Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/16

Serbia ende nuk ia kthen Kosovës artefaktet

Kthimi i 1.247 eksponateve, të cilat mbahen në Serbi, synohet të jetë një nga temat e dialogut të ardhshëm Prishtinë-Beograd. Këtë të paktën do ta kërkojë Muzeu i Kosovës. Me pretekstin e ekspozimit në Beograd, eksponatet aso kohe ishin marrë nga autoritetet serbe në fund të shekullit të kaluar.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri ka thënë se do të kërkojnë që në agjendën e bisedimeve të ardhshme me Serbinë, që pritet të ndodhin pas formimit të qeverisë së re, të jetë dhe çështja e 1.247 eksponateve arkeologjike dhe etnologjike, të cilat janë marrë hua nga muzetë e Kosovës për ekspozim të përkohshëm në Beograd gjatë viteve 1998-’99.
Serbia ende nuk ia kthen Kosovës artefaktet

Ajo që është marrë me vete nga pushteti serb gjatë luftës së fundit, ka një vlerë të rëndësishme të trashëgimisë së luajtshme kulturore, ka thënë drejtori i Institutit të Monumenteve të Prishtinës, Haxhi Mehmetaj. Pos Hyjneshës në Fron, e cila është kthyer me iniciativën e përfaqësuesit të atëhershëm të UNMIK-ut, Mihajl Shtajner, në vitin 2002, koleksioni i eksponateve të Kosovës në Serbi ka një vlerë të rëndësishme kulturore, disa prej tyre janë që nga epoka e Neolitit, rreth 6 mijë vjet më parë. Madje, aneksi i pestë për trashëgiminë fetare dhe kulturore neni 6.1 i Pakos së Ahtisarit kërkon nga Republika e Serbisë t’i kthejë artefaktet, arkeologjike dhe etnologjike, në Kosovë.

MKRS dorëzoi çmimet letrare vjetore

Në një ceremoni solemne, në prani të shkrimtarëve, publicistëve dhe të përfaqësuesve të mediave Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau sot Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera letrare vjetore.
Zëvendësministri, z..Gani Elshani, dhe z.Sami Piraj, drejtor i Departamentit të Kulturës , i dorëzuan këto çmime letrare, me të cilat, në bazë të vendimit të jurisë profesionale, u
nderuan: akademik Sabri Hamiti me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore
“Azem Shkreli”, Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010, në prozë, iu dha Ardian Haxhajt, për romanin “Kujtimet e një çifuti’’; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për poezi iu dha Ndue Ukajt, për veprën “Godo nuk vjen”; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për kritikë, eseistikë iu dha Anton Berishajt, për studimin “Letërsia per-formative”; Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për vepër të përkthyer iu dha Avdi Visokës, për veprën “Njeriu i revoltuar”, nga Albert Kamy, i përkthyer nga gjuha frënge.
 MKRS  dorëzoi çmimet letrare vjetore
Zëvendësministri Elshani, në fjalën e tij të rastit tha se organizimi i kësaj ceremonie është edhe një dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit institucional të MKRS-së për mbështetjen, stimulimin dhe promovimin e vlerave të letërsisë. Ai i përgëzoi laureatët e çmimeve letrare për vitin 2010, duke theksuar se MKRS do të vazhdojë ta mbështesë
krijimtarinë letrare jo vetëm përmes këtyre çmimeve, por edhe përmes botimit dhe promovimit të saj.
Në emër të laureatëve të shpërblyer akademik Sabri Hamiti falënderoi MKRS-në dhe jurinë profesionale për vlerësimin, dhe shtoi se ndihet i nderuar me mirënjohjen e lartë që i bëhet punës së tij letrare dyzetvjeçare. “Falënderoj kolegët e Fakultetit të Filologjisë që më kanë propozuar për këtë mirënjohje. Po ashtu falënderoj jurinë e shkrimtarëve që kanë mbështetur këtë vlerësim të lartë për veprën time letrare. Ndihem i gëzuar në mesin e shkrimtarëve: Anton Berishaj, Ardian Haxhaj, Avdi Visoka e Ndue Ukaj, të vlerësuar për veprat e botuara brenda një viti: të gjithë këta kolegë të rinj apo studentë të mi dikur.”
Mirënjohja “Azem Shkreli” , tha Hamiti, më lidh me klasiken moderne të letërsisë shqipe, të cilën Azem Shkreli e krijoi me gjuhë, stil e tematika autentike në vepra të formave të ndryshme si : “Karvani i bardhë” (roman), “Sytë e Evës” (tregime),” Nga bibla e heshtjes” (poezi) e “Varri i qyqes” (dramë).
Duke e njohur Azem Shkrelin si shkrimtar e njeri, dëshmoj dhe ngulmoj që ai shkruante me një cilësi që e kanë tepër pak njerëz e krijues. Vlera e veprave të tij rritet përherë, dhe kjo nuk iu ndodhë shpesh poetëve. Azemi e idealizonte krijimin, për të thënë: të shkruhet sikur të vdiset. Ky malësor me rebelim të matur, nuk fshehte një krenari për origjinën, duke parë aty urtinë, meditimin, moralitetin e fjalës vendëse. Edhe atëherë kur shkroi “Dhjatën e re”

2011/02/15

Leter e hapur : Z.AHTISARI -NOBELIST!


ALBANESI NEL MONDO


Leter z.Ahtisari.


I Nderuar Zoteri !


Ju kemi shkruar dhe me pare ,me besimin se cmimi Nobel do tju jap me shume mundesi per te bere ate qe i mungon Kosoves-Liria!

Shqetesimi yne flet plotne te shkuaren,ka qene me vend qe punet do ecnin keq,ne ballkan .

Ju duhet dhe njehere te rimerreni perfundimisht me paketen per Lirin e Kosoves.

Sigurisht Ju do ta beni ,se i sherbeni Europes,por duam tju kujtojme se nuk ishim dhe sjemi dakort per kete pamvaresi te brishte,ku burrat e shteteve shqiptare te gjunjezohen!

Nuk kemi qene dhe sjemi dakort qe LIRIA E NJE POPULLI MARTIR te negoziohet!

Nuk ishim dhe sjemi dakort qe serbet privilegjohen nga europa dhe shqiptaret percmohen ose lihen jetim,ne trajtimin monetare,ne hyrjen ne europe,etj..

Ju vet jeni shprehur gjate kesaj kohe per mos mesim nga serbia te leksioneve qe europa do ti jap.

Padashur kujtojme se morali i europes per te drejtat e detyrat duhet te jete nji dhe vetem nji!
Smunt te kete dy liri,smund te kete dy demokraci,smunt te kete dy qytetari europiane-ju e dini me mire se ne kete!

Me pamvaresine e afruar prej jush ,qe kishte vlere per fare pak kohe ne ate situate ,u keputen vetem prangat e roberise serbe e sllave-por ato jane aty dhe pengojne kosoven ballkanin,europen per te ecur drejt progresit.

Ne i perkasim familjes europiane ,se aty na ra fati,na vuri zoti-kemi qene nder popujt e hershem pellazg ,ku gjuha jone nder te parat flet..

Jemi vertet nje popull me urtesi e durim deri ne dhimbje te perditeshme,por ka nje kufi,Ju lutem respektonani tju repsektojme,mos na SKLLAVERONI DHE TE NA BENI KURBAN PER INTERESA TE SUPERFUQIVE APO QEJMBETJEVE E KAPRICOVE TE SEGMENTEVE BARBARE NE BALLKAN E EUROPE.

PO AFRON 2012 -100 VJET MBUSH POPULLI SHQIPTARE QE U COPEZUA PADREJTESISHT NE 6 SHTETE-PSE U NDESHKUA NGA EUROPA??!

Eshte momenti te korigjohet,per te mos qene nje turp historik i politikes se saj.
Ju e keni ne dore,besojme dhe Ju urojme te jepni kontributin si pike referimi e Europes Moderne,jo barbare!

Ultranacionalizmi sllav e ka bere ballkanin fuci baruti,ne kerkojme drejtesi historike,me mjete demokratike,dhe sdo te pushojme per kete.

E dime qe Tirana spo na del zot,por do kemi dhe ne se shpejti nje ze tjeter ,ate te shqiptarizmes,jo te lakejve qe stimualuan korupsionin galopant!

Per hir te vlerave te mira europiane,te asaj pjese te historise,kultures,stilit te jetese dhe sot -ju lutemi mos e lini Kosoven Martire te varur si Krishti, ne kryqin e gjenocidit 1999!
Besojme per vlerat dhe Personalitetin qe keni,per Nobelin qe ju afrua dhe na gezoi,besojme ne progresin e europes dhe nje bote e jete me te mire ne te,shpresojme .
Ju keni nje moment ne dore ,fatin e nje populli Martir.

Ju keni hapin e ballkanit ne dore,ju keni paqen ne kete zone-mos hezitoni vendosni!
ju i dini me mire nga ne te drejtat e njeriut,por para tyre europa ka te drejtat e kombit,te drejtat e popujve,te drejtat e shtetev,te drejtat e etnive e pakicave minoritare.

Cdo gje ka shkallen E VET,SMUND TE LULEZOJE E DREJTA E NJERIUT ,MINORITETIT KUR SHTETI,KOMBI,POPULLI ESHTE ME PRANGA!

Na falni per shqetesimin,por smund te heshtnim.

Me shume respekt per ju ,ju Urojme suksese e fat Europes!

Amerika dhe Europa moderne shpetoi nje troje ne 1999 ,ju lutemi HIQNI PRANGAT ASAJ-JEPINI LIRINE!

Emigrantet shqiptare ne bote
Shoqata Shqiptaret ne Itali

Milano 02/02/2011

(Marrë nga :http://albanesitalia.blogspot.com/)

Nga Partizan Cene :Të mbështetim dhe ta ruajmë të paprekshëm ,imazhin legjendar të UÇK..


      Në foto:Partizan Cene


Gjithë opinioni shqiptar po ndjek me shqetësim , lajmet për publikimin nga disa agjenci dhe , gazeta të huaja , bile presticoze do të thoshja , të lajmit se Kryeministri , dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , është një kryemafioz , dhe tejet i rrezikshëm , që ka udhëhequr , një tregti organesh , gjatë luftës së Kosovës në gjysmën e parë të vitit 1999.



Sigurishtë , shqetsimi akoma më i madh vjen nga fakti se zoti Hashim Thaçi , ishte njëri ndër udhëheqesit e UÇK-së , e cila u përball me një makineri luftarake gjakatare dhe të pa përmbajtur , siç ishte ushtria serbe e Sllobodan Milosheviçit .

Vetëm ky fakt i shokon shqiptarët në Shqipëri , Kosovë dhe në gjitha trojet shqiptare , si dhe në gjithë botën ku ata ndodhen .Kjo gjë edhe me kaq të ngelet , është baltë e zezë , mbi epopenë legjendare të UÇK dhe luftës tejet të drejtë që ajo bëri , pamvarsishtë se kjo luftë nuk u krye në kushte të barabarta .

Në atë kohë bota mbarë , pa masakra të pashoqe që as ushtria a Hitlerit nuk i kishte bërë 60 vjet më parë . Masakra e Raçakut , dhe , lajmet për vrasje masivë të shqiptarëve , u çanë kraharorin nga mërzitja dhe urrejtja gjithë njerzëve të ndershëm kudo në Evropë ,SHBA dhe sigurishtë gjith shqiptarëve në botë .Nga ato masakra janë me mijra edhe sot shqiptarët që kanë humbur dhe janë zhdukur pa as një varr dhe pa asnjë shenjë .

Pamjet e luftës së Kosovës , ishtin identike , me ato të Bosnjës , tre vite më parë , ku e njëjta dorë gjakatare , masakroi një popull të tëre me qytete e fshatra , dhe ndërkombëtarët ndërhynë me shumë vonesë ,për ta ndalur atë ..



Lufta heroike e UÇK , bëri që edhe ndërkombëtarët të kuptojnë se nuk kishim të bënim me një organizatë terroriste , siç përpiqej ta paraqiste kasta kriminale e Milosheviçit ,e ndihmuar nga qarqe evropiano -amerikane , në atë kohë..Në këtë mënyrë , ndërhyrja vendimtare e NATO-s , bëri që të zmbrapsej ushtria serbe , dhe Kosova të çlirohej .

Të gjitha këto dihen shumë mirë , por kujtoj se at'her , nuk u ankua kush se UÇK , po bënte masakra , dhe krime lufte .Mbas luftës ,shumë udhheqës të UÇK, janë përballur me gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe kanë dalë të pafajshëm .

Por sot , na del një problem i cili edhe herë të tjera , nga propaganda serbo sllave është përforur për interesat e saj ..

Një person i pushtetshëm një farë Marty , po paraqet një raport , duke e treguar me gisht Kryeministrin dhe ish udhheqësin e UÇK, si kriminel ordiner dhe një terrorist trafikant ..

Kush e lexoi shkrimin për raportin e Zotit Marty, pa se aty kishte vetëm fjale dhe asnjë , po e theksoj, asnjë argument qoftë edhe gojor , që ta mbështeste akuzën e tij të paskrupullt.

Tërheq vëmendjen edhe fakti që para disa ditësh në Kosovë zoti Thaçi dhe partia e tij PDK, kanë marrë besimin e Kosovarëve për një mandat tjetër qeverisës..

Pra sulmi i Martyt ,ka tre synime :

- E para , merret hapur ana e Serbisë , duke qënë se në fund të fundit , i humbi të gjitha , dhe sigurishtë e humbi përfundimishtë Kosovën .. Dhe Serbia po bën çmos që të turbullojë ujrat , për të përfituar ,çmund të përfitojë ..Po dikush mund të thotë pse e bën pikërishtë zoti Marty... Këtu le të përgjgjet vetë ai , por hamendjet shkojnë shumë lartë pse jo edhe tëk ndonjë pagesë e mundshme ..

- E dyta , Zoti Marti ishte mik dhe mbështetës i Ish prokurores Del Ponte , e cila gjithmon e ka hedhur përrrallën e tillë , sikur në një shtëpi në Shqipërinë Veriore , janë hequr organet e ushtarëve dhe civilëve serbë , dhe janë shitur .. Kjo gjë mëse një herë është hedhur poshtë nga hetimet , por ajo këmbëngul edhe sot . Besoj zoti Marty , vazhdon "amanetin" e saj ..

- E treta , ndofta në Evropë , ka nga ata që nuk duan në krye të Kosovës ish udhheqsin e UÇK , se kjo nuk do ti shkojë përshtat Serbisë , për bisedimet e pritshme . Dihet që Serbia nuk e ka "për zemër" Thaçin , pasi ishte ai që doli hapur me pushkë për ti qëruar nga Kosova serbët pushtues .!



Megjithatë , janë hetimet asnjëanëse ato që dë të sjellin në dritë të vërtetën . Por asnjë shqiptar nuk duhet që për ndasi politike , të mbështesë qoftë edhe me noima , idera të tilla , që qëllimin numur një kanë denigrimin dhe përnjollosjen e UÇK - së , dhe luftes së saj heroike .. Zoti Thaçi nuk e bëri i vetëm luftën por me qindra e mijra luftëtar të tjerë , heronj..!!Ndaj çdo sulm kundër tij duhet të konsiderohet si dulm kundër UÇK , dhe vet Kosovës .

Unë besoj si çdo shqiptar i ndershëm ,se UÇK ka bërë një luftë të ndershme, dhe po të ishte ndryshe nuk do të mbështetej kurrë nga NATO, Evropa dhe gjithë bota .!

Ta mbështesim të gjithë , epopenë e UÇK dhe të mos u japim shkak dhe mbështetje sulmeve verbale dhe pa asnjë fakt dhe bazë . kundër udheqsve , dhe luftëtarëve të saj .!(Partizan Cene)

Kush është Partizan Cene ?


Partizan Cene , u lind në Ninat të zonës së Konispolit, (Në Ninat ka lindur dhe është rritur Dietari rilindas Hasan Tahsini , dhe shkrimtari disident Bilal Xhaferri) në rrethin e Sarandës, më 26 Nëntor 1964. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare e mbaroi në fshatin e lindjes. Më pas, vazhdoi Shkollën e mesme të Ndërtimit , në Sarandë. Këta 28 vjetët e fundit jeton në qytetin e Vlorës .
Me mbarimin e shkollës së mesme, me rezultate të shkëlqyera, fitoi të drejtën për tu arsimuar në Shkollën e Lartë të Oficerëve të Aviacionit në Vlorë të cilën e mbaroi me sukses. Emërimin e parë e kishte , në detyrë udhtarake në aerodromin e Gjadrit në Lezhë .
Me ndryshimet e sistemit, në fillim të viteve '90, Partizani , me dëshirën e tij u largua nga Aviacioni ushtarak dhe u mor me aktivitet privat. Kështu vetëm disa muaj, pasi ishin bërë zgjedhjet e para Demokratike në Shqipëri, Partizan Cene , duke e zgjeruar aktivitetin tregtar të familjes, arriti që të hapë të parin Supermarket në Shqipëri të emërtuar "Papastratos - Cene" , në kuadrin e firmës tregtare Cene SHPKNdërkohë që bisnesi i tij kishte sukses, vetë ai nuk e la mbas dore edhe rishkollimin e lartë. Kështu ne 1994 diplomohet inxhinier ndërtimi. Duke qënë se nga trazirat e vitit 1997, Firma Cene SHPK, pati dëmtime katastrofike, i zhgënjyer për vendin dhe shtetin e tij si dhe për të ardhmen e familjes, Partizan Cene detyrohet të vendoset familiarishtë, me banim në Greqi .
Gjatë luftës së Kosovës, Partizan cene, bashkë me 39 bashkëkombas të tjerë iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe shkuan në ndihmë të luftës së drejtë të UÇK, dhe popullit kosovar. Për gati 11 muaj ,si ushtarak në lirim , në ilegalitet dhe hapur, ata ndihmuan luftën dhe refugjatët Kosovar që iknin t'i shpëtonin ushtrisë serbe!
Në Greqi , bëri përshtatjen e diplomës në universitetin politeknik të Athinës. Ndërkohë, falë aftësive të tij Partizani vazhdoi të merret edhe me hobin e tij të hershëm atë të shkrimeve, politike dhe letrare .
Në vitin [2000-2003] u diplomua, për herë të tretë, por këtë herë në një fushë tjetër, në atë të analistit politik, nga universiteti politiko-shoqëror i Greqisë, në degën politikë dhe politizim , në kategorinë [anlist politik ].Që at'her, Partizan Cene, është i pranishëm me shkrimet dhe analizat e tij politike dhe jo vetëm për shumë gazeta greke dhe shqiptare, por edhe për gazeta të huaja, angleze dhe italiane. Gjithashtu Partizani flet katër gjuhë të huaja. Ai i ka shkuar edhe në zhanret artistike, shumë poezi dhe esse humoristike. Por ajo në të cilën ai ka kushtuar një vëmendje të veçantë është proza e shkurtër. Tre vëllimet me tregime: "Koha e bëmave"," Valiçia e madhe" dhe "Halla me burrë dhe nipi", kanë qënë shumë të dashur për lexuesit. Gjithashtu ai ka botuar, përmbledhje analizash dhe artikuj të tij, të titulluara "Vitet i kthesës" dhe "Çorbë shqiptare ".
Po ashtu, me pseudonime të ndryshme por edhe me emër të vërtetë, ai ka botuar dhe shumë e shumë artikuj, tregime dhe humor, në gjithë këta dhjetë vitet e fundit. Veç studimeve, për diplomimet Partizani ka dy mastera në studimet politike. Është në gradën profesor, dhe po punon për dizertacionin ndihmues për mbrojtjen e titullit. Aktualishtë Partizan Cene është sipërmarrës ndërtimi në Greqi, por njëkohësishtë edhe publicist dhe gazetar i pavarur. Ai është bashkëpunëtor, i disa gazeta ve shqiptare dhe greke, si dhe komentator për agjenci të huaja në Athinë.
Partizan Cene, boton me një staf ndihmës, On line në internet, [Gazeta C], e cila ka me mijra klikues dhe lexues të rregullt.
Partizani është i martuar me Ermira - Eliana Cene dhe ka dy fëmijë, vajza Eneva-Harallbia Cene dhe Nevisa-Maria Cene ..

(Flori Bruqi)

Shkrim me shkas:Dritan Prifti: Lopa me numër 201





Nga: Luan  LAZE

Kur është ministër Dritan Prifti, të gjithë janë të ndershëm. Kur e largojnë, janë hajdutë! Njihet thënia, e bëre si lopa. Mbushe kovën me qumësht dhe e shkelmove. Dritan Prifti e bëri ndryshe. Nga inati që lopa nuk i dha aq qumësht sa donte ai, ia derdh në kokë asaj duke e sharë dhe mallkuar. Deri në ato çaste e kishte pirë vetë qumështin.Edhe trupi më i shëndetshëm ka një moment ku e zënë ethet. Atëherë i dalin disa puçrra që e detyrojnë të përpëlitet. Politikani Dritan Prifti, më ngjan si këto ethe, si këto puçrra. Jo se trupi i shoqërisë tonë është i shëndetshëm. Aq më pak, klasa politike. Por edhe një puçërr si Dritan Prifti,nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë.Thotë gjëra që edhe disidenti më i guximshëm nuk do t’i deklaronte. Gazetari më investigativ do të ishte i kujdesshëm në atë që deklaron ky Prifti. Prokurori më i shquar do të hezitonte t’i thoshte këto akuza pa iu dridhur këmbët. Por ky yni i thotë, sepse nuk ka asnjë lidhje me këto profesione. Aq më pak me ndershmërinë. Me të kundërtën e kësaj, po. Ai ka vetëm një moto: më futët në politikë, tani më lini të vjedh! Kush më pengon, është hajdut. Do të bërtas sa ta dëgjojnë të gjithë! Më duket gaztori më i madh i jetës politike shqiptare. E ka një moment të veçantë që shpërthen. Dhe ai vjen pikërisht, kur atij i shkelet kontrata që ka bërë me veten, Nëse ju nuk më lini të vjedh, jeni të gjithë hajdutë!Le ta kthejmë filmin pas, për të kujtuar ethen politike me emrin Dritan Prifti. Kur ishte nën hyqmin e Fatos Nanos, nuk i ndjehej zëri. Sepse thanë se, po zhvaste. Kur kryeministri i asaj kohe e dërgoi për kurim jashtë Shqipërisë, në vend që të ishte mirënjohës, thonë se u nevrikos shumë. Për çfarë? Sepse nuk ndodhej këtu për tu pasuruar. Thonë, i dukej se Nano e largoi qëllimisht nga shpella e Ali Babait. Gjithashtu thonë se, edhe për sëmundjen e tij ka fajësuar kryeministrin e asaj kohe. Por këtë e ka bërë nëpër tavolina, jo në publik. Kur Nano e largoi nga drejtimi i KESH-it, ia plasi si ethe. U drodh dhe deklaroi se, Nano i ka kërkuar të pastrojë 2 miliard dollarë! Dikush e quajti të papërgjegjshëm, ndaj dhe Prokuroria nuk u mor as me atë që akuzoi, as me akuzuesin. Vend më të mirë për tu strehuar për këtë kategori se politika, nuk ka. Pastaj u bashkua me ata që kishin kundërshti të tjera me Fatosin. Betimi dhe mallkimi janë dy veglat që përdor Dritan Prifti për të dashur apo për të qenë në qendër të vëmendjes.Pasi ishte betuar dhe kishte mallkuar Nanon, thonë se, u betua para Ilir Metës. Aty gjeti strehë. U bë deputet në saj të votave të LSI-së dhe të një deklarate natën vonë direkt nga Fieri se, vota e tij do të ishte për Sali Berishën! Menjëherë iu hodh komerdarja e shpëtimit. U bë edhe ministër. Thanë se, tani nuk e kishte të qartë se cilit duhet t’i ishte mirënjohës, kryeministrit Sali Berisha, apo kryetarit të partisë së tij, Ilir Meta. Këtë dilemë, për të cilën nuk është menduar gjatë, e zgjidhi. Thonë se, zgjodhi rrugën më të lehtë. Të shtojë pasurinë e tij. Opozita deklaroi se gjatë kësaj kohe ka rubarur 1.8 milion dollarë. Nuk e dimë ende nëse është e vërtetë apo jo. Por dimë përgjigjen e Dritanit: Edi Rama merr drogë në zyrë! Këtë e ka parë me sytë e tij. Kur qëllon me top, krismat e një revolveri nuk dëgjohen fare. Thonë se, ky është parimi i tij psikologjiko- politik. Nëse të akuzojnë për një, ti akuzoi për dhjetë. Nëse të thonë plaç, thuaju vdeksh!Kështu kaloi vitet si ministër Dritan Prifti në xhaminë e tij të pasurimit. Kur partia vendosi ta largojë nga qeveria, sepse nuk mund të mbante koston e korrupsionit të tij, nuk duroi dhe ia plasi si në ethe: Më kanë kërcënuar me jetë! Thonë se, kur pa që kjo nuk pati jehonën e një krisme topi, u mendua dhe i dha vetes komandën tjetër: Zjarr mbi Ilir Metën! Ka pasuri, ka vjedhur, ka prona në bregdet dhe më ka mua, Dritan Priftin, deputet… Jo! Thonë se, këtë të fundit nuk e ka thënë. Oh, Zot! Si është ky njeri kështu? Sa herë që e largojnë nga shpella e Ali Babait, shpërthen, e zënë ethet dhe i dalin puçrrat. Ju jeni hajdutë se nuk më lini mua të vjedh! Meqë nuk u tregua asnjëherë mirënjohës, nxori armën tjetër për të bërë zhurmë, denoncimin. Berishën hë për hë e ka ruajtur. Jo se e ka xhan, i dhimbset apo ka respekt për të, por i duhet si llogore tani që po qëllon mbi Ilir Metën. Me ju, nuk kam punë zoti kryeministër! Vetëm nëse më ngacmoni, atëherë edhe ti je i korruptuar. Unë të jam betuar për besnikëri, dhe e di që je i ndershëm! Por nëse më sulmon, të mallkoj dhe je i korruptuar.Gjithçka ka thënë opozita e Edi Ramës, do të dalin të vërteta si me magji. Prandaj, së paku ti mos më luaj! Tani për tani nuk e ka bërë denoncimin. Thonë se, një ditë do ta plasë edhe ndaj kryeministrit. Kujt i është betuar një herë, do t’i japë mallkimin më pas. Prisni dhe pak. Sapo t’i vijë një sms nga Edi Rama, ai të cilin Dritani e ka parë duke marrë drogë në zyrë!Mbijetesa politike kërkon rrugë të reja. Shërbeu të tjerëve me anë të denoncimit të kundërshtarëve. Një lloj mashe në duart e opozitës. Thonë se, edhe ky është një lloj biznesi. Thonë gjithashtu se, Dritani e bën mirë edhe këtë. Ka vite që mbijeton duke sulmuar sa njërin dhe tjetrin. Dikush duhet t’ia ketë mbushur mendjen se është shumë i besueshëm në akuza, kur ato i bën sapo është larguar nga karrigia. Ndoshta i kanë thënë se, ngjan shumë simpatik kur shan në largim e sipër. Dhe ai bam, bam, bam… Çfarë morali! Bjeri kryetarit të partisë tënde, bjeri atij që të bëri ministër, bjeri atij që të bëri njeri publik! Dhe për çfarë? Jo për ndershmëri. Por sepse, siç thonë se, nuk e lanë më për të vjedhur. Kur është ministër Dritan Prifti, të gjithë janë të ndershëm. Kur e largojnë, janë hajdutë!Bashkë me predhat, duke ikur lëshoi një mesazh të dyfishtë, si politikës ashtu edhe zonës së tij elektorale. Gjatë një interviste me gazetarin Sokol Balla, bëri një bam tjetër. Por tani, blegtoral. Sot e tutje që nuk do të jetë më ministër, do të merret me mbarështrimin dhe mbarëblerjen e 200 lopëve për tu ardhur në ndihmë votuesve të tij. Të gjithë udhët e reja historike fillokan me shifrën 200! 200 petritat komunistë, 200 grevistët e urisë dhe 200 lopët e Priftisë! Pra, merreni vesh ju demat e politikës që më goditët me brirë dhe më larguat nga ministria se, unë tani do të merrem me diçka krejt tjetër! Më lini të gëzoj ato që më akuzoni se i kam vjedhur, dhe nuk flas më për ju! Ndërsa votuesit, i lajmëroi që të bëjnë gati hauret dhe kazanët e qumështit, sepse lopët e racës janë nisur drejt Fierit! Janë 200 lopë me logon e PS-së që do t’i dërgojë atje. Por thonë se, jo 200 lopë të dërgojë ai, por çdo shtëpie shqiptari t’i nisë edhe nga një dem race, zor se i bën më përshtypje njeriu! I konsumoi në mënyrë të habitshme dhe të rrufeshme të gjithë predhat e besnikërisë dhe mallkimit që kishte brenda tij. Të gjithë njerëzit janë ndopak si Dritan Prifti. Betohen dhe mallkojnë shpesh herë. Por këtë e shtrijnë gjatë gjithë jetës së tyre dhe pa rënë shumë në sy nga një rast në tjetrin. Ndërsa ky mysliman me mbiemër Prifti, se çka një ngutje për t’i konsumuar vetëm në një dhjetë vjeçar e në mënyrë publike. Rasti i tij duhet analizuar dhe studiuar nga psikologët dhe moralistët.Po tani çfarë do të bëjë? Thonë se, pa betim dhe pa mallkim ai nuk ndjehet rehat. Berishën nuk ka nevojë ta sulmojë live. Këtë e bën opozita, por me armët e Dritanit. Tani nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të pranojë rolin e lopës. Ato që u premtoi fshatarëve të Fierit, t’ua nisë, ndërsa vetë të milet nga ustallarët gjatë fushatës. Si lopë politike me numër 201. Sepse, kur është ministër Dritan Prifti, të gjithë janë të ndershëm. Kur e largojnë, janë hajdutë! Mosmirënjohësi një ditë bëhet dhe i rrezikshëm.

Alberto Moravia, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues




Nga: Albert  VATAJ

Shkëndi që feksi papritmas, mes reve dhe terratisë që skërmiste dhëmbët në një botë që qasej të shqitej nga shpërgenjt e të shkuares. Përflaku si drita e një qiriri të mpakur, duke ju zgrapsur një shëndeti ndëshkues, që ndali vetëm për pak, atë dritim që vërboi tërbimin e urryeshëm që vërbonte, asokohe, dhe jo vetëm. Ndriti ndër dëshirat e shpirtrave për dlirësi, dhe më 26 shtator të 1990 rroku amshimin si i tillë, ai, gazetari dhe shkrimtari, Alberto Moravia.
Njëzet vjet më parë, Italia,dhe jo vetëm ajo, i dhanë lamtumirën një prëj figurave më perfaqësuese të publicistikës dhe narracionit. Një ndarje, si çdo ndarje me një korife të mendimit dhe shpirtit. Një ndarje si me Alberto Moravian. Ai mbylli sytë për të lënë në veprën e tij trajtën e shumëformëshe dhe turitëse të rrethrrotullisë, ku ai u hoq zvarrë, por dhe u ngazëllye në fluturimin e triumfit. Ngarëndja e tij nuk u ndal që prej asokohe, kur përndiqej dhe censurohej. Edhe më pas, ai do të ishte i tillë,rebel deri në kuptimin më të epërm të etimologjisë së shprehjes. Kacafytej, gjithnjë dhe përplot me zemëratë dhe tërbim, me përditshmërinë italiane dhe gjithçka që ajo e mbarste.Stil i Alberto Moravias, parë me optikën e kritikës, cilësuar si brendaletrare dhe estetike, mund të themi se i përkon një qasjeje realist dhe jokonformiste. Anipse mendonte dhe e pohonte publikisht, se shkruante për të përmbushur dëshirat e tij,këton ngjizje artistike dhe estetike, përkonin njëherazi me allurimin dhe përflakjen e publikut që e admironte. Italia dhe italianët nuk është se e mbuluan me shumë lëvdata dhe nderime. Megjithëse për të nuk kishte të ndalur turri dhe Golgota. Ai nuk bëri asnjë kompromis, as si gazetar, e për më tepër si shkrimtar. Gjithëpoaq,universi i tij si shkrimtar do të tejshkonte kufinjtë, duke u bërë vlerë dhe frymëzim, andje dhe ngasje kudo ku ai u botua. Veçmas mund të cilësojmë në këtë përbotshmëri vlerash, admirimin francez. Mund të themi se Franca ishte atdheu i tij letrar. Atje ai u lexua shumë dhe filmi i bërë nga “Përçmimi’ i Godard, konsiderohen si gurë themeltarë të kinematografisë. Pavarësisht se nuk mbante shënime, kur ulej në tavolinën e tij të punës, duke hapur letrat, njiherash nxirrte nga skutat e kujtesës shkëndijat e përjetimeve dhe impresioneve dhe i lëshonte me një frymë, e përplot me ngashërim dhe zemëratë. Pa zbukurime, të karakterizuar nga shumë detaje,fjalë të zakonshme që veshin përditshmërinë, një sintaksë të përpunuar. Këta ishin shtigjet nga mund të merrte turravrapin shpirti i trazuar i Moravias.I pëlqente që letërsinë ta krahasonte me pikturën, me metodën si ajo merr formë në tablo, shtresë pas shtrese. Drafti i parë është mjaft e papërpunuar, ngarëndja për të zënë frymëzimin e tij ishin larg nga të qenit të përsosur. Në asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk duhej të ishte e gatshme për t’ia mbathur e për të marrë rrugën në kërkim të lexuesit. Atë duhej dhe mund ta gjenin. Albertos i’a kishte ëndja të thoshte për veten “jam i tredhur”, tregon në një intervistë bashkëshortja e tij. Me këtë nënkuptonte diçka të thellë dhe esenciale. Nuk duhet të ngatërrohet letërsia me jetën. Ai vetë pohonte se seksi ishte për të ajo çka për Balzakun ishte paraja: një filtër përmes të cilit duhet të rrëfehet bota. Problemi është se ia rrëfente një vendi katolik, familjar dhe sentimental që kurrë s’e ka pranuar përnjëmend racionalitetin e tij të thellë. Sot s’do të bënte kurrfarë skandali, por në Italinë e asaj kohe, Moravia ishte një personazh jo i rehatshëm, u dukej antipatik.
“Një vepër e artit, në anën tjetër, ka një përfaqësues dhe funksion ekspresive. Në këtë përfaqësim idetë e autorit, gjykimet e tij, vetë autori, janë të angazhuar me realitetin. Kritika, në këtë mënyrë, është jo më shumë se një pjesë, një aspekt. Unë mendoj, duke e vënë atë në këtë mënyrë, unë jam, pas të gjitha, një njeri i pastër në një farë mase. Ne të gjithë jemi. Ju e dini, ndonjëherë ju të zgjoheni në mëngjes në revoltë kundër çdo gjëje. Asgjë nuk duket e drejte. Dhe për atë ditë apo më shumë, të paktën deri sa të marrë përsipër atë, ju jeni një njeri i pastër. Vënë në këtë mënyrë: çdo njeri është një njeri i pastër në mënyrë e vet, por ai është shumë gjëra të tjera përveç”, perkufizon ai.Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëntor 1907. I ati, Carlo Pincherle Moravia,arkitekt dhe piktor, është me origjinë veneciane, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich,është nga Ancona. Alberto, i treti nga katër fëmijët, kaloi një fëmijëri normale,çka se të vetmuar. Në moshën nëndë vjeç ai u sëmur nga tuberkulozi i kockave,sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdon në shtrat për pesë vjet rresht.Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve Dostojevskin, Joyce, Goldon,Shekspirin, Molierin, Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë. Shkruan vargje në frëngjisht e në italisht. Studion edhe gjermanisht. Libri i tij i parë, romani “Indiferentët”, që u botua më 1929, pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma prej regjisorësh të famshëm.  Alberto Moravia vdiq më 26 shtator 1990, në banesën e tij,në Romë.Tematika letrare ngasej nga një thatësirë morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore,dhe paaftësisë të konsiderueshme të njerëzve të gjetur lumturinë në mënyra  tradicionale të tilla, si dashuria dhe martesa, janë temat në fron në veprat e Alberto Moravia. Zakonisht, këto kushte janë patologjikisht tipike të jetës në klasë të mesme, martesë, në veçanti, është objekt i punimeve të tilla si Mosbindja dhe coniugale L’amore (“Dashuria bashkëshortore”) (1949). Tjetërsimi është temë në vepra të tilla si disprezzo Il (“Shpërfillje” apo “Një fantazmë në mesditë”) (1954) dhe La Noia (“The Canvas Empty”), nga vitet 1950, pavarësisht nga vëzhgimi nga një perspektivë racionale-realiste. Politike tema janë shpesh të pranishme: një shembullështë La Romana (“Gruaja e Romës”) (1947), historia e një prostitute ngatërruar me regjimin fashist dhe me një rrjet të komplotistët. Realizmin ekstrem seksual në La Noia (“The Canvas Empty”) (1960), paraqiti veprat psikologjikisht eksperimentale të viteve 1970. Moravia iku për të mbetur një nga emrat e spikatur të letërsisë italiane dhe një gurë i rëndësishëm në mozaikun e letërsisë botërore.

TRIPTIK PËR NJË DISIDENTE




Nga: Ndue  DEDAJ

E kam kundruar disa herë atë fotografi tejet të veçantë. Një fytyrë e pastër femre, serioze, aspak e frikësuar, që ka para një mikrofon. Foto e “nusërimit” të saj të pashembullt. Do të bëhej dhe ajo nuse, do të kishte një familje si të tjerat, do të mbulohej nga zërat e fëmijëve të saj. Por jo. Gjithçka do të merrte fund aty. Tek ajo fotografi e rrallë, nga më të trishtat e njëherësh nga më të fismet e rruzullit. Nuk dihet saktësisht se çfarë ajo është duke thënë a mos thënë në atë sallë hijerëndë, para atij mikrofoni shurdhmemec, që kërkon prej saj fjalë fajësie, që ajo nuk i shqipton dot. Është një fotografi unike pafajësie e profilit disident të një intelektualeje në botën komuniste të Lindjes, që meriton një çmim special dhe si e tillë. Ajo nuk është aty për të pozuar para atyre njerëzve për ndonjë kurorë lavdie a për t’u shpallur mis. Përkundrazi, ajo nuk ka dashur kurrsesi të gjendet në atë vend, në atë sallë, në atë fotografi! Është sidoqoftë në gjyqin e saj.
Është viti 1946 kur shkrimtarja e re Musine Kokalari do të dënohej si disidente e regjimit komunist, e para grua disidente. Kishte guxuar të krijonte Partinë Social-Demokrate në vitin 1943, për t’i dhënë një tjetër fytyrë politikës së kohës, që ajo e shihte jo pa dyshim, ndaj nuk mund të ishte më e lirë pas triumfit të pushtetit popullor. Dhe do të mbyllej për 15 vite në burg politik deri në 1961, kur do të lirohej, për të vazhduar të ishte sërish e izoluar, kësaj here në internim, për njëzet e dy vjet të tjera deri në vitin 1983, kur do të ndërronte jetë në qytetin e Rrëshenit, ku kishte banuar në një shtëpi përdhese mes baltës dhe ferrave.Ishte ajo fotografia e saj, që i kishte sjellë atë fat të mbrapsht. Ai gjyq. Por për çudi ajo foto është e hijshme. Shprehëse. Domethënëse. Asnjë lloj rebelimi në sytë e saj. Ajo e dinte tashmë udhën e ferr-fatit të vet. Fatet në këtë botë ndaheshin, ani se ajo ishte nga qyteti i Udhëheqësit të vendit, nga e njëjta lagje. Kishin qenë njohur sigurisht, madje ishte thënë se ai e kishte adhuruar vajzën e Kokalarëve… por ajo nuk kishte qenë dakord. Dy gjirokastritët kishin qenë me studime jashtë vendit, ajo në Itali, ai në Francë: ajo ishte kthyer pasi kishte doktoruar për letërsi me një studim për Naim Frashërin, ai i kishte ndërprerë studimet për jurisprudencë. Tani ja se ku ishin, ai në krye të shtetit të vet të majtë, ajo në fundin e fundit të atij regjimi, dhe pse aspirata e saj politike kishte qenë po ashtu e majtë, por socialdemokracia dhe jo komunizmi. Tash që ajo kishte rënë nga “vakti”, nuk mund të gjendeshin për të një palë çizme të reja, që këmbët e saj të brishta të mos griheshin nga lluca, balta dhe gëlqerja, teksa ajo përziente gjithë ditën llaç në ndërtimin e godinës së re të spitalit. “Pse këmbët e asaj kulakes të dhimbsën ty!” – i ishte hakërryer teknikut të punimeve njëri nga shefat e ndërmarrjes…Shfletoj veprën e Musinesë në dy vëllime. Sillem nëpër jetëshkrimin e saj dhe sërish ndaloj tek ajo foto gjyqi në faqen e parë. Fotoja e fundit publike e saj. Nuk kam parë një të dytë si ajo, ndaj dua ta kem gjithnjë në studion time kur shkruaj… Në atë vështrim ka diçka të pathënë deri në fund. Të pakryer. Siç ngjet mbase me të gjitha ikonat e kësaj bote, me shëmbëlltyrat femërore – hyjnore që nga Dea…
Biblioteka e qytetit të vogël
Kur nuk mund t’i kishte më njerëzit pranë, kishte librat, të vetmit shpirtra me të cilët mund të fliste në vetminë e saj që s’dinte të sosej me disa dhjetëvjeçarë. Edhe vetmia i përgjohej nga sy të fshehtë të regjimit politik, të cilit ajo i kishte kundër që në rininë e saj. Asgjë s’e lidhte me pejzat e asaj kohe dhe as që mund t’i përjetonte bubullimat propagandistike të regjimit. Madje ajo tashmë nuk i ndiente ato, ishin të huaja për gruan si një copë mermer i bardhë, që koha e shkrinte pa mëshirë. Banesa e saj ishte një kthinë e vogël në të vetmin moçal të qytetit ku rronte dhe ndonjë familje tjetër me damkën “e deklasuar”. Musineja në atë dhomë kishte vetëm shtratin prej druri, librat e shumtë, ditarin e saj dhe kujtesën e një kohe të kaluar. Kujtesën e bardhë të kohës së studimeve në Romë dhe atë të errët të pas Luftës së Dytë, kur ajo do të persekutohej si e gjithë elita intelektuale e vendit. Tani ajo duhej të paraqitej mëngjes e mbrëmje në sportelin e Degës së Brendshme për të thënë se ishte aty, se nuk kishte marrë arratinë, se nuk ia kishte me të pabesë regjimit!…Ajo kishte vetëm një tempull ku falej, në njëzet e dy vjet, librin, bibliotekën e qytetit në katin e dytë të pallatit të kulturës, e vetmja “shtëpi” që ajo nuk e kishte të ndaluar. E njihnin për lexuese të zellshme, po askush nuk e dinte se ajo kishte qenë shkrimtare në rininë e saj, se kishte botuar 4 libra, se kishte studiuar për letërsi, se kishte pasur korrespondencë me ajkën e dijetarëve e shkrimtarëve të kohës: Angelo Leotti, Sotir Kolea, Lasgush Poradeci, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi, Lumo Skëndo, Bilal Xhaferi etj. Për çudi, adresa e saj jo gjithkund ishte shuar, vazhdonin t’i vinin ende revista të huaja nga Italia, Anglia, Kanadaja, teksa në zyrat qeveritare hynin vetëm revistat kineze.Biblioteka e vogël e Rrëshenit, si e re që ishte, librat e saj nuk i kishte as në fondin e rezervuar. Në atë fond ishin vetëm nja dyqind libra, kryesisht revistat “Hylli i Dritës”, “Kumbona e së Diellës”, apo botime si “Visaret e Kombit”, “Shkrimtarë shqiptarë” dhe pak libra italisht që i kishte sjellë nga Shkodra mësuesi i historisë, Kin Baqli. Musineja shkonte në bibliotekë katër-pesë ditë në javë, qëndronte dy-tre orë duke lexuar libra artistikë, politikë, albanologjikë etj. Shfrytëzonte fondin, gërmonte pareshtur në skedar. Nuk ka dyshim se kartela e saj ishte e pakrahasueshme me të asnjë lexuesi tjetër në qytet. Aty ajo ishte në hullinë e saj të pandërruar si krijuese dhe studiuese. Kujton një ish-punonjës i bibliotekës i viteve ‘70: “Njëherë, kur ajo ishte në sallën e leximit, me një turrë librash përpara, bie telefoni. Ishte sekretari i Komitetit të Partisë. Më kishte thirrur posaçërisht për Musinenë, si ta kishte parë nga dritarja se ishte aty. Në fillim më pyeti se çfarë librash lexonte ‘ajo plaka e deklasuar’, pastaj më kërkoi që të bëja gjithçka që ta përzija nga biblioteka, të mos i jepja libra me vete, sidomos jo më shumë se një libër, e të tjera forma presioni, që asaj t’i bëhej e mërzitshme dhe të ikte. Por unë nuk kisha të drejtë të veproja ashtu. Rregullorja nuk e pengonte lexuesin të merrte libra në shtëpi…”.Zonja e lartë kishte vendosur një marrëveshje të heshtur me njerëzit e qytetit verior, të cilët e admironin për pamjen, veshjen gjithë sqimë, urtësinë e saj proverbiale, dhe ajo “marrëveshje” e pazakontë e saj me qytetin ishte buzëqeshja. Vetëm kaq mund t’i dhuronin dhe t’u dhuronte njerëzve. Një lëvizje të lehtë koke. Një buzëqeshje dashamirëse. Ndonjëherë dhe fliste pak fjalë me gratë, i këshillonte për fëmijët, gatimin a diçka tjetër këso lloji dhe kjo nuk i merrej për të keq. Por jo më shumë. Ajo duhej të ishte thjesht një hije për qytetin. Një hije që shkonte e vinte përmes vetmisë së saj. Festat, tubimet, ceremonitë, koncertet, diskutimet letrare ishin të palejueshme për të. Ajo ishte një e izoluar nga jeta publike. Ajo nuk mund të udhëtonte për në Tiranë. Nuk duhej të shihej atje dhe askund tjetër. Për në kryeqytet mundi të udhëtonte vetëm njëherë, në vdekjen e nënës së saj!…Frekuentonte rregullisht dhe kinemanë e qytetit, që ishte si të thuash ndalesa e dytë, pas bibliotekës publike. Zakonisht i ngjiste dorën ndonjë fëmije që gjente aty te porta, duke u lutur që ta fusnin pa biletë dhe me të përdore hynte brenda. Fëmijët ishin një pasion i saj, por ajo shihej mes tyre vetëm sa ata ishin të vegjël. Nuk qëllonte që ajo të afrohej ndonjëherë te dyert e gjimnazit, pasi fill do t’i kërkohej të largohej, se po na “prish” rininë!… Flitej se ajo ishte Emira Velo e “Para Agimit” të Shevqet Musarajt, që asokohe ishte një roman jo pak i bujshëm që në shkollë bëhej referat. Si duket, edhe kur e la vetë letërsinë, nuk e la letërsia atë, Musineja ishte sërish në letërsi, po kësaj here jo si autore, po si personazh. Edhe pse nuk mund të bënin asgjë për këtë intelektuale tipike të viteve ‘30, që koha e turbullt e luftës dhe e pasluftës e përlau si ortek me vëllezërit dhe njerëzit e tjerë të familjes, qëllonte që ndonjë i njohur i saj i viteve të shkuara, intelektual i dëgjuar, të mos e kthente kokën anash kur haste në të. Në vitin 1974, Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave, gjatë një vizite në Rrëshen, me të dëgjuar se Musineja ishte aty, kërkoi ta takonte, pa e dëgjuar fort ndonjë shoqërues lokal që po “kujdesej” pak si tepër që profesori të mos gabonte duke u takuar me armiken…Jetëshkrimi i saj i vërtetë tashmë ishte harruar. Askujt nuk i interesonte se kush kishte qenë ajo grua. Biografia e armiqve fshihej, mbetej vetëm ajo pjesa “armiqësore” e saj, që trumbetohej orë e çast. Ajo fotografia e gjyqit që ripublikohej sa herë duhej denoncuar klasa borgjeze. Por Musine Kokalari kishte se çfarë t’i rrëfente një qytetërimi tjetër nga ai ku e kishte hedhur fati, çka do të ngjiste vetëm pas vitit 1990… Pas mësimeve të para në Gjirokastër, do të mbaronte shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë më 1937 dhe do të nisej për studime në Universitetin e Romës. Boton librin e saj të parë, “Seç më thotë nëna plakë” më 1939. Në vitin 1944 boton librin e dytë, “Rreth vatrës” dhe në 1945 librin e tretë, “Sa u tund jeta”. Më 1946 dënohet me 20 vjet heqje lirie… Jeta e saj tashmë do të ishte e ndaluar, e veçuar, e përndjekur, e përgjuar nga dhjetëra sy vigjilues, se mos ajo hidhte në erë socializmin dhe diktaturën e proletariatit.Edhe Sollzhenicini, Pastërnaku e disidentët e tjerë rusë, ashtu si ajo, ishin rreptësisht të ndaluar në vendin e tyre. Musineja ishte shkrimtarja e parë shqiptare. Ndoshta asnjë letërsie në Lindje nuk i kishte qëlluar fati apo fatkeqësia që të parën shkrimtare të vetën ta kishte disidente, ndër shkrimtarë të tillë si Lame Kodra, Arshi Pipa, Martin Camaj, Kasem Trebeshina, Petro Marko, Mehmet Myftiu, Kin Dushi, Bilal Xhaferi, Pjetër Arbnori, Trifon Xhaxhika, Zef Pllumi, të refuzuar estetikisht e të përjashtuar politikisht, për shkak të ideve e qëndrimeve të tyre liberale, demokratike.
Shëtitja “aristokratike” e një zonje të ndaluar
Për hir të së vërtetës duhet thënë se asokohe ajo ishte e vetmja zonjë e atij qyteti. Dhe ajo, e vetmja e atillë, ishte e internuar. Ky ishte konteksti politik i asaj kohe. Musineja punonte në ndërtim, gjithë ditën me kovat e llaçit në duar. Ngjit e zbrit skelat. Ngrinte pallatet e reja, por pa mundur të kishte një strehë për veten dhe për librat e saj. “Kishte rreth 3-4 mijë libra, kujton një elektricist që shkonte në banesën e saj njëdhomëshe për t’i rregulluar dritat. Librat ishin vënë mbi disa dërrasa të pazdrukura ngjitur në mur…”. Njëherë, duke parë interesimin e tij, ajo zgjat dorën drejt atij rafti të sajuar librash, lëviz një karton të vjetër dhe nxjerr nga poshtë “Rubairat” e Omer Khajamit, përkthyer prej Fan Nolit, ia jep atij për t’i lexuar, e ai duke qenë njeri i artit, i mëson përmendësh (i reciton dhe sot e kësaj dite), por shqetësohet kur sheh se librin e rrallë ia kishin marrë, duke humbur kështu besimin e Musinesë për të marrë prapë libra të ndaluar tek ajo.Nuk ishte faji i atyre grave të thjeshta të kooperativave që partia ua kishte bërë kuçedër atë të “deklasuarën” e ndërtimit, ndërkohë që ato i ngjiste në tribunat e kongreseve të Tiranës, të mbanin fjalime të tharta kundër borgjezisë dhe shushunjave të saj. Ato besonin se ajo ishte udha e drejtë, se ajo gruaja “aristokrate” kishte bërë mëkat që nuk kishte dëgjuar “shokun Enver”, se kush ishte ajo që mund ta bënte atë sakrilegj!… Kështu, teksa ato, shoqet brigadiere, kryetare, deputete, ngjisnin shkallët e kuqe të kohës, ajo bënte shëtitjen e saj të vetmuar, gjithnjë së njëjtës rrugë, pasditeve, nga dalja e qytetit deri tek Ura e Fanit, apo Kroi i Shna Premtes. Përherë e vetme, asnjëherë vet i dytë. Atë shëtitje e bënte zakonisht dhe një tjetër i internuar, Panua, një burrë trup mesatar me flokë të thinjur, që nuk dihej pse ishte aty, po që thoshin se kishte qenë spiun grek. Ndonjëherë shëtitjen andej e frekuentonte dhe një avokat shkodran, që më pas u bë përmbarues, Sabri Quku, një burrë me kulturë, që fliste me një theks të veçantë. Ky nuk ishte i internuar, por i lënë mënjanë. Pak kush e dinte se ky intelektual kishte kryer studimet në Itali, në Torino, dhe se diku në sirtarët e harruar flinte një punim i tij kushtuar Kanunit të Lekë Dukagjinit, që pas 1990-s do të botohej në trajtën e monografisë. Po ashtu gjithnjë do të kërkohej një pretekst për ta goditur mjekun e njohur Ylli Xhaxhika, me studimet e kryera në Bashkimin Sovjetik, kandidat i shkencave, që pasi punoi punëtor në gjeologji, u la më së shumti mjek në periferi. A nuk ishin pak si “tepër” për një qytet të vogël: një shkrimtare, një jurist, një mjek… që të tre me studimet kryer jashtë shtetit?Mund të duket e habitshme, por thellë-thellë Musineja ishte si një “pajtore” e qytetit. Të gjithë sikur i faleshin shenjtërisë së saj. Nga mirësia që rrezatonte, askush nuk e urrente, ani se nuk i qaseshin, veçse fshehtazi. Ishte si një kod i pashkruar ta “përçmoje” në sy të të tjerëve armiken e pushtetit, por sa për sy e faqe, të thonë sot në Mirditë. Ishin fare të paktë ata që e nuk e çmonin me të vërtetë, kryesisht veprimtarë të organizatave e forumeve politike. Syve të vëmendshëm qytetarë nuk u kalonte pa vënë re që Musineja çdo 28 nëntor vishej me kostumin e saj “zyrtar”, pallton e zezë gub me jakë gëzofi, shallin e lidhur me hijeshi, varësen e shndritshme dhe kapelën aristokratike mbi flokë, që duhej ta kishte kujtim qysh nga koha kur studionte në Romë. Sharmi i saj ishte si prej sallonesh mondane, aq i huaj për dukjen revolucionare të njeriut të ri. Ajo e kuptonte fare mirë këtë “anomali”, por pikërisht për këtë vepronte ashtu, si për t’u thënë njerëzve se nuk ishte ajo e huaja, por e huajtur prej së largu ishte ideologjia që komunistët i faleshin nga mëngjesi në mbrëmje. Përderisa ajo ishte e ndaluar në fjalën e saj si shkrimtare, fundja le të fliste me gjestet dhe veshjen e saj fisnike…Kanë kaluar 27 vjet që Musinenë nuk e kemi më mes nesh. Por, megjithatë, e “shohim” sërish tek ecën asaj rrugës së saj, që ende nuk ka një emër. Na mungon fotografia e Musinesë, ashtu në lëvizje, me atë pallton e saj të errët dhe me atë breroren prej zonjash në kokë. Na mungon ajo fotografi e papërsëritshme dhe e patjetërsueshme e historisë sonë. Fundja dhe nëse ajo foto nuk gjendet, kemi në dorë të bëjmë bustin e saj dhe ta vëmë në një nga anët e rrugës nga shëtiste ajo. Ne e kemi ende kujtesën të gjallë, ta bëjmë sot atë bust! Dhe ta pagëzojmë atë rrugë mirditore me emrin: Musine Kokalari. Është rruga që del në autostradën e re Durrës-Prishtinë. A nuk ishte ideali i saj, një udhë e madhe, e bukur, e lirë?… E ndoshta më shumë se gjithçka tjetër, atij busti do t’i shkonte përshtat poezia…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...