2013-06-12

Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat!

Im atë përdori armën që t'ma dhuroj pendën!

Shkrimtari dhe Eruditi shqiptar nga Kllodernica e Kosovës ,z.Mehmet Kajtazi më 29 mars 2002 me rastin e shfaqjes së dramës “Nata e Fundit në Goli Otok”, tha : Fjala FALEMINDERIT (në kuptimin e bimës dhe në kuptimin e tokës), ua drejtojë sonte deri në përulje drejtë NJËREZVE që qëndruan dhe u flijuan që ne të mos jetojmë përherë me erë të mollës, por mollën ta kemi në duart tona”.

Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër. Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela. Pjesë nga veprimtaria e tij artistike janë përkthyer dhe botuar në frëngjisht.Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brumosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar”. Mehmet Kajtazi ka botuar pesëmbëdhjetë romane dhe dy përmbledhje tregimesh, “ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të motjes. Të gjitha këto rrjedhin nga një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me nje gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën, vëren Rushit Ramabaja. Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:1. ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë, 2. ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup. Nuk janë të rralla rastet kur një vepër letrare shkruhet si reagim ndaj një modeli pararendës të llojit të vet, duke tentuar njëherit që mohimin e atij modeli ta mbështesë në argumentet që ofron përmes veprës së rë...Një dukuri të tillë e ndeshim edhe tek romani i Mehmet Kajtazit ''Plaku dhe urat''. Te ky roman, të bëjmë një paralele me konstatimet e deritashme, kemi tekstin që i shqipton situatat e jetës dhe tekstin që komenton këtë formë të shqiptimit dhe artikulimit artistik. ... Romani ''Plaku dhe urat'' ka një kompozicion do të thoshim mozaik, ku tërësinë e rrëfimit e sajojnë reminishencat nga kujtimet e personazhit kryesor (Amnitore Fatorini). Pse është kompozicion mozaik kur pjesa më e madhe e rrëfimit realizohet në veten e parë? Autori mbase edhe qëllimisht ikën nga një mënyrë strikte e zhvillimit të veprimit dhe rrëfimit romanësor, Shkruante R. Musliu për romanin''Plaku dhe urat'' më 22.11.1986.3. ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë, 4. ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë, (Teatri Shqiptar “Kurora” nga Nyoni-i Zvicër (Theatre Albanais “Kurora” de Nyon) dramatizoi dhe shfaqi romanin ''Fundi i legjendave'') 5. ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb. Proza ''Shqiptarët në Goli Otok'' ka për temë tragjikën e të burgosurve politikë në kohën e inkuizicionit sllavokomunist, të njohur si periudha e Informbyrosë. Në gjithë veprën ''Shqiptarët në Goli Otok'' të Mehmet Kajtazit, shkruante Rushit Ramabaja, rrëfimi është ndërtuar në formë mozaiku, ku si në ekran ravijëzohen fatet njerëzore.Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 u shfaq premiera e kësaj drame dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. Drama “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit të Mehmet Kajtazit, është dramë e dhembjes, dramë e ndërgjegjejes së vrarë, e mllefit të frenuar, e zhgënjimit, e përpjekjes për ta mundur frikën, tmerrin, vdekjen, e përpjekjes për të tejkaluar vetveten, brenda greminave të thella shpirtërore të shkaktuara nga malli për lirinë e largët, që si fatomorganë sillet brenda grilave, shkruante Fadil Hysaj. 6. ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë, Duke lexuar tregimet e Mehmet Kajtazit, shkruante Rifat Kukaj, lexuesi gjithsesi do të provokohet me ngërthimet, psherëtimat, gjëmat dhe shpresën e njeriut tonë që nga kohërat më të hershme e deri më sot.7. ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi “Shkëndija”, Prishtinë. Zeqir Gërvalla lidhur me veprën ''Ushtimë e Alboderit'' shkruante: Trekëndëshi tredimensional i romanit ''Ushtimë e Alboderit'' janë tri kohërat-në një kohë-Harmoni në shesh të Brukselit duke hyrë në dimensionin e katërt të ringjalljes së një kohe të Re të Ribashkimit tonë Kombëtar Shpirtëror e Tokësor në një rend të ri të Ballkanit-Evropës e Botës liridashësë e përparimtare nën Diellin e të gjithëve falë Zotit Një- Krijuesit të Gjithësisë8. ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë. Për këtë roman, Rushit Ramabaja shkruante: ''Shote Galica'' është një transponim i sukseshëm i njërës nga baladat tona kombëtare që në rrethakun e historisë sikur nuk po e presin njëra rjetrën9. ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan. Vangjush Saro shkruante: Vepër e frymëzuar drejtpërdrejtë nga ngjarjen në minierën e Trepçës në Kosovë, libër prej nga mesazhi i rezistencës, artistikisht dhe dokumentarisht, vjen e plotëson kuadrin e luftës për të drejtat kombëtare e qytetarëve. Autori i sjell kështu lexuesit një botë të pasur që vlon në galeritë e minierave, por me shumë në galeritë e shpirtit.10. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 11. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 12. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 13. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 14. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë. Ngjarja e romanit ''Lindja në qiell'', janë vitet tona të përgjakshme nën okupim, personazhet si Agon Zhuka, Adem Jashari, Curr Yjëzimi, Yllkë Dhogaqi, Gëzim Dushi e shumë të tjerë, i bëjnë jëtë veprës e që është shumë e afërt me kohën dhe traumat që i përjetoi populli ynë në Kosovë. Mehmet Kajtazi me këtë roman tregoi edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me fatin e kombit dhe historinë e tij, shkruante H. Perloka.15. ''Udha I'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë, 16. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, (Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001).Edhe në këtë roman shkrimtari Mehmet Kajtazi preokupohet me kohë, hapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nisë me Bllacën famëkqe, e vazhdon...17. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, Edhe në këtë vepër autori, ashtu si edhe në veprat tjera, lëndën e merr nga jeta e përditdshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për ti bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj. Romani ''Një diell tjetër'' i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë Mehmet Kajtazi jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lam pas. Romani ''Një diell tjetër'', siç vëren edhe shkrimtari i mirënjohur Rushit Ramabaja në pasthënie, i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues. Shkrimtari dhe miku ynë i mirënjohur z.Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.

*****

Im atë përdori armën që t'ma dhuroj pendën!


Bablok, të dytë jemi luftëtarë! (Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë!) Riza GREIÇEVCI Pushka dhe lapsi…!
Ishte kjo thënie e shkrimtarit dhe gazetarit veteran, Nebil Duraku, për të cilin, kishim aq respekt. Tek më vonë e pata kuptuar pse miku im, Mehmet Kajtazi admironte dhe e përsëriste aq shpesh këtë thënie të gazetarit Nebil Duraku, i cili, i vetmi në toka shqiptare informoi për nxjerrjen e eshtrave të kaçakut të maleve Azem Bejtë Galica nga Shpella e Përçevës shtatëdhjetë e pesë metra thellë, nga mësuesi e veprimtari i devotshëm Abdyl Krasniqi. Sa here ia përmendja nxjerrjen e shtrave të Azemit, miku im, i qetë, ashtu si e kishte zakon, i matur në fjalë, ma kthente përgjigjen: Shpesh për të jetuar duhet më shumë burrëri, guxim, dashuri, se sa për të vdekur! Të vdekurit vdesin atëherë kur vdesin të gjallët për të gjallë. Sa hije i ka vdekja të vdekurit të vdekur! Po, ishin të shpeshta ndenjat ku Ai me admirim e epietet çemtonte mesazhin e Nebil Durakut: Im atë përdori armën që t'ma dhuroj pendën! Bablok, të dytë jemi luftëtarë! Babai këtu ishte qëndresa, lufta, pushka, ishin malet me ushtimë krismash ku baballarët tanë luftuan zotin e zotave-njerëz, pushtues, keqbërës, shtypës, të pangopur mbi planetin e tokës. Baballarët që fytafyt u harakuqen me kanunin e maleve, me cuba e lugetër…Shumë fronte lufte bënin baballarët tanë: Luftë kundër analfabetizmit, kundër skllavëve të lumtur, kundër shpresës së robit se vetëm me vuajtje dhe lutje nga toka në qiell do të fitohet xheneti mbi tokë. Dhe, kështu baba katundar drenicar një ditë shiti edhe lëkurën e trupit për t’ia ble djalit një penë (laps). Dy luftëtarë në dy shtigje jete të robërisë: baba luftonte djallin dhe birin e djalllit Shën Savë, kurse i biri luftonte bishën egërtshane me emrin: Analfabetizëm! Fjala Zot ishte ndër më të shpeshtat në rrejdhën e bisedave të mia me Mehmetin.

E gjeta Zotin tim!

Për shkrimtarin drenicar fjala Zoti ishte nocion shumëdimensional, por boshti rreth të cilit sillej kureshtja e tij për Zotin, ishte shumëdimensionale: Njëditë me pati thenë: Djalo, e njeh ti Zotin? E do ti Zotin? E ke pare ti Zotin? Unë e gjeta Zotin tim: Atdheun! Mbushur toka është me zota. Tokë e zotave. Jetë e zotave. Kohë e zotave.Dihet vetëm kjo: secili njeri mban nga një zot në kraharor. M’i nguli bebëzat e syve midis ballit. Na,merre, lexoje, dua përgjigje! Më tha.Shfletova gazetën “Rilindja”, dhe në rubrikën: Reportazhi, lexova titullin e shkrimit të një pene për respekt dhe lakmi të Mehmet Kajtazit, me titullin: E GJETA ZOTIN TIM! … pastaj vinte nëntitulli:Vijnë zotat – njerëz, shkojnë zotat-njerëz.Vijnë të rinjtë, shkojnë të vjetrit. Secili zot-njeri, më pak se njeri. Më i uritur se tjetri. Më i kobshëm se tjetri. Më zezonë se tjetri. Shyqyr, o Perëndi, edhe zotat-njerëz janë të vdekshëm! Po citoj edhe ca rreshta të një reportazhi të tij: S’i duam, sepse, na urrejnë. Nuk i njohim, sepse nuk na duan.. Nuk i duam, sepse, nuk na çmojnë. Nuk i vlerësojmë, sepse, na fyejnë.I dashurojmë, sepse, i duam. I duam, sepse, na dashurojnë. S’i duam,sepse, na urrejnë. Na urrejnë, sepse, s’i duam.Eee, sa ditë më pastaj unë, Shyqa (Galica), Rushiti (Ramabaja), e të tjerë, e patëm komentuar atë margaritar gazetarie me emrin Reportazh, që shkruante, kush tjetër, pos Mehmet Kajtazi. Si e njoha Mehmet Kajtazin? Unë dhe Mehmet Haziri tashmë ishim shokë të Normales në Mitrovicë. A shkrunter vargje për të rritur më mire se unë, kurse unë shkruaja vargje për fëmijë më mire se ai! Në pushim vere,Rilindja për fëmijë kishte botuar vjershën time: “Ata me plisa të bardhë!”. Merr gazetën dhe shkon në Leçinë të Mehmet Haziri. E lexojnë poezinëtime disa here. I thotë Mehmet Hazirit: Pa tjetër duhet me thirr Rizanë tek ti,dhe shihemi e rrijmë bashkë! U takuam. A kanë dalë në male Ata me plisa të bardhë? Me pyeti. Po, i thashë, do janë bashkuar me çetën e Azem Bjetë Galicës, por do të tjerë thonë se do dalin në male pak më vonë. Dhe: interesant, koiçidencë: Ata me plisa të bardhë (kërpudhat!) nëpër male kishin dalë! Qeshi shkurt, por burrash. Hapi krahet dhe u përqafuan si dy vëllezër.Meti (siç e quanim ne shokët, ndofta edhe në shtëpi) shumë vite më vonë, në fillim të vitit 1990 isha shkuar si korrespondent i gazettes Bujku në Drenas (ish-Gllogoc) me tha: Atje! Ku toka puthet me Diellin dhe me Zotin! Atje kur dheut i vie aromë gjaku, eshtrash! Atje ku djepet e nënave rritin krisma! Atje ku maleve dëgjohen thirrje nga toka në qiell: O prite, prite Azem Galicën! Nga atje po shpërthen një ith i ngrohtë me aromë gjaku. Po ndjej vajet e foshnjave nëpër male! Po ndjej hungurimin e bishave të rodit Shën Savë duke pi gjakun nëpër deje foshnjash, fëmijësh, pleqsh, nënash e gjyshesh! Po ndjej mallkimin e Evropëspër malet, kurse alpet shqiptare sikur ua përplasin për fytyre shkrepa e lisa e maja e shpate e lugje hileve e kileve të Gjyshes Plakë! Me vjen mire që të ka ra hise ky fat, o Guguman, fat i maleve, shungullima e krismave, gjirma e thirrjeve nga Drenica deri në vesh të Evropës, të OKB-së, deri në dijeni të Zotit:Skllavët e lumtur janë turpi i njerëzimit!Po zbret Zoti në Kosovë! Nuk jemi pa Zot! E gjeta Zotin tim!“Guguman”, edhe ai me thoshte siç ma “polli” këtë ofiq Shyqa (Galica) në emër të veprës time të pare GUGUMANI: Po përsërisë ca vargje tua që m’i lexove pak ditë pas Pranverës së Studentore të 1981-shës( unë shumë gjëra ia kam lexuar Metit, por jo vetëm unë!): Recitoj ca vargje të mia: Në mos paçim të hamë bukë, do hamë lëkurën e trupit tonë! Në mos paçim të pimë ujë, do pimë gjak nëpër damarët tanë!Në mos paçim ymër tjetër, toka e Kosovës ka një copë tokë për varre tona!

Lufta me djallin…


Njeriu duhet te qeshe pa pritur lumturine, ndryshe ka rrezik te vdeqe pa qeshur. Njeriuuhet të formëzohetme guxim, sepse, tërë jetëndo tam bështjell tuta, dhes’do t’i thonë ndryshe, pos: Ku je, u tutës! Njeriu duhettë mësojë për të kënduarqë në fëmijëri, sepse, zor e ka të mësojë për të këndar në burrëri. E urrej njeriun që sot qan, vajton, hyn në zgavër të miut, gjunjëzohet, për të kënduar nesër, për t’u bërë i lumtur nesër, për t’u bërë nesër trim. Shpesh shtronte në bisedë çështje me interes, sidomos ato çështje që kishin të bënin me punën, me malet, me diellin, me lulet, me nderin dhe me guzimin. Shpesh hapte bisedën: Të gjitha luftërat e derisotme që ka bërë njerëzimi, për veten time, thoshte Meti, s’janë as sohia e luftës që ende njeriu s’e ka nisur, qëende njerëzimi matet e ç’matet për të hyrë në gjirmën e kësaj lufte.Ju mund të mos e quaniluftë, quanie betejë, quanie revolucion shekullor, por pa ndodh kjo luftë, pa ndodh ky revolucion, nuk bën, s’ka rendësi, a ndodh sot, a ndodh nesër. Njerëzimi mund tëi fitojë të gjitha betejat, të gjitha luftërat, furtunat, por zor e ka të fitojë aq lehtë luftën me Djallin! Nga këtu e kam dëgjuar mne veshët e mi, kur thote Meti: Unë mendoj ka dy lloje Djajsh! Soj Djalli që jeton e vepron përjashta qenies së njeriut, dhe Djalli i dytë nuk shihet, as nuk preket, jeton brendpërbrenda qenies së njeriut! Cili Djall është mëogurzi, më shtypës, më fantom, më i kobshëm? Djalli përjashta qenies së njeriut ha e pi lumturinë, gëzimin, buzëqeshjen, ha e pi lirinë, dejtësinë, ha e pi troje etnike të popujve të shtypur e pa liri! KysojDjalli ha e pi ëndrrën e robit për liri. Por, ky soj Djalli ka ilaç:plumbin në ballë! Luftën, malet, gjakun, guximin, trimërinë, besën! Djalli i dytë jeton e vepron brendapërbrenda qenies së njeriut. Ky soj njeriu bren trutë, mendjen, moralin, guximin, vullnetin e qenies së njeriut.Njësoj djalli i tillë gjason në atë krijesen e tmerrshme me emrin: krimb! Lufta kundër Djallit brendapërbrenda njeriut ende s’ka filluar gjthandej rruzullit tokësor. S’ka filluar ende, por do të fillojë pa tjetër. Lufta me këtë soj djalli do të thotë lufta me vetveten! Dhe: kur fitohet lufta me vetveten tënde, ti ke fituar dy here lirinë! Nga këtu, thoshte Meti (sa herë donte të me shtypte pamëshirshëm me këshilla prindore!): Sikur të ishte çdo njeri vërtet njeri, do të zvogëlohej shumë numri i bagëtive...!Gjithë këto gurgullima bisedimesh, porosish, qasjesh shumicën igjëja të shkrira në tematikën e romaneve që Mehmet Kajtazi iala margaritarë letërsisë kombëtare.

Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat!


Mbaj ndëmend si sot, ishte redaktor i Fejtonistikës. Çka të them? Gjithça, thonë,duhet t’ia lëmë (servirim) për vlerësim e gjykim kohës. Por kohën e përbëjnë njerëzit, njerëzit e sojit lugat, që përcillnin shtigjet e jetës, përcillnin edhe Diellin, përcillnin edhe Metin për temaikën e fjetonit. Miëpo, se ka krjiesa të njeriut mbi planetin e tokës që fuqishëm shembin frikën, e shkelin, e pështyjnë, e dafnjejnë, s’duhet pohuarse nuk ka, dhe unë me sytë e mi a kam pa kur Meti pa fitores fytafyt me lugetërit e Pallatit të shtypit, në fejtonistikë pati nxjerë tema e motive që deri atëherë mund të kishin fjetur në panteonin e brendisë së moralit e ndërgjegjës të sojit sorollop, zgrop, zhelemel, deledash,ogurzi…Kur me urdhrin e tij n ga terrenisolla temen për gazette: Toleranca ndërfetare në Kosovë, pas përfundimit të vazhdimit të fundit, me tha: Disa aq shume shesin mend, sa qe nje dite do mbesin pa ato që i kanë, nëse vërtet i kanë! Njërëzit që nuk kanë të meta janë të tmerrshëm, sepse nuk keni nga i kapni.Por kur me urdhrin Metit mblodha materialin dhe botova në pesë vazhdime fejtonin: “Rakinica në flakën e tri perandorive”, me qortoi, duke derdhur ca thënie të forta, sikur ta kishin hidhëruar ata demeonët e kuq të Pallatit të shtypit: Ai që nuk di dhe nuk di pse nuk di – është i marrë, prandaj, largohu prej tij!Ai që nuk di dhe e di se nuk di, është fëmijë, mësoje; nëse ti di, e po qe se nuk e meson, ke bërë gabim! Ai që di dhe nuk e di që di, është i fjetur; mos e lë të flejë por zgjoje – nëse nuk e zgjon ti ke bërë mëkat! Ai që di dhe e di se di është i mençur, prandaj, shko pas tij, nëse shkon pas tij do të kesh udhën e ndriçuar! Fare në fund: Secila krijesë njerëzore në kraharorin e tij ban një Zot, një idhull, një kujtim apo shumë kujtime, kur unë, ky që jam kaq u bëra sot, në kraharor kam një tjetër kujtim, që dielli s’e tyhanë, një kujtim që shiu s’e kanë, Mehmet Kajtazi e ka emrin!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...