Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/04

Tiranë-Sarajevë dhe kthim!

image

Më 6 shkurt 2011 , një orkestër e madhe simfonike prej më se 80 muzikantësh dhe mbi 10 solistë nga të dyja vendet do të interpretojnë së bashku pjesë ndër më të njohurat e repertorit operistik evropian si dhe nga muzika kombëtare e dy vendeve - si shenjë festimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën

Nëse kemi lënë pas një muaj tragjik për shqiptarët, plot shqetësim nga tensioni politik i krijuar, nuk ka ndodhur kështu me Bosnjë-Hercegovinën. Si shqiptarët, edhe boshnjakët në dhjetor kanë festuar mundësinë evropiane të ekzistencës. Liberalizmi i vizave si duket nuk hyn vetëm në ato korniza politike ku shpesh kalon merita, por po shndërrohet në një vetafirmim, vetëdije të popujve. Për këtë arsye, ndoshta rreth 100 artistë të të dyja vendeve do të jenë në një mbrëmje gala për ta kremtuar “lirinë” e vizave. Është Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë dhe Filarmonia e Sarajevës do të përforcojnë në të dy kryeqytetet përkatëse, në Sarajevë dhe Tiranë. Një orkestër e madhe simfonike prej më se 80 muzikantësh dhe mbi 10 solistë nga të dyja vendet do të interpretojnë së bashku pjesë ndër më të njohurat e repertorit operistik evropian si dhe nga muzika kombëtare e dy vendeve.

Emrat më të njohur të skenës operistike shqiptare dhe të Bosnjë-Hercegovinës si Bernarda Fink Inzko, Adema Pljevljak Krehic, Aida Corbadzic, Denis Isakovic, Marjana Leka, Eva Golemi, Vikena Kamenica, Ylber Gjini, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, do të jenë protagonistë në 18 titujt e programit. Koret përkatëse të Operës së Sarajevës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të shoqërojnë disa nga pjesët dhe do të interpretojnë koralet nga opera “Nabucco”, “Oda e gëzimit” dhe opera boshnjake “Hasanaginica”. Programi do të çelet me “Uverturë për një ditë feste”.

Orkestra e madhe është strukturuar në mënyrë të tillë që të dyja vendet të kenë role të ekuilibruara solistike sipas përvojës më të mirë të tyre. Koncertet do të drejtohen nga emrat më përfaqësues të dy institucioneve, mjeshtrit Zhani Ciko dhe Miroslav Homen.

“Kujdesi i veçantë i personaliteteve më të larta të dy shteteve për koncertet respektivë është shenjë e vlerësimit për këtë ngjarje të jashtëzakonshme artistike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Teatrit shqiptar të Operës.

Në të dy vendet do të asistojnë në koncert përveç elitës së publikut, përfaqësuesit e lartë shtetërorë dhe të trupit diplomatik si dhe delegacione të nivelit të lartë. Në koncertin e Sarajevës do të përfaqësojë shtetin shqiptar zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, dhe një delegacion shoqërues. Gjithashtu dhe në Tiranë priten të vijnë drejtuesit më të lartë të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.

Koncerti gala në Tiranë i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe në kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha, do të jetë në datën 6 shkurt 2011, ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në koncert do të jenë të pranishëm edhe ministrat përkatës të Kulturës së të dy vendeve, z. Ferdinand Xhaferaj dhe z. Ivica Šarić.

Të suksesshme, aty ku jetojnë!

 description

Shkruan  B. ZYBERI

Melinda Ademi është një shqiptare që po e çmend dhe mahnit publikun e gjer amerikan me vlerësimet e mira që merr nga juria në spektaklin e njohur amerikan “American Idol”. Në jurinë e spektaklit, bën pjesë edhe këngëtarja me famë botërore Xhenifer Lopez, e cila për këngëtaren e re kosovare ka dhënë vlerësime shumë të larta. Gjithashtu, edhe këngëtarja Miriam Cani, e cila së fundmi është bërë e famshme edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, por ajo përpara se të bëhej e famshme në vendet tona, ka qenë shumë e famshme në Evropë, sidomos në Gjermani me grupin e saj të famshëm “Preluders”. Pastaj Vanesa Krasniqi është një emër shumë premtues në Gjermani, e cila në një garë muzikore mahniti jurinë gjermane. Kjo këngëtare e talentuar shumë pak njihet në Kosovë. Po ashtu, një emër premtues me përmasa evropiane është edhe Ilira Gashi, e cila është lindur dhe jeton në Bern të Zvicrës. Kjo këngëtare ka synime të mëdha, madje ka konkurruar në disa festivale të Shqipërisë, por është fare pak e njohur në Kosovë, edhe pse ajo ka një zë të jashtëzakonshëm dhe në Zvicër njihet si këngëtare me emër. Ilira ishte njëra nga kandidatet kryesore për ta përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong 2011”, mirëpo nuk ia doli kësaj radhe dhe këtë shtet do ta përfaqësojë një këngëtare tjetër. Fjala është gjithashtu për një këngëtare me nam, e ajo është Ana Rosinelli. Një emër tjetër i njohur që ka bërë famë në Gjermani, por te ne nuk njihet thuajse fare, është Mandy Grace Capristo. Kjo është lindur në Gjermani me nënë gjermane dhe baba shqiptar, i cili i ka dhënë emrin Marigona, me të cilin emër e njohin të gjithë miqtë e saj. Ajo së bashku me dy vajzat e tjera të grupit “Monrose”, prej disa vjetësh kanë arritur të jenë një prej grupeve më të popullarizuar në Gjermani, në Austri dhe në Zvicër, duke realizuar katër albume muzikore. Albumi i tyre debutues “Temptation” u rendit në vend të parë në të tri këto shtete dhe në vend të pestë në disa vende të tjera evropiane. Para pak muajsh grupi “Monrose” publikuan një prej këngëve më të mira të karrierës së tyre muzikore, të titulluar “This Is Me”. Ka edhe shumë këngëtarë të njohur shqiptarë që jetojnë jashtë, të cilët kanë bërë emër dhe pëlqehen tej mase nga ana e publikut ku jetojnë, mirëpo ende nuk kanë arritur të bëhen të njohur te ne, dhe për t’u bërë të njohur në Kosovë e në Shqipëri, mbase do të duhej të vinin për të jetuar këtu, ashtu siç bënë Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri, të cilat me ardhjen e tyre për të jetuar në Kosovë u bënë shumë të famshme, dhe sot me të drejtë konsiderohen si diva të muzikës shqipe.

Në pritje të institucioneve

description

Nga Isa Vatovci

Regjisorët kosovarë, por edhe kasta tjetër e njerëzve të filmit dhe të teatrit, kanë shumë pak mundësi të zhvillojnë bashkëpunimin me kolegët e tyre të rajonit. Me përjashtime të rralla nuk mund të flitet për bashkëpunime në mes të regjisorëve tanë dhe të atyre rajonalë. Njëjtë është edhe sa u përket projekteve të përbashkëta. Përjashtuar këtu institucionet ndërshqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Këtë e pohojnë edhe regjisorët tanë dhe njerëzit e filmit. Ka shumë arsye për këtë mosbashkëpunim. Por ka edhe mendime se nuk është shumë i domosdoshëm një bashkëpunim i tillë. Në një prononcim për “Kosova Sot”, regjisori Jeton Ahmetaj është shprehur se nuk duhet domosdo të bashkëpunohet me regjisorë të rajonit apo më gjerë që të kemi një vepër personale kinematografike apo teatrore, fundja, ka pohuar ai, regjisori nuk ndihmon regjisorin në gjetjen e fondeve. Sipas tij, deri më tani nuk është parë që ndonjë nga artistët tanë të angazhohet në ndonjë projekt rajonal, ose dikush të ketë derdhur mjete në ndonjë projekt kosovar. Ndërsa ka ndodhur e kundërta. “Bindja ime është se ne institucionalisht duhet të lëvizim, sepse autoriteti institucional është kyç sa i përket ndërtimit të raporteve bilaterale në këtë drejtim”, ka thënë ai, duke e parë me rezerva angazhimin e regjisorëve të huaj në Kosovës, nëse kjo nuk u mundësohet edhe regjisorëve tanë. “Mendimi im është t’i thuhet ndal këtyre angazhimeve deri në momentin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të barabartë, kuptohet të dyanshëm”, ka thënë regjisori Jeton Ahmetaj. Ndërsa regjisori Sunaj Raça mungesën e bashkëpunimit të kineastëve tanë me ata të rajonit e sheh si mangësi të vetë kosovarëve. Ai ka thënë se mungesa e bashkëpunimit me kineastët e rajonit më shumë është mangësi e kineastëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, ende nuk kanë gjetur rrugën se si të krijojnë mundësi bashkëpunimi. “Përveç mangësisë se buxhetit, ne kemi deficit kadrovik, sidomos atë të producentëve të filmit”, ka pohuar Raça, duke shtuar se edhe mangësi vërehen edhe te bërja e skenarëve, të cilët do të joshnin bashkëpunimet rajonale të kineastëve tanë. Aktori dhe skenaristi Selatin Ademi, sa i përket këtij problemi, ka thënë se kjo është shkak i një moskalimi në ndonjë tribunë me kolegët rajonalë, duke bërë fajtore edhe MKRS-në, e cila, sipas tij, nuk ka krijuar marrëdhënie me ministritë homologe që do t’u mundësonte artistëve takime mes veti.“Në Kosovë kanë ardhur disa regjisorë të rajonit për të realizuar projekte, ndërsa regjisorët tanë nuk e kanë derën mbyllur në vendet e rajonit”, ka thënë Ademi. Kurse aktori Ilir Muharremi tha se bashkëpunimet mes regjisorëve tanë dhe atyre të rajonit do të ishin shumë të dobishme për vetë njerëzit tanë të filmit dhe të teatrit.“Filmi dhe teatri kërkojnë punë kolektive, secili në mënyrë profesionale ta kryejë shërbimin e vet, jo të shpërndahet kot në sferat e tjera”, ka thënë aktori Ilir Muharremi.

nga B. ZYBERI :Ansambli Akademik i Valleve i UP-së, në mëshirë të fatit!

description

Ansambli Akademik i Valleve të Universitetit të Prishtinës dikur ka qenë njëri nga ansamblet më aktive në këtë aspekt. Mirëpo, prej disa vjetësh ky ansambël nuk funksionon më si dikur. Dilaver Kryeziu ka qenë koreografi kryesor i këtij ansambli, i cili tregon për gazetën "Kosova sot"  arsyen pse nuk është më aktiv ky ansambël. “Ansambli është duke funksionuar, por pa mbështetjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës . Arsyeja është që rektori i mëhershëm,Prof.dr. Enver Hasani, dhe stafi i tij,sidomos prof.dr. Basri Çapriqi, ndikuan që ky ansambël, që dikur ishte foleja  studentore e Universitetit, të zbehet. Por, megjithatë, ne po punojmë, sidomos anëtarët e ansamblit, të cilët kanë ftesa të shumta për festivale të studentëve ndërkombëtarë”, thotë Dilaver  Kryeziu.

 Ai thotë se ansamblin e ka udhëhequr dy dekada me ndihmën e të ndjerit  Prof.dr.Ejup Statovci,Unionit të Studentëve me në krye Bujar Dugollin e Albin Kurtin dhe rektorin Prof.dr.Zenel Kelmendi.

(Kosova sot)

nga Isa Vatovci: Asgjë speciale në Ditën e Pavarësisë

Trevjetori i Pavarësisë së Kosovës nuk është larg dhe institucionet kulturore kosovare tashmë kanë bërë gati edhe programet e tyre, që do të shfaqen në kuadër të festës së pavarësisë. Kuptohet sipas mundësive të tyre. Por, jo diçka speciale. Institucionet kulturore kanë përgatitur programet e tyre festive për përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës. Filarmonia e Kosovës do të shfaqë një koncert festiv, programe për festën e pavarësisë do të kenë edhe nga Teatri Kombëtar, Baleti i Kosovës dhe ansambli “Shota”. Ndërsa në GAK do të qëndrojë e hapur ekspozita “Muslim Mulliqi”. Teatri Kombëtar i Kosovës do të ketë shfaqje më 16 shkurt në kuadër të festës së pavarësisë. Drejtoresha e TKK-së, Burbuqe Berisha, në një prononcim për “Kosova Sot” ka pohuar se në TKK me rastin e kësaj feste do të ketë një shfaqje mike nga Shqipëria. ”Shfaqja ‘Darka e gabuar’ sipas romanit të Ismail Kadaresë, dramatizimi dhe regjia Fatos Haxhiraj do të shfaqet më 16 shkurt në kuadër të kësaj feste”, ka pohuar Berisha në një prononcim për “Kosova Sot”. Ndërsa një ditë më vonë, në Ditën e Pavarësisë, Baleti i Kosovës do të shfaqë shfaqjen “Oh! Zoti im” Këtë e ka pohuar edhe drejtori i këtij institucioni, Ahmet Brahimaj. Ai ka thënë se tashmë është vendosur dhe në shënimin e kësaj dite do të shfaqet shfaqja “Oh! Zoti im”. “Kjo shfaqje është përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë ditë”, është shprehur ai në një prononcim për “Kosova Sot”. Program për këtë festë do të shfaqë edhe ansambli “Shota”. Drejtori i këtij ansambli, Dilaver Kryeziu, tha se “Shota” do të japë program më 14 shkurt, me të cilin do të hapë sezonin për këtë vit. Kryeziu ka thënë se do t’i përgjigjet kërkesës së MKRS për ndonjë aktivitet nëse do të kërkojë. “Po, ‘Shota’ do të ketë një koncert në TKK më 14 të këtij muaji me të cilin do të hapë sezonin e koncerteve për ditën e Shën Valentinit, për festën e trevjetori të pavarësisë”, ka thënë ai, duke shtuar se ansambli ka mjaft ftesa nga komunat e Kosovës për të festuar trevjetorin e pavarësisë.

‘Fest Flaka’ bashkon trevat shqiptare

description

Me mbrëmjen e “Fest Flakës” në Gjilan ka përfunduar programi i manifestimit “Flaka e Janarit”, i cili zyrtarisht do të mbyllet të hënën në mbrëmje, ku do të nderohen emrat që kontribuuan ndër vite në organizimin dhe shtrirjen e këtij aktiviteti shumëkulturor unik në trevat shqiptare. “Fest Flaka” ka tubuar në Gjilan artistë, artdashës dhe mysafirë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare. Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, ka thënë se “Fest Flaka” është natë e rëndësishme në këtë 20-vjetor, kurse, siç ka nënvizuar ai, gjatë gjithë mbrëmjeve të “Flakës së Janarit 2011” ka pasur ngjarje konkurruese dhe se komuna e Gjilanit ndihet krenare kur dëgjon nga mysafirët se ky manifestim është i një profili të veçantë kulturor, e nderon veprën e dëshmorëve dhe të shqiptarëve kudo. Siç ka thënë Mustafa, “Flaka e Janarit” është më shumë se një homazh për ata që më së shumti e deshën lirinë. Në kuadër të “Fest Flakës” fillimisht ka pasur një tablo–mozaik vallesh shqiptare, ku u paraqitën grupi i valltarëve të qytetit nën përkujdesjen artistike të Rexhep Çelikut. Formacioni orkestral i TAM, nën drejtimin e mjeshtrit Vladimir Hasimi, është paraqitur me valle për bilbil dhe orkestër, të përpunuar nga Agim Krajka. Në këtë mbrëmje janë paraqitur edhe shumë artistë. Pranvera Myftari nga Ansambli Artistik “Migjeni” i Tiranës është paraqitur me “Këngët e vendit tim”, Besiana Mehmedi – “Pyet Kosova”, Selami Kolonja – “Poçari”, Skënder Maliqi dhe Rexhep Jashari – “Këngë për Agim Ramadanin”, Shkurte Fejza – “Këngë për Adem Jasharin”, Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi, përcjellë nga Formacioni Orkestral i Ansamblit Shtetëror – Tiranë – “Vaj e mall për Çamërinë”, Kompleksi i burrave nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve – Tiranë – “Djemtë e Lumës”, si dhe grupi i përzier i solistëve në përbërje të të cilëve ishin Fazile Ramdani, Burim Demiri, Arbëresha Hajdari – “Kur perëndon dielli. Këtë mbrëmje e kanë pasur me recitimet e tyre edhe dy aktoret Margarita Xhepa, që recitoi “Poçarin” dhe Tinka Kurti, që recitoi për Adem Jasharin. Në ekipin drejtues të “Fest Flakës” ishin Mehmetali Arifi, Adhurim Rasimi e Enkeljeda Arifi.

I.Musliu

AKADEMIK PROF.DR.SABRI HAMITI MERR ÇMIMIN LETRAR ,,AZEM SHKRELI,,

Skeda:S Hamiti.jpg


Akademik Sabri Hamiti ka marrë çmimin letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” për viti 2010, që e ndau Ministriae Kulturës. Ky është çmimi i dytë që merr akademik Hamiti pas atij të dhënë në Tiranë. Ndërsa, çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 në prozë iu dha Ardian Haxhajt, për romanin “Kujtimet e një çifuti’’; ai për poezi iu dha Ndue Ukajt, për veprën “Godo nuk vjen”; për kritikë, eseistikë më të mirë iu dha Anton Berishajt, për studimin “Letërsia per-formative”; kurse çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për vepër të përkthyer iu dha Avdi Visokës, për veprën “Njeriu i revoltuar”, të Albert Kamy, përkthyer nga gjuha frënge. Lajmi është bërë i ditur nga MKRS-ja përmes postës elektronike. Në të thuhet se vendimi është marrë në pajtim me nenin 1 dhe 11 të Rregullores për Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli dhe për çmimet vjetore letrare të MKRS-së. Ndërsa juria, e cila bëri përzgjedhjen e fituesve të sivjetmë të çmimeve letrare për 2010, është përbërë nga Ramadan Musliu, Nysret Krasniqi, Kujtim Rrahmani, Isak Ahmeti dhe Arsim Canolli. Edicioni i sivjetshëm i ndarjes së çmimeve letrare vjetore është përcjellë me largime dhe akuza nga autorë të njohur të letrave shqipe në drejtim të MKRS-së për anshmëri dhe joprofesionalizëm në ndarjen e çmimeve. Menjëherë pas bërjes publike të konkurrentëve nga gara për të marrë çmimin vjetor ishin tërhequr Rexhep Qosja, Bedri Hysaj, Agim Vinca e më vonë edhe Ag Apolloni. Propozuesi i Rexhep Qosjes ishte tërhequr pa dhënë ndonjë sqarim, përveçse ishte tërhequr sepse kishte konkurruar pa pyetur autorin. Bedri Hysaj kishte thënë se ka konkurrentë më të vjetër se ai për çmimin për vepër jetësore. Kurse Agim Vinca ishte tërhequr, siç është shprehur ai, pasi kishte marrë vesh se përbërja e jurisë përzgjedhëse, sipas tij, ishte partiake dhe joprofesionale për të ndarë çmimet letrare.

Akademik prof.dr.sci.Sabri Hamiti lindi më 10 maj 1950 në Dumnicë, Podujevë, nga baba Hamit Hamiti dhe nana Mehreme Duriqi. U rrit në familje bashkë me tri motra e dy vllezër.Në vitin 1957 Hyri në shkollën fillore në vendlindje.
Me 1968 mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Nisi botimet letrare në Bota e re e në gazeta e revista të tjera. Mori pjesë në demonstratat e studentëve në Prishtinë. I ndjekur nga policia, disa muaj jetoi duke u fshehur te të dashurit e tij.
Në vitin 1972 Diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi shqipe. Botoi veprën e parë letrare te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi studimet pasuniversitare me temë “Poetika e re shqipe” në Universitetin e Sorbonës, në Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë.
Në vitin 1973 u martua me Kumrije Rugovën, moshatare dhe mike e studimeve. Hyn në punë në shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nis studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, të cilat studime i kreu pas dy vitesh.
Në viin 1980 Për një vit akademik specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në Paris.
Në viin 1987 Doktoroi me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Në viin 1989 Hyn në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga Ibrahim Rugova, mik i tij i studimeve. Më vonë, gjashtë herë me radhë (1992, 1998, 2001, 2004, 2007, 2010) u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga viti 2006 është anëtar i Kryesisë së Kuvendit .
Në viin 1993 Zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ligjërues në studimet postdiplomike të letërsisë.
Në viin 1995 Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe.
Më 24 shtator 1998 persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i bëjnë atentat në shkallët e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. E shpëtojnë mjekët shqiptarë me ndihmën e Zotit.
Në viin 2000 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
Në viin 2008 Zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
Sabri Hamiti jeton e punon në Prishtinë.

LIBRAT 
Skeda:Litota.jpg
Shqiptimi poetik si rebelim tematik e gjuhësor kundrejt letërsisë pararendëse shfaqet me figura të forta si Njeriu vdes i ri, madje në trajtë titulli. Më tutje kërkimi si vetënjohje duke krijuar variantet e Narcisit modern, si figurë themelore e letërsisë në shkallën e parë të shkrimit. Edhe më tutje figurat e kujtimeve personale, të shtrira në kohë dhe në botën e të tjerëve, që presin me thikën e harrimit; dhe ritëm, rimë, muzikë.
Trungu ilir, figurë kryesore e identitetit e sprovuar në Kohën moderne të rrethanave. Trungu ilir një libër kult, i dramatizuar në teatër dhe shfaqje e ndaluar nga cenzura. Leja e njohtimit 1985, libër binjak me të parin, kërkim i identitetit të rrezikuar nga jashtë, duke përfshirë një referencë të largët me fantazinë apo utopinë negative të Oruelit në 1984. Kujtimet e të ndodhurave i mbledh poema dramatike Kutia e zezë.
Kaosmos, shenjë a thirrje për frikën e torturën sistemore që prek individualitetin e universalitetin e njeriut. Dramatika e marshit barbar në ardhje e në shkuarje, ashtu dhe bukuria e jetës në rendin e përmbysur: parajsa, purgatori, ferri. Mandej ABC si katalog i dhembjeve etnike, me figurat që si shpërthyes të mprehët prekin në kohë e në hapësirë. Melankolia, së fundit është gjendje e figurë për pasojat që ka bota e ndiesive e kaluar nëpër botën e egërsive.
Skeda:Lasgushi qindvjecar.jpg


Romani i rinisë Njëqind vjet vetmi shtreson psikologjinë e vetmitarit që rritet ndërmjet mungesave e pengesave. Aty është jeta e tre brezave që i ngjajnë kaq shumë njëri tjetrit. Vetmia është shekullore: njëqind vjet, por kjo është figurë e pambarimit. Referenca reale shkon nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Po shkrimi ndjek logjikën e vet, që nga legjenda e përralla për të përfunduar në një epilog baladik të njohjes dhe të vetënjohjes shqiptare.

Futa e Misioni, dy tekste dramatike që lidhen fort me ndodhjet në Kosovë në deceniet e fundit të shekullit XX. Një shkrim i rrezikshëm dhe i rrezikuar, që universalen don ta provojë me realen: situata për t’u identifikuar. Dy heronjtë tragjikë të dramave japin tipe të ndryshëm heronjsh shqiptarë: një herë hero i mashtruar, herën tjetër hero i flijuar. Dhe këtu mbetet të rindërtohet heroi veprues, si vizion apo si realitet i vendit, që do ta përmbyllë skemën e heronjve shqiptarë.

Sprovat për një poetikë, një trajtim e kërkim teorik i letërsisë shqipe i të gjitha periudhave, shfaqet që nga libri i parë Variante deri te libri i fundit Bioletra, për të krijuar një sistematikë të kërkimit e një sistem të të menduarit. Pra, letërsia apriori e kritika aposteriori. Nga poetika e autorëve te poetika e periudhave dhe tutje te poetika e letërsisë shqipe. Dhe në fund të fundit poetika personale në Bioletra, e shfaqur si një teori e shkrimit dhe e leximit letrar.

Dy periudha të letërsisë shqipe: letërsia filobiblike e letërsia romantike, që rrokin katër shekujt e parë të kësaj letërsie. E para duke pasur karakteristikë zotëruese parashkrimin biblik, kurse e dyta duke e pasur për bazë temën e zgjimit nacional ashtu dhe shpërthimet individuale romantike. Të dyjat të lexuara nëpërmjet autorëve më të mëdhenj. E para me Buzukun, Budin, Bogdanin e Varibobën, e dyta nëpërmjet De Radës, Naimit, Serembes, Pashko Vasës, Samiut, Mjedjes, Çajupit. Vetëdija për dy doktrina letrare.
Skeda:Order of Skanderbeg medal.jpg
Letërsia e gjysmës së parë të shekullit XX, e shfaqur më parë si letërsi e modelit kritik, përballë modelit himnizues romantik. E vijuar me letërsinë moderne që zbulon e shfaq poetika e individualitete të fuqishme letrare. Zhvillim i hovshëm i të gjitha gjinive letrare duke krijuar një ambient e një vetëdije, ku krijohet dialogu i çuditshëm ndërmjet autorëve të mëdhenj si Faik Konica, Gjergj Fishta e Fan S. Noli në një anë dhe Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli e Migjeni në anën tjetër.

Interpretimi i veprave të zgjedhura të autorëve të zgjedhur të letërsisë bashkëkohore. Shkrim i një dialogu të mbrendshëm letrar, në të cilin autorët e veprat e zgjedhin lexuesin-interpretuesin po aq sa ai i zgjedh këto. Kjo dëshmon më tepër një sistematikë të shkrimit e të leximit se sa një sistem. Pra, loja e përhershme e kërkimit është që autorët: krijuesi e interpretuesi t’i shfaqen të hapur njëri tjetrit, për të gjetur bashkërisht universalen letrare në trajtë të poetikës.

Katër monografi letrare për autorët e njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe: dy të hullisë së shkrimit tradicional, një të nismës moderne e një të shkrimit modern. Njëri i futur në kodifikimin moral dhe i rebeluar fort (Hivzi Sulejmani); tjetri i bërë popullor nëpërmjet humanitetit e moralitetit të letërsisë (Nazmi Rrahmani); një poet i nemun e i ndjekur nga talenti i vet (Bilal Xhaferri) dhe autori emblematik i letërsisë moderne shqipe në gjysmën e dytë të shekullit XX (Anton Pashku).

Poezia

Njeriu vdes i ri, 1972
Faqe e fund, 1973
Thikë harrimi, 1975
Trungu ilir, 1979
Leja e njohtimit 1985, 1985
Lind një fjalë, përzgjedhje, 1986
Kaosmos, 1990
ABC Albetare për fëmijë të rritur, 1994
Melankolia, 1999
Sympathia, 2004
Lulet e egra, 2006
Litota, 2007
Njëqind vjet vetmi, 1976
Futa, 1988
Misioni, 1997
La Mission, 2007, Paris, Editions l’Espace d’un instant
Variante, 1974
Teksti i dramatizuar, 1978
Kritika letrare, 1979
A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, 1982
Arti i leximit, 1983
Njeriu kryengritës, 1987
Vetëdija letrare, 1989
Faik Konica: jam unë, 1991
Tema shqiptare, 1993
Poeti i nemun Bilal Xhaferri, 1996
Letra shqipe, 1996
Lasgushi qindvjeçar, 1999
Bioletra, 2000
Studime letrare, 2003
Shkollat letrare shqipe, 2004
Tematologjia, 2005
Presidenti Ibrahim Rugova (Memento për Rugovën), 2007
Letërsia moderne, Tiranë, 2009
Albanizma, 2009
Poetika shqipe, 2010
Letërsia e vjetër shqipe, 1995,
Letërsia moderne shqipe, 1998,
Letërsia romantike shqiptare, 2004


Vepra komplete, 2002


Vëllimi i parë: Poezi
Vëllimi i dytë: Poezi
Vëllimi i tretë: Poezi
Vëllimi i katërt: Roman
Vëllimi i pestë: Drama
Vëllimi i gjashtë: Kritika letrare
Vëllimi i shtatë: Letësia filobiblike, Letërsia romantike
Vëllimi i tetë: Letërsia moderne
Vëllimi i nëntë: Letërsia bashkëkohore
Vëllimi i dhjetë: Letërsia bashkëkohore
Sabri Hamiti: Shkollat letrare shqipe
Sabri Hamiti: Monumentet e kulturës së identitetit shqiptar
Sabri Hamiti: Fraza e pambaruar
Sabri Hamiti: Njeriu meditant, njeriu militant
Sabri Hamiti: Albanian literary schools (Përkthyer nga Dr. Muhamet Hamiti)
Sabri Hamiti: Les écoles littéraires albanaises (Përkthyer nga Dr. Halit Halimi)
Poezi të Sabri Hamitit në anglishte (Përkthyer nga Dr. Robert Elsie)

Mirënjohjet



Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Çmimi kombëtar "Azem Shkreli", për vepër jetësore në fushën e letërsisë nga Ministria e Kulturës e Kosovës, 2010
Çmimi i Madh për Letërsinë për vitin 2010 na Ministria e Kulturës e Shqipërisë për veprën letrare "Poetika shqipe".
Çmimi letrar "Azem Shkreli"(2010)
Dr. Ibrahim Rugova: Përurimi i veprës së madhe të Sabri Hamitit
Prof. dr. Ali Aliu: Revolta ëndërrimtare
Prof. dr. Zejnullah Rrahmani: Lexuesi duhet të mësojë notin për ta ndier shijen e paanësisë së detit të poezisë së Sabriut
Dr. Kujtim M. Shala: Sprova për një Poetikë
Dr. Kujtim M. Shala: TEMATOLOGJIA: THEMA E LOGOS
Drama "Misioni" e Sabri Hamitit në frëngjisht.

FLORI BRUQI

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...