Ca sahanlëpirës- analfabet të Banhofeve suedezeze kanë shtruar pyetje publike për akademikun tonë të mirënjohur Prof.dr.Hakif Bajramit "Po çdreqin ju desht H. Bajramit te perzihet se çka ka bërë dhe kush ka qenë Kurt Valdhem?"...Lidhur më këtë po i shfletojmë "arkivat' e "Rilidnjës" ......për ti shpjegur bankofistit nga Turjaka e Kosovës , tash emigrant shqiptar në Suedi, pse e shkroi historiani Bajrami shkrimin kundër ish sekretarit të OKB-së Kurt Valdhajmit....
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
......
Ne kete shkrim-studim dhe me plot fakte e me fotografi (te Hakif Bajramit) e ke Hakif Bajramin.
Po çdreqin ju desht H. Bajramit te perzihet se çka ka bërë dhe kush ka qenë Kurt Valdhem?
Me se pakut na u ka dasht neve shqiptareve te Kosoves kjo pune.
Austria, na u ka gjetur dhe na ka perkrahur e ndihmua sidomos ne Lufterat Ballkanike, kur Mali i Zi e mori Shkodren me 1913, pasi vritet Hasan Riza Pasha i Stambollit, pas Shpallje se Pavaresise (28 Nentor 1912). Austria ishte këmbengulese qe forcat malazeze te largohen nga Shkodra.
Shqiperia dhe Shkodra ishin te shkallmuara. Populli dhe ushtaret vullnetare hanin edhe ngordhesira.
”300 qese 1 peksimet,
Mishi i kalit shyqyr qe u gjet”
Rite te pershendes
Sinani, Suedi
****************
Shqipërinë e bërën shqiptarët dhe askush tjetër, mbanie në mend se është ideali m` i vjetër. Pra Shqipërinë e bërën gjeneratat idealiste po edhe ndihma e miqëve liridashës, e cila në fillim të shekullit XX sidomos, ishte e cunguar, sepse “Bota e fuqisë” ishte e polarizuar në dy kampe: Kampi i parë, që quhet Fuqitë e Boshtit: Gjermani, Austro Hungrai dhe Itali deri në pranverë të citit 1915. Kampi i dytë që quhej Antantë përbëhej nga: Anglia, Franca dhe Rusia. Është e vërtetë e pamohuar se nga këto 6 shtete që diktonin histori inflative, më së shumti na ka ndihmuar për t` u çliruar Austro-Hungria. Por, të kuptohemi, dokumentet e kohës zbulojnë edhe anën e “zezë” të medalës të cilën e shtrojmë këtu, në këtë shkrim që botohet, me një porosi se jam i detyruar të mbarohem nga disa njerëz që nuk guxojnë të dalin me emra publik por masokohen dhe sulmojnë nga “pusia”. Le ta dijnë që unë nuk kam asnjë frigë, sepse e them atë që është shkruar, natyrisht duke e analizuar në kohë dhe rrethana çdo dokument, pa asnjë trendencë të ulët, por vetëm që t` i hapin sytë ata që drejtojnë “anijen kombëtare” e mos të tradhtojnë për interesa të xhepit apo të klanit politik.
Këto ditë doli një shkrolagji dhe më kritikoi pse po e “mohuekam rrolin e Austro Hungarisë në bërjën e shtetit shqiptar”, madje kur shkrova për Hasan Prishtinën në 150 vjetirin e Lindjës. Kanë kaluar mbi 100 vjetë jetë të shtetit shqiptar (kuptohet me dy shkëputje okupimesh më 1915-1918; 1939-1944), dhe ende lajmërohën emra me qëndrime të prera se: shtetin shqiptar e themeloi Austro-Hungraia. Nuk është çudi për lexuesit e rendomtë. Por është për të shtruar pyetje pse këtë qëndrim e mështetë si “meritë” austriake, madje me një libër voluminoz Dr Helena Kocaçi. E kam lexuar librin, dhe duke i njohur në detale dokumentet austro- hungareze më saktësisht se çdo historian ballkanik, më duhet të i them disa fakte që e tregojnë politikën zyrtare të Wjneës, ndaj Çështjës shqiptare, sidomos lidhur me Konferencën e Londrës më 1913. Mos ta zgjati. Shtetin shqiptar e krijuan si ide Rilindasit shqiptarë, e krijoi si realitet lufta e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi 1878-1912.
E shtroi pyetjën ku i mbështes kritikat ndaj 6 fuqive të mëdha, të cilat ishin të përçara në dy blloqe dhe më në fund u gjakosën në Luftën e Parë Botërore, si asnjëherë më parë. Për ta dëshmuar këtë që e them, sot ka fusha të “mejdanit” sa të duash, dhe kurdo që u tekët atyre që shkruajnë me “tahmin” dalim dhe i mbatim argumentet, i mbatim muskujt dhe e mbatim trurin. Këtu jam pa asnjë mëdyshje si para 50 viteve. E kur të më ofrohen argumente tjera, unë ndryshojë çëndrim sepse shkenca e ka atë mision të shenjët.
Shqipërinë etnike e vranë ende pa lindur fare (nga viti 1869 kur Mithat Pasha e lëshoi idenë për një Vilajet shqiptar, i cili u ndalua si ide tre muaj më vonë nga Padishahu!) paktet që i sjell si dokumente në vijim.
1.Marrëveshja sekrete Wjenë-Peterburg më 15 janar 1877 në Budapesht
Së pari, Marrëveshje sekrete Austro-Hungari- Rusi më 15 janar 1877 në Budapesht, hapi pazare meskine në dëm të tokave të robëruara shqiptare, gjithnjë nën maskën se “po e largojmë osmanlinë-islamin nga Evropa e krishterë”. Me atë Marrëveshje, Wjena dhe Peterburgu u dakorduan për t` i ndarë rrolet në luftë kinse kundër Portës, por në esencë lufta u zhvillua kryesisht në trojet shqiptare, të cilat u shndërruan në arenë luftërash të përgjakshme, u shndërruan në KREMATORIUM të popullit shqiptar në Shqipërinë Veriore e që ishte Sanxhaku i Nishit deri në dhjetor 1877. Në bazë të dokumenteve komandantë në dy fronte, karshi të tjerëve ishin edhe oficerët e lartë austriak. Bile edhe ushtarët serbian (një pjesë-Hb) filluan terminologjinë e komandimit ta përdorin në gjuhën gjermane. Madje, princi serbian i dinastisë Obrenoviqe, deri më 1882 e pastaj mbreti serbian, deri në mars 1903 më shumë rrinin në Wjenë se sa në Beograd. Më 1903 dinastia Obrenoviqe u zavendsua me atë Karagjorgjeviqe, por edhe me rreshtimi politikës serbiane u kthye kah Rusia, për të u pozicionuar si e tillë deri sot.
Më Marrëveshjën sekrete të Budapeshtit më 15 janar 1877, Rusia u obligua për t` i ndihmuar Bullgarisë në kuadër të “Otoçestveno Fronit”, dhe nga marsi e deri në fund të vitit 1877 përmes luftës iu afrua Stambollit. Porta e humbi luftën dhe Rusia i diktoi kushtet në Shën Stefan më 3 mars 1878. Dihen pasojat e kësaj paqe, jo vetëm për trojet shqiptare.
Së dyti, Wjena në anën tjetër e ndihmoi Principatën e Serbisë në luftën njëmujore (1 -28 XII 1877), kundër shqiptarëve (kinse kundër Portës) duke i bërë shkrumb e hi 714 katune dhe 6 qytete me shumicë shqiptare të Sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Pirotit. Mos të harrojmë se topat me të cilët u bombarduan fshatrat shqiptare për Serbinë ishin dhuratë e Wjenës. Ajo trevë e Sanxahkut Nishit, që quhej Shqipëria e Vjetër, për 10 vjetë në tërësi u sllavizua, me instruksione të Rusisë dhe Francës. Si u vëndos kufiri dhe sa interesohej delegati austriak (bje fjla e ku ishin edhe të tjerët, madje edhe turku i konveruar Maxhar Pasha, që pushonte me dy lavire në Vrajë! (AS. F. MUP/1879)) është për çdo turp civilizues. Oborrin shqitarit ku jetonte den baba den, Komisioni i 6 Fuqive evropine ia ndante në dy pjesë: në pjesën serbe mbetej oda e burrave dhe toka me kullosa dhe në pjesën turke, ku ishin fëmijët dhe gratë me disa banesa dhe pa asnjë mundësi që të kanë së pakut ujë të mjaftuar për nevoja jetësore. Jo vetëm kaq. Tragjedia që ka emër edhe Wienez pasqyrohet me kët dokument në vijim, për çka duhet të skuqet jo vetëm sot, por edhe në të ardhmën çdo diplomat apo politikan, sepse mizoritë nuk mund të abortohën me asnjë politikë, qoftë ajo edhe tepër miqësore, më vonë. Pra Serbinë parafashiste e drejtoi kah Kosova Marrëveshja e Budapeshtit e 15 janarit 1877 në mes Wjnenës dhe Peterburgut. Tregtia nuk mbaron me kaq.
2.Çka përmban Marrëveshja sekrete Wjenë-Beograd e 28 VI 1881
Pikërisht kjo Marrëvshjen sekrete e 28 qershorit 1881, Austro-Hungrainë e obligote për ta ndihmuar Principatën e Serbisë që në të ardhmën të zgjërohet kah Kosova dhe Manastiri, për të dalur Serbia në det përmes Durrësi dhe Selanikut. E tërë kjo politikë zhvillohej kinse po e luftojnë osmanlin e në fakt luftohej shqiptaria. Serbia në anën tjetër, me Marrëveshjen e Vidovdanit (28 VI 1881) obligohej që nuk do t` i përzihet Austro Hungarisë në Bosnje e Hercegovinë, pasi që Wjena e kishte okupuar më 1875 dhe e kishte në paln për ta aneksuar ( e ankesoi më 7 tetor 1908). (shiqo: Dr F A. Pribram, Die politischen Geheimvertrage Osterreich-Ungrans 1878-1914. f.18-20). Ky dokument është botuar edhe serbisht me emrin” Tajna Konvencija 1881-1889. Shiqo nenin 7 të Marrëvesjës). Shtrohet tash një pyetje principiele: A më shumë kishte serbian në Vilajetin e Kosovës dhe Manastirit, apo në Bosnje dhe në Kroaci. Jo, Wjena nuk i ka hall ata serbian, po i ka “hall” serbët në Kosovë, sespe duhej me ia dobësuar frontin kundër Osamnlisë. Madje posa u përzie Serbia më 1914 në Bosnje, do të fillojë Lufta me permasa botërore, gjithnjë për sfera të interesit “rreligjioz” dhe imperialist.
3.Pason Marrëveshja sekrete Rusi-Austro Hungrai e 17 majit 1897
Në Marëveshje në pikën 3-b thuhet tekstualisht: “ Pjesa e përfshirë midis Janinës në jug dhe liqenit Shkodrës në veri me një shtrirje të mjaftueshme nga ana e lindjës, do të formohet një shtet i pavarur me emrin Principata e Shqipërisë, duke përjashtuar çdo sundim të huaj. Pjesa tjetër e territorit disponueshëm do të ndahet në mënyrë të drejtë midis shteteve të vogla të ndryshme të Ballkanit që ekzistojnë sot. Në këtë ndarje Austro-Hungara dhe Rusia ruajnë të drejtën që të mirren vesh në kohën e duhur…”. (Shiqo: A F Pribram, Les traites politique de L Autriche-Hongarie, I, Paris, 1923 f. 109). Jo, jo Wjena ka qenë zemërgjerë edhe për Shqipërinë e Jugut! Fakti:
Pason teksti i marrëveshjës: “ Austro-Hungaria e pranon sferën e interesit grek deri te lumi Shkumbim, në jug të Durrësit. Kjo do të thot në tërë Viljetin e Janinës dhe një pjesë të Vilajetit të Manastirit deri te ata kufijë monarkia (Wjena) i pranon interesat greke. Greqia nga ana e saj pranon sferën e interesit austriak në tërë Vilajetin e Shkodrës dhe në tërë Maqedoninë deri te Selaniku. Kjo Konventë sekrete mbetët në fuqi edhe në rast të ndrrimit të gjendjës tanishme në Ballkan, deri në atë rast të shkatërrimit të integritetit të Perandorisë Osmane, me ç` rast të dy shtetet obligohën që të ndihmojnë njera tjetrën.” Dokumentin e nënshkruajnë Cari i Austro Hungraisë Franc Jozef dhe Mbreti Gjorgje për Greqinë. (Shiqo: Gazeta “Courrier des Balkans” Romë, qershor 1906). Lidhur me këtë, nuk është tragjedi që tokat shqiptare ndahën kështu, por krim tragjik për ata që i besojnë “ndihmës austriake”, në këtë mënyrë ku një shtet merr patronat për t` i ndarë copa copa viset e një populli me të vetmën prapavi se: duhet të shporret nga Evropa Islami”. (Shiqo A. Austria-Fondi rreligjionet dhe diktati që duhet mbajtur 1900-1952, Elaborat e P. Placit). Këtu pushon pa papagesë kanceri që i rrin shqiptarisë mbi kokë tinisht edhe sot. Mjerisht ky “kancer” pushon dhe e ruan momentin e shpërthimit edhe në Vatikan dhe në disa kryeqndra islame. Nuk kam asnjë urrejtëje ndaj popullit mik dhe shumë të civilizuar austriak, përkundrazi ka gjëra të tjera që janë aq të turpshme sa që nuk mundëm as të i përshkruaj. Po, kush e mësoi Vuk Stefanoviq Karagjiqin të shkroi memorandumin: “Srbi svi i svuda më 1836”. Kopitari Wjenez dhe askush tjetër.
5.Pasojat e marrëveshjeve nga e kaluara si obligime për Konferencëne Londrës 1913
Tash shtrohet pyetja: a nuk u realizuan këto marrëveshje kriminale me pazare të pandërprera nga 17 XII 1912 e deri më 29 korrik 1913 në Londër, kur u shpall e pavarur një gjysëm Shqipërie, nga përfaqsuesit e të gjitha krahinave etnike shqiptare. Dokumentet sekrete që ruhën në Wjenë mjafueshëm mësojnë se: “shqiptarët ortodoks aspiriojnë kah Patrikana e Stambollit; Shqiptarët katolik aspirojnë kah Vatikani dhe Salcburgu prej kah priftërinjët nga viti 1791 i marrin rrogat; Shqiptarët musliman nuk po mund të ndahën dot nga Padishahu, nga Stambolli, sado që tri qendrat ua kishin shtypur kokën për shekuj me radhë. Këtu jemi iluzionista të mallkuar shqiptar, që nuk keni lexuar asgjë pse jemi komb tragjik dhe pse një pjesë të fajit për këtë tragjedi e kemi edhe vet.
6.Fronit i luftës shqiptaro-serbe që e drejtoi Hasan Prishtina 1915/1916
Pas fillimit të Luftës Parë Botërore (1914), në fund të vitit 1915 dhe fillim të vitit 1916 Hasan Prishtina në bashkorganizim të: Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Elez Isufit do t` i organizojnë ushtrisë serbine front në vijën: Kodra e Vasilefcit-Merdar-Perpellac-Kopaonik-Plavë-Guci-Kukës-Dibër. Austria duke u friguar se shqiptarët do ta shpallin neutralitetin, frontin e Hasan Prishtinës e luftoi me të gjitha mjetet dhe aty kah pranvera e vitit 1916 shqiptartë u detyruan të demobilizohën.
Si u soll pushteti i Austro Hungarisë me seli në Shkodër ndaj Kongresit shqiptar të paraparë të mbahet në Elbasan në mars 1917, lexone publikimin dokumentar të Hil Mosit “Dokumente historike”. E nëse na paska ‘dashuruar Austria pse pjesa më e mirë e ish Vilajetit Kosovës iu dhurua Bullgarisë gjatë Luftës Parë Botërore; pse Vlora me krahninë iu dhuruar Italisë. E dikush do të klithë: Marrëveshja sekrete e Londrës më 1915. Po, ajo marrëveshje është pazari më eklatant se deri ku kishte sharrfuar thika në “mishin e njohmë të trupit tokësor shqiptar”. Edhe këtë marrëveshje e kam botuar. Por nga soji i Florinit anonim kritikues (Drini 18 VI 2023) do të “rikritiokhem pse e kam botuar, se po na hidhërohen anglezët, italianët, rusët dhe francëzët që ishin kumbar të pazarit. Për fat atë Marrëveshje nuk duhet ta injorojmë se e botoi Kominterni, me urdhër të Leninit. Po, kush e mohon në anën tjetër se me dallim nga pushteti osman dhe serbiano malazez që ndalonin shkollat shqipe, Wjena në anën tjetër nuk donte popuj anlfabet të nënshtruar, por jo vetëm që lejoi për bëri propogandë që të hapën shkollat shqipe, sidomos në ish Vilajetin e Kosovës, bile me emra të partiotëve shqiptar.
Prap më 1917 Hasan Prishtina dhe shumë patriotë shqiptar u organizuan për të shkuar në Wjnenë për “kryeshnosh” me rastine vdekjës së Frnac Jozefit. Të 33 misat shqiptarë Wjena i izoloi dhe nuk u hapi rrugë që të kthehen në trojet e veta, krejtë me qëllim që mos të përgatitën për Konferencën e Versajit. (Shiqo: Hakif Bajrami, Shqiptarët në luftë për shtet kombëtar 1912-1918, Prishtinë 2019; Shiqo: Arkivi i Kroacisë, Fondi i relacioneve fetare 1903-1933, kur vritët Hasan Prishtina. E një pjesë e Prtit Selanikut iu dhurua Serbisë pa doganë për një kohë të gjatë si “kompenzim” se nuk doli në det. Dhurat është e framncezëve dhe anglezëve, të cilët e shkatrruan Pernadorinë “porshqiptere”-Austro Hungarinë dhe e krijuan në Versaj Pernadorinë Jugosllave (lexo serbe) duke ia rritur mendjën Serbisë se po e “përtrinë kohën e car Dushanit”. Po, po luftë e egër është bërë nepër kancalari të Evropës për ta krijuar “Kombin jugosllav”, luftë kjo që e zavendsonte rrolin e Rusisë Cariste por që vepronte “ilrgalisht” me emrin e Kominternit ku ngjyra e kuqe ishte sibol i xhakut të sllavëve alkoholistë”-Trocki si hebrej).
A nuk është lufta 1939-1944 dëshmi se ishim në anën e fashizmit duke ia dorëzaur Kurorër e Skenderbeut Viktor Emanuellit, po edhe duke themeluar Parti Fashiste që e drejtonte Kolë Bib Mirakaj (1939.40). Po çfra rroli pati Rregjenca shqiptare me seli në Tiranë (1943/44), për çka nuk është prapa saj edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit (1943/44). Po dokumentet gjermnane katerciprisht e vertetojnë se Zona okupuar e Kosovës nga Gjermanët dhe Millan Nediqi kurrë nuk janë administruar nga Tirana. Lidbhur me këtë po propogandohet se “Shqipëria në shtator 1943/44 ka qenë neutrale”. Ju përgjigjem se E Frashëri shkoi në Berlin dhe kërkoi që të hapën ambasadat e shtetit shqiptar në Zvicër, Sofje dhe Ankara. Shtabi i Fyrerit i refuzoi me elgancë-Jo, ska Shqipëri sobvrane. Shtrohet edhe pyetja: ku i muarën rrogat xhandarët dhe nëpunësit e zons okupuar gjermane-imerrnin nga Beogradi. Në lidhje me këtë Armata “E” gjermane ka qenë njera ndër më të njohurat për Rajhun e Tretë Gjerman. Kjo armatë komandohet nga Gjenerali Fon Leri. Zëdhës i kësaj armate është Kurt Valdhajmi. Kjo armatë është e njohur për mizori ndaj hebrenjëve në Greqi (shtabin një kohë e kishte në Selanik, pastaj në terhiekje shtabi u vëndos në Mitrovicë (tetor 1944), pastaj në Sarajevë dhe Maribor… Kjo armatë i ka 50 fletore DITAR. Pas luftës 2 fletore ekspertët i kanë krijuar edhe 2 fletore REGJISTËR të emrave. Në këtë ditar Kurt Valdhajm është i cilsuar si funksionar i larë nazifashist. Eshtë përgjegjës për disa mizori në Greqi, në Banjallukë, për mizorinë në Prishtinë më 23 tetor 1944 me që rast pushkatohën 92 partiotë shqiptar, prej tyre 32 studnetë, e të tjerët me shkolla të mesme, të gjithë nga Shqipëria Bregdetare) por të gjithë të njohur si antifashist. Prej tyre, një ka shpëtuar dhe kujtimin e tij e ka botuar në dy faqe në “Rlindja”.
Shtrohet pyetja: Kurt Valdhajm ishte Sekretar i OKB-ës. Po e bëri ai nodnjë lëvizje sa ishte sekretar i OKBës, duke akuzuar Jugosllavinë për mizoritë që ua bënte shqiptarëve. Jo, asnjë fjalë kurrë. Shtrohet pyrtja e pyejeve: Pse Stejdepartamenti i SHBA-ve e shaplli PERSON NON GRATA Kurt Valdhajmin?. Folni kritizerë, se ju e njihni historinë e prralave dhe interesave të xhepit, është punë e juejs si zejtari, madje shumë mirë e pati skalitë Faik Konica, duke ju quajtur tregtarë flamujsh.
Heshtni “mergata e qyqeve”, se tradhta dhe krimi nuk mund të mbulohet me shosh. Mjaftë më me qyqari mjerane: “na ka çliruar ky e ai pushtet”. Okupatori është okupator. Miqësi në politikë nuk ka ka por ka vetëm interes. Shqiptaia kurrë nuk duhet ta humb besimin në armet e veta, zakonte dhe traditën kombëtare.
......Hakif Bajrami, historian nga Kosova, ishte ndër ata historianë që hodhi njolla ndaj figurës së këtij diplomati, të nderuar e të dekoruar nga personalitete të shumta botërore, madje edhe nga ish-lideri komunist i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, shkruan Telegrafi.
Këto lajme kanë dalë pikërisht në kohën kur Hakif Bajrami ishte kryetar i Komisionit të Historianëve që merreshin me shkrimin e historisë së Partisë Komuniste të Kosovës. Bajrami atëbotë është thënë se kishte lejen e Ali Shukriut – komunistit luajal i politikës serbe – për të hulumtuar arkivat e Beogradit. Ndaj, ende ekzistojnë dyshimet se publikimet që ndërlidhen me figurën e Waldhemit, i ishin servuar Bajramit për interesa të politikës së asaj kohe, pikërisht në kohën kur ish-Sekretari i OKB-së vazhdonte karrierën politike si president i Austrisë......Më 7 shkurt të vitit 1988, Agjencia Telegrafike Hebraike (JTA), raporton se Waldheim ka marrë pjesë në ekzekutimin e 104 shqiptarëve më 1944. Por, historianët gjermanët që nisën të hulumtojnë të kaluarën e Waldheimit, nuk mundnin të gjenin dokumentet që e ndërlidhin atë me deportimin e civilëve të ish-Jugosllavisë në kampet e punës e të vdekjes. Zyra e Waldheimit (Presidenca austriake), siç raportonte JTA, ka mohuar këto akuza që janë publikuar edhe nga javorja gjermane Der Spiegel.
Akuzat vinin pikërisht nga Bajrami, që ishte drejtor i Arkivit të Kosovës. Ai thoshte se i ka dokumentet, por nuk i ofronte. Bajrami po ashtu kishte refuzuar të bashkëpunonte me një komision ndërkombëtar të historianëve, të formuar nga Austria, për të hulumtuar të kaluarën ushtarake të Waldheimit, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmive që gjenden edhe në enciklopedinë online, Wikipedia, Waldheim ishte oficer komunikues në Bosnje, në qershor-gusht 1942; ndërsa nga janari 1943, e deri në shkurt 1945, thuhet se ka shërbyer si oficer i Armatës E në Mitrovicë dhe në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Më 1986 Waldheim ka thënë se ka shërbyer si përkthyes dhe nëpunës që nuk kishte asnjë informatë për dhunën ndaj civilëve serbë dhe masakrat në provincat e atëhershme të ish-Jugosllavisë. Ndaj, deklarimi i Bajramit për pjesëmarrjen e tij në ekzekutimin e 104 civilëve shqiptarë, ishte goditja më e madhe që iu bë Waldheimit.
Historiani Bajrami thotë për Telegrafin se ekziston dokumenti për Kampin e Përqendrimit në Prishtinë, të vitit 1944, dhe se ai është i botuar në shtypin shqiptar dhe i arkivuar në Arkivin e Kosovës. Ndërkaq, për refuzimin e tij për të bashkëpunuar me historianët ndërkombëtarë, deklaron: “I kam refuzuar për të vetmen arsye se nuk i kam njohur se kush janë. Ndaj, nuk kam dashur të bashkëpunoj me ta”.
Po ashtu, Bajrami thekson se dokumentin për Kampin e Prishtinës e ka përpiluar pushteti i atëhershëm në Prishtinë, në të cilin dokument thotë se shkruhen lëvdatat për vrasjen dhe pushkatimin e 104 shqiptarëve më 23 tetor 1944.
Telegrafi e ka kërkuar këtë dokument në Arkivin e Kosovës, por nga aty thanë se dokument të tillë nuk posedojnë.
“Çdo historian që merret me Luftën e Dytë Botërore, mund ta merr atë dokument. Dihen botërisht kampet e përqendrimit të Prishtinës, të Stantërgut, Burrelit etj.”, insiston Bajrami.Ai madje flet edhe për akuzat e shumë historianëve që, sipas tij, “për interesat e tyre shtetërore donin t’i mbanin marrëdhëniet e mira me Austrinë”.
“Kundër meje është ngritur Aleks Buda. Ai në një gazetë kishte thënë: ‘Ne në Shqipëri nuk posedojmë dokument për Kurt Waldheimin. Ai nuk ka qenë në Tiranë’ ”, thekson Bajrami. ”Akuzohem nga qeveria e ‘marionetave’ dhe fashistët serbë, që i kam dërguar në Tiranë dy milionë dokumente. Dy milionë jo, por nja gjysmë milioni po”.
Sipas Bajramit, Kurt Waldheim dhe Xhafer Deva janë përgjegjës për ekzekutimin e 104 patriotëve shqiptarë! Madje, thotë se ekzistojnë faktet për Armatën E (që ka vepruar në Shqipëri, Kosovë, Greqi e territoret e ish-Jugosllavisë), ku thuhet se ka shërbyer Waldheim.
“Ditari i Armatës E është në Beograd dhe një tjetër në arkivin nacional të Washingtonit, të cilin dokument e ka dhënë Tito në atë kohë”, u shpreh Bajrami, i cili Telegrafit ka refuzuar t’ia ofrojë këto dokumente.
Ndërkaq, një gjë dihet: në Arkivin e Kosovës ekziston dokumentacioni i mediave të dikurshme serbe (p.sh. “Politika”), ku si armik kryesor i interesave serbe përmendet Austria, sepse ishte pikërisht ky shtet që luftonte për interesat e shqiptarëve.
Flori Bruqi