substancave narkotike e deri te format më të lehta apo më të rënda të kriminalitetit.
Këto dukuri sociopatologjike te rinia sot kanë filluar të praktikohen në moshë edhe më të hershme, që është një indikator dhe alarm se shoqëria është në rrezik që të ruajë funksionalitetin dhe ekuilibrin shoqëror. E gjithë kjo flet mjaft se nëse vazhdohet me këtë apati shoqërore, e cila fillon që nga familja e deri te institucionet relevante shtetërore, atëherë nuk mund të kemi shoqëri të shëndoshë.
Telenovelat thuajse në çdo shtëpi janë prezent dhe shikohen nga e gjithë familja, çfarë mendoni për këto?
Është e vërtetë që telenovelat sot janë prezent dhe vazhdojnë të kenë një kontinuitet të shikueshmërisë në shoqërinë tonë. Këto telenovela që importohen nga vendet e huaja, kanë një shikueshmëri tepër të madhe, sa që mund të thuhet që familjet tona kanë fituar një varshmëri të theksuar nga këto seriale. Përgjegjësia ndaj këtyre vlerave të dyshimta të këtyre telenovelave iu bie si institucioneve shtetërore, ashtu edhe vetë familjeve.
Çdo telenovelë që prodhohet është rezultat i frymës dhe vlerave kolektive të çdo vendi, të cilat edhe i pasqyrojnë këto vlera. Para se të bëhet emetimi i tyre është e nevojshme që nga ana e ekspertëve të studiohen përmbajtjet e këtyre telenovelave, si nga ana pedagogjike, morale, arsimore, sociologjike, ashtu edhe nga ana etnopsikologjike.
Shpeshherë këto seriale nuk janë kompatibile me frymën e vlerave të një populli, që do të thotë se në këtë rast shkaktojnë disproporcionalitet aksiologjik.
Shoqëritë njerëzore, në aspektin ekonomik, social, politik dhe kulturor, sado që janë identike, megjithatë nuk janë të njëjta dhe dallohen nga njëra-tjetra. Secila shoqëri dallohet me vlerat e veta kulturore, të cilat e shprehin mentalitetin dhe mënyrën e të jetuarit të atyre shoqërive.
S’do mend se këto vlera kulturore pasqyrohen edhe përmes këtyre telenovelave, të cilat kur depërtojnë në një vend apo shoqëri që ka vlera kulturore specifike, atëherë bie ndesh me vlerat vendore dhe shkaktojnë çoroditje në aspektin moral, psikologjik dhe shoqëror.
Rritja e numrit të divorceve a është  pasojë e fenomenit të telenovelave?
Mund të thuhet që përmbajtja kulturore e këtyre telenovelave mund të shkaktojë nxitje apo motivim për divorce, por kjo nuk është në nivel të njëjtë në tërë vendin, sepse një shoqëri nuk është njëjtë e zhvilluar në nivelin global. Ky fenomen mund të ndodh veçanërisht te të rinjtë dhe në ato vende dhe familje të cilat kanë qenë të izoluara nga vlerat qytetëruese. Kur këto telenovela shikohen vazhdimisht për një kohë të gjatë, padyshim që ato do të kenë efekt negative në jetën e të rinjve, sepse kjo kategori e të rinjve dalëngadalë heq dorë nga vlerat vendore dhe fillon t’i përqafojë vlerat e huaja, duke e identifikuar veten pikërisht me ato vlera.
Nëse thellohet përdorimi i rrjeteve sociale, a mendoni se mund të kemi një gjeneratë të asocializuar?
Është shumë e vërtetë se ky lloj sistemi medial që është tepër dinamik dhe i hovshëm, veçanërisht te të rinjtë, do të ndikojë që mos të fitojmë një gjeneratë të socializuar sipas kërkesave të shoqërisë sonë. Faktikisht, mediumet si burim i socializimit kryejnë efektin e vet socializues, por këta të rinj do të socializohen sipas sistemit të vlerave të vendeve të huaja, kurse sa i përket shoqërisë sonë, ky socializim do të jetë me plotë mangësi.
Ky defekt socializues përfundon me dezintegrim të të rinjve në shoqëri, te të cilët paraqitet një lloj nën-kulture apo kundër-kulture,  e cila do të jetë në konflikt me kulturën vendore dhe e cila vazhdimisht do të nxisë tensione të vlerave, të cilat më vonë do të shërbejnë si hyrje në botën e dukurive sociopatologjike.
Cila do të ishte, sipas jush, alternativa për zbutjen e këtij fenomeni?
Alternativa më efikase do të jetë angazhimi institucional i shoqërisë për edukimin dhe arsimimin e të rinjve, ku rol primar ka institucioni i familjes, shkolla, ministria e arsimit dhe institucione tjera adekuate për problemin në fjalë.
Ky koordinim mes këtyre institucioneve duhet të jetë dialektik, përmbajtjesor dhe me përgjegjësi për socializimin e të rinjve, me qëllim që ata më lehtë të integrohen në shoqëri dhe të bëhen pjesë funksionale e shoqërisë.
Kjo alternativë duhet të fillojë që nga familja, ku prindërit me përgjegjësinë më të madhe duhet të angazhohen për edukimin e fëmijëve të tyre dhe ku edukimi vazhdon në shkollë përmes kurikulave, teksteve shkollore dhe kuadrit arsimor.
Çfarë pasojash negative mund të sjellë në një shoqëri zhvillimi i shpejtë teknologjik, nëse nuk ndërmerren masa kontrolluese?
Zhvillimi i shpejtë teknik-teknologjik i shoqërisë ka anën pozitive, por edhe atë negative. Sado që ky zhvillim teknologjik ka të bëjë me shoqërinë informative dhe të dijes, megjithatë ky zhvillim ka edhe mangësitë e veta, të cilat ndërlidhen me tjetërsimin e qenies njerëzore. Sa më tepër që zhvillohet shoqëria aq më tepër rriten ndjenjat egoiste te njerëzit dhe njeriu shndërrohet në një objekt të zhveshur nga vlerat e veta humane.
Sa më tepër që zhvillohet shoqëria, aq më tepër zbehen vlerat morale dhe solidariteti mes njerëzve. Në shoqëritë e zhvilluara nuk fetishizohet qenia humane e njeriut, por paraja dhe bizneset fitimprurëse.
Prandaj çdo shoqëri duhet të niset nga një moto filozofike se asgjë njerëzore nuk duhet të jetë e huaj, e anashkaluar dhe e nëpërkëmbur nga të tjerët.

2018-11-28

STRUKTURAT SERBE TË PASLUFTËS NË KOSOVË!


     Prania e shtetit serb në Kosovë nuk ka pushuar së ekzistuari as pas qershorit 1999 kur Kosova u vu nën protektoratin e OKB’së. Përderisa para luftës Serbia në Kosovë ishte e pranishme me administratën dhe forcat ushtarako’policore të kryekriminelit Millosheviq, pas qershorit të vitit 1999 ajo do të jetë e pranishme nëpërmjet strukturave të saja paralele. Pra, rrjedhimisht prania e shtetit serb në Kosovë nuk ka pushuar për asnjë çast, ajo vetëm se, e ka ndërruar formën e veprimit. Në vitin 2000, pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, qeveritarët e rinj të Beogradit trashëguan gjithë infrastrukturën kriminale të Milosheviqit në Mitrovicën Veriore, në Leposaviç, Zubin Potok dhe në Zveçan. Nën maskën e të ashtuquajturës “Qendra për paqe dhe tolerancë”, në këtë pjesë të pushtuar të Kosovës u shfaqën fillimisht “Rojat e urës” në krye me Oliver Ivanoviçin, Marko Jakshiqin, Spasoje Memaroviq etj. Kjo strukturë kriminale përbëhej edhe nga „tigrat“ e kriminelit Zhelko Razhnjatoviq - Arkan, nga pjestarë të Partisë Radikale - çetnike të Sheshelit, agjentë të Shërbimit Informativ Serb (BIA), pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) etj. (Shikoni: Hartën e komunave të KosovësVeriut i Kosovës me ngjyrë portokalli dhe Lumi Ibër që ndanë qytetin e Mitrovicës në dy pjesë! dhe hartën Përbërja etnike e Kosovës në vitin 2005 - sipas OSBE’së )

Shefi i “Rojave të urës” Oliver Ivanoviç

     Kryeadministratori i parë i UNMIK’ut Bernard Kushner, në librin e tij „Luftëtarët e paqes“ gjendjen në Mitrovicë dhe organizimin e formacionit „Rojat e Urës“, e përshkruan si vijon: "Kolonat franceze, të ngarkuara për këtë zonë (në Mitrovicë… - Sh.B) gjatë futjes së aleatëve, më 12 qershor 1999, duke vendosur fushimin në jug të qytetit, nuk e ndoqën policinë e Beogradit, por u ndalën në urë, duke futur rrallazi ndonjë njësit të vëzhgimit më në veri, ku zbuluan pjestarë të policisë dhe të vrasësve që bartin skalpet dhe flokë grashë shqiptare të varura në hallkat e rripit. Me urdhër të kujt ishin ndalur (te ura) forcat tona çlirimitare? Kurrë nuk kam mundur ta mësoja saktësisht, por ky ishte një gabim i madh politik. Ky ndalim i papritur, jo vetëm bëri nga Mitrovica një qytet të ndarë, por shkaktoi një eksod masiv, një ndjekje reciproke e të përhershme të refugjatëve të nemitur e të privuar nga të gjitha, dhe u ofroi serbëve një territor strehimi të papritur, në kufi me Serbinë që ende drejtohej nga Milosheviqi. Shumë shpejt vullnetarët serbë organizuan në veri të Urës një polici të udhëhequr me mjeshtëri nga Oliver Ivanoviqi, sportist i mëhershëm profesionist. Ai si njeri i guximshëm politik që ishte, u bë për UNMIK’un një bashkëbisedues i vështirë, dhe po aq i sinqertë sa mund të jetë njeriu në ato rrethana. Ai organizoi një njësit të armatosur të bridge watchers, rojat e urës, njerëz të armatosur të të gjitha tendencave, që nga njerëzit më të ndyrë e më brutalë deri te patriotët më të devotshëm, të cilët e kishin shtabin e tyre në "Dolce vita", përballë Urës, ku shenjuan "territorin e lirë serb", e të cilët nëpërmjet komunikimit me radiolidhje, mund të mblidheshin me alarmin e parë. Ne u përpoqëm t'i zhvendosim disa herë, por kot…komandanti francez i zonës (gjeneralit Pierre de Saqui de Sannes) ishte kundër lëvizjeve tona që rrezikonin autonominë serbe në pjesën e epërme të qytetit të Mitrovicës." (Për më tepër lexoni librin: Bernard Kushner „Luftëtarët e paqes, Grasset, Paris, 2004) Pra, siç duket KFOR’i i ka toleruar këto struktura kriminale dhe forcën e ka përdorur në ato përmasa sa për ta ruajtur “një ambient të qetë dhe të sigurtë” në dukje!!!

Kriminelët Marko Jakshiq dhe Milan Ivanoviq

DOSJET E KRIMINELËVE NË SIRTARËT E KFOR’it

     Se trupat e KFOR’it janë përpjekur të ruajnë “një ambient të qetë dhe të sigurtë” sa për dukje, duke i lënë të lirë kriminelët, flet edhe një dokument konfidencial i KFOR’it, i hartuar qysh në vitet 2001 - 2002, në të cilin përshkruhet veprimtaria e mbi 400 kriminelëve që veprojnë në Kosovën veriore, si të kriminelëve: Milan Ivanoviq, Oliver Ivanoviq, Marko Jakshiq, Spasoje Memaroviq - ECHO etj.
Milan Ivanoviqi (05. 02. 1955)

     Dokumenti konfidencial i KFOR’it (pjesë të së cilit janë bërë publike këto ditë), Milan Ivanoviqin e përshkruan si një kriminel të vërtetë, i cili e ka nën kontroll tërë veriun e Kosovës. Në dosje shkruan se ky njeri ka „karakter ksenofobik, që kontrollon të gjitha karburantet në veri, kontrabandën me ilaçe dhe materialet ndërtimore,…“Ai i vjelë tarifat prej njëmijë markash gjermane (atëherë ishte kjo monedhë në qarkullim) për një kamion që të kalojë nëpër veriun e Kosovës”. Milan Ivanoviqin, cilësohet si “Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Kosovës Veriore dhe Kryetar i Këshillit Nacional Serb” dhe duke patur këto poste politike ai ka luajtur me kartën më radikale si “boss” i të gjitha zhvillimeve kriminale në veriun e Kosovës.

Marko Jakshiq (04. 11. 1951)

     Në dokumentin konfidencial të NATO’s, Marko Jakshiq (me profesion mjek - ortoped) është një tjetër figurë serbe, i përshkruar si kriminel e lider politik i serbëve në veri të Kosovës dhe anëtar i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS). Jakshiq përshkruhet si një person jashtëzakonisht armiqësor dhe tejet i ashpër për të gjithë ata që ndërhyjnë në KOS. Në pjesën e dytë të vitit 1999 (pas përfundimit të luftës), Marko Jakshiq ka qenë shumë i ashpër - thuhet në dokumentin e NATO’së. Ai ka refuzuar në mënyrën më brutale dhe të pakompromis kthimin e mjekëve dhe të pacientëve shqiptarë në spitalin në veri të Mitrovicë. Në mars të vitit 2000, Jakshiq ka organizuar serbët e veriut kundër KFOR’it, UNMIK’ut dhe institucioneve të Kosovës, duke u thënë se ata po duan t’i kthejnë shqiptarët në veri të Mitrovicës, kurse, sipas tij, “nuk po bëjnë asgjë për kthimin e serbëve në Pejë, Prishtinë, Ferizaj“etj. Marko Jakshiq, sipas dokumentit, ka ushqyer nacionalizmin e shfrenuar serb në veri dhe ka qenë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, duke synuar përherë bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, dhe të gjitha këto veprime i ka bërë në koordinim të plotë me Beogradin dhe me strukturat tjera kriminale serbe në veri të Kosovës. Në aktivitetin e tij kriminal në veri të Kosovës, Marko Jakshiq përmendet si anëtar i Komitetit Politik për Mbrojtjen e të Mitrovicës - CPDM, në të cilin merrnin pjesë edhe kapo’bandat Milan Ivanoviq, Dragan Gjokoviq, Vukomir Antonijeviq e kriminelë të tjerë të veriut të Mitrovicës. Marko Jakshiq, bashkë me Milan Ivanoviqin, sipas dokumentit të NATO’s, kanë organizuar edhe mbrojtjen territoriale me serbë në veri të Kosovës, dhe mbrojtjen e Urës së Ibrit, duke vendosur barrikada dhe duke synuar pengimin e aktivitetit të UNMIK’ut e të KFOR’it në atë pjesë. Së fundmi, përmes të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, formoi “Parlamentin Serb të Veriut”, i mbështetur nga i ashtuquajturi drejtor i Trepçës, Ivan Dimkiq. Në maj të vitit 2001, në dokumentin konfidencial të NATO’s thuhet se, Marko Jakshiq, bashkë me kriminelë të tjerë, si Milan Ivanoviq, Momçillo Trajkoviq dhe Vuko Antonijeviq, bënë pjesë në mesin e trafikantëve dhe shantazhuesve më të mëdhenj të tregtisë së zezë me karburante në veri të Kosovës. Përmes këtyre parave të pista, ata në vazhdimësi i financuan edhe të ashtuquajturit “Roja të Urës”.

Oliver Ivanoviq (01. 04. 1953)

     Në dokumentin konfidencial të NATO’s, Oliver Ivanoviq (Ekonomist me profesion dhe karateist me hobi), cilësohet, gjithashtu, si një prej figurave kyçe të serbëve në veri të Kosovës. Në dokument sipërfaqësohen disa veprime të Oliver Ivanoviqit, të kryera para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ai, (para luftës) si anëtar i SPS’it të Millosheviqit, është shquar në fushatën për largimin e shqiptarëve nga puna, në Mitrovicë, dhe për diferencimin e tyre nga të gjitha organizatat sportive, në krye të cilave kishte ardhur me direktiva të pushtetit në Beograd dhe ishte mandatuar me këtë mision. Për një kohë të shkurtër, Oliver Ivanoviqi e kishte spastruar Mitrovicën nga shqiptarët me përgjegjësi, në organizatat punuese dhe në ato sportive, në fillim të viteve ‘90. Ndërkaq në fund të viteve ’90, Oliver Ivanoviqi përmendet si pjesë e një grupi paramilitar serb, në shërbim të plotë të krimeve të bëra me strategji në Kosovë, nga regjimi i Millosheviqit. Para luftës, sipas këtij dokumenti, Oliver Ivanoviq, në palestrën sportive të Mitrovicës iu kishte shpërndarë armë serbëve, kurse kishte bërë plane për shfarosjen e shqiptarëve në lokalin “Kafana”, në Zveçan. Bashkë me një vëlla të tij, ai kishte hartuar një listë për likuidimin e intelektualëve dhe civilëve të tjerë shqiptarë në veri të Kosovës. Dokumenti konfidencial i NATO’së e bën atë përgjegjës edhe për vrasjen e 26 shqiptarëve, gjatë kohës së luftës, në veri të Kosovës. Nën „llupën“ e NATO’s zbardhet edhe një cilësi tjetër e karakterit të Oliver Ivanoviqit, ajo e profiterit. I gjetur ngushtë nga rezistenca e madhe e Milan Ivanoviqit brenda të të ashtuquajturit Këshilli Nacional Serb i Veriut, Oliver Ivanoviqi ndërron kartën e politikës, bëhet më liberal. Bashkë me Rada Trajkoviqin dhe disa të tjerë ai vendosë të bëhet pjesë e institucioneve të Kosovës. Insiston që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit 2001, dhe ai bëhet deputet i Parlamentit të Kosovës (nën administrimin e UNMIK’ut), me kuotën e rezervuar për pakicat. Për dallim prej Milan Ivanoviqit, që luante me kartën radikale, Oliver Ivanoviqi, filloi të luaj me kartën liberale. Por, qëllimi ishte i njëjtë: menaxhimi i milionave. Në kaosin e krijuar në veri të vendit, Oliveri i menaxhonte milionat e projekteve për pakicën serbe, (në emër të kthimit të serbëve të zhvendosur) që vinin nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe pa dyshim se, kjo u arrit vetëm përmes partneritetit të krijuar me KFOR’in dhe UNMIK’un, që ishin përgjegjës për administrimin civil dhe të sigurisë në Kosovë.

Sllavisha Ristiq (01.01.1960)

     Në dokumentin e KFOR’it është një dosje edhe për “nacionalistin e moderuar” Sllavisha Ristiq (1960). Ristiq është përfaqësues i Partisë Demoktratike të Serbisë së Vojisllav Koshtunicës, i ashtuquajtur kryetar i Komunës së Zubin Potokut, dhe njëherit përfaqësues i Këshillit Nacional Serb në këtë komunë. Me profesion është ekonomist, në pranverën e vitit 2001 ai u emërua kryetar i Nënkomitetit për kthimin e refugjatëve serbë në Kosovë. Ristiq në dosjen e KFOR’it pasqyrohet si një militant i “kauzës serbe”, por me “tone më të moderuara”. Pas luftës në Kosovë kishte kërkuar me ngulm nga bashkësia ndërkombëtare, “kthimin e të zhvendosurve serbë në Kosovë, ashtu siç i kanë kthyer edhe shqiptarët”. Çështjet e veriut të Kosovës, Ristiq i ka diskutuar me Beogradin, ashtu si dhe të gjithë drejtuesit tjerë politikë të serbëve të veriut. Ai, në janar të vitit 2001, ka biseduar në Beograd, me V.Koshtunicën, që është nga partia tij, për temën e Kombinatit “Trepça” dhe kthimin e serbëve në veri të Kosovës. Bashkë me Sllavisha Ristiqin, në takim kanë qenë edhe Marko Jakshiq dhe Vuko Antonijeviq. thuhet në dosjen e tij. Në zhvillimet e shkurtit të vitit 2001, dokumenti i NATO’s e përshkruan Ristiqin si jobashkëpunues me ndërkombëtarët dhe si një person të rrezikshëm, por të mbuluar. Ai kishte refuzuar një marrëveshje me KFOR’in. Në qershor të vitit 2001, Sllavisha Ristiq ka organizuar aktivitete të shumta destabilizuese në veri të Kosovës. Ai ka organizuar një tubim të madh të serbëve në veri, kundër aplikimit të taksave të UNMIK’ut për serbët. Në tubimin nxitës të trazirave, bashkë me Sllavisha Ristiqin ishin edhe zyrtarë të tjerë serbë, si Nedelkoviqi, Miljentijeviqi, Obradoviqi, Boshoviqi dhe i ashtuquajturi kryetar i Komitetit të Krizës, Nebojsha Miniq. Ai i ka ftuar serbët që në asnjë formë të mos i paguajnë taksa UNMIK’ut dhe është deklaruar haptas edhe kundër PSSP’së, shefit të atëherëshëm të UNMIK’it Hans Hækkerup. „Nëse kjo rezistencë është e pamjaftueshme me protesta, atëherë këtë do ta bëjmë edhe me një luftë të re në Kosovë“, kishte deklaruar Sllavisha Ristiq, citohet në dokumentin konfidencial të NATO’s. Sllavisha Ristiq nga UNMIK’u dhe institucionet e Kosovës është konsideruar si Kryetar legjitim i komunës së Zubin Potokut dhe në fund të vitit 2007 atij i është vazhduar mandati i kryetarllëkut në këtë komunë!

Aleksandar Antonijeviq (Leposavic)

     Në dokumentin konfidncial të KFOR’it  është një dosje edhe për Aleksandar Antonijeviq nga Leposaviqi, i njohur me nofkën “Vuçko”, njihet si një prej kokave të krimit të organizuar dhe mafisë në veri të Kosovës. Është nënkryetar i kësaj komune dhe me profesion mjek, udhëheqë repartin e Transfuzionit të Gjakut në spitalin në veri të Mitrovicë. Antonijeviq është një kontrollues i mirë i rrjetit mafioz në veri të Mitrovicës dhe një prej krerëve të kontrabandës dhe të krimit të organizuar, i cili edhe ndihmat humanitare, të ndara për serbët e veriut, i ka abuzuar, duke i transferuar në mallra tjera dhe për shitje, duke e shfrytëzuar doganën e Rashkës, shkruan në dokument Ai e ka mbështetur në vazhdimësi grupin mafioz serb të Sllobodan Simonoviçit. “Vuçko” konsiderohet si një prej personave më me ndikim në Këshillin Nacional Serb, ndërsa në rrafshin partiak është Anëtar i DSS’së së V.Koshtunicës dhe si i tillë i ka shërbyer politikës së Beogradit në Kosovë, duke mbajtur lidhje të drejtpëdrejta me Vojisllav Koshtunicën. Aleksandar Antonijeviq është i njohur me krimet e bëra gjatë luftës në Bosnjë, saktëson dokumenti. Atje ai e mbante nofkën “Transfuzia”, sepse i kishte mbytur civilët joserbë me tortura të thithjes së gjakut deri në vdekje, saktëson dokmenti i NATO’s. Konsiderohet se të njëjta krime i ka kryer edhe gjatë luftës në Kosovë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka bashkëpunuar me Marko Jakshiqin, Oliver Ivanoviqin, Milan Ivanoviqin dhe me liderë të tjerë serbë të veriut, në funskion të trazirave dhe destabilizimit në atë pjesë të Kosovës, saktëson dokumenti. Në dosjen konfidenciale të NATO’s, A.Antonijeviqi “Transfuzia” cilësohet si një kriminel i rrezikshëm për paqen dhe prosperimin politik, jo vetëm në veri të Kosovës.

Spasoje Maroviq - ECHO (25.02.1950)

          Në dokumentin konfidencial të NATO’s, përshkruhet edhe veprimtaria e kriminelit Spasoje Memaroviq - ECHO, i lindur në Pejë me profesion tregtar, ndërsa njihet si ushtarak i vjetër i Armatës Jugosllave. Në dokument Memaroviq konsiderohet një prej pjesëtarëve të bandave problematike të Mitrovicës Veriore, me “bazë” në kafeterinë famëkeqe “Dolçe Vita”, aty ku u hartuan dhe nisën të gjitha trazirat në Mitrovicën Veriore, prej qershorit të vitit 1999. Spasoje Memaroviq, me pseudonimin ECHO, ishte gjithashtu një prej fyrmëzuesve dhe udhëheqësve të famëkëqinjve “Rojat e Urës” së Ibrit, të njohur, për NATO’në, si problematikët me “Motorola”. Ai ishte pjesë e armatës së rregullt jugosllave në luftën e Kosovës, dhe nuk u kursye nga krimet mbi shqiptarët. Këtë e ka thënë me krenari edhe në qershor të vitit 1999, shkruan NATO në dokument. Sipas këtij dokumenti, Memaroviq ka patur lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me politikanë dhe liderë serbë në veri të Kosovës. Prapa tij, në vazhdimësi kanë qëndruar Milan Ivanoviq, Marko Jakshiq e të tjerë. Shumë prej krimeve në veri, mbajnë autorësinë e tij. Në të gjitha ngjarjet problematike në veri të Mitrovicës, ECHO është prezentë, shpeshherë në gjendje të dehur, por përherë i armatosur dhe i gatshëm për të vrarë. Argumentueshëm thuhet në dokumet, se ai është përdorur nga politikanët lokalë serbë si nxitës i dhunës në veri, sa herë që iu është dashur atyre. Sipas dokumentit, ai ka qenë personazhi kryesor në konfrontimin e 29 prillit të vitit 2000, në incidentin e njohur te Spitali i Mitrovicës. Spasoje Memaroviq, i cilësuar si i egri tipik i veriut, ka rekrutuar edhe shumë të rinj serbë në vepra vandale dhe nxitje trazirash, bën të ditur dokumenti konfidencial i NATO’s. Ndër ta, në radhë të parë, e ka rekrutuar djalin e tij 16 vjeçar, të njohur me nofkën “ECHO FOKS”. Bashkë me grupet vandaliste dhe me paramilitarë të shumtë serbë, Spasoje Memaroviq - ECHO, ka organizuar shumë rrahje të shqiptarëve në veri, me qëllim për t’u shpërngulur dhe sulme të armatosura natën në shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve. Shumë incidente dhe krime të ndryshme janë ideuar nga strategu i “Dolçe Vitas”, Spasoje Memaroviq, në zonat me shqiptarë, veçanërisht te „Tre Rrokaqiejt“ dhe në „Kodrën e Minatorëve“. Dokumenti konfidencial i NATO’së, saktëson se si më 21 qershor të vitit 2000, në mbrëmje, ai kishte sulmuar me armë zjarri familjen shqiptare Baruti. Plumbat e armëve të tij janë gjetur gjatë ekspertizës së sulmit në këtë familje. ECHO ishte bosi i shumë të këqijave që e kishin bazën në kafeterinë famëkeqe “Dolçe Vita”, në veri të Mitrovicës. Ky lokal ishte bërë në fillim të viteve 2000 baza e kriminelëve serbë në veri. Aty gatuheshin politika, trazirat, biznesi i paligjshëm, kontrabanda dhe krimi i organziuar në veri të Mitrovicës, për një kohë të gjatë. “Dolçe Vita”, ishte nyja koordinuese e Rojave të Urës, famëkëqinjve me Motorola, që një kohë të gjatë mbajtën pushtetin e xhunglës matanë urës së Ibrit, me një lidhje të ngushtë me politikanët lokalë të veriut, veçanërisht me kapo-bandën, Milan Ivanoviq, vegël e të cilit ishte edhe ish’ushtaraku i armatës jugosllave, Spasoje Memaroviqi (ECHO) - thuhet në dokumentin konfidencial të NATO’së.

Dragan Delibashiq - Kapiten Dragani (1957)

      Në dokumentin konfidencial të NATO’s, përshkruhet edhe veprimtaria kriminale e Dragoljub alias Dragan Delibashiq’it (1957), i njohur si Kapiten Dragani i MUP’it serb në veri të Mitrovicës.  Përgjegjësia e mëhershme e Kapiten Draganit në Mitrovicë ka qenë udhëheqës i njësitit të trafikut në policinë serbe dhe ka bashkëpunuar rregullisht me Vuçina Janiçijeviqin, një kapo-bandë tjetër e veriut të Kosovës. Ky i fundit ishte shef i policisë serbe, para luftës në Kosovë, me fushë të përgjegjësisë Zveçanin, Leposaviqin, Zubin-Potokun, Mitrovicën dhe Vushtrinë. Kapiten Dragani, bëhet e ditur në raport, se e ka ndihmuar Vuçina Janiqijeviqin gjatë luftës në Kosovë, në shumë oepracione të tij kundër shqiptarëve, nga baza që e kishte në banesën e paramilitarit serb Sllavko Mandiq, në veri të Mitrovicës. Kishin një komunikim të sofistikuar me “Motorola”, në rrjetin e njohur me kodin e kontaktit “Dubnica”. Dragani pas vitit 1999 në pjesën veriore të Kosovës ishte koordinator i strukturave të ashtuquajtura të Mbrojtjes Civile të Veriut, pjesë e strukturave të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme, ndërkaq Zëvendës në përgjegjësinë e tij e kishte Rajko Cekularak - Sekin. Një ndër përgjegjësitë e tij të pasluftës në Kosovën veriore, si pjesëtar civil i policisë serbe në Kosovës, ka qenë përkujdesja për ndërtesat administrative në veri, po që se ato do të merren nga institucionet e Kosovës. Këtë angazhim bëhet e ditur ta ketë kryer në bashkëveprim të ngushtë me Oliver Ivanoviqin. Kapiten Dragani ka patur raporte të mira me Milan Ivanovin, por edhe me Oliver Ivanoviqin. Para luftës në Kosovë ka koordinuar njësi paraushtarake serbe dhe krimet kundër shqiptarëve. Dokumenti e përshkruan Delibashqin si pjesë aktive e Këshillit Nacional Serb, ku vepron si officer ndërlidhës i strukturave serbe të sigurisë. Në kuadër të veprimtarive të tij destabilizuese në veri të Kosovës, Dragoljub Delibashiq - Kapiten Dragani, përmendet në dokument me një aktivitet të ngjeshur për trazira dhe dhunë në veri të Kosovës, në një periudhë të gjatë kohore, prej majit deri në shtator të vitit 2001 (koha kur ka filluar hartimi i raportit konfidencial të NATO’s). Në këtë periudhë Kapiten Dragani, ka bashkëpunuar ngushtë me SNS’në dhe personalisht me Milan Ivanoviqin, në kryerjen e shumë aksioneve të dhunshme. Ai ka hartuar sulme të armatosura, deri edhe me raketa, kundër shqiptarëve, por edhe kundër anëtarëve të stafit ndërkombëtar në veri të Mitrovicës (UNMIK). Shumë sulme të armatosura dhe trazira në veri, dokumenti konfidencial i NATO’s i lidh me emrin e Delibashiqit dhe të strukturave kriminale rreth tij, me në krye Milan Ivanoviqin. Sipas dokumentit, të gjitha argumentet e nxjerrin Kapiten Draganin një pjesëtar aktiv, me peshë dhe përgjegjësi në hierarkinë e MUP’it serb të paraluftës, gjatë luftës dhe të pasluftës, të implikuar në Kosovë. Ai është një prej emrave më të shquar të menaxhimit të bandave në atë pjesë të Kosovës. Kjo dëshmi tregon qartë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të MUP’it serbë në destabilizimin  e vazhdueshëm të gjendjes në Kosovë.

Vuçina Janiçijeviç

     Në Dokumentin konfidencial të KFOR’it, është përshkruar edhe veprimtaria e kriminelit Vuçina Janiçijeviç, banues në Kralevë të Serbisë. Sipas këtij dokumenti ai është përgjegjës direkt për organizimin e strukturave të policisë serbe (MUP) në Kosovë. Vuçina mban lidhje të mira me shumë politikanë serbë të veriut, si dhe ka një bashkëpunim të mirë në veri të Mitrovicës me Dragoljub Delibashiqin - Kapiten Draganin. Zakonisht, nga Kraleva zbret shpesh në Zveçan, për t’i koordinuar punët dhe aktivitetet e MUP’it serb, thuhet në dokument. Përmes një sistemi mirëfunksional të radiolidhjeve, të ndërtuar në mes të Kralevës dhe Zveçanit, Vuçina Janiçijeviç ka bërë një organizim të rregullt të komunikimit dhe funksionimit të strukturave në MUP’it serb në Kosovë. Dokumenti më tej saktëson se sistemi i komunikimit të “Rojave të Urës” në Mitrovicë, ishte i njëjti me atë të MUP’it serb dhe për këtë përkujdesej Vuçina Janiçijeviç, dhe nga kjo del se, “Rojat e Urës” nuk vepronin të izoluar, por brenda një strukture të mirëorganizuar. Në fund të gushtit të vitit 2001, derisa Vuçina trajtohej me kancer në Beograd, organizimin e incidenteve te Tre Rrokaqiejt, në veri të Mitrovicës do ta organizojë xhaxhai i tij, Mitro Janiçijeviq, ka evidentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial.
     Edhe në dokumentet konfidenciale të UNMIK’ut, që i janë dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së Kofi Annan, shpjegohet gjithanshëm veprimtaria e strukturave paralele serbe në Kosovë, dhe me dëshmi e fotografi të shumta shpërfaqen detaje për vendndodhjen e objekteve të tyre, në të cilat legalisht veprojnë si administratë e qeverisë së Beogradit.

VEPRIMTARIA E STRUKTURAVE PARALELE SERBE
NË RAPORTET E MISIONEVE TJERA NË KOSOVË

     Për gjendjen në veri të Kosovës dhe për veprimtarinë gjithëpërfshirëse të strukturave kriminale parlele në Kosovë janë shkruar dhjetra raporte të tjera nga misone të ndryshme që ishin dislokuar në Kosovë pas përfundimit të luftës. Me këtë rast sjellë disa prej tyre:


Raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe UNMIK’ut (Tetor 2003)

*  *  *
LEXONI:

Raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim
në Evropë (OSBE) 2006 – 2007



*  *  *

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave
„International Crisis Group“ ICG - 3 qershor 2002
*  *  *
Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave
„International Crisis Group“ ICG - 3 qershor 2002


     UNMIK’u (United Nation Mission in Kosovo - Misioni i Përkohshëm i Administratës së KB) dhe KFOR’i si Mision í OKB’se, për siguri, të vendosur në Kosovë, në bazë të rezolutës 1244, edhe pse këto struktura paralele (siç përshkruhen në raportet e tyre) i kanë cilësuar si organe jolegjitime dhe si të tilla ilegale e kriminale, për çudi i kanë toleruar të veprojnë e të fuqizohen përmes aktiviteteve të tyre politike e kriminale, për më tepër këto misione “paqëruajtëse” siç përshkruhet në raportet e publikuara, edhe kanë bashkëpunuar me këto struktura serbe. Pra, UNMIK’u dhe KFOR’i me këto veprime, përveç se i kanë fuqizuar strukturat paralele serbe, në sytë e opininit serbë, këto struktura i kanë shndërruar në mit. Derisa këto misione ndërkombëtare i toleronin strukturat paralele serbe, Qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës luanin rolin e spektatorit. Këto institucione nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për ta shtrirë sovranitetin dhe rendin kushtetues në këtë pjesë të vendit, madje ato janë treguar skajshmërisht të paaftë për ta shpërfaqur një vizion apo strategji të qartë për veriun e Kosovës. Në këtë kuadër, të gjitha qeveritë e Kosovës (nga 2002 - 2011), në vend se të vepronin, gjatë gjithë kohës, kanë preferuar t’i shfrytëzojnë takimet rutinore me UNMIK’un, EULEX’in, zëvendës’sekretarët e shtetit amerikan, zyrtarët e Brukselit dhe konferencat e shtypit për të kërkuar prej tyre që të veprojnë në veri !!!

FUNKSIONIMI I MUP’it DHE I STRUKTURAVE
TJERA SERBE NË KOSOVË

     “Beogradi po përgatitet, pas ndonjë veprimi të keq të shqiptarëve, për të hedhur forcat e tij në pjesën veriore të Kosovës. Nuk ka njeri që kohët e fundit të ketë qenë në Beograd e që nuk e ka krijuar këtë përshtypje. Nëse amerikanët dhe evropianët nuk ndërmarrin hapa energjikë, druaj se ekziston një përpjekje e re e zgjidhjes së dhunshme të situatës në Kosovë,…” - kështu pati deklaruar, më 15 janar 2005, për “Zërin e Amerikës” Daniel Server, drejtor i Iniciativës Ballkanike në Institutin e Paqes në SHBA. Dhe këtë përceptim real të situatës në veri - nga z.Server, duket se e kanë dëshmuar të gjitha zhvillimet e mëvonshme në këtë pjesë të Kosovës. Këtë fakt e përforcojnë edhe më shumë, dislokimet e forcave ushtarake serbe në Kosovën lindore në tetor 2006, që krejt padrejtësisht po thirret Lugina e Preshevës. Pavarësisht nga deklarimet e përditshme të administratës së UNMIK’ut dhe të institucioneve të Kosovës se, situata në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontroll të plotë, informatat nga terreni tregonin se, në Mitrovicën veriore dhe në tri komunat tjera në: Leposaviç, Zubin Potok dhe në Zveçan, po veprojnë në forma të kamufluara njësi vullnetare serbe, të organizuara nga Beogradi. Në një koment të botuar më 16 qershor 2006 në gazetën “Epoka e re” thuhet se, “njësitë paraushtarake dhe ushtarake të qeverisë së Serbisë kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe e kanë situatën nën kontroll në veri. Disa nga ata qarkullojnë me uniforma të SHPK’së, disa me veshje civile, disa me uniforma të kamufluara.” Në këtë mënyrë, duket se Qeveria e Beogradit ka imponuar shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme” në tri komunat e veriut të Kosovës dhe prandaj, në këtë frymë sillen edhe të gjithë serbët deri në Urë të Ibrit, ku ndahet jugu prej veriut të Mitrovicës.

Ndërtesa e MUP'it në Mitrovicën veriore!

     Pas shpalljes së pavarësisë, veriu i Kosovës ka hyrë në një periudhë të mungesës së plotë të vënies së ligjit dhe rendit kushtetues. Madje, zyrtarët ndërkombëtarë në Prishtinë këtë zonë e kanë cilësuar si një “El Dorado” të Kosovës, dhe kjo gjendje ashiqare është pasojë e një dështimi total të UNMIK’ut, të KFOR’it dhe të institrucioneve vendore. Në vend të ndryshimit pozitiv të gjendjes, atje është ruajtur gjendja e status quosë, duke u përqendruar në urën e lumit të Ibrit e cila e ndanë Mitrovicën në dy pjesë. Dihet mirëfilli se, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës u përforcuan me qindra pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë - MUP, pastaj nga Sektori policor i Sigurisë Publike dhe departamentet tjera policore, atë të Zbulimit të Shtetit - BIA, të Zbulimit ushtarak VBA e deri te Mbrojtja Civile që kishin ardhur nga Serbia. Selia e udhëheqjes më të lartë të MUP’it dhe BIA’s etj., në Mitrovicën veriore gjindet afër lagjes së Boshnjakëve. Në veri të Kosovës operojnë këta eprorë të lartë të MUP’it serbë: 1. Gjorgje Dragoviç; 2. Ninoslav Mijanoviç; 3. Ivan Aksentijeviç; 4. Sinisha Miliç; 5. Zhivojin Djuriç; 6. Banoviç Sreçko. Ndërkaq, në veri të vendit - me seli në Mitrovicën verore vepron edhe Mbrojtja Teritoriale serbe  (Teritorialana Odbrana) e cila përbëhet nga: 1. Radisav Janjiqeviç; 2. Bratisllav Stoisavljeviç; 3. Vladan Radovanoviç; 4. Dobrivoje Miliçeviç; 5. Stevan Bozhoviç; 6. Rale Bogdanoviç. Këto struktura militare e paramilitare që kishin bërë krime gjatë luftës në Kosovë, ishin në krye të të gjitha aktiviteteve kriminale në veri të Kosovës. Këto struktura kriminale, në fillim të shkurtit 2000 morën pjesë në vrasjen e 11 shqiptarëve dhe shpërngulën e mbi 13.000 të tjerëve nga shtëpitë dhe pronat tyre, ishin organizatorë të të gjitha aktiviteteve kriminale në Kosovë, prej  prillit të vitit 2002 kur u plagosën 22 policë polakë e deri me 17 mars 2008, kur u organizua një demonstratë e dhunshme pas uzurpimit të Gjykatës së Qarkut nga gjykatës dhe prokurorë serbë, aty mbeti i vrarë një polic i UNMIK’ut nga Ukraina. Ata ishin të përfshirë edhe në djegien e dy pikave kufitare 1 dhe 31, më 19 shkurt 2008 (vetëm 2 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës).

Armë, municione, uniforma dhe pasaporta serbe, të
strukturave parale serbe që veprojnë në Kosovë!

Dokumente të identifikimit të agjentëve të sigurimit serbë!
____________________________________

(Dhuna dhe terrori në Mitrovicë i shkaktuar nga strukturat paralele serbe!)

     Kjo strukturë kriminale, pa u penguar nga askush ka vazhduar aktivitetin e saj konform planit sekret të Qeverisë së Serbisë, të koduar “Aksioni”. Sipas burimeve zyrtare serbe, bojkotimi i organizuar i policëve serbë të SHPK’së, është bërë në përputhje të plotë me porositë e planit sekret “Aksioni”. Ministri për Infrastrukturë i Qeverisë së Serbisë, Velimir Iliq, atëkohë u kishte deklaruar medieve serbe se “ne do të kemi policinë tonë lokale në hapësirat serbe dhe se veprimi i policëve serbë është pjesë e planit aksionar”. Kjo strukturë serbe në veri të Kosovës, ka një infrastrukturë të sofistikuar logjistike të përgjimit nga stacionet e radarëve në Kopaonik, që shtrihet në kufi me Kosovën në një lartësi mbidetare prej 2000 m. dhe vazhdimisht ndihmohet nga qendrat komanduese profesionale të dislokuara në Nish, Rashkë, Novi Pazar, Kralevë etj. Në këtë kuadër MUP’i serb në Kosovë ka të ndërtuar rrjetin e radiolidhjeve dhe të përgjimit, në bazë të një strukture të fshehtë organizative me qëllim të organizimit të akteve të ndryshme kriminale. Kjo ministri famëkeqe përmes agjentëve të BIA’s dhe grupeve të shumta kanë organizuar një varg aktesh terroriste kundër civilëve, vendbanimeve e automjeteve të serbëve me qëllim që fajin t‘ua hedhin shqiptarëve. Në të gjitha enklavat serbe në Kosovë ekziston një ndërlidhje mes tyre që ka dhe mban formën e pushtetit paralel në Kosovë. Nëpër këto baza ka sistem të mirëfilltë të radiolidhjeve, radioamaterëve e sisteme tjera komunikimit. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shërbimet sekrete serbe, në shumë pjesë të Kosovës, kanë aktivizuar edhe strukturën e “spiunëve të fjetur”.

Shikoni e lexoni dokumente të MUP'it serbë që vepron në Kosovë!



. 

     Gjatë trazirave në veriun e Mitrovicës (2008 - 2010), në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë vërejtur edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale për Veprime Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, sidomos nëpër enklava. Pjesëtarët e kësaj njësie kanë qenë të përqendruar edhe në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), në pjesën e kufirit me Kosovën dhe me Maqedoninë. Mësohet se, Eprorët e këtij formacioni kriminal kanë pasur kontakte të vazhdueshme me të ashtuquajturat “Shtabe të Mbrojtjes Territoriale”, përkatësisht “Shtabe të Krizës” në veri të Kosovës dhe në enklavat serbe, të cilat në shumicën e rasteve përbëhen nga rezervistë të Ushtrisë Serbe dhe pjesëtarë të JSO’së (njësive për operacione speciale). Disa prej tyre operojnë në kuadër të të ashtuquajturës “Garda e Car Llazarit”, e cila i ka shtrirë celulat e veta në disa pjesë të Kosovës, siç i ka bërë publike në disa komunikata kjo organizatë. Duke pasë parasysh këtë superstrukturë të organizuar kriminale në Kosovë, është i çuditshëm, vendimi i institucioneve të Kosovës për formimin edhe të 14 nënstacioneve të reja policore, 12 prej të cilave në vendbanimet me shumicë serbe. Me këtë projekt brenda strukturave të Policisë së Kosovës, janë futur edhe shumë pjestarë të MUP’it serb.
    Tashmë dihet mirëfilli se të gjitha grupet kriminale serbe që veprojnë në Kosovë, janë të lidhur më shërbimin sekret BIA dhe MUP’in serb prej të cilëve edhe i marrin direktivat operative. Me këtë rast po i përmendi disa grupe kryesore: Grupet „Car Lazari“, „SNP 1389“, „Nacionalni Stroj“, „Ultra Boys“, „Brdjani“ pastaj Grupi kriminal “Zveçanci” nga Zveçani, dhe “Mitrovçanci” nga Mitrovica veriore etj. Grupi “Zveçanci” vepron në tri grupime më të vogla siç janë: “Canzve Force”, “Elit Delije Sever” dhe “Extrem Boys”. Në Veri vepron edhe një organizatë kriminale e qujatur „Obraz“ që udhëhiqet nga Igor (Blagota) Vojinoviç. Igori ka lindur në Novi Sad më 28. 04. 1973 dhe banon në Rr. “Rudjer Boskovic” nr. 7 në Mitrovicë, ku edhe është ligjerues i lendës së historisë në Univerzitetin e Mitrovicës veriore dhe për aktivitete kriminale mbanë lidhje të ngushta edhe me organizatat “1389” dhe “Car Lazar” që veprojnë brenda në Serbi.

Libreza e shefit të organizatës kriminale “Obraz” - Igor  Vojinoviç (Srbski Cetnici)
     Në të gjitha këto zhvillime, ishte i përfshirë edhe koloneli Dragan Terziq, i cili zyrtarisht mban postin e këshilltarit policor në Drejtorinë Koordinuese për Kosovën. Siç bëhet e ditur, Terziq komandon me policinë serbe në Kosovë, kurse me “Mbrojtjen Territoriale” komandon koloneli Radisav Janiqijeviq. Nga të dhëna të publikuara me kohë në media, del se në Mitrovicë, në tri-katër vende ka pasur depo armatimi, të dedikuara posaçërisht për këto struktura. Sensibilizimi i situatës për veprimet e lartpërmendura është bërë edhe nga Marko Jakshiq, Kryetrar i “Kuvendit të komunave dhe lokaliteteve serbe në Kosovë”, ndërsa Millan Ivanoviqi ishte kryetar i “Këshillit Nacional Serb për Veriun e Kosovës”, njëkohësisht njëri ndër drejtuesit e spitalit regjional në veri të Mitrovicës. Të gjitha këto Struktura kriminale janë prodhues të dhunës dhe destabilitetit në Kosovë.
     Mësohet se gjatë gjithë kohës, UNMIK’u ka vazhduar të ketë një partneritet të çuditshëm me udhëheqësit e strukturave serbe në veri të Kosovës, duke i konsideruar ata si përfaqësues legjitim të serbëve të Kosovës. Gerard Galluçi, një administrator i UNMIK’ut në Mitrovicë, hapur bashkëpunonte me kriminelët serbë në veri, duke u treguar kështu si një nga figurat më destruktive të UNMIK’ut, dhe duke qenë i tillë - ka penguar çfarëdo nismë për normalizimin e gjendjes në veri. Me këtë rast vlen të theksohet shpërfillja e informatave të inteligjencës, të dhëna nga Selia e UNMIK’ut disa ditë para shpalljes së pavarësisë, mbi synimet e radikalëve serbë për t’i shkatërruar pikat kufitare 1 dhe 31 në Jarinë dhe Bërnjakë. Gerard Galluçi ishte ai i cili parandaloi çfarëdo masash paraprake, duke pohuar që të dhënat e tilla të inteligjencës ishin false, dhe “garantonte” se serbët nuk do të rebelohen. Por, siç dihet, pikat kufitare u dogjën më 19 shkurt 2008, dhe që nga atëherë shërbimi i doganave në veri nuk funksiononte në suazat normale ligjore. Doganat e Kosovës u zhvendosën në jugun e Mitrovicës, dhe kjo ka bërë që të rritet dhe të lulëzojë krimi ekonomik në këtë zonë dhe jashtë saj. Pa dyshim që këto aktivitete kriminale fillonin në Beograd dhe përfundonin në Prishtinë.
     Pas shpalljes së pavarësisë, strukturat paralele serbe me përkrahjen e qeverisë serbe dhe ndihmën e shërbimeve sekrete në teren kanë organizuar edhe bojkote ndaj institucioneve të Kosovës, si Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), sistemit gjyqësor të Kosovës, administratës komunale në Mitrovicë, Doganës së Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Hekurudhave të Kosovës.

FUNKSIONIMI I GJYKATAVE SERBE NË VERI

Gjykata për Kundërvajtje, Gjykata Komunale dhe Gjykata e lartë në Mitrovicën veriore

     Në veri të Kosovës funksionojnë pa u penguar nga askush edhe gjykatat serbe me ligjet dhe Kushtetutën në fuqi të Republikës së Serbisë! Gjykata për kundërvajtje në Mitrovicën veriore (Kosovska Mitrovica) që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Serbisë dhe që i zbaton ligjet e Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës punon në këtë adresë: rruga “Nemanjina “ nr. 48, 38220 Mitrovica e Kosovës. Kryetare e kësaj gjykate është Tatjana Virijeviç e cila ka këtë nr.telofoni 028 / 497 -050 dhe palët i pranon çdo ditë nga ora 08:00 - 15:00. (Për më tepër lexoni: Prekršajni sud u Kosovskoj Mitrovici). Në veri të Kosovës funksionon normalisht, pa u penguar nga askush edhe Gjykata e lartë e Mitrovicës me seli në Zveçan në rrugën “Karadjordjeva p.n” 38224. me numër të telefonit 028-665 103. Kryetar i Gjykatës është Nikola Kabashiç dhe punon çdo ditë nga ora 7:30 - 15:30. (Për më tepër lexoni: Viši sud u Kosovskoj Mitrovici)  Gjykata Komunale e Leposaviqit vepron në adresën: rruga“Nemanjina“ p.n. dhe me nr. telefonit 028/ 835 06. Gjykata për kundërvajtje në Leposaviq në adresën: rruga “Leposaviç Selo“ p.n. dhe me numër të telefonit. 028 / 83223, ndërsa Prokuroria e Mitrovicës selinë e saj e ka në adresën “Kralja Petra I“ nr. 90 dhe nr.tel. 028 / 421- 944.

FUQIZIMI I STRUKTURAVE PARALELE SERBE
NGA UNMIK’u DHE QEVERIA E KOSOVËS

     Që nga viti 2004 e këndej, pas bojkotimit të zgjedhjeve të Kosovës nga komuniteti serb, është dëshmuar qartazi se UNMIK’u dhe të gjitha Qeveritë e Kosovës (Rexhepi’ Haradinaj’ Kosumi’ Çeku’ Thaçi) janë treguar skajshmërisht të paaftë për ta shtrirë pushtetin e tyre në veri të vendit, dhe për pasojë UNMIK’u dhe qeveria e Kosovës gjithnjë kanë marrë vendim, për t’ua zgjatur mandatet kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut, të Novobërdës dhe të Shtërpcës, të cilët ndërkohë ishin edhe pjesë e strukturave paralele të Serbisë. Pas zgjedhjeve të vjeshtës së vitit 2007, meqë serbët e veriut i bojkotuan zgjedhjet për herë të dytë, UNMIK’i dhe institucionet e Kosovës (presidenti Fatmir Sejdiu dhe qeveria - Hashim Thaçi) ua zgjatën sërish mandatin kryetarëve të komunave veriore, pikërisht atyre kryetarëve që sot janë në krye të strukturave paralele serbe!

Slaviša Ristic (i pari nga e majta) Kryetar i Komunës së Zubin Potokut, njeri
nga kriminelët e evidentuar në dokumentin sekret të KFOR'it (2001) - tani 
barikadën Rudares, korrik - gusht 2011!

Kush janë ata:

Slaviša Ristic
Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Zubin Potokut
Datëlindja 27.10.1964
Unmik ID 1500203214
Vendi i punës Drejtësi - Administratë e gjykatave

Miodrag Andric
Posti në strukturat paralele Nënkryetar i KK të Zubin Potokut
Datëlindja 01.04.1956
Unmik ID 1501148144
Vendi i punës Administratë: Komunale - Zubin Potok

Nebojša Radulovic
Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Leposaviqit
Datëlindja 18.06.1971
Unmik ID 1501744936
Vendi i punës Administratë Komunale - Leposaviq

Velimir Bojovic
Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Leposaviqit
Datëlindja 04.05.1949
Unmik ID 1501558504
Vendi i punës Administratë Komunale - Leposaviq

Dragiša Milovic
Posti në strukturat paralele: Kryetar i Komunës së Zveçanit
Datëlindja 04.03.1957
Unmik ID 1501793007
Vendi i punës Administratë Komunale - Zveçan

Slaviša Staletovic
Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i Komunës së Shtërpcës
Datëlindja
Unmik ID 1501246472
Vendi i punës Administratë Komunale - Shtërpcë

Bojan Savic
Posti në strukturat paralele: Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës
Datëlindja 06.02.1981
Unmik ID 1501351861
Vendi i punës SHPK / KPS 6753

Bojan Cvetkovic
Posti në strukturat paralele Nënkryetar i Komunës së Novobërdës
Datëlindja 01.02.1973
Unmik ID 1501041668
Vendi i punës Administratë Komunale - Novobërdë

Dobrosav Ivkovic
Posti në strukturat paralele: Kryetar i KK të Novobërdës
Datëlindja 30.08.1948
Unmik ID 1501041633
Vendi i punës Arsim - Novobërdë

Bojan Jovanovic
Posti në strukturat paralele: Nënkryetar i KK të Novobërdës
Datëlindja 27.09.1973
Unmik ID 1501042443
Vendi i punës Arsim - Novobërdë

      Pas shpalljes së Pavarësisë, mosushtrimi i autoritetit kushtetues nga institucionet e Kosovës në raport me strukturat paralele serbe në veri, ka çuar në formimin e mendimit në qarqet diplomatike ndërkombëtare se, autoritetet shtetërore në Prishtinë janë pajtuar me faktin se nuk mund ta kontrollojnë veriun e Kosovës!!!

MBAJTJA E ZGJEDHJEVE SERBE TË MAJIT 2008
NË SHTETIN E PAVARUR TË  KOSOVËS

     Republika e Serbisë edhe pas shpalljes së Pavarësisë, ka organizuar zgjedhje në Kosovë. Zgjedhjet e para i ka mbajtuar më 11 Maj 2008. Më këtë rast Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë kishte përgatitur hapur dhe pa u penguar nga organet përkatëse të Republikës së Kosovës, 279 qendra votimi në 23 komuna të Kosovës!!! Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë gjithësesi paraqiste shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe vendin natyrshëm e çonte në drejtim të ndarjes institucionale, etnike dhe territoriale, si dhe njëkohësisht bënte legalizimin dhe fuqizimin e strukturave paralele serbe në veri dhe në disa enklava serbe të krijuara brenda territorit të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të organizuara nga Republika e Serbisë në Kosovë me 11 maj 2008, u cilësuan si të paligjshme nga UNMIK’u, Zyra Civile Ndërkombëtare (ZCN) etj. Madje edhe Misioni i EULEX’it (që u vendos në Kosovë pas Shpalljes së Pavarësisë, si mision për sundimin e ligjit dhe menaxhimin e krizave, bazuar në „COUNCIL JOINT ACTION 2008/124/CFSP of 4 February 2008“ ) në raport me strukturat paralele serbe, e ka ndjekur të njejtën rrugë si të UNMIK’ut. Shefi i EULEX’it Yves de Kermabon njëri nga ish’komandantët e KFOR’it, që në fillim të misionit të tij kishte deklaruar, se, EULEX’i do të bisedojë e bashkëpunojë me të gjithë, duke i përfshirë edhe strukturat paralele të Serbisë!

Krimineli Milan Ivanoviq duke votuar në zgjedhjet e majit 2008

     Më 21 maj 2008 (10 ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit 2008 që i mbajti Serbia në Kosovë) Yves de Kermabon, në një intervistë dhënë agjencisë serbe të lajmeve B’92, në pyetjen se a do të bisedonte me serbët e Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 11 majit të Serbisë në Kosovë, ka deklaruar (po citoi): "Dëshiroj të flas me gjithsecilin, sepse mendoj që kjo është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje për serbët që jetojnë këtu". Kermabon me këtë rast, ka bërë të ditur se ai do të jetë i gatshëm të bisedonte me serbët në veri, në çdo kohë kur ata të konsideronin se janë të gatshëm për bisedime! Në fund të kësaj interviste, në pyetjen e gazetarit lidhur me mundësinë e vendosjes së misionit të BE’së në veri, kreu i EULEX’it ka deklaruar (po citoi): "Nuk dua që BE’ja të vendoset me forcë atje. E konsideroj këtë gjë të pamundshme, dhe kjo është arsyeja pse dua të bisedoj me anëtarët e bashkësisë serbe në Kosovë e gjithashtu edhe me autoritetet në Beograd". Dhe, vërtet Yves de Kermabon si përfaqësues i Brukselit shtrirjen dhe praninë e EULEX’it në Kosovën veriore dhe në zonat e tjera serbe e negocioj me Beogradin. Kërkimi i lejes nga Beogradit (pa e pyetur Prishtinën), për vendosjen e EULEX’it në veri të Kosovës dhe në enklavat e banuara me serbë ka sinjalizuar sovranitetin e Serbisë mbi një pjesë të Kosovës. Dhe, me këtë qasje, duket që shefi i EULEX’it - Kermabon ia ka bërë të qartë Serbisë se, EULEX’i si mision i BE’së, do t’i respektoj strukturat e saja paralele në Kosovë!

Tubimet e serbëve gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë!

      Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Olli Rehn me kohë kishte paralajmëruar se BE do të lejojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale serbe të caktuara për 11 maj. Një paralajmërim të këtillë Rehn e ka bërë më 29 mars 2010, gjatë kohës kur në Bërdo të Sllovenisë po zhvillohej takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE’së, ku ndër temat kryesore ishte edhe Ballkani Perëndimor. Rehn duke e arsyetuar qëndrimin e BE’së për këtë çështje,  tha se edhe propozimi i Ahtisarit parashikon mundësinë që serbët e Kosovës të kenë lidhje speciale me Serbinë. Ndërkaq duke komentuar deklaratën e kryeministrit, Hashim Thaçi, se politikanët serbë nuk do të votohen më në Kosovë, Rehn tha se është në kontakt permanent me kryeministrin Thaçi dhe se do të rekomandojë që të mos i bëhen obstruksione këtij procesi. (Telegrafi 29/03/08). Edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Javier Solana shprehet për rëndësinë e zgjedhjeve të Serbisë. Gjatë një fjalimi që ka mbajtur Solana në Parlamentin Evropian, ka vënë në pah se "zgjedhjet e 11 majit në Serbi do të jenë të rëndësishme edhe për faktin që për herë të parë do të mbahen në veri të Kosovës". ( BalkanWeb 09/04/08)
     Edhe institucinet e Kosovës ndoqën të njejtën rrugë në raport me zgjedhjet serbe të 11 majit.
 Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, me këtë rast në vend se të përdorte autoritetin kushtetues, për parandalimin dhe mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ai do të kënaqet me deklarimin se, „qeveria nuk do t’i njeh zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 11 maj - në Kosovë“. A kishte kuptim ky qëndrim i kryeministrit Hashim Thaçi?! Në ato rrethana s’kishte asnjë kuptim, i njeh apo nuk i njeh qeveria e Kosovës këto zgjedhje, por kishte kuptim veprimi ligjor, i ndal apo nuk i ndal ato zgjedhje antikushtetuese dhe si të tilla të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e vendit. Për të thelluar edhe mëtutje këtë mendim, në esencë nuk ishte problemi tek mosnjohja jonë e atyre zgjedhjeve serbe, por ishte mosnjohja serbe që këto zgjedhje ia bënin sovranitetit të Republikës së Kosovës! Ndërkaq, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, (më 24 prill 2008), Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar edhe se, zgjedhjet serbe për Kosovën konsiderohen ilegale dhe të papranueshme dhe si të tilla „nuk do të prodhojnë kurrfarë efektesh dhe do të jenë jolegjitime...”!!! (Për më tepër lexoni: Thaçi - Zgjedhjet serbe në Kosovë ilegale)
     Edhe Fatmir Sejdiu (atëkohë president i Kosovës) u mundua ta arsyetojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nëpërmjet të drejtës së dyshtetësisë që serbëve ua mundëson Plani i Ahtisaarit, por, ky ishte një arsyetim i paqëndrueshëm, për faktin sepse nëpër të gjitha vendet e botës ku ekziston dyshtetësia, qytetarët e shtetit X votojnë për zgjedhjet e shtetit Y përmes postës në ambasadën që shteti Y e ka në shtetin X, e në asnjë rrethanë ndryshe. Dhe, kjo ndodh në disa vende. Ta zëmë, meksikanët që kanë shtetësi amerikane lejohen të votojnë në zgjedhjet e Meksikës vetëm nëpërmjet postës apo ambasadës së Meksikës në SHBA. Në të njejtën mënyrë votojnë edhe kanadezët që kanë shtetësi amerikane etj. Përfundimisht, përveç këtyre deklaratave verbale (sa për sy e faq!) misionet relevante ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës, nuk kanë ndërmarrë veprime konkret në ndalimin e zgjedhjeve serbe të 11 majit, të cilat legjitimuan dhe fuqizuan Strukturat Paralele në ushtrimin e pushtetit serb veçanërisht në ato katër komunat veriore ( të Leposaviçit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe atë të Mitrovicës veriore).

Strukturat paralele të Leposaviqit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008


Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit është Branko Niniq,
Nënkryetar i komunës është Radosh Mihajlloviq
Ndërkaq, Kryetar i Kuvendit të Komunës është  Slavko Stevanoviç,
Nënkryetar i Kuvendit të Komunës është Rato Milojeviç,
Sekretare e komunës është Jasmina Vukashinoviç.
Këshillin e Komunës së Leposaviçit e përbëjnë 7 anëtarë :
1. Bojan Ignjatoviç,
2. Ivanka Nedeljkoviç,
3. Vukoje Vukojeviç,
4. Stevica Vidosavljeviç,
5. Branko Sekuliç,
6. Sladjan Radoviç dhe
7. Milan Nikoliç.

Shikoni foto e tyre:

Ndërsa Asamblenë komunale të Leposaviçit e përbëjnë këta deputetë:
  
 1. Branko Niniç - Partia Demokratike (DS) ( Lexoni këtu: për Branko Niniçin )
 2. Stevica Vidosavljeviç - PD
 3. Branimir Vukadinoviç - PD
 4. Miloje Vukicevic - PD
 5. Zoran Illiç - PD
 6. Gordana Jovanoviç - PD
 7. Vladimir Lesheviç - PD
 8. Zvonko Lukiç - PD
 9. Sanja Miladinoviç - PD
10. Ljubisha Milentieviç - PD
11. Rato Milojeviç - PD
12. Sonja Radenkoviç - PD
13. Dragisa Vasiç - Partia Përparimtare e Serbisë
14. Ognjen Vujoviq - PPS
15.Velimir Iliç - PPS
16. Borisa Vuletiv - PPS
17. Dragi Vukiceviç - PPS
18. Velika Arsenijeviç - PPS
19. Ivana Todiç - PPS
20. Goran Lazoviç - PPS
21. Goran Milliceviç - PPS
22. Velimir Bojoviç - PPS
23. Mile Vukojeviç - PPS
24. Rados Mihajloviç - SPS-PUPS-JS-PV
25. Radoje Blagojeviç - SPS-PUPS-JS-PV
26. Slavko Stefanoviç - SPS-PUPS-JS-PV
27. Milomir Kuzmanoviç - SPS-PUPS-JS-PV
28. Zoran Milojeviç - Serbija e Re (NS)
29. Zvonko Periç - SeR (NS)
30. Slavisa Milentijeviç - Partia Radikale Serbe ( SRS )
31. Dragisa Komatoviç - PRS (SRS)
Adresa e Komunës është në rrugën “Vojske Jugoslavije“ p.n. Leposaviq 38 218.
( Për më tepër lexoni në faqen: http://www.leposavic.org/ )

Strukturat paralele të Zveçanit që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

     Kryetari legjitim i komunës së Zveçanit, me mandat të zgjatur nga Qeveria e Kosovës ishte Dragisha Milloviq, i cili vjen nga Partia DSS e V.Koshtunicës. Pas zgjedhjeve të 11 majit 2008, përkrahja për DSS’në në Zveçan kishte rënë, ndërsa shumicën e votave në këtë komunë i mori Partia Radikale Serbe (SRS) e udhëhequr nga Vojisllav Sheshel, i cili aktualisht është duke u gjykuar në Hagë për krime të luftës. Udhëheqësi i komunës paralele të Zveçanit është Dobrosav Dobriq nga SRS’ja, ndërsa kryetar i komunës së Zveçanit u zgjodh Dragisha Miloviç i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) të Vojisllav Koshtunicës, pikërisht ai njeri që Qeveria e Kosovës e ka mbajt në pushtet për disa vjet rresht, duke ja zgjatur mandatin e kryetarit!!! Zëvendës kryetar është Açiç Miodrag i Partisë Socialiste (SPS) të Sllbodan Millosheviçit, ndërsa anëtarët e këshillit të komunës janë:
1. Tomislav Zhivkoviç (SNV),
2. Aciç Vladimir (DSS ),
3. Janjiçijeviç Milija (SRS),
4. Radovanoviç Stevan (SRS) dhe
5. Sovrliç Dragan (SRS).
Asamblenë komunale të Zveçanit e përbëjnë këta deputetë:
1. Kryetarë, Dobriç Dobrosav - Partia Radikale e Serbisë
2. Nënkryetar, Radoviq Lubomir - Këshilli Nacional Serbë
3. Gvozdiç Momçilo - Partia  Socialiste e Serbisë
4. Alagiç Velimir - KNS
5. Andjelkoviç Dobrivoje - PRS
6. Vasiç Dushanka - Partia Demokratrike e Serbisë
7. Vuksanoviç Zvezdan - PDS
8. Vukoviç Radomir - PSS
9. Djokiç Dusan - PDS
10. Ivanoviç Milan - KNS
11. Jakovljeviç Milan - PDS
12. Jokiç Vitomir -  PRS
13. Kostiç Ognjan -  PDS
14. Miletiç Dragoljub - PRS
15. Milic Ivica - PDS
16. Milosavljeviç Dragomir - PRS
17. Mitkiç Milutin - PRS
18. Mutavdziç Danijela - PRS
19. Miljkoviç Dragica - PDS
20. Petkoviç Stojanka G’17 Plus
21. Radenkoviç Nenad - PDS
22. Radenkoviç Sladjana G’17 Plus
23. Radovanoviç Petar - PUPS
24. Ristovic Nenad - PRS
25. Sofronijeviç Caslav - PDS
26. Spasojeviç Nadezda - KNS
27. Filimonoviç Ratko - PRS
Objekti i Komunës së Zveçanit është në rrugën “Krala Millutina“ p.n. 38227.
Çka shkruhet në portalin e komunës së Zveçanit? http://www.opstinazvecan.rs/

*  *  *
Një aktivitet i ministrisë: Goran Bogdanoviqit - Ministrit për Kosovë në qeverinë
e Serbisë zhvillon mbledhje me strukturat paralele serbe në komunën e Zveçanit:

Lexoni për Zveçanin në portalin e Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë:

Strukturat paralele të Zubin Potokut që dolën nga zgjedhjet e 11 majit 2008

Slavisha Ristiç

     Kryetar i komunës paralele të Zubin Potokut është Slavisha Ristiç (para zgjedhjeve të 11 majit qeveria e Kosovës ia kishte vazhduar mandatin e kryetarit), nënkryetar Srdzan Djuroviç, ndërsa Kryetar i Kuvendit është Miodrag Andriç. Administrata e Komunës së Zubin Potokut përbëhet nga: Departamenti i çështjeve sociale, Jovan Vlashkoviç; Departamenti për urbanizëm, Vesna Andriç; Departamenti për Ekonomi dhe Financa, Desanka Bozhoviç; Deparatmenti për Katastër, Ratomir Bozhoviç. Objekti i Komunës së Zubin Potokut është në rrugën: “Kolašinslih Kneževa 27; 38228. Komuna e Zubin Potokut (vendlindja e kriminelit Marko Jakshiq)  ka vazhduar të jetë një qendër përkrahësish tradicional të orinetimit të DSS dhe strukturave më radikale serbe. Kështu, qevrisja e gjatë me komunën nga kryetari Slavisha Ristiq, ka bërë që ai të jetë i pakonteuteshëm në krye të një grupi të interesit që manovron duke kombinuar përkatësinë patriake, nacioanalizmin dhe biznesin. Rristiq në Zubin Potok ka ndërtuar sitem klinetalizmi që varësisht nevojave ndërton pozicion nacionalist karshi Prishtinës. Shtrirja e liqenit të Gazivodës në këtë hapësirë i ka dhënë edhe më shume rol kësaj komune. (Lexoni: Општина Зубин Поток )

LEXONI INFORMATORIN PËR PUNËN E KOMUNËS - ZUBIN POTOK

Strukturat paralele në Mitrovicën Veriore që dolën nga zgjedhjet e 30 Majit 2010

     Republika e Serbisë përveç zgjedhjeve të 11 Majit 2008, në Kosovë ka organizuar edhe zgjedhje tjera, pa u penguar fare nga Qeveria e kosovës! Në prill të vitit 2009 me vendim të Qeverisë së Serbisë janë shpërbërë dy komuna paralele: Komuna e „Prishtinës“ dhe ajo e „Pejës“, dhe më 16 gusht të atij viti KQZS’ja serbe organizon zgjedhje të reja për “komunën e Prishtinës” në Graçanicë dhe për “komunën e Pejës” në Gorazhdec. Në këto zgjedhje u shënuan 26.090 votues të regjistruar (!!!), nga të cilët 10,397 në vendbanimet e serbëve të Kosovës në komunën e Prishtinës dhe 15.693 persona të zhvendosur në Serbi! Më 24 dhjetor të vitit 2009 Qeveria e Serbisë kishte marrë vendim për shpërndarjen edhe të dy kuvendeve komunale: të Mitrovicës veriore dhe të Novo Bërdës, dhe i kanë shpallur sipas tyre, zgjedhjet e jashtëzakonshme për këto dy komuna. Ato zgjedhje të jashtëzakonshme do të organizohen më 30 Maj 2010 nga Komisioni Zgjedhor i Sërbisë.
Në garë zgjedhore për Mitrovicën veriore morën pjesë:
 1. Partria Përparimtare e Serbisë e Tomisllav Nikoliçit,
 2. Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës,
 3. Partia Demokratike e Boris Tadiqit,
 4. Partia Socialiste e Serbisë e Sllobodan Millosheviçit, në krye me Ivica Daçiçin,
 5. Iniciativa qytetare „Serbija, Demokracija dhe Drejtësia“ e Oliver Ivanoviçit,
 6. G’17 - PLUS e Mladjan Nikiçit,
 7. Partia Socialdemokrate e Serbisë së Rasim Ljaiçit,
 9. Grupi i Qytetarëve të Këshillit Nacional të Veriut të Kosovës dhe Metohisë në krye me Milan Ivanoviçin.
10. Grupi i Qytetarëve - Shpresa e Re e Mitrovicës e Nebojsha Joviçit,
11. Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshalit,
12. Grupi i Qytetarëve „Për të Ardhmen më të mirë të Mitrovicës“
13. Lëvizja për Mitrovicën - i kryesuar nga Dragan Spasojeviçi, dhe
14. Serbija e Re e Velimir Iliçit.
Për  këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Serbisë ka hapur edhe pesë qendra votimi në qytetet: Beograd, Novi Sad, Kralevë, Kragujevc dhe Nish ku në garë u përfshinë 13 lista për Kuvend Komunal në Veri të Mitrovicës dhe katër në Novo Bërdë.
     Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve, Këshilli Nacional Serb i ka bërë thirrje serbëve që të dalin masovikisht në këto zgjedhje për t’i treguar Bashkësisë Ndërkombëtare se ata njohin vetëm institucionet e Serbisë si legjitime e jo institucionet e Kosovës në Prishtinë. Ndërkaq qeveria e Kosovës ka deklaruar se, nuk do të ndërmarrë asnjë veprim konkret që të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në veri të Mitrovicës. Më 27 Maj (vetëm 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve) zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se përdorimi i forcës nuk është në logjikën e qeverisë së Kosovës, këto zgjedhje i konsideron si të paligjshme dhe nuk do të bashkëpunojë me strukturat paralele që do të dalin si rezultat i tyre. Mospërdorimi i autoritetit kushtetues nga Qeveria e Kosovës, në ndalimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve antikushtetuese, ka bërë që strukturat paralele të organizohen dhe si të tilla të fuqizohen në të ardhmen.
     Pas këtyre zgjedhjeve, më 27 korrik 2010 në Mitrovicën Veriore instalohet pushteti i strukturave paralele, me një koalicion të kryesuar nga Partinë Demokratike e Boris Tadiçi, si: DS - SPS - PUPS - JS - G17 PLUS - SDP e Rasim Ljaiçit dhe Iniciativa Qytetare e Oliver Ivanoviçit, ndërsa Radikalët dhe Partia Demokratike e Serbisë e kryesuar nga Vojislav Kostunica mbetën në opozitë. Për kryetare të kuvendit komunal është zgjidhur Ksenija Bozhoviç nga partia e Oliver Ivanoviçit, ndërsa zëvendës Aleksandar Spiriç nga G’17 Plus.


( Lexoni më gjerësisht:Formirana vlast u Kosovskoj Mitrovici )
Krstimir Pantiç
     Në mbledhjen e parë të kuvendit komunal për kryetarë të Mitrovicës veriore është zgjedhur Ivica Markoviç, ndërsa zëvendës kryetar Sasha Dedoviç. Të pakënaqur me formimin e këtij koalicioni Deputetët nga radha e DSS kanë lëshuar sallën e kuvendit. Pa kaluar muaji koalicioni pëson ndryshime, kur dy deputetë të Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Rasim Ljaiç kaluan në bllokun tjetër, dhe formuan koalicionin e ri në formatin SNS - DSS DHE SDPS dhe Kryetar i ri i Mitrovicës zgjidhet Krstimir Pantiç nga Napredna Stranka e Tomislav Nikoliçit. Pra, aktualisht pushtetin e strukturave paralele në Mitrovicën veriore e përbëjnë 7 deputetë të SNS, 7 të DSS dhe dy të SDPS. (Adresa e komunës së Mitrovicës gjindet në rrugën Kollashinska, ndërkaq disa zyre të saj gjinden tek „Ministria për Kosovë e Metohi“ po në rrugën “Kolashinska“ p.n.). Lexoni më gjerësisht për Mitrovicën Veriore në portalin e Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë!Општина Косовска Митровица - (Poziv da se koriste nove tablice. Lexoni: më gjerësisht ). Lexoni informacione tjera për aktivitetin e strukturave paralele në Mitrovicën Veriore: http://www.naslovi.net/search.php?q=kosovska+mitrovica

* * *

     Më 16 tetor 2009, për shkak të situatës së rëndë dhe të pakontrolluar në veri të Kosovës nga qeveria e Kosovës, BE’ja emëroi ambasadorin italian në Kosovë, Mikele Gjifoni (Michele Giffoni) si përfaqësues special i BE’së për veriun e Kosovës. Megjithatë, mbetej e paqartë se cilat janë objektivat e këtij përfaqësuesi spezial në Veri të vendit!


FUNKSIONIMI I QEVERISË SERBE NË KOSOVË
PËRMES MINISTRISË PËR KOSOVË DHE METOHI

( Lexoni në portalin www.kim.gov.rs )

     Në fillim të janarit 2010 gazeta austriake Money ka shkruar se, Qeveria e Serbisë ndanë 42 milionë euro për strukturat paralele serbe në Kosovë. Kjo gazetë ka konstatuar se, strukturat paralele serbe nuk veprojnë vetëm në veri, por edhe në Kosovën qendrore dhe jugore. Ndarje etnike e Kosovës, thotë gazeta, është sanksionuar edhe me planin e Ahtisarit, plan ky, i cili 25 për qind të territorit të Kosovës e lë nën administrimin e serbëve të cilët kanë të drejtën e lidhjeve speciale me Serbinë. Qeveria serbe po financon strukturat paralele serbe edhe për ato komuna të Kosovës ku nuk ka më fare serbë, struktura këto që zyrat i kanë jo në Kosovë por në Beograd. Kështu ka ndodhur me strukturat paralele për qytetin e Pejës, të cilat, zyrat i kanë në një banesë në Beograd. Për veprimtarinë e strukturave paralele në Pejë qeveria e Beogradit ka ndarë 13 milionë euro. Në listat e pagave të Qeverisë së Beogradit ndodhen 725 zyrtarë serbë nga nëntë komuna të Kosovës të banuar vetëm me shqiptarë. Gazeta austriake shkruan se këta 725 zyrtarë, që paguhen nga Qeveri e Serbisë për veprimtarinë e tyre në komunat e Kosovës ku nuk ka më serbë, nuk ka dyshim se janë pjesëtarë të shërbimit sekret serb (BIA). Ata duket haptas se paguhen për shërbimet e tyre që kryejnë në Kosovë.


STRUKTURA E PUSHTETIT SERB NË KOSOVË

Goran Bogdanović                   Ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
Oliver Ivanović               Sekretar shteti në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
Zvonimir Stević               Sekretar shteti në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe udhëheqës i Qendrës koordinuese për Kosovë
Branislav Ristić               Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
Dragan Petković             Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
Kruna Kalicanin              Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
Slađana Radović             Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
Vesna Koković                Sekretare në Ministrinë për Kosovën dhe Metohinë

Shikoni këtu këtë përbërje të MK në Qeverinë e Serbisë: http://www.kim.gov.rs/O+Ministarstvu/114/Sastav.shtml
Marko Jakšić, Nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë së Komunave të 
Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë - bashkë me Millan Ivanoviqin etj.

Bojan Anđelković            Zëvendësministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ??
Radovan Nicić               Kryetar i Kuvendit të Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë
Marko Jakšić                  Nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë së Komunave të  Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë
Srdan Nikolić                 Nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë së  Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë
        
Boban Savić                   Sekretar i Kuvendit të Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë

Goran Arsić                   udhëheqës i Qarkut të Kosovës e Metohisë
Dragan Nikolić              udhëheqës i Qarkut të Anamoravës
Jovica Budurić               udhëheqës i Qarkut të Pejës
Stojan Dončić                udhëheqës i Qarkut të Prizrenit
Radenko Nedeljković     udhëheqës i Qarkut të Mitrovicës

Dragutin Perić                Kryetar i Komunës së Prishtinës
Jovica Dešić                   Nënkryetar i Komunës së Prishtinës
Radovan Nicić               Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës
Dragoslav Marinković    Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Dragiša Stakić                Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës
Slavko Mitrović              Nënkryetar i Komunës së Fushë Kosovës
Momir Jovanović            Kryetar i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës
Jovica Lazić                    Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës

Obren Andelković          Kryetar i Komunës së Podujevës (Besianës)
Petar Bogdanović           Nënkryetar i Komunës së Podujevës
Milovan Tomčić             Kryetar i Kuvendit Komunal të Podujevës
Petar Albijanić               Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Podujevës

Ljubomir Bosanac          Kryetar i Komunës së Obiliqit
Branislav Kostić             Nënkryetar i Komunës së Obiliqit
Nikola Tripković            Kryetar i Kuvendit Komunal të Obiliqit
Darko Jakovljević           Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Obiliqit           

Dragan Kostić                Kryetar i Komunës së Lypjanit
Slavko Janičijević          Nënkryetar i Komunës së Lypjanit
Suzana Stanković           Kryetar i Kuvendit Komunal të Lypjanit
Saša Morača                  Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Lypjanit

Nenad Petković              Kryetar i Komunës së Ferizajit
Ratko Sinadinović          Nënkryetar i Komunës së Ferizajit
Miloš Jovanović             Kryetar i Kuvendit Komunal të Ferizajit
Mirjana Ristić                Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Ferizajit

Zvonko Mihajlović         Kryetar i Komunës së Shtërpcës
Slaviša Staletović           Nënkryetar i Komunës së Shtërpcës
Bojan Savić                    Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës
Ivica Ivković                   Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Shtërpcës

Radojko Dunić               Kryetar i Komunës së Pejës
Vuko Jovović                 Nënkryetar i Komunës së Pejës
Bozidar Krstić                Kryetar i Kuvendit Komunal të Pejës
Milo Stevanović             Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Pejës

Dragoljub Repanović      Kryetar i Komunës së Istogut (Burimit)
Velimir Djurić                 Nënkryetar i Komunës së Istogut
Ranko Vuletić                Kryetar i Kuvendit Komunal të Istogut

Zoran Barović                 Kryetar i Komunës së Deçanit

Sveto Dabižljević            Kryetar i Komunës së Klinës
Dragomir Pavlović          Nënkryetar i Komunës së Klinës
Radomir Mikić               Kryetar i Kuvendit Komunal të Klinës

Milenko Jovanović          Kryetar i Komunës së Gjakovës

Miodrag Lazić                Kryetar i Komunës së Prizrenit
Zoran Staletović             Kryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit
Radovan Ristić               Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit

Milorad Šorić                 Kryetar i Komunës së Rahovecit
Slobodan Stanković       Kryetar i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Ali Abdi                         Kryetar i Komunës së Dragashit
Huseini Murselj              Nënkryetar i Komunës së Dragashit
Kojćin Ramadan             Kryetar i Kuvendit Komunal të Dragashit
Zuljfikari Sunajd            Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Dragashit

Petar Aksić                     Kryetar i Komunës së Gjilanit
Denić Radovan               Nënkryetar i Komunës së Gjilanit
Todorović Milorad         Kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit
Goran Jančić                  Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit

Stojan Stanojević            Kryetar i Komunës së Novobërdës
Bojan Cvetković             Nënkryetar i Komunës së Novobërdës
Dobrosav Ivković           Kryetar i Kuvendit Komunal të Novobërdës
Bojan Jovanović             Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Novobërdës

Boban Jevtić                  Kryetar i Komunës së Kamenicës (Dardanës)
Nebojsa Simić                Nënkryetar i Komunës së Kamenicës
Vojislav Nojić                 Kryetar i Kuvendit Komunal të Kamenicës
Vojislav Veličković         Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Kamenicës

Nenad Kojić                   Kryetar i Komunës së Vitisë
Nikola Stolić                  Nënkryetar i Komunës së Vitisë
Dejan Mosković             Kryetar i Kuvendit Komunal të Vitisë
Srećko Spasić                Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Vitisë

Nenad Topličević            Kryetar i Komunës së Mitrovicës
Ljubiša Petrović             Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës
Miodrag Lakićević Kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Ljubomir Kragović         Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Slaviša Ristić                  Kryetar i Komunës së Zubin Potokut
Miodrag Andrić              Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut

Jovan Miladinović           Kryetar i Komunës së Leposaviqit
Nebojša Radulović         Nënkryetar i Komunës së Leposaviqit
Velimir Bojović              Kryetar i Kuvendit Komunal të Leposaviqit

Dragiša Milović              Kryetar i Komunës së Zveçanit

Zoran Rakić                    Kryetar i Komunës së Vushtrisë
Goran Lazić                   Nënkryetar i Komunës së Vushtrisë

FUNKSIONIMI I INFRASTRUKTURËS
PUBLIKE SERBE NË KOSOVË

Funksionimi i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Metohisë

Ministria për Kosovën në qeverinë e Serbisë në veri dhe në disa qendra tjera të Kosovës ka krijuar infrastrukturën shtetërore serbe në shumë fusha të jetës. Në veri të Kosovës funksionon Oda Ekonomike e Kosovës dhe Metohisë, kryetar i kësaj Ode serbe është Branko Miljkoviç. OE e KM është në këtë adresë: Ul. Rudarske čete BB 38220 Kosovska Mitrovica Tel/fax 028/ 423 – 723 i 065/ 462 – 9496, e-mail adresa: privkomkim @open. Telekom.rs. Lexoni këtu një njoftim të OE’së: http://www.pks.rs/Default.aspx?tabid=4038
Në veri të Kosovës vepron legalisht mailveate tatimore e Ministrisë së  Financave të Serbisë
Lexoni:Tabela e hargjimeve të secilës Ministri të Serbisë për projektet e caktuara gjatë periudhave të ndryshme kohore. Në një table thuhet se “Prej 10 qershorit 1999 gjer me sot, qeveria e Serbisë, në Kosovë shpenzon 500 milion euoro në vit... shikoni shifrat aktuale…! Od 10. juna 1999. godine do danas, Vlada Srbije, po procenama zvaničnika, na Kosovo troši pola milijardi evra godišnje. Ukupna procenjena cifra, u evrima, do ovog trenutka, iznosi…!
Lexoni edhe tabelat statistikore të qeverisë serbe për projektet e kryera gjatë periudhave të ndryshme kohore…dhe harxhimet e bëra në shumë sektorë.

Funksionimi i Elektro&Kosmet’it, Postës dhe Telekomit të Serbisë!

     Në veri të Kosovës veprojnë hapur edhe Institucionet e Elektro&Kosmet’it të Postës dhe Telekomit të Serbisë! Drejtor i Elektro&Kosmet’it është Radoje Kreckoviç, ndërsa zëvendës drejtor është Nebojsha Novakoviç. Furnizimi i rymës në këtë pjesë të Kosovës bëhet përmes Korporatës energjetke të Serbisë. Adresa e kësaj kompanije serbe është në Mitrovicë në rrugën: ”Kralja Stefana Prvovenčanog” 136 ndërsa nr. Kontaktues është 028 410 944. Lexoni këto informacione: Počelo očitavanje električnih brojila na severu Kosmeta & Kosovska Mitrovica (30. 10. 2009) Počinje naplata struje – Struja stiže iz Elektroprivrede Srbije...

Posta dhe Telekomi i Serbisë në Veri të Kosovës!

     Posta dhe Telekomi i Serbisë në Veri të Kosovës i kryejnë të gjitha shërbimet konform ligjeve të Republikës së Serbisë, madje edhe dërgesat kryhen përmes kanaleve dhe kodeve të këtij shteti. Ata kanë në dispozicion edhe rrjetin e internetit, të kabllovikut si dhe sistemet e tjera të telefonisë mobile. Koordinator i telekomit të Serbisë për Kosovën është Ilija Ivanoviç. Kontakti dhe adresa e objektit në Mitrovicë: rruga “Oslobodjenja“ 1 nr. Tel 028 / 422 325.
Filijalat e Postës kryesore janë:
Mitrovicë: rruga “Ivo Lole Ribara“ p.n. 028 / 423 119
Zveqan: rruga “Kralja Milutina“ nr . 58
Leposaviq: rruga “24 Novembar“ p.n.
Zubin Potok: rruga “Kolashinska“ nr. 19

Funksionimi i të gjitha niveleve të arsimit serbë në Kosovë

     Në Kosovë vepron pa u penguar nga Qeveria e Kosovës edhe Ministria e Arsimit e Republikës së Sërbisë e cila organizon të gjitha nivelet e arsimit nga Univerziteti e gjer në nivelet më të ulëta të shkollimit. Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë vepron në këtë adresë: “Cika Jovina” 1 38 220 Mitrovicë, nr. Tel . 028 -424 971. Për detaje të organizimit të arsimit serb në Kosovë mund të lexoni këtu:
     Në Graçanicë ekzistojnë tri autoritete të ndryshme komunale të strukturave paralele. Institucionet e arsimit dhe ato shëndetësore, si dhe mailveate paralele komunale financohen dhe kontrollohen nga “komunat” paralele të Prishtinës, Lipjanit dhe të Fushë Kosovës. Në Kllokot/Vërbovc funksionon “komuna” paralele e Vitisë, ndërsa në Ranillug, “komuna” paralele e Kamenicës. Këto “komuna” paralele kontrollojnë administratën paralele publike dhe shëndetësinë e arsimin. Ekzistojnë 16 punkte shëndetësore në territorin e komunës së Graçanicës, 11 prej të cilave financohen nga strukturat paralele. Që të tri institucionet e kujdesit dytësor shëndetësor në Graçanicë financohen nga strukturat paralele. Në Ranillug janë dy objekte të kujdesit parësor shëndetësor dhe 3 punkte shëndetësore. Shumica e të punësuarve paguhen nga Serbia. Në sektorin e arsimit, në Graçanicë ekzistojnë 13 shkolla fillore dhe 8 shkolla të mesme, dhe 3 shkolla fillore dhe 1 e mesme në Kllokot/Vërbovc – të gjitha të kontrolluara dhe të financuara nga Beogradi, ndërsa në Ranillug ekzistojnë 9 shkolla fillore dhe 4 të mesme.

Funksionimi i sistemit shëndetësor serbë në Kosovë!

     Në veri të Kosovës funksionojnë edhe Institucionet paralele Shëndetësore të Serbisë! Në rrjetin e Ministrisë së Shëndetsisë së Serbisë që veprojnë në Kosovë janë këto institucione: 1.Spitali I qytetit të Mitrovicës; 2. Shtëpia e shëndetit Mitrovicë; 3. Shtëpia e Shëndetit në Zubin Potok; 4. Shtëpia e Shëndetit Leposaviq; 5. Qendra e Barnatoreve në Mitrovicë me përfaqësitë e saja në – Mitrovicë, - Leposaviq dhe – Zubin Potok. Lexoni gjerësisht për funksionimin e sistemit shëndetësor të Serbisë në Kosovë: Zdravstveni sistem Srbije na Kosovu i MetohijiPër qendrën shëndetësore në Mitrovicë: Zdravstveni Centar Kosovska Mitrovica & http://zckm.org.rs/ & Apotekraska Ustanova Kosovska Mitrovica & Dom Zdravlja Zvecan & Regionalna Lekarska Komora Kosovo i Metohije .

Funksionimi i institucioneve serbe të kulturës dhe sportit

     Në veri të Kosovës veprojnë edhe Institucionet paralele të kulturës dhe sportit. Vepron Teatri Kombëtar I Prishtinës – Mitrovicë, me drejtor Nenad Todoroviç. Për më tepër lexoni këtu: Narodno pozorište iz Prištine. Poashtu në Mitrovicën Veriore veprojnë edhe qendra e Kulturës “Dragica Zarkoviç“ në adresën “Nemanjina“ p.n. Mitrovicë, me numër telefoni 028 / 423 815, Shtëpia e Kulturës “Sveti Sava“ në adresën “Nemanjina “ p.n. Mitrovicë, me numrër tel. 028/ 421 – 496, pastaj Qendra e Kulturës “Sava Deçanac – Leposaviq”, në rr.“Nemanjina“ nr.11. Telefoni 028 /83 057. Në kuadër Asopciacionit mailve të Serbisë vepron edhe „Asociacioni Sportiv I Kosovёs dhe Metohisë“. Kryetar kёtij asocijacioni ёshtё Stevan Vulloviq dhe adresa e AS KM’së është në rrugën “Serdar Janka Vukotiqa“ nr. 33 numri I tel 028 424114, mail adresa: sportski_ savez_kim@yahoo.com, Mitrovicё. (Për më tepër lexoni te portali Srpski Savez Srbije për Sportski savez Kosova I Metohije http://www.serbiansport.com/opstinski_savezi.htm) Madje në Mitrovicën veriore vepron edhe Lidhja e Karatesë së Kosovës dhe Metohisë „Karate Savez Kosova I Metohije“ – në këtë adresë: Rr.Serdar Janka Vukotiça 33 – 38220 Kosovska Mitrovica. Tel./Fax 028 664 728e-mail: karatesavezkm@yahoo.com. Për më tepër lexoni këtu: Karate Savez Kosova I Metohije http://www.karatesavezkim.rs/kontakt.htm

Funksionimi i radiove serbe në Kosovë!

     Në Kosovë funksionojnë shumë radio serbe, ku skemat programore të tyre janë krejtësisht një nacionale dhe me përmbajtje antishqiptare dhe asgjë nuk kanë të bëjnë me realitetin. Këto mediume shtetin e Serbisë e trajtojnë si shtet të tyre, ndërsa Kosovën e konsiderojnë si krahinë jugore të Serbisë si “Kosovo I Metohija”. Me këtë rast pos jell një shembull nga Radi Gracanica “РадиоГрачаница“. Ja se çka shkruan për Kosovën:

О Косову и Метохији
Косово и Метохија је јужна покрајина републике СрбијеОд1999. годинеКосово и Метохија се налази под протекторатомУједињених нацијаКоначни статус покрајине још нијерешенВећину косовскометохијског становништва чиниалбанска национална мањина у Србији. Име Метохија значиземља под управом манастира”. Реч је грчког пореклаМетохија на најширем делу има 23 км ширинеа дуга је око60 кмна просечној надмор5ској висини од 550 метараНајзначајнија река је Бели ДримМетохију окружују МокраГора на северу и северозападуПроклетије на западуПаштрик на југозападуШар планина на југу и југоистокутеЧичавицакоја одваја Метохију од остатка покрајиненаистоку и североистокуНајвећи градови у Метохији суДечаниЂаковицаИстокОраховацПећ и Призрен.
( … )

     Financimi i këtyre mediumeve bëhet kryesisht nga institucionet e Serbisë, pa asnjë pengesë nga institucionet e Kosovës. Sot e kësaj dite këto mediume marrin paga dhe donacione nga Serbia, shoqatat e ndryshme, por një pjesë të tyre edhe nga Buxheti i Kosovës!
Mediumet që financohen nga Beogradi janë:

- Radio “Graçanica”, http://www.rtg.rs/
- Radio “Kosovska Mitrovica” http://www.radiokim.net/
- Radio Kontakt Plus http://www.radiokontaktplus.rs/
- Radio “KIM”, http://www.radiokim.net/
- TV “Most” Zveçan, http://www.tvmost.com/info.php
- R049 Radio Klokot - http://www.radioklokot.com/
Pronar: Nikola Stoliq (Nënkryetar I Komunës së Vitisë)
Klokot 0280/85 016 064/4445690 – sipkaman@yahoo.com
-         R051 Radio Kompas, Pasjan 100.4
Pronar: Dragan Nikoliq  (Udhëheqës I Qarkut të Anamoravës)
Pasjan: 038/27 335 & 064/451 43 11 & 063/726 8819 & 063/8300 808
- Radio “Raniluk”,
- Radio “Shilovo”,
- Radio “Shterpce”,
- Radio “Kosovo Polje”.
( … )


SHTOJCË

KOMUNAT E REJA SERBE DHE TRASHËGIMIA
KULTURORE DHE FETARE SERBE SIPAS PAKOS
SË AHTISAARIT

     Dihet mirëfilli se Serbia, në planin afatgjatë ka pasur si synim ndarjen e Kosovës në dy etnitete: në etnitetin shqiptar dhe atë serbë. Një plan të tillë e ka projektuar akademik Dobrica Qopsiç. Pas qershorit 1999 duket se substrati i ndarjes së Kosovës në dy pjesë, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së  plotë të pjesës veriore të Kosovës, të Leposaviçit, Zubin  Potokut dhe Zveçanit, duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej UNMIK’ut dhe institucioneve të Përkohshme të Kosovës bazuar në rezoluten 1244 verzioni anglisht. Kjo ndarje u vijëzua qartë në pakon e Ahtisaarit me Decentralizimin (formimin e komunave të reja serbe) dhe krijimin e zonave (eksteritoriale) të mbrojtura me status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse serbe.  Pakoja e Ahtisarit ishte frytë i negociatave të zhvilluara në Vjenë (në vitet 2006 - 2007) ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjeësimin e finlandezit Marti Ahtisaari.
     Për ta konkretizuar këtë çështje, po i referohem Aneksit III dhe aneksit V të Pakos së Ahtisaarit dhe disa hartave, në të cilat përmes decentralizimit dhe eksteritorialitetit për “kishat e manastiret serbe”, dizajnohet qartë kompaktësia teritoriale e enklavave serbe, statusi i veçantë mbrojtës për “kishat dhe manastiret” si dhe bashkëpunimi special (funksional) i tyre me Republikën e Serbisë. Në Nenin 10 të aneksit III për Decentralizimin që mban titullin: “Bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Serbisë”, në pasusin 10.1 të këtij aneksi thuhet (po citoi): ”Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare, të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale.”Dhe këtë fushë të “asistencës financiare” e definon edhe më qartë neni 11 i këtij aneksi (III). Në pasusin 11.1 të nenit 11: ”Financimi i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë” thuhet: ”Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë donacione financiare nga Republika e Serbisë ...” dhe edhe pse këto “donacione financiare nga Republika e Serbisë” sipas pasusit 11.1.2 të këtij neni pranohen duke qarkulluar nëpërmjet “bankave komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës”, ato nuk do të jenë objekt i taksave, tarifave... të shqiptuara nga autoritetet qëndrore, dmth nga institucionet e Kosovës. Konkretisht këtë çështje e rregullon pasusi 11.1.4 i nenit 11, të aneksit III për decentralizimin, në të cilin thuhet: ”Donacionet financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të kompensojë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj Marrëveshje dhe nuk do të jetë objekt i taksave, tarifave dhe ngarkesave shtesë të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.” Kjo besoi, nuk do ndonjë koment tjetër!!!
    Sa i përketë themelimit të komunave të reja, për të cilat është pajtuar edhe Grupi i Unitetit gjatë bisedimeve në Vjenë (2006 - 20007), këtë çështje e rregullon neni 12 i aneksit III për Decentralizimin. Në pasusin 12.1 të nenit 12 të këtij aneksi thuhet: ”Komunat e reja do të themelohen, kufijtë e të cilave janë caktuar si në shtojcën e këtij Aneksi dhe do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal.” Për të argumentuar këtë çështje skajshmërisht të papranueshme, po i referohemi “Shtojcës së Aneksit III për përcaktimin e kufijve të komunave të reja” sipas pakos së Ahtisarit.
Sipas Aneksit III për përcaktimin e kufijve të komunave të reja, ishin definuar komunat: Graçanicë (16), Novobërdë (24), Ranillug (13), Partesh (3) dhe Kllokot/ Vërboc (8 ) me disa Zona kadastrale (ZK). Përbërja e plotë e këtyre komunave është si vijon:

Graçanicë (16)
ZK Badoc
ZK Batushë
ZK Çagllavicë (sipas përkufizimit në hartën III A)
ZK Dobratin
ZK Graçanicë
ZK Gushtericë e Ulët
ZK Gushtericë e Epërme
ZK Llapllasellë
ZK Lepi
ZK Livagjë
ZK Preoc
ZK Skullan
ZK Sushicë
ZK Suhadoll
ZK Radevë
ZK Uglar

Novobërdë (24)
ZK Bostan
ZK Bolec
ZK Bushincë
ZK Carevc
ZK Dragancë
ZK Izvor
ZK Jasenovik
ZK Kollubar
ZK Koretishtë
ZK Kufcë e Epërme
ZK Llabjan
ZK Makresh i Ulët
ZK Makresh i Epërm  
ZK Manishincë
ZK Miganoc
ZK Mozgovë
ZK Novobërdë
ZK Parallovë
ZK Prekoc
ZK Stanishor
ZK Strazhë
ZK Tërniqec
ZK Tirincë
ZK Zebincë

Ranillug (13)
ZK Bozhec
ZK Domoroc
ZK Drenoc
ZK Gllogoc
ZK Hodec
ZK Kormnjan i Epërm
ZK Kormnjan i Ulët
ZK Pançellë
ZK Rajanoc
ZK Ranillug
ZK Ropotovë e Madhe
ZK Ropotovë e Vogël
ZK Tomanc

Partesh (3)
ZK Butrikë e Poshtme
ZK Pasjan
ZK Partesh

Kllokot/Vërboc (8)
ZK Gërnçar
ZK Kllokot
ZK Letnica
ZK Mogillë
ZK Shashar
ZK Vërboc
ZK Vërnakollë
ZK Vërnez

     Për t´i parë më konkretisht ofertat, gjegjësisht kompromiset e bëra nga Grupi Negociator i Kosovës në bisedimet e Vjenës, për themelimin e këtyre komunave etnike serbe, shihni hartat në vijim:





     Çështja e dytë që shtetin e Kosovës e bën jofunksional është edhe çështja e “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, që trajtohet në aneksin V të pakos së  Ahtisaarit nën titullin: ”TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE”.
     Çfarë definon ky aneks?
     Në pasusin 1.1 të nenit 1 të aneksit V, thuhet:
     ”Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosovës do të gëzojë mbrojtje dhe gëzim të të drejtave të veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me këtë Aneks.”
     Ndërsa në pasusin 1.5 të këtij neni, thuhet:
     ”Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin.”
     Ndërkaq në pasusin 4.1 të nenit 4 të këtij aneksi(V) që përcakton “zonat e mbrojtura” thuhet:
     ”Një numër i zgjedhur i manastireve të Kishës ortodokse serbe, si dhe kishave, dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet historike dhe kulturore të rëndësisë të veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do të gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “Zonave të mbrojtura”. Objektivat e zonave mbrojtëse janë: të sigurohet një ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë mënyrën e jetës të manastirit dhe klerit; dhe të parandalohet zhvillimet negative përreth tyre, duke siguruar kushtet më të mira të mundshme për zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat përreth këtyre objekteve. Gëzimi i të drejtave pronësore në zonat e mbrojtura mund të kufizohet në mënyrën si në vijim:
     Në nenin 4 pasusi 4.1.1 Do të ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat si në vijim:
     a) Ndërtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e energjisë ose rrjetit të energjisë elektrike, furrave dhe fabrikave.
     b) Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve, siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor nën mbrojtje; përdorimi i materialeve të rrezikshme në çdo ndërtim të ri (duke përfshirë objektet banesore): nëpër rrugë, pompa të benzinës dhe qendra të riparimit të automjeteve; supermarkete; klube nate.
     Ndërkaq në pasuesin 4.1.2 të nenit 4 thuhet:
    4.1.2 Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha. Para kryerjes së aktiviteteve nga fushat si në vijim, komuna përkatëse duhet të konsultohet me KOS ose me komunitetin serb:
    a) Ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve të natës, kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve të ushqimit, dhe çdo ndërtim më i madh nëpër rajonet rurale;
    b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;
    c) Urbanizimi i tokës bujqësore.
*   *   *
     Duke u bazuar në këto pasuse e nenesh të shkëputur nga pakoja e Ahtisaarit, duket shumë qartë, se Kishat dhe autoritetet kishtare serbe luajnë rolin e “minishteteve serbe” në Kosovë dhe si të tilla e degradojnë skajshmërisht integritetin teritorial, politik e institucional të shtetit të Kosovës.

Zonat e mbrojtura i përcakton qartë edhe:
„ANEKSI V - TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE“

Në pasusin 4.1.4 të nenit 4 të aneksit V të pakos së Ahtisaarit, si Zona të mbrojtura janë përcaktuar këto lokacione - kisha e manastire serbe:

Manastiri i Deçanit, Deçan
Patrikana e Pejës
Manastiri i Graçanicës
Kisha e Virgjëreshës, Lipjan
Manastiri i Deviçit, Skenderaj
Manastiri i Gorioçit, Istog
Manastiri i Budisavcit, Klinë
Manastiri i Sokolicës, Zveçan
Manastiri i Draganacit, Gjilan
Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren
Manastiri i Banjskës, Zveçan
Manastiri i Zoçishtës, Zoqishtë, Rahovec
Fshati Hoqë e Madhe, Rahovec
Manastiri Duboki Poto, Zubin Potok
Kisha e Shën Gjergjit, Gornjasellë, Prizren
Manastiri i Soçanicës, Leposaviq
Kisha e vetmisë, Uljaricë, Klinë
Monumenti memorial i Gazimestanit, Obiliq
Kështjella mesjetare e Zveçanit
Qyteti mesjetar i Novobërdës
Ura mesjetare e Vojnoviqëve, Vushtrri
Vetmia e Petrit të Shenjtë në Korishë, Prizren

Ndërsa sipas pasusit 4.1.5 të nenit 4 si Zona të mbrojtur me përkufizim 100 metra hapësirë rreth perimetrit të tyre, janë evidentuar këto manastire:

Manastiri i Petkut të Shenjtë, Leposaviq
Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq
Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Skenderaj
Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren
Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren
Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj
Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti

Ndërkaq me pasusin 4.1.6 të nenit 4 Zona të mbrojtura me përkufizim 50 metra rreth perimetrit të tyre,janë përcaktuar:

Manastiri i Dollacit, Klinë
Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtitsht, Suharekë
Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë
Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë
Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
Kisha e Shën Gjergjit, Biti e Epërme, Shtërpcë
Kisha e Nikollës së Shentjë, Mushnikovë, Prizren
Kisha e Nikollës së Shentjë, Drajçiq, Prizren
Kisha e Nikollës së Shentjë, Sredskë, Prizren
Kisha e Apostujve të Shenjtë (ose Petkut të Shenjtë), Mushnikovë, Prizren
Kisha e Shën Gjergjit, Serdskë, Prizren

Shikoni disa  “zona të mbrojtura” me kufij minishtetesh -  
brenda Kosovës, të skicuara në harta!


 




 „MINISHTETET SERBE“ NË KUSHTETUTËN E KOSOVËS!

     Lexoni me kujdes dhe gjykoni me kokën tuaj se çfarë dëmi do t’i sjellë Kosovës, aplikimi i ligjeve për zonat e veçanta, të miratuar nga deputetët tanë pa u diskutuar fare në Kuvend!
Ligjet për Zonat e veçanta në Kushtetutën e Republikës së Kosovës
 të dala nga pakoja e Ahtisarit
(Këto ligje janë publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës)

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri : Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes

Si ka mundësi? “Mosmirënjohja njerëzore nuk njeh kufi” García Márquez E sht...