Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/17

SPIRO GJIKONDI:SPIRO GJIKONDI

( Shenime rreth Monografise se Janko Ll. Palit per jeten dhe veprimtarine krijuese te Neco Mukos.)

imageSpiro Gjikondi



            Ne 80-te vitet e fundit, sodomos gjate periudhes 14  vjecare pas renies se komunizmit ne Shqiperi  qe u shoqerua me nje ikje massive te shqiptareve ne rruget e kurbetit, shume poete e artiste i jane kthyer kenges popullore himariote dhe motivit tragjik te “Vajzes se Valeve”… Gjate po ketyre viteve, pra ne 80 vjeteshin e fundit, nuk do te kete mbetur njeri ne Shqiperi, i ri a i moshuar, qe te mos kete kenduar apo, te pakten, te mos e kete degjuar kengen e njohur qytetare “Korcarja e bukur” me vargjet e saj brilante; “ O moj Korcare sa e bukur je/  me ato naze porsi nuse e re…” Por do te jene shume te pakte ata qe e dine autoresine e ketyre dy  krijimeve, te padiskutueshme per nga vlerat dhe emocionet qe mbartin, pavaresisht se ne kahje diametralisht te kunderta; njera duke sjelle dhimbjen tragjike te vajzes qe prêt te fejuarin e vet te larguar ne kurbet, ndersa tjetra gezimin rinor e plot drite qe shkakton ecja ne boulevard e vajzes se bukur e nazike korcare… Sikur asgje tjeter te mos kishte shkruar, do te mjaftonin vetem keto dy krijime qe ta benin Neco Mukon, autorin e tyre, te njohur ne mbare vendin e te paharuar ne breza. Por, fatkeqesisht, ( sa dhimbje shkakton kjo fjale, fatkeqesisht!), emri i tij, per arsye absurde, per arsye qe nuk kane te bejne me te, as me jeten, as me krijimtarine e tij, gjate kohes se diktatures as u permend e as u vleresua, edhe pse “Vajza e Valeve” vazhdonte te perseritej si motiv nga nje krijimtari poetike ne tjetren e te kendohej me dhimbje prej grupeve polifonike te Himares, edhe pse tingujt dhe fjalet e “Korcares se bukur” mbushnin plot gezim festat familjare e shoqerore ne mbare Shqiperine…
            Do te duhej te vinte viti 2003 qe jeta prej bohemi e Neco Mukos, krjimtaria e tij e paperseriteshme e origjinale dhe veprimtaria e tij plot passion e perkushtim per artin, te dalin ne drite ne nje botim monografik te titulluar “Feniksi I Himares”, shkruar nga eruditi dhe “Mesuesi i Merituar” Janko Ll. Pali, botuar nga shtepia botuese “Albin”, me sponsorizimin dhe interesimin e pashembullte te te birit dhe poetit Petraq Pali.
            Ky libe ri ri prej 210 faqesh, ne te cilin perfshihen: nje parathenie e nje pasthenie e sponsorizuesit, nje parathenie e dirigjentit te mirenjohur Eno Koco, biografia e poetit dhe kengetarit Neco Muko, si dhe mbi 1800 vargje te krijimtarise se tij te perkthyera me mjeshteri prej autorit te monografise, perben nje kontribut te cmuar per njohjen e vlerave te kultures sone, jo vetem lokale po edhe ne shkalle kombetare.
            Neco Muko jetoi pak. Ai vdiq ne moshen e pjekurise se talentit te tij, ne kulmin e punes dhe te krijimtarise, ne moshen 35 vjecare, por kontributi ne fushen e artit dhe krijimtaria artistike qe la pas eshte shume e madhe. Kontributi I tij shtrihet ne disa fusha te artit. Ai eshte autor i shume kengeve polifonike Himariote; eshte autor i pare i operetes shqiptare; autor vjershash, autor i permbledhjes “Lyra”, botuar prej tij per se gjalli; eshte nismetari dhe realizuesi i 35 disqeve me krijimtari te tij te interpretuar nga grupi polifonik i Himares e prej kengetreve te mirenjohura Tefta Tashko Koco, Tulla Paleologu e Kleo Georga; eshte botues i gazetes humoristike ”Pif-Paf” etj.
            Si krijues dhe interpret i kenges polifonike himariote, Neco Muko dhe grupi i tij, i perbere nga Koco Cakali, Andrea Bala e Pano Kokaveshi, perben brinjen e pare te trekendeshit te levruesve me ne ze te kenges se kesaj krahine. Sic veren me kompetence profesionale dirigjenti Eno Koco, ne parathenien e monografise,”Feniksi I Himares”,       “ kultivimi qe i beri Necoja atij, ( repertorit te te kengeve folklorike himariote. Shenimi yni.) eshte unikal ne llojin e vet.” Me poshte ai nenvizon prirjen novatore te Necos, “… si pasurues i kenges shumezereshe…” duke i dhene asaj: “ me shume levizje e zhdervjelltesi, embelsi e muzikalitet…”duke e vecuar  zerin e trete, hedhesin, per ta bere me “…funksional, duke e vendosur shpesh ne maredhenie intervalore terce…” etj.
             Pa Neco Mukon dhe grupin e tij, veshtire se mund te vinte nje grup tjeter si ai i Artistit te merituar dhe interpretit te shkelqyer Dhimiter Varfi, vlerat vokale te te cilit do te habisnin edhe studiues folkloriste te huaj; veshtire se mund te vinte, gjithashtu, nje krijues i ralle si Lefter Cipa, me permasa epike e me pasuri ta pafundme figurash, qe do t’ja kishte zili cdo poet i poezise moderne… Neco Muko, Dhimiter Varfi e Lefter Cipa, perbejne tre korifenjte e folklorit te Himares qe e bene kengen himariote te shquhet mbi gjithe polifonine karakteristike te Jugut.
            Por Neco Muko nuk u kufizua kurre brenda kufijve te Himares dhe nuk ju kushtua vetem kenges polifonike himariote. Autori i monografise, Janko Pali, e trajton  gjeresisht veprimtarine e ketij artisti. Ai jep shembuj te shumte faktike, jetesore dhe krijimtari te mirefillte artistike, qe deshmojne per interesimin e madh te Neco Mukos per artin ne pergjithesi shqiptar. Autori I monografise ve ne dukje se Neco Muko realizoi ne qytetin e Sarandes tri operetta, shfaqje te tipit te estrades, me titujt “Marrezua e pergjitheshme”, “Orsa-forca” dhe ‘Zonja sherbetore”… Vecanerisht me interes jane te dhenat qe jep autori mbi veprimtarine e N. Mukos per organizimin e grupi shqiptar per regjistrimin e 35 disqeve ne Paris, nga shtepia diskografike Pathe. Per tu nenvizuar eshte fakti qe ai e nis kete ndermarrje te rendesishme duke qene ne Sarande. Ai angazhon ne kete sipermarje grupin polifonik te Himares, por ai e zgjeron  perberjen e grupit me kengetare shqiptare qe ndodheshin me studime ne Paris, Tefta Tashko, K. Georga e T. Paleologu. Keto te dhena jane fakte te pamohueshme. Autorit i vjen ne ndihme materiali arkivor, qe ai e ka mbledhur me shume kujdes gjate gjithe jetes. Ne kete liber perfshihen disa facsimile te afisheve te programeve te realizuar prej tij. Ne liber jepen gjithashtu te dhena te sakta per disqet e realizuar nga N. Muko. Jepen numurat e disqeve dhe permbajtja e secilit disk ne vecanti. Ne kete menyre pjesa e pare e monografise eshte e mbushur me materiale faktike qe japin ne menyre te plote jeten dhe perpjekjet e artistit Neco Muko ne perkushtimin e tij per artin. Ndoshta net e ardhmen do te zbulohen dokumente te tjera qe do te hedhin nje drite me te plote per jeten e artistit, pork am bindjen se ato nuk do te hedhin poshte ato fakte jetesore dhe ate interpretim qe u ka bere ketyre fakteve autori I monografise, Janko Pali. Natyrisht, kjo pune e bere nuk eshte shteruese dhe studime te tjera do te behen net e ardhmen, por cdo studim I metejshem do te kete per baze monografine “Feniksi I Himares”
            Me nje interest e vecante eshte pjesa e dyte e monografise, faqe 79 – 205.Ne kete pjese, qe nuk eshte pak, perfshihet nje krijimtari e gjere e Neco Mukos, e cila nuk eshte perfshire ne vellimin “Lyra” te botuar prej autorit ne vitin 1934 dhe  nuk ka qene shume e njohur me pare. Janko Pali, si intelektual qe ishte, duke i cmuar me vlere doreshkrimet e autorit, ka meriten qe i ka ruajtur ato me fanatizem ne arkivin e tij  per nje kohe te gjate. Por merita e tij me e madhe eshte shqiperimi I tyre. Sic nab en te ditur autori I monografise, N. Muko nuk krijoi vetem ne gjuhen shqipe. Ai shkroi ne disa gjuhe. Vjersherimet e tij jane ne shqip, ne greqisht, ne frengjisht e ne italisht. Fakti qe shkruante ne disa gjuhe defton per kulturen e tij te gjere. Se pse shkroi ne disa gjuhe, mbetet ende disi e erret, por kjo nuk cenon vlerat e tij. Sidoqoftye Janko Pali ka bere nje pune te shkelqyer ne perkthimin e vjersherimeve te tij ne shqip. Ato tingellojne origjinale, sjellin frymen e kohes, psikologjine e kohes dhe vecorite ideore e stilistike te autorit. Ne kete permbledhje shpalosen vlera te nje poezie te fuqishme,emocionuese e me nje varg te perpunuar me mjeshteri. Diku- diku vargjet e N. Mukos tingellojne si vargje Bajroniane. “Nga Lindja ne Perendim”, qe autori e nentitullon “shenime”, nuk eshte nje poezi e vogel por nje poeme e ngjeshur me mbresa e me detaje te shumta, qe te kujton “Lamtumiren” e Bajronit. Nga kjo poeme, po edhe nga shume krijime te tjera te autorit, perftohen po ato emocione qe shkakton largimi prej vendit te lindjes per ne dhera te tjera, te panjohura, emocione qe, edhe pse te pashprehura do ti kete ndier kushdo qe peson nje fat te tille.
                                   
                        Anija lehet ne fillim,
                        E ndjen qe ka tallaz.
                        Dallget godasin me rrembim,
                        Medet c’na ndodh me pas…

Vereni me sa pathos shkruan poeti ne vjershen “Endra qe shuhen” kur I kendon te dashures se vet ne castin e largimit te tij:
                       
                        Largohem e te pershendes
                        O virgjeresha ime,
                        Kudo te jem, kudo te jesh
                        S’haroj asnje therrime
                        ………………….
                        As bjere buzen perseri,
                        Ne buzen time ngjite
                        Se…iki, shkoj ne shtegeti,
                        U ndame per jete o shpirte…

            Do te maftonin vetem keto vargje per te kuptuar natyren dhe artin e poetit Neco Muko, art e tij qe buronte nga realiteti i kohes, i pershkuar nga dhimbja e madhe qe shkaktonte emigracioni tradicional, nje art qe kulmohet ne menyre te natyrshme tek poezia brilante “Vajz’e Valeve”.
            Duke  mbyllur keto shenime te shkurtra, shpreh mirenjohje te thelle per autorin e monografise, mesuesin tim, mesuesin e disa brezave, Janko Palin,  per punen e tij te perkushtuar per nxjerrjen ne drite te vlerave te poetit Neco Muko e per punen e tij mjeshterore ne pershtatjen e vjershave te tij ne shqip, duke pasuruar keshtu trashegimine tone ne fushen e vjersherimit.


Spiro Gjikondi

MINELLA ALEKSI :Romani “Aksidenti” - perceptojmë njësoj, analizojmë ndryshe

Unë vet që po i shkruaj këto rrjeshta jam thjeshtë një lexues dhe shpreh këndvështrimin tim.

imageMinella Aleksi





Romani “Aksidenti” është konceptuar nga autori në tërësinë e tij si një dosje gjyqi, e cila ka mbërritur për tu gjykuar dhe vlerësuar nga lexuesi  mbi bazën e fakteve dhe hamëndjeve të supozuara. Ka kaluar kjo dosje të gjithë fazën përgatitore të pyetjeve të dëshmitarëve, të grumbullimit të fakteve dhe pastaj kalon për shqyrtim para lexuesit gjyqtar. Njëllojoj si në një rast aksidenti apo krimi real, faza e përgatitjes investiguese deri në dërgimin e dosjes në gjyq merr jo vetëm kohë në grumbullimin e fakteve por kërkon zgjuarsi në sistemimin e atyre në funksion të zbërthimit të enigmës. Kjo fazë hyrëse në roman e fut lexuesin në labirintin e një proçesi hetimi. Mendoj se autori ka ruajtur qëllimisht këtë raport “disi mundues” të lexuesit në këtë fazë hyrëse të romanit me fazën tjetër interesante gjykuese mbi faktet, kalimin në sallën e gjyqit të analizës së fakteve dhe sjelljeve të personazheve bazuar në konceptet që ato i mbartin. Njëlloj si ai njeriu që pas kalimit nëpër labirintet e errëta të një kështjelle më në fund del në një ambjent të hapur ku i çfaqet para syve skulptura e mrekullueshme antike e ndriçuar në mënyrë të tillë që e bën akoma më magjepsëse këtë çfaqje.
Nuk është një roman i lexueshëm dhe i kuptueshëm lehtësisht në thelbin e mesazhit që përcjell.
Përmban mesazhe filozofike për shoqërinë dhe për sjelljen e njerëzve në shoqëri, sjellje që ka oshilacione dhe befasira nga më të papriturat të reflektuara në personazhet e romanit.
Unë vet që po i shkruaj këto rrjeshta jam thjeshtë një lexues dhe shpreh këndvështrimin tim.

Mendoj se ka disa interpretime jo të drejta një shkrim ese me titull “Aksidenti… Aksidentalisht”, në të cilin ngushtohet shumë këndvështrimi i ideve të romanit, deri - deri brenda botës së ngushtë të mendimit shqiptar.
Kjo ndodh sepse ne akoma mendojmë brenda kornizës së konceptit shqiptar dhe harrojmë se Kadare ka dalë jashtë kornizave shqiptare në konceptimin filozofik të jetës. Për shkrimtarin jeta me shqetësimet e tronditjet e saj nuk është vetëm ajo brenda Tiranës. Shkrimtari koncepton dhe zhvillon si një europian i cili mbart brenda vetes edhe filozofinë shqiptare.
Por autori i kësaj eseje pavetëdijshëm e tradhëton opinionin e tij mospëlqyes për veprën kur me sinqeritet naiv shkruan: “Unë ndjehem mirë te “Aksidenti” vetëm se më lindin shumë pyetje dhe e di mirë se këto mundësi interpretimesh t’i japin veprat e fuqishme. Vetëm në kësi rastesh lexuesi bëhet pjesëmarrës dhe ndërton romanin e tij. Kjo ndodh si në këtë rast kur romani nuk e shpall në mënyrë retorike thelbin e vet, por operon me shenjat, gjuhën figurative, madje dhe me heshtjen e, kësisoj simboli dhe metafora e bëjnë lexuesin të zhytet në kënaqsinë e zbardhjes së enigmave. …… Nuk është vrarë çifti B-R por natyra e dytë e femrës”. Vazhdon: “Për mendimin tim është nga rrëfimet më enigmatike të prozës së Kadaresë, e në këtë kuptim tenton për një roman modern”.
Kur lexon këto rrjeshta thua me vete, bukur, kaq sa ke shkruar mjafton, sepse gjatë leximit të “Aksidentit” nën instiktin e së bukurës je shtyrë drejt kuptimit të lëndës, tregon se romani të ka magjepsur, të ka futur në atë qerthull që duhet të të zhysë një autor i klasit të lartë, të ka ngritur në një shkallë më të lartë konceptimi dhe arsyetimi mbi shoqërinë. Gjithë shpjegimet e tjera të zgjatura më poshtë tregojnë një qëndrim tjetër me nota regreduese pasi po ky lexues nuk dëshiron që t’a pranoj se po shijon një letërsi klasi.
Përse e them këtë? Në këtë ese autori krahas tërheqjes që bën nga pohimi lavdërues përdor edhe cilësimet puthadorë e servilë për ata dashamirës ose admirues të shkrimtarit.
Vetëm me ne shqiptarët ndodh që të përdorim termat servilë dhe puthadorë për dikë që pëlqen ose adhuron letërsinë e një shkrimtari të madh të vendit të vet.
Asnjë popull tjetër nuk cilëson në këtë mënyrë admiruesit e një shkrimtari të madh. Ne ngatërrojmë konceptin e Admiruesit të artit cilësor me atë të Servilit.
Një servil e puthadorë sillet si i tillë sepse priret në këto veprime nga një përpjekje për një përfitim material, apo një vend pune, për një emër fitues në një konkurs, për një çmim jurie, etj, përfitime këto të pamerituara. Do me thënë është në mes një përfitim material i dhënë me hatër nga një institucion apo individ me funksion pushteti, nga një president kompanie biznesi apo ndonjë kryetar koperative, (i afërt si koncept me mentalitetin e shqiptarit).
Në rastin tonë shkrimtari Kadare është vërtetë një institucion, por institucion shpirtëror i cili nuk shpërndan dhurata ose dekorata. Institucioni shpirtëror i shkrimtarit me letërsinë e tij dhuron botë shpirtërore, kulturë dhe filozofi jete për lexuesit e tij. Prirja drejt admirimit të një shkrimtari nuk është imponuese. Ajo është instikt shpirtëror ndaj së bukurës, ndaj idesë lartësuese letrare, është çështje shijesh e preferencash sipas formimit kulturor të çdokujt. Shkrimtari nuk arrin të njihet fizikisht me admiruesit e tij, siç ndodh me servilin e puthadorin të cilët, njihen me personin me pushtet vule e firme nga i cili presin përfitimin e dëshiruar.
Admiruesi i shkrimtarit mjaftohet me pasjen në duart e tij të librit e ndoshta, autori i esesë që përdor termin servilë mund të jetë një nga ata që ndonjëherë ka qëndruar në radhë për të blerë librin e shkrimtarit me autografin e tij.
Vulgaritete të tilla në një shkrim nuk e nderojnë njeriun që shprehet në këtë mënyrë.
Te shkrimtari duhet të analizohet vlera e artit, ndryshe bie në banalitete. Në po atë shkrim ese nga autori thuhet për shkrimtarin Kadare: “Pas viteve 90’ pёr tё ka punuar mё tepër emri,  cmimet dhe Shtëpia Botuese “Onufri”sesa vepra.. Lajthitje që nuk meritojnë trajtim më tej.
Këtu ka ngecur ky lexues, përpëlitet konfuz në mendime dhe nuk shkon dot më thellë në kuptimin e mesazheve, dilemave njerëzore që trajton autori.
Pajtohem me këtë lexues në mendimin se “Aksidenti” është një roman që jo vetëm tenton por   mendoj se
është një roman modern i mirëfilltë. Përse?
Teknika letrare narrative e përdorur bazohet në psikanalizën frojdiane dhe “stream of consciousness”, ose “flusso di coscienza”, rrjedhjen e mendimeve ashtu si vijnë në vetëdijen e njeriut, e përdorur mjeshtërisht nga autorët e mëdhenj në letërsinë moderne me James Joyce, Virginia Ŵoolf, E. Heminguej,  F. Kafka etj.
Dominon kjo teknikë në romanet psikologjikë të letërsisë anglosaksone ku vendoset në plan të parë individi me konfliktet e tij të brendëshme, emocionet, ndjesitë dhe pasionet e tij. Krijohen karaktere kontradiktore dhe me arsyetime herë herë të pa organizuara në mendjen e njeriut derisa konturojnë hamendësimet e sjelljes sipas një morali që shkon kontrovers me të përgjithëshmen.
Këtu luan rol të veçantë nocioni i kohës, nocion i cili në romanin “Aksidenti” zhvillohet sipas konceptit Aristotelian ku gjithëçka është lëvizje, numra lëvizjeje me respekt të së djeshmes mijëravjeçare dhe të së ardhmes, të cilat reflektojnë, janë të vendosura përpara një pasqyre ku projektohen imazhe të sjelljes së vetëdijshme e të pavetëdijshme, ndërveprojnë te njëra tjera duke i shtrënguar personazhet në morsën e ballafaqimit, kundërvënies dhe çlirimit të atyre sjelljeve e dëshirave që vërtiten për njerëzimin në kohë e hapsirë.
Mes gjithë këtyre dilemave morale që ka njerëzimi edhe ai vet akoma nuk e di se nga do i anojë ballanca e sjelljes shoqërore. Nga rikthimi drejt dashurisë, seksit, familjes, instiktit dhe moralit të kornizave me sjelljet e para disa mijëra viteve, d.m.th drejt kapërcimit të ylberit e lëshimeve instiktive si qënie njerëzore apo do qëndroj në konservatorizmin e kultivuar në mijëvjeçarin e fundit. Këtu nuk kemi të bëjmë me një libër filozofik por me një roman që, me art të klasit të lartë ngre arsyetime filozofike me të cilat ndeshet jeta e shoqërisë perëndimore.

Mendoj se vlen të nënvizohet diçka themelore – njerëzit perceptojnë njësoj por analizojnë në mënyra të ndryshme, dhe kjo i dallon në këndvështrimet nga njeri tjetri. Dallon individin lexues në qëndrimet e tij ndaj një vepre letrare e fenomeneve të ndryshme shoqërore. Ky roman nuk ka për qëllim të trajtojë temën politiko shoqërore të Ballkanit. Ndërthurjet anësore të ndodhive ballkanike janë veshje dytësore, trille artistike në funksion të thelbit që mbart tema kryesore. 

A mund të ketë kaluar pa u pasur parasysh nga Kadare përgjatë shkrimit të romanit Aksidenti rasti i aksidentit të princeshës Diana në Parisin ku jeton autori?.
Padyshim që shkrimtari e ka pasur parasysh, dhe mendoj se e ka shfrytëzuar si një dramë dashurore në laboratorin e krijuesit. Tragjizmi i saj i ka ardhur si një fakt e argument më shumë në analizat e deduksionet e tij, ndaj dhe teknikat e përdorura në ndërtimin e veprës janë kaq të ngjashme me aksidentin në fjalë.
Me princeshën Diana dhe fundin e saj tragjik mendimi dhe filozofia e jetës së shoqërisë hyri në një relation të ri në raport me konceptet për dashurinë dhe kornizat moralo familjare që ajo manifestoi, madje si një risi që u respektua nga gjithë bota.
Misteri nuk qëndron te aksidenti tragjik, por te drama e kësaj femre e cila simbolizon edhe një sjellje që ndiqet në botën njerëzore.

Oborri mbretëror anglez e respektoi pavarësisht piruetave të saj, sjelljes hipokrite dhe provokuese në raport me konceptet morale të jetës, edhe pse përmes figurës së princeshës Diana, dogma mbretërore mori një shkelm të fuqishëm në historinë e moralit të saj. Shtrohet pyetja: Si ka mundësi që princesha Diana theu, përmbysi, harroi me vetëdije shumë norma fetare mbi familjen dhe moralin, mbi detyrimet si femër ndaj krijesave të saj duke u lëshuar në një jetë krejt të lirë dhe në të njëjtën kohë të jetë e simpatizuar nga shumicë milionash njerëzish nëpër botë? Përse kjo prirje vlerësimi për Atë nga masa milionëshe njerëzish?
Mos ndoshta këto norma moralo - fetare njeriu i përvetëson dhe më pas i shfrytëzon sipas qëllimeve dhe situatave të ndryshme, kur ato i nevojiten dhe ua ka nevojën, e në raste të tjera lirije individuale pa fund, i përçmon?
Fenë e kemi një veshje morale që e heqim dhe riveshim, e kemi një mjet apo një udhërrëfyes jete në sjelljen njerëzore?
Njerëzit shpesh me vetëdije i injorojnë normat e edukimit fetar për moralin dhe dashurinë në çift, kjo edhe midis atyre që i janë dorëzuar jetës së manastireve dhe kishave(femra e meshkuj) edhe midis atyre që janë rritur dhe edukuar në familje me modele strikte konservatore.
Dashuria si një Energji e natyrës hyjnore nuk ka kufij në trillet dhe kapriçiot e saj. Kur çfaqet Ajo është mbizotëruese mbi dogmat ideologjike pragmatike e normat fetaro morale të krijuara nga njeriu për nevoja utilitare në jetën e përditëshme. A do arrij njeriu “t’a marri Dashurinë me të mirë” duke tentuar që t’a fusë e t’a mbajë në limitet e koncepteve morale njerëzore?
Kjo përbën enigmën që debatohet sot nga opinionet akademike dhe që e paraqet shkrimtari me artin e tij në romanin “Aksidenti”.
Autori Kadare e mbart realitetin e kufizuar shqiptar në gjithësinë e konceptit europian dhe perëndimor për jetën por nuk mund të jetë rob i këtij realiteti shqiptar. Shkrimtari e ka fituar prej kohësh këtë liri me thellimin e gjykimeve mbi jetën njerëzore në përmasa të përgjithëshme. Këto gjykime filozofike të trajtuara artistikisht kanë gjetur admirim dhe aprovim mbivlerësues nga elita letraro- shoqërore europiane. Kalimet e ngjarjeve nëpër aeroportet dhe hotelet e qyteteve të ndryshme europiane janë të pritëshme normalisht te një shkrimtar si Kadare me filozofi europiane të njëjtë me hapin e kohës.



Për lexuesin autori lë të kuptojë se nuk përbën rëndësi se ku ka ndodhur aksidenti, në Madrid apo Paris, në Londër apo në Tiranë, në Athinë apo në Romë etj, por e rëndësishme, thelbësore është ajo se çfarë botëkuptimi moral mbi sjelljet e njerëzve mbartin këta të aksidentuar, çfarë tabuje të shkelmuar, çfarë koncepti dhe thyerjesh normash dashurie këta personazhe i përcjellin shoqërisë.
Avangarda e mendimit botëror polemizon sot mbi atë nëse do e ruaj njeriu “Tempullin e Dashurisë” apo do e përçmojë duke përqafuar “Perversitetin”?
Çfarë raporti është duke i dhënë dhe do i japi njeriu në të ardhmen nocionit “Sinqeritet” në mardhëniet burrë – grua apo do përmbyset ky raport në favor të mardhënieve të hapura ku, nuk do egzistojë nocioni “E imja” ose “ I imi” si pronësi shpirtërore dhe materiale e njeriut?
Sa mëkate janë bërë dhe bëhen në emër të fenomenit Dashuri, këtij fenomeni sa djallëzor, aq më shumë akoma hyjnor. Janë vënë në peshoren e kohës Dashuria dhe Pervesiteti.  

Njeriu modern ka ringjallur sjellje erotike dhe seksi të atilla që manifestoheshin në Romën e lashtë. Ai më shumë shtyhet vetëdijshëm e instiktivisht, në harrim afektiv sipëror, me një vullnet dehës drejt ndërtimit deri edhe të një raporti seksual në grup, gjë e cila ka egzistuar në antikitet e që është në rritje sot në kohën moderne.
Do pranojë shoqëria një thyerje të pamëshirshme të normave familjare, të detyrimeve morale njerëzore të çiftit që ka ndërtuar një familje apo do ndjeki një prirje të fshehtë, tepër perfide dhe joshëse që fle në nënvetëdijen e çdonjerit për përmbysje të normave të mardhënieve social-biologjike midis individëve të shoqërisë. Shoqëria ndodhet përpara një alternative – mendon dhe sillet duke pasur parasysh se sfera shoqërore te njeriu  dominon mbi atë biologjike, ndërsa në praktikë rimodelimet e organizuara e të ligjëruara të shoqatave të ndryshme homoseksuale, lesbike, poligamike e kanë vënë para një pikëpyetjeje të madhe perspektivën e mendimit intelektual botëror.
Mjeku onkolog, italiani Umberto Veronesi me njohje të madhe paneuropiane, ka vite që ka hedhur argumenta në mbështetje të idesë se e ardhmja e shoqërisë do jetë biseksualiteti. Ai shpjegon se specia njerëzore po shkon drejt një “modeli unik” ku diferencat midis mashkullit dhe femrës po zvogëlohen. Vazhdon argumentimin më tej: “Mashkulli, prodhon më pak hormone androgjenë duke mos pasur nevojë që të luftojë si shumë kohë më parë në histori për mbijetesë dhe femra e vënë para rolesh të tjerë në shoqëri prodhon më pak hormone estrogenë. Këta ndiejnë dhe evoluojnë në drejtim të një atrofizimi të organeve riprodhuese. Bashkoji këtij efekti edhe faktin që riprodhimi sot arrihet edhe nëpërmjet fekondimit artificial dhe klonacionit atëhere po shkohet gradualisht drejt privimit të aktit seksual si mjet riprodhimi. Seksi do mbetet por, vetëm si gjest afeksioni kështu që nuk do jetë kaq e rëndësishme në qoftëse zgjedhim që t’a praktikojmë me një partner të të njëjtit seks”, përfundon Veronezi.
Ai jep edhe një shpjegim mjaft të qartë të termave transeksual, travestit, transgjinor, duke afirmuar se “sot diferencat gjinore po shkojnë pak nga pak drejt zvogëlimit”.
Ky është terreni njerëzor dhe morali filozofik i romanit ku zhvillohet, përplaset, lartësohet, injorohet e përçmohet gjithë bota morale, instiktive erotike dhe afektive e personazheve të Aksidentit.

Këtu mendoj se është shtysa e autorit për të shkruajtur një roman të stilit modern si Aksidenti dhe jo përshkrimi i raporteve seksuale nëpër hotelet europiane të çiftit shqiptar, jo moda e kohës së subjekteve të sotme erotike e hardsex për t’u bërë tërheqës për lexuesin.
Sot këtu rreh bota intelektuale perëndimore dhe pas saj në një mënyrë kundërvënëse bota e Lindjes, në interpretimin e fenomenit shoqëror, sa filozofik aq edhe me orientime mediatike të sistemuara e të arsyetuara në ndihmë të njerëzimit. Kompani të mëdha mediatike studiojnë analizojnë dhe paraqesin qëndrimet njerëzore për problemete e erosit, seksit, dashurisë dhe prirjet e tyre të favorshme ose disfavorshme ndaj familjes.   
Ky roman është letërsi për lexuesin e gjerë europian të Kadaresë tashmë, prandaj ai ka shfrytëzuar në mënyrë mjeshtërore kontekstin shqiptar brenda dhe nëpër Europë, me lojrat kontradiktore brenda shqiptarve të europianizuar si qënie ku zhvillohet dilemma mes arsyes shoqërore tradicionale dhe instiktit biologjik. Sa vend i lë arsyeja joshjes instiktive dhe në çfarë raporti ky instikt po merr predominim në kohën e sotme kur shoqëria po përjeton efektet e sjelljeve homoseksuale me pasojat mbi jetën familjare me dramat sociale shoqëruese, sëmundjeve vdekje prurëse dhe joshjet droguese me tronditje të madhe të bazës themelore të saj, familjen. Analizohet, pyetet dhe lihet e hapur dilemma filozofike shoqërore se çfarë do bëj njeriu me familjen.
Në këto 20 vjetët e fundit bota e mendimit shqiptar po kalon nëpër të gjitha ato tronditje psikologjike dhe proçese familjarizimi me pasojat e këtyre tronditjeve brenda një periudhe kohe të shkurtër, të shpejtë, dhe që si të tilla nuk mund të japin akoma orientimin e drejtë të shoqërisë nëpër këto labirinte. Botëkuptimi shqiptar nuk ka kaluar efektet psikologjike dhe pasojat shpërthyese të mënyrave të reja të jetës së individit në një  civilizim evolues në kërkim të identitetit si në rastin e një fenomeni Ŵoodstock 1969 në Amerike përfshi këtu edhe komunitetet e hipive. Ashtu sikurse nuk kaloi nëpër zhvillimet e fuqishme shoqërore për të drejtat e liritë individuale të njeriut që u zhvilluan në Eurpoë në vitet 60-70. Këto mungesa në botën psikologjike shqiptare sollën mbetjen e mendësisë në një terren mjaft defiçitar, të papërshtatshëm me konceptet dhe gjykimet e shoqërive perëndimore mbi këto zhvillime.
Megjithatë shkrimtari Kadare e sjell personazhin shqiptar në roman në atë nivel dilemash për dashurinë të njëjtë me ato që ndesh dhe përballon qytetari perëndimor. Eshtë një moment i dhënë me shumë mjeshtëri artistike nocioni i dashurisë në kushtet e izolimit diktatorial në vendin tonë. Me psikozën e tmerrit diktatura polli në Shqipëri e në vendet ish komuniste fenomenin e Dashurisë Hibride, perversen e asaj që njihte dhe hyjnizonte njerëzimi. Dashuria hibride solli drama tragjike familjare dhe shoqërore. Instiktet mbijetuese te njeriu e deformuan,   e përçudnuan idealin dashuror, krijuan familjen e tjetërsuar bazuar në idealin e dashurisë për partinë. “Ti më shkatërrove seksualitetin tim” – i klith femra shqiptare diktaturës në roman.
Ideologjia komuniste mbizotëroi ndjenjat më sublime të njeriut dhe u arrit deri në humbje të vlerave vetmbrojtëse njerëzore për familjen dhe dashurinë. Prandaj vjen si një episod mjaft interesant në roman moskuptimi nga Rovena i grupeve armiqësore që pillte diktatura si ushqim mbijetese dhe absurdit që shoqëronte shkatërrimin e dashurisë në familjet të cilat pësonin këto dënime degraduese deri në shkatërrim të plotë. A nuk është një ideologji shkatërruese ajo që penetron sot në vende të ndryshme të botës në përkrahje të poligamisë dhe seksualitetit të lirë?
Në perëndim abuzohej me liritë e plota të individit ndërsa në diktaturë me idealin e partisë, me mendësinë kolektive mbi moralin. Pasojat mbi Dashurinë dhe Familjen ishin degraduese në të dyja rastet.
Ka rreth tre dekada që kur shikojmë të organizohen në kryeqytetet e ndryshme të botës veçanërisht asaj perëndimore, për shqetësime të ndryshme të jetës shoqërore, demonstrime të grupeve njerëzish lakuriq femra e meshkuj të moshave të ndryshme. Burra e gra në grupe të mëdha, krejt lakuriq, hipur mbi biçikleta, mbi makina të hapura, nëpër parqe verore, në fusha të mbuluara nga dëbora e bardhë, përpara institucioneve të ndryshme, nëpër festa orgjish, po na paarqiten shpesh e më shumë para syve tanë. Po ashtu shikojmë një konstelacion të ndërtuar me 2 mijë trupa njerëzish të gjallë, femra e meshkuj, të rinj e pleq, të shtrirë lakuriq sipas konceptit të regjizorit në një sallë të madhe muzeu në Nju Jork para një viti e gjysëm. Pa lënë mënjanë grupet e natyralistëve që herë pas here demonstrojnë lakuriq në kopështe të gjelbëruara duke pasqyruar aktivitetin ditor të një familjeje në shoqërinë e familjeje të tjera lakuriq. A mund të mendohej të realizoheshin të tilla gjëra në bulevardin apo sallat artistike të Tiranës në këto 20 vjetët e fundit apo të mund të kryhen edhe në 20 vjetët e ardhëshëm. Tirana nuk do bëj përjashtim nga bota e metropoleve përreth saj, por do çfaqet më vonë me lakuriqësinë fizike të njerzve si forma demonstrimi ose edhe realizimesh artistike moderniste. Prandaj mendoj se shkrimtari Kadare në këtë roman modern parashtron ato shqetësime dhe pësime që ka bota perëndimore e që po i ndjen thellë edhe bota shqiptare sot e do i ndiej më shumë në të ardhmen si pjesë e së tërës njerëzore.
Bota shqiptare është akoma larg përfshirjes në një diskutim të atij niveli që qarkullon e gjykohet në rrethet akademike e filozofike perëndimore mbi dashurinë. Dukuritë e para përçudnuese që tashmë janë bërë fenomene më të dukëshme në gjirin e saj.
Ky është një këndvështrim imi mbi mesazhet filozofike që përcjell shkrimtari në roman. Nuk po flas për mjeshtërinë e ndërtimit të dialogjeve dhe figurave të tjera letrare të cilat meritojnë vend të veçantë më vete.
Shkrimtari Kadare është një minierë talenti të rrallë e mendimi të thellë shoqëror, gjë që e tregoi edhe me këtë roman..
Për të shijuar brenda kësaj miniere kënaqësinë e brilantit duhet të dish që t’a zbulosh atë e, që ta zbulosh duhet më parë formim me kulturë letrare e shoqërore mjaftueshëm orientuese, përndryshe duke u endur nëpër këtë minierë do mbushësh lopatën me qymyr.
Edhe qymyri ka vlerën e tij, por nuk është brilant.
Prandaj në shoqëri ka hierarki vlerash sepse perceptojmë njësoj por analizojmë në mënyra të ndryshme. 
Arshi Pipa e ka cilësuar shkrimtarin Kadare një “Heretik” bazuar në atë që, Heretiku shpreh të vërteta të mëdha filozofike.
Njeriu dashamirësisht, me vetëdije duhet të njohë e respektojë këto vlera në funksion të lartësimit të tij në botën e mendimit shoqëror që e rrethon.

MËHILL VELAJ :Stili poetik i Kullit nën peshën e mendimit emancipues

(Rreth vëllimit me poezi “Këpucët e mjegullës” të poetes Fatime Kulli)

imageFatime Kulli

























Takimi me poeten Fatime Kulli ka ndodhur krejt rastësisht, nëpërmjet krijimtarisë së saj të pasqyruar herë pas here te Forumi virtual “Tefta Tashko Koço”, dhe më pas, me anë të punës së saj në Shtypin shqiptar, “Fjala e Lirë”, Londër, forume dhe website-t “bashkëbisedim intim krijuesish” virtualisht, nëpërmjet poezive, prozës e publicistikës, marrëdhënie polimorfike këto që marrin këndvështrime të ndryshme, duke kombinuar veçmas të paimagjinueshmen. Më pas me Znj. Kulli do të njihesha fizikisht si bashkë-pjesëmarrës në Festivalin e Netëve Poetike të Strugës, do të ndanim së bashku mendime, opinione në gjini të ndryshme, po edhe shkëmbyem librat me njëri-tjetrin.
“Këpucët e Mjegullës” titullohet libri me poezi që unë pata kënaqësinë dhe fatin ta kem në bibliotekën time. Që në fillim e shpreh me bindje se teksa kaloja nga poezia në poezi, ato nuk janë thjesht të lidhura midis lexuesit dhe teksteve, por është universi i tyre që në njëfarë mënyre “emigrojnë” tek unë, tek lexuesit dhe dashamirësit e poezisë, hyjnë në dialog me shoqërinë, të ndikuara edhe nga ndryshimet sociale, emancipuese, e liruar nga tabutë me veten, dëshirën dhe opinionin, guximin dhe forcën shpërthyese të vargut femëror, dashurinë, dhimbjen, mallin, trishtimin, lëndimin, revoltë femërore ndaj inferioritetit marramendës maskilist, mjeshtre e vargut ndaj dhunës, kundërshtojnë tabutë – penë e stil poetik, me të cilën ajo qëmton lehtë impulset universale të jetës. Tingujt e fjalëve ndjekin njeri-tjetrin, formojnë një ansambël vargjesh dhe aureolë emocionesh, të ndjeshme dhe emocionale për të sfiduar nocionet tradicionale të formës e përmbajtjes.
Një nga gjërat e para që të vjen në mendje teksa lexon poezitë e Kullit është në lidhje me marrëdhëniet që poetja ka ndërtuar me bukurinë, shpirtëroren dhe filozofiken.
Poetja Fatime Kulli ka një botë të pasur e të bukur shpirtërore, por edhe fizike, dhe kjo natyrisht, në njëfarë mënyre ka ndikuar së tepërmi në formimin e saj poetik, në këndvështrimin e saj mbi gjërat dhe kam zbuluar si kurrë më parë që kjo bukuri është jo vetëm teori e thjeshtë e trupit, por e lëvizjeve të marra së bashku me realitetin, në kulturën e saj, peshë e mendimit dhe dhuratë e vetëdijes. Pra, një mënyrë e natyrshme për të qetësuar veten ndaj objekteve dhe në të njëjtën kohë mënyra se si synimet e ekzistencës depërtojnë tek ne.
“Një natë në të perënduar,/Ndjeva agun e frymës tënde,/Të më gudulisë si një fëmijë nëpër gushë,/Ndjeva fëshfëritjet e lëkurës tënde,/Të lëkundeshin nën murin e barit të ujshëm,/Ndjeva brenda meje të lëvizte një stuhi e zjarrtë,/Që ndizet rrallë në gjethet e kujtimeve,/Lidhet si gjerdanë në gardhin e zemrës,/Për të më ndriçuar mëngjeset….
Fjalët në vargjet e kësaj poezi të titulluar “Ndjeva agun e frymës tënde”, i bëjnë ato (vargjet) të rrjedhin qetë e shtruar, të arrira estetikisht me mesazh, ndjenjë, metaforë, gjykim lirik, ndjellin rrjedhën e përjetshme, preludin e çasteve magjike me origjinalitetin e ëmbël e real, “për të më ndriçuar mëngjeset…” - poetizon autorja - një virtyt i jashtëm që nuk ekziston në vetvete, një bukuri shpirtërore e fizike që nuk është pronë e “agut” – “të më gudulisë si një fëmijë” – “stuhi e zjarrtë” - shprehet poetja, dhe më poshtë “si gjerdan në gardhin e zemrës” - por që i jep formë shpirtit të dashuruar. Poetja nuk bën iluzione për bukurinë e trupit e të shpirtit sepse ajo është e brishtë dhe e ndriçuar, se kjo bukuri është bujare dhe e lirë, dhuratë që pret vetëm dashurinë.
“Një natë në të perënduar./u fundosa nën shkëlqimin e bebëzave të tua,/si skllave iu binda muskujve të ujitur,/dhe bënë dashuri në shtroje ajri, të babëzitur…./të gjitha puthjet e mblodha si hoje mjalti në prehër,/gishtërinjtë në telat e kitarës rikompozonin një refren: /Ti je drita, ti je gjithësia, ti je dashuria!”
Kështu poetja Kulli feston ekzistencën e bukurisë shpirtërore dhe fizike, të jetës së saj. Dashuria është e përjetshme dhe burimet si lind dhe zhvillohet ajo janë universale. Me një lexim të kujdesshëm të poezive të saj, kupton se Kulli pasqyron ndikimet, aspektet dhe përvojat personale por edhe të lëvizjes feministe në tërësi, që rrjedhin nga varësia emocionale, gëzimit e dëshpërimit, dashurinë e vërtetë dhe motivimit të saj, marrëdhënie që ndikojnë në të për jetën, dhimbjen dhe stresin, herë me shpërthime ndjesore e të zjarrta, herë melankolike, të pastra e drejtpërdrejta;”Për dashurinë time,/tërbohem vetë…/s’e dua tërbimin tënd në qenien time,/lëshoj frerët e frymëmarrjes,/për të shkëputur puthjet e mallkuara,/nga qenia jote e pabesë”, herë me ton revolte sarkastik e ironik. (Poezia “Më lër të të zbuloj…”)
Stili poetik i Kullit është i pajisur më metafora që janë brenda imazheve apo gjuhës figurative, metaforat janë krahasime që prodhojnë imazhe të menjëhershme, krijojnë një marrëdhënie në të njëjtën kohë mes imagjinatës e ndjenjës, në mendjen tonë e të lexuesit.
“dalldisje erëmirë,/kurme që pushtojnë./e fëshfërijnë,/nën petëza të bardha ethesh….” (Poezia “Dashuroj një polic”)
Janë vargje të një poezie e konsideruar e veçantë dhe gjerësisht antologjike, një valë lirike, metaforike, etike, është si një ekuacion i frymëmarrjes, jetës, dashurisë, të frymëmarrjes si nevojë fizike dhe frymëzuese si gjendje metafizike.
Një poezi e identitetit të poetes Kulli, është poezia e fatit të Çamërisë.

“Oh, klithma ime fatzezë
Këmbëvrarë mbi malin e shkelur
Ofshamë tragjedie e kope e therur.
Lulebardhat çelin në pus të harrimit
Ullinj e klumusht i gjirit.

Oh, dashuria ime!
Psherëtimë në qiellzë të lotit
Identitet varur n’bastun udhëkryqesh
Ku kryqëzohen dashuritë…
…lulëzojnë ligësitë.

Oh, mëshirë e pamëshirshme!
Në tokat e mia djerrë
Unë jam çami më i vjetër
Mbi kufomën e gjunjëzimit, shkel.”

Kjo poezi e jashtëzakonshme, sintezë dhe motivit të njohur nga poetja për pjekurinë e saj poetike. Poezia është përshkruese, lirikë patriotike, simbol i përjetshëm i dashurisë për vendin e origjinës, frymëzim dhe aspiratë për përballimin e dramatikes, i dhimbjes, rrënjosur thellë në tokën e Çamërisë dhe historisë së saj.
“Engjëlli im, /buzëqesh përtej Adriatikut…/më vështron me ata sy, sy të panjohur…./nuk të pashë kur linde,/as kur doli dhëmbi i parë,/as kur fillove të ngrihesh në këmbë…/hapësirave të bardha me shtigje mbyllur…”(Poezia “Engjëlli im”)
Është një stil poetik i njohur i poetes duke lidhur temën e poezisë me fatin dhe veten e saj, gjendjen shpirtërore dhe njerëzore, mendimet e fshehta të gjuhës figurative për dashurinë e njerëzve të saj, një poezi e hapur, me kuptimin dhe përzierjen e tyre, që krijojnë e plotësojnë botën e njeriut, krijimin e reciprocitetit të tyre të parimit poetik-dialektik.
Poetja Fatime Kulli falë talentit, profesionalizmit dhe guximit të saj, ka depërtuar në të gjitha rrjedhat e letërsisë, jo vetëm si shkrimtare dhe poete, por edhe si qenie njerëzore, si bashkudhëtare e lëvizjes feministe, duke i dhënë liri, emancipim jetës e dashurisë, mirësisë, humanizmit me kuptimin universal dhe të përjetshëm të njerëzores!

Mëhill Velaj
Stamford CT USA

FERIT RAMADANI :JUSUF GËRVALLA – identiteti origjinal i rrugëtimit



imageJUSUF GËRVALLA


Duke dashur të ndërlidh kriijimet e mëherëshme për Jusuf Gërvallën, po me këtë krijim që në ditëlindjen e tij të 65 së , vjen e ndez kërshërinë të bëjë dritë mbi personalitetin e krijuar, pas arratisjes , Jusuf Gervallës , i shkon epiteti - njeriu me identitetin origjinal të rrugëtimit .
Në këtë përllogaritje , janë të pamundëshme të përfshihen të gjitha, por, janë evidente shumë bëma të tij, sado që në numër nuk janë as edhe  pak, por, për nga prurja e nivelit artistik, flasin se ai arriti një nivel shumë të lartë , dhe të mirfilltë krijues.Qysh në nismën krijuese nëper gazeta të kohës , si tek “Flaka e Vëllazërimit në Shkup, më 1974, apo tek gazeta e studentëve “ Bota e re “ në Prishtinë , u bënë të paharruara poezitë e stilit lirik, me një prurje metaforike të mbuluar me hermetizmin mjeshtror në domethënie, e që godisnin gjithë realitetin e kohës që bënte kalitjen e kthetrave robëruese. Ndaj poeti i ri, Jusuf Gërvalla, përmes lirikave poetike “ Baladë për shavarin “ dhe “ Kalon pranë meje “ stigmatizon fuqishëm arritjen e atij urragani krijues të fushës poetike!
    Nëse jo te gjithë , lexues e artdashës,  e kuptuan se në analet e jetës krijuese arrin Migjeni i ri, është shumë e arsyeshme që ai , u ra në sy atyre që ishin rrek me studime të artit, dhe përcillnin çdo gjë, që krijonte nivel,  dhe në ugarin letrar sillte prurjen e shendetshme të artit poetik. E kjo, do spikatur, se poezitë e Jusuf Gervalles, për këtë nivel, në atë kohë u bënë shtyllë e fuqishme e titulluar si “çaste poetike “ në strehën e madhe dhe të mirënjohur të “Jeta e re”, që drejtohej nga kryeredaktori i asaj kohe Rexhep Qosja. Jam i bindur se publikimi i ciklit “ Çaste poetike”,  në revistë ka krijuar vulën e profilit krijues, që më vonë , të dëshmojë se ai, jo vetëm në krijimtari e ka atë ndjenjë për unifikimin e çështjes shqiptare,  por, se ajo ka kaluar horizontin dhe është shtrirë në dimensionin e këngës si nje fuqi karakteristike, që krijon ritmin e  pathyeshëm deri në kryengritje për asociacionet e ndjesisë që të përndez për revolucionaritetin që ka.
     Gjithë ky konglomerat i ideve, përgjithësimet ,larushia e pastër e preokupimit e mbërthyen krijuesin të ndërtojë lirikat që dita ditës lexoheshin me ëndje nga lexuesit, sa herë publikoheshin në shtypin e kohës. Ishte kënaqësi e veçantë përmbledhja e botuar nga Redaksia e botimeve “ Rlindja”, dhe dalja e saj në shitje tek Libraria e Teatrit në fillim të vitit 1975. Asokohe, si i ri, me një elan ngjisja shkallët të dëgjoja risinë nga librashitësi plak i asaj librarie, që posedonte një kapital të madh njohurishë , natyrisht, kishte dhe kondicion të fuqishëm leximi dhe interperetimi për vlerat krijuese.
- Merre këtë libër ! Sapo ka dalë ! Por është me vlerë ! më tha.
    Nuk kisha dilemë për ate. E mora dhe nisa ta shfletoj. Vetë titulli më krijonte emblemën domethenëse të shumë ngjarjeve e kujtimeve te jetës së rëniengritjeve, që hapte portën e kujtimeve në krijimtarinë poetike të frymëzimit të poetit të ri. Ndaj, përmbledhja vinte si nje llavë vullkanike, saherë që kalimthi në atë shfletim lexoja vargjet përkushtime për vendlindjen, e cila mbahej gjallë fal qëndresës së saj shekullore , përkundër gjithë pengesave, dështimeve, urrejtjes që i vinte nga sistemi që krijonte përmasa goditëse, duke u dhëne përparësi atyre që i kishte në permasën e përkrahjes, ndërsa, për shqiptarët, krijonte projektet e robërisë.
Ishin  një ogur i mirë për poetin përkrahjet që ai i kuptonte se libri dita dites shitej e lexohej.Gjithsesi ishin edhe sinjale shumë të veçanta notat që në shtyp vërshuan nga esetë dhe recensionet. Të gjitha kishin një ekuilibrim, se vepra poetike e Jusufit, ka krijuar një sfond të ri pamjesh në kontekst të lirikes domethënëse të tematikës , dhe në shtresimin e kuptimsisë. Ky krijim i linjave  që e ndërlidh të kaluarën me të tashmen, dhe hap vizionin e një meditimi për të ardhmen, paraqitej si refleks i revoltës ! Alarmi i kësaj drame nuk ishte pa qëllim. Në skenën e përditëshmerisë kishte shumë shqetësime, dhe ato nga padukshmëria e prapavisë goditeshin që kurrë të mos rimerrnin forcë për mbrojtje. Vargu artistik i poetit, dilte si një shtysë  dhe krah , se dikush, më thellë shikon si të arrihet tek liria!
    Këto nuanca të kësaj pamjeje u spikatën në intervisten e Jusufit, dhënë gazetarit të asaj kohe , poetit të ndjerë Qerim Arifi në revistën Zeri i rinisë, Prishtinë. Ai ndermjet të tjerave do të thotë se : “ Parabolla krijuese poetike e Jusuf Gervalles fillon aty ku shumë krijues do të donin ta perfundonin...”. Ishte një e vërtete e pamohueshme se Jusufi kishte shpallur protestën e tij me poezinë : “ Njeri ku je “.

                               
                                   njeri, ku je
                                   t’lënduan rëndë me poezi
                                   e arte abstrakte
                                   të kanë mbërthy
                                   n’regjistra e akte
                                   se je njeri
                                   s’u shkon ndërmend

        Nëpër vorbullin tundues të këtij rrezatimi, në laboratorinë krijuese të vizionit ku dhembja dhe plaga e popullit kërkonin shpresën e shpëtimit, nëpër arrogancën dhe ashpërsinë shtypëse të pushtuesve, poeti me një veçori specifike, valviti në lartësi flamurin lirik, e me të paraqiti tragjikën kombëtare, që ishte bërë një vazhdim i vuajtjes së përditshme nga tirania! Ai e mbajti vazhdimsinë e kësaj ideje, dhe ate e bëri më të spikatur e më të thellë tek libri i dytë poetik të botuar më 1978 me titull “Kanjushë e verdhe”. Atë kohë, plejada e re e krijuesve me individualitet, për komponentën e realizimit të tutjeshëm të imazhit krijues, organizoi tryzën e diskutimeve, ku me theksim të veçantë u analizua edhe përmbledhja “ Kanjushë e verdhë” e Jusufit. Për komponentet e realizimit të kësaj përmbledhje , Mehmet Kraja tha : “frymëzimi, idilika, imazhi, si pjesë e saj, tabloja impresioniste, narracioni janë observimet që mbështeten mbi tablo dhe imazhe, ku i jepet hapësirë asociacionit dhe, në ndërtimin e ligjëratës së vet poetike, e cila,  mbështetet te metafora.”
Vështrimi mbi botëkuptimet krijuese të poezise së Jusufit ishte bërë pasqyrim prej të cilit, dilnin vlerësimet për kualitetin dhe nivelin realizues. Këtë ambient të krijuar të vlerësimeve e ndiqte Jusufi, i cili,  pandal krijonte të sjell të arriturat krijuese. Në dhjetor të vitit 1979, nga biblioteka “ Valët “, e Flakës së vëllazërimit” pa dritën libri I tretë poetik “Shenjat e shenjta “. Ishte koha e një sfide shpalljeje.  Veprimtaria e tij ishte bërë e dashur dhe gjithkah shpërndahej e lexohej, ndërsa, autori I saj, në vend që të fitonte admirim për këto, nga organet nisi të shikohej si person nongrata. Nëpër keto rrethana të krijuara, Jusufi arriti të bëjë arratisjen e tij, ndërsa vepra poetike e tij “Shenjat e shenjta “ krahas ndalimit të qarkullimit si libër, intensivisht u kthye në  manifest letrar që lexohej e përdorej si biblika më e ngrohtë e metaforës për liri, për ta kthyer Jusufin në njeriun me identitetin origjinal të rrugëtimit unikat!

Jusuf Gërvalla

Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje. Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.
Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.
Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.

MILIANO KALLUPI :Një fjalor enciklopedik mbi shkrimtarët shqiptarë

Në këtë tempull të shenjtë banon Astrit Bishqemi, ndër më të rrallët autorë e studiues të letërsisë për fëmijë e të rinj, ku e bashkëshoqërojnë autorë të tillë të njohur, si: Prof. Bedri Dedja, Prof. Odhise Grillo, Dr. Agim Deva, Xhevat Syla, Nehas Sopaj, Prend Buzhala, Ramazan Çadri, Faik Shkodra, Fejzi Boku, Hasan Hasani, e ndonjë tjetër.

imageMiliano Kallupi

Vetëm një lexues i vëmendshëm mund të ndalet te faqet 45-47 të Fjalorit enciklopedik “Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj (1886-2009)” dhe do t’i bëjë përshtypje emri i shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur për fëmijë e të rinj, Pr. As. Dr. Astrit Bishqemi, që ka nisur të botojë për ta që nga libri i parë për fëmijë, novela “Gjoksshkëmbi” (1972) e gjer në librin e kohëve të fundit, “Leksikoni”, botuar më 2009.
Pra tridhjetë e shtatë vjet krijimtari, 65 libra, që me një llogaritje të thjeshtë matematikore, i takon të botojë gati dy libra në vit. Dhe kjo nuk është pak. Duke pasur parasysh opusin e madh të krijimtarisë së tij, dhe jo vetëm të asaj, letrare, por edhe studimore, menjëherë do të të shkojë nëpër mend se vetëm një autor i tillë mund t’i hyjë një pune kaq serioze e profesionale, siç është edhe libri “Autorë shqiptarë të letërsisë për fëmijë e të rinj” (1886-2009). Dhe ky “Leksikon” ka ardhur në mënyrë të natyrshme si rrjedhojë e një pune studimore e hulumtuese të mëparshme, të kujdesshme dhe të përgjegjshme. Kujtoni këtu se janë nëntë vepra të këtij karakteri. Siç shihet, shkallët janë ngjitur gradualisht me më vëmendje e sy të veçantë që e kanë çuar autorin në majën e vlerësimeve e të suksesit. Në këtë tempull të shenjtë banon Astrit Bishqemi, ndër më të rrallët autorë e studiues të letërsisë për fëmijë e të rinj, ku e bashkëshoqërojnë autorë të tillë të njohur, si: Prof. Bedri Dedja, Prof. Odhise Grillo, Dr. Agim Deva, Xhevat Syla, Nehas Sopaj, Prend Buzhala, Ramazan Çadri, Faik Shkodra, Fejzi Boku, Hasan Hasani, e ndonjë tjetër.
Është me vend të nënvizojmë faktin se Bishqemi, me punën studimore që ka bërë, por edhe me lidhjet e shumta që ka me autorë shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e në Mal të Zi, ka arritur t’i njohë mirë e saktë zhvillimet e letërsisë për fëmijë e të rritur ndër vite, fazat që ajo ka kaluar, veprat në përgjithësi, arritjet dhe dobësitë e saj, të cilat janë trajtuar fortbukur në librin e tij voluminoz rreth njëmijë faqe “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë” vepër e cila ishte planifikuar të realizohej nga Akademia e Shkencave nga një grup studiuesish, por që u arrit të dalë në dritë nga një autor. Dhe ky është Astrit Bishqemi. Gjykojeni vetë se ç’punë rrëmuese ka bërë ky autor, ku më vjen çudi që vlerësimet për të kanë qenë jo në nivelin e meritës. Edhe në këtë fushë kaq të rëndësishme e serioze të ketë egoizëm? E pse? E kujt i ka hyrë në hak ai? Veçse krijimtarisë letrare të tijës, sepse në rast se zoti Astrit nuk do të merrej me studime, duke harxhuar mjaft kohë produktive për të, me siguri do të shkruante e botonte edhe njëzet libra të tjerë për fëmijë e të rinj. E njoh mirë intensitetin e punës krijuese të tij. Por ja që letërsia shqiptare për fëmijë ka nevojë dhe për “pesha të rënda”, për studime e gjurmime që e vënë atë pa mëdyshje mbi baza të vërteta shkencore.
Le t’i rikthehemi më konkretisht “Fjalorit enciklopedik”. Duhet ditur që ky leksikon nuk është i pari, por vazhdë e disa fjalorëve të këtij karakteri, ku më të spikaturit janë ato të Prof. Odhise Grillos në Shqipëri dhe të Hasan Hasanit në Kosovë.
Po ku qëndrojnë vlerat dhe dallimet në raport me to?
Në krye të herës mund të them se ky fjalor bën një përcaktim shkencor të fillimit të krijimtarisë për fëmijë e të rinj, siç është viti 1886, kur poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, botoi në Bukuresht tre libra, një me vjersha e dy me proza, të cilat dilnin jashtë kuadrit të programeve shkollore. Është pikërisht ky fillim i mbarë që shërbeu e shërben për edukimin dhe formimin artistik dhe estetik të fëmijëve e të rinjve tanë. Brezni të tëra janë rritur duke pasur nëpër duar libra për moshën e tyre të autorëve shqiptarë e atyre botërorë.
Vlerë tjetër e librit është paraqitja e mjaft autorëve (823), të cilët në raport me dy leksikonët e mëparshëm është më i madh, megjithëse në të nuk pasqyrohen autorë-fëmijë ose “letërsi fëminore”, siç ishin në leksikonin e Prof. Odhise Grillos, apo autorë të anatemuar nga diktatura komuniste, si dhe kategorinë e analistëve dhe studiuesve të letërsisë për fëmijë. Ndërkohë duhet ndërmendur se ky leksikon, në dallim me atë të Grillos që regjistron deri në vitin 1995 dhe ai i Hasanit që mbyllet në vitin 2001, pasqyron veprimtarinë krijuese e botuese të autorëve shqiptarë gjer në vitin 2008 e më tej gjer në mesin e vitit 2009. Pra është me një bazë më të gjerë e më të plotë, gjati-gati gjer në shterje.
Tjetër. Janë evituar me kujdes pasaktësitë dhe gabimet e leksikonëve të mëparshëm, duke filluar nga datëlindjet e duke mbaruar me titujt e librave, me vitet e botimit të tyre në klasifikimin e zhanreve, në adresimin për “të rritur dhe për “fëmijë” etj. Këto gabime e pasaktësi në “Leksikonin” e Bishqemit janë shmangur, duke iu përgjigjur drejt kriterit shkencor dhe çoroditjes së lexuesit. Dhe kjo është meritë e tij, duke qenë i ndërgjegjshëm e skrupuloz në punën hulumtuese e ballafaquese me autorët e me veprat konkrete të tyre.
Meritë tjetër e autorit është se në libër, për veprat e autorëve janë shënuar jo vetëm vitet e botimit, por edhe shtëpitë botuese dhe ndërkohë përcaktohet edhe serioziteti i botimit, duke i qëndruar mjaft herë larg komercializmit dhe fitimit të paskrupullt e duke synuar botime dinjitoze e me vlera të spikatura edukative.
Ky libër kap një gamë të gjerë lexuesish. Së pari, ky është një thesar në duart e studiuesve të letërsisë dhe pedagogëve të universiteteve në shkallë vendi e më gjerë. Së dyti, përparësitë e këtij libri janë një ndihmesë e paçmuar për mësuesit e ciklit të ulët dhe atyre të arsimit të mesëm, si dhe të studentëve që studiojnë për gjuhë e letërsi shqipe.
Për të gjitha këto dhe hollësira të tjera, që nuk ia vlen të zgjatemi, për atë këmbëngulje, vullnet e durim prej “mali me dëborë”, them me shpirt e me plot gojën si krijues e si mik i hershëm i Astrit Bishqemit se libri i tij “Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj (1886-2009)” është një vepër e madhe e unikale, me vlera të padiskutueshme njohëse, historike e studimore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...