Nga Përparim Hysi
Veç një puthje
Veç një puthje do një zonjë
( Veç një puthje! Po thërret)
Turp, o turp, pse më pengon
T'i përgjigjem si di vet.
Se për zonjat, vallahi
Unë jam kalorës galant
Sado jam pleqëri
Kthehem tak: djalë në vakt.
T'i jap puthje asaj zonje
Që thërret nga dashuria
Puthje ëmbël: mjaltëhoje
E gatuar nga bletëria.
Në dashuri kam përvojë
Për këtë, nuk lëshoj pe
Pritëm, pritëm, o moj zonjë
Pastaj... fluturojmë në re.
Ku e çove puthjen ?
Ku e çove puthjen mike
Se unë gjurmat nuk ia gjej
A e di ti, o moj shpirte
Po kërkoj gjithandej.
Dua ta gjej që të çmallem
Dua të çmallem me të ngeshëm
E di bota do të tallen
Ka prej tyre na përqeshën.
Unë atë s'e gjej gjëkund
S'u bë send që të humbas
Shoh lexuesin kokën tund
Nuk e di që sa s'pëllcas.
Zë e grindem kot së koti
(Ja, dikush ma bëri borxh?!!!)
Nuk duroj unë zëmërdobti
Ajo puthje më ngre "osh !"
Çast *
Zbret një zonjë nga makina
Edhe tak ma bën me sy
Mua m'u nda shpirti në grima
Seç më thotë, unë mirë e di.
Pas asaj i ngjis shkallët
( dhe në dhomë hyj me të )
Sado hyj tek kokëbardhët
Ende unë s'jam "film pa zë "
Më thotë zonja që të pres
( se ku hyri, mor aman !)
Përparim, po si nuk vdes ?!!!
Ja ku erdhi: kollopan !
Kollopan... nudo... çipllak
Opopo! Më doli syri !
Tani hiç nuk jam më plak
Se më lojti mua fiqiri
Pa po sulem me yrysht
Si një djalë, dikur, në vakt
Mos më merrni ju mësysh
Zonja më tha: - Të pres prapë ?!!!
* ka ndodhur dikur
Qershor 2013
Veç një puthje
Veç një puthje do një zonjë
( Veç një puthje! Po thërret)
Turp, o turp, pse më pengon
T'i përgjigjem si di vet.
Se për zonjat, vallahi
Unë jam kalorës galant
Sado jam pleqëri
Kthehem tak: djalë në vakt.
T'i jap puthje asaj zonje
Që thërret nga dashuria
Puthje ëmbël: mjaltëhoje
E gatuar nga bletëria.
Në dashuri kam përvojë
Për këtë, nuk lëshoj pe
Pritëm, pritëm, o moj zonjë
Pastaj... fluturojmë në re.
Ku e çove puthjen ?
Ku e çove puthjen mike
Se unë gjurmat nuk ia gjej
A e di ti, o moj shpirte
Po kërkoj gjithandej.
Dua ta gjej që të çmallem
Dua të çmallem me të ngeshëm
E di bota do të tallen
Ka prej tyre na përqeshën.
Unë atë s'e gjej gjëkund
S'u bë send që të humbas
Shoh lexuesin kokën tund
Nuk e di që sa s'pëllcas.
Zë e grindem kot së koti
(Ja, dikush ma bëri borxh?!!!)
Nuk duroj unë zëmërdobti
Ajo puthje më ngre "osh !"
Çast *
Zbret një zonjë nga makina
Edhe tak ma bën me sy
Mua m'u nda shpirti në grima
Seç më thotë, unë mirë e di.
Pas asaj i ngjis shkallët
( dhe në dhomë hyj me të )
Sado hyj tek kokëbardhët
Ende unë s'jam "film pa zë "
Më thotë zonja që të pres
( se ku hyri, mor aman !)
Përparim, po si nuk vdes ?!!!
Ja ku erdhi: kollopan !
Kollopan... nudo... çipllak
Opopo! Më doli syri !
Tani hiç nuk jam më plak
Se më lojti mua fiqiri
Pa po sulem me yrysht
Si një djalë, dikur, në vakt
Mos më merrni ju mësysh
Zonja më tha: - Të pres prapë ?!!!
* ka ndodhur dikur
Qershor 2013