2013-06-14

KUSH BËN PËR VETE POETËT, KA POPULLIN DHE VOTAT E TIJ

Foto

Dy vështrime – Nga Fieri dhe nga Prizreni

Le t’i futim në një kategori – poetët, prozatorët, piktorët, këngëtarët, valltarët, folkloristët; ata që përbëjnë atë rrymë të kombit e cila ka të bëjë me botën e tij shpirtërore, pra, me identitetin e tij.
Te ne, duke u marrë të gjithë pas politikës, duke u katandisur sot letërsia shqipe në letërsinë e “memorialeve politike”, duke rendur drejt shfarosjes totale të romanit bashkëkohor shqiptar, duke shkuar puna deri atje , sa shitëset të mos i pranojnë më librat me poezi, të cilët financohen sot njëqind për qind vetëm nga poetët dhe amatorët e poezisë që po shtohen për ditë si rezultat i shtimit të streseve në popull; duke patur “mëshirën e përbindëshit” ndaj gazetës 106 vjeçare që u mbyll; duke mos egzistuar më lidhja e shkrimtarëve … e tër kjo tablo, ka sjellë që punët te ne të venë mos më keq.


Do të kërcejë dikush : “Janë shtuar të ardhurat për frymë…” pa përmendur polarizimin spektakolar të pasurisë kombëtare; dikush do të thotë se “kemi hyrë në NATO”, do të hyjmë në BE, pa përmendur përmasat më të papara të arrogancës së korrupsionit dhe…E ç’duhet më tepër, xhanëm, për të tipizuar se ku na ka shpënë shpërdorimi dhe moskujdesja e përfaqësuesëve të votës popullore ndaj botës shpirtërore të votuesëve të tyre. Profeti Muhamet ka thënë në njërën prej “hadijtheve “ të tija: “Kur në punë vijnë të paaftit, atëherë prit të avitet dita e kijametit”.
Kur nisi të funksiononte Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, nëpër ambientet e tija, doza e ndohtjes së ajrit matej me pëllumbat.
Edhe poetët i ngjajnë këtyre pëllumbave që masin ndohtjen e ajrit. Ata janë matësit e ndohtjes së jetës së popullit nga pushteti dhe liderët që janë në krye të piramidës shtetërore.
“Poetët mund të mëkatojnë, por nuk dijnë të gënjejnë”, thotë një aforizëm e njohur dhe, është e vështirë që një politikan apo lidër shteti të mashtrohet nga servilët, nqs në stafin e tij do të kishte njerëz që shkruajnë vjersha, apo, nëse do te takonte kohë pas kohe artistë.
Nuk po bëjmë ndonjë zbulim, jo. Në Turqi, siç e kemi përsëritur edhe herë tjetër, thuajse në secilin rreth bashkitë vihen në garë se kush do të organizojë më mirë festivalin ndërkombëtar të folklorit. Një mobilizim total ku marrin pjesë përsonalitetet e të gjitha kategorive. Presin prefektët, kryetarët e bashkive, gjeneralët. Ansamblet nga Shqipëria , kur kthejnë në atdhe, nuk i pret as pastruesja e ministrisë apo e bashkisë. Ne, në Maqedoninë problematike, kur morëm pjesë në një festival folku, na ka pritur një herë vetë presidenti i vëndit.


Në Kosovën, të cilën ca politikanë shqiptarë që s’kanë lexuar asnjë roman në jetën e tyre që kur kanë mbaruar gjimnazin, kërkojnë ta marrin nën sqetull duke tundur krenueshëm kokën paternaliste, janë më mirë nga ne në trajtimin e punëve me librin e kulturën kombëtare. Siç janë, po ashtu, edhe në drejtime të tjera, si ruajtja e qetësisë dhe rendit..


Në “Drinin poetik” që u zhvillua këta ditë në Prizren ku morëm pjesë nëntë poetë nga Shqipëria , zëvëndës ministri i “Min. së Kulturës, turizmit e sporteve”, Hajdin Abazi , deklaroi rritjen prej 160 përqind të fondeve shtetërore në drejtim të kulturës brënda një periudhe dy vjeçare . Ai shtoi edhe për vendimin e marrë nga ajo ministri sipas të cilit, nëse një revistë serioze në territorin kosovar, arrin të dalë mbi katër numura rrjesht me material letraro kulturor cilësor, ajo revistë do të ndihmohet financiarisht nga shteti.


Por, të kemi parasysh, që Abazi, është ai poeti ( me pseudonimin Lum Haxhia), për të cilin dikur kanë shkruar ngado gazetat e botës – “poeti që ka marrë pushkën për lirinë e atdheut të tij”; ai që pat takuar në malet luftëtare të Kosovës martire ish ambasadorin amerikan Holdbruk, si përfaqësues i UCK.
Nuk ma merr mëndja se burokratët tanë të kulturës duhet të rrijnë si pula të lagura përpara homologve të tyre kosovarë; pa asnjë llogari tjetër. Mjafton një: GAZETA “DRITA “ NUK ËSHTË MË.
Shqipëria edhe mund të ketë vënë e mund të vërë në krye të minsitrisë sonë me katër valenca një poet a piktor. Puna është që ata duhet të sillen kur vijnë në ata poste si artistë e jo si njerëz të politikës, sikurse një grua që vihet në funksione të larta a shumë të larta shtetërore dhe , sikurse poetët që tjetërsohen në njerëz të pakualifikuar të politikës,edhe ato sillen dhe aspirojnë sjelljet prej mashkulli.
Por nuk duhen parë punët bardhe e zi.


Në Fier, psh, këta ditë, ne pamë përkujdesjen e admirueshme të bashkisë atje për librin, kulturën, folkun, që është për t’u marrë shëmbëll ngado.
Përkujdesja atje për “pëllumbat” që nuhasin të parët ndohtjen, ishte për t’u pirë në kupë.

GRUPI I KËNGËS QYTETARE NË FIER

Këta ditë, atje u bë promovimi i një libri me titullin “Emblema e këngës qytetare fierake”. Një botim cilësor i autorit të njohur tanimë, lindur e rritur në Tropojë por dhëndërr tash disa dhjetra vjet në Fier, Fran Ukcama. Në hyrje të librit shkruhet se falënderohet përzemërsisht “…kryetarin e Bashkisë Fier, zotin Baftiar Zeqaj, i cili ka qënë i kudondodhur me aktivitetet e këtij grupi dhe mundësoi botimin e këtij libri”.
…Mu në mesin e qytetit prej mbi 100 mijë banorësh binte në sy busti i një vajze më flokë të mrekullueshëm të derdhur në allçi. Në diçiturën e njërës nga vajzat e rralla të luftës botërore që kanë varur nazistët, Liri Geros që , ja, ka mbetur e re këtu mes Fierit, shkruhet: “ Si flutura drejt dritës / Shkon njeriu drejt lirisë”.
Jani Tase, tanimë pa flokë, rreth të 70 tave, është themeluesi i këtij grupi të guximshëm, që përbëhet nga Miti Nushi, Llazar Pove, Alfred Tase, Alma Gashi, Robert Hoxha, Roland Papa dhe Albert Alia .


Ky grup është i guximshëm, siç na e spiegoi rrugës edhe Dr.Prof. Bajram Lapi ( që i sjell në mëndje këta “bitëllsa” të Fierit qëkur ishin djema të rinj dhe, Jani i tyre, me flokë të bukur ) sepse ata përpunuan këngën popullore vëndase. E përpunuan sipas ligjeve muzikore, me kujdes të madh , vetëm duke e përpunuar dhe assesi duke e përçudnuar gjatë përpunimit siç ka ndodhur gjetke dhe kështu, u krijua kënga qytetare fierake. Rreth 100 këngë kanë autorësinë e pasionantit të krisur Jani Tase, një burrë i mrekullueshëm, që nuk pushonin së uruari të gjithë, që demosntroi disa këngë me grupin e tij në bibliotekën e qytetit atë ditë dhe për hatër të të cilit, grupi, i kërcënuar të shpërndahej disa herë nga kolegët e tij të mërzitur e të stresuar gjatë bëmave të frikëshme të politikës shqiptare, ka mundur të mbijetojë.

Foto
Këngë tani….
“Vish fustanin me toka/ hajde, dhe moj, fierakeja” “ Me çin të dërgoj haberë”, “Ç’mu shfaqe në ëndërr, sikur ishim tok”, “Të zbardhë gusha si top sheqeri”, “Sa të qava ty, s’e kam qarë mamanë”, “Ç’ke, moj vajzë që mendon, si kur hënën e zënë retë”…
“Jani ynë është një lumë që mbledh rrëketë”- tha një burrë ulur pranë meje, sikur po fliste me veten e tij.
“Kryetarin tonë e kemi inxhinjer nafte”, na tregon Tase ndërsa pijmë një kafe tok me Bajramin. Kemi ardhur enkas nga Tirana edhe me presidentin e romëve Gurali Mejdani. Jani spiegon se, mbase është ndonjë passion i vjetër i rinisë së kryetarit të bashkisë që nuk u realizua dot, por vazhdoi për “naftë”; pasion që e shtyn të jetë kaq i dhënë, me mish e me shpirt pas kulturës, pas librit, pas forcave krijuese të qytetit.
Pra, shpenzimet për këtë libër që flet për njërën nga shtyllat e qytetit të Fierit, këngën e tij qytetare, pa edhe një koktei për këtë eveniment, janë përballuar me ndihmën e këtij burri që nuk don asesi të kapardiset në krye të vëndit, që, ja , zuri një cep në tavoliën përballë ne miqve të largët – Guraliut, Bajramit dhe mua , dhe që me pamjen e tij të kujton heronjtë e dikurshëm të naftës që e kishin bukurinë e jetës së tyre në grykat e puseve të naftës, Baftiar Zeqa.
Jo vetëm kaq.


Parathënien e këtij libri e paska shkruar një njeri që prezantohet në parathënie si “skulptor, poet”, Haxhi Kalluci. Të gjithë “bitëllsat” e mplakur paksa të gurpit i drejtoheshin atij në mënyrën më vëllazërore me “Xhike”. “Xhikia” është skraparlli dhe .. nën kryetari i kësaj bashkie.
Ja pra, siç mund të shprehhej lakonik një shkodran: “Librin e ka shkrue nji tropojan dhandërr në Fieri, paret i ka gjetë kryetari i bashkisë e parathanien e ka ba nenkryetari i saj…”



Ky staf i Bashkisë së Fierit, që ka fituar dashurinë e këtij grupi artistësh që kapërcyen këngën tradicionale drejt asaj qytetare – siç pat bërë dikur Prof. Dr Bajram Lapi me “bitëllsat” e Kolonjës në grupin “As e vogël, moj as e madhe” – me siguri që ka fituar zemrat edhe të popullit të Fierit..
Nuk u interesva se cilës parti i përkasin Zeqa e Kalluci. Ka do kohë që më janë neveritur ndasirat partiake.
Njëri nga artistët e këtij grupi, një burrë i pashëm, me mustaqet spic, me një zë të mrekulleushëm tenori të hollë dhe shumë të ëmbël, që mburrej se zinte peshk me polumbar dhe se e dhuronte e nuk e shiste kurrë atë, dhe që rrinte me ne të tre në drekën e shtruar për këtë ngjarje, si thërriti me gotën me verë “Të kam gjetur Xhike”, më tha se, kur ka pas qënë krijuar PD e Fierit, ai dilte me megafon nëpër rrugë duke bërtitur për fitoren….


Më duket se e quanin Llazar.

“ DRINI POETIK”

Ka filluar seance e kumtesave shkencore. Shoqërohet nga një duet violinash, nga një soliste e mrekullueshme në flaut dhe, o zot! Sa e mahnitëshme! Një vajzë që këndon e pashoqëruar nga asnjë instrument, një kompozim me tekstin nga vargje të Ndre Mjedës.

Foto

Pranë kam poeteshat britanike Morelle Smith dhe Lama të cilat do t’i shoqëroj tër kohës sipas detyrës që kam marrë nga njërit prej shtyllave të këtij organizimi poetit shumë të mirë Abdyl Kadolli.
Pas pak do të nisin recitimet.



Të gjitha kumtesat shkencore janë përpiluar me kujdes dhe me kopetencë. Veç të tjerave, ata shoqërohen secila dhe me një honorar, gjë që I ka vënë akoma më shumë në pozita pune autorët shumë seriozë të tyre. Unë kam përplasur duart sa m’u skuqën, kur dëgjova kumtesën e mrekulleushme të poeteshës sonë e studiueses Feride Papleka. Ndërkohë…

Foto

Dikush më është afruar dhe më komunikon se do të jem në treshen e jurisë së festivalit. Se duhet të mos i them askujt.Është shkrimtari i mbi 30 librave, antar i Lidhejs së Shkrimtarëve Zviceranë Gëzim Ajgeraj që ka udhëtuar për në vëndlindje qënga atdheu i tij i dytë enkas për këtë eveniment. Në treshen tonë do të jetë edhe poetesha e bukur prishtinase Shqipe Hasanaj. Unë pa e zgjatur nxjerr dy fletë të bardha për të dhënë vlerësimet personale për secilin , vlerësime që do të ishin vendimtare në konkluzionin përfundimtar. Ufff!Sa keq më vjen që jam kaq i kursyer te notat!

Është e katërta e herë që “Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës” zhvillon festivalin ndërkombëtar të poezisë.Janë mbi 80 poetë kosovarë, 9 nga Shqipëria, ca nga Ulqini dhe nga Maqedonia.

Foto

Edhe Kosova ka mjaft probleme ekonomike, por organizatorët kanë mundur të gjejnë aq fond për akomodimin e të gjithëve, për një honorar të vogël për të ardhurit por edhe për biletat e udhëtimit të poeteshave të huaja. Ditët e fundit e kish anoluar ardhjen presidentja e Shkrimtareve dhe Artistëve të Botës, që banon në SHBA, Teresinka Pereira. Të kemi parasysh, se ky takim ndërkombëtar poetësh është bërë nën përkujdesjen e drejtpërdrejtë të kryeminsitrit të dalë nga lufta, Ashim Thaçi. Shikojeni se çfar vlerësimi për poetët dhe …oh…le ta krahasojmë se çfar ngjet në Shqipërinë tonë.

Foto

Gjithëçka zhvillohet me korrektesë shëmbëllore, megjithse kryetarja e sapo zgjedhur në vënd të “Mandelës së Kosovës”, Adem Demaçit, poetesha e mirënjohur dhe aktivistja e famëshme kosovare e të drejtave të njeriut Flora Brovina, e kishte të pamundur për të ardhur, megjith përpjekjet e shumta që kish bërë për këtë organizim.


Dora e fortë e këtyre organizimeve, krahas poetit Abdyl Kadolli, është ajo e një shkencëtari të letërsisë. Ai është një studiues i rreptë dhe i thellë, i ndershëm aq i pamëshirë në korrektesën e zbatimit të rregullave, që të kujton priftin Simurden të krijuar nga Hygoi, Dr.Prof. Shyqyri Galica- nënkryetari i “Lidhjes”.
Erdh koha për të dhënë rezultatet e jurisë. Që të gjithë gjejnë forca të duartrokasin për katër të selektuarit, mes të cilëve është edhe piktorja– poete nga Tirana Flutura Maçi. Jam i bindur krejt se thuajse që të gjithë mendojnë se poezia më e mirë është e tija apo e saja.
Foto

Në të dalë të derës pranë meje është një burrë që flet me zë të lartë duke sharë kryesinë e lidhjes. Goditjen duhet ta marrin këta burra të mirë e aq të ndershëm , Shyqua dhe Abdyli, që u morën prej kaq kohësh me përgatitjen e këtij festivali buzë Drinit që të çmënd nga bukuria sidomos natën ndërsa ecën mespërmes qytetit të lashtë dhe ngado ka qetësi. I pakënaquri ka gjetur të shajë me forcë, “kryesinë” por edhe atë që ka fituar çmimin e parë momentin që është pranë meje, të ardhurit nga Shqipëria, që kosovarët ende vazhdojnë t’i idealizojnë.

Foto

“ Po pse i shanë, ore.Unë kam qënë në juri, kryetari i saj dhe, as Shyqua e as Abdyli nuk kanë ndërhyrë. Unë njoh vetëm këta të Shqipërisë dhe asnjërin tjetër prej jush”

Foto
Poeti përsëri thërrët dhe unë e pyes se si e kishte emrin ai. Dhe i tregoj shënimet e mia. Figuronte poshtë mesatares. Ia jap emailin tim dhe i them se do ta ndihmoj të shkruaj edhe më bukur.
Poezi u recituan në universitetin e Prizrenit por, edhe në përkujtimoren e 135 vjetorit të Lidhejs së Prizrenit, që u bë nën një organizim të përsosur dhe ku dukel ngado dora e hekurt, diga e pathyeshme kundër çorganizimit e Shyqyri Galicës….
Foto
Ja , pra, dy shëmbuj.
Presim më shumë.
Mbase Shqipëria që jep pandërprerë nota paternaliste ndaj Kosovës, në këtë fushë ka çfar të mësojë nga ajo.

Foto
Dhe, pa shkuar deri atje, ja, të marrë një leksion paraprak nga kryetari i bashkisë së Fierit dhe stafi I tij….


RIZA LAHI

Antar I “Shoqatës Botërore të Shrkrimtarëve dhe Artistëve”, I “Shoqatës Botërore të Poetëve” dhe “Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Shkencës dhe Arteve” .

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...