Një traditë që po lësho rrënjë...
"Nuk ndërtohet e tashmja, dhe nuk i shërbehet së ardhmes duke varrosur të djeshmen!", (Sh. DIBRANI)
Ditë më parë në St. Gallen të Zvicrës nën organizimin e Nëndegës së LDK-së në këtë Kanton është mbajtur një konferencë me temën "ROLI HISTORIK I LDK-SË, NË NDRYSHIMIN E KONCEPTEVE POLITIKE, që bart me vete porosi, mesazhe dhe sugjerime të caktuara se "nuk ndërtohet e tashmja, dhe nuk i shërbehet së ardhmes duke varrosur të djeshmen!". Në funksion të këtij mesazhi ishte përmbajtja e konferencës, në të cilën u debatua gjer e gjatë për Rolin historik që ka pasur LDK-ja në ndryshimin e koncepteve politike dhe në ndërtimin e vetëdijes shtetformuese.
Ia vlen të theksohet se kjo Konferencë është në vazhdën e aktiviteteve të kësaj natyre që i mban Dega e LDK-së në Zvicër, sepse vitin e shkuar, (më 19 maj 2012, në Olten), është mbajtur një Konferencë e ngjashme, me rastin e 22 Vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër.
Por, një risi e shënuara në këtë konferencë mund të konsiderohet ftesat publike, dhe ato zyrtare që iu bënë edhe subjekteve të tjera politike shqiptare që kanë vepruar ose janë duke vepruar në këtë regjion, si dhe individëve dhe personaliteteve të caktuara që në përvijim kohërash kanë ushtruar një ndikim në jetën publike të mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë, jo vetëm në Kantonin St. Gallen, por madje në tërë Zvicrën Lindore dhe më gjerë.
Sidoqoftë, me prezencën e vet kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, pastaj prezenca e zonjës Zize Pepshi, kryetare e Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) në Zvicër, kumtesa e zonjës Shqipe Kajtazi, intelektuale që udhëheq biznese të pavarura në këtë qytet dhe kumtesa e Shaban Bajramit nga Bujanoci, ishin si një kolorit i mirë për ta bërë atmosferën më të pranueshme. Por, përshëndetjet e përfaqësuesve të partive e shoqatave të caktuara siç ishin: Lazër Ukgjini në emër të Degëve të PSHDK-së në Zvicër, Fazli Musliu në emër të Shoqatës "Lugina e Preshevës", Shpend Shala në emër të Degës së LDK-së në Gjermani, Abas Fejzullahi, në cilësinë e sekretarit të LAPSH në Zvicër, Florie Lule Bajraktari, piktores nga Suedia, vetvetiu e krijuan një lloj pluralizmi të mendimit dhe i diskutimit politik.
Për ti përcjell punimet e Konferencës kishin ardhur edhe dy të rinj: Zonjusha Argonë Kajtazi e cila është studente e ekonomisë si dhe Faton Musliu nga Kumanova, absolvent i ekonomisë në master dhe njëherit edhe kryetar i Lidhjes Studentore Shqiptare (LSS) në UNI St. Gallen (HSG), pastaj gazetari veteran Rexhep Rifati, drejtuesi i "Institutit Shqiptar" në St. Gallen, Albert Ramaj, kryetari i Nëndegës së LDK-së në Fraunfeld (TG), Bajram Osmani, si dhe veprimtar të shumtë në mesin e të cilëve: Hajdar Sadrija, Jusuf Demaj, Nazmi Peci, Hasan Spahiu, Edison Çekaj, Ilaz Hajdari, Islam Sadiki, Shaip Bajrami, Fitor Gjoni, Ahmet Bllaca, Esat Ismajli, Faik Lipovica, Muhamet Ymeri, Miftar Rama, Sefedin Vokshi, Mustafë Bllaca, Musa Hajredini, Bardhec Bibaj, Salih Rama, Besnik Çadraku, Shefqet Ilazi, etj.
Para se të fillonin punimet e Konferencës, moderatori i Konferencës z. Qamil Çekaj, do të bënë një evokim të shkurtër për anëtarin e kryesisë së Nëndegës së LDK-së në St. Gallen z. Gzim Muhaxheri i cili kohë më parë ka vdekur në moshë të re, nga një sëmundje e rënd, në nderim të të cilit, të pranishmit mbajtën edhe një minutë heshtje.
Për tu mbajtur një konferencë me nivel profesional duhej edhe mbështetja e mjeteve publike të informacionit, të cilat për fat të keq nuk qenë të gatshme sa ishte pritur përkrahja e tyre, sepse gazeta "Bota sot", (botimi në perëndim), e publikoi ftesën vetëm një herë, (më 27 maj 2013), kurse simotra e saj ditore "Zëri i Ditës", nuk e pa të arsyeshme as të publikoj informacionin dhe as të merrte pjesë në punimet e konferencës. Po këtë injorim e bëri edhe Televizioni Publik i Kosovës (RTK), që është lutur për t'i bërë publicitet kësaj konference. Vërejtje të ngjashme shkon edhe në adresë të QIK (Qendra për Informim e Kosovës), të cilët, bashkë me mjetet tjera të informimit, edhe pas mbajtjes së konferencës nuk dhanë ndonjë informacion. Megjithatë fal sistemit të ri digjital dhe internetit kjo pengesë u tejkalua, dhe synimet e organizatorit dolën të suksesshme.
Përveç rrjetit social "Facebook", ku janë informuar mbi 1500 veta, ftesa të ngjashme iu kanë dërguar disa qindra të tjerëve në adresa private, qoftë me E. Mail, ose me sistemin klasik të letrave. Kur jemi këtu ia vlen të falënderojmë portalet e internetit: "www.ldk-dega.ch", "filolet.com", "albinfo.ch" si dhe "shkoder.net", përkatësisht "fjala.info", që e kanë publikuar ftesën për konferencë. Në këtë plan vlenë për t'u theksuar se Konferenca, ka qenë në agjenden e veprimtarive të LDK-së të cilën Qendra në Prishtinë, ua shpërndan anëtarëve të kryesisë, anëtarëve të këshillit të Prëgjithshëm si dhe veprimtarëve nëpër Degët e LDK-së, brenda dhe jasht Kosovës.
Për pjesëmarrje në punimet e konferencës kanë qenë të ftuar, përveç kryesisë së LDK-së në Zvicër, (të cilët ishin prezent), edhe Ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë në Zvicër si dhe trupa diplomatike e këtyre ambasadave, shkrimtar, veprimtar dhe intelektual të shumtë. Sidoqoftë, konferenca u mbajt në frymën rugoviane duke i respektuar të gjithë, gjë që rezultoi si mjaftë e suksesshme.
Me kumtesa të tyre janë paraqitur: 1. Shefqet Dibrani: "Roli historik i LDK-së në ndryshimin e koncepteve politike", 2. Sallah Januzi: "Në vitin 1990, kanë nisur proceset e integrimeve demokratike", 3. Hajdar Sadrija: "LDK-ja e bëri ndryshimin e konceptit politik", 4. Zize Pepshi: "Roli i gruas në shoqëri", 5. Jusuf Demaj: "Angazhimi ynë për Kosovën", 6. Nazmi Peci: "Roli historik i LDK-së në ngritjen e vetëdijes shtetërore", 7. Shqipe Kajtazi: "Roli dhe pozita e gruas shqiptare", 8. Gjokë M. Gjoka: "Frika nga mallkimi histori", 9. Shaban Bajrami: Shoqata "GURI I ZI - Vatër e shqiptarizmit", 10. Haki Latifi: "Strategjia e Degës së LDK-së në Zvicër për të ardhmen", 11. Shefqet Dibrani: "Për një reformë rrënjësore", si dhe u lexua letra e veprimtarit të LDK-së në këtë regjion z. Nexhat Ibrahimi, i cili që prej sa kohësh është kthyer dhe jeton në Prizren.
Materialet e konferencës do të publikohen shumë shpejt si një libër (mbase) special, janë redaktuar dhe sistemuar paraprakisht, nga autori i këtij shkrimi. Megjithatë, është dashur të evitohet edhe ndonjë temë a ndonjë gjë e cila për natyrën e librit na është dukur, neveritëse, përsëritëse dhe e panevojshme për t'u publikuar.
Por, në atë libër janë sjellë edhe një seri materialesh të cilat kanë pasur të bëjnë direkt me organizimin e konferencës, siç janë korrespondencat e caktuar si dhe disa komente, pëlqime, hamendje dhe refuzime që kanë ndodhur, kryesisht në rrjetin social FB, ose që janë bërë drejtpërdrejt me ideatorin dhe organizatorin e konferencës, të cilat krijojnë një mozaik mendimesh, kurse në anën tjetër, brenda librit do të bëjnë një atmosferë më interesante.
Jo vetëm kjo konferencë, por të gjitha aktivitetet që organizohen e kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi edhe në rast në fjalë kanë pasuar disa reagime, të cilat publikohen të paprekura, më shumë për të parë edhe fytyrën tjetër, me të cilën është detyruar të përballej vazhdimisht LDK-ja.
Në fund të këtij shënimi publik e ndjejm si obligim moral t'i falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët e shumtë, në mesin e të cilëve: Hajdar Sadrija, Haki Latifi, Jusuf Demaj, Zize Pepshi, Shqipe Kajtazi, Nazmi Peci, Milaim Vokshi, Sadik Rrustemi, pronari i restorantit Bexhet Jakupi, fotografi Shaban Bajrami dhe shumë të tjerë.
Po ashtu, nga referuesit janë falënderuar kryesia e Nëndegës së LDK-së në St. Gallen, e në mënyrë të posaçme tre – katër aktivistët e Nëndegës së LDK-së në St. Gallen, (Shefqet Dibrani, Sallah Januzi, Qamil Çekaj, Gjokë M. Gjoka dhe Milaim Vokshi), të cilët ishin jo vetëm nikoqir, por edhe organizator të kësaj konferencës.
Në këtë plan, edhe në konferencë, por edhe në parathënien e librit janë falënderur, anëtarësia e gjerë, për pjesëmarrjen e tyre në konferencë, kurse për një falënderim më të sinqertë, është bërë për sponsorët, të cilët i kanë mbuluar shpenzimet që bëhen për organizimin dhe mbajtjen e një konference të kësaj natyre dhe pikërisht në saje të tyre u mundësua një buxhet simbolik për t'i mbuluar të gjitha shpenzimet edhe për publikimin e materialeve të konferencës në një librër të veçantë, për të qenë konferenca pjesë e së ardhmes sonë të bukur që po na prinë! U tha pos tjerash në atë Konferencë.
Vlen të theksohet se mbajtja e një konference të tillë dhe në atë nivel si ishte, është mëkat të mos vazhdohet kjo traditë, dhe pse jo edhe të mos bëhen publike edhe ato opinione që shprushën dhembjen e përgjithshme të mërgatës sonë!
Komisionit për Informim
Shefqet Dibrani
Hechtackerstrasse 42
9014 St. Gallen
Schweiz (Zvicër)Tel. ++ 41 71 855 36 86
Nat. ++ 41 79 488 80 46
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
E.Mail: shefqet.dibrani@hotmail.com
E.Mail: shefqetdibrani@yahoo.com