Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/30

Karla Del Ponte i kërkoi gjeneralit Reinhard: “Arrestojeni Agim Çekun!"

Karla Del Ponte i kërkoi gjeneralit Reinhard: “Arrestojeni Agim Çekun!”
Ish idiotja -kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte.

Bajrush Morina -Bota sot
Del Ponte i thotë haptas komandantit të KFOR-it Klaus Rajnhard se më 28 shtator të vitit 1999 kishte ardhë në Kosovë për të ngritur aktakuzë kundër Agim Çekut, i cili në atë kohë ishte komandant i TMK-së.
Raporti i eurodeputeti Dick Marty nuk është shkruar krejtësisht në bazë të hetimeve të tij dyvjeçare. Ai mori përsipër që të zbardhë “misterin” e “Shtëpisë së Verdhë” nga një komision i Këshillit të Evropës. Pra, Dick Marty para se të hartonte raportin e tij kishte lexuar me kujdes librin e ish-kryeprokurores se Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte, “Gjuetia”. Në këtë libër Dick Marty mori instruksionet e para se si duhet të ngrihet kjo çështje dhe se si duhet të akuzohet një popull i tërë.
Më 28 shtator të vitit 1999 kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës do të shkelë për herë të parë tokën e Kosovës. Tetë muaj më parë kishte provuar të futej në Kosovë edhe paraardhësja e Del Pontes , kryeprokurorja Luis Arbour, por atëherë, në janar të vitit 1999, ajo ishte ndaluar nga regjimi policor serb, në kufirin Maqedoni-Kosovë. Del Ponte tash hynte lirisht në Kosovë, sepse nuk ishin më forcat serbe që do ta pengonin, por ishin forcat e KFOR-it që asaj do t’i ofrojnë siguri dhe akomodim në bazën e tyre ushtarake në Prishtinë. Por, përderisa paraardhësja e saj Luis Arbour kishte tentuar të hynte në Kosovë për të hetuar krimin e policisë serbe, të shkaktuar në Reçak, Del Ponte kishte ardhur me një mision tjetër në Kosovë. Qëllimin e saj ajo ia kishte shprehur edhe vetë komandantit të KFOR-it, gjermanit Klaus Rajnhard. Del Ponte e thotë haptas në librin e saj “Zonja Prokurore” qëllimin e kësaj ardhjeje në Kosovë: të mbledhë fakte për të ngritur aktakuzë kundër ish-komandantëve të UÇK-së, në radhë të parë kundër Agim Çekut, i cili në atë kohë ishte komandant i TMK-së.

Dy “emra të mëdhenj” që do të skuqen nga deklaratat e tyre!

Dy “emra të mëdhenj” që do të skuqen nga deklaratat e tyre!

Bajrush Morina -Bota sot
Cilat janë lidhjet e Dik Martyt me Dejvid Filipsin dhe sa është e vërtetë se këta janë furnizuar me informacione nga Florin Krasniqi e Klubi për Politikë të jashtme që udhëhiqet nga Veton Surroi?
Tre vjet pas publikimit të librit të Karla Del Pontes, në skenë do të dalë edhe një “i huaj. David Philips, një anëtar i një OJQ-je amerikane, me emrin “Komiteti për politikë të jashtme” do të hartojë një raport me titull 'Të kuptuarit e pavarësisë', i cili u publikua më 20 korrik të këtij viti. Filips nuk u tregua aq i drejtpërdrejtë në akuzat kundër ish-UÇK-së, siç ishte treguar më parë Karla Del Ponte. Filips sulmonte SHIK-un por tërthorazi përmendeshin edhe forma të ndryshe të trafikimeve për të sjellë përfitime për zyrtarët e lartë të SHIK-ut. Filips akuzonte drejtpërdrejtë Qeverinë e Kosovës dhe vetë kryeministrin Thaçi për lidhje të drejtpërdrejta me strukturat e SHIK-ut. Pra akuza e Dejvid Filipsit ishte paksa më e modifikuar apo më e “ambalazhuar”.
Lidhjet e Dejvid Filipsit me Klubin për Politikë të Jashmte
Në një tryezë të organizuar në Prishtinë më 20 korrik të këtij viti nga Klubi për Politikë të Jashtme në krye me Veton Surroi, Dejvid Filips edhe njëherë do të përsërisë akuzat e tij kryesisht ndaj SHIK-ut por me aludim ndaj liderëve të lartë qeveritarë e të PDK-së. Përkrah Filipsit do të jetë edhe Veton Surroi.
Promovimin në Kosovë të raportit të Dejvid Filipsit me titull “Të kuptuarit e pavarësisë” do ta organizojë kush tjetër pos Klubi për Politikë të Jashtme. Në këtë promovim Filips do të kërkojë arrestimin e zyrtarëve të lartë që janë të lidhur me SHIK-un duke mos përjashtuar as familjarët e tyre. "SHIK-u është ende aktiv dhe i lidhur ngushtë me zyrtarë të lartë qeveritarë. Qeveria duhet të tregohet më aktive në luftimin e këtyre dukurive. Duhet të fillojë t’i arrestojë zyrtarët e lartë të korruptuar, duke mos përjashtuar as familjarët. Politika është shumë e personalizuar, kurse SHIK-u është ende aktiv, megjithëse e ka deklaruar të përfunduar punën e tij", ka thënë Philips para politikanëve, aktivistëve të shoqërisë civile e gazetarëve. Në përfundim të prezantimit të shkurtër të raportit të tij, të publikuar nga Komiteti Kombëtar për Politikë të Jashtme, Philips ka folur edhe për kërcënimin e medias së pavarur në Kosovë, si dhe mënyrën si është pritur dhe komentuar raporti i tij në Kosovë. "Të gjitha i pranoj, debatin, përfshirë komentet pozitive apo negative. Por nuk e pranoj të më quajnë agjent i Serbisë. Nuk lejoj që 23 vjet të angazhimit tim për pavarësinë e Kosovës të komentohen në këtë mënyrë", ka thënë Philips. Në këtë tryezë promovuese nuk kanë munguar as kritikat e Veton Surroit.
Por ajo që është e vërtetë dhe pamohueshme është lidhja e Dejvid Filipsit me Klubin për Politikë të Jashtme, përkatësisht lidhjet e Dejvid Filipsit me Veton Surroin. Kjo lidhje duket se është realizuar edhe përmes Florin Krasniqit, një ish-luftëtar i UÇK-së nga Amerika.

“LeMonde”: Kosova, dobësitë e raportit mbi trafikimin e organeve


Gazeta prestigjioze franceze, “Le Monde”, në një artikull të botuar ditë më parë, ka bërë një analizë rreth raportit të Dick Martyt, ku ai paraqet kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, si “bos të mafies”. Rreth këtij raporti, është përfolur shumë ditëve të fundit, që nga publikimi i tij fillimisht nga gazeta prestigjioze londineze “The Guardian”, e më pas edhe nga pothuajse të gjitha mediet botërore.
Në librin e vet, të botuar me 2008, Karla del Ponte evokonte ekzistimin e një “shtëpie të verdhë”, e cila gjendej në afërsi të Burrelit, në pjesën qendrore të vendit, e zbuluar nga një ekip i gazetarëve hulumtues. Sipas tyre, në këtë shtëpi paskëshin qenë praktikuar tortura dhe heqja e organeve.
Më 2008, këto akuza kanë pas nxitur pokështu pyetje. Përse prokuroja e Tribunalit penal ndërkombëtar, e ngarkuar që të ndjek krimet e luftës, nuk i ka vërë në pah këto fakte të supozuara?
Jacques Rupnick, specialist i Ballkanit në CERI, prerazi thotë se, është fjala këtu për një zhurmë mediale.
“Si të shpjegohet ndryshe fakti se prokuroja e rangut të saj bën akuza të tilla pa ofruar asnjë provë, përderisa pikërisht ajo duhej të ishte në gjendje t’i argumentoj ato? Madje edhe zëdhënësja e saj e dikurshme, Florence Hartmann, e kishte akuzuar se po bën akuza pa ofruar as një grimë prove”, është shprehur Rupnick.
I pyetur lidhur me këtë çështje, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Bernard Kouchner, i dërguari special i OKB-së, nuk e kishte fshehur skepticizmin e vet karshi tezës për njëfarë “shtëpie të verdhë”.
Mirëpo, raporti i Dick Martyt, ndonëse i autorizuar që të orvatet të nxjerr prova, është pikërisht pa prova. Këtë madje nuk e fsheh vet deputeti zviceran. Ai është mbështetur kryesisht mbi dëshmitë dhe raportet e shërbimeve sekrete perëndimore. Në mungesë të mjeteve, ai nuk ka patur mundësi të vizitojë gjashtë vendet të cilat ai i ka identifikuar si burgje të UÇK-së në Shqipëri.
Për shkaqe të sigurisë, ai nuk jap emrin e asnjë dëshmitari, disa prej të cilëve nuk kanë qenë të intervistuar nga ai por nga “përfaqësues të shërbimeve policore të vendeve të ndryshme, nga hulumtues dhe universitarë e gazetarë hulumtues të një reputacioni dhe të një besueshmërie të pranuar”.
“Ka dëshmitarë të këtyre ngjarjeve që kanë qenë të eliminuar, të tjerë të frikësuar nga vet fakti pse i kanë pyetur lidhur me këto ngjarje”, arsyetohet ai.
“Rrjetet shqiptare të krimit të organizuar duket se është më vështirë të infiltrohen se sa Mafia italiane”. Një lajtmotiv që përsëritet rregullisht. Kështu, UÇK-ja është përshkruar si një organizatë kriminale që përdorë “një imazh të bukur të një armate guerile” për t’i maskuar aktivitetet e veta ilegale”.
Më 2004, një mision i Gjyqit penal Ndërkombëtar të Hagës si dhe të UNMIK-ut, i dërguar për të hetuar lidhur me këtë “shtëpi të verdhë”, kishte gjetur injeksione, disa gjurmë të gjakut dhe epruveta të zbrazëta, por këto nuk kishin mjaftuar për të sajuar prova.
Sipas senatorit zviceran, gjithsesi, vrasjet me plumb në kokë – e menjëherë pastaj është bërë nxjerrja e organeve - nuk janë bërë në “shtëpinë e verdhë”. Ky vend ishte shumë larg nga aeroporti i Tiranës, kryeqytet i Shqipërisë, për të lejuar dërgimin e shpejt të organeve kah klinikat private perëndimore.
Dick Marty pohon se heqja e organeve është bërë në Fushë Krujë, një qytet shumë më afër Tiranës dhe i pajisur me një klinikë.
Përveç akuzave, është kalendari i publikimit të këtij raporti që zgjon dyshimin. Paraqitja e akuzave të tilla kundër Hashim Thaçit, një ditë pas fitores në zgjedhjet legjislative, e çuditë Jacques Rupnickun.
“Me një raport të tillë, bëhet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në lojën politike të Kosovës, duke e delegjitimuar atë që ka dalë i pari dhe që tani duhet të organizojë negociata për koalicionin”, ka thënë Rupnick.
Profesori Rupnick mendon po kështu se me këto akuza është goditur edhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, ngase s’mund të merret me mend një politikan serb i cili do të pranonte të hap bisedimet me një lider të cilin Këshilli i Evropës do ta cilësonte si “kriminel”.

Shtypi perëndimor: Zhvillime rreth raportit të KE për Kosovën

Shtypi perëndimor: Zhvillime rreth raportit të KE për Kosovën

Në shtypin perëndimor analizohet raporti i Dick Martyt për Kosovën. Ky raport shihet edhe në kontekstin e problemeve që dalin në ngritjen e një shteti të ri.
FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG duke përshkruar raportin e Dick Martyt për Kosovën, ndër të tjera veçon: "Si burim shërbejnë ndër të tjera, siç thuhet, raporte sekrete, të lexueshme në internet të BND (Shërbimit Informativ Gjerman) dhe një studim i hartuar për Ministrinë Federale të Mbrojtjes, të cilat në substancën e tyre nuk janë shumë më tepër se përmbledhje të thashethemeve që qarkullojnë në Kosovë, të shoqëruara nga shënime, të cilat u referohen burimeve të tjera të shërbimeve të fshehta, ku citohen artikuj në medie".
Ngritja e shtetit kërkon kohë
Gazeta NZZ AM SONNTAG tërheq vëmendjen në numrin e së dielës se me gjithë dëshirat e mira një shtet nuk ndërtohet në pak vite: "Vendi mbetet ekonomikisht i rrënuar dhe politikisht një sistem klientelist i prapambetur. Dhe problemet e koordinimit midis ndihmuesve ndërkombëtare i ofrojnë qeverisë justifikime të mira për mungesën e progresit. Aktualisht është arritur pika më e ulët. Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Hashim Thaçi karakterizohet në një raport të KE si kriminel; në zgjedhje duket se ka pasur falsifikime. Në perceptim, Kosova është bërë brenda një kohe të shkurtër nga vend i lirisë, në çerdhe cubash. Por të dyja këto pamje janë të gabuara. I drejtë është përfundimi, se shtetet, me gjithë synimet e menduara për mirë, nuk ndërtohen brenda vitesh, por për këtë duhen breza".
Ndërsa në numrin e së hënës, NZZ përshkruan metodën që përdor Dick Marty për të akuzuar, në këtë rast shqiptarët: "Kur Dick Marty paraqet një raport hetimor investigativ është për të pasur kujdes. I ngarkuari i posaçëm i Këshillit të Evropës nga njëra anë ka tendencë që t'i paraqesë evidencat rrethanore si dëshmi. Nga ana tjetër, anëtari i Dhomës së Lartë të Parlamentit Zviceran rregullisht nënvleftësohet nga të tjerët. Një raport mund të jetë përfundimi i një hetimi ose fillimi i tij, tha njëherë Marty në lidhje me burgjet e CIA-s. Raportin e tij të parë të publikuar në vitin 2006 për Këshillin e Evropës e panë me shpoti, kurse për raportin e dytë, në të njëjtin vit buzëqeshën. Ndërkohë, qeveria britanike i ka kërkuar falje Marty-t, kurse disa vende evropianolindore kanë ngritur komisione hetimore parlamentare.
Marty e quan metodën e tij "dialektikën e së vërtetës". E thënë troç: ai përpiqet në fazën e parë të hetimeve që të mbledhë sa më shumë material rëndues që të jetë e mundur, e dendëson të gjithën me pohime anonime të dëshmitarëve, shpall zbulime shokuese, ua dërgon projektin e raportit medieve të caktuara, qëndron i tërhequr dhe në kulmin e tensioneve del para kamerave dhe mikrofonave. Synimi i këtij ushtrimi: të ngrihet sa më shumë pluhur, në mënyrë që të lajmërohen dëshmitarë të tjerë dhe informatorë dhe të aktivizohen aktorë të tjerë.
Kur e pyesin për dhuntinë e tij, për të inskenuar raporte hetimore, ai tërheq vëmendjen jo për kohën kur ka qenë gjahtar i mafias në Tessin, por flet për një person: "Unë jam një admirues i madh i Steve Jobs." 65-vjeçari admiron talentin e shefit të koncernit Apple, për t'i mbajtur produktet kaq kohë të fshehura, derisa prej tyre të presësh mrekulli. Por metoda Marty ka një anë tjetër. Raporti i tij akuzon persona me emër, se kanë kryer krime të përbindshme, pa paraqitur dëshmi. Luftëtarët e UÇK-së, të cilët paraqiten me të padrejtë ose me të drejtë si kasapë, nuk mund ta çojnë në gjyq Martyn dhe as të vërtetojnë të kundërtën.
Kundërshtar i njohjes së Kosovës
Aq më e rëndë është kritika e kosovarëve, se Marty nuk është vetëm hetues, por edhe palë. Me të vërtetë, tesinasi, i cili është prej 15 vjetësh anëtar i Dhomës së Lartë të Parlamentit, është shprehur në mënyrë të përsëritur me vendosmëri kundër një njohjeje të Kosovës. Ai u përpoq që ta relativizonte përfytyrimin e "serbit të keq" dhe të "kosovarit të mirë". Në Beograd ai gjeti vitet e fundit dyer të hapura dhe dëshmitarë të gatshëm për bisedime. Në Prishtinë, kryeministri Thaçi shpalli të enjten se do ta padisë Martyn.
Gjahtari i mafias, që ka marrë shumë dekorata, vepron për sa i përket punës së tij i vetëm. Marty i mbërthehet një rasti dhe nuk e lëshon më. Kur merr një mandat të ri, atë nuk e frenon më dot askush. Më parë ishin gjykatësit ata që vendosnin për vlerën e një materiali konfirmues, sot është publiku. Dhe ky publik nuk është i korruptueshëm".(dw)

Independent: Dëshmi, ju lutem!

Independent: Dëshmi, ju lutem!
The guardian" kishte botuar artikullin për raportin e Dik Martit.

"Independent"
Shkruan: Denis Mekshejn, anëtar i Parlamentit në Britani dhe ish-ministër për Evropën. Në vitet 2004-2010 ka qenë përfaqësues i Briatnisë së Madhe në Këshillin e Evropës.
Në mes të periudhës së WikiLeaks-it, një tregim tjetër eksplodoi në faqet e para në mbarë botën, e që pretendon se kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte krimineli kryesor i involvuar në vrasjen e njerëzve, për nxjerrjen e organeve të tyre për shitje.
Prej kohës së Pol Potit nuk janë bërë deklarata të tilla për një lider aktual në detyrë në vendin e tij. Thaçi ishte zgjedhur në dhjetor me vetëm 34% të votuesve kosovarë që e mbështetën atë, që është pak më pak se Dejvid Kameruni dhe shumë më tepër se Xhorxh Bushi në vitin 2000.
Asnjë zgjedhje në Ballkan nuk është pa akuza për parregullsi në votime. Partitë politike në Kosovë janë klanore, të lidhura me interesa të dyshimta biznesi dhe të financuara pjesërisht nga diaspora kosovare.
Liderët politikë kosovarë, sikur ata kroatë, malazezë, shqiptarë dhe maqedonas, rregullisht janë të akuzuar (shpeshherë edhe me drejtësi) për shmangien e parave për vete ose për nevoja të partisë politike.
Prandaj, prejse “biznesi” në Ballkanin Perëndimor është më tepër i bazuar në kontrabandë të cigareve dhe trafikimin seksual skllav, sesa në aktivitetin legal ekonomik, politikani që nuk mund të akuzohet se e mban një kompani të keqe, me të vërtetë është një “shtazë e rrallë”.
Thaçi nuk dallon. Por Thaçi, i cili ishte në dhe jashtë pushtetit për një dekadë, operon si politikan që për së afërmi është i mbikëqyrur nga një asortiment i trupave të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, si dhe nga vëzhguesit e jashtëm dhe vizitorët.
Raporti që ka shkaktuar tronditje, ende nuk është miratuar nga Këshilli i Evropës, me përjashtim të një nënkomiteti të panumërt të tij.
Është shkruar nga politikani i fortë dhe avokati prokuror zvicerano-italian, i quajtur Dik Marti. Ai është i afërt me bashkëvendësen e tij italiane, avokate politike, Karla Del Ponte - libri i së cilës në Itali kishte bërë akuza identike me raportin e Martit.
Raporti i zotit Marti nuk është dokument preciz juridik. Ai përmban teori të trazuara të politikës perëndimore, derisa ajo shpalosej në krizën e Kosovës në fund të viteve ‘90.
Në këtë, zoti Marti reflekton politizimin e Këshillit të Evropës, i cili prejse e pranoi Rusinë si anëtare në vitin 1995, ishte përdorur me mjeshtri nga Kremlini për t’i avancuar interesat diplomatike të Rusisë.
Atje Rusia kishte kultivuar aleatë në blloqe të ndryshme politike. Në Britani, anëtari liberal – demokrat i Parlamentit dhe anëtar i Këshillit të Evropës, Majk Hankok, ishte akuzuar nga kryesuesi i Grupit të të gjitha partive britanike parlamentare për Rusinë, se në mënyrë flagrante ishte pro Rusisë në debatet në Këshillin e Evropës.
Anëtarët konservatorë britanikë të Parlamentit në Këshillin e Evropës ulen në të njëjtin grup me delegacionin e zgjedhur nga Vlladimir Putini.
Rusët, me mbështetjen e anëtarëve britanikë konservatorë të Parlamentit, kishin synuar ta vendosnin ish-anëtarin e stafit të KGB-së si president të Këshillit të Evropës, në vitin 2008.
Shkurtimisht, Këshilli i Evropës nuk është ndonjë tubim pa interes i parlamentarëve të Amnesty International ose të Human Rights Watch, por është thellësisht trup i politizuar konfliktuoz, ku shtetet mobilizohen për promovimin e mbështetjes për çështjet e tyre aktuale.
Prioritet i lartë për Kremlinin ishte që ta maksimalizojë mbështetjen për qëndrimin anti-SHBA dhe anti-NATO në Këshillin e Evropës. Rusia ka synuar kultivimin e aleatëve për ta mbrojtur Serbinë dhe shtetet e tjera sllave ose ortodokse nga kritikat.
Përpjekjet nga demokratët socialë të qendrës nga Suedia për promovimin e pajtimit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, janë kundërshtuar.
Gjëra të tmerrshme ishin bërë nga ushtarët serbë dhe paramilitarët në Kosovë, pasi diplomacia e fuqishme e Riçard Hollbrukut në Dejton, para 15 vjetësh, i ndali pasionet nacionaliste serbe të Millosheviqit për më tutje në veri.
Fshatrat e vizituara të Kosovës dhe varrezat myslimane kanë shumë gurrë varresh me njerëzit e lindur në data të ndryshme, por të gjithë të vrarë në të njëjtën ditë, kur skuadrat serbe të ekzekutimit ishin tërbuar.
Njëjtë, gjëra të tmerrshme ishin bërë derisa disa kosovarë kaluan nga rezistenca paqësore dhe pasive e gjatë dy dekada nën Ibrahim Rugovën, në një rezistencë të armatosur, të shkurtër por intensive, 15-18-muajshe, përfshirë edhe vrasje dhe trajtim brutal të bashkëpunëtorëve të regjimit, në stilin e rezistencës franceze në vitin 1944.
Në vend që të synohet paqe dhe pajtim, kanë ekzistuar përpjekje të vazhdueshme nga akset serbo- ruse në Këshillin e Evropës për të pretenduar se Kosova është provincë kriminale separatiste e Beogradit, që një ditë do të kthehet nën pushtetin serb.
Diskreditimi i liderëve të ndryshëm kosovarë, të cilët, pothuajse të gjithë, në një ose mënyrë tjetër, morën pjesë në betejën rezistuese kundër Millosheviqit, që përfundoi me intervenimin Bler-Klinton të NATO-s, në verë të vitit 1999, ishte prioritet i lartë për serbët dhe rusët.
Zoti Marti, së bashku me të tjerët me qëndrim armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Evropës, asnjëherë nuk e ka fshehur kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës. Ai i ka kundërshtuar thirrjet që Kosovës t’i jepet status i anëtarit ose i vëzhguesit në Këshillin e Evropës.
Senatori Marti është njeri në vete dhe sinqeriteti i tij nuk vjen në pikëpyetje. Ai beson në atë që beson. Por, duke e lexuar raportin e tij me 19 mijë fjalë, paraqitet një problem. Atje nuk ekziston as një emër i vetëm ose një dëshmitar i vetëm i akuzave se Thaçi ishte i involvuar në trafikim të organeve njerëzore nga viktimat e vrara.
Senatori Marti i bën të gjitha për ta nxirë emrin e Thaçit, duke e akuzuar atë se është pak më tepër se kriminel, i cili e ka shfrytëzuar krizën në Kosovë për krijimin e operacionit të stilit mafioz.
Se këto praktika të padëshiruara kanë ndodhur dhe do të ndodhin çdo kund në botë, nuk ka dyshim. Por, zoti Marti ka dështuar ta lidhë Thaçin direkt me trafikun e organeve, megjithëse titulli shokues: “Trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, ishte paraparë për t’i maksimalizuar titujt. (f.b.)

Frenk Uizner: Akuzat e çmendura të Dik Martit duhet trajtuar me gjakftohtësi


Intervistë me ambasadorin amerikan Frenk Uizner
RTV21: Ambasador i nderuar ju jam shume mirenjohes qe gjetet kohe per ne per
te diskutuar per ate qe po ndodhe ne Europe, ne Ballkan, konkretishte ne Kosove, per Raportin e reoprterit te Keshillit te Europes Dik Martit. Cka mendoni per kete raport
Amb WISNER: Edhe pse nuk di diq me teper se ajo qe eshte thene ne media, une jam thellesishte skeptic ne kete raport. Mirpo skepticizmi im nuk eshte I rendesishem por ajo qe eshte thene ne kete raport duhet te argumentohet, pra po qe se ka fakte dhe argumente qe mbeshtesin ato qe jane thene ne raport t'ju dorezohen autoriteteve ne Kosove. Kosova eshte vend I rendit dhge ligjeve, ka sistemin juridik, ka prokurorine dhe jam I sigurt se po qe se argumentohet se eshte kryer veper apo krim autoritetet ne Kosove do ta hetojne ne teresi tamam ashtu siq prêt edhe komuniteti nderkombetar qe te trajtohej ky problem. Tani radha eshte tek z. Marti dhe informatoret e tij qe te sjellin argumentet dh eta vendosin ne kanalet adekuate dhe deri sa te behet kjo edhe pse Une per veten time nuk e besoj, them qe ta lem procesin te zhvillohet dhe pastaj te gjithe do ta kuptojme te verteten. Une jam I vetedijshem qe Qeveria e Kosoves i ka mohuar akuzat ashtu siq edhekam pritur dhe kjo eshte sume e rendesishme per mua sepse Qeverite nuk bejne mohime pa argumentime. Pra tja leme drejtesise ta ndaj drejtesine!
RTV21: Si e perceptoni kohen dhe momentumin e daljes se ketij raporti. Doli menjehere pas zgjedhjeve ne Kosove. Sikurse t'ishte kurdisur te eksplodoj ne kete kohe
Amb WISNER: S'do mend se mund te kete shume spekulime edhe pse nuk di sa te perdorshme do te jene. Mund te thuhet se jane te kurdisura dhe koordinuara me kohen e bisedimeve, me kohen e zgjedhjeve, mirpo them se duhet lene procesit te drejtesise qe te kryej punen e vet e pastaj po qe se vertetohet se nuk ka fakte dhe argument tere kjo do te reflekohet shume keq dhe ashper mbi at ate cilet einician kete process .
Amb WISNER: Ndersa lidhur me ate se Dik Marty eshte pro serb dhe anti Kosovar dhe anti UCK edhe pse kam degjuar fjale kidhur me kete, do te isha I kujdeshem dhe nuk kisha dashur ta potencoj. Raporti ne fjale eshte nje document qe eshte vene para opinionit botetror dhe mu per kete duhet te trajtohet ne menyre adekuate. Le te trajtohet para drejtesise dhepo qe se vertetohet si jo i vertete do te kthehet autorit ne menyren me te keqe. Mirpo ne duhet ta presim diten e verdiktit te drejtesise.
RTV21: Z. Ambasador si nje qe keni qeni i kyqur drejtperdrejt ne rajon, ne procesin e bisedimeve per statusin e Kosoves, a ka ardhe ndonjehere para jush kjo ceshtje? A e keni hasur ndokund ndonjehere?
Amb WISNER: Jo asnjehere nuk ka ardhur para nesh. Nuk e kam hasur asnjehere! Eshte risi per mua! E vetmja qe kohe pas kohe vinte para neve ishin deklarimet e pales serbe se ne e dijme me ke kemi te bejme, ne e dijme historine e tyre! Asnjehere nuk eshte bere pjese e negociatave per sapo ligjore tatusin final, asnjehere nuk eshte bere pjese legale, asnjehere nuk eshte sjelle ndonje e dhene, ndonje informate apo dicka tjeter! Kurre para meje nuk ka ardhe asnje gje lidhur me kete, as edhe nje informata me e vogel, hiq!!! Edhe po qe se do te kishte ndonje budallallak nuk do ta merrja me seriozitet I vetedijshem se ne bisedime kaq te rendisishme siq ishte statusi final s'do mend se do te kete budallalliqe te llojllojshme dhe une nuk do ta merrja seriozishe as atehere e as tani port ha leme drejtesise ta thote fjalen e vet. Ne kohe luftash kesi lloj akuzash te cmendura ndodhin dhe mu per kete kjo akuze duhet trajtuar me gjakeftoftesi.
RTV21: A mendoni se kjo do ta dobesoj poziten e Kosoves ne procesin e bisedimeve me Beogradin
Amb WISNER: Gjithsesi se nuk do ta dobesoj poziten e Kosoves ne pikeveshtrimin tim dhe jam I sigurt as ne pikeveshtrimin e te SHBA -ve. Nuk do ta ndryshoj as perceptimin e Serbise per legalitetin e Pavaresise se Kosoves apo jo. Nuk e dij se cfar do te kete lidhur me kete process. A do te kete process fare apo jo. Cfgar drejtimi do te mere. Por gjithsesi ne duhet te sillemi me pergjegjesi. Ti leme rrjedhjen e mirefillte dhe mos ti japim me teper rendesi seq duhet sepse do te duket me e madhe dhe me e rendesishme se qe eshte ne te vertete T'ia leme sistemit gjyqesor te ballafaqohet me te!
RTV21: Kosova pati zgjedhjet dhe nga to pritet te foremohet Qeveria e cila do te hyje ne bisedime me Serbine te cilat bisedime Europa eshte duke bere presion te fillojne sa me pare. Cka mendoni per keto bisedime
Amb WISNER: Mendoj se potencialishte jane te rendesishme. Keto bisedime jane ajo qe gjithe ne e kemi kerkuar: Qe dy palet te ulen dhe te bisedojne per ato ceshtje te cilat do te ndihmojne marredhenjet praktike mes tyre. Potencoj jo marredhenjeve juridike por marredhenjeve praktike mes Kosoves dhe Serbise. Do te pajtoheni edhe ju se do te jete shume veshtire per ta ndryshuar casjen e Serbise ndaj pavaresise se Kosoves por te gjithe pajtohemi se mirekuptimi e bene jeten me te kuptueshme dhe zvoglon arsyeshmerine e konflikteve. Mirekuptimi sjell tregtine, udhetimet, bashkupnim ne fushen e rendit dhe ligjit, ne fushen ekonomike, qe se bashku nikojne ne te dyja vendet. Do te pajtoheni se mund te jetohet prane njeri tjetrit ne paqe edhe po qe se ka mospajtime per statusin. Po qe se kjo do te ndodhe ateher dera drejte Europes mund te hapet. Eshte me se e rendesishme qe te Komisioni Europia te beje presion tek te dyja palet, qe te ulen dhe gjithe ceshtjet e hapura ti shtrojne ne tavoline dhe te bejne cmos per te arritur marreveshje. Keto bisedime duhet te merren shume seriozishte, te kene konkluzion logjik, para se te merret ndonje vendim per t'ia mu njeras apo pales tjeter antaresimin ne Unionin Europia. Europa ka rregullat e veta dhe nuk me takon mua si amerikan qe te vleresoj por asesi nuk mund ta marr me mend qe Europa ta sjell ne gjirin e vet ndonje pale qe ka mospajtime qe mund te zgjidhen dhe mu per kete se paku ceshtjet praktike duhet te zgjidhen me Kosoves dhe Serbise.
RTV21:Te gjithe jemi te vetedijshem qe Kosova ka mbet ne GETO si I vetmi vend qe nuk ka perfituar nga liberalizimi I vizave derisa vendi I cili ka shkaktuar 4 luftera ne Bellkan - Serbia ka perfituar nga liberalizimi I vizave deri sa viktima -Kosova ende eshte ne Geto
Amb WISNER: Levizja drejt liberalizimit te vizave ishte levizje ne drejtim te duhur. Kjo do te thote se Europa e kupton nevojen e hapjes se linjave te komunikimit dhe udhetimit. Une nuk jam pjese e bisedimeve mes autoriteteve te Kosoves dhe Europes por do te befasosha shume po qe se dyert e Europes do ti mbylleshin Kosoves. Mendoj se kjo ceshtje duhet te trajtohet pasi qe presedanet jane krijuar keshtu qe te eksplorohet dhe te punohet ne kete drejtim. Ne nderkohe une besoj dhe deshiroj qe kjo te ndodhe sa me pare! Nuk e humbi besimin asnjehere dhe nuk du ate perdor termet si GETO, izolim apo tjeter por.
RTV21: Me falni Ambasador por populli I Kosoves mpo e ndine vehten ne GETO! Une po e percjelli mesazhin e tyre sepse po ndihen sikur jane future ne GETO!
Amb WISNER:E kuptoj se edhe ata deshirojne te marrin pjese ne Europe sikurse gjithe tjeret dhe une e respektoj kete dhe dua ta shof qe po ndodhe sa me pare dhe une besoj se pergjegjesiaper kete bie mbi autoritetet e Kosoves dhe ato Europianen per ta zgjidhur kete ceshtje por sipas meje kjo duhet trajtuar si ceshtje praktike e jo ti ipet dimension politik sepse do te jete me veshtire per ta zgjidhur pastaj
RTV21: Pavaresishte kjo ka ndikim mbi neve kosovaret por du ate pyes nje gje tjeter. Ju jeni te vetedijshem se kosovaret kerkojne qe SHBA te jen pjese e ketyre bisedimeve. Pse nuk jane SHBA pjese e ketyre bisedimeve?
Amb WISNER: Une mendoj se miqte e mije kosovar e nencmojne vendosmerine e zotimit amerikan per mireqenjen e Kosoves! Eshte me rendesi qe Europa te punoje perms proceseve te veta qe nje dite i gjithe Ballkane te jete pjese e Europes. Por mos besoni as per nje second se SHBA do ta lshoj dore Kosoven , s'do te jete e interesuar per keto negociata apo ndodhi tjera ne te ardhmen. Rrini te qete! Ne kemi dhen zotimin tone per mireqenjen e Kosoves dhe ai zotim kurr nuk do te zhbehet.
RTV21: Duke ju falenderuar edhe nje here, cfare mesazhi keni per popullin dhe lidershipin e Kosoves, duke qene I vetedijshem se mesazhi juaj ka peshe per ta
Amb WISNER: Po i afrohemi fundit te vitit, festat i kemi para nesh dhe para se gjithashurime dhe pergezime per gjithe miqte e mije. Ka edhe shume per tu bere ne ndertimin e shtetit te ri te Kosoves, ekonomise se Kosoves, institucioneve te Kosoves. Gjithashtu eshte rasti ideal per ta treguar pjekurine politike te Kosoves. Kosova organizoi zgjedhjet, dhe tani duhet qe partite te bashkohen dhe te formojne qeverine per hire te popullit te Kosoves dhe sinqerishte shpresoj qe procesi I formimit te qeverise te kryhet shpejte dhe koalicioni qe do te del te mere pergjegjesite e veta. Ne formen me te mire. Viti 2011 hap dyert e bisedimeve potenciale me Serbine, bisedime qe do te fillojne si te thjeshta por qe do te rriten dhe nderlikohen dhe te cilat do te krijojne atmosphere bashkepunimi qemes dy paleve ka munguar. Shpresoj qe kjo do te eksploatohet siq duhet nga ana e kosovareve posaqerisht shpresoj se serbet do te vijne ne tavolinen e bisedimeve me pikepamje per te jetuar me realitetin. Te pajtohen qe te jetojne se bashku me fqinjet e vet ne Baza praktike si fqinje te mirefillte.

Ka ngecje të madhe në zbardhjen e fatit të të pagjeturve


Pavarësisht deklaratave të politikanëve tanë dhe përgjegjësve të komisioneve e organizatave vendore e ndërkombëtare, se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është prioritet, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur, pasi vitet e fundit vërehet një ngecje shumë e madhe rreth kësaj çështje, ka thënë në një intervistë për Kosovapress, koordinatori i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi.
Kosovapress: Kaluan 11 vjet dhe çështja e personave të pagjetur ende vazhdon të jetë brengë për qytetarët e Kosovës dhe ende nuk dihet për fatin e 1823 personave. Sa është punuar deri tash në zbardhjen e fatit të tyre?
Kasumi: Është e vërtet se kaluan 11 vjet dhe për historinë dhe ndoshta edhe për politikën, 11 vjet nuk janë shumë, por për familjarët që kërkojnë informacione për më të dashurit e tyre janë jo 11 vjet, por 11 shekuj. Fatkeqësisht, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme numri është ende i madh dhe vitet e fundit kemi një ngecje të madhe, e cila i shqetëson tej mase familjarët.
Kosovapress: Po ju si këshill, çfarë keni bërë për këtë çështje ?
Kasumi: Ne si Këshill Koordinues kemi vazhduar aktivitetin dhe përpjekjet tona që të bëjmë trysni te qeveritarët tanë dhe te faktori ndërkombëtar që vepron dhe që është i involvuar në procesin e hulumtimit të gjetjes së njerëzve dhe sigurimit të informacionit për këta njerëz, të cilët u morën pafajësisht, u morën nga duart e familjarëve, nga kolonat dhe pa asnjë shkas dhe arsye u privuan nga e drejta e jetës së lirë.
Kosovapress: Ditë më parë Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka diskutuar raportin e vitit 2010 dhe ka përgatitur një plan veprimi për vitin 2011. Sa jeni të kënaqur me raportin dhe planin?
Kasumi: Kemi përcjellë dhe përcjellim vazhdimisht punën e Komisionit qeveritar të Republikës së Kosovës për të pa gjeturit, ndaj të cilit kemi pasur vërejtjet dhe sugjerimet tona, ngase ai është një komision formal i cili nuk ka arritur thuajse asnjëherë të jetë në përbërje komplete dhe të realizojë synimet. Edhe plani operativ i veprimit ishte përafërsisht model i ngjashëm i çështjeve të njëjta, të cilat përsëritet tash e 11 vjet. Nga 11 shkresa dhe shqetësime të familjarëve, pjesërisht janë realizuar vetëm dy prej tyre. Përkundër përpjekjeve, ky proces i dhimbjes të madhe të qytetarëve të Kosovës është në ngecje dhe kjo është brenga dhe shqetësimi më i madh i familjarëve. Qeveritë, politikanët tanë dhe përgjegjësit e komisioneve e organizatave vendore e ndërkombëtare, gjithmonë thonë se kjo çështje është me prioritet, por ne nuk jemi duke e parë, ngase prioriteti dhe qasja serioze, përpjekjet dhe angazhimet e shtuara me siguri do të jepnin më shumë rezultate se sa që kanë dhënë këto vitet e fundit dhe sidomos nga viti 2006 vërehet një ngecje shumë e madhe rreth kësaj çështje.
Kosovapress: Institucionet e Kosovës thonë se duhet të bëhet trysni mbi Serbinë. Sa kanë pas mundësi reale institucionet tona ta bëjnë këtë ?
Kasumi: Nuk jemi të kënaqur me atë që është bërë, pasi ka pak rezultate dhe ka pasur mundësi të bëhet shumë. Nuk konsiderojmë se presioni është e vetmja formë e zgjidhjes së këtij problemi. Komisioni qeveritar dhe organizmat e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë mund të bëjnë shumë më tepër, të cilat do ta detyronin faktorin ndërkombëtar dhe Qeverinë e Serbisë, e cila është fajtore kryesore dhe adresa e vetme e gjitha këtyre krimeve dhe e informacioneve për njerëzit të cilët i mungojnë Kosovës. Por ata kanë qenë mjeshtër kur kanë bërë krime, janë edhe më mjeshtër tash në fshehjen e krimit dhe sigurisht ata do të vazhdojnë përpjekjet dhe lojën e tyre me të cilën po rëndojnë gjendjen e familjarëve, të cilët sigurisht me këto përpjekje po synojnë qëllimet e tyre djallëzore dhe anti njerëzore dhe sigurisht do të reflektohen në përpjekjet e përgjithshme të tejkalimit të kësaj gjendjeje dhe synim nga proceset integruese euro atlantike.
Kosovapress: Është edhe një numër i madh i mbetjeve mortore që vazhdojnë të jenë në morgun e Prishtinës. Pse po vonohet identifikimi i tyre?
Kasumi: Kjo është një enigmë dhe një brengë e madhe, e cila i mundon familjarët, të cilët kërkojnë tash e 11 vjet njerëzit e tyre dhe prania e tyre neve na duket një lloj burgu për njerëzit tanë. Shqetësimi dhe tensionet e brendshme te familjarët do të vijë në rritje dhe sigurisht një ditë do të shpërthejë. Ne nuk jemi ekspert të dimë se ku është faji, por informacionet, të cilat i jep zyra për mjekësi ligjore është e drejtë ekskluzive e EULEX-it. Ne si Këshill konsiderojmë se në vitet e pasluftës në Kosovë, është bërë identifikimi dhe varrosja e shumë viktimave të luftës pa analiza shkencore të ADN-së dhe aty është bërë gabim në identifikim dhe në varrosje, dhe janë përzier mbetjet mortore të njerëzve dhe fatkeqësisht nga kjo pikë e zezë që e kemi në morgun e Prishtinës, vuajnë familjarët, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se bën nderim dhe çon lule te varri i një të panjohuri.
Kosovapress: Pse EULEX-i ka ndërprerë identifikimin e mbetjeve mortore?
Kasumi: Në mbledhjen e fundit të Komisionit qeveritar kuptuam se mjekësia ligjore është e kontrolluar nga EULEX-i dhe ne si asociacione kemi marrë vendim që brenda ditëve të para të muajit janar do të hulumtojmë dhe deshifrojmë këto ngecje të raporteve të krijuara ndërmjet stafit vendor dhe ndërkombëtar. Kjo gjendje po reflektohet shumë në gjendjen tonë shpirtërore dhe ne jemi pasojë, ne jemi ata që po e vuajmë këtë raport, i cili duhet të kalohet dhe duhet të zgjidhet.
Kosovapress: Ju si Këshill keni ndërmarrë ndonjë hap për ta paditur Serbisë për gjenocidin që ka bërë në Kosovë?
Kasumi: Këshilli jonë koordinues është i përbërë prej familjarëve dhe në një farë mënyre lirisht mund të them se dikush nga ndërkombëtarët ose vendorët ka manipuluar me ne. Vazhdimisht me këtë çështje na është thënë se do të merren institucionet e përkohshme, atëherë vetëqeverisëse të Kosovës, do të merret edhe Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut, por deri më sot nuk po shihet asgjë. Iniciativë pat marrë në atë kohë edhe komisioni i përparshëm qeveritar, por nuk bëri asgjë. Ne si Këshill koordinues kemi arritur të ngrisim një padi kundër udhëheqjes qendrore të Serbisë, ku ishin të përfshirë udhëheqësit aktual, Çoviq, Koshtunica, Tadiq e të tjerë, të cilët e pengonin procesin dhe pengonin qasjen në dokumente dhe arkiv, të cilët janë burim i informacionit për atë se çka ka ndodhur në Kosovë. Atë padi e kemi ngritur si Këshill në mënyrë të pavarur dhe e kemi drejtuar si në drejtësinë vendore ashtu edhe deri në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë. Kjo ka ndodhur në vitin 2005 dhe deri tash nuk kemi asnjë informacion se çka ka ndodhur me këtë aktpadi tonën. Nuk kemi përgjigje dhe njoftim nëse është miratuar apo është refuzuar, por për fat të mirë ne e kemi kopjen dhe nëse është nevoja do ta përsëritim. Shfrytëzoj rastin të kërkojmë nga prokuroria, udhëheqja jonë, por edhe nga komisioni qeveritar që të punojnë shumë më tepër ngase angazhimi dhe përpjekjet e drejtësisë në këtë çështje dhe në proces të hulumtimit dhe zbardhjes së fatit të personave të pagjetur mungojnë dhe janë në pikën zero. Përderisa ne nuk punojmë, pala tjetër siç thashë edhe më herët, ka ditur të bëjë krime, tash po organizohet që pjesën e përgjegjësisë dhe fajit të vet t’ia hedhë viktimës, e cila për ne është e njohur, por për botën nuk është e njohur dhe në një farë mënyre një pjesë e fajit pa e bërë fare dhe pa e merituar neve po na mbetet.
Kosovapress: Është një numër i madh i familjarëve të personave të pagjetur që kanë ngritur shqetësimin lidhur me raportin e Dik Martit?
Kasumi: Raporti i tij ka goditur në mënyrë më të rëndë familjarët e të pagjeturve. Më besoni me dhjetëra dhe qindra familjar të cilët kërkojnë të afërmit e tyre mua më kanë dërguar në gjendje që të qaj. Na mbetet që përveç një reagimi me shkrim, të bëjmë edhe shumë veprime tjera për të cilët biseduam në mbledhjen e këshillit tonë. Ne do t’i drejtohemi për ndihmë qeverisë sonë. Po ashtu, do t’i drejtohemi me një shkresë udhëheqësve të Këshillit të Evropës dhe do të organizojmë nëse kemi mundësi dhe nëse na jepet mbështetja nga institucionet tona dhe faktori ndërkombëtar, që të organizojmë edhe një protestë para selisë së Këshillit të Evropës në ditën kur do të bisedohet për çështjen e raportit të anti shqiptarit më të madh që njeh gjenerata e tashme e shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, Dik Martit, i cili ose ka marrë para shumë të mëdha prej Serbisë dhe dikujt tjetër, ose është i sëmurë dhe njeri i cili është në pozicion të ushqimit të krimit dhe jo luftimit të veprimeve kriminale./Intervistoi: Labinot Gashi/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...