Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/20

Thani Naqo:E keqja më e madhe të shkrimtarët janë inatet,që nuk duhet të ndodhin...

From: thaninaqo@hotmail.com
To: bruqi-flori@hotmail.com
Subject: Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Sejdi Berisha , dy vepra
 për lexuesin PËRSHËNDES SHKRIMTARIN, STUDIUESIN DHE PUBLIÇISTIN SHQIPTAR 
SEJDI BERISHËN!

Date: Sat, 19 Feb 2011 20:45:45 -0500

Tungjatjeta, i nderuar, z. Sejdi Berisha!

Fillimisht jam njohur me diapazonin tuaj kulturor dhe me krijimet e tua studimore në revistën internetike Fjala e Lirë. 
Artikujt e tu i përshkon qartësia dhe analiza e intelektuali të formuar dhe këto aftësi Ju i keni vënë në shërbim të Kombit Shqiptar. 
Thënia Juaj, Letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon(Sejdi Berisha),  e cila citohet në shkrimin e mëposhtëm, është e vërtetë dhe shqetësuese për mbarëvajtjen e artit në interes jo vetëm të Kombit Tonë por, ky fenomen negativ, të cilin ju e kritikoni me të drejtë dhe që nuk duhet të ndodhë, përcjell shpesh tek krijuesit, studjuesit dhe publicistët shqiptare mesazhe nervcingërisura. E keqja më e madhe, e keqe që duhet shmangur patjetër, sepse krijuesit dhe studjuesit seriozë jo vetëm nuk e dëshirojnë këtë gjë, por ata shohin se këto mosmarëveshje të fryra artificialisht nga inate dhe marraze të pa justifikuara, me dashje a, pa dashje, "çojnë ujë në mullirin e atyre qarqeve" që historikisht nuk e kanë dashur Kombin Shqiptar.
Unë respektoj seriozitetin e analizave tuaja psikologjike mbi artin e për çështjet jetike në hapësirën mbarë shqiptare dhe, njëkohësisht, nuk kam as dyshimin më të vogël se shkrimtari dhe publiçisti Sejdi Berisha ka vendin e nderuar midis nesh. Dy veprat e tua të fundit unë nuk i kam lexuar, por jam i sigurt se edhe në to Ju mbroni interesat e artit shqiptar dhe ato të kombit tonë të coptuar padrejtësisht.
 
Uroj përkushtimin Tuaj si shkrimtar e publiçist me vepra në shërbim të Kombit Tonë.  

Me respekt për Ju,
Thani Naqo 



2011/02/19

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Sejdi Berisha , dy vepra për lexuesin

[foto+flori.jpg]


Shkruan Mr.sci.Flori Bruqi


Letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon(Sejdi Berisha)







Shkrimtari  dhe publicisti i mirënjohur Sejdi Berisha 


botoi këto ditë dy vepra për lexuesin shqiptar 



Sejdi Berisha është poet, romancier, dramaturg, kronikan, publicist. Në të gjitha fushat me të cilat u mor, la gjurmët e veta krijuese. Në të gjitha fushat me të cilat u mor, la në to edhe nga një atom të shpirtit të tij prej njeriu. La në secilën prej tyre ndjenjën e njeriut të sinqertë e të dashur. La ndjenjën e njeriut atdhetar...

Jo vetëm në provincën tonë të vogël Pejën, që si çdo provincë prodhon intrigën dhe injorimin ndaj krijuesve të mirëfilltë, por edhe çdokund tjetër në botë ekzistojnë dy lloj shkrimtarësh: ata që krijojnë pa i intriguar dhe pa i injoruar kolegët e vet, dhe ata që përmes intrigës dhe injorimit, në mungesë të kualitetit krijues, synojnë t'i imponohen lexuesit si alfa e omega e llojit letrar me të cilin merren.

Të parët lënë veprën, që jeton edhe pasi ata të mos jenë më në këtë jetë.

Të dytët edhe nuk e lënë veprën, edhe e prishin shpirtin, edhe zhburrërohen për së gjalli. S'kanë si e lënë veprën, sepse humbin kohë duke u marrë me intriga dhe injorimin e kolegëve.

S'kanë si e lënë veprën, edhe për një fakt tjetër: se për ta krijuar atë, shkrimtari duhet të ketë shpirt njeriu. Duhet ta ketë ndjenjën e sinqertë për njeriun.

Vepra e një shkrimtari, për të jetuar breza pas brezi, duhet t'i ketë të dyja këto.

Sejdi Berisha, që mbushi 40 vjet krijimtarie, i takon llojit të shkrimtarëve që kanë shpirtin dhe ndjenjën për njeriun. Prandaj, edhe krijimtaria e tij është kaq e gjatë.

Pena e Sejdiut, për këto dyzet vjet krijimtarie, skaliti 27 vepra. A do ta arrinte këtë shifër, po të humbte kohë poshtë e përpjetë me fjalë boshe? Sigurisht se jo.

 Ky zgjodhi rrugën e punës krijuese, duke ndjekur atë moton e vjetër që të sjellë deri te rezultati, deri te suksesi: "Karvani le të ecën, qentë le të lehin prapa. Mos u ndal kurrë ta gjuash me gurë asnjë, se do ta humbasësh kohën drejt cakut që ia ke vënë vetes". Kush e ka ndjekur këtë moto, ka lënë veprën, që ka jetuar nëpër të gjitha kohët.

Sejdiu është poet, romancier, dramaturg, kronikan, publicist. Në të gjitha fushat me të cilat u mor, la gjurmët e veta krijuese. Në të gjitha fushat me të cilat u mor, la në to edhe nga një atom të shpirtit të tij prej njeriu. La në secilën prej tyre ndjenjën e njeriut të sinqertë e të dashur. La ndjenjën e njeriut atdhetar.

 Ata që i kanë lexuar me vëmendje veprat e tij, kudo do ta hasin dhimbjen për atdheun që po vuante në robëri, për njerëzit e tij që ishin katandisur në të gjitha anët e botës, për ta siguruar ekzistencën ekonomike, që ia kishte vështirësuar në atdhe pushtuesi serb. Atë dhimbje, Sejdi Berisha e ndrydhi me optimizmin e tij se liria, së shpejti, do të ndritë në Kosovë.

Dhe liria erdhi.

Ajo ia dha harenë shpirtit të shkrimtarit. Liria, tash, zuri pjesën tjetër të krijimtarisë së autorit. Derisa në veprat e mëparshme Sejdi Berisha denonoconte përmes artit letrar dhunën dhe barbarinë e pushtuesit serb, pas vitit 1999, kur atdheu u çlirua, këshilloi se si të ruhet liria. Prandaj, shkroi për luftën e shenjtë të UÇK-së për atdhe.




Librin "Fjalë e pathënë" të autorit Sejdi Berisha, e botoi "Club Kultura"-Pejë, 2009.
!
Shkroi për veprimtarinë kombëtare të atdhedashësve tanë breza pas brezi. Shkroi për gjithë ata që kontribuan për Kosovën. Shkroi për UÇK-në, sepse, duke e nderuar veprën e saj, nderohet Kosova. Shkroi për dëshmorët e saj, për t'i përjetësuar ata. Se gjaku i tyre është liria jonë. Ai është gjak i shenjtë për të gjithë ne. Përmes veprës së vet, Sejdi Berisha e shenjtëroi këtë gjak lirie.

"Është vështirë të jesh njeri", shkruante Hivzi Sylejmani, në veprën e tij "Njerëzit". Ai, kështu, porosiste njerëzit e tij të gjakut-shqiptarët, që në kohëra të vështira që mbretëronin atëherë në Kosovë, të qëndronin vertikalisht.

Me fjalë të tjera, porosiste të lidheshin me tokën e Kosovës. Porosiste që shqiptari dhe Kosova të shkriheshin në një, për ta gëzuar kjo lirinë. Edhe koha në të cilën e zhvilloi krijimtarinë e vet Sejdi Berisha, ishte e rëndë.

Ky ishte dhe mbeti njeri (shqiptar) nëpër tërë rrjedhën e kohës së vështirë në të cilën jetuan njerëzit e gjakut të tij. Ishte shqiptari (njeriu) që u lidh ngushtë me atdheun e vet, për ta dhënë pjesën e tij të kontributit që ky ta gëzojë lirinë.

 Pena dhe pushka i nxorën në dritë të gjithë popujt e robëruar. I nxorën në dritë dy pjesët e një trungu-Shqipërinë (më 1912) dhe Kosovën (më 1999). Pena e ka hapur rrugën për luftën. E ka ushqyer shpirtin e luftëtarëve për të luftuar për atdhe. Ata, tek përballeshin me pushtuesin përmes tytës së pushkës, recitonin pjesë të poezive të shkrimtarëve tanë.

Krismat e luftës për atdhe jehuan bashkë me vargun e shkrimtarëve tanë. Pushka, vargu dhe Kosova u bënë një. Në këtë kuptim, Sejdi Berisha dha kontributin e vet kombëtar përmes penës.

Sejdiu është shembull se si duhet të jetë njeriu. Se si duhet të jetë krijuesi. Se si nuk duhet të merret me të tjerët, por si duhet t'i përkushtohet vetëm punës së tij. Askë s'e ka bërë të madh intriga dhe shantazhi kundër kolegëve. Po veç puna e tij. Kjo është motoja që gjatë gjithë punës së vet krijuese e ndoqi Sejdi Berisha. Prandaj, sot, nderohet nga të gjithë ata që e kanë kuptuar me kohë këtë moto, që autori përçoi tek brezat e kohës së tij dhe brezat më të rinj. Vepra e Sejdiut do të jetojë gjithmonë, për ta përcjellë mesazhin e shpirtit të njeriut tek brezat e tjerë.


Peja ka një traditë të begatë në zhvillimin e kulturës, në zhvillimin dhe ruajtjen e afirmimin e vlerave shpirtërore dhe kulturore. Këto të arritura kanë bërë që kjo komunë, por përmes saj, edhe tërë Kosova të jetë një lloj ambasadori i kombit në fushën e zhvillimit të kulturës.

Në këtë aspekt, kontribut të madh, atëherë kanë dhënë zejtarët dhe intelektualët, të cilët organizoheshin në forma të ndryshme, duke filluar nga shoqëritë muzikore e deri tek arti skenik, krijimtaria letrare dhe arti pamor.



Atëbotë, SHKA "Përparimi" kishte arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në fushën e muzikës, veçmas të asaj popullore, prej nga më vonë marrin guximin të themelohen edhe shumë SHKA, si "Ramiz Sadiku", "Xhemajl Kada", Ansambli i Folklorit Burimor "Rugova" si dhe shumë grupe e seksione tjera muzikore si "Sofra Pejane", SHKA "Bakraçët" e kështu me radhë.

Në vitet e pesëdhjeta, nga bankat e gjimnazit kanë dalë shumë talent të fjalës së shkruar, të cilët më vonë u bënë emra të njohur edhe të letërsisë, por edhe të gazetarisë. Ndërsa, më kujtohet kur isha gjimnazist, me angazhimin tim dhe të disa shokëve, themeluam Grupin letrar, i cili fillimisht, kohë pas kohe organizonte orë letrare në nivel shkolle, kurse më vonë morëm guximin që orë letrare të begatuara edhe me art skenik të organizojmë edhe në qytet. Kjo, sikur zgjoi kureshtjen, por edhe u dha guxim talentëve që të merren me këtë formë të kulturës, e cila është ndër më të rëndësishmet për kombin dhe historinë e një populli.


Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, është një prej figurave më të dalluara dhe më karakteristike, krijimtaria e të cilit ka veçantinë e ngrohtësisë shpirtërore dhe të përjetimit, ka zërin dhe mesazhin metaforik, kurse universi i tij krijues së bashku me filozofinë e mendimit, lexuesin jo vetëm se e bën për vete dhe kureshtar, por edhe e provokon për analiza të mëvetësishme të veprave të këtij krijuesi.

Deri me tash, ky punëtor i mirëfilltë i kulturës dhe i vlerave shpirtërore dhe kulturore, ka botuar njëzetë e pesë vepra nga fusha e krijimtarisë poetike, prozë, eseistikë, monografi dhe drama.

 Ndërsa, angazhimi i tij si publicist për afro tridhjetë vite me radhë, në fushën e informimit me kohë, të drejtë dhe në mënyrë profesionale, është një prej kontributeve më qenësore për afirmimin e vlerave shoqërore, individuale, por edhe për luftimin e të gjitha dukurive negative, të cilat kanë qenë prezent dhe e kanë penguar zhvillimin e mirëfilltë të shoqërisë dhe të të gjitha segmenteve të jetës.

Sejdi Berisha, është një prej atyre që i dha shpirt dhe jetë edhe zhvillimit të artit skenik por edhe të fushave të tjera.

Ai, prej viteve të gjashtëdhjeta ishte anëtar i Teatrit të Qytetit të Pejës, ishte anëtar i Klubit letrar të Pejës, kryetar i të cilit ka qenë për dy mandate gjatë kohës së paraluftës, pastaj është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse katër vitet e fundit, ishte kryetar i degës së këtij asociacioni në Pejë. Ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit të Qytetit të Pejës, anëtar i Bordit të Galerisë së Arteve në Pejë dhe anëtar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë.

Në vitet e 90-ta, ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Pejë, dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Veprimtarëve të Kulturës të Pejës, atëherë kur shqiptarëve u ishte ndaluar çdo veprimtari për shkollim, kulturë, punë etj.

Këto ditë dolën nga shtypi dy vepra të autorit Sejdi Berisha“Kërkoj dhembjen time” dhe “Mallkimi i Heshtjes”. Libri i parë është një formë e fuqishme e të kënduarit poetik e ndërlidhur me mendimin filozofik dhe njerëzor, formë e etjes njerëzore për ta fisnikëruar dhe sublimuar rrugëtimin dhe përplasjet shpirtërore, të cilat autori i ka shndërruar si në një pelegrin për ta gjetur dhe përjetuar ngrohtësinë e mendjes dhe të shpirtit, por edhe për tu përballur me të gjitha sfidat, të cilat i bën pjesën më të ngrohtë dhe më të përjetuar të jetës.

 Të gjitha këto, respektivisht, përplasjet dhe rrugëtimin, shkrimtari i kthen në një sfond të çuditshëm por të ngrohtë njerëzor, që, edhe krijuesit, edhe lexuesit por edhe opinionit të gjerë, elementet e tillë, u dhurojnë energji për këngën e madhështisë dhe të dëlirësisë.

Librin “Kërkoj dhembjen time” e botoi Club Kultura-Pejë, 2011 dhe i ka 120 faqe.
Librin “Mallkimi i heshtjes” e botoi Club Kultura-Pejë, 2011 dhe i ka 212 faqe.

Ndërsa libri “Mallkimi i heshtjes”, shpreh atë thellësinë e përjetimit dhe të realitetit e të mospajtimit, si veçori e qëndrimit krijues dhe njerëzor të shkrimtarit, i cili, edhe dëshiron të rrëfejë por edhe e ka për synim për të shpjeguar në rrafshin e mirëfilltë të analizës filozofike dhe refleksive të gjitha rrjedhat që synojnë dhe shfaqin lumturinë, por që dhembjen e kanë shoqërues kudo.

Për këtë, autori, Sejdi BERISHA konsideron se gjërat që heshtën apo që ngelin përbrenda vetvetes, me dijen apo pa dijen e njeriut, ato i ngjajnë klithmës, e cila, për habi nuk dëgjohet! Kjo, ngase çdo gjë që heshtet, puthitet me mallëngjimin, të cilin edhe nuk mund t’ia rrëfesh askujt. Për këtë arsye, autori, me të drejtë na “imponon” indinjatën shpirtërore si mallkim të heshtjes. Vetë titujt e shkrimeve apo të kapitujve të librit, përshkohen me mesazhin alegorik mbase edhe këshillëdhënës në të njëjtën kohë, që i ngjajnë edhe lutjes dhe këmbëngulësisë për sinqeritetin, lumturinë dhe për madhështinë si thesar të njerëzores.
Prishtinë,19.02.2011

Kryeministri shqiptar Sali Berisha fton qytetarët të festojnë rrëzimin e komunizmit: Ftoj ata që besojnë në votë dhe jo në dhunë

http://www.botasot.info/img/10BERISHA-KON.jpg

Jam sot këtu për tju ftuar, ju të bashkoheni nesër në koncertin festiv dhe nderoj kurajon mbinjerëzore të atyre qindra mijerave te reja, burrave dhe grave, qindrave studentëve të ngujuar në greven e urisë që shembën bllokun bunker të diktatorit më të egër që shqiptarët kanë njohur në histori” tha Kryeministri shqiptar prof.dr.Sali Ramë Berisha.

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp, ka ftuar gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e festimit që organizon nesër PD, në një koncert të fitores së demokracisë. Kryeministri Berisha tha se nesër është 20 vjetori i një prej ditëve më të mëdha në historisë e Shqiptarëve, dita e përmbysjeve të rregjimit totalitar.

“Nesër është dita e kujtesës kombëtare, e genocitit, torturave dhe persekutimeve të regjimit të Enver Hoxhës. Ju ftoj qytetarë të bashkohemi nesër në një koncert festiv.”, ka deklaruar Berisha.

Duke ftuar edhe gazetarët të jenë pjesë e kësaj feste, Berisha nënvizoi duken nënkuptuar opozitën që bën dhunë tha: “Ne bëjmë feste, ndryshe nga të tjetër ne festojmë”

Ai bëri ftesë kujtdo që e ndjen të festojë, për të nderuar kështu guximin mbinjerëzor të studentëve dhe të rinjve të viteve 90.

“Të festojmë sakrificën e studentëve që rrezuan diktaturën dhe shtatoren e diktatorit më të egër në Ballkan. Përmbysja e bllokut dhe shtatores përbën një gjë të veçantë .Ftoj të bashkohen nesër të bashkohen me ne gjithë Shqiptarët, për arritjet e Shqipërisë që sot është anëtare e NATO-s.”, tha Berisha

Ai ftoi po ashtu në këtë festë, të gjithë qytetarët e këtij vendi që lëvizin sot të lirë në gjithë Europën të festojmë ditën e lirisë.

“Ftoj studentët, burrat, gratë që besojnë tev vota e lirë dhe që besojnë se pushteti merret me votë dhe jo me dhunë”, tha Berisha.

“Nesër duhet të bashkohemi për të festuar në mënyrën më të qytetëruar. 20 shkurti është data ku u çelën liritë tona”, tha kryeministri Sali Berisha.

Kryetarja e Kuvendit Shqiptar z.Jozefina Topalli : Ne jemi vendi që kemi paguar më shumë se kushdo tjetër mungesën e lirive dhe të të drejtave


http://www.botasot.info/img/4topalli_1.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zgjodhi një mënyrë të veçantë për të përkujtuar 20-vjetorin e rrëzimit të simboleve të diktaturës komuniste duke zhvilluar një takim me studentë të një Universiteti në Tiranë.
E shoqëruar nga deputetja, Rajmonda Bulku, njëkohësisht pjesëmarrëse e lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990, Kryetarja e Kuvendit bisedoi dhe iu përgjigj interesimit të studentëve mbi jetën e vështirë, ankthin, frikën dhe tmerrin që kanë përjetuar shqiptarët nën sundimin e regjimit komunist si dhe hapat e zhvillimit dhe progresit që ka shënuar Shqipëria në këto 20 vite etj.

“Demokracia është një vlerë e jashtëzakonshme, duhet përkujdesje për të dhe kjo duhet të bëhet nga të gjithë. Duhet të besojmë në këtë sistem, duhet të besojmë në këto vlera, kushdo që të përpiqet që ta kërcënojë demokracinë nuk duhet të lejohet kurrë, asnjëherë.
Ne jemi vendi që kemi paguar më shumë se kushdo tjetër mungesën e lirive dhe të të drejtave. Ne, nuk mund të lejojmë kurrë, për asnjë arsye, për ambicie individuale, personale të pushtetit që të kërcënojnë me dhunë, ne besojmë tek zgjedhjet, tek vota e lirë” tha Kryetarja e Kuvendit.
Topalli vlerësoi se sot, 20 vite pas rrëzimit të diktaturës më të egër komuniste në Evropë, Shqipëria ka bërë hapa gjigantë drejt zhvillimit. Gjatë bisedës, studentët dënuan dhunën e 21 janarit, ndërsa Kryetarja e Kuvendit theksoi se 21 janari ishte një skenar i turpshëm dhe i paralajmëruar për marrjen e pushtetit me dhunë, me çdo çmim dhe me çdo mjet.

Asnjëherë nuk kam thënë se; ''Serbia është nëna e Kosovës'' apo se ''Unë do të bëhem ndonjëherë Tito i Kosovës!''

http://www.botasot.info/img/behgjetDSC_0026.jpg

Të nderuar,

Gazeta KOHA Ditore edhe televizioni “Kohavizion”, ditëve të fundit janë duke e zhvilluar një fushatë intensive dhe tendencioze kundër personalitetit tim, bile duke shkuar edhe më tutje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Kjo pos që tenton të denigrojë përsonalitetin tim, nxit urrejtje duke rrezikuar jetën time dhe të familjes sime.

Publikimet e përdorura në mediumet e lartpërmendura janë të montuara dhe të shtrembëruara teresisht.

Unë nuk kisha ndërmend të reagoja ndaj kësaj fushate tendencioze, por një letër e dy organizatave të veteranëve lidhura me luftën, të cilën unë e respektoj shumë dhe për të cilën kam bërë shumë, më shtyu të përgjigjem sa më poshtë.

Me përgjegjësinë time të plotë morale dhe politike deklaroj se unë asnjëhere nuk kam thënë, as nuk kam menduar që :

Serbia është nëna e Kosovës!”

Se unë do të bëhem ndonjëherë Tito i Kosovës!

Se I kam quajtur serbët vëllezërit tanë!

Sic opinioni është sqaruar shumë herë për takimin me Millosheviqin, ai takim është pasuar me takimin me udhëheqësinë më të lartë të Kosovës. Në atë takim jam dakorduar me udhëheqësit prezentë dhe qasjen e tyre lidhur me cështjen e Kosovës dhe lidhur me proceset që do të zhvilloheshin rreth Kosovës. Unë nuk kam kërkuar nga Millosheviqi bashkëjetesë, por ndarje.

Ditët e ardhshme intervistat origjinale do t`i ofrohen opinionit publik, dhe të gjithë të interesuarve.

Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re

Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli udhëheqin Republikën e Kosovës


U nënshkrua marrëveshja për koalicion mes PDK-së e AKR-së

Kryetari i PDK-së, njëherësh mandatari për formimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi dhe kryetari i AKR-së, njëherësh kandidat për postin e presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli kanë nënshkruar marrëveshjen me të cilën zyrtarizohet koalicioni qeverisës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes Thaçi ka thënë se ky koalicion do të punojë për zhvillimin e Kosovës, ngritjen e mirëqenies sociale, ndërtimin e shoqërisë shumetnike, krijimin e vendeve të reja të punës, integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, liberalizimin e vizave. Ndërsa, Pacolli ka shprehur zotimin se do të punohet për një Kosovë dinjitoze.
http://www.botasot.info/reklama/thaci800DSC_0026.jpg
Thaçi ka thënë se zyrtarizimi i marrëveshjes për koalicion vjen pas negociatave me AKR-në, ndërsa shprehur zotimin se koalicioni qeverisës do të punojë në të gjitha aspektet për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin e tij në BE dhe NATO.

“Sot PDK dhe Koalicioni për Kosovën e Re nënshkruan marrëveshjen e partneritetit, koalicionit për ndërtimin e institucioneve të reja shtetërore të Republikës së Kosovës, të presidentit, të qeverisë së re dhe ministrore, prandaj kjo marrëveshje, ky koalicion është një koalicion për Kosovën e re, për zhvillimin e Kosovës, për reformat demokratike, për ndërtimin e shoqërisë shumetnike, për krijimin e vendeve të reja të punës, për Kosovën evropiane, për Kosovën në paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonale dhe perspektivë evropiane, për Kosovën që do të ndodhë liberalizimi i vizave, e gjithashtu për Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.
http://www.botasot.info/img/kosova-thaci_pacollii.jpg
Për më tepër, ai shfaqi zotimin se institucionet e reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Ai ndërkaq ka falënderuar Koalicionin për Kosovën e re për gatishmërinë e shprehur për ndërtimin e koalicionit qeverisës, duke thënë se do të punojnë bashkërisht si ekip shtetëror për implementimin e plotë të programit të qeverisë.

Kryetari i AKR-së dhe kandidat për postin e presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur zotimin se kjo parti do të punojë së bashku me PDK-në për interesat e shtetit dhe të qytetarëve të saj, në mënyrë që Kosova të jetë një vend dinjitoz dhe i integruar në rajon dhe Evropë.

“Kosova nuk mund të durojë më tepër luksin që të stagnojë çdo gjë. Ne këtu kemi forcën, energjinë, kemi diturinë dhe vullnetin shumë të madh për të vepruar. Që nga tani së bashku me PDK-në, bashkë me ekspertët e Koalicionit për një Kosovë të Re, bashkë me anëtarët e tjerë të koalicionit jemi betuar që të punojmë vetëm për interesat e qytetarit të Kosovës, për interesat e ndërtimit të një shteti dinjitoz dhe të një shteti për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Na priftë e mbara zoti kryeministër”, ka thënë Pacolli.

Lidhur me atë nëse do ta votojnë të gjithë deputetët e PDK-së Behgjet Pacollin për president duke ditur se ka pasur zëra kundër, Thaçi ka theksuar se pret përmbylljen me sukses të konstituimit të Kuvendit, por edhe të institucioneve tjera, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.
http://www.botasot.info/reklama/th-vertDSC_0022.jpg
“PDK dhe partnerët e koalicionit kanë një formulë shumë të qëndrueshme të punës efektive, të mirëbesimit, por edhe shumë të qartë programore, prandaj ky koalicion është bërë për Kosovën e re, me legjitimitet, por edhe me legalitet të plotë. Deri më tani kemi mbështetje të gjerë, e cila do të jetë një mbështetje që do të sigurojë zhvillimin e shpejtë dhe të mbarë të punës, por edhe përmbylljen me sukses të konstituimit të Kuvendit dhe të gjitha institucioneve”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, Pacolli ka shprehur besimin se do të marrë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e tij në postin e presidentit në Kuvendin e Kosovës.

“Unë besoj se përfaqësuesit e popullit të Kosovës do të votojnë për zgjedhjen time si president të Kosovës dhe unë prej momentit që ia filloj punës do të filloj implementimin e të gjitha obligimeve që parashihen me Kushtetutë”, ka thënë Pacolli.

Gjatë ditës PDK ka zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit edhe me SLS-në dhe Grupin 6 Plus, derisa marrëveshja me Listën Ibrahim Rugova pritet të bëhet nesër.



Ilirologu Akademik prof.dr.Aleksandër Shandri Stipçeviq ngulmon për ruajtjen e gjetjeve në Kalanë e Shkupit



Nga Flori Bruqi



Për të shkruar biografinë e prof dr. Stipçeviqit, do të duhej shumë hapësirë, meqë jemi të kufizuar, andaj e dimë se shumë gjëra do mbeten pa u potencuar. Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më10 tetor 1930, në familje arbëreshe. Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë,  lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njiherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.

“Veprimtaria shkencore e Aleksandër  Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy  prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stipčević  s Poštovanjem, faqe 281)

Natyrisht që rezultatet e arritura në fushën e bibliotekarisë do ta bëjnë prof. Stipçeviqin, një ndër ekspertët  më të njohur në Kroaci edhe jashtë saj.

  Prof. dr. Stipçeviqi  pati  edhe pozita  me përgjegjësi  profesionale, si në: bibliotekën kombëtare dhe universitare në Zagreb, kryeshef i seksionit për botimin e librave, më 1974, zgjidhet drejtor i bibliotekës së Akademisë Jugosllave të Shkencave edhe Arteve ( JAZU) më 1983 kalon në entin leksikografik “Miroslav Krlezha”, me detyrën e kryeredaktorit  të “leksikonit biografik kroat”, Ndërsa në shkurt  1978 arrin titullin  “këshilltar i bibliotekave”, po atë vit akademia jugosllave e shkencave dhe arteve ia, pranon gradën  e “këshilltarit shkencor në lëmin e shkencave historike”, më 1990 merr  gradën  këshilltar shkencor në lëmin e shkencave informative. Prej vitit 1973 deri më 1999 ishte anëtarë i këshillit botues të edicionit: Annual Bibliography of the Historyof printed abd Librariese cila del në  Den Haag Books Den Haag. Ka qenë anëtar i këshillit për mbrojtjen e të drejtave njerëzore edhe të drejtave e grupeve etnike dhe të pakicave  në  dhomën e përfaqësuesve të parlamentit kroat 1993-96. Më 1983 anëtar me korrespondencë i Akademisë së Arteve të Kosovës, ndërsa  më 2001 bëhet  anëtar i jashtëm Accademia Marchigiana di Scienze , Lettere ed Arti në Ankona, anëtarë i  PEN klubit  kroat nga viti 1985, anëtarë  I shoqatës së arkeologëve të Kroacisë  etj.
“Shikuar opusin e prof. Stipçeviqit, mbetemi mjaft të habitur me madhështinë e veprimit tij si në fushën e diturisë, ashtu edhe në aktivitet tjera (Aleksander Stipčević  s Poštovanjem, faqe 281)

Veprimtaria shkencore-hulumtuese  është e pasur me vlera edhe e gjerë për nga  vëllimi. 



Prof. Stipçeviç ”ka shkruar  gjthësejt 230 punime shkencore e profesionale, në kroatisht, shqip, italisht, anglisht”. (Aleksander Stipčević  s Poštovanjem, faqe 280
Ne po i përmendim vetëm titujt e disa veprave:”Ilirët “,”Arti i ilirëve”, ”Ilirët historia –jeta –kultura”, ”Simbolet  e kultit te ilirët”, Bibliografia e ilirëve”,  “Interpretime  albanologjike“,  “Historia e librit”, ”Censura në biblioteka” , “Bibliografija antike e arkeologjisë në Jugoslavivi. B.1-2”,  më 1556 faqe,”Censori i përsosur “. Bibliografia e Abreshëve të Zarës,”Përmendoret kulturo-historike në Arbanas “. etj.


  Ka shkruar shumë artikuj për enciklopeditë e Jugos. Enciklopedinë e arteve, atë detare, asaj të përgjithshme, në leksikonin biografik, Enciklop... Jug. bot 2,, Encklop. e artit kroat etj., ka shkruar sintezën e parë mbi artin e ilirëve e cila ka përjetuar 9 botime edhe në disa gjuhë. Duke e kaluar jetën mes librave motivohet për të njohur më thellë fenomenin libër, nga punimet e publikuara doli edhe sinteza e dytë “Historia e librit”, e cila është e botuar edhe në gjuhën shqipe, pastaj edhe sinteza e  tretë’ Historia Sociale e librit te kroatët: “është e ditur  që shumë shkencëtarë tanë të njohur, frikësohen  nga shkrimi  i sintezave, e cila është, megjithatë,  kurora e  diturisë së mbledhur” (Aleksander Stipčević  s Poštovanjem faqe, 282 ”)


Për angazhimin dhe zhvillimin  e veprimtarisë së asur shkencore, edukative, shoqëria, institucionet e kanë çmuar lart kontributin e prof. Stipqeviqit, andaj edhe e kanë nderua  me  mirënjohje të ndryshme: 1993 Konventën e Kukuleviqit  për  punën profesionale në bibliotekari nga shoqata kroate e bibliotekarisë.

Më 1998 ndërohet me Shkallën  Danice hrvatske me portretin Marko Maruliq, nga kryetari i republikës së Kroacisë. Më 2004 merr mirënjohjen e qytetit të Zarës për vepër jetësore edhe  mirënjohjen e qytetit të Zagrebit, ndërsa  më  2001 kurorën e artë “ Naim Frashëri “ të cilën ia dha kryetari i Shqipërisë dr.Rexhep Mejdani,  për kontributin në ndriçimin e historisë  së ilirëve më 2006, konventën e fakultetit filozofik si mirënjohje më e lartë për rezultatet arritura.

Akademik prof.dr.Aleksandër Stipçeviq, arkeolog, ilirolog e ballkanolog i mirënjohur nga Zagrebi, në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA ndër të tjera flet edhe për incidentin e së dielës në Kalanë e Shkupit.
I pyetur konkretisht për ndërtimin e objektit kishtar në Kala, për atë se si duhet mbrojtur ky lokalitet, ku janë lokalizuar vendndodhje dhe prova të kulturës së hershme materiale ilire, ai është shprehur se lokaliteti arkeologjik në fjalë medoemos duhet mbrojtur.

“Kjo është një storje e ngatërruar dhe secili rast është i veçantë. Nëse gjatë ndërtimit të diçkaje, haset në lokalitet arkeologjik, së paku tek ne, e ashtu është në tërë Evropën dhe mbarë botën, ai që drejton punimet, menjëherë ndërpret punimet dhe fton arkeologët dhe në llogari të vet, me mjetet e veta duhet ti paguajë arkeologët që të hulumtojnë atë lokalitet. Mirëpo, sipas tij kjo ka të bëjë se për çfarë lokaliteti bëhet fjalë dhe për çfarë gjetje.

“Unë kam parë në Bolonja, një rast shumë interesant. Në sheshin kryesor në Bolonja, kanë rrëmuar për të ndërtuar një pasazh (kalim) nëntokësor dhe kanë hasur në një mur të vjetër. Atëherë janë ballafaquar me gjendje të palakmueshme, se a duhet ta shkatërrojnë atë apo jo. Mirëpo, ekzistojnë ligje që ndalojnë shkatërrimin e murit mjaft mirë të ruajtur dhe ata kanë gjetur zgjidhjen. Është arritur në përfundim që ai lokalitet, ai mur, të mbulohet me një xham të trashë, nëpër të cilin edhe mund të ecet. Ata aq mirë e kanë ruajtur, sa që të gjithë ata që kalojnë atypari, nëpër këtë monument- e shohin murin e lashtë, por nuk mund ta dëmtojnë”, thotë Stipçeviq.

Ai ka folur edhe për rastin në kishën e Shën Pjetrit në Romë. Kur e kanë ndërtuar këtë kishë të madhe, katedralen e Shën Pjetrit, ata kanë hasë në monumente më të vjetra, sepse në Romë, kudo që të rrëmoni, do të hasni në monumente të vjetra romake bile edhe etologjike, që janë edhe më të vjetra. Ata, për ta ruajtur këtë, e kanë bërë një ambient përpara kishës dhe nëse dëshironi me e pa atë, duhet të hyni në nëntokë, që të shihni gjetjet e tilla arkeologjike.

Aleksander Stipçeviç, Ilirët, Toena, Tiranë 2002


Me fjalë të tjera, thotë Stipçeviq, nëse ajo është me vlerë, që duhet ruajtur, atëherë duhet vepruar në atë mënyrë që ato fonde arkeologjike të mbulohet me xham, që të ruhen ato elemente arkeologjike dhe të mbulohen me një xham të trashë e mbi të, mund të ndërtohet nëse duan edhe pallate prej 100 kateve.
Stipçeviq ngulmon për ruajtjen e gjetjeve në Kalanë e Shkupit
“Kjo duhet ruajtur, sepse ajo që shkatërrohet njëherë, kurrë më nuk mund të riparohet dhe asnjë fotografi nuk mund të paraqesë atë që është me vlerë. Në rend të parë ne nuk dimë se çfarë do të mundësojë teknologjia e re, në hulumtimet që do të bëhen në objekte të tilla, prandaj duhet ruajtur dhe duhet lënë ardhmërisë që të hulumtohen ashtu si mund të hulumtohen. Ne sot dimë se një sërë të dhënash merren nga shtresat dhe shtresimet nëse janë të ruajtura, si ato parahistorike, historike etj”, shprehet Stipçeviq në intervistën e gjerë për këtë agjenci.
Kohë më parë ilirologu Stipçeviq më tha:“Ne flasim gjuhen arbereshe mes nesh”, tha nje buzembremje te fresket korriku, akademiku i njohur kroat, Aleksander Stipcevic. Ishte nje takim i organizuar ne kuader te Panairit te Tete te Librit Shqip, qe po mbahet prej ditesh ne qytetin e lashte te Ulqinit, ku fteses per pjesemarrje nuk kish nguruar t’i pergjigjej edhe nje nga personalitetet me te njohura te botes akademike te te gjithe Mesdheut. Aleksander Stipcevic, 78 vjec, i njohur ne Shqiperi nga viti 2002 me botimin e tij enciklopedik “Iliret, historia, jeta kultura, simbolet e kultit“, nga Zara e Kroacise, por me te pare nga Shestani, nje zone malore, rreth 60 kilometra larg Ulqinit, vendbanim ku kane qene vendosur shume arbereshe, tha se “ne kete vizite te pare te tij i kishte pelqyer shume Ulqini, por edhe fshati i prejardhjes se tij”. “E kisha deshire te kahershme te vizitoja token e te pareve te mi. Me pelqyen malet dhe relievi“, tha Stipcevic, i cili preferoi qe per disa minuta t’u drejtohej te pranishmeve te ketij takimi me gjuhen e paraardhesve te tij, ashtu sikunder ai ka preferuar qe ne cdo rrethane politike te pohoje pa droje prejardhjen e tij shqiptare. “Kam deshire te flas shqipen qe di nga te paret e mi“, tha akademiku i njohur kroat, i fokusuar ne kete takim nga media te ndryshme, por dhe i ndjekur me interes te plote nga pjesetare te jetes kulturore te qytetit te Ulqinit, nje qytet i dyzuar mes lartesise qe ofron relievi shkembor dhe butesia e bregut te detit.




Dhe ndoshta ky takim, mbi nje teme aq shume te diskutuar mbi iliret, nuk do te kishte pasur vend me te mire per t’u organizuar se sa ketu ne Ulqin, qyteti ilir i cili ne lashtesine e tij shtrihej nga Kepi i Mendres ne veri deri ku lumi Buna derdhet ne detin Adriatik. Nje nga emrat e njohur te iliriografise, bibliografise, i nderuar dhe nga Presidenca shqiptare disa vite me pare me Urdhrin e Larte “Naim Frasheri” u zgjodh te botohej edhe ne shqip nga perkujdesja e nje prej botuesve te njohur shqiptare, Fatmir Toci.

Arbereshet


“Jam duke punuar per nje liber te ri qe ju kushtohet arberesheve”, ka pohuar Aleksander Stipcevic, akademiku kroat nga Zara e Kroacise, qe ne kete vizite te tij te pare ne Ulqin ka pasur kenaqesi te vizitoje edhe Shestanin, fshatin e te pareve te tij.


Aleksandër Shandri Stipçeviq  Është njëri nga ata bij të arbëreshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb. Që nga viti 1987 është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku mban kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë e pesë  vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire.


Image
Intervistë me ilirologun arbëresh  Aleksandër Stpipçeviç:

Image
Image
Image
Image







Prof. dr. Aleksandër Stipçeviq, nuk e ndërroi mendimin shkencor  për origjinën ilire të shqiptarëve, edhe atëherë kur vepronte me forcë   hegjemonizmi akademik e politik serbë, ku me ngulm kërkohej që teza  mbi origjinën ilire të shqiptarëve të kontestohej dhe të hidhej poshtë për shkaqe e qëllime politike. 

Ne e intervistuam me shkrim,duke u kufizuar në disa çështje të caktuara, për të zbuluar,se cila është jeta e tij,cilat janë interesimet shkencore kërkimore të shkencëtarit të  pensionuar,të cilit  pleqëria nuk ia ndal veprimtarinë kreative. Po më 2008 u botua një vepër nga,grup autoresh kushtuar prof. Stipçeviçit me titull: "Aleksandru Stipčeviću s poštovanjem" (Aleksander Stipçeviq me nderime) ku në mesin e 14 autorëve  është prof. dr.Zef Mirëdita edhe arbëreshi dr.Sergjo Dokoza-Nikpali.



Aleksandar Stipčević was born in the village of Arbanasi near Zadar, Croatia (then a part of the Kingdom of Italy). Since 1987 he has been a full professor at the University of Zagreb. Some of his published titles include: Illyrians, The Illyrian Art, The Illyrian Cult Symbols, Illyrian Bibliography, The History of Books, Censorship and Libraries. Some of them are translated to other languages.

 Mr.sci.Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...