2011-03-16

Viktimat japoneze mes të ftohtit dhe borës


image
   Policia japoneze tha sot se numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami shkatërrimtar, që goditi të premten Japoninë, ka tejkaluar 10.000.
Sipas policisë është konfirmuar vdekja e 3373 personave, ndërsa 6746 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo thotë se policia deri më tani ka identifikuar mbi 1000 trupa, nga të cilët 420 ua ka dorëzuar familjeve.
Ndërkohë autoritet japoneze kanë njoftuar gjatë ditës se është rritur niveli i rrezatimit pas shpërthimeve në centralin bërthamor në Fokushima.
Kryeministri japonez u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë brenda rrezes prej 30 kilometrash që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rritjes së radioaktivitetit.
Sipas agjencisë Kyodo mbi 520 000 njerëz janë vendosur në në mbi 2.600 vendstrehime. Agjencia thotë se strehimoret po përballen me mungesë të ushqimit dhe batanijeve.

Njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti dhe cunami në Japoni duhet të luftojnë tani me temperaturat e ulëta dhe me dëborën. Në disa lokalitete mbi rrënoja ka shtruar dëbora. Në prefekturat e prekura më rëndë, Ivare, Mijagi dhe Fukushima, temperaturat janë afër pikës së ngrirjes
image
  Njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti dhe cunami në Japoni duhet të luftojnë tani me temperaturat e ulëta dhe me dëborën. Në disa lokalitete mbi rrënoja ka shtruar dëbora. Në prefekturat e prekura më rëndë, Ivare, Mijagi dhe Fukushima, temperaturat janë afër pikës së ngrirjes. Kështu, situata bëhet edhe më e rëndë për banorët dhe ekipet e shpëtimit, të cilët vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, ushqimet dhe lëndët djegëse, si dhe ndërprerja e energjisë dhe telekomunikacioni. Numri zyrtar i viktimave është rritur në 4200, por rreth 12.000 rezultojnë të humbur. Një gjysmë milioni njerëz janë vendosur në strehime emergjence.


Nivelet e radioaktivitetit rreth centralit bërthamor në Fokushima, sipas zyrtarëve japonezë, janë rritur pas shpërthimit të tretë në njërin reaktor dhe zjarrit në tjetrin
image
   Nivelet e radioaktivitetit rreth centralit bërthamor në Fokushima, sipas zyrtarëve japonezë, janë rritur pas shpërthimit të tretë në njërin reaktor dhe zjarrit në tjetrin.
Kryeministri japonez  tha se "radioaktiviteti është shpërndarë nga këta reaktorë dhe nivelet e regjistruara duken shumë të larta. Ka rrezik që të dalë edhe më shumë material radioaktiv".


Dhjetëra punonjës po përpiqen t’i ftohin reaktorët duke derdhë ujë në ta.
Në Tokio, 240 km më në jug, nivelet e radioaktiviteti u raportuan më të larta, kurse kompania ajrore kineze i anuloi fluturimet nga Pekini dhe Shangai për në kryeqytetin japonez.

Në kuadër të një projekti ndërkombëtar të Bibliotekës së Aleksandrisë, do të botohen dy vepra të Sami Frashërit në arabisht

  Në kuadër të një projekti ndërkombëtar të Bibliotekës së Aleksandrisë, do të botohen dy vepra të Sami Frashërit në arabisht. Këtë e bën të ditur dr. Muhamed Mufaku, historian dhe njohës i mirë i periudhës së Perandorisë Osmane. Gazeta arabe "al-Hayat" në shtojcën e vet për histori ka botuar një artikull me titull "Sami Frashëri dhe kritika e tij e hershme kundër absolutizmit". Muhamed Mufaku, për mediat maqedonase u shpreh se artikulli u prit mirë, sepse Sami Frashëri pasqyronte pasojat shumë negative të sundimit absolut që në kohën e vet, të cilat po ndihen tani në shumë vende arabe. Gjithashtu, bëri të ditur se së shpejti do të botohen edhe dy vepra të Sami Frashërit në arabisht, në kuadër të një projekti ndërkombëtar që e realizon Biblioteka e Aleksandrisë.

Puçistët

image

 

U kapën dhe u hodhën para popullit, në sy bote, ata që patën dëshmuar edhe në vitin 1999, kur në faqe të gazetës famoze “Koha ditore” i fyente çlirimtarët, i quanin gorilla, hajna, kriminelë, piromanë që kallnin shtëpitë e popullit shqiptar! Ky puç ogurzi, kobzi, faqezi, s’ka si të mos jetë një thikë pas shpine të votës së lirë të popullit, pas qafës së popullit, thikë ngulur në mishin e lirisë, pavarësisë, në shpinën e shtetit të pavarur të popullit të Kosovës. Kush ishin këta dinozaurë? Ishin ujdistët e përbetuar e të dështuar, të harruar e të anashkaluar nga vota e lirë e popullit
 
Riza GREIÇEVCI

Thika drashkoviqiane pas shpinës së shtetit dhe votës së lirë të popullit të Kosovës!
U kapën, siç thotë populli, me pelë për dore!
U kapën me dokumente e plane famoze koshtuniciane, shesheljane…U kapën tek mbanin në duar thika, hekur, tabute, qefin, lopata për varre të popullit. U kapën për fyti turpshëm me projekte e plane për rebelim, sic! U kapën jo për të demokratizuar, ndihmuar, ndërtuar, o duke dhënë ide e konspekte projektesh për përparimin e shtetit të Kosovës, por u kapën siç kapen hajnat, u kapën siç kapen për fyti spiunët, argatët e djallit. U kapën dhe u hodhën para popullit, në sy bote, ata që patën dëshmuar edhe në vitin 1999, kur në faqe të gazetës famoze "Koha ditore" i fyente çlirimtarët, i quanin gorilla, hajna, kriminelë, piromanë që kallnin shtëpitë e popullit shqiptar! Ky puq ogurzi, kobzi, faqezi, s'ka si të mos jetë një thikë pas shpine të votës së lirë të popullit, pas qafës së popullit, thikë ngulur në mishin e lirisë, pavarësisë, në shpinën e shtetit të pavarur të popullit të Kosovës. Kush ishin këta dinozaurë? Ishin ujdistët e përbetuar e të dështuar, të harruar e të anashkaluar nga vota e lirë e popullit, të dënuar e të shtruar për tokë hundë e buzë jo nga PDK-ja e Hashim Thaçit, as nga populli i Drenicës, ndaj të cilit aq shumë kohë vollën vrer e shpifje e poshtërime, në krye me komandantin e LNÇ-së, me partizanin e 'druzhe' Titos, Fadil Hoxha, i cili komandantin e dymbëdhjetë batalioneve e quajti: bashkëpunëtor të okupatorit! Janë këta puçistët e Sulltanisë së Veton Surroit, që falimentuan turpshëm nga vota e lirë e popullit, prandaj edhe kësaj radhe gabuan, dështuan përfundimisht, u marruan, u poshtëruan para popullit dhe para botës demokratike, u marruan para Amerikës dhe Evropës, duke u përpjekur që edhe kësaj radhe të hedhin një gur mbi kalanë pushtuese të Serbisë midis Kosovës së lirë, t'ia ngulin thikën pas shpine popullit, t'i hedhin hi syve, ta mashtrojnë. Po merret vesh, kallauz ky rebelim nuk do tjetër, pos faktit që ujdistët, titistët, nostalgjikët jugosllavë, mbetur me gishta në gojë, të anatemuar, të ndëshkuar nga vota e lirë e popullit, thikat e shembjes së Qeverisë, rrënimit të shtetit të pavarur të Kosovës, pështjellimit të situatës politike, ekonomike e ndërkombëtare, nuk i rrokën aq për të treguar trimëri, dije, demokraci, por thikat i mprehën për qafën e Qeverisë e të shtetit me kërkesën e miqve, kumarëve dhe jaranëve serbo-çetnikë, për hatrin e tyre, dëshirën e tyre, për interesin e tyre, për hatër të Serbisë.

Zhgani i puçistëve të Sulltanatit të Surroit, si Dik Marti!
Puçistët ujdistë, të njohur tashmë për opinionin mbarëshqiptar, të njohur mirë nga KFOR-i, NATO-ja, nga EULEX-i, Amerika, sidomos të njohur janë dërdimenët puçistë, të mbetur pasdore, të zhgënjyer e të thyer shpirtërisht, në tru
mbështjellë me skizofreni e nevrasteni të pashërueshme, janë të njohur mirë nga populli i Kosovës: Flaka Surroi, defatore me dofarë  kolumnesh bajate e të stisura me shminka nga Beogradi (motra), Ylli Hoxha, Salep Sulltani, gjashtë herë në ditë falet nga kryezoti baba Veton Surroi, Hajrulla Çeku, hulumtues i thikave për rrëzimin, përdhosjen, kasapimin nëpër rrugë si në Sheshin e Kinës të turmave të popullit, po merret vesh, me plane e programe serbo-kratike, për favore të babasë, muhaxhidin Veton Surroi, i njohur për poshtërimin e votës së lirë të popullit të Kosovës, pastaj Halil Matoshi, argat me rrah tupanin e "Kohës ditore" kundër UÇK-së, kundër dëshmorëve të kombit, kundër pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, për një pagë mujore, kryeredaktori i  gazetës bastile  "Koha ditore" (s'po mundem t'ia përmend as emrin, dihet pse…!) shpresuan se sot qenkësh rasti për rebelim, për shembje të votës së lirë të popullit, për tym e për zjarr. Zot ruana, kushedi, mund të ishte derdhur edhe gjaku, sot kur vetëm sa kanë filluar dialogët e shtetit të Kosovës me shtetin fqinj, Serbinë, sot kur ka pllakosur një krizë ekonomike e sociale me përmasa evropiane, botërore, sot kur po rëndon padrejtësisht një zhgan evropian, në krye me Dik Martin kundër nderit dhe lavdisë së popullit, kundër sakrificës dhe gjakut të derdhur, kundër UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit, gjaku i të cilëve solli lirinë, Pavarësinë, shtetin. Sulltania e Veton Surrroit ka do vite që është promovuar si bastion i shqiptarizmit, i Qeverisë Thaçi, i Drenicës, i UÇK-së, bash sikur  Dik Marti, si KPJ-ja mafioze surroiane. Mbase s'e habiti askë pse ujdistët  nostalgjikë të serbosllavizmit si mjet për të keqen më të madhe për popullin e Kosovës, për Qeverinë dhe për shtetin e tij, për demokracinë dhe për ardhmërinë e tij, kanë zgjedhur thikën drashkoviqiane në mishin e jetën e popullit, të shtetit, të Qeverisë, të votës së lirë, sepse, ujdistët, edhe cërri i pulës e di, gjithë kanë punuar e vepruar në të keqen e popullit të tyre, të shtetit dhe të identitetit të popullit, kundër UÇK-së me plane e programe të ziera në kuzhinat me gjellë helmuese të Beogradit. Ujdistët e "Kohës ditore", dhe tash të KPJ-së surrojane, gjithmonë në duar kishin thikën drashkoviqiane, planet e programet për kob, rebelim, për poshtërim dhe shembje të gjithçkajës që arriti populli i Kosovës me UÇK-në, me sakrificën dhe me gjakun e bijve e të bijave të veta. Puçistët ujdistë surrojanë ishin dhe janë të njohur për gjykimin dhe mendimin se shteti i Kosovës nuk ka jetë, se pavarësia e Kosovës është e njëanshme, se Kushtetuta e Kosovës është surrogat dhe kështu Sulltania e Surroit afirmohet si maja e Himalajeve nga thirret populli, simpatizantët e tyre, për të shembur e rrëzuar e shkelur nëpër nderin e votën dhe legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. 

Puçistët surrojanë parashikojnë përgjakjen vëllavrasëse dhe luftën qytetare në Kosovë?!
Gjithë ato plane e programe famoze, gjakatare, qëllimkëqija, rebeluese, ndjekëqija, ogurzeza për rebelim dhe destabilizim të jetës në Kosovë a nuk janë fakte dhe argumente të bollshme, ku shihet qartë, edhe nga Marsi, se ky zhgan famoz i KPJ-së së ujdistëve nostalgjikë jugosllavo-rusë ishte dhe është nën llupën dhe përkujdesjen strikte të njeriut, për të cilin flitet, e besa ndoshta janë gjallë e flasin edhe faktet se ai, Surroi, ishte dhe është dorë e zgjatur, sejmen, kallauz, furnizues i Dik Martit dhe i Beogradit, për të paqena e të palara, për shpifje e për iftire ndaj UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, ishte si një këshilltar i Dik Marftit, sic! Jemi gjallë, ka ardhur koha, shpejt do të dëshmohet e vërteta, flej dathë, o Veton Surroi! Mirëpo, nuk është këtu fjala vetëm e do programeve e planeve për veprim rebelues, por puçistët surrojanë kanë synime të kulluara, të bazuara, të dëshmuara, që shihen e kuptohen qartë, edhe nga zogu i pulës, se ata, në emër të rebelimit, në të vërtetë, duhej të bënin thirrje për luftë qytetare, për përgjakjen e Kosovës me gjakun e popullit! Ky ishte dhe është qëllimi i KPJ-së së Veton Surroit! Është iluzore që këtë përgatitje për një luftë qytetare në Kosovë të mos e kane kuptuar ndërkombëtarët, të mos i kenë para vetes Amerika, Brukseli, Beogradi, KFOR-i, NATO-ja, KS-ja, OKB-ja, gjithë ato plane e programe të KPJ-së së Veton Surroit, që bëjnë përpjekje e thirrje sa për rebelim, sa për një luftë vëllavrasëse, qytetare, ruana Zot! Këta na qenkan demokratët e Veton Surroit? Këta e duakan popullin e tyre, ia duakan të mirën shtetit dhe lirisë së Kosovës? Kështu u nderuaka populli i Kosovës?  Po ky  baba i Sulltanatit "demokrat",Veton Surroi,
Zot shtëpie i një dinozauri me ermin KPJ, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës e deri tash, nuk ka lënë qoshe as skutë të errët e të ndotur nëpër Evropë dhe botë pa trumbetuar rrenën dhe dyfytyrësinë, se Kosova s'është e lirë ashtu siç thuhet! Kosova nuk ka shtet të sigurt, stabil! Kosova njëanshëm ka shpallë indipendencën, dhe  kjo pavarësi nuk do të rezultojë me qëndrueshmëri, pra do të shuhet dhe rrënohet shteti i pavarur i Kosovës!

Përpjekje për hakmarrje ndaj popullit  që e bekoi në male UÇK-në dhe  me votën e lirë e shembi "Orën"!
Prandaj, ky zhgan i çakërdisur, ndjellakeq, antikombëtar, dashakeq, zhgan që ndihmon kasapin, kobtar, i dështuar, i falimentuar nga vota e lirë e popullit, sot, kur Kosova është shtet i pavarur, sot kur Kosova është e lirë, sot kur brenda saj ndodhen KFOR-i (NATO), EULEX-i dhe shumë miq të tjerë ndërkombëtarë, sot kur shtetin e Kosovës e kanë njohur 76 shtete të botës, njëfarë KPJ, me Veton Surroin në krye, përpiqet të shembë Qeverinë, shtetin, presidencën, përpiqet të shembë dhe të përdhosë, të vrasë votën e lirë të popullit, me të cilat ka dalë udhëheqja e institucioneve të sotme të Kosovës. Puçistët sikur duan të hakmerren ndaj popullit të vet, pse ai me votën e lirë e paska shembur partinë e tyre hibride "Ora"? Ndoshta dikush mendon se ky zhgan i çoroditur dhe pa moral e dinjitet kombëtar po përpiqet vetëm ta marrë pushtetin, por ne do të thoshim, por jo vetëm ne, kështu kanë mendimin KFOR-i, EULEX-i, Amerika, Evropa, kjo hajkë kobtare, rebeluese, para vetes i ka edhe dy qëllime të tjera bosht: Për t'iu hakmarrë popullit për ndëshkimin që ua bëri me votën e lirë dhe, tjetra: Për ta derdhur gjakun e popullit të Kosovës nëpër rrugë, sheshe, qoshe, me u hapë varre të reja gjithandej Kosovës, yrnek i do fqinjëve tanë dhe, pastaj,  në institucione të Qeverisë e të shtetit të Kosovës të hyjë Sulltania e Veton Surroit, karshillëk për t'i bërë Sulltania serbiane e Koshtunicës!

Populli i Kosovës kurrë  s'do të dalë në rrugë për ta derdhur gjakun…!
Dëgjoni fjalën (përgjigjen) e popullit të Kosovës për Ju, o ujdistë, ju që hartoni plane e programe për rebelim, shembje të institucioneve legale të Kosovës, Ju që fyeni dhe hakmerreni ndaj popullit që ju ndëshkoi me kamxhikun e votës së lirë; ju që bëni përpjekje për t'i përgjakur rrugët e shtetit të Kosovës; ju që ishit dhe jeni jaranë, nostalgjikë dhe ndihmtarë të djallit të zi: Larg syve të popullit! Ju djaj helmues të gjakut të dëshmorëve! Ju helmues të lirisë e të Pavarësisë së Kosovës! Larg fëmijëve, shkollës, çantave shkollore! Larg udhës nëpër të cilën po ecën shteti dhe liria e Kosovës! Larg Qeverisë dhe institucioneve, sepse janë tonat, janë të gjakut e të luftës çlirimtare, të sakrificës dhe të dëshmorëve të kombit! Larg duart nga populli, për të cilin keni mprehur thikat për ta mashtruar që të dalë në rrugë për ta derdhur gjakun nga damarët! Populli e derdhi gjakun për liri, por s'e derdhi as s'do ta derdhë gjakun kurrë nëpër rrugë, në luftë me vëllanë, në luftë qytetare me Qeverinë, me shtetin! Mbylleni atë gojë me aromë qelbësire, më kot bëni thirrje, e shqyeni gurmazin, kot e keni, populli nuk del në rrugë për të derdhur gjakun, as për të shembur Qeverinë dhe shtetin që i ngriti me votën e lirë! Ne nuk pështyjmë votën, gjakun, lirinë, as bijtë tanë çlirimtarë, shtetarë, qeveritarë,  as institucionet tona shtetërore! Larg nesh, o kobzi, ne nuk duam rebelim! Nuk duam thika në mishin e vëllait! Nuk duam urrejtje! Nuk duam pushtet! Nuk duam gjakderdhje! Nuk duam hakmarrje! Nuk duam vëllavrasje! Heshtni në atë birucën e turpit, ku jeni strukur, se populli s'ka punë me ju, s'ju njeh as s'ju dëgjon për jetë të jetës! Kot e keni, ju, kot e ka Serbia, aleatët e saj, djalli dhe i biri i djallit: Populli i Kosovës nuk ngre dorë mbi Qeverinë, shtetin dhe institucionet e veta! Populli i Kosovës kurrë s'ka ngritur as s'do të ngrejë dorë mbi qafën e jetën e bijve e të bijave të veta! Larg duart nga populli, gjarpërinj të gjakut! Larg…larg nesh! Thyejeni qafën tek bren miza hekur!

Problemi i çamëve do zgjidhje të qëndrueshme

 
image

 

Ekziston dëshira e mirë që çështja çame dhe të drejtat imediate të popullatës çame, të zgjidhen me mjetet më demokratike e më paqësore të mundshme, ashtu siç preferohet të zgjidhen çështjet e tilla në kohët tona. Shpresojmë se luftërat e fundit ballkanike, tanimë kanë dhënë mesazhe e mësime të mjaftueshme, se si nuk do të duhej zgjidhur (me luftëra), dhe si do të duhej zgjidhur (me dialog e paqe) problemet e shumta që popujt e vendeve ballkanike kanë trashëguar nga e kaluara
  Bedri HALIMI

Shqiptarët kudo që ndodhen, shpirtërisht janë afër vëllezërve e motrave shqiptare nga Çamëria, dhe për t`i mbështetur të gjitha kërkesat e tyre legjitime të cilat ata i kanë shtruar e do t`i shtrojnë për zgjidhjen e çështjes çame, të cilën shteti grek dhe të gjitha qeveritë greke të deritanishme, ndër të tjera edhe për fatin e  keq të vetë Greqisë, e kanë konsideruar dhe vazhdojnë ta konsiderojnë si inekzistente, jo vetëm çështjen Çame, por edhe të drejtat legjitime dhe të patjetërsueshme të popullsisë shqiptare çame të vendosur në Shqipëri, kuptohet nëpërmjet spastrimit etnik dhe gjenocidit të ushtruar mbi këtë popullatë, duke filluar që nga viti 1913 e këtej nga ana e shtetit grek.
Mbi të gjitha, ekziston dëshira e mirë që çështja çame dhe të drejtat imediate të popullatës çame, të zgjidhen me mjetet më demokratike e më paqësore të mundshme, ashtu siç preferohet të zgjidhen çështjet e tilla në kohët tona. Shpresojmë se luftërat e fundit ballkanike, tanimë kanë dhënë mesazhe e mësime të mjaftueshme, se si nuk do të duhej zgjidhur (me luftëra), dhe si do të duhej zgjidhur (me dialog e paqe) problemet e shumta që popujt e vendeve ballkanike kanë trashëguar nga e kaluara.
Natyrisht, se nuk kemi ndërmend t’i mbajmë askujt leksione morale e patriotike, por  nuk mund të mos themi se shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, si në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore, asnjëherë s`kanë qenë e s`do të janë indiferent ndaj fatit tragjik të vëllezërve e motrave të tyre çame, kjo aq më tepër kur edhe ata vetë kanë pasur në të kaluarën, dhe kanë edhe tani pjesërisht, fat të njëjtë apo të ngjashëm me shqiptarët e Çamërisë.
Natyrisht, shqiptarët nga Kosova dhe viset e saj përreth, nuk mund t`u prijmë proceseve politike për zgjidhjen e çështjes çame. Proceseve të tilla duhet t`u prijnë vetë shqiptarët çamë, përkatësisht përfaqësuesit më të denjë të popullatës çame të vendosur në Shqipëri e, të cilëve më shumë se për çdo gjë tjetër, zemra u ka rrahur e u rrah për trojet stërgjyshore të Çamërisë.
Duke u nisur nga këto parime, urojmë që popullata shqiptare çame, duke filluar  nga Tropoja në veri e deri në Konispol në jug të Shqipërisë, në rrugëtim e sipër në zgjidhjen e të drejtave të saj pronësore-juridike me Greqinë, të jetë jo vetëm e angazhuar tërësisht, por edhe të flasë me një zë të vetëm e unik në kërkim të të drejtave të saj. Kjo jo vetëm sepse kësisoj popullata çame do të mund t`i zgjidhë suksesshëm kontestet e saj me Greqinë, por edhe pse kësisoj kërkesat e kësaj popullate, nga ana e faktorit ndërkombëtar do të merren seriozisht, dhe se vetëm kësisoj kjo popullatë dhe përfaqësuesit e saj legjitimë, do t`ua hapin dyert të gjithë shqiptarëve në Ballkan për ta ndihmuar çështjen çame me çka dinë e kanë.
Nga ana tjetër, urojmë që, ndonëse secili shqiptarë mund t`i ketë ose i ka preferencat e tij politike, ideologjike e partiake, të majta apo të djathta, megjithatë, kur është fjala për zgjidhjen e të drejtave të popullatës shqiptare çame, të gjitha preferencat e tilla duhet lënë me një anë si çështje të tyre private, krejt kjo me qëllim që preferencat e tilla të mos kthehen në “mollë sherri”, duke e dëmtuar kësisoj pikërisht vetë çështjen çame.
Po ashtu, të dyja qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës, nëse për rrethana që i dimë e s`i dimë, nuk mund ta ndihmojnë çështjen çame, së pakut të mos e pengojnë rrjedhjen e saj të natyrshme e cila tanimë ka filluar me zënë, kurse angazhimin e njerëzve të thjeshtë në dobi të kësaj çështje, ta kuptojnë thjesht si vullnet dhe si një të drejtë demokratike të secilit.   
Më tej, nuk mund të mos shprehim gëzimin e natyrshëm për takimet e para të realizuara në mes të përfaqësuesve politikë të popullatës shqiptare çame, me fytyra politike amerikane, si kongresmenë e të tjerë, të cilët me urtësi e keqardhje njerëzore  e dëgjuan nga vetë goja e përfaqësuesve çamë, tregimin e tmerrshëm për çamët dhe Çamërinë, si dhe me urtësi i dëgjuan kërkesat e popullatës çame të vendosur në Shqipëri, që shteti grek t`ia njohë asaj të drejtën e pronësisë në pronat e tyre në krahinën e Çamërisë. Duke pasur parasysh me sa u tha më lart, duhet t`u shprehim falënderimet tona të sinqerta figurave të tilla madhore amerikane, për kontributin e tyre rreth çështjes së Kosovës dhe tani edhe rreth çështjes çame.
Nga ana tjetër, është për keqardhje që shteti grek në kundërshtim me të gjitha rregullat e botës së sotme moderne, ende e mban të pa-abroguar ligjin e luftës me Shqipërinë; ende votën e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tenton  ta kushtëzojë deri edhe me zhvatje ujërash; ende vazhdon të mos e njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe, mbi të gjitha, ende vazhdon që çështjen çame ta konsiderojë të paqenë. Të gjitha këto flasin se shteti grek dhe të gjitha qeveritë greke të deritanishme, për aq sa mundën, të gjithë shqiptarëve në Ballkan vetëm dëme u sollën e u bënë.   
Ne mendojmë se tanimë kanë ardhur kohët kur shteti dhe qeveritë greke që do të vijnë, shqiptarët do të duhej t`i shikonin ca më ndryshe; do të duhej t`i marrin ata ca më seriozisht; do të duhej që atyre t`u shtrijnë dorën e fqinjit të  mirë; t`i lënë lojërat dhe kushtëzimet me Shqipërinë; ta njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, dhe mbi të gjitha t`ua  njohin  shqiptarëve çamë  të drejtën e pronësisë në tokat tyre në krahinën e Çamërisë; t`i rikthejnë çamët në vatrat e tyre stërgjyshore; t`u njohin atyre shtetësinë greke dhe t`i trajtojnë ata si qytetarë të barabartë me qytetarët e tjerë të Greqisë. Mendojmë kështu, sepse të gjitha këto, në radhë të parë do t`i bënin nder vetë Greqisë; do ta bënin Greqinë jo vetëm vendin ku për herë parë lindi fjala demokraci, por edhe vendin ku demokracia vihet në veprim; do t`i shërbenin forcimit të miqësisë midis dy popujve më të vjetër të Ballkanit; do t`i shërbenin vetë shëndetit të brendshëm të shtetit grek, si dhe do t`i shërbenin ruajtjes së paqes në rajonin e Ballkanit.  
Është koha që çështja e të drejtës pronësore të çamëve do ta marrë të mbarën. 
Shpresojmë që, më në fund, qarqet kishtare dhe strukturat qeveritare greke, rreth të drejtave legjitime të popullatës çame do të fillojnë të gjykojnë më drejt, më arsyeshëm e më kthjelltë, duke ia njohur popullatës çame të gjitha të drejtat që Shqipëria ia njeh minoritetit grek. Por kjo, para së gjithash, është punë e shtetit grek.
Në anën tjetër, subjektet e ndryshme, qofshin shoqata apo parti që e quajnë veten çame, janë shumë të shkapërderdhura, dhe asnjëra nga to nuk mbetet më shumë se me ndonjë deklaratë publike mjeruese. Ato duhet bashkuar mes vete, për ta ngritur zërin e përbashkët, dhe jo me të të merret ndonjë aventurier i tipit të Spiro Fuqit, i cili për qëllime të veta personale, ishte në gjendje të manipulojë njerëz edhe në Kosovë e vise shqiptare, të cilëve ende u ka mbetur një fije idealizmi në shpirt.

UJDISTËT:Pse gazeta “Koha ditore”, pastaj KTV-ja vjellin aq mërishëm në gjithçka që është shqiptare....

image

UJDISTËT

Pse gazeta “Koha ditore”, pastaj KTV-ja vjellin aq mërishëm në gjithçka që është shqiptare, qeveritare, shtetërore, duke u përpjekur të shohin (ëndërrojnë!) vetëm zi e më zi, të shohin Kosovën e gjunjëzuar, të robëruar, të serbizuar, të varfër, të katandisur me vlime sociale e rebelime fatale, me vëllavrasje, duke harruar se populli po plas së qeshuri me këtë soj fataliteti moral e kulturor e njerëzor i rënë në zero!
  Riza GREIÇEVCI
Zotëri Veton: Pse gjithë kjo urrejtje për Drenicën?!
Pasi populli me votën e lirë e shkeli dhe i tregoi shkurt e shqip se më kot harxhon ata miliona euro që i ke vjelë nga fonde të ndihmave humanitare, dhe, perëndoi përgjithmonë perandoria famëkeqe antishqiptare e UJD-it tuaj, mbaroi koha e Rankoviqit, Qosiqit, Andriqit, e po ashtu shpëlani duart nga krimi dhe gllabërimi i donacioneve të huaja pas luftës çlirimtare, me propagandë, fyerje e rrena në dëm të medieve kosovare, në dëm të UÇK-së, ja që këto ditë, ish-kolegu e miku im i profesionit të gazetarit në “Rilindje”, atëherë aq shumë e nderonim, Veton Surroi, u shmang nga udha e Zotit, e historisë, nga e vërteta dhe  hodhi në qarkullim edhe një pamflet të tipit të Çubriloviqit, Andriqit, Qosiqit, Drashkoviqit, dhe atyre që s’ia duan të mirën as lirisë, pavarësisë, as shtetit, as popullit të Kosovës, duke shfaqur nervozizëm, primitivizëm dhe zanat të farefisit të tij: urrejtje, fyerje ndaj popullit të Drenicës, bëri përpjekje për t’u hakmarrë për perëndimin e perandorisë së Serbisë së Madhe millosheviqiane, duke dezinformuar e deformuar realitetin e historisë e të rezistencës së popullit të Drenicës. S’është hera e pare që këso speciesh të rodi kosovar hidhen ashiqare kundër dinjitetit, luftës, trimërisë, traditave, gjakut të derdhur të popullit të Drenicës, në një anë, sa për të përmbushur obligimin e UJD-it ndaj aspiratave dhe luftërave, ndaj personaliteteve, atdhetarëve e trimave që derdhën, jo politikë të turpshme e të ndotur sllave-çetnike-ruse, por derdhën gjakun në rezistencë dhe luftë për çlirim nga rodi i Shën Savës. Kjo sakrifice shekullore e popullit të Drenicës u realizua nga UÇK-ja e lavdishme, e cila u formua mu në Drenicën heroike (shyqyr Zotit, jo në Gjakovën titiste komuniste të mbushur urrejtje ndaj qytetarëve të viseve të tjera, Drenicë, sic!) duke urrejtur e fyer e shantazhuar dhe e anashkaluar ashiqare në faqe gazete të TV-bastilës kosovare “Koha Ditore” private, pronë e Veton Surroit (kjo fushatë ndaj një populli liridashës e trim po vazhdon edhe sot, bile-bile edhe më turpshëm!!) në pronën e tij mediatike të mëkëmbur nga gllabërimet e të gjitha ndihmave dhe donacioneve të huaja që organizatat humanitare e të tjera dhanë pas Luftës Çlirimtare të Kosovës, jo për cullën e surrojve, po për të gjitha mediet e tjera. Dhe, sipas burimeve tona jozyrtare, por tepër të informuara, allishverishi dhe gllabërimi i fondeve humanitare e të tjera për media kosovare (Koha Ditore, dhe KTV privat i tij) janë në dosje të mëdha, po hetohen hollësisht nga EULEX-i dhe presin rendin e ekzekutimit gjyqësor.

Fadil Hoxha nga Gjakova theu besën që ia dha komandantit Shaban Palluzha!
Për hir të së vërtetës, të historisë, për hir të gjakut dhe eshtrave të kryekomandantit heroik, Shaban Palluzha, për hir të eshtrave të qindra viktimave të pafajshme: gra, foshnje, fëmijë, gjyshe, vajza, pleq, që u masakruan mizorisht nga thika e çetnikëve partizanë të Fadil Hoxhës dhe shokut Tito, përgënjeshtrojmë fuqishëm fundekrye këtë hibrid shkrimor qesharak, plot urrejtje, primitivizëm, përpjekje për hakmarrje, dezinformim, inat, skizofreni, smirë ndaj personalitetit, lirisë fizike e familjare të komandantit Shaban Palluzha, jo me fjalë e rrena, e supozime të të tjerëve, por këtë po e bëjmë me fakte e dëshmi që flasin me të vërtetën. Është për t’u dyshuar se partizani i përbetuar i shokut  Tito, Fadil komandanti i forcave partizane-çetnike-gjakatare-shfarosëse të ushtrisë së Luftës së Drenicës, të ketë pohuar shumë vite më pas
(Shaban Palluzha ishte një burrë i pashkollë, në shërbim të okupatorit?! – sic!), kur me forcën e politikës dhe të shkaut partizan-çetnik ta denoncojë e ta vrasë komandantin Shaban Palluzha, pastaj militantin, patriotin dhe luftëtarin e tipit të Dedë Gjo Lulit, Mehmet Gradica (të likuiduar bashkë me shumë bashkëluftëtarë, fëmijë, gra, pleq, foshnja në kullën e Dvoranëve të Drenicës), se kinse ai (Shaban Palluzha), ruana Zot, ishte në shërbim të okupatorit! Nga këtu del se komandanti partizan-titis Fadil Hoxha nga Gjakova (siç do të lexoni e mësoni më poshtë, lexues të nderuar, me fakte e argumente të gjalla!) ai mashtroi, tradhtoi dhe theu besën shqiptare që ia kishte dhënë Shaban Palluzhës, se do të bënte çdo gjë të mundshme për të realizuar kërkesat e parashtruara publikisht nga Mixha në të mire të ndalimit të masakrave e dhunës e krimit të partizan-çetnikëve në territorin e Drenicës. Se një pohim i tillë (Shaban Palluzha ishte në shërbim të okupatorit) dyshohet të jetë thënë nga goja e Fadil Hoxhës (sepse ai mire e ka ditur pse Shaban Palluzha ka kërkuar të mos shkohet jashtë territorit të Kosovës për të vdekur e derdhur gjakun për  të tjerët, kur territori i Drenicës ishte pushtuar nga forca të mëdha të armatosura çetnikësh, ustashësh, kriminelësh, dhe kishin marrë  për detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm i LNÇ-së, shokut Tito, për të vrarë, masakruar, dhunuar e përdhunuar, për të djegur e për të spastruar territorin e Drenicës heroike nga drenicarët,  dhe pastaj të bënin më lehtë kolonizimin me serbë e malazias, siç edhe e bënë. Shoku Fadil mirë e kishte dëgjuar vendimin e komandantit Shaban Palluzha:
“Pa më ra prushi në qafë nuk shkoj me derdhë gjakun dhe me dekë për Serbinë e Vojvodinën, kurse pas shpinës teme, por edhe pas shpinës tane, shoku Fadil, në Drenicë po derdhet gjaki deri në gu, po vriten, likuidohen me thikë e tela në fyt foshnja në djep, nëna, gjyshër, fëmijë, pleq! Ne kofsha Shaban Plluzha që më thonë, due m’u kthye e me dekë bashkë me popullin e Drenicës, due m’i dalë zot gjakut e rodit tim, dhe nuk e derdh gjakun për shkaun! Po edhe Veton Surroit mbase mund t’i kujtohen bisedat e Fadilit, komandant partizan i Titos nga Gjakova, prandaj jemi të bindur se Fadili i ka treguar Surroit bisedën që ka bërë me Shaban Palluzhën atëherë në Serbicë, i ka treguar për marrëveshjen që kanë lidhur, për besën që ia ka dhënë Mixhës Fadili, dhe po ashtu jemi të bindur se kjo bisedë është shtrembëruar, improvizuar nga “çlani” i UJD-it të dikurshëm, por, pse e ka bërë këtë turp e padrejtësi ndaj një komandanti drenicar dhe një populli të Drenicës Veton Surroi, vetëm ai e di, dhe duhet ta tregojë, ani pse merret vesh qëllimi i tij!

Biseda e Fadil Hoxhës në Skenderaj me Shaban Palluzhën!
Qe dëshmitarët, shoku Fadil! Fol me ta. Shiko trupat e masakruar të foshnjave, të grave, të pleqve! Shih telin në fytin e tyre! Luftëtarët e Drenicës i thirrni për të shkuar nëpër Vojvodinë e Serbi për ta ndjekur armikun? Jo!Ti, shoku Fadil, gjuan melaqen tënde, shti në gji dreqin e huaj! Ju i dërgoni luftëtarët shqiptarë atje për t`i tradhtuar, për t`i likuiduar, dhe të mos u dihen, as eshtrat, as varri ku i kanë. Ju bëni përpjekje për ta zbrazur jo vetëm Drenicën nga shqiptarët. Nuk ha barë populli, shoku Fadil Hoxh!. Shqiptarët me bishta, “miqtë e tu komunistë” u thoshin e u thonë edhe sot, kanë rrokur armët për ta mbrojtur shtëpinë dhe vendin e vet. Duan jetën e përbashkët me racën, me gjakun e djepin e atdheun e vet, Shqipërinë! Komunizmi juaj do ta popullojë Dreninë me kolonë. Por jo vetëm Dreninë, tërë Kosovën. Ky qenka bashkim-vëllaznimi, shoku Fadil, a? Këtë çorbë na e hidhni ne shqiptarëve në sofër? Kështu nuk jemi marrë vesh kur filloi lufta. Do ta ndërtoni Fantazmën e lirë, thoni? Me gjakun e me kokat e me mishin e shqiptarëve? Do ta ndiqni djallin me shqiptarët, pastaj ndërtoni familjen e madhe Fantazmë:
Bashkim – Vëllaznimin? Duke i likuiduar popujt e vegjël? Duke i rrejtur? Duke i mashtruar popujt e larë në gjak e në skamje, kërkoni fitoren e lirisë?
 Mixhë, - i kishte thënë shoku Fadil Hoxha, Shaban Palluzhës, kthej dymbëdhjetë batalionet me luftëtarë në udhën e Titos, në luftën e partizanëve, të cilët gjithsesi do të fitojnë luftën. Gjysma e botës është me Titon. Me partizanët, Mixhë. Ai pas mbarimit të luftës do bëjë një familje të madhe popujsh, gjuhësh e fesh të ndryshme rreth një sofre të bashkim-vëllaznimit.  Aty do hyjë edhe populli i Drenicës. S`do mungojë më kripa, buka, bezi, gazi...
Shoku Fadil, populli do lirinë për të cilën derdhi dhe po derdh gjakun. Populli do bashkimin me trojet e tjera të Amës. Shqiptarët nuk luftojnë kundër Titos, as partizaneve. Populli do të vazhdojë luftën për liri, luftojnë dhunën e diskriminimin e robërinë shekullore. Ne, shoku Fadil, kërkojmë bashkimin kombëtar, për të cilin ti vetë na ke thënë sy më sy: Pas mbarimit të Luftës-nacionalçlirimtare, me referendum, populli shqiptar i Kosovës do të bashkohet me Shqipërinë. Secili popull në atdheun e vet. Për këtë shkak kemi hyrë në luftë për ta larguar armikun. Mixhë, kthej batalionet në udhën e çlirimit. Kjo udhë e çlirimit  ju takon edhe shqiptarëve, kishte premtuar Fadil Hoxha. 
Ju, shoku Fadil, u ndihmoni partizanëve, jeni në krahun e tyne... Ndihmoni Rusinë. Ndihmoni aleatët e  komunizmit, që sherrin shtatë Evropa ua kanë pa! Ju ndihmoni ata që ndanë, përçanë dhe gllabëruan trojet etnike të shqiptarëve. Londër e Berlin prapë ju premtoni shqiptarëve. Nuk e besojmë Evropën, as juve partizanëve s`u besojmë ma kurrë! Hajt, ne po u besojmë, por a i zihet bese dreqit të kuq?
A po i sheh këta trupa të vdekur, foshnje, gra, pleq, fëmijë? Imer Fazliu i kishte thënë Shaban Palluzhës: Shoku komandant, e zbuluam edhe një varr masiv me masakra.  Aty gjetëm njëqind e pesëdhjetë e katër trupa të pajetë, kryesisht gra, fëmijë, vajza, pleq, plaka... Kjo është lufta partizane, shoku Fadil? Kjo është luftë çlirimtare, ju thoni? Kështu i “nderoni” dhe i thirrni të luftojnë luftëtarët nga Drenia me ju. Ta luftojnë e ta ndjekin armikun, kurse ju pas shpine, ia dridhni telin në fyt popullit! Për së gjalli partizanët tuaj kanë hedhur në prush foshnje, fëmijë! Ndër sy të familjes kanë dhunuar vasha, nuse, gra! Ku është morali komunist i partizanëve tuaj, shoku Fadil? Mos vdektë Shaban Palluzha, me dymbëdhjetë batalione luftëtarësh, pa e mbrojtur popullin e pafajshëm shqiptar të Drenisë! Nëse nuk vdes për popullin tim, shoku Fadil, mos më lashtë dheu brenda! Partizanët kanë ngulë në hu foshnjat e shqiptarëve në Dreni dhe i kanë pjekur në hell! Ndër sy të familjes. I paç në qafë, shoku Fadil, gjithë këta shpirtra të pafajshëm! Besimi në ty, duart na i lidhi. Të besuam, je shqiptar, e... Fadil Hoxha, para burrave ishte betuar: Mixhë, kërkesat tuaja do të plotësohen! Besa!
Lufta e Drenicës përfundoi me tradhti, atë ditë kur kullat e Hasan Sylës në Tërstenik u rrënuan me 28 predha të topit, më 21 shkurt 1945, tjerr kujtimet e veta Hajriz Demaku, pjesëmarrës i Luftës çlirimtare të Drenicës.(Riza Greiçevci, “Krismë”, 2004).

Shoku Fadil Hoxha: “Shaban Palluzha, bashkëpunëtor i okupatorit!”?
Më ka ardhur gur në zemër libri yt në të cilin goja e Fadil Hoxhës e shpallka Shaban Palluzhën “bashkëpunëtor të okupatorit!”, për të mos shoshitur edhe shumë-shumë të pavërteta, shtrembërime, falsifikime, abuzime të tjera historike e morale e njerëzore të një komandanti të LNÇ-së, siç ishte shoku Fadil, në dëm të Luftës Çlirimtare të Drenicës, në ballë me tribunin historik, Shaban Palluzha. Beso, jam habitur dhe kam kafshuar buzët nga habia sa me pietet përshkruani rrenën e fyerjen e shokut Fadil që i bën Luftës Çlirimtare të Drenicës, veçmas, siç thashë, Mixhës, por për zbardhjen e këtyre rrenave e falsifikimeve e shantazhimeve, e fyerjeve, shohim e bëjmë njëherë tjetër. Ja pse isha i shokuar (aq më e fyer u ndje familja e Shaban Palluzhës sot!), sepse, më ka trimëruar besimi i fortë se ju jeni aq i kthjellët nga mendja, aq i forte dhe i pasur, sa, qysh mund të ndodhë një Veton Surroi të vjellë e të pështyjë aq mërishëm mbi një pjesë të popullit të atdheut të tij nga Drenica, të jetë mbushur me aq urrejtje e smirë ndaj gjuhës, gjakut, djepit, luftës dhe pushkës së Drenicës, dhe popullit trim të saj, që sa e sa here ndër mote e ka dëshmuar se është një popull trim, bujar, mikpritës, bukëdhënës, popullit me tradita autoktone etnike shqiptare.

Nuk e kam pritur prej teje, zoti Veton Surroi!
 S’e kam besuar dhe zor e kam të besoj edhe sot (anipse disa herë bëri vaki) që një Veton Surroi të vjellë urrejtje e mëri ndaj UÇK-së çlirimtare, për të cilat urrejtje tashmë kanë mësuar e dëgjuar gjithandej Kosovës, e lëre më në Drenicë. Të kujtohet sa rënd e pate fyer zbritjen e çlirimtarëve të UÇK-së nëpër qytete të Kosovës, ata, që ishin të lodhur e të dërrmuar, të plagosur e shumë syresh edhe pa ndonjë gjymtyrë të trupit, qysh gjete gjithë ato shkronja në fjalorin shqip dhe derdhe aq lot e dhembje për një viktimë serbe, trupin e pajetë të të cilit e pate botuar në faqe të pare të “Kohës ditore”, bile, shihej edhe një nënë serbe mbi trupin e të vdekurit! Dakord! Por, lexo komentin tuaj: Ja, kjo është “fitorja” e luftës çlirimtare, e UÇK-së!
A më thua: pse gazeta jote, “Koha ditore”, pastaj KTV-ja Juaj vjell aq mërishëm në gjithçka që është shqiptare, e lire, duke u përpjekur të shohë (ëndërrojë!) vetëm zi e më zi, të shohë Kosovën e gjunjëzuar, të robëruar, të varfër, të katandisur me vlime protestash e rebelime fatale, me flakë e zjarr, duke harruar se populli po plas së qeshuri me fatalitetin tuaj moral e kulturor e njerëzor prej kalamallëku, sepse, vota e lirë e popullit është verdikti numër një me të cilin Hashim Thaçi u bë dhe sot është kryeministër i Kosovës.

Tash e kam të qartë pse hienat e sulmojnë Thaçin

image

 

Rastësisht vendosa ta shpalos këtë kujtim para lexuesve, sepse është dëshmi e mirë për të mos iu besuar shpifjeve të kësaj kategorie dhe të Radës, e cila po vjell vrer ndaj “Bandave të Drenicës”, në Kuvendin e Republikës, emrin e së cilës , pas vitit ’68, e brohoriti edhe brezi ynë i studentëve në vitin 1981, nëpër rrugët dhe sheshet e Prishtinës
 
Zeqir BEKOLLI

1. Koha po kalon, kurse kujtimet e hidhura për ditët dhe peripecitë nëpër të cilat kaloi populli ynë sa vijnë e forcohen, bëhen më të fuqishme. Lexoj gazetat e muajit mars, aty gjej shkrime të larmishme. Por, jehona e këtyre shkrimeve për demonstratat e vitit 1981, që e kanë fillimin mu këtë muaj, nuk i ngjet jehonës që bartej atëherë në zemrat dhe shpirtin e popullit. Në shtypin e sotëm, në këtë përvjetor, nuk e shoh atë entuziazmin kolektiv të demonstratave. Dhe pse ndodh kështu, janë disa arsye, të cilat unë i di, por kësaj here nuk dëshiroj ta lodh lexuesin. Por, një gjë dua ta them. Ndërmjet kësaj që po shkruhet dhe asaj që ishte reale, ka një dallim. Dallimi qëndron në faktin se ato ditë marsi, po zgjerohej  një shteg, që përbënte edhe një orientim, i nisur edhe në vitin 1968, por kësaj here më me shumë bujë dhe fuqi. Rinia, bashkë me popullin, në mbarë hapësirat e robëruara u ngrit në këmbë me parullën për Republikën e Kosovës, që t’i thoshte botës se shqiptarët në ish-Jugosllavi po shtypeshin nga një regjim i huaj. Çuditërisht, në secilin përvjetor, më kujtohen marshimet nëpër rrugët e rrugicat e Prishtinës, gazi lotsjellës, qepët nëpër xhepa, vetura e tipit ‘Fiat’, me ngjyrë të zezë, me tabela të Beogradit  tek digjej në lagjen Kodra e Trimave dhe retë e tymit nga zjarret e ndezura në rrugë, që iu ngjajnë edhe pamjeve të sotme të vendeve që kërkojnë demokraci.

2. Marsin dhe prillin i kishim parandier dy vjet më parë, sepse në Katedrën e Albanologjisë ishin shpërndarë afishe, që paralajmëronin revoltën e shqiptarëve. E tërbuar, atëherë, UDB-ja pati vërshuar Katedrën. Njerëz, që asnjëherë nuk i kishim parë. Uleshin bashkë me ne nëpër salla dhe dëgjonin, kurse ndonjë profesor i guximshëm (Hasan Mekuli) na paralajmëronte, duke  thënë : “Sot paskan vërshuar parashutistët!”, dhe ne e kishim të qartë se për çka bëhej fjalë. Prania e tyre u bë e  mërzitshme. Ata, pjesëtarët e Sigurimit të fshehtë serbo-jugosllav, ishin kudo në Katedër. Nga mëria ndaj tyre, i rralluam shkuarjet në ligjërata, edhe pse profesorët na inkurajonin që të mos frikësoheshim. Kjo gjendje vazhdoi  kështu dhe ne u bindëm se Katedra jonë ishte nën vëzhgim. Nuk vonoi shumë e në Katedër u arrestua njëri prej studentëve më të mirë të gjeneratës sime, Abdullah Hoxha. Ai ishte student i dhjetave. Ky arrestim na trembi, saqë Katedra pothuajse u boshatis nga studentët. Më kujtohet si sot, kur në ditën e provimit të lëndës Letërsi për fëmijë pritëm (në korridorin e Katedrës) tërë paraditen në radhë për t’u pyetur. Ndërsa, ata, hienat, silleshin korridorit dhe u afroheshin grupeve të studentëve për t’i përgjuar. Se kush e zuri në gojë Abdullah Hoxhën, nuk e kam të qartë, por më kujtohet se u fola shokëve për takimin e rastit që kisha pasur me babanë e Abdullahut, një ditë tek po shkoja te halla në Abri. Pasi kisha zbritur nga treni në fshatin Cerovikë, e takova një mesoburrë,  i cili shkonte në drejtimin nga i cili isha nisur edhe unë. Më tha se është nga fshati Plluzhinë, që gjendet nja 3-4 kilometra përtej fshati Abri, ku ndodhej halla ime. Rrugës, duke llafosur, mesoburri e shpalosi dhembjen e tij për birin e burgosur në Prishtinë. I qante shpirti njeriut, që ishte shumë normale. Për një çast nuk fola fare. Ndërsa njeriu më shikoi me habi, por nuk më tha gjë. Fol, i thashë, axhë, fol, se djali yt, për të cilin po flet, është shok yni, i gjeneratës. Por, bëhu i fortë dhe qëndro, se e drejta është në anën tonë. Njeriu buzëqeshi dhe ma hodhi dorën mbi supe. Bëmë edhe pak udhë pa folur dhe u ndamë, për të mos u takuar kurrë më.

3. Në korridorin e Katedrës, pasi shikova dy herë anash, iu thashë shokëve se kisha takuar babanë e Abdullahut. Nuk thashë asgjë më shumë, sepse, ndërkohë, nga dera e kabinetit ku mbahej provimi doli profesori, i cili shkoi në pushimin e ditës, kurse neve, që ishim duke pritur, na tha që të ktheheshim në orën 14 për provim. Me mua ishte edhe një bashkëfshatar imi, Izet Pecani, tash profesor i Gjuhës dhe Letërsisë në fshatin tim. Izeti studionte pa shkëputje nga puna. Bashkë me të u morëm vesh të shkonim në Parkun e Prishtinës, për t’ia shpjeguar përmbajtjen e disa romaneve për fëmijë, të cilat ai nuk i kishte lexuar. Rrugës, para dhe mbrapa na silleshin njerëz të panjohur me qese najloni në dorë dhe na shikonin vëngër. Por kjo nuk na linte përshtypje, sepse mendonim se ata ishin kalimtarë të rastit. Por ngjarja që pasoi, na sinjalizoi se ajo nuk kishte qenë rastësi.  U ulëm në park, në një karrige druri, dhe unë nisa t’i shpjegoj bashkëfshatarit tim përmbajtjen e romanit të Xhanatan Suiftit “Udhëtimet e Guliverit”, duke e përzier me humor rrëfimin. Para nesh, nja 50-60 metra, nisi të lëvizte një njeri me paruke dhe maskë, që i ngjante një maskote, sa për të na tërhequr vëmendjen. Ne vazhdonim punën tonë. Ndërkohë, Izeti ktheu kokën mbrapa dhe i shqetësuar klithi : “Një njeri pas kaçubës!” Prapa shpinës sonë kishte qenë duke përgjuar një njeri. Brofa shpejt në këmbë dhe ai u përpoq të ikte, por e njoha. Ishte Zejdush Kastrati, i cili ato ditë të vështira sillej nëpër Katedër dhe studentët bënin me gisht drejt tij. I shkova disa hapa pas, por ai u zhduk sikur ta lëshonte toka. U larguam nga parku dhe shkuam në Katedër, për provim. Ndërsa pas provimit, këtë ngjarje e analizuam gjatë me Izetin.

4. Nxjerrja e kësaj ngjarjeje nga kujtimi tridhjetë vjet më vonë m’u imponua, kur në gazetën “Infopress” disa herë lexova disa shkrime nëpërmjet të cilave Zejdushi (Kastrati) i ‘81-shes përpiqej  ta njolloste kryeministrin Hashim Thaçi, me pallavrat e tij. Vendosa ta shpalos këtë kujtim para lexuesve të kësaj gazete, sepse është dëshmi e mirë për ata, që të mos u besojnë shpifjeve të kësaj kategorie dhe të Radës (Trajkoviqit), e cila po vjell vrer ndaj “Bandave të Drenicës”, në Kuvendin e Republikës, emrin e së cilës e brohoriti edhe brezi ynë i studentëve në vitin 1981, nëpër rrugët dhe sheshet e Prishtinës. Po thonë se Serbia ende i ka strukturat e veta të fshehta në Kosovë. Koincidencë se jo mahi! Ndaj, tash e  kam të qartë, pse Rada dhe Zejdushi sulmojnë njërin prej krerëve të gueriles, me aq zemërim.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës”

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpërmes një komunikate për shtyp, kanë shprehur indinjatën me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lipjani, sot nga ana EULEX-it. “Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim
image
  Prishtinë, 16 mars 2011 - Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpërmes një komunikate për shtyp, kanë shprehur indinjatën me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lipjani, sot nga ana EULEX-it.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Familjareve së Dëshmorëve të UÇK-së, në një reagim të përbashkët, theksojnë se veprimet e EULEX-it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë.
“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj janë të njohura ndërkombëtarisht. Demonizimi i luftës së UÇK-së nga misioni i EULEX-it, tregon bashkëpunimin që ka ky mision me Serbinë gjenocidale dhe me argatët e saj brenda Kosovës”, thuhet në reagim.
“UÇK-ja nuk është formuar për të kryer krime, por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86-vjeçar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile, siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në Malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saja kundër një armiku shumëfish më të armatosur”.
Përfaqësuesit e shoqatave shprehen se duke qenë dëshmitarë të veprimit të grupeve kriminale serbe edhe më tutje brenda territorit të Kosovës, një pjesë e të cilave struktura janë edhe përgjegjëse për gjenocidin e bërë gjatë luftës, kërkojnë që “gjahu kundër luftëtarëve të UÇK-së” të ndërpritet menjëherë, kurse të ndiqen kriminelët e vërtetë.
Në ditët në vijim, OVL, SHIL dhe SHFD e UÇK-së thonë se do të informojnë opinionin për masat e mëtutjeshme, të cilat do të jenë “në kontribut të ndërprerjes së fushatës së EULEX-it kundër UÇK-së”.

AKADEMIK FLORI BRUQI-LUFTËTARI I PAEPUR NË MBROJTJE TË IDENTITETIT TONË KOMBËTAR

      Shkruan Kujtim Mateli,akademik nga Tirana(AAAS) https://atunispoetry.com/2022/03/08/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtj...